VOAL

VOAL

NJË ZË NË SHKRETËTIRË I NJË MËSUESI DHE I NJË ATDHETARI TË NDERUAR – Nga Prof dr ESHREF YMERI

June 5, 2015

Komentet

NJË REFLEKTIM PËR PAQË E PAJTIM NDËR SHQIPTARË! 45-vjet më parë Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqë Nga Frank Shkreli

Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza – e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore, për paqë në botë dhe për kujdesin ndaj më të varfërve.

Për paqë në botë dhe për paqë e pajtim, edhe “për popullin tem Shqiptar”. “Që paqja e Zotit të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona”, është shprehur Shenjtja Nenë Tereza ndërsa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel për Paqë, 45 vjetë më parë (1979). Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, sipas biografit të njohur të jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.

Po e kujtoj këtë 45-vjetor të dhënjes së Çmimit Nobel Për Paqë, sidomos fjalët e Nenë Terezës për paqë “në familjet tona”, drejtuar shqiptarëve në atë kohë, si një rast reflektimi sot, pasi bota shqiptare ka aq shumë nevojë sot për paqë, për paqë me njëri tjetrin. “Familja shqiptare” nuk ka sot paqë, paqë me veten e paqë me të tjerët. Unë nuk besoj që shoqëria shqiptare në përgjithsi dhe politika shqiptare në veçanti, të ketë qenë ndonjëherë — në këto pothuaj 35-vite tranzicion të ashtuquajtur “post-komunist” — më konfliktuale, më e acaruar dhe me mungesë respekti e dashurie për njëri tjetrin, se ç’është sot. Thirrjen e Nenë Terezës për paqë e pajtim 45-vite më parë– po e kujtoj dhe si një pjestar i komunitetit shqiptaro-amerikan — prej më shumë se gjysëm shekulli në Amerikë – modestësisht – duke shfaqur nevojën për reflektim në këtë përvjetor, për gjëndjen e krijuar plot konflikte e në çdo nivel, por edhe mungesës së diskursit normal publik me njëri tjetrin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën e shpërndarë anë e mbanë botës edhe në mbarë trojet shqiptare, sikur bota shqiptare është në luftë me vet-eveten. Sidomos, diskursi politik, jo vetëm që është keqësuar, por duket se ka vdekur vitet e fundit.

Po përdori rastin e 45-vjetorit të dhënjes së Çmimit Nobel për Paqë Nenë Terezes dhe thirrjes së saj për paqë, dashuri, e pajtim ndër shqiptarët – duke i kujtuar lexuesit se në të vërtetë ishte mrekullia e Nenë Terezës, ajo që 14-vite më parë, për herë të parë, këto tre dekada, që bashkoi politikën shqiptare në një ceremoni të shkurtër në Tiranë në kujtim të lumturimit të saj. Ishte viti 2010 kur është inauguruar e ashtuquajtuara “Rrugë e Paqës”, në Tiranë, simbol i nderimit për Nenë Terezën me rastin e 7-vjetorit të lumturimit të saj – e njohur si, “Rruga e Milleniumit të Paqës”, në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytetin shqiptar.

Me atë rast, afër 30-udhëheqës botërorë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të atëherëshëm të Shqipërisë, Z. Bamir Topi që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës së Paqës në Tiranë. Një numër i madh liderësh botërorë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit shqiptar. Por gjëja më e rëndësishme ishte pjesëmarrja në atë ceremoni e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë të asaj kohe, por dhe sot, përfshir ish-Presidentin Topi, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Kryetarin e Bashkisë Tiranë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, sot Kryeministër Edi Rama. Për ata që e mbajnë mend, ishte një ecje e lirë e të gjithë liderve politikë shqiptarë së bashku me qytetarë të Tiranës në rrugën që besoj edhe sot mban emrin “Rruga e Milleniumit për Paqën”. Një foto historike kjo që ndoshta ia vlen të nxirret nga arkivat si një simbol paqeje e bashkimi, për të parë – sidomos në rrethanat e sotme të konflikteve aktuale politike në Shqipëri — se çfarë është e mundur, me vullnet të mirë: bashkimi simbolik i politikës shqiptare për një rast me rëndësi për të gjithë — megjithse merita e bashkimit të tyre qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ishte meritë e kujtimit të Nenë Terezës.

Siç dihet, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, kushtuar Nenë Terezës, është ndër rrugët më të veçanta në kryeqytetin shqiptar, sepse aty gjënden të vendosura në rrugë pllaka me nënshkrime të nja 28 udhëheqësve botërorë kushtuar paqës – duke nderuar, në këtë mënyrë, jetën dhe veprimtarinë e Shënjtores shqiptare, Nenë Terezës, por edhe shqiptarët, në përgjithësi. Ishte një gjest simbolik, por shumë domethënës. Në të vërtetë, ishte në ceremoni natyrale, spontane, asgjë e jashtzakonshme, në nderim të Nënë Terezës, për në një botë normale, ku udhëheqsit politikë të një vendi, pa marrë parsysh ndryhimet politike mdis tyre – kanë gjëra dhe kauza të përbashkëta që mund dhe duhej t’i bashkonin.
Në këtë mënyrë, ky ishte një mesazh simbolik që iu është dhënë edhe qytetarëve shqiptarë në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës, 14 vjetë më parë. Ishte një rast me të vertetë i bukur dhe i mirëseardhur, megjithse i jashtzakonshëm dhe ndoshta i papritur kur të merren parasysh konfliktet dhe antagonizmat politike midis politikanëve deri në ditët e sotme, midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Por, megjithkëtë ishte një ditë e bukur, një fotografi simbolike që i mungon shumë sot jetës politike shqiptare. Ishtë një fotografi e politikanëve kryesorë të Shqipërisë, duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, një akt që i pelqen syrit dhe disi qetëson edhe zemrat e shqiptarëve kur shohin politikanët e tyre të merren vesh me njëri tjetrin. Për fat të keq, në këndvështrimin e sotëm të zhvillimeve politike në Shqipëri, por edhe kudo tjetër midis shqiptarëve, paqa për të cilën kishte bërë thirrje Nenë Tereza 45 vite më parë në Oslo, “në të gjitha familjet tona” — pikërisht aty ku e donte Nënë Tereza paqën, midis shqiptarëve, në familjet tona — është vështirë të identifikohet ose të dallohet paqa si e tillë sot në jetën publike dhe politike në marrëdhëniet midis shqiptarëve në nivele të ndryshme. “Rruga e Milleniumit për Paqën” ndoshta e mban gjithnjë emrin dhe na kujton thirrjen për paqë midis nesh të Nenë Terezës, por në jetën e përditshme, të gjithë e dijmë se, kryesisht, nuk ka paqë as dashuri midis njëri tjetrit, ndërkohë që në sallat e qeverisë e të shtetit – aty ku do duhej të ushtrohej respekti dhe paqa midis shqiptarëve për hir të shqiptarëve – aty mbetëron vetëm konflikti, urrejtja dhe mos respekti për njëri tjetrin, e nganjëherë edhe dhuna.

Në fjalimin e tij me rastin e emërimit, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, në Tiranë, kushtuar Nenë Terezës, në vitin 2010, Presidenti i atëhershëm Bamir Topi ka folur për modelin e paqës së Nenë Terezes, për një paqe që ndërtohet e kultivohet çdo ditë e çdo kund dhe nga cdo kush. Në një referencë drejtuar klasës politike shqiptare në atë kohë, Presidenti Topi ka thekësuar me atë rast, paqën shoqërore, që sipas tij, është një “detyrë themelore e një shteti demokratik…e që duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë. Për t’a ruajtur e për ta persosur atë metej, në perputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve”, ka theksuar ish-presidenti Topi, duke nënvijuar “bashkpunimin, bashkjetesën, e tolerancën”, si, “forca morale e kulturore, në dispozicion të së sotmes dhe të ardhmes… në shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit.”

Për fatin e keq, ai rast fotografik paqeje më 2010 midis udhëheqsve më të lartë politikë të shqiptarëve, në vend që të kishte simbolizuar një fillim të ri të zhvillimeve paqësore në Shqipëri, konfrontimet politike kanë ardhur duke u shtuar dhe vazhdojne gjithnjë edhe sot, madje janë edhe më të thekësuara se kurrë më parë.  Kriza politike nepër të cilën po kalon Shqipëria dhe Kombi shqiptar është një
krizë e madhe morale – një trashëgimi e gjysëm shekulli komunizëm – me besimin se kundërshtari politik është armik dhe si i tillë duhet të zhduket me çdo kusht.

Në ketë periudhë kritike për Kombin shqiptar, vazhdimi i një sistemi të polarizuar politik, jasht kontrolli, dhe dështimi i klasës politike për t’u marrë seriozisht, me problemet madhore të vendit e të Kombit — në të gjithë botën shqiptare pa përjashtim — do të ketë pasoja tragjike afatgjatë për të gjithë shqiptarët.  Abraham Lincolni citohet të ketë thenë se, “Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë pa u shembur”.

Thuhet se “politika është arti i kompromisit”.  Prandaj të ulurit në tryezë me ata që kanë pikepamje të ndryshme për të biseduar, me qellim të mirë dhe në paqe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, nuk duhet të shikohet si një dobësi, si diçka që nuk është burrënore.  Nuk është burrëri as nuk janë burrshtetas ata që interesat partiake e personale i venë mbi përparimin dhe interesat e Kombit, ndërkohë që konfliktin e vendosin mbi kompromisin, në kurriz të paqës në shoqëri dhe në familjen e madhe të shqiptarëve.

U kërkoj falje atyre që këto fjalë mund t’i shikojnë si një predikim apo një pontifikim moral. Por shumë politikanë shqiptarë konsiderojnë se pozita politike që kanë tani është e drejtë e tyre dhe askujt tjetër dhe nuk e shikojne atë –për atë që në të vërtetë është — një përgjegjësi e privilegj qe ua ka besuar atyre, përkohësisht, votuesi shqiptar.  Në të njëjtën kohë, edhe elektorati duhet të jetë më i përgjegjëshëm e të perkrahë kandidatë/e për poste politike ata të cilët flasin me respekt e dinjitet për kundërshtarët e tyre politikë dhe qnedrimet e tyre dhe të cilët kanë parasysh, mbi të gjitha, interesin e vendit e të Kombit. Thomas Jeffersoni do tu bënte thirrje udhëheqsve politikë shqiptarë të gjitha ngjyrave, “Ejani e na ndihmoni me talentet tuaja si edhe me peshën e karakterit tuaj, të punojmë së bashku, drejtë vendosjes së demokracisë.” Kombi shqiptar gjendet para një kthese historike dhe është një detyrë urgjente morale dhe kombëtare e këtij brezi politikanësh që t’i japin rrugën e duhur, “Rrugën e Paqës”, fatit të shqiptarizmit dhe shpresës për pranvera të reja për Kombin shqiptar, ashtuqë që shqiptarët të gjejnë sigurinë, paqën dhe rehatinë e vet, në vendin e vet, me bashkombasit e vet.

Momente të tilla si përurimi i “Rrugës së Milleniumit Për Paqën”, në nder të Nenë Terezës në Tiranë në 2010 — një ngjarje kjo që bashkoi klasën politike shqiptare të asaj kohe — do të bënin që të huajt, sidomos miqtë e Kombit shqiptarë të thonin sot — ah sa burra të mirë qenkan këta shqiptarët, kur bashkohen për të mirën e përbashkët. Për fat të keq, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë, me njëri tjetrin, kam drojë se nuk gjëndet kush të pohojë sot një gjë të tillë – pasi duket se është harruar mesazhi i Nenë Terezës i 45-viteve më parë në Oslo të Norvegjisë: Paqë në familjet tona, si parakusht i paqës dhe bashkimit në familjen e madhe shqiptare të përhapur anë e mbanë botës.

Nga Frank Shkreli

Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, pohon biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.

“Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë, pa u shembur”.

“Nëqoftse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan duke i dorëzuar Nenë Terezës Medaljen Presidenciale të Lirisë (1985), dekorata më e lartë që jep Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

NIKKI HALEY, ISH-GOVERNATORE, ISH-AMBASADORE, KANDIDATE DERI KOHËT E FUNDIT PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA DHE “NUSJA SHQIPTARE” * I BASHKOHET INSTITUTIT TË NJOHUR KONSERVATIV “HUDSON” NË WASHINGTON Nga Frank Shkreli

Në një njoftim për media ditën e henë, Instituti i njohur konservativ, Hudson, në Washington tha se Nikki Haley, ish-governatore e shtetit Karolina e Jugut dhe ish-ambasadore e Shteteve të Bashskuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, do i bashkohet këtij instituti amerikan në zë si promovues i politikave konservative të mbrendshme dhe të jashtme si dhe i sigurisë kombëtare.

Në njoftimin e Institutit Hudson me këtë rast citohet Nikki Haley të ketë thenë duke pranuar emërimin, se “Kur politikanët tanë dështojnë të identifikojnë armiqtë tanë si të tillë, ose kur dështojnë të vlerësojnë rëndësinë e aleancave tona, atëherë bota është më pak e sigurt”, duke shtuar se “kjo është arsyeja se pse puna e Institutit Hudson është aq e rëndësishme”, në këtë kohë. Instituti Hudson, vazhdon të citohet ish-ambasadorja dhe ish-kandidatja për presidente, “Beson se populli Amerikan duhet të ketë faktet për problemet dhe politikanët duhet të gjejnë zgjidhjet, në mbështetje të një të ardhmjeje të sigurt, të lirë dhe të begatë. Mezi pres që t’u bashkohem kolegëve në Istitutin Hudson, që në parttneritet me ta, të mbrojmë parimet që e bejnë Amerikën vendin më të mirë në botë”, është shprehur, Zonja Nikki Haley.

Ndërsa Presidenti i Institutit Hudson, Z. John P. Walters e priti Zonjën Haley me fjalë të ngrohta duke thenë se, “Nikki është një udhëheqse e sprovuar dhe efektive si në fushën e politikës së brendshme ashtu edhe të politikës ndërkombëtare. Në një periudhë ngjarjesh politike të pakontrollueshme dhe konfliktesh, Nikki Haley ka vazhduar të jetë mbrojtëse e patundur e lirisë dhe mbështetse e bindur dhe efektive e sigurisë dhe begatisë amerikane. Jemi krenarë që ajo po i bashkohet Institutit Hudson”, ishin fjalët e Presidentit të Institutit Hudson, duke mirëpritur Nikki Haley-n në radhët e këtij instituti shkencor, një ndër më të njohurit, botërisht. Në të kaluarën si edhe tani shumë personalitete të njohura të politikës amerikane kanë qenë bashkpuntorë të Institutit Hudson, përfshiur Henrz Kissingerin, ish-Zevendës presidentin Dan Quale, ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Ppmpeo e të tjerë.

Ambasadorja Nikki R. Haley i bashkohet Institutit Hudson, një ent konservativ me fame botërore që merret me politikat e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara

Gjatë fushatës për president si kandidate e Partisë Republikane, Nikki Haley ka promovuar një politikë të jashtme amerikane të fortë dhe vendimtare përball krizave globale siç është lufta Rusi-Ukrainë, luftimet Izrael Hamas e të tjera konflikte ndërkombëtare. Qendrimi i saj ishte në contrast të plotë me qendrimin e ish-presidentit Donald Trump i cili kembëngulë për të mbajtur Shtetet e Bashkuara jasht konflikteve ndërkombëtare. Ishte Shkurti i vitit që kaloi, kur Zonja Haley shpalli kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara, por në fillim të muajit që kaloi ajo njoftoi anullimin e fushatës së saj për detyrën numër një në vend – pasi në përballim me ish-Presidentin Trump, ajo humbi 14 nga 15 zgjedhjet në shtetet që mbajtën votime në të ashtuquajturën “super Tuesday”, në fillim të Marsit. Megjithkëtë, sipas njoftimeve në media, Nikki Haley është shprehur se ndonëse anulloi fushatën e saj si kandidate e Partisë Republikane për President, ajo nuk e ka ndër mend të heshtë në lidhje me çështje të rëndësishme të politikës së brendshme e të jashtme dhe sigurisë kombëtare.

Siç duket, Haley ka zgjedhur si platformë institutin e njohur Hudson në Washington për të vazhduar të “përdor zërin e saj për të folur në mbështetje të çeshtjeve me rëndësi, në të cilat ajo beson”, siç është shprehur ajo me rastin e anullimit të fushatës për president fillim muajin e kaluar. Deri më tani, Zonja Haley nuk ka mbështetur Z. Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për president.

* “Nusja Shqiptare” – Nikki Haley ka thenë më heret në takime me grupe shqiptaro-amerikanësh, kur ajo shërbente në Nju Jork se ajo është e martuar me një biznesmen amerikan me origjinë shqiptare. Në atë kohë ajo është angazhuar, publikisht, duke premtuar se do të punonte për rritjen e numrit të njohjeve — nga vendet anëtare të OKB-së — të Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur.

Frank Shkreli


Nikki Haley me bashkshortin Michael, në ditën e inaugurimit të saj si governatore e shtetit Karolina e Jugut, 2015.

NJË KATASTROFË, MASAKËR MASIVE, GENOCID I VËRTETË U BËHET VOTUESVE SHQIPTARË NGA NDRYSHIMET KUSHTETUESE TË 2008! – Nga BESIM NDREGJONI

“Një demokraci pa vlera, –kan shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia 34 vjeçare e pluralizmit shqiptar!

Vuajmë ende hijet e tejzgjatuna të sistemit kriminal stalinian që trullosi mendjet tona”.

Kështu shkruante disa vite  më parë në gazetën “Panorama” Sami Repishti, një nga ata që vuajti vetë për 10 vite ferrin shqiptar të diktaturës, por që nuk reshti kurrë që të kërkojë nga shoqëria shqiptare që të guxojë të hedhë sytë nga e shkuara nën diktaturë për ta lexuar atë me gjithë tronditjen e madhe të saj.

Gjatë këtyre 34 vjetëve, politika shqiptare, vazhduese e komunizmit, tri shtylla kryesore dhe të pacenueshme të demokracise i ka shkelur dhe i ka denigruar.
Ato janë:
1.Të drejtat dhe liritë e njeriut, sidomos në fushën e së drejtës kushtetuese të të përndjekurve politikë dhe në aktet ndërkombëtare për dënimin e terrorit të shkaktuar nga diktatura.
2. Prona, pronarit të ligjshëm.
3. Vota e lirë.

Misioni i votës së lirë asht një përgjegjesi  e paevitueshme  për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa  për një nji jetë që nuk është skllavëri,.Me votën e lirë, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale, shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun  për liri e demokraci. Shqiptarët janë të sigurtë që, nëse e tashmja është  në  duar të politikanëve, të oligarkëve të  pseudopushtetit  në Shqipëri, e ardhmja i takon  lirisë dhe demokracisë.

Partia Demokratike që mori përsipër në 90 për të i sjellë lirinë, demokracinë dhe ta bënte Shqipërinë si Europa ,nuk e kreu me sukses këtë mision të madh kombëtar që kishte nevojë shoqëria poskomuniste por u zhyt në ideologjinë komuniste për pushtet duke anashkaluar parimet bazë të ndërtimit të demokracisë. Demokracia shqiptare u godit që në lindjen e sajë nga kjo klasë politike sunduese, nga mosdenimi i krimeve të diktaturës, Partia që kishte kryer krime makabre jo vetëm nuk u denua me ligjë por u bë bashkëudhtuese në pluralizëm dhe përdori tërë ideologjinë e gënjeshtër, ideologjinë e mashtrimit të denigrimit kundra sistemit demokratik që sa kishte lindur.Kjo force politike ka tre dekada që mbron parardhsit e saj, xhelatët që kryen krime në dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe misioni i sajë ishte marrja e pushtetin me anën e dhunës siç ndodhi me revolucjonin e 97 ku nëpërmjet bandave të krimit mori pushtetin e ashtuquajtur me “Votë” falë dhe dakortsimit të udhëheqjes së ashtuaquajtur Partia Demokratike

Partia Demokratike erdhi si lëvizje populiste me parulla dhe dogma komuniste dhe nuk e ndërtoi filozofine e saj me program konservator, për të cilën kishte nevojë shoqëria e traumatizuar nga genocidi diktatorial enveristë. Përdorte parulla bolshevike “Poshtë komunizmi” dhe krimet e komunizmit nuk i denonte, dhe vazhdon të mos i denoi edhe sot mbas 34 vite pluralizëm politikë. Ju bashkua heshtjes së mos denimit të krimeve të komunizmit që i kishte kryer Partia e Punës që mbrohej në demokraci me ndrrimin e emrit si Parti Socialiste.

Në vitin 1997 mbasi mori pushtetin Partia Socijaliste vazhdoi e qetë sundimin duke dhunuar votën e lire, duke tjetërsua pronën e ligjshme, duke dhunuar të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë, dhe duke i kthyer institucjonet e shtetit në shërbim të pushtetit të sajë. Gjykata Kushtetuese e 1997 u  mbush me Gjygjtarë e Prokurorë të diktaturës që kishin kryer krime, dhe i dhuroi pushtetin PS në 2001 me vendime të Femi Avdiut ish Gjygjtari i komunizmit që kishte varun në litar Havelin shqiptar Havzi Nelën dhe kjo gjykatë jepte mandate deputetësh me shumicë në favor të PS pa pyetur për vota. 

Misionin i sajë ishte  dhunimi i institucjonit të  votes së lire. Dhe vota e shqiptarve ka 34 vite që denigrohet dhe përsëritet çdo pale zgjedhje se po e rregullojmë me ligjëdhe e kan politizuar në atë mënyrë barbare vetëm vota mos të jetë në shërbim të qytetarve por të pushtetit të dy forcave politike.

Në vitin 2005 u ndrrua pushteti, jo falë votës së lire të qytetarve, por marrveshjeve të fshehta në mes të dy forcave politike PS e PD. Goditja e dytë që ju dha Votës së lire të shqiptarve ishte marrveshja e 2008 e cila për nga përmasat ligjore është e barabartë me kushtetutën e viti 1976 të diktatorit Hoxha, kjo marrveshje e shëndrroi votën e lire jo në shërbim të popullit votues dhe konkurencës politike por në shërbim të Kryetarit të Partisë, duke shkatruar pluralizmin e duke e kthyer Kryetarin e partisë në një diktator që i mer të gjitha pushtetet dhe i përdor për të mbajtur sundimin e tij apsolut.

Jemi i vetmi komb në Europë që nuk lejojmë votën e lire dhe nuk lejojmë konkurencën dhe kemi politikan sundues prej tre dekash duke u mohuar shqiptarve lirinë, kjo klasë politike ska asnjë ndryshim me diktaturën. Të njëtët udhëheqës politike në 90, të njëtët në 2024.

Marrveshje e 2008 u muar nga sistemi Spanjoll një sistem monarkist që skishte asnjë lloj baze ligjore me sitemin republikan parlamentar siç trumbetojnë këto parti në Shqipëri.

Në dekleratat publike udhëheqësit e këtyre partive e urrejnë sistemin monarkist, por kodin zgjedhor e marrin nga monarkia, kjo është“demokracia që na sërvisin këta kryetar Partish.

Vota është ndërgjegjja e qytetarit dhe nuk ka të drejtë ta tjetërsojë atë, asnje lloj institucioni politik kushdo qoftë ai, me pushtet apo pa pushtet. Përse nuk lejohet që vota e lirë të shkojë, aty ku dëshiron e voton qytetari? Përse-të e kësaj lloj demokracie alla komuniste nuk kanë fund. 
Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Ҫdo deformim i saj e çon atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqiptare ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para, e para për pushtet. 

Kjo klasë politike  po i shtrin çdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqiptarëve, duke u kthyer në një shpresvrasëse një gijotinë ëndrrash për ta. 

Sot shqiptarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zëvendësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Shoqëria shqiptare duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqiptare për gjëndjen e mjerueshme ku ndodhen sot shqiptarët. Shqiptarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejtë, dhe parajsë për çdo horr e bandit, kusar e kriminel. 
Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e pushtetit i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare.

”. Nji katastrofe, nji masaker masive, nji gjenocid i vertetë u bëhet votuesve shqiptar. 

Këta poitikan që mendojnë vetëm për të marr mandatin e deputetit dhe jo për të ndërtua demokracinë për të cilën vuajtën shqiptarët për 50 vite.. Katrahura politike që ngriti koken mbas shembjes se turpshme të komunizmit ashte nji plagë e rande .Shqiperia meriton ma shume se terheqja e “karrikes” në pushtet, dhe përfitimi nga korrupsioni. Shqiperia meriton nji shtet e nji shoqeni të lire, të lire nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe tëlire nga uria, papunesia dhe varferia…. Shqiperia meriton nji sistem politik të hapet, transparent, dhe plot respekt për cdo qytetar të lire. Shqiperia meriton nji emën që të respektohet nga bota e jashteme.

Shqiperia meriton këtë respekt sepse e ka pague rande detyrën që vuni mbi shpatullat e saj nji histori e egër e imponueme mbi shqiptaret pa pelqimin e tyne. Shqiperia meriton nji të ardhme tëlumtun e premtuese sepse ka derdhe gjakun si lum për liri, prone e vote të lire.

Zotrinj deputet Shqipëria ka nevojë për Votë të lire, për pluralizëm, për liri konkuruese dhe aspak për deputet që nuk denojnë krimin dhe nuk lejojnë popullin të votojë i lire. 

Historia do të ju denoj nqs ju i mohoni votën qytetarit . Aborgoni marrveshjen e 2008 dhe kthejani pluralizmin dhe konkurencën shqiptarve. Kjo, nuk ashte Shqiperia për të cilën kemi luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike , Shqiperia e qytetarit te lire për të cilën ne kemi andrrue  “Mos harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dytë

Mos na mohoni votën e lire, se drejtesia do të ju denoi Zotrinj Deputet!!”

 

Besim NDREGJONI

Një bisedë e munguar me dijetarin Jup Kastrati…- Nga PËRPARIM KABO

Nuk është e thënë që takimi apo kënaqësia për të biseduar, siç thonë francezët, të ndodhë në të gjallë të një personi. Shpesh, dialogu apo biseda brenda një digjitaliteti njerëzor, ndodh në dykohësi, nëse bashkëbiseduesi ka vepra të shkruara, ka kontribute dhe idetë i tij janë një traktat i hapur mendimi, ku mund të hyhet, por sigurisht me disa kushte intelektive.
Më 15 prill, 2024, dijetari Jup Kastrati mbushi 100 vjeç. Nuk dëgjova gjë të flitej për të, të kishim studio referimi për veprën e tij apo përfundimet në të cilat ai mbërriti me botimet që na ka lënë, e që nuk janë pak, 35 libra! Ndaj unë dua të bëj me zë, hapur dhe bashkë me ju, miq, një bisedë me prof. Jup Kastratin. Shumë pyetje kanë mbetur pezull, ndaj po ja nisim.
– Profesor i nderuar Jup Kastrati, ju punuat me përkushtim tërë jetën tuaj për shqipen, fillnisjen e saj historike, zhvillimin e saj e në veçanti atë gramatikor për forma të veçanta të të shprehurit , etj. A jemi atje ku duhet sot, në detyrimin historik që kemi ndaj gjuhës?
Profesor Jup Kastrati: – Së pari, ju faleminderit që po më kujtoni dhe po më konsideroni, duke kërkuar mendimin tim. Mendoj se studimet për shqipen nuk janë atje ku duhet të ishin. Pas vitit 1990 do duhej të rishikoheshin shumë përfundime të arritura dhe zgjerimi i këndvështrimeve për gjuhën tonë në fonetikë, sintaksë e në morfologji. Psh: në fonetikë do duhej që të vazhdonin matjet e tingëlloreve, si në gjuhën e standardizuar, por më së shumti në gjuhën dialektore dhe në të gjitha format e shfaqjes së saj.
Përpos matjeve dhe përfundimeve laboratorike, lypsen përgjithësime që kahen nga identiteti i brendshëm i gjuhës dhe jo thjesht nga statistikat krahasuese. Do duhej qe një tjetër” Bletë shqiptare”, fshat më fshat e katund më katund, të qëmtonte dhe të mblidhte fjalët e hershme, ato më të moçmet, me qëllim që të zbritej te gjuha primitive. Sa më e vjetër fjala, aq më e vlerë për studiuesin. Por kjo nuk bahet në zyrë dhe me kompjuter. Është dashtë me fjetë ndër male, me qenë aty për mort dhe për lindje, për darsëm dhe për shtegtim. Nëse fjala e parë, ajo e agut të mendjes njerëzore, humb, edhe muzika e kreut e çka mbetet pas, ashtë një muzikë e përpunueme, një lloj mbivendosje, ku shtresa më e re muzikale shtyn të bjerrë në greminë atë që ka gjetur…Eh, çka ndodh ! Studiuesi i ri gërmon cekët, mbledh , grumbullon dhe analizon një material fonetik të vërtetë, por jo të mjaftueshëm.
Profesor Kastrati, po dua të zbresim poshtë në kohë. 20-25 nëntor, 1972. Ju ishit atë vit 48 vjeç, pra, goxha i pjekur si njeri dhe si studiues. Në atë vit, në atë muaj e në ato data zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit. Ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia, Mali i Zi, si dhe arbëreshë nga Italia. Pyetja që dua t’ ju shtroj është: çfarë ndodhi aty, që u kërkua heqja e paskajores, duke e parë më shumë si një trajtë gati- gati krahinore dhe duke e lidhur me gegënishten?
Profesor Kastrati bën një hop heshtje, nxjerr frymën nga thellësia e kraharorit dhe mendohet…
Ndoshta shkon larg në kujtime, kur ai nuk ishte në një mendje për ta hequr këtë formë të shprehuri të veprimit foljor, më sheh në sy e më thotë:” E çka po të duhet kjo tash? Me u pendue nuk është aq e lehtë!”
Unë:- Sa bukur e përdore paskajoren në këtë rast!( me u pendue) Sa bukur tingëllon!
Pse duhet që në vend të saj të përdoret lidhorja “ që të pendohesh, nuk është aq e lehtë”?
Pse do duhej të trajtohej si shprehje e kufizuar, kur edhe në jug, si në Çamëri dhe në Gjirokastër, ndoshta më rrallë, por e takojmë këtë formë?
Me sa di unë, të thirri në atë kohë ish ministri i arsimit dhe të mbajti nja tri orë në zyrë, që të të detyronte, por ti , me atë qetësinë tënde, u mundove me e bindun se, nëse e sakrifikonin atë mënyrë të shprehuri, do humbshin edhe nja 7 lloj fjalish.
Profesor Kastrati :- Po, ashtu ka ndodh, qe një takim i gjatë dhe tejet i vështirë. Ai qe njeri i shkolluem dhe jo arrogant, por qe i zanun në çark prej atyne që e kishin urdhnue. Unë e bana timen, më së paku fola hapun dhe e mbrojta me argumenta atë që menojsha. Sot s’e di se çfare ndodh. Kam nij se po përdoret fort hapun dhe po shkruhet, duke mos e besue ma atë vendim zyrtarësh. Eh! Gjuha është si drita që nuk e kap dot për brinash, por është dhe si uji i malit, që, kur bien prej majash, ka shumë furi dhe zhgulm.
Këtu ku jam qysh nga shtatori i vitit 2003, kur e lashë frymën e fundit në atë tokë, kam taku shumë gjuhëtarë dhe albanologë, flas e bisedoj me ta, me profesorët e nderum: Çabej, Domi, Demiraj, Shuteriqi, Uçi, etj.
Por takimet më të bukura dhe mësimdhënëse janë me Ferenc Nopçen. Ai ka kujtesë shumë të pasun dhe mjaft të gjallë. Më tregon fjalë të vjetra të shqipes, mbledhun malësive ku ai jetoi dhe punoi, takoi njerëz dhe bani me ta miqësi. Kam dashur të takoj edhe Johan Thunmmanin, por ende nuk kam mujt. Ma ka shty disa herë takimin. Veç një fjalë më tha, kur u paraqita tek ai si shqiptar prej veriut. “ Ah,- më tha,- studimi im për shqipen është pengu i jetës! Isha vetëm 32 vjeç , kur ma prenë jetën në mes ata që nuk donin që unë t’i hyja kësaj pune , që do përmbyste shumë teza jokorrekte dhe në disa raste edhe të gabuara. E ndjeva rrezikun qëkur u mora me fjalorin e Kavaljotit…
‘Shqipja është dashuri, ashtu siç thuhej në lashtësi, dashuria është një shpirt që digjet…!’ “
Profesor Kastrati, edhe një pyetje të fundit: – A ke dëgjuar për një studim të fundit mbi vjetërsinë e shqipes, që është botuar në një revistë tejet të rëndësishme shkencore?
– Po, po, na e sollën. Të vërtetat vijnë edhe këtu në qytetin e frymës. E lexuam dhe kemi nisur një bisedë shumëshikuese. Ka të dhëna shumë interesante, që ne aso kohe nuk i kishim. Edhe metodat krahasuese tani janë komplekse, deri duke përdorur formula matematikore që zvogëlojnë gabimin në pothuaj zero. Fillimisht nuk po e gjenim fillin, por mes nesh është mendjethelli Petro Zheji.Ai na ftilloi gjithçka dhe pati goxha ndikim, pasi shumë nga shpjegimet e tij kombinojnë disa shkenca që mund të bëjnë argument studimi gjuhën. Ajo që la gjurmë është fakti që shumë dijetarë të botës na uruan dhe na thanë:” Ju keni një gjuhë shumë të vjetër, mos u mundoni ta bëni të re, sepse do humbisni shumë vlera dhe thesare jo vetëm gjuhësore! “Të pranosh ndryshimin e mendimeve dhe bindjeve që ke pasur falë zbulimeve të reja, është shprehje e kurajos që të ndihmon ta shohësh botën në mënyrë kritike, dhe kjo e ushqen mendimin dhe kërkimin shkencor.
Unë :- Faleminderit, dijetari Jup Kastrati, mendjehapur ke qenë dhe i tillë ke mbetur në 100 – vjetorin e lindjes …!
Jam gazmend që biseduam, me vonesë, por denjësisht, ndaj ju shpreh mirënjohjen time më të thellë!
Profesori-Faleminderit Ju që më kujtuat! Gjithëherët e kam pasun frikë harresën, asht e rrezikshme për popujt e vegjël!
P.Kabo. 16 prill, 2024.

A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?- Nga AUREL DASARETI

 

Mjaftë me grabitësit gjysmë të arsimuar marrë direkt nga rruga.

Krimineli kryesor aktual i shtetit amë, Shqipërisë, është një përzierje e një djalli, një shakaje dhe një tragjedie për mbarë kombin. Pa asnjë (zero) dinjitet njerëzor.

***

Nuk jam aq i shqetësuar për t’i bërë njerëzit të më kuptojnë më. Unë besoj në konflikt. Ka shumë kreativitet në të.

Dhe, nëse këta sunduesit aktual janë nga politikanët më të mirë që ka Shqipëria, atëherë të gjithë duhet të pyesim veten se sa të këqij janë të tjerët…E tmerrshme! 

Këta banditë janë të frikësuar nga humbja e “pushtetit dhe kontrollit”. Është një nga “flamujt e kuq” të një psikopati.

Nëse pas kësaj ligësie gjithëpërfshirëse që ndodhë në trojet pellazge-ilire ke besim te politikanët shqipfolës (me përjashtime nderi), je thjesht një budalla.

Kjo është një përmbledhje e mirë e gjendjes së punëve në politikën shqiptare. Kualifikimet do të thotë pak ose aspak, libri partiak dhe farefisnia do të thotë gjithçka. Kuvendi dhe qeveria duhet të pasqyrojnë disi popullsinë? A nuk duhet t’i lihet qeverisja e vendit më të kualifikuarve – profesionalisht dhe personalisht – dhe jo kundërshtuesve, gjysmë-analfabetëve, hajdutëve, vasalëve, spiunëve, kriminelëve?

Për fat të mirë, ne kemi disa media shqiptare të lira në mbarë botën, të themeluara nga disa patriotë shqiptarë që përshkruajnë realitetin në mbarë botën, përfshirë edhe atë në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi…

Tash e tutje, kërkesa për ministrat duhet të jetë të kenë kryer shkollën fillore, dhe të paktën 10 vjet në punë praktike, duke përfshirë edhe mësimin e mirësjelljes, se gënjeshtra ka gjithmonë pasoja etj.

Nëse ata kanë ndonjë aftësi në të folur, atëherë shumica dërrmuese e tyre do të jenë në gjendje të bëjnë shumë më mirë se ky grup përfundimisht i madh i krijuesve të shkatërrimit që kanë sunduar dhe plaçkitur për një kohë të gjatë dhe janë bërë miliarderë, kështu që kanë mundësi t`i mbjellin edhe flokët…

Mendoni se sa mund të ishin zbuluar në sektorin publik, elitën, policinë etj., do të kishin qenë në burg nëse të gjitha mediumet të kishin bërë punën e tyre, në vend që të bashkëpunonin realisht me këta kriminelë të korruptuar dhe në disa raste bisha të rrezikshëm, sepse po të kontaktosh me median e ligët do të përballesh me një ngurrim të dhunshëm.

Të gjithë ata që qeverisin janë të korruptuar (me përjashtim qeverisë së Kosovës; por në Kosovë opozita është e korruptuar dhe antikombëtare). Ata janë më të rrezikshmit e vendit.

I gjithë peizazhi politik përbëhet nga politikanë të pakualifikuar. Ka qenë kështu për shumë vite dhe është përkeqësuar në mënyrë dramatike me kalimin e viteve.

PS: Letrën e shkrova brenda 15 minutave. Jam në punë dhe i shfrytëzova këto minuta të pushimit.

Përshëndetje të veçantë themeluesve të portaleve (gazetave) kombëtare që i botojnë letrat e mia: https://www.botasot.info/, https://www.voal.ch/, https://www.zemrashqiptare.net/Zemra.html

https://www.drini.us/

Kalofshi mirë. Respekt për ju, Aurel Dasareti

NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT* Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

“Marrëveshja për Konfederatën Jugosllave do të jetë e mundshme vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb.”
Kjo është thënie e Stipe Mesiçit, e shqiptuar në dhjetor të vitit 1990, të cilën e kam shënuar saktësisht atëherë dhe e sjell këtu fjalë për fjalë, gërmë për gërmë, pikë për pikë e presje për presje. Para se të kem zgjeruar vetë thënien e Mesiçit, do kthyer në zhvillimet e mëvonshme të derisotme.

Stipe Mesiç në atë kohë ishte nënpresident dhe pak ditë më vonë do të fillonte detyrën e presidentit të Jugosllavisë, i fundit para shpërbërjes së federatës. Më herët ai kishte qenë gjyqtar, kryetar bashkie, nënkryetar i parlamentit krotat, kryeministër i Kroacisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kroacinë e pavarur do të ishte kryetar i parlamentit, kryetar i Partisë së Kroacisë së Pavarur, më vonë Partisë së Popullit. Pas vdekjes së Tuxhmanit do të ishte dy mandate (10 vjet) president i Kroacisë, duke qenë gjatë gjithë kohës në krye të sondazheve si politikani më popullor i Kroacisë.

Domethënia kuptimplotë e thënies së Mesiçit, saktësia e përkufizimit që Mesiçi ia bën nacionalizmit serb, mjerisht u provua dhe u vërtetua në gjithë periudhën e mëvonshme deri në çastin kur unë jam duke i hedhur këto radhë.

Mesiç i thoshte fjalët e mësipërme në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse ishte e mundur që Jugosllavia të mbijetonte duke u shndërruar në konfederatë, pra në një bashkim të republikave të pavarura, një projekt ky që tashmë tingëllonte vetëm si nostalgji utopistësh të sëmurë.

Qysh në vitet e fundit të jetës të Titos ishte pranuar botërisht se Jugosllavia ishte brejtur në themel nga përplasja mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmave republikane. Në kundërpërgjigje të nacionalizmit serb pranohej se ishte ngjallur nacionalizmi sidomos në udhëheqjet e republikave, në elitat e tyre, në intelektualët dhe në masën e rinisë. Kur Mesiç e shqiptonte thënien e lartshënuar, Millosheviçi kishte rreth dy vjet në krye të Serbisë, ia kishte hequr në mars 1989 autonominë Kosovës, duke prishur përfundimisht baraspeshat e konfederatës të krijuara nga Tito. Revanshi nacionalist serb me në krye Millosheviçin ndaj pjesëtarëve të tjerë të federatës kishte nisur pikërisht në Gazimestan më 28 qershor 1989, në shënimin e 600 vjetorit të humbjes së Betejës së Kosovës përballë Osmanëve, me pjesëmarrjen e 1 milion serbëve. Aty kishte lindur edhe sllogani i hedhur nga Millosheviçi se ku ka serbë i thonë Serbi, aty kishte filluar maratona e trenave plot nacionalistë serbë nëpër gjithë territorin e federatës, kishte filluar mbushja e stadiumeve, e shesheve me tubime nga ato që mund të jenë parë vetëm tek fashistët e Musolinit dhe nazistët e Hitlerit në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930.

E pra, çdo logjikë normale, do të thoshte se orekset e nacionalizmit serb, duke pasur nën zotërimin e tyre një hapësirë sa rreth 40% e sipërfaqes së Jugosllavisë, do të ndiheshin të kënaqura.

Mbretëria Serbe, më vonë Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, pastaj Mbretëria Jugosllave e, në fund, Republika Federative Jugosllave, siç provoi koha, ishte një gjeopolitikë e sajuar, ishte një krijesë artificiale e Evropës së Vjetër, në trysninë dhe për hatrin e Rusisë. Kjo miniperandori do të ushqente idenë e Serbisë së Madhe dhe nacionalizmin përkatës, me orekse të pangopshme. Kjo do të sillte dukurinë famëkeqe të “ballkanizimit”, do të sillte serbocentrizmin në trajtimin e rajonit nga ana e Evropës dhe bashkisë ndërkombëtare, pra vënien e interesave serbe në qendër të vëmendjes në dem të interesave të fqinjëve të tyre, madje duke i flijuar këto interesa.

E arnuar si mos më keq nga pjesë të mbetura të Perandorisë Austro-Hungareze, qytetarët e të cilës e ndienin evropianë, si dhe me pjesë të mbetura të Perandorisë Otomane, sajesa artificiale e krijuar nga dy Frankenshtajnë – Evropa e Vjetër dhe Rusia, do të ishte një koniunkturë dyshekullore në duart e serbëve, e financuar nga Lindja dhe Perëndimi. Edhe në periudhën e Titos, serbët arrinin të mbajnë në duart e tyre forcat e armatosura, pra ushtrinë, policinë, shërbimet inteligjente. Në fund të viteve 1980 ata kishin në duart e tyre makinerinë jugosllave të luftës, një nga më të shtrenjtat e kohës. Kjo makineri pothuaj gjatë gjithë viteve 1990 do të përdorej kundër kombeve fqinje – kryesisht kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Kroatët – 12 shekuj katolikë, ndër ta Mesiçi, e ndienin dhe e ndiejnë veten evropianë dhe vendin e tyre Evropë gjatë gjithë kohës, aq sa serbët – 11 shekuj ortodoksë e ndienin dhe e ndiejnë veten shumë më afër rusëve dhe Rusisë.  Kjo kundërthënie kaq e pazgjidhshme do të ishte në qendër të shpërbërjes përfundimtare të federatës së mbisunduar nga serbët. Pamundësia për marrëveshje me serbët do të ishte dhe do të jetë në qendër të destabilitetit që ende vazhdon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Natyrisht, nacionalizmi më i fuqishëm, i përftuar si pasojë e drejtpërdrejtë e nacionalizmit serb, do të ishte nacionalizmi kroat, i cili do ta gjente veten tek Franjo Tuxhmani, presidenti i çlirimit të Kroacisë dhe konsolidimit të saj shtetëror. Duke folur për presidentin nacionalist kroat Tuxhman, Mesiç thotë se ai ishte ‘udhëhequr nga ideja se kur Millosheviçi rrëmbente një pjesë të Bosnjës, atëherë edhe Kroacia duhej ta rrëmbente një pjesë të saj.

Kroacia do të ndeshej e para me makinerinë serbe të luftës dhe do të shndërrohej në shkollë edhe për disa nga komandantët dhe luftëtarët e shquar shqiptarë, në krye të luftës për liri disa vite më vonë në Kosovë.

Nacionalizmi shqiptar, në prag të mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe të shpërbërjes së Jugosllavisë, do të figuronte si nacionalizmi më i goditur, si gjatë gati një shekulli në Jugosllavi, ashtu edhe gjatë një gjysmë shekulli në Shqipëri. Në Jugosllavi u ushtrua genocid sistematik ndaj çdo shfaqjeje të nacionalizmit shqiptar. Për këtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, u përdorën edhe partizanët e Shqipërisë dhe qeveria e Shqipërisë e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore.

Fat do të ishte që nacionalizmi shqiptar i ditëve tona do të formulohej nga Ibrahim Rugova, me prejardhje të mirëfilltë nacionaliste shqiptare, Rugovës i ishin vrarë nga partizanët serbo-malazezë gjyshi Rrustemi dhe babai Uka, me të cilin nuk u pa kurrë dhe nuk e njohu kurrë, sepse e la në barkun e nënës. Rugova do të zgjidhte rrugën paqësore të kundërshtimit ndaj serbomëdhenjve dhe do të përcaktohej për Kosovën e pavarur dhe sovrane, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi bazën e këtij vizioni, oreksi i nacionalizmit shqiptar do të ndjehej i përmbushur me konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, me realizimin e statusit shtetformues për shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës e të tjerë, të cilëve t’iu njihen të drejtat e pakicave kombëtare, sipas standardeve më të përparuara të Bashkimit Evropian.

Antonomia midis kroatëve dhe serbëve, siç e pamë, do të ishte një antonimi e plotë. Ndonëse sllavë të jugut, ata përbënin dy kultura të ndryshme, e para vinte si kulturë dhe qytetërim i mirëfilltë evropian, e dyta vinte nga përvoja bizantine dhe postbizantine (otomane), pra përfaqësonte kulturën më të sofistikuar aziatike.

I njëjti këndvështrim vlen për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mes Serbisë dhe shqiptarëve. Kjo u provua edhe gjatë dy shekujve të fundit. U provua edhe gjatë dy-tre dekadave të fundit sidomos në Kosovë dhe ndaj Kosovës. Në të njëjtin këndvështrim do parë edhe situata aktuale e përpjekjeve të Brukselit për të bindur Serbinë të nënshkruajë me Kosovën një marrëveshje të hartuar nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje i detyron të dyja palët barabar t’i përmbahen fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, duke respektuar ndërsjelltas pavarësinë dhe sovranitetin, çka është në të mirë të të dy vendeve, përkatësisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në tërësi e veçanërisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë e në Serbi.

Zyrtarët dhe analistët evropianë dhe perëndimorë pranuan se Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen për shkak të presionit të kishës ortodokse serbe dhe të nacionalistëve serbë. Kështu pranohet se nacionalizmi serb është nacionalizëm i frymëzimit fetar. Ndërkohë që dihet se nacionalizmi me frymëzim fetar është një ndër rreziqet më të mëdha të kohës sonë. Pra, këtë nacionalizëm e udhëheq dogma fetare. E udhëheq edhe dogma e përpunuar nga shkenca serbe. Dihen platformat e prodhuara nga kjo akademi, sidomos në dëm të shqiptarëve. Dihen edhe elaboratet famëkeqe të Cubrilloviqit, Andriqit e të tjerëve, analistët perëndimorë edhe sot citojnë thënien e një ish kryeministri serb, Vlladan Gjoergjeviqit se shqiptarët “kanë bisht si majmunët dhe kur i zë nata në pyll, ngjiten në pemë, e lidhin bishtin në degë dhe flenë”.

Në fakt, në fuqi në Beograd janë pikërisht dy parti nacionaliste. Partia e Sheshelit – nacionaliste e djathtë, ka presidentin e Serbisë, ndërsa partia e Millosheviçit, nacionaliste e majtë, ka kryeministrin e Serbisë, repsektivisht Nikoliqin dhe Daçiqin.

Mjerisht, asgjë nuk pritet nga këto parti të damkës së vjetër, aq sa nuk pritet nga një parti si ajo e Tadiçit, tashmë e Gjilasit. Asgjë nuk pritet as nga brezi më i ri i politikanëve të Serbisë, ndër të cilët, Vuk Jeremiq, i njohur si krahu i djathtë i Tadiçit.

Jeremiç, i datëlindjes 1975, me shkollim kryesisht perëndimor, në periudhën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës duke udhëtuar personalisht në Argjentinë, Brazil, Kil, Kubë, Xhamajkë, Venezuelë, Meksikë, Egjipt, Libi, Gabon, RD Kongo, Afrikën e Jugut, Ganë, Marok, Algjeri, Lesoto, Namibi, Nigeri, Kinë, Indi, Indonezi, Malajzi, Singapor, Vietnam, Kuvajt, Azerbajxhan, Tailandë, Filipine, Pakistan, Siri, Oman dhe Iran. Gjithashtu ka lobuar në takimet e larta të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Teheran, në Unionin Afrikan në Sharm-el-Sheik dhe në Malabo, në Sesionin e 38të dhe të 40të të rregullt të Organizatës së Shteteve Amerikane , në Forumin Ekonomik Rajonal të Meksikës, në Forumin 2010 të Aleancës së Qytetërimeve në Rio De Zhaneiro, në takimin e Lidhjes Arabe në Egjipt, në Teheran ka takuar ministrat e Jashtëm të Mongolisë, Sri Lankës, Algjerisë, Bruneit, Kenias, Kubës, Iranit, Pakistanit, Butanit, Laosit, Bangladeshit, Singaporit, Venezuelës, Panamasë, Kilit, Kolombisë, Marokut, Sirisë, Tunizisë dhe Bolivisë. Në Meksikë ka pasur takime me Felipe Kalderón, Daniel Ortega, Antonio Saka, Álvaro Kolom Kaballeros, Manuel Zelaya dhe Fernando Araújo Perdomo. Në vitin 2009, ai u takua me prelatin e Vatikanit Pietro Parolin që të ketë konfirmimin dhe miratimin e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo madje përbën edhe krenarinë e Jeremiçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Jashtëm i Serbisë.

Jeremiç, natyrisht, nuk ka si të krenohet me faktin se ai i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jepte mendimin ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë “një precedent”, sepse gjykata dha vendimin bumerang për Jeremiçin dhe Serbinë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i cënon ligjet ndërkombëtare.

Ishte hera e parë që një deklaratë pavarësia dërgohej në gjykatë. Dhe gjykata e shpalli opinionin e saj më 22 korrik 2010. Me një votim 10 me 4, ajo deklaroi se “deklarata e pavarësisë e 17 Shkurtit 2008 nuk e shkeli ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar, (1)sepse ligji ndërkombëtar nuk përmban ndalim të deklarimit të pavarësisë, (2) deklarata e pavarësisë nuk e shkeli as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përderisa kjo nuk e përshkruan statusin përfundimtar të Kosovës, (3) as vetë Këshilli i Sigurimit nuk ia ka rezervuar vetes vendimin për statusin përfundimtar.”

Në vend që Jeremiçi dhe vetë qeveria e Tadiçit të jepnin dorëheqjen e menjëhershme për këtë humbje të rëndë, atyre iu hodh varka e shpëtimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare me Rezolutën për Kosovën të 9 shtatorit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë që ia linte Bashkimit Evropian pajtimin e palëve, pra Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e mënyrës së zbatimit të planit Ahtisari, mbi të cilin ishte shpallur pavarësia e Kosovës dhe ishte bazuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Me përkrahjen e Rusisë, Kinës, shumicës së vendeve në zhvillim dhe një numri të vendeve perëndimore, i kundërshtuar nga vendet kryesore perëndimore, Jeremiç arrit të zgjidhet kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, detyrë të cilën e filloi në shtator të vitit 2012. I pyetur se a do të lejonte anëtarësimin e OKBsë në Kosovë gjatë mandatit të tij në OKB, Jeremiç deklaroi se pa kaluar mbi trupin e tij Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në OKB.

Serb nga babai, boshnjak nga nëna, ortodoks nga babai, mysliman nga nëna, Jeremiç duket se e vuan çmendurisht dyzimin e tij, saqë nuk njeh skrupuj në shërbimet ndaj projekteve të çmendura nacionaliste për Serbinë e Madhe.

Pak muaj pasi ka filluar detyrën në Pallatin e Qelqtë, Jeremiç ka futur në përmbyllje të koncertit të Vitit të Ri në Kombet e Bashkuara këngën e paraqitur si ‘Marshi i Madh i Paqes’, i kënduar nga kori serb ‘Viva Vox’, i cili ishte në fakt një himn serb, i titulluar ‘Marshi për në Lumin Drina’ i kënduar nga ultranacionalistët serbë gjatë luftërave të viteve 1990. Më 15 janar Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës Veriore postonte një letër të hapur në ueb-faqen e vet për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Në të përfshiheshin nënshkrimet e liderëve të Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit, të Këshillit Konsultativ për Bosnje dhe Hercegovinën dhe të Institutit Boshnjako-Amerikan për Gjenocid dhe Qendrës Edukative. Në letër thuhej: “Koncerti ishte një ofendim skandaloz i viktimave të gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë, sepse orkestra interpretoi këngën famëkeqe dhe nacionaliste serbe “˜Marshi në lumin Drina’. Gjenocidi që ka ndodhur në Srebrenicë dhe në Zepa, si dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës, është kryer nga agresorët serbë, të cilët këndonin këtë këngë, derisa kryenin dhunimet, vrasjet dhe bënin spastrimin etnik të popullatës joserbe.” Sapo mori vesh të vërtetën për këngën e futur kontrabandë nga Mesiçi, e cila nuk ishte as në listën e programit zyrtar, nxiti zëdhënësin e Ban Ki Munit  që të shprehte keqardhjen.

Por skandali më i madh i Jeremiçit në Kombet e Bashkuara është organizimi këto ditë i debatit për rolin e Tribunalit të Hagës, ku praktikisht Jeremiçi, Nikoliqi e Mërkiqi vënë Hagën në bankën e të akuzuarit, ku madje Nikoliqi e konsideron inkuzicion Gjykatën Ndërkombëtare kundër Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Njerëzimit në ish Jugosllavi. Nuk ka pranuar të marrë pjesë presidenti i Tribunalit Theodor Meron, i cili e ka kritikuar debatin duke thënë se “me të vihet në pikëpyetje respekti thelbësor për sundimin e ligjit”. Debati do të bojktohej nga Shtetet e Bashkuara dhe disa nga vendet kryesore perëndimore.

Të nesërmen pikëpamjen e Departamentit të Shtetit se diskutimi i ditës së djeshme për gjykatat penale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është shndërruar në një polemikë “çekuilibruar” dhe “nxitëse” e përsëriste edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker: “Debati ishte një mundësi për të forcuar sistemin global të gjykatave ndërkombëtare, ndërsa u shndërrua në debat negativ”, tha Reeker, duke shtuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm punën e Tribunalit të Hagës dhe të gjykatave tjera të Kombeve të Bashkuara. Reeker tha se iniciativën për këtë debat, të iniciuar nga Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, SHBA fuqimisht e kundërshtonte dhe se diskutimin e bojkotuan shumica e vendeve perëndimore meqë i kishin parasysh përpjekjet për të sulmuar Tribunalin e Hagës.

Fakte të tilla nuk mund të mos përforcojnë bindjen se nacionalizmi serb është i vetmi nacionalizëm revanshist në rajon e më gjerë. Të gjithë nacionalizmat e tjerë i kanë përmbushur ose përkufizuar kënaqshëm objektivat e tyre. I vetmi nacionalizëm që nuk mund të parashikohet as në synimet, as në mjetet, as në skrupujt është nacionalizmi serb.

Rruga e integrimit të Serbisë dhe të serbëve në Evropë dhe në Perëndim është një formë e drejtë edhe për paqësimin dhe përparimin afatgjatë të rajonit e të kontinentit. Kjo nuk do të thotë që integrimi me çdo kusht i tyre t’i vonojë apo t’i mbajë peng si deri sot fqinjtë e tyre. Fakti është se Serbia, nëpërmjet Republikës Serbe, po e mban të paralizuar Bosnjën, duke ia mohur çdo perspektivë asaj. Fakti është se Serbia, nëpërmjet pranisë së saj të shtrirë në formë metastazash, po e mban gjithnjë e më të paralizuar Kosovën. Një autonomi e veriut të Kosovës do të ishte rrënim i Kosovës.

Me rastin e refuzimit nga Beogradi të nënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Brukseli për fqinjësinë me Kosovën, shumë analistë dhe zyrtarë perëndimorë shfaqën mendimin se Serbia mund ta nënshkruajë marrëveshjen vetëm nën diktat dhe se këtë diktat nuk mund ta ushtrojë Bashkimi Evropian, mund ta ushtrojnë vetëm Shtetet e Bashkuara, prandaj procesin duhet të marrin në dorë Shtetet e Bashkuara.

Shumë analistë, ndërkohë, me të drejtë, shprehen se Serbia nuk është serioze në zbatimin e marrëveshjeve, edhe kur i nënshkruan ato, ashtu si ka ndodhur me marrëveshjet e pjesëshme të nënshkruara me Kosovën, ndonëse atje Kosovën e ka katandisur si mos më keq, me fusnotë.

Prandaj është e domosdoshme që Serbisë, përfundimisht, t’i vihet kusht sine qua non njohja e Kosovës së pavarur dhe sovrane, si pikënisje kryesore për hapat e mëtejshëm integrues të Serbisë në Evropë dhe në Perëndim, sepse çdo marrëveshje është e mundshme, siç thotë Mesiçi “vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb”.

*Ribotim. Është botuar për herë të parë më 14 prill 2013

30-VJET MË PARË ËSHTË INAUGURUAR KISHA E RINOVUAR NË HOT TË MALËSISË SË MADHE Nga Frank Shkreli

Malli për Atdheun – Trashëgimia e At Gjergj Fishtës – Tiranët do harrohen

Demokracia nënkupton harmonizim vullnetesh e qëllimesh

Ishte viti 1994. Ashtu siç kishte ndodhur me shembjen e komunizmit në vendet ish-komuniste anë e mbanë Evropës Lindore e Qendrore, edhe në Shqipëri, më në fund, kishin filluar proceset demokratike. Me ndryshimet politike në vend në fillim të 1990-ave, vihej re edhe hapja e kishave, teqeve dhe xhamive – ente këto që ishin mbyllur ose shkatërruar dhe shumë prej klerikëve jan[ pushkatuar, burgosur ose dërguar në kampe përqendrimi — për pothuaj gjysëm shekulli komunizëm – si pasojë e shpalljes së Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës si shteti i parë ateist në botë në vitin 1967 – duke i shpallur luftë edhe Zotit. Njëra prej objekteve të para fetare që është rinovuar në Shqipëri me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan – ka qenë edhe Kisha e Shën Gjonit në Hot të Malësisë së Madhe. Autori ka qenë ftuar nga autoritetet kishtare të asaj krahine për të marrë pjesë në ianugurimin e asaj kishe në vitin 1994. Pason fjala e autorit, mbajtur me atë rast në Kishën Katolike të Shën Gjonit – e pa botuar deri më tani:

“Të nderuar klerikë, të dashur besimtarë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjithë ju pjesëmarrësve në këtë inaugurim të kësaj kishe të rinovuar pas pothuaj një gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Jam jashtzakonisht i kënaqur që gjëndem sot këtu në mesin tuaj me këtë rast të inaugurimit të Kishës së Shën Gjonit — Kishës së Hotit – ku për një kohë ka shërbyer si famullitar, i Madhi At Gjergj Fishta, i cili bëri të pavdekshme tiparet e Shqiptarit – ndërkohë që kujtojmë edhe bajraktarin e Hotit, Mulë Delinë me rastin e kthimit të eshtërave të tij nga mërgimi, që më në fund të pushojë këtu në Hot të Malësisë së Madhe.

Them se jam i kënaqur të jem me ju këtu sot se ndonëse kam vizituar Shqipërinë disa herë me delegacione zyrtare amerikane nga viti 1991, kjo është hera e parë që vizitojë këto anë të Shqipërisë. Jam shumë i përmalluar të vizitojë këto male, pasi jo larg prej këtu, pikërisht në Shkrel, e kam origjinën e familjes dhe të parëve të mi, e nënën nga Vermoshi.

Jam ardhë pra, nga brigjet përtej oqeanit Atlantik, nga trojet e Xhorxh Washingtonit dhe Thomas Xhefersonit, nga Amerika e madhe dhe e largët — strehuasja e të përbuzurëve dhe të shtypurëve – ku jo vetëm mua por edhe mijëra shqiptarë të tjerë, shumë edhe nga Hoti, nga dëboi tufani i egër i komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik. Kemi ardhur dhe jemi mbledhur këtu me ju nga Amerika mike e shqiptarëve për tu thenë këtyre burrave e burrneshave shqiptare në varrezat përjashta: lëkundni eshtrat, çojeni kokën dhe hapni sytë për të parë, mos kini frikë! Gëzonju se ende ka shqiptarë. Emërat e tyre janë të shkruar, jo vetëm në zemërat tuaja, por kujtimi i tyre i kapërcen kufijt e Shqipërisë dhe mbërrin deri në Amerikën e largët.

Dëshmi e kësaj është prania e shumë shqiptarëve këtu të ardhur nga qytete të ndryshme të Amerikës. Për shqiptarët e Amerikës dhe shqiptarët e tjerë jasht Atdheut, për pothuja 50-vjetë shkëputje nga trojet tona – ishte Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës që na mbante të lidhur me Shqipërinë dhe ajo që na ndihmoi të ruanim sadopak thesarin kombëtar, gjuhën, historinë, kulturën dhe karakterin. Fjalët e Fishtës qëndrojnë si shtyllë drite për breznitë e tashme dhe të ardhëshme. Veprat e tij venë në dukje shkëlqimin e trashëgimisë stërgjyshore të shqiptarit.

Në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit nga komunizmi në demokraci – për të gjithë shqiptarët sot duhet të shë ndrisin figurat historike të Lahutës së At Gjergj Fishtës në Rrëzhanicë e në Deçiq – ashtuqë të vihet në pah përsëri vet-mohimi i Patër Gjonit, guximi e burrëria e Ded Gjo’ Lulit, e po edhe fisnikëria dhe trimëria e Tringës.

Do të harrohen tiranët dhe veprat e tyre. Do harrohen ata që tretën edhe eshtrat e Gjergj Fishtës, por shqiptari kujton sot dhe do të kujtojë gjithmonë bijat dhe bijtë e sajë të denjë. Kujtimi i tyre do të frymëzojë breznitë e reja kah veprat e mira e të mbara sepse qëllimi i tyre dhe bashk-kohësve të tyre ishte vetëm që Shqipëria të vazhdonte në atë rrugë të ngadalshme e të vështirë, por kurrë të ndërprerë të qytetërimit perendimor, sipas traditave më të shëndosha të Kombit. Ata nuk dëshironin që Kombi shqiptar të futej në një rrugë zhdukjeje e të gjithë vlerave dhe pasurive kombëtare me qëllim për të krijuar të ashtuquajturin “njeri të ri”, në bazë të një ideologjie barbare sllavo-komuniste. Të fat të keq, shumë bijë e bija të Malësisë së Madhe kanë renë martir në mbështetje të demokracisë. Pjesëmarrja juaj sot këtu dëshmon se shpirti i tyre nuk është shëndrruar në një ankesë të kotë, ose në një shpirt vëllavrasës. Por, përkundrazi, dëshmon se ajo frymë vazhdon të jetë ndërtuese e një ndërgjegjeje kombëtare me mendime e caqe të mprehta dhe me ndjesi drejtpeshimi e bashkimi të shqiptarëve.

Zonja e Zotëri, askush nuk pohon se demokracia është një sistem i lehtë qeverisjeje, siç është shprehur dikur Vinston Çurçilli. Fjala demokraci nënkupton pjesëmarrje e njerëve të lirë në proceset demokratike. Për më tepër, nënkupton njerëzillëk, respekt dhe tolerancë ndaj mendimeve të njëri tjetrit, sado të kundërta të jenë ato, e jo pështjellim ideshë e panjerzi sjelljesh. Demokracia kërkon hamonizim vullnetesh e qëllimesh nepërmjet diskutimesh të lira e të kthiellta. Demokracia nuk duron që të ngujohemi në “kullat” e ideve tona, duke mos u hapur dritaren ideve të ndryshme dhe qëndrimeve të tjerëve, me qëllim arritjen e objektivave për të mirën e përbashkët.

Kur mendoj për Shqipërinë, e mendoj mbushë me luftëra e përpjekje gjithmonë për mbijetesë, si një vend me histori të lashtë, të vështirë por edhe të lavdishme, me një potencial për një të ardhme madhështore. Mendoj për falëtoret që do të ndërtohen e rindërtohen siç është kjo Kisha e Shën Gjonit që po inaugurohet sot këtu në Hot. Mendoj për brezat e rinjë të shqiptarëve, të cilët pas pothuaj një gjysëm shekulli diktaturë komuniste, me punën e tyre, shpresojnë në premtimet dhe në realizimin e endërrave që sjellë liria dhe demokracia.

Unë besoj se demokracia e re shqiptare — megjithë vështirsitë fillestare që janë kryesisht, pasojë e komunizmit barbar sllavo-aziatik – do të jetë aq e fortë dhe e qendrueshme sa ishte kjo kishë që po ripërtrihet sot – e të cilën ideologjia komuniste enveriste mendonte se do ta zhdukte jo vetëm si ndërtesë,por edhe si institucion.

Zonja e Zotërinj, uroj që të bëhemi të denjë të kujtimit të At Gjergj Fishtës (i cili thuhet se ka shërbyer në këtë kishë për një kohë) dhe i të gjithë atyre patriotëve që e donin Shqipërinë të lirë e demokratike – dhe të kërkojmë ndihmën e Zotit që ky vend, më në fund, të gëzojë lirinë, sot për ju e nesër për pasardhësit tuaj – për një të ardhme më të mirë të mbarë Kombit shqiptar.

Konsideroj se tranzicioni politik nga komunizmi në demokraci do të jetë një moment historik për Shqipërinë dhe për shqiptarët — që pas një gjysëm shekulli komunizëm, më në fund, të kthejnë vëmendjen e tyre kah traditat, vlerat dhe të shfaqin rishtas — ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit – Skenderbe — bashkimin, besën dhe vëllazërimin me njëri tjetrin, me shpresën që t’i sjell Kombit shqiptar agime të reja për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve.

Ceremonia e sotëme e inaugurimit të kësaj kishe në Hot të Malësisë së Madhe duhet të jetë një dëshmi e fortë se njerëzimi gjithnjë ringjallet dhe ripërtrihet, ndërkohë që e mira, rishtas, triumfon mbi të keqën. Prandaj, sot në këtë vend dhe në këtë moment, me shpresë dhe me arsye mund të brohorisim me Plautus-in, (dramaturgun romak) se, “Victi, vincimus”: Megjithse të mundur, i kemi mujtë”.

Frank Shkreli

*Fjalim i pa botuar nga autori – mbajtur me rastin e inaugurimit (1994) të Kishës së rinovuar të Shën Gjonit në Hot të Malësisë. Po botohet me rastin e 30-vjetorit të
Inaugurimit.

Autori duke mbajtur fjalimin e rastit në Kishën e rinovuar të Shën Gjonit
në Hot të Malësisë së Madhe pas shembjes së Murit të Berlinit, (21 Gusht 1994)

Në një festë fetare kujtoj Profesor Shefqet Ndroqin- Nga Elida Buçpapaj

Kam patur fatin të njihem me Prof Ndroqin si mjek dhe mik i familjes.

Sot do ta kujtoj në kontekstin e festës së Fiter Bajramit.

Prof.Ndroqi njihet ndryshe si babai i Pneumologjisë shqiptare, i dalluar prej viti 1945 për luftën kundër turberkolozit, minizimin e tij dhe më vonë kurimin e sëmundjeve të mushkërive, që pati në krah emra të shquar mjekësh si Prof.Dhimiter Lito, Prof. Sezai Agalliu, Prof.Elez Selimaj, Prof. Hektor Çoçoli, emra që do të nderonin klinikat më të famshme të botës. Veç kësaj, ky ekip i shkëlqyer akademikësh, me në krye Prof.Ndroqin, edukoi breza të tërë mjekësh dhe, prej 2008, Spitali Universitar mban emrin e tij.

Prof.Ndroqi ishte një tiranas dok, njeri i kulturuar, i civilizuar, studimet i kishte përfunduar në Francë, i nderuar me medaljen Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike të Francës dhe i propozuar për titullin e lartë të Legjioni i Nderit.

Për veprimtarinë e tij shkencore dhe humaniste Prof.Ndroqi nuk do të harrohet kurrë, por unë po e kujtoj sot kur festohet Fiter Bajrami.

Përse do të thoni ju.

Sepse shoh se në rrjetin social kjo festë fetare urohet periodikisht me foto që mbajnë mbishkrime dhe hieroglife arabe deri tek emoji me simbole islame.

Myslimanizmi shqiptar është unik brenda idientitetit europian shqiptar.

Në vitin 1991, kur regjimi diktatorial ndihej shumë i friksuar dhe pa të ardhme, diktatori i fundit Ramiz Alia i hapi burgjet për të burgosurit politikë dhe, po ashtu, lejoi besimin fetar, por pa kërkuar kurrë falje as për krimet kundër njerëzimit dhe as për luftën ndaj përfaqësuesve të fesë, të burgosur, të pushkatuar dhe të masakruar.

Pikërisht në këtë moment, për të mos lejuar që myslimanizmi shqiptar të përzihej me islamizmin arab dhe sektet fondamentaliste të tij, Dr.Shefqet Ndroqi u kujdes personalisht për organizimin e besimit mysliman në Shqipëri.

Ishte fat që një njeri si Prof.Ndroqi, i edukuar dhe shkolluar në Perëndim dhe me rrënjë qytetare tiranase t’i kushtohej këtij misioni kaq të rëndësishëm, pikërisht duke u druajtur nga interferimet fanatike arabe, të cilat e cënonin integritetin e myslimanizmit shqiptar.

Për herë të parë Kuranin, këtë libër të shenjtë, unë e mora në duar si dhuratë nga Prof.Ndroqi dhe e lexova shqip, sikur edhe Biblën që po ashtu kishte filluar të shpërndahej në gjuhën e bukur shqipe.

Pra, Prof. Shefqet Ndroqi, për të shmangur trushplarjen, u mor personalisht me Kuranin, që Libri i Shenjtë të vinte në Shqipëri në gjuhën shqipe dhe t’ju shpërndahej besimtarëve.

Ne jemi shqiptarë, populli më tolerant sa i përket besimeve fetare, me një harmoni religjioze shembullore për gjithë botën. Myslimanizmi shqiptar është kombëtar, element i shqiptarizmës që nuk ka nevojë për arabishten, sikur edhe arabishtja nuk ka nevojë për shqipen. Secila gjuhë përdoret nga popujt e vet, edhe sa i përket liturgjive fetare apo konotacioneve festive. Shqipja, një gjuhë  indoeuropiane, nuk ka lidhje me arabishten që hyn në grupin e gjuhëve semite në familjen gjuhësore afro-aziatike, as hieroglifet nuk kanë asfare afërsi me gërmat tona shqipe. Lutjet ndaj Zotit tingëllojnë bukur shqip, sepse jemi shqiptarë.

Nëse sot do të ishte gjallë, Prof.Shefqet Ndroqi natyrisht që do të alarmohej kur të shihte shqiptarët si këmbejnë urimet me sloganë arabisht dhe jam e sigurt se do të fillonte një lëvizje që të ndalej ky shpërfytyrim.

Prof. Shefqet Ndroqi lindi në Tiranë më 1912 dhe u nda nga jeta në 2001, pra ishte rreth 80 vjeç kur u mor vetë personalisht me institucionalzimin e fesë myslimane në Shqipëri, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës.

Dhe gjëja e parë që bëri ishte që libri i shenjtë i myslimanëve shqiptarë, Kurani, të ishte në gjuhën shqipe, që shqiptarët ta kuptonin lutjen dhe t’i luteshin Zotit në gjuhën e bukur amtare, e njëjta detyrë edhe për përfaqësuesit fetarë.

 

 

AT ZEF PLLUMI THIRRJE INTELEKTUALËVE SHQIPTARË – BASHKONI FUQITË MENDORE PËR TË MIRËN E PËRBASHKËT Në 100-vjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli

 

At Zef Pllumi
Nga “Armik i Popullit” në “Nderi i Kombit”

Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe nepërmjet korrespondetit Pëllumb Sulo në Shkodër njoftoi se ditën e henë u mbajt në Lezhë edicioni i 8-të i çmimeve të konkursit mbarëkombëtar për letërsinë, “At Zef Pllumi”. VOA shqip transmetoi se këtë vit konkursi në Lezhë përkoi me 100 vjetorin e lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, autorit të librit, kryevepra e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, më e njohura ndër veprat dhe shkrimet e shumta të At Zefit. At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhë në një familje me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe Në konkurs u paraqitën veprat e 28 shkrimtarëve dhe intelektualëve në kategori të ndryshme, sipas Zërit të Amerikës.

Siç dihet, At Zef Pllumi – si edhe shumë bashkvëllezer ndët më të mirë e klerit katolikë shqiptar – ka kaluar një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, është shumë me vend që At Zef Pllumi kujtohet në këso rastesh e përvjetorësh. Ai ishte dhe mbetet ndërgjegja e Kombit që edhe sot – nepërmjet veprave dhe shkrimeve të tija lënë pas — flet dhe dëshmon për krimet e diktaturës sllavo-komuniste në Shqipëri kundër popullit të vet për pothuaj gjysëm shekulli. Ai gjithnjë flet me bindje e fakte, me kujtesë, largpamësi dhe këshilla për të tashmen dhe për të ardhmen e shqiptarëve.

I pyetur me një rast se çfarë këshillash i jepte popullit shqiptar, At Zef Pllumi është përgjigjur: E porosis për tri gjëra, është përgjigjur françeskani shqiptar: “Të kenë fé, kurr të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni…Kjo ashtë porosia e kjo ashtë përshndetja për të gjithë popullin shqiptar”, është shprehur frati shqiptar, para se të ndërronte jetë. Është kjo një thirrje aktuale e At Zef Pllumit për të gjitha kohërat dhe për të gjithë brezat e shqiptarëve – dashuria për njëri tjetrin! Është kjo një thirrje që At Zef Pllumi e bënte, vazhdimisht, sa ishte gjallë dhe një mesazh drejtuar bashk-kombasve të vet, e që ai e ka theksuar, vazhdimisht, pothuaj në të gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, që prej lirimit të tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, me 4 Nëntor, 1989. Është ky një mesazh që ai e ka theksuar shpesh duke dëshmuar të kaluarën e hidhët, por gjithmonë duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar – mesazhe e thirrje që ai u ka bërë shpesh, sidomos, intelektualëve shqiptarë – që pas periudhës së gjatë e të errët të komunizmit, të bashkojnë, më në fund, “Jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët që, sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit”.

Pas shembjes së Murit të Berlinit, në muajin Maj të vitit 1993, është promovuar ribotimi i numrit të parë i revistës së famshme të para luftës të françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”. Në një ceremoni të rastit në Kuvendin Françeskan ku merrnin pjesë një numër i madh bashkëpunëtorësh, të rinj e të vjetër, të kësaj reviste të famshme, përshfirë studiues të kulturës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues dhe të tjerë, At Zef Pllumi, përshëndeti ribotimin e revistës së famshme shqiptare, Hylli i Dritës. Duke shikuar nga e ardhmja e Shqipërisë post-komuniste dhe e Kombit shqiptar — në traditën më të mirë patriotike dhe atdhetare të françeskanëve shqiptarë për dashurinë ndaj Kombit dhe kulturës shqiptare, At Zef Pllumi iu drejtua intelektualëve shqiptarë me këtë porosi për klasën intelektuale shqiptare, e cila fatkeqësisht mbetet edhe sot e kësaj dite pa u realizuar. Nuk e di nëse intelektualët nga e gjithë Shqipëria të mbledhur në Lezhë.

Ditën e henë për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të çmimeve të konkursit mbarëkombëtar për letërsinë, “At Zef Pllumi”, menduan fare për porosinë e At Zef Pllumit drejtuar intelektualëve të Kombit shqiptar, më 1993, që intelektualët shqiptarë të bashkojnë jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemërat për atë ideal të përbashkët, që sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit, sipas porosisë së At Pllumit.

“Miq të nderuem, falë mëshirës së Zotit ia mbërritem kësaj dite. Nata që kaluem qe e gjatë dhe e vështirë. Liria që u fitue duhet të bije edhe dritën” filloi At Zef Pllumi fjalën drejtuar intelektualëve shqiptarë të mbledhur aty dhe vazhdoi: “Sot po jepet rasti, përsëri mbas sa vitesh që bashkëpuntorët e “Hyllit të Dritës” të japin kontributin e vet në kulturën shqiptare me aq dritë sa mund të lëshojë nji yllë. Por, ndërkaq urojmë që kultura shqiptare nesër të ndrisë si diell”, ka shtuar ai, duke nënvizuar optimizmin e tij për të ardhmen. “E ky diell jo vetëm do të ndrisë, por edhe do të ngrohë të gjithë popullin, në qoftë se intelektualët shqiptarë kanë me i bashkue, jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemërat për atë ideal të përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm, “Progresi i Kombit”- është shprehur frati i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë. “Ky progres duhet të jetë i gjithanshëm, jo vetëm ekonomik – po ma tepër mendor, shoqënor dhe kulturor”, ndërkohë që At Zefi theksoi se, “Mendoj se duhet t’u kujtoj intelektualëve shqiptarë se sado shkencë që të kenë, sado dije dhe erudicion që të përhapin, kurrë nuk do të mbërijmë në atë nivel kulturor që na duhet – po nuk patëm dashninë për njani tjetrin. Në rast se mungon dashunia”, ka theksuar At Zefi. “Në atë rast, duhet të kemi mirëkuptim. Dhe në qoftë se edhe ky do të mungojë, atëherë do t’i referohemi virtytit të tolerancës. Po mungoi edhe ky virtyt, atëherë jemi xhahilë. Xhahillëku ashtë shkatërrimi i Kombit. Në qoftë se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me thanë se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit – praktikisht mbërrijmë në përfundimin se nuk duem as Kombin, as Atdheun”, është shprehur At Zef Pllumi. Ai ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër me atë rast duke u bërë thirrje intelektualëve shqiptarë – që nga tubimi në Kuvendin e Françeskanëve, në maj të vitit 1993, një Kuvend që sipas tij përfaqëson shumë rryma të mendimit të lirë shqiptar të – “Marrin shembull konkret për atë bashkëpunim të inteligjencës shqiptare, që duhet t’i prijë këtij populli fatkeq, për me ecë përpara me ngulm në rrugën e vërtetë të Progresit Kombëtar.” (At Zef Pllumi, Hylli i Dritës 2-3, Tiranë, 1993).

Porosia e At Zef Pllumit në 100-vjetorin e lindjes së tij që i drejtohet edhe sot klasës intelektuale të shqiptarëve, për bashkpunim, mirëkuptim dhe tolerancë – është më aktuale se kurrë. Është një thirrje që intelektualët shqiptarë si grup – gjë që nuk ka ndodhur deri tani, për fat të keq – të bashkojnë fuqitë mendore e intelektuale, me mendje e zemër të punojnë dhe t[ veprojnë së bashku për të mirën e përbashkët, ashtuqë të jenë edhe shembull i politikës, duke lëshuar sadopak dritë në rrugën e vështirë tranzicionit politik drejtë përparimit të Kombit shqiptar. Konfliktet dhe grindjet në jetën politike, shoqërore dhe intelektuale ndër shqiptarët nuk durohen më. Ato po e çojnë Shqipërinë dhe shqiptarët drejtë një gremine të pafund, si shtet dhe si komb. “Shamjet dhe fyemjet nuk i përmban asnji kod njerëzor: janë arma e të mundurit, e atij që nuk ia del me anë të logjikës të përqafojë fitoren: shamja e fyemja janë dhunë!”, na porosit At Zef Pllumi në 100-vjetorin e lindjes.

Frank Shkreli

Populli rus prehet në gjumin e skllavërisë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Revoltat e fuqishme që shpërthyen në Kiev më 21 nëntor 2013 për shkak të mosnënshkrimit nga ana e presidentit Janukoviç të marrëveshjes për asocimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, vazhduan pa ndërpreje, deri në largimin e tij fshehurazi nga vendi më 24 shkurt 2014. Janukoviçi, si agjent i regjur i bandës së Kremlinit, nuk mund ta nënshkruante atë marrëveshje, sepse nuk e lejonte Putini.
Duke e ndier rrezikun që i vinte pushtetit të tij nga liritë dhe të drejtat kushtetuese që gëzonte populli fqinj ukrainas, në mars të vitit 2014, kryefashisti Putin pushtoi Krimenë, më 07 prill aneksoi Donjeckun, kurse më 27 prill – Lluganskun, të cilët më pas i shpalli të ashtuquajtura republika popullore në përbërje të Rusisë. Megjithatë, banda kriminale e Putinit nuk u kënaq me zaptimin e këtyre territoreve ukrainase, sepse ishte i bindur që fqinjësia me Ukrainën, infeksioni politik që vinte prej saj, ishte përherë kërcënues për kolltukun e tij. Prandaj edhe filloi përgatitjet për pushtimin e plotë të saj.
Populli trim dhe liridashës ukrainas e përzuri me dajak presidentin Janukoviç, i cili u arratis për në Rusi, ndërsa populli rus nuk ka qenë kurrë i aftë t’i rrëzojë diktatorët e vet nga pushteti, sepse, sipas psikologjisë së tij prej skllavi, diktatorëve ai u ka ndenjur tradicionalisht lepe-peqe, i ka himnizuar, ua ka ngritur lart kultin e tyre, pavarësisht se ata kanë qenë njerëz pa kurrfarë vlere.
Viktor Kaspruk është politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i mirënjohur ukrainas. Ja çfarë pati deklaruar ai para dhjetë vjetësh, kur Rusia fashiste pushtoi Krimenë:
“Gjithë vitet e qeverisjes së Putinit, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë turpi i inteligjencies, e cila, në shumicën e vet dërrmuese, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere” (Citohet sipas: “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”. Faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).
Ky intelektual i shquar ukrainas ka nxjerrë në pah atë tipar shumëshekullor të popullit rus, të cilin e kanë theksuar edhe intelektualë rusë më shumë se një shekull më parë, një tipar ky, që mishërohet më së miri në ndjenjat e tij prej skllavi. Njëri nga ata intelektualë, ka qenë Nikollaj Çernjishevski (1828-1889), i njohur si kritik letrar, filozof-materialist dhe shkrimtar, i cili ja se si është shprehur për delemiletin rus:
“Një komb i mjerë, një komb skllevërish, që poshtë deri lart të gjithë janë vetëm skllevër” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 17 shkurt 2015).
Populli rus, gjatë shekujve, ka jetuar në kushtet e shtypjes dhe të shfrytëzimit. Gjatë 240 vjetëve (1240-1480) ka qenë nën sundimin e tataromongolëve, deri në vitin 1861 – nën pushtetin e egër të së drejtës së bujkrobërisë. Pas Revolucionit të Tetorit 2017, kur populli u gjend nën diktaturën komuniste sovjetike gjatë një periudhe 74-vjeçare, ai nuk gëzonte më as kurrfarë të drejtash, as lirinë qytetare, as lirinë e ndërgjegjes. Pra, gjatë periudhave qindravjeçare, popullit i është futur në gjak ndjenja e skllavit dhe himnizimi i kultit të diktatorëve, të cilët, në ndërgjegjen e tij prej skllavi, janë figura të shenjta, janë zëdhënësit e Zotit në Tokë, domethënë, vullneti i tyre është vullneti i Zotit. Për pasojë, populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike të kaliste brenda vetes ndërgjegjen shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit.
Pikërisht ndërgjegjja prej skllavi e bën popullin rus të mbështetë krimet e rënda të diktatorëve të vet kundër popujve të tjerë dhe të mos i bëjnë kurrfarë përshtypjesh humbjet e rënda që ka pësuar ushtria e tij fashiste pas sulmit të 24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Në emisionin e lajme të kanalit televiziv ukrainas “Freedom” të datës 08 prill 2024, u transmetua një njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në të cilin thuhej se deri më 08 prill, në Ukrainë janë vrarë 448 401 ushtarë dhe oficerë rusë.
Dy fakte tëpër domethënëse nga e kaluara historike e Rusisë, dëshmojnë më së miri se deri në ç’shkallë ka degraduar ndërgjegjja prej skllavi e popullit rus, i cili, duke qenë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal, s’e ka për gjë të vetëposhtërohet me vetësakrifikim para kryediktatorëve të vet kriminelë.
Fakti i parë lidhet me rastin e kurorëzimit të Nikollajt II (1868-1918) në fronin e perandorit. Ja çfarë thuhej tre vjet më parë në një faqe interneti:
“125 vjet më parë, më 18 (30) maj 1896, gjatë festimeve popullore me rastin e kurorëzimit të perandorit Nikollaj II, në fushën Hodinskoje në Moskë ndodhi një tragjedi e tmerrshme: duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit se kush e kush të arrinte të merrte dhuratat e carit, midis tyre edhe gjëra për të ngrënë, njerëzit rrëzuan përtokë shoku-shokun, të cilët i shtypi vala e njerëzve të tjerë që s’kishte të sosur, me pasojë vdekjen e 1389 vetave dhe sakatimin e 1300 të tjerëve. Që asokohe, katastrofa në fushën Hodinskoje, është regjistruar në histori si tragjedia më e madhe në historinë botërore” (Citohet sipas: ““Gropat u mbushën me kufoma, turma ecte, duke shkelur mbi to”. Si u shndërrua kurorëzimi i Nikollajt II në një nga tragjeditë më të mëdhaja në historinë e Rusisë”. Faqja e internetit “Lenta.ru”. 30 maj 2021).
Fakti i dytë lidhet me datën 09 mars 1953, ditën e përcjelljes së kufomës së Stalinit për në Sallën me kolona të Pallatit të Kombësive, ku do t’i jepnin lamtumirën e fundit banorët e Moskës, lamtumirë që vazhdoi dy ditë. Ja si përshkruhet në internet ajo ngjarje:
“Nuk dihet me saktësi se sa njerëz kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën Stalinit më 09 mars 1953. Drejt Sallës me kolona të Pallatit të Kombësive, ku ishte vendosr trupi i tij, po vinin varganë-varganë dhjetra ose madje qindra-mijëra qytetarë sovjetikë. Në fytyrat e tyre lexohej trishtimi. Shumë prej tyre vinin dhe largoheshin me sy të përlotur. Pamjet nga ceremonia mortore transmetoheshin në televizion. Ngjarja pasqyrohej gjerësisht. E vetmja gjë që qe anashkaluar, ishte shtypja e njerëzve përreth Pallatit të Kombësive, me pasoja vdekjen e disa qindra deri në 2-3 mijë njerëzve. Se si ndodhi që ceremonia e varrimit të Stalinit ishte shkaku i një morie të madhe vdekjesh, autoritetet zyrtare parapëlqyen të heshtin. Numri i saktë i të vdekurve qe mbajtur sekret. Dëshmitarët e asaj ngjarjeje kanë pasë rrëfyer gjëra të tmerrshme. Studiuesje e letërsisë, Elena Pasternak, ka kujtuar më vonë se në rrugën Trubnaja në Moskë qe vënë re një mizëri njerësish, të shtrënguar pas njëri-tjetrit. Moskovitët që banonin në pallatet aty pranë, kishin mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre, sepse gjatë rrugës po lëvizte një vargan i pafund njerëzish. Njerëzit ishin të shtrënguar pas njëri-tjetrit në një mënyrë të tmerrshme. Banorët e kateve të poshtme dëgjonin jo vetëm klithmat e njerëzve të shtypur nga turmat, por edhe ca kërcitje, ca thyerje eshtrash që t’i ngrinin leshrat e kokës përpjetë. Kur turma filloi të rrallohet, nga brenda saj nisën të nxirrnin me karroca pirgje veshmbathjesh, kalloshesh dhe, çka ishte më e tmerrshme, copa kufomash të njerëzve të shqyer” (Citohet sipas: ”Sa njerëz vdiqën gjatë ceremonisë mortore kur vdiq Stalini”. Faqja e internetit ”Rambler”. 10 gusht 2018).
Mbarë bota po vëren në Ukrainë më shumë se dy vjet se çfarë krimesh të përbindshme po kryen ushtria fashiste ruse, e cila, duke mos qenë e aftë t’i mposhtë forcat e armatosura të Ukrainës, tërë mllefin e vet, tamam si një egërsirë e tërbuar, po e nxjerr kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës. Ndërkohë, populli rus është rreshtuar në krah të bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, dhe as që do t’ia dijë se ç’po ndodh me bijtë e vet nëpër “thertoret” e Ukrainës, ku kufomat e tyre po plehërojnë fushat dhe qentë ushqehen me mishin e tyre.
Ky qëndrim soditës i popullit rus të çon vetvetiu në përfundimin se ai është i aftë vetëm për përvetësimin e zejes së skllavërisë, e cila përputhet me ato pikëpamje, me ato ide, me ato stereotipe që plotësojnë dhe strukturojnë ndërgjegjen e tij. Populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike për të kalitur në qenien e vet një tjetër ndërgjegje shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit. Pikërisht për këtë arsye, kryekrimineli Putin e filloi agresionin fashist kundër Ukrainës, duke qenë i bindur plotësisht se një agresion i tillë bëhej i mundur në saje të ndërgjegjes prej skllavi të popullit rus, në saje të kultit të lartë të individit që ai gëzon në radhët e popullit rus. Popullit rus nuk i bën përshtypje dhe as që do t’ia dijë absolutisht për krimet e rënda politike që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Putini. Sot në Rusi ka aq të burgosur politikë, sa nuk ka pasur gjatë gjithë historisë së saj.
Kryeopozitari Boris Njemcov (1959-2015), personalitet politik dhe shtetëror rus, reformator, autor i disa referateve për përmasat e korrupsionit në Rusi, kritik aktiv i regjimit politik të Putinit, u pushkatua jo larg Kremlinit më 27 duke u gdhirë 28 shkurti i vitit 2015.
Kryeopozitari tjetër, Aleksej Navalni (1976-2024), ishte dënuar me 19 vjet burg dhe ishte internuar në një kamp përqendrimi, të quajtur “Ujku polar”, i cili ndodhet në veri të Siberisë, përtej rrethit polar. Më 16 shkurt 2024, Aleksej Navalni vdiq papritur ng një dozë helmi.
Nënkuptohet që, pas vrasjes së dy kryeopozitarëve, populli rus nuk mund të ngrihej në protesta të fuqishme në mbarë Rusinë për përmbysjen e kryekriminelit Putin, sepse kulti i tij është shumë më i shtrenjtë në ndërgjegjen e tij prej skllavi, sesa jeta e kundërshtarëve politikë të bandës së Kremlinit. Prandaj ai popull, i ushqyer jo vetëm me ndjenjën e skllavit, por edhe me frymën e shovinizmit rusomadh, kërkon përjetësimin e pushtetit të Putinit.
Deputetja e parlamentit rus, Valentina Tereshkova (1937), e para kozmonaute në botë e vitit 1963, e cila mbështeti sulmin e ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, më 10 mars të vitit 2020 doli me propozimin për ta shfuqizuar ligjin për afatin e mandatit presidencial, mandat, i cili duhet të jetë i pakufizuar për presidentin Putin. Gjatë komunikimit me gazetarët, deputetja deklaroi:
“Daljen me një propozim të tillë ma patën kërkuar njerëzit e thjeshtë” (Citohet sipas: “Putini është thjesht kozmos: kryesorja për Valentina Tereshkovën, e cila doli me propozimin për zgjatjen pa afat të mandateve presidenciale”. Faqja e internetit “splntk”. 11 mars 2020).
Më lart cituam fjalët e politologut dhe të gazetarit ukrainas Viktor Kaspruk, i cili thekson se populli rus tërhiqet zvarrë para Putinit i cili është një njeri pa kurrfarë vlere.
Figurën e Putinit dhe formimin e tij, si ish-student i Institutit të zbulimit “Andropov”, e ka përshkruar në një mënyrë shteruese ish-shoku i klasës së tij në atë institut, Juri Shvec (1953), ish-zbulues sovjetik në vitet 1980-1990, larguar në vitin 1993 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si veprimtar politik, gazetar dhe analist ekonomik dhe ushtarak.
Në një intervistë që gazetarja Natalia Dvali ia pati marrë për Portalin ukrainas “Gordon” më 28 prill 2015, Juri Shvec ka theksuar se që të pranoheshe në Institutin e zbulimit “Andropov”, çdo student duhej t’i nënshtrohej testit të intelektit. Pas atij testi, Putini pati rezultuar me aftësi poshtë mesatares. Ndër të tjera, Juri Shvec ja çfarë i pati deklaruar gazetares:
“Në Institutin “Andropov” studentët i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë… Kështu që… zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj… Gjatë vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të aftësive të tij intelektuale dhe psikologjike… Meqë ra fjala, a e dini se sa shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks”” (botox – ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” – E.Y.)… Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse atij i lexohej në fytyrë shprehja: “Rekrutomë mua”. Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit”.
Gazetarja ndërhyri me pyetjen në vijim:
“Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?”.
Përgjigjja e Juri Shvecit është tepër domethënëse për realitetet ruse, ku një popull me psikologji prej skllavi e ka në traditën e tij t’i ketë sa më shumë për zemër sundimtarët e vet të paaftë, me komlekse të tmerrshme inferioriteti, çka mundohen ta kompensojnë me diktaturë të egër, për t’ia rritur autoritetin vetes:
“Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë… E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse, duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam komunikuar me Boris Bjerezovskin (1946-2013. sipërmarrës rus – E.Y.), i cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më ka thënë:
“Më jepni mua një kanal televiziv dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”.
Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president”.
Këto fjalë dëshmojnë më së miri se oligarku Bjerezovski e ka njohur deri në themel filozofinë prej skllavi të popullit rus, i cili diktatorët e vet i konsideron si zëdhënësit e Hyjnisë në Tokë. Përkrahja që populli rus, në shumicën dërrmuese, i jep kryekriminelit Putin për agresionin fashist kundë Ukrainës, zbulon plotësisht natyrën e tij shoviniste për ringjalljen e perandorisë sovjetike.
Zbigniev Brzhezinski (Zbigniev Brzeziński – 1928-2017), politolog amerikan, sociolog dhe personalitet shtetëror me origjinë polake, ka thënë:
“Nëse rusët do të jenë kaq të marrë, që të provojnë të ringjallin perandorinë e vet, ata do të përplasen në të tilla konflikte, saqë Çeçenia dhe Afganistani do t’u duken si piknik”.
Koha do ta vërtetojë me siguri se pas përfundimit të luftës kundër Ukrainës, Rusinë fashiste e pret shpërbërja tërësore, e shoqëruar me krijimin e disa shteteve të pavarura.
Kaliforni, 08 prill 2024

Kush jam unë? Nga Aurel Dasareti

 Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Të dashur bashkatdhetarë,
Kjo letër e mëposhtme është shkruar para 11 viteve (më 06.04.2013). E dërgoj për botim për disa arsye që do t`i them pas një kohe të shkurtër. (PS: Populli më i vjetër i Evropës, shqiptarët, janë gati të zhdukin identitetin e vetvetes pellazg/ilir dhe shndërrohen në zero).
I dërgoj letrat e mia në disa grupe, përafërsisht 1000 persona. Dhe vetëm me disa prej jush kam pasur rastin të takohem personalisht. Ka shumë të tjerë që më pyesin të njëjtën gjë. Prandaj po dërgoj këtë letër. Të gjithë kanë të drejtën e kujtimeve, por edhe sqarimeve, si shkrimtarët ashtu edhe lexuesit…
***
Bota shqiptare nuk kërkon nga gjenitë vepra dhe vlera, por adresa dhe personalitete që t`i adhurojë e pastaj t`i flakë tutje, t`i stolisë dhe pastaj t`i zhveshë, tu gëzohet e pastaj t`i tradhtojë.
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve dhe kolonizatorëve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.
Prandaj edhe paraqitja ime në dhomat e diskutimeve, që së bashku me ju, të jap kontributin tim i cili është vetëm një pikë uji që derdhet në lumin e madh. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem
Kur dikush vendos t`i bëjë portretin vetvetes publikisht, është si të tregojë një anekdotë apo të shkruaj  “nekrologjinë” (Përkujtim i shkurtër, që zakonisht botohet në shtyp për një njeri, i cili ka vdekur pak kohë më parë dhe që përshkruan jetën e veprimtarinë e tij).
Shumë simpatizues të shkrimeve të mia 12 vite me radhë më pyesin kush jam unë. Është mirësjellje të përgjigjem në kureshtjen, prandaj do të përsëris disa gjëra dhe po shtojë pak. Por jo në detaje. Mbaj një profil të ulët.
Aurel Dasareti, lindur Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA (Kaliforni, Arizona), pjesën tjetër në Australi. Dy nënshtetësi. Njeri i rëndomtë, familjar. I martuar, gruaja ekonomiste (udhëheqë biznesin e përbashkët familjar), dy fëmijë nën moshën 3 vjeçare. Kam ndjekur studimet në një shkollë legjendare të themeluar në vitin 1802. Titujt më të lartë në shkencat psikologjike-ushtarake. Pëlqej shahun, notin, vrapimin, mjeshtër në aftësitë sportive luftarake. Motra antropologe, vëllai inxhinier i elektroteknikës. Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në Australi, stërgjyshërit e saj kanë ikur prej Shqipërie në Itali (Venedik) nëse nuk gaboj aty nga viti 1512. Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im me prejardhje nga Shkodra ka emigruar në vitin 1943. Katolik. Gjuhën shqipe kam filluar ta mësoj nga mosha 8 vjeçare. Tokën shqiptare për herë të parë e shkela në vitin 1994. Zotëroj në nivelin më të lartë gjuhën: anglishte, shqipe, italishte, latinishte, frëngjishte, gjermane. Në moshën e fëmijërisë, gjithë familja ime më e afërt, me bindje e arsye e kanë ndryshuar (amerikanizuar) identitetin por kjo nuk më bënë të mos jem më Aureli. Nuk është kjo hera e parë për ne, edhe stërgjyshi im (great-grandfather) e ka ndryshuar identitetin në vitin 1883. Asgjë interesante, nuk jemi as të parët e as të fundit në këtë aspekt. Nuk dua të bëjë vetveten dhe familjen objekt diskutimi dhe spekulimesh. Do të ishte joserioze ta paraqes në internet emrin/mbiemrin e tanishëm dhe fotografi që t`u bëjë të ditur të padëshirueshmëve: “Shikoni mirë si dukem, emrat, adresat e sakta…na vizitoni!”.
***
Qeveritari-politikani-zyrtari i trojeve arbërore është person i paguar nga unë e ti, person publik, prandaj fotografia, jeta-vepra e tyre doemos të dalin sa më shumë publikisht në skenë. Të tillët kanë obligim ligjor të shpalosin mbi tryezë të gjitha kartat. Opinioni ka të drejtë legjitime të shoh se kush dhe si i udhëheqë, si i përfaqëson në botë. Unë nuk paguhem nga shoqëria shqiptare e as që përfaqësoj zyrtarisht interesat e tyre. Unë jam nga masat, për të cilat vlen e kundërta e këtij parimi / obligimi. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që s`mund të dalin në dritë. Por, do të ishte kënaqësi të takohem fizikisht me motra dhe vëllezër shqiptar. Alternativa: chat, email.
Nevojitet të kemi disa bindje për të na udhëhequr në jetë. Nuk mund të mbështetemi vetëm te arsyeja. Qëndrimi i arsyeshëm ka vlera, por ka edhe kufizime. Nëse ngulim këmbë për të qëndruar brenda caqeve të arsyes, nuk mund ta përballojmë realitetin ku jetojmë. Në të kundërtën, bindja në gabueshmërinë tonë vetjake, mund të na shpjerë më përpara, duke na udhëhequr në jetë.
Jeta ime aktuale është fakt, në këtë aspekt unë s`kam mundësi ta qeras vetveten; por unë kam respekt për fatin dhe aspiratën time. Dymbëdhjetë vite me radhë për to jam duke folur.
Politika nuk përputhet, parimisht, me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh do të isha një revolucionar. Megjithatë, isha pjesëmarrës aktiv (2 vjet) në luftërat e Ballkanit dhe kam dhënë ndihma të konsiderueshme ekonomike në Fondin “Vendlindja thërret”…
Prej vitit 2001 e deri tani, kam publikuar me qindra shkrime (falas) në faqe të ndryshme të internetit shqiptar por nuk kam dashur të shfrytëzoj identitetin e (great-grandfather) stërgjyshit tim nga Shkodra për motive reklamimi komercial. Unë asnjëherë nuk kam shfrytëzuar rastin të reklamoj biznesin e përbashkët të familjes sime, as 2  doktrinat e mia në gjuhën anglishte.  Atdhedashuria e pastër pa përfitime materiale ishte dhe mbetet në mua. Po të doja do të fitoja shuma të mëdha me aktivitete të kësaj natyre. I kam dyert e hapura të pranoj ofertat e disa politikanëve shumë pasanik për të propaganduar nëpër mediumet shqiptare dhe gjetiu “vlerat” personale të tyre dhe të partive që ata i kanë shndërruar në prona private.
Tani numërohen në gishta shqiptarët që nuk e kanë botuar ndonjë libër. Askush më nuk pyetën për kualitet dhe curriculum vitae të vërtetë, autori mund të jetë gjeni ama mund të jetë edhe shakaxhi, i pakualifikuar por me tituj akademik e diploma false. S`ka dert, nëse paguan disa qindra euro për botimin e “veprës” fantazon se edhe ai  bëhet Rilindës i famshëm. Kalemxhi e jo mahi, por për Shqipërinë tragjedi.
Para 2 javësh e shikova një film fëmijëror së bashku me nipin tim 6 vjeçar (djalin e vëllait). “Xhaxhi, edhe unë do të bëhem aktor”– më tha. “Qysh ashtu?”– e pyeta. “Si bre qysh ashtu, kur mundet të aktroje ky gaztori (clown) pse jo unë?!” – më çuditi me përgjigjen.
Planifikoj të shkruaj edhe 2 libra, të bëhen 5-6 e jo më shumë, përndryshe do të rrezikoja të bëhem një matuf.
***
Nëse ndonjë i panjohur të pyetën a mund të tregosh pak se kush je ti, çfarë do të thuash? Kush jeni ju? Çfarë është identiteti juaj?
Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona, ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak  cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.
I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.
Të gjithë sukseset dhe mossukseset e juaja, zgjedhjet që ju keni bërë në situata të ndryshme, të gjitha reagimet dhe mungesat e reagimeve nga njerëz të tjerë rreth jush. Dikush ka komentuar se keni qenë të këndshëm, apo dikush nuk e tha kurrë atë. Dikush të deshi ty aq shumë sa që je ndjerë me të vërtetë i vlefshëm, ose dikush nuk e bëri  këtë. Ti je i(e) bukur – apo jo. Ti  je i zgjuar – apo jo. Si e kuptoni ju botën e jashtme se është përgjigjur në sjelljen tuaj dhe ka dhënë reagime për atë që ju bëni, pamjen tuaj dhe atë që jeni; e gjithë kjo përcakton në një masë të madhe atë që ju e mendoni si identitetin tuaj.
Gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën tënde ka ndihmuar të vendosësh se çka mendon ti se je sot. Ju identifikoheni me të kaluarën. E kaluara nuk ekziston më, ajo ekziston vetëm në mendjen tuaj, në kujtimet tuaja të asaj që ka ndodhur. Këto kujtime mund të jenë të vërteta, por shpesh ato janë të gabuara dhe vetëm interpretimi  juaj të asaj që ka ndodhur një herë prapa në kohë. Pra, me të vërtetë nuk është e kaluara ajo me të cilën ju identifikoheni, por mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën.
Për shembull, nëse ju e shikoni veten si të aftë dhe i zgjuar, kjo është ndoshta për shkak të disa kujtimeve nga e kaluara, ku ju ishit duke bërë diçka dhe bërët  diçka të zgjuar, apo dikush në atë kohë ju ka thënë se jeni shumë të talentuar dhe të zgjuar. Por, ndoshta ndonjë person tjetër do të ndjehet jo i aftë e jo i zgjuar, edhe pse ai (ajo) kishte bërë pikërisht të njëjtën gjë, sepse ai e mbanë mend mirë një kohë kur ai dështoi dhe bëri ndonjë budallallëk, ose e di cilët janë më të mirë dhe më të zgjuar. Prandaj janë mendimet tona, bazuar në të kaluarën, e cila formon identitetin tonë.
Çfarë ndodh nëse ju në një moment mbaroni  për tu identifikuar me mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën, kush jeni ju? Nuk është e lehtë për të braktisur të kaluarën në këtë mënyrë. Por nëse ti  përqendrohesh për këtë moment, atëherë e kaluara zhduket nga mendja juaj për një kohë. Provoje këtë!  Të jesh plotësisht i pranishëm në atë që ti je duke bërë tani. Kush je ti?
Papritmas ti nuk je më i mirë ose më i keq se të tjerët. Ti nuk je më i sjellshëm, më i zgjuar, më budalla, më i bukur, më i shëmtuar, më i këndshëm ose më i mërzitshëm se të tjerët.  Egoja juaj fillon plasaritjet dhe ju mund të vëreni se si është vetëm të jesh. Ju do të vini re se egoja juaj, mendimet tuaja se kush jeni, mendimet tuaja se kush janë njerëzit tjerë dhe të gjitha vlerësimet që ju gjithmonë i keni pas për vetveten dhe për të tjerët, janë një pengesë për dashuri dhe dhembshuri. Ti ke mundësinë, tani, të jesh plotësisht i pranishëm në këtë moment. Ju mund të vëreni se ka diçka më shumë në ju se ajo çfarë keni menduar se ishte identiteti juaj. Dhe se këtë  “më shumë” ti mund ta ndjesh thellë brenda  kur ju jeni të pranishëm në të tashmen, vetëm mirësinë.
Në të menduar, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e ngrohtësisë  dhe kthjelltësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.
Faleminderit që më kuptuat,  ju don shumë, të gjithëve,
Aurel Dasareti

KRYENGRITJA ANTI-OSMANE E MALËSISË SË MADHE Gjergj Fishta: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri” 6 Prill, 1911 Frank Shkreli

 

Sipas lajmeve të fundit, mësohet se Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj po viziton Malësinë e Madhe këto ditë për të lartësuar, me praninë e tij si figura përbashkuese Kombit, kujtimin e – Kryengritjes së Malësisë së Madhe – kësaj ngjarjeje të madhe historike, që sipas historianëve, për nga rëndësia historike, ka ndryshuar përgjithmonë historinë dhe ka shënuar për shekuj me germa ari, kujtimin e këtyre burrave dhe burrneshave malësore, që me trimërinë dhe guximin e tyre, pas pesë shekujsh robërie otomane, shpalosën Flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeu, në trojet shqiptare.

 

Në Malësi shënohet përvjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe, (6 Prill, 1911), ose Kryengritjes së Ded Gjo Lulit, siç njihet ndryshe.  Kjo kryengritje e malësoreve kundër Perandorisë Osmane, perveç se çoi në ngritjen e parë të flamurit kombetar në tokën shqiptare, c’prej kohës se Gjergj Kastriotit, sipas historianëve, ka një rendësi të veçantë në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare. Sipas tyre, veprimtaritë kryengritëse dhe luftërat e malësoreve tërhoqën, si asnjëherë më parë, vëmendjen e shteteve evropiane si edhe të opinonit publik të kohës në Evropë, mbi ato që po ndodhnin në Malësi dhe në trojet shqiptare.  Lëvizja e kryesuar nga prijsi i Malesisë së Madhe, Ded Gjon Luli dallohet nga lëvizje të tjera të shqiptarëve për liri, pikërisht, nga jehona e amdhe që bëri lufta e malësorëve në ato vite, anë e mbanë Evropës. Ndërsa, kryengritësve të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit e Shkrelit iu bashkuan edhe shumë përfaqsues patriotë nga krahina të tjera të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

 

Është meritë e kryengritjes së Malesise së Madhe fakti se kjo lëvizje nuk ishte e lokalizuar, por kishte qellime mbarëkombetare, gjë që gjeti ndihmen dhe përkrahjen edhe të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët me patriotë të tjerë të kohës, duke parë luftën serioze të Malësorëve për liri e pavarësi, shkuan në Podgoricë, ku përpiluan Memorandumin për t’ua dërguar fuqive të mëdha të asaj kohe, përfshir Perandorinë osmane, e që përmbante, ndër te tjera, kërkesat e Shqiptarëve për një Shqipëri, me administratë, gjuhë e buxhet të vetin. Por, edhe që Shqipëria të drejtohej nga një guvernator shqiptar.  Memorandumi në fjalë, në të vertetë, ishte një pasqyrim, jo vetëm i kërkesave të Malësorve, por edhe i të gjithë shqiptarëve.  Nënshkrimi i përfaqësuesve të malësorëve të kërkesave të shpallura e në Memorandum i benë kryengritsit Malesorë t’i paraqiteshin botës së atëhershme si përfaqsues edhe të kërkesave por edhe të aspiratave të mbarë Kombit shqiptar për liri e pavarësi, pas pesë shekuj robëri.  Lufta për liri e Malësorëve, në fillim të shekullit të kaluar dhe ngritja e flamurit te Skenderbeut ne Deçiq që pasoi, ishte simbol i vellazërimit të kombit shqiptar rreth një Flamuri të vetëm dhe tregoi se Shqiptaret kishin një Atdhe të vetëm e të përbashkët, që dëshironte liri dhe dritë, për të dalur nga errësira shekullore e robërisë osmane.  Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve në Malësinë e Madhe, gazetat anë mbanë Evropës, ndoshta për herë të parë, shkruanin për Shqipërinë si një entitet, jo më si një frazë e zbrazët gjeografike, por flisnin për një popull që ishte në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit robërues turk. Për më tepër, Kryengritja e Malësorve, në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritjet e tjera anti-osmane në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ose vilajeteve të asaj kohe, duke çuar, më në fund, në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor, 1912. Kjo, falë sakrificave dhe derdhjes së gjakut të dëshmorëve si Ded Gjo Luli me Malësorët, të cilët luftuan dhe vdiqën për idealin e shenjtë të lirisë, pavarësisë dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

 

Malësorët e vitit 1911 dhe prijësi i tyre u bënë zëdhënësit e drejtëpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare dhe platformës së tyre për liri. Në të njëjtën kohë, ata ishin vijues të traditës së tyre shekullore për rezistencë ndaj okupatorit! Kur ekzistenca e këtij kombi të lashtë ishte në rrezik nga pesha e pushtimit të gjatë por edhe nga konjukturat politike të kohës, nën shembullin e heronjve antikë të atyre trojeve, në skenën e përgjakshme të Ballkanit, në Malin Deçiç, ngjitet Dedë Gjo Luli si fuqi shpirtërore, patriotike e pse jo edhe ushtarake e një populli që do t’i thonte lamtumirë së keqes 5-shekullore otomane, një herë e përgjithmonë.

 

Me pushkën e qëndresës dhe me emblemën e identitetit shqiptar, me Flamurin kuq e zi në dorë, ai do t’i përcillte shqiptarëve dhe botës mbarë, porosinë e Gjergj Kastriotit — Skënderbeut se kjo tokë ka zot, se kjo tokë ka malësorë, se këto troje kanë identitet kombëtar: shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë përgjithmonë!

 

Dedë Gjo Luli ngjitmas me fatin historic të Shqipërisë eci nëpër rrugë të vështira, rrugë që më në fund e çuan atë dhe malësorët e tij drejt Bratilës së Deçiqit, majë nga e cila shihej horizonti i Shqipërisë. Ajo ishte rruga e atdhedashurisë, rruga e cila e çoi, eventualisht dhe për fat të keq, drejt një vdekjeje prej martiri që pushtuesit e trojeve shqiptare ia kurdisën në vitin 1915, atëhere kur vendi përsëri ishte pranë një gremine tjetër.

 

Në panteonin e Atdheut, aty ku përjetësia dhe mirënjohja e brezave bëhen një, burrat e sojit të Dedë Gjo Lulit janë pushkë të ngrehuna të Shqipërisë siç do t’i quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele për çdo bir shqiptari! Rojtar i përjetshëm i fateve të Shqipërisë mbetet ai. Kryengritja që filloi më 24 Mars të vitit 1911, e që kulmoi me ngritjen e Falmurit shqiptar me 6 prill, 1911, e ndezi flakë gjithë Shqipërinë, flakë që nuk u shua, kryengritje pas kryengritjeje, deri në shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912. Shtizë e atij flamuri ishte Dedë Gjo Luli!

 

Një meritë tjetër e këtyre burrave në krye me Ded Gjon Lulin, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë Kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore, e lakmuar dhe e pushtuar nga armiqtë shekullorë të tij. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët; lakmues të tokave shqiptare, nëpër kancelaritë e Evropës, bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet, që paralajmëruan Pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. Ata ishin lajmëtarët e kombit, që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, më në fund, kishte zot.

 

Memorandumi dhe kryengritja e malësorëve, mund të konsiderohet edhe fillimi si fillimi i përpjekjeje, që sot do ta quanim, “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, që pasqyronte dëshirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim, për bashkim, për liri e pavarësi, anë e mbanë trojeve të veta shekullore. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot, se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane.

 

Në botën aktuale shqiptare të korrupcionit e konflikteve politike, koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumë llojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë së vepruari kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare dhe jo për interesa personale as partiake. Kryengritja e malësorëve nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje, për mbijetesën e identitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësinë dhe lirinë e kombit shqiptar. Si e tillë, kryengritja e Malësisë së Madhe që shënohohet sot kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë-kombëtar për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave, vetive e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: dashuria për Atdheun, nderi, besa dhe burrëria shqiptare!

 

Me shpresë për ditë më të mira e të bukura për Malësinë e Madhe dhe për të gjithë shqiptarët: Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

 

Frank Shkreli


Send this to a friend