VOAL

VOAL

Në krye të LAPSH-it Liburn Mehmetaj – U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër

May 25, 2022
blank

Komentet

blank

Granit Xhaka tashmë edhe në botën e modës së lartë

VOAL- Kapiteni i kombëtares zvicerane të futbollit, Granit Xhaka, hyn në botën e modës me kompaninë e Lucernës Jucan × Xhaka, shkruhet sot në faqet e Handelszeitung.

Një regjistrim në regjistrin tregtar të kantonit të Lucernës zbulon se kompania u themelua në Horw më 18 nëntor. Emri i Xhakës është i pranishëm në bordin drejtues të kompanisë që synon “tregtimin e tekstileve dhe mallrave të të gjitha llojeve”.

Nuk dihet ende emri me të cilin do të tregtohet marka, por në kompani emri i kampionit të futbollit lidhet me atë të Johannes Ucan, një sipërmarrës aktiv në sektorin e modës.

Roli i Xhakës, i cili aktualisht është në mes të Kupës së Botës në Katar, shkon përtej atij të ambasadorit, sqaroi Uçan: “Granit Xhaka është bashkëpronar i kompanisë. Ne jemi miq prej vitesh”. Një koleksion do të prezantohet në pranverën e vitit 2023, specifikon artikulli.rsi-eb

blank

blank

SERBIA FASHIZMIN DHE URREJTJEN NDAJ SHQIPTARVE E KA MARRË ME VETE EDHE NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT “QATAR 2022”- Opinion nga ARIF EJUPI

Nuk është hera e parë që serbët shfaqin fashizmin e tyre të pacipë ndaj shqiptarëve dhe në gara sportive. Ata një gjë të tillë e përsëritën edhe mbrëmë ndaj reprezentuesit dhe kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Ngjashëm patën vepruar edhe në evropianin “Rusia 2018” këtë lojë të tyre të ndyrë duhet ta ndalojë Zvicra, me ultimatum drejtuar Serbisë, që të jetë e kujdesshme ndaj lojtarëve të saj.
Dy reprezentuesit me origjinë shqiptare që luajnë mbi një dekadë për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në ndeshjen e mbrëmshme nuk e kanë bërë as gjestin më të vogël që bije ndesh me rregullat e lojës.
Përkundër kësaj ata gjatë gjithë lojës kanë qenë në shënjestër të lojtarëve serbë, sidomos Granit Xhaka.
Falë shkëlqimit të lojtarëve me origjinë shqiptare Zvicra, përherë të dytë e kthen Serbin duarthatë në Beograd. Andaj, është koha që Zvicra t’i mbrojë më seriozisht lojtarët e saj nga serbët vandalistë dhe të paturp.

blank

ABAS FEJZULLAHU IDEAL JETËSOR E PATI EDUKIMIN E BREZAVE DHE BASHKIMIN E TROJEVE TONA TË NDARA- Nga ARIF EJUPI

 

blank

Abas Fejzullahu, mësues dhe edukator që vite me radhë përhapi dritë dhe njohuri në fshatrat e thella malore të Sharrit dhe Prizrenit, lindi më 15 prill të vitit 1946 në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Kosovës.

Ai katër klasat e para të fillores i kreu në vendlindje, ndërsa klasën e-V-VI-VII-dhe VIII-të, i përfundoi në shkollën “Meto Bajraktari “të qytetit të Mitrovicës.

Edhe pse pakushte elementare dhe me disa lëndë mësimore në gjuhën serbe Fejzullahu do të jetë në mesin nxënësve të mirë të gjeneratës së tij.

Gjendjen e tij materiale do ta përkeqësojë edhe më tepër përjashtimi nga puna i babait të tij Rrahimit,i cili punonte si xehetar në Minierën e Stantërgut.

Abasi si fëmijë 10 vjeç do t’i shohë edhe tmerret e dhunës dhe terrorit mbi fshatarët e kësaj ane.

Në dimrin e ashpër të vitit 1956 që karakterizohej me temperatura të ulëta dhe mungesë të çdo gjëje, ultra-shovinisti serb Aleksander Rankoviq, gjatë këtyre viteve Ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, trillon vetëm ndër shqiptarë aksionin famëkeq të grumbullimit të armëve.

Nëpërmjet bastisjeve dhe formave të tjera të shpifjes dhe të trillimit banorët e këtij rajoni do të rrahën, burgosen dhe përndjekjen nga trojet e tyre për armët që nuk i kishin fare.

Në mesin e burrave të keqtrajtuar rëndë ishte edhe Rrahim Nuradin Fejzullahu, i ati i Abasit.

Z.Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe mërgatë këto sjellje shtazarake të atij regjimi barbar edhe pse kanë kaluar 66-vjet me shumë mllef e indinjatë i kujton edhe sot.

Ato skena tmerri i përfytyrohen sikur të kishin ndodhur dje. Shumë burra të regjionit të Mitrovicës që me punën e mundimshme të minatorit mezi i mbanin fëmijët e tyre me bukë pa arsyen më të vogël përjashtohen edhe nga puna.

Veç kësaj, nën pretekstin e mbajtjes së padeklaruar të armëve rrahën mizorisht nga policia serbe.

Të sakatuar gjymtyrësh lidhen nëpër trungje pemësh, ku nga i ftohti i madh disa edhe vdesin.

Fejzullahu me plotë bindje pohon që ky terror ishte i parapërgatitur me hartim elaboratesh të veçanta nga akademikët serbë si:Vasa Cubriloviq,Jovan Cvejiq,Ivo Andriq; Dobrica Qosiq, dhe kallogjerët zhyllana të Kishës ortodokse serbe.

Ata qëllim kishin vazhdimin e projektit të tyre të lënë në gjysmë të rrugës për shpërnguljen edhe të 400 mijë shqiptarëve në Turqi.

Sipas këtij skenari të kobshëm Kosova do të spastrohej nga shqiptarët. Ata pak shqiptarë të mbetur në trojet e tyre të ballafaquar me dhunë të vazhdueshme do të asimiloheshin ngjashëm me ata të Sanxhakut të Pazarit të Ri,Tutinit, Rozhajës,Plavës dhe Gucisë.

Përkundër kësaj situate të rëndë Fejzullahu në shtator të vitit 1963 do t’i nisë mësimet në gjimnazin “Silvira Tomazini”të Mitrovicës (tani Frang Bardhi)

Ai me vullnet të çeliktë dhe moral të lartë dhe i motivuar nga ish-Arsimtari i tij i Matematikës në tetëvjeçare Veton Gjinaj, edhe në gjimnaz do të tregohet i suksesshëm.

Ndërkohë në këtë gjimnaz do të punojë edhe z. Veton Gjinaj, të cilin Fejzullahu edhe sot e kujton me pietet, duke e cilësuar si pedagog shembullor dhe me merita të veçanta në edukimin e tij.
Gjinaj që pikësynim e kishte suksesin në punën me nxënës pak kohë do të qëndrojë në këtë gjimnaz.
Udhëheqësit e kësaj shkolle që në masë ishin serbë e malazezë dhe që dominonin në jetën publike në marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Mitrovicës e përjashtojnë Gjinajn, nga procesi mësimor si të “papërshtatshëm në edukimin e gjeneratave të reja.”

Gjinaj nga gjimnazi “Silvira Tomazini” përjashtohet vetëm pse ishte i vëllai i mësuesit dhe patriotit të njohur Bedri Gjinaj.

I gjithë pushteti sllavo-komunist Gjinajt i kishte halë në sy ,sepse ata më të gjitha mjetet ishin vënë në mbrojtje të qenies shqiptare.

Veton Gjinaj edhe pse ishte profesor i Matematikes, çdoherë printe në organizimin e aktiviteteve të lira, si në shkollë ashtu edhe jashtë saj.
Serbë e malazezë sikur në të kaluarën ashtu edhe në etapat e mëvonshme synonin administrimin e Kosovës, posaçërisht të Mitrovicës, e cila kudo njihet me pasurit e saj minerare dhe ujore.

Serbia edhe sot bën luftë dreqi dhe mundohet që Kosovës t’ia shkëpusë këtë pjesë të territorit pa menduar asnjëherë që ajo si shtet është krijuar në shtratin e shqiptarëve autokton.

Në mënyrë që fëmijët shqiptarë të irritohen nga vazhdimi i shkollave të Mesme një pjesë e lëndëve mësimore në gjimnazin e Mitrovicës, thotë Fejzullahu mbaheshin në gjuhën serbe dhe ligjërues të tyre ishin serbë, malazezë, rusë e bullgarë.

Fejzullahu dhe 23 nxënës të tjerë të klasës së IV-2, që i takojnë brezit të dymbëdhjetë të maturantëve të gjimnazit “Silvira Tomazini” të Mitrovicës, kujdestar klase e kishin njëfarë Budislav Nikitin, që e jepte lëndën e Bazave të Arsimit teknik.

Abasi thotë edhe pse mbretëronin doke dhe zakone të mbrapshta që e penguan tej mase ecjen tonë përpara gjimnazin e kryen edhe nxënëset Dashurije Hoti dhe Lutfije Morina.

Roli i mësuesit të vërtetë shqiptar në atëkohë shihet tek paralelja e IV-1,e z.Bedri Shukri Deda, arsimtar i gjuhës frënge.

Në klasën e tij përveç 22 djemve gjimnazin e përfundojnë edhe shtatë vajza shqiptare,si:Ajshe Mehmeti,Bahrije Berisha,Hajrije Bajgora,Sabile Mripa,Shqipe Hoxha,Sebahate Raça dhe Myjeser Nici.

blank

Abas Fejzullahu,si ish-nxënës i kësaj vatre të dijes deri në vdekje do ta ruajë respektin për mësimdhënësit e dalluar si: Skënder Skënderi-Zasella, Latif Berisha, Murat Bejta, Shinasi Korenica, Bedri Shukri Deda, Fahri Beqiri, Bejtullah Bejtullahu, Ali Topalli, Lah Nimani, Jakup Abrashi etj, të cilët më punën e tyre të palodhshme lanë gjurmë të pashlyeshme në Shkencë, Kulturë, Art e Sport.

Në vitet në vijim secili nga ish-mësimdhënësit dhe nxënësit e dikurshëm të gjimnazit të Mitrovicës, do të japë kontributin e tij të çmuar edhe në rriten dhe zhvillimin e Universitetit të Kosovës.

Fryt i punës së këtij gjimnazi është edhe Vjosa Raif Osmani, Presidente aktuale e Republikës së Kosovës.

Fill pas kryerjes së gjimnazit Abas Fezullahu shkon në Normalen e Prizrenit, ku kualifikohet si mësues i klasave të ulëta.

Ai në shtator të vitit 1967 pranohet mësues në shkollën fillore “Muharrem Bekteshi” të Hoçës së Qytetit, qendër e fshatrave të Vërrinit.

Me insistimin e tij të vazhdueshëm po këtë vit në fshatin Lubiçevë hapet klasa e V-të, si paralele e ndarë fizike e asaj në Hoçë të Qytetit.

Fejzullahu duke parë mos frekuentimin e vajzave të kësaj zone pas kryerjes së katër klasave të fillores, rend derë me derë për t’i i bindur prindërit që edhe femrat shqiptare duhet vazhduar me shkollimin.

Në të kundërtën thotë ai po u bënim argatin armiqve tanë, të cilët na donin të paarsimuar, të nënshtruar dhe të zhytur në prapambeturi.

Kjo përpjekje e tij në të mirën e popullit shqiptar bëhet shkas dhe Fejzullahu kërkohet nga UDB-a ,jugosllave dhe shërbëtorët e saj.

Ai për të humbur tragë strehohet në fshatin Bresanë të Sharrit. Si djalë 22 vjeç dhe me vrull rinor për punë edhe këtu nuk qëndron duarkryq.

Me përkrahjen e parezervë të fshatarëve përparimtarë të këtij lokaliteti Abasi edhe në Bresanë do të punojë si mësues. Por, papritur ai do të bije në konflikt me të përkëdhelurin e pushtetit jugosllav Nazif Nezeri.

Ai si shef i Zyrës së vendit në fshatin Bresanë, njëkohësisht edhe sekretar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, rrethi i Opojës, do të bëjë provokime dhe shantazhe nga më të ndytat ndaj mësuesit të rinj Abas Fejzullahu.

I nxitur nga strukturat më të larta të LKJ-së, Neziri vazhdimisht do t’i cenojë të drejtat elementare të djaloshit mitrovicas Abas Fejzullahu.

Nga Aktgjykimi i cili përpara lexueseve vjen me pëlqimin e Z.Fejzullahu do të shihen shkelje drastike të të drejtave të tij, nga regjimi komunist i ish-Jugosllavisë.

blank

Padrejtësia mbërrin kulmin ku përveç shqetësimeve psikike që i bëhen i kumtohet edhe lajmi për përjashtim nga puna.

Fejzullahu do të mbetet pa të ardhura dhe i kërcënuar çdo ditë që pas largimit nga puna do të pasojë kundër tij edhe dënimi me burgim.

Ai një kohë mbetet i papunë, ku kundër kësaj çmendurie paraqet ankesë në forumet më të larta të Drejtësisë në ish-Jugosllavi.

Në formulimin e ankesës pangurruar fare do ta ndihmojë juristi dhe avokati i njohur kosovar Ali Qosaj.

Ndërkaq, pa rënë në sytë e komunistëve serbë e malazezë dhe veglave të tyre, këshilla dhe udhëzime se si duhet mbrojtur gjatë hetuesisë i ofron z. Rrezak Shala, të cilin regjimi i atëhershëm i ndihmuar edhe nga disa komunistë shqiptarë të Kosovës e largon nga të gjitha pozitat udhëheqëse, me arsyen se Shala po i rrezikon themelet e Jugosllavisë.

Rrezak Shala me përgatitje jurist i diplomuar është nga intelektualët e parë shqiptarë në Kosovë që haptas kërkon avancimin e statusit të Kosovës në Republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Fejzullahu si Qosajt ashtu dhe Shalës u është mirënjohës, sepse falë këshillave, udhëzimeve dhe ndihmës së tyre të pahile ai i shpëton dënimit me burgim të rëndë.

Pas kësaj amnistie Abasi edhe pse në kushte të rënda pune dhe terren të përthyer në shtator të vitit 1972 e rifillon punën e mësuesit në Sreckë të Prizrenit.

Disa shokë e miq të tij që e njihnin edhe më herët si në shaka i thonë “paske ikur nga shiu për të përfunduar në breshër”

Ata aludojnë në kolonët serbë të këtij rajoni të cilët të instrumentalizuar nga Beogradi, pengojnë çdo nismë të shqiptarëve si në hapje të shkollave, bibliotekave dhe shoqërive kulturore e sportive.

Në këtë zonë malore me bukuri të rralla dhe me pamje që të bëjnë për vete Abasi e kryen punën e mësuesit me shumë dashuri. Në mungesë të objekteve të banimit ai së bashku me të shoqen po ashtu mësuese dhe tre fëmijët e tyre të vegjël Dardanin, Arbenin dhe Bardhylin banojnë me qira në Mejtepin e xhamisë së fshatit Mushnikovë.

Në ambientet e këtij Mejtepi me familjen e tij banonte edhe Hamit Aliu, nga Caparci i Prezrenit, që në Mushnikovë bënte punën e bariut.

Fejzullahu asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e Hamit Aliut. Ai çdoherë gjakftohtë e i përmbajtur i vrojtonte me vëmendje lëvizjet e njerëzve të UDB-së, jugosllave nëpër Mushnikovë.

Me të hetuar situata me rrezik serioz menjëherë e kontaktonte Abasin dhe i thoshte që të bëjë kujdes.

Derisa kjo shkollë vepronte në kuadër të shkollës tetëvjeçare të Sreckës, provokimet s’ kishin të ndalur.

Përpos, Abasit njerëzit e UDB-ës, e mbanin në shënjestër edhe Mehmet Smajlin,kryeorganizator i hapjes së shkollës shqipe në Mushnikovë.

Mehmeti i njohur nga banorët e zonës së Sharrit më tepër si Mehmet Xhyla, më 1973 nga persona anonim do të kërcënohet edhe nëpërmjet kësaj letre të shkruar në gjuhën serbe.

blank

Sipas Fejzullahut këta individë gjithsesi ishin të njohur për pushtetin sllavo-komunist, i cili vijimisht ndaj shqiptarëve bënte marifete të tilla.

Mehmeti, Abasi , Memshi , Muhameti, Rasimi , Hmiti etj, edhe pse përcillen në çdo hap nga Sigurimi i Fshehtë i Jugosllavisë, dhe veglat e tij , që në këto anë ishin me bollëk, në asnjë mënyrë nuk zmbrapsen nga mbrojtja e Shkollës me Mësim në Gjuhën Shqipe në Mushnikovë të Sharrit.

Banorë e këtij regjioni që nën tehun e shpatës dhe bajonetave u deklaruan nga shqiptarë në goranë e vlerësojnë lartë angazhimin e tyre, sidomos të mësuesit Abas Fejzullahu.

blank

Ata thonë “përveç dëshirës për ta arsimuar popullin e tij Abasi askujt nuk i bënte keq. Ai ishte komunikues dhe i gatshëm për t’i ndihmuar të gjithë njerëzit hallexhinj.”

Fejzullahu ngjashëm me Migjenin që i kishte ndritur zonat e pashkelura të Shqipërisë së Veriut, duke iu mësuar shkrim e lexim fëmijëve shqiptarë do të arrestohet prapë nga UDB-a, jugosllave në fillim të prillit të vitit 1981.

Përveç këtij ndëshkimi Abasi do të mbahet një muaj në burgun e Lipjanit së bashku me kolegët e tij Rexhep Buçaj, Salajdin e Qemail Braha, Eqrem Kryeziu, Azem Mazreku, Eshref Kuki, Sali Bajra, Sabit Kastrati, Jetish Rekaliu, Met Shatri, Hysen Xërxa, Hysni Kallabaku, Agim Paçarizi, Dervish Çadraku, Rexhep Balidemaj , Zekë Berisha, Kadri Halimi e shumë e shumë të tjerë.

Në mesin e të izoluarëve dhe të burgosurve në burgun e Lipjanit kishte edhe nxënës e nxënëse të shkollave të Mesme të Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar 41-vjet nga ajo kohë Abas Fejzullahu edhe shokët e tij e kujtojnë edhe rastin kur një polic e godet me shufër gome pamëshirshëm një nxënës të mitur, vetëm pse ai kishte marrë pjesë në demonstratat e mbajtura në Rahovec.

Jetish Rekaliu, njëri nga mësuesit e parë të viteve të pasluftës së Dytë Botërore në Llap, që këtë profesion e kreu deri në vdekje si i izoluar në burgun e Lipjanit, i prekur nga kjo skenë e turpshme kërcen nga dritarja dhe më tërë forcën e godet policin. Me këtë rast nga goditja e fuqishme e Jetishit, polici përplaset përtokë.

Jetish Rekaliu ,vërtetë ishte një burrë trupgjatë dhe i fuqishëm . Pamja e tij t’i kujtonte tregimet mbi kreshnikët shqiptarë.

Fejzullahu krejt vonë e kupton që Jetish Rekaliu ishte babai i Xheladin Rekaliut, njërit nga kryeorganizatorët e demonstratave të vitit 1968.

Abasit që me shpirt u angazhua në organizimin dhe mbarëvajtjen e Mësimit në Gjuhën Shqipe, me Aktvendimin numër 270 /1 të datës 4 shtator 1981,do t’i ndalohet përgjithmonë puna në Arsim.

blank

Meqë, i ishte ndaluar puna me nxënës ai detyrohet që të punojë në Industrinë e Tekstilit “Printeks” të Prizrenit, si llogaritës i normës.

Në këtë fabrikë me mbi 2600 punëtorë ai do të qëndrojë shtatë-tetë vjet. Nga dëshira që t’i mbrojë ashtu siç duhet të drejtat e punëtorëve shqiptarë Fejzullahu në këtë organizatë do ta kryejë me sukses edhe funksionin e Sekretarit të Sindikatës së Pavarur.

Punëtorët duke vërejtur përkushtimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor ia besojnë edhe detyrën e Kryetarit të Sindikatës

Duke parë dëmet kolosale që ia shkaktonin serbë e malazezë këtij gjiganti të njohur të tekstilit më 5 tetor të vitit 1990,në javoren “Zëri” të Prishtinës, Fejzullahu boton shkrimin “ KUSH JANË VARRËMIHËSIT E “PRINTEKSTIT”?!..

Ai si një sindikalist i vërtetë në këtë shkrim i denoncon me emër e mbiemër të gjithë keqpërdoruesit dhe plaçkitësit e kësaj fabrike të njohur në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj.

Në vitet e 90-ta, emërohet Sekretar ekzekutiv i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të komunës së Prizrenit.

I prekur shpirtërisht nga padrejtësitë dhe gjendja e mjerë e minatorëve të Trepçës të ndjekur me dhunë nga vendet e tyre të punës Fejzullahu me një grup aktivistësh jetëson aksionin gjithëkombëtar “Familja ndihmon familjen”.

Edhe sot të gjithë pajtohen që ky Aksion ishte ndër më të frytshmit. Me prani dhe konstatim të drejtpërdrejtë të gjendjes familjet e ndihmonin njëra-tjetrën.

Aksioni dallonte nga të tjerët sepse nuk ekzistonte kurrfarë mundësie e abuzimit apo keqpërdorimit. të mjeteve, qofshin ato në të holla, ushqime apo veshmbathje.

Kishte raste kur familjet edhe miqësoheshin në mes veti. Me shkuarjen në vendet e Perëndimit shumë familje e kujtojnë këtë përkrahje.

Djemtë apo vajzat e tyre gjatë luftës së viteve 1998-1999,në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë Lindore, i mbështesin miqtë e tyre të dikurshëm, që në ditë kritike ua kishin zgjatur dorën e ndihmës.

S’duhet harruar që armiqtë i pengonte veprimtaria e gjithanshme e mësuesit të popullit Abas Fejzullahu.

Andaj, më 20 mars të vitit 1989, ai prapë izolohet së bashku me shumë intelektualë të tjerë shqiptarë të viseve të ndryshme të Kosovës.

Me të kthyer nga izolimi Fejzullahu organizohet në Strukturat e Sistemit Paralel të Republikës së Kosovës.

Ai brenda këtyre bërthamave do të veprojë deri më 5 gusht të vitit 1993, kur herët në mëngjes i rrethohet shtëpia e tij në Prizren nga inspektorë e policë serbë.

Duke e parë rrezikun serioz të arrestimit dhe frikën që nga dhuna e shfrenuar serbe mund t’i zbulojë shokët për disa muaji kalon në ilegalitet në Shkup, Kërçovë, Tetovë, Gostivar e Strugë.

Me përkeqësimin e gjendjes në Maqedoninë e Veriut detyrohet të kaloj në Shqipëri, ku qëndron deri në shkurt të vitit 1996.

Si një humanist i rrallë që ishte gjatë qëndrimit në Shqipëri do t’i orientojë shumë të rinj nga Kosova, Maqedonia, Presheva e Medvegja për regjistrim në Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës.

Po ashtu interesohet për sistemin e tyre në konvikte e banesa private dhe gjetjen e ndonjë pune, veçmas për ata që i kishin ikur mobilizimit të dhunshëm në Armatën jugosllave.

Meqenëse edhe në Shqipëri nisë vala e pakënaqësive Fejzullahu, duke mos dashur të mbetet barrë e shokëve dhe e miqve më 1996 kalon në Zvicër.

Ai çdoherë në lëvizje dhe kontakte me ish-kolegë e nxënës edhe këtu deri në pension të merituar do ta bëjë punën e mësuesit dhe të përgjegjësit, në disa punkte të Shkollës me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe, në kantonin e Solothurnit.

Në të njëjtën kohë me shumë përkushtim e kryen edhe detyrën e Sekretarit të LAPSH-it, në Zvicër.

Fejzullahu në qershor të vitit 1997,do të ndihmojë pa u kursyer si në organizim ashtu dhe në rritje të anëtarësisë së shoqatës “Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar në Zvicër” themelues të së cilës ishin intelektualët shqiptarë: Dr.Ahmet Xhigoli, Dr. Afrim Krutani, Sinollah Shehu e të tjerë.

Kjo shoqatë jo fitimprurëse do ta ketë si organ të saj edhe revistën “Bashkimi” ku krijues fushash të ndryshme do t’i publikojnë punimet e tyre.

Abasi duke qenë herë në funksionin e sekretarit e herë në atë të kryetarit të kësaj shoqate bën punë të mrekullueshme.

Falë përpjekjeve të tij të pandërprera mblidhen afër 40 mijë euro të cilat shfrytëzohen për botimin e një varg librash dhe monografish të krijuesve tanë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë.

Po ashtu nën patronatin e kësaj shoqate promovohen libra me autorë të fushave të ndryshme.

Fejzullahu edhe pse i ka kaluar të 76-tat,ende prezanton në të gjitha Kuvendet vjetore të LAPSH-it, anekënd Zvicrës.

Në këto tubime me arsimtarë, prindër e nxënës përveç këshillave dhe sugjerimeve vazhdimisht thërret për unitet dhe marrëveshje që e avancojnë këtë mësim.

Përvoja e tij e gjatë në mësuesi është vërejtur edhe në seminare e debate të ndryshme të cilat referencë kanë pasur dhe kanë temat mbi Shkollat me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë.

Duke pasur qëllim të vetëm ngritjen e cilësisë dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënëseve në këto shkolla shpeshherë edhe ka qortuar duke thënë ”Ç’do t’ju themi gjyshërve, baballarëve ,nënave e motrave tona, kur fëmijët tanë s’janë në gjendje t’ua shprehinë dashurinë dhe t’i ndërrojnë as dy fjalë me ta dhe moshatarët e tyre, në gjuhën shqipe, të cilën rilindësit tanë e shkruan me gjak”

Ky jetëshkrim do të ishte jo i plotë sikur të mos përmendej edhe miqësia e tij e çiltër dhe e painteres me shkrimtarin e madh e disident Agim Shehu.

Shehu, që vdiq më 27 korrik të vitit 2021 në Gjenevë, si në vizita ashtu edhe në takime me shokë e miq thoshte ”rinia s’kthehet dot, pleqëria shpie kah vdekja, por çfarëdo që të ndodhë s’jam me merakun e veprave të mia.”

“Ato edhe pse erdhën vonë para lexuesit për shkaqe tashmë të njohura falë mikut tim të shtrenjtë Abas Fejzullahu, gjenden në biblioteka e shtëpi të atyre që leximin e ndjejnë ushqim të shpirtit”

 

blank

Vlen të theksohet që edhe më 20 Nëntor të vitit 2004, BISHZ ,me prezencë të kënaqshme të poetëve, historianëve dhe intelektualëve të fushave të tjera e pati bërë promovimin e librit “Loti Alpin” të shkrimtarit tonë të njohur Agim Shehu.

Mësuesi e veprimtari i palodhshëm Abas Fejzullahu u ka prirë edhe dhjetëra aksioneve të tjera me interes për historinë, kulturën dhe traditat tona.

Në saje të punës së tij vetëmohuese dhe të z. Saim Tahiraj, kryetar i shoqatës bamirëse e Atdhetare “Sali Çeku”si dhe mbështetjes së madhe të z.Hamzë Morina, në periudhën prill-maj të vitit 2018 në Zvicër, realizohet me sukses aksioni për ndërtimin e memorialit ”Dr.Ibrahim Rugova” në Malaj të Grykës së Rugovës.

Fejzullahu kontribuon edhe me shkrime të shumta të botuara në gazeta e revista tona me temë nga Historia, Arsimi dhe Kultura jonë.

Prandaj, është koha që altruizmi i tij dhe puna gati 55 vjeçare të shumtën e kohës në baza vullnetare, të njihet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Në kompletimin e këtij jetëshkrimi na kanë hyrë në shërbim edhe disa të dhëna interesante të shtruara në Monografinë “Gjimnazi i Mitrovicës 1946-2000”,të autorit të mirënjohur Fazli Hajrizi, botuar në vitin 2000 nga “Libri Shkollor” i Kosovës, për çfarë i jemi mirënjohës.

blank

Serbët mbeten me “gisht në gojë”, Xhaka nuk gjobitet, FIFA pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit

Është diskutuar gjatë festimi i Granit Xhakës në fundin e ndeshjes me bluzën “Jashari” pas fitores me Serbinë, ku u aludua madje edhe për një hetim nga ana e FIFA-s, por është vetë organi më i lartë i futbollit botëror që pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit!

Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të goditur sërish serbët dhe për të kujtuar familjen legjendare Jashari nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.

Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot, as Xhakën dhe as Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.

Kështu që FIFA nuk mund ta dënojë për këtë. Serbët e quajtën provokim, por ndryshe nga katër vjet më parë teksa Graniti dhe Shaqiri u gjobitën, kësaj here shqiptarët janë treguar të zgjuar, përveçse kanë përcjellë mesazhe të forta me gjetjet e tyre.bw

blank

Xherdani i rekordeve, shënon në pesë gara të mëdha radhazi mes Kupë së Botës dhe Kampionatit Evropian

Xherdan Shaqiri ka shënuar sërish për Zvicrën në një garë të madhe siç është Kampionati Botëror.

Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren e Përfaqësueses së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2, duke realizuar golin e parë në këtë sfidë.

Shaqiri e zhvilloi ndeshjen e 111 me fanellën e helvetikëve dhe gjeti golin, gol i rëndësishëm duke parë kundërshtarin.

Gjilanasi u bë futbollisti i tretë që shënon në tre Kampionatet e fundit Botërore pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Por Shaqiri ka arritur të lë gjurmë në një tjetër gjë, pasi bëhet futbollisti i vetëm aktual te Zvicra që shënon gol në pesë gara radhazi mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2014, Shaqiri realizoi tre gola në sfidën ndaj Hondurasit në fitoren 0-3 të Zvicrës.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2016, Shaqiri e mbylli me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Polonisë në 1/8 e finales, gol që u shënua me revoshatë nga një distancë.

Në vitin 2018 kur mbahej Kupa e Botës në Rusi, Xherdani realizoi gol pikërisht ndaj serbëve në fazën e grupeve.

Në evropianin ‘Euro 2020’ që u mbajt vitin e kaluar, Shaqiri realizoi tre gola, dy ndaj Turqisë në fazën e grupeve dhe një tjetër ndaj Spanjës në çerekfinale.

Ndërkohë për të kompletuar turneun e pestë radhazi të madh, Xherdani shënoi mbrëmë ndaj Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

31-vjeçari në 111 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses A të Zvicrës ka shënuar 27 gola dhe ka 31 asistime.bw

blank

U nxor jashtë nga stadiumi i Botërorit për shkak se bëri shqiponjën, rrëfehet tifozja shqiptare: Serbët thirrën sigurimin

Një ndeshje vërtet emocionuese ka qenë ajo e së premtes mbrëma e Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror 2022.

Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati doza të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar pasi dy nga lojtarët e ndeshjes janë shqiptarë të Kosovës.

Xherdan Shaqiri është ai i cili shënoi dhe asistoi gola, ndërsa Granit Xhaka u përfshi në një grindje me bankën rezervë të serbëve – e cila është shndërruar në temën e momentit në rrjetet sociale.

Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadiumin 974 ku po zhvillohej ndeshja, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.

Mësohet se identiteti i vajzës në fjalë është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.

Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.

blank

blank

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.

Me fitoren në fjalë, Zvicra ka ecur më tej në raundin e radhës të Kampionatit Botëror, ku e pret ndeshja me Portugalinë.

blank

Fitorja ndaj Serbisë, festë e hareshme në Kosovë e Zvicër, shqiptarët ndezin rrugët (VIDEO)

Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

E në Prishtinë ka filluar festa e madhe, por jo vetëm, në shumë qytete të Kosovës është festuar mbrëmjen e së premtes. Malisheva ka dalë në rrugë. Në Zvicër gjithashtu shqiptarët kanë festuar.bw

blank

Elfi Agushi synim të vetëm pati çlirimin e Kosovës- Nga ARIF EJUPI

Të jesh përkrah një veprimtari kryengritës, të paluhatur dhe me moral të lartë si Elfi Agushi, do të thotë të jesh në anën e ideatorëve të mëvetësisë së Kosovës, si: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Zijah Shemsiu, Nuhi Berisha, Afrim Zhitita, Fahri Fazliu, Ali Ajeti, Afrim Vata etj.

Elfiu, nga të gjithë mërgimtarët tanë në Zvicër, njihet si njeriu i përjetimeve dhe ngjarjeve të bujshme. Ai edhe pse vetëm me tetëvjeçare të kryer me kohë luftoi padrejtësinë dhe pushtimin sllavo-komunist.

Përgjatë gjysmëshekulli asnjë çast s’pushoi së vepruari. Kreu detyra të shumëta, dhe me mjaft përgjegjësi, në dobi të çështjes sonë kombëtare.

Meqë, pati migruar shumë i rinj në Gjenevë të Zvicrës, së bashku me Kadri Zekën, Shyqeri Ukshinin, Kadri Abdullahun, Ejup Ahmetin, Jakup Halimin, Selman Kllokoqin, Enver e Zahide Abdullahun, Adem Islamin, vëllezërit Januz e Qamil Salihu, Ilaz Bajramin, Ismet Rashitin, Gafurr Çalajn dhe Shabi Hajdinin, dhe pse të përcjellur çdo hap nga UDB- ja, jugosllave dhe bashkëpunëtorët e saj, me 25 tetor të vitit 1981, në“Vieille ville du Geneve” hapin Klubin Kulturor “Ikballe Prishtina “, emër ky i bashkëshortes së ideologut dhe patriotit të njohur Hasan Prishtina. Ky propozim mbi emrin kishte dal nga veprimtari i ndjerë Kadri Zeka, që më vonë ishte pëlqyer edhe nga strukturat e tjera të Këshillit iniciues.

Ambasada jugosllave në Bernë të Zvicrës, me Konsullatën e saj të Përgjithshme në Gjenevë, me të gjitha mjetet mundohet që të pezullojnë punën e këtij Klubi të vetëm shqiptar.

Përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë, më qëllim të paralizimit të punës së këtij Klubi, sajojnë gënjeshtra nga më të ulëtat ndaj shqiptarëve.

Ata para organeve shtetërore të Zvicrës, shqiptarët i paraqesin si pakicë e padëgjuar në ish- Jugosllavi, dhe si një grup njerëzish problematikë e të paintegruar në shoqërinë jugosllave.

Me gjithë rrezikun për jetën kjo celulë e parë mërgimtarësh atdhetar nuk zmbrapset nga lufta mbi të vërtetën dhe origjinën e popullit shqiptar të Kosovës.

Duke parë rezistencën e këtyre veprimtarëve të devotshëm dhe trima përfaqësuesit e shtetit jugosllav zbusin qëndrimin e tyre.

Ata legalizimin e punës së Klubit, e kushtëzojnë me zëvendësimin e emrit nga Ikballe Prishtina, me ndonjë emër tjetër të komunistëve jugosllavë.

Xhafer Shatri (i burgosur politik që, më 4 shkurt 1982, kishte ikur nga Burgu i Prishtinës dhe kishte ardhur në strehim politik në Gjenevë të Zvicrës) bashkë me kryesinë e Klubit dhe me anëtarësinë, një gjë të tillë e kishin kundërshtuar kategorikisht.

Pas vrasjes me atentat të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka, nga UDB- ja jugosllave, edhe pse në rrethana tepër të vështira, u themelua Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, si bashkim i tri organizatave ilegale të deriatëhershme.

Në mars të vitit 1983,organi i LRSHJ-së, “Zëri i Kosovës “filloi të redaktohet dhe të shtypet në Gjenevë.

Xhafer Shatri ishte kryeredaktor deri në janar të vitit 1985,kur për shkak të mospajtimeve të brendshme dha dorëheqje nga Redaksia e Zërit të Kosovës, dhe u largua nga LRSHJ.

Ndërkaq, përcjelljen e organit të Lëvizjes në Kosovë e bëjnë në mënyrë klandestine dhe me shumë rreziqe veprimtarët e guximshëm, Zijah Shemsiu, Nuhi Berisha, Sami Kurteshi, Salih Basha, Zahir Kamberi, Fahredin Tafallari, Elfi Agushi, Shyqeri Ukshini, Hasan Malaj, Ejup Ahmeti, Jakup Halimi,etj.

Brezi i të mërguarve i viteve shtatëdhjetë dhe nëntëdhjetë e njeh z.Elfi Agushi edhe si njeriun që kërkoi dritë e dije për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Elfiu, duke ndarë shumëherë një pjesë të të hollave nga paga e tij ndihmoi edhe Lëvizjet studentore të Universitetit të Kosovës, të cilat nëpërmjet demonstratave dhe peticioneve të ndryshme kërkonin liri dhe të drejta të barabarta me serbët, kroatët, sllovenët, malazezët e maqedonasit.

Mospërfillja e kërkesave të shqiptarëve nga Federata e ish- Jugosllavisë, e revolton aq shumë Elfiun,i cili nga ky moment me të gjitha forcat lufton për shkëputjen e Kosovës, nga sundimi sllavo- komunist.

Në lidhje të ngushta veprimi me rininë studentore të Universitetit të Kosovës, ai pati shpërndarë ilegalisht edhe revistat “Bashkimi” “Lajmëtari i Lirisë” “Liria“ dhe “Zëri i Kosovës “të cilat dritën e botimit e shihnin falë punës së palodhshme të tribunëve të njohur popullor Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

blank

Nëpërmjet këtyre revistave i bëhej thirrje e drejtpërdrejtë popullit shqiptar për kryengritje ndaj pushtimit të egër jugosllav.

Edhe në vitet e mëvonshme Elfi Agushi, do të jetë nga të parët që parezervë do të mbështesë krijimin e një fondi të posaçëm për studentët e dalluar të trojeve shqiptare.

Ky fond iniciativë e zotit Asllan Gjinovci, u pati mundësuar studimet disa studentëve nga Kosova dhe Shqipëria, në Fakultete të ndryshme të Universitetit të Gjenevës.

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij aksioni z.Agushi,dha kontribut me vlerë të veçantë edhe në formimin e Nëndegës së LDK-së, në Gjenevë.

Duke e konsideruar këtë Parti si Lëvizje gjithëpopullore vetëm gjatë një vikendi të fundmajit 1990,ai pati pajisur me libreza mbi dyqind anëtarë.

Elfi Agushi, sot 76 vjeç ishte edhe në ballë të “Fondit gjithëkombëtar “të themeluar më 12 tetor të vitit 1991.

Në xhirollogarinë e këtij Fondi që i parapriu edhe krijimit të Fondit të zyrtarizuar të Republikës së Kosovës, vetëm në kantonin e Gjenevës, u tubuan 285mijë e 248 franga zvicerane.

Që nga janari i vitit 1992,secili mërgimtarë e kishte obligim moral dhe kombëtar që në Fondin e Republikës së Kosovës, të njohur ndryshe edhe si Fondi Bukoshi , të ndajë si kontribut mujor 3% të të ardhurave personale.

Elfi Agushi, jo vetëm që kontribuoi me të holla, por ishte edhe njëri nga anëtarët më aktiv të Kryesisë së këtij Fondi, deri në mbylljen e tij.

Një gjë që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme nga puna e përbashkët me Elfiun, ishte gjakftohtësia dhe vendosmëria e tij për ta çuar çdo nismë deri në fund.

Ai edhe indiferentëve e pesimistëve më të mëdhenj ua kthente besimin, duke u garantuar që pavarësimi i Kosovës, nga Serbia, do të ndodhë patjetër.

Si një segment tjetër jetik të shqiptarëve jashtë atdheut Elfiu,e konsideronte edhe ruajtën e gjuhës dhe kulturës së vendit të origjinës.

Ai, në shtator të vitit 1995,të gjithë prindërve u kishte bërë thirrje që t’i angazhojnë fëmijët e tyre në Shkollën Shqipe të Gjenevës.

Madje, në këtë periudhë kur unë po bëja punën e mësimdhënësit në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në “Ecole du Mail “dhe në “Ecole Onex -Parc” të Gjenevës, z.Agushi,pati dhënë shembullin konkret duke i sjellur në shkollën shqipe, tri vajzat e kushëririt të tij të parë Rrustem Agushi.

Në një interval të shkurtër kohor motrat Shqipe, Shkurte dhe Zahide Agushi, jo vetëm që përvetësuan gjuhën e nënës, por u bënë edhe pjesë e programeve tona kulture.

I edukuar në frymën që skamnori dhe hallexhiu duhet ndihmuar në ditë kritike Elfiu, gjatë Luftës së fundit në Kosovë, së bashku me mërgimtarët Miftar Abdullahu, Adem Çerkini, Violeta Reka, Faruk Osmani, Nexhmedin Ilazi, Mirsada Sheshivari, Xhelal Idrizi, Banush Bakolli, Sabedin Fazliu,dhe Muharrem Zymberi, udhëhoqën me mjaft sukses shoqatën bamirëse “Nënë Tereza “të Gjenevës.

Ata, nëpërmjet kësaj shoqate kanë dërguar ndihma të konsiderueshme në ushqime e veshmbathje në Maqedoni, Shqipëri dhe Vuthaj të Plavës dhe Gucisë, për të zbutur sadopak gjendjen e rëndë të të shpërngulurve me dhunë nga Kosova.

Kjo ekip e vyeshme humanitarësh nëpërmjet z.Elfi Agushi, pati dërguar edhe në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, njëzet e dy tonë barëra, ushqime dhe veshmbathje .
Si dhe kur u takua Elfi Agushi, me guerilasit e parë të UÇK- së.

Elfiu, qëkur ishte fëmijë e mbante në zemër pjesën tjetër të Atdheut- Shqipërinë, e Kastriotëve.

Historinë e vërtetë të popullit të tij ai e kishte mësuar nga xhaxhai i tij Agush Agushi, nën autoritetin e të cilit edhe ishte rritur. Elfiu ishte djalë i vetëm i Salih dhe Zymrije Limani Agushi.

Atij ende pa i mbushur tre muaj të plotë çetniko- partizanët serbë ia likuiduan pa gjurmë babain Salihun, së bashku me një grup shokësh nga Drenica.

Pas rënjës së diktaturës dhe komunizmit kursimet e punës së tij të 30 viteve në Zvicër, Elfiu kishte vendosur t’i investoj në Tiranë, në qytetin e ëndrrave të rinisë së tij.

Ai më 1993,në Rrugën e Brigadave blen një lokal afarist me diku 150m2. Meqenëse nuk posedonte shtetësinë shqiptare atë e kalon në pronësi të z.Ismet Hajrullahu.

Fatmir Shefqet Humolli, afarist i njohur nga Lupçi i Poshtëm i Llapit, që ishte edhe pjesë e celulave të para të UÇK- së,këtë lokal e merr me qera nga z. Ismet Hajrullahu.

Me përkeqësimin e gjendjes në Kosovë z.Humolli,këtë objekt afarist e kthen në strehimore të atyre të rinjve që vinin nga Kosova në Shqipëri për armatim.

Këtu deri në zgjidhjen e çështjes së banimit qëndronin edhe ata që ishin të keqtrajtuar dhe të përndjekur nga regjimi fashist i Millosheviqit.

Fatmiri i njohur për korrektësinë çdoherë ishte i përpiktë në kryerjen e detyrimeve ndaj z. Ismet Hajrullahu,të cilin deri vonë e njihte si pronar të vërtetë të objektit.

Ai, ndërkohë,njoftohet edhe me Elfiun me të cilin krijon raporte plotësisht miqësore. Edhe pas 27 vjetëve miqësia e z. Agushi me z. Fatmir Humolli, vazhdon.

Elfiu,me plotë sinqeritet pohon që Fatmirin e konsideron si njërin nga miqtë e tij më të mirë.

Bisedat me te edhe pse emocionuese e bëjnë krenar. Ai, në Fatmirin sheh të gjithë ata djem e ato vajza që i dolën zot Kosovës, në ditët më kritike.
Andaj, vlerësimi i Elfiut, përputhet me pjesën dërrmuese të atyre që e njohin Fatmirin, prej vitesh.

Fatmiri, qëkur ishte nxënës i Shkollës së Mesme, si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981,qe dënuar me shumë vite burgimi të rëndë nga regjimi komunist i ish- Jugosllavisë.

Pjesë e brumit të kësaj familje të përjetësuar në historinë tonë të lavdishme janë edhe motër e vëlla Ylfete dhe Mentor Humolli, që ranë në altarin e lirisë më 1shkurt 1990,përkatësisht 19 maj 1999 në Betejën e Koshares.

Elfiu,ndihet i nderuar që më 1995 në Tiranë, e kishte takuar edhe themeluesin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Zahir Qerim Pajaziti.

Me Elfiun, që ia kushtoi jetën çlirimit të Kosovës, duhet të jetë krenare jo vetëm Anamorava, por e gjithë Kosova!

Idealizmi i tij dhe puna plot rreziqe le të merret model nga ne, dhe brezat e ardhshëm!

blank

FESTË E MADHE NË DITËN E 28 NËNTORIT- DITA E PAVARËSISËS SË SHQIPËRISË NË GJENEVË

 

Të shtunën më 26 nëntor 2022 shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri”, Komuniteti Shqiptar në Gjenevë , Ansambli “Gëzuar ” dhe Rinia Kontakt organizuan një festë të madhe në mjediset e Sallës së Festave në Avanchets të Gjenevës.

Në këtë pjesëmarrje të gjerë të mërgimtarëve të të gjithë brezave të vjetër e të rinj, si dhe të prindërve, të nxënësve, mësuesve, të ftuarve, miqve e të dashamirësve mbi 600 vetë u mblodhën për të festuar së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me këtë ditë u vunë themelet e shtetit të pavarur të Shqipërisë, nga sundimi 5 shekullor turk-osman, prandaj edhe është dita më e rëndësishme e gjithë kombit shqiptar.

Drejtuesja e programit artistik, Afërdita Krasniqi po bën gati fillimin e festës nuk ka se si të mos i thotë dy fjalë zemre përpara bashkatdhetarëve, përpara prindërve që janë të lidhur kaq shumë me fëmijët dhe shkollën e tyre, përpara vogëlushëve që janë lodhur e munduar aq shumë për të sjellë në këtë ditë tërë gëzimin e botës së tyre të vogël, por që pretendon të bëhet e madhe dhe e gjerë sa dashuria e tyre për mëmëdheun.

Me dekor kuq e zi, zbukuruar me flamuj dhe veshje enkas për këtë ditë të madhe, nxënësit e shkollës shqipe hapën programin festiv me Himnin e Flamurit. Më pastaj kënduan këngët patriotike: Kënga e Alfabetit, Për mëmëdhenë , Ty flamur të duam shumë. Të përgatitura nga mësueset e përkushtuara Lumnije Emini, Brikena Osmani, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Hana Bilalli dhe mësuesi Alban Kryeziu.
Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos një dritë lumturie rrezaton tek Olta dhe Priami që gjetën guximin të përshëndesin të pranishmit së bashku me dy ish-nxënëset e shkollës shqipe që treguan programin e mbrëmjes me seriozitet të shkëlqyeshëm: Rozana Bekiri dhe Anisa Ibrahimi.

Mirëseardhjen në këtë ditë të bukur, në ketë festë të paharruar na e uron znj. Afërdita Krasniqi, kryetare e shoqatës Komuniteti Shqiptar në Gjenevë. Ndër të tjera theksoi Festa 28 Nëntorit është një ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E nga zemra jonë del urimi: “Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë”.
Të ftuar dhe të pranishëm në festë qenë:

Fitore Mehmeti Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Thierry Apotheloz Këshilltar i shtetit (Gjenevë)
Claire De Goumoëns Përfaqësuese e departamentit të arsimit
Monique Othenin-Girard Ish-përgjegjëse e Zyrës së Integrimit
Anne Hiltpold Këshilltare administrative (komuna Carouge)
Carole-Anne Kast Kryetare e komunës (Onex)
Ornella Enhas Kryetare e komunës (Versoix)
Mathias Buschbeck Këshilltar administrativ (komuna Vernier)
Xavier Magnin Këshilltar administrativ (komuna Plan-les-Ouates)

Një fjalë përshëndetëse pati Znj Fitore Mehmeti, përfaqësuese zyrtare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i LAPSH-ës për Zvicër dhe KK Gjenevë Liburn Mehmetaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe praninë e miqve të nderuar zviceranë.

Ai theksoi arritjet e shkollës shqipe në Gjenevë dhe falënderoi për kontribut të shquar mësueset dhe mësuesit si drejtues në edukimin e brezave të komunitetit tonë dhe prindërit për kontributin e vazhdueshëm që po përcjellin gjuhën dhe kulturën shqiptare tek fëmijët e tyre edhe pse larg atdheut. Ai pasqyroi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe e cila në fakt që një proces që u kurorëzua me pavarësinë e Shqipërisë.

Ndër të tjera në gjuhën frënge u shpreh: ” Jemi shumë të lumtur kur mirëpresim këtë vit përfaqësues të autoriteteve shtetërore për të festuar me ne pavarësinë e Shqipërisë. Shqiptarët në Gjenevë patën shumë fat. Mundësi për të gjetur një pritje të ngrohtë, një popullsi mikpritëse dhe me autoritete dashamirëse. Duke qenë se kam jetuar në disa kantone anembanë Zvicrës, nuk kam parë kurrë një komunitet kaq të organizuar si shqiptarët e Gjenevës me një numër kaq të madh shoqatash. Shqiptarët në Gjenevë ndihen të mirëpritur, të dëgjuar, të mbështetur dhe mbi të gjitha të LIRË. Ndoshta nuk ka fjalë më të shtrenjta për shqiptarët se fjala LIRI. Liri për t’u mbledhur, për të kënduar, për të vallëzuar, për të festuar, për folur dhe mësuar shqip, liri për të ndërmarrë dhe për të gjallëruar në Gjenevën shumëkulturore dhe pluraliste. Të gjithë këtu, mendoj se ndihen shqiptarë, por edhe Gjenevas….”
Në fund gjithashtu falënderoj të gjithë ata kontribuues dhe përkrahës brenda bashkësisë shqiptare në Gjenevë që bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje madhështore pa asnjë çmim, me punë vullnetare një bashkëpunim i frytshëm.

Urimet më të përzemërta na erdhën z. Matthias Buschbeck, një personalitet zviceran që krijon ura mes zviceranëve dhe shqiptarëve. Z. Buschdeck është përfaqësues i Komunës Vernier, aty e ka selinë LAPSH-ja në Gjenevë si dhe ku u mbajt festa e Flamurit. Këshilltari administrativ theksoj bashkëpunimin e mirë dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar në Gjenevë, dhe u nda shumë i kënaqur si me mikpritjen ashtu dhe me programin.

Atmosferën e gëzueshme të gjithë të pranishmëve e nxiti këngëtarja e ftuar Evin Thana jo vetëm për nivelin lartë të interpretimit të këngës së vjetër shqiptare por edhe më mbresëlënës ishte shoqërimi nga orkestra e Prof Véronique Aeschimann m kitarë dhe Samuel Aeschimann me klarinetë.

Në respekt të punës të brezit të ri shqiptar i cili po korr suksese gjatë shkollimit në Zvicër z. Ali Mehmeti, sekretar në shoqatën Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ndau mirënjohje për 40 studentë dhe studente që gjatë këtij viti jo vetëm nga Gjeneva kishin përfunduar studimet në shkallën Master në Gjenevë.

Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar shikuesit kur në skenë u ngjitën grupi i këngëtarëve e valltarëve të grupit “Hareja” . Po ashtu valltaret e Ansamblit “Gëzuar” dhe Rinia Kontakt, shkëlqyen me paraqitjen e tyre kënduan dhe vallëzuan si artist të vërtetë. Koregrafe e ansamblit Gëzuar ishte Shota Fejza nga Kërçova. Ndërsa koreograf për Rinia Kontakt Eroll Rukovci.

Programi i pasur kulturo – artistik u ideuar dhe realizuar nga Afërdita Krasniqi. Respekt!

Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin fotografi me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet madhështor në nderim të 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

blank

blank blank blank blank blank blank blank

blankFotografitë u përgatitën profesionalisht nga Besarta Mehmetaj

Gjenevë 28. 11. 2022 Nexhmije Mehmetaj

blank

Përurimi i librit «365 ditë autiste» Nga Saime Isufi

Në ambientet e ambasadës së Republikës së Kosovës, të shtunën, më 12 nëntor, këshilli kantonal i LAPSH-ë në Bernë bëri përurimin e librit « 365 ditë autiste », të mësueses dhe pedagoges Mirela Duka-Xoxi.

Përurimi i librit të parë të koleges sonë, mësuese shumëvjeçare në mësimin plotësues, u bë në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, zoti Sami Ukelli përshëndeti autoren dhe të pranishmit për organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore, duke premtuar se do të jetë gjithmonë mbështetje e LAPSH-së dhe e veprimtarisë së saj arsimore e kulturore.

Veton Dizdari, mësimdhënës shumëvjeçar dhe anëtar i këshillit kantonal, moderoi në mënyrë të shkëlqyer mbrëmjen, duke ua dhënë fjalën panelistëve, të pranishmëve dhe autores së librit.

Koordinatorja e LAPSH-së për kantonin e Bernës, përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore të LAPSH-së, njëkohësisht përgëzoi autoren për veprën e saj të parë, me dëshirën që kjo vepër të jetë nxitje për të vazhduar me vepra të tjera.

Pas koordiantores, fjalën e mori redaktori i librit, zoti Gani Bytyçi, i cili vlerësoi lart këtë vepër të veçantë të autores. Ndër të tjera Bytyçi theksoi se : « Gjatë punës me fëmijët autistë autorja ndjen, përjeton dhe emocionohet bashkë me ta… Ajo ndaj fëmijëve shpreh jo vetëm vëmendje e përkujdesje të skajshme, por shpreh edhe dashuri e shqetësim, dhembje e trishtim ».

Autorja e librit lexoi fragmentin : « Dita e parë e punës ». Pas saj, këngëtarja e mirënjohur e këngës shkodrane, zonja Gentjana Tafili lexoi recensionin e zonjës Denada Toçe, drejtuese ekzekutive dhe analiste e « Albanien Center ofAutism », Tiranë.

Pjesa tjetër vazhdoi me bashkëbisedim nëmes të autores dhe moderatorit rreth autizmit. Pyetjet ishin : « Kur jeni takuar për herë të parë me autizmin dhe a mund të na thoni diçka më tepër rreth tij, duke e ditur se rreth kësaj teme flitet shumë pak? » Atëherë autorja me Pawerpoint dha shpjegime në mënyrë profesionale rreth autizmit, si çrregullim i personalitetit të njeriut.

Pas këtij prezantimi profesional, zonja Tafili lexoi një fragment nga recensioni i shkrimtares Arjola Kondakçiu.

Në vijim, koordinatorja e LAPSH-së, zonja Saime Isufi, lexoi shkrimin rreth librit « Vështrim rreth librit me tregime « 365 ditë autiste ».

Moderatori, zoti Veton Dizdari lexoi më tutje recensionin e zonjës Dhimitra Malo, ish mësuese në gjimnazin « Sami Frashëri », në Tiranë.

Pas leximit të recensioneve e të pjesëve nga libri, për të pranishmit u hap biseda rreth librit. Rreth tij folën Hamzë Morina, ish mësues shumëvjeçar, duke vlerësuar lart librin dhe guximin e autores për trajtimin e një teme shumë të ndjeshme, siç ëshë autizmi. Përveç tij folën edhe zonja Nexhmije Ibrahimi, mësimdhënënëse dhe eksperte interkulturore ; zonja Teuta Kryeziu, kryetare e këshillit të prindërve në Ostermundigen. Duke vlerësuar lart rëndësinë e botimit të këtij libri, ajo theksoi se do të marrë disa nga këto libra dhe do t’ua shpërndajë prindërve shqiptarë me fëmijë autikë. Librin dhe punën e autores e vlerësuan lart edhe zonjat Esmeralda Hoxha dhe Ida Jashari, mësuese shumëvjeçare, e cila në emër të këshillit kantonal të LAPSH-së , i dhuroi lule autores.

Në përmbyllje këngëtarja e mirënjohur Gentjana Tafili e bëri edhe më të bukur atmoesferën e mbrëmjes së shkëlqyer përuruese, me dy këngët të bukura shkodrane.

Krejt në fund, moderatori falënderoi firmën “Isoltec GmBH”, me drejtues Gjergj Duka, për aperon e shtruar për këtë rast.

Zonja Mirela Duka-Xoxi, në shenjë falënderimi për librin, dedikuar publikut shqipfolës, pranoi shumë lule nga nxënësit e saj dhe shumë të pranishëm në përurim.

Të pranishmit, gjatë aperos, patëm mundësinë të furnizoheshin me librin, autografin e autores dhe të takoheshin e të bisedonin mes tyre.

Ishte një përurim ndër më të bukurit, i cili do të mbetet në mbamendjen e të pranishmëve.

Koleges sonë i uroj suksese pa fund në punën e saj krijuese për librat e radhës !

blank

blank

 

blank blankblank

blank

Onufri sjell në Panairin e Librit “Tirana 2022” edhe dy vëllimet e reja poetike nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Prej 16 deri më 20 Nëntor mbahet në Pallatin e Kongreseve edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana 2022”, që organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Shtëpia Botuese e mirënjohur Onufri, një nga më të mirat në trevat shqiptare sjell në këtë panair mbi tridhjetë libra dhe autorë.

Midis tyre Onufri sjell  edhe dy vëllimet e reja poetike nga poetët Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj.

Libri i Skënder Buçpapajt titullohet Dielli i shumëfishtë, ndërsa i Elida Buçpapajt Of-shaj.

Prej vitit 2012 Onufri është botuesi i librave të çiftit Buçpapaj.

Është shumë vendimtare për krijuesit kur gjejnë botuesin e zemrës.

Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj i shprehin falenderimet dhe mirënjohjen e tyre Botuesit të Onufrit Bujar Hudhri dhe Drejtores të botimeve Onufri Enxhi Hudhri.

Në numrin e sotshëm të ExLibris gazetë letrare artistike e Onufrit paraqiten cikle poetike të dy poetëve shkëputur nga librat e sapobotuar.

Ndërsa dy vëllimet poetike të sapobotuara Dielli i Shumëfishtë dhe Of-shaj gjatë Panairit të Librit i gjeni tek Stenda e Onufri. Më pas do t’i gjeni në librarinë Onufri.

 

blank

 

blank blank

blank

blank

SHHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare – Nga Florim Zeqa  

 

Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më 12.11.2022, në Büron afër Lucernës (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të saj, në mënyrë madhështore organizoi manifestimin tradicional të Darkës së Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.

 

Vazhdimësi e një krenarie kombëtare

 

Në 13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, manifestimin tradicional të “Darkës së Lamës” e mbajti në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia, etj.

Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.

Pas intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshendetjen e zakonshme, duke ju uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti tradicional.

Në mënyrë të veçantë moderatori i përshendeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar nga Gjermania).

Prezent në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.

blank

Humanitet dhe atdhedashuri në vepër

 

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, falenderoj,të gjitha nënat dhe motra tona që përgaditën ushqimet tradicionale enkas për Darkën e Lamës.

Kryetari Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, antarësisë së gjërë dhe donatorëve të rregulltë pranë kësaj shoqate.

Për të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmuarëve, ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është paraqitur.

Shuma e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrinë totalin prej 98.957,80 Fr- dhe 177.075 Euro.

Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë dhe donatorëve, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.

Pas prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara, arkëtari Lushi Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.

Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje vëllazërore.

 

Humanizmi dhe atdhedashuria ndjenja të thella shpirtërore

 

Të ndihmosh vëllëzërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qenje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pas raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj, moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës institucionale të luftës çlirimtare.

Pas analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.

Më pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës “Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontributdhënësit e rregulltë.

 

Darkë e begatë me gatime tradicionale

 

Pas pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë tradicionale.

Shtruarja e “Sofres Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.

 

Argëtim dhe kënaqësi shpirtërore

 

Pjesa e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllëzërve dhe motrave dardane.

Kur jemi tek pjesa muzikore, vlenë për të theksuar se ishte koinçidencë rasti ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas me qëndrim në shtetin helvetik

 

Bashkimi i burrave rreth Sofres, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan

 

Bashkimi i grupit të burrave rreth Sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.

Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.

SHHK ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

 

Sinonim uniteti dhe humanizmi në mërgatën tonë

 

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.

Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.

Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siq është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.

Prandaj, nderi dhe respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.

Në fund ia vlenë të theskojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.

Zoti i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!

Zoti e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër!

 

P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z. Vesel Xhaferi


Send this to a friend