VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT* – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

By | January 24, 2019

Komentet

GJENIA SHKODRANE NË LIBRIN E XHAHID BUSHATIT PËR TEATRIN ‘MIGJENI, Botime ALBAS, Tiranë, 2019. – Shënime nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

 

Një dhuratë tejet e çmuar për mua nga Shkodra në javët e para të këtij viti – libri “Teatri ‘Migjeni’, kujtesa e një qyteti” (Biografi, role, intervista, kujtime, biseda, dëshmi, dorëshkrime, ditare, letra, arkiv.. etj.).

Autori i librit Xhahid Bushati, miku im i hershëm që nga fillimi i viteve ’70, është shkrimtar shumë i njohur, me dhjetëra libra të botuar të letërsisë për fëmijë të të gjitha moshave dhe me shumë libra për të rritur, lëvrues i shquar i poezisë, i përrallës, i tregimeve, novelave, pjesëve për kukulla, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, i botuar në revistat e specializuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi, pjesëmarrës aktiv dhe i vlerësuar në panairet shqiptare të librit, me rol të rëndësishëm në funksione drejtuese në Shoqatën e pavarur të shkrimtarëve shqiptarë të letërsisë për fëmijë e të rinj. Ai është mësimdhënës që nga mesi i viteve ’70, fillimisht në malësitë e Kukësit, më pas në malësitë e Veriut dhe në qytetin e lindjes, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, kritik dhe studiues serioz i letërsisë, njeri dhe artist me interesa shumë të gjera dhe me pasion e dashuri të mëkuar qëkur ka lindur për Shkodrën e tij, qytetin tonë të përjetshëm.

 

XHAHID BUSHATI

Që nga mesi i viteve ’80, pas specializimit pasuniversitar në Universitetin e Tiranës, Xhahid Bushati u muar për 15 vjet me gazetari kulturore në Radio Shkodra. Këtu zuri fill edhe libri për Teatrin “Migjeni”, i cili ia mori autorit të tij 31 vjet punë.

Pa të gjitha cilësitë dhe përvojat e mësipërme vështirë të mund të përfytyrohej poetika e kujtesës së qytetit, e përbërë nga jetëshkrime aktorësh, burime arkivore, koleksione gazetash dhe revistash, dëshmi kolegësh, dorëshkrime të vetë aktorëve, letra, intervista që i ka marrë autori i librit, nuk mund të kuptohej poetika e ngjizjes dhe krijimit të këtij libri, i cili përfshin dekada të tëra kujtese të disa brezave të artistëve shkodranë, nuk mund të kuptohet as poetika e leximit të këtij libri.

Teatër është një fjalë e greqishtes së vjetë që do të thotë “vend për të parë”, pra vend ku njerëzit shkonin e shkojnë për të parë jetën e tyre të shndërruar në art. Është hapësirë e shenjtë për aktorët. Është rreze rëntgen për shpirtin e kohës dhe të shoqërisë. Teoritë përkatëse e shikojnë si formë arti të së tashmes: ai ekziston vetëm në të tashmen, dhe menjëherë zhduket. Këtë përgjegjësi e kanë ndjerë edhe aktorët e mëdhenj të Shkodrës. “Në teatër çdo natë lind, rritet dhe vdes një vepër”, është një fjalë e urtë të cilën Bep Shiroka dhe kolegët e tij e kishin si refren të jetës. Prandaj për këtë formë të artit thonë edhe se është një realitet që ekziston vetëm në mendjen e publikut, për rrjedhojë vetëm në kujtesën e publikut.   Edhe Xhahid Bushati e shikon, me të drejtë, si kujtesë të qytetit të Shkodrës teatrin “Migjeni”.

37 emra që i dhanë kuptim më të plotë jetës shkodrane dhe gjenisë shkodrane

Janë 37 emra të mëdhenj pa të cilët Shkodra mijëravjeçare do të ishte e mangët, 37 emra që i dhanë kuptim më të plotë jetës shkodrane dhe gjenisë shkodrane në gjithë gjysmën e dytë të Shekullit XX dhe në gati krejt çerekun e parë të Shekullit XXI.

Xhahid Bushati, në librin e tij, i pari dhe deri tani i vetmi për Teatrin “Migjeni”, një libër që vetëm ai (siç do ta argumentojmë në këto shënime) mund ta shkruante, i ka sjellë këtu sipas rendit alfabetik. Këtij rregulli nuk i binden vetëm emrat Paulin Lacaj ( 28 prill 1914 – 14 janar 1976) dhe Fejzi Spahija. I pari është ai që mendoj se, po të mos mendojnë për historinë e teatrit themeluesit e saj, nuk do të ketë kush të mendojë. Dhe u bë edhe themelues i arkivit, ku ka gjetur lëndë edhe ky libër, ku mund të gjejnë lëndë të gjithë librat, të gjitha veprat e artit që do t’i kushtohen në veçanti këtij institucioni dhe në tërësi këtij qyteti që është djepi i kulturës sonë kombëtare. Lacaj e kuptonte se, me kohën, gjithçka që do të shqiptohej në skenën e teatrit, do të shuhej në eter dhe se ai arkiv do të ishte pavdekësia e teatrit. (“Për të e rëndësishme ishte çdo gjë: një telegram, një ftesë teatri, një pjesë, një shirit incizimi, data se kur është dhënë shfaqja, platforma e regjisorit…”) Autori i librit vë re një veçanti karakterizuese të Lacajt, gjithçka e shkruante me penë. Megjithëse e zotëronte makinën e shkrimit, ai parapëlqente bukurshkrimin e tij, atij ia besonte jetëgjatësinë arkivit, joshjen ndaj studiuesve që do të interesohen për historinë e teatrit. Në fakt, Lacaj çonte më tej traditën e skribëve, shkruesve të saktë e të bukur të teksteve, pa të cilët deri vonë as që mund përfytyrohej asnjë burokraci. Nga kjo trashëgimi, autori i librit, ka shkëputur një faqe shembullore, atë të organikës së parë, mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave, datë 24 nëntor 1949, mbi themelimin e teatrit profesionist të Shkodrës, i cili hynte në fuqi më 1 dhjetor 1949.

I dyti, Fejzi Spahija, aktor dhe më vonë drejtor i insitucionit, mendon dhe punon për pavdekësinë e teatrit në një mënyrë tjetër, ai shkruan ditar.  Në libër vijnë fletë ditari nga vitet 1960-1961, shumë të rëndësishme për rritjen profesioniste të institucionit. Ndër të tjera janë penelatat brilante për përcjelljen që ia bëri Shkodra piktorit Simon Rrota, i ndarë nga jeta me 28 janar 1961 dhe eklipsit të diellit të 15 shkurtit të atij viti.

Pa i periodizuar, thjesht mbi kritere enciklopedike, sipas renditjes alfabetike, vijnë 35 emrat e tjerë të mëdhenj: Adem Kastrati (13 shkurt 1909 – 14 qershor 1972), Andrea Skanjeti (21 gusht 1906 – 29 nëntor 1992), Antoneta Fishta (22 janar 1922 – 26 tetor 2006), Athanas (Tano) Banushi (4 shkurt 1927 – , Bep Shiroka (25 shtator 1933 – 1 korrik 2010), Çezarina Çiftja (26 shkurt 1927 – 16 maj 2008), Esat Oktrova (28 prill 1930 – 21 mars 2001), Fadil Kraja (1931), Fatbardh (Bardh) Smaja (2 shtator 1956 – shtator 2016), Gjosho Vasia (28 tetor 1931 – 31 dhjetor 2019), Hajrije Sula, Hasan Smaja (25 korrik 1922 – 23 korrik 1997), Jolanda (Landi) Shala (14 maj 1947 – 22 nëntor 1984), Julka Kakarriqi, Justina Alia, Lec Bushati (10 korrik 1923 – 16 shtator 1996) , Lec Fishta (5 mars 1920 – 4 korrik 1995), Lec Shllaku (3 nëntor 1921 – 4 gusht 2007), Mirjam Bruçeti (15 mars 1949 – , Ndrek Prela (13 mars 1920 – 14 nëntor 2011), Ndoc Deda ( – 22 shkurt 1983) , Nefail Piraniqi (18 mars 1940 – 8 shkurt 1996), Paulin Preka (2 shkurt 1935 – , Pjetër Deda, Pjetër Gjoka (2 gusht 1912 – 12 maj 1982), Preng Lëkunda (6 korrik 1921 – 3 mars 1968), Ramiz Rama (9 nëntor 1911 – 3 korrik 2015), Roza Xhuxha (Anagnosti) (27 tetor 1943) , Serafin Fanko (24 maj 1937 – 29 nëntor 2017), Tefë Krroqi (28 shtator 1924 – 1 dhjetor 1995), Tinka Kurti (17 dhjetor 1932), Violeta Sekuj, Zef Deda (27 korrik 1950), Zef Jubani (2 dhjetor 1910 – 1 dhjetor 1958), Zyliha Miloti (11 janar 1946).

Janë të gjithë zëra enciklopedikë, ku kërkohet që dijetari të bëhet një me artistin e fjalës, stili shkrimor dituror të bëhet një me stilin letrar, çka këtu është arritur më së miri.

Janë të gjithë emra që i zgjojnë nostalgji një brezi më të hershëm se ne, brezit tonë, si dhe brezave pas nesh. Shumë prej tyre kam pasur fatin t’i ndjek në skenën e teatrit “Migjeni” në periudhën time të shkurtër studimore në Shkodër, ndonjë prej tyre edhe e kam takuar e njohur më nga afër në mjediset kulturore shkodrane, më vonë edhe në mjedise të kryeqytetit. I kam ndjekur gjithnjë në emisionet “Teatri në mikrofon” apo “Teatri në ekran” të asaj kohe. Disa prej tyre edhe në filmat që ata kanë luajtur. Shumë nga ata që nuk kam pasur si t’i njoh as t’i shoh, kishin filluar jetën e tyre të dytë, të shndërruar në legjendë, në Shkodrën e tyre. Nga yje tokësorë ishin shndërruar tashmë në yje qiellorë. Nga yje të përditshmërisë shkodrane ishin shndërruar në yje të qiellit të përjetësisë së artit shkodran dhe atij kombëtar.

Nga këndi i një admiruesi të përkushtuar, aq më tepër i një bashkëqytetari, i një njohësi të afërt, nganjëherë edhe shoqëror e familjar, si dhe të një hulmtuesi të zellshëm e të palodhur iu është qasur Xhahidi, i cili ka pasur fatin e veçantë, të privilegjuar, se është lindur e rritur me artin e tyre. Pa këtë përmasë që e përshkon tejendanë librin, vështirë se do t’ia arrinte të sillte jetën 70 vjeçare të Teatrit “Migjeni”, të përbërë nga jetë dhe vepra të të gjithë atyre 37 emrave, të denjë secili për romane më vete.

Kjo jetë 70 vjeçare ka një parajetë që daton, për skenën teatrore, që nga viti 1880, me lindjen e artit amator, por edhe në karnavalet të cilat askund nuk ishin më të bukura se në Shkodër derisa i ndaluan më 1967, prej ku degëzohen teatri dhe humori, të pasuara në estradën, në dramën dhe në komedinë, prej ku degëzohen arti muzikor dhe artet e lojës skenike, derisa pikërisht në Teatrin “Migjeni” do të luhej opera e parë shqiptare, “Mrika”.

Lexuesit i është lehtësuar gjithçka që, nëpërmjet renditjes alfabetike, të bëjë vetë renditje të tjera sipas rrafshesh të ndryshme që libri i ngërthen thellë vetes. Sipas kësaj poetike, do të kishim disa nën-ndarje të emrave të mëdhenj të teatrit shkodra, si (1) jetë të ndërprera (2) talente të ndërprera (3) jetë dhe talente të mbijetuara (4) jetë dhe talente të përmbushura. Në mënyrë të përmbysur do të kishim ata që patën fat në jetë dhe në karrierë, ata që patën peripeci në jetë dhe në karrierë, ata që nuk patën fat të bënin karrierë dhe ata që nuk patën fat të jetonin.

Në kohën tonë qarkullonte shpesh e kudo thënia e Gorkit se rruga e artit është e shtruar me gozhdë.  Për artin skenik në Shkodër majat e gozhdëve ndoshta ishin më të mprehta se kudo tjetër. Artistët e skenës përballeshin me luftën e klasave në shoqëri e në arte, me biografitë e tyre, me sfidat e rritjes artistike, deri me sfidat e jetës së tyre të përditshme.

Vdekjet engjëllore në Teatrin “Migjeni”

Jetë dhe karrierë e ndërprerë është Zef Jubani, sinonim i vetë Teatrit. Në moshën 48 vjeçare, në kulmin e tij artistik, Zefi vendosi të mos e dërgojë shpirtin e tij në qiell, por ta mbajë brenda atyre mureve, ku kishte jehuar edhe zëri i tij. Me biletën në xhep për të parë operën e Prenk Jakovës, papritur e pakujtuar, ai, në krahët e shokëve pushon së jetuari dhe nis përjetësinë e tij. Deri atëherë ka realizuar 40 role, secili më kryevepër se tjetri. I mbeten pa luajtur edhe dhjetëra role të tjera. Vdekja e tij është ëngjëllore.  Xhahid Bushati nuk ka pasur si të takohet, si të njihet, si të bisedojë me Zefin, por arrin të takohet me jetën e Zefit, të njihet e të bisedojë me të nëpërmjet kujtimeve të Tinka Kurtit, Ymer Balës, Ndrekë Prelës, Violeta Sekujt, Bep Shirokës, Antoneta Fishtës, Lec Bushatit, Dionis Bubanit, Xhemal Brojës. Xhahidi i drejtohet metaforikisht Jubanit: “Këto kujtime i mblodha siç mblidhen xixëllonjat, por nëpër vite.”

Në të njëjtën mënyrë Xhahidi rindërton jetën Pjetër Dedës, babait të aktorit Zef Deda, atij që ndërtoi traditën e skenografisë në Teatër, i larguar këso bote në moshën 36 vjeçare. Xixëllonjat e kujtimeve tregojnë se ishte një vizatues i pashoq. Ishte i vetmi që u ndodh pranë Gjergj Fishtës në çastin e vdekjes dhe e përjetësoi atë moment me laps e letër. I tij, në laps e letër, është edhe portreti më i njohur i Mjedës. Ai është rritur jetim, është nga një familje e varfër brez pas brezi. Dhe pas vetes lë, po ashtu, fëmijë të varfër e jetimë. Edhe vdekja e tij është ëngjëllore.

Në një tjetër dritë, tashmë intime, sjell autori Nefail Piraniqin, mikun e tij të ngushtë, me shumë miq të përbashkët, të cilit vdekja ia ndërpreu jetën dhe karrierën në moshën 56 vjeçare. Është një tjetër vdekje engjëllore në Teatrin Migjeni.

Jetë dhe karrierë e ndërprerë dhimbshëm dhe trishtueshëm, në moshën 29 vjeçare, është Çezarina Çiftja, aktorja e parë e profesioniste e teatrit “Migjeni”, së cilës teksa bisedon me autorin e librit, i shpëton një lot “mbi faqen e mplakur…”. Një jetë dhe karrierë e ndërprerë, një poemë tragjike, një dhimbje që për Shkodrën, qytetin më artdashës në botë, nuk ka të shuar as të mbaruar kurrë është Jolanda Shala. Në kapitullin e saj, Xhahid Bushati shpalos poetin më shumë se në çdo kapitull tjetër të librit të tij: “Një jetë me ëndrra! Çelën në maj, u venitën dhe u thanë në nëntor. Një rriskë qielli mbushur me xixëllonja maji!” Më tej: “Fëmijëria e saj rrinte si pikë loti mbi qerpikun e njomë, pezull mbi faqen e brishtë. Prindërit i vdiqën herët.” Të papërsëritshme janë edhe portretet e prindërve të saj, Gasprit, babait violinist virtuoz, Marijes, këngëtares me zë të ëmbël të jareve shkodrane. Është edhe kjo një vdekja engjëllore në Teatrin “Migjeni”.

            Jetë dhe karrierë e ndërprerë është Preng Lëkunda, i larguar nga jeta në moshën 47 vjeçare, në kulmin e përkryerjes artistike në teatër dhe në fillimet e para në kinematografi, pas një sëmundje që e mori brenda ditës. Reklama e shfaqjes ku ai do të luante në mbrëmje, do të hiqej. Preng Lëkuda vdiq! Shfaqja nuk do të jepet. Shkodra mezi mban frymën. Është vdekje tjetër engjëllore në Teatrin “Migjeni”.

Ndërprerjet dramatike në Teatrin “Migjeni”

Karrierë e ndërprerë është Ndoc Deda, i ardhur edhe ai nga një mjerim i skajshëm familjar. E fillon jetën e teatrit 13 vjeç dhe ia ndërpresin kur ai është 44 vjeç. Më 8 maj 1951 kur ia vënë prangat dhe bën 8 vjet burg të rëndë në kampet e punës. Pas daljes nga burgu i kthehet jetës teatrore amatore, por kurrë asaj profesioniste.

Karrierë e ndërprerë, pa rikthim, për arsye biografike, është aktorja Hajrije Sula. Karrierë e ndërprerë dhe e mbijetuar është Justina Alia, e goditur pas Plenumit të IV-t për shkak të Festivalit të 11-të Këngës në Radiotelevizion.

Karrierë e ndërprerë është edhe Lec Bushati, epiku më i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, i përballur pothuaj gjithnjë e tejet suksesshëm me role të mëdhenj. Zërin e tij shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë qëkur ai dubloi zërin e Skënderbeut në filmin sovjetik për Heroin tonë Kombëtar. Portreti i zëri të tij, që duket sikur e shqiptojnë grykat e maleve, është më harmonik se te kushdo tjetër me portretin fizik të njeriut. Lec Bushati e ndërpreu karrierën e tij në Paris, kur në sheshxhirimin e tij të fundit, pësoi krizë në zemër dhe iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë. Kështu që në njëzet ditët e fundit të jetës së tij Lec Bushati nuk i pa më skenat as sheshxhirimet.

Të gjithë këta emra janë sinonim i Teatrit “Migjeni”

Jetë dhe karrierë e përmbushur është Andrea Skanjeti, njëri ndër tre regjisorët (bashkë me Esat Oktrovën dhe Serafin Fankon) dhe njëri ndër tre dramaturgët (bashkë me Fadil Krajën dhe Serafin Fankon) që ka lënë përjetë vulën e tij në teatrin “Migjeni”. Skanjeti ka bërë mbi 300 regji në këtë teatër dhe plot të tjera në teatrin e kukullave, është vlerësuar gjithnjë nga kritika bashkëkohore dhe ka marrë titullin më të lartë të atëhershëm, Artist i Popullit. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Athanas (Tano Banushi), të cilin Xhahid Bushati e quan “univers aktoresk”. Ka dalë mbi 1000 herë në skenën e teatrit, ka realizuar mbi 1000 personazhe, në mënyrë brilante. Është aktori komik shqiptar me rrezatimin më të gjerë. Autori i librit nuk ka përtuar t’i shterojë të gjithë përfundimet e arritura nga njohësit më të thellë të artit të tij shumë kompleks dhe të sjellë edhe analizat e sintezat e tij. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Bep Shiroka aktor i roleve të mëdha në drama dhe komedi. Në më se 40 vjet karrierë ka luajtur 160 drama e komedi dhe në shumë filma. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Fadil Kraja, i cili ka në fondin e teatrit rreth 60 drama. Pa to, ky institucion nuk mund të kuptohet. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Hasan Smaja, me mbi 100 role në estradë, realizuar plot kolorit dhe dhe me larmi të pashoqe. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Ndrek Prela, nga 91 vjet 60 prej tyre në skenë dhe ekran, aktor i paharrueshëm i përkryerjes së të ashtuquajturave role të vogla. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Paulin Preka, tetë vite në teatrin e dramës dhe 37 vite në teatrin e estradës, duke realizuar mjeshtër me qindra personazhe. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Serafin Fanko si aktor, regjisor dhe dramaturg që solli përmasën moderne në teatrin e Shkodrës dhe me ndikim në teatrin e kinematografinë shqiptare. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Tinka Kurti, “interpretuesja rrezatuese, me një diapazon të gjerë aktorial në skenë dhe në kinematografi,” – siç e cilëson Xhahid Bushati. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Zyliha Miloti me mbi 50 vjet në skenë. Të gjithë këta emra janë sinonim i Teatrit “Migjeni”.

            Aktorë shumëplanësh, artistë shumëtalentësh

Aktore shumëplanesh është Atoneta Fishta, e sukseshme rolet komike, dramatike dhe në kinematografi. Tano Banushi siç nënvizon Xhahid Bushati, “ishte aktor shumëplanësh. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, parodinë, vodevilin, farsën, intermexon etj.”.  E suksesshme në dramë e komedi është Mirjam Bruçeti. I suksesshëm në teatër e kinematografi është Ndrek Prela. Aktor i sukseshëm drame dhe humori është Paulin Preka. Aktor i sukseshsëm i dramës dhe komedisë është Ramiz Rama. E suksesshme në teatër dhe kinematografi është Tinka Kurti. Aktore e sukesshme e dramës dhe komedisë është Zyliha Miloti.

Artist shumëtalentësh e personalitet i shumanshëm është Andrea Skanjeti, “drejtor, regjisor, dramaturg, përkthyes, shkrimtar, filatelist, përgatitës fjalori…” Artisti Bep Shiroka tregonte se në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve nuk ishte pranuar si aktor, por si piktor. Me pikturë ka vazhduar të merret gjithë jetën. Ka marrë pjesë në ekspozitat e arteve figurative në Shkodër 25 vjet rresht. . Ishte edhe fotograf. Përveçse aktor i suksesshëm i dramës dhe komedisë, ai është autor i 30 skenografive në teatrin “Migjeni”. Një pasion që e ka shoqëruar nga fëmijëria deri në fund të jetës është ai për kanarinat. Fatbardh Smaja ishte klarinetist i talentuar dhe piktor krahas kushtimit ndaj teatrit dhe televizionit. Gjosho Vasia “parodist e kupletist, aktor e imitues, këngëtar duet me kitarën e tij ‘besnike'”, madje edhe kompozitor e autor tekstesh të këngëve. I tillë është edhe Zef Deda. Kitarist e prestixhator, përveçse kupletist i pashoq është Hasan Smaja. Këngëtare, aktore shumplanëshe e teatrit dhe kinematografisë është Justina Alia. Nefail Piraniqi, krahas galerisë së roleve, ka lënë pas vetes edhe batuta pafund me humorin e tij karakteristik shkodran. Preng Lëkunda deri në fund të jetës krahas skalitjes së roleve u muar me skalitjen e vargjeve poetike. Serafin Fanko, regjisori i katërt i teatrit “Migjeni” është gjithashtu aktor, është dramaturg, është skenograf (ka bërë 18 skenografi të shfaqjeve të veta dhe të kolegëve), i shquar është edhe në Teatrin e Poezisë. Tefë Krroqi është aktor, iu përkushtua poezisë deri në fund të jetës. Shkroi dramë. U muar me përkthime dhe me punë botuese.

Xhahid Bushati e mrekullon lexuesin në çdo faqe të librit të tij duke u marrë në masën e duhur me çdo aspekt të lartpërmendur të 37 figurave të teatrit “Migjeni”. Dhe çdo lexues, në mënyrë të pavarur, mund të nxjerrë prej këndej përfundimin e tij se këta aktorë të mëdhenj, këta artistë të talentuar të Shkodrës dhe të kombit, para se të jenë të tillë, janë njerëz me botë të madhe.

Itinerare teatrore

7 nga të 37 emrat e mëdhenj të artit teatror shkodran nuk kanë lindur në Shkodër. Antoneta Fishta lindi në Vjenë, kur është 6 vjeçe dhe banon me familjen në Korfuz mbetet jetime nga nëna, kthehet në Shqipëri, ia kushton jetën dhe talentin Shkodrës, vdes në Itali. Esat Oktrova lind në Pogradec, mbaron studimet në Moskë, është regjisori i tretë i Teatrit “Migjeni”, për tetë vjet punë, krijon shkollën “Oktrova”, – siç nënvizon Xhahid Bushati. Me origjinë prej babait nga Shkodra, lind në Jugosllavi, në Korçola, Julka Kakarriqi, më 1928, kthehet në Shkodër, ku punon mësuese e pastaj aktore deri në pensionim. Ndrek Prela lindi në Tivar, 5 vjeç erdhi në Shkodër, më 1927 me familjen mërgojnë në Argjentinë, rikthehen në Shkodër, ku ai vdes në moshën 91 vjeçare, pasi ia kushtuar gjithë shekullin e tij. Pjetër Gjoka lindi në Ulqin, erdhi 2 vjeç në Shkodër, ku kaloi fëmijërinë dhe rininë. Jetën dhe karrierën i vazhdoi e i mbylli në Tiranë pa u shkëputur asnjëherë nga Shkodra dhe shkodraniteti i tij. Roza Xhuxha (Anagnosti) lindi më 1943 në Tiranë në një familje mirditore. Një vjeçe vjen në Shkodër ku transferohet babai oficer. Ka një karrierë të pasur në “Migjeni”, para se të vendoset në Tiranë. Tinka Kurti lindi në Sarajevë më 1932, në moshë të re vjen në Shkodër, ku arrin majat e karrierës. Aktorja e regjisorja Violeta Sekuj vjen me martesë në këtë qytet, të cilit ia kushton jetën dhe karrierën.

Është pothuaj rregull: emrat e mësipërm, me ndonjë përjashtim, kanë ardhur nga jeta tejet e gjallë amatore e qytetit, janë formuar në teatër dhe kanë krijuar secili shkollën e vet teatrore. Nuk janë të pakët ata që kanë ardhur nga një fushë krejt tjetër e jetës. Bep Shiroka është nisur për piktor dhe është bërë aktor. Fatbardh Smaja është nisur për muzikant dhe është shkolluar për këtë, pastaj e ka bërë për vete përfundimisht teatri. Edhe i ati Hasan Smaja e nisi jetën si muzikan me një orkestër të vogël popullore, si sportist me një skuadër futbolli. Paulin Preka e nisi jetën si mekanik, e vazhdon si marangoz, pastaj kalon në jetën amatore e profesioniste teatrore. Pjetër Gjoka  më 1933 është mbrojtës në ekipin e futbollit “Vllaznia”, më 1934 është kampion kombëtar dhe përfaqësues i vendit në Olimpiadën Ballkanike të Athinës në trehapësh dhe në stafetë. Është edhe muzikant, pjesëtar i bandës së qytetit në instrumentin e kornos. Në vitet ’30 është ndër  tenorët më të mirë të kohës, saqë Tefta Tashko Koço është e interesuar për një bursë për Konservator. Por pasioni për teatrin triumfon ndaj të gjitha pasioneve. Preng Lëkunda e nisi jetën si endacak nëpër çadrat e ciganëve, edhe pa bukën e gojës. Dhe nuk dihet si erdhi tek Teatri. Me fëmijëri tragjike është edhe Serafin Fanko. Ai niset për balerin. Madje në Asamblin e Ushtrisë. Largohet prej andej dhe merret me punë të tjera. Pastaj vjen shkollimi i lartë në vend dhe jashtë vendit për aktor. Zef Deda e nis jetën si tornitor në Vaun e Dejës, e zbulon Gjosho Vasija si artist dhe jeta e tij merr tjetër rrugë.

***

Djepi i kulturës sonë kombëtare, kryeqyteti antik ilir, qyteti shqiptar më iluminist, Shkodra kishte tri institucione me të cilat e sfidonte statusin e provincës: Institutin e Lartë Pedagogjik, Teatrin “Migjeni”, klubin “Vllaznia”.

Xhahid Bushati, me librin për teatrin “Migjeni” hedh dritë në një nga këto përmasa. Ndërkohë ai nuk ka pushuar dhe nuk pushon së kërkuari dhe së punuari për të ndriçuar në të gjitha përmasat gjeninë shkodrane.

Në orën 2 të mëngjesit – Kujdes! Covidi qenkesh një sëmundje e pabesë ! Nga Xhafer Shatri

Djersitje, ethe të forta dhe një rraskapitje krejt e papritur më çuan te Qendra për test Covid 19.

Testi doli të jetë negativ, por unë mbeta i gozhduar për shtrati edhe nja 5 ditë të tjera!

Gjendja përkeqësohej dhe, me një vonesë të pafalshme, vendosa të shkoj drejt në spital. Testi u krye menjëherë dhe në të dyja vrimat e hundës derisa me qitën sytë xixa.

Pas një ore, konstatimi ishte krejt tjetër: Isha pozitiv me Codid.

Me shtrin menjëherë në spital. Kujdesi ishte maksimal. Katër ilaçe adiminstroheshin në mua përnjëherë si të isha objekt i një eksperimenti shkencor…

Më së vështiri ishte natën: ilaçet me qitën në një kllapi që e shkaktonin zjarmia, ethet e, sidomos, anbiotiku.

Nuk funksiononte truri. Dhe ky fakt më shashtrisi, sepse të gjitha i përpij, por kur nuk mund të mendoj dhe të gjykoj qartë më duhet vetja si me e pasë kryet e kredhur në ujë.

Një natë me kllapi e zjarmi, vërejta se ora ishte 2 e mëngjesit. Nuk isha as fjetë, as zgjuet.

Ideja e parë që më erdhi ishte ta ndëgjoja Bareshën. E gjeta lehtë, i futa dëgjueset ne vesh dhe zëri magjik i Nexhmie Pagarushës ma vërshoi trupin e shpirtin. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme. Menjëherë pastaj e gjeta një koncert të Ilir Shaqirit: Kosovë e përdnritur. Kishte këngë të përzgjedhura, çdonjëra më e bukur se tjetra.

Kur më doli gjumi, nata kishte ikur kaherë.

Falemnderit Nexhmie!

Falemnderit Ilir!

Jemi me fat që i kemi përjetësisht të pranishme në jetën tonë talentin dhe këngët tuaja të pavdekshme.

Një natë tjetër me ndihmoi Spielbergu me filimin e tij të papërsëritshëm “Duhet ta shpëtojmë ushtarin Rayan“. Një kryevepër ku shpërthen talenti i rexhizorit dhe porosia e aftësia sublime e Amerikës për ta ngritur, në maje të qiellit, kultin e shtetit.

Në një atmosferë apokaliptike, kur ushtari Rayan nuk kishte haber për tragjedinë që ishte përplas mbi familjen e tij… Larg atdheut e familjes, dikund në Normandi, me një pushkë të shkretë në dorë, krejt papritur, shpërthen kënga e Edith Piaf:

Nous nous aimions bien tendrement…

Ishte e pamundur që kësaj kënge të kahershme, të ndërthurur mjeshtrisht në njëren nga kryeveprat e Spielbergut t’i rrezistonte qoftë Covidi, qoftë kllapia, qoftë zjarmia.

Ju përshendes të gjithëve dhe mos përgjigjet e mia në mesazhet tuaja të shumta, mos i merrni për keq:

Kujdes!

Covidi qenkesh një sëmundje e pabesë, që e njeh mirë vetëm pasi të qet në kokërr të shpinës.

 

 

 

MARTIN LUTHER KING-U PËR DREJTËSINË – SIPAS FJALËVE TË TIJ – Nga Frank Shkreli

Me rastin e muajit kushtuar Historisë së Afrikano-Amerikanëve

Këtu në Shtetet e Bashkuara, muaji shkurt që sapo kaloi, çdo vit i kushtohet zyrtarisht historisë së Afrikano-Amerikanëve.  Ngjarjeve dhe personave të dalluar të kësaj race që kanë bërë këtë histori, duke i kujtuar ata dhe veprat e tyre historike – që bënë historinë e afrikano-amerikanëve, me të gjitha të mirat e të këqiat e saja – me vuajtjet dhe diskriminimet ndaj tyre, por edhe me përparimet më vonë në fushën e të drejtave civile të qytetarëve me ngjyrë dhe sukseset e tyre në fusha të ndryshme të jetës, kulturës dhe historisë amerikane.

 

Historia e Afrikano-Amerikanëve konsiderohet tani si histori e pandarë e historisë së Amerikës, falë përpjekjeve të shumë prej afrikano-amerikanëve gjatë dekadave, për drejtësi, barazi raciale dhe të drejta civile. Me këtë rast po shënoj këtë muaj — kushtuar historisë së Afrikano-Amerikanëve me disa thënje për drejtësinë si domosdoshmëri për të siguruar të drejtat e barabarta për të gjithë dhe pa dallim — nga Martin Luther Kingu, ish-udhëheqësi i lëvizjes për të drejtat civile të Afrikano-Amerikanëve shekullin e kaluar, një lëvizje që më në fund çoi në ndryshime dramatike legjislative në jetën publike dhe politike për Afrikano-Amerikanët.

 

Martin Luther King – nga qëndrimi i një predikuesi protestan me një vizion dashurie domosdoshmërie morale për shoqërinë amerikane — bënte thirrje për drejtësi të vërtetë për të gjitha racat pa dallim, për reforma themelore në sistemin dhe ligjet mbi drejtësinë dhe për barazi para ligjit për të gjithë, duke i bërë apel ndërgjegjes morale të shumicës së amerikanëve të racës së bardhë, për reflektim.

 

Martin Luther King ishte i bindur se reformat serioze në drejtësi dhe ndryshimi i ligjeve për të cilat ai bënte thirrje, nuk mund të bëheshin në një vakum moral pa u përballur shumica e bardhë me historinë e kaluar dhe me trajtimin e tmershëm që çoi në shkeljen e të drejtave bazë të Afrikano-Amerikanëve, përfshir skllavërinë – që mbetet ende një plagë e rëndë kjo, trashëgimia e të cilët ka lënë gjurmë që diktohen edhe sot në historinë moderne amerikane.  Martin Luther King ishte protagonisti kryesor i këtyre ndryshimeve të mëdha në historinë e Amerikës, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

 

Në kujtim të muajit shkurt, dedikuar historisë Afrikano-Amerikane, ja disa citime nga Martin Luther King, një udhëheqës frymëzues ky përqafimit të vlerave morale, jo vetëm për ne këtu në Amerikë por për mbarë botën — njëri prej emërave më të njohur dhe më me influencë në komunitetin Afrikano-Amerikan dhe në mbarë historinë e Shteteve të Bashkuara:

 

“Heshtja e njerëzve të mirë është më e rrezikshme se brutaliteti i njerëzve të këqij.”

 

“Vjen një kohë kur heshtja (ndaj të keqës) është tradhëti.”

 

“Të injorosh të keqen do të thotë të bëhesh bashkëpunëtor i saj.”

 

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë gjithkund.”

 

“Koha është kurdoherë e përshtatëshme për të bërë atë që është e drejtë.”

 

“Një e drejtë e vonuar është një e drejtë e mohuar”.

 

“Pa drejtësi nuk mund të ketë as paqë”.

 

“Jeta jonë fillon të përfundojë ditën kur ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi.”

 

“Errësira nuk mund t’a zhduk errësirën. Vetëm drita mund ta bëjë këtë.  Urrejtja nuk mund t’a zhdukë urrejtjen– vetëm dashuria mund t’a bëjë këtë.”

 

“Askush nuk ka të drejtë të shuaj ëndërrat tua.”

 

“Asgjë në botë nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe budallallëku i ndërgjegjes.”

 

“Kam vendosur të qëndroj me dashurinë. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për t’u mbajtur.”

 

“Pyetja më këmbëngulëse dhe më urgjente e jetës është: ‘Çfarë po bën ti për të tjerët?”

 

“Paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit, paqja e vërtetë është ekzistenca dhe vendosja e drejtësisë për të gjithë njerëzit.”

 

“Nuk mund të kesh asnjë ndikim mbi ata ndaj të cilëve ke urrejtje.”

 

“Duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të zhdukemi së bashku si budallenj.”

 

“Unë nuk jam i interesuar në pushtet për hir të pushtetit, por jam i interesuar për pushtet që është i moralshëm, një pushtet që është i drejtë dhe i mirë.”

 

Thënje nga ish-udhëheqi i Lëvizjes për të Drejtat Civile, priftit protesan amerikan, Martin Luther King me rastin e muajit kushtuar historisë Afrikano-Amerikane

 

 

 

Martin Luther King

DRAGI DHE MARRËDHËNIET E QËNDRUESHME ME SHBA – TASHMË  ITALIA KA MË SHUMË RËNDËSI N’EVROPË – Nga FEDERICO FUBINI – Përktheu Eugjen Merlika

Ishim lënë në prag të krizës së qeverisë me një përfytyresë simbolike të rolit evropian të Italisë e të politikës së saj të jashtëme. Vlen të  rikthehemi tek një çast, tani që u krye riti I kalimit ndërmjet Giuseppe Conte-s e Mario Dragi-t. Ishte 30 dhjetor 2020.

Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe Xi Jinping lajmërojnë një marrëveshje historike mbi investimet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Kancelarja merr pjesë si kryetarja e rradhës e BE. Francezi nuk kishte arsye institucionale për t’u dukur – ishte njëri nga 26 drejtuesit e tjerë të Bashkimit – por ishte i vendosur të mbante përshtypjen se pesha e tij politike n’Evropë është e barabartë me atë të Merkel-it. Sa i përket Italisë, ajo as që e kishte parë arritjen e marrëveshjes: pak ditë më parë e gjithë struktura e ministrisë së Jashtëme punonte qetësisht me bindjen se do të ishin dashur ende disa vite.

Por ajo e Merkel-it, Macron-it dhe Xi-ut së bashku nuk është vetëm përfytyresa e parëndësisë, hija e së cilës po zgjatet gjithmonë mbi Italinë kur ai që e drejton nuk i luan më së miri letrat e tij. Ai çast do të mbetet edhe për një tjetër arsye që tani ka të bëjë me Mario Dragin. Ajo fotografi grupi me autokratin kinez zbulonte tërthorazi se Donald Trump-i nuk është e vetmja pengesë në marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Joe Biden e priti shumë keq zgjedhjen e evropianëve për të përmbyllur marrëveshje me Kinën më parë se sa ai, atëherë në pritje për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, të kishte kohë për t’u shprehur.

Këtu hyn në lojë qeveria Dragi, sepse kryeministri i ri njihet nga të tjerët drejtues evropianë, jo vetëm si njëri nga të pakëtit që është i sërës më të parë në fushën ndërkombëtare. Dragi ka edhe marrëdhënie më të ngushta se cilido në BE me shumë përfaqësues së majës në administratën Biden, tani që Trump-i ka shkuar por arsyet e tensionit mbeten. Nëse Shtëpia e Bardhë nuk vlerëson marrëveshjen e Brukselit me Kinën, n’Evropë shihet në strategjinë e “Buy American” të administratës së re një lëvizje mbrojtëse në dëm të furnizuesve gjermanë, franceza ose italianë. Nëse në Washington nuk pëlqehen kufizimet në eksportin e vaksinave nga Evropa, në Bruksel vihet re se tani për tani nuk është hequr asnjëra nga taksat e Trump-it kundër qindra prodhimesh evropiane për grindjen mbi Airbusin. E ndërsa Italia, Franca e Spanja vazhdojnë të detyrojnë taksa të jashtzakonshme mbi gjigandët e Big Tech, Biden-i nuk jep asnjë shenjë të pranimit të kompromiseve që lënë të pakënaqur financuesit e mëdhenj të Silicon Valley-t. Lista e mosmarrëveshjevet është e gjatë e sigurisht më e dukëshmja ka të bëjë me marrëdhëniet me Kinën. Macron-i dhe Merkel-i kanë rezerva të dukëshme mbi idenë e një “koalicioni të demokracive”, të propozuar nga Biden-i për të përmbajtur ngjitjen e Pekinit.

Cili mund të jetë vendi i Dragit, që për qeverinë e tij synon në një strategji europeiste e filoatllantike? Jo ai i një ure ndërmjet dy brigjeve, edhe sepse askush nuk ka nevojë për ndërmjetës: gjithmonë një rol i dyshimtë ose, në rastin më të mirë, jo i frytshëm. Në të kundërt hapet një rast i rrallë për Italinë, të ketë rëndësi më shumë se sa lë të mendohet pesha specifike e Vendit në kuadrin ndërkombëtar. Merkel është në muajt e fundit si kancelare, ndërsa kujt do t’a pasojë në Berlin do t’i duhet kohë për të përcaktuar bindjet e tij. Macron-i pothuajse po hyn në fushatën presidenciale, të caktuar pak më shumë se pas një viti dhe është në një formë jo të shkëlqyer: në muajtë e fundit Marinë Le Pen, udhëheqësja e së djathtës skajore, për të parën herë që nga 2017 e ka kaluar në sondazhet mbi turnin e parë.

As Dragi nuk ka një horizont qeverie të pakufizuar. Por ka prestigjin e tij, përvojën dhe marrëdhëniet globale, ka një vështrim të interesit evropian e të aleancës evro-amerikane që përfshin e siguron Italinë në shumë mënyra. Dragi do të ketë edhe kryesinë e G20 për gjithë vitin e do të ecë i rrethuar nga përceptimi që koha e tij në institucionet italiane nuk do të mbarojë me jetën e kësaj qeverie. Për të parën herë prej kohësh zëri i një italiani mund të vlejë njësoj – ndoshta më shumë – se ai i udhëheqësve të Vendeve të tjera më të qëndrueshëm e të sigurtë për vendin e tyre në botë. Një rast për të ndërtuar pak qëndrueshmëri e siguri në vete edhe këtu.

 

“Corriere della Sera”, 15 shkurt 2021     Përktheu Eugjen Merlika

Skllevërit më të lumtur janë armiqtë më të hidhur të lirisë – Nga Aurel Dasareti*

 

Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues.

**

Njeriu është produkt i atyre që kanë ushtruar ndikim mbi të. Prindërit e mi, secili më mënyrën e vet, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi mua dhe idetë e mia. Ata janë dhe mbeten të shtrenjtë për mua, prandaj qysh në vogëli secilit prej tyre i thosha: “Të dua deri përtej yjeve”. Nga ata kam mësuar si të trajtoj botën dhe si t`i bëjë analizë vetes. Dhe, kuptohet, të interesohem me shpirt për rrënjët e mia të prejardhjes dhe fatin e të tjerëve.

Prindërit e mi kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me Shqipërinë edhe pse janë lindur në Amerikë e Australi. Lidhja e fortë, dashuria që kanë mamaja dhe babai për Shqipërinë (gjithë trojet) u janë transferuar fëmijëve të tyre: mua, vëllait dhe motrës. Ata na mësuan ta duam atdheun e gjyshërve tanë. “Duaje Shqipërinë me gjithë zemrën tënde”, na thonë vazhdimisht.

**

Jam i mahnitur me bukurinë e Shqipërisë. Me pemën e lulen dhe përruan e lumin, me bregdetin, ujin e kaltër kristal të plazheve dhe pamjet e maleve, me horizontet. Kam përjetuar bukurinë që këndon brenda meje, kam arritur një lidhje me krijuesin dhe një jetë që më gjunjëzoi për respekt, çudi dhe mirënjohje që gjenetikisht jam shqiptar.  Vendi im (dhe i juaji) është një nga vendet më të mira në botë për të jetuar. Është pothuajse perfekt. Por jo krejt. Duhet pastruar nga bërllok.

Po tani, çka do të ndodhë me ty Shqipëri me trupin tënd të amputuar? Në cilën botë të çmendur të kanë shtyrë të degjeneruarit, hajnat, tradhtarët dhe gazetarët, priftërinjtë e hoxhallarët, dobiçët kriminelët dhe budallenjtë? A ka mbaruar koha e mosrespektimit për shtetin, dhe poshtëruesit e tij të pabesë e hipokritë?

Gjysma e popullsisë është rinia. Gjysma e popullsisë është e papunë. Dhe gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Gjysma e popullsisë kanë braktisur vendin. Emigracioni i paligjshëm nga i gjithë rruzulli tokësor zë vendin e tyre dhe së shpejti do ta ndryshoje tërësisht demografinë ashtu që shqiptarët do të bëhen minoritet në vendin e vet, ndërkaq nataliteti shkon duke u zvogëluar. Do të shuhemi si komb e vend nëse nuk do të bëjmë ndryshime të menjëhershme. Jeta nuk ka telekomandë, duhet të ngrihesh dhe ta ndryshosh vetë! Asgjë e rëndësishme nuk ndodh para se të prishet një model. Kush dëshiron të realizojë ëndrrat e tij duhet së pari të zgjohet prej tyre.

**

Liria është shumë më e rëndësishme sesa një lojë futbolli. Dinjiteti dhe të drejtat e njeriut janë shumë më të rëndësishme sesa Kupa e Botës. Ne duhet të kërkojmë të drejtën tonë. Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për vendin. Shqipëria është plot me probleme, dhe qëllimi ynë nuk duhet të jetë t’i bëjmë ato më të mëdha. Problemi kryesor është se qeveria dhe kryeministri që e ka kapur shtetin, nuk dëgjojnë njerëzit e tyre. Praktika e tyre është që “Kryeministri jep urdhra dhe të gjithë tjerët duhet t`u binden”. Ata që kundërshtojnë, arrestohen, rrihen dhe poshtërohen, përveç nëse zëri i tyre nuk ka asnjë forcë ndikimi të vërtetë. Atëherë ata mund të vijnë me sa më shumë kundërshtime siç dëshirojnë. Këto janë të njëjtat metoda siç bënte dikur ai diktatori i ndjerë. Të ligtë nuk presin që njerëzit ta marrin çështjen në duart e tyre, ose numri i qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre të rritet. Por nëse ne bëhemi aktiv, në fund të fundit ai patjetër të ik si një kriminel i zakonshëm.

Problemi ynë më i madh në Shqipëri është, për ironi, që ne i shohim vetëm problemet tona. Ne nuk e kuptojmë që megjithëse problemet tona mund të jenë të ndryshme, simptomat janë të njëjta dhe shkaqet janë të njëjta. Ne kemi ndalur (përfunduar) dhembshurinë për të varfrit. Sa prej nesh kanë menduar se si është e mundur të mbijetosh një muaj të plotë në një çek prej 500 lekësh? Ne e injorojmë këtë realitet dhe e çregjistrojmë atë si të parëndësishme për veten tonë. Çfarë ndodh me një person të tillë? Ai ose ajo do të vjedhë, do të pranojë ryshfet dhe do të jetë i hapur për korrupsion. Ose do të largohet nga vendi, braktis atdheun. Ky person mund të ndikojë tek ju drejtpërdrejt sepse ai është drejtuesi i një organi publik, ai i mëson fëmijët tuaj, është mjeku juaj etj.  Dhe nëse ky person vendos të jetë një qytetar i ndershëm që nuk pranon ryshfet do të përfundojë me një standard jetese të ulët çnjerëzore, do të humbasë të gjitha ndjenjat e përkatësisë dhe atdhetarisë dhe do t’i transmetojë këto ndjenja te fëmijët e tyre. Dhe këtu janë ngritur thëniet e të varfërve: “Ky nuk është vendi ynë, është i tyre!” – (“i tyre”, atëherë i referohet regjimit dhe njerëzve të biznesit përreth tyre).

Traditat dhe kultura jonë e lashtë pellazge/ilire sërish duhet të na nxiti të kujdesemi për të tjerët përreth nesh. Problemet në një shoqëri janë shumë më të rrezikshme sesa problemet e një personi të vetëm. Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, dhe nëse lejojmë që dikush të shpojë vrima në të, e gjithë anija do të fundoset përfundimisht dhe askush nga ne nuk do të mbijetojë.

Qeveria ka kohë që ka një traditë t`u tregojë gënjeshtra njerëzve përmes mediave kukull të kontrolluara nga kapsit e shtetit. Megjithatë, njerëzit kanë marrë informacion të mirë nga mediat e pakta të pavarura dhe me të vërtetë kanë filluar të shohin dhe dëgjojnë për problemet e vendit në një masë të vërtetë.

Reagimet e autoriteteve deri tani ishin gjithnjë ose të dobëta ose qesharake. Njerëzit humbën besimin në qeveri dhe qeveria mendoi se për shkak se populli nuk thotë asgjë, ata janë të kënaqur, ose se nuk ka asnjë problem para se njerëzit të ndërmarrin veprime. Për mbështetësit e ekipeve të futbollit: Nëse veni bast po aq sa bëni kur është një lojë futbolli, mund ta ndihmoni Shqipërinë (Kosovën, FYROM-in, të gjitha trojet) për ndryshime pozitive. Ne të gjithë jemi mbështetës të Shqipërisë. Prandaj, le të takohemi për të treguar mbështetjen tonë kur Atdheu Thërret. Përdorni shpirtin tuaj luftarak për më të mirën e Shqipërisë.

Shqiptarë, mos e lini vendin. Mos u dorëzohuni. Shpëtojeni Shqipërinë (gjithë trojet) nga shitja dhe shkatërrimi i sigurt.

Shqipëria ka miliona të varfër dhe të papunë. Nëse të gjithë bashkohen, askush nuk mund të na ndalojë. Dhe nëse përdorim strategjinë e duhur, gjithashtu edhe mbrojtësit e rendit do të jenë në anën tonë.

Shqiptarë, tani kur gjendemi para shpërbërjes si Komb dhe Vend, nuk duhet të humbim kohë duke fajësuar njëri-tjetrin se çfarë gabimesh kemi bërë, por si të riktheheni në rrugën e duhur.

Dhe, kush ka thënë se pikërisht këta insekte të kalbura (servilë të pushtuesve) që sundojnë mbi shqiptarët këto 20-30 vitet e fundit, kanë ardhur në botë për të na dhënë lumturi dhe dritën e diellit në udhëtim? Pse i hyjnizoni? Ata janë shërbëtorët e juaj. Ti nuk mund të fillosh kapitullin tjetër të jetës tënde ndërsa ende je duke lexuar atë të mëparshmin.

Miqtë e mirë janë si dritat e shtyllave elektrike gjatë rrugës së errët. Ato nuk e bëjnë distancën më të shkurtër, por e bëjnë më të lehtë ecjen.

https://www.youtube.com/watch?v=3m1qNgWmycY

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Sikur Serbia ta njihte Republikën e Kosovës – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Pa asnjë dilemë, kjo do të ishte më shumë në favorin e Serbisë sesa të Kosovës në kuptimin gjeopolitik .

Për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Pishtinës, Serbia ka dy opsione kompromisi:

-E para, njohja de fakto dhe de jure e Kosovës, dhe e dyta, vazhdimi i Dialogut të Brukselit , ku Serbia veç Kosovës, do të humbiste edhe Kosovën Lindore.

 

 Nëse Beogradi zyrtar urgjentisht e njeh Republikën e Kosovës, do të ngadalësonte procesin e dekolonizimit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës për një afat të pacaktuar; do të ndikonte negativisht në procedurën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si dhe do t’i pengonte rrjedhat e procesit të bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Kjo do të ishte fitorja më e madhe e Serbisë së : Aleksandar Vuçiqit (president), Ana Bërnabiçit (kryeministre) dhe Ivica Daçiqit (kryeparlamentar) në kontekstin gjeopolitik, gjeostrategjik dhe gjeoekonomik kundrejt  kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.

 

          Beogradi të kërkojë pezullimin e dialogut në Bruksel

 

Ndryshe, pa asnjë dyshim, Statusi politik i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës, do të jetë temë qendrore e debatimit mes palëve negociuese  të Beogradit dhe të Prishtinës në Dialogun e Brukselit, i cili pritet të riaktivizohet pas formimit të qeverisë së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Anadaj, nuk ka dyshim se për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kusht numër 1, është që Beogradi zyrtar ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).

Me gjithë “kukamat” dhe “betimet” e deritashme të lidershipit të Serbisë (Alekasandar Vuçiq, president, Ana Bërnabiq, kryeministre dhe Ivica Daçiq, kryeparlamentar etj.), drejtuar opinionit  publik të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, se gjoja “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën” (edhe pse realisht, de fakto dhe de jure Kosova është e humbur për Serbinë, ngase më nuk është koloni e saj e dikurshme, 1912-1999), BE-ja, Amerika dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë, po kërkojnë pareshtur që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës. Ndryshe, Serbia vetëm mund ta imagjinojë hyrjen në BE, asgjë më shumë.

Gjithashtu, Serbia, duhet të harrojë “shkëmbimin”, përkatësisht  “korrigjimin” e kufijve me Kosovën, pavarësisht se çka  janë dakorduar presidenti Vuçiq me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, qysh në vitin 2012  në Bruksel, duke nënshkruar marrëveshjen, që minoritetit kolon serb në veri të Kosovës, t’i lejohet fomimi i “Srspka zajednicës” , që do të thotë “Bashkësi e Komunave Serbe” (BKS).

Mirëpo, kjo marrëveshje e ashtuquatur Thaçi-Vuçiq, pothuajse qe 9 vite është “arkivuar”, duke qenë se Prishtina zyrtare përmes Kuvendit të Kosovës me arsye e ka hedhur poshtë si të pavlefshme, për shkak se de fako dhe de jure, do të mundësonte krijimin e një “Republike Serbe të Kosovës”, ashtu sipas “yrrnekut” të “Republika srpska” të Bosnjës. Formimi dhe legalizimi i një republike të këtillë serbe në Kosovë, në kuptimin gjeopolitik, do të nënkuptonte ndryshimin, përkatësisht copëtimin  territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, me efekt të teorisë  domino, që edhe Republika serbe  e Bosnjës, të kërkonte copëtimin territorial dhe shtetëror nga   Federata e Bosnjë-Hercegovinës, duke kërkuar bashkimin e saj me Republikën e Serbisë dhe me “Republikën Serbe të Kosovës”.

Mirëpo, ky ndryshim eventual gjeopolitik i territorit të Kosovës dhe të Bosnjës, pa asnjë dyshim se do të destabilizonte në tërësi Ballkanin, i cili edhe kështu ndodhet në një krizë serioze dhe të thellë për shkak se Serbia me çdo kusht po ngulmon, që të krijojë “Republikën Serbe” në veriun e Kosovës”, me qëllim që ta copëtojë territorin dhe shtetin e Kosovës.

  Njohja e Kosovës nga Serbia prolongon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Me gjithë përpjekjet e qeverisë së Serbisë për ta kthyer sovranitetin e  saj të dikurshëm kolonial në Kosovë, qeveria dhe kuvendi i Kosovës, patjetër, duhet të hedhin poshtë çdo marrëveshje a traktat të firmosur në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018), me qëllim që të parandalojë copëtimin e territorit të Republik֝ës së Kosovës.

Prandaj, presidenti Aleksandar Vuçiq së bashku me qeverinë dhe me kuvendin e Serbisë, duhet të heqin dorë nga “kukamat”, nga “betimet” , nga simulimet sentimentale dhe mitologjike kolonialiste etnocentriste, se kinse “Kosova është koka, zemra dhe  djepi i serbëve dhe i kish֝ës serbe”, duke qenë se pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), kjo gënjeshtër dhe ky falsifikat historik, nacional, kulturor, shtetëror e kishtar “ më nuk pi ujë” në kuptimin gjeopolitik, sepse Kosova është shkëputur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, është shtet i pavarur dhe sovran, që ka institucionet dhe organet e veta shtetërore, të drejtuara nga përfaqësuesit legjitimë dhe legalë shqiptarë dhe shtetas të tjerë. Së këndejmi,  në strukturat shtetërore qeverisëse të Republikës së Kosovës participojnë edhe përfaqësuesit e minoritetit serb (në qeveri, në parlament, në presidencë etj.). Kjo do të thotë se  Serbia  DE FACTO e ka njohur Kosovën.

 Në vend të dialogimit steril, njohje e ndërsjellë

 

Prandaj, nuk parapëlqehet që palët negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës të kërkojnë vazhdimin e Dialogut të Brukselit, por thjesht të zbatojnë procedurën e njohjes reciproke të Serbisë dhe të Kosovës, ky do të ishte opsioni i kompromisit politik dhe juridik të pranueshëm dhe racional për të dyja palët.

Ndryshe, nëse  vazhdon Dialogu i Brukselit, pala negociuese shqiptare e Prishtinës, do të bëjë riformatizimin e axhendës së dialogimit në Bruksel  me palën serbe të Beogradit. Natyrisht, me ndryshimin e kësaj axhende, do të vinte në shprehje edhe pranimi i kërkesës së përfaqësuesve legjitimë dhe legalë të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që  të përfshihen në procesin e negociatave të Brukselit.

Kjo është edhe një arsye më tepër, që Beogradi zyrtar  ta njohë sa më parë të jetë e mundur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, në mënyrë që me këtë potez politik dhe diplomatik, Serbia do t’i  arrinte tri objektiva strategjike prioritare në marrëdhëniet gjeopolitike me shqiptarët:

(1) Do të ngadalësonte procesin e dekolonizimit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës për një afat të pacaktuar;

(2) Do të ndikonte negativisht në procedurën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë;

(3) Do t’i pengonte rrjedhat e procesit të bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

 

Sa më sipër si politika, ashtu edhe diplomacia e Beogradit ka shans historik, që t’i normalizojë marrëdhëniet me  Prishtinën, nëse urgjentisht e njeh Republikën  e Kosovës, ashtu siurse 100 shtete të tjera të OKB-së, ndryshe ( pas pavarërsimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008)  Serbia nuk ka gjasë minimale, që edhe më tej, t’i mbajë të kolonizuara territoret e aneksuara të Shqipërisë Etnike (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën). Me një fjalë, me humbjen e Kosovës, njëherazi kanë humbur edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat derisa Kosova ishte nën sundimin kolonial të Serbisë (1912-1999), ato  ishin vetëm  çështje e brendshme e Serbisë, jo as e Shqipërisë, as e Evropës dhe, as e bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, tash, nëse vazhdon Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës, pala negociuese e Kosovës, gjithësesi  do të kërkojë edhe përfshirjen  e përfaqësuseve legjitimë dhe legalë shqiptarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medevegjës. Kjo do të jetë hapi i parë i ndërkombëtarizimit të çështjes së pazgjidhur koloniale të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës.

Pra, për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, pala negociuese shqiptare e Prishtinës dhe e PBM-së, në dialogun e Brukselit, duhet të kërkojë  vënien e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nën protektoratin ndërkombëtar të OKB-së, ashtu si pata kërkuar, që në vitin 2003 ( ribotuar më 2013, lexo në : https://www.botasot.info/opinione/207191/kosova-lindore-te-vihet-nen-misionin-paqesor-te-okb-se/) , të instaloheshin  kaskat blu të Kombeve të Bashkuara në në territoret e këtyre tri kolonive  shqiptare të Shqipërisë  Etnike lindore. Mirëpo, as politika e Prishinës, as  diplomacia e Tiranës, as u “lagën”  për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës Linndore. Përkundrazi, e patën kritikuar ashpër luftën kryengritëse të UÇPBM-së, ashtu sikurse luftën e UÇK-së.

“LULË VJOSA, ÇKA ËSHTË DONIKA!” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Populli ynë, përgjatë historisë, ka krijuar shprehje-sintezë, me pak fjalë ka thënë shumë. Shprehje të tilla, si lulë x, çka është y! Në rastin konkret “Lulë Vjosa, çka është Donika”, “Mirë se i lindi (Zoti), por qysh i bashkoi”, – shprehje-sintezë, kur një dyshe si Vjosa dhe Donika, ose Donika e Vjosa, duke respektuar edhe moshën, tashmë të bashkuara për qëllime bazike të Kosovës, fort të përtokur nga bijtë e saj bastardë.
     Ndodhë rrallë, që dy veprimtare të dëshmuara, në parimet politike, të bashkohen për një qëllim madhor, siç është çkapja e shtetit, nga ngulfatja që i ka bërë LPK-ja, me “komandantët” e saj, tashmë, e konvertuar dhe e bashkuar në aleancën PAN-iste. Si dhe çkapjen e LDK-së, nga kapja, ingranazhi shantazhues i bandave të bashkuara në PAN.
     Vjosë Osmani, në kulmin e veprimtarisë, në LDK-në e saj, brenda së cilës u rritë dhe u madhua, deri në pozitën e Nënkryetarës të LDK-së. Frika e konkurrencës të saj, e tmerroi lidershipin partiak, i cili provokoi anëtarësinë, me koalicionin me PAN-in, të cilin populli e refuzoi. Tashmë, “pilafi nuk mbante ujë”. Vjosa u rebelua dhe goditja, hiç e merituar, pasoi!
     Përgjatë afro dy dekadave veprimtari, Vjosë Osmani ishte dinjitare, në të gjitha detyrat zyrtare e partiake. Në 10-vjeçarin e fundit, reagoi dhe kundërshtoi, me fjalë e votë, kundër lidershipit të LDK-së. Ky lidership, i shantazhuar, i tmerruar, i frikësuar nga PDK-ja dhe SHIK-u i saj, anashkaloi, qëllimshëm e shpengueshëm, frymën e rugoviane, shpërfilli anëtarësinë dhe strukturat e partisë.
     Vjosa ishte konsistente, qendresëtare në mbrojtjen e parimeve. Ajo  mbrojti të gjitha vendimet e strukturave të LDK-së, të marrura legalisht. Por, kurrë të atyre vendimeve që lidershipi-klan, i mori ilegalisht dhe në mënyrë banditeske. Akuza supër-cinike, për Vjosën, se, gjoja, i shkeli vendimet e partisë, është rrenë e kulluar.
     Ky cinizëm ngjason, si dy pika uji, me akuzën montazhë, për zgjedhjet e Kuvendit të 8-të të Degës të LDK-së, në Gjermani dhe Zvicër, maj 2015, se, gjoja, nuk kanë qenë të rregullta, duke ua mbyllur derën e Kuvendit të 8 (tetë) delegatëve të ligjshëm. Ndërkohë që ishte e kundërta. Sepse ne kishim zbatuar të gjitha kriteret, përfshirë debatin parazgjedhor, konkurrencën e ndershme dhe votimin e fshehtë demokratik.
     Ndërsa, në Kosovë u shpërfillën të gjitha këto kritere!!! Për të gjitha këto pisllëqe, të lidershipit të LDK-së, heshtën të gjitha strukturat e partisë, anëtarësia. Por, nuk heshti rugovistja Vjosë Osmani. Dhe mirë bëri. Denoncoi paligjshmërinë e lidershipit të LDK-së dhe të strukturave të saj, duke kundërshtuar, fuqishëm, marrëveshjet e pista e konspirative, të dëmshme për partinë dhe Kosovën.
      Donikë Gërvalla – veprimtarja më e shquar për çështjen e Kosovës
     Donikë Gërvalla, edhe pse që nga mosha 10-vjeçare, u rritë pa baba, por, nën përkujdesjen e një nëne të përkushtuar, trashëgoi shumë nga ati, Jusuf Gërvalla, Hero i Kosovës. U shkollua në Tiranë dhe Hamburg, mbaroi dy fakultete. Studentja  e dhjetorit 1990, në Universitetin e Tiranës, hyri në grevën e urisë anti-komunste, së bashku, me studentët shqiptarë. Fitorja e demokracisë, ia lehtësoi, në një masë, plagën e përjetshme shpirtërore, për të Atin, me ngushëllimin se për liri dhe demokraci, ia vlen edhe sakrifica deri në flijim.
     Në vitin 1992, studente në Universitetin e Hamburgut, vazhdon aktivitetin në LDK-e, Dega në Gjermani. Pastaj, zgjidhet nënkryetare e partisë. Tashmë, familjare, me djalin Redonin, të rehatuar në një krojshe, përshkonte qytetët e Evropës, në takimet e shpeshta të mërgimtarëve, gjithnjë, në shërbim të Atdheut të pushtuar.
       Përgjatë luftës të Kosovës, u bë yll politik i televizioneve të Evropës, në përballje me ministra, kryeministra, gjeneralë serbo-sllavë, ballkanas dhe evropianë, të cilët ende vazhdonin me iluzionet e Jugosllavisë së Titos. Në të gjitha përballjet politike, falë trashëgimisë të gojëtarisë të gjyshës Ajshe dhe përgaditjes supreme intelektuale, që ka Donikë Gërvalla, dilte fitimtare, gjithnjë, logjikshëm e faktueshëm.

      Në maj të vitit 2015, në një Kuvend Zgjedhor të Degës të LDK-së, në Gjermani, me debat, konkurrencë dhe votim të fshehtë demokratik, u zgjodhë kryetare e Degës. Kuvendi zgjodhi edhe 9 (nëntë) delegatë, për në Kuvendin e 8-të të LDK-së në Prishtinë. Në udhëtim e sipër për Atdhe, sekretari i LDK-së, kërkoi dokumente shtesë, nga zgjedhjet në Gjermani. Falë komunikimit digjital, kërkesat u plotësuan.

      Për dorëzimin e dokumentacionit plotësues, caktuam datën dhe orën, në selinë e LDK-së. Ne, delegatët e shoqëruam kryetaren Donikë, por, nuk na priti as sekretari dhe askush nga Kryesia. Sipas tyre, “jemi të zënë!” Atëherë, kryetarja Gërvalla e kopjoi dokumentacionin, në 23 kopje dhe ua dërgoi, në zarf të madh, të 23 anëtarëve të Kryesisë,veç e veç! Edhe pse kishim bërë 2.000 km. udhëtim, askush nuk na “rrasi!” Mujëshia dhe rrugaçëria nuk kanë brirë!
     25 maj 2015. Në orën e caktuar, ne, delegatët nga Gjermania dhe Zvicra u ndodhëm ke hyrja e Hotel “Emerald”, ku do të mbahej Kuvendi. Por, na ndaluan hyrjen. Justifikimi: Dy SMS telefonike, të bëra nga një kandidat për kryetar, humbës, dhe një “anëtar” i LDK-së, i cili për 4 vjet nuk kishte marrë pjesë në asnjë aktivitet të LDK-së, madje, as atë ditë nuk ishte i pranishëm, se “në Gjermani nuk janë bërë zgjedhje të rregullta!” Kjo shpifje monstrume mjaftoi, të na mbyllnin derën 9 delegatëve, 6 prej tyre kishin prindër, vëllezër, nipa të vrarë nga dora e zezë e LPK-së, alias PAN-i i sotëm, me SHIK-un e tyre.
     Një vit më vonë, kryetarës Donikë Gërvallës i dorëzohet një material pune për Konventën e LDK-së. Por, largohet, duke e tërhequr zvarrë në hollin e sallës të Konventës. Lidershipi-klan i LDK-së, nuk mund ta duronte praninë e Donikë Gërvallës në sallë, sepse ajo nuk ishte gadi t`i duronte mëtej përrallat e Isa Mustafës. Ajo edhe dy vetë me qenë, i futë në votën e fshehtë demokratike dhe këtu Isa “bie në kokërr shpine!”
          Donika dhe Vjosa – luftëtare reformatore
      Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, është binomi më unik, më i veçantë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Shqiptarinë. Bijat krenare të Kosovës, Donika dhe Vjosa, janë vetja e tyre, me integritetin dhe personalitetin suprem, që e kanë fituar me punë e dije, në mbrojtje të parimeve demokratike, universale.
     Në përballjen me lidershipin dhe strukturat e kompromentuara të LDK-së, ato, së bashku, Vjosa dhe Donika, i lakuriqësuan, madje, deri në brekë, tlina të shkurtëra, kundërshtarët e tyre. Denoncuan dhe dëshmuan se lidershipi-klan, Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe shumica e Kuvendit, janë të paligjshëm. Ata janë vetemëruar dhe emëruar, duke u votuar me aklamacion, pa u provuar me votën e fshehtë demokratike.
     Rrjedhimisht, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, denoncuan falsitetin e lidershipit të subjekteve politike, të cilët janë, tërësisht, të paligjshëm dhe buroke boshe. Po të ishin zbatuar tri parimet bazë të demokracisë:
     1) Debati i shpenguar demokratik brenda-partiak;
     2) Konkurrenca zgjedhore e ndershme, me më shumë se një kandidatë;
      3) Votimi i fshehtë demokratik, për të gjitha strukturat e partisë,
asnjëri nga kryetarët fodullë e kriminelë, përfshi edhe ata në Hagë, nuk kishin mundur të mbijetonin më shumë se sa një mandat në krye të partisë. Dhe, lëre më në dekada. Denoncimi i paligjshmërisë të lidershipit klanor dhe të strukturave të LDK-së, është mesazh i qartë, edhe për horrakët tjerë, në partitë politike të Kosovës, të cilët, në mënyrën më cinike, tallin koçët me anëtarësinë, elektoratin dhe popullin e Kosovës. “Daullja bie për ata që kanë veshë!” Mos prisni të bëheni “përrallë me tupan”, siç u bë LDK-ja e Isa Mustafës.
     Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, realizuan njërin nga qëllimet e tyre: Çkapjen e LDK-së nga shantazhi kriminal i PAN-it. Klani i stazhionuar i ish-kryetarit Isa Mustafa me familjet e tyre, duhet ta festojnë çkapjen nga ingranazhi shantazhues, kthetrat e PAN-it dhe SHIK-ut të tij supër-kriminal. Sepse shantazhi dhe haraçi janë dy krimet më të rënda, të partive-banda të PAN-it, që kanë maltretuar popullin e Kosovës, për dy dekada radhazi. Ata me familje, por, edhe anëtarësia e LDK-së, duhet të jenë shumë mirënjohës, Vjosë Osmanit dhe Donikë Gërvallës, për luftën e tyre, në liberalizimin, emancipimin dhe demokracinë e brendshme partiake.
     LDK-ja dhe subjektet politike të Kosovës, duhet të japin të gjithë mbështetjen, Vjosë Osmanit, Donikë Gërvallës, pra, Listës “GUXO” dhe Albin Kurtit, LVV, me slloganin, paksa të frikshëm, “KREJT DHE DREJT”, për realizimin e qëllimit të dytë, – Çkapjen e Shtetit -. Këtë ia keni borxh popullit të Kosovës dhe Shqiptarisë mbarë. Prova e parë është: Votimi pa kushte i Presidentës Vjosë Osmani – meritore e denjë, për ta përfaqësuar Shtetin e Kosovës, me, të paktën, 250 mijë votat e fituara, deri më tani, duke pritur votat shtesë të Mërgatës.
     “Kijau inat, por jepjau hakun”,- siç thotë populli, dy princeshave reformatore të Kosovës, Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmanit!

Nuk ka “Velika Albanija”, por vetëm një Shqipëri Etnike në Ballkan – Nga Prof.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

*** “Budallai më i madh nuk është ai që nuk di të lexojë, por ai që mendon se krejt atë që lexon është e vërtetë” (I.A)

 

Prandaj, nuk duhet besuar spekulimeve serbe e as proserbe, që flasin dhe shkruajnë për “Shqipërinë e Madhe”, se gjoja shqiptarët dhe Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi…etj. kanë luftuar dhe kanë kërkuar çlirimin dhe bashkimin e “Velika Albanija”, sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar as në tokën e as në qiellin e Ballkanit, ndërkaq SHQIPËRIA ETNIKE dhe KOMBI SHQIPTAR, PO, aty ndodhen në hartën dhe në tokën iliro-arbërore në Gadishullin Ilirik, që sot i thonë “Ballkan”, toponim ky, gjeneza e të cilit ështëe sllave-bullgare.

 

*** Patrioti dhe atdhetari i shquar Hasan Prishtina nuk ka luftuar, as nuk ka kërkuar ‘Shqipërinë e Madhe”, por BASHKIMIN E KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE!

 

Ndaj, as Lidhja Shqptare e Prizrenit (1878) me Abdyl Frashërin në krye, si dhë mëpastaj (1912) Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi…etj. nuk kanë luftuar, as nuk kanë kërkuar kurrfarë “Shqipërie të Madhe” e as “Shqipërie të vogël”, por për për pavarësimin dhe për bashkimin e 4 Vilajeteve Shqiptare brenda kufijve historikë, etnikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË ETNIKE. Për këtë ka luftuar me pushkë dhe me pendë Hasan Prishtina, jo për “Velika Albanija”, sepse ai nuk ishte analfabet dhe i marrë , që të mos ketë ditur ta bënte dallimin mids dy koncepteve “Shqipëri e Madhe” dhe “Shqipëri Etnike”, por ishte një patriot dhe erudit i vërtetë : historian, etnograf i thellë, lider politik largpamës dhe jurist i famshëm (deputet i parlamentit turk) dhe atdhetar i palëkundshëm, i cili që atëherë e ka hedhur poshtë parullën antihistorike dhe antietnike shqiptare të pushtuesve serbomëdhenj “Velika Albanija”.

 

Nocioni “Shqipëri e Madhe” nuk ka kurrfarë përmbajtje shkencore (filozofike, politike, historike, etnike apo gjeopolitike etj.)

 

Prandaj, shqiptarët, që nga Skënderbeu e deri më sot (XV-XXI) nuk e njohin dhe, kurrë nuk janë ushqyer me një nusprodukt të tillë fashist, neofashist, kolonialist, hegjemonist, racor sikurse që është “Velika Srbija”, e cila deri tani ka përthithur më se gjysmën e popullsisë etnike shqiptare dhe, më se gjysmën e teritorit indigjen të SHQIPËRISË ETNIKE (1878-2021), duke u shërbyer dhe justifikuar me “bombën atomike” antishqiptare –“Velika Albanija”.

 

Ata që po mundohen të “tjerrin holl” filozofi, politikë e shkencë, duhet të kenë kujdes që mos bijnë në shinat dhe në grackat e shkencës dhe të politikës së falsifikuar sllavo-bizantine ballkanike, duke u ushqyer me aditivët e kuzhinës së tyre antishqiptare dhe anti-SHQIPËRI ETNIKE, se gjoja ne po luftojmë dhe po kërkojmë krijimin e një “Shqipërie të Madhe” –“Velika Albanija” . – Aktipadi e “shkëlqyer” kjo, dhe jetëgjatë, jo më pak se 3 shekuj (XIX, XX, XXI). Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të “ngulën” në këtë farë “thumbi të Hostenit”(sikurse që u ngulën në Gjykatën Speciale të Hagës, që e votuan dhe e përqafuan vetë në Parlamentin e Kosovës), sepse do të gaboheshin rëndë, duke justifikuar gënjeshtrat, shpifjet dhe manipulimet akuzuese serbomëdha, që në fokus kanë pasur, kanë dhe do të kenë zhbërjen e tërsishme të SHQIPËRISË ETNIKE. Për t’ia arritur këtij qëllimi racist dhe gjenocidal disashekullor, shteti, kisha, akademia dhe shkenca serbe ka gjetur edhe mjetet operacionale më të efektshme politiko-propagandistike, siç është arma politike dhe propagandistike “VELIK ALBANIJA”.

Kjo është “bomba atomike”, që e frikëson Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën. Prandaj, ne, me asnjë çmim, nuk duhet ëndërruar e as përdorur (qoftë teorikisht a praktikisht) këtë “bombë”, sepse do të bënim VETËVRASJE KOLEKTIVE dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan. – Ne duam vetëm kthimin e territoreve tona të SHQIPËRISË ETNIKE, të cilat me agresione, me pushtime dhe me gjenocide i kanë ankesuar, kolonizuar dhe tjetërsuar aleanca sllavo-bizantine ballkanike (1878-2021).

Prandaj, gjithë botën e bëjmë me dije, se ne, kurrënjëherë në historinë tonë të deritashme, nuk kemi derdhur asnjë pikë gjak dhe, nuk kemi bërë asnjë betejë, asnjë kryengritje dhe, asnjë luftë (e të tilla janë më se “300” sosh) për formimin e ndonjë “Velika Albanija”, “Greater Albania”, “La Grande Albanie”, ashtu siç po gënjen dhe po shpif Aleanca ballkanike (Serbo-Greke-Malazeze dhe Bullgare), në veçanti pas përfundimit të dy luftërave ballkanike (1912-1913).

 

JO, Evropë, jo Amerikë, nuk duam “Velika Albanija”, por vetëm kthimin e tokave tona të SHQIPËRISË ETNIKE

 

Gjatë tri dekadave të fundme (1989-2021), “1 milion herë” e kemi provuar me fakte dhe me argumente të qëndrueshme historike, politike dhe juridike se, as në mendjen, as në shpirtin, as në dëshirat, as në kërkesat e as në aspiratat tona legjitime dhe legale nuk e kemi ëndërruar e as sajuar tezën ideologjike serbo-sllave ballkanike “Velika Srbija”, as si realitet, as si ide, as si koncept, as si program, as si platformë, as si projekt dhe as si axhendë me prioritet strategjik qoftë kombëtar, qoftë shtetëror, për shkak se kjo është vetëm një shpifje dhe gëjeshtër e historiografisë, e politikës, e propagandas së Kishës Ortodokse Serbe, e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe dhe e gjithë literatures nacionale, shtetërore dhe kishtare të “Velika Srbija” !

 

“Shqipëria e Madhe” është “pjellë” e Serbisë së Madhe, Jo assesi e shqiptarëve !

Pavarësisht se kush nga shqiptarët (dikur në shekuj apo sot) e ka pohuar ose e ka shkruar sintagmën “Shqipëri e Madhe” ishte e gabueshme, është, dhe do të jetë gabim i madh, që mund të dëmtojë dhe të shpërfytyrojë përmbajtjen e nocionit shkencor të “Shqipërisë Etnike”. Prandaj, askush prej nesh nuk duhet të përdorë parullën e rreme dhe të falsifikuar serbo-greko madhe “Shqipëri e Madhe” (Velika Albanija), mbase, në asnjë kuptim nuk ka mbështetje dhe jusitifikim shkencor (as historik, as etnik, as gjeopolitik, as kulturor, as ekonomik …etj.). Duke qenë se deri më sot (XXI, viti 2021), shkenca e historisë, e sociologjisë, e etnografisë, e etnologjisë… etj., shqiptare nuk e ka trajtuar dhe nuk e njeh termin “Shqipëri e Madhe”.

Mirëpo, shkenca shqiptare dhe ajo evropiane e ndërkombëtare kanë trajtuar dhe studiuar që nga themeli i etnisë, i popullit dhe i kombit shqiptar (XV-XXI) vetëm nocionin “SHQIPËRI ETNIKE”, jo “Shqipëri e Madhe”. Veç literaturës historike, gjeografike, arkeologjike, linguistike, etnologjike, etnografike, sociologjike, politike , kuturore tradicionale , termin “Shqipëri Etnike e kanë trajtuar edhe dhjetëra e qindra autorë të huaj evropianë (ilirologë, linguist, historian, filozofë, sociologë, politikologë dhe kulturologë etj.).

Prandaj, siç ka pohuar, edhe antishqiptari më i regjur serbomadh (i cili është autori i Projektit të shpërnguljes së të gjithë shqiptarëve të Veriut në Turqi), nobelisiti Ivo Andriq “ mos i besoni gjithë asaj çka lexoni, sepse mund të jetë e pavërtetë”, ashtu siç është edhe shpifja dhe gënjeshtra sllavo-greko-bullgare “Velika Albanija”, e patentuar dhe e prodhuar në fabrikën industriale të gënjeshtrave dhe të shpifjeve serbomëdha me Andriqin, me Qubrilloviqin, me Cvijiqin, me Qosiqin, me Karaxhiqin…me Milosheviqin…e me Vuçiqin (1878-2021).

Ndaj, si shqiptarët (sheknca, politika, publicistika, mjetet e informaionit), ashtu edhe autorët e huaj evropianë dhe botërorë (me përjashtim të rusëve, të bullgarëve, sllavomaqedonëve , të grekëve, dhe të malazezëve) në vijimësinë historike, kanë përdorur , dhe, edhe sot e përdorin termin “Shqipëri Etnike”, jo assesi togfjalshin antishkencor sllavo-grek “Velika Albanija” – “Shqipëria e Madhe”. Përmbajtja e këtij termi, do të thotë=KRIJIMIN E NJË “SHQIPËRIE TË MADHE me copa të territoreve të shteteve të huaja fqnije kolonialiste (Serbia, Greqia, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi).

Kjo është “alibia”, pse “Serbia e Madhe” që nga formimi i saj qoftë si principatë, qoftë si autonomi vazale, qoftë si shtet i pavarur (1878) e ka shpikur dhe “justifikuar” në kuptimin pseudoshkencor termin “Velika Albanija”, në mënyrë që të mashtrojë, të manipulojë dhe të sfidojë Evropën dhe tërë botën, se kinse shqiptarët “janë agresorë” dhe “pushtues” të tokave të Serbisë,të Greqisë, të Mlait të Zi dhe të Maqedonisë Veriore”.

Kjo është akuzë e rëndë, mbase historikisht dhe politikisht që nga shekulli XIX, e, edhe sot, shekulli XXI, shqiptarët dhe SHQIPËRIA ETNIKE mbahen nën hipotekë të pathemltë dhe të padokumentueshme, se gjoja “janë pushtues” dhe “kolonizues” të territoreve serbo-greko-malazeze dhe sllavo-maqedone. Kjo akuzë shpifarake nuk është e vërtetë, por është e kundërta, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia Veriore kanë copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar tokat dhe popullsinë shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë artificialë-nacionalë dhe shtetërorë sllavo-bizantin.

Mirëpo, dot nuk duhet pranuar akuzën e sajuar serbo-greke “Shqipëria e Madhe”, ngase shqiptarët që nga periudha e lavdishme heroike e Skënderbeut e deri më sot nuk kanë luftuar për pushtimin e tokave sllavo-bizantine, por vetëm për kthimin dhe për mbrojtjen e trojeve etnike, dhe të identitetit kombëtar, territorial, administrativ shtetëror brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonzuar me luftëra pushtuese gjenocidale nga “Antanta Sllavo-Greke Ballkanike”.

 

Pse qe 3 shekuj shqiptarët anatemohen dhe akuzohen për “Shqipërinë e Madhe”, jo për SHQIPËRINË ETNIKE ?

 

-Sepse, askund në literaturën sllavo-bizantine ballkanike nuk figuron përdorimi i nocionit “SHQIPËRI ETNIKE”, por vetëm “ Shqipëria e Madhe” , të harmonizuar dhe të balancuar në peshoren e strategjisë sulmuese, të mistifikimit dhe të mohimit të përmbajtjes së përkufizimit teorik dhe praktik të ekzistencës së SHQIPËRISË ETNIKE, ashtu siç ka gënjyer dhe shpifur dikur moti kancelari i hekurt gjerman Bizmarku në Kongresin e Berlinit (1878) “SE NUK KA KOMB SHQIPTAR” –“Il n’y a pas de Nationalite Albanaise!” (( Të drejtat e Shqipërisë Etnike,1944: op.cit. f.244) si dhe “Dr. Vladan Gjorgjeviq, ish-kryeministër i Serbisë (1913); “ Shqiptarët nuk janë një komb, por vetem nje perzierje fisesh pa histori, pa gjuhe dhe pa atdhe të përbashkët…Pra, formimi i një shteti të pavarur shqiptar, është jo vetëm e pamundur, por edhe e rrezikshme për Ballkanin dhe për Europën mbarë.” (po aty, f.41).

Çfarë “shpifje e pafytyrë”, e ndyrë, pritive, anticivilizuese dhe antievropiane kjo e serbomadhit Vladan Gjorgjeviq, i cili mohon identitetin kombëtar shqiptar dhe SHQIPËRINË ETNIKE,? – Kur historikisht, dihet se gjatë viteve 1912-1913, kur Serbia me aleatët e saj ballkanikë sllavo-grekë, në emër të çlirimit të territoreve të tyre nga Perandoria Osmane, gjatë dy viteve të luftërave ballkanike “vranë dhe masakruan mbi 150.000 shqiptarë dhe ua grabitën, aneksuan dhe kolonizuan tokat e tyre të Shqipërisë Etnike…” ( Po aty, f.41.).

Kjo është nga rsyet kryesore, pse që atëherë, edhe sot, amalgama kolonialiste, hegjemoniste dhe imperailiste serbo-sllavo-greke (Beograd, Podgoricë, Athinë dhe Shkup) askund nuk përmendin krimet e të tyre të gjenocidit mbi shqiptarët dhe gllabërimin e Shqipërisë Etnike (mbi 50% territory dhe popull shqiptar), vazhdojnë me vazin e vjetër kolonialist gjenocidal shekullore, duke i atakuar shqiptarët, se gjoja po përgatitën me Perëndimin, që të krijojnë “Shqipërinë e Madhe” !?

Mirëpo, këtë produkt toksikologjik për florën, faunën, sigurinë, stabilitetin dhe paqën rajonale, nuk duhet ta konsumojnë as shkenca, as politika, as diplomacia e as masmediat shqiptare qoftë brenda apo jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Si theksuam më sipër nuk duhet të tregohemi mendjetharë as kombëtarisht, as politikisht, as diplomatikisht e as historikisht, duke u ngulur në “Thumbin e Hostenit” sllavo-grek , se gjoja shqiptarët po luftojnë për formimin e “Shqipërisë së Madhe”. Këtë term, nuk guxojmë ta shohim se në ëndërr, lëre më të “reklamohemi” me të, gjoja se “i pari, e paska përdorur Hasan Prishtina”! – Çfarë do të thotë kjo? – Asgjë, vetëm se një provokim politik infantil, që atrofizon idenë dhe konceptin shkencor të nocionit “SHQIPËRI ETNIKE”.

Pavarësisht se çfarë ka thënë Hasan Prishtina, përdorimi i termit “Shqipëri e Madhe” është i gabueshëm dhe i papranueshëm shkencërisht, si historikisht, politikisht, juridikisht dhe kombëtarisht, sepse si Hasan Prishtina, ashtu edhe bashkideologët, bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe bashkëpatriotët e tij, kurrënjëherë as nuk kanë shkruar, as nuk kanë apeluar popullin, as nuk kanë luftuar e as nuk kanë kërkuar nga Stambolli(Perandoria Osmane) as nga Evropa, që të formonin ndonjë “Shqipëri të Madhe”, por kanë sakrifikuar dhe flijuar më të shtrenjtën, duke kërkuar çlirimin, pavarësimin dhe bashkimin e KATËR VILAJETVE SHQIPTARE (Kosova, Janina, Manastiri dhe Shkodra) brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË ETNIKE, jo të “Shqipërisë së Madhe”.
-Të gjithë ata që, për çfarëdo interesi a qëllimi e përdorin dhe shërbehen me sintagmën “Shqipëria e Madhe”, në mënyrë të vetëdijshme a të pavetëdijshme , do të bëhen “argatë hangari” të politikës propagandistike antishqiptare “Velika Srbija”, e cila që nga shekulli XIX e lufton dhe e atrofizon bashkimin e SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, të qëndrojmë sa më larg nga infektimi me “kovidin 19″-“Shqipëria e Madhe”, sepse kjo është arma bërthamore e mbrojtjes së kolonializmit gjenocidal sllavo-grek mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe mbi gjysmën e territorit autokton të SHQIPËRISË ETNIKE.

NDERIM KUJTIMIT TË SHTRENJTË TË NJË MIKU – Nga EUGJEN MERLIKA

Miqësia dyfishon gëzimet dhe ndan ankthet për gjysmë

BACON

            22 shkurti për mua u hap me një lajm të hidhur, nga ata që trondisin themelet e shpirtit e mbeten gjatë në mëndjen që, si një zog i plagosur endet në kërkim të një strehe për të mbledhur thërrime jete, të kthyera në kujtime, të ngulitura në zemër e në kujtesë. Janë copëza jete të shpërndara në dhjetëvjeçarë të gjatë, në faza të ndryshme të saj, që si në një film të përfytyresës i lëshojnë vendin njëra tjetrës, së bashku me ndodhitë e së shkuarës.

Ai lajm I hidhur u sendëzua në një mesazh të ardhur me Watsap që nga New Yorku i largët: “Xhaxhi Eugjen, me dhimbje të madhe, ju njoftojmë që babi im i shtrenjtë dhe I dashur ndërroi jetë në krahët tonë, i rrethar me dashuri më 21 shkurt në mbrëmje. Lindita”.

Kështu  ndërroi jetë edhe Qemal Dema, njëri nga ne të mbijetuarit e komunizmit shqiptar, një mik e shok i hershëm i  kampeve të internimit e i burgjeve të “parajsës socialiste” shqiptare, jeta e të cilit filloi kalvarin që fëmijë, sepse të parët e Tij kishin patur mënçurinë të kuptonin se e keqja që i kërcënohej Shqipërisë nuk duhej pranuar, se duhej luftuar me rrënjë. Por ata që u munduan t’a bëjnë qenë të pakët, sepse Shqipëria ishte e pushtuar dhe ishte mjaft e vështirë të depërtohej në t’ ardhmen e saj, të gjindej e vërteta që fshihej mbas atyre që “luftonin” pushtuesin, apo më mirë shqiptarët largpamës.

            Qe një tragjedi e egër ajo që pllakosi Shqipërinë. Ata që e paralajmëruan dhe u munduan t’a shmangnin e paguan me kokat e tyre e më shumë me gjysmë shekulli skllavëri bashkëkohore të familjarëve të tyre, të grave e fëmijëve, të motrave e vëllezërve. Mbi ta rëndoi për 47 vite shpata e mprehtë e “luftës së klasave”, që i degdisi në kampet e pafund të internimeve e të burgjeve me punë të detyruar, me mohime të çfarëdo të drejte njerëzore, me një jetë të tërë të kaluar nën mizorinë e terrorit, të pasigurisë, të frikës. Këta qenë therorët e gjallë të një padrejtësie makabre, që mbretëroi sovrane “mbi tokën e fshikulluar nga përndjekjet”.

I ndjeri Qemal qe njëri nga ata mbi të cilët furia terroriste komuniste u vërsul me të gjithë ortekun e saj shkatërrimtar. Ishte vetëm nëntë vjeç kur Dibra e tij mori ngjyrën e kuqe të miqve të Sërbit e Demajt, që kishin luftuar kundër brigatave partizane t’ardhura nga jugu i Shqipërisë, u shpërngulën për në kampet e sapokrijuara që mbinin si çibanë në çdo cep të Shqipërisë. Qemali ishte më i madhi i meshkujve të familjes e atij i u përcaktua fati i viktimës së parë të fisit të Demajve, fat që nuk i u nda deri në ditët e fundit të  shkërmoqjes së “perandorisë të së keqes”në brigjet e Adriatikut. Por Qemali kishte trashëguar vetitë më të mira të të parëve të tij, e në moshë të njomë në kampin e Tepelenës, n’atë “kamp pushimi”simbas ndonjë historiani të epokës komuniste e mbas komuniste, ai provoi burgimin e parë.

Dy herë i burgosur, pa i bërë keq asnjë mize në jetën e tij, dy herë viktimë e një drejtësie kriminale që kishte shpikur nenin 55/1 të kodit penal, për të ndëshkuar çdo mendim të qënë apo të paqënë, të shprehur apo të pashprehur kundër një regjimi të dhunës skajore e të varfërisë proverbiale. Ai do të kalonte jo pak, por njëzet vite të jetës së Tij n’ato burgje të diktaturës, për të ngritur “veprat e socializmit” falas si skllevërit e Egjyptit të lashtë që ngrinin piramidat, së pari si djalosh që nuk i kishte dirsur ende mustaqja e së dyti si baba i katër vajzave, të lindura në një nga sektorët më të këqij të kampeve të internimit, në Gradishtin e famshëm të viteve 50 e 60, pa drita, pa ujë që sillej me fuçi në një qerre prej një tjetër fshati në kodër, pa rrugë, pa shkollë, me bukën që vinte dhe ajo me një qerre, pa asgjë që të bënte të mendonje se këtu jetonin njerëz…

Tani që po shkruaj këto rrjeshta për mikun e viteve të gjata më kalojnë para sysh thërrimet e jetës të kaluar së bashku, lodra e shahut në Gradishtin e mjerimit, puna e rëndë në fushat e liruara nga ujët e Tërbufit, paraqitja e përditëshme para kapterr Andreas, nëna fisnike e Qemalit dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël me të cilët luanim futboll në një fushë të improvizuar së bashku me shokë të kampit. Më pas u largova nga Gradishti, duke lënë aty një pjesë të familjes tek e cila kthehesha herë mbas here. Kështu kaluan vitet, Qemali krijoi familjen me Fluturën, një vajzë që vinte nga një tjetër fshat internimi e që ishte bijë e një fisi të njohur në Dibër, atë të Ndrejajve. Lindën vajzat që u rritën në kushtet e Gradishtit ashtu si shumë bashkëmoshatarë e bashkëmoshatare të tyre.

Kaluan vitet. Erdhën kohët mizore të gjysmës së dytë të viteve 70 me përndjekjet sistematike e të planifikuara që stërmbushën burgjet e tmerrshme. Ishin ditë,  muaj e vite të mbushura me ankthin e arrestimit, me mendimin se në mëngjez duhej të përshëndeteshim me familjarët, ndërmjet tyre bashkëshortet e fëmijët, sepse në darkë nuk dihej a do të ktheheshim në shtëpi. Gjykatat dhe hetuesitë ishin kthyer në kasaphana mishgrirëse që kalonin në duart e tyre rregullisht banorë të pafajshëm. N’atë periudhë krahas Kurt Kolës, Ahmet Kolgjinit, Eqerem e Fatmir Mujos, Mojs e Lekë Mirakajt, Naim Staraveckës, Fatbardh Kupit, Dine Dines, Eugjen Merlikës, Agron Kalasë, Tefta Tasit, Besa e Mynevere Dumes, Mehdi Bylykbashit e ndonjë tjetri të cilit i kërkoj falje për mos përmëndjen, të gjithë njerëz t’arrestuar në sektorët e ndryshëm të së njëjtës ndërmarrje, edhe Qemali u rikthye në “shtëpinë e përbashkët” të viktimave të paracaktuar që fëmijë për të kryer rolin e gogolit në shkretëtirën e çmëndurisë enveriane, së cilës i thureshin vargje, i kompozoheshin këngë, i ngriheshin monumente.

Për Qemalin kjo përvojë e përsëritur qe veçanërisht e vështirë, sepse vetëdijes së përkatësisë botës së kundërshtarëve të komunizmit, e për pasojë të viktimave të tij të pashmangëshme i shtohej edhe dhimbja e thellë për fatet e fëmijëve të mitur. Përse do të vuanin krijesat e tij të pafajshme? Deri kur do të ngopej regjimi me kufomat e krimeve të tij? Ishin pyetje pa përgjigje që secili në vetminë e tij i drejtonte Zotit të gjithfuqishëm.

Janë të ngjajshme jetët tona, të kaluara me të njëjtat dëshira për pak liri, me mundimet e përditëshme të jetës së skllavit, me frikën e arrestimit për vite të tëra, me trysninë oqeanike të pushtetit për të depersonalizuar njerëzit, me qëndresën e karaktereve që shkuan deri në flijim skajor, në dhjetë vite burg për të mos i u nënështruar së keqes të njëjtësuar me rroben e sigurimsave që medaljet e tyre të trimërisë i kishin të shënuara në dosjet e fëlliqësisë së tyre, duke “rekrutuar” njerëz të dobët, për t’i kthyer në varrmihës të shokëve të tyre. Ky ishte morali i asaj kaste kriminale që ende vazhdon të nderohet, t’i njihen “meritat”, të vazhdojnë të qeverisin Shqipërinë nëpërmjet bijve të tyre moralë e biologjikë. Ndërsa Qemalit, e jo vetëm atij, shteti mbas komunist i mbajti paratë e dëmshpërblimit të viteve të burgut, sepse dhjetë vite më parë, qeveria Meksi u kishte njohur të drejtën e një farë ndihme që jepej për banesat, mbasi ata vinin nga kasollet që nuk kishin më asnjë vlerë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë privatizoi me çmime simbolike apartamentet që u kishte dhënë shteti. Ato para që u ishin dhënë për të kompensuar në një farë mase strehimin i u mbajtën nga llogaria e dëmshpërblimit të viteve të burgut, në kundërshtim me të gjithë ligjet juridike që nuk pranojnë si të ligjëshëm retroaktivitetin e një ligji kur ai shkon në dëm të qytetarit. Kjo ishte demokracia zhgënjyese që vazhdon t’i quajë ish të përndjekurit si qytetarë të dorës së dytë, mbasi nuk mund t’i përcaktojë më me devizën enveriane të “armiqve të kllasës”.

Por Qemali, ashtu sikurse edhe shumë shokë të tij, nuk i u nënështrua kurrë, gjatë gjithë jetës së Tij, trysnisë së shtetit komunist dhe as përfaqësuesve të tij. Ai mbeti një shpirt i lirë e i pastër si bora e bardhë e Korabit të vendit të lindjes. Në vitet e gjata të burgut të dytë në kampin e Spaçit, ku u takuam përsëri, ai ishte si një vëlla i madh për ne të tjerët që ishim pak më të rinj. Tek ai gjenim gjithmonë buzëqeshjen karakteristike e zemrën e hapur për të pritur çdo lloj problemi që mund të kishim ne e familjet tona. Shpirti Tij i bardhë mbartëte në gjërësinë e hapësirës së tij të gjitha dertet tona edhe se kishte të mjaftueshme problemin e familjes që kishte lënë në mëshirë të fatit e në kujdesin e bashkëshortes së tij fisnike. Solidariteti me bashkëvuajtësit ishte njëri nga tiparet më të bukura të shpirtit të Tij. Ndanim së bashku atë pak ushqim që na sillnin bashkëshortet tona të mrekullueshme, heroinat e vërteta  të një epoke ogurzezë, që quhej komunizmi shqiptar. Ato i hiqnin nga goja e fëmijëve për të na sjellë diçka nga racionet e tyre të varfëra. E ne ndanim kafshatat e filxhanin e kafesë e i bënim urimet njëri tjetrit për mbarësinë e familjeve tona të raskapitura.

Qemali i ndjerë i kaloi vitet e burgut me urtësi, kurajë, durim e stoiçizëm, krenar për karakterin e Tij, por gjithmonë i thjeshtë, i dashur, gojëmbël. Karakteri i fortë tregonte një Njeri që nuk shkeli kurrë mbi parimet e Tij njerëzore dhe as mbi traditat fisnike të popullit të Tij, një Burrë me plot kuptimin e fjalës, që nuk u ndruajt kurrë  t’a shohë vehten në sy para pasqyrës së ndërgjegjes. Ajo ishte pasuria e Tij e çmuar morale e deri në çastet e fundit, kur mbylli sytë mes shoqes së jetës e familjes tashmë të madhe, ku spikasin vajzat e Tij, tani gra të realizuara në jetën profesionale e familjare në New Yorkun e Statujës së Lirisë, ai erdhi i qetë, pa brejtje ndërgjegjeje, i nderuar e i respektuar nga të gjithë ata me të cilët ndau fatin e hidhur në tokën ku lindi, por edhe vitet e qetësisë relative larg Atdheut, duke lënë deri në çastin e fundit porositë e Tij amanetësore.

Ai çast tepër i veçantë, i përjetuar në gjirin e njerëzve më të dashur  në kufirin mes jetës e mbasjetës, me qetësinë e tij hyjnore, kur njeriu pushon frymëmarrjen, lë në botën e shkuar trupin e tij e niset për të zbuluar atë “vënd nga s’na u kthye kurrë udhëtari”, ndoshta ishte shpërblimi i Perëndisë  për shpirtin e Tij të bardhë e për jetën e Tij të trazuar e të hirtë.

Ai ishte një njeri i thjeshtë, një nga ata që nuk shquhen për bëma të veçanta, për veprime të bujëshme, për vepra që shkruhen në histori. Ai qe e mbeti deri në fund një Njeri i Ndershëm. Mendoj se Vëndi i ynë ka më shumë nevojë se asnjëherë, për Njerëz të tillë e për shembullin e tyre, se sa për fyej të pispillosur që mbushin internetin e shumë sfera të jetës shqiptare.

Po e mbyll këtë kujtesë të thjeshtë për një mik të zemrës që çdo javë ngrinte zilen e telefonit e kërkonte të dinte gjëndjen time, për të shkëmbyer mes nesh gjithshka të re që përjetonim, me një shprehje të vyer të majës së piramidës së artit botëror të letërsisë, William Shakespeare-it:

Si shkon kjo botë, të jesh i ndershëm do të thotë të jesh i zgjedhur në mes të dhjetëmijë vdekësorësh

Itali, 23 shkurt 2021

NJË PROKUROR I ISH-REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI DEKOROHET NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT – Një dekoratë turpi! – Nga Frank Shkreli

Jo, jo nuk është “fake news”, është lajm i vërtetë! Lajmi më erdhi në postën time elektronike drejtë për drejtë nga Departmaneti i Shtetit pasi jam i abonuar për të marrë rregullisht të gjitha njoftimet e këtij departamenti në lidhje me Evropën.  Lajmi u përhap edhe nga agjenci lajmesh të tjera shqiptare, përfshir edhe Zërin e Amerikës, i cili njofton se Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.  Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.

 

Unë nuk dua as nuk dëshiroj që ti bashkohem diskutimeve në median shqiptare, këto ditë, në lidhje me marrëdhëniet e Z. Dvorani me politikanë të ndryshëm shqiptarë të këtyre 30-viteve tranzicion të pafund dhe siç duket të pa mbarim, ku kanë pasur gisht dhe vazhdojnë të ushtrojnë influence në këtë përzgjatje të pafund edhe Z. Dvorani me shokë të tij gjykatës, prokurorë e të tjerë – të cilët në vend që të dekorohen duhet të mbahen përgjegjës për gjëndjen e mjerueshme dhe të pa krahasueshme me asnjë vend ish-komunist të Evropës — në të cilin gjëndet sot sistemi i (mos)drejtësisë shqiptare.  Për këtë gjëndje të krijuar në Shqipëri duhet të jenë të turpëruar të gjithë, përfaqsues të drejtësisë dhe të politikës shqiptare, por edhe ndërkombtarët që vazhdojnë t’i mbeshtesin këta humbës dhe deshtakë për tre dekada tani.  Të kenë turp, pikëspari para shqiptarëve por edhe para botës – sepse sado që të krenoheni me punën tuaj deri tani – shqiptarët që prisnin shumë më shumë prej jush – kanë vendosur tanimë se kjo që kini krijuar nuk është Shqipëria post komuniste që ata dëshironin. 30-vjet më parë rinia shqiptare rrëxoi monumentin e diktatorit Enver Hoxha duke deklaruar se e donin Shqipërinë si e gjithë Evropa.  Të zhgënjyer nga mos-drejtësia dhe nga politika korruptive e këtyre 30-viteve, shqiptarët më në fund po votojnë me kembët e tyre duke u larguar masivisht nga trojet stërgjyshore për në vendet perëndimore pasi nuk dëshirojnë të jetojnë më në një atmosferë dhe frymë mos-drejtësie dhe politike enveriste, e ushtruar gjithnjë nga shumë përfaqsues të atij regjimi, 30-vjetë pas shembjes së monumentit të diktatorit Hoxha.

 

Monumenti i Hoxhës në sheshin Skenderbej mund të jetë rrëzuar 30-vjetë më parë, por, fatkeqësisht, monumente paturpësie të asaj periudhe terroriste dhe kriminale ke sot në zyrat më të larta vendimmarrëse të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë, si në asnjë vend tjetër ish-komunist.  Kjo është në situatë e pa-tolerueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe duhet të ishte e pa-tolerueshme edhe për ndërkombëtarët në Tiranë.  Por, të pakën — në minimum– nuk do duhej që përfaqsuesë të politikës dhe të dretësisë ish-staliniste/enveriste të rekomandoheshin nga ndërkombëltarët për dekorata nga ente ndërkombëtare prestigjoze siç është Departamenti Amerikan të Shtetit. Para se të çoni dolli për këtë dekoratë, mendoni pak se çfarë simboli i dërgohet popullit shqiptar me një rekomandim të tillë për një ish-prokuror të ish-regjimit.  Çfarë simboli u dërgohet të përndjekurve, ish-të burgorurve të torturuarve nga komunizmi, familjeve të atyre që vdiqen nën tortura  në burgjet komuniste, varret e të cilëve as sot nuk gjënden nga familjet e tyre që të kenë mundësit që pakën të vendosin një tufë me lule tek varri të dashurve të tyre? Çfarë simboli çon ky vendim për mbrojtjen historike të të drejtave të njeriut nga ana e Shteteve të Bashkuara. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një botë në të cilën mbrohen të drejtat e njeriut, mbështeten mbrojtësit e tyre dhe ata që kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut mbahen përgjegjës. Promovimi i respektit për të drejtat e njeriut nuk është diçka që ne mund ta bëjmë vetëm, por është arritur më së miri duke punuar me aleatët dhe partnerët tanë në të gjithë globin. Presidenti Biden është i përkushtuar në një politikë të jashtme që bashkon vlerat tona demokratike me udhëheqjen tonë diplomatike, dhe një që ka në qendër mbrojtjen e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar dje Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, duke thënë se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në qëndër të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

Unë nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër Z. Dvorani, president, kryeministër u bëftë! Në të vërtetë i uroj punë të mbarë, por shërbimi i tij si prokuror në Shkodër gjatë viteve të regjimit komunist 1988-1991, nuk besoj se është një punë me të cilën ai dhe shokët e tij të asaj periudhe mund të thonë se ishin krenarë.  A po jo!?  Pyesni shkodranët se çfarë ndodhte në qytetin e tyre verior gjatë asaj kohe dhe si trajtoheshin ata nga “drejtësia” e regjimit komunist të Ramiz Alisë — drejtësi që ushtrohej dhe që zbatohej nga Z. Dvorani me shokët e tij të shkolluar në frymën e drejtësisë marksiste-leniniste-staliniste.  Pyesni për krimet çnjerëzore të atij regjimi dhe për njerëzit që i zbatuan ligjet e asaj kohe – madje edhe në ditët e fundit të regjimit komunist 1990-1991 — krime për të cilat ende askush nuk ka marrë përgjegjësi as nuk i kujton askush.  “Krimi” për rrëzimin e monumentit të Stalinit e të tjera simbole komuniste në Shkodër, jo më shumë se dy muaj para pluralizmit në Shqipëri. Çdo gjë kishte marrë fund, por mbrojtësit e zellshëm të drejtësisë komuniste donin të jepnin mesazhin se jemi ende këtu.  Abuzuesit e të drejtave më themelore të njeriut në regjimin komunist, sot na qenkan mbrojtësit më të zellëshëm dhe luftëtarë të korrupsionit, meritues të dekoratave nga Departamentit Amerikan të Shtetit!!!???   Po kush do e çojë deri fund drejtësinë për ato krime të kohës së komunizmit? Kush më mirë se ata që i urdhëruan dhe zbatuan ato krime e që edhe sot ushtrojnë detyrën e gjykatësit, prokurorit, avokatit e tjera.  Për mua ka shumë rëndësi zbulimi dhe përgjegjësia për këto krime të komunizmit. Kjo duhej të ishte prioritet edhe për ndërkombëtarët nëqoftse vërtetë dëshirojnë ta shërojnë dhe ta çlirojnë atë shoqëri njëherë e mirë nga e kaluara e saj komuniste.  Para dy tre ditësh ishte 30-vjetori i rrëximit të përmendores së Enver Hoxhës, a patë ndonjë ndërkombëtarë të bënte ndonjë deklaratë me këtë rast, po entet zyrtare të Shqipërisë “demokratike”, “antikomuniste”, anëtare e NATO-s, e shënuan, zyrtarisht, këtë datë????

 

A po t’i harrojmë ato krime, “se ashtu ishte koha” atëherë, thonë për veten e tyre sot të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në krimet monstruoze të kryera nga ish-regjimi ndaj të pafajshëmve shqiptarë, kundërshtarë të regjimit, të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga diktatura komuniste që mbrohej dhe mbahej në këmbë nga shumë  mbështetës të atij regjimi, shumë prej të cilëve edhe sot mbajnë pozita kyçe në qeveri dhe në drejtësi, e të cilët madje kanë siguruar edhe legjitimetin due mbështetjen e pa kursyer të ndërkombëtarëve.

 

Hannah Arendt është shprehur se, “Ekziston një ndërvarësi e çuditshme midis pamendësisë dhe së keqes”.  Mua më vjen shumë keq për këtë pamendësi dhe ndërvartësi të ndërkombëtarëve me përfaqsues të keqës (the evil) e komunizmit, që fatkeqësisht, ende diktohet qartë në nivelet më të larta vendimarrëse të Shqipërisë.  “Kur e keqja lejohet të konkurrojë me të mirën, e keqja ka një tërheqje emocionale populiste që fiton nëse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë si pararojë kundër abuzimit”, ka paralajmëruar Hannah Arendt, një prej mendimtarëve më të rëndësishëm politikë të shekullit të kaluar.

 

Uroj që banaliteti i së keqës të mos arrij nivele edhe më të larta në trojet tona!

Nuk ka Majko as Tatko që e “mbyll” bashkimin kombëtar! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

-Ashtu, si nuk kanë mundur t’i “burgosin” dhe t’i ndalojnë “Shkronjat e mallkuara shqipe” të Petro Nini Luarasit, të Papa Kristo Negovanit, të Mihal Gramenos, të Çërçiz e Bajo Topullit…etj. të luftës së tyre “Ja vdekje, ja liri” për bashkim kombëtar dhe për Shqipëri.

Ndaj, siç thoshte Ismail Qemali “mos na pengoni në rrugën tonë shenjtë.-Shporru ti prift Jakov, shiko punët e kishës, se këtij vendi ka kush t’i dalë Zot. Nuk pranojmë asnjë të keqe, as të vogël e as të madhe për Shqipërinë”.

Prandaj, Pandeli Majko, -ik edhe ti, shporru vullnetarisht, jep dorëheqje nga kolltuku i ministrit të Dijasporës Shqiptare, sepse me prononcimin tuaj infantil të pamend dhe primitiv ke kërkuar të pamundurën, hiq më pak se “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar shqiptar”, ashtu sikurse aleanca sllavo-bizantine ballkanike (XVIII-XXI).

Me këtë parullë antishqiptare kundër bashkimit kombëtar, ministri Pandeli Majko ka ofenduar keq e rëndë, në mënyrën më të turpshme: historinë, luftërat e përgjakshme heroike çlirimtare kombëtare për liri, për pavarësi dhe për bashkimin kombëtar, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut deri te lufta e fundit të heroit Adem Jashari (mars 1998).

 

Diaspora jeton me idealin e lirisë, të pavarësisë dhe të bashkimit mbarëkombëtar

 

-“Mbyllja” e këtij ideali, do të ishte vazhdim i robërisë së Diasporës dhe i gjithë kombit shqiptar !

Mirëpo, meqë paska ardhur “ora mbylljes së historisë së bashkimit kombëtar” ngase sipas Majkos “i paska ka kaluar afati i përdorimit”, atëherë Pandeli Majko, duhet “ta mbyllë” edhe gjithë diasporën shqiptare, sepse kjo që nga periudha e ndritshme e Rilindësve e shkekujve (XVIII, XIX, XX, XXI) mision prioritar ka pasur luftën koherente për ndërtimin e identitetit kombëtar, të rujatjes së gjuhës shqipe, të kulturës, të çlirimit, të pavarësimit dhe të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm të përbashkët kombëtar, që quhet Shqipëria etnike e shqiptarëve, jo e grekëve, as e serbëve, as e malazezëve, as e bullgarëve, as e turqve etj.

Prandaj, edhe diaspora e sotme shqiptare jeton me këtë ideal, me këtë imperativ dhe me këtë amanet të Rilindësve dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), që vazhdimisht dhe, pakursyer asgjë prej vetes të luftojë për bashkimin kombëtar dhe territorial të tyre brenda kufijve natyrorë, historikë, etnikë dhe gjeografikë të Shqipërisë etnike. Vetëm ky ideal, kjo shpresë dhe kjo luftë e përditshme për bashkimin kombëtar e mban gjallë atdhedashurinë dhe aspirtaën patriotike të diasporës shqiptare, jo degjenerimi, plaçka, shfrytëzimi, krimi, varfëria, papunësia, korrupsioni, mafia dhe eksodi i vazhdueshëm në vendet e origjinës.

Vetëm vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore) e mohojnë bashkimin kombëtar shqiptar.

Dhe, tani, së fundi paska dalë, edhe ministri i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko, i cili, vërtet, nëse do ta “mbyllë historinë e bashkimit kombëtar”, që do të thotë dekolonizimin e tokave autoktone shqiptare, atëherë le t’u drejtohet “aleatëve” shekullorë, shovinistëve dhe “honxhobonxhove” grekomanë fashistë dhe racistë siç ishin dhespotët grekë në “misionin e shenjtë” për greqizimin e shqiptarëve dhe të tokave shqiptare në Epir dhe në jugun e Shqipërisë sotme.

 

Bashkimi kombëtar është i lidhur me nervin e ekzistencës së identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe

Prandaj, nuk mund të ketë ndonjë Pandeli Majko a “Tatko”, që mund të mbyllë, të pengojë dhe të ndalë procesin shekullor të bashkimit kombëtar shqiptar, ashtu siç nuk patën fuqi e as mend priftërinjtë shovinistë grekë, t’i ndalnin dhe t’i vrisnin “ Shkronjat dhe shkollat e mallkuara shqipe” të Mësuesit dhe të Rilindësit patriot shqiptar, Petro Nini Luarasi.

 

P. Majo të ndjekë shkollën patritoike dhe civilizuese të Çerçiz Topullit, të Petro N. Luarasit, të Pandeli Vangjelit, të Mihal Gramenos, të Pandeli Cales, jo të shovinizmit grek dhe grekoman kundër bashkimit kombëtar, sintagmë kjo, që është e barasvlershme me shkolonizimin e shqiptarëve nga kolonializmi i egër sllavo-biznatin ballkanik (1844-2021).

 

Pse Pandeliu numër 2 kundër Pandeli Vangjelit numër 1 të Ismail Qemalit?!

 

Nga na doli tani pas një shekulli (1912 -2021) ky Pandeli numër 2 “aq i fuqishëm”,”aq trim”, “aq i ditur, “aq largpamës” dhe “aq patriot” që me “fletërrufenë politiko-propagandistike” antishqiptare, të deklarojë “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar” kinse sipas “busullës politike” të tij me akrepa të ndryshkur orientues-vetëmohues i “paska skaduar afati historik”, ashtu sikurse “Shkronjave të mallkuara shqipe” të Mësuesit, të patriotit dhe të martirit Rilindës, Petro Nini Luarasi, i cili flijoi jetën, që në vend të greqishtes, të përhapej dhe të mësohej gjuha shqipe në shkolla, si dhe uratat fetare të bëheshin në gjuhën shqipe, jo në greqishte në kishat edhe në manastiret ortodokse në Shqipëri.

Mirëpo, kjo rrugë për dritë, për dituri, për emancipim , për zhvillim, për mëvetësim, për lulëzim dhe për bashkim, që filloi të përhapet në shkollat shqipe në Shqipëri, i pengoi shumë shovinistët kolonialistë grekë me në krye dhespotët e tyre racistë siç ishin :” Qirilli (1887), Gregori (1889) dhe Fillareti (1892), të cilët “shkronjat dhe shkollat shqipe i quanin të mallkuara, të cilët me agjentët e tyre grekë dhe grekomanë e helmuan Petro Nini Luarasin, më 17 gusht 1911”. Mirëpo, me gjithë këtë vrasje terroriste tinzare antinjerëzore, të cilën “dhespoti grek Joakim i Korçës e justifikoi si vdekje nga kolera”, si dhe për t’i fshehur gjurmët e këti krimi makabër, rrenci dhe mashtruesi i popullit shqiptar dhe i Zotit, “Jakimi grek tentoi që trupin e Petro N. Luarasit ta digjte në gëlqere”. Këtë vepër famëkeqe monstrupze fashiste e bëri Joakimi me priftërinjtë dhe me agjentët e tij grekë, mirëpo, as ky e as kisha greke fashiste nuk arritën t’i vrisnin “Shkronjat dhe shkollat e mallkuara shqipe”, siç i shpifnin ata përpara popullit dhe në sy të botës së qytetëruar.

Prandaj, as Pandeli Majko nuk do të ketë asnjë shans minimal, që të “burgosë” dhe të “mbyllë” historinë, as idealin, as rrugën e as veprën patriotike vetëflijuese të shqiptarëve për bashkimin kombëtar as brenda e as në diasporë. Atë që e paska deklaruar nga frika e organizimit të një REFERENDUMI për bashkimin kombëtar, le t’ia varë “maces në bisht”, sepse me atëfarë “mbyllje historike” mund t’i argëtojë dhe t’i gëzojë vetëm armiqtë grekë, serbë, malazezë dhe sllavomaqedonë, Jo asnjë shqiptar, as brenda Shqipërisë Etnike e as në Diajasporën Shqiptare, sepse me nder me thanë, kërkoj ndjesë nga lexuesi për këtë shprehje banale: shqiptarët nuk pjerdhin për një propagandë të tillë shpifëse dhe dezinformuese antishqiptare, që mohon dhe konteston bashkimin kombëtar. Thjesht, shkurt e shqip, atyre, që nuk u pëlqen bashkimi kombëtar shqiptar, mund të kërkojnë të bashkohen me grekë, me rusë, me bullgarë, me serbë, me malazezë …etj., ajo çështje krejtësisht private e tyre, jo e kombit shqiptar si kolektivitet.

 

Patriotizmi i rremë i Majkos

 

Majko në shumë intervista e panele të tij ka deklaruar se gjoja, “ka luftuar shumë për Kosovën”. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ende nuk dihet se në cilën betejë ka luftuar qoftë në Koshare, në Pashtrik, në Prekaz, në Llap, në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin, në Gollak etj. Gjithashtu, deri më sot, nuk ekziston asnjë dokument valid, që do të dëshmonte numrin e tankeve të brigadave dhe të divizioneve të Ushtrisë Shqiptare, që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe mbrojtëse të Kosovës (1989-1999). Asnjë ! Përveç disa të rinjve dhe ushtarakëve vullnetarë patriotë shqiptarë, të cilët regjimi i Sali Berishës, i Fatos Nanons dhe i Pandeli Majkos, i patën demobilizuar dhe hedhur në rrugë si “tepricë teknologjike”, duke i lënë pa punë dhe pa kafshatën gojës për të mbijetuar. Mirëpo, këta nuk u thyen, nuk tradhtuan, as nuk hezituan, as nuk u arratisën dikund në Greqi apo në shtetet e Evropës për një copë bukë për t’i siguruar familjet e tyre, por iu bashkuan UÇK-së në luftën për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës. Të gjithë këta trima qoftë heronj të rënë a të gjallë, Kosova nuk do t’i harrojë kurrë, as sot e as nesër.

 

Pandeli Majko nuk njeh as histori, as Kushtetutë e as Platformë Kombëtare shqiptare, që favorizojnë dhe justifikojnë të drejtën dhe kërkesën për bashkimin kombëtar shqiptar !

 

Me gjithë paternalizmin e tij të rremë se gjoja “ ka investuar, dhe i dhemb shumë për Kosovën”, Pandeli Majko, nuk është ajo “fuqi politike” ballkanike, që do të mund ta pengonte ose ta përshpejtonte procesin e bashkimit të shenjtë kombëtar shqiptar. Ndaj, parapëlqehet që, Majko së bashku me të gjithë majkot e “tatkot” e tjerë, të cilët deri tani janë deklaruar kundër bashkimit kombëtar qoftë brenda a jashtë Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, të mos zhvillojnë propagandë frikësuese dhe panik të panevojshëm në opinionin publik; të mos provokojnë, të mos gënjejn֝ë, të mos shpifin dhe, të mos manipulojnë popullin shqiptar, se gjoja sipas “syzeve” të tyre të “diellit” “paska perënduar” bashkimi kombëtar. Ky është idiotizëm në “kub”, që mund ta bëjë një lider politik shqipfolës siç është Pandeli Majko.

 

Prandaj, vëllezër dhe motra shqiptare, mos u frikësoni nga bashkimi kombëtar, por nga robëria koloniale shekullore, nga varfëria, nga plaçka, nga hajnia, nga përbuzja, nga shfrytëzimi dhe nga papunësia, që e kanë shkaktuar “majkot” dhe “tatkotë”, thënçin “demokratë” dhe “humanist”, të cilët qe 30 vjet po e kullosin djersësn e popullit dhe pasurinë e tij dhe të Shqipërisë. Ndërkaq, mbi “1 milion” shqiptarë ka ikur në emigrim, kanë braktisur Shqipërinë (1990-2021).

 

Populli nuk duhet të frikëshet nga propaganda agjenturore antibashkim e Pandeli Majkos, ngase ai nuk është i një formati politik të Albin Kurtit, që mund të ndikojë në “hapjen” ose në “mbylljen” e historisë bashkimit kombëtar.

Këtë duhet ta ketë kuptuar Pandeli Pajko, pavarësisht nga aftësia e radiusit politik të tij, i cili qe 30 vjet sillet si “rrota e mullirit pa ujë”, duke pritur integrimin në BE. Mirëpo, me atë dituri dhe largpamësi utopike, nuk ka për të hyrë në BE, sepse BE-ja nuk pranon shtete me probleme të pazgjidhura ndërterritoriale siç është Shqipëria, e cila që nga viti 1878 ka konteste territoriale me vendet fqinje, siç janë Greqia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

 

Pandeli Majko, veç mohimit të së drejtës hitorike të kombit shqiptar ka shpërfillur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë(1998) dhe Platformën për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

 

Duke qenë se sipas Majkos, “qenka plakur” ideja për bashkimin kombëtar, gjoja se “i përket shekullit të kaluar”, atëherë, pse kjo ide figuron në preambulën e Kushtetutës së re moderne të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)

Gjithashtu, ministri i Diasporës Shqiptare Pandeli Majko nuk e di, sepse nuk e ka lexuar fare as “Platformën për Zgjitdhjen e Çsështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet :”…, aspirata e gjithë shqiptarëve është ashtu (domethënë se, edhe sot në shekullin XXI, fillimi i dekadës së tretë, viti 2021, është tejet aktuale, e qëndrueshme, e pranushme, e domosdoshme, dhe në frymën e integrimeve demokratike, civilizuese dhe paqësore evropiane – M.H.) siç e kanë përcaktuar që në shekullin e kaluar (XIX- M.H.) rilindësit tanë – BASHKIMI i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Deri sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve.Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhen e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje e pazgjidhur (Domethënë, ende, edhe sot është çështje, që pret për zgjidhje, nuk i ka skaduar afati sipas Pandeli Majkos- M.H.)”. Shih: “Platformë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.50.

Sa më lart, deklarata e Pandeli Majkos, që të “mbyllet historia e bashkimit kombëtar, sepse i përket shekullit të kaluar”, është shpifje, dezinformim, mashtrim dhe manipulim i historisë kombëtare shqiptare, ndaj si e tillë, nevojitet të hedhet në koshin e plehërave të politikës dhe të propagandës ditore, që thërret kundër idesë së organizimit të REFERENDUMIT për bashkimin kombëtar shqiptar.

Përpara Kosovës janë ditët më të errëta në luftën kundër mafies – Nga Aurel Dasareti*

 

Raca shqiptare është shpërndarë në të gjitha anët e botës, si kashtën që e merr era. Unë me miqtë e mi (ushtarakë) të lindur nga prindër shqiptarë jashtë vendit, dhe jetojmë e veprojmë në Amerikë, Australi dhe Kanada dëshirojmë t’i përgëzojmë të gjithë bashkëkombësit për një fushatë elektorale fantastike, dhe një rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.

***

Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme. Serbia pushtuese që në vitet 1998-99 kreu gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve të Kosovës, akoma kërkon diçka. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Mbrojtja më e mirë kundër sulmeve të ardhshme pushtuese-terroriste është: Një unitet i forcuar dhe një besim i forcuar midis grupeve të ndryshme të njerëzve në Kosovë, dhe një mobilizim i gjerë popullor gjithë-shqiptarë në mbështetje të demokracisë.

Politika shqiptare në përgjithësi, sot ka të bëjë me cirkun ose me një qendër psikiatrike. Në vend që të debatojmë për problemet më të rëndësishme që karakterizojnë shoqërinë, ne kemi një bisedë të lodhshme dhe grindje idiote të zbrazët, pse jo edhe rrahje.

***

Këshilla më e mirë vjen nga njerëzit që nuk japin këshilla, megjithatë sot po bëjë një përjashtim, sepse unë vet kurrë nuk përfitoj më prej tyre.

Rregulli kryesor është se njeriu duhet të përgjigjet nëse dikush kërkon këshillë. Nëse jo, hesht. Por pasi në këtë rast faktikisht nuk bëhet fjalë për Kryeministrin e ri, Albinin, por atë që ai përfaqëson: fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, do të vij me një këshillë, për të cilën në një mënyrë apo në një tjetër kam fituar përvojë në shkollën e jetës.

Para disa vitesh Albinit ia kam drejtuar një letër kritike që të mos përzihet shumë në çështje fetare islamike e as të bëhet luftëtar i së majtës ose djathtës, por i shqiptarisë. Dhe, tani Dardania antike alternativë tjetër nuk ka përveç tij, dhe ai patjetër të ketë një udhërrëfyes (këshilltar) politik (nacionalist në aspektin pozitiv) të shkolluar jashtë trojeve. Politik-bërës i nivelit të duhur nuk mund të jetë askush vetëm duke lexuar libra, pa përvojë jetese në vendet më të zhvilluara perëndimore.

***

Detyra e Shërbimit të Jashtëm i dy shteteve shqiptare është të mbrojë dhe promovojë interesat e përgjithshme të Shqipërisë-Kosovës jashtë vendit dhe t’u sigurojë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit të imponuar këshilla, ndihmë dhe mbrojtje nga autoritetet e huaja, personat dhe institucionet. Pra, të mbrojë edhe të drejtat dhe interesat e shqiptarëve autokton të trojeve të pushtuara në FYROM, Kosovë Lindore, Mali të Zi, Çamëri, sepse përjetojnë diskriminim shkatërrues, shtypje të tmerrshme raciste.

Normalisht, Ministri i Punëve të Jashtme ka një gradë përpara ministrave të tjerë, dhe nënshkruan të gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja që pastaj nënshkruhen dhe miratohen nga Presidenti e Kuvendi, prandaj përveç cilësisë morale dhe dashurisë së pathyer për çështjen kombëtare, duhet të plotësoj kushtet elementare: doktoruar në lëndët përkatëse (mundësisht jashtë vendit), zotëron shkëlqyeshëm gjuhën anglishte…

Këshilltar politik është emri i një vendi pune (person i kualifikuar për çështje-lami të ndryshme) që në shumicën e rasteve tregon rolin e një punonjësi të afërt dhe të besuar për politikanët kryesorë. Pothuajse pa përjashtim, këshilltari i përket të njëjtës palë me atë që këshillohet.

Qeveria (Kryeministri) duhet të punësojë një këshilltar politik në një pozicion të përhershëm. Duhet të kërkojnë një person me njohuri të shkëlqyera dhe përkushtim ndaj çështjeve shoqërore dhe politikës, i cili do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes për vlerat dhe pozicionet kombëtare në politikën shqiptare të Dardanisë (Kosovës).

Duhet të kërkojnë për të punësuar konsulentë i cili (e cila) ka aftësinë për të punuar shpejt dhe me efikasitet në mënyrë të pavarur, me theks në vlerësimin dhe aftësitë e prezantimit me gojë dhe me shkrim. Këshilltari i kryeministrit është  thelbësor në punën me zhvillimin e politikave dhe duhet të ketë një vullnet dhe aftësi për të menduar në mënyrë të re. Këshilltarët e kryeministrit punojnë me një gamë të gjerë të çështjeve politike, dhe fushat e përgjegjësisë do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Është një avantazh të kesh njohuri të mira në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme: politika e jashtme, politika e brendshme, sociale mjedisore, politika kulturore…

Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au


Send this to a friend