VOAL

VOAL

Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral Lleshajn e së shkuarës – Nga Alfred Lela

June 4, 2022

Komentet

Mashtrimi vizual i 2/3-ve të listave të hapura!- Nga IBSEN ELEZI

Marrëveshja e djeshme mes pozites dhe opozitës, apo e thene me sakte ajo Rama-Berisha, anon dukshem nga listat e mbyllura.
1/3 (33.3%) e listes e mbyllur dhe 2/3 (66.7%) e hapur nuk perkthehet si e tille ne perllogaritjet matematikore, pra eshte nje “mashtrim” vizual.
Per ilustrim marrim rastin e zgjedhjeve te 2021 ne qarkun Tirane :
Nr.total i deputeteve 36
Nr. deputeteve nga listat e mbyllura 1/3 qe i bie 12.
Per PD, qe mori 15 mandate nese do operohej me marreveshjen e arritur, 12 do ishin te fiksuar (80%) dhe 3 do perzgjidheshin nga votuesit (20%).
Per PS, qe mori 18 mandate 12 do ishin te fiksuar qe i bie 66.7 %, dhe 6 (33.3%) nga votuesit.
Per partite qe marrin pak se 33% te votave listat jane praktikisht te mbyllura.
Pra nepermjet kesaj marrveshje ne shkalle kombetare me afersi (pasi llogaritja duhet per çdo qark) panaroma per zgjedhjet e 2021 do ishte :
PD- me lista te mbyllura 47, te hapura 12
PS- me lista te mbyllura 47, te hapura 27.
Pra Rama me 47 vende fikson gjithe kontigjenitn e diskretituar apo ata te katapultuar, ka dhe me shume hapsire per gare, me 27 vende kundrejt 12 te PD.
Njekohesisht eshte goditje per partite e vogla, pasi listat jane praktikisht te mbyllura dhe ata nuk promovojne dot figura te afirmuara ne opinionin publik.
Pra ky sistem i vlen me se shumti PS ne aspektin e perfitimit maksimal, e ka fiksuar dhe hapur sa i duhet vete.
PS: “Termet” Damjan “termet”, se Damjanat e PD e bejne “termet” vetem te votat e partise.

A mund të hapet ura në Mitrovicë pa pajtimin e KFOR-it?

Sandra Cvetkoviq

Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në mes të korrikut se Qeveria e tij synon ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, KFOR-i tha se NATO-ja e mbështet këtë dialog dhe se ai është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“Kjo përfshin praninë e vazhdueshme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse dikush nga Qeveria e Kosovës e ka kontaktuar në lidhje me këtë çështje.

Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Prandaj, nga sektori civil në Kosovë thonë se faktor kyç në hapjen e urës është, në fakt, KFOR-i, sepse ai duhet t’i lëvizë ushtarët e tij, gjegjësisht ta japë pëlqimin.

Kjo urë e ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare dhe në pjesën veriore, ku komunitet shumicë janë serbët.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, ndonëse, në kuadër të dialogut, është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.

Derisa Qeveria e Kosovës beson se hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë, Serbia e sheh këtë çështje si “provokim”.

Më 17 korrik, kryeministri i Kosovës e ngriti çështjen e hapjes së saj në një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, pas të cilit tha se “askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë dhe korrekte”.

Vendet e QUINT-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe.

“Duam që ligji të zbatohet, të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të ketë paqe dhe siguri për të gjithë”, u tha Kurti gazetarëve më 18 korrik, duke folur për hapjen e urës në Mitrovicë.

Çfarë thotë QUINT-i?

Ambasada britanike në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se qëndrim i vendit të saj është që ura në Mitrovicë të hapet në përputhje me marrëveshjet përkatëse, të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të hapur për diskutime me Qeverinë e Kosovës, se si mund të arrihet kjo”, thuhet në përgjigje.

REL-i iu drejtua edhe ambasadave të tjera të shteteve të QUINT-it për t’i pyetur se cili është qëndrimi i tyre për hapjen e urës në Mitrovicë dhe nëse e përkrahin synimin e Qeverisë së Kosovës për ta hapur atë për qarkullim, por nuk mori përgjigje.

Ngjashëm nuk u përgjigj as Bashkimi Evropian, por më herët ai rikujtoi se kjo çështje ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se, për këtë arsye, të gjitha vendimet duhet të merren në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit.

BE-ja, po ashtu, u bëri thirrje palëve që t’i zbatojnë pa vonesë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë Marrëveshjen për urën, por të mos e rrezikojnë stabilitetin në terren.

Çka parashikon Marrëveshja për urën?

Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës kryesore mbi Ibër për qarkullim në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2014.

Me të u parapa i ashtuquajturi “rivitalizim i urës”, me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Barrikadat e para në këtë urë u ngritën në vitin 2011 nga serbët vendas, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

Në vitin 2014, ato barrikada u zëvendësuan me gardhe prej betoni, të cilat autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut – të udhëhequra nga Lista Serbe – i quajtën “Parku i Paqes”. Ky “park” u hoq në vitin 2016 – kohë kur ura mendohej të hapej për qarkullim.

Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia ranë dakord për një plan të ri zbatimi, qëllim i të cilit ishte tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth interpretimeve të ndryshme që u bëheshin konkluzioneve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës ishte menduar të bëhej në janar të vitit 2017.

Megjithatë, punimet për rivitalizimin e urës përfunduan në qershor të vitit 2018.

Në atë projekt u investuan 1.5 milion euro.

Në fund, ura nuk u hap për mjete motorike, por vetëm për këmbësorë.

Si të hapet ura pa rrezikuar stabilitetin në terren?

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se si mund të hapet ura mbi Ibër pa e rrezikuar stabilitetin në terren – ashtu siç kërkon bashkësia ndërkombëtare.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare Çohu, beson se ura kryesore në Mitrovicë duhet të hapet për lëvizje më të lehtë të të gjithë qytetarëve, por thekson se kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me KFOR-in dhe me vendet e QUINT-it.

“Çdo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili mund të shoqërohet me përshkallëzim ndëretnik të situatës, mund të ketë efekt të kundërt”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Qeveria e Kosovës, bashkë me KFOR-in dhe QUINT-in, duhet të bisedojnë me qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut për rëndësinë e hapjes së urës.

“Ura duhet të hapet [për trafik] kur të arrihet një marrëveshje”, thotë Demhasaj.

Qytetarët në jug dhe në veri të urës e shohin ndryshe-ndryshe hapjen e saj.

Nga radhët e komunitetit shqiptar i thanë më herët REL-it se ura duhet të hapet, sepse do të kontribuonte në bashkëpunim dhe liri të lëvizjes, ndërsa në mesin e serbëve besojnë se kjo çështje mund t’i ngrejë tensionet etnike.

Miodrag Marinkoviq, nga Qendra joqeveritare për Veprime Afirmative Sociale, thotë se mandat i KFOR-it është sigurimi i paqes dhe stabilitetit në tërë territorin e Kosovës dhe se prania e tij në urë në vitet e fundit ishte garanci për këtë.

Ai thotë se “rezervimi” i KFOR-it, kur bëhet fjalë për hapjen e urës, mund të bëjë që autoritetet e Kosovës sërish të mos konsultohen me komunitetin që e prek vendimi i tyre.

“E vetmja mënyrë për ta hapur urën pa shkaktuar tensione, është që kjo të bëhet në një hapësirë simbolike, ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit legjitimë të të dyja komuniteteve dhe ku do të arrihej një marrëveshje se si do të dukej gjithçka”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – u shpreh më herët kundër hapjes së urës mbi Ibër.

Sipas saj, një veprim i tillë synon “destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

Lista Serbe, po ashtu, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që “t’i thotë Kurtit se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”.

Marinkoviq beson, gjithashtu, se hapja e urës mbi Ibër është një “akt simbolik i autoriteteve të Kosovës, për të treguar se kanë marrë kontrollin e veriut”.

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – popullata shumicë është serbe dhe ajo, prej vitesh, refuzon të integrohet në sistemin e Kosovës.

“Janë tri-katër ura që njerëzit i shfrytëzojnë për të lëvizur nga jugu në veri. Ka rrugë, njerëzit lëvizin. Ura kryesore ka më shumë vlerë simbolike, sepse ka qenë pikë qendrore e konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve. Prandaj, është mbyllur. Për të arritur stabilitet. Nëse në hapjen e saj tani nuk përfshihen të dyja palët, ekziston mundësia që ky stabilitet të dëmtohet”, thotë Marinkoviq.

Kush është përgjegjës për hapjen e urës?

Në prill të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut miratuan një vendim për hapjen e urës mbi Ibër, i cili më pas iu përcoll Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

REL-i i pyeti të dyja këto ministri nëse dhe në çfarë mënyre po shqyrtohet hapja e urës mbi Ibër, por nuk mori përgjigje.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, tha në fund të majit se përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi janë tani institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian.

Ai tha se me këtë vendim duhet të pajtohen edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Jugut.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

242 milionë euro janë dërgesat që emigrantët sollën në Shqipëri në 3 muajt e parë të 2024 – Nga ALBA KEPI

242 milionë euro janë dërgesat që emigrantët sollën në Shqipëri në 3 muajt e parë të 2024.
Plot 13% më shumë se e njëjta periudhë kohore e 2023.
942 milionë ishin dërgesat e emigrantëve gjatë gjithë 2023 në ekonominë kombëtare e mbi 9% e PBB shqiptare.
E drejta e votës së Emigrantëve nuk është një favor o lëshim por DETYRIM Kushtetues.
Emigrantët prej fillim viteve ’90 janë i vetmi burim jetese për familjet e thjeshta shqiptare, jo pjesë e sistemit dhe administratës publike.
Emigrantët e pranon o jo nihilizmi, fodullëku, provincializmi, injoranca, e politika shqiptare ishin dhe janë shqiptarë.
Shqiptarët jashtë kufijve ishin dhe janë shqiptarë me të ardhura, pasuri të patundshme e financiare, investime, biznese e taksime sic cdo shqiptar tjetër që jeton në Shqipëri.
Shqiptarët jashtë kufijve ikën nga persekutimi ekonomik, profesional, civil e politik i një sistemi që i ofroi asgjënë.
E sot në këtë verë “numrash e shezllonesh” shqiptarët jashtë kufijve janë statistika e vetme e qëndrueshme dhe besnike e hoteleve, stabilimenteve e turizmit vendas ndêrsa shumica vrapojnë në plazhet e Turqisë e Greqisë.
Të votosh me postë në thasë që do menaxhohen deri në numërim nga qeveria, do të thotë t’ia dorêzosh votën sistemit e korrupsionit.
Të detyrosh emigrantin të paguajë me paratë e tij postën prioritare (pra me sigurinë për të mbërritur të paktën në destinacion) votën, do të thotë të dekurajosh të drejtën e tyre kushtetuese e të pilotosh zgjedhjen në duart e tê privilegjuarve e militantizmit.
Të votosh me postë siç e ka Italia o Zvicra e dhjetra vende të tjera duhet së pari të ishte specifikuar se ligji garanton efikasitetin, lehtêsinë e metodologjinë e ushtrimit të votës.
Të dorëzosh një faturë dritash o uji pêr të votuar si shqiptar jashtë kufijve është një mashtrim elektoral.
Të ofrosh një ligj pa një paketë zgjedhore me opsione zgjedhjesh garantuese e kushtetuese është një tallje.
Politika ka frikë nga vota e shqiptarëve për shqiptarët.

MJAFT ME HIPOKRIZI! JO DEPUTETË LISTASH NË KUVEND!- Nga MILAIM NELA

Diskutimet për Reformën Zgjedhore në Komisionin Parlamentar sot ishin një hipokrizi e gjallë!
Diskutime krejt pa bukë ku në fund do të bëhet ekzaktësisht ashtu siç i intereson rilindjes!
– Vota e Diasporës do bëhet egzaktësisht siç e pat paralajmëruar marioneta e rilindjes DPSHL e Florjan Haçkajt pra thesit të patronazhistëve të Rama-Veliajt do ti shtohet edhe vota e diasporistëve socialistë sepse vetëm ata do tē regjistrohen në sistemin e Celibashit!
Ata që u përzunë nga vendi dhe janë kundërshtarë të regjimit nuk do të kenë mundësi as të regjistrohen e as të votojnë!
Vota e diasporës nuk mund të realizohet nga ata që duhet të ishin në burg!
Ishte e dhimbshme të shikoje të jepte mendime juridike Damian Gjiknurin personin kyç të dosjeve kriminale të zgjedhjeve të vitit 2017!
– Listat e Hapura, duhet ta themi që nuk i do asnjëra palë!
Rilindja dhe PS i do 30% të hapura pra listat e kryetarit! Pra do të kemi serish në Kuvend “elisat” 5 milioneshe dhe “plarentët” 400 euro një kapele!
Po ashtu edhe përfaqësuesit e PD-se e thanë me gjysme zeri sikur duan lista të hapura!
Jo të nderuar!
Askush nuk i do listat e hapura sepse listat e hapura shumicën e atyre që sot e mbajnë veten per elite politike dalin jashtë sistemit pasi janë thjesht të PAVOTUESHËM!
Do ishte shumë e thjeshtë të përqafohej Ligji dhe Kodi Zgjedhor i Kosovës për të patur zgjedhje të lira e tē ndershme!
Por ta theksojmë sërish që pa çmontuar sistemin KRIMINAL të PATRONAZHIMIT nuk ka asnjë shans për rrëzimin e rilindjes edhe sikur të shkruani dhe miratoni ligjin më të mirë në botë!
Pa rrëzuar Rama-Veliajn ne mund të diskutojmë pa fund, ditën e natën por nuk do kemi asnjë mundësi të bëjmë ndryshimin!
Duhet te jemi të ndershëm në radhe të pare me veten pastaj edhe me publikun shqiptar!

Rrëfimi i dytë i ish-krahut të djathtë të Ramës, Arben Ahmetaj në Çim Peka Live

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia për emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ditën e hënë 29 korrik.

Moderatori Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.

Premtimi i mbajtur, po vjen’, shkruan Çim Peka në Facebook, krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.

Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Aleancat parazgjedhore dhe listat e hapura 100% energjizojnë shpresën për ndryshim! – Nga Bujar Leskaj

Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Partia Demokratike duhet të kërkojë me forcë, si kusht të panegociushëm, lejimin e aleancave parazgjedhore dhe të listave të hapura 100 përqind.

Ky është mendimi im personal. Në zgjedhjet e vitit 2021, Rama shkeli Marrëveshjen e 5 qershorit të vitit 2020, të lidhur në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, të negociuar për pesë muaj rradhazi me nismën e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian. Marrëveshja me 12 pika e 5 qershorit 2020 përcaktonte se çdo çështje për reformën zgjedhore duhej të kalonte nga tryeza e Këshillit Politik.

I. Si Kodi Zgjedhor i Rames dëmtoi dhe ndrydhi energjinë e opozitës më 25 prill 2021

Më 21 korrik 2020, Rama kreu ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke shkelur në mënyrë të pacipë Marrëveshjen e 5 qershorit. Me këto ndryshime, Rama shmangu Këshillin Politik të ngritur nga Marrëveshja dhe vendosi a priori që të pengoheshin koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura 100 përqind në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Rama e realizoi këtë, në hundën e ndërkombëtarëve, pa pyetur opozitën dhe pa marrë dakordësinë e saj, sikurse kërkonte Pika 10 e Marrëveshjes. E grisi Marrëveshjen , duke mashtruar faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë shqiptarët, të cilëve u përbetohej se ishte për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura plotësisht.

Kjo situatë nuk duhet dhe nuk ka pse të përsëritet me zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Koalicionet parazgjedhore zgjerojnë dhe energjizojnë bazën e opozitës, si dhe fuqizojnë tek qytetarët thirrjet e saj për ndryshim. Hyrja në garën zgjedhore me koalicione të tilla është një e drejtë e natyrshme e forcave politike pjesëmarrëse në garë në një vend demokratik.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor më 21 korrik 2020, Rama jo vetëm që shkeli 10 nga 12 pikat e Marrëveshjes së 5 qershorit 2020, por i mohoi opozitës marrëveshjet politike përpara garës, koalicionet parazgjedhore. Pa ndryshimet e Kodit Zgjedhor, pa këtë mashtrim ndaj ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vendit nga ana e Ramës, opozita e bashkuar me siguri do t’i kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit 2021.

II. Domosdoshmëria e listave 100 përqind të hapura për demokracinë zgjedhore në vend

Sistemi zgjedhor aktual proporcional rajonal me lista të mbyllura, në të cilat, shqiptarët zgjedhin një parti, ndërsa partia zgjedh deputetët që do të dërgohen në Kuvend, u vendos 16 vite më parë me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, me argumentet se sistemi krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe heq mundësinë e përfshirjes në garat elektorale të personave që kanë probleme me drejtësinë.

Në të vërtetë, të dy këto argumente u rrëzuan nga historia e këtyre 16 viteve të qeverisjes së vendit nga sistemi i listave të mbyllura. Në vitin 2016, u detyruam të miratojmë ligjin Për Dekriminalizimin, pikërisht për shkak të numrit të stërmadh të personave me precedentë të penalë që hynë në Parlamentin e vitit 2013, përmes listave të mbyllura, kryesisht në ato të Partisë Socialiste.

Listat e mbyllura nuk krijuan as stabilitet në qeverisje. Ministrat u ndryshuan në vazhdimësi dhe qeveritë, sidomos ato socialiste, u përfshine nga skandale të njëpasnjëshme

Por problemi më i madh që kemi si qytetarë dhe që ka edhe Partia Demokratike me listat e mbyllura, është që Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që në një sistem demokratik duhet të kontrollojë qeverisjen, u shndërrua në një institucion të dobët dhe noter i rëndomtë i kryetarit të partisë në qeveri.

Humbi roli dhe pesha e anëtarit të partisë apo e grupeve të interesit brenda bazës së partisë, në vendimmarrjen se kush do të dërgohet si përfaqësues në Parlament e kush jo.

Sigurisht që është vështirë që vendi të kalojë në një sistem demokratik zgjedhor, pas autokracisë së kryetarëve të partive në 16 vitet e fundit. Partia Demokratike duhet të marrë kurajon dhe përgjegjësinë që të kërkojë si kusht të panegociushëm hapjen 100 përqind të listave të kandidatëve për deputet.

Sigurisht që kjo ka kosto edhe për ne deputetët aktuale të saj, por është gjëja më e mirë për t’u bërë, për vetë Partinë Demokratike dhe vendin.

PD nuk duhet të bjerë në kurthin e teknikaliteteve të PS-së me herës dhe pa herës, apo të propozimeve të saj për lista të hapura pjesërisht.

III. PD nuk është kënetë, për të pranuar kode zgjedhore që ndrydhin opozitën!

Argumenti i PS-së për lista zgjedhore pjesërisht të hapura, gjoja për të pasur kuota gjinore dhe për të mbështetur praninë e deputeteve në Parlament nuk qëndron. Shembull per kete është Kosova, e cila ka një sistem zgjedhor me lista 100 perqind të hapura dhe gjithashtu me kuota gjinore.

Në bisedimet për Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike nuk duhet të lejojë kurrsesi përsëritjen e operacionit të stilit mafioz të Ramës, si më 21 korrik 2020.

Listat e hapura 100 përqind nënkuptojnë zhvillimin e primareve në parti dhe lëvizja rigjeneruese e Rithemelimit na sjell një shembull të çmuar të forcës mobilizuese dhe besuese në ndryshim, që kanë primaret.

Përjashtimi i Prof. Dr. Sali Berishes ishte një goditje e pistë e katërshes Rama-McGonigal-Soros-Basha. Na u deshën tre vjet që ta kuptojmë plotësisht këtë realitet. Ne si demokratë nuk mundemi të pranojmë të mos çlirojmë plotësisht energjitë opozitare për ndryshim, të mos bashkojmë shumicën e shqiptarëve rreth kauzës për ndryshim, pas 12 vitesh qeverisjeje të papërgjegjshme dhe skandaloze të sektit Rama,

Partia opozitare nuk mund të jetë një kënetë, ku nuk lëviz gjë në garën për fitore. Pa koalicione parazgjedhore, për të energjizuar shpresën për ndryshim, si dhe pa listat hapura 100 përqind të kandidatëve, ku mbështetësit e opozitës së bashkuar të shikojnë me sytë e tyre dhe të binden për kandidatët e ndryshimit, do ta kemi shumë të vështirë, në mos edhe të pamundur, për të fituar dhe arritur ndryshimin.

Konsensusi PS-PD për Reformën Zgjedhore- Analiza e BIRN: Mbi 70% të deputetëve do t’i caktojnë kryetarët

Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë, duket se kanë rënë dakord që të mbajnë me lista të mbyllura shumicën dërrmuese të mandateve të deputetëve edhe në zgjedhjet e ardhshme për parlament të parashikuara për vitin 2025, ndërsa votuesit e secilës parti do të mund të zgjedhin me votë pëlqyese më pak se një të tretën e kandidatëve.

PD dhe PS ranë dakord që të ndryshojnë Kodin Zgjedhor të vendit, një kompromis që pritet të materializohet nesër në seancë plenare. Mes të tjerash, palët ranë dakord që “një e treta” e listave të kandidatëve të jetë “e fiksuar” pra e mbyllur ndërsa për dy të tretat e listës votuesve të secilës palë do t’i jepet e drejta të japë një votë pëlqyese. Por nëse merren parasysh rezultatet zgjedhore të vitit 2021, ky lloj formulimi do të thotë se mbi dy të tretat e deputetëve të zgjedhur do të jenë në këto listat e mbyllura ndërsa më pak se një e treta, në listat e hapura.

Formula thotë se në një zonë zgjedhore, fjala vjen, në Kukës, ku dalin tre mandate deputetësh, secila parti do të përcaktojë një të tretën, pra 1 mandat, si vullnet i partisë ndërsa mandati i dytë mundet t’i takojë zgjedhësve për ta pëcaktuar. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Kukës Partia Demokratike fitoi 2 mandate ndërsa Partia Socialiste fitoi 1 mandat. Nëse ky rezultat do të jetë në vitin 2025, apo nëse, fjala vjen, PS merr 2 mandate dhe PD, 1, atëhere dy deputetë të zgjedhur do të jenë caktuar nga partia ndërsa 1, nga zgjedhësit. Situata ndryshon në rast se në një qark si Kukësi, një forcë e tretë politike fiton një mandat. Në këtë rast, të tre kandidatët e zgjedhur do të jenë caktuar nga partia përkatëse ndërsa zgjedhësit me votën e tyre preferenciale do të dërgojnë në parlament zero kandidatë fitues.

Në të gjitha qarqet e tjera është një situatë e ngjashme. Fjala vjen, në Shkodër, 11 mandate deputetësh u ndanë në vitin 2021 në 5 mandate PD, 2 PS, 2 PSD dhe 1 LSI. Në rast se në zgjedhjet e shkuara do të ishte votuar sipas formulës së sotme për listat, i vetmi deputet që do të zgjidhej me votë pëlqyese nga zgjedhësit do të ishte deputeti i pestë i Partisë Demokratike. Sepse pjesëtimi i 11 mandateve totale me tre jep shifrën 3.66 dhe projektligji i propozuar për kodin zgjedhor përcakton se në këtë rast, numri i mandateve të caktuara nga partia rrumbullakoset në 4. Kjo do të thotë se 2 mandatet e PS, 4 mandate të PD, 2 mandate të PSD dhe 1 mandat të LSI caktohen nga partia.

Llogaritje të BIRN të bëra me rezultatin zgjedhor të vitit 2021 dhe me formulën e re të listave tregojnë se mbi 100 deputetë nga 140 mund të dalin nga listat e mbyllura ndërsa pjesa tjetër, nga pëlqimet e zgjedhësve.

Listat e mbyllura të kandidatëve u caktuan për herë të parë në Shqipëri nga marrëveshja mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2008. Listat e mbyllura nuk  janë automatikisht të këqija në vetvete por eksperienca ka treguar se, për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda partive të mëdha apo të vogla shqiptare, deputetët e zgjedhur janë rezultat i vullnetit të kryetarit përkatës dhe jo i anëtarësisë së partisë, duke e bërë parlamentin një institucion të mbushur me të emërtuar të kryetarit dhe jo me deputetë përfaqësues të popullit. Sistemi është cilësuar si një “republikë kryetarësh” në të cilën, parlamenti ka humbur funksionin e vet kushtetues si mbikëqyrës, kontrollues dhe kufizues i pushtetit ekzekutiv, duke u kthyer në një zyrë noteriale të kryeministrit.

Në zgjedhjet e vitit 2021, pas protestave të shumta në lidhje me këtë sistem, Edi Rama ra dakord që të krijojë një sistem vote pëlqyese, e cila në praktikë prodhoi vetëm tre mandate deputetësh në të gjithë vendin të dalë nga pëlqimet e zgjedhësve ndërsa 137 të tjerët dolën sërish nga vullneti i kryetarit. Kjo për shkak se kandidatët e listës humbëse do të duhet të thyenin “herësin”, një shprehi matematikore që nënkuptonte nevojën për të fituar mbi 10 mijë vota pëlqyese personale, për të mundur të zëvendësonin një nga kandidatët e paracaktuar si fitues./Reporter.al/

MD refuzon të emërojë gjykatësin serb të Kushtetueses për noter

Radomir Laban (i dyti nga e majta) në ceremoninë e emërimit si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga ish-presidenti, Hashim Thaçi. Fotografi ilustruese nga arkivi.

 

Arta Sopi

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar të emërojë gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Laban, paraprakisht, ishte rekomanduar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, që funksionon në kuadër të Ministrisë.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik.

Kosova, për vite me radhë, ka qenë në mungesë të noterëve. Mbi 15 komuna kanë qenë fare pa noterë.

Deri më tani, numri i noterëve në të gjithë Kosovën, sipas Odës së Noterëve, ishte 49. Ata janë emëruar në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur emërime të reja.

Sipas Ligjit për Noterinë, numrin e noterëve dhe selitë e tyre i përcakton Ministria, ashtu që për territorin e një komune përcaktohet së paku një noter, por kjo mund të rritet me vendim të Ministrisë, ashtu që, për çdo 10.000 banorë të përcaktohet një noter.

Pas vitit 2012, procesi i emërimit të noterëve të rinj ka nisur në vitin 2019, por është anuluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me arsyetimin për dyshime për keqpërdorime në testin e noterisë.

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes së noterëve ka qenë i rregullt”.

Rasti ka kaluar edhe në gjykatë, me vendim, në shkurt të vitit 2022, se anulimi i konkursit ishte i jashtëligjshëm.

Procesi pastaj rifilloi nga zero në vitin 2023.

Më 15 korrik, Ministria e Drejtësisë ka publikuar vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj për komunat e ndryshme të Kosovës.

Në mesin e tyre, megjithatë, nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit serb, edhe pse ishin pesë aplikantë. Deri më tani, këtë profesion e ka ushtruar vetëm një serbe në Komunën e Novobërdës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në procesin e fundit, asnjë kandidat serb nuk ka plotësuar kriteret.

Si është bërë përzgjedhja?

Nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, thanë se pas përmbylljes së afatit të aplikimit, gjatë muajit prill, 725 aplikime janë shqyrtuar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, i cili përcakton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranueshmërisë në Shërbimin Noterial.

Komisioni përbëhet nga 4 anëtarë, të cilët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe kanë mandat 3-vjeçar.

Disa nga kushtet e pranueshmërisë janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësinë e veprimit, të gëzojë integritet personal dhe profesional, të ketë diplomuar në njërin nga fakultetet juridike, sipas programit katërvjeçar, të ketë përvojë pune në fushën juridike së paku tri vite, ta ketë dhënë provimin për noter në Kosovë, i cili është organizuar në janar të këtij viti.

Sipas sqarimit të MD-së, me rekomandimin e Komisionit, gjatë emërimit të kandidatëve të suksesshëm, përparësi iu është dhënë kandidatëve të cilët kanë treguar sukses më të lartë në provimin e noterisë.

Sipas udhëzimit administrativ për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë, kandidati ka kaluar me sukses provimin e noterisë nëse ka marrë si rezultat përfundimtar, nga pjesa e provimit me shkrim, dhe pjesa e provimit me gojë, së paku 59 pikë.

Sipas MD-së, 100 kandidatët që kanë kryesuar listën kanë “rastisur t’i kenë 73 pikë” minimum.

“Vetëm njëri nga 5 kandidatët serbë ka pasur mbi 73 pikë dhe është rekomanduar nga Komisioni për emërim në pozitën e noterit, ai është Radomir Laban, i cili është refuzuar nga ministrja. Dhe kjo, pas pranimit të informacioneve dhe raportit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë lidhur me profilin dhe integritetin e tij”, ka thënë për REL-in, Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu.

Kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Radomir Laban.

Radomir Laban.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se vlerësimi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) që Laban nuk mund të jetë noter, por është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është “situatë absurde dhe ky është një lloj standardi i dyfishtë”.

“Institucionet që kanë kryer verifikimin e integritetit të tij, AKI dhe Policia e Kosovës, do të duhej të sqaronin sesi dikush mund të shërbejë në institucionet publike të Kosovës në pozitën e gjyqtarit, por jo edhe të noterit, kur dihet se nga aspekti i ndjeshmërisë dhe rëndësisë, pozita e gjyqtarit është shumë më e rëndësishme sesa ajo e noterit”, thotë Bugaqku.

Sipas Bugaqkut, Laban nuk është dashur të jetë as gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Në situatën e tanishme, kur dihen shumë fakte për atë person, dënimi, kërkimi nga Serbia, nuk do të duhej as të shërbente në Gjykatën Kushtetuese, as në pozitën e gjyqtarit, e as në ndonjë pozitë publike. Por, meqë Serbia dhe Kosova nuk kanë marrëveshje të bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar që njohin vendimet gjyqësore të njëra-tjetrës, atëherë kjo situatë është shfrytëzuar për faktin se ai person nuk është i dënueshëm në Kosovë, nuk ka një vepër penale të kryer në Kosovë,” thekson ai.

Reagimet e shoqërisë civile për mosemërimin e noterëve serbë

Mosemërimi i asnjë noteri nga komuniteti serb, nga ana e MD-së, ka nxitur reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile nga komuniteti serb, të politikanit serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviq, por, sipas MD-së, kandidatët serbë nuk kanë plotësuar kriteret.

Organizatat që reaguan për mosemërimin e noterëve nga komuniteti serb janë: Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Aktiv, Organizata për Komunikim për Zhvillim Social (CSD), Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (Inter), Iniciativa Rinore nga Parteshi – OPA dhe Shoqata e Grave Afariste “Avenija”.

Në reagimin e tyre, këto organizata e kanë konsideruar ‘shqetësues’ faktin që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka emëruar për noter asnjë nga kandidatët nga komuniteti serb dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimit.

“Vendimi, për fat të keq, mund të interpretohet si mesazh se serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera joshumicë nuk janë të mirëpritur në institucionet dhe profesionet liberale në Kosovë, madje edhe ata që në rrethanat ekzistuese kanë treguar dëshirë për të ofruar shërbime për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim.

Tutje sipas këtyre organizatave, emërimi i noterëve shqiptarë në komunat serbe “kufizon të drejtën e serbëve në Kosovë për të marrë shërbime në gjuhën serbe”.

Sipas Ligjit për Noterinë, të gjitha dokumentet noteriale lëshohen në gjuhën shqipe apo serbe, varësisht nga gjuha që njihet më mirë nga noteri që lëshon aktin.

REL-i ka provuar të kontaktojë me kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin nën arsyetimin se janë duke përgatitur ankesë ndaj vendimit të MD-së.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë për REL-in që shumë shpejt do të hapin edhe një konkurs për noterë të rinj, dhe aty kandidatët serbë mund të aplikojnë edhe një herë.

Radio Evropa e Lirë

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë

Artikulli i “Slobodna Bosna” që nxiti reagime në Kosovë.

 

Sandra Cvetkoviq

Një shkrim i portalit nga Sarajeva “Slobodna Bosna” për planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rajon dhe kontrollin e dy portaleve kosovare nga pushteti i Vuçiqit, shkaktoi reagime të shumta nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, partitë opozitare dhe ekspertët e mediave.

Në këtë shkrim flitet për portalet nga Kosova “Nacionale” dhe “Periskopi”.

Reagimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me faktin se pjesa e tekstit, që ka të bëjë me ndikimin e pushtetit serb ndaj dy portaleve në Kosovë është shpërndarë nga deputetë e anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet në Kosovë – gjë që po konsiderohet si “frikësim i gazetarëve dhe presion nga pushteti”.

Reagime ka pasur edhe për faktin se pjesë të tekstit janë transmetuar nga transmetuesi publik i Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), gjë që ka bërë që disa gazetarë dhe redaktorë të punësuar në këtë medium të distancohen nga ajo kronikë që u transmetua më 22 korrik.

Po ashtu kanë reaguar edhe partitë opozitare, të cilat pretendojnë se RTK-ja, që transmetoi tekstin e portalit nga Sarajeva, është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.

Bordi i RTK-së më 23 korrik mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi tha se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e cilësoi si “lëshim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu, ka informuar bordin se, “do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”.

Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për koment lidhur me akuzat për “frikësim të gazetarëve”. Por, nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sa i përket dy portaleve, gjatë të mërkurës i ka dhënë informacione Prokurorisë sepse, siç u shpreh ajo, “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.

Çfarë thuhet në tekstin e portalit “Slobodna Bosna”?

Teksti, që për autor ka ekipin hulumtues të “Slobodna Bosna”, u publikua më 22 korrik dhe, duke u bazuar në burime, tregon se si minierat e litiumit në Serbi “janë shkaktar i mundshëm i i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, por edhe në Bosnje e Hercegovine”.

Bashkëbisedues në këtë tekst të “Slobodna Bosna” është edhe Boban Bogdanoviq nga Beogradi, i cili u vu në qendër të vëmendjes së publikut në vitin 2022, kur në cilësinë e shokut të anëtarit të vrarë të grupit kriminal të Velko Belivukut, për rrjetin hulumtues nga Beogradi, KRIK, deklaroi se për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, morën pjesë grupi Belivuk dhe Zvonko Vesellinoviq.

Kush është Boban Bogdanoviq?

Në llogarinë e tij në rrjetin social X, Bodganoviq thotë se është “disident politik”.

Në një intervistë për KRIK të Beogradit, ai e kishte përshkruar veten si një biznesmen që zhvillon dhe shet kompani dhe se ishte anëtar i Lëvizjes opozitare të Qytetarëve të Lirë në Serbi.

Në dhjetor 2022, Bogdanoviq dhe Lëvizja e tij “Odgovor” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me Nismën Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, të politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashiq.

Nenad Rashiq dhe Boban Bogdanoviq

Nenad Rashiq dhe Boban Bogdanoviq

Rashiq aktualisht është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ai u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, Bogdanoviq dhe Rashiq në një konferencë për media thanë se duan të përmirësojnë kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë dhe të kontribuojnë në bashkëjetesën e qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Megjithatë, Rashiq tha për Radion Evropa e Lirë më 23 korrik se përveç nënshkrimit formal të memorandumit, “bashkëpunimi praktik nuk filloi kurrë”.

Në mesin e janarit 2023, Bogdanoviq shkroi për të përditshmen beogradase, Danas, për takimin e tij me kryeministren e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me “për pozitën e serbëve në veri të Kosovës”.

Ai në rrjetin X shkroi se nuk është ai burimi i portalit të Sarajevës, sa i përket pjesës së tekstit ku përmenden dy portalet nga Kosova.

Në një pjesë të tekstit, duke cituar burime të paidentifikuara, “Slobodna Bosna” shkroi se pushteti i Vuçiqit po zgjerohet kur bëhet fjalë për “heshtjen” e mediave të papërshtatshme në rajon dhe se tashmë ka ardhur koha që e njëjta gjë të bëhet edhe ndaj mediave në Kosovë.

“Në rend të parë është portali ‘Periskopi’, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Millan Radoiçiq, dhe kohët e fundit është bërë një transaksion miliona dollarësh te [portali] ‘Nacionale’, i cili është vënë në dispozicion të pushtetit të Vuçiqit me tekste kritike për Qeverinë e Albin Kurtit, duke shkaktuar zemërim te shqiptarët e Kosovës”, shkroi ndër të tjera “Slobodna Bosna”.

Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Periskopi” dhe “Nacionale” mohuan këto akuza dhe paralajmëruan padi ndaj portalit nga Sarajeva dhe ankesë ndaj RTK-së.

RTK ka cituar pjesë nga teksti i “Slobodna Bosna”, por pa përmendur saktësisht se për cilat media në Kosovë bëhet fjalë.

Shkrimet e RTK-së dhe portalit “Slobodna Bosna” më pas janë shpërndarë nga deputetët e Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Dimal Basha, në rrjetin social Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke treguar se kundër dy portaleve kosovare po bëhet një “fushatë e rrezikshme” nga anëtarët e kësaj partie.

“Shkrimi i ‘Slobodna Bosna’ bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb. AGK-ja dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që targeton këto dy media dhe gazetarët që punojnë aty. Fushata si kjo rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediave, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”, u tha në reagimin e AGK-së.

AGK-ja po ashtu shprehu keqardhje që një “lajm” si ky, që sulmon gazetarët, ka gjetur hapësirë edhe në lajmet qendrore të RTK-së.

Çfarë portali është “Slobodna Bosna”?

Pas reagimeve të shumta, më 23 korrik, “Slobodna Bosna” publikoi edhe një artikull me titullin: “Panik në Serbi dhe Kosovë: Hulumtimi i Slobodna Bosna është transmetuar nga RTK, në mediat nën vëzhgimin e Aleksandar Vuçiqit bëhet kaos”.

Në këtë artikull, “Slobodna Bosna” tha se disa tabloidë në Serbi i “shtrembëruan të gjitha faktet” dhe “shpikën akuza” duke krijuar një tregim të sajuar për të mashtruar opinionin.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një deklaratë nga ky portal lidhur me pretendimin se dy media nga Kosova janë nën kontrollin e pushtetit serb, por nga “Slobodna Bosna” nuk kanë dashur të komentojnë.

Gazetari Boro Kontiq.

Gazetari Boro Kontiq.

Boro Kontiq, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, shpjegoi për REL-in se “Slobodna Bosna” është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiq.

Sipas mendimit të tij, Avdiq ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe “Slobodna Bosna” një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një “rol revolucionar” në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.

“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, tha Kontiq.

Megjithatë, ai tha se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve ’90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm online.

“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’iu them të drejtën, nuk e di”, tha Kontiq.

Reagime të tjera në Kosovë

Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë gjithashtu se Prokuroria duhet të hetojë pretendimet për shkrimin e portalit nga Sarajeva dhe i bën thirrje AGK-së të jetë profesioniste.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë u shpreh se ka ndodhur “një tjetër sulm i Qeverisë dhe eksponentëve të saj ndaj mediave dhe gazetarëve”.

Flutura Kusari, këshilltare e lartë juridike e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, shkroi në Facebook se “dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm”, duke shtuar se “vetëm shkarkimet sot të të gjithë personave përgjegjës do të ndihmonin sado pak”.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi se mbështet gazetarët e RTK-së që po distancohen “nga politika editoriale që cenon vlerat dhe standardet”, që sipas tij duhet të jenë sinonim i një transmetuesi publik. Megjithatë, ai tha se Bordi i RTK-së “është ende në gjumë”.

NGA 7 NGELËN 6 IKU NJË QËNDRESTAR! PJESMARRËS I REVOLTËS ANTIKOMUNISTE TË SPAÇIT GËZIM ÇELA ! Nga Besim Ndregjoni

U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, që tregoi me panel se si të Burgosurit politikë ndërtonin Aeroportin e Rinasit, Ai që kaloi kalvarin e vuajtjeve dhe traumave në moshën 22 vjeçare. Çfar krimi kishte bërë Gëzimi që deshti muzikën? Që deshti pikturën, thjesht se kishte pasur babin prefekt të shtetit shqiptar.

Akuza e pabazuar në ligjin e kohës “Tradhëti ndaj atdheut” dhe vazhdoi dënimin në burgjet e diktaturës deri kur ai bëri 27 vite. Jeta e tije në burgje dhe kampe përqendrimi e shoqëroi dhe një kitar që ja kishte dhuruar në moshën e rinisë Artistja e madhe Vaçe Zela, ajo kitarë do të behej shoqëruese e tije në Spaç në revoltën antikomuniste të Spaçit. Çfaj kishte bërë Gëzimi që në moshën 15 vjeçare i hiqej e drejta e studimit.. Arratisja ishte shpresa e tije e vetme për të fituar lirinë. Nga 196 të dënuarit e ridenuar me 4 të pushkatuar të revoltës antikomuniste kishin ngelur gjallë vetëm 7 ish pjesmarrs të asaj revolte. Sot me 23 korrik 2024 ngelën 6, iku dhe Gëzimi që emrin e kishte të gëzonte të gëzim, por ai nuk u gëzua kurrë!

Sot pritsha që për këtë ikonë qëndrestare të shkruanin ata që e gëzojnë demokracinë falë qëndresës dhe sakrificave të Gëzimit. Sot pritsha që të reflektonte shteti i ashtuquajtur “demokratik”dhe udhëheqsit e tyre, ti kërkonin falje Gëzimit që i dhanë një pension qesharak për qëndresën ndaj diktaturës, 100 ero në muaj, dhe shpërblyen xhelatët që torturuan dhe dënuan jetën e Gëzimit dhe ky shtet u jep 10 fishin me 1000 ero. Xhelatët. Sot pritsha që deputete e djathtë që kan marre nga 34 vite votën e Gëzimit të ngushëllonin bashkëshorten e Gëzimit, por jo ata kan hallin si të imitojnë pushtetin si të sigurojnë mandatin e deputetit.

Kjo është politika shqiptare nderon xhelatët përçmon qëndrestarët.

Gëzim i dashur ti sëbashku me 6 kolegët e tu i dhurove Papa Franceskut hartën e kampeve dhe burgjeve me 25 tetor 2023, i dhurove pikturat që kishe bërë me panelin tënd kampet ku ti vuajte burgun, dhe mu drejtove Faliminderit Besim që na bërë prezencë vuatjet tona tek Papa Francesku.

Shqipërisë sot ju shua një qytetar, një piktor, por mbi të gjitha një ish i burgosur politik 27 vjeçar, sot shoqëria shqiptare ngeli e trishtua se iku në botën e amshuar Gëzim Çela.

Ikja jote Gëzim i dashur trishtoi bashkëvuajtsit tuaj, trishtoi familjen tënde që nuk arrite të kishe fëmijë, trishtoi Lushnjen që të lindi dhe Durrsin që ti i shërbeve mbas burgut.

Dheu qoftë i lehtë mbi trupin tënd të sakatuar nga barbaret komuniste.

Qëndresa sakrifica e juaj për liri do të qëndroi në zemrat e mendjet e shqiptarve të mirë, ata që të harruan , ata nuk do të kenë emër i dashur Gëzim.

Pusho i qetë miku im idealve të lirisë!

 

BESIM NDREGJONI

 

 

Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së

Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë. Fotografi nga arkivi.

 

Dragan Shtavlanin

Fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara po ndiqet me vëmendje edhe në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse vendet e këtij rajoni nuk presin që politika amerikane ndaj tyre të ndryshojë rrënjësisht – pavarësisht se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë – secili prej tyre ka preferenca.

Ndërsa në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, më saktësisht në entitetin e Federatës së BeH-së, duan fitoren e kandidatit/es demokrat/e, në Serbi dhe në entitetin tjetër të Bosnjës, Republika Sërpska, shumica dërrmuese është në favor të kundërshtarit republikan, Donald Trump.

Në Mal të Zi, tabloja është me shumë ngjyra, ndonëse shumica duket se anon drejt Trumpit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas debatit të parë midis Trumpit dhe Joe Bidenit në qershor – kur presidenti aktual amerikan ishte ende në garë për rizgjedhje – se “Trump nuk do të mbështesë asnjë botë serbe, as nuk e kërkon dikush një gjë të tillë, por ndoshta Trump do të mbështeste një politikë disi ndryshe, që nuk do të ishte antiserbe”.

Pritje më reale në Beograd

Është plotësisht e qartë se asnjë nga vendet që janë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, domethënë vendet anëtare të BE-së, SHBA-ja apo Kanadaja, nuk do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre kryesore në politikën e jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë.

“Tani, pritjet në Beograd janë më reale dhe më të matura, pa vënë baste për njërin apo tjetrin kandidat, për dallim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është i bindur se Trump do të fitojë…”, thotë ai.

Vendimi i fundit i autoriteteve në Serbi për t’ia dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, rivitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit – pjesë të të cilit u shkatërruan gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 – interpretohet si një përpjekje për pozicionim më të mirë në rast se ish-presidenti Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, Richard Grenell, i cili ishte i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Kosovën gjatë administratës së Trumpit, është një mysafir i mirëpritur në Beograd.

Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq i dha medalje Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë. Ai tha atëkohë se Grenell ishte “një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar dhe ta dëgjonte Serbinë”.

“Nëse Trump fiton, të gjithë thonë se Grenell mund të bëhet sekretar i ri i Shtetit. Duke gjykuar nga numri i vizitave të tij në rajon në këta katër vjet, si dhe nga idetë dhe planet e ndryshme sipërmarrëse, atëherë marrëveshja me Jared Kushnerin për të ndërtuar një hotel në vendin ku është Shtabi i Përgjithshëm, do të thosha se do të mbetet ende një mundësi – sipas këndvështrimit të Trumpit dhe Grenellit – për të gjetur një zgjidhje”, thotë Vejvoda.

“Se çfarë forme do të ketë ajo, nëse do të kthehen në idenë e ndarjes [së Kosovës] apo do të kërkojnë mënyra të tjera, është vërtet vështirë të thuhet në këtë moment”, shton Vejvoda.

Marrëveshja e Uashingtonit mbeti vetëm në letër

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre, u përmend si mundësi në vitin 2018.

Edhe pse administrata Trump nuk e mbështeti zyrtarisht këtë iniciativë, këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, la të kuptohej se mund të përfshihej në të “nëse rrethanat e kërkojnë”.

Por, në Bashkimin Evropian, e sidomos në Gjermani, u tha se një veprim i tillë do të shkaktonte probleme edhe më të mëdha në rajon, pasi do të mund të kishte efekt zinxhiror në ndryshimin e kufijve.

Në fund, administrata Trump hoqi dorë nga kjo ide.

Më pas, në fillim të shtatorit të vitit 2020, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata Trump ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky dokument parashihte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem.

Dispozita për njohjen reciproke Kosovë-Izrael u zbatua, ndërsa Serbia nuk e zhvendosi ambasadën e saj, sepse, siç tha Vuçiq, “interesat [e Serbisë] kanë ndryshuar që nga momenti kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Projektet e tjera – si autostrada e paqes Nish-Prishtinë, ndarja e Liqenit të Ujmanit – gati se nuk kanë nisur.

Projekti “Mini Schengen”, më vonë i njohur si “Ballkani i Hapur” – i cili u iniciua nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – gati se u ngri, sepse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina nuk iu bashkuan.

Integrimi ekonomik nuk është garanci e pajtimit politik

Nëse shikoni nëpër histori, integrimi ekonomik nuk është garanci për pajtimin politik, tha në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit Charles Kupchan, anëtar i Këshillit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë dhe profesor në Universitetin Georgetown.

“Në fakt, në një numër të madh të rasteve, keni pasur integrim ekonomik pa shumë ndikim politik. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në drejtim më politik. Përndryshe, mund të shihni rritje të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pika të reja kufitare, autostrada, por pa normalizim politik”, tha Kupchan.

Administrata e Bidenit më evropiane

Ndryshe nga administrata Trump, e cila shpesh ishte në kundërshtim me qasjen e Bashkimit Evropian në Ballkan, ekipi i Bidenit u përpoq t’i sinkronizonte aktivitetet e tij me Brukselin, në mbështetje të integrimit evropian të rajonit, si dhe të zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Në vitin 2021, SHBA-ja vendosi sanksione kundër biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq, dhe 13 serbëve të tjerë. Më vonë edhe kundër udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për shkak të aspiratave të tij secesioniste.

Pastaj, përkundër kritikave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për shkeljen e normave demokratike, Biden i ftoi përfaqësuesit e Serbisë në Samitin e parë për Demokraci në vitin 2021.

Vejvoda thekson se administrata aktuale amerikane është më evropiane dhe më e kualifikuar kur bëhet fjalë për njohjen e rrethanave në kontinentin e vjetër.

“Duke u nisur nga presidenti Biden deri te sekretari i Shtetit [Anthony] Blinken që flet frëngjisht, e pastaj ndihmësi i sekretarit [James] O’Brien, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e Ballkanit që nga koha e Rambujesë dhe Dejtonit”, thotë Vejvoda.

Sipas tij, administrata aktuale amerikane është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë.

“Kjo, sigurisht, është e rëndësishme, marrë parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, për të cilën gjë çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian është kthyer në qendër të vëmendjes dhe është bërë një nga prioritetet e politikës euroatlantike”, thotë Vejvoda dhe shton se në lojë është edhe “pranimi me faza”, në mënyrë që “rajoni të lidhet sa më shumë me Perëndimin”.

“Ne duhet ta kujtojmë vazhdimisht gjeografinë e Ballkanit Perëndimor, domethënë gjeopolitikën dhe gjithashtu gjeoekonominë. Jemi të rrethuar nga anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Ekonomikisht, ne varemi në një masë shumë më të madhe nga Perëndimi, pavarësisht investimeve kineze, të cilat nuk janë të papërfillshme”, thekson Vejvoda.

Ai shton se shumëçka do të varet edhe nga vendet e rajonit, përkatësisht nga reformat që do t’i bëjnë.

*Video: Kosovarët shpresojnë në vazhdimin e përkrahjes amerikane

Trump do të përpiqej ta përshpejtonte normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Në rast se Trump vjen në pushtet, Vejvoda përsërit se nuk do të ketë dallime të mëdha në qasjen ndaj Ballkanit – gjë që, sipas tij, u pa edhe gjatë mandatit të tij të parë.

Në vazhdën e Marrëveshjes së Uashingtonit, katër vjet më parë, dhe nga vizitat e shpeshta të Grenellit në rajon, mund të konstatohet se ekipi i Trumpit po përpiqet të përcaktojë nëse normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshpejtohet, sipas tij.

“Me pak fjalë, drejtimi i përgjithshëm nuk ndryshon. Diçka ndryshon nëse Trump fiton… në përpjekje për të përshpejtuar disa procese, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Vejvoda.

SHBA-ja nuk do ta lejojë shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës

Në rast të fitores së kandidatit/es demokrat/e në zgjedhjet presidenciale në SHBA është përmendur mundësia e organizimit të ndonjë varianti të Dejtonit 2 vitin e ardhshëm – në 30-vjetorin e miratimit të Marrëveshjes origjinale të Dejtonit – me qëllim forcimin e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës dhe parandalimin e aspiratave secesioniste të Republikës Sërpska.

Vejvoda beson se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit, kushdo qoftë në pushtet.

“Edhe nëse Trump fiton, synimet secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë do të shihen shumë negativisht në SHBA, marrë parasysh se sa shumë është investuar në unitetin e saj, si historikisht, ashtu edhe në tri dekadat e fundit”.

“Dejtoni është një lloj zotimi i politikës amerikane. Unë nuk pres që administrata Trump të ndryshojë diçka atje”, thotë Vejvoda.

Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë ose Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua më 21 nëntor të vitit 1995 në bazën ajrore amerikane Wright-Patterson, pranë qytetit të Dejtonit.

Ajo i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë pas gati katër vjetësh.

Marrëveshja e Dejtonit u krijua gjatë konferencës që u mbajt nga data 1 deri më 21 nëntor, 1995. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Grushti i Tedi Blushit si fillim! – Nga Bledian Koka

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës regjistroi dje një akt të vërtetë opozitar, e madje të munguar po të doni!

Një Këshill, i cili është shndërruar që prej ditës që Erion Veliaj ka vënë këmbë aty, në një parlament fashist, nuk mund dhe nuk duhet lënë më të funksionojë si zgjatim i propagandës së fëlliqur të Erion Veliajt.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë, që prej konstituimit të këtij organizmi pas zgjedhjeve të 14 Majit, nuk janë lejuar për asnjë rast të debatojnë, të marrin fjalën apo largqoftë të replikojnë me kryeHAJDUTIN e Tiranës.

Përmes një llacke si Romina Kuko, që e bën Lindia Nikollën të duket lule, Erion Veliaj ka akaparuar zërin e këshilltarëve opozitarë, ndërsa përmes regjisë që ia paguan atij superhajdutit tjetër që ka për vëlla, Arbër Veliajt, i ndez i fik kamerat si i do qejfi.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë nuk mund dhe nuk duhet të lejojnë më që mbledhjet e Këshillit Bashkiak të jenë nevojtore publike e Erion Veliajt me spektatorë opozitën, ndërsa HAJDUTI më i madh i Tiranës shkund organin qe i ka mbirë në gojë në dëm të qytetarëve të Tiranës.

Kush kërkon të ndalë këtë formë proteste, grushtin e protestës ta mbajë me shëndet!

Unë e njoh mirë Tedi Blushin, dhuna nuk është e nuk ka qenë kurrë deviza e tij, ama protesta dhe opozitari brenda tij si dje gazetar e si sot në politikë nuk ka asnjë dyshim! sn


Send this to a friend