“Do t’ i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” Fraza-kyç e kryebosit mafioz në romanin dhe filmin “Kumbari” është ajo që ndryshoi jetën e Olta Xhaçkës. Ofertën e bëri Edi Rama dhe njeriu të cilit ia bëri ishte miku i tij Artan Gaçi, një biznesmen i njohur në Tiranë si Tani i “Firences”, pasi ishte pronari i butik “Firences” dhe që furnizonte Edi Ramën me veshjet e tij luksoze. Por biznesi legal ishte veç pjesa e dukshme e punëve të Tanit të “Firences”. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë ai figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista. Për arsye që nuk i bëri të qarta, Z. Gaçi e dorëzoi vullnetarisht mandatin e deputetit të marrë në 2013, para përfundimit të legjislaturës.
Oferta që nuk mund të refuzohej për z. Gaçi ishte që të martohej me Olta Xhaçkën, politikanen e re socialiste ose t’ i bëheshin letrat për ta ekstraduar në burgjet e vendit ku kishte gjetur emrin butikut. Edi Rama, në kohën që PS ishte në opozitë, e kishte sjellë Olta Xhaçkën nga SHBA ku ishte emigrante, për ta promovuar nëpërmjet Lëvizjes “Mjaft” të Erion Veliajt.
Shumë vetë në PS, që nuk i dinë kodet konfidenciale me të cilën funksionon partia në kohën e Edi Ramës, habiten që Olta Xhaçka është në rrethin e ngushtë të Ramës dhe e shpjegojnë këtë me faktin që ajo është e afërme e Servet Pëllumbit. Por ata që e njohin Ramën e dinë se ai nuk do të bënte kurrë kaq shumë për një të afërm të një ish-drejtuesi të lartë të PS-së me të cilin nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të afërt. Rama e bëri djalin e Servet Pëllumbit deputet për shkak se donte të kishte në grupin parlamentar të rinj nga familje të spikatura si të majta, por për Oltën ka bërë shumë më tepër.
Shkaqet e pozitës së posaçme që ka Olta në rrethin e ngushtë të Ramës duhen kërkuar pikësëpari në lidhjet që ka pasur Rama me nënën e Oltës, Natashën. Dikur nëna e Oltës u arratis nga Shqipëria për shkak se ndaj saj nisi një procedim penal pas zbulimit të skandalit të birësimeve të fëmijëve të mitur, ku Natasha Xhaçka ishte përzier në vitet nëntëdhjetë. Në këtë skandal ishte përzier dhe Edi Rama që kishte ndërmjetësuar për disa birësime jashtë vendit te njerëz me rekorde pedofilie. Nëna e Oltës i kishte provat për ta përzier Edi Ramën në këtë histori, por heshti dhe heshtja e saj u shpërblye sipas kodeve mafioze.
Kur Olta u martua me z. Gaçi në vitin 2014, në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë nuk ekzistonte një person me emrin Olta, apo Holta Xhaçka. Kjo për arsye se Xhaçka e kishte lënë shtetësinë shqiptare, të cilën me sa duket e rifitoi nga martesa. Emri i Olta Xhaçkës u përfol në Shqipëri në kohën e krizës së skemave financiare piramidale, si Miss “Gjallica”, e dashura e djalit të Gani Kadrisë, pronarit të kompanisë “Gjallica”. Emri i të dashurit të saj të asaj kohe, Parid, shprehte në mënyrë romantike përgjegjësinë e Oltës për falimentimin e kompanisë “Gjallica” që në fund iu detyrohej kreditorëve një shumë prej 250 milionë dollarësh. Paridi rrëmbeu Helenën, e cila shkaktoi Luftën e Trojës. “Helena” jonë, Olta, duke shpenzuar një pjesë të madhe të parave të “Gjallicës” ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për humbjet e kreditorëve dhe luftën e vitit 1997 në Shqipëri.
Holta, apo Olta është një përrua në Gramsh, i bërë i njohur nga kujtimet e Enver Hoxhës për shkak se kapërceu atë përrua në fillim të vitit 1944. Gjallica është një mal në Kukës. E veçanta e këtij mali është se ai është shumë i pjerrët prandaj në shpatet e tij krijohen shumë orteqe. Financat e “Gjallicës morën tatëpjetën” qëkurse në to futi duart Olta. Kompania “Gjallica” nuk ka letra për shpenzimet e saj, por nja 20 milion dollarë thuhet se i ka shpenzuar ose marrë Olta. Një pjesë të këtyre parave u investuan dhe pastruan te butik “Firence” që në fund të viteve nëntëdhjetë, kur daton lidhja e Oltës me Artan Gaçin. Pasi Rama u bë kryetar bashkie një pjesë e këtyre parave u investuan në ndërtim pallatesh, falë lejeve të dhëna nga Edi Rama.
Që nga koha që PS erdhi në pushtet në 2013, Olta ka marrë dy portofole ministrore njëri pas tjetrit, atë të Mirëqënies Shoqërore dhe atë të Mbrojtjes. Nuk është ironi e vogël që shpërdoruesja e parave të kreditorëve të “Gjallicës” të bëhet Ministre e Mirëqënies Shoqërore! Por është ironi e madhe që Olta të bëhet Ministre e Mbrojtjes. Olta në këtë post është Bella Mafia që merr çelësat e Ministrisë së Mbrojtjes. Karteli i drogës në Shqipëri që ka mbushur tunelet e ushtrisë dhe të gjithë depot e mundshme me drogën e mbiprodhuar në këto vite, kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit dhe mënyra më e mirë për ta transportuar është me aeroplanë. Por kjo nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes që kontrollon radarët të cilët mbulojnë territorin e Shqipërisë nën një lartësi të caktuar, poshtë nivelit mbi të cilin hapësira jonë ajrore kontrollohet nga NATO. Pikërisht nën këtë nivel që supozohet të kontrollohet nga radarët tanë, kryhet transporti ajror i drogës. E ku ka garante më të mirë për vazhdimësinë e këtij trafiku se Miss “Gjallica”, nusja e butik “Firences”!/citynews.al
TIRANË- Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin një operacion të rëndësishëm në autostradën e zonës së Plepave.
Në shenjestër ishte Ergys Agasi, një personazh kontrovers 39-vjeçar, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar për një seri akuzash të rënda në lidhje me ekzistencën e një grupi kriminal në manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë në skenën e krimit një makinë “Audi” në ngjyrë të zezë me katër dyert e hapura, e rrethuar nga makina civile të policisë dhe disa efektivë me uniforma dhe motorë.
Agasi shfaqet gjithashtu i rrethuar në njërën anë të rrugës, me duart e lidhura me pranga pas shpine dhe kokën e ulur forcërisht, pas një operacioni të kordinuar mes drejtorisë së Policisë së Durrësit, strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Të mërkurën, Agasi u ndoq hap pas hapi nga agjentët e policisë teksa po udhëtonte nga Elbasani drejt Durrësit së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit i promovuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe i shkarkuar nga pasardhësi i tij në maj të këtij viti për “mosparaqitje të rregullt në punë”.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes burimeve në dijeni të operacionit të koduar “Wanted” tregojnë se Shpataraku nuk ishte mbrojtësi i vetëm i Agasit në radhët e Policisë, gjatë muajve të tij të arratisë.
Burime të pavarura nga njëri -tjetri i thanë BIRN se Policia ka pasur informacione të vazhdueshme se Agasi fshihej kryesisht në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale, por nuk pati vullnet për arrestimin e mëhershëm të tij.
Policia ka pasur gjithashtu informacione për lëvizjet e tij nga baza e Shkozetit drejt Elbasanit dhe Tiranës për të zhvilluar takime me personazhe të ndryshme të botës së krimit.
“Ka pasur informacione për vendodhjen e tij edhe më parë, por tani erdhi momenti që u krye ndërhyrja,” tha njëri prej burimeve në kushtet e anonimatit.
Një burim i dytë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se pavarësisht informacioneve për vendndodhjen e tij, puna për identifikimin e vendodhjes së Agasit dhe arrestimin e tij filloi zyrtarisht pas rotacionit të strukturës drejtuese të Policisë së Shtetit, e cila u përmbyll në fund të muajit korrik.
“Më parë ka qenë e pamundur të veprohej për ndalimin e Ergys Agasit, pavarësisht se ka pasur informacione dhe të dhëna të shumta për vendodhjen e tij, që administroheshin nga institucionet e hetimit dhe ato të zbatimit të ligjit,” tha burimi.
Edhe pse nuk ishte një zyrtar publik, Ergys Agasi kishte sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK influencë mbi një numër zyrtarësh të lartë dhe fuqi të deleguara nga pushteti politik. Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar atë publikisht se luante rolin e “një koordinatori” mes botës së nëndheshme të krimit të organizuar dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e grupit të lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.
Agasi dhe Beqiraj akuzohen se së bashku me Karçanajn dhe persona të tjerë, krijuan një skemë zhvatjeje të parave publike përmes dyfishimit të vlerës së tenderëve, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive, ndërkohë që për “eliminimin” e rivalëve u përdorën anëtarë të krimit të organizuar. Po ashtu, akuzohen edhe për pastrim parash.
Agasi i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia. Ky i fundit deklaroi të premten për gazetarët, pas një séance për masë sigurie që e la Agasin në qeli se klienti i tij “nuk ka qenë asnjëherë pjesë e procedurave të tenderave, nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi, si dhe se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale”.
Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.
Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare.
Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë një pjesë të kërkimeve të SPAK për sekuestrimet e pasurive me vlerë 40 milionë euro të të hetuarve për aferën e AKSHI-t dhe personave dhe shoqërive të lidhur me ta./Reporter.al
Gazetari Sigfrido Ranucci nuk do të jetë më në drejtimin e emisionit investigativ “Report”. Rai ka vendosur që nga sezoni i ardhshëm programi t’u besohet dy gazetarëve, Giulia Presutti dhe Daniele Piervincenzi, një vendim që ka shkaktuar menjëherë polemika dhe reagime të forta brenda ekipit të emisionit.
Rai e ka zyrtarizuar vendimin përmes një njoftimi, duke deklaruar se “Report” do të hyjë në një fazë të re, me një drejtim të përbashkët nga dy gazetarë të përzgjedhur përmes konkursit të Rai-t.
Sipas kompanisë, zgjedhja e Presuttit dhe Piervincenzit është bërë në emër të profesionalizmit dhe eksperiencës së tyre të krijuar në terren.
Ranuccit, ndërkohë, i janë ofruar tre alternativa për një tjetër pozicion brenda Rai-t. Sipas ANSA-s, bëhet fjalë për një detyrë në RaiNews, në Tg3 ose në një zyrë korrespondence jashtë vendit.
Kush janë drejtuesit e rinj?
Giulia Presutti është prej vitesh gazetare dhe reportere e “Report”. Ajo është e angazhuar kryesisht në gazetarinë investigative dhe në realizimin e investigimeve mbi çështje me interes publik. Në konkursin e Rai-t për gazetarë profesionistë, Presutti u rendit e para.
Daniele Piervincenzi, gjithashtu fitues i konkursit të Rai-t, ka një eksperiencë të gjatë në gazetarinë televizive investigative. Ai ka qenë reporter dhe drejtues i programeve “Nemo – Nessuno escluso” dhe “Popolo Sovrano”, ku ka trajtuar tema sociale, kriminalitetin dhe problematikat e periferive.
Piervincenzi u bë i njohur edhe pas sulmit fizik që pësoi në vitin 2017 gjatë një investigimi në Ostia.
Tre alternativa për Ranuccin
Rai ka deklaruar se propozimet për Ranuccin janë në përputhje me nivelin dhe eksperiencën e tij profesionale, me synimin për të garantuar vazhdimësinë e karrierës së tij brenda kompanisë.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, gazetarit i janë propozuar një pozicion në RaiNews, një detyrë në Tg3 ose një zyrë korrespondence jashtë vendit. Vetë Ranucci ka reaguar ashpër ndaj vendimit.
“E kam mësuar nga ANSA se Rai më ka pezulluar nga drejtimi i ‘Report’”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke e lidhur vendimin me valën e kritikave dhe artikujve të publikuar ndaj tij gjatë muajve të fundit.
Ai theksoi se nuk e konsideron largimin nga drejtimi i emisionit si një lamtumirë.
“E imja nuk është një lamtumirë. Nuk do të drejtoj ‘Report’, por do të drejtoj betejën më të rëndësishme të jetës sime për lirinë e shtypit”, deklaroi Ranucci.
Vendimi i Rai-t ka shkaktuar një tjetër përplasje të fortë me ekipin historik të emisionit. Gazetarët e “Report” e kanë cilësuar vendimin “plotësisht të papranueshëm”, duke kritikuar mënyrën se si është marrë dhe duke deklaruar se nuk janë konsultuar nga drejtuesit e Rai-t.
Ata kanë paralajmëruar se mund të largohen në bllok nga programi, nëse kompania nuk tërhiqet nga vendimi.
“Vendimi i marrë nga Rai është për ne plotësisht i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e reporterëve. Sipas tyre, personat e zgjedhur për drejtimin e ri nuk përfaqësojnë historinë dhe vlerat e “Report”.
“Duke qenë se qëllimi i kompanisë duket se është të shkatërrojë historinë dhe integritetin e programit, nëse Rai nuk do të tërhiqet nga vendimi, do të largohemi në bllok nga programi”, kanë deklaruar ata.
Mes emrave që kanë firmosur deklaratën janë Giorgio Mottola, Bernardo Iovene, Paolo Mondani, Giulia Innocenzi, Daniele Autieri, Danilo Procaccianti, Luca Bertazzoni, Walter Molino, Luca Chianca, Emanuele Bellano dhe Claudia Di Pasquale. Panorama
Protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 90-të të protestave, duke kërkuar ndryshim të sistemit politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje të forta, mes tyre “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”
Protestuesit shprehen se lëvizja do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional. bw
Nëse islandezët votojnë pro rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ketë fundjavë, atëherë me të do të ndryshojë edhe renditja e vendeve lidere në procesin e anëtarësimit në bllok.
Islanda veçohet si një vend shumë specifik, pasi tashmë është në masë të madhe e integruar në BE dhe është pjesë e shumë politikave evropiane. Ajo është anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane dhe e Zonës Shengen.
Ndryshe nga vendet e tjera tradicionale kandidate, Islanda nuk ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik, gjyqësor apo politik, për t’i përmbushur kërkesat bazë të BE-së.
Kjo do të thotë se një rikthim i Islandës në procesin e anëtarësimit do të ndikonte drejtpërdrejt te dy vendet që tani shihen si lidere në procesin integrues: Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat mbajnë vendin e parë, përkatësisht të dytë, në listë.
Këto dy shtete e shohin referendumin si një tjetër shenjë se sa tërheqës është Bashkimi Evropian për vendet që nuk janë pjesë e tij.
Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë (REL) nga Tirana dhe Podgorica konsiderojnë se mbajtja e këtij referendumi dëshmon se projekti evropian vazhdon të jetë tërheqës dhe është strategjikisht i rëndësishëm për vendet e kontinentit.
Qytetarët islandezë do të dalin më 29 gusht në referendum për t’u shprehur nëse duan që vendi t’i rifillojë negociatat për anëtarësim në bllokun me 27 vende anëtare.
Rezultati i referendumit është tejet i pasigurt. Sondazhet më të fundit tregojnë se votuesit islandezë janë jashtëzakonisht të ndarë, pothuajse në teh të briskut, ndërsa rifillimi i bisedimeve mbështetet nga një shumicë e ngushtë dhe në rënie.
Votimi ka karakter këshillimor dhe lidhet ekskluzivisht me rihapjen e negociatave, dhe jo me vendimin përfundimtar për anëtarësimin në BE.
Çfarë thonë në Tiranë dhe Podgoricë?
Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat janë thellë në procesin e negociatave për anëtarësim, e shohin pozitivisht referendumin në shtetin ishullor nordik mes Evropës dhe Atlantikut të Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Shqipërisë thonë se referendumi konsiderohet shprehje sovrane dhe demokratike e vullnetit të qytetarëve islandezë për të përcaktuar marrëdhënien e vendit të tyre me Bashkimin Evropian.
“Çdo vend evropian ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet drejt integrimit evropian. Nga perspektiva jonë, fakti që një vend me nivel të lartë zhvillimi, institucione të konsoliduara dhe integrim të thellë ekonomik me Evropën po i rikthehet kësaj çështjeje dhe po shqyrton sërish afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Evropian dëshmon se projekti evropian vazhdon të mbetet tërheqës, i besueshëm dhe strategjik për vendet e kontinentit”, kanë thënë për REL-in nga MPJ-ja shqiptare.
Maida Gorçeviq, ministre e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, thotë se Podgorica mirëpret çdo hap që e bën Evropën më të bashkuar dhe më të fuqishme dhe se referendumi në Islandë po ndiqet me vëmendje, duke respektuar vendimin e qytetarëve islandezë.
“Është në interes të Malit të Zi që Bashkimi Evropian të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, dhe besoj se politika e zgjerimit kontribuon pikërisht në këtë. Prandaj, ne gëzohemi për çdo hap të ri drejt zgjerimit dhe mbështesim aspiratat evropiane të shteteve që me Malin e Zi ndajnë angazhimin për arritjen e standardeve dhe vlerave evropiane dhe përkatësinë në familjen evropiane”, deklaron për REL-in Gorçeviq.
Mali i Zi vazhdon të jetë i pari në rrugën drejt BE-së, me 18 nga gjithsej 33 kapituj negociues të mbyllur.
Islanda, e cila i filloi negociatat për anëtarësim në vitin 2010 dhe i ndërpreu ato në vitin 2013, ka 11 kapituj negociues të mbyllur përkohësisht.
“Malit i Zi është sot shteti kandidat më i avancuar dhe është i vendosur ta përfundojë pjesën e vet të punës dhe të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian. Por, rrugën evropiane nuk e kemi parë kurrë si një garë në të cilën përparimi i një shteti vjen në kurriz të një tjetri”, thekson Gorçeviq.
Shqipëria, në rast të një votimi pozitiv në referendum, do ta humbiste automatikisht vendin e dytë në listën e vendeve kryesuese, pasi Islanda do të garonte me Malin e Zi, me një mundësi reale për ta tejkaluar këtë vend, duke qenë më e përgatitur për anëtarësim se çdo shtet tjetër kandidat.
“Ne nuk e shohim procesin e zgjerimit si një lojë me rezultat zero, ku përparimi i një vendi përbën humbje për një vend tjetër. Përkundrazi, një rezultat pozitiv në Islandë mund të krijojë momentum të ri politik në nivel evropian për debatin mbi zgjerimin dhe të forcojë bindjen se Bashkimi Evropian mbetet projekti më i suksesshëm politik, ekonomik dhe gjeopolitik në kontinent”, deklaruan për REL nga MPJ e Shqipërisë.
Nga Tirana theksojnë se sa më i madh të jetë konsensusi politik në Evropë në favor të zgjerimit, aq më pozitiv bëhet mjedisi politik për të gjitha vendet kandidate që kanë investuar seriozisht në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.
Islanda, Mali i Zi e Shqipëria dhe disproporcioni me buxhetin e BE-së
Islanda, nga njëra anë, dhe Mali i Zi e Shqipëria, nga ana tjetër, do të kishin një raport pothuajse të kundërt me buxhetin e BE-së.
Nëse Islanda do t’i bashkohej BE-së, ajo do të ishte shteti i tretë më i pasur anëtar për nga të ardhurat për kokë banori dhe do të ishte kontribuuese neto në buxhetin e Bashkimit Evropian.
Anëtarësimi i këtij shteti do të absorbohej lehtësisht nga BE-ja, pasi bëhet fjalë për një shtet të vogël për nga numri i banorëve, me pothuajse 60 për qind më pak banorë se Mali i Zi.
Dallimi thelbësor mes këtyre vendeve qëndron në raportin e tyre me buxhetin evropian. Islanda, si një nga vendet më të pasura evropiane, me shumë gjasë do të ishte kontribuuese neto në buxhetin e BE-së, ndërsa Mali i Zi do të ishte përfituese neto.
Shumë më e varfër, por gjashtë herë më e madhe se Islanda, Shqipëria gjithashtu do të ishte përfituese neto e fondeve të BE-së.
Përfituesi neto nga buxheti i BE-së merr më shumë fonde sesa kontribuon në të, ndërsa kontribuuesi neto paguan më shumë sesa merr prej tij.
Në përgjithësi, vendet më të pasura me bruto produktin shoqëror më të lartë, kontribuojnë më shumë në buxhetin e BE-së, ndërsa vendet më të varfra përfitojnë më shumë.
Kjo e bën Islandën një vend kandidat të pazakontë, pasi anëtarësimi i saj do të nënkuptonte zgjerimin e BE-së me një vend relativisht të pasur, dhe jo vetëm me një vend të ri që do të ishte përfitues i madh i fondeve evropiane.
Pikërisht për këtë arsye, anëtarësimi i Islandës do të përbënte një rast specifik në raport me zgjerimin aktual të BE-së në Ballkanin Perëndimor: ndërsa anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi do të përbënte kryesisht një përfitim financiar për këto vende, Islanda mund të përfaqësonte një kontribut financiar për Unionin.
Pse është i rëndësishëm ky referendum për BE-në dhe rajonin?
Një rezultat pozitiv i referendumit, sipas zyrtarëve evropianë, do të përbënte një nxitje për vendet aktuale kandidate për anëtarësim në BE dhe do të tregonte se zgjerimi është ende i mundur.
Një “po” eventuale në Islandë më 29 gusht, me shumë gjasë, do të çonte në bashkimin e këtij vendi me Malin e Zi në procesin e anëtarësimit.
Shqipëria, e cila konsiderohet një nga vendet kryesuese, por nuk është në grup me Malin e Zi, do ta vazhdonte këtë proces e vetme.
Nga Tirana thonë se një rezultat pozitiv i referendumit në Islandë, së bashku me përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi drejt anëtarësimit, përbën dëshmi të qartë se procesi aktual i zgjerimit është i mirëfilltë, i besueshëm dhe i prekshëm.
“Këto zhvillime nuk duhet të shihen si një diferencim mes vendeve kandidate, por si një konfirmim se Bashkimi Evropian po investon seriozisht në sigurinë, stabilitetin dhe forcën e tij të ardhshme”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.
Marrëdhëniet e veçanta mes Islandës dhe BE-së
Islanda në vitin 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas kolapsit të rëndë të sistemit të saj bankar.
Negociatat e anëtarësimit u hapën në korrik të vitit 2010. U hapën 27 kapituj negociues dhe 11 prej tyre u mbyllën përkohësisht. Qeveria e re euroskeptike e koalicionit i pezulloi negociatat në dhjetor të vitit 2013.
Islanda nuk e ka tërhequr kurrë aplikimin për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2015 kërkoi të mos konsiderohej më vend kandidat.
Nëse qytetarët islandezë votojnë për vazhdimin e negociatave, procesi do të vazhdojë aty ku ka mbetur. Kapitujt e mbyllur nuk do të rihapen, ndërsa do të vazhdojë puna për mbylljen e kapitujve të mbetur negociues.
Kjo është arsyeja pse komisionarja evropiane për Zgjerimin konsideron se, në rast të një rezultati pozitiv të referendumit, Islanda mund ta përfundojë procesin negociues me BE-në në një kohë shumë të shkurtër.
“Si një vend që tashmë është pjesë e Tregut të Përbashkët evropian, Islanda mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit brenda një deri në dy vjetësh”, vlerësoi Marta Kos më 25 gusht, në fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve, Konsujve të Përgjithshëm, Konsujve dhe atasheve ushtarakë në Zagreb.
Megjithatë, edhe nëse negociatat përfundojnë në kohë rekord, anëtarësimi i plotë në BE nuk do të ndodhë brenda natës.
Kjo kërkon ndryshime në Kushtetutë, në mënyrë që të mundësohet transferimi i një pjese të kompetencave sovrane.
Sipas rregullave në fuqi në Islandë, ndryshimi kushtetues duhet fillimisht të miratohet në Parlament, më pas mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe, pas kësaj, i njëjti tekst i ndryshimit duhet të miratohet sërish nga parlamenti i ri i zgjedhur.
Kur një burrë vret gruan me të cilën ka ndarë jetën, kërkimi për një shpjegim shpesh nis te vetë ai.
A ishte i dhunshëm? A kishte probleme të shëndetit mendor? A kishte kërcënuar më parë? A kishte diçka në sjelljen e tij që mund të paralajmëronte atë që do të ndodhte?
Martin Hernan Di Marco është përpjekur t’u përgjigjet këtyre pyetjeve duke intervistuar pikërisht burra që kanë vrarë partneret e tyre.
Një prej gjetjeve që e ka befasuar më së shumti, është se sa pak përputhen ata me përfytyrimin e një vrasësi që mund të dallohet lehtë nga të tjerët.
“Ajo që më ka bërë më së shumti përshtypje është se sa të zakonshëm janë shumë prej këtyre burrave”, thotë Di Marco, profesor në Universitetin Leiden të Holandës, për Radion Evropa e Lirë.
Në një studim të vitit 2024, ai dhe kolegët e tij analizuan 205 burra të burgosur në Buenos Aires: 68 të dënuar për Femicidi është vrasja e qëllimshme e një gruaje ose vajze për shkak të gjinisë së saj, shpesh nga partneri intim ose një anëtar i familjes.ndaj partneres, 73 për vrasje dhe 64 për krime të tjera të dhunshme.
Studimi nuk gjeti dallime domethënëse mes tri grupeve sa i përket psikopatisë.
Autorët e femicidit raportuan më shumë shqetësim psikologjik dhe më shumë histori trajtimi për probleme të shëndetit mendor apo përdorim substancash, por rezultatet nuk mbështetën idenë e një profili të veçantë psikopatologjik që do t’i identifikonte ata.
“Nuk kam gjetur që autorët t’i përshtaten një profili të vetëm, të identifikueshëm”, thotë Di Marco.
Ajo që duket se i dallon, sipas tij, është më shumë mënyra se si përballen me stresin, konfliktin dhe refuzimin.
Në Kosovë, katër gra janë vrarë deri më tash këtë vit.
Për të dyja vrasjet dyshohen bashkëshortët e viktimave – njëri 26 dhe tjetri 81 vjeç. I pari dyshohet se e vrau gruan me armë zjarri, ndërsa i dyti duke përdorur forcë fizike.
Nëse nuk ekziston një profil i burrit që vret partneren, a mund të dallohet rreziku përmes sjelljes së tij?
Shenjat mund të jenë aty shumë më herët
Për Jacquelyn Campbellin, profesoreshë në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, përgjigjja është te modelet e sjelljes dhe faktorët konkretë të rrezikut.
Campbell ka kaluar dekada duke studiuar vrasjet nga partneri intim dhe ka zhvilluar “Danger Assessment” – një instrument për vlerësimin e rrezikut që dhuna ndaj një gruaje të përshkallëzohet në dhunë vdekjeprurëse.
Sipas saj, rreth 70 për qind e burrave që vrasin partneret, kanë ushtruar dhunë ndaj tyre edhe më parë.
Por, kjo nuk do të thotë se policia ka qenë në dijeni.
Në hulumtimet e Campbellit, historia e dhunës është rindërtuar edhe përmes njerëzve të cilëve viktimat u janë rrëfyer para vrasjes – jo vetëm përmes raporteve policore, arrestimeve apo urdhrave mbrojtës.
“Mungesa e raportimeve në polici, e kërkesave për urdhra mbrojtës apo e raportimeve tek autoritetet nuk do të thotë se nuk ka pasur dhunë nga partneri intim”, thotë Campbell për Radion Evropa e Lirë.
Dhe ajo që i paraprin dhunës së rëndë, nuk është domosdoshmërisht fizike.
Di Marco përmend kontrollimin e telefonit, mbikëqyrjen e lëvizjeve të partneres, kufizimin e kontakteve me miqtë dhe familjen, kontrollin e financave dhe përcaktimin se me kë mund të takohet apo si duhet të vishet.
Këto sjellje përfshihen në atë që njihet si “kontroll detyrues” – një model përmes të cilit një partner përpiqet të kufizojë autonominë e tjetrit.
Pjesë e tij mund të jetë edhe përndjekja, qoftë fizike apo përmes telefonatave, mesazheve dhe monitorimit të vazhdueshëm.
“Dhuna fizike është ajo që zakonisht dokumentohet dhe ndiqet penalisht, por shpesh është hallka e fundit e një zinxhiri shumë më të gjatë”, thotë Di Marco.
Problemi, sipas tij, është se sjellje të tilla mund të minimizohen si “xhelozi” apo “posesivitet” nga vetë autorët, njerëzit përreth dhe ndonjëherë edhe nga institucionet.
Kur rreziku rritet
Asnjë sjellje e vetme nuk mund të tregojë me siguri se një burrë do ta vrasë partneren. Por, studimet kanë identifikuar faktorë që shfaqen dukshëm më shpesh në rastet kur dhuna përfundon me vrasje.
Në një nga studimet kryesore të Campbellit dhe kolegëve të saj, rastet e 220 grave të vrara nga partnerët u krahasuan me ato të 343 grave që kishin përjetuar dhunë nga partnerët, por nuk ishin vrarë.
Një nga faktorët më të fortë ishte qasja e autorit në armë.
Kur partneri kishte qasje në armë, gjasat që dhuna të përfundonte me vrasjen e gruas, ishin mbi pesë herë më të larta.
Edhe kërcënimet e mëparshme me armë dhe kërcënimet për vrasje lidheshin me gjasa dukshëm më të larta për femicid.
Një tjetër faktor i rëndësishëm ishte ndarja.
Studimi tregoi se gratë që ishin ndarë nga partneri pas një periudhe bashkëjetese, kishin gjasa më të larta të vriteshin sesa gratë që vazhdonin të jetonin me partnerin abuzues.
Rreziku ishte veçanërisht i lartë kur ndarja ndodhte nga një partner që kishte ushtruar kontroll të madh mbi gruan.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Campbell veçon sidomos një kombinim faktorësh: gruaja ishte larguar nga partneri, ai kishte armë dhe më parë e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Kjo nuk do të thotë se ndarja shkakton dhunën. Por, kur dhuna dhe kontrolli tashmë janë të pranishme, periudha kur gruaja përpiqet të largohet, mund të jetë veçanërisht e rrezikshme.
Campbell veçon edhe kërcënimet e autorit se do të vrasë veten.
Sipas saj, në Shtetet e Bashkuara, së paku 30 për qind e burrave që vrasin partneret, më pas kryejnë edhe vetëvrasje.
Në hulumtimin e saj, burrat që përfunduan duke vrarë partneren dhe veten, kishin më shumë gjasa të kishin kërcënuar më parë me vetëvrasje.
Kur dhuna shihet si mënyrë për të “rivendosur” autoritetin
Intervistat e Di Marcos me burra që kanë vrarë partneret nxjerrin në pah edhe mënyrën se si ata vetë e shpjegojnë dhunën.
Shumë prej tyre nuk e përshkruajnë atë si një shpërthim apo humbje kontrolli. Përkundrazi, flasin për ndjesinë se u ishte cenuar diçka që besonin se u takonte brenda marrëdhënies.
“Respekti, besnikëria, autoriteti…”, thotë Di Marco.
Në këtë kontekst, dhuna paraqitet si përgjigje ndaj asaj që ata e perceptojnë si cenim apo padrejtësi ndaj tyre – qoftë konflikti, refuzimi apo vendimi i partneres për t’u larguar.
“Ky kalim – nga ‘humbja e kontrollit’ te ‘korrigjimi i një padrejtësie të perceptuar’ – është një nga gjetjet më të qëndrueshme dhe më sfiduese në intervistat e mia”, thotë Di Marco.
Për të, kjo nuk mund të ndahet plotësisht nga mënyra se si shoqëria flet për marrëdhëniet dhe maskulinitetin.
“Për shumicën e këtyre burrave dhe, në përgjithësi, për shumë njerëz, dhuna funksionon si një burim: një mënyrë për të kompensuar ose ‘korrigjuar’ diçka që ata e perceptojnë si një padrejtësi që u është bërë”, shton Di Marco.
Një vrasje çdo dhjetë minuta
Përmasat e problemit të femicidit janë globale.
Raporti më i fundit i UN Women dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, UNODC, vlerëson se afro 50.000 gra dhe vajza u vranë nga partnerët intimë ose anëtarët e familjes gjatë vitit 2024.
Kjo është mesatarisht 137 gra dhe vajza në ditë, apo afërsisht një në çdo dhjetë minuta.
Nga rreth 83.000 gra dhe vajza të vrara qëllimisht atë vit, 60 për qind u vranë nga partneri ose një familjar.
Për viktimat burra, vetëm 11 për qind e vrasjeve u kryen nga partnerët apo familjarët.
Të vlerësosh rrezikun, jo të parashikosh vrasjen
Njohja e këtyre faktorëve nuk do të thotë se mund të parashikohet se cili burrë do ta vrasë partneren.
Por, mund të ndihmojë për të dalluar rastet në të cilat një grua përballet me rrezik më të lartë.
Pikërisht mbi këtë parim është ndërtuar edhe “Danger Assessment” i Campbellit.
Instrumenti përmban 20 pyetje për faktorë të tillë si përshkallëzimi i dhunës, kërcënimet për vrasje, qasja në armë, përndjekja, xhelozia e dhunshme, tentativat për mbytje, kërcënimet për vetëvrasje dhe largimi nga partneri pas bashkëjetesës.
Instrumenti nuk synon të përcaktojë nëse një burrë do të kryejë vrasje, por të vlerësojë nivelin e rrezikut për një grua që tashmë përjeton dhunë nga partneri.
Vlefshmëria e tij është testuar edhe me raste të grave që u kanë mbijetuar tentativave për femicid.
Studiuesit arritën në përfundimin se instrumenti mund të identifikojë shumicën e grave që përballen me rrezik të shtuar për t’u vrarë ose për t’iu nënshtruar një tentative për vrasje.
Vlerësimi i rrezikut është sot pjesë edhe e rekomandimeve të Institutit Evropian për Barazi Gjinore, EIGE, për policinë.
Ai rekomandon që institucionet të mos shohin vetëm incidentin e fundit të dhunës, por të marrin parasysh historinë dhe modelin e sjelljes së autorit: kontrollin, kërcënimet, përndjekjen, qasjen në armë, përshkallëzimin e dhunës dhe ndarjen.
EIGE kërkon që në vlerësim të merret parasysh edhe vetë perceptimi i gruas për rrezikun që i kanoset.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur Policinë e Kosovës se si bëhet vlerësimi i rrezikut në rastet e dhunës në familje, cilët faktorë merren parasysh dhe çfarë masash ndërmerren kur vlerësohet se një grua përballet me rrezik të lartë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.
Për studiuesit, pikërisht vlerërsimi i tillë i rrezikut u jep institucioneve mundësinë të ndërhyjnë përpara se të jetë vonë.
“… sepse, ekziston një prirje e fortë shoqërore për t’i përfytyruar autorët si individë monstruozë, krejtësisht të ndryshëm nga të tjerët. Por, burrat që kam intervistuar, në shumicën e aspekteve të dukshme, janë njerëz të zakonshëm. Kjo është shqetësuese, sepse nënkupton se kushtet që prodhojnë këtë lloj dhune, janë të përhapura, e jo të jashtëzakonshme”, përfundon Di Marco.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen sot përpara selisë së PS-së në orën 17:00, për t’i treguar kryeministrit Rama se protesta nuk do të ndalet nëse bën ndonjë ndryshim ministrash, por vetëm nëse largohet ai dhe qeveria e tij.
“Nesër Edi Rama do të thërrasë ministrat tek PS. Sepse ai ka filluar të ngatërrojë rolet mes partisë e qeverisë. Por ne do të jemi aty për të treguar se asnjë ndryshim në qeveri, as në parti nuk e ndal këtë protestë. Ne do të jemi nesër aty për ti kërkuar dorëheqjen Ramës e gjithë qeverisë’ tha mbrëmë njëri prej organizatorëve, ndërsa turma thërriste në kor: Dorëheqje.
“Nesër në orën 17:00 të bashkohemi para PS-së dhe aty ‘t’u urojmë mirëseardhjen ministrave të Ramës që nuk janë ministrat tonë’ tha njëri prej organizatorëve.
Prej 90 ditësh shqiptarët çdo ditë protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama dhe të kryeministrit.
Protestuesit e protestës së 89-të kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke e shtrirë qëndresën e tyre, si çdo natë, përtej sheshit para Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë kaluar para ministrive dhe Bashkisë së Tiranës, për të vijuar më pas drejt qendrës së qytetit, ndërsa kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishte edhe “Arrestoni Ramën!”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur edhe sloganin “Shqipëria kërkon revolucion!”.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Panorama
A negocioi Balla për dorëzimin e Agasit? Gazetari-Berishës: Biznesmeni vuri veton që Taulanti të mos ishte më ministër… nuk e shohin dot me sy njëri-tjetrin
Publikuar më 27.08.2026 nga Shek
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke aluduar se ai ka qenë një ‘dorëzim i kontrolluar’ me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës nga selia blu, duke iu referuar informacioneve të marra nga qytetarët dixhitalë, Berisha tha se të dielën në Elbasan, ka pasur një takim mes Taulant Ballës dhe Ergys Agasit, në një lokal që sipas tij kontrollohej nga ‘karteli’.
Vetë Balla ka zgjedhur që të mos i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit, që në këtë rast duket se nuk janë të bazuara në fakte reale. Gazetari Arsen Rusta, në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se Berisha e di shumë mirë që Taulant Balla dhe Ergys Agasi nuk e shohin dot me sy njëri tjetrin, dhe nuk kanë pasur asnjëlloj marrëdhënie miqësore. Rusta shkon më tej në shkrimin e tij, kur thotë se Agasi ka vendosur veton që Balla të mos ishte më ministër i brendshëm, dhe ka qenë një nga politikanët që nuk e merrte dot në telefon.
SHKRIMI I PLOTË I GAZETARIT
E vërteta që doktori e di më mirë nga të gjithë, por vendos të mos e thotë. Në fakt është përfolur shumë dhe thënë thuajse zero me zë të lartë, ose e bardha mbi të zezë. Doktor, ti e di sa shumë të vlerësoj unë dhe jo vetëm sot, por prej vitesh e në mos dekada. Ndaj më lejo ta them edhe sot publikisht. Ja ke futur kot me versionin “Katunari ka Takuar Ergys Agasin”.
Katunari është Taulant Balla, të cilin po ashtu ti e di që unë s’e fsheh miqësinë (pra vetëm miqësinë) dhe zero interes apo raporte politike me të. E vlerësoj, meqë jemi nga i njëjti qark, ai nga Librazhdi e unë nga Belshi, pra Elbasani.
Zyra e Shtypit e PD-së ka shpërndarë këtë fjalë tuajën: “Berisha: Arrestimi i Agasit ishte arrestim i negociuar. Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal të kartelit në Elbasan”. Doktor, Katunari IM apo Taulanti, rivali yt politik, ka qenë të dielën në atë mbledhjen me emrin “modern” retreat në Pogradec. Ndoshta dikush tjetër mund ta ketë takuar Agasin, por Katunari JO.
E di pse jo? Ti e di, por ta dijë e mileti. Nëse ka një person që vendosi veton që Balla të mos ishte më ministër i Brendshëm, ishte pikërisht Ergys Agasi. E vërtetë apo JO? Fakt është që pasi Agasi e deklaroi këtë kërkesë të tijën, s’kaloi as 10 ditë dhe Taulant Balla u hoq nga Ministër i Brendshëm.
Nëse ka një politikan me të cilin Agasi nuk arrinte të fliste dot, ishte pikërisht Balla dhe, në bindjen time, po aq jeni edhe JU. Pra, as me ju ai as fliste dot e as ju arrinte dot.Me katunarin, vijoni betejat politike e çdo përplasje, por mos e ngatërro me një gjë të cilën ti e di që e vërteta është ndryshe. Pra, jo që s’kanë qenë miq, por sot as shihen dot me sy mes njëri-tjetrit.
ÇFARË DEKLAROI BERISHA
Ergys Agasi u arrestua dje, pasi lëvizi 8 muaj lirshëm. Në Xhafzotaj tek shtëpia e vet, në Manzë dhe pika tjetër e trekëndëshit në Surrel. Se pse shkonte në Surrel, atë ta hetojnë, por udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë në këtë platformë. Pra, Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë. Lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues lëvizte, duhet ta theksoj këtë.
Tani vijmë tek momenti i arrestimit afër shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra, me nallane dhe një polic në timon. Çfarë ishte ky arrestim? Nallanet, pantallonat e shkurtra, polici në timon, të gjitha këto flasin për një arrestim të negociuar.
A ju kujtohet ju kur u dorëzua famozi Balili? U kujtohet apo jo? Nxirruani qytetarëve. Cilin pati shofer famëzi Balili? Ardi Veliun. Edhe ky Shpatarakun. Ai Veliun.
Nuk mund të them me siguri, por qytetarët dixhitalë më kanë informuar se sipas burimeve të tyre policore, e theksoj, ditën e diel në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin.
Vetë qytetari digjital thotë që është mirë të hetohet, por burimi është mjaft serioz dhe i sigurtë. A mori përsipër Taulant Balla negociatat me të në emër të Ramës dhe me porosi të Ramës, nuk mund të them, por qytetari dixhital thotë se është takuar me të.
Agasi është pronar i makinave të blinduara, i makinave më luksoze. Shkoi dhe u gjet në një makinë krejtësisht koti, me shofer policin. Edhe kjo, pra. Janë disa elementë pra, që po t’i lidhësh bashkë, flasin për një arrestim të negociuar.
Ergys Agasi, një prej emrave më të lakuar vitin e fundit, në kërkim prej 8 muajsh për dosjen e AKSHI-t, ra ditën e mërkurë (26 Gusht) në prangat e Policisë, në një operacion që u zhvillua mes BKH-së dhe Forcave Operacionale. Agasi ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që dyshohet se përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë brenda vendit, dhe lëvizte nën shoqërinë e ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për 7 vepra penale, përfshirë korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera, dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal./SHEKULLI
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e punonjëseve shqiptare me profesionin rrobaqepëse, për t’u punësuar në fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali.
Nga njoftimet e publikuara mësohet se punonjëseve u ofrohet punësim i rregullt në Itali, me kontratë pune sipas rregullave italiane. Paga neto nis nga 1,300 euro në muaj.
Sipas njoftimeve, gjithashtu punonjëset përfitojnë 13 paga vjetore, pushime të paguara, akomodim të siguruar nga punëdhënësi, kushte pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Për aplikim kërkohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në ndërmarrjet fason në Shqipëri.
Monitor kontaktoi një prej agjencive të ndërmjetësimit, e cila sqaroi se kandidatet që kërkohen për t’u punësuar si rrobaqepëse në fabrikat italiane duhet të kenë eksperiencë pune në sektorin fason të veshjeve në Shqipëri dhe të jenë të grup-moshës 20 deri në 50 vjeç.
Përveç punësimit kompania ofronte edhe akomodimin. Ofertat për punësim sipas agjencisë vijnë nga fabrika të prodhimit të veshjeve të linjta në Pisa, Bergamo dhe Peruxhia.
Pse Italia po kërkon rrobaqepëse shqiptare?
Rekrutimi i punonjëseve shqiptare për fabrikat italiane vjen në një kohë kur edhe industria italiane e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Unioncamere ( Unioni Italian i Dhomave të Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë) dhe Ministrisë Italiane të Punës, përmes Sistemit Informativ Excelsior, kompanitë italiane parashikojnë rreth 568 mijë hyrje të reja në punë për muajin korrik 2026 dhe rreth 1,5 mln gjatë periudhës korrik–shtator.
Në industrinë e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve parashikohen rreth 7 mijë hyrje në korrik dhe rreth 20 mijë gjatë tremujorit. Vështirësia për gjetjen e punonjësve në këtë sektor arrin në 56.2%, duke evidentuar një mospërputhje të konsiderueshme mes kërkesës së kompanive dhe ofertës së fuqisë punëtore.
Në të gjithë sektorët, 42.6% e pozicioneve të parashikuara për t’u plotësuar në Itali rezultojnë të vështira për t’u mbushur. Kjo tregon se mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem të rëndësishëm edhe për kompanitë italiane.
Po ashtu një nga arsyet edhe rregullorja për forcimin e rregullave të produkteve të pashitura për veshje dhe këpucë, ku ndalohet riciklimi i tyre. Rregullorja europiane 2024/1781 parashikon që për kompanitë e mëdha, ndalimi i shkatërrimit të këtyre produkteve të zbatohet nga 19 korriku 2026, ndërsa për kompanitë e mesme nga 19 korriku 2030.
Rregullat e reja po sjellin edhe ndryshime në menaxhimin e prodhimit dhe stokut të kompanive europiane. Për prodhuesit italianë të veshjeve transferimi i fabrikës në vendin e tyre, duke e larguar nga shtetet aziatike apo afrikane ku u transferuan për shkak të kostos të lirë së fuqisë punëtore, do të thotë se mund të menaxhojë më lehtë sasinë e prodhimit dhe stokut që nuk lejohet më të riciklohet, por vetëm të dhurohet.
Por rekrutimi i rrobaqepëseve shqiptare për në Itali po krijon një kontrast për industrinë fason në vend.
Prej vitesh, përfaqësuesit e sektorit fason në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Në vitin 2023 drejtues të sektorit kanë folur për një nevojë që arrinte deri në 20 mijë vende të lira pune.
Mungesa e punonjësve ishte aq e theksuar sa shumë fabrika nisën të rekrutonin gra nga Nepali Filipinet dhe Birmania për të plotësuar vendet vakante.
Në të njëjtën kohë, kompanitë nisën të hapnin linja të reja prodhimi deri në zonat rurale, aty ku më parë nuk kishte industri fason. Kjo krijoi edhe një tendë të re për sektorin, duke nisur të zhvillohej industria atje ku nuk ekzistonte më parë.
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e punonjëseve shqiptare me profesionin rrobaqepëse, për t’u punësuar në fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali.
Nga njoftimet e publikuara mësohet se punonjëseve u ofrohet punësim i rregullt në Itali, me kontratë pune sipas rregullave italiane. Paga neto nis nga 1,300 euro në muaj.
Sipas njoftimeve, gjithashtu punonjëset përfitojnë 13 paga vjetore, pushime të paguara, akomodim të siguruar nga punëdhënësi, kushte pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Për aplikim kërkohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në ndërmarrjet fason në Shqipëri.
Monitor kontaktoi një prej agjencive të ndërmjetësimit, e cila sqaroi se kandidatet që kërkohen për t’u punësuar si rrobaqepëse në fabrikat italiane duhet të kenë eksperiencë pune në sektorin fason të veshjeve në Shqipëri dhe të jenë të grup-moshës 20 deri në 50 vjeç.
Përveç punësimit kompania ofronte edhe akomodimin. Ofertat për punësim sipas agjencisë vijnë nga fabrika të prodhimit të veshjeve të linjta në Pisa, Bergamo dhe Peruxhia.
Pse Italia po kërkon rrobaqepëse shqiptare?
Rekrutimi i punonjëseve shqiptare për fabrikat italiane vjen në një kohë kur edhe industria italiane e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Unioncamere ( Unioni Italian i Dhomave të Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë) dhe Ministrisë Italiane të Punës, përmes Sistemit Informativ Excelsior, kompanitë italiane parashikojnë rreth 568 mijë hyrje të reja në punë për muajin korrik 2026 dhe rreth 1,5 mln gjatë periudhës korrik–shtator.
Në industrinë e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve parashikohen rreth 7 mijë hyrje në korrik dhe rreth 20 mijë gjatë tremujorit. Vështirësia për gjetjen e punonjësve në këtë sektor arrin në 56.2%, duke evidentuar një mospërputhje të konsiderueshme mes kërkesës së kompanive dhe ofertës së fuqisë punëtore.
Në të gjithë sektorët, 42.6% e pozicioneve të parashikuara për t’u plotësuar në Itali rezultojnë të vështira për t’u mbushur. Kjo tregon se mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem të rëndësishëm edhe për kompanitë italiane.
Po ashtu një nga arsyet edhe rregullorja për forcimin e rregullave të produkteve të pashitura për veshje dhe këpucë, ku ndalohet riciklimi i tyre. Rregullorja europiane 2024/1781 parashikon që për kompanitë e mëdha, ndalimi i shkatërrimit të këtyre produkteve të zbatohet nga 19 korriku 2026, ndërsa për kompanitë e mesme nga 19 korriku 2030.
Rregullat e reja po sjellin edhe ndryshime në menaxhimin e prodhimit dhe stokut të kompanive europiane. Për prodhuesit italianë të veshjeve transferimi i fabrikës në vendin e tyre, duke e larguar nga shtetet aziatike apo afrikane ku u transferuan për shkak të kostos të lirë së fuqisë punëtore, do të thotë se mund të menaxhojë më lehtë sasinë e prodhimit dhe stokut që nuk lejohet më të riciklohet, por vetëm të dhurohet.
Por rekrutimi i rrobaqepëseve shqiptare për në Itali po krijon një kontrast për industrinë fason në vend.
Prej vitesh, përfaqësuesit e sektorit fason në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Në vitin 2023 drejtues të sektorit kanë folur për një nevojë që arrinte deri në 20 mijë vende të lira pune.
Mungesa e punonjësve ishte aq e theksuar sa shumë fabrika nisën të rekrutonin gra nga Nepali Filipinet dhe Birmania për të plotësuar vendet vakante.
Në të njëjtën kohë, kompanitë nisën të hapnin linja të reja prodhimi deri në zonat rurale, aty ku më parë nuk kishte industri fason. Kjo krijoi edhe një tendë të re për sektorin, duke nisur të zhvillohej industria atje ku nuk ekzistonte më parë.
Fasonët u shkojnë punonjësve te “dera”, hapin linja të reja prodhimi për zonat rurale
Edhe së fundmi fabrika të sektorit të veshjeve të industrisë fason në Tiranë pohuan për Monitor mungesën e fuqisë punëtore vendase. Për rrjedhojë po punësojnë gra të huaja nga shtetet aziatike.
Po teksa ndër vite kompanitë shqiptare kanë ngritur shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore, numri i të punësuarve në sektor ka ardhur në rënie.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 në sektorin e tekstileve dhe këpucëve ishin të punësuar rreth 41,2 mijë persona. Prej tyre, rreth 25 mijë punonin në industrinë e tekstileve dhe 16,2 mijë në sektorin e këpucëve. Krahasuar me vitin 2022, numri i të punësuarve në këto industri ishte ulur me rreth 8 mijë persona, ose 19.4%.
Problemet e sektorit nuk lidhen vetëm me mungesën e fuqisë punëtore.
Fasonët janë përballur edhe me rënien e kontratave dhe porosive, forcimin e lekut dhe rritjen e kostove të punës. Këta faktorë kanë sjellë jo vetëm shkurtim të vendeve të punës, por edhe mbylljen e disa fabrikave./Monitor
Kur qeveria njoftoi shtetëzimin e konçesionit të pullave fiskale, shumë njerëz ndoshta u gëzuan. Pjesa dërrmuese e konçesioneve në Shqipëri, në mos të gjitha, kanë qenë thjesht afera korruptive, siç dëshmojnë dosjet e SPAK, dhe rikthimi i shërbimeve të privatizuara në sferën publike dukej si një korrigjim i drejtë. Por gjërat mund të shkojnë nga keq në më keq akoma.
Shteti që konçesiononte tashmë po shndërrohet në një kompani gjigande guackë, që bën të njëjtën gjë si konçesionet, por më djallëzisht. Duke përdorur shtetëzimin si mbulesë.
Pullat fiskale ishin dallëndyshja e parë e regjimit të ri hibrid. Qeveria shqiptare ngriti një kompani të quajtur Albtrace për të kryer shërbimin, që deri më dje e kryente me konçesion një kompani private e quajtur SICPA.
Por Albtrace është një ortakëri privato-shtetërore, ku shteti zotëron 51 për qind të aksioneve përmes Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, ndërsa 49 për qind mbahen nga një kompani arabe e quajtur O AND S Security Solutions L.L.C.
Vitin e kaluar, Albtrace gjeneroi në total 592 milionë lekë ose rreth 6.3 milionë euro të ardhura. Nga këto 480 milionë lekë ose mbi 5 milionë euro shkuan tek aksioneri O AND S Security Solutions L.L.C, ndërsa në Shqipëri ngelën vetëm 1 milionë euro për pagimin e rrogave të punonjësve.
Pra, ajo që ndodh është kjo. Paratë u merren bizneseve shqiptare nga Albtrace, që gjoja është kompani shtetërore, por 80 për qind të tyre Albtrace i çon tek aksioneri i saj privat nga Arabia, duke blerë atje çdo gjë, nga lënda e parë deri tek shërbimet e konsulencës.
Me pak fjalë Albtrace është thjesht ura që transferon paratë tek privati ose guacka që mbulon përfituesit e vërtetë të parave.
Dhe ky ishte vetëm viti i parë i kompanisë. Pasi tani asaj i është shtuar edhe një tjetër monopol përveç atij të pullave. Ky është shërbimi i shënjimit të karburanteve dhe gjurmimi i tranzitit, që më parë njihej si konçesioni i markimit.
Këto dy monopole e çojnë biznesin total të Albtrace në mbi 10 milionë euro në vit dhe paratë do të vazhdojnë të fluturojnë në Arabi. Ky është një biznes monopol i ndërtuar me dhunën e ligjit.
Por Albtrace ishte vetëm dallëndyshja e parë e regjimit të ri. Shumë shpejt modeli u replikua në sektorin e shëndetësisë.
Qeveria ngriti një shoqëri aksionere të quajtur Operatori i Sterilizimit, i cili do të kryente shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, që deri më dje kryhej nga koncesionari i diskretituar Saniservice.
Por Operatori, i cili është kafshuar fort nga aktorët privatë, bën praktikisht të njëjtën gjë si Albtrace. Pas më shumë se një viti në funksion, operatori shtetëror nuk ka as makina për të transportuar instrumentet kirurgjikale nëpër spitalet e vendit, por shërbimin e nënkontrakton. Ku? Tek ish drejtori i koncesionarit të Sterilizimit, një personazh i quajtur Artan Lleshi.
Për të vazhduar parodinë e hipokrizisë, së fundmi Operatorit Shtetëror te Sterilizimit iu kaluan dhe dy shërbime të tjera monopol, që deri më tani ishin me konçesion; dializa dhe check up-i. Por pa u mbushur një muaj nga data që qeveria gjoja shtetëzoi shërbimin e dializës, Operatori hapi tender për privatizimin sërish të shërbimit për 4 vjet. Fatura që do të paguajnë shqiptarët për këtë shërbim është rritur me më shumë se 35 për qind krahasuar me kohën që e kishte privati me konçesion.
Pra Operatori i Sterilizimit është thjesht guacka që krijon idenë e shtetit, por që në derën e pasme çon paratë tek privatët me proçedura të dyshimta. Por shërbimet nuk mjaftojnë. Tashmë modeli do të replikohet edhe tek blerja e ilaçeve.
Edhe këtu skema do të jetë e njëjtë. Një shoqëri shtetërore, e cila do të marrë monopolin e furnizimit të Shqipërisë me ilaçe, por që do të bëjë guackën për të dërguar paratë tek një privat nga izraeli, i cili është miku personal i kryeministrit.
Dhe nëse tre raste nuk mjaftojnë për të provuar se shteti dhe institucionet e tij po shndërrohen mirëfilltazi në një kuti postare offshore, i katërti është edhe më i madh. Ky quhet Kayo.
Shoqëria aksionere e ministrisë së Mbrojtjes është një guackë gjigande, e cila praktikisht privatizon drejtëpërdrejtë buxhetin publik të Mbrojtjes përmes bijave të saja në ortakëri me privatët. Kayo është një kuti postare gjigande e krahasueshme me ishujt Kayman.
Por ky tani është një fenomen sistemik. Guackat e reja po ndërtohen me shpejtësi në çdo qelizë të shtetit. ADS, kompania e shërbimeve dixhitale do të marrë monopolin e tenderave të AKSHI-t, por pas saj do të ketë privatë. Tek karburantet, Edi Rama ka paralajmëruar të njëjtën gjë.
Pra i gjithë shteti po shndërrohet në një guackë gjigande, që ka dy funksione. Të dobësojë disiplinën buxhetore dhe të fshehë përfituesit e vërtetë të parave publike me përrallën e bukur të shtetëzimit. Ironia në të gjithë këtë është fakti se në forumet e ditës, mendimtarët e ekonomisë janë duke debatuar mbi shqetësimin e qeverisë e madhe dhe shtetëzimeve.
Por ky nuk është shtetëzim. Ky është një regjim plaçkitje dhe dobësimi sistematik i shtetit deri në gërryerjen e themeleve të tij. Për ata në spektrin e majtë, që menduan qoftë edhe për një moment se qeveria po mbyllte me të vërtetë epokën e konçesioneve grabitqare mbetet vetëm kthimi me këmbë në tokë.
Populli me urtësinë e tij thotë që për sa kohë në kuzhinë do jenë të ndenjurat, në tryezë ka për të patur vetëm një gjellë. Bien servi./ Kapitali
Derisa zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për t’i shuar zjarret në disa vende në Serbi, në rrjetet sociale dhe në disa media po përhapen pretendime të ndryshme rreth shkaktarit të zjarreve.
Nga thashethemet rreth shkaqeve deri te akuzat kundër shtetit për mosreagim në kohën e duhur, disa nga informacionet që kanë dalë në publik nuk janë konfirmuar.
Radio Evropa e Lirë ka hulumtuar se çfarë dezinformimi po e shoqëron luftën kundër zjarreve.
“Top zjarri” nga Kosova
Një “top zjarri” u lëshua gjoja nga Kosova në Serbi.
Disa portale dhe media proqeveritare në Serbi raportuan më 23 gusht se gjoja një pajisje ndezëse është lëshuar nga Kosova për të shkaktuar zjarr në Serbi.
Ato iu referuan informacioneve jozyrtare dhe një videoje që dyshohet se tregon rënien e atij mjeti.
Një ditë më vonë, presidenti Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Kralevë, në Serbinë qendrore, deklaroi se ishte gjetur një “armë me parashutë”.
“Qëllimi është i qartë, por hetimi është ende duke vazhduar”, tha Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar në lidhje me “topin e zjarrit” gjoja të lëshuar nga Kosova.
Ai nuk specifikoi se nga është lëshuar apo ku është gjetur, por tha se “kemi forca të konsiderueshme në atë zonë, kështu që të gjithë po kryejnë hetime”.
Mjeti i gjetur i ngjan një sonde meteorologjike
Fotografia e pajisjes e publikuar nga mediat në Serbi nuk është gjeneruar nga inteligjenca artificiale, sipas mjeteve të disponueshme për verifikimin e vërtetësisë së pamjeve.
Mjeti, i cili nuk u përfshi nga flakët, ka një pjesë të ndërtimit të saj që i ngjan më shumë një sonde meteorologjike për matjen e kushteve të motit.
Këto sonda dërgohen në atmosferë duke përdorur balona meteorologjike dhe kanë një parashutë të vogël, si ajo në të cilën ishte bashkëngjitur mjeti në fotografitë e publikuara.
Në rastin e sondave meteorologjike, kur një balon shpërthen në lartësi të madhe, parashuti shërben për ta ulur në mënyrë të sigurt pajisjen matëse në tokë.
Një fotografi e një pajisjeje të gjetur në oborrin e një shtëpie në Los Anxhelos në qershor 2025.
Strehët e sondave shpesh janë bërë nga materiale të lehta si stiropoli, ose tuba plastike, por ndryshe nga pajisja nën hetim nga autoritetet serbe, sondat zakonisht janë të pajisura me instrumente të dukshme matëse, një transmetues GPS dhe një bateri.
Në pajisjen e fotografuar nuk duken këta përbërës standardë, por më tepër një tub i plotë dhe i mbyllur.
Një fotografi e mjetit, që gjoja është lëshuar nga Kosova në Serbi, siç është publikuar nga portali Informer më 23 gusht 2026.
Tubi është i vulosur me shenjën Lot 1048, që tregon origjinën e tij nga fabrika, që do të thotë se është një tub plastik i prodhuar komercialisht.
Tri ditë pas akuzave për gjetjen e një “arme parashutë”, autoritetet serbe nuk dhanë hollësi të mëtejshme.
Sipas Vuçiqit, hetimi po kryhet nga autoritetet kompetente të policisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA).
Radio Evropa e Lirë dërgoi kërkesa në të tri adresat me pyetje në lidhje me hetimin, por nuk e mori asnjë përgjigje.
Përgjigje nuk dha as Zyra e Prokurorit Themelor në Novi Pazar, për të cilën mediat raportuan se kishte urdhëruar një hetim.
Menjëherë pas publikimit të pretendimit për një pajisje ndezëse nga Kosova, Policia e Kosovës i hodhi poshtë akuzat.
“Asnjë lloj arme e tillë, siç është paraqitur në media, nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, tha Policia e Kosovës.
Gjithashtu u tha se njësitë e Policisë së Kosovës nuk vunë re asgjë të ngjashme të hedhur nga Kosova në territorin serb.
Lajmi për pajisjen e dyshuar ndezëse nga Kosova u publikua një ditë para vizitës së Vuçiqit në Distriktin e Rashkës – Novi Pazar, Rashkë, Kralevë, të cilat janë në rrugë drejt kufirit me Kosovën.
Vizita e Vuçiqit në Delibllat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitoi më 23 gusht me helikopter zonën e shkretëtirës së Delibllatit, ku zjarri i parë shpërtheu më 21 korrik, ndërsa situata u përkeqësua nga 5 gushti.
Pas vizitës, Vuçiq, gjatë një bisede me zjarrfikësit, tha se përmasat e shkatërrimit të bimësisë dhe pyjeve janë të mëdha.
Por, ai ndau edhe një vlerësim nga vetja.
“Është shumë e çuditshme, në njëfarë mënyre është e shpërndarë me pika. E pashë edhe në ato pjesët që keni prerë; zjarri kalon në një pjesë të vogël dhe pastaj nuk ka më asgjë, gjithçka është e gjelbër, dhe pastaj përsëri një pikë, gjithçka është e zezë nga zjarri… është vërtet e çuditshme”, tha Vuçiq.
“Sikur njeriu të ishte një teoricien i marrë konspiracionesh, mund t’i shkonte mendja për gjithfarë gjërash”, shtoi ai.
Megjithatë, ai tha se ka dëgjuar se problemi më i madh ka qenë era, e cila ka ndryshuar drejtim.
“Sapo arrini të shpëtoni një pjesë, zjarri shkon në një tjetër. Era ndryshon drejtim brenda ditës”, tha Vuçiq.
Nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj këtyre akuzave nga presidenti.
Por, para deklaratës së tij, autoritetet po shpjegonin se si po përhapej zjarri.
Kështu, drejtori i përgjithshëm i kompanisë për mbrojtjen e pyjeve “Vojvodinašume”, Roland Kokai, deklaroi më 8 gusht se zjarri në shkretëtirën e Delibllatit nuk ishte specifik, pasi atje era fryen në tri drejtime.
Ai deklaroi se zjarri është për këtë arsye i paparashikueshëm dhe se, meqenëse është një pyll me pisha, një boç pishe mund të fluturojë shumë larg si një zjarr i egër.
“Era fryn nga ky drejtim një herë, pastaj ndryshon drejtim dhe nuk mund të kontrollohet”, tha Kokai në atë kohë.
Gjithashtu, sipas një deklarate nga “Vojvodinašume” më 6 gusht, atë ditë pati temperatura të larta dhe erëra me forcë dhe drejtim të ndryshueshëm, të cilat çuan në përhapjen dramatike të zjarrit.
Ekspertët thonë se druri i pishës digjet shpejt dhe fort, shpesh si flakë, për shkak të sasisë së madhe të rrëshirës, gjilpërave të thata dhe koneve.
Parku i erës, nafta dhe gazi
Në mediat sociale, disa komente rreth shkaqeve të zjarrit në shkretëtirën e Dellibatit deklaruan gjithashtu se duhet të hetohet nëse investime, si ndërtimi i një parku, ishin planifikuar në zonë.
Më 26 gusht, ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Handanoviq, iu përgjigj këtyre akuzave duke pretenduar se nuk ishte planifikuar ndërtimi i ndonjë parku.
“Zjarri nuk ‘liron hapësirë’ për ndërtim. Delliblati mbetet një burim natyror i mbrojtur”, tha ajo në Instagram.
Vuçiq tha gjithashtu, më 23 gusht, se ishte gënjeshtër që zjarret në Delliblat ishin vënë qëllimisht për investime, ose më saktë sepse në zonë u gjetën naftë dhe gaz.
“Do të doja të ishte gjetur naftë dhe gaz, madje më dhanë një raport nga njësitë e helikopterëve se ishte e pamundur që zjarri të shpërthente në atë mënyrë dhe se duhet të ketë fusha nëntokësore gazi diku, por nuk ka asgjë nga gazi ose nafta”, pohon Vuçiq.
Reagimi i Prokurorisë ndaj “përhapjes së dezinformatave”
Më 22 gusht, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik (ZLP) në Beograd njoftoi se do të lëshonte një urdhër për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personat që po përhapin lajme të rreme në lidhje me zjarrin në shkretëtirën e Delliblatit në mediat sociale.
Prokuroria deklaroi se urdhërarresti u lëshua për shkak të dyshimit se këta individë kryen veprën penale të shkaktimit të panikut dhe trazirave, por nuk specifikoi se për cilat deklarata specifike bëhej fjalë.
Departamenti Special i Prokurorisë së Shtetit për Krimet e Teknologjisë së Lartë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me rezultatet e atij hetimi deri në kohën kur u botua ky artikull.
Kodi Penal i Serbisë përcakton se kushdo që, duke paraqitur dhe përhapur lajme dhe pretendime të rreme, shkakton panik ose prishje serioze të rendit publik, ose pengon ndjeshëm zbatimin e masave nga autoritetet shtetërore, dënohet nga tre muaj deri në tre vjet burgim dhe me gjobë.
Ligji gjithashtu përcakton se nëse vepra kryhet përmes medias ose mjeteve të ngjashme ose në një tubim publik, kryesi do të dënohet për gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.
Profesoresha e drejtësisë: Publiku ka të drejtë të bëjë pyetje në lidhje me zjarrin
Vesna Rakiq Vodineliq, profesoreshë e Drejtësisë, i thotë Radios Evropa e Lirë se jurisprudenca vendase ka vendosur një vijë ndarëse midis të drejtës së publikut për të ditur dhe përhapjes së panikut.
Ajo shpjegon se në çështjet me interes publik, veçanërisht ato që mund të përbëjnë rrezik për një numër të paspecifikuar njerëzish, publiku ka të drejtë të dijë dhe të pyesë se si ndodhi zjarri.
“Fakti që teori të ndryshme po shfaqen në publik, në internet dhe në rrjetet sociale, nëse zjarri është vënë, nëse e ka vënë Qeveria, nëse Qeveria ka ndonjë interes për të ndërtuar diçka atje, është pasojë e asaj që po transmeton vetë Vuçiq”, vlerësoi ajo.
Ajo vlerëson gjithashtu se “në një organizatë të tillë shtetërore, nuk mund të verifikohet me besueshmëri ajo që dëgjohet në publik”, sepse, siç beson jo, nuk ka besim në gjyqësor dhe polici.
“Nuk është përhapje paniku nëse pyesni veten se çfarë ka ndodhur, nëse pretendoni se dini diçka ose keni dyshime për shkakun, nëse nga ana tjetër nuk kemi informacion të besueshëm nga e njëjta zyrë prokurori se si filloi zjarri”.
Një prej qytetarëve në protestën e 88-të para Kryeministrisë ka bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë atyre që, sipas tij, kanë kryer krime ndaj shqiptarëve.
“Të gjithë këta këtu të arrestojnë Edi Ramën. T’i fusim në burg të gjithë. Kanë bërë krime me shqiptarët. Kanë mbushur burgjet, kanë marrë pronat e tyre”, u shpreh protestuesi.
Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrim kundër qeverisë. gsh
C’far nuke ndodh,???cfare po degjojm
paskane te drejte
Opozitaret