Studiuesit dhe interpretuesit me ne zë të shkrimtarit do të theksonin vazhdimisht ne konferenca, leksione, auditore të larta shkencore se, Vepra e I.K. është një opus i fuqishëm letrar, një kalendar artistik të historisë së popullit shqiptar. Është një autor, është një dinjitet letrar kulturor, të cilin Shqipëria e vogël, ka fatin t’ia dhurojë botës së madhe të letrave. Ismail Kadare është model i shkrimtarit të metarrëfimeve, edhe pse është shkrimtar tërësisht impresionist. Romani i Kadaresë sjell për herë të parë antiheroin. Pra, nuk kemi një roman me një hero, por me një antihero, duke u mbështetur te referencat nga antika e deri tek teatri i absurdit. Shqiptarët e diteve të sotme mësuan nga epoka Kadare, për diktaturën, qoftë duke e pasqyruar qoftë duke e kundërshtuar. Për një politikan shqiptar, ai i referohet Agamemnonit në antikë. Dhe njerëzit gjejnë lidhjet referencat kontekstuale të një vepre. Kjo është ajo që e bën të pashtershme veprën dhe vlerën e Kadaresë. Kjo mbështjellje me petkun mitik të veprës, shihet gjithkund deri te vepra e fundit.
Lexuesit shpesh e cilësojnë, një “magjistar i fjalës shqipe”, që mahnit në të gjitha gjuhët me vepra si, “Gjenerali…”,“Kështjella”,“Kronikë në gur”, “Ura me tri harqe”, “Pashallëqet e mëdha”, “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën”, “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” dhe “Nëntori i një Kryeqyteti “ Viti i mbrapshtë” “ Dimri i madh”, “ Qorfermani” , qindra tituj dhe mijra ribotime brenda dhe jashte vendit.
Ismail Kadare për shqiptarët është jo vetëm përfaqësuesi më i spikatur i letërsisë shqipe, ai është edhe një ambasador i Kombit Shqiptar në Botë. Sepse Bota e madhe Shqipërinë e vogël dhe Kombin shqiptar e njeh sot në radhë të parë përmes krijimtarisë letrare të Ismail Kadaresë. Ai është i pari që e ka bërë temë të krijimeve të veta letrare dramën kosovare, në poezi si: “Kosova”, “Atje larg në veri”, “Mundja e ballkanasve nga turqit…”, “Terrorri në Kosovë”, “Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt”, “Baladë për vdekjen e Jusuf Gervallës”, librin publicistik, “Bisedë përmes hekurash”, një dialog në distancë me intelektualin Ukshin Hoti; “Krushqit janë të ngrirë”; për Kosovën e vitit 1999, “Ra ky mort e u pamë”, dhe “Tri këngë zie për Kosovën”. Letrat e guximshme që u ka shkruar personaliteteve të larta botërore, si letra dërguar Presidentit të ShBA-ve, Xhorxh Bush, në vitin 1989, ende pa u hapur shqipëria, e më pas në vitin 1991. Presidentit çek Havel, Papës Karol Vojtila; takimet me Presidentin francez Zhak Shirak dhe me shumë personaliteteve të tjera të larta botërore për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Kalendari i shkrimtarit Ismail Kadare, është koha e pafundme. Epoka që firmosi me veprën dhe qenien e tij. Ndaj, Shqiptarët e duan Epokën Kadare.
Megjithëse vetë shkrimtari nuk ka folur kurrë për disidencën e tij, letërsia që ai krijoi, ka ushqyer shpirtin e disidentëve, të atyre që kanë qënë brezi im, një brez disidentesh që në gjithë jetën e tij ka pasur per kryefjalë Shqipërinë. Një Shqipëri arkaike, një Shqipëri që jetohej dhe pse jo, një Shqipëri që po vinte, mbushur me fraza për të ardhmen, themeloi një letërsi të lartë, ku shihnim një Shqipëri të lashtë shkëlqimtare dhe perandorake. Krijimtaria e tij mezi pritej prej nesh. Fjala e tij ishte një disidencë e plotë evolucionare. Duke ju shmangur disidencës revolucionare që të varroste të gjallë në kohën e diktaturës. Duke trajtuar shpirtin shkëlqimtar të shqipëtarëve. Kjo është një gjë shumë e madhe, e vertetë dhe fisnike. Shumë, nuk e dinë fare nese egziston Shqipëria, por e njohin nëpërmjet Kadaresë, dhe kjo është befasuese. Këto vepra të larta nuk mund të shkruheshin, nëse shkrimtari nuk ishte një atdhetar i madh, një shqiptar i madh, edhe për rolin e tij në letërsinë dhe historinë e botës, midis dy shekujve XX dhe XXI. Është një vepër që përfaqëson fazën më moderniste të letërsisë sonë, e cila kapi vlerat universale. Emri i Kadaresë është një çertifikatë sigurie, jo vetëm në botën shqiptare që ai përfaqson por edhe për ato anekse kulturore siç janë arbëreshët, dhe arvanitasit por për gjithë ruzullin mbarshqiptar. Kjo jo vetëm për artin dhe risitë që solli vepra, porse kishte brenda edhe magjinë e tërheqjes, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin tonë.
Kadare hyri jo vetëm në kulturën dhe antropologjinë shqiptare dhe preku thelbin e problemeve mbarë kombëtare, duke e theksuar tërësisht europian, për nga pozicioni gjeografik dhe historik të tij, duke kontribuar në rruajtjen e indentitetit europian. Ngritja lart e zerit të shkrimtarit për hapjenn e dosjeve të kohës së diktaturë, si një aspekt shoqëror e qytetar. Duke theksuar se në qoftëse një popull nuk ka pjekurinë e duhur për të kapërcyer këtë problem, fatkeqësisht ky popull nuk do të ketë të ardhme të sigurt. Ndërkohë me po atë vërtetësi dhe krenari ishte deklarata dhënë Stephane Courtois-së: “ njëmijë vite të kërkojnë, në njëmijë arkiva, nuk do të gjejnë kurrë qofshin dhe dy radhë të miat kundër kujtdo qoftë”. Shqiptarët e epokës së tij e vërtetuan plotësisht atë. Jo vetëm nuk u gjend asnjë fjalë, por sulmet e fshehta dhe të hapura të kolegëve dhe keqdashësve të tij, i anashkaloi me keardhje pa më të voglën fyerje dhe hakmarrje.
Shqiptarët e adhuruan veprën e tij në të gjitha kohët, edhe ata që nuk ishin lexues të letërsisë, sepse pathosi kryesor në veprën e Kadaresë është liria e shpirtit, të cilin ai e bën personazh të veprës letrare. Edhe kur ndalimi i veprës së tij ishte gati me burg, ne e ndiqnim fshehtas atë, sepse Ai solli pasqyrimet e mëdha të kësaj letërsie, ai solli autorët e mëdhenj botërorë nëpërmjet kësaj letërsie. Tek ne ishin të ndaluar rreptësisht autorët moderniste botërorë, dhe ne këtë letërsi e merrnim nëpërmjet veprës së Kadaresë, pasi ishte modeli i kësaj letërsie. Ky ka qenë një fat i madh për ne.
Kadareja ndikoi fort në formimin tonë intelektual, në identitetin tonë kulturor, letrar dhe Kombetar! Diskutimet dhe debatet mbi librat dhe letersinë të cilat mbushnin jetën tonë. Fenomeni Kadare për ne ishte një inspirim i fuqishëm, se cila do të qe e ardhmja e popullit tonë i cili pa aspiratat e tij për të ardhmen në. Në veprën e tij ne gjetëm Shqipërinë e lashtë Homerike. Figurat e letrare, simbolike dhe alegorike, metaforat dhe krahasimet ishin akordet e forta e të fuqishme që ndikuan fort në gjendjen tonë melodramatike të kohës. Në formimin e karaktereve dhe formimin tonë të parakohshëm, pasi vepra e Kadaresë ka ide, mendim, ka figurë, filozofi, dhe mesazhe të forta, të cilat ngrenë në nivel bisedat, debatet dhe diskutimet tona. Edhe në aspektin profesional, ne gjejmë aty, motive, detaje dhe fenomene për të cilat duhet të veprojmë me maturi dhe pjekurinë e duhur, si p.sh. trajtimi i Kanunit të Lëkë Dukagjinit, i dokeve e zakoneve shqiptare si besa, bujaria, mikpritja dhe trimëria. Ai, mbetet udhëzues me idetë e tij gjeniale dhe civilizuese.
Kadareja zbulohet, si institucion i gjuhës amtare. Vepra e Kadaresë është një vlerë e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet e saj, është një pasuri kombëtare, dhe jo vetëm, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ajo mbart vlera të shumta tematike, vlera të mëdha ideore, që vijnë te lexuesi me një realizim shumë të lartë, të përsosur artistik. Aty mjeshtëria ka njohur veten në shkallën më të epërme. Vepra e Kadaresë është etnos, eshtë kujtesë, mendësi të botës shqiptare. Nuk ka fazë të historisë shqiptare që të mos jetë derdhur prej Tij në art, që të mos jetë mishëruar prej tij në një vepër letrare. Dhe gjuha shqipe në penën e Kadaresë kthehet në institucion, ai në çdo prodhim letrar, eseistik a shkencor, i mëshon faktit të jashtëzakonshëm se shkruan në Gjuhën Shqipe, në gjuhën e vet amtare, e cila sipas tij është një gjuhë nga më të lashtat e Evropës, madje edhe të vetë Botës. Kadare mbetet shkrimtari i ditëve të sotme që e ka intelektualizuar gjuhën shqipe si askush tjetër. Kadare është gjuhëformues, është gjuhëpasurues, por është edhe gjuhëpastrues. Ai është një model gjuhësoro-artistik. Vepra e tij, në përmbajtje dhe në formë, është një shumësi vlerash të shtresuara, herë të dukshme e herë të padukshme, herë të rrokshme e herë të parrokshme, të cilat, përmes një metafore të marrë nga Martin Camaj, do t’i quaja palimpsestore. Vepra e Kadaresë është vetë fjala e gjuhës shqipe, me vlera të shumta shënuese e shprehese, me mundësi e aftësi të mëdha për të shpërfaqur vlera artistike të larta. Leksiku i veprës së Kadaresë është pronë jo vetëm e akademikëve dhe e studiuesve. Në radhe të parë është pronë e lexuesve dhe e gjithë shqipfolësve. Dashuria për veprën e shkrimtarit është shtrirë në të gjitha moshat dhe nivelet e studimeve, prej shkollës filore e deri ne studimet e larta pasuniversitare dhe shkencore.
Kadare është shkrimtar vizionar i vetëdijshëm, ku vitet do të rrëshqasin pa forcë mbi veprën e tij.
Ismail Kadareja, është një shembull i gjuhës shqipe të gjallë dhe dinamike.
Ka bërë një lojë të gjuhës shqipe me gjuhët e tjera: anglisht, rusisht, greqisht, gjuhët e Azisë Jugore e deri drejt stepave. Kadare shtrydh simbolikën si diçka të fuqishme njerëzore. Ndaj ngjall tek lexuesi ndjenja emocionale të forta, vepra e Kadaresë lexohet me një frymë dhe pasi fillon ta lexosh është vështirë të shkëputesh prej saj. Por edhe pasi e ke lexuar, prapë nuk je shkëputur, pasi ke kuptuar mjaft gjëra, të cilat vazhdojnë të bëjnë të mendohesh, por edhe të kuptosh artin e madh të letërsisë shqipe.
Shqiptarët mbarë janë të një mëndje, se askush nuk duhet ta vërë në diskutim se Ismail Kadareja do të hyjë në letërsinë botërore, si shqiptar, me apo pa çmimin Nobel.
Ketë përmbledhje të shkurtër të librit “ Epoka Kadare” po e mbyll me mendimet e piktorit të madh Italo- Shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili thekson bindshëm se: “ Kontakti me Kadarenë është magjepsës. Mbi të gjitha ai është Kombi, Populli. Për mua Kadareja është projektor i fuqishëm i drejtuar në thellësitë e mëdha të shpirtit të popullit, kombit, atje ku fillon, formëzohet, rrit përmasat magma vullkanike e këtij shpirti. Elementët që e përbëjnë këtë magmë janë të shumta: mite ritual, kultura shekullore e të jetuarit, filozofia e saj, mëndësia e raporteve ndërfamiljare, mëndësia e juridiksionit të mahnitshëm popullor. Kadareja është traditë dhe novitet. Në të gjendet i kristalizuar arti i popullit, arti i përzgjedhur i traditës tonë të kultivuar. Gjithashtu në të bashkohen mrekullisht Homeri me Eskilin. Dantja me Shekspirin. Xhojsi me Kamynë, Kafka me Sartrin e Elyari me poetët e tjerë të mëdhenj të këtij shekulli, për t’u tjetërsuar në markën e veçantë tepër të njohur në prozën bashkëkohore, në markën Kadare. Kadareja është shpallje botërisht e mundësive të magjisë sonë artistike. Pohimi i ri i gjenisë shqiptare.
Përgatiti Nadire BUZO.
Studiuese -arti
Epoka e servile e Ksdares