Ishim pese. Vajtje ardhjet neper çdo cep te Shqiperise u bene te mundimshme, me falni, ishim gjashte me gjithe Gringon. Pastaj mbetem dy, ja, qe e harrova prap Gringon, ate qen race te kulluar terier barboncino, nje kelysh i falur, krejt i zi me leshrat kacurrele deri ne fund te kembeve, dhe syte si thenjgjij, qe i sterronin, nuk i dukeshin, vec gjuha e kuqe kur e nxirrte per te na lepire. Per hir te Gringos, mbetem tre. Montazhieri, operatori, shoferi, u hoqen, regjisori, ky miku im, i bente te gjitha vete, pervec skenarit. Po Gringo ishte llups dhe nje dite, miku im me tha; Kot te mbaj dhe ty, e c’ben, ca fjale koti. Ishte shume nervoz, nuk e di perse, donte te mbetej vetem me qenin e tij. Dhe e bente. Nuk fola. E doja shume, dreqin, po nuk e dija pse i kishin hipur xhindet. Dola pa i folur dhe ika. Ishte nje fondacion amerikan qe na financonte per dokumentaret, pra, paret vinin prej andej. Pasdite me merr ne telefon; Jam poshte pallatit, zbrit, po shkoj te marr rere per mutin e maces. Keshtu fliste, nuk i pelqenin mbeshtjelleset e bukura te karameleve, i vinte pas midese gjuha e drejtperdrejt qe perdorte turma. Nuk i zume me goje fjalet e paradites. Shkuam ne plazh. Shkreti. Vetmi. Vjeshte e trete. Nxori nga bagazhi nje kove plastike dhe nje lopate dhe mbushi koven me rere. Gringo na vinte verdalle. Me shikonte me syte me te pafajshem ne bote dhe me nxirte gjuhen e kuqe. Donte te me lepinte, donte te lepinte dhe ata pak kalimtare qe ndalonin dhe i buzeqeshnin. Ai, me ate gjuhez ishte gati te lepinte dhe papen dhe Zani Çaushin, po ta perkedhelnin. As si Gringo s’ishim. Prandaj s’ndahej miku im prej tij. Dhe kesisoj duhej ta kishe mire me Gringon, ta mbaje ne preher nje cope udhe gjate kthimit per ne Tirane, qe ta kishe mire dhe me te zotin. Eshte kater vjec, Roland, me moshen e njeriut i bie te jete tridhjete, jeton deri 20 vjec, po kur te vdese? Ç‘do te bej une? Asgje, i thashe. Je ne vete, po a ta merr mendja se Gringo dhe ti me keni mbetur? Thuaj djalit te ma beje Gringon me bojera vaji. I thashe djalit, qe atehere ishte ne lice, i dhashe fotografine e Gringos dhe ai e beri shpejt per dy dite, se s’te linte telefoni qe binte; E mbaroi? Pastaj me dha nje fotografi te maces se gruas, ta bej dhe kete, me tha, se kur te vdese dhe kjo, ta kemi ne pikture. T’i beje bashke faqe me faqe, megjithese grinden, se i zene vendin njeri tjetrit ne divan.
E mbante Gringon te kembet kur flinte. Ne pese ai e zgjonte duke e lepire ne fytyre dhe kur i zoti vonohej, i terhiqte jorganin dhe e zbulonte. Dilte pa zbardhur me Gringon, qe e leshonte perpara, futeshin te kafja e Cufit, porosiste dy kafe me biskota. Ia derdhte kafen ne pjate dhe qeni e lepinte duke perlare dhe biskotat qe ai ia shkermoqte ne pjate dhe ia trazonte me kafen. Gringo ulej ne karrige, ngrihej, mbeshteste kembet e para ne tryeze dhe shikonte te zotin ne sy me padurim duke levizur koken majtas djathtas; E, pra, me jep kafen me biskota! Ishte ritual i perditshem ky. Pastaj conte Gringon ne shtepi. Vinte “prizat” ne te kater anet e lagjes, aty te rruga tregtare perbri me drejtorine e policise, kundruall kinemase se re, bente “tokezimin” dhe ia fillonte muhabetit me te gjithe njerezit qe kalonin aty pari; kasape, kepucare, tregtar butikesh, kafexhinj, qen rrugace qe iu kishte vene emra, nje kope qe shtohej cdo dite dhe ta shikonit si i shkelqenin syte me qente, si i dilnin lot nga mallengjimi, pastaj iu leshonte batuta laperdhare pleqve qe kerkonin pak divertiment dhe iu shkelte syrin; Atje po shkoni? Kujdes, mos e coni doren te vendi se e hengret..kishte kohe qe kinemaja e Re ku ata humbnin tere paraditen, ishte kthyer ne kinema porno.
E kush nuk e njihte? Ne ato ec e jake te mengjesit, merrej politika si top futbolli dhe hante nja dy tre penallti qeveria, qe gjithmone dilte e mundur, po jo gjer ne ate cak sa te binte. Se miku im kishte pune, pra, kishte me cfare te merrej. Grindej me kryetarin e Kushtetueses qe pat ngritur brenda nates nje shtese kati dhe ia kishte nxjerre jashte fushe dritaren e dhomes se gjumit. Topi i zuri dhe rrugen e makines, aty u ndertua nje gjelltore e madhe per vaki dhe dasma, u grind e u be cope me pronarin, i cili e lejoi te parkonte falas ne parkingun e lokalit. Hajde c’behej, prona publike si mall belik; merr se s’te thone gje. Ne oborrin e brendshem te pallatit doli nje fakir dhe vendosi gjoba per makinat qe parkonin aty. Ishte pronari i truallit. Nje tjeter pronar hapi themelet e nje pallati. Pastaj, si ishte karikuar mire e mire, miku im, hiqte “prizat” dhe niseshim per te xhiruar dokumentarin e radhes. Mbi 100 dokumentar kryq e terthor, neper skerka e humbetira, fshatrave malore, rrafshinave, lumenjve, deteve, ne nje kerkim te cuditshem.. te heronjve. Po a kishte heronj? Kjo pyetje ishte e natyrshme te behej ne ate kohe kallashnikovesh e zjarresh kur shefi yne amerikan, Shelli, qe Saimiri ia kishte shqiperuar, i therrriste, Llesh, na thoshte; Kini kujdes, zgjidhni hotelet me te mire, siguroni kamerat se kane kushtuar nje djall e gjysme!
Te fabrika e kepuceve me dy mije punetore, me pronare italiane ( kishin lene jugun e Italise, ku punetori paguhej 1000 euro, per t’i dhene fakirit shqiptar 100 euro, i cili megjithate ishte i kenaqur, se te pakten kishte siguruar pune. ) Ora 7 e mengjesit. Te porta shtyheshin mbi 300 gra e vajza. Kerkonin pune. Hapuni, hapuni, goca, therriste Saimiri dhe kur pa ato sy ne ethe, plot vuajtje, ato vajza aq te reja qe kishin pritur tere naten te ajo porte e mbyllur, u be tjeter njeri, doli jashte dhe filloji t’i pyese per gjithcka, ndersa ato perserisnin po ate avaz; aman, aman, na gjej pune! Hyme brenda dhe takuam drejtoreshen shqiptare. Do ta besh per mua, i tha Saimiri, m’i fut ne pune ato gocat e vogla, se kishin hall..Sa? i tha ajo. Te gjitha. S’e bej dot, zgjidhi ti nja 15 dhe i marr une.. Ne pushim erdhi makina e qumeshtit, po sic erdhi, ashtu dhe u kthye, asnje arke s’u zbraz..Duhet ta pijne qumeshtin, tha doktori, se kane pune me helme, po e kursejne, e marrin para te thate ne dore, gjithsej 5 mije leke te vjetra ne muaj..Pastaj vajzat qe nxoren fotografite, kur Saimiri i pyeti per te dashurit, ato ishin fejuar pa i njohur, me fotografite, se te dashurit punonin jashte. Ishte nje skene e dhimbshme, vecanerisht kur shikoje ato vajza te vogla, aq te fresketa, naive, te pafajshme, qe kishin ne syte e kapitur dhe ndonje shprese te vaket. Prapa fabrikes ishte nje geto e pafundme, mbi njemije shtepi kasolle dhe mijera njerez, te gjithe te ardhur. Kepuca elegante, me nje dizajn aq fin, mbante firmen; Made in Albania. E pashe dhe ne dyqanet e luksit ne Manhattan. Drejtoreshe, dua te me besh dhe nje nder tjeter, i tha Saimiri, ketu afer eshte nje qender pleqsh te braktisur, nje mjerim qe s’e harroj dot, me jep ca kepuce t’jua coj. Thesi me 35 pale kepuce mbeti mbi tryezen kryesore ne dhomen e madhe ku qendronin ulur mbi dyzete pleq e plaka me sy te terratisur, sikur kishin shkuar me kohe ne ate dynja. Asnje nuk foli, nuk iu bene kurrfare pershtypje ato kepuce qe Saimiri i nxorri nga thesi dhe iu thoshte t’i provonin. Po ata me kohe kishin shkuar..endeshin ne vende ku s’ishin te nevojshme kepucet.. Ishin pleq te braktisur..Ja, keto bente ky regjisor filmi dhe regjisor i jetes pa film. Mbaj mend se kur dolem jashte ne nje rrafshine pa nje dru, ku frynte vazhdimisht, u kthyem nga ajo ndertese e vetmuar, ne balle te se ciles ishte shkruar emri i nje fondacioni te huaj, pritem e pritem gjersa degjuam tingullin e nje gur dominoje, si nje shprese, si nje regetime jete, atehere e mblodhem veten dhe ikem.
Nuk mund t’ia permendje keto gjera ketij njeriu qe kishte per perendi nje qen, Gringon, se nuk i vinte mire. I kishte te shpirtit. Sa here grindeshim, i permendja Gringon dhe ai zbutej. Ia kisha gjetur ilacin. Kudo qe shkonim, zemra i shkonte te rruga, te njeriu qe vuante, qe hiqte pa shprese. I bente punet ne heshtje, asnje koment. Ne spitalin gjinekologjik obsetrik te Lezhes, ishim te pranishem ne nje lindje. Xhiruam momentin kur dolen ne drite dy binjake, ndersa babai i tyre qendronte si statuje atje ne fund te shtratit pa dhene shenja te ndonje emocioni te vecante, ose ashtu me dukej, ngaqe ishte krejt i lodhur dhe i rraskapitur. Fusha e Kakariqit ishte permbytur krejt dhe ai i gjore mendonte kthimin me ato dy foshnje ne nje shtepi te varfer, mbi nje lunder te vjeter, nen shi. Ai spital modern mbahej ne kembe nga fondacione te huaja, ( kete vume re kudo, se qeverise nuk i dilnin parate as per rrogat e zyrtareve te saj ), salla e pritjes se te porsalindurve, ishte e pajisur me te gjithe aparaturat. I xhiruam te dy, duke qare, dy qenie te pafajshme qe i priste permbytja dhe varferia. Te nesermen na lajmeruan se binjaket kishin vdekur. Pas disa ditesh u kthyem perseri ne Lezhe, ngarkuam ushqimet ne nje lunder; vaj, miell, sheqer, konserva, sapun dhe shkuam ne shtepine nen koder, ngjitur me ish kampin e te denuarve politike, nje karaktine pa energji dhe uje, pa zjerr, ne heshtje dhe zi. Po ai burre i ftohte qe s’ndjente me asgje me nje fytyre si maske, qe u habit kur na pa. Saimiri i shtrengoi doren, e perqafoi duke e ngushelluar dhe i tha ta ndihmonte per te futur ushqimet brenda. Ishte nje nga heronjte tane qe na kishte ndihmuar, nje Dervish Hatixhe i Tiranes, qe bente bamiresi, i ndihmuar dhe ai nga fondacione te huaja franceze, daneze e norvegjeze, atje ne rrethinat perballe Antibiotikut, ku ishin dyndur nga te gjithe rrethet e Shqiperise, ende pa u futur ne statistika e vertetime, rreth 100 mije fryme. Ashtu i tha koka dhe ashtu beri, teksa leshonte Gringon perpara neper rruget e Tiranes dhe s’i vriste kepuca, fliste ne celular me vajzat, mbeskat, i puthte ne ajer, kthente nje gote birre duke bere shaka me te gjithe, te njohur e te panjohur, dhe mendja i rrinte te po ajo ngjarje e mjere, te ai baba si statuje. Une nuk e dija c’po bente, ku po shkonte, atij i pillte mendja, se ishte i zgjuar, i dhembshur, duke e fshehur kete ndjenje pas nje brutaliteti, praktik i lindur, temperament kolerik, qe i merrte vendimet menjehere. Roland, me thoshte: mos i rri pese lekeshit larg, se te largohet ( e kishte fjalen per punen dhe parane.)
Pastaj me bente telefon, kur ende s’e kisha mbledhur mendjen nga troshitjet e makines dhe shkruaja ndonje gje per vete; zbrit, jam poshte, i ka dale nje pucer Gringos ne sy! Eh, c’po me ha te gjalle, o Saimir, s’me le nje pike kohe, qofte dhe per nje varg! Me ke kthyer ne sherbetorin e dy zotnive; tendin dhe te qenit. Po sa e doja ate engjell te zi si qymyri! Zbrita menjehere. Ç‘ke, me pyeti, e paske te zberthyer ate poshte, mos te lashe pa bere shurren? Me falni, po jam i detyruar, i futur nen lekuren e tij, t’i bej portretin bruto, se ai nuk i duronte lulkat. Sa here me thoshte; mos ma zbukuro tekstin, beje telegrafik dhe te thate. E zbukuroj, i pergjigjesha, po them te verteten. Jo jo, hidhej perpjete, ti me fut dhe poezi, qe une s’e duroj, vjen ere parfum kurvash. Hiq dore, jepe sic eshte maskarallekun, pisllekun qe po na mbyt dhe nje pune te mire, nje vlere, mos i mesho fort, po beje pa entuziazem, pompe, se as kete s’e duroj. Filmi dokumentar do pak tekst, po shkurt, qarte, te mos jete pershkrues, po i drejtperdrejt dhe informues. S’ka kostum dokumentari i rruges, vec rroba pune.
Nga mjeku, kalonim te merkatoja e qenve dhe maceve per te blere ushqimin e zgjedhur, prej atje drejt e te kombinati ushqimor per mishin e zoterise Gringo.. Po une c’dua ne gjithe kete ece e jake, mendoja, po kur kthehesha ne shtepi, isha i lehte, i kenaqur. Pse? Batutat e Saimirit ishin kripe e gjalle, qeshja si budalla dhe nga sherbetor i dy zotnive kthehesha ne spektator te komedise per tre grosh.
Kafen e mengjesit e pinim te valanidhi i Galerise se Arteve, atje erdhi Saimir Maloku dhe na tregoi gazetat. Ishte nje burre te te pesedhjetat, qe s’ta mbushte syrin, dukej sikur sapo kishte lene turnin e trete, roje te ndonje parking makinash. Kam shpetuar mbi 60 jete njerezish. Lexojini..dhe shfletonte gazetat qe kishin marre nje ngjyre si te verdhe, plot nenvizime, te perthyera e te cjerra aty ketu. Na i provo, tha Saimiri, na co te dy tre familje.. Keshtu nisi, pa i besuar, sikur te ishte nje nga ata mjeket popullore, qe thonin se sheronin kancerin me leng majdanozi dhe hithre. Ishte Mesia, shpetimtari..me besoni, kudo qe na coi, e prisnin si Mesi. Kishte mbaruar per inxhinieri, ishte shpikesi i kanoçes, i asaj kutise magjike qe prishte zhurmuesit per te pare jugosllavin dhe italianin. Ne Burrel ndodhi gjema, oficer ne zbor, aty e zbatoi per here te pare kanoçen per nje ndeshje nderkombetare futbolli. Pas kenaqesise qe iu fali oficereve, spaletat ia kthyen me nje fatkeqesi, e spiunuan. 10 vjet burg per agjitacion e propagande dhe, ndersa ai gervishtete ne murin e qelise me dhembet qe i binin prej skorbutit, ikonen e Zotit dhe i lutej, ne perdorinim shpikjen e tij armiqesore per te pare kanalet e armiqve tane imperialiste e revizioniste qe transmetonin ne oret e vona filma te ndaluar me seks dhe koncerte kengetaresh te medhenj, si Celentano, Morandi, Batisti, Xhejms Braun, Rej Carls..
Kur beme filmin ai punonte ne nje dyqan riparim televizoresh dhe i ishte bere zakon, ato qe hidheshin ne plehra, i merrte ne shtepi, i ndreqte dhe ua conte dhurate atyre qe kishte shpetuar. Kur isha ne Amerike i beri vizite nenes sime dhe i dhuroi nje televizor. Te shtepia e prinderve te tij, te rruga e cameve, kishte ndertuar stela per qente rrugace, te semure, qe i sillte ne shtepi dhe i sheronte. I dergoi OKB leter qe ta conte me Kryqin e Kuq nderkombetar te sherbente ne Irak apo Afganistan, te shpetonte njerez. Ja, keta ishin heronjte tane, te cilet asnje qeveri s’i njohu.
Po rastisi qe Saimir Maloku te kishte nje kone te rritur, te bardhe, nje terier te paster. Ma jep me ore per Gringon, i tha, ai ende s’ka rene ne femer. Erdhi shpetimtari, po s’i eci, nuk e shpetoi dot Gringon nga ndrojtja dhe turpi, s’qullosi gje, megjithe perpjekjet e shumta. Nuk e shijoi dot dashurine ky kanakar, djalke mamaje, dhe kjo i ka mbetur peng Saimirit sot e kesaj dite.
Samiri ishte zevzek, s’i gjendej karari. Me zgjoi nje mesnate duke bere zhurme te madhe ne dhome; Maskaraj, shfrynte, e ngre muziken ne kupe te qiellit! Po ti s’degjove gje, m’u kthye mua. Jo. Ti mbete njeriu i endrres, po endrrat s’kane veshe. I mbajne veshet nga bota me ngjyra. Behu, ore realist! Ç‘ka ndodhur? e pyeta. Ajo diskoja ne mes te Sarandes, derr derr, me la pa gjume.
Kjo s’mu duk aspak e cuditshme, sepse Saimiri ishte njeri me gjashte motore, edhe kur flinte dy i mbante ndezur. Per te me mire te mos kishte nate, gjume, po rruge, ecje, shoqeri me njerez te ndryshem, jete.
Degjon muzike? me pyeti. Heshtje, qetesi, vetem bulkthat benin punen e tyre te pernatshme. Jo, nuk degjoj, ia ktheva. E shikon? Ia mblodha, c’nuk i thashe! E, mo, degjon gje? ma perseriti. Jo, pra? Sapo mbarova fjalen, filloi prap muzika. Vinte si nga larg. Po nuk te shqetesonte. Mua, te pakten. Ishte nje kenge e Mirel Matje-se. Nuk e desh veten, mbuloi koken me carcaf dhe s’u ndje me.
Ç‘te kujtoj tjeter. S’kane fund. Pastaj ky nje portret eshte, me laps, ne rruge, ku ai ka deshire t’i beje gjerat. Tani s’del me me Gringon dhe kjo e pikellon shume. Nuk e leshon me perpara ate qen aq te bukur, krejt te zi si qymyri me kacurrela gjer perdhe, me hunden e njome, me gjuhezen si flake gati per te lepire lypesin dhe kryeministrin, me te njejten dashuri. Nuk bie ora omega e Gringos, ne pese fiks te mengjesit, s’ka me kafe, biskota qe thermohen ne pjaten e filxhanit, tani engjellin e zgjimit e ka rrembyer fjetja, nje enderrim i pafund prej qeni, ku ndoshta shikon dhe te dashuren e vet ideale qe s’e njohu. Eshte shume plak, me shkruan Saimiri, shurdh dhe i verber, gjumash, i ka mbushur 16 vjec, me moshen e njeriut i bie te jete mbi 100 dhe mua me kujtohet nje thenie e vjeter; mendohu mire perpara se te me marresh, se une vdes shpejt dhe ti nuk do ta perballosh dot fundin tim. Eshte e vertete.
Tani Saimiri del vetem, ve si rendom “prizat” ne te kater qoshet e lagjes dhe ia nis nga batutat e kripura, me ate te foluren e tij te rrjedhshme, se pari shan qeverine qe i ka lene artistet pa pune, qe iu mori tempujt dhe i beri zyra, nga shenjtore i kthehu ne lypes. Fytyra e tij ka ndryshuar, nuk e ka me ate te qeshuren brilante qe i buronte nga brenda, prej projekteve te shumte, qe e vinin ne pune, po hijen e nje zhgenjimi te hidhur, perplot ironi dhe tallje. Nje dite, nga hutimi, me ngaterroi me Gringon, me thirri me emrin e qenit te tij ( Green go; ” Mbathja jeshil! shprehje e hispanikeve per amerikanet e dollarit ) dhe nuk e di a ishte fat a mallkim kjo qe ndodhi, se pas pak kohesh, me degdisi vertet nga republika e bananes, ne Amerike, te republika e dollarit.
Saimiri s’punon me, se kinematografia ka shkuar me kohe ne parajse. Kjo per te eshte si nje denim me vdekje. Vetem kur i del ndonje dokumentar si rastesisht, nje here ne henez. Ata lart nuk e vrasin mendjen per filmin, e kane si nje kruajtese dhembesh.
Po ta dine, ama, ne qofte se nuk i japin pune Saimir Kumbaros, qeveria bie.
Nju Jork 2016
Komentet