VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PANDEMIA, PROTESTAT, MURTAJA Nga Rafaela Prifti, Kandidate e Shkencave për Antropologji Sociale

By | June 26, 2020

Komentet

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif – Nga Keze Kozeta Zylo

Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.

Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.

Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues.

Fatkeqësia në këtë familje është nga ato të rrallat, pasi para shtatë muajsh i iku djali i vetëm Daniel Jonif.  Dhe kur e dëgjon të tronditet shpirti dhe zemra që për shtatë muaj ikën nënë e bir në qiell.  Dhimbja e parakohshme dhe me një vdekje akute të djalit në një spital në Brooklyn ishte një hata e madhe.  Mesa duket zemra e nënës nuk e duroi dot ikjen e tij, zemra e saj lëngoi aq shumë sa brenda kësaj periudhe tragjike ikën të dy.  Lida iku në moshën 61 vjecare në kohën kur kishte shumë mundësi t’i jepte familjes së saj të shtrenjtëe e të dashur.

E ndjera Lida erdhi me bashkim familjar pasi gjyshi nga nëna e saj kishte emigruar herët në Amerikë.

Naum (Nuçi) Melo është veteran i Luftës në Amerikë dhe ajo ndihej shumë krenare për këtë, pasi në se vertetëe do Lirinë duhet të falënderosh veteranët.  Ajo ndihej me fat që i mori dokumentet nga gjyshi dhe po ëndërronte për një jetë më të bukur dhe më të mirë.  Por fati e ndërpreu jetën e birit të saj në mes bashkë me të.

Ishja shumë e shokuar kur pashë statuset e dy motrave të mrekullueshme të të ndjerës Lida, Mirandës dhe Anidës si dhe të bijës së vetme Migenës të cilat lajmëronin për vdekjen e motrës së tyre.  Vajtimi i tyre në telefon ishte përpirës, i dhimbshëm, sidomos në këte kohë izolimi që nuk ke mundësi t’ju shkosh pranë, t’i përqafosh dhe t’i ngushëllosh siç e do zakoni i shqiptarit, por pandemia është si rojet e burgut, s’të jep leje…

Danieli djali qe iku në qiell punonte në një shtypshkronjë në Queens dhe ishte integruar shumë mirë, por Zoti e donte në krahët e tij këtë djalë të edukuar dhe simpatik.

Lida ishte një mjeshtre në rrobaqepësi si në Korçë ku punoi një jetë të tërë, por dhe këtu në Amerikë.  Ajo me duartë e arta, priste dhe qepte rroba të ndryshme, ajo bënte art me gjilpërë.  Lida merrte pjesë në shumë aktivitete dhe ne ndiheshim shumë mirë kur i shikonim bashkë këto tri motra të pandara.  Në çdo aktivitet që merrnin pjesë, e pamundur të mos e shikoje Lidën me një buqetë lulesh të freskëta duke na i dhuruar në shenjë mirënjohjeje.

Ajo kishte një qetësi kur fliste, kishte të folur të shtruar dhe nxirrte veç mjaltë nga goja.  Dhimbja e ikjes së djalit e helmoi, e treti gjersa e mori aq shpejt gojëmblën Lida.

Familja humbi bashkëshorten dhe mamanë e mrekullueshme, motrën e dashur, ndërsa Diaspora në Amerikë një bashkatdhetare më pak.

Nesër do t’i bëhet ceremonia mortore në Dahill Funeral Services, shërbesa fetare në St. Nicholas Greek Orthodox Church dhe varrimi në Ocean View Cemetery, Staten Island atje ku ka birin e vet.

Dritë të pastë shpirti dhe të qofte i lehtë dheu i Amerikës që e deshe aq shumë Lida!

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif!

 

21 Janar, 2021

Staten Island, New York

Nismë kushtetuese – Në Mal të Zi shqiptarët nuk janë turistë të detit(!) – Nga Skënder Karaçica

 

Dritan Abazi(vic)e ka marrë detyrën qeveritare në Podgoricë paksa me yryshe si djalë i ri(sic!).E kuptoj entuziazmin e tij me u marrë më politikë në këtë shtet të vogël,por me emër kogja të madh në historinë e tij,ndonëse (Kral Nikolla)i bëri dhëndurë njerëzit e shteteve më ndikim në Rusi,që,tevona miqësia u trashë dhe  ia trasoi rrugën  kah grabtija e tokave shqiptare dhe rasti i Ulqinit.

Këto kronika historike për ndonjë rast tjetër…

Por jemi të interesuar që mbiemri i zyrtarit të lartë në qeverinë në Podogoricë(lexo:Dritan Abazovic,-nënvizimi im,të rregullohet me ligjet kushtetuese dhe të shohim e të lexojmë shqip:Dritan Abazi(sic!).

Kur do të shkruani mbiemrin shqip Abazi dhe jo Abazovic,ti o djali i ri nga Ulqini,që,tashmë jeni veshur me pushtetin e malit të Zi…?Mos harroni,së pari,rregullojeni me ligjet kushtetuese pozitën e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre për jetë e punë,dinjitet,barazi,e drejta për të folur e shkruar gjuhën shqipe dhe simbolin e shenjtë kombëtar Flamurin Kuq e Zi(!).

Dritan Abazi uroj shëndet dhe suksese në angazhimet politike në kabinetin qeveritar në Podgoricë,me sloganin e ri kushtetues:Së pari zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi…!

Dritan Abazi të fala nga Amerika!

(Çikago,janar të motit 2021)

Pan-Albanian Federation of America Vatra congratulates President Joseph Biden

The Pan Albanian Federation of America VATRA – The HearthPO Box 622504, Bronx New York 10462

Honorable President Joseph Biden On behalf of the Pan-Albanian Federation of America Vatra,- The Hearth we congratulate you on your inauguration as the 46th President of the United States and we congratulate Vice President Kamala Harris on this historic occasion. The American leadership is vital, especially in times of global crisis. We look forward to working with you for unity, peace, stability, and economic development in the Balkan region and the world. We also welcome your continued support to Kosova’s independence.

Sincerely Ahmet Giaffo

President The Pan Albanian Federation of America VATRA

– The Hearth

Dr. Ruki Kondaj ka shprehur ngushëllimet e saj me rastin e largimit nga jeta të Vojsava Lenës, (Beci Lito)

 

Presidentja e Nderit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj ka shprehur ngushëllimet e saj me rastin e largimit nga jeta të Vojsava Lenës, (Beci Lito).

 

“Përherë midis nesh e dashur mikja jonë Beci Lito!

Një album për ty sot në këtë ditë të trishtë për familjen tënde të shtrenjte, Ilirin, Tonin që të ndenjen pranë në këtë histori të dhimshme 4-5 vjeçare,

për nënën tende që i këpute shpirtin,

për nënën e Ilirit që qante si për vajzën e saj sot,

motren tënde Ana që këto kohe veç foto të tua postonte, shoqet e tua të femijerise,

për miqte e tu këtu e larg, për të gjithe ne që të deshëm e na deshe shumë,

të të kujtojmë kështu midis nesh të qeshur e të dashur e kështu do të mbetesh midis nesh po e qeshur , e dashur, me shpirt të paqte, racionale si askush, e drejte , e qeshur si lulet në Maj, selektive sepse ti nuk pajtoheshe me te keqen!

Luftove si heroine me semundjen me të egër të shekullit, kancerin, nuk e dhe veten asnjëherë se jetën e deshe shumë, me floke e pa floke nga kimioterapia ti u përshtate me atë që të solli jeta, ti ishe midis nesh kudo në festa komunitare e familjare!

E dashur Beci në emigracion u njohem ketu në Kanada të larget dhe u bëmë mike, por largimin tënd nuk e pranojmë dot, ndaj me këtë album fotosh të dedikuara për ty Beci “ perhere midis nesh “ do të jesh perhere në kujtime tona, e paharruar përjete, ngushellime familjes, u prehte në paqe shpirti yt i paqte e mira Beci Lito ❤️🙏

 

Inva Mulaj: Pushofshe ne paqe e dashur Beci mbas kesaj lufte titanike ! Engjejt do te presin krahe hapur!

Si ta pershkruaj kete takim ashtu si dhe shume te tjera ne Toronto apo Tiranë !

Ne jemi rritur bashke , ne kohen e adolescences gjitone te mira me mamate mikesha!

Ti ngjiteshe ne katin e 6 une ne te 5 , ne ato pak minuta qe shkembeheshim sdinim ç’te thoshim me pare me vrullin e moshes deri sa u larguam per t’u ritakuar ne Toronto!

U gezova kur njoha qe fati te kish lidhur me Ilirin, nje zotni nga te paktet qe kane ngelur dhe Zoti ju kish dhuruar Tonin djalin e mrekullueshem me te njejten buzeqeshje tenden !

Perse jeta nuk ishte xheneroze me ty e dashur Beci,

ti e doje dhe pranove gjithshka per te sfiduar semundjen duke na treguar te gjitheve qe çdo dite e kaluar prane njerezve qe duam eshte dhurate e Zotit !

Faleminderit e dashur mike per gjithe dashurine qe shperndave dhe rrezatimin e gruas ,nenes, vajzes, motres , mikes qe do qendroje perhere ne zemrat tona!

Pushofshe ne paqe e dashur Beci mbas kesaj lufte titanike !

Engjejt do te presin krahe hapur si njeren me te bukuren dhe me te miren ne qiellin e Perjetesise !

 

Foto nga Genti Hali

Martin Luther King Jr. Day – A Day of Reflection – by Rafaela Prifti

To honor the memory and reflect on the legacy of Martin Luther King Jr. is to appreciate the meaning of service.
On this National Service Day, I like to shine a light on a family friend, a supporter of the Albanian people as well as a self-described student of Albanian language, Barry Farber. The popular talk radio host with nearly a six decade career in broadcasting passed away last year shortly after his 90th birthday. His youngest daughter Bibi posted a commentary today to say that the first person Barry interviewed on the radio on WINS in 1960 was Dr. Martin Luther King Jr.!
“Mr. Farber inaugurated his first solo radio program in 1960 after arriving in New York from North Carolina with journalistic ambitions and remarkable multilingual talents. He went on to interview guests for longer than any other living, continually broadcasting radio host,” the New York Times wrote. “His Southern gentlemanly demeanor on the air also stood in contrast to the bellicosity Mr. Farber, a fervent anti-Communist, later demonstrated when he twice campaigned for office”, in 1970 for a Republican Cogresssional seat and in 1977 race for New York City mayor. Since 2008, he had been broadcasting, on Talk Radio Network and then on CRN Digital Talk Radio, from his Upper West Side apartment while contributing weekly to the World Net Daily website.
Barry Farber was inducted into the Radio Hall of Fame in 2014. “He had arrived in New York in 1957 looking for work in journalism when by chance he struck up a conversation with William Safire”. At the time, Mr. Safire was working for a radio show in town hosted by the husband-wife team of Tex McCrary and Jinx Falkenburg. He was impressed by “a former campus newspaper editor, college wrestling champ and Army translator who had done some world traveling and, perhaps most impressively, could speak nearly two dozen languages.” His first on-air interview was with the Rev. Dr. Martin Luther King Jr. in 1959.
To paraphrase the title of Barry Farber’s first memoir, he could turn every conversation into a magic moment. As Bibi writes, Barry Farber’s interview with Dr. King did not end there: “Barry had been active and outspoken in the civil rights movement since his youth.” For his support of social equality and civil rights, Congress of Racial Equality awarded him a patron of membership in 1989.
Honoring the memory of Dr. King and his legacy is tied to appreciating the meaning of serving the community and the country.

DEKLARIMET ELEKTORALE PËR DIASPORËN – Nga ESAD GJONBALAJ, New York

Po i dëgjoj subjektet politike që janë në pushtet për mbi 20 vite duke deklaruar se  tani u paska ra ndërmend që po ekzistoka diaspora dhe se janë pro asaj që zëri i diasporës të degjohet në Parlamentin e Kosovës. Vallë, ku ishin këto parti dhe liderët e tyre deri sot,  kur dihet mirë se ato  ishin bartëse te pushtetit. Pse nuk e ndërmorën asnjë  veprim konkret për diasporën deri sot. Kam një bindje se madje edhe qëllimisht e kanë injoruar dhe abstraguar komunitetin dhe diasporën si tërësi, sepse komuniteti ua prish rahatinë klasës se krijuar politike.

Le të më thotë dikush se a e kanë  realizuar ndonjë takim me komunitetin tonë  këta ish zyrtarë apo udhëheqës të partive. Jo, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, sepse me më shumë kënaqësi dalin e pozojnë krahë për krah me ndonjë biznesmen në ndonjë restorant ekskluziv të New Yorkurt sepse komuniteti është jo i rëndësishëm për pushtetarët.

Po ashtu këto parti politike brenda komunitetit kanë edhe levat e tyre që hiqen si kinse “neutralë e patriotë” ndërsa  në mënyrë perfide tentojnë që ta ulin dhe ta neutralizojnë rëndësinë e komunitetit.

Diaspora dhe komuniteti i kuptojnë mirë këto lojëra, prandaj bëhuni të sinqertë e leni pallavrat elektorale se nuk jemi në ëndërr.

Diaspora është mbushur mend.

 

Esad Gjonbalaj,

14 Janar 2021 NY

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

lir Ikonomi

Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag të inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden? Zëri i Amerikës bisedoi në Skype me dy prej tyre.

Më 6 janar, ditën kur një turmë e dhunshme sumoi Kapitolin, Marko Kepi, mbështetës i Presidentit Donald Trump nga Nju Jorku, ishte në Uashington.

“Ne ishim në pjesën ku mbajti fjalimin Presidenti Trump, që ishte më shumë afër Shtëpisë së Bardhë se sa afër Kapitolit. Kur iu afruam Kapitolit, pas fjalimit të Presidentit, e pamë që filloi rrëmuja dhe me grupin tonë vendosëm të largoheshim që të mos bëheshim pjesë e trazirave. Ishte një gjë shumë negative, që nuk duhet të ndodhte, sidomos këtu në Amerikë. U duk si një gjest ballkanik dhe jo si një gjest amerikan,” thotë zoti Kepi, i cili drejton organizatën Albanian Roots.

Shumë amerikanë ndajnë mendimin se me zhvillimet e fundit, siç ishte sulmi kundër Kapitolit, saga e gjatë e zgjedhjeve dhe sidomos teoritë konspirative që qarkullojnë me lehtësi në mediat sociale, demokracia amerikane është e kërcënuar si asnjëherë.

Edhe zoti Kepi shpreh shqetësimin e tij për kërcënimet ndaj demokracisë. Ai nuk është dakord, për shembull, me vendimin e kompanisë Twitter që i mbylli llogarinë presidentit Trump.

“Në një anë them se po, është e kërcënuar, sepse kur sheh akte të tilla që një kompani ia bllokon Presidentit të SHBA të drejtën e fjalës, ky është një shqetësim për demokracinë amerikane. Qeveria duhet të reagojë që të mos ndodhin këto gjëra. Nëse kjo i ndodh presidentit, atëhetë ç’mund të thuhet për ne? Sa i përket shtetit dhe ligjit nuk shikoj se do të ketë një ndryshim shumë të madh. Shteti amerikan gjithnjë do të funksionojë, sepse kemi Kongresin, Senatin dhe dy parti që mundohen të ruajnë ekuilibrin.” thotë zoti Kepi.

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan dhe në të kaluarën ka patur rastin të njohë si Presidentin Trump gjatë marrëdhënieve të biznesit me të, ashtu edhe Presidentin e Zgjedhur Joe Biden. Ne e pyetëm zotin Lukaj nëse një proces shërimi në SHBA është i mundur me ardhjen e administratës së re:

“Mendoj se është shumë e mundur. Vazhdimisht në këtë vend ka patur erëra ndryshimesh. Votuesit kësaj here u shprehën për një ndryshim në drejtimin e vendit, një ndryshim të tonit, një ndryshim në karakterin e presidentit madje edhe përtej kësaj, siç u pa me fitoren e dy senatorëve në shtetin Xhorxhia, njëri prej të cilëve afrikano-amerikan dhe tjetri hebre. Mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Era e ndryshimit e ka lënë pas retorikën populiste që pamë disa vite më parë,” thotë zoti Lukaj.

Por zoti Lukaj mendon se situata është ende shqetësuese, kur dëgjohen paralajmërime për kërcënime ndaj sigurisë në ditën e inaugurimit që po afron:

“Është ende një kohë tensionesh, kur zërat e njerëzve të arsyeshëm duhet të dëgjohen. Mendoj se mendjet inteligjente në të dyja anët e spektrit politik duhet të bien dakord se e ardhmja e vendit është më e mirë kur ka pajtim dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e problemeve, se sa grindje politike që e përçajnë vendin.”

Në mënyrë të veçantë, Partia Republikane ka qenë kohët e fundit mjaft në qendër të debateve politike. Për mbështetës të zotit Trump si Mario Kepi, e ardhmja e partisë është ende e panjohur. Kjo parti prej disa vitesh lëkundet mes besnikërisë ndaj Presidentit Trump dhe largimit nga ndikimi i tij.

“Si anjëherë më parë, nuk shikoj që ky kandidat, ose ky president që ne kishim, do të jetë si të tjerët që thjesht kryejnë mandatin dhe zhduken. Ai nuk kishte thjesht votues por një bazë që e ka mbështetur, një grup personash që më shumë besojnë tek ai sesa tek partia. Mendoj se mënyra se si do të sillet Partia Republikane me Presidentin Trump, do të tregojë për të ardhmen e kësaj partie,” thotë republikani Kepi.

Në komunitetin shqiptaro-amerikan pasionet politike nuk mungojnë. Richard Lukaj beson se politikisht ky është një komunitet si gjithë të tjerët, i integruar thellë në jetën e vendit, por me tiparet e veta sa i përket prirjeve politike.

“Mendoj se komuniteti shqiptaro amerikan nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e vendit… Shumica e shqiptarëve që emigruan në SHBA erdhën këtu me një preferencë për të djathtën, siç ishte familja ime dhe të tjerë që ikën nga regjime socialiste dhe komuniste. Por është interesant se me kalimin e kohës, përvoja amerikane bëri që preferencat e tyre partiake të balancoheshin, duke arritur gati 50 me 50 për qind,” thotë bankieri Lukaj.

Ai shpjegon se ashtu siç ka ndodhur edhe me pjesën më të madhe të vendit, shqiptaro-amerikanët janë luhatur nga njëra anë e spektrit tek tjetra në varësi të çështjes që ka patur përparësi për komunitetin.

“I tillë ka qenë konflikti në Kosovë, kur simpatitë shkonin drejt sekretares Madeliene Albright dhe Presidentit Bill Clinton. Në fillim të viteve 90, kur Shqipëria po shkëputej nga komunizmi, ishte sekretari James Baker dhe presidenti Xhorxh Bush i vjetër që nxorën më në pah prirjet republikane tek komuniteti shqiptar,” thotë ai.

Zoti Lukaj bën thirrje që në momentin e tanishëm njerëzit të jenë më objektivë e më të peshuar, larg ndikimit të emocioneve që errësojnë gjykimin.

Zgjedhjet në Kosovë: Do të kalojnë fill e për pe nëpër livadhin e kositur…! – Nga Skënder Karaçica


Paksa si debat


Do të ishte mirë që,përmes programeve politike dhe herë-herë më shumë fjalë e punë pak,të mendojmë  për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës,përmes botës kadrovike,e jo si deri tash (lexo:parti-shtet)koncept ky që i ka kaluar koha.

Demokracia kërkon rrafshe të reja të dijes,të përkushtimit,të spektrit kadrovik të përzgjedhur edhe nga vota e popullit,që të nisin pa u vonuar kahet e zhvillimit të shtetit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Isa Mustafa,kryetar i LDK-së pati thënë se,qytetarët nuk vendosin për zgjedhjen e kuadrove për ushëheqje të shtetit,por kjo e ,,drejtë,,sipas tij u takon partive politike(sic!)

Ajme!

Përmes zgjedhjeve,sovrani i votës së lirë në Kosovë duhet të shikojë nga afër kontratën demokratike për të gjitha ata që,dalin në listat zgjedhore,të marrin këtë besim ose të prishet kontrata e votës së lirë për mandatin e ardhshëm…!

Mbi të gjitha:Shtetndërtimi kombëtar,demokratik dhe ligjor i Kosovës…!Sovrani duhet të vendosë për udhën dhe për të zgjedhurit e popullit në institucionet e shtetit…!

Jo vetëm fjalë për Kosovën…!

Çikago,janar të motit 2021

Reflektime në ditëlindjen e Fan S.Nolit – Nga Keze Kozeta Zylo

 

(Janullatosi që ecën triumfator mbi Kishën shqiptare të Nolit)

 

Sot ka ditëlindjen Fan Stelian Noli, Burri i ndritur i Kombit.  Vepra dhe historia e Tij janë përjetësuar në zemrat e shqiptarëve.  Në këtë shkrim nuk do të rendis veprat, përkthimet, publicistikën si një intelektual erudit, ngase janë thënë, lexuar dhe sigurisht do të mësohen dhe përsëriten brez pas brezi, por dua të ndalem se si kemi reflektuar ne si shqiptarë dhe a ecim në hapat e udhërrëfyesit?  Një burrë të ndritur nuk mjafton vetëm ta përjetsosh duke i përmendur thëniet e famshme ku shumë politikanë, kuvendarë, gazetarë, përdorin për t’i dhënë pak më vëmendje vehtes së tyre apo shkrimeve, por një burr të ndritur e respekton atëhere kur ndjek në cdo hap rrugën e tij.  Ka shumë gjëra kur politikanët, udhëheqësit sot pas një shekulli mund të reflektojnë, të hedhin sytë se sa është udhëhequr nga vepra e të ndriturve, që në fakt dhe mjerisht vazhdon të jetë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme për ta bërë…

Ja po e vë gishtin vetëm në disa plagë të trupit të sëmurë të Mëmëdheut tonë në ethe:  Ndonëse Noli e shkëputi njëherë e përgjithmonë kishën ortodokse shqiptare nga Patrikana e helmuar greke dhe për herë të parë në saje të përkujdesit të tij atdhetar dha meshën e parë në gjuhën shqipe në Kishën “Shën Gjergji” në Boston, më 22 mars, 1908, ka që nga viti 1992 që në krye të saj është prifti grek Janullatosi i cili trazon dhe kockat e të vdekurve.  Ai ecën triumfator mbi tokën e Nolit dhe shkel mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, Pandeli Sotirit dhe shumë e shumë të tjerë patriotë që u helmuan pabesisht nga vëllezërit e një gjaku të Janullatosit.  Priftit grek Janullatos ka 22 vjet që i puthin duartë dikush dhe në buzë, si qeveritarët, kuvendarët dhe një pjesë e sahanlëpirësve që u hedh nga një kockë për të lëpirë dhe për të ruajtur gjithçka që ai ka futur në Shqipërinë tonë nëpërmjet kalit të Trojës, sidomos kur shumë shqiptarëve iu ndërron emrat nga Ilir në grekë, ndërsa për vehte e mban dhe e ruan me fanatizëm, pa frikë, pa ndrojtje me krenari mu në zemër të Arbërit në Tiranë: Anastas Janullatos.  Sidoqoftë në këto trazira dhe konfuzione historike shqiptarët e vërtetë e kanë në mendje vlerësimin e Faik Konicës për Nolin i cili thotë: “Dita që mëshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”

Një plagë tjetër e hapur që nuk ja kemi zbatuar amanetin Nolit është asimilimi i mijëra femijeve shqiptarë në Diaspore që nuk flasin dhe shkruajnë shqip, nga se nëpër shtete të ndryshme ose ka shumë pak shkolla ose nuk egzistojne fare.  Shqiptarët vazhdojnë si në eksodet biblike duke marrë rrugët e mërgimit për një jetë më të mirë.  Duam nuk duam ne të gjitha këto probleme çojnë ujë në mullirin e Janullatosit që bluan dhe prodhon pesticide për Kombin Shqiptar dhe për kauzën e Nolit.

Kryeprifti Janullatos nuk ka dhënë një meshë për shpirtrat e çamëve te masakruar nga genocidi që kreu gjenerali Zerva rreth popullsise çame, nuk është distancuar nga ligji i luftës me vendim të parlamentit grek të vitit 1940 dhe 1966 për Vorio Epirin, pajtohet me qeverinë greke për të mos lejuar të hapen shkolla shqipe në Greqi për emigrantët etj, etj…  është tragjike dhe komike se çfarë ndodh me politikanët tanë mjeranë dhe puthadorës të Janullatosit.

Noli e kaloi pothuajse gjithë jetën e tij në Amerikë dhe edukimi i lartë që mori medoemos që lanë gjurmë në veprimtarinë e tij.  Edhe në Diasporë ai punoi jashtëzakonisht, mbi të gjitha i bashkoi shqiptarët për çështjen kombëtare por dhe tregonte kujdes dhe për emigrantët e thjeshtë, gjë që është shumë e domosdoshme dhe për ne që jetojmë në Diasporë të reflektojmë në prurjen e re të emigrantëve të rinj që ikën nga Shqipëria në këto 20 vjet.  Në lidhje me kujdesin e Nolit për emigrantët dhe duke pasur fatin të kem komunikim të rregullt me prof.Peter Priftin do të ndalem në një letër të tij i cili ma dërgoi në vitin 2010 për ta lexuar në Boston ku shoqata e shkrimtarëve në Amerikë shkoi për të nderuar veprën e Nolit, në 101 vjetorin e Meshës së tij në shqip, atje u mirëpritëm nga At Artur Liolin.

Prof.Peter R.Prifti, një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ish bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit dhe sekretar i Vatrës, ndërmjet të tjerash kujton: “…pata fatin të ndodhem në Boston kur ishte Noli gjallë, më saktë, gjatë shtatë viteve të fundit të jetës së tij. Shumë bashkatdhetarë, që nuk u njohën me Nolin, më kanë thënë se do të dëshironin fort të kishin të njëjtën fat si unë. Nuk habitem aspak, kur dëgjoj fjalë të tilla. Une mbaj mend shumë gjëra nga takimet me Nolin. Por këtu do të përqëndrohem vetëm tek një a dy gjëra, që më bënë përshtypje të madhe, dhe këto kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Nolit me emigrantët e thjeshtë, që s’kishin bërë emër, por që ishin megjithatë ndër veteranët e lëvizjes shqiptare në Amerikë. Vura re se Noli e çmonte shumë punën e tyre vetëmohuese për të mirën e çështjes kombëtare. …Noli e respektonte dhe e çmonte përkrahjen e tyre, dhe kështu së bashku ata bënë histori”.

Prandaj në se do të vazhdohet të mbahen vetëm konferenca, përkujtimore, ngritje monumentesh, apo perkujtime ditelindjesh dhe ditëvdekjesh, sa per t’i hedhur hi syve popullit, atëhere rrezikohesh se nuk ndjek udhërrëfyesin, por zjarrvënësin që djeg dhe shkrumbon kulturën duke të humbur identitetin ngadalë dhe pakuptuar…

6 Janar, 2020

Staten Island, New York

Çfarë po kërkon Donald Trump përmes demonstratave në Washington…? – Nga Skënder Karaçica

Demokracia në Peshojë
Gabimin më të madh historik  dhe të pafalshëm që ka bër(Partia Republikane)në Amerikë është fakti pse pati lejuar,që,me rastin e fushatës zgjedhore për presidentë të SHBA-së të nominojë ad hoc Donald Trump,i cili në fillim pati konkuruar si individë dhe nga bota e biznesit e jo si anëtar i PR-së.

Tërë mandatin e tij katërvjeqar e kaloi me thyerje të mëdha brenda kabinetit,duke ndërruar anëtarët  e stafit dhe të administratës në Washington si dhe ftohja e raporteve,veçmas më vendet  kryesore të Evropës,si aleati kryesor i Amerikës.

Tashti kanë përfunduar zgjedhjet presidenciale(2020)për president të Amerikës dhe fitorja bindëse e PD-së me Joe Biden,që pritet të marrë  detyrën e re më 21 janar 2021.

Nuk e kemi të qartë pse Donald Trump po i organizon demonstratat në rrugët e Washingtonit,kjo nuk i duhet Amerikës dhe ky vend i lirë për qytetarët e lirë amerikanë,nuk është vendi si në Amerikën Latine(Venezuelë e gjetkë),ku zgjedhjet mbahen dhe përfundojnë nën tytën e pushkëve dhe të flakës së demonstratave për pushtetarët më të korruptuar dhe pa asnjë përgjegjësi ndaj shteteve të tyre të Amerikës Latine.

Për të gjitha këto,Donald Trump,do të mbajë përgjegjësi politike dhe kushtetuese dhe,për qytetarët amerikanë dhe për Amerikën si shteti më i fortë në botë,do të mbahet mend si një nga presidentët më të dobët që ka pasur ky vend i lirë me një demokraci të avancuar dhe si fidanishte e saj për botën e lirë!

Më shumë sesa Donald Trump,është Anmerika dhe qytetarët amerikanë të lirë,ku kontrata e votës së lirë të sovranit ka peshën e vet kushtetuese!

Amerika e ka rrugën e vet shekullore,me Trumpin dhe (pa)Trumpin,nuk na duhen modelet e demonstratave si në vendet e Amerikës Latine dhe të (disa)vendeve me regjime të kulteve të përsonaliteve(vendet arabe)deri në shkallën e mungesës së lirisë dhe të vlerave  të demokracisë!

Amerika është vetë pranverë e demokracisë!Amerikës nuk i duhet ,,pranverë,,që e dëshirojnë armiqët saj nëpër botë e sidomos regjimi putinist në Moskë!

(Çikago,kallnor të motit 2021)

Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! – Nga Keze Kozeta Zylo

Nuk kam shkruar gjatë gjithë jetës sime dhe t’i përcjellë publikut kaq shumë homazhe sa viti që shkoi dhe po aq gllabërues po duket dhe ky fillim viti…

 

Sot është ndarë nga jeta poeti penë ndritur Luigj Çekaj.  Lajmin e dhimbshëm e dha në llogarinë e saj në F/B, vajza e tij Enkolana Çekaj Mundija.  Me trishtim dhe keqardhje të madhe e prita këtë lajm të ndarjes së parakohshme të Luigjit mikut tonë të perbashket për të cilin kishim nje respekt reciprok nga më njerëzorët.  Kur ngushëlluam të bijen dhimbja të kaplonte shpirtin, kur tha që ju donte dhe ju respektonte shumë të dy me Qemalin.  Natyrshëm të vinë kujtime dhe komente pafund për shkrimet dhe poezite, përvojat tona artistike që shkembenim midis.  Poeti Luigj Çekaj është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë e cila humbi një poet të mirënjohur, kurse Diaspora një atdhetar zemërzjarr.

Dritë të pastë shpirti poeti penë ndritur Luigj Çekaj!

 

Si homazh po sjellë pranë jush essenë time kushtuar poetit brilant Luigj Çekaj

 

Poezia e Luigj Çekaj një hartë me metafora plagësh…

 

…Pasi me ta mbusha sarkofagët, vjeshtat dhe lumenjtë/ Nxorra sytë nga vendi dhe vendosa t’i hedh në det/ Bota nënujore me lashtësinë e shkruar në shtrat/ Me sytë e mi sfidoi thellësinë e ujit të vet…

 

Marrë nga poezia “Me lotët e popullit tim” fq.102

 

Kam kohë që lexoj poetin Luigj Çekaj, ish të vuajturin nga diktatura, por jo në kohën e akullt kur dritën mbyllnin nën gur morti…

I lexoj sot nën urën e dhimbjeve të emigrantëve që lëkundet në Oqean midis Shqipërisë dhe Amerikës.  Vetëtima zhuritëse e mohimit nën diktaturë nuk mundi dot t’ju zhveshë atyre fisnikërinë si poet dhe njerëz, edhe pse mbi shpinë të tyre rëndon pesha e vuajtjeve dhe e mundimeve si guri i Sifizit.

Ndonëse kanë kaluar 22 vjet nga rënia e diktaturës është e çuditshme se si këtyre poetëve të persekutuar dhe burgosur më parë nuk iu kushtohet vëmendje e merituar anipse poeti Çekaj rilindi në Amerikë…

Poezite e tij të shkruara brenda qelive pus të zi të burgjeve, apo nën një Hënë të përgjakur nga hanxhari i një gardiani, medoemos bëhen si gjoksi i Rozafës së murrrosur që la amanet për të ushqyer fëmijët.  Ndryshe çmimdhënësit i lënë poetët siç do të shprehet Çekaj në poezinë “Justinës”  Kryet si qyqe shkoj dhe i mbëhtes tek vrasësi im i vjetër.  De-pre-si-o-ni.

Ai shkruan me një butësi Bible për nënën e tij të shtrenjtë dhe kjo ndodh shpesh me poetë të kësaj race dhe ja se si:

Kur ti erdhe nga Shqipëria/ Besoja se as vdekjet nuk do të mund të na ndanin më/ si as distancat/ Ndërsa pranë teje kam celuloren me dyqind fotografi/ Një dosje dhimbjesh në ermrin tim/ Që më kujton prangat/ si dhe tre a katër stilokalema…

Këtë lidhje aq të ngushtë nënë e bir e bën dhe më hyjnore poeti bir që qan dhe e puth, dhe dy pikëlzat e lotit të tij varen si rruaza argjendi në qafën e bukur dhe të rrudhosur të nënës halleshumë.

Duke lexuar ndjen se poeti i burgosur i ka shkruar me lotin blu të Hënës vargjet dhe i ka stamposur brenda trupit ku me siguri kishte fshehur fletoren poetike të shpirtit.

Ai i shkruante natën në muret e ftohta të dhomës së burgut ku metafora bëhej zjarri i ngrohtë, ndërsa qerpikët e rënduar nga lodhja bënin roje për të ruajtur legjendat që shkruheshin në libërthin e zemrës.

Libërthi u bë si një dritëz ylli, violinë Apostulli, një legjendë që do të tregohet gjatë… Autori shpesh duket dhe një romantik i kohës plot kulturë dhe mirësi dhe ja si e përshkruan bukurinë e një vajze meksikane:  Balli i saj paksa i verdhë, dukej si një shpatullëz hënet/ ku si dy pellgje të kaltër yjesh, i shkëlqenin fort dy sytë/ Ngado që ta shikoje/ dukej se ishte meksikane/ por një meksikane e çuditshme, që sfidonte dhe mrekullitë.  Me këto vargje Çekaj të kujton ciganen e bukur të Frederica Garsia Lorkës i cili u frymëzua prej saj dhe ja se si: “O mjellmë e zeshkët që noton në një liqen/ Me lotuse të rritura, me valë të portokallta/ Me karafila të kuq, ku shkulma kundërmon/ Foletë e roitura që ti mban nën flatra/ Martire andaluze, grua e mbetur beronjë/ Ç’janë puthjet e përflakura ti s’e di/ Puthjet e përziera me heshtje të thellë nate/ Dhe me zhurmën e turbullt të ujit që rri”.

Pena e tij nxjerrë nga gjoksi nimfat e bukura, perëndeshat e bukurisë që emocionojnë me ndjesi të holla si filigramet e artizanëve të punuara në shekuj aq mjeshtërisht në poezinë “Trëndafilat e Majamit”.  “Sapo i pashë këta trëndafila m’u kujtuan buzët e tua të kuqe/ Kopshtet erotike të Shkodrës dhe gjethet jeshile të tulipanit/ Tani dhe shpirti im i lodhur belbëzon dalëngadalë emrin”…

E bukura tërheq kudo e për më tepër një poet si Çekaj që prek ylberet përmallimthi në qerpikët e bukur të vashave.  Poeti aty ndërton folezën e dashurisë hyjnore, i cili i jep një dritëz të re botës dhe ndez flakën e dashurisë aq të munguar.  Poezitë e tij kanë mbirë natyrshëm si një ngushëllim për shpresë, ato janë filiza të një aristokrati të poezise dhe bëhen model qytetarie të një poezie në perfeksion.

Vargjet e tij më duket sikur më sjellin pranë Ana Ahmatovën ku nobelisti Brodcki thotë se rigjeti gjuhen e ligjërimit në universin shurdhmemec.

Në dhuratën me librat e tij që më dërgoi midis të tjerave në dedikim më shkruante se: “Lorka e quan poezinë thjesht si…”Një drer të plagosur”,  kurse unë vazhdon poeti me një modesti për t’u pasur zili, vjershat e mia dosido do t’i quaja “si një Njeri i plagosur” duke e zëvendësuar me artin e zëvendësimit fjalën dreri me njeri …

Ashtu si dreri me sy të magjishem dhe vështrim te butë që shetit pranë pemëve dhe ul kokën për të pirë ujë, buzë një pellgu a liqeni të pastër plagoset pafajësisht nga gjahtarët, ashtu më duket dhe poeti, zemra e të cilit u plagos pafajësisht nga gardianët e dhjamosur që zbatonin urdhërat e diktaturës verbërisht.

Diçitura e shkruar me një shkrim të bukur kaligrafik do të ruhet gjatë dhe me krenari në arshivën time personale dhe ndërkohë të kujton poetin tjetër hyjnor Frederik Rreshpjen me poezinë vdekjen e Dedelit të cilit varrin ja bënë në aerodromin e qiellit, ndërsa Zeusin modern e mallkoi.  Poezite e Çekajt jane si një far që fshehin shkëndijëza brenda metaforave të tyre me një ngarkese të theksuar emocionale plot gazavaje që prekin thellë zemrat e lexuesve të shumtë.

Shokët e burgut të tij janë dhimbja e madhe e poetit.  Një prej poezive kushtuar bashkëvuajtesve është ish të burgosurit politik “Luigj Kabashit” të cilët kanë lindur në një qytet me disidentë të rebeluar si metaforat e Selman Ruzhdiut, ku plagët e viktimave s’ka mundur asnjë pushtet t’i shërojë, mjerisht…

“Me Luigjin, dashtë pa dashtë/ Kam patur një si fat absurd/ Sepse kur Ai shpresonte të dilte jashtë/ Unë trëmbesha se do të hyja në burg”/

Në poezitë e tij ngrihen probleme të mprehta sociale dhe shoqërore që po kalon shoqëria jonë.  Kështu hapja e dosjeve me të cilët spekullojnë shumë nga parlamentarët tanë ai shkruan:  “Hapeni shtatoren/ o ushtarë që të shoh/ Shkodrën dhe time motër…” Dhe krejt si në historinë e njërës nga ato me telefaks ma dërgoni urgjent “Dosjen”.  Dhe nxini ku të mundni/ Bëjeni sterrë deri në fund/…Se me “dosjen” time të bardhë, Kam ndërmend të bëj biznes, Në blefsha atje njëqind dollarë, Dy milion këtu do e shes…”

Ato pikojnë dhe trokasin mendueshëm mbi shpirtrat tanë, mbi shpirtrat e lexuesve, por nuk jam e sigurtë, se sa ndihen ndër shpirtra ligjvënësish??

Poezitë e Çekaj janë vatër e prushtë me thëngjij ndezur.  Ai bisedon poetikisht me shkrimtarë të shquar i ka ftuar për darkë në tryezën e tij dhe  ndjen dhimbje për njerëzit e papërgjegjshëm që gjejnë lloj lloj mënyrash per të hedhur baltë mbi punën e tyre dhe ja se si: “Parmbrëmë, Noli me Konicën qenë për darkë tek unë, Të dy nervoz, sepse i shanin në Internet edhe pas vdekjes!… Kurse Millosh Gjergj Nikolla/ Me një penë të ngulur në gjoks!  I tundur më tha: Atdheu im m’u ankua!  Tashti duket se s’ka më nevojë për mua!”

Marrë nga poezia “Shpirtrat e Shqiptarëve më duken si Ata të purgatorëve”, fq.34.

Poeti ndjen dhimbje gjer në eshtër për përbaltjen që iu bëhet burrave të ndritur të Kombit, apo vuajtjet e tmerrshme që pësoi kjo klasë fisnikësh, ndaj ai lutet duke thënë në poezinë: “Le të jem unë shpirti i fundit/ Që po gërryhem/ Nga tërë ky përrua gjaku/ Sajuar për zhdukjen e popullit tim.  Marrë nga poezia “Le të jem unë” fq.25

Duke përfunduar poezitë e Cekaj pashë dhe preka nga afër një hartë me metafora plagësh, ku pena e tij siç dhe shprehet është një lufte poetike, është hartë e dhimbshme plagësh vizatuar me thika hijesh mbi shpinë…

 

Staten Island, New York

5 Janar, 2020

 


Send this to a friend