VOAL

VOAL

NJË RIANGAZHIM I SHTETEVE TË BASHKUARA NË EVROPËN QËNDRORE – Nga Frank Shkreli

February 11, 2019

Komentet

Në trojet shqiptare kemi shumë hajdutë dhe mashtrues në politikë- Nga Aurel Dasareti

 

Dëgjova se krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i AAK-së, i njohur si “gjenerali” 7-8 yjesh ramush haradinaj dhe krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i PDK-së, i njohur si memli krasniqi, janë shumë të gëzuar që terroristët e shtetit terrorist, Serbia ka dëmtuar kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Sa më kriminale dhe të pista të jenë veprimet e terroristëve serbë ndaj shqiptarëve, aq më e bukur buzëqeshja e këtyre banditëve shqipfolës.

Shqiptarët janë kaq mendjelehtë, dhe aq të rënduar nga ngarkesat e përditshme, sa hajduti e mashtruesi gjen gjithmonë dikë për të mashtruar.

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare- Nga REFIK HASANI

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.

 

Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kan përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.

 

Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

 

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësishst nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur,është e diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj

 

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.

 

Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës.

 

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi  është Rajoni më i pazhvilluar  dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

 

*Autori i vështrimit është Refik Hasani.

LAMTUMIRË, KOLEG I DASHUR, PUSHOFSH NË PAQË PROFESOR SAMI REPISHTI- Nga Frank Shkreli

Trashëgimia e tij qoftë kujtimi i tij!

Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi i tij në amshim, shënon një boshllëk të madh në familjen e tij të ngusht, në komunitetin shqiptaro- amerikan, pjesëtar i të cilit ishte për shumë dekada. Të drejtat e njeriut – jo vetëm në botën shqiptare – por anë e mbanë botës, me ndërrimin e jetës së Profesor Repishtit, pësuan humbjen e njërit prej mbështetsve më të njohur dhe më të fortë në shumë dekada. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane humbën promovuesin më të zellëshëm. Komunizmi humbi njërin prej kritikëve më të ashpër — dhe si ish- i burgosur i regjimit të Enver Hoxhës, viktimat e komunizmit – të gjallë e të vdekur – kanë humbur sot përkrahsin më të madh të tyre – sidomos klerikët katolikë të martirizuar nga komunizmi.

Jeta dhe veprimtaria e Profesor Sami Repishtit mbetet një thesar kombëtar. Kontributet ishin të shumta në të gjitha fushat e veëprimtarisë së tij patriotike, akademike dhe humanitare gjatë viteve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut. Për dekada, Prof. Repishti ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një pasardhës i denjë i rilindasve të vërtetë të Kombit – njeri prej intelektualëve më të njohur e më të dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerkkës dhe besoj në mbarë botën shqiptare. Besnik ndaj Kombit, besnik ndaj miqëve dhe shokëve, anti-komunist i përbetuar!

Si njëri prej pasardhësve të fundit të brezit të tij të rilindisave të vërtetë të Kombit, Prof. Repishti i ndoqi dhe i zbatoi idealet e tyre të larta në të gjitha veprimtaritë e tij, por mbi të gjitha duhet theksuar se përpjekjet e tij, për të promovuar, për të zhvilluar dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit pa dallim, sidomos për shqiptarët kudo, gjatë gjithë jetës së tij — para dhe pas shembjes së komunizmit, janë të pakrahasueshme me ndonjë tjetër person, në botën shqiptare, por jo vetëm. Në niovel kombëtar dhe botëror, Sami Repishti, meriton nderimte dhe respektin e të gjihtë neve — si një perosnalitete të nderuar, një ikonë shqiptaro-amerikane e të drejtave të njeriut dhe për të celebruar arritjet e tija , si një trashëgimi e një mbështetësi të idealeve të të drejtave të njeriut, si vlera njerëzore për të gjithë ne – vlera këto të cilat Prof. Repishti i ka jetuar, i ka mbështetur dhe i ka zbatuar gjithë jetën e tij, deri në ditët e sotme – por që regjimi enverist ia kishte mohuar duke e burgosur për 10-vjet si kundërshtarë të tij.

I përket një personi të veçantë që t’ia dedikojë jetën mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut. Një person i tillë duhet të jetë një individ vlerash dhe virtytesh! I tillë ishte Samiu! Gjithë jetën e vet, Prof. Repishti ka treguar një forcë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe një besim të fortë, për t’ia pasur gjithkush lakmi, të pakën nga ata që i respektojnë këto vlera. Ai kurrë nuk është dorëzuar përball luftës për të drejtat e njeriut. Madje edhe në moshën e shkuar vjeçare, asgjë dhe askush nuk e ndalonte atë që të shprehej dhe të shkruajnte në mbështetje të të drejtave të njeriut, të vlerave dhe të drejtave universale dhe të integritetit dhe të drejtave të individit. Kjo për arsye se Prof. Repishti nuk ka pasur kurrë frikë të merrte qëndrime të prera dhe të vendosura në mbështetje të parimeve në të cilat ai besonte. Madje edhe në rrethanat më të vështira në burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk dëshironte të heshtë.Nuk duronte të padrejtësinë! Gjatë gjithë jetës së tij, Prof. Repishti ka besuar se kur kemi të bëjmë me respektin për të drejtat e njeriut, pa marrë parasysh rrethanat, njeriu nuk mund të mbetet asnjanës, sepse siç ka thënë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe fituesi i Çmimit Nobel, Elie Wiesel “të jesh asnjanës, vetëm ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën dhe heshtja inkurajon gjithmonë torturuesin dhe asnjëherë të torturuarin”.

Prof. Repishti, pa marrë parasysh rrethanat dhe rreziqet, nuk ka qëndruar kurrë larg interesimit dhe mbështetjes për të drejtat e njeriut. Profesor Repishtin, Perëndia e kishte bekuar me një jetë të gjatë dhe me shëndet për një arsye – dhe ai nuk e ka tradhtuar atë kurrë. Jeta e tij ishte një jetë shërbimi ndaj të tjerëve. Ai punuar gjithë jetën dhe vazhdoi deri në muajt e funditt të jetës të jepte kontributin e vet ndaj njerëzimit, i bindur se misioni i jetës, megjith moshën, nuk ka marrë fund. Ai vazhdoi deri në fund të frymëzonte të tjerët dhe se pa marrë parasysh rreziqet me të cilat mund të përballej, Samiu nukishte kurrë i asnjanës ndaj së keqës as përball shtypjeve e terrorit dhe krimeve, historikisht, nga regjimet komuniste në trojet shqiptare për një gjysëm shekulli ose nga diktatorë të tjerë të ngjyrave të ndryshme, anë e mbanë botës.
Prof. Repishti ishte një dëshmitar i cili ka përjetuar regjimin brutal të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më totalitare të shekullit 20. Por, ai njëkohësisht ishte edhe dëshmitar i gjallë i heroizmit të atyre shqiptarëve, viktimave të atij regjimi, të cilët së bashku me Profesorin rezistuan forcën brutale të të ashtuquajturit “pushtet popullor”.

Prof. Repishti s’ka pushuar të shkruaj dhe të flasë për vuajtjet e veta dhe të viktimave të tjera të komunizmit, të cilët kundërshtuan komunizmin së bashku me të. Ndërkohë që propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte përfshirë vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur që Z. Repishti të heshtë për ato që kishte parë. Megjithë rreziqet që i kanoseshin atij dhe familjes së tij, ai vendosi të mbante një qëndrim të prerë kundër diktaturës komuniste dhe të mbronte të drejtat e njerëzve të pafajshëm. Siç ka ndodhur edhe me mbështetës të tjerë të mëdhenj të të drejtave të njeriut gjatë 50-viteve të fundit, Prof. Repishti kishte filluar të interesohej për të drejtat e njeriut, në një periudhë kur po përballej vetë, drejtpërdrejt me të keqen – dmth, me rendin e ri komunist në Shqipëri – regjim i cili e torturoi për 14 muaj dhe e burgosi atë për 10 vjet, vetëm e vetëm se e kundërshtonte atë regjim.

Qendresa kundër Komunizmit

Rezistenca e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Prof. Repishti “më ka obliguar moralisht për të ndarë me të tjerët ato që kam parë, sidomos krimet e diktaturës së proletariatit, duke venë në dukje, jo vetëm vuajtjet e popullit tonë, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i qëndroi besnik vetvetes, përball kërcënimeve të ndryshme, përfshirë edhe kërcënimet me vdekje”. Kështu që, interesimi i Prof. Repishtit për t’iu dedikuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk kishte filluar në 10-20 ose 30-vitet e fundit. Kauza e të drejtave të njeriut ishte bërë pasion i jetës së tij qysh në fillim.

Angazhimi i tij për të drejtat e njeriut e ka zanafillën atje, në vitet e vuajtjeve të tija në burgjet komuniste, si i burgosur politik në Shqipëri, ku vuajti 10 vjet burgim, së bashku me intelektualët më të dalluar të Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe klerikët katolikë ndër shqiptarët më të shquar, ndërkohë që kishte qenë dëshmitarë i tmerreve që ata vuajtën në duar të torturuesve komunistë. Në lidhje me vuajtjet e klerikëve katolikë shqiptarë, Prof. Repishti ka shkruar në vitin 1966, pasi kishte arritur në Amerikë se, “i ndjeja thellë mizoritë e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet poshtëruese ndaj tyre ishin aq të rënda, sa që nuk mund të pranoheshin, të harroheshin dhe as të faleshin”. Prof. Repishti ka shkruar se ai është frymëzuar nga, “dashuria e tyre fisnike për bashk-të-burgosurit, për faljen dhe mëshirën që ata treguan ndaj torturuesve të tyre të verbër, nga shpresa e tyre që buronte nga ndjenjat e shëndosha se aspiratat tona, për liri, drejtësi dhe paqe, heret o se vonë, do të realizoheshin.

Pasi mbijetoi vuajtjet në burgjet komuniste të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, ai emigron në SHBA në fillim të 1960-ve. Përvoja e Z. Repishti në ato burgje duket se kishte lëkundur qëndrimin e tij në besimin ndaj mirësisë së njerëzve, por megjithëkëtë, ai kurrë nuk humbi besimin në shpirtin njerëzor.

Në një letër që ai i ka dërguar, Fondacionit Woodrow Wilson në Washington në vitin 1964, në lidhje me këtë, Repishti bën pyetjen: “A është e keqja me të vërtetë aq e thellë e rrënjosur në shpirtin e njeriut, sa që njeriu të identifikohet me të keqen”? Komunizmi, ka shkruar ai, kishte kthyer për së mbrapshti një numër parimesh të jetës sonë, duke na kërkuar që të hiqnim dorë nga individualiteti ynë personal, me qëllim për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, një njeri të ri. Përballë kësaj situate, ka pohuar ai, ne ishim të detyruar të vendosnim nëse të pranonim ose jo këtë drejtim të ri. “Ishim para një alternative të pa evitueshme, për të dëmtuar të tjerët (fizikisht dhe moralisht) ose për të pësuar ne sulmet nga të tjerët. Në lidhje me këtë nuk kishte kompromis”, ka nënvijuar Prof. Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur që të mos dëmtonte të tjerët, por të pësonte kritikat dhe sulmet nga të tjerët, dmth. nga kundërshtarët e tij.

Prof. Repishti ka pohuar gjithashtu se përvoja e tij në burgjet komuniste, jo vetëm që e ka bërë atë të identifikohej më mirë me problemet e përditshme të bashkatdhetarve të vet, por njëkohësisht, e kishte detyruar të përballohej me disa pyetje morale, për të mos thënë teologjike, në lidhje me natyrën njerëzore dhe mbi të drejtat e njeriut në këtë botë. “Cila është gjendja shpirtërore në ditët tona? Cili është reagimi ndaj tendencave për ta bërë njeriun si një frymë pa bazë morale, thjeshtë për ta shndërruar atë në një objekt? Si lufton njeriu për sigurinë e vet, përafirmimin e tij, për lirinë dhe pavarësinë personale dhe më në fund për ekzistencën e vet, për një ekzistencë kuptimplotë?” Z. Repishti ka shkruar që nga viti 1964 se “për të zbuluar përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të vështira dhe të ndërlikuara të ditëve tona, unë kam vendosur t’i kushtohem kauzës së të drejtave të njeriut, me qëllim për të kontribuar diçka më të vlefshme dhe më fisnike ndaj fjalës “njeri, sepse kjo kauzë do të bëhej një ideal dhe shpresë për mua”, ka thënë ai.

Mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe Çamërisë

Si rrjedhim, Prof. Repishti ka qenë një mbështetës dhe aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta në Ballkan. Profesori është dalluar gjatë dekadave të kaluara sidomos me aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta autoktone në Kosovë dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Ai e ka zhvilluar luftën në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët me mënyra të ndryshme si individ dhe si anëtar i organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Por mbi të gjitha ai është aktivizuar si qytetar i lirë i SHBA, duke ushtruar të drejtën e tij, me shkrime dhe në kontakte personale, gjithmonë me qëllim për të influencuar përfaqësuesit politikë amerikanë që politikisht, diplomatikisht dhe më në fund edhe ushtarakisht me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të ndihmonin shqiptarët dhe të mbronin të drejtat e tyre. Sa herë gjatë viteve, ka udhëtuar Prof. Repishti nga New Yorku në Washington për takime zyrtare me udhëheqësit më të lartë të qeverisë dhe të Kongresit amerikan për t’i sensibilizuar ata mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta anë e mbanë Ballkanit. Kontaktet e tij me Washingtonin zyrtar kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme, ndërkohë që ai konsiderohej si një këshilltar i besueshëm dhe i drejtë në marrëdhëniet e tija me Departamentin Amerikan të Shtetit, me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos me udhëheqës të Kongresit amerikan të dy partive kryesore amerikane, republikanë dhe demokratë.

Paraqitja e Profesor Repishtit para Kongresit Amerikan më 1965 ishte vetëm fillimi i kontakteve të Prof. Repishtit me autoritetet amerikane. Ç’prej asaj dite, ai nuk i është ndarë paraqitjes së çështjes shqiptare në qarqet më të larta politike dhe akademike amerikane. Prof. Repishti gjithmonë ka gëzuar respektin më të madh në këto qarqe si njeri i besueshëm dhe i drejtë, por është njohur edhe për angazhimin e tij të fortë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, këshillat e të cilit duhej të merreshin parasysh.

Në një letër që Zv/Presidenti Al Gore i kishte dërguar Prof. Repishtit me rastin e 75-vjetorit të lindjes, duke i dërguar atij “urimet më të përzemërta për ditëlindjen” i shkruante se “jeta jote është një shembull i shkëlqyer, e asaj që është e madhërishme në SHBA… E di se familja dhe komuniteti i juaj, me të drejtë janë krenarë për karrierën tuaj të profesorit prej 25 vjetësh, për guximin tuaj të papërkulshëm dhe për aktivizmin tuaj në fushën e çështjeve shqiptare”. Ndërsa nga ana tjetër e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island i New Yorkut, Peter King në të njëjtin rast shënon në gazetën zyrtare të Kongresit, “Congressional Record”, lavdërime për Repishtin, të cilin ai e cilëson si një “bashkqytetar shëmbullor”, duke theksuar se, “Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Repishti i është dedikuar luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, shkelje të cilat ai vet i kishte përjetuar për një kohë të gjatë”. Kongresisti King thekson rolin që ka luajtur Prof. Repishti në udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), “një organizatë e dedikuar për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve”, ka shkruar ligjvënsi amerikan republikani Peter King

Miku ynë i nderuar – ju jo vetëm ishit dëshmitar i një historie të tmerrshme, por për më tepër, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj historie, nga krimet më çnjerëzore që mund të ndërmerrte një regjim kundër qytetarëve të vet. Por ju, megjithë vuajtjet kishit forcën, vendosmërinë dhe guximin për të mbrojtur parimet e lirisë dhe të drejtat e njeriut, si shembull për brezat e ardhshëm.

Profesor Dr Sami Repishti, ky mbështetës i shquar dhe luftëtar për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut – miku i ynë Prof. Sami Repishti, jo vetëm sot në kalimin tuaj në amshim, por me fjalët dhe veprat e tij shembullore, ai gjithmonë na ka ftuar dhe kujtuar duke na bërë thirrje edhe sot që të mos harrojmë krimet e së kaluarës. Por, është e rëndësishme për pajtimin shoqëror dhe kombëtar, ka thënë ai, që ato të korrektohen, me qëllimin dhe shpresën që të mos përsëriten më.

Mendoj se Prof. Repishti na porosit sot që të bëjmë më shumë në mbështetje të drejtave të njeriut – duke thënë se megjithëse anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, shqiptarët kanë shënuar përparim të dukshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë – si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë për të bërë në këtë fushë dhe në fushë të tjera – sidomos në fushën e pajtimit kombëtar e shoqëror – për të siguruar që të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor për secilin person, barazia para ligjit dhe liria për të gjithë, të nguliten njëherë e mirë në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe përgjithmonë anë e mbanë trojeve shqiptare. Ky është një objektiv, për realizimin e të cilit ka punuar gjithë jetën e tij Prof. Repishti. Ai na këshillon sot se puna për sigurimin e të drejtave të njeriut nuk kryhet kurrë, por do të thoshte se shqiptarët kanë çdo arsye që të kenë shpresë, se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe më e mirë se e tashmja zhgënjyese.

Të jeni të sigurtë i nderuar Profesor, koleg e mik i nderuar, se shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, falenderojmë Zotin që të patëm — se jemi të gjithë tepër krenarë për arritjet tuaja në fushën e të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët në veçanti, dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë. Lamtumirë i dashur Profesor I dashtun. A paç bekimin e Perendisë – e uratën edhe në atë jetë. Pushofsh në paqë!
Trashëgimia e tij qoftë kujtimi i tij!

Frank Shkreli

Në celebrimin e 90-vjetorit të lindjes së Profesor Dr Sami Repishtit

U SHUA PROFESORI, ANTIKOMUNISTI, QËNDRESTARI, MBROJTËSI I KOSOVËS SAMI REPISHTI- Nga BESIM NDREGJONI

Në pragun e festës kombëtare të pamvarsisë, mbarë shqiptaria , morëm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta të MartingLuterkingut shqiptar ProfSami Repishti. Atdhetari, studjuesidhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut ikona e qëndresës antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkëlqyer, ai që nuk u pajtua me politikën aktuale të 34 viteteve në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për të përndjekurit politikë shqiptar Prof. Sami Repishtirilindasi i shekullit njëzetedhe vdekjen e priti në një ditë të shënuar në ditën e flamurit. Të ati flamuri që i u kushtua me çënjen e tije në mbrotje të çështjes kombëtare, që çoi zërin e tij në Uashington për mbrotjen e Kosovës.

Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qendronnë krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta. 

 

Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranëshcilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë  tej misioninatdhetar dhe intelektual  Rilindjes dhe  atdhetarëve Luftës  Dytë Botërore dhe  pas saj. Mveprimet konkrete atdhe dhe  Kosovë për  ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe  krijimit  shtetit ligjormeriton quhet Institucion i mëvetësishëm. Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njëzet libra (disa me bashkautorësi) dhe dy vepra letrare “Pika Loti (shkruar më 1959 – 1963 dhe botuar më 1997 dhe 2009) dhe Nën hijen Rozafës(2004). Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar dhe mbajtur në fshehtësi.Suksesi i tije, ma i madh ka qenë, dhe mbetet, fitorja e tije kundër urrejtjes. Asnjiherë nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithë kundërshtimin e fortë që kam tregue kur nuk kam qenë dakord. Kështu, ditën e parë kur mbrriti në Shqipni më 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarëve në Rinas: ‘Kthehem në atdhe me dashuni për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri’, thanie jo origjinale, por gur themeli për mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln mbajtunnë mbarim të Luftës Civile në Getisburg PA gjatë së cilës ishin vra ma shumë se 600.000 amerikanë. Disa përgjithësime të tij për gjendjen e Shqipërisë në tranzicion, janë proverbiale. Të tilla janë thëniet:“Krimi nuk asht dënue, e krimineli asht kthye në pushtet i veshun me rroben e ‘socialistit europian’.Një pushtet i lindun nga gënjeshtra, i mbajtur me grykën e pushkës. Një shoqëri e shkërmoquan nga pesha e randë e krimit të kryem nga xhelatët e indoktrinuem. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike dhe ajo ekonomike e dëshpërueme.”

                                                  

Elez Biberaj ish Drejtori i Zërit të Amerikës shkruan për Repishtin: “Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishtivazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte. Sot ne u ndamë fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon në plejadën e dijetarve të mëdhenj, që i dhanë Shqipërisë pamvarsinë, atyre që ndërtuan shtetin e parë shqiptar, atyre që luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata që i dhanë pamvarsinëKosovës, Zëri i tije që kumboi në kongresin amerikan për të drejtat e liritë e shqiptarve nuk do të ndigjohet ma se iku në botën e amshuar , por vepra e tije do të ndrisë në breza për shqiptarët dhe do të jetë një udhërrëfynjës dhe për brezat e ardhshëm për ta ndërtua Shqipërinë , për ta mbrojtur lirinë. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin në këtë periudhë postkomuniste dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme. Përpara veprës dhe kontributit tuaj përunjen me respekt mijëra familje shqiptare që kaluan kalvarin tënd të vuajtes, dhe kan një mesazh “ U ndriçoftë mendja e shqiptarve për të mbrojtur lirinë” pusho i qetë në tokën e lirisë , ku e shkrive jetën për kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi më shumë nevojë për Ju se sa dje.

Besim NDREGJONI

 

Në anën e duhur të historisë përmes rrëfimit të së vërtetës për publikun- Nga ROMEO GURAKUQI

Përfundimi i luftës në Shqipëri dhe marrja e pushtetit nga ana e komunistëve më 29 nëntor 1944 ishte rezultat i një procesi shumë kompleks ushtarak, politik, social, kulturor, në një vend që kishte vonesa shekullore në shtetndërtimin nacional mbi binarët para-otomanë. Në përfundim të luftës në Shqipëri, pas mbërritjes së partizanëve në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjakovë, Prizren, Pejë etj., në territorin e shtetit shqiptar të deriatëhershëm (1941-1944), u ndërtua një regjim dykrahësh, simotër, brutal dhe për pjesën e civilizuar të shoqërisë shqiptare nuk ka pasur një ditë gëzimi të vërtetë, për lirinë e ardhur në vend në një mënyrë të çuditshme dhe të pamerituar. Regjimi që u instalua nga komunistët rezultoi edhe më represiv se sa ato që kishin ndërtuar Italia fashiste dhe posaçërisht Regjenca shqiptare në kohën e mbisundimit të Wehrmacht-it. Objektivi kryesor i komunistëve ishte marrja e pushtetit dhe shkatërrimi i bazës humane të rezistencës kundër ardhjes së tyre, që u përvijua gradualisht në shoqërinë shqiptare.

Pushkatimet pa gjyq dhe proceset gjyqësore kundër “armiqve” të klasifikuar arbitrarisht nga zotnuesit e rinj të Tiranës, që tërhiqeshin në heshtje nga mbrojtja e integritetit shtetëror të viteve 1941-1944, kanë qenë të drejtuara kryesisht kundër klasave të kamura, të qytetëruara dhe të ditura të shoqërisë, me teh të posaçëm komunitetin katolik dhe Kishën Katolike në Shqipëri (ndaj të cilëve do të implementohet një tip Zgjidhjeje Finale nga ana e diktatorit). Përveç procesit të hakmarrjes, objektivat e komunistëve që në procesin çlirimtar dhe në periudhën që vijoi, kanë qenë ato të ndryshimit të strukturës shoqërore dhe ekonomike tradicionale, përmes konfiskimit të pronës private, përfshirë edhe tjetërsimin e pasurisë intelektuale pothuajse të të gjithë elitës drejtuese pararendëse. Pjesa më e madhe e arritjeve të arsimit, shkencës, kulturës, letërsisë, botimeve, teksteve shkollore u fshinë nga qarkullimi. Bibliotekat private u grabitën dhe një pasuri e tërë me dorëshkrime e studiuesve të asaj kohe, në pjesën më të madhe, u vodhën dhe u tjetërsuan në autorësi. Edhe sot e kësaj dite askush nuk është në gjendje të na tregojë fatin e dorëshkrimeve të veprave të dorëzuara në Institutin e Studimeve Shqiptare. Ende sot, nuk ekziston një projekt shtetëror për rikuperimin dhe botimin e atyre veprave që kanë shpëtuar.

Lufta Nacional-Çlirimtare dhe Antifashiste e popullit shqiptar, rinisë ka qenë në mënyrë të padiskutueshme një veprimtari legjitime, siç është çdo e drejtë e rezistencës ndaj çdo okupatori. Bij dhe bija të Shqipërisë dhanë jetë për lirinë e atdheut dhe ato do mbetën përjetësisht në altarin e lirisë së një populli. Mirëpo, paralelisht me këtë, në Shqipëri ndodhi edhe një proces tjetër: ai i shkatërrimit të padallimtë i trashëgimisë së shtetformimit, rendit tradicional kushtetues, politik, ekonomik, social, i balancave të brendshme krahinore dhe religjioze dhe fshirja me dhunë e elitës. Ky proces ndodhi përmes përdorimit përmes të përforcimit të përshkallëzuar të LNÇ/FNÇ dhe UNÇSH, si një ushtri tipike fshatare kjo, e udhëhequr nga komisarët politik, të cilët busull drejtuese kishin parimet e përmbysjes revolucionare, gjegjësisht leniniste dhe staliniste të Shteti Tradicional Shqiptar.

Uzurpimi i pushtetit nga komunistët në Shqipëri duhet studiuar jo aq si një teori dhe praktikë e çlirimit nacional, revolucionit dhe shndërrimit historik madhështor, siç është pretenduar nga ana e historiografisë komuniste në këtë vend për një periudhë të gjatë, se sa si një teknikë e marrjes së pushtetit, që ka qenë e suksesshme, për shkak të ekzistencës së një numri faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, ndër të cilët spikat vendosmëria për të paraprirë në kapjen e momenteve nga ana e Enver Hoxhës dhe mentorëve të tij Miladin Popoviqit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojiniçit. Uzurpimi i pushtetit nga komunistët në Shqipëri përmban edhe një dukuri thelbësore, që e shmang nga modeli i përgjithshëm i uzurpimit, sepse lufta e rezistencës kundër okupatorit u zhvillua në mënyrë të njëkohshme me luftën civile, që rrënoi forcën ushtarake të grupimeve politike tradicionaliste. E gjithë kjo përplasje ndodhte në një vend të ngjizur me vështirësi kombëtarisht, elita e të cilit në vitet e luftës nuk operoi politikisht mbi parimet e antifashizmit, sa mbi nevojën e kalimit të furtunës pushtuese fashiste me sa më pak dëme mbi shtetin dhe kombin.

Ky është dallimi i rastit shqiptar nga vendet e tjera të Europës Lindore dhe Juglindore, që edhe pse duket se ngjason me rastin jugosllav në shumicën e veçorive, prapë ka impostim tërësisht specifik. Ardhja e komunistëve në pushtet ishte pjesë e procesit dhe kohës së ekspansionit të komunizmit në Europën Lindore, që zuri rrënjë në fund të LDB edhe në Shqipëri. Ky proces, si në të gjitha vendet, edhe në Shqipëri, ka ngjashmëri dhe studiuesit mendojnë, se kjo përhapje është realizuar në përputhje me një plan-projekt (blueprint), të përgatitur në Moskë. Në rastin e Shqipërisë, ky plan-projekt është përpunuar në shtabin e Titos dhe është implementuar me dy rezonanca, në “Shqipërinë e vjetër” dhe në “Tokat e Lirueme”, gjegjësisht prej Shtabit të FNÇsë dhe atij të KOSMET-it. Ka prova, që një plan taktik i hartuar në Rusi është ofruar për rastin jugosllav. Moska ka këshilluar Titon, që ai duhej të shmangte aktet, që justifikonin dyshimet britanikëve edhe të forcave të brendshme politike jokomuniste, se lëvizja partizane ishte duke marrë një karakter komunist, që synonte sovjetizimin e Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Dmth., gradualizmi dhe kamuflazhi kanë qenë parimet bazore taktike të projektit të Stalinit për uzurpimin e pushtetit nga komunistët pas luftës. A nuk ishte PKSH dhe LNÇ/ FNÇ, një organizatë që merrte udhëzime dhe direktiva të mirëfillta nga PKJ dhe AVNOJ? A nuk ndoqën komunistët shqiptarë, në mënyrën më të robotuar, të njëjtat taktika, që udhëzoheshin nga Moska dhe përcilleshin me përpikmëri të plotë nga Shtabi Jugosllav i Titos, nëpërmjet emisarëve stacionarë dhe lëvizës? Përgjigja është një Po, pa mëdyshje. Por në rastin e Shqipërisë udhëheqësit komunistë jugosllavë, me bashkëpunimin e përunjur të komunistëve shqiptarë, kishin ndërtuar qartësisht edhe një plan të posaçëm për Shqipërinë, që lidhej me specifikën e një vendi të zmadhuar gjatë luftës, në afërsitë e kufijve etnikë nga fuqitë e mundura të Boshtit Fashist. Për rrjedhojë, trajtimi i rastit shqiptar, marrë në tërësi, kishte nevojë për një operacion të posaçëm dezintegrues dhe riformulues të Shqipërisë së Madhe të krijuar dhe vepruese nga prilli 1941, duke shkatërruar bazën themelore të brendshme njerëzore rezistuese ndaj këtij procesi prapësues. Dmth., jo vetëm vendosje e diktaturës komuniste, por para së gjithash copëtim sërish i këtij vendi dhe nënshtrim në pjesë të veçanta të kombit, madje nukleve më rezistente të tij (Kosovë, Hot, Grudë, Dibër, etj.).

Taktika që ndoqën komunistët shqiptarë nga shtatori i vitit 1942, ishte ajo e ndërtimit të një lëvizjeje të gjerë nacional-çlirimtare, në formën e një fronti nacional-çlirimtar, organizatë kjo që në përfundim të luftës dhe të tërheqjes së gjermanëve nga Shqipëria, u shndërrua në një makineri për uzurpimin e pushtetit nga komunistët në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Makineria përmes së cilës LNÇ/FNÇ ia arriti qëllimit ishte Ushtria Nacional-Çlirimtare, e ndërtuar zyrtarisht, më datë, 10 korrik 1943. FNÇ shërbeu si një instrument i rëndësishëm politik për kamuflazhin dhe ndihmoi për të krijuar instrumentet e kontrollit komunist, përtej fasadës së unitetit popullor pluralist. Ndërsa, ushtria shërbeu praktikisht si një Ushtri e Kuqe Shqiptare, me mbizotërim social fshatar dhe përkufizim krahinor jashtë Gegnisë së Mirëfilltë, e drejtuar dhe e komanduar që në fillesë nga PKSH, pavarësisht fasadës së përdorur në kohën e parë dhe përdorimit të suksesshëm të kryengritësve tradicionalë. Ushtria e Kuqe Shqiptare (dmth., UNÇSH) ka qenë faktori kyç në marrjen e pushtetit, mbasi ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore, Ushtria e Kuqe Sovjetike nuk depërtoi deri në Shqipëri dhe as në tokat e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi e Greqi. Por ajo fuqi dhe forca e saj ishte ndikuese në aspektin moral në vend për shkak të kontrollit të EL.

Përsa i përket kamuflazhit, komunistët shqiptarë e kanë përdorur fshehjen e plotë të objektivave, si taktikë, veç në momentet e para të aktivitetit të vet dhe nuk janë kursyer të tregojnë, me herët se komunistët jugosllavë, objektivat e veta ekstremiste, duke djegur fazat ndërmjetëse të skicuara në blue-print-in e lartpërmendur. Kjo kohë e heqjes së perdes së rremë shkon mbase deri në gushtin e vitit 1943. Krijimi i BK, papajtueshmëria e elitës së Shqipërisë së Vjetër me organizatorët komunistë të rezistencës, shpërthimi i luftës civile etj. (nga nëntori i vitit 1943 deri në dhjetor 1945), bëri që kjo taktikë të vinte gradualisht duke u zbehur dhe përdorimi i njerëzve të botës tolerante shqiptare nga ana e komunistëve, ka qenë i reduktuar në disa figura krejtësisht pa peshë dhe lehtësisht të kontrollueshme. Më së shumti, mashtrimi është përdorur në shmangien e terminologjisë komuniste dhe regjimi që po krijohej gradualisht në Shqipëri, nuk u njoh dhe nuk u shpall fillimisht si një diktaturë e mirëfilltë e sovjetëve apo e proletariatit, por si një Republikë Demokratike Popullore. Legjitimiteti formal i këtij regjimi u realizua, në harkun e 14 muajve pas kontrollit ushtarak të Shqipërisë në nëntor të vitit 1944, gjegjësisht në janar-mars 1946.

Studiuesi amerikan Stephen Peters ka përcaktuar se përbërësit për suksesin fenomenal të PKSH kanë qenë një kombinim i ngathtësisë dhe mungesës së mendjemprehtësisë, prej anës së elitës sunduese shqiptare të periudhës së paraluftës; i aftësisë së jashtëzakonshme organizuese dhe përgatitjes ideologjike të emisarëve të Titos, të cilët themeluan PKSH dhe e udhëhoqën atë drejt suksesit gjatë luftës; aftësia, shpirti luftarak, vendosmëria e paepur e komunistëve shqiptarë në përgatitjen e terrenit për marrjen e mundshme të pushtetit, pavarësisht kostove të humbjeve të jetëve njerëzore dhe shkatërrimit të vendit; hyrja e Ushtrisë së Kuqe në Ballkan; dhe dështimi i anglo-amerikanëve për formulimin e një politike të përcaktuar për Shqipërinë e pasluftës. E gjithë kjo shpjegon, se si qe e mundur që PKSH, e cila në qershorin e vitit 1941, kur Gjermania hitleriane sulmoi BRSS, nuk ekzistonte dhe nuk kishte një organizim të vetin në Shqipëri, ia arriti, që brenda një periudhe në më pak se tre vitesh, e kamufluar si LNÇ/ FNÇ, të bëhej zotëruese e pasfidueshme e situatës në vend, madje edhe pa ndihmën e trupave sovjetike.

Por hapësirën kryesore për të arritur këtë objektiv PKSH-së, ia dhanë: gjendja e mjeruar e fshatarësisë në Shqipërinë e Jugut, përçarja e elitës së vjetër politike të Shqipërisë, pamundësia e ish-Mbretit Zog për ta rikuperuar gabimin e tij fatal të mosbërjes së rezistencës së mirëfilltë dhe lëshimit të detyrës shtetërore më 8 prill 1939, mungesa e maturisë politike dhe një lloj bindjeje e kësaj klase të patriotëve të respektuar, të cilët jepnin këshilla për maturi, akomodim, ose pozitë pritjeje përballë forcave të pathyeshme të Boshtit Qendror, ballafaqimi me të cilët, mund t’i shkaktonte vendit rrënim të plotë dhe të shpejtë. Ata mendonin, se Shqipëria ishte shumë e vogël, e varfër dhe aspak e përgatitur për t’i rezistuar makinerisë ushtarake të fuqive të Boshtit Fashist. Ata arsyetuan, se politika më e zgjuar ishin qëndrimet e gënjeshtërta karshi pushtuesit, ruajtja e fuqive dhe rezervave, me qëllim që të përdoreshin në momentin e duhur, në mënyrë që t’i bëhej ballë përpjekjes që komunistët anë e kënd EL po bënin për të marrë pushtetin pas luftës. Po a ishte ky veprimi më i zgjuar dhe më i saktë, në një kohë kur forca e LNÇ sa vinte e rritej dhe bëhej e papërballueshme, për shkak të furnizimit me forca njerëzore nga fshatarësia e Jugut, e rrënuar nga lufta? Veprimet e forcave të ndryshme nacionaliste, në periudhën (pranverën-verë –vjeshtë) e vitit 1944, u kushtëzuan nga pritja e kotë për një zbarkim të mundshëm anglo-amerikan, për të penguar mbizotërimin e komunistëve me frymëzim nga Moska, në Ngushticën e Otrantos.

Në këtë aspekt duhet të theksojmë, se ky qëndrim pasiv, pritës, akomodues dikur edhe negociues me pushtuesin, i elitës së vjetër politike, që formoi dhe drejtoi Shqipërinë në harkun kohor të viteve (1912-1944), nuk është përqafuar nga të gjithë anëtarët e kësaj klase dhe posaçërisht nga brezi i ri i të njëjtave familje dhe nga populli në tërësi. Të rinjtë, studentët, nxënësit dhe intelektualët kanë qenë që në fillim, të vendosur për t’iu kundërvënë okupatorit, madje kanë qenë ata të parët dhe jo komunistët, që kanë ndërtuar strukturat fillestare të rezistencës pasive dhe aktive. Ardhja e komunizmit në Shqipëri nuk ka qenë rezultat i një revolucioni popullor të vetvetishëm, që synonte shkatërrimin e rendit të vjetër dhe krijimin e një rendi të ri, shoqërisë socialiste. Sipas Stephen Peters, ajo ishte në një farë mënyre, produkt i agresionit të vendeve të Boshtit Fashist dhe marrjes mbi vete prej komunistëve, i rolit udhëheqës në lëvizjen e rezistencës. Po ashtu, në Konferencën e II të Quebec, ndërmjet Churchill dhe Roosevelt, mbajtur në shtator të vitit 1944, u vendos se për sa kohë që beteja në Itali vazhdonte, nuk ekzistonin forca në dispozicion në Detin Mesdhe, për t’u dislokuar në Ballkan, përveç disa njësive të vogla zbarkuese britanike në Greqi.

Në këtë mënyrë, fati i Shqipërisë ishte i vulosur edhe nga pamjaftueshmëria forcave ushtarake të Aleatëve Perëndimorë dhe nga një raport i kujdesshëm i tyre me sovjetikët. Pavarësisht se komunizmi nuk arriti në Shqipëri përmes Ushtrisë së Kuqe, depërtimi i sovjetikëve në lindje të Ballkanit, inkurajoi komunistët shqiptarë për të intensifikuar përpjekjet e tyre, gjatë periudhës verë – vjeshtë) të vitit 1944, për eliminimin e padallimtë të nacionalistëve dhe elitës pararendëse shtetformuese. Në këto rrethana, Shqipëria nuk do të ishte bërë komuniste vetëm sikur zbarkimi britanik në Greqi, do shtrihej edhe në Shqipëri. E vetmja gjë, që do të mund të ndodhte nga ky tejkalim i pamarrun vesht paraprakisht ndërmjet Aleatëve antifashistë, mendoj se do të kishte qenë vetëm një notë formale proteste prej anës së Stalinit. Kjo, mbasi ende në këtë kohë Stalini nuk ka pasur një interes të posaçëm dhe njohje të mirë të situatës shqiptare. Ende objektivi i tij në këtë kohë nuk arrinte në Kanalin e Otrantos. Kjo nënkupton, që projekti maksimal i shtrirjes sovjetike nuk e ka përllogaritur që në fillesë Shqipërinë si pjesë të ndikimit. Sllavizmi e Komunizmi nuk kishte rrënjë në këtë vend dhe në momentin e largimit të trupave gjermane, organizimi komunist ishte vetëm një grup i pashtrirë me rrënjë në shoqërinë e Shqipërisë, i udhëhequr nga emisarët sllavomëdhenj të Titos. Mirëpo, ata kishin arritur të krijonin një parti të organizuar shumë mirë dhe të disiplinuar politikisht, e cila kishte si objektiv kryesor marrjen me çdo kusht të pushtetit. Fakti që ata përdorën pjesën më të madhe të aktivitetit ushtarak kundër forcave opozitare ndaj tyre dhe për pastrimin e vendit nga çdo vatër e mundshme rezistence patriotike, është një provë e qartë e ekzistencës së këtij objektivi, të cilin nuk pati një forcë tjetër e brendshme, që ta konkurronte, ose ta ndalonte.

Grupet e ndryshme nacionaliste, prijësit fisnorë dhe krahinorë, vetë elita e vjetër, nuk ia dolën të bashkoheshin në kohë, në një organizim të përbashkët, nuk u orientuan drejt politikisht dhe humbën tempin, duke bërë tratativa mossulmimi me okupatorin. Një pjesë e rëndësishme e tyre, në mënyrë naive, nuk mendonte të zhvillonte as edhe një luftë kundër bijve të brezit të ri, që ishin përfshirë në radhët e organizatës së komanduar nga komunistët dhe u përpoqën me kot, t’i bindnin ata për shkatërrimin që do t’i sillnin vendit pas largimit të okupatorit nazist. Ndërkohë, dëshira dhe objektivi i Aleatëve anglo-amerikanë, shqetësimi parësor i tyre ka qenë i planit ushtarak, më shumë se sa politik dhe nuk lidhej në mënyrë imediate me të ardhmen e rendit të vjetër politik të Shqipërisë dhe fatin politik të shtetit bazuar mbi Kushtetutë dhe respektim të lirive. Nacionalistët nuk kuptuan, se Aleatët Perëndimorë ishin të gatshëm të bënin kauzë të përbashkët me ato organizata në vendet e pushtuara, të cilat mbanin të gozhduara në tokat e tyre sa më shumë divizione gjermane që të ishte e mundshme. Ndërkohë që komunistët jo vetëm që i përgjigjeshin kësaj kërkese të aleatëve në një masë të caktuar edhe formale, paralelisht me objektivin e tyre kryesor, pushtetin, por ishin të gatshëm të bënin vetësakrifikim dhe luftë të pandërprerë. Komunistët kishin bindjen, se përmes fitores së luftës jo vetëm do të largonin okupatorin, por do të fitonin edhe pushtetin, objektivin final të tyre, që ishte pra kontrolli politik i vendit.

Kështu, ata ia arritën qëllimit të luftonin dhe të fitonin një luftë, jo vetëm kundër okupatorëve, por edhe kundër nacionalistëve të të gjitha ngjyrimeve politike, të cilët mbetën deri në fund të përçarë, jo aq të qartë, të pavendosur dhe hapa larg tempit të kohës që rrokullisej marramendësisht. Duke qenë se FNÇ udhëhiqej nga drejtues komunistë të profilizuar në një zonë të caktuar të Shqipërisë së Jugut, edhe pushteti i ardhshëm i krijuar prej tyre në Shqipëri do të jetë jo vetëm një diktaturë ekstremiste, por edhe një sundim njëkrahinor politik, administrativ, ushtarak, jo i përkohshëm, por shumëvjeçar, dhe do rëndojë si zgjedhë e huaj në Gegninë shqiptare për gjysmë shekulli. Qytetarët e Shqipërisë gradualisht do të ndahen në dy pjesë: të besuarit e regjimit të ri, që zgjeroheshin ndër shtresat e vuajtura të zonave fshatare dhe “armiqtë e klasës”, “të dyshimtët”. Të besuarit shërbyen dhe u përdorën gjerësisht nga ekipi politik për të konsoliduar dhe përjetësuar pushtetin e komunistëve të “Zonës së Parë Operative” në Shqipërinë e pas luftës. Ndarja e vendit në sundues të rinj dhe të shtypur dhe të shfrytëzuar politikisht dhe krahinarisht, ndërpreu proceset pararendëse formësuese të unitetit kombëtar, kulturorë e gjuhësor. Për shkak të sundimit të gjatë otoman, Shqipëria ishte penguar për të krijuar individualitetin e vet dhe për të pasur një histori të vetën në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në vitet 1912-1944 elita shtetformuese bëri gjithçka për ta rikompozuar këtë individualitet historik, kulturor, gjuhësor, nacional dhe politik, bazuar mbi një zhvillim të gjithanshëm të shoqërisë në mënyrë simetrike. Të gjitha arritjet e elitës nacionale që u godit në bllok më pas si kolaboracioniste, u dezintegruan nga pushteti i themeluar dhe drejtuar nga Enver Hoxha, u fshinë dhe sot (2024) vijojnë ende të mos njihen nga brezi i ri. Së bashku me goditjen e elitës kombformuese, komunistët shkatërruan edhe veprën e tyre themelonjëse të krijimit të individualitetit kombëtar, të një ideologjie nacionale albanianiste dhe unitetit të një populli me tri besime fetare dhe dy strukturime të mëdha linguistike dhe formative. Qeverisja njëkrahinare e komunistëve të “Zonës së Parë Operative” do të vazhdonte të ishte e dallueshme për një gjysmë shekulli, të ripërsëritet dhe replikohet në mënyrë të hapur në tranzicion. Kjo qeverisje diktatoriale, preferenciale dhe promovuese e përçarjes mbi baza krahinore, fetare dhe kulturore, ka qenë një sundim kompleks, i strukturuar në të gjitha aspektet e jetës së Shqipërisë. Ai sundim e shpërfytyroi kombëtarisht vendin, shkatërroi me rrënjë çdo arritje europianizuese të tri dekadave pararendëse të elitës që u fundos në LDB, vendosi udhëheqësinë në duar vrasësish të pamëshirshëm, drejtimin e punëve shtetërore ndër koka individësh që në asnjë vend tjetër europian nuk do kishin pasur fatin për të pasur një pozicion të tillë programues dhe komandues të punëve qeverisëse.

Teza që kam parashtruar është se “Shqipëria, nga viti 1945 dhe gjatë gjithë Luftës së Ftohtë ishte një nga nacionet e robëruara të Europës Lindore, të varun, mbajtun nën kontroll, nën një regjim jodemokratik, drejtpërdrejtë ose jo drejtpërdrejtë nga një qendër e kontrollit politik dhe strategjik, dirigjuar në Beograd dhe në Moskë”. Termi “Komb i Robëruar” nuk përdoret për herë të parë nga ana ime: “Captive Nations” (Kombe të Robëruara) është një emërtim i përdorur herët, në komunikimin publik dhe në historiografinë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, për të përcaktuar dhe dalluar, shtetet, kombet që gjendeshin në situacione jodemokratike, nën administrimin komunist, ma së parit, nën diktatin, ose sundimin sovjetik. Bëhet fjalë për shtete të mbajtura nën kontroll të plotë, që kanë dukjen e independencës, por në fakt janë totalisht të nënvendosura, në një sistem jo të lirë politik, shoqëror, ekonomik dhe kulturorë. Këto shtete e kanë pasur të pamundur për të bërë zgjedhje demokratike, të përcaktojnë në mënyrë sovrane përfaqësinë, politikat ekonomike, sociale, kulturore dhe pozicionimin indipendent në fushën e politikës së jashtme.

Kështu, Shqipëria e drejtuar prej Enver Hoxhës, pas vitit 1945, u programua në mënyrë spontane, graduale, paralelisht me forcimin e regjimit komunist dhe zbrazjen e vendit nga forcat tradicionaliste dhe nga anglo-amerikanët, si pjesë e një Njësie Gjeografike dhe Politike, që përfshinte Europën Lindore nën influencën sovjetike. Jeta shoqërore, politike, ekonomia, kultura dhe arsimi i vendit, nga kjo kohë u ndikua nga ky perceptim, nga kjo ndjesi përkatësie strategjike nën këtë strukturë shtetërore kontinentale. Shqipëria shtetërore brenda pak javëve nga çlirimi i vendit dhe largimi i ushtrisë gjermane u shndërrua në mënyrë të qëndrueshme, në një regjim totalitar, që erdhi duke u konsoliduar dhe perfeksionuar, ndërsa shtetit i mëparshëm tradicional iu prish rruga e shtrueme dhe iu shua ekzistenca. Në rrjedhën e vitit 1946, Shqipëria Komuniste, Republika Popullore, u krijua dhe u perfeksionua si një monstër totalitare, ndërsa fati nacional i trojeve shqiptare të shtetit 1941-1944 u shkri nën të njëjtën rrugë në një shtet tjetër, i formatuar njëlloj.

Madje, mund të themi, se përmes atij shteti ku u nënshtruan trojet shqiptare, Jugosllavisë së Titos, u kontrollua Shqipëria e vogël nga Moska, prej vitit 1945 deri në vitin 1949. Procesi përmbyllës i kësaj periudhe thyerjeje të parë është themelimi i Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1946, prej këtij grupi komunist të udhëheqësve partizanë, të cilët e fituan luftën falë mbështetjes perëndimore dhe frymëzimit sovjetik. Udhëheqësi i tyre, Enver Hoxha, hoqi dorë nga të gjitha interesat e shqiptarëve, që jetonin në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, për të ruajtur pushtetin e tij dhe për t’u izoluar plotësisht në shtetin komunist, në kufijtë e para Luftës së Dytë Botërore. Me kalimin e kohës, Shqipëria, u njejtësua me vendet e tjera të EL dhe u bë, në qoftë se përdorim shprehjen e profesor Kenneth Jowet të University of California Berkeley, ‘geografically contiguous replica states’ një nga Shtetet e Ngjashme të Afërta, të Njëpasnjëshme Gjeografikisht të Europës Lindore.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Historisë

/Gazeta Panorama

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të penguar disenjatorët kriminelë (tradhtarë-kuislingë-renegatë) që veprojnë në hapësirën e pafund të copëtimit të vendit, shpopullimit të vendit dhe zhbërjes së identitetit kombëtar. Zhdukjes së shqiptarëve.
***
PS: Shprehjet “ofenduese” u drejtohen vetëm atyre që e gjejnë veten në përshkrimet.

Çfarë do të thotë të jesh kriminel? Çfarë i karakterizon kriminelët?

Krimineli – është njësoj si delikuent, ai (ajo) që shkel ligjin, atë që bie nën ligjin penal. Në fjalimin e përditshëm, termi shpesh përdoret disi më ngushtë për dikë që ka kryer me dashje një vepër penale që kualifikohet për më shumë se një gjobë.

Njerëzit që merren me kriminalitet quhen kriminelë. OK?

Tradhtia ndaj Vendit (atdheut) është kriminaliteti më i madh.
***
Qëllimi i tradhtarëve është të manipulojnë, ngatërrojnë, shfrytëzojnë, burgosin pa fakte opozitarët, të vrasin besnikët (patriotët, gazetarët e mirëfilltë), dhe të mbeten me privilegje.

Qëllimi i besnikëve (patriotëve) është të zbulojë dhe denoncoj të gjithë tradhtarët.

Tradhtarët janë në pakicë dhe dinë për njëri-tjetrin.

Besnikët janë në shumicë. Ata nuk e dinë kush janë besnikë dhe kush janë tradhtarë.

Tradhtarët duhet të ndëshkohen, pa kufizim, kudo që janë.
***
Shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që dëshirojnë të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon sa njerëz të tillë mbyllin sytë, ende nuk shohin asgjë.

Por gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh është se ne më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga kritikat.

Kriminaliteti i gjithëllojshëm është problem shumë shqetësues në Shqipëri, Kosovë (…). Duhet të flasim për këtë, dhe veprojmë.
“Mos e shqetësoni një armik i cili është gati të bëjë një gabim”, – Napoleon Bonaparte (1769 – 1821)
***
Mjerisht, në trojet shqiptare, politikë-bërësit shqipfolës (kriminel, servil, kuisling të pashkolluar por me diploma false) kanë bërë gjithçka që fëmijët-rinia të tjetërsohen në çdo gjë, vetëm shqiptarë të mos jenë. Të mos kenë perspektivë jete, pa shpresë, të ikin jashtë vendit, ashtu që trojet tona të zëvendësohen me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor, të cilët siç duket edhe do ta trashëgojnë shtetin amë Shqipërinë, Kosovën, FYROM-in…nëse shqiptarët grindavec nuk zgjohen.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Shqiptarë! Ju duhet të zgjoheni, të ngriheni dhe të bëni diçka për gjithë këtë ulje të pafund. Të shpëtojmë vendin dhe kombin nga zhdukja përfundimtare; tani është shansi i fundit për të përveshur mëngët dhe thjesht për të çuar gjithçka përpara. Atij që i mungojnë antenat, nuk mund të ankohet për kushtet e këqija.

Të qenit i zgjedhur nga populli nuk mund të krahasohet sigurisht me fitimin e “Big Brother”.

Dallimi është se një përfaqësues i popullit përfaqëson popullin, jo veten. Kjo është edhe ideja bazë e demokracisë.

Një autoritet publik duhet të ketë besimin e popullit në mënyrë që të zgjidhet në organin qeverisës dhe mund të përjashtohet në zgjedhje nëse nuk ka më besimin e popullit.

Kaq brilante. Kaq e rëndësishme.

Nuk mund të edukohesh për të pasur besimin e popullit.

Kështu kemi një shtresë politikanësh të ashtuquajtur “profesionistë”, mundësisht pa përvojë pune të veçantë jashtë politikës. Është një gjë. Ajo çon në një përqendrim të pushtetit, jo në një përhapje të pushtetit. Është e kundërta e demokracisë.

Topi zhduket në mënyrë të habitshme pas gjithë vetëmbrojtjes shqiptare. Kur je afër vdekjes, duhet të mbrohesh. Në raste të tilla, agresioni është në thelb vetëmbrojtje, gjithmonë, në një mënyrë ose në një tjetër. Një mënyrë për të mbrojtur veten, trupin tuaj, mendjen tuaj, nderin tuaj; përfshirë ardhmërinë e fëmijëve, pasardhësve tuaj.

Dhe, në mes të natës u zgjova. I shtangur nga mendimi se i vetmi person në botë që do të jetoj jetën time jam unë.

Kombi shqiptar ndodhet në buzë të greminës, përballë shkatërrimit, shumë pranë vdekjes përfundimtare. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.
Shqiptari, kushdo qoftë ai (ajo), që vuan nga kompleksi i inferioritetit, ka në zemër xhelozinë e sëmurë dhe paragjykimin më të vogël ndaj bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, Ditën e Gjykimit do të zgjohet në ferr mes tradhtarëve kriminelë.

Mënyra se si reagojmë kur motrat dhe vëllezërit tanë të të njëjtit gjak dhe gjuhë, ndajnë momente krenare dhe lajme të mira – është vendimtare për marrëdhëniet tona si komb i ndërgjegjshëm, i rrethuar nga armiq të përhershëm.

Mbretëria Shqiptare – promotori i Luftës Antifashiste- Nga Ekrem Spahiu

 

 

Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste.
Historiografia komuniste, përkundër dëshmive të patjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.
Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.
Është fakt që volumin më të madh të marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake, Zogu e adresoi me Italinë. Por pyesim: cila kohë dhe cili shtetar shqiptar nuk e ka konsideruar Italinë partnerin më të madh strategjik? Madje edhe shteti komunist shqiptar konsideronte se “Marrëdhëniet tona me Italinë janë normale, janë përmirësuar vazhdimisht dhe janë të gjitha mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre”.
E rëndësishme është të vihet në dukje se në momentin që Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbshkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, siç do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth. pezullimi i derdhjes së këstit të huasë…do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, siç është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.
Është e dëshmuar tashmë me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Nëse Mbreti Zog do ta kishte “shitur” Shqipërinë, sikurse i fryn këtij avazi historiografia komuniste, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike. Përkundrazi, është tashmë e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative prej mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.
Ndërkohë është po ashtu e njohur zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.
Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t’iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht të njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Përkundër, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi qëndroi në vend por, i detyruar nga supremacia ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në humbjen e fronit.
Mbreti George II i Greqisë, Dukesha e Madhe Charlotte e Luksemburgut, Mbreti Peter II i Jugosllavisë, Presidenti Edvard Beneš i Çekosllovakisë dhe Presidenti Vladysłav Raczkievicz i Polonisë, shkuan në mërgim gjatë pushtimit nazist të vendeve të tyre.
Askush nuk i shpalli këta krerë shtetesh “tradhëtarë” të vendeve të tyre. Ata thjesht nuk pranuan pushtimin dhe, për rrjedhim, nuk do të pranonin as poshtërimin që do të pësonin nga një fuqi dhjetra herë më e madhe dhe e egër sikurse ishte Gjermania naziste.
Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të pushtimit, duke i kursyer prestigjit të Shqipërisë dhe të vetes poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë.
Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e njohur, Zogu nuk shkeli kurrë në Itali gjatë gjithë jetës së tij. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive në Londër dhe aktivizimit të forcave zogiste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.
Ndërkohë, forcat besnike të tij në këtë luftë të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti pikërisht trashëgiminë dhe besnikërinë antifashiste të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, duke u pranuar për këtë qëndrim e kontribut si antar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.
Kështu, historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Sepse historia nuk bëhet me arsyetime ideologjike. Prandaj, ashtu sikurse Mbretëria u monumentalizua si shtet, ashtu duhet dhe do të moumentalizohet zyrtarisht edhe kontributi antifashist i saj, i Ahmet Zogut dhe i mbretërorëve shqiptarë.

VETËM BARAZIA KUSHTETUESE, GJUHËS I GARANTON BARAZI TË PLOTË! – Nga Jusuf Buxhovi

Përqasje aktuale
Barazia ligjore e gjuhës nuk paraqet barazi kushtetuese. Si e tillë ajo u nënshtrohet koninkturave politike në përputhje me rrethanat. Në Maqedoninë e Veriut qysh nga Marrëveshjet e Ohrit të gushtit të vitit 2001, manipulohet me të madhe me këtë standard të arritur, me ç’rast barazia kushtetues e gjuhë shqipe, që do të duhej të formulohej në nenin e parë të kushtetutës së Maqedonisë, bartet te rregullativa ligjore, me çka është deshtë të të eskivohet përjashtimi i pozitës shtetndërtuese të shqiptarëve në Maqedoni, për ç’gjë, në vitin 2001, plasi edhe konflikti i armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore-ushtarake maqedonase. Me këtë rast, është e domosdoshm edhe përkujtesa, se UÇK-ja, fillimisht proklamoi çlirim dhe bashkim kombëtar (që ishte një iluzuion), që pas dy javësh do të riformulohet te kërkesa për krijimin e shtetit federal shqiptaro-maqdonas (që do të ishte kërkesë reale dhe e drejtë), në mënyrë që ajo, në marrëveshjen e Prizrenit (midis faktorit politik dhe ushtak shqiptar) të rrudhet tek barazia qytetare, me arsyetimin e imponuar nga ndërkombëtarët se me të ndryshonte karakterin e shtetit maqedonas nga ai komb-shtet i shpallur në vititn 1991 tek “shteti qytetar”! Ndonëse “shteti qytetar”, përkundër formulimeve politike të Marrëveshjeve të Ohrit, nuk do të ndodhë, meqë në preambulën e kushtetutës gjuha maqedone përcaktohet si gjuhë zyrtare, bashkë me simbolet e tjera të natyrës kombëtare maqedonase.
Pa hy te përplasjet e tanishme politike tepër joparimore rreth kësaj çështje midis faktorit politik shqiptar – atij në opozitë, që deri me dje ishte në pozitë dhe ban barrën kryesore të manipulimit të barazisë ligjore me atë kushtetuese dhe shitjes së saj si barazi gjuhësore, kur ajo ishte e kushtëzuar nga numrat dhe si e tillë diskriminuese madje edhe në raport me të drejtat elementare njerëzore, që si po shihet ishte politike dhe konjukturale, dhe pa hy te ai në pozitë, që realiteti “i barazisë ligjore të gjuhës nëpërmes numrave”, para se të problematizohej nga qeveria e sapoformuar përmes vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese, ngritja e kësaj çështje, pra e pabarazisë së gjuhës shqipe, ose “barazisë së saj ligjore përmes numrave”, është deshtë të jetë kusht jo vetëm për futjen në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMN, por edhe kusht i përbashkët politik shqiptar, që kjo çështje të shtrohej në rrethanat kur pas ndërhyrjes së Bullgarisë është hapur çështja e ndryshimit të preambulës së kushtetutës së vendit.
Përkundrazi, politikanët shqiptarë (pozitë-opozitë ose opozitë-pozitë, krejt një), siç lëshuan rastin që me marrëveshjen e Prespës, para tri vitesh, kur maqedonasit, me detyrimin grek hoqën dorë nga “trashëgimia antike greke” dhe iu kthyen sllavofonisë, edhe këtë herë, në mungesë të platformës për barazinë kushtetuese të shqiptarëve, që përcakton edhe karakterin e barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese jashtë koniunturave politike të ligjeve, shpatat ia drejtojnë njëri-tjetrit. Të parët, opozita, duke sjellë argumentin “e barazisë ligjore të gjuhës”, atij të numrave, që ishte diskriminues dhe me pasoja të rënda politike, veçmas kur logjika e numrave (20 përqindëshi) do të mund të ndryshohet sa nga migrimi i shqiptarëve, sa nga trendët gjithnjë e më të dukshme atje të ndryshimit të identitetit kombëtar me atë fetar e faktorë të tjerë të natyrës demografikë). Dhe të dytët, pozita, çështjen duke e bartur “te mëkatet” e politikanëve të deridjeshëm (paçka se shumë prej tyre kanë qenë pjesë e mozaikut të saj drejtues madje), në vend se këtë ta adresojnë te hapja e çështjes së barazisë kushtetuese te shqiptarëve, të përjashtuar prej saj, me formulimin e “pjesë së popullit”, pra etni e shkëputur, konsitucionalisht më e degraduar se ajo e pakicës dhe nën standardët e kushtetutës së vitit 1974 ku “kombet dhe kombësitë shpalleshin të barabarta”.
Diskursi i tanishëm i grindjeve të politikanëve shqiptarë, nga njëra anë (opozitës) me “argumentin” e barazisë ligjore të gjuhës shqipe në një ligj të formuluar “Për barazinë e gjuhëve të popullatës joshumicë”, ku shqipja, përmendet në një nën (në kllapa) dhe , nga ana tjetër (e pozitës) – të mospërmendjes së saj në formulimin bazik të ligjit, gjë që është e vërtetë dhe kjo shihet edhe nga një material që para dy ditësh iu dërgua nga BDI-ja opinionit të Kosovës, tregon se politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (pozitë apo opozitë), nuk e kanë përkushtim ndryshimin e pozitës kushtetuese, të popullit të barabartë shtetformues, por të qallmeve për të qenë në shërbim të politikës maqedonase, vetëm si çirak i saj.
Është për keqardhje retorika e njërës anë (opozitës)- se gjuhës shqipe i është garantuar barazia me ligjin e numrave, dhe tjetrës anë (pozitës), që atë e shpall “të hapur”, pra ligjërisht të paformuluar, në vend se ky argument të shfrytëzohet për t’u treguar problemi i vërtetë, pra pabarazia kushtetuese, me çka shpatat ndërshqiptare do të duhej të drejtoheshin kah zgjidhja e problemit me ndryshime kushtetuese dhe jo me manipulime ligjore.
Në këto rrethana, faktori politik maqedonas, pa marrë parasysh çfarë kanë ndodhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Prespës, përmes ndonjë formule të kompromiseve politike, me siguri se do të dalë fitues. Ndërsa shqiptarët, në pozitë apo opozitë, krejt një, do të vazhdojnë të arsyetojnë degradimin e të drejtave të tyre kushtetuese me “fitore politike partiake”, duke bërë kështu, që çështjet fundamentale të barazisë të mos adresohen tek preambula kushtetuese por tek ligjet konikturale!
….

SHQIPËRIA JONË E VOGËL BËN EDHE NJËHERË JEHONË GLOBALE- Nga Frank Shkreli

Lumnohen në Shkodër Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli

Lumnimi në Katedralën e Shkodrës i dy martirëve shqiptarë Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Palaj nga Kosova: një ditë historike për Kishën Katolike shqiptare, një ditë e madhe për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar – dy martirë të lumë radhiten dhe ngrihen në altarin e lumnisë — jo vetëm në nivel të Kishës Katolike Shqiptare — por të mbarë Kishës universale. Këta pra janë dy martirët — që i shtohen 38-martirëve të Kishës Katolike Shqiptare të kohës së komunizmit gjakatar, të lumnuar me 2016: Dom Gjon Gazulli i varur nga regjimi i Ahmet Zogut dhe Luigj Palaj i vrarë nga ushtria serbo-malazeze.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u zhvillua me 16 nëntor, mesha dhe ceremonia për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezan. Ceremonia e lumnimit u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut kardinali Marcello Semeraro, i ardhur enkas për këtë qëllim. Ai përshëndeti të pranishmit duke folur për dy të lumnuarit: At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II e pati kujtuar si “të pasur me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, meshtarin dioqezan i kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës. Për të dy u plotësua fjala e Jezusit: “…për shkak timin, do t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë…”, ka thenë, ndër të tjera, përfaqsuesi i Vatikanit në ceremoninë e lumnimit në Shkodër të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike Shqiptare.

“Dy të Lumët tanë bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan”, than ë predikimin e tij, përfaqsuesi i Papa Françeskut dhe vazhdoi: “Kështu ndodhi për Át Palajn – historia e të cilit bën pjesë në Luftën e parë Ballkanike – kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje…Edhe vrasja e të Lumit Gazulli u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur “Fusha e druve”, tha, ndër të tjera, përfaqsuesi Vatikanit gjatë ceremonisë së lumnimit të dy martirëve në Shkodër.

“Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore kanë ekzistuar gjithmonë; por, sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej” ka theksuar kardinali Marcelo Semeraro. “Mjafton të mendojmë sa dezinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmëve dhe popujve, kalojnë në internet, aq sa të bëhet jashtëzakonisht problematike ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra. Po sot, a na intereson ende “e vërteta”? ka pyetur përfaqsuesi i Papa Françeskut në predikimin e tij në katedralën e Shkodrës. Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut,të shtunën në Shkodër — nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.

Në këtë ceremoni fetare morën pjesë gjithashtu ipeshkvijtë e Shqipërisë, (përfshir kardinalin shqiptar Ernest Troshani), ipeshkvijtë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia, si edhe autoritetet civile e fetare shqiptare, përveç mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë katedralës, ose Kishës së madhe, siç njihet në Shkodër. Mediat njoftojnë se, pas ceremonisë së lumnimit, besimtarët shkuan drejtë Varrezave të Rrëmajit ku është përuruar monumenti në nder të Dom Gjon Gazullit, i varur në konop nga regjimi i Zogut në vitin 1927.

Ndërkaq, një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut të shtunën në Shkodër — nga Vatikaniditën e dielë përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.

Po, kush janë këta dy “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”?

Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj i inkurajonte besimtarët e asaj treve të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identititeti shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.

Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927. (Radio Vatikani shqip)

Meshtar i guximshëm, Dom Gjon At Luigj Palaj – I vrar nga serbo-
Gazulli është varur nga Ahmet Zogu malazezët në Gjakovë

Me vrasjen e tyre barbare dhe me luminimin e tyre të shtunën në Shkodër, këta të lumë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare ndërkohë që tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit, si “mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”. Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe jehonë globale nga një vend I vogël si Shqipëria se si duhet luftuar duke dhënë edhe jetën për ideale, për vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore universale e kombëtare.

Frank Shkreli

Katedralja e Shkodrës ku u zhvillua ceremonia e lumnimit të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazullit dhe At Luigj Palaj

Mesazhi prekes i Dr. Allaman Allamani me rastin e 80 vjetorit të vrasjes barbare të babait tij nga komunistët- Nga Besim Ndregjoni

 Isuf Allamani

Falje për të gjithë ata që i janë dorëzuar arrogancës, frikës, urrejtjes në atë kohë dhe në kohën tonë”! 

80 vjetori i vrasjes makabre të intelektualit Isuf Allamani,Veterineri i diplomuar në Firence, Isuf Allamani, ishte njeri nga të 39 intelektualët e Tiranes të vrarë në mënyrë barbare nga komunistët. Ai ishte një personalitet i shquar në fushën e mjeksisë veterinare që kishte mbaruar në Firence të Italisë dhe në vitin 1943 krijon fermën e parë shqiptare në Xhafzotaj të Durrsit .

Isuf Allamani kishte krijuar një familje të tijën, pasi njohu në Itali bashkëshorten Fiorentine Leonella, me të cilën ka edhe një djalë, Allaman Allamanin Dr.

                                                   

Por në nëntor 1944, kur veterineri erdhi në Shqipëri pas diplomimit, u pushkatua pa gjyq nga forcat komuniste në periferi të Tiranës. Ai ishte sipërmarrsi i fermës së Xhafzotaj dhe partizanet e çetes se Pezes e njihni. Nji natë nendori në fermë i shkojnë për vizitë Kapllan Deliallisi ish Deputet i Parlamentit Shqiptar, Jakup Delallisi Kryetar i Komunës Shijak, Shefqet Deliallisi Akademist, ndërkohe  çeta  e Pezes i kishte etikuar armiq të komunizmit Deliallist e Shijakut. Dhe natën  që shkojne për vizite tek Isuf Allamani çeta  e Pezës i arreston në godinën e tijë ,në prezencë të Isufit,  Deliallisët. Këtë veprim barbar isufi nuk e pranon  dhe debaton me terroristët e Pezës që ti priten në bese miqte e tij Delialliste. Por çeta terroriste e Pezes i mer me forcë Deliallisët dhe Isufin dhe i dërgon në Sharrë të Tiranës ku vendosqë Deiallistët të pushkatohen, Isufi  nuk pranon ti vriten miqtë e tijë që ishin atdhetarë të shquar e të arrestuar në shtëpinë e tijë, një dok shekullor shqiptar që shpia është e mikut dhe Zotit, kjo për Isufin ishte e pa pranueshne.Terroristët komunistë i drejtohen  Isufit,  ne tek ju në Xhafzotaj kemi gjetur strehim prandaj ti largohu, por Isufi i Allamaneve të Matit fisit shekullor e i njohur për besë e burrni, i shkolluar me medalje ari nëUniversitetin e Firences nuk pranon që ti vriten miqtë që ishin arrestuar në shtëpinë e tijë, dhe u drejtohet komandës së çetës terroriste me këto fjalë: Nuk ka kuptim jeta për mua kur më priten në besë miqtë në shtëpine time, unë nuk mund të jetoi me këtë pabesi tuajn të pushkatohen miqte e mij. Shqiptari brez mbas brezi kurre nuk i ka pre ne besë miqtë. Dhe futet në rreshtin e pushkatimit sëbashku me miqte e tij Delialliste dhe plumbat e barbareve komunist rane mbi trupin e tije e të Delialisve. Kështu u pushkatua i madhi Isuf Allamani i Matit, duke lënë djalin dy vjeç me gruan e tije te mrekullueshmen italianen e bukur Fiorentina Leonella. Prindërit e Leonelles i muarën në fshehtësi për Itali, gruan dhe djalin e Isufit. Në 80-vjetorin e vrasjes së babait të tij, djali i Isuf Allamanit,  Dr. Allaman Allamani nga Firencja Itali ka dhënë një mesazh prekës, me rastin e 80 vjetorit të vrasjes të babait të tij nga komunistat barbar, ku bën thirrje për paqe. Mesazhi prekës dhe njerzor:

                                        

I nderuar Zoti Besim Ndregjoni!

Të nderuar familjar të 39 intelektualeve te Tiranes të vrarë padrejtsishtë nga barbarët komunistë.

“Nëntori është një muaj i dhimbshëm. Shqipëria, në veçanti, kujton shumë njerëzve të vrarë nga diktatura. Ishte dhe mbetet dhimbje e madhe. Mes njerëzve që vuajtën nga vrasja e babait tim Isufit, qe nëna ime Fiorentine Leonella. Pasi u arratis me mua shumë i vogël, foshnjë në Itali, ajo e mbajti në mendje dhe në zemër kujtimin e tim eti. Më pas u largua nga kjo botë shumë e hidhëruar për shkak se nuk e pa kurrë bashkëshortin e saj për 46 vjet. Edhe për mua nëntori është muaj dhimbjesh, i ftohtë, i errët, sepse babain tim nuk e njoha kurrë.

Por kjo është jeta dhe historia.

Pas tij vdiq edhe personi që e vrau; edhe qeveria, edhe regjimi që e mbështeti atë vrasës kanë vdekur. Tani çfarë ka mbetur? Ajo që mbetet është kujtimi dhe mësimi që na lanë baballarët tanë dhe babai im dhe ne pas tyre përpiqemi t’ua përcjellim brezave që vijnë pas nesh. Le të përpiqemi të sjellim paqe dhe të jetojmë në falje, falje për të gjithë ata që i janë dorëzuar arrogancës, frikës, urrejtjes në atë kohë dhe në kohën tonë”, 

Dr. Allaman Allamani

Firence Itali 17 nendor 2024

Faliminderit Dr. Allaman Allamani për mesazhin që u jep shqiptarve në këtë kaos  shoqëror politik ku nderohen xhelatët vrasës dhe përçmohen vlerat e intelektualeve të kombit. Ti biri i “Nderi të kombit” intelektuali i përmasave botërore ku ke dhënë një kontribut të madh në fushën e shëndetsisë në botëme profesionin nderuar të mjekut, të vlersuar nga OKB dhe nga Italia përçon në shoqërinë shqiptare fisnikërinë dhe jo hakmarrjen siç bëjnë pasardhsit e diktaturës nëpërmjet pushtetit politik.Shoqëria shqiptare ka nevojë për fjalën dhe fisnikërine tuajintelektualet shqiptar duhet të të kenë model për zhvillimin e demokracise dhe lirise!

Ne kemi nevojë për Ju, jo ti për ne Dr. Allaman Allamani!

Besim Ndregjoni

TRE BANDITËR ME THIKA MBI HARTËN E KOSOVËS!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksandër Vuçiq, i kërkojnë Kancelares Merkel ndarjen e Kosovës!
 
     Kjo fotografi flet sa mijëra fjalë. Secili më bandit se tjetri, janë dakorduar për ta copëtuar Atdheun tonë Kosovë. Kryebanditi Vuçiq është në rolin e tij natyral: Të zhvatë sa më shumë nga territori jonë. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”, – thotë populli. Kjo i ndodhi Kosovës tonë halle-madhe. Hashim Thaçi, mediokër, krrierist, dinak, i pabesë dhe i paburrëri, u rekrutua agjent i DGSE franceze, respektivisht, edhe i Serbisë, nga shefi i saj Danjean Arnaud, dhendërr i Beogradit. Krimet i filloi me vrasjen e zëdhënësit të parë të UÇK-së, gazetarin dukagjinas, Ali Ukaj, për çka ishte i arrestuar në Tiranë dhe u lirua me ndërhyrjen e agjentit të shumëfishtë, Xhavit Halitit. Banditi i tretë i radhës, Edvin Rama, duke qenë pinjoll i bandës byroiste të Enver Hoxhës, e katapultuan në krye të partisë social-komuniste. Porosi nga etërit kishte rrënimin e opozitës, duke përdorur paranë shtetërore dhe karterët e drogës. Ndërlidhës i këtyre tre banditërve ishte agjenti i hershëm dhe gjithnjë aktiv i Serbisë, Baton Haxhiu, i biri i babës, hafije me kartelë i pushtuesit. Ai u bë këshilltar i hapur i Hashimit dhe i Edvinit dhe, fshehurazi, i Vuçiqit.
 
              Retrospektivë
     Pas vrasjeve grupore në Qirez, Likoshan e Prekaz, nga soldateska serbo-sllave, rezistenca e armatosur filloi një organizim mbrojtës, pothuaj se, anekënd Kosovës. Strukturat e mbrojtës territoriale ishin ngritur qysh në vitin 1990, nën përkujdesjen e të vetmes parti masive politike, LDK-së, me angazhimin e ushtarakëve profesional, tashmë, të larguar nga Armata jugosllave. Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, të prira nga SHBA, porositën Dr. Ibrahim Rugovën se “Kosova nuk guxon të provokojë dhe as të fillojë luftën e organizuar. Madje, as ta aktivizojë Parlamentin e saj, sepse mund të japë shkas të një ndërhyrje ushtarake të Serbisë. Sepse Kosova nuk është e përgaditur për ta përballuar atë. Pra, luftën  duhet ta fillojë e para Serbia, përndryshe rruga e mbarë pa ne”. Dhe, ashtu u bë. Ndërkohë, grupi i ushtarakëve mbeti i organizuar, fillimisht, në Tiranë, Kroaci e Slloveni dhe për të vazhduar në shtetet Perëndimore, në veçanti në Gjermani dhe Zvicër. I gjithë ky organizim ishte i kontrolluar nga LDK-ja dhe Qeveria e Kosovës në Egzil.
     Ndërkohë, Baton Haxhiu, ish-agjent i hershëm i UDB-së, i vazhdon takimet e fshehta informative me kreun e saj Stanishiq. Diktohet dhe e ashtuquajtura UÇK e LPK-së, e dënon në mungesë dhe kërkon ekzekutimin e tij. Serbët e fshehin Batonin, duke e shpallur të vdekur. Pas luftës Qeveria e Përkohshme e Hashimit, në marrëveshje me pushtuesin, e përvetësoi Batonin, ia vuri në dispozicion TV Klan dhe filloi propagandën përçarëse të popullit, me sulme shpifëse e rrugaçërore kundër LDK-së të Dr. Ibrahim Rugovës dhe të PDSH-së të Prof. Dr. Sali Berishës.
     Vrasja e një duzinë dhe përzënia e përgjakshme e disa mijëra shqiptarëve nga veriu i Kosovës, në vitin 2000, në praninë e KFOR-it francez dhe aprovimin e agjentit të tyre Thaçi, Veseli dhe Agim Çeku, premtimi mashtrues i Hashimit se “do t`ju kthejmë së shpejti në shtëpitë tuaja”, por që nuk ndodhi asnjëherë deri më tani; deklarimi publik i Hashim Thaçit se “zona e Leposaviçit nuk ka qenë kurrë e jona, është dhurartë e Aleksandër Rankoviçit!?” Me një rast tjetër, Hashimi tha se “veriun edhe ashtu nuk po e  kontrollojmë”, pra, pranon humbjen e atij territori!
     Ndërkohë, në jug të Mitrovicës organizohet një takim me qytetarët, natyrshëm, të përzgjedhur, me qëllim të fillojë përgaditja e opinionit, për dorëzimin zyrtar të veriut. Organizator, me porosi, ishte Raif Çela, ish i burgosur politik, ka qenë anëtar i grupit tonë ilegal, i kryesuar nga Kadri Osmani-Mani. E gjithë biseda e bërë ishte disfatiste, në frymën e deklarimeve të Hashimit, heqja dorë nga veriu i Kosovës, përkatësisht të 4 (katër) komunave të atjeshme. Bilëz, u tha troç: “Çfarë na duhet ajo pjesë e territorit, kur shumica janë serbë!” Ajo që bëri përshtypje ishte prania e Kadri Veselit, i cili, deri atëherë, ishte kundër shkëmbimit të territoreve, pra, kundër ndarjes të Kosovës. Ndërsa atë ditë “heshti si peshku!?”
     Njëkohshëm, Ramush Haradinaj, i cili pyetjes të Albin Kurtit “pse u pasivizua AAK-ja në protesta”, iu gjegj: “me janë lodhë mashqit!” Si kryeministër, ai hoqi dorë nga kryesimi i Dialogut, duke ia dorëzuar këtë kompetencë të tij Hashimit. Kjo ngjalli habi te shqiptarët, ngaqë Ramushi njihet si karrierist i sforcuar dhe nuk është hiç modest, kur është fjala për poste të larta. Edhe kundërshtia për Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit u zbeh, deri në dorëzimin e turpshëm dhe kriminal. Edhe arsyeja e kësaj metamorfoze u mësua shpejt: Hashimi e vuri në dijeni atë për rrezikun e pritshëm nga Gjykata Speciale dhe u kërkojë kolegëve të koordinohen për mbrojtje.
     Hetimi i Hashimit nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për vrasjet serike e masive të kundërshtarëve politikë, të filluara në Shqipëri dhe të vazhduara në Kosovë, ishte intensifikuar, edhe pse ai e mohonte këtë hetim! Kësaj “të fshehte publike” i doli tymi, kur krerët e PAN-it, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, i bënë thirrje LDK-së dhe LVV, për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Por, këta e refuzuan këtë solidaritet kriminal dhe mirë bënë. Sepse Kosova është përgjakur nga disa “komandantë” të PAN-it, me bandat e tyre. Prandaj, populli i Kosovës kërkon drejtësi, sepse – krimit nuk i skadon afati -.
      Dëshmi janë shumë qindra varre, buste dhe shtatore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove e veprimtarëve të LDK-së; të gazetarëve të luftës si dhe brenda llojit, aktivistë dhe kuadro të hershëm të LPK-së, për të pamundësuar rivalitetin, konkurrencën, për pushtetin e pritshëm. Të gjitha ekzekutimet janë bërë në emër të SHP të UÇK-së të LPK-së dhe kjo është një përgjakje e vet lirisë të Kosovës. E, mbi të gjitha, Kosova nuk mund të ecën me krime nëpër këmbë! Andaj, mos e mbroni krimin dhe kriminelët, sepse bëheni pjesë e krimit. Dhe, do të jeni përjetësisht të turpëruar, duke i lënë kokëulur edhe trashëgimtarët, brezat tuaj!
 
               Ekipi agjitativ i Baton Haxhiut, në shërbim të Serbisë
     “I guximshmi” Baton Haxhiu, në televizionin T7, të drejtuar nga Leonard Kërçuku, shpalosi projektin e zgjidhjes të kontestit serbo-shqiptar, të renditur në tri pika:
1) Veriu i Kosovës të ikën, t`i lihet Serbisë;
2) Gjykata Speciale në Hagë të mbyllet;
3) Të falën krimet reciproke dhe të bëhet pajtimi serbo-shqiptar.
     Këto tri kërkesa Batoni i përsëriti edhe me një intervistë tjetër, tek i njëjti kanal televiziv, duke shtuar kërkesën e katërtë, “Liqenin e Ujmanit, t`ia lëmë Serbisë”! Kjo e habiti intervistuesin, moderatorin, i cili ia kujtoi bashkëbiseduesit se “në veri është Liqeni i Ujmanit”! Batoni e zbuti, lehtësisht, habinë e gazetarit, duke thënë se “çka na duhet Ujmani, e kemi Liqenin e Kukësit!” Pamëyshje, ishte një përgjigje idioteske e super-kriminale, kur dihet se Liqeni i Kukësit, në një masë të madhe, varet nga shirat. Dhe, në mungesë të reshurave, në një pjesë të tij, nga thatësira, ngordhin edhe bretkocat. Kjo është një dëshmi shtesë, për zellin dhe besnikërinë që ka Baton Haxhiu, bosi i mediave të Kosovës, në shërbim të Serbisë! Ky agjent, i cili, tashmë, ka organizuar një “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, mediatike, në Kosovë dhe Shqipëri, duhet zinxhirosur, së bashku me argatët tjerë të Sërbisë, sepse nesër është vonë.6
     “Politikat e tij, (Batonit), qoftë për “Ballkanin e Hapur”, qoftë për “Minishengenin”, janë projekte serbe, shumë të dëmshme për Kosovën. Humbja e Trepçës dhe Ujmanit, është humbje kolosale, që nuk shpaguhet as me marrjen e territorit deri në Nish”, – thotë Milazim Maraj, ish-luftëtar dhe kuadër ushtarak në Luftën e Kosharës.
     Shqiptarët e kuptuan se Batoni po fliste me porosi të Hashimit dhe kjo hile e lakuriqësoi atë, si frikacak, ashtu siç është, realisht. Sepse nuk duhej të fshihej prapa Batonit. Agjentit serb, Baton Haxhiut, i doli nami i zi në Kosovë dhe biznesin e pistë propagandistik e barti në Tiranë. Me vete mori edhe ekipin e tij të lehaqenëve, për t`i ushtruar dhe kthyer, sërishmi, në televizionet e Kosovës, sidomos në “TV Dukagjin”, televizionin “T7” dhe të tjerët në shumësinë e mediave. Kryesitë e partive-banda PDK-AAK-NISMA, u vunë në dispozicion të Baton Haxhiut, për të kundërshtuar të gjitha veprimet sovraniste të Qeverisë në veri.
     Nga brenda “stanit”, mësohet se analistët e përzgjedhur paguhen nga 2000 euro në muaj. Pothuaj se, të gjithë janë njëetnik të opozitës PAN-iste, nga më destruktivet dhe janë rreshtuar përkrah Serbisë, në kundërshtinë e hapur, për të gjitha masat që ka ndërmarrë Qeveria Kurti, për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës. Kulmon pllakata e afishuar në Prishtinë nga “partia” pa anëtarësi, PSD, vegël e PAN-it kriminal. Këto afishe po i përdorë Serbia dhe Rusia, duke alarmuar opinionin botëror “për mohim të drejtave, provokime, me qëllim të shpërnguljeve të serbëve nga Kosova!”
     Këshilltari i trefishtë i Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, Baton Haxhiu, u koordinua me Edvinin, për t`u vendosur në Tiranë, me gjithë arsenalin e tij kontaminues medial, duke u paguar enkas, për shërbimet që i bënë pozitës neo-komuniste në Shqipëri dhe personalisht të mbretit të pakurorëzuar, Edvin Ramës. Njihet për pangopësi zhvatëse materiale, kudo që mund  “t`i fusë hundët”. Belind Këlliçi, deputet dhe anëtar i Kryesisë të PDSH-së, në një debat televiziv, e denoncon agjentin e neveritshëm: “Ti, z. Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga -Inceneratorët-. Ke marrë 8 (tetë) pagesa me vlerë 4 (katër) milionë lekë në muaj”!
     Tandemi Hashimi-Batoni i përkisnin një agjensie Informative, UDB-së. Batoni ishte më i hershëm në këtë zanat. Ndërsa Hashimi u rekrutua më vonë, nga shefi i DGSE franceze, Danjean Arnaud, dhendërr i Baogradit, duke e bërë klientin e tij edhe agjent të Serbisë. Shantazhimi i Hashimit me dosjet e krimeve faktike, e detyruan atë të pranojë të gjitha kërkesat e Serbisë. Ka qenë fatkeqësi e madhe për Kosovën, që nuk dëgjoi dy porositë e arta të Presidentit Rugova, njërar syresh ishte: “Thaçit duhet ndaluar të merret me politikë”. Dhe, po t`i analizojmë dëmet, deri në krime, që i solli Hashimi Kosovës, kjo porosi duhet të bëhet ligj: “Njerëzit e shantazhuar duhet të ndalohen, të mos kenë asnjë qasje në politikë, sepse politika u jep mundësinë, për t`u katapultuar në poste shtetërore, siç ndodhi me disa “komandantë” kriminelë, të cilët nënshkruan dhe zbatuan marrëveshje fatale e tradhtare, për llogari të fqinjëve armiq dhe në dëm të Kosovës.
 
           Shembull: 
     Çështja e 24 hektarëve të pretenduar nga Manastiri i Deçanit, me kërkesën e Vuçiqit dhe aprovimin e Hashimit, u mbyll rruga shekullore për dy fshatrat dhe bjeshkët e Deçanit. Kreu i Kishës arsyetoi se “kulti fetar kërkon qetësi”. Kjo siguri iu dha, duke premtuar ngritjen e zhurmë-mbytësve buzë rrugës. Por, presidenti Vuçiq tundi një letër të formatit A4, e cila mbante nënshkrimin e Hashim Thaçit. Ishte vizatimi, përvijimi i një rrugë gjarpërore, e cila devijonte rrugën shumë shekullore. Të nesërmen, një kryeministër, afat shkurtër, dërgoi bullduzherët dhe rruga gjarpërore, sa e panatyrshme, e mundimshme dhe skajshëm kriminale, u hap. Kjo mbyllje skandaloze e rrugës, duhej të bëhej problem botëror, duhej të kërkoheshin helikopterë, për t`i bartur banorët në shtëpitë dhe tokat e tyre, sipër “pronave të Manastirit!” Ky është një krim “sui generis”, i llojit të veçantë.
     Kur Albin Kurti mohoi ta shoqëronte Hashimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, për ta nënshkruar tradhtinë, e denoncoi, madje me zë të lartë, në Sallën e Parlamentit, “thikat mbi hartën e Kosovës”. Opozita, me cinizëm e fodullëk, e pyesnin kryeministrin Kurti: “Ku janë thikat mbi hartën e Kosovës për ta ndarë atë?!” Dhe, këtë përgjigje e gjeni në foton sipër: Janë këta tre banditër, Thaçi, Rama, Vuçiq, të përkulur mbi hatën e Kosovës, që donin t`ia bënin gjëmën Kosovës. Por, ishte engjëlli mbrojtës i Kosovës, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila i stopoi banditërit, me JO-në e madhe-bjeshkë!
 
             Lobimi për Kosovën u konvertua me lobimin për Gjykatën e Hagës
     Arbreshi atdhedashës, i paharruar, Joseph Dioguardi, me bashkëshortën e tij ideale, Sherly, lobues prej disa dekadash për Kosovën, alarmoi shqiptarët e përbotshëm dhe botën, se “lobimi shqiptar në SHBA është dobësuar, ndërkohë që lobimi serb është forcuar shumë”. Burra të nderuar, biznismenë të suksesshëm, për dekada radhazi kishin punuar dhe lobuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ata kishin arritur të hapnin dyert e Aministratës amerikane, në të gjitha nivelet, sepse kërkesat e tyre ishin të drejta dhe logjike. Këta lobues të zëshëm dikur, flisnin në emrin e Lobit Shqiptar në Amerikë dhe të popullit të Kosovës, në Atdhe. Dhe, fjala e tyre kishte peshën e duhur.
     Themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, objekt e së cilës janë shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës, ndryshoi shumëçka edhe në Amerikën shpresë-madhe. Hetimet që filloi kjo Gjykatë, preku kupolën shtetërore, me akuzën rrast të bazuar, “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. Kryeprokurori i kësaj Gjykate, Jack Smith, amerikan, bazuar në dosjet tmerruese, arrestime, kidnapime, burgosje, torturime, maltretime, deri në vrasje të kundërshtarëve politikë, kryesisht, shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë dhe pasurim hajnor, organizimin kriminal, në emër të SHP të UÇK-së, e emërtoi mençurisht e saktësisht – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
     Shtetarët, duke e pasur pushtetin e pakufizuar, pasi kishin shkatërruar Sistemin e Drejtësisë dhe institucionet tjera shtetërore, ishin përkujdesur edhe për emërimin e kuadrove në postet, që mund t`u shërbenin në lobimin diplomatik dhe lobimin me pagesë, siç veproi ambasadorja Vlora Çitaku në OKB-e dhe ministrja Dhurata Hoxha në Francë. Udhëtimet e shpeshta të disa krerëve në SHBA, me gjithë kamuflimet, kinse, me punë zyrtare, rezultojë të kenë shërbyer për interesa personale e grupore.
     Zëra nga SHBA akuzojnë se politikanët nga Kosova dhe Shqipëria, përçanë emigracionin shqiptaro-amerikan, përfshi edhe Shoqatën famoze “VATRA”, të themeluar nga Fan Noli, me atdhetarët tjerë rilindasë. Me emër përmendin edhe Hashim Thaçin, Edvin Ramën, Ramush Haradinaj dhe të tjerë. E rëndë, por krejt e vërtetë, krerë lobues për lirinë e Kosovës dikur, tani janë fiksuar në foto, së bashku me zyrtarin e lartë amerikan, njëherësh, mik i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, në zyrën e ish-Presidentit Clinton, duke e lutur për mbylljen e Gjykatës Speciale! Po të kishim lobues autoritativë në SHBA, e keqja mund të parandalohej dhe nuk kishte arsye që shqiptarët të rrinin në ethe, nga frika e emërimit të agjentit serb Grenell emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Sepse do ta bindte Administratën amerikane se zyrtari në fjalë paguhet nga Serbia, agjent i saj.
     Që këtu mbaroi lobimi i tyre për Kosovën. sepse kjo Gjykatë është krijesë, e Amerikës demokratike. Dhe, çdo ndërhyrje në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, llogaritet jo vetëm antiligjore, por edhe kundra njerëzore. Mbrojtja e të akuzuarëve në Hagë, është kundërshti dhe akuzë për SHBA, se, gjoja, arreston të pafajshëm, rrjedhimish, është kundër Kosovës. Harrojnë horrakët se Kosova është përgjakur me gjakun e burrave dhe të djemve heroikë, të cilët e bënë atë luftë modeste, pa legjenda dhe epopera, deri në flijimin e tyre në luftë me armikun, por, të ekzekutuar, tinëzisht e pabesisht, edhe nga argatët e Serbisë gjatë dhe pas çlirimit. Provokatorë kriminelë e rrugaçër, uzurpues të sistemit të drejtësisë dhe mediave, ditë e natë, provokojnë shqiptarët dhe i rivrasin viktimat, heronjtë, duke hymnizuar projektuesit dhe urdhërdhënësit e ekzekutimeve politike.
Dhe, kjo u vërtetuar me ndryshimin e qëndrimeve për Kosovën, jo vetëm të BE-së, por edhe të Amerikës dhe të ndërkombëtarëve tjerë. Fillimisht, kusht për Serbinë ishte njohja -de jure-, pastaj pazari zbriti në -de fakto-. Më vonë, Serbia u amnistua nga të dyja këto kushte dhe u bartën kërkesat tek Kosova: “Bërja e Asociacionit në -Mirëbesim-, duke i anashkaluar e tejkaluar të 6 marrëveshjet rendore, për ta vënë në rend të ditës -të 7 (shtatën)-!?

      Skajshëm cinike emërtesa -Mirëbesim-, me një shtet armik, i cili, ngjashëm me shpellarët arabë, që kërkojnë zhdukjen e Izraelit nga harta botërore, Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por kërkon vdekjen e qytetarëve të saj! Për çudë, këtë e kërkon lukunia e organizuar mediatike e Baton Haxhiut; shefi i tij, Edvin Rama; PSD-ja fantomë e Dardan Molliqaj; Valon Murati me partinë e tij pa kryesi; e gjithë këlyshëria e privilegjuar e Hashim Thaçit, opozita PAN-iste kundra-kombëtare. Përkundër, kësaj opozite, me llumhanën e lakuar më lart, minoritetet e Kosovës, boshnjakë, turq, romë – me pakica tjera, kanë treguar besnikëri dhe dinjitet ndaj Atdheut të tyre Kosovë, ku kanë lindur dhe jetojnë, në harmoni me sivëllezërit e tyre shqiptarë. Deklarimi i tyre publik, madje i përsëritur, është se “më shumë të drejta kemi ne, minoritetet në Kosovë, se sa bashkëkombasit tanë në Turqi, Bosnje dhe gjetkë”.

     Fenomeni i përvetësimit të meritave të luftës, është praktikuar me sukses nga disa “biçim” komandantësh. Kjo ka mundësuar që ata të mbijetojnë në politikë dhe në pushtet për një çerek-shekulli. Edhe tani bëjnë yrysh për të përfituar se, gjoja, krijova ushtrinë, do ta realizoj hyrjen në NATO, rritje enorme të rrogave dhe premtime tjera boshe, të vetëdijshëm se janë larg realizimit të dëshirave fontanë lar, për kulltuqe të larta. Këta ëndërrimtarë anashkalojnë, me dashje, presidenten aktuale, Vjosë Osmani, e cila lobon zyrtarisht e mençurisht dhe me një profesionalizëm admirues, për anëtarësim në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Njëjtë ka ndodhur edhe me stopimin e ndarjes të Kosovës, duke ia faturuar njërit apo tjetërit, të cilët kanë pasur rol epizodik.
      Horrakët dhe pordhacët e Kosovës, e heshtin rolin primar të Prof. Dr. Sali Berishës, në kundërshtinë e hapur dhe të vendosur, për ndarjen e Kosovës. Përjashto Profesor Milazim Krasniqin dhe ndonjë tjerër, që reagoi dinjitetshëm, në mbrojtjen e tij parimore e kombëtare. Ish-presidenti Berisha i sulmoi, me emër e mbiemër, autorët që i shërbenin Serbisë, për ta realizuar shkëmbimin e territoreve, respektivisht, ndarjen e Kosovës. Vuçiqi, Hashimi, Edvini, këshilltari i tyre, Batoni, me Sorosin famëkeq, në koordinim me agjentin e FBI-së, mik i Ramës, tashmë, i dënuar, realizuan shpalljen – non-grata – të Prof. Berishës, me familje! Një letër dërguar Presidentit Biden, nga një numër i madh personalitetesh amerikane, me qortimin e ashpër, se “keni ndëshkuar mikun më të madhe të Amerikës”, flet mjaftueshëm për intrigimin e poshtër, të bërë kundër Dr. Sali Berisha me familje. Do të ishte në nderin e DASH dhe të Amerikës mbarë, ta korrigjonte ndëshkimin e pamerituar, duke kërkuar llogari nga ata që dezinfomuan, për qëllime e tyre të liga e hakmarrëse, sepse nuk i përballonin kritikat e tij sa të ashpra, aq edhe parimore.
     “Trimi i mirë me shokë shumë”, – thotë urtësia. Prof. Sali Berisha nuk është i vetëm në mbrojtjen e sovranitetit të territorit të Kosovës. Intelektualë të shquar, në vijimësi, kanë reaguar dhe dënuar tendencën e ndarjes të Kosovës, me koordinimet e fshehta me Vuçiqin, të banditëve Thaçi-Rama dhe këlyshërinë e tyre. Por kanë ndeshur në kundërshtinë e argumentuar të atdhetarëve shqiptarë, si profesorët: Enver Bytyçi, Eshref Ymeri, Aurel Dasareti, Islam Lauka me shokë, nga Shqipëria dhe Kosova.

80 vjetori që na kujton dhe na fton të mbrojmë lirinë! – Nga BESIM NDREGJONI

80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e përgjakur me trupat e intelektualëve të Tiranës të vrarë nga barbarët komunistë, vetëm se ata nuk ishin komunistë.

80 vite ma vonë sot kremtojnë 80 vjetorin e vrasjes së tyre përball  murit ideologjik të diktaturës të rikrijuar në emër të “demokracisë” dhe pa dhënë llogari për krimet që kishte ba Partia komuniste shqiptare. Mbas 80 vitesh këta intelektualë nuk ka një varr, sot shumica e tyre nuk ju është dhënë dëmshpërblimi se pse nuk janë vrarë mbas 25 tetorit, një aryetim banal klasor që vetëm klasa politike shqiptare e bënte me mbeturinat e komunizmit që kishin zënë kolltuqet e ligjëvënse shqiptar.

Sot shoqëria shqiptare ndodhet në një ndarje të pashmagshme, në antikomunistë dhe komunistë që ka ndruar emrin në socialistë. Ku vemi, ku vete Shqipëria, kujt i intereson kjo ndarje, pse ne antikomunstat duhet të përballemi me urrejtjen klasore të pasaardhsëve të diktaturës, përse nuk e shembim këtë mur siç u shemb muri i Berlinit 35 vite ma pare.

A po përballemi ne me të kaluarën tone si shoqëri e si komb….? Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi  lufta  e dytë botërore,  për marrjen e pushteti nga  komunistët , arratisjet e shumë shqiptarëve antikomunist, prej atyre  që dinin stuhinë që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çeshtja shqiptare qe shitur tek ata që u shërbenini antishqiptarëve. Vrasjet e pafundme  pa gjygj , arrestimet , denimet ,pushkatimet ,rezistenca në male, djegjet e kullave, shpronsimet, zabtimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurive të arit,  internimet masive të familjeve, gra e pleq e femijë të krejt elitës shqiptare e shëndrruan  pesdhjetvjeçarin e  pushtetit diktatorial  një  faqe të  zezë  më  makabre  të  një genocidi  ende të  panjohur për botën demokratike.Të mos heshtësh përpara së keqes është mision…ky mision kombëtar është emergjent për shoqërin tonë, në këtë periudhë postkomuniste ku diktatura ka mbetur legjitime e pa denuar..

80  vjetori i vrasjes makabër të elitës së kombit siç ishin 39 intelektualët e Tiranës të viti 1944 , na kujton dhe obligon:  Denimin e krimeve komuniste juridikisht, siç e kërkon Europa, siç e kërkojnë konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut. Demokracia nuk është për të mbrojtur krimin por për ta denuar atë që mos të përsëritet.

Në një shoqëri normale demokratike , ata që i kan shërbyer diktaturës  nuk kan reference morale për të qënë udhëheqës politik në një sistem demokratikë.

Por cfar ndodh  mbas 34 vitesh pluralizëm në Shqipëri..Partia komuniste përgjegjse direkt në krime, ndroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krime ndaj kombit të vetë..

Klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës kthejë në ligje datat selektive të diktaturës siç janë 5 maj, 17 nëndorin,  dhe 29 nëndorin vendosjen e regjimit diktatorial në Shqipëri. Partia që ndroi emrin, sot është mazhoranca e vendit dhe po pregaditet për të kremtuar 80 vjetorin e të ashtuquajtur “çlirim” dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha.

Këto data  nuk janë aspak  në shërbim të vërtetës  dhe shoqërisë , por mbrotje politike  që i bëhet sitemit diktatorial në Shqipëri.. E vërteta dhe  e dokumentuar dhe nga arkivat e huaja është ndryshe , luftën ndaj fashizmit e nazizmit e ban shqiptarët pa dallim feje krahine apo ideje.

At luftë e vaditi  me gjakun e tijë ushtaraku i  mbretërisë shqiptare Mujo Ulqinaku,e Abas Kupi me trimat e tijë. e trimi i Vlorës ballisti Hysni Lepenica.. Pra ishin shqiptarët pa ideollogjinë komuniste që e rreshtuan  vendin e tyre në kualicjonin botërorë kundra diktaturave të asaj kohe.

Komunistët, luftuan për marrjen e pushtetit me sloganet e diktatorit rus “Bijtë e Stalinit jemi ne”dhe e realizunan  mision e tyre fatkeq me 29 nëndor 1944 ku instaluan diktaturën dhe diktatorin më të lig të europës në pushtet.

Kjo diktaturë vrau mbi 6000  shqiptarë dhe e rrënoj vendin për 45 vite,. 17 e 29 nëndori  1944 janë  ditët më të  zeza për Shqipërinë e  shqiptarët se e  shkëputen Shqipërinë nga Europa, dhe ne humbën shansin për të qënë vend demokratik..

E vërteta dhe shoqëria duhet  tëju çjerrin maskën deformuesve nostalgjikëve dhe enveristave që na dalin si kërpurdha mbas shiut.Diktatori Enver Hoxha është në historinë e popullit shqiptarë , Si Polt Poti i Kamboxhës, dhe  Stalini i fundit në shekullin e kaluar. Ai do të njihet në histori për vrasjet që i bëri kombit të tijë.

Nuk ka historian që mund ta shpëtoi. Është koha që të gjithë forcat antikomuniste, institucjonet religjjone, partitë, intelektualët me mendim liberal , media progressive të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekje të mbarsur  me moral përvers që po kërkon ti serviret dhe ti imponohet brezit të ri.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike.

Indiferentizimi  ndaj kësaj ceshtje, duhet konsideruar tradhëti ndaj idealeve të atyre që dhanë jetë dhe u sakrifikuan  për liri e demokraci.. Mesazhi përkujtues i 80 vjetorit të vrasjes së intelektualëve të Tiranës  konkludon në dy ceshtje madhore për antikomunistët dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë për shqiptarët në përgjithësi:

E para  të luftojmë kundër harresës , harresa është vdekja e dytë e viktimës,  komunistët kan vrarë mbi 6000  burra e gra ,dhe ju kan zhdukur kufomat. Por po të harrojmë sacrificat  e tyre , dëshmorët do të vdesin  përfundimishtë , dhe po të ngjasë kjo , Ne të gjithë jemi përgjëgjës.

Me rikujtimin e tyre  na shpëtojmë  nga vdekja  e përhershme  herojt , dëshmorët dhe viktimat. Na që imbijetuam katastrofës kolektive  të terrorit  të kuq e kemi për detyrë. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara  shoqërisë të vërtetën përpara hipokrizisë mashtrimit dhe gënjeshtrën komuniste, kësaj  helmatisje antikombëtare.

E dyta është fare e qartë  se askush nuk shqetsohet për fatin e të përndjekurve politikë. Ajo që na mbetet është solidariteti në mes nesh.

Solidariteti  njerzor  asht forma ma sublime e dashurisë  për njani tjetrin e markuptim dhe ndihmesës së ndërsjelltë. të i japim dorën njëri tjetrit , të ndihmojmë njeri tjetrin.. Ka sot me mijëra  ish të persekutuar  politikë që kan mbetur  rrugëve  pa familje, pa fëmijë , pa shtëpi.kjo masë fatmjerësh  asht turpi i  pushtetit politik  sot në Shqipëri.

Na bjerë detyra  kombëtare  të shkatrojmë murin politik klasor  që kan ndërtua  prej 34 vitesh klasa politike  shqiptare  kundrejt familjeve dhe fëmive tanë.

Asnjë i  përndjekur politikë nuk lejohet të jetë në administrate apo institucjone të shtetit shqiptarë..ky është krimi i  dytë klasor ndaj të përndjekurve politikë shqiptarë.

Ne duhet të punojmë me solidaritet në mes njëri tjetrit  për të ardhmen e fëmive tone. Ti themi ndal revansheve ideollogjike  që na cfaqën me kostume  demokratike.Shqipëria atdheu i  të gjithë shqiptarëve i  përket demokracisë dhe  jo të kaluemes diktatoriale.

Grupi parlamentari i opozitës, duhet urgjent mbrenda këtij sesioni parlamentar të aprovojë ditën e kujtesës kombëtare, dhe të denojë me ligj krimet ekomunizmit siç ka vepruar Europa e pastluftës së ftohtë , mbas shembjes së murit të Berlinit.

Dhe mos të harrojmë  fjalët e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve  komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.”mesazh që vlen për shoqërinë shqiptare!

Lavdi dhe krenari për intelektualët e kombit shqiptar që me veprën e tyre ndaj kombit na drejtojnë dhe na ftojnë të mbrojmë lirinë dhe shënjtërinë e saj!


Send this to a friend