VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Perse kujtoni se do te shkruaj sot? Per ty, Tane ! Nga Natasha Pustina

By | December 28, 2019
blank

Komentet

blank

Më 13 tetor 1925 lindi ish kryeministrja britanike Margaret Thatcher

Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 tetor 1925, Lincolnshire – 8 prill 2013, Londër), ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 deri më 1990 dhe drejtuesja e Partisë Konservatore. Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë.[2] Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.

Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.

Pas vajtjes në “10 Downing Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sectorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.

Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.

Jeta e herëshme dhe arsimimi

Margaret Thatcher u lind Hilda Roberts në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925. Babai i saj ishte Alfred Roberts, me origjinë nga Northamptonshire, dhe nëna e saj ishte Beatrice Ethel (Stephenson) nga Lincolnshire. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Grantham, ku i ati i saj kishte në pronësi dy dyqane ushqimore. Ajo dhe motra e saj Muriel (1921-2004) u rritën në banesën sipër dyqanit më të madh, ndodhej në North Parade në afërsi të linjës hekurudhore.

Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe në kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe si predikues lokal. Ai e edukoi vajzën e tij si një metodiste Weslejane duke frekuentuar Kishën Metodiste të Rrugës Finkin. Roberts ishte kryetari i Bashkisë së Grantham-it në 1945-46 dhe humbi pozitën e tij si anëtar i këshillit bashkiak në vitin 1952, pasi Partia Laburiste fitoi shumicën e saj të parë në Këshillin e Grantham-it në vitin 1950. Nëna e Thatcher-it ishte rrobaqepëse fustanesh. Thatcher ishte shumë e lidhur me të atin dhe bisedonte shpesh me të.Që në rininë e saj të hershme, Margaret u njoh me politikën konservatore nëpërmjet të atit.

Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit për Kimi. Ishte studente e Doroti Hodkin, një shkencëtare që kishte fituar çmimin Nobel. Duke ndjekur pasionin e saj për politikën, Margaret u bë presidente e Shoqatës Konservatore të universitetit. Gjatë kësaj kohe ajo lexoi vepra si The Road to Serfdom nga ekonomisti dhe filozofi Friedrich von Hayek, që dënonin ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi dhe rritjen e fuqisë së shtetit.

Në 1947 u diplomua në kimi dhe nisi punën si kërkuese në këtë fushë.

Ajo hyri në parlament në vitin 1959, ndërsa në vitin 1970 u emërua Sekretare për Edukimin.

Karriera politike

 

Dy vjet pas diplomimit, Theçer i hyri zyrtarisht politikës. Në vitin 1950, ajo kandidoi për deputete e parlamentit të Dertfordit. Pavarësisht se fitoi respektin e partisë që përfaqësonte, ajo nuk fitoi atë vit, madje as një vit më pas. Dy muaj pas humbjes së dytë, ajo u martua me Denis Theçer.

Në vitin 1952, Margaret la politikën për t’iu përkushtuar studimit të ligjeve. Një vit më pas ajo mori një diplomë në drejtësi, por nuk mund të rrinte larg politikës. Ndërsa kishte sjellë në jetë binjakët, ajo fitoi një vend në Dhomën e Ulët.

Në vitin 1970, Thaçer u emërua Sekretare për Edukimin dhe Shkencën. Ajo pati kontradikta me kryeministrin Eduard Heath. Në vitin 1973, gjatë një interviste në televizion, Margaret tha një frazë që shumë shpejt do të rezultonte e gabuar. “Nuk mendoj se mund të shoh një kryeministre femër gjatë jetës time”.

Por partia e saj u bë forca kryesore një vit më pas, duke i dhënë asaj postin e lideres së saj. Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe konflikteve brenda klasës politike, Margaret e çoi partinë e saj drejt fitores, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të qeverisë.

blank

HOMAZH- I PAHARRUAR QOFTË KUJTIMI I MËSUES GJERGJ FRANIT! – Nga Fran Gjoka

Nuk e besonim që do të vinte kaq shpejt ky moment, kur emri i mikut tonë, kolegut, mësuesit të nderuar dhe pasionant, krijuesit e hulumtuesit, Gjergj Frani t’i vihej emri në kronikën e zezë të ndarjes nga jeta në një moshë kur potenciali kulturor dhe intelektual i tij ishte në një stad të pjekur dhe mjaft aktiv dhe prodhues. U nda nga jeta, më 23 shtator 2021, në spitalin rajonal të Lezhës, pas disa kohësh i rënduar nga transplanti i veshkave, kuruar dhe operuar në Itali prej shumë vitesh.

Gjergj Frani ishte mësues i nderuar. Ai u lind në Fishtë të rrethit të Lezhës në vitin 1949. Arsimin bazë e mori në fshatin e tij të lindjes. Përfundoi studimet për mësuesi në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër dhe prej andej mësues i klasave të para dhe të katërta të shkollës 8 vjeçare në Fishtë dhe më vonë në Blinisht të Lezhës. Ka dhënë mësim në ciklin e ulët, duke siguruar çdo vit tregues të lartë dhe real të njohurive të nxënësve. Gjergj Frani radhitej në plejadën e mësuesve më me zë, që dhanë kontribut të veçantë të kësaj hallke bazë dhe shumë të rëndësishme të arsimit parauniversitar. Mësues Gjergji punoi me pasion të veçantë, kishte vullnet të çuditshëm, një ego të dallueshme dhe për t’u patur zili në kuptimin më të mirë të fjalës. Për 10 vjet me radhë drejtoi me profesionalizëm komisionin e lëndës, të cilët shërbenin si bërthama shkencore e katedra të vogla për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve. Gjergji, duke qenë me formim të plotë shkencor dhe profesional dhe me pretendime të larta për vete dhe punën, ka arritur që për 30 vjet me radhë s’pati kurrë nxënës mbetës, ndaj në çdo fillimviti mësimor kishte shumë kërkesa nga prindërit për t’i mësuar fëmijët e tyre mësues Gjergji. Nxënësit e tij dalloheshin për ruajtje të cilësisë mësimore, të përvetësimit të dijeve në ciklin e lartë të arsimit bazë dhe më tej. Gjithë jetën e tij 45 vjeçare në arsim është paraqitur si njeri me karakter të fortë, figurë të lartë morale në mësuesi, studiues dhe hulumtues i shkëlqyer, modest e shumë punëtor. Gjatë jetës së tij në punë e karakterizoi thjeshtësia dhe elokuenca e tij në të folur, njohuritë e thella që kishte jo vetëm në fushën e pedagogjisë e psikologjisë fëminore, por edhe në atë të letërsisë dhe të historisë, të problemeve shoqërore të kohës. Edhe pse kishte dalë në pension, erudicioni i tij bazë ishte libri, që nuk e shqiste kurrë nga duart. Në biseda me të, ai sillte fakte të panumërta dhe shembuj të shumtë të përpjekjeve të tij dhe të kolegëve për shkollën dhe edukimin e brezave në vite si dhe pengesat që sillte koha. Vetëm kur dëgjoje rrëfimet e këtij mësuesi të respektuar për fshatin Fishtë dhe fshatrat përrreth, ku punoi e jetoi dhe që gjithë jetën ja kushtoi shkollës dhe edukimit të fëmijëve të vijnë në kujtesë se me ç’vështirësi janë përballur edukatorët e atyre viteve dhe ç’peripeci kanë kaluar ata gjatë sistemit totalitar të asaj kohe.

Më vonë Gjergji punoi mësues në Blinisht dhe në shkollën 9 vjeçare Troshan, që mban emrin e mirënjohur të At Gjergj Fishtës dhe që mbetet një ndër shkollat më të konsoliduara dhe me rezultate të larta ndër vite. Edhe në këtë shkollë, Gjergji, si përherë, i kushtoi vëmendje dhe vlerësoi punën për qëmtimin e përvojës së përparuar dhe përgjithësimin e saj përmes trajnimeve të mësuesve të ciklit të ulët. Gjithnjë lexonte e shkruante, mbante shënime dhe sa herë që i nevojiteshin dhe i vinte rasti, i shfrytëzonte për përgatitje kumtesash në veprimtari të ndryshme pedagogjike shkencore. Si intelektual dhe si pinjoll i Fishtës dhe kontribues në fushën e dijes, ka punuar plot përkushtim gjatë gjithë viteve të tranzicionit për organizimin dhe drejtimin e veprimtarive të shumta kushtuar At Gjergj Fishtës në vendlindjen e tij tashmë të njohur. Ka botuar shumë shkrime në shtypin pedagogjik të kohës dhe atë të pavarur. Është me interes punimi i historikut të arsimit të fshatit Fishtë, duke trajtuar me vërtetësi historike ish nxënësit e Fishtës, të ilustruara me fotografi të kohës dhe aktiviteti studimor i Gjergj Franit vazhdon më tej, duke krijuar 900 poezi satirike e humoristike, pa llogaritur dhe 9000 aforizma dhe sarkazma të mbledhura me shumë pasion.

 

Kontribut të padiskutueshëm ka Gjergji në botimin e poemës kushtuar patriotit, atdhetarit, poetit e këngëtarit, satiristit e përrallëtarit, At Gjergj Fishta, vepër me vlera kombëtare, por që regjimi, për arsye që dihet, e kishte lënë Fishten e madh në harresë.

 

blank

 

Kur merr në dorë punën krijuese të këtij mësuesi dhe shikon veprimtarinë e tij të dendur, lind natyrshëm pyetja se si u formua sistemi i punës të këtij hulumtuesi të shquar, që dha një rezultat kaq të madh në fusha të ndryshme të krijimeve artistike, etnografike, gjuhësore.

 

Ne jemi përpjekur që t’i japim përgjigje kësaj pyetje. Po të shprehemi përmbledhtas, del se sistemi i punës krijuese të Gjergj Franit lindi dhe u zhvillua në truallin ku lindi dhe hodhi shtat i madhi At Gjergj Fishta dhe aty e gjeti frymëzimin e tij mësuesi dhe krijuesi i talentuar. Ai, në sistemin e punës së tij mësimore edukative e ruajti me kujdes të madh raportin talent-punë, sepse udhëhiqej nga parimi se çdo gjë varet nga puna që bën njeriu. Tek Gjegj Frani, talenti në mësuesi dhe në krijimtari artistike, i shoqëruar me punë të dendur, dha rezultate që flasin për vlerat e sistemit 40 vjeçar të punës së tij. Edhe pse s’u ndie mirë nga ana shëndetësore, përsëri në natyrën dhe psikologjinë e tij dëshironte të bënte çdo ditë diçka të frytshme. Kam kënaqësi kur thoshte se dhe pse kam dalë në pension, ndjehem përsëri mësues, sepse më nderojnë dhe më respektojnë kudo ish nxënësit, kolegët me të cilët punova, një komunitet prindërish që admirojnë rezultate të shkëlqyera që pati me nxënësit vite me radhë. Duke biseduar me këtë mësues pasionant, të dukej se dëgjoje zëra brezash në vite tek rrefejnë se mësues Gjergji ka bërë ç‘është e mundur të kryejë më së miri detyrën e mësuesit dhe edukatorit të vërtetë. Dhe me të vërtëtë ka ditur të futet në botën e brendshme të fëmijëve, t’i mbajë ata afër e me dashuri njerëzore dhe të ecin bashkërisht në udhën e vështirë të dijes, duke ndihmuar të kuptojnë të fshehtat e shkencës dhe të jetës, duke zgjuar tek ata energjitë e tyre të brendshme dhe duke i drejtuar në fushat e begata të paqes, qytetësisë, mirësisë, dashurisë dhe humanizmit. Shërbeu pa kursyer asgjë nga vetja, duke dhënë nga shpirti i tij i madh e bujar gjithçka për fëmijët, rrezatoi kulturë dhe me plot pasion për 40 vjet me radhë u dha dije e kulturë brezave. Lezhjanët dhe fshatrat përrreth tij ruajnë respekt të veçantë për Gjergjin jo vetëm si edukator dhe krijues, por edhe si njeri i paqes, që me natyrën e tij të qeshur e tejet njerëzore luante në mënyrë përfekte rolin e mediatorit kur konfliktoheshin fëmijët. Edhe kur ndjente lodhje nga ngarkesa e ditës dhe vitet e punës, ai shfaqej në mësim i qeshur dhe kompetent në mësimdhënie, nuk dinte kurrë të ofendonte njeri, nuk krijoi asnjëherë probleme me kolegët e tij të punës dhe stafin drejtues.Ndërsa shkruan këto rradhë, për këtë mësues të nderuar më vjen keq për harresën e organeve të pushtetit vendor. Kurrë s’ka punuar për lavdi në mësuesi, ndonëse lavdinë e fitoi me punë e sakrificë, emrin e mirë që la kudo, e meriton plotësisht pas vdekjes që t’i jepet, nga organet kompetente, edhe një titull tjetër nderi. Për njrëz të tillë të ditur, të emancipuar, tolerantë në sherbim të brezave për 40-vjet me rradhë, që mbajti titullin e lartë dhe të denjë Njeri si Gjergj Frani, sa shumë ka nevojë shoqeria e sotme shqiptare. Kuptohet, që është e vështirë që brenda një shkrimi të sjellësh në mënyrë të plotë para lexuesve figuren dhe vepren e gjërë e të gjithëanshme të një përsonaliteti të tillë si Gjergj Frani. Do të duhet që figura e mësuesit të talentuar të një modeli të cilësisë dhe dashurisë njërëzore të ndricohet më në thellësi si shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij, por edhe si një ndihmesë në shërbim të brezave të rinj të mësuesisë dhe historisë së arsimit tonë kombëtar. Pavarësisht problemeve të shumta shëndetësore, ai përpiqej përsëri të jetojë jetën në mënyrën e tij, për të cilën u ishte mirënjohës mjekëve që e kanë trajtuar dhe operuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithmonë ishte nën kujdesin e familjarëve të tij të nderuar, nga bashkëshortja Luçe, e cila nuk ju shkëput asnjë moment nga shoqërimi dhe kujdesi, duke mos vënë gjumë në sy e duke i qëndruar gjithmonë e në çdo çast ngjitur me dashurinë dhe kujdesin e saj. Djali i tij Fabiani dhe 2 vajzat Blerina dhe Arta, që me lotë në sy presin e përcjellin miq, shokë, kolegë e ish nxënës të babait të tyre të Nderuar, Gjergj Franit. Kujdes të vazhdueshëm dhe shumë cilësor treguan dhe bashkëshortja e djalit, Arta, një grua e vëmendshme, që e deshi deri në frymën e tij të fundit si babain e saj. E kështu do t’i rreshtonim me radhë që nga vëllezërit, kunatat, nipat e mbesat që i qëndruan pranë për të bërë gjithçka që ai të jetonte. Por jeta ka sfidat e saja dhe erdhi kjo ditë e dhimbshme për të gjithë.

I paharruar qoftë kujtimi i Gjergj Franit!

blank

Më 10 tetor 1991 lindi futbollistit i shquar Xherdan Shaqiri, lojtar i përfaqësueses zvicerane

Vendi i lindjes Gjilan, Kosovë
Gjatësia 1,69 m (5 ft 612 in)[2]
Pozicioni Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Liverpool
Numri 23
Karriera në rini
1999–2001 SV Augst
2001–2009 FC Basel
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2007–2009 FC Basel II 19 (8)
2009–2012 FC Basel 92 (18)
2012–2015 Bayern München 52 (11)
2015 Internazionale 15 (1)
2015–2018 Stoke City 84 (15)
2018– Liverpool 30 (7)
Ekipi kombëtar
2007–2008 Zvicra U17 10 (0)
2008–2009 Zvicra U18 5 (0)
2009 Zvicra U19 5 (3)
2009–2011 Zvicra U21 7 (1)
2010– Zvicra 82 (22)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 16 dhjetor 2018.† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 22 tetor 2018

 

Xherdan Shaqiri (lindur më 10 tetor 1991), është futbollist profesionist i cili luan si mesfushor për klubin francez Lyon dhe kombëtaren zvicerane.

Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009.[3] Pasi fitoi tre kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München.[4] Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve,[5] në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €,[6] dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City.[7] Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.[8]

Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50të të kompeticionit.[9] Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turnamentit.

Jeta e hershme

Shaqiri ka lindur në Gjilan të Kosoves nga prindër shqiptarë nga Kosova.[10][11] Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij.[12] Ata u vendosën në Augst, një qytet i vogël në kontin Basel-Country, afër kufinjëve francez dhe gjerman.[13]

Babai i tij nuk fliste dot gjermanishten zvicerane, kështu që ai filloi të lante pjata në një restorant, para se të punonte si ndërtues rrugësh. Mamaja e tij punonte si pastruese në zyra ndërtesash në qytet, duke u ndihmuar nga Xherdani dhe vëllezërit e tij. Babai i tij dërgonte para në Kosovë sa të kishte mundësi, gjë që do të thoshte se Xherdani dhe famijla e tij nuk kishin para shtesë për të shpenzuar, përveç në rastet e ditëlindjeve.[14] Ai adhuronte sulmuesin brazilian Ronaldo, duke thënë se loja e tij ishte si “magji”.[14]

Karriera me klube

FC Basel

Shaqiri ka luajtur për të rinjtë e SV Augstit dhe FC Baselit. Gjatë kohës që luante me të rinjtë e FC Baselit, ai konkuroi në Kupën Nike nën-15 në vitin 2007 ku u emërua lojtari më i mirë i turnamentit. Pavarësisht se kishte disa klube që donin të firmosnin me të, ai vendosi të qëndrojë te Baseli, ku luajti me skuadrën e rezervave nga viti 2007 e deri në vitin 2009 në 1. Liga Zvicerane. Dy vite më vonë Shaqiri firmosi kontratën e parë si profesionist me Baselin më 2 janar 2009,[15] me kontratën e re që do ta mbante në St. Jakob-Park deri në vitin 2014.

Shaqiri bëri debutimin e tij me Baselin si zëvëndësues më 12 Korrik 2009 në ndeshjen hapëse të skuadrës në sezonin 2009–10 kundër FC St. Gallen në AFG Arena.[3] Ai shënoi golin e parë me klubin katër muaj më vonë në fitoren 4–1 në shtëpi kundër Neuchâtel Xamax më 9 nëntor 2009.[16] Në fund të sezonit 2009–10 Shaqiri fitoi dy titujt kombëtarë me Baselin, dhe një vit më vonë fitoi sërisht titullin.

Në dhjetor 2011, Shaqiri dhuroi dy assista në një ndeshje kundër Manchester United, me Baselin që fitoi 2–1.[17] Në fund të sezonit 2011–12, për herë të dytë në karrierën e tij me Baselin, ai fitoi dy titujt kombëtarë, që konsiston në fitimin e titullit të ligës,[18] dhe Kupën Zvicerane.[19]

Bayern München

Më 9 shkurt 2012, Basel njoftoi se kishte pranuar shitjen e Shaqirit tek klubi gjerman Bayern München në Bundesligë për sezonin 2012–13.[4] Shuma e transferimit ishte 11.6 milion €, me lojtarin që firmosi një kontratë katër-vjeçare që do të zgjaste deri më 30 qershor 2016; Shaqiri do të përfitonte 2 milion € në sezon.[20] Ai pati konkurencë në sezonin e tij të parë në Allianz Arena me lojtarët më jetëgjatë dhe më të përvojë të ekipit si Franck Ribéry, Arjen Robben, Toni Kroos dhe Thomas Müller.[13]

Më 10 korrik 2012, Shaqiri debutoi me Bayernin në ndeshjen miqësore ndaj ekipit tjetër bavarez SpVgg Unterhaching e cila u fitua 1–0. Debutimi i tij zyrtar erdhi më 20 gusht në një ndeshje të DFB-Pokal kundër SSV Jahn Regensburg. Ai hyri në fushë në pjesën e dytë si zëvëndësues, shënoi golin e dytë të takimit si dhe asistoi golat e Mario Mandžukić dhe Claudio Pizarros, në një fitore 4–0.[21] Ai ndihmoi Bayernin ta mbyllte grupin e tyre të Ligës së Kampioneve në krye me një gol dhe asista në fitoren 4–1 kundër BATE Borisov më 5 dhjetor, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes; Bayerni “morri hak” për humbjen që pësuan në ndeshjen e parë në Minsk.[22]

Shaqiri nuk mundi dot të shënojë një gol në Bundesligë deri në ndeshjen e fundit të vitit kalendarik 2012, duke i dhënë ekipit të tij një pikë me golin e shënuar kundër Borussia Mönchengladbach, me Bayernin që e mbylli kampionatin në vend të parë.[23][24] Më 16 prill 2013, Shaqiri shënoi një gol nga distanca në ndeshjen gjysëm-finale të DFB-Pokal ndaj VfL Wolfsburg.[25] Shaqiri fitoi për herë të parë Ligën e Kampioneve më 25 maj; Bayern mposhti në finale kundërshtarët e Borussia Dortmundit me rezultatin 2–1, me Shaqirin që ishte një zëvëndësim i papërdorur.[5] Përveç këtij suksesi, Bayerni fitoi edhe kampionatin sëbashku me kupën, duke e bërë Shaqirin një nga lojtarët që ka fituar tripletën e parë në historinë e klubit. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 me 8 gola në 39 ndeshje.[26]

Shaqiri e nisi sezonin 2013–14 me një distafë në DFL-Supercup ndaj Borussia Dortmund; mesfushori luajti si titullar për 67 minuta në humbjen 4–2 në Signal Iduna Park.[27] Më 30 gusht, ai fitoi një tjetër trofe, Superkupën e Evropës, duke ndihmuar Bayernin të mposht Çelsin; Shaqiri hyri në fushën e lojës në minutën e 6të të kohës shtesë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1–1. Ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku ai shënoi tentativën e pestë të ekipit, dhe pasi Romelu Lukaku gaboi në gjuajtjen e tij, Bayerni u kurorëzua kampion.[28][29] Në dhjetor 2013, Shaqiri fitoi edhe FIFA Kupën e Botës për klube; ai luajti dy ndeshje, përfshirë edhe 80 minuta në finale, me Bayernin që mposhti Raja Club Athletic.[30][31] Nga qershori 2014, ai u bë lojtari zviceran më i dekoruar i të gjitha kohërave në moshën 22 vjeç, duke fituar plot 22 trofe dhe 13 medalje.[13] Në sezonin 2013–14, Shaqiri luajti gjithsej vetëm 27 ndeshje në të gjitha kompedicionet, duke shënuar shtatë gola.[32]

Shaqiri luajti pak gjatë pjesës së parë të sezonin 2014–15 nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.[33][34] Kjo gjë bëri që ai të kërkonte largimin nga klubi gjatë merkatos dimërore në janar 2015.[35]

Internazionale

Më 9 janar 2015, Shaqiri u ble nga klubi italian Inter për 15 milion €; ai firmosi një kontratë deri në qershor 2019, duke lënë menjëanë interesimin e klubit anglez Stoke City.[6][36] Numri i tij i zakonshëm 23 ishte e pronë e mbrojtësit Andrea Ranocchia, duke bërë që Shaqiri të merrte fanellën me numrin 91, numëri i vitit të lindjes së tij.[37]

Shaqiri bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin më 17 janar në barazimin pa gola në Empoli, duke luajtur në 17 minutat e fundit në vend të blerjes tjetër Lukas Podolski.[38] Goli i tij i parë erdhi pesë ditë më vonë, në ndeshjen e raundit të 16-tave të Coppa Italia kundër Sampdorias, duke ndihmuar ekipin për avancojë për në raundin tjetër.[39] Shaqiri shënoi golin e tij të parë në Serie A më 15 shkurt në një ndeshje ndaj Atalanta; goli i tij, i pari i takimit me penallti, i hapi rrugën suksesit 4–1 në Bergamo.[40] Katër ditë më vonë, Shaqiri shënoi golin e parë evropian me Interin në barazimin 3–3 jashtë fushe kundër Celtic, në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të UEFA Ligës së Evropës.[41]

Ai e përfundoi gjysmën e dytë të sezonit 2014–15 me tre gola në 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet.[42]

Stoke City

Në korrik 2015, Stoke pagoi 12 milion £ për shërbimet e Shaqirit, por marrëveshja ra kur lojtari nuk pranoi të bashkohej para ditës së fundit të merkatos.[7] Transferimi u krye një muaj më vonë, me Shaqirin që ra dakord me kushtet personale dhe kreu vizitat mjekësore.[43] Interes për të pati edhe klubi tjetër anglez Everton, por ata kërkonin ta afronin vetëm në formën e huazimit, ndërkohë që Inter kërkonte vetëm formulën e shitjes.[44] Më 11 gusht, Stoke City transferoi zyrtarisht lojtarin për 12 milion £ (14.5 milion €), duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit; ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[45]
Sezoni 2015–16[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është goli më i bukur që kam parë këtë sezon. Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte, dhe ishte absolutisht madhështor.

– Garth Crooks, analist në emisionin Final Score të BBC-së, përshkroi golin e dytë të Shaqirit në ndeshjen ndaj Evertonit më 28 dhjetor 2015.[46]

Ai debutoi zyrtarisht me ekipin njëmbëdhjetë ditë më vonë në barazimin 1–1 ndaj Norwich City në Carrow Road, duke asistuar me një goditje dënimi golin me kokë të shënuar nga Mame Biram Diouf.[47] Më 28 dhjetor, Shaqiri shënoi dy golat e parë për Stoke City, një dopietë në pjesën e parë të fitoren 4–3 ndaj Evertonit. Goli i dytë i tij ishte një gjuajtje në ajër nga distanca pas një pasimi nga Bojan që mposhti portierin Tim Howard.[46][48] Goli tjetër i sezonit 2015–16 për të ishte një gjuajtje nga 18 metra kundër Newcastle United më 2 mars 2016.[49] Shaqiri luajti gjithsej 32 ndeshje në sezonin e tij të parë; Stoke City përfundoi kampionatin në vendin e nëntë.[50]
Sezoni 2016–17[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri shënoi një gol nga 20 metra kundër Middlesbrough në ndeshjen hapëse të ekipit për sezonin 2016–17.[51] Megjithatë, një dëmtim në pulpë e la atë në infermieri për gjashtë javë; ai u rikthye në dispozicion më 24 shtator në barazimin 1–1 kundër West Bromwich Albion ku ai asistoi golin e shënuar nga Joe Allen.[52] Shaqiri shënoi dy gola nga distanca kundër Hull Cityt më 22 tetor 2016, duke u bërë lojtari i parë në historinë e klubit që e arrin këtë në Premier League.[53] Ai shënoi sërisht nga distanca kundër Hull Cityt, këtë herë në ndeshjen e kthimit më 15 prill 2017, gol i cili u shpall si më i bukuri i Stoke Cityt për sezonin 2016–17.[54][55] Ai u zgjodh edhe në formacionin e javës nga Goal.com.[55] Shaqiri përfundoi sezonin e tij të dytë me klubin duke luajtur 22 ndeshje dhe shënuar katër gola, me Stoke Cityn që arriti një vend të 13të në renditje.[56]
Sezoni 2017–18[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri gati për të ekzekutuar një goditje këndi kundër Arsenalit, 10 dhjetor 2016.

Shaqiri shënoi golin e parë të sezonit 2017–18 në një ndeshje kundër Newcastle United më 16 shtator, që ishte goli i barazimit në një disfatë 2–1.[57] Më 4 nëntor, ai shënoi dhe asistoi në barazimin 2–2 si vizitor kundër Leicester City.[58] Shaqiri vazhdoi formën pozitive në kampionat, duke shënuar në humbjen kundër Crystal Palace dhe fitores kundër Swansea City.[59][60] Në shkurt 2018, Shaqiri shënoi në ndeshjet kundër Bournemouth (humbje 1–2),[61] Brighton & Hove Albion (barazim 1–1)[62] dhe Leicester City (barazim 1–1),[63] duke vendosur një rekord personal pasi kjo ishte hera e parë që ai shënonte në tre ndeshje rresht në Premier League. Një muaj më vonë, me Stoke pranë rënies nga kategoria, Shaqiri shkaktoi polemika gjatë një interviste me revistën zvicerane Schweizer Illustrierte ku ai tha se shokët e tij të ekipit kishin “pak cilësi” dhe se edhe pjesëmarrja e Ronaldinhos nuk do ta përmirësonte ekipin.[64] Pavarësisht se shihej si shpëtimtari i ekipit,[65] Shaqiri nuk mundi dot të shmangë rënien e Stoke City në EFL Championship pas disfatës 1–2 kundër Crystal Palace, me mesfushorin që shënoi golin e vetëm të ekipit të tij.[66] Shaqiri e mbylli sezonin e tretë me Stoke City duke shënuar 8 gola në 36 ndeshje në kampionat, si dhe një ndeshje në kupë dhe kupën e ligës.[67]

Liverpool

Më 13 korrik 2018, Liverpool firmosi për pesë vite me Shaqirin pasi pagoi klauzolën e tij të lirimit prej 13.5 £.[8] Atij j’u dha fanella me numrin 23.[8]

Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me klubin më 29 korrik në një ndeshje miqësore përgatitore kundër ekipit rival Manchester United, që u mbyll me fitoren 4–1, me Shaqirin i cili shënoi një gol me rrofeshatë.[68] Ndeshja e parë zyrtare për të erdhi më 12 gusht, në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër West Ham United, duke luajtur si zëvëndësues në një fitore 4–0.[69] Shaqiri luajti ndeshjen e parë sezonale si titullar më 22 shtator, në fitoren 3–0 kundër Southampton, duke marrë lëvdata për paraqitjen e tij nga BBC Sport, e cila gjithashtu e shpall edhe si lojtarin e ndeshjes.[70]

Shaqiri shënoi golin e parë për ekipin më 27 tetor, të tretin e fitores 4–1 ndaj Cardiff City.[71] Në nëntor, ai nuk u përfshi në udhëtimin në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në Serbi për të shmangur incidente të mundshme.[72]

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Shaqiri bëri debutimin e tij për Zvicrën nën-21 më 11 nëntor 2009 në fitoren 3–1 ndaj Turqisë në një kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 2011.[73] Goli i parë erdhi më 11 qershor 2011 në ndeshjen hapëse të Zvicrës në Kampionatin Evropian nën-21 2011 kundër Danimarkës.[74]

Të rriturit

Kupa e Botës 2010

Shaqiri u promovua në ekipin e të rriturve në vitin 2010, duke bërë debutimin e tij më 3 mars në një ndeshje miqësore ndaj Uruguajit që u mbyll me një humbje 1–3.[75] Ai ishte pjesë e listës që do të luante në Kupën e Botës 2010, duke marrë një ftesë surprize nga trajneri Ottmar Hitzfeld.[76] Shaqiri zhvilloi vetëm një paraqitje gjatë turnamentit, duke luajtur në 12 minutat e fundit e barazimit pa gola kundër Hondurasit në ndeshjen e tretë të Grupit H më 25 qershor.[77] Zvicra e përfundoi grupin në vendin e tretë me katër pikë, gjë që solli eliminimin.[78]

UEFA Euro 2012

Shaqiri shënoi golin e parë ndërkombëtarë më 7 shtator 2010 në ndeshjen hapëse të zvicrës në kualifikueset e UEFA Euro 2012 kundër Anglisë; ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e 71të në një humbje 1–3 në shtëpi.[79] Një vit më vonë, më 6 shtator 2011, ai shënoi tregolëshin e tij të parë në një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë kundër Bullgarisë, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje 3–1.[80][81]

Performancat e tij nuk ishin të mjaftueshme për Zvicrën për të siguruar një vend në finalet e turnamentit.[82] Shaqiri, megjithatë, ishte golashënuesi më i mirë i Grupit G me 4 gola. Zvicra gjithashtu u përpiq ta bënte pjesë e skuadrës që do të luante në Lojërat olimpike verore 2012, por Shaqiri refuzoi ofertën duke preferuar të ishte pjesë e fazës përgatitore me klubin e tij.[83]

Kupa e Botës 2014

Më 11 shtator 2012, Shaqiri nuk e këndoi himnin kombëtar zviceran në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, vendit të origjinës, në Luzernë; ai shënoi në fitoren 2–0, por refuzoi të festonte.[84] Ai gjithashtu kishte flamurin e Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës në këpucë për ndeshjen.[85]

Në qershor 2014, Shaqiri ishte pjesë e ekipit që do të luante në Kupën e Botës 2014 në Brazil.[86] Në ndeshjen hapëse të Zvicrës, Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes me ekipin që fitoi 2–1 ndaj Ekuadorit.[87] Ai u shpall lojtari i ndeshjes edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, ku Zvicra mposhti 3–1 Hondurasin, me të tre golat që erdhën nga Shaqiri, përfshirë edhe një gjuajtje me hark nga 30 metra që përfundoi në trekëndësh.[88][9] Tregolëshi i tij kualifikoi Zvicrën në raundin e 16-tave, ku u eliminuan në kohën shtesë me rezultatin 1–0 nga Argjentina.[89]

UEFA Euro 2016

Shaqiri shënoi tre herë në fushatën e suksesshme kualifikuese të ekipit për UEFA Euro 2016, me të gjithë finalizimet e tij që erdhën kundër Lituanisë.[90][91] Ai shënoi një dopietë më 14 nëntor 2014 në fitoren 4–0 në St. Gallen,[90] si dhe golin vendimtar në minutën e 84të të fitores 2–1 në ndeshjen e kthimit më 15 qershor 2015.[91] Në fazën finale të turnamentit në Francë, ai luajti titullar në të katërta ndeshjet e Zvicrës që arriti në raundin e 16-tave; në këtë raund, ai shënoi një gol mahnitës me rrofeshatë kundër Polonisë për të barazuar ndeshjen në 1–1 dhe dërguar ndeshjen në shtesë dhe më pas në gjuajtjet e penalltive, ku ai shënoi në tentativën e tij por ekipi u në fund ekipi u mposht dhe u eliminua nga polakët.[92][93]

Pas ndeshjes së parë të Zvicrës në Euro 2016, Shaqiri deklaroi se ai do të luante për Kosovën nëse trajneri do t’a bënte kapiten, si reagim ndaj vendimit të trajnerit Vladimir Petković për t’i hequr këtë status.[94] Pavarësisht një lojtar ndërkombëtar për Zvicrën, rregullat e FIFA-s e lejonin Shaqirin për të përfaqësuar Kosovën, e cila u bë pjesë e konfederatës në fillim të atij viti.[95] Megjithatë, Shaqiri vazhdoi të luante për Zvicrën edhe pas antarësimit të Kosovës në FIFA, gjë që përjashtoi çdo mundësi të lojtarit për t’u bërë pjesë e Dardanëve.[96]

Kupa e Botës 2018

 

Shaqiri ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Vladimir Petković në ekipin zviceran për Kupën e Botës 2018, duke regjistruar pjesëmarrëjen e tretë rresht.[97] Ai shënoi golin e fitores në minutat shtesë në triumfin 2–1 ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të Grupit E.[98] Ai dhe lojtari tjetër me origjinë shqiptare i ekipit Granit Xhaka, i cili më herët kishte shënuar golin e barazimit, festuan duke kryqëzuar duart, një simbol autokton i shqiptarëve që tregon Shqipërinë e madhe.[99]

Kapiteni i ekipit Stephan Lichtsteiner, i cili nuk ka origjinë shqiptare, bëri të njëjtin veprim gjatë festimit të Shaqirit, si dhe i mbrojti të dy lojtarët pas përfundimit të ndeshjes.[100][101] Shaqiri dhe Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10,000 franga zvicerane “për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e fair-play”, kurse Lichtsteiner u gjobit me 5,000.[102]

Për më tepër, ky gol, i 21ti i tij me Zvicrën, barazoi shifrën e Stéphane Chapuisat, duke hyrë në listën e dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë.[103]

Stili i lojës

Shaqiri është anësor i djathtë dhe uebfaqja zyrtare e FIFA-s e përfshkruan atë si të “paparashikueshëm me topin”, “i aftë me të dy këmbët” dhe me një “vizion të shkëlqyer.[10] Ai është përshkruar nga The Daily Telegraph si “i fuqishëm” me “një këmbë të majtë magjike”.[104] Ai ka pseudonimin “Messi alpin” dhe “xhuxhi magjik”.[105][106][104][107]

Jeta personale

Shaqiri është mysliman.[108][109] Ai u zgjodh të ishte në kopertinën e video lojës FIFA 15 në Zvicër sëbashku me yllin global Lionel Messi.[110] Shaqiri sponsorizohet nga kompania e veshjeve dhe pajisjeve sportive Nike. Ai vesh këpucët Nike Mercurial Vapor, dhe gjatë Kupës së Botës 2018, në këpucët e tij ishin të stampuara famujtë e Zvicrës dhe Kosovës.[111][112]

Statistikat e karrierës

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 16 dhjetor 2018[113][114][115][116]

Paraqitjet dhe goalt sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
FC Basel II 2007–08 Swiss 1. Liga 2 0 — — — — 2 0
2008–09 17 8 — — — — 17 8
Gjithsej 19 8 — — — — 19 8
FC Basel 2009–10 Super Liga Zvicerane 32 4 5 1 — 10[a] 2 — 47 7
2010–11 29 5 2 0 — 11[b] 2 — 42 7
2011–12 31 9 4 0 — 6[c] 0 — 41 9
Gjithsej 92 18 11 1 — 27 4 — 130 23
Bayern München 2012–13[26] Bundesliga 26 4 5 3 — 7[c] 1 1[d] 0 39 8
2013–14[32] 17 6 3 1 — 4[e] 0 3[f] 0 27 7
2014–15[42] 9 1 1 0 — 4[c] 1 1[d] 0 15 2
Gjithsej 52 11 9 4 — 15 2 5 0 81 17
Internazionale 2014–15[42] Serie A 15 1 2 1 — 3[a] 1 — 20 3
Stoke City 2015–16[50] Premier League 27 3 1 0 4 0 — — 32 3
2016–17[56] 21 4 1 0 0 0 — — 22 4
2017–18[67] 36 8 1 0 1 0 — — 38 8
Gjithsej 84 15 3 0 5 0 — — 92 15
Liverpool 2018–19 Premier League 13 5 0 0 1 0 3[c] 0 — 17 5
Gjithsej karriera 275 58 25 6 6 0 48 7 5 0 359 71

^ a b Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
^ Dhjetë paraqitje dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve, një paraqitje në UEFA Ligën e Evropës
^ a b c d Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Kampioneve
^ a b Një paraqitje në DFL-Supercup
^ Tre paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve, një paraqitje në UEFA Super Kupën 2013
^ Një paraqitje në 2013 DFL-Supercup, dy paraqitje në FIFA Kupën e Botës për Klube 2013

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri në aksion në ndeshjen e Kupës së Botës 2018 kundër Serbisë.

Redaktuar më 8 shtator 2018[117][116]

Paraqitjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Zvicra
2010 9 1
2011 8 3
2012 7 3
2013 6 1
2014 12 7
2015 9 2
2016 8 1
2017 9 2
2018 8 2
Gjithsej 76 22

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 12 shtator 2018. Rezultatet e Zvicrës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Shaqiri.[117]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Basel[113]

Super Liga Zvicerane: 2009–10, 2010–11, 2011–12
Kupa Zvicerane: 2009–10, 2011–12

Bayern München[113]

Bundesliga: 2012–13, 2013–14
DFB-Pokal: 2012–13, 2013–14
DFL-Supercup: 2012
UEFA Liga e Kampioneve: 2012–13
UEFA Super Kupa: 2013
FIFA Kupa e Botës për Klube: 2013

Liverpool[113]

Premier League: 2019–20
UEFA Liga e Kampioneve: 2018–19
UEFA Super Kupa: 2019
FIFA Kupa e Botës për Klube: 2019

Personale

Çmimi Lojtari i Artë Zviceran “SFAP Lojtari i artë”: 2012[135]
Çmimi Lojtari i Artë Zviceran “Lojtari më i mirë i ri”: 2012[136]
Golashënuesi më i mirë i DFB-Pokal: 2012–13[137]
Asistuesi më i mirë i DFB-Pokal: 2012–13[138]

blank

Më 8 tetor 1895 lindi Juan Perón, presidenti legjendar i Argjentinës

Juan Domingo Perón lindi më 8 tetor 1895 në Lobos, Argjentinë. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai hyri në shkollën ushtarake; pas së cilës, pasi mori diplomën, ai bëri një karrierë. Më 1929 ai u martua me Aurelia Tizón, e cila vdiq nëntë vjet më vonë. Në fund të viteve 1930 ai shërbeu si nxënës zyrtar në Chieti në Itali, ku ai është gjithashtu një vëzhgues ushtarak.

Pasi ndoqi Shkollën Qendrore Ushtarake të Alpinizmit në Aosta, ai u magjeps nga figura e Benito Musolini, edhe pse e konsideroi diktaturën një kalim të thjeshtë drejt socialdemokracisë. Në 1943, kur ishte kolonel, Peron luajti një rol themelor në grushtin ushtarak që Grupo de Oficiales Unidos kreu kundër qeverisë civile të Ramòn S. Castillo.

Pasi ishte nënsekretar për luftën, ai u emërua ministër i punës dhe shtetit të mirëqenies, dhe më pas u bë sekretar i luftës me ardhjen në pushtet të gjeneralit Edelmiro Juliàn Farrell.

Takimi me Evitën

Më pas Juan Domingo Perón u promovua në nënsekretar në Departamento Nacional del Trabajo. Me qëllim të mbledhjes së parave për të mbështetur rindërtimin e Argjentinës, ai organizon një festival të besuar artistëve, përfshirë Eva Duarte: është me këtë rast që të dy takohen. Brenda një kohe të shkurtër çifti vendos të vendoset së bashku.

Të dy u martuan më 2 tetor 1945: në një kohë shumë të shkurtër çifti u bë i famshëm në të gjithë botën, gjithashtu për mbështetjen e garantuar nga Eva – e quajtur Evita – për burrin e saj edhe në fushën politike dhe propagandistike.

Arrestimi i Juan Domingo Peron dhe lirimi i mëvonshëm

Ndërkohë, më 9 tetor 1945 Peron detyrohet të japë dorëheqjen nga kundërshtarët e tij, të cilët kundërshtojnë veprimin e tij në forcat e armatosura: i arrestuar, ai internohet në spitalin ushtarak në Buenos Aires. Menjëherë pas kësaj, descamisados ​​kërkojnë lirimin e tij duke u mbledhur në Plaza de Mayo: në atë moment gjeneralët që kishin vendosur arrestimin e tij janë të detyruar ta thërrasin përsëri për të qeverisur.

Peron president i Argjentinës

Më vonë ai iu përkushtua fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, të mbështetura nga Evita në një turne të njohur si El Descamisado. Në 1947 ai lindi Partinë Beqare të Revolucionit, e cila në fillim mori emrin e Partisë Peroniste.

Unë mendoj se vendet e Amerikës Latine po shkojnë drejt çlirimit të tyre. Sigurisht, ky çlirim do të jetë i gjatë dhe i vështirë, sepse prek të gjitha vendet e Amerikës së Jugut. Në fakt është e paimagjinueshme që ka një njeri të lirë në një vend skllav, as një vend të lirë në një kontinent skllav. Në Argjentinë, në dhjetë vjet ekzekutim, ne kemi jetuar të lirë në një komb sovran. Askush nuk mund të ndërhyjë në punët tona të brendshme pa na llogaritur ne. Por në dhjetë vjet sinarkia ndërkombëtare, domethënë grupi i forcave imperialiste që aktualisht dominojnë botën, na ka bërë më mirë.

Pasi u zgjodh (ai është Presidenti i 28 -të i Argjentinës), ai i delegon gruas së tij shumë detyra, për shembull që lidhen me të drejtat e punëtorëve: ajo gjithashtu themeloi Partinë Femërore Peroniste, që synonte njohjen e barazisë midis grave dhe burrave nga pikëpamja të të drejtave civile dhe të drejtave politike.

Politika sociale dhe rifillimi i vendit

Politika sociale e Peronit synon rritjen e fuqisë nga klasa punëtore: në këtë periudhë numri i punëtorëve që janë anëtarë të sindikatës rritet ndjeshëm, dhe Konfederata e Përgjithshme e Punës gjithashtu forcohet.
Industrializimi argjentinas është rritur gjithashtu, falë një plani pesëvjeçar për të mbështetur industritë e shtetëzuara. Rezervat e shumta të valutës dhe arit kontribuojnë në suksesin e qeverisë peroniste, të shënuar nga një zgjerim i tregut të brendshëm dhe një bilanc tregtar pozitiv, duke rezultuar në një rishpërndarje të konsiderueshme të pasurisë.

Vitet 1950: rënia

Prandaj, më 11 nëntor 1951, Peron ende fiton zgjedhjet presidenciale, edhe nëse Argjentina së shpejti përballet me një rënie të mprehtë, jo vetëm sepse vendi përjashtohet nga stimujt e parashikuar nga Plani Marshall, por edhe për mungesën e mbështetjes së Kisha.

Vdekja e Evitës në 1952 thekson humbjen e mbështetjes popullore. Pavarësisht se i kishte dhënë titullin Libertador de la Repùblica, Juan Domingo Perón duhet të merret me një përpjekje për grusht shteti nga një sektor i forcave të armatosura në qershor 1955, i lindur me qëllim të vrasjes së tij.

Demokracia e vërtetë është ajo në të cilën qeveria bën vullnetin e njerëzve dhe mbron vetëm një interes: atë të njerëzve.

Mërgimi

Trupat e ushtrisë, besnike ndaj presidentit, kundërshtojnë puçistët, por gjaku i qindra vdekjeve civile mbetet në rrugë. Me një vend në prag të luftës civile, Peron zgjedh të shkojë në mërgim në Paraguai: menjëherë pasi lëvizja peroniste në Argjentinë është shpallur e paligjshme, ndërsa ish -presidenti lëviz nga Amerika Latine në Evropë, duke gjetur azil politik në Spanjë nga Francisco Franco.

Këtu ai martohet me një valltare të klubit të natës, Isabel Martìnez Cartas, ndërsa në frontin politik ai mbështet – përsëri nga mërgimi i tij – peronistët e krahut të majtë që kthehen në skenë në vitet në vijim.

Vitet 70: kthimi në Argjentinë

Më 17 nëntor 1972 ai u kthye në vendlindje, duke qëndruar në Argjentinë për një muaj dhe duke përhapur një mesazh paqeje midis forcave politike. Sidoqoftë, ai u pengua të konkurrojë në zgjedhjet e përgjithshme të marsit 1973: partia e tij, në çdo rast, doli fituese me pothuajse 50% të votave.

Hektor Hosé Càmpora, kandidati i tij, jep dorëheqjen menjëherë pas marrjes së detyrës, në mënyrë që të inkurajojë konsultime të reja në të cilat vetë Peron mund të marrë pjesë. Ai fiton zgjedhjet e shtatorit 1973, duke u bërë president për herë të tretë në jetën e tij.

Tani i moshuar dhe me shëndet të dobët, ai i delegon gjithnjë e më shumë detyrat e tij politike gruas së tij: pothuajse të gjitha fuqitë vendimmarrëse përfundojnë në duart e Isabel Martínez de Perón. Më 1 korrik 1974 Juan Domingo Peron vdiq në periferi të Buenos Aires, në vilën e tij në Quinto de Olivos, nga një infarkt akut i miokardit i shkaktuar nga një sëmundje konike ishemike e zemrës me dështim të zemrës. Ai ishte 78 vjeç. Një turmë e madhe mori pjesë në funeralin e tij në Buenos Aires./Elida Buçpapaj

blank

Profesor Përparim Kabo: Mikrofoni sportiv qan sot…Iku Kosta Grillo, një ikon gazetarie sportive !

U shuajt edhe nje drite miresie njerezore,
iku nga kjo jete edhe nje ikon gazetarie sportive,
shpirti i tij i vrullshem gojtaria e shkathet,
kujtesa vibrante, zeri i emocionit
Po po…iku nga kjo bote Kosta Grillo…
Mikrofoni sportiv qan sot…
E njoha heret qe femije sepse qelloi qe Odhise Grillo i ati shkrimtari per femije dhe e ema mjekja e shquar erdhen me banim tek pallati perball shkolles Emin Duraku…
Vitet iken Kosta u rrit u maturua ndertoi personalitetin e tij…
Para disa kohesh duke lexuar nje liber me kujtime te mjekut sportiv Manush Thanasi gjeta nje episod shume pikant edhe per Kosten…
Nga sot ai niset per qiell te prinderit…qofshe i Parajses…do na mungosh mik i dashur…por zeri yt ka mbetur ne regjistrimet…atje jane kujtimet…
Dheu te qofte i lehte…
Pkabo 05 tetor 2021
blank

Më 1 tetor 1924 lindi Jimmy Carter, Presidenti i 39-të i SHBA, Nobel i Paqes

VOAL – Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe në 2002, James Earl Carter i njohur si Jimmy, presidenti i 39 -të i Shteteve të Bashkuara, lindi më 1 tetor 1924 në Plains (Gjeorgji) në një familje Baptiste me interesa në sektorin e bujqësisë.

Pas diplomimit nga Akademia Detare Annapolis (Maryland) në 1946, Carter u martua me Rosalynn Smith. Katër fëmijë kanë lindur nga martesa e tyre: John William, James Earl II, Donnel Jeffrey dhe Amy Lynn.

Pas shtatë vjetësh shërbimi si oficer detar, presidenti i ardhshëm amerikan kthehet në Plains për t’u hedhur në arenën politike, nga e cila do të nxjerrë frytet e para të konsiderueshme duke filluar nga viti 1979, duke u bërë guvernator i Gjeorgjisë. Tashmë nga ky moment Carter është një administrator i vëmendshëm dhe avangard, veçanërisht në lidhje me problemet me të cilat përballet. Një mbi të gjitha: argumenti i ekologjisë i cili në fund të viteve ’60 do të konsiderohet i jashtëzakonshëm; por ai merret edhe me barrierat racore, të cilat ai i përbuz hapur.

I forcuar nga konsensusi i marrë me beteja sado të vështira, jopopullore dhe kërkuese, ai shpalli kandidaturën e tij për presidencën në dhjetor 1974, duke filluar një fushatë elektorale dyvjeçare.

Në Konventën Demokratike ai u propozua në votimin e parë; zgjedh senatorin Walter F. Mondale si nënkryetar të tij. Më vonë ai zhvilloi një fushatë të ashpër kundër Ford, e cila u fitua shkëlqyeshëm.

Gjatë presidencës së tij, Carter punon shumë për të luftuar rritjen e vazhdueshme të inflacionit dhe rritjen e papunësisë. Fatkeqësisht, në fund të administrimit të tij, normat e interesit dhe inflacioni janë në nivele rekord dhe përpjekjet për t’i zvogëluar ato shkaktojnë një recesion të shkurtër.

Në politikën e brendshme, ai zhvillon një plan të politikës së energjisë që synon luftimin e mungesës së energjisë, bazuar në liberalizimin e çmimit të naftës bruto kombëtare për të stimuluar prodhimin.

Rritja e efikasitetit të qeverisë përmes reformës së shërbimit publik dhe liberalizimi i industrive të linjave ajrore dhe transportit. Gjithmonë e fortë në të është vëmendja ndaj problemit mjedisor.

Në politikën e jashtme, megjithatë, mbështetja e Carter për çështjen e të drejtave të njeriut merret ftohtë nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera. Në Lindjen e Mesme, përmes marrëveshjes Camp David të vitit 1978, Carter jep kontributin e tij në zgjidhjen e dallimeve midis Egjiptit dhe Izraelit. Ndërton një rrjet të dendur të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Përfundon traktatin për kufizimin e energjisë bërthamore (Salt II) me Bashkimin Sovjetik. Por ratifikimi i traktatit pezullohet pas pushtimit të Moskës në Afganistan.

Katërmbëdhjetë muajt e fundit të administratës Carter dominohen nga lajmet në lidhje me rrëmbimin e stafit të ambasadës amerikane në Iran. Pasojat e rrëmbimit dhe rritja e vazhdueshme e inflacionit kontribuan në humbjen e tij nga Ronald Reagan në 1980.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Carter u kthye në Gjeorgji ku në vitin 1982 themeloi Qendrën jofitimprurëse Carter në Atlanta për të promovuar paqen dhe të drejtat humanitare në botë.

Çmimi Nobel për Jimmy Carter u motivua nga “dekada përpjekjesh kushtuar kërkimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve ndërkombëtare, avancimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe promovimit të zhvillimit ekonomik dhe social”.

“Gjatë presidencës së tij – thuhet në deklaratën e lëshuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit – midis 1977 dhe 1981, ndërmjetësimi i Carter ishte një kontribut jetik në marrëveshjet e Camp David midis Izraelit dhe Egjiptit, në vetvete. Një arritje e mjaftueshme për t’u kualifikuar për Çmimin Nobel të Paqes. Në një kohë kur Lufta e Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit ishte ende e përhapur, Carter vendosi një theks të ri në rolin e të drejtave të njeriut në politikën ndërkombëtare “./Elida Buçpapaj

blank

Më 26 shtator 1849 lindi shkencëtari rus Ivan Pavlov, Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi

Ivan Petroviç Pavlov (Në rusisht: Ива́н Петро́вич Па́влов; 26 shtator 1849 – 27 shkurt, 1936) ishte fiziologjist dhe mjek rus, fitues i Çmimit Nobel, dhe medaljen Koplei më 1915.

Pavlov ishte gjithashtu dhe një psikolog i njohur kryesisht për punën e tij në kondicionimin klasik. Nga ditët e tij të fëmijërisë Pavlov demonstroi kureshtje intelektuale së bashku me një energji të papërshtatshme të cilën ai e quajti si “instikt për hulumtim”. I frymëzuar nga idetë progressive që D.I.Pisarev, një nga më të shquarit e kritikës ruse të letërsisë së viteve 1860, dhe I. M. Sechenov, babai I fiziologjisë ruse, ishin duke përhapur, Pavlov braktisi karrierën e tij fetare dhe ia kushtoi jetën e tij shkencës. Në vitin 1870 ai u rregjistrua në departamentin e fizikës dhe matematikës në universitetin e Shën Petersburgut për të studiuar shkencat natyrore.

Pavlov fitoi Çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi ne vitin 1904, duke u bërë laureti i parë rus Nobel. Një studim në shqyrtimin e psikologjisë së përgjithshme, e publikuar në vitin 2002, e renditi Pavlovin si psikologu i 24-të më i cituar i shekullit XX. Parimet e Pavlovit për kondicionimin klasik janë gjetur të funksionojnë në një sere terapish të sjelljes dhe në mjedise eksperimentale dhe klinike, të tilla si klasat e arsimit, madje edhe reduktimin e frikës me desensitizim sistematik.

Jetëshkrimi

Ivan Pavlov, më i madhi i 11-të fëmijëve, lindi në Ryazan të Perandorisë Ruse. Babai i tij, Peter Dmitrievich Pavlov (1823 – 1899), ishte prift ortodoks i një fshati në Rusi. Nëna e tij, Varvara Ivanovna Uspenskaya (1826 – 1890) ishte një zonjë shtëpie e përkushtuar. Që fëmijë, Pavlov vullnetarisht mori pjesë në punët e shtëpisë si larja e enëve dhe përkujdesja për motrat dhe vëllezërit e tij. Ai e donte kopshtin, të ngiste biçikletën e tij, notin, dhe të luante gorodki. Ai i kushtoi pushimet e tij të verës në këto aktivitete. Edhe pse ishte në gjendje të lexonte që në moshën 7 vjeçare, Pavlov u plagos rëndë kur ra nga një mur i lartë në një trotuar guri. Si pasojë e lëndimeve që ai kishte,[10] ai nuk filloi shkollimin formal derisa të ishte 11 vjeç.

Pavlov mori pjesë në shkollën e kishës në Ryazan para se të hynte në seminarin lokal teologjik. Në vitin 1870, megjithatë ai u largua nga seminari pa u diplomuar në mënyrë që të merrte pjesë në Universitetin e Shën Peterburgut. Pastaj u rregjistrua në departamentin e fizikës dhe matematikës dhe mori kurse të shkencës natyrore. Në vitin e tij të katërt, projekti i tij i pare kërkimor mbi fiziologjinë e nervave të pankreasit i fitoi atij një çmim prestigjioz universitar. Në vitin 1875, Pavlov përfundoi kursin e tij me një rekord të jashtëzakonshëm dhe mori shkallën e kanditatit të shkencave natyrore. I nxitur nga interesi i tij i jashtëzakonshëm në fiziologji, Pavlov vendosi të vazhdojë studimet e tij dhe vazhdoi në Akademinë Perandorake të Kirurgjisë Mjekësore. Ndërsa në Akademi, Pavlov u bë asistent i ish-mësuesit të tij, Elias von Cyon. Ai u largua nga departamenti kur de Cyon u zëvendësua nga një instructor tjetër.

Pas një kohe Pavlov mori një pozicion si asistent laboratorik i Konstandin Nikolaevich Ustinovich në departamentin fiziologjik të Institutit Veterinar. Për dy vjet, Pavlov hetoi sistemin e qarkullimit të gjakut për disertacionin e tij mjekësor. Në vitin 1878, profesori S. P. Botkin, një mjek i njohur rus, ftoi fiziologun e talentur të ri për të punuar në laboratorin fiziologjik si shef i klinikës. Në vitin 1879, Pavlov u diplomua nga Akademia Ushtarake Mjekësore me një çmim të medaljes për punën e tij kërkimore. Pas një ekzaminimi konkurrues, Pavlov fitoi një bursë në Akademinë për punë pasuniversitare. Bashkësia dhe pozita e tij si drejtor i Laboratorit Fiziologjik në klinikën Botkins i mundësuan Pavlov të vazhdojë punën e tij kërkimore. Në vitin 1883, ai paraqiti tezën e tij të doktorëve mbi temën e nervave centrifugal të zemrës dhe paraqiti idenë e nervizmit dhe parimet themelore të funksionit trafik të sistemit nervor. Përveç kësaj, bashkëpunimi i tij me klinikën Botkin prodhoi dëshmi të një modeli themelor në rregullimin e reflekseve në veprimtarinë e organeve të ciklit.

Kushtëzimi klasik sipas Pavlov

Fiziologu rus Ivan Pavlov ishte nga të parët që përpunoi teorinë e kushtëzimit klasik që në vitin 1927. Gjatë studimit që ishte duke bërë me qentë në laboratorin e tij, Pavlovi vuri re se qentë filluan të sekretojnë pështymë kur panë të afrohej drejt tyre njeriun që u sillte ushqimin. Pavlovi arsyetoi në këtë mënyrë: qentë nuk sekretuan pështymë sepse po prisnin që të hanin njeriun që u sillte ushqimin. Qentë nuk e kishin kafshuar kurrë njeriun që u sillte ushqimin dhe nuk e dinin se cfarë shije kishte, kështu që nuk kishin pse të sekretonin kur panë atë që po u afrohej. Pavlovi mendoi se qentë sekretuan pështymë sepse kishin formuar disa lidhje mes pamjes së njeriut që u sillte ushqimin dhe prezantimit. Kjo e shtyu Pavlovin që të bënte një seri investigimesh për një formë të thjeshtë të mësuarit që u quajt kushtëzimi klasik.

Jeta e tij personale

Ivan Pavlov u martua me Seraphima Vasilievna Karchevskaya më 1 maj 1881, të cilin e kishte takuar në 1878 ose 1879 kur shkoi në Shën Petersburg për të studiuar në Institutin Pedagogjik. Seraphima, e quajtur shkurt Sara, lindi në vitin 1855. Në vitet e saj të fundit ajo vuajti nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në vitin 1947.

Nëntë vjetët e para të martesës së tyre ishin të vështira dhe me probleme të shumta financiare. Megjithëse varfëria e tyre shkaktoi dëshpërim, mirëqenia materiale ishte në plan të dytë. Shtatzënia e parë e Sarës përfundoi në një abort. Në shtatzaninë e dytë, çifti mori masa paraprake dhe ajo e lindi e sigurtë fëmijën e tyre, një djalë të cilin ata e quajtën Mirchik; Sara u fut thellë në depresion pas vdekjes së papritur të Mirchik në fëmijëri.

Ivan dhe Sara kishin katër fëmijë: Vladimir, Victor, Vsevolod dhe Vera. Djali i tyre i vogël, Vsevolod, vdiq nga kanceri pankreatik në vitin 1935, vetëm një vit para babait të tij. Pavlov ishte ateist.

Karriera

Pas përfundimit të doktoraturës, Pavlov shkoi në Gjermani ku studjoi në Leipzig me Carl Ludwig dhe Eimear Kelly në laboratorët Heidenhain në Breslau.Ai qëndroi atje prej 1884 deri në 1886.Heidenhain po studionte tretjen tek qentë, duke përdorur një pjesë të jashtme të stomakut. Megjithatë, Pavlov e përsosi këtë teknikë duke kapërcyer problemin e ruajtjes së furnizimit nervor të jashtëm. Pjesa e jashtme u bë e njohur si qesja Heidenhain ose Pavlov. Në vitin 1886, Pavlov u kthye në Rusi për të kërkuar një pozitë të re. Kërkesa e tij për kryetar të fiziologjisë në Universitetin e Shën Petersburg ishte refuzuar. Përfundimisht, Pavlovit iu ofrua pozita si kryetar i farmakologjisë në Universitetin Tomsk[lidhje e vdekur] në Siberi dhe në Universitetin e Varshavës në Poloni. Ai nuk mori asnjë post. Në 1890, ai u emërua profesor i farmakologjisë në Akademinë Ushtarake Mjekësore dhe zuri pozicionin për pesë vjet. Në 1891, Pavlov u ftua në Institutin Perandorak të Mjekësisë Eksperimentale në Shën Petersburg për të organizuar dhe drejtuar Departamentin e Fiziologjisë.

Gjatë një periudhe 45 vjeçare, nën drejtimin e tij, Instituti u bë një nga qendrat më të rëndësishme të hulumtimit fiziologjik në botë. Pavlov vazhdoi të drejtojë Departamentin e Fiziologjisë në institut, duke marrë drejtimin e fiziologjisë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në 1895. Duke filluar në vitin 1901, Pavlov u propozua për katër vjet me radhë për Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Ai nuk e fitoi çmimin deri në vitin 1904, sepse nominimet e tij të mëparshme nuk ishin specifike për ndonjë zbulim, por të bazuar në një sërë gjetjesh laboratorike. Kur Pavlov pranoi çmimin Nobel, u përcaktua se e bëri këtë “në njohjen e punës së tij në fiziologjinë e tretjes, përmes së cilës njohuritë mbi aspektet jetësore të subjektit janë transformuar dhe zgjeruar”.

Ishte në Institutin e Mjekësisë Eksperimentale që Pavlov zhvilloi eksperimentet e tij klasike në gjëndrat e tretjes. Kështu fitoi çmimin Nobel të përmendur më sipër. Pavlov hetoi funksionin e stomakut të qenve dhe më vonë të fëmijëve, duke nxjerrë jashtë një gjëndër pështyme, në mënyrë që të mblidhte, të maste dhe analizonte pështymën dhe çfarë reagimi kishte për ushqimin në kushte të ndryshme. Ai vuri re se qentë prireshin të jargëzonin para se ushqimi të dorëzohej në gojën e tyre dhe filloi të hetonte këtë “sekrecion psikik”, siç e quajti ai. Laboratori i Pavlovit vendosi një kolibe për kafshët eksperimentale. Pavlovi ishte i interesuar në vëzhgimin e proçeseve të tyre afatgjatë fiziologjike. Kjo kërkoi që kafshët të mbaheshin të gjalla dhe të shëndetshme për të kryer eksperimente kronike, siç i quajti Pavlovi. Këto ishin eksperimente të dizenjuara, për të kuptuar funksionet normale të kafshëve. Ky ishte një lloj i ri studimi, sepse eksperimentet e mëparshme kishin qënë “akute”, që do të thotë se qeni kalonte përmes viviseksionit, e cila përfundimisht vriste kafshën në proçes.

Një artikull i vitit 1921 nga S. Morgulis në revistën Science ishte kritik ndaj punës së Pavlovit, duke ngritur shqetësime rreth mjedisit në të cilin ishin kryer këto eksperimente. Bazuar në një raport nga H.G.Wells, duke pretenduar se Pavlov rriti patate dhe karrota në laboratorin e tij, artikulli deklaroi: ” Është kënaqësi t’ju siguroj, që profesor Pavlov po rrit patate vetëm si një lojë dhe akoma jep më të mirën e gjenialitetit të tij në hetimet shkencore”. Po atë vit, Pavlov filloi të mbante takime laboratorike të njohura si ‘mbledhjet e së mërkurës’, në të cilat ai fiste sinqerisht mbi shumë tema, duke përfshirë pikëpamjet e tij mbi psikologjinë. Këto takime zgjatën deri në vdekjen e tij në vitin 1936.

I vetëdijshëm deri në momentin e tij të fundit, Pavlov i kërkoi një prej nxënësve të tij të ulej pranë shtratit të tij dhe të regjistronte rrethanat e vdekjes së tij. Ai donte të krijonte dëshmi unike të përvojave subjektive të kësaj faze terminale të jetës. Pavlov vdiq nga pneumonia e dyfishtë në moshën 86 vjeç. Atij iu dha një funeral madhështor dhe studimi dhe laboratori i tij u ruajtën si një muze në nder të tij.

Pavlovi mbi edukimin

Bazat e kushtëzimit klasik të Pavlov-it shërbejnë si një sfond historik për teoritë aktuale të të mësuarit. Megjithatë, interesi fillestar i fiziologut rus në kushtëzimin klasik ndodhi pothuajse në mënyrë të rastësishme gjatë një eksperimenti të tij me qentë.[28] Duke marrë parasysh se Pavlovi punonte ngushtë me kafshët gjatë shumë prej eksperimenteve të tij, kontributet e tij të hershme ishin kryesisht për mësimin e kafshëve. Megjithatë, bazat e kushtëzimit klasik janë shqyrtuar në shumë organizma të ndryshëm, duke përfshirë dhe njerëzit. [29] Më pas parimet themelore të kushtëzimit klasik të Pavlovit janë shtrirë në mjedise të ndryshëm, duke përfshirë klasat dhe mjediset e ndryshmë të të mësuarit. Kushtëzimi klasik fokusohet në përdorimin e kushteve të mëparshme për të ndryshuar reagimet ndaj sjelljes.

Kushtezimi klasik përcakton bazat për praktikat e modifikimit të sjelljeve të sotme, siç është kontrolli i mëparshëm. Ngjarjet dhe kushtet paraprake përcaktohen si ato kushte që ndodhin para sjelljes.  Eksperimentet e hershme të Pavlovit përdorën manipulimin e ngjarjeve ose stimujve që i paraprinin sjelljes për të prodhuar jargëzim tek qentë, njësoj dhe mësuesit, të cilët manipulojnë më mënyrat e mësimdhenies dhe mjediset e mësimdhënies për të prodhuar sjellje pozitive ose për të ulur sjelljet e pakëndshme. Pavlov ishte një nga shkencëtarët e parë që tregonte marrëdhënien midis stimulimeve mjedisore dhe përgjigjeve të sjelljes. Pavlov paraqiti sistematikisht dhe tërhoqi stimuj për të përcaktuar paraardhësit që shkaktuan përgjigjet, e cila është e ngjashme me mënyrat në të cilat profesionistët e arsimit kryejnë vlerësime të sjelljes funksionale. Strategjitë paraprake janë mbështetur nga prova empirike për të vepruar në mënyrë implicite brenda mjediseve në klasë. Ndërhyrjet paraprake të bazuara në të kaluarën mbështeten nga hulumtimi për të qenë parandalues ​​dhe për të prodhuar reduktime të menjëhershme në sjelljet problematike.

Trashëgimia

Koncepti për të cilin Pavlov është i njohur është “reflekset e kushtëzuara” (kushtëzimi klasik) që ai zhvilloi së bashku me ndihmësin e tij Ivan Filipoviç Toloçinov në vitin 1901. Ai kishte ardhur për të mësuar këtë koncept të refleksit të kushtëzuar gjatë matjes së jargëzimit të qenve. Pavlov kishte mësuar se kur tringëllonte një zile në sekuenca të njëpasnjëshme, gjatë kohës që u jepte ushqimin, qentë do jargëzonin në momentin që shikonin ushqimin. Qeni më vonë do të lidhte tringëllimen e ziles me marrjen e ushqimit, dhe do të lëshonte jargë në momentin që do dëgjonte zilen, sepse e lidhte atë me marrjen e ushqimit. Toloçinovi e kishte prezantuar këtë fenomen në Kongresin e Shkencave të Natyrës në Helsinki në vitin 1903, me termin ‘’reflekset në distancë’’.  Më vonë në të njëjtin vit, në Kongresin e 14-të Ndërkombëtar të Mjekësisë në Madrid, Pavlov I shpjegoi eksperimentet e tij më gjërë dhe lexoi një artikull me titull Psikologjia Eksperimentale dhe Psikopatologjia e Kafsheve.

Ndërkohë që puna e Pavlov u bë e njofur në Perëndim, veçanërisht nëpërmjet shkrimeve të John B.Watson dhe BF Skinner, ideja e “kushtëzimit” si një formë automatike e të mësuarit u bë koncept kyç në zhvillimin e psikologjisë krahasuese dhe qasjen e përgjithshme në psikologjinë që e nënshtron atë, bihejviorizmin. Puna e Pavlovit me kushtezimin klasik ka ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten, sjelljen e tyre dhe proceset e të mësuarit dhe studimet e tij për kushtezimin klasik vazhdojnë të jenë thelbësore për terapinë moderne të sjelljes. Filozofi britanik Bertrand Russell vërejti se edhe pse metoda e Pavlov mbulon të gjithë sjelljen njerëzore është e hapur për pyetje, por në çdo rast ato mbulojnë një fushë shumë të madhe dhe në këtë fushë ata kanë treguar se si të aplikojnë metoda shkencore me saktësi sasiore.

Hulumtimi i Pavlov mbi reflekset e kushtëzuara ndikoi shumë jo vetëm shkencën, por edhe kulturën popullore. Kushtëzimi Pavlovian ishte një temë e rëndësishme në romanin dystopian të Aldous Huxley, Brave New World, dhe gjithashtu në një shkallë të madhe në Ylberi I Gravitetit te Thomas Pynchon.

Besohet se Pavlov gjithmonë sinjalizonte shfaqjen e ushqimit duke i rënë një zileje. Megjithatë, shkrimet e tij regjistrojnë përdorimin e një shumëllojshmërie stimulimesh, duke përfshirë goditjet elektrike, bilbilat, metronomët, pirunët e tunxhit dhe një varg stimulimesh pamore, përveç njeë zileje. Në vitin 1994, Catania hodhi dyshim nëse Pavlov përdorte në të vërtetë një zile në eksperimentet e tij. [38] Littman fillimisht u atribuoi imazhet bashkëkohësve të Pavlovit Vladimir Mikhailovich Bekhterev dhe John B. Watson. Megjithatë, Roger K. Thomas, i Universitetit të Gjeorgjisë, tha se ata kishin gjetur “tre referenca shtesë për përdorimin e një zileje nga Pavlovi që kundërshton fuqishëm argumentin e Littman”. Në përgjigje, Littman sugjeroi se regjistrimet e Catanisë, që Pavlov nuk përdorte një zile në kërkim, ishin “bindëse dhe korrekte”.

Në vitin 1964, psikologu i shquar HJ Eysenck rishikoi “Leksionet mbi kushtezimin klasik” të Pavlovit për revistën mjekësore britanike: Vëllimi I – “Njëzet e pesë vite studimi objektiv i aktivitetit të lartë nervor të kafshëve”, Vëllimi II – “Kushtezimi klasik dhe psikiatria”.

Instituti Pavlov i Fiziologjisë i Akademisë Ruse të Shkencave u themelua nga Pavlov në vitin 1925 dhe mori emrin e tij pas vdekjes së tij.

Çmime dhe Vlerësime

Pavlovit iu dha Çmimi Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1904. Ai u zgjodh Anëtar i Jashtëm i Shoqërisë Mbretërore (ForMemRS) në 1907 dhe u nderua me medaljen Copley të Royal Society me 1907. Ai u bë një anëtar i huaj i Akademisë Mbretërore Holandeze të Arteve dhe Shkencave në vitin 1907. Qeni Pavlov, seancat Pavloviane dhe tipologjia e Pavlovit emërohen në nder të tij. Asteroidi 1007 Pawlowia dhe krateri hënor Pavlov gjithashtu u emëruan pas tij. (Wikipedia)

blank

Më 26 shtator 1889 lindi Martin Heidegger, filozof i shquar gjerman, themeluesi i ekzistencializmit

Martin Heidegger (26 shtator 1889 – 26 maj 1976), lindi në Messkirch, në një familje të borgjezisë së ulët e në gjendje të mirë ekonomike, gjë që i mundësoi shkollim solid në universitetin e Freiburg-ut ku kreu teologjine dhe filozofinë, ndoqi mësime të matematikës, të shkencave natyrore si dhe histori. Emërohet profesor dhe më 1927 shkruan veprën kryesore « Qenia dhe koha » (Sein und Zeit). Gjatë vitit 1933, kyqet në krahun e social-nacionalistëve mirëpo pas disa muajësh tërhiqet dhe për shkak të kësaj, i ndalohen tekstet dhe mësimdhënia. Nga kjo kohë, ai do të kthehet në univerzitet vetëm pas luftës, më saktësisht, në vitin 1950/51. Heidegger është themeluesi i ekzistencializmit e filozofia e tij, i ka themelet e veta në çështjen e qenies e këtu nën « qenie » nuk bëhet fjalë për njeriun si që mendohej gjer vonë por për të qenunit – jam – egzistencë, që edhe është epiqendra e persiatjeve dhe platformës filozofike të tij.

Hapat e para në qarkun e njohurive më të thella që do ti japin kahje themelve të tij filozof i kapi me leximin e veprës së parë të mendimtarisë duke lexuar Aristotelin. Duke u larguar ngadalë nga funkcioni fetar që i përgatitej, kryen gjimnazin dhe si që u permend më parë, fakultetin në Friburg dhe fillon të lexoj Husserl-in, Nietsche-n, Dilthey-n, Höderlin-in, Dostojevski-n , Hegel-in… Më 1915 kyen tezën e vet « Trakata mbi kategoritë dhe sinjifikimet tek Duns Scot-i » dhe bëhet asistent i Husserrl-it kurse më 1923 bëhet profesor univerziteti në Marburg. Këtu edhe publikon veprën e tij të parë madhore Sein und Zeit që bëri bujë me mënyrën e thurrjes dhe parashtrimit të problemeve mbi të cilat flet dhe par largohet dukshëm nga stili i kohës e kjo ka një ndikim të madh në opinion. Viti 1929 njihet si përfundim i një kariere të zakonshme intelektuale në Gjermani. Ky vit krize shoqërore në tërë Europën bëri që shum mendimtarë të kërkojnë zgjidhje radikale për dalje nga nyja e dekandencës ekonomike dhe shoqërore.

Heideggeri dhe nazizmi

Në këto rrethana, Heidegger, pas hypjes në pushtet të Hitlerit më 1933 zgjidhet rektor i universitetit te Freiburg-ut dhe anëtarësohet në partinë në pushtet. Shum intelektual të kohës janë kundër tij e kjo duket se ndikoi tek ai sepse edhe vet pa se kjo nuk ishte ajo që ai preferonte dhe shpejtë dha dorëheqje nga detyra e rektorit (shkurt, 1934). Kështu u «rikëthye» nga Nietzsche-s, mbi teknikën, mbi veprat e artit dhe kohë pas kohe kritikonte pushtetin aktual.

Akoma dhe sot debati mbi aderimin e tij partisë naziste nuk është mbyllur. Dihet se ndenji anëtarë gjer në mbarim të luftës dhe se kur nuk u distancua publikisht nga politika e Hitlerit. Por kjo nuk do të thot asesi se ai ndoqi një politikë të tillë pasiqë disa herë deklaroi se ka mundur të dal nga kjo parti e cila nuk isht ajo që priste ai. Duket se ndalesa nga ana e « Alencës » më 1945 që të ligjëroj e hidhëroi Heideggerin që të vazhdoj heshtjen e tij ndaj të kaluarës politike. Më 1951, i hiqet ndalesa dhe Heidegger fillon mësimdhënien gjer më 1958, vit kur pensionohet.

Vdiq në moshën 87 vjeçare (1976) në fshatin e lindjes. (Wikipedia)

blank

Dialog i Moikom Zeqos me Dritëro Agollin për vdekjen

Moikomi: Dritëro, e ke frikë vdekjen?

Dritëroi: Më tepër mendoj për të. A mund të quhet kjo frikë?

Moikomi:  Sokrati ka thënë, se nuk frikësohej nga vdekja, sepse “kur jam unë, ajo nuk është, kur është ajo, nuk jam unë”, pra pika e takimit nuk është shumë e përcaktuar . Është përjashtuese, por dhe fluide.

Dritëroi: Sokrati qe filozof . Por kjo nuk të shpëton nga vdekja . As mbreti dhe as skllavi nuk shpëtojnë dot nga vdekja. Poetët janë vëllezër me filozofët. Janë të gjithë nga pak sokratikë. Poetët bëjnë mohime të bujshme, me fjalë të larta, të stolisura, plot retorikë, siç bëjnë opozitarët e vërtetë ndaj çdo pushteti. Por në të vërtetë, Vdekja vetëm qesh. Ose hesht. Ajo është opozita e të gjithë neve të gjallëve.

Moikomi: Homeri përdor përcaktimin  “ne, vdekatarët”.

Dritëroi: Kjo është më e bukur se zbukurimet metaforike. Homeri e di se ç’është vdekja . Ndaj e trajton si gjëmë. Si fatkeqësi të pandreqshme. Dhe ka të drejtë. Trimëria ndaj vdekjes mua më ngjan me një fallsitet, me një mburrje të kotë. Po jo çdo lloj krekosje është trimëri. Në fakt ka edhe karshillëk, ose qesëndisje të vdekjes, vetëm nga frika. Ç’ka është një lloj vetëposhtërimi, vetnënshtrimi.

Frika ndaj vdekjes është e natyrshme, njerëzore. Kuptimi i frikës, i motiveve të saj e bën të vetëdijshëm njeriun. Duke u bërë i tillë, ai bëhet më tepër njeri. E kupton se kufijtë kohorë të moshës, të jetës fizike, janë të pashmangshëm. Ai( njeriu), duhet të jetojë brenda asaj që i është përcaktuar, dmth, brenda jetës. Përtej vdekjes mund të jetosh shpirtërisht. Në shpirtin e të tjerëve që vijnë, për shumë shekuj. Ose të humbet emri në gurin e vdekjes . Unë shkoj shpesh nëpër varrezat e vjetra. Gjatë udhëtimeve kam parë shumë varreza fshatrash, qytetesh të vogla e të mëdha dhe lexoj emrat nëpër gurët e varreve. Lexoj me një dridhje në zemër emrat e të vdekurve. Po shumica e gurëve të varreve të ritit mysliman nuk kanë emra. Janë thjesht gurë misteriozë. Ata ruajnë shumë historira, vaje, derte, pikëllime. Janë në një farë mënyre, libri i madh i të vdekurve të zakonshëm. Librat e poetëve, filozofëve, dramaturgëve, eseistëve, përpiqen të imitojnë këtë libër anonim ose me emra të parëndësishëm të të vdekurve, për të kuptuar jetën e tyre të dikurshme. Pra vdekja të çon te jeta, ashtu si dhe jeta të çon te vdekja. Kjo hyrje- dalje, ose dalje- hyrje është jetëvdekja, ose vdekjejeta jonë. Në pafundësi…

Moikomi: Nuk ka kufij të prerë mes jetës dhe vdekjes. Më kujtohet sesi njëherë Deni Didero, ka thënë se ndryshimi midis një njeriu të gjallë dhe një statuje, nuk është shumë i madh. Njeriu vdes dhe eshtrat janë kalçium, ashtu si mermeri i statujës. Po dhe statujën e mermertë po ta thërrmosh,  ta bësh pluhur, mbi këtë pluhur mund të mbijë një lule, ose një pemë. Frutat e kësaj peme, psh, një mollë, e shuajnë urinë e një njeriu. Kështu, vdekja ushqen jetën…

Dritëroi: Bukur e ka thënë Didero. Këtë filozofi e kanë pak a shumë dhe bektashinjtë, sidomos Naim Frashëri.

Moikomi: Nuk është thjesht fjala për panteizmin.

Dritëroi: Panteizmi është gjysëm materializëm. Kjo gjysëm të çon te materializmi i plotë.

Moikomi: Ka edhe sfida ndaj vdekjes.

Dritëroi: Vetë jeta është pafundësisht sfidë ndaj vdekjes . Çdo ngrënie buke në sofër apo tryezë, çdo pirje uji është një kundërshtim i vdekjes. Të ushqehesh, do të thotë të sfidosh vdekjen. Në një moshë të rritur kur puth për herë të parë, kur bën dashuri dhe kupton sekretin e seksit, atëherë sfida ndaj vdekjes bëhet më e madhe, më e plotfuqishme, shumëplanëshe . Gati një kryengritje. Njeriu kështu ngjiz vetveten te pasardhësi, Babai te i biri. Vdekja kthehet nga një ligj i vrazhdë në një konvencion. Dobësohet fataliteti i vdekjes. Pushteti i saj suprem lëkundet. Edhe Arti lind si kundërshtim,  si triumf ndaj vdekjes.

Moikomi : Shqiptarët lindin shumë fëmijë. Kjo është një mënyrë për të fituar betejat me vdekjen.

Dritëroi: Fara e shqiptarit mbars edhe gurin. Në kuptimin e seksit si rikrijim i botës, shqiptari është një kryemjeshtër. Tepër vital. I pamposhtur ! I tmerrshëm ! Padyshim fitimtar!

Moikomi: E çuditshme kjo: “Shqiptari e mbars edhe gurin!”

Dritëroi: Është një metaforë, Moikom!

Moikomi: Surrealiste. E skajëshme.

Dritëroi : Plotësisht e vërtetë.

blank

Më 23 shtator 1968 u nda nga jeta Padre Pio ose Shën Piu nga Pietrelcina, Shenjtori katolik i mrekullive

Padre Pio ose Shën Piu nga Pietrelcina

Piu nga Pietrelcina ose Francesco Forgione (Pietrelcina, 25 maj 1887– San Giovanni Rotondo – 23 shtator 1968) është Shenjtori katolik i mrekullive, i njohur si prift italian i Urdhrit të Kapuçinëve, Taumaturg ose shërues apo doktor kishtar. Ndërroi jetë në San Xhovani Rotondo, Itali dhe Kisha Katolike e vlerëson si shenjtor duke kremtuar përvjetorin e largimit të tij në 23 shtator. Pelegrinët udhëtojnë çdo vit drejt manastirit në jug të Italisë, ku jetoi dikur Padre Pio dhe reputacioni i tij arriti majat, ndaj dhe në vitin 2002 u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II, i njohur si Papa më popullor në histori.

Jeta dhe mrekullitë

  • 1931 – Plagët në duart, këmbët dhe krahët e Padre Pios u shfaqën në mënyrë të vazhdueshme deri kur ndërroi jetë 81 vjeç. Shumë pasues e ndoqën në mbarë botën dhe besohet se zotëronte fuqi për të shëruar e për të parashikuar të ardhmen.
  • 1939 – 1946 – Pasuesit e tij mendonin se ai kishte edhe dhuntinë e të qenurit njëkohësisht në dy vende. Tregohet se në një moment ndërsa falej në kishë, u ngrit në qiell dhe ndaloi bombardimet gjatë Luftës së dytë botërore në mbrojte të popullatës.
  • 1990 – Edhe në Shqipëri si në mbarë botën, ka shumë njerëz besimtarë të religjoneve të ndryshme me ardhjen e demokracisë dhe lejimin e besimit fetar dëshmojnë se kanë përjetuar gjatë emigrimit në Itali mrekulli të shërimit nga sëmundjet.
  • Shën Pio da Pietrelcina, i njohur gjithashtu si Padre Pio, i njohur si Francesco Forgione, lindi më 25 maj 1887 në Pietrelcina, një qytet i vogël në Campania afër Beneventos, nga Grazio Forgione dhe Maria Giuseppa Di Nunzio, pronarë të vegjël të tokës. Nëna është një grua shumë fetare, për të cilën Francesco gjithmonë do të mbetet shumë afër. Është pagëzuar në kishën e Santa Maria degli Angeli, famullia e lashtë e qytetit, që ndodhet në Kalanë, në pjesën e sipërme të Pietrelcina.Vokacioni i tij manifestohet që nga mosha e hershme: shumë i ri, vetëm tetë vjeç, mbetet për orë të tëra para altarit të kishës së Sant’Anna për t’u lutur. Pasi filloi udhëtimin religjioz me kryeministrat e kapucinës, babai vendosi të emigronte në Amerikë për t’u përballur me shpenzimet e nevojshme për ta bërë atë studim.Në vitin 1903, në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ai mbërriti në manastirin e Morkones dhe më 22 janar të po atij viti mbante zakonin e kapucinës duke marrë emrin e Fra ‘Pio da Pietrelcina: ai u caktua në Pianisi, ku qëndroi deri në 1905.

    Pas gjashtë vjet studimesh në konvikte të ndryshme, në mesin e kthimeve të vazhdueshme në vendin e tij për arsye shëndetësore, ai u shugurua si prift në katedralen e Beneventos më 10 gusht 1910.

    Në vitin 1916 u nis për në Foggia, në manastirin e Sant’Anna, dhe më 4 shtator të po atij viti u dërgua në San Giovanni Rotondo, ku qëndroi atje për pjesën tjetër të jetës së tij.

    Vetëm një muaj më vonë, në fshatrat Piana Romana, në Pietrelcina, ai mori stigmatën për herë të parë, menjëherë pas kësaj u zhduk, të paktën në mënyrë të dukshme, për lutjet e tij. Kjo ngjarje mistike sjell një rritje të pelegrinazhit në Gargano, nga e gjithë bota. Në këtë periudhë ai gjithashtu fillon të vuajë nga sëmundje të çuditshme që kurrë nuk kanë pasur një diagnozë të saktë dhe që do ta bëjnë atë të vuajë për gjithë ekzistencën.

    Nga maji 1919 deri në tetor të të njëjtit vit ai mori një vizitë nga disa mjekë për të shqyrtuar stigmatat. Dr. Giorgio Festa thotë: “… plagët që paraqet Padre Pio dhe hemoragjia që dalin prej tyre kanë një origjinë që njohuria jonë nuk arrin për të shpjeguar”.

    Për shkak të pluhurit të madh të ngritur nga rasti i stigmave, si dhe kurioziteti i pashmangshëm dhe i madh, i ngjallur nga fakti në shikim të parë të tërësisë së mrekullueshme, kisha e ndaloi atë, që nga viti 1931 deri në vitin 1933, për të festuar meshat.

    Selia e Shenjtë gjithashtu e parashtron atë në pyetje të shumta për të konstatuar vërtetësinë e fenomenit dhe për të hetuar personalitetin e tij.

    Shëndeti i tij i dobët e detyroi atë të alternonte jetën konventuale me një rimëkëmbje të vazhdueshme në vendin e tij. Eprorët, nga ana tjetër, preferojnë ta lënë atë në qetësinë e vendeve të tij të lindjes, ku sipas disponueshmërisë së forcës së tij, ai ndihmon priftin famullitar.

    Nga udhëzuesi i tij shpirtëror lindin grupet e lutjes, të cilat përhapen shpejt në të gjithë Italinë dhe në vende të ndryshme të huaja. Në të njëjtën kohë, ajo sjell lehtësimin e vuajtjeve duke ndërtuar, me ndihmën e besimtarëve, një spital, të cilit i jep emri “Casa Sollievo della Sofferenza”, dhe që me kalimin e kohës është bërë një qytet autentik spitalor, duke përcaktuar gjithashtu një zhvillim në rritje e të gjithë zonës, dikur të braktisur.

    Sipas dëshmive të ndryshme dhuratat e tjera të jashtëzakonshme shoqëruan Padre Pion gjatë gjithë jetës së tij, në veçanti, introspekti i shpirtrave (ai ishte në gjendje të x-ray shpirtin e një personi në një shikim), parfum që i bëri njerëzit të ndihen edhe larg, përfitimi i lutjes së tij për besimtarët që e përdorën atë.

    Më 22 shtator 1968, në moshën tetëdhjetë e një, Padre Pio festoi meshën e tij të fundit dhe në natën e 23-të ai vdiq duke mbajtur me vete misterin se e gjithë jeta e tij ishte në fund të mbuluar.

    Më 2 maj 1999, Papa Gjon Pali II e shpalli të Bekuar. Padre Pio nga Pietrelcina u kanonizua më 16 qershor 2002. (Wikipedia)

blank

Më 23 shtator të vitit 63 para erës së re lindi Augusti, perandori i parë i Perandorisë Romake

Augusti (Latin: Imperator Gaius Julius Caesar Augustus; 23 shtator 63 p.e.s – 19 gusht 14]) konsiderohet si perandori i parë i Perandorisë Romake, të cilën ai e drejtoi i vetëm nga 27 p.e.sonë deri në vdekjen e tij në 14.

Augustus lindi Gaius Octavius në një degë të vjetër dhe të pasur kuajsh të gens plebej Octavia. Xhaxhai i tij nga nëna Jul Çezari u vra në 44 p.e.s dhe Octavius u emërua në testamentin e Çezarit si djali i tij i birësuar dhe trashëgimtar. Më pas, Octavius mori emrin Gaius Julius Caesar dhe u quajt Oktavian (latinisht: Octavianus).

Augusti vdiq në vitin 14 në moshën 75 vjeçare. Ai ndoshta vdiq nga shkaqe natyrore, edhe pse ka pasur zëra të pakonfirmuara që Livia mund ta ketë helmuar. Ai u pasua si perandor nga djali i tij i adoptuar (gjithashtu pasardhës dhe dhëndëri i tij) Tiberius.

Emri

Augusti (/ ɔːɡʌstəs /; Latin klasik: [awɡʊstʊs]) ishte i njohur me shumë emra gjatë gjithë jetës së tij:

Në lindje ai quaj Gaius Octavius sipas babait të tij biologjik. Historianët zakonisht i referohen thjeshtë si Oktavius (ose Oktavian) nga lindja në 63 p.e.s deri në adoptimin e tij nga Jul Cezari më 44 p.e.s (pas vdekjes së Jul Çezarit).

Pas adoptimit, ai mori emrin e Çezarit dhe u quajt Gaius Julius Caesar Octavianus në përputhje me standardet e emërtimit të adoptimit romak. Por ai e hoqi shpjetë emërin “Octavianus” nga emri i tij zyrtar dhe bashkëkohësit zakonisht i referoheshin si “Caesar”, megjithatë gjatë kësaj periudhe historianët përsëri i referohen atij si Oktavian edhe midis viteve 44 p.e.sonë dhe 27 p.e.sonë.

Në 42 p.e.s Oktaviani filloi ndërtimin e Tempullit të Divus Iulius ose Tempullin e Yllit Kometë dhe përveç kësaj duke shtuar titullin [[Divi filius|divi filius] (“bir i hyjnisë”) në emrin e tij në përpjekje për të forcuar lidhjet e tij politike me ish-ushtarët e Çezarit, pas hyjnizimit të Çezarit.

Në 38 p.e.s Oktaviani zëvendësoi emrin (praenomen-paraemërin) e tij “Gaius” dhe (nomen-emërin) “Julius” me Imperator, titull, me të cilin trupat ushtarake përshëndesnin udhëheqësin e tyre pas sukseseve ushtarake, duke u quajtur zyrtarisht si Imperator Cezari Divi Filius.

Në vitin 27 p.e.s pas disfatës së Mark Antonit dhe Kleopatrës, Senati romak votoi një titull të ri për të, duke e njojtur edhe zyrtarisht tani më si Imperator Cezar Divi Filius Augustus. Janë ngjarjet e vitit 27 p.e.s nga të cilat ai mori emrin e tij të mirënjohur Augustus, të cilin historianët e përdorin duke iu referuar atij që nga viti 27 p.e.s deri në vdekjen e tij në vitin 14.

Jeta e hershme

Ndërsa familja e tij atërore ishte nga qyteti volscian i Velletri, Augustus lindi në qytetin e Romës më 23 shtator 63 p.e.s. Ai lindi në Ox Head, një pronë e vogël në Kodrën Palatine, shumë afër Forumit Romak. Atij iu dha emri Gaius Octavius Thurinus, njohësit e tij që përkujtojnë ndoshta fitoren e babait të tij në Thurii mbi një bandë rebele skllevërish që ndodhën disa vjet pas lindjes së tij.

Për shkak të natyrës së mbushur me njerëz të Romës në atë kohë, Octavius u dërgua në fshatin e babait të tij në Velletri për t’u rritur. Octavius përmend familjen kalorëse të babait të tij vetëm shkurtimisht në kujtimet e tij. Stërgjyshi i tij atëëror Gaius Octavius ishte një tribun ushtarak në Siçili gjatë Luftës së Dytë Punike. Gjyshi i tij kishte shërbyer në disa zyra politike lokale. Babai i tij, i quajtur gjithashtu Gaius Octavius, kishte qenë guvernator i Maqedonisë. Nëna e tij, Atia, ishte mbesa e Jul Çezarit.

Në vitin 59 p.e.s, babai i Augustit vdiq kur ai ishte katër vjet. Nëna e tij u martua me ish-guvernatorin e Sirisë Lucius Marcius Philippus. për shkak se Philippus nuk ishte i interesuar pas Augustit të vogël, gjyshja e tij Julia, motra e Jul Çezarit, e morri përsipër të kujdesej për të. Julia vdiq në vitin 52 ose 51 p.e.s, dhe Octavius mbajti fjalim për gjyshen e tij. Nga kjo pikë, nëna dhe njerku i tij morën një rol më aktiv në rritjen e tij.

blank

BASHKIM KADIU NË LIBRIN “ENCIKLOPEDIA E VLERAVE” – Nga Kadri Tarelli

Përcjell mesazhe qytetarie, urtësie dhe pajtimi

Ka vetëm pak dit, fund gushti 2021, që doli nga shtypi, libri i Bashkim Kadiut “Enciklopedia e vlerave”. Një titull që ngacmon kureshtjen dhe fantazinë e lexuesit dhe çdo durrsaku, që e do dhe  e ndjen pulsin e qytetit të lashtë e të ri, sepse aty përfshihen rreth 539 portrete te intelektualëve durrsak, për gjatë një harku kohor prej afro 150 vjetësh.

Me këtë rast u bë edhe përurimi i këtij libri me shumë vlera qytetarie, që u hap dhe u drejtua nga shkrimtari Qemal Vrioni. Nderuan këtë kuvend për librin, dhjetëra intelektualë të Durrësit, shumica “Heronj” të kësaj enciklopedie. Nga paneli drejtues përshëndetën autorin dhe veprën e tij Shpendi Topollaj, shkrimtar, kritik, studiues dhe dramaturg. Më pas Monada Myshketa-Mehmetaj redaktore e librit. Fjalë të ngrohta përdori Mujo Buçpapaj – Drejtori i gazetës kombëtare “Nacional”, si njohës i të gjithë veprimtarisë gazetareske e letrare të Bashkimit. Njëkohësisht përshëndeti edhe poeti Agim Bajrami. Me këtë rast edhe unë vlerësova punën dhe veprën e Bashkimit, duke thënë:

Kushdo që e ka ndjekur sado pak krijimtarinë e Bashkimit, nuk do të habitet, pasi ai me shkrimet e tij ka qenë dhe është pjesë e shtypit qendror e lokal, prej gati 30 vjetësh. Më duhet të shtoj këtu, se ai, si punëtor i palodhur i letrave shqipe, është autor i pesë librave, në të cilët në formë të zgjeruar, ka paraqitur vlerat atdhetare dhe intelektuale të qytetarisë durrsake.

Në një shkrim timin të disa viteve më parë, në kryetitull e pagëzova: “Bashkim Kadiu kronikan i intelektualëve durrsak”, ishte një frymëzim çasti, pasi më bukur do të shkonte “Kronikan i qytetarisë durrsake”. Dikush mund pyesë: Pse ke ndërruar mendje? Do të bindet, pasi nëpër faqet e pesë librave të këtij autori, gjallojnë portrete të qytetarëve durrsak të të gjitha shtresave, ku mund të përmend: klerikë të nderua, atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, titullarë të institucioneve shtetërore, vendore e qendrore, drejtues të sektorëve prodhues, pedagogë, mësues e mësuese të nderuara, drejtorë shkollash, shkrimtarë, poetë, historianë, arkeologë, agronomë e doktorë shkencash, zyrtarë, mjekë, artistë e sportistë, ekonomistë, ushtarakë dhe juristë. Me një fjalë, lexuesi do të gjejë të pasqyruar historinë e zhvillimit të qytetit të Durrësit, por në një formë ndryshe nga sa jemi mësuar. Tani nëpërmjet jetës dhe veprimtarisë të secilit nga “heronjtë” e tij. Pa i bërë bisht shakasë, lexuesi do të gjejë gjyshin, prindin dhe veten, si vlerë dhe pjesë e qyteti.

Jo pa qëllim i përmenda këto fjalët e fundit, pasi Bashkimi nuk u ndal këtu: Ai botoi së fundmi librin madhor “Enciklopedia e vlerave”, ku vetë titulli tregon vlerën dhe peshën e rëndë të qytetarisë durrsake. Një ide e kahershme e autorit, për t’i mbledhur bashkë në një libër, të gjithë “heronjtë” e tij. Natyrisht punë e madhe i është dashur, duke shtrydhur gjithçka shkruhet në një shkrim, për të nxjerrë “Vajin e ullirit”, si mundim, ushqim, mjekim e detyrim, ndaj lexuesit dhe për lexuesin. Është një formë e njohur për libra të tillë, për të pasqyruar sa më shkurt dhe sa më realist, portretin e secilit. Është një prej kërkesave që ka një libër që quhet enciklopedi.

Ky libër në vetvete, përmban një punë vërtet të madhërishme në pamje, por e vështirë në realizim dhe e dobishme në përmbajtje, që ka kërkuar mund, djersë, lodhje, harxhim kohe disavjeçare, energji dhe shumë dashuri e frymëzim idealisti. Dua të jem i gabuar, por nuk di që dikush tjetër në Shqipëri, të ketë bërë kaq shumë për qytetin e tij. Në këtë rast, vepra e Bashkimit është një shembull që meriton duartrokitje, ndaj duhet përshëndetur, përgëzuar dhe falënderuar me mirënjohje të pakufishme.

Të gjithë librat, kur shkojnë në dorën lexuesit, gjykohen si në formë e përmbajtje, por ajo që mbete është vlera artistike, gjuhësore, shkencore e qytetare, përcjellë nëpërmjet mesazheve që u duhen brezave. Këtu lexuesi jep notën për secilin, në veçanti për libra të tillë.

Besoj se kam të drejtë që, si njohës i të gjithë veprës së Bashkim Kadiut, t’ i çmoj vlerat e këtij libri, në disa këndvështrime:

Së pari: Libri “Enciklopedi e vlerave”, është një “përmendore” që u ngrihet të gjithë atyre që vunë mendjen, shpirtin dhe fuqitë, në shërbim të qytetit dhe qytetarisë durrsake, si një trashëgimi njerëzore, qytetare e familjare. Çdo kush nga brezat, të sotëm e të nesërm, kanë me çka të mburren, për bëmat e të parëve të tyre, sepse kanë në dorë një “Testament pasurie”, një emër të ndritur, që u mbetet në shekuj, sepse nuk tretet, grabitet apo venitet. Besoj se nuk është pak. Ndaj ky libër meriton që të jetë në çdo bibliotekë shkollash, institucionesh dhe me çdo kusht në çdo familje, jo për të mbushur e zbukuruar raftet, por si “Monument”, që meriton të vendoset sipër oxhakut, në “Odën e burrave” të çdo shtëpi, si ikonë për ta parë e për t’u falur, çdo fillim e mbarim dite.

Së dyti: Durrësi këtu ka qenë, është dhe do të jetë në shekuj, por janë njerëzit, intelektualët, të diturit, ata që e lartësojnë emrin dhe vlerat e tij në përjetësi. Kështu që, ky libër, “në heshtje si durrsakët”, pa folur e pa ngritur zërin, është një burim mësimi dhe përvoje për brezat e rinj, për ta dashur dhe zhvilluar qytetin tonë famëmadh. Ta dush qytetin dhe të vesh gjithçka në shërbim të tij, nuk është thjesht dëshirë, por detyrim ndaj vendlindjes, të parëve dhe trashëgimtarëve. Le të shërbejë ky punim, si udhërrëfyes e model për ata që do të guxojnë të nisin e të shkruajnë për vlerat e qytetit, sepse historia e Durrësit nuk mbaron këtu.

Së treti: Ky libër përcjell një kumt, që diku thuhet hapur nga disa intelektuale, si nëpër romane, apo shkrime gazete, por që këtu në faqet e kësaj enciklopedie, thuhet pa zhurmë e bujë dhe ndjehet me tepri: Është kambana e “Pajtimit të kombit”, përkundër përçarjes dhe ndarjes: “Ne dhe ata”. Autori nuk i ka përzgjedhur figurat sipas dëshirës dhe bindjeve të tij apo të lexuesit. Ata janë thjesht qytetarë e intelektualë të Durrësit, pa dallim shtresash pasunore, pozitash zyrtare, përkatësi fetare dhe bindjesh partiake, që rrinë pranë e pranë e kuvendojnë pa ju mburrur njëri tjetrit, se kush e do më shumë mëmëdheun.

Pa dashje, autor Bashkimi, siç e ka edhe emrin, i mëshon në heshtje bindjes atdhetare, se përçarja, sëmundja jonë vrastare, duhet të venitet e të shuhet mes shqiptarëve. Të gjithë e pranojmë me zë apo pa zë, se duhet të jemi bashkë, sepse këtë copë Shqipërie e kemi bashkë dhe duhet ta trashëgojmë së bashku.

Besoj se Bashkim Kadiu, pavarësisht moshës, nuk do të ndalojë këtu. Për të nuk është stacioni i fundit. Me vullnetin dhe energjinë që ka, besoj se do na sjellë përsëri libra të rinj, shkruar e qëndisur nga penda e tij.

blank

Kadri Tarelli

Gusht 2021.

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend