Në vargun e konceptëve, definicioneve, strukturave, superstrukturave (elitave), diskurseve dhe kategorive të larmishme politike, kulturore ose demokratike si “koncepti i kapitalit social në politikën komparative ose analogjike”, “kultura politike dhe strukturat politike”, “kultura politike dhe mbështetja politike” “edukata politike dhe modeli demokratik”, “besimi politik dhe konsolidimi i demokracisë”, “etika politike, kultura, demokracia dhe estetika”,” kultura shpirtërore ose fetare, filozofia dhe kërkesat e njohura sociopolitike” etj. Njihen edhe keto tipe, koncepte, modele ose kategori të rëndësishme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike. Cilat janë ato ? Ato janë identiteti, individualiteti, subjektivitetit, ekskluiziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njohur shtetërorë, nacional, teritorial dhe politik, identiteti, legjitimiteti dhe kredibiliteti i njohur moral dhe politik i personit ose individit së bashku me respektin dhe besimin e njohur nacional, qytetar ose politik ndaj udhëheqjes (lidershipit) ose pushtetit politik të një vendi të cilët në këtë sfond iu përgjigjen tre njesive ose segmentëve kryesore: Bashkësisë politike, sistemit ose rregullimit shtetërorë, nacional dhe politik si dhe autoritetëve të larta shtetërore, nacionale dhe politike të një shteti të pavarur ( sovran) integral dhe demokratik.
Ndërkohë që secili(akëcili) prej tipëve, modeleve ose kategorive të sipërpërmendura politike, në forma ose profile të ndryshme legjislative, ekzekutive, administrative, juridike dhe te tjera i shërbejnë mbarëvajtjes, funksionimit, qëndrueshmerisë ose stabilitetit të përgjithshëm të një rëndi apo sistemi politik në përgjithësi.
Ndonëse, sëcili ( akëcili) prej tyre në formë dhe menyrë të ndarë ose të pavarur nga njëri tjetri pavarësisht obligimëve, konvergjencave, ndërlidhshmërive, marëdhënieve ose raportëve të njohura horizontale-vertikale në mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë. Kjo duke filluar që nga testimi ose vërtetimi (konfirmimi) i besimit dhe legjitimitetit qeveritar ose politik, për të vazhduar kështu me identitetin, subjektivitetitn, individualitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin shtetërorë, nacional, teritorial, politik etj.etj.
Ndërkaq, format dhe metodat e ndryshme të revoltës ose rezistëncës nga” lartë-poshtë”, janë të formave, natyrave ose karaktereve abstrakte, afektive, skematike, normative, periodike etj. Ndërsa, ato nga “poshtë-lartë”, me tepër instrumentale, reflektive, kognitive ose empirike. Duke menduar këtu në revoltat ose protestat e ndryshme të shtresave ose kategorive të ndryshme shoqërore ose qytetare- ndaj qeverisë ose institucionëve të njohura shtetërore, nacionale ose politike.
Në të kundërten, sipas mendimëve dhe prognozave të shumëta të politologëve ose analistëve të ndryshëm politik: Në të ardhmen e afërt, respektivisht, në sfondin e njohur të trendëve dhe standardëve të reja të ” botës globale” ose bashkohore: Sistemi dhe vet pushteti politikë i një populli ( kombi) apo i një vendi, do mund të matën dhe testohën pikërisht me kreacionin, inovacionin, përformansën, kredibilitetin, rezonancen, vizionet, idealet, ,etikën, edukaten, kulturën, demokracinë, profesionalizmin, kualitetin, suksesët dhe përgjegjësitë e njohura ligjore, morale dhe politike ndaj njerëzve ose shoqërisë së gjërë shoqërore ose qytetare në përgjithësi. Kjo në radhë të parë duke u mbështetur ose bazuar në evolucionin dhe zhvillimin e njohur të etikës, edukates dhe kulturës së njohur shoqërore dhe politike sipas “konsenzusit” të njohur të August Commtit, “vetëdijes kolektive” të E.Dürckhemit, ” rëndësisë së aksionëve ose veprimëve individuale” të Max Weberit, “Karakterit referent të veprimit ose reagimt”-sipas T.Parsonit, “Karakterit nacional” të Meadousë etj.
Koncepti i kapitalit social në politikën komparative:
Koncepti dhe teoria e njohur e kapitalit social (sociokapitalit) burimin ose etnogjenezen e zhvillimit dhe funksionimit të tyre e kanë nga lënda ose materia e njohur e sociologjisë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe përparësitë ose benificionët e ndryshme potenciale ose permanente që iu shërbejnë grupëve ose individëve të caktuar mbi bazën e njohur të involvimit ose inkorporimit të tyrë në rrethët (qarqet), elitat ose strukturat (superstrukturat) e caktuara shoqërore, qytetare, politike, sociopolitike etj.
Nërkaq, qëllimin dhe zbatimin e plotë, koncepti i mesipërm i kapitalit social e arrinë ose realizon në formë praktike dhe teorike në kuadrin e politikës komparative ose analogjike. Përkatësisht, në implikimët e ndryshme eksterne ose eksplikative në fusha dhe segmente të njohura të sociologjisë si dhe politikës komparative si postulat dhe një variabilitet kryesorë ose substancial i studimeve dhe analizave të mirëfillëta sociofilozofike, sociopsikologjike, sociopolitike ose politologjike në fushat dhe drejtimët e njohura të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Se këndejmi, qytetarët dhe shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare në kuader të ligjëve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe demokratike, janë të konceptuar dhe definur në bazë të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror, politik dhe juridik, madje në bazë të identitetit, intimitetit, spontanitetit, individualitetit, subjektitvitetit, eksluzivitetit, sovranitetit, integritetit, lirisë dhe pavarësisë së tyre individuale ose kolektive. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idealet, shpresat, vizionet, kohezionin dhe koekzistencën e tyre sociale dhe politike me organët e ndryshme të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë. Kjo mu për faktin se njerëzitë ose qytetarët në përgjithësi, në shoqëritë dhe sistemet e zhvilluara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit, kuptohen dhe akceptohen si njerëz të besuar dhe lojal ndaj shtetit dhe pushtetit. Respektivisht, ndaj sistemëve të lartëpërmendura parlamentare dhe demokratike. Ata pra janë miq, partner, aleat, pretendent, aspirant dhe participant të barabartë dhe permanent. Përfshire këtu edhe opoziten e njohur parlamentare dhe demokratike si njërën prej shtyllave ose segmentëve ( fundamentëve) kryesore të shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare, parlamentare dhe demokratike gjithandej globit. Pa i harruar edhe patriotizmin dhe kulturën e njohur qytetare dhe demokratike.
Ndërkohë që testimi ose barometri kryesorë mbi legjitimitetin dhe kredibilitetin e një qeverie ose pushteti qëndrorë janë mekanizmat dhe institucionet e njohura parlamentare dhe demokratike, mendimet, opinionet, shprehja dhe vota e lirë qytetare dhe demokratike, kultura, toleranca, barazia e garantuar kushtetuese dhe juridike, universaliteti( globaliteti) dhe integriteti i njohur moral dhe politik i ndividit ( individualitetit) dhe kolektivitetit, kohezioni, interpërlanca dhe transparenca e garantuar shtetërore dhe qytetare, paqja dhe harmonia e preferuar sociale dhe politike, përformanca, rezonanca, idealet, vizionet dhe qëllimët e përbashkëta globale ose universale të individit, grupit, shtetit dhe shoqërisë etj.
Kjo donë të thotë se sipas konceptit dhe përceptimëve të përgjithshme, respektivisht, esenciale dhe substanciale të vlerave, kulturave dhe demokracive të larta evroperëndimore: Pushteti politik dhe demokratik janë diçka në mes “udhëheqjes ose pushtetit mbi popullin” dhe “udhëheqjes ose pushtetit qytetar ose popullorë “.
Në këtë spektër e kemi edhe të ashtuquajturin “nacionalizmin e njohur qytetar dhe politikë” të Perëndimit, ashtu siç i kemi edhe shtetët e njohura nacionale, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike sipas kriterëve dhe standardëve të njohura evropërendimore.
Aty janë edhe shumë çështje dhe aspektë të tjera shoqërore dhe politike që iu takojnë fushave dhe domenëve të njohura socio-politike, socio-kulturore, socio-psikologjike, socio-filosofike, socio-ekonomike, socio-historike dhe kështu me radhë.
Liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetërorë, nacional, qytetar dhe politik, janë çelësi dhe formula kryesore ose substanciale e një shteti dhe shoqërie të konsoliduar politike, qyterare, parlamentare dhe demokratike.
Ndonëse, në të ashtuquajturën “demokracinë evolutive” ose “tranzicionale” të popujve, vendëve dhe shoqërive të ndryshme lindore, post-komuniste ose post-socialiste, demokracia dhe shteti demokratik, vazhdojnë të ecin dhe levizin dikund në mes “demokracisë në konsolidim” dhe “demokracisë në tranzicion”.
Kjo në radhë të parë për faktin se në strukturën ose subtancën e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike të rregullimëve ose sistemëve të mesipërme tranzitore ose post-komuniste, nuk janë studiuar dhe përfilluar sa dhe si duhet parimet, premisat, konceptet dhe modalitetët e njohura shtetërore, nacionale, parlamentare dhe demokratike.
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu mungesën e hetueshme të shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me mungesat (deficitet) dhe paradokset tjera institucionale, konstitucionale, administrative ose juridike që po vazhdojnë të rezultojnë me ngritjen dhe sendërtimin e strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme autoritare, totalitare , feudale, absolutiste dhe kleptokratiko-anarkoliberalite tek popujt ose vendët e ndryshme tranzitore ose post-komuniste në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Juglindore etj. Mbase mbi bazën e paqëndrueshme ( fragjile) dhe tepër rixhide të një force ose fuqie të pakontrolluar policore, ushtarake, pushtetmbajtëse dhe politike të liderëve ose udhëheqësve të ndryshëm autoritar, “ekskluzivë ose “karismatik” që po vazhdojnë t´i ngulfasin dhe bllokojnë reformat dhe procesët e gjithëmbarshme integruese dhe demokratike në vendët ( shtetët) e tyre përkatëse ose respektive.
Duke i shndërruar, transformuar, akceptuar, anticipuar , justifikuar dhe koncentruar kështu forcën, ndikimet ose influencat e tyre të pakufijshme pushtetmbajtëse dhe politike në absolutizëm, paternalizëm, nepotizëm, familjarizëm, klientelizëm, klanizëm, fosilizim, relativizim, instrumentalizimin dhe në një feudalizim ose rifeudalizim të përgjithshëm social, politik dhe ekonomik në vendët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste. Si mogulët, feudët, emirët, sulltanët ose sheikët e ndryshëm persiko-arabik. Apo, edhe me keq, si udhëheqësit e regjimëve të njohura autoritare, sandiste ose populiste në vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Azisë etj. Duke i stisur dhe emituar kështu Somozën, Batistën, Pol Potin, Hugo Çavezin dhe diktatorët tjerë të regjimëve të ndryshme “revolucionare” ose sandiniste.
E tërë kjo me anë të ngritjes, formimit dhe finansimit të strukturave të ndryshme familjare dhe klienteliste. Mbase, të strukturave dhe “konjukturave” të ndryshme paralele ,centripetale, centrifugale, formale, informale, parapolitike dhe te tjera që kolportojnë dhe janë të lidhura ose të kurorëzuara ngushtë me liderët ose pushtetmbajtësitë (bosët) e ndryshëm autoritar dhe absolutist me qëllim të kontrollit dhe një monopoli të gjithëmbarshëm monetar, finansiar, ekonomik, policor, ushtarak dhe politik mbi shtetët dhe shoqëritë e tyre.
Edhe regjimi i dikurshëm kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit bashkëpunonte dhe kolportonte asokohe me bandat ose strukturat e ndryshme nëntokesore, kriminale , militare dhe paramilitare të nëntokës serbe!
Dhe, të gjitha këto nen sloganet, parullat dhe banderolat e njohura “revolucionare” dhe pseudopatriotike mbi “kultin” dhe “karismën e pakontestuar” shtetërore, nacionale, politike, atdhetare ose patriotike te filan liderit ose fistek udheheqesit ushtarak (luftarak) ose politik” që vazhdojnë të prodhojnë (riprodhojnë) dhunë, kontroll dhe një monopol të pakufijshëm policor, ushtarak, social, politik, ekonomik etj. Përkatësisht, prostitucion , korrupsion, krimë të organizuar, kontrabandë, luftëra dhe tensionime të panevojshme klasore, sociale, ekonomike, politike, partiake, rajonale, krahinore, konceptuale, ideologjike dhe kështu me radhë. Deri në apsurd!
Mbase, duke lozur dhe spekuluar kështu vazhdimisht me kartën e djegur “nacionaliste” ose “patriotike” për pushtime dhe sundime të reja në kohë dhe hapësirë në emër të popujve dhe shtetëve të tyre përkatëse ose respektive. Kësaj në politologji i thonë demagogji, hipokrizi dhe blasfemi politike.
Me pseudo-forma, quazi-ide, sub-projekte dhe atni-metoda, nuk bëhën dhe nuk ndërtohet as shteti, as populli( kombi), as kultura dhe as demokracia. Jo.
Shih për këtë, si duket trendët, standardët ose procesët e njohura të konsolidimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme juglindore ose post-komunite, i kane njohur dy kahe ose drejtime të ndryhme disproporcionale dhe anatagoniste që vazhdojnë t´i kolidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njera tjetrën. Ato janë drejtimi ose orjentimi i njohur (prapaktheu ose një hap para dhe dy prapa!) në “modelin” e njohur autoritar dhe populisto-komunist të Lindjes dhe drejtimii ose modeli i njohur i reformave ,transformimëve dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm dhe sistematik-drejt vlerave të njohura të edukates, kulturës dhe demokracisë liberale, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit.
Në këtë drejtim duhet kuptuar dhe akceptuar edhe “rrugën evropiane” ose “evro-atlantike” të Isa Mustafës dhe regjimi të atoritar dhe absolutist në Prishtinë së bashku me krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandën, provincializmin dhe tribalizmin e njohur pushtetmbajtës ose politik, kompromiset ose koncesionet e vazhdueshme politike, teritoriale, administrative, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë, Malit të Zi ose dikujt tjetër në formë ” demarkacionesh kufitare” ose ” zajednicash ” ( republikave serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë….!!!
Ndërkohë që ngjarjet, zhvillimet, procesët ose standardet e sotme (standardet e dyfishta) shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, diplomatike, historike dhe të tjera në Kosovë dhe në hapësirat tjera etnike dhe historike të shqiptarëve së bashku me paradokset, turbulencat, mediokritetët, nebulozat, anomalitë, patologjitë, demagogjitë ose hipokrizitë e ndryshme objektive dhe subjektive të sundimtarëve të ndrydshëm shqiptar, patjetër t´i rikujtojnë në sfond etapat ose periudhat e dikurshme të Imperializmit, Kolonializmit etj. Gjegjësisht, etapat ose periudhat e rënda të ” ” Traktatit” të Shën Stefanit dhe ” Kongresit të Berlinit” ( 1878), ” Konferenës së Londrës” ( 1913), ” Traktatit të Versajës” ( 1919) së bashku me diktatet e njohura si ” urbi et orbi” ose “ultima ratio” dhe të tjera ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në favor të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi etj.
Gjithënjë duke menduar këtu në “Kosovën e pavarur, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike” të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit, Skënder Hysenit, Edita Tahirit , Xhavit Halitit dhe kështu me radhë….!!!!
Komentet