VOAL

VOAL

PANDEMIA, PROTESTAT, MURTAJA Nga Rafaela Prifti, Kandidate e Shkencave për Antropologji Sociale

June 26, 2020

Komentet

Mitingu i Poezisë në Gjakovë të bëhet me adresë ndërkombëtare- Nga Skënder Karaçica

Nismë
Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës  shqiptare të Dukagjinit,ky manifestim i poezisë  në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.
Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve,në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës,të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.
Arti i poezisë shqiptare  tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe,përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka  ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë,shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.
Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë(term i Dritëro Agolli-nënvizimi im)dhe në Shqipërinë zyrtare,që Manifestimi Kulturor,,MITINGU I POEZISË,,në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa,Amerika dhe kontinentët tjera.
E paçim me fat artin e poezisë shqiptare  në dritën e arenës ndërkombëtare!
Çikago,më 8 nëntor 2024

Shqiptarja Florida Doçi në krye të hulumtimeve për inteligjencën artificiale në Microsoft

Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.

Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.

Në një postim në Linkedin ajo është shprehur:

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”

Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.

“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.

Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë. sn

Vatra Manhattan Branch: Our heartfelt congratulations to you, Donald J. Trump

On behalf of the Vatra Manhattan Branch and the Albanian-American community, we extend our heartfelt congratulations to you, Donald J. Trump on assuming the office as the 47th President of the United States. Your leadership brings renewed hope and optimism for a brighter future for all Americans. We are confident that you will uphold the values of freedom, justice, and prosperity upon which this great nation was founded.
Our community stands ready to support your efforts to strengthen the United States, and we look forward to a presidency that prioritizes the well-being of all citizens, values hard work, and honors the sacrifices of past generations. May God bless you, Mr. President, and guide you in your journey to lead this nation toward peace, unity, and continued greatness.
Donald Trump’s freedom of speech faced major challenges when his social media accounts were suspended, limiting his ability to directly communicate with millions. This unprecedented move sparked concern over the power of tech companies to silence voices, raising questions about the right to free speech for all Americans. With freedom of speech at the core, Donald Trump stands firm, championing every American’s right to be heard.
BIG WIN! Congratulations!
God Bless the United States Of America 🇺🇸❤️

POEZIA E POETIT ME PRURJE TË REJA LULZIM TAFA- Nga Skënder Karaçica

Mbresë leximi
 
Poezia  me portrete të jetës e më vargun modern,frymë poetike e poezisë së sotme dhe brezi i tij.Popujt matën  më shkrimtarët e vet,thuhet në kritikën letrare.
Në brezin e poetëve më prurje të reja të vargut modern në poezinë e sotme,është padyshim poeti Lulzim Tafa.Në qarkun poetik të këtij udhëtimi,brezi i poetit Lulzim Tafa,do të quaja nëse me lejohet brezi i tretë i letërsisë të  poetëve(Halil Matoshi,Ag Apolloni,Rrahman Paçarizi,Adil Olluri,Gëzim Aliu,Ismail Syla dhe të tjerë),po e ruajnë dhe po e  ndërtojnë shtyllën e re të poezisë   e të prozës në vargun shkrim-modern dhe,ia ruajnë freskinë e artit poetik  të frymës së motshme të krahut bashkëkohor të letërsisë në Kosovë.
Mbresë leximi i poezisë,,Vdekja e të paqenës,,të poetit Lulzim Tafa,këndej detit (term i De Radës-nënviz. im )në Amerikën e largët.
Çikago,më 2 nëntor 2024

Anton Çetta: Si po e lë Kosovën dhe çfarë t’u them kur të shkoj te Isa Boletini, Azem e Shotë Galica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina dhe Ylfete Humolli…?- Nga Skënder Karaçica

Në takimet me profesor Anton Çetta: Si po e lë Kosovën dhe çfarë t’u them kur të shkoj te Isa Boletini, Azem e Shotë Galica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina dhe Ylfete Humolli…?

Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë,në kujtimet e motshme,me vijnë pajada fjala e tij e shqipes së ëmbel për kohën shqiptare,për brezat,për universitetin dhe,fati i Kosovës…!
Profesori nuk harroi të flasë për trevën e Drenicës dhe për kajzit e tregimeve të gjeniut popullor,që u bën të motshme në dritën e studimeve të letërsisë popullore.

Shëndeti kishte filluar të përthekoj shtatin e tij burrëror e intelektual me hijeshinë e një burri të shqiptarisë,ku,zemra i rrihte për kombin dhe atdheun e,për dhimbjet e trupit as që bënte fjalë profesori Anton Çetta!

Në Prishtinë,koha e motshme `90 dhe dimri i madh i vetmisë nën rrethimin e regjimit fashist të Serbisë,në shtëpinë e tij për mua ishte takimi i fundit me profesorin,që,përmes dhimbjes së mushkërive e të frymarrjes,me fliste ngadale e më porosi të motit shqiptar.

– Unë së shpejti do të shkoj të Isa Boletini,Azem e Shotë Galica,Gjergj Fishta,Hasan Prishtina dhe të Ylfete Humolli e,çfarë t`u them se si po e lë Kosovën,-ishin fjalët e fundit në Prishtinë të profesor Anton Çetta.

(Nga notesi i kujtimeve)

 

 

 

NË PRISHTINË SORRAT SULMOJNË QYTETARË!- Nga Skënder Karaçica

Në dritën e lajmit

 

Po përseritet dukuria e rrallë kur në sheshin e Prishtinës,sorrat i sulmojnë qyetatrët!Kështu shkruan sot gazeta,,Epoka e re,,në Prishtinë dhe,lajmi mori dhenë e,me vete shqetësimin për dukurinë e (agresivitetit)të sorrave të zeza në Prishtinë!

Kjo dukuri,kujtoj, po vjen nga fakti se kryeqyteti i Prishtinës,po jeton në ambientë të ndotur,temperaturat e larta ,asfalti dhe betonimi i tokës,kjo është gjendja e trazimit të frymarrjes të sorrave të zea dhe agresive!

Në kohën kur kryetar i komunës së Prishtinës ishte Shpend Ahmeti,mbase i kujtohet,kur nga institucionet për klimën,urbanizimin(BE)për kryeqytetet e vendeve të Evropës,erdhën për vizitë tre arqitektë të njohur dhe,kur e panë nga afër se si po ndërtohet,si po merr frymë Prishtina,në fund të kësaj vizite ata u deklaruan:

Prishtina,kryeqyteti i Kosovës,është një nga kryeqytetet më të shëmtuara në Evropë-thanë para mjeteve të informimit dhe shkuan në Bruksel.

Kjo temë për Prishtinën,tashmë e kanë vënë në You Tube dhe në Google (sic!).

Si mund të shpëtojmë Prishtinën në planin urbanistik të asfaltit,të betonimit dhe,pa gjelbërim e pa sheshe për qytetarët,i nderuar kryetar Përparim Rama…?!

Tetor,2024

Diaspora, Rise Up! – Nga Valentin LUMAJ, Michigan

27 Tetor 2024

“…ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentët tuaj që ju dhanë bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrit të vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate. Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar….”

Dje në zemër të New York-ut u zhvillua një protestë paqësore në dukje, por që në brendësi kishte një zjarr pasioni dhe pakënaqësie kundër arkitektit të shkatërrimit të vlerave dhe pasurive demokratike, morale, shoqërore dhe ekonomike të kombit shqiptar, krye-hajdutit të qeverisë shqiptare Edi Rama.

E ndoqa me kurioz të madh nga jashtë dhe nga brenda këtë protestë dhe sado e madhe u duk në videot dhe fotot që u shfaqën, prapë më e madhe ishte në motivin, kuptimin dhe mesazhet që transmetoi.

Kishte vite apo dekada që nuk kishim parë protesta të tilla, që nga protestat kundër shtypjes dhe terrorit serb, malazez apo maqedonas ndaj shqiptarëve në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e vise të tjera me popullsi shqiptare. Kjo e djeshmja ishte mbase protesta më masive shqiptaro-Amerikane kundër një shqiptari, Edi Ramës, përfaqësuesit më të lartë egzekutiv të shqiptarëve. Në fakt ka qenë edhe një protestë e tillë para 33 vitesh ndaj vizitës së Ramiz Alisë në Amerikë. Nuk është koençidencë që në këpucët ë Ramiz Alisë është pasuesi i radhës në këtë parti, Edi Rama.

Po sa ‘shqiptar” është Edi Rama. Dua të vlerësoj jo prejardhjen gjenetike të tij, sepse të gjithë e dimë se i biri i kujt është, por dua të nxjerr në pah se sa shqiptar është Rama karshi veprave të tij si drejtues i qeverisë shqiptare.

-Në politikën e brendshme shohim një kolaps të rendit publik me vrasje dhe hakmarrje ndërmjet bandave të krimit dhe jetëve të pafajshme, krimit në familje etj. Shërbesa e Edi Ramës për sigurinë e jetës së qytetarëve ka qenë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

-U krye në kohë rekord kanabizimi i plotë i territorit të Shqipërisë që çoi në kriminalizimin e jetës së shoqërisë shqiptare e sidomos të rinisë, njerëzit nuk duan më punë të ndershme, por duan të merren me drogë.

-Ky kanabizim u vu në funksion të sigurimit të votave dhe mandateve një-pas-një. Po si u siguruan votat? Policia e shtetit u thoshte qytetarëve “mbidhni drogë sa të mundni, porosi nga lart”. Njerëzit shpejtuan të mbjedhin mariuanë gjithandej. Kur ishte piku i pjekjes dhe i vjeljes, policia turrej dhe arrestonte pronarët e tokave të mbjella me drogë. “Keni shkelur ligjin” u thoshte, e mandej i lironte me kushtin që ata dhe familjet e tyre të votonin partinë socialiste. Duke parë numrin e madh të këtyre rasteve, formula funksionoi perfekt, pra nuk ishte fort nevoja të vidhej vota, ato ishin të garantuara nga droga.

-Mungesa e alternativave dhe mundësive për punë të ndershme të pjesës tjetër që nuk deshi jetesën me grogë, çoi në humbjen e shpresës dhe për pasojë rreth 800 000 shqiptarë braktisën pergjithmonë Shqipërinë, për një jetë më të mire, në 10 vite të regjimit Rama . Kuptueshëm që këta nuk ishin përkrahës e as punonjës së administratës së Ramës.

-Pothuajse gjysma e ministrave më besnikë të përzgjedhur nga Rama vetë, janë burgosur, janë nën hetim apo akuzuar për korrupsion.

-Rama në 11 vite të pushtetit të tij ka kapur të gjitha pushtetet e mundshme në përmasat e një diktatori.

-Aq më keq ai mbasi ka përçarë dhe shkatërruar opozitën e vendit, po përdor drejtësinë dhe SPAK për të burgosur dhe shantazhuar kundërshtarët e tij politikë. Duke ju marrë atyre lirinë, Rama tenton që ta përdorë lirinë e tyrë në favor të rizgjedhjes së tij, njësoj si formula e mbjedhjes së drogës.

-Në politikën e jashtme, Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare. Rama u bë shërbëtor renegat i projektit të George Soros për Minishengenin, Ballkanin e Hapur, shkëmbimin e territireve Serbi-Kosovë dhe ndarjen e Kosovës. Po ashtu, u dallua qartë miqësia dhe dashamirësia ndaj ministrit të Millosheviçit, Vuçiç në kontrast të thellë me mardheniet e ngurta me spektrin politik të Kosovës.

Këto ngjarje, që janë vetëm “maja e ajzbergut” të dështimeve të Ramës, për mendimin tim, e bëjnë Edi Ramën më serb se Vuçiç dhe më antishqiptar se Soros. Kjo e legjitimon edhe më shumë dhe e vesh me një moral dhe motiv kombëtar protestën e djeshme.

Kisha dëgjuar edhe më parë plane për protesta të shqiptarëve të Amerikës si reagim ndaj skandaleve të shumta të qeverisë Rama, si për shembull para Ambasadës Shqiptare në D.C. apo para Kombeve të Bashkuara, por dukshëm ardhja e Ramës dhe dalja e tij në një takim më të gjerë me shqiptarët e New York-ut, ishte rasti më i volitshëm për protestë.

Janë këta shqiptaro-amerikanë që Amerika ju ka mësuar se çfarë është liria dhe demokracia ë vërtetë, si dhe çfarë ishte mashtrimi, krimi dhe korrupsioni që lanë pas në Shqipëri. Në këtë kontekst ardhja e Ramës me stilin e vjetër të mashtrimit dhe i shoqëruar me patronazhistë, u pa me të drejtë edhe si ofendim ndaj kulturës qytetare dhe shpirtit reagues shqiptarëve të lirë të Amerikës. Revolta që pamë në protestë nuk ishte as “maja e një ajzbergu tjetër” e asaj që zien brenda shpirtit të shqiptarëve të Amerikës, të cilët as shiten e as nuk blihen, por i marrin “gjak në vetull” Ramës, në rastin më të parë.

Dega e Vatrës Manhattan u bë promotore e kësaj proteste, e cila gjeti mbështetjen e disa qindra shqiptarëve nga Neë York-u, por udhëtuan edhe nga Michigani, Pensilvania apo Teksasi i Largët.

Thirrja e Vatrës Manhattan ishte e drejtëpërdrejtë : DIASPORA RISE UP – NGRIHU”.

Ranë në sy aty vetëranët e Diasporës së New Yorkut, ajka intelektuale, morale dhe patriotike e Federatës Vatra, ish nënkryetari i Vatrës, shkrimtari dhe piktori Sergio Bitici, akademik Idriz Lamaj, ish punonjës i Zërit të Amerikës, ishte aty biri i Kosovës martire Agim Rexhaj, kryetar nderi dhe 30 vite nënkryetar i Vatrës, bija e Çamërisë Nazo Veliu, 13 vite sekretare e Vatrës. Si në çdo protestë ku bëhet fjalë për çështe të kombit, aty ndodhej Çezar Ndreu, bir i denjë i familjes patriotike dibrane Ndreu, antikomunisti i flaktë, bir i Shkodër-loces, Muhamet Omari, vatrani i ndershëm, punëtor dhe kontributor Mark Mërnaçaj, sekretari i degës Manhattan, prind dhe mësues shembullor, Viktor Vorfi si dhe anëtarësia e degës Manhattan, bij familjesh të nderuara, por të përsekutuara nga komunizmi, ku ndër ta dallon kryetari i degës Agustin Mirakaj, i lindur në kampet e internimit komunist, pinjoll i fisit martir Mirakaj, që i priu kësaj proteste.

“Jam në aeroport” më thotë një ditë para protestës aktivisti patriot, tropojani Ludovik Tetaj nga Teksasi, “do të shkoj në protestë se s’bën, ta presim Ramën ashtu siç e meriton”.

Sadri Kortoçi, aktivist dhe patriot i kudo ndodhur, shfaqej në ekrane me intervista dhe informacion. Respekt për të gjithë këta qëndrestarë dhe dashnorë të lirisë dhe demokracisë. Një shembull për tu marrë nga shoqatat dhe grupimet shoqërore në Diasporë.

Si të zënë në faj, në anën tjetër të rrugës ishin vënë në rresht ata që mezi prisnin që të takonin udhëheqësin. Mbase një ves i mbartur apo trashëguar nga dashuria për Enverin. Disa të tjerë Rama mbase ju kujton Titon. Ndryshe nuk di që ta shpjegoj. Disa prej tyre kur i pyeta, “po ju ç’ju lidh me Ramën”, “Është kryeministri i vendit tim i zgjedhur me votë”, mu përgjigjën.

Këtu qëndron edhe hileja e Ramës për të kapur liderët e komunitetit në Amerikë. Sepse po të vinte Rama si kryetar i Partisë Socialiste në takim me socialistët, situata do të ishte pak më ndryshe pasi, kjo do të vinte në dyshim integritetin e kryetarëve të Shoqatave që ai pati ftuar, pasi asnjë kryetar shoqate, në asnjë rast nuk përfaqëson vullnetin politik të anëtarëve. Pra Rama po përdor pozitën e tij si kryeministër për të mbledhur vota në shërbim të partisë së tij. Kjo më duket si një konflikt interesi, dhe nuk jam i qartë nëse lejohet që Rama të bëjë fushatë në një shtet të huaj. Sidoqofte, nuk do të hezitoj që ta adresoj në organet ligjzbatuese këtu.

Jo vetëm një rrugë i ndante shqiptarët e Amerikës dje, por një hendek i thellë vlerash, parimesh dhe principesh, po aq sa është hendeku Tokë-Hënë, jetë dhe shkretëtirë. Sigurisht në protestë shihje jetë, gjallëri, guxim deri në shpërthim. Përveç korit “Rama ik”, “qeveria e krimit” “poshtë Diktatura”, “o Sali o hero” e të tjera, banderolat pa fund flisnin pa zë, por fuqishën transmetonin mesazhet në lentet e kamerave që filmonin Live.

Ndarja e shqiptarëve ndodhi aq befasishëm sa nuk besohej. Të dyja anët e rrugës e njihnin njëri-tjetrin, shumë prej tyre punonin bashkë në New York, ishin miq apo nga një familje, por dje ishin përballë, në një ndasi si një tradhëti, ku protagonist ishte Edi Rama. Edi Rama e përçau dje komunitetin shqiptar.

Ky komunitet kishte vite që kishin paqe dhe mirëkuptim. Ndasitë për politikën në Shqipëri ishin të padallueshme. Puna, familja, qendrat fetare, natyra, dasmat, fejest e hatret e kishin lidhur komunitetin shqiptar në New York shumë ngushtë, si një vllazni e madhe. Ky bashkim, përtej bindjeve politike u dallua edhe në rastet e vështira të kombit, përkrahja për lirinë e Kosovës, zhvillimet në mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut, tërmetin e 2019-ës, apo në fushatat elektorale të bijve të këtij komuniteti si Mark Gjonaj, Peter Lumaj apo Marko Kepi e të tjerë.

Por Edi Rama, e prishi këtë harmoni komunitare. Vetëm për të ushqyer egon e tij gjenetike për sundim të përjetshëm, tani po i turret Diasporës për t’i gllabëruar asaj votën. Po mirë, ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentin tuaj që ju dha bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrin e vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate.

Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar. Po të kisha diçka në dorë, do t’ju kisha vënë të gjithëve në avion me Ramën për në Albanistan.

Mandej edhe më keq edhe për ata që kanë lindur dhe janë edukuar në Amerikë, që mbasi kanë fituar popullaritet në komunitet, mbasi kanë siguruar ndër vite mbështetje njerëzore dhe monetare në kandidimet e karrierës së tyre në poset e shërbimeve publike, tani për interesa vetjake i shërbejnë krye-hajdutit Rama dhe bëhen “pyka” në përçarjen e Diasporës. Një i tillë është Mark Gjonaj, “kumbari” i Ramës në Amerikë, për të cilin do të shkruaj veçmas më vonë.

Megjithatë, fati i Ramës dhe i politikës në Shqipëri varet ndoshta edhe nga rezultati i zgjedhjeve Amerikane, që i paraprin atyre në Shqipëri. Çdokush e di se Rama qëndron i fortë në pushtet, sa të ketë mbështetjen e George Soros dhe të të birit të tij. Duket qartë që Soros është vetë shteti në Shqipëri. Shqipëria i është lënë atij dhe ai është “Çifligari” i Shqipërisë. Këtë se lot as topi. Soros ka investiar miliona në Shqipëri për mbi 30 vite. Janë një numër i madh zyrtarësh nga të gjitha partitë politike që janë edukuar me financimet e Soros, dhe si rezultat, tani janë në çengelin e tij. Pra me gjasa, sa të jetë Soros Lordi i Shqipërisë, Rama do të jetë kryeministër.

Të njëjtën politikë Soros ka bërë edhe në Amerikë, ku janë një numër i madh prokurorësh dhe gjykatësish që janë zgjedhur në poste drejtuese më ndihmën financiare të Sorosit. Një shembull i mirë është prokurorja shqiptare, demokratja Buta Biberaj, e cila para disa vitësh pati një financim prej 800 mijë dollarësh nga Soros, por që nuk arriti të fitojë në postin që kandidoi. Soros ka mbajtur një qëndrim agresiv edhe ndaj Presidentit Trump. Ai punoi shume dhe financoi lëvizjet Anti-Trump si Antifa dhe Black Life Maters në 2020, që çuan në humbjen e Trump. Soros vazhdon ede në këto zgjedhje fushatën anti-Trump.

Pra dukshëm një fitore e Presidentit Trump, mund të dobësojë influencën e Soros dhe do të ndryshonte edhe gjeopolitikën në Shqipëri, Ballkan dhe në botë.

Megjithëse zgjedhjet amerikane përcaktojnë fatin e politikës shqiptare në përgjithësi dhe opozitës në veçanti, ku liderët e saj janë nën arrestin e reformës së drejtësisë Sorosiane, prapëseprapë, meriton lavdërim dhe respekt shpirti reargues, ndjenja e përgjegjësisë qytetare dhe kultura demokratike e organizatorëve dhe atyre që i pasuanduke realizuar një protestë opozitare genuine, civile, pa drejtim partiak, si një shembull që mund të merret i gatshëm nga diasporat shqiptare në botë dhe nga shoqëria shqiptare e mbetur në vendlindje.

“Shkrimi është opinion personal i autorit”.

Michigan, 27 Tetor 2024 up

Letër për Mërgimtarët Shqiptarë në Amerikë- Nga AGUSTIN MIRAKAJ

E dashur Diaspora, motra e vëllezër shqiptarë,
Me zemër plot mirënjohje dhe respekt, ju përshëndesim dhe ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në protestën kundër Kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij që kanë ndihmuar në zbrazjen e Shqipërisë. Sot, zëri juaj ishte shpresa e një Shqipërie ndryshe, një zë që ringjalli dëshirën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur.
Nuk janë politikanët e korruptuar e ardhmja; e ardhmja është Shqipëria, me faqe të re, faqe shprese e të drejtësisë. Zëri juaj sot ndezi zjarrin e vërtetë në zemrat e shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Zëri i protestës, i thirrjes për llogaridhënie dhe drejtësi, është ajo që Shqipëria ka nevojë për të parë një ndryshim të vërtetë.
Le të jetë ky protestim një thirrje e fortë për çdo politikan të korruptuar, për të gjithë ata që boshatisën Shqipërinë dhe mbushën xhepat e tyre në dëm të popullit. Ju treguat se nuk jeni vetëm zë larg Atdheut, por një zë i bashkuar për të mirën e tij.
Dega Vatra Manhattan Branch falenderon në vecanti kolosët vatranë, Idriz Lamaj, Sergio Bytycçi, Agim Rexhaj, Nazo Veliu, Cezar Ndreu, Muhamet Omari, Viktor Vorfi, Mark Mernacaj, Sadri Kertoci, Ludovik Teta 🇺🇸🇦🇱
Faleminderit që qëndroni pranë Shqipërisë, pranë atyre që vazhdojnë të mbajnë shpresën për një të nesërme më të ndritur. Kontributi i vatranve dhe diasporës sot është më shumë se një protestë – është një betim i ndershëm dhe i fortë për të ardhmen e Shqipërisë. “SOT FITOI DIASPORA, jo politka e korruptuar Staliniste e Tiranës”.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Agustin Mirakaj
VATRA Manhattan Branch

‘Shqipërinë e keni penguar ju, hajdutë’- Protesta vijon brenda takimit të Ramës, patronazhistët ushtrojnë dhunë

Protesta e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork ka vijuar edhe brenda ambienteve ku Edi Rama po vijon takimin e tij personal me patronazhistët e marrë nga Shqipëria dhe Europa.

Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Por që takimi i Ramës është me patronazhistët kjo vërtetohet nga reagimi shtazor i atyre që po sigurojnë kryeministrin, të cilët i kanë ofenduar dhe nxjerrë me forcë nga salla.

‘Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë në sallën e takimit të Ramës me patronazhistët në Nju Jork.

Protestuan kundër Ramës- Shoferi i misionit në OKB dirigjon dhunën ndaj shqiptarëve të diasporës

Nga videoja e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen shqiptaro-amerikanët të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar kreun e qeverisë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Ndërkohë që reagimi i dhunshëm i patronazhistëve ka qenë i orkestruar dhe drejtuar nga shoferi rilindas i misionit të Shqipërisë në OKB.

Ai dallohet shume mirë në Video tek shtyn protestuesit paqësorë të diasporës shqiptare të SHBA-së.

E dhunuan patronazhistët e Ramës- Aktivisti flet për Syri-n: Korrupsioni është në majë në Shqipëri, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga kryeministri në SHBA.

Ai është nxjerrë me dhunë nga patronazhistët socialistë, teksa aktivisti protestonte brenda takimit.

Aktivisti, Klodian Marku tha se ishte regjistruar për të marrë pjesë në taki, porn ë momentin kur ka ngritur zërin kundër vuajtjeve dhe shqetësimeve të rinisë, familjeve dhe të atyre që ndërtojnë jetën në Shqipëri, për shkak të korrupsionit qeveritar, ai ëhstë nxjerrë me forcë nga sigurimi dhe personeli i Ramës.

Sipas Markut, kryeministri Rama duhej pritur me protesta për shkak të asaj se çfarë u ka bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Marku, tha se reagimi i pjesëmarrësve në sallë nuk ishte i duhuri, teksa panë skenën e dhunimit aty.

Më vjen keq që salla reagoi ashtu, nuk ishte mënyra e duhur. Kryeministri duhej pritur me protesta, mbi atë se çfarë u kanë bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë. Do të kenë qenë sigurimi dhe personat që kanë marrë pjesë me të, ata që më nxorën jashtë.

Arsyeja e largimit nga salla, është që s’do të dëgjojë shqetësimet dhe vuajtjet që u duhet të ndërtojnë jetën, të përballojnë jetën dhe të mbështesin familjet në Shqipëri. Korrupsioni në Shqipëri është në maja. Ata që s’duan zëra kundër dhe padyshim kur je zë kundër patjetër që s’do jesh i mirëpritur.  

‘Ka tjetërsuar 370 dynum toka me ndihmën e Ramës’- Denoncimi: Ylli Ujka organizator i takimit në Nju Jork

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me organizatorin e takimi të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, Ylli Ujka.

Sipas denoncimit, Ylli Ujka është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës.

‘Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor. Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon’, thuhet në denoncim.

Denoncimi i plotë:

Ky është Ylli Ujka i cili është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës. Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor.

Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon.  

Merr shqiptarët edhe dërgon njerëz edhe nga Europa për takimin e Ramës në Amerikë.


Send this to a friend