VOAL

VOAL

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës – Nga Albin Kurti

May 24, 2020

Komentet

UGSHPD: VKM-t E QEVERISË… (Çfarë standardi do të mbahet për natyrën dhe mjedisin?) 

Nuk kuptohet dhe nuk tregohet qartë përmes këtij foto-lajmi/njoftimi të botuar në ATSH se ku ndodhet ky mjedis/objekt që merret si shembull. Cilës sipërmarrjeje private apo shtetërore i përket dhe çfarë nuk shkon në të. Do të duhej një kërkim i mëtejshëm ndoshta për të shpjeguar rëndësinë e një vendimi të freskët të qeverisë,  konkretisht Vendimi nr. 666, datë 2 shtator 2026“, për të kuptuar standardet.
Njoftimi në vetvete përmbledh disa pika ose më saktë një listë të rëndësishme (si të përmbledhur nga Chat GPT-ja pa përvojë njerëzore), për zbatimin nga subjektet e biznesit mbi parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe moton “ndotësi paguan”. Në fund ky veçon se:-Vendimi synon edhe përafrimin e pjesshëm me Direktivën 2004/35/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, për përgjegjësinë mjedisore në lidhje me parandalimin dhe riparimin e dëmit mjedisor.”
Aspak dyshues për përmbajtjen e dokumentit si dhe për nevojën e përshtatjes së tij në kohë, i krahasuar ky mes viteve 2004 kur u hodh në KE  dhe atij të muajit Shtator 2026 që e ka kaluar qeveria shqiptare mendojmë se ky njoftim ka nevojë që të ndërgjegjësojë më thellë publikun. 
Këtu kuptohet që AKM-ja (Agjencia Kombëtare e Mjedisit), do të zbatojë vendimin sipas VKM-s, por problematika e gjithanshme mjedisore që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit kërkon që të identifikohen burimet materiale, financiare dhe njerëzore për ta realizuar afatin e vendimit.
Nuk është thjeshtë vetëm gara e përpunimit të dokumentacionit ose përafrimin e tij me KE-në, por rezultati në terren dhe koha e zbatimit janë kompleksi i gjërave që do të përcaktojnë një pjesë të kritereve në fushën e mjedisit.  Me direktivën ideologjike dhe politike të Rilindjes Socialiste ‘BE-2030’, pikërisht kjo “garë” duhet marrë seriozisht dhe me transparencë sepse kuadri ligjor dhe grup kapitujt nuk janë thjeshtë dhe vetëm mjedisi në letër.
Mjedisi Shqiptar, pasuritë natyrore, biodiversiteti, uji, ajri, pyjet, territoret rurale dhe hapësirat urbane, përpunimi i mbetjeve e shumë të tjera janë në një gjendje krize dhe emergjence aq të madhe për të gjithë ata që duan ta kuptojnë aq sa vullneti vetëm për letra dhe nxjerrje vendimesh është thjeshtë një burokraci pa realizimin në terren që nuk ndihmon as cilësinë e jetës së gjallesës dhe të shtetasve.
Shembujt janë të panumërt nga të gjitha fushat e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore.
Mendësia dhe veprimi në praktikë duhet të ndryshojnë me urgjencë.
Vlen të kujtojmë se shumë specialistë mjedisorë dhe ligjbërës edhe pse shenja për “Anulimin e Ligjit 21/2024” u dha dhe u zgjua me fillimet e Protestës Qytetare kundër dëmtimit të natyrës në Zvërnec. Ajo u mbështet dhe u këshillua edhe nga disa parlamentarë evropianë. Ky ishte momenti i aksionit qytetar për ndërgjegjësim dhe ndërhyrje. Premtimet politike nga Rilindja Socialiste për mandatin e katërt të mbetura thjeshtë në nivel propagande dhe për pushtet vetëm sa mbulojnë korrupsionin. Ishin pikërisht zbulimi i pengesës, ajo çka tregoi se si mënyra burokratike e parti shtetit vepron me paaftësi e ushqehet. Tregoi atë se si propaganda me të cilën qeveria shqiptare operon të bën të kuptosh se afatet nuk do të mbahen dot kurrë. Sepse punë konkrete me të tilla përmasa kërkojnë investime në terren të cilat kanë treguar se kanë mbërritur më parë në xhepat e pushtetarëve dhe klientelës së pushtetit se në destinacionet në dobi të natyrës/mjedisit.
Thjeshtë duke vëzhguar Direktivën 2004/35/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit  (Directive 2004/35/CE of the European Parliament and of the Council of 21 April 2004 on environmental liability with regard to the prevention and remedying of environmental damage) ku në fund të saj në Nenin 19 mbi Zbatimin shkruhet se:- 1. Shtetet anëtare nxjerrin ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për t’u pajtuar me këtë Direktivë deri më 30 prill 2007. Ato e njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.”, këtu nënkuptohet se  për t’u arritur nga letra në realitet ligjit evropian i është dhënë një shtrirje kohore 3 vjeçare.
Nga kjo lind pyetja:-A ka vullnet politik dhe a ka forcë ekzekutivi për ta bërë këtë?
Kjo vlen të vëzhgohet.
Transparenca ndaj publikut dhe partnerëve të BE-së mbeten një kusht i vazhdueshëm i afateve.
Ndërsa ajo që kemi parë deri tani se si vepron shteti në të gjitha nivelet siç janë nxjerrja e VKM-ve dhe para se të ndodhë një proces ndërgjegjësimi e bashkëveprimi me palët e interesuara (dhe në këtë rast me të gjithë shtetasit pasi natyra është e përbashkët), ne kemi vënë re më shumë aksionin e disa agjencive që gjobisin, pezullojnë veprimtari biznesi, shkatërrojnë objekte dhe njëkohësisht vrasin klimën dhe dëshirën e zhvillimit tek sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm.
Fundi i kësaj etape nga ana tjetër është fillimi i  një etape tjetër. Asaj të ofertave për klientë dhe investitorë strategjikë vendas dhe të haj që janë më afër interesave me qeverinë dhe pushtetin në fuqi.
Duhet vepruar për ta ndryshuar këtë praktikë të korrupsionit mbi dëmtimin e natyrës, pasi ai ende perceptohet si një terren ku nuk duken gjurmët.
Nuk duhet pranuar asnjë forcë e propagandës zyrtare që e shet në letra zhvillimin pa e vërtetuar atë në terren dhe pa e provuar në realitet, në harmoninë mjedisore të gjallesës.
Ilustrimi i foto-lajmit/njoftimit pa emër për një VKM shumë të rëndësishme, që nuk është thjeshtë një përkthim a përshtatje nga gjuha angleze, madje edhe që nuk bëhet pa një bashkëpunim të ngushtë tregon një varfëri pë forcën ilustruese.
Kjo është bërë një shprehi në propagandën zyrtare ashtu sikurse shpesh kemi dëgjuar për reklamën e mirë ose të keqe në turizëm, në të cilën luan rol të rëndësishëm natyra dhe mjedisi shqiptar.
Mbrojtja e saj nuk arrihet pa ndërgjegjësim dhe pa kuptuar plotësisht se nevoja për ta mbrojtur mjedisin nuk është një mësim që del nga gjoba dhe ndëshkimi kryesisht, por është një sjellje dhe edukatë qytetare e mënyrë jetese ashtu siç e ka edhe Evropa dhe shumë shtete të zhvilluara me shumë vëmendje për mjedisin.
Mjafton të sjellim shembullin dhe ta kontrastojmë foto-lajmin/njoftimin pa emër me pamjet e automjeteve të rënda që shtruan rrugë në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Njerëzit e interesuar që rrethuan ne tela me gjemba projektin që nuk ekzistonte sipas kryeministrit (por hapi problemet me pronat), dhe përveç se shqetësuan kolonitë e shpendëve migratorë që folenizojnë në biodiversitetin me vlera botërore të Vjosë-Nartës, dunat shekullore që u shkatërruan ishin ajo gjurma e fortë e kuptimit të ligjit pë ndikimin në mjedis.
Kësaj kush do t’i japë përgjigje edhe kësaj karshi shumë të tjerave që e kanë plagosur rëndë natyrën Shqiptare?
Çfarë standardi do të mbahet për natyrën dhe mjedisin?

 

____
*ATSHVeprimtaritë që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin
 
8 Shtator, 2026
 
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

UGSHPD: ATSH-ja E PRET NË BESË TAULANT BALLËN (Besa e Kavajës apo Besa e Ramës)

 
I rrethuar nga gazetarët paraditen e së Martës, 9 Shtator në këtë fillim Sesioni Parlamentar, kryetari i GPS Taulant Balla është përpjekur që t’i fshijë 100 ditë protestë si dhe skandalet e fundit të qeverisë dhe kryeministrit Rama, për të vendosur tonin politik duke ushtruar një arrogancë të përsëritur ku ka thënë:-Ju lutem unë ju respektoj pyetjen. Se çfarë përgjigjem unë është përgjegjësia ime.”
Shkarja prej pyetjeve është koncepti rilindës i transparencës dhe për këtë përdoren figura politike që quhen ndryshe artileria e rënë.
Por sa herë ka dalë blof me deklaratat dhe qëndrimet e tij gjatë periudhës së pushimeve të Kuvendit kjo nuk ka nevojë të përsëritet pasi ai është materiali i gatshëm i memeve në rrjetet sociale. Ndaj si për t’i shpëtuar atyre ai i disponohet gazetarëve përpara mikrofonave dhe kamerave të tyre i pa ndrojtur.
Si ta kuptojmë këtë lojë fjalësh kur ky deputet karriere, i dyti pas Erion Braçes që ka 30 vite të pandërprera jetë parlamentare dhe që ka zbuluar kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, të jetë kaq mospërfillës dhe respektues me median?
 
Pra ju pyesni se përgjegjësinë për përgjigjen e kam unë.(?!).
 
Balla e ka ulur edhe herë të tjera standardin një nga të sezonit ishte ai me motivet baritore të tij kur në muajin Qershor pas ndezjes së Protestave Qytetare ai shprehej se:-Unë jam bariu i grupit të PS-së”, kur një deputete e njohur si neomalësorja* u shkëput për të qenë e pavarur.
Tani që Kreu i Rilindjes Socialiste Rama u ka dhënë të tjera manuale politike për t’u përgatitur Balla flet vërtetë “kodra pas bregut” dhe nuk është aq i motivuar as sa kolegia më e re Sara Mila që flet me pasion për Orën e Unifikuar të rilindësve, që të kujtojnë “Të Shtunat Leniniste”.
 
Ku po shkon kjo mazhorancë?
 
Kë përfaqëson me votat e 11 Majit, 2025?
 
Si pasojë e ndikimit ideologjik, përpunimi dhe manipulimi i kësaj “besnikërie” për Ramën i bën këta zëdhënës aktivistë të pa integritet ose altoparlantë të sistemit monopartiak, parti-shtetit. Në se ata janë të kënaqur me përgjegjësitë dhe shërbimin, kjo nuk do të thotë se qytetarët i ndjekin ata.
 
Qytetarët janë në shesh, madje e kanë “rrethuar qeverinë” simbolikisht  për tu dëgjuar, mbi 100 ditë dhe pa ndërprerë, ndaj takimi i së Premtes është një kohë e humbur veç një gënjeshtre të madhe.
Ishim kureshtar ta zbërthenim përgjegjësinë e përgjigjes së Ballës, por pavarësisht pyetjeve me fuqinë që i jep mazhoranca ai la të kuptohet se Reforma Territoriale do të votohet, problematika e Zgjedhjeve sipas OSBE-ODIHR do të adresohet “…për të garantuar në kohë marrjen e masave për zgjedhjet e pranverës së ardhshme zgjedhjet vendore në rastin në fjalë.”
 
A është ky serioziteti apo sportiviteti me të cilën kryetari i GPS del përpara gazetarëve, këtë nuk e kemi vështirë që ta kuptojmë. Si do që të jetë përgjigja Balla del bosh dhe i vëtetë siç është përpara qytetarëve.
Edhe nëse nuk e kupton “elokuencën”, ai prej ATSH ka mësuar ose do ta mësojë se është i censuruar. 
Për gjëra serioze lidhur me Besën, Balla është i ndaluar të flasë përveç asaj që Rama kupton me fjalën Besa.
 
Balla thotë asgjë edhe pse është kryetar i GPS-s:-“Në këtë fillim sesioni parlamentar ë dua që t’i falenderoj të gjithë kolegët deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët në tërësinë e tyre ë gjatë ë fundjavës së kaluar ditën e premte ora 17:00 kanë qenë të gjithë…Ti je tifoz me Besën unë jam tifoz me Besën …ti je edhe nga Kavaja…Unë jam tifoz me Besën kështu që për të shkuar përpara. Prandaj asnjë shmangie nga përgjegjësia jonë për  t’i qëndruar besnik Besën shqiptarëve dhe po e theksoj çdo qytetar i këtij vendi në të 61 bashkitë e vendit do të ketë ditën e premte të orës 17 veshët tanë për të dëgjuar dhe sigurisht angazhimin tonë për të adresuar”.
Pra pyeteni për çfarë të doni Taulant Ballën.
Ai ecën vetëm përpara dhe e përforcon edhe sot se është i duhuri dhe se ka 21 vite përvojë deputeti.
Por Taulant Balla nuk përgjigjet përpara zgjedhësve.
Ai flet në emër të mazhorancës dhe parti-shtetit që zgjedhësit ta kuptojnë kodin e tij kur thotë çdo qytetar i këtij vendi në të 61 bashkitë e vendit do të ketë ditën e premte të orës 17 veshët tanë për të dëgjuar dhe sigurisht angazhimin tonë për të adresuar “.
Në fakt qytetarët dhe mbarë Shqipëria i kanë sytë tek protesta.
Dëgjojini qytetarët, jo vetëm në Tiranë.
Dorëhiquni se jeni pengesa për t’u zgjidhur problemet dhe mos e merrni edhe rrugën në diasporë për të çuar Besën siç thoni, se u kthyet në qesharakë.
______
*Marjana Koçeku
9 Shtator, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Protestuesit leksion se si rrethohet Kryeministria, simbolika e fuqishme në ditën e 100 të revoltës, dhe kërkesat për drejtësinë: Arrestoni Ramën

Shënohet sot dita e 101 e protestës qytetare ku kërkesë kryesore mbetet lagrimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e mbajtur dje kishte një rëndësi të veçantë, për shkak se shënonte plot 100 ditë që shqiptarët kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë si reagim ndaj situatës ku ndodhet vendi, aferave të qeverisë, ndërsa pjesë e kërkesave mbetet edhe anulimi i një sërë ligjeve.

Simbolikë e fuqishme e përdorur dje nga qytetarët ka qenë rrethimi i Kryeministrisë me një zinxhir njerëzor.

Ndërkohë thirrjet që ushtonin ishin “Arrestoni Ballukun!” “ Arrestoni Ramën”. gsh

101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet.

Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Protestat janë shoqëruar me marshime në rrugët e kryeqytetit, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Mbrëmjen e kaluar, protesta e 100-të u zhvillua me pjesëmarrje të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

Gjatë protestës së mbrëmshme, aktivistë dhe qytetarë paralajmëruan gjithashtu për përshkallëzim të aksionit opozitar dhe vijimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim. Një prej protestuesve deklaroi se rezistenca do të hyjë në një nivel tjetër, ndërsa janë bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestat e ardhshme.

Sot, protesta e 101-të pritet të vijojë me të njëjtën kërkesë kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, ndërsa pritet që pas grumbullimit në shesh të zhvillohet edhe marshimi në rrugët e Tiranës. bw

UGSHPD: ME TRI SHIFRA, REALITETI QË PËRMBYS KRYEMINISTRIN (Me tri shifra! Ëndrra nga Stoli e një Dinamoviti)

Ishte interesant fakti sot që kur Dita e Protestës shkoi me tre shifra dhe u bë plot 100, në propagandën zyrtare që me siguri për çështje forme zë vend një koment dhe një shkrim rrëke i mbushur me plot etiketime dhe përbuzje (përshkrim i figurshëm ) sigurisht të dala nga një realitet i jetuar për autorin  Brooks Williams*. E ndërsa Rama e udhëzon ose e paralajmëron lexuesin se si duhet “ta përtypë lëndën”, menduam se temperaturat e larta të zgjatura deri në vjeshtë e kanë dëmtuar shumë skemën e luftës mediatike të pushtetit kundër qytetarëve protestues. 

Kryeministri ka nevojë për një ndryshim cilësor. Kur kjo nuk i realizohet ai shpërthen dhe gjen një valvul-shkarkimi pasi vetëm situata e zjarreve ja ka rritur atij presionin për ta treguar se është një administrator i paaftë dhe mbledh të ngjashmit sepse popullsia përcjell situata të përsëritura.


Nga leximi i fundjavës ose sugjerimi i këshilltarëve Rama ka ngecur diku dhe është shprehur:-“Rreshtat më poshtë nuk i kam shkruar unë, po është një nga ato raste kur njeriu thotë: Ah, sikur t’i kisha shkruar vetë…” dhe i lë vendin shkrimit nga autori Brooks Williams i cili tërhiqte vëmendjen me kopertinën e librit “Performative Outrage: How Manufactured Fury Undermines Local Government and Public Service”.

Rama ka plotësisht të drejtë kur ja hedh topin autorit Williams që sigurisht ka një datë botimi në librin e tij një vit më parë. Një rastësi  interesante në ngjasimin e termave të përdorura të cilat nuk po i shtrojmë si shembull pasi kanë autenticitetin dhe autorësinë, kohën çka nuk i bën të dyshosh për plagjarizëm dhe më kryesoren që nuk i bashkon, por i ndan ajo që quhet performancë…realizim.

Këtë nuk ta jep dhe nuk ta thotë dot kryeministri sigurisht kur ndodhet në ditë të vështira dhe ndoshta pa këshillime, pasi i pëlqen mendja e vet dhe i ka marrë tashmë vendimet. Rama i përplas opinionit një shkrim që të justifikojë performancën me zë dhe figurë që nga fushatat zgjedhore e deri tek formatet e komunikimit në mediat sociale. Ai është i njëjti, vetvetja, që është lejuar të tërhiqet nga fijet si një marionetë, një përmushës i nevojave të veta me shfaqjen në art dhe në sport që shkurt i thonë rezultat. 

Në art mediokër.

Në basketboll i bie hekurit.

Nga kjo shfaqje e Ramës në Ditën e 100 të protestës qytetare, autori LD-NY26 sjell skicën “Dinamoviti që Ëndërroi Treshifrat”.

Si njeriun që e përgatit shfaqjen në interes të vet. Shpenzon nga buxheti i shtetit sa të mundet vetëm që të shitet ideja dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për rezultatin. Jo vetëm rezultatin, por humbjet e njëpasnjëshme. 

Në rastin e administratorit Brooks Williams, pavarësisht nga mos përcaktimi politik që ai ka, dallon se performanca në punët e bashkisë deri në 94% e kanë bërë atë veç të tjerave të besueshëm për të drejtuar dhe përmirësuar,  qytetin Ferris, në Teksas. Pra me gjithë problemet që është ndeshur, shkrimi i një eseje nga ana e tij për ta shfryrë përbuzjen mbase i është dukur me vend dhe e ka lidhur në një libër. Nuk i është imponuar në fytyrë kundërshtarëve, por ka bërë punën dhe ka marrë votat mbi bazë të performancës.

Ka edhe një qëndrim tjetër Zoti Brooks gjatë muajit Maj 2026 në lidhje me shqetësimet e performancës së pushtetit vendor kur thekson një ide se “ne përmbushim ato çka janë kërkuar dje”. Pra është një mungesë largpamësie që e karakterizon administratën dhe qeverinë shqiptare të politizuar. Ju mund të kujtoni gjuhën ndaj kundërshtarit dhe programin pa mesazh ose me mashtrime që Rilindja Socialiste krijoi për të arritur sot tek kjo krizë. 

Ndaj edhe pse një esse, pjesë e një libri me qëndrime të goditura kjo sillet vonë në tryezë nga Rama. Mbase mund të jetë edhe ndonjë shenjë indirekte përveç valvulës së shkarkimit mbi gjyqësorin. 

Disa pyetje të shpejta mund të ishin se:1- Si u soll me Bashkitë kryeministri pas Zgjedhjeve të 11 Majit? 2-Sa ndërhyri në pavarësinë e pushtetit vendor?, 3- Sa e deformoi deri sot ai Reformën Territoriale dhe e la Kryeqytetin pa Zgjedhje?, 4- Sa po e përdor Veliaj që pas njoftimit nga anonimi Nesti Angoni?, 5- Sa po i vjen në ndihmë situatave të zjarrit në mbarë vendin sikurse rezultatin ja paqmë me përmbytjet e stinës së dimrit brenda këtij viti.

Edhe në formë ka raste që nuk del e keqja ose shfryn përbuzja.

Përse gjen Rama mbështetje në një libër që ka të tilla shpërthime mbi qeverisjen vendore në veçanti?

Ai vetë i ka zgjedhur dhe i ka shoqëruar në burg.

Kujtojmë daljen e Veliajt para Gjykatës që mbante mes duarve Senekën, Librin “mbi Durimin e të Urtit”.

Pra “udhëheqës” që janë shtirur në jetë. 

Shtiren para ligjit. 

Mashtrojnë për performancë në lojë duke premtuar dhe në ndeshje i bien hekurit.

Zero rezultat!

Zero përgjegjësi!

Zero reagim!

7 Shtator, 2026

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

_________

*ATSH-Rama ndan shkrimin e Williams: Jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike

*Brooks Williams- autor, administrator i qytetit Ferris, në Teksas (SHBA)

*Shfaqja e Përbuzjes: Si e zemërimi i nxitur gërryen shërbimin publik dhe qeverisjen vendore

*ATSH-Rama: 100 mijë të moshuar pensione mbi 300 euro si pasojë e reformës

UGSHPD: PROPAGANDA ANTI-RINI E RAMËS

(Hashtagu, Rama kërkon vëmendje)


Si një vështrim mbi Botën, Evropën dhe Italinë, çdo vit që prej 1975  Forumi i Cernobbio-s (“Intelligence on the World, Europe, and Italy”), analizon pirjet kryesisht në fushat e ekonomisë, gjeopolitikës dhe teknologjisë në botë. Pjesëmarrja e Shqipërisë e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe një delegacion i kufizuar qeveritar, por me propagandë të kontrolluar dhe të madhe për mënyrën se si përpiqet ta shesë veten si një kryeministër që ka pas 98-99 ditë resht një popull që kërkon dorëheqjen.


Për 52 vite tashmë të Forumi i Cernobbio-s ke se ç’të thuash.

Ke ç’të thuash dhe e kupton akoma më shumë kontrastin dhe prirjet e zhvillimit për atë se çfarë ka bërë Shqipëria dhe si e ka shoqëruar sistemi politik i saj  tranzicionin 36 vjeçar. 
 
Kjo tendencë e fundit dhe mënyra se si po i lë gjurmët është shumë mbresëlënëse për të kuptuar egon e pushtetit të një autokrati.

Në çdo aspekt që ta kapësh ekonomia, politika e jashtme, rajoni marrëdhëniet fqinjësore etj. përgjithësisht u adresuan nga Rama në mënyrë provokative në kërkim të vendosjes së një oferte vetjake si zgjedhja më e mirë e drejtimit të një vendi në Ballkanin Perëndimor. Batutat e zgjedhura që shkaktojnë gjoja humor janë shpërqendrime nga përmbajtja e problematikës po aq sa edhe ushqim pë titujt e mediave në mënyrë që të krijohet një fërkim për lëvizje ose vëmendje. Pikërisht për të mos i dhënë propagandës këtë epërsi dhe analizave boshe që do të merreshin me termat e hedhura si; “Po merr Putini në telefon” dhe “duhet të falenderojmë më së pari mbi të gjitha Vladimir Putinin” e të tjera si;   “…shtatë fëmijët e Ursulës”,  “… fëmijë duhet të dëgjojnë “babain dhe nënën’, Gjermaninë dhe Francën, ” makineria më e pamëshirshme burokratike me 35mijë burra dhe gra në Bruksel” deri tek “rruga e shkurtër për në BE pa të drejtë vote”  dhe ” Titaniku po fundoset” të gjitha bashkë janë   janë hashtagu(#) Rama.
Por mes tyre duke kujtuar edhe një frazë të plotë, lexon shqetësimin e vet real kur shprehet:-“E di që Serbia është një lloj kafshe’ shumë interesante dhe e çuditshme në ‘xhunglën’ e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!”, janë hashtag-u (#) Rama.

Janë një çmim që ai vendos
për veten  më shumë se sa për realitetin dhe të ardhmen e rajonit.

Duke i shitur tezat si impenjative, një kryeministër që është vënë në qendër të vemendjes pë r drejtimin e shtetit me një korrupsion të lartë, krimin ekonomik dhe larjen e parave nga trafiku ndërkombëtar në juglindje të Evropës nuk mund të mendohet se e ka shfrytëzuar hapësirën si të tillë.

Rama ka shkuar më thellë ku përveç hashtag-ut përmes propagandës ka nxjerrë vlerësimin se:-Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri . Kjo tezë goditëse në analizë tregon gënjeshtrën sy për sy të një kryeministri që ka mbyllur me qindra shkolla në vendin e tij dhe ku kriminalizimi i shoqërisë ka ndikuar në pasigurinë, imitimin e roleve modele me gangsterë ndër të rinjtë, futjen ende të pa studiuar të survejimit me kamera të shkollave nga një projekt “Smart City” etj. Por kur 300 janë të numëruara nga INSTAT shkollat që mungojnë ose 22% deri 23% të të gjithë rrjetit shkollor, dhe të diskutuara shqetësuese në dy vitet e fundit ku qytete si Kukësi,  Korça e Gjirokastra të kryesojnë me largimin e rinisë duke theksuar në rreth 113mijë mungesën e fëmijëve në arsim në shkallë vendi. 
Po lindshmëria që ka rënë deri në 37% duke ju referuar viteve 2014-2025
Këto fakte rrëqethëse janë hashtag-u i emergjencës për Evropën.
 
Sa i pa bazë duket Rama mes një forumi ndërkombëtar?! 
Si pranohet të dëgjohet këshilla e një autokrati që jo vetëm popullin, por edhe ëndërrat e një rinie shqiptare me sy nga perëndimi mundohet t’i pengojë, t’i’ etiketojë, t’i helmojë, t’i dëshpërojë dhe akoma nuk po i gjen fundin?! Sa dëshpërues dhe cinik ky moral nga përtej Shqipërisë?! 
Në një kohë që prej poshtë zyrës së tij në shesh kryesisht rinia e vendit dhe ajo e diasporës i kanë numëruar 99 ditë protestë. 
99 ditë qëndresë duke i kërkuar dorëheqjen.
 
E lexojmë dhe duhet ta rilexojmë Ramën kur thotë:-Ndërkohë që kemi këtë Europë, me mendimtarë të ndritur që mblidhen dhe diskutojnë për brezin e ri, po lejojmë që në një pjesë të këtij realiteti, brezi i ri po largohet dita-ditës nga e gjithë kjo dhe po plandoset në një oqean urrejtjeje dhe përçarjeje, synimesh që janë jo në përputhje me parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian .  
A është Rama dhe sistemi i tij shembull për t’u ndjekur?!
A e sheh këtë Evropa?
A e kupton atë për ta luftuar këtë propagandë infektuese jo vetë mashtruese dhe patronazhiste apo po e duartroket. Si mund t’i thotë Rama Evropës :-“Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri “, kur ai duke shpopulluar Shqipërinë e la vijën e frontit bosh?
 
Një vend që shpopullohet dhe mplaket është një hashtag për Evropën!
 
Rama dhe Rilindja Socialiste e kanë shkaktuar.
 
I rendisim këto pyetje për t’ja nxjerrë kuptimin jo për të marrë përgjigjet dhe pyetjet e parafabrikuara të Rilindjes Socialiste.
Lexojeni sërish dhe kuptoni të vërtetën.
Kuptojeni të vërtetën pë të kërkuar ndryshimin.
 ________
Hashtag – # simboli hash që i paraprin një fjale apo fraze cila përdoret në rrjetet sociale e cila e bën atë të kërkueshme.
 

6 Shtator, 2026Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi

Sot shënohet dita e 100-të e protestave kundër qeverisë, ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet një tubim i madh qytetar. Pas 100 ditësh protestash dhe marshimesh, aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për vijimin e aksionit qytetar.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë, kur qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet dhe përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik. Në qendër të thirrjeve të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Për protestën e ditës së 100-të, aktivistët kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Aktivisti Ilir Xhemalaj ka kërkuar pjesëmarrje masive dhe ka deklaruar se aksioni duhet të vijojë përmes mosbindjes civile.

Në deklaratat e bëra gjatë ditëve të fundit, aktivistët kanë paralajmëruar edhe përshkallëzim të protestave. Ata kanë folur për vijimin e mosbindjes civile dhe kanë përmendur bllokimin e institucioneve dhe rrugëve si forma të mundshme të aksionit.

Protesta e sotme pritet të jetë një nga tubimet më të rëndësishme të kësaj periudhe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për pjesëmarrje masive do të shoqërohen me një mobilizim të gjerë qytetar dhe nëse lëvizja do të kalojë në një fazë të re të mosbindjes civile. bw

Sot dita e 99 e protestës qytetare! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek parlamenti

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e tyre.

Pas afro 100 ditësh protestë, kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqja e qeverisë dhe ngritja e një kabineti tranzitor.

Një tjetër pikë e rëndësishme e qëndrimit të protestuesve lidhet me disa prej ligjeve të miratuara nga qeveria. Ata kërkojnë të tërhiqen ligji për investimet strategjike dhe ai për zonat e mbrojtura, të cilat prej kohësh janë kundërshtuar nga qytetarë dhe grupe opozitare.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, protesta pritet të marrë një tjetër formë. Për 8 shtatorin është paralajmëruar përshkallëzim i aksionit, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të presin deputetët me vezë, në shenjë revolte ndaj mazhorancës.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin protestën. Sipas tyre, qëndrimi në shesh do të vijojë derisa të realizohet kërkesa për ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e kabinetit aktual. bw

VIDEOLAJM- Shtëpi dhe ullinj të shkrumbuar, çfarë mbeti pas zjarrit masiv në Himarë

Pamje të rënda janë regjistruar pas zjarrit masiv që përfshiu zonën e Himarës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sipërfaqe me ullinj.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa banorët u përballën me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në pamjet e siguruara pas shuarjes së flakëve, shihen banesa të dëmtuara dhe pemë ulliri të djegura, ndërsa në disa zona ka mbetur vetëm hiri.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat dhe tokat bujqësore të banorëve, ndërsa vijon evidentimi i pasojave dhe i sipërfaqeve të prekura.

Zjarri vijon të jetë masiv, por nuk kërcënon më banesat. bw

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Shën Tereza e Kalkutës mbetet simbol i bamirësisë

Sot shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, si dhe 29 vite nga vdekja e saj.

Ajo u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës. Ceremonia e shenjtërimit u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe u drejtua nga Papa, në kuadër të Jubileut të Mëshirës. Në ceremoni morën pjesë më shumë se 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore pas njohjes nga Kisha Katolike të dy mrekullive të lidhura me shërimin e personave të sëmurë pas vdekjes së saj.

Papa Françesku vendosi gjithashtu emrin e Shën Terezës së Kalkutës në Kalendarin e Përgjithshëm Romak, ndërsa 5 shtatori, dita e vdekjes së saj në vitin 1997, u përcaktua si dita e përkujtimit liturgjik të shenjtores.

Procesi i lumturimit të Nënë Terezës kishte nisur më herët. Në tetor 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli të lumturuar, pasi Vatikani njohu mrekullinë e parë të lidhur me ndërmjetësimin e saj. Bëhej fjalë për shërimin e një gruaje 30-vjeçare në Kalkutë, e cila vuante nga një tumor në stomak. Një komitet i Vatikanit vlerësoi se shërimi nuk mund të shpjegohej nga pikëpamja shkencore.

Në Shqipëri, 5 shtatori është përcaktuar si ditë përkujtimore për Nënë Terezën, duke zëvendësuar datën 19 shtator, e cila më parë shënonte Ditën e Lumturimit të saj.

Po më 5 shtator shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nder të Nënë Terezës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Në vitin 1929 ajo nisi misionin e saj në Kalkutë dhe në vitin 1950 themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë. Përmes këtij misioni, ajo iu përkushtua përkujdesjes ndaj njerëzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e saj humanitare. Ajo kërkoi që fondet e çmimit të përdoreshin për të ndihmuar të varfrit.

Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë pas rënies së regjimit komunist, ndërsa kishte ardhur në vend edhe më herët, në vitin 1989. Gjatë vizitave të saj ajo takoi familje me të cilat kishte lidhje farefisnore, fëmijë, besimtarë dhe autoritete të larta të vendit.

Në Shqipëri ajo kontribuoi gjithashtu në hapjen e shtëpive të Misionareve të Dashurisë, të cilat vijojnë të ofrojnë shërbime për njerëzit në nevojë.

Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Sot, 29 vite pas vdekjes së saj dhe 10 vite pas shenjtërimit, ajo vijon të konsiderohet një prej figurave më të njohura të humanizmit dhe bamirësisë në botë. gsh

“Regjimi, i tmerruar” Dita e 98 e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë; të hënën pritet tubim masiv

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar aksionin e tyre dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qëndresa e përditshme tashmë po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm. Të hënën mbushen 100 ditë nga nisja e protestave dhe nga sheshi është paralajmëruar një mobilizim më i madh, me thirrje drejtuar qytetarëve nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet.

Dita e 97-të solli ndërkohë disa zhvillime. Protesta e së premtes nisi që në paradite përpara Gjykatës Penale, ku qytetarët u mblodhën në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas tensioneve të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë.

Gjykata vendosi lirimin e 14 protestuesve të arrestuar. Vendimi u prit si një fitore nga aktivistët, të cilët deklaruan se ndalimet nuk do ta ndërpresin protestën dhe se aksioni do të vazhdojë.

Në mbrëmje, qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. “Rama jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën” ishin ndër thirrjet që shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe në mbështetje të të arrestuarve të ditëve të fundit.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta nuk u mbyll aty. Qytetarët vijuan marshimin përgjatë bulevardit dhe rrugëve të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës dhe duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Në qendër të fjalimeve ishte edhe ajo që pritet të ndodhë të hënën. Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. Krahas dorëheqjes së Ramës, nga protesta është artikuluar edhe kërkesa për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar. Kuvendi rikthehet të martën, më 8 shtator, vetëm një ditë pas protestës së 100-të, duke paralajmëruar një fillim jave me tension të lartë politik. bw

UGSHPD: JUPAJ DHE RAMA NË DY SKAJET E EKOSISTEMIT  (Anuloni Ligjin 21/2024)

 

“Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren”, kështu e mbyll statusin e tij përmes facebook-ut Ministri i Mjedisit Sofjan Jupaj, të cilin ATSH e ka botuar nën titullin “Përfundon procesi dyvjeçar i rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës”. Në se ky studim i përket një periudhe dy vjeçare të bën të kuptosh se ministri Jupaj është i përditësuar sa duhet me studimin e trashëguar nga ministrja e mëparshme Mirela Kumbaro që mbulonte njëkohësisht sektorët në konflikt interesash Turizmin dhe Mjedisin. Duke mbajtur vetëm njërin që prej shtatorit 2025 nga CV e Sofjan Jupaj ka një hark kohor të rëndësishëm prej lindjes deri tani që dorëzon Rivlerësimin e Monumenteve. Ai u lind në muajin Shkurt të 1991, kur ra monumenti i diktatorit Hoxha dhe u diplomua në vitin 2013 kur në piedestalin bosh vuri këmbët rilindësi Rama.

Dikush mund ta quaj të pakëndshëm krahasimin dhe kjo është e një rastësi që na ndihmon të shohim meritat e shefit dhe të vartësve megjithëse me moshë dhe me autoritete të thekura nga kontrasti.
Kur e lexon dhe e dëgjon shprehjen “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” nga statusi më i fundit i ministrit Jupaj do të ishe një qendrim nihilist po të mos e aprovoje  saktësinë e mendimit të hedhur. Por e ndarë nga realiteti kjo është një propagandë e trashë e pushtetit, prandaj në dhjetra monumente që çdo rreth ka, Shqipërisë i është ndërhyrë me dhunë në qindra prej tyre ku ideatori i copëzimeve, kryeministri Rama me ‘Paketën e Maleve’, ‘PPP-t’ dhe ‘Investitorët Strategjikë’ ka ndërhyrë duke tharë dhe betonizuar çdo hapësirë pranë zonave të mbrojtura.. ‘Albanian Files’ janë një dosje e gatshme ndërsa ‘Ligji 21/2024’ është gërshëra ose bisturia që pret dhe i kryen këto transaksione.
Si ta kuptojmë ministrin  Jupaj kur flet për “Rivlerësim të Monumenteve” kur thotë:- “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” dhe si ta kuptojmë kryeministrin Rama kur deklaron një copë Shqipërie tashmë të shituar kur rrëshqet lapsusin:-“Faktikisht së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e ‘Pasqyrës’, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re bazuar te Inteligjenca Artificiale, por shfaqja e parë e “Pasqyrës” që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të jetë një komponent i saj, i cili quhet ‘Flamingo Mirror’, Pasqyra e Flamingos, ku do të ekspozohen nga A-ja te ZH-ja të gjithë aspektet e mundshme dhe të imagjinueshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret tema e Sazanit dhe e Nartë – Pishë Poros, jo e Nartë – Vjosës, nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër, Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka.”

Në se do shkencë edhe monumentet janë ekosisteme dhe nuk mund të flasësh për hartë kadastrale në letër dhe të thuash:- 
 nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër”.
Malli i kujt është ky?!
Në se do transparencë zbato ligjin e pronësisë dhe mbro natyrën.
Dhe në se do shkencë mirëkupto arritjet e studiuesve shqiptarë që prej vitesh kanë dhënë kontribut dhe mbrojtjen e natyrës e kanë të shtrenjtë dhe të shenjtë me gjithë kushtet e varfëra që ata punojnë.
Sa për konceptin se Monumentet janë Ekosistem mund të shprehim se asnjë studiues i natyrës nuk e merr guximin dhe të nxitohet kur për to bëhet fjalë. 
Ekosistemi është ai që është i ndërthurur në miliona lidhje nga nivelet më të ulëta i të gjitha të krijesave të gjalla që e përsosin jetën në shtratin e vet të burimeve të energjisë si drita, uji dhe toka, ose ajo që quhet biosfera, vetë planeti Tokë. Njeriu që jeton në të është pjesë, por edhe qëndron në kulmin e kësaj marrëdhënie mes Ekosistemeve pasi arrin t’i njohë, t’i shfrytëzojë duke bashkëjetuar dhe sigurisht më kryesorja t’i mirëmbajë  të gjitha këto nivele. Nëse me Ekosistem përkufizimi na jep të kuptojmë një zonë gjeografike ku organizmat e gjallë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin e tyre fizik jo të gjallë, si një sistem i vetëm dhe vetë-mbështetës. Shqipëria ka territorin, bukuritë e natyrës që ja ka falë Zoti siç thotë shprehja dhe nuk janë për shitje ashtu sikurse ka një popull që do t’i dalë zot fateve të veta dhe ta ruajë trashëgiminë për brezat që do të vijnë.
 
Sa për rilindësit që prej 2013 ekosistemi i tyre tashmë njihet si mjedisi i krimit ekonomik ku gjallon korrupsioni, i veshur me PIP, para, ideologji dhe propagandë.
 
 
4 Shtator, 2026
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend