VOAL

VOAL

Në 25 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia – KOSOVË, URIME PËR DITËN E REPUBLIKËS – Nga FLORIM ZEQA

July 2, 2015

Komentet

Flakët shkrumbuan ullishtet, vunë në rrezik shtëpitë dhe bizneset në Krujë- Dëshmia e banorit: Zjarrfikëset erdhën shumë vonë, vatrat i kontrolluam ne

Zjarri apokaliptik që përfshiu Malin e Krujës shkaktoi panik te banorët e zonës pasi flakët iu afruan me shpejtësi zonave të banuara. Tmerri i përjetuar vihet re edhe në dëshmitë e banorëve, të cilët kanë treguar përjetimet.
Përveç banesave u rrezikuan edhe biznese, po ashtu edhe ullishte. Sipas banorëve dëmet janë të konsiderueshme.
Njëri prej tyre dekaroi se zjarrfikësit erdhën shumë vonë.

Plaka qante nëpër shtëpi, thoshte: le të digjem brenda”. Kjo është dëshmia tronditëse e një banori që përjetoi nga afër momentet e tmerrit, teksa flakët rrethuan banesat dhe i detyruan banorët të luftonin vetë për të shpëtuar shtëpitë dhe familjarët.

Sipas tij, zjarri u përhap brenda pak minutash dhe rrethoi plotësisht banesën.

“Të them të drejtën, për pesë minuta nga atje, erdhi e rrethoi komplet shtëpinë. Që të gjithë, ne morëm masa, sollëm kamionin me dy bota ujti dhe e kemi mbajtur komplet situatën vetë.”

Banori denoncon vonesën e mjeteve zjarrfikëse, duke thënë se ato mbërritën pasi flakët kishin përparuar ndjeshëm.

“Zjarrfikëset kanë hyrë shumë vonë. Mbasi u ka shkuar krejt zjarri, kanë ardhur vetëm sa për me fik vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet.”

Përballë përhapjes së flakëve, familjet u detyruan të largonin fëmijët dhe të afërmit, ndërsa burrat e zonës u organizuan për të luftuar me zjarrin.

“Dolëm, i nxorëm fëmijët e krejt, me një siklet të madh. Erdhën burrat, u bëmë me çunat që e kemi mbajt. Se ka qenë një tmerr i papamë.”

Ai tregon se zjarri u përhap në disa drejtime, duke rrezikuar jo vetëm banesat, por edhe magazinat e ujësjellësit dhe biznese të tjera të zonës.

“Mori kjo pjesa e ullishtes. Edhe u fut në të dy krahët. Rreth e rrotull shtëpisë doli zjarri para, vazhdoi mori ajo magazinat e ujësjellësit, zyrat tjetër atje prapë më para. Ka qenë një kaos i papamë. Kaos i papamë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë.”

Një tjetër problem gjatë situatës emergjente ishte evakuimi i banorëve. Sipas dëshmisë, rrugët u bllokuan dhe mjetet zjarrfikëse e patën të vështirë të hynin në zonë.

“Po krejt lagjja po evakuohej, u bllokuan rrugët e zjarrfikësve, s’kishte asnjë lloj mënyre me hyrë zjarrfikëset. Ishin njerëzit krejt… kush mund të ikte më parë, krejt lagjja u tmerrua.”

Flakët iu afruan edhe një fasonerie, ndërsa rrezik serioz paraqisnin dy kabinat elektrike që ndodheshin pranë banesave. Sipas banorit, ndërhyrja e punonjësve të OSHEE-së bëri të mundur shmangien e një situate edhe më të rëndë.

“Aty matanë është një fasoneri… edhe aty kishin komplet frikë, që do të shpërthente ajo. Që këtu mbas shtëpisë janë edhe dy gabinat elektrike, po të shpërthenin ato mund të bënte katastrofë. Po qenë ata të OSHEE-së, ata e ulën thikat dhe u mor situata.”

Edhe pas kalimit të flakëve kryesore, situata nuk ishte normalizuar plotësisht. Mbetjet pranë fasonerisë vijonin të digjeshin gradualisht, ndërsa banorët punonin për të larguar materialet që mund të përbënin rrezik.

“Janë mbetje të fasonerive aty, edhe ato digjen avash-avash, gradualisht.”

Por dëmi më i madh për banorët është ai ekonomik dhe ekologjik. Pas banesave, zjarri ka shkrumbuar ullishtet e zonës, duke zhdukur pemë shekullore.

I pyetur për përmasat e dëmit, banori përgjigjet me një dëshmi që tregon qartë pasojat e zjarrit:

“A ka vlerësim ky lloj dëmi? Shihe vetë, shihe.”

Dhe përballë ullinjve të djegur, ai tregon se bëhet fjalë për pemë mbi 100-vjeçare.

“Komplet ullishtet e sheh si ka qenë. Kanë dalë totalisht mor, totalisht, totalisht.”

“Ullinjtë janë shekullore, mbi 100 vjet. Mbi 100 vjet. Ato janë mbjellë… me një fjalë, prej vitit ’40.”

Një dëshmi që tregon jo vetëm përmasat e dëmit të shkaktuar nga flakët, por edhe ankthin e banorëve që, në momentet më kritike, u përballën me zjarrin pranë shtëpive të tyre, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin familjarët dhe pronat.
Një tjetër pasojë e zjarreve që lë pas jo vetëm dëme materiale, por edhe pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u menaxhua emergjenca dhe ndërhyrja në terren. bw

Publikohen pamjet e flakëve që “përpinë” Krujën! Apeli i banorëve për ndihmë: Rama të shkarkohet me sekonda, ku janë emergjencat?! Na dogji dhe shkatërroi

Janë publikuar pamjet e flakëve që përfshinë mbrëmjen e kaluar zonën e Malit të Krujës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.

Teksa zjarri përhapej me shpejtësi, banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa kanë ngritur akuza ndaj shtetit dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i mjaftueshëm për përballimin e situatës.

Një prej banorëve, i revoltuar për situatën, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Unë jam banor i lagjes. Edi Rama të shkarkohet me sekonda, mos të rrijë në zyrë. Na shkatërroi, na dogji. O kriminel, o zagar, ik! Ku i ke emergjencat, ku i ke paratë e vjedhura që na ke vjedhur gjakun o kriminel”, tha një banor.

“Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë asnjë masë. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi. Banorët janë larguar. Janë djegur dy shtëpi”, tha banori tjetër.

Pamjet tregojnë përmasat e zjarrit gjatë orëve të natës, ndërsa banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Panorama

“Rama jepe dorëheqjen”! 71 ditë revoltë kombëtare kundër keqqeverisjes, qytetarët të vendosur deri në realizimin e objektivave

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të. Qytetarët edhe këtë të diel pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike.

Gjatë tubimit priten thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë, ndërsa një nga sloganet e protestuesve është: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim më të shumtë dhe të vendosur deri në realizimin e objektivave të tyre. bw

“Shqipëria kërkon revolucion”! Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën!

Prej 70 ditësh mbahet në Tiranë protesta qytetare. Njësoj si në ditën e parë kërkesa për largimin e Ramës mbetet e panegociueshme. Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të heqin dorë nga revolta deri në largimin e kryeministrit.

Pas mbylljes së fjalimeve të Kryeministria, protestuesit vijuan marshimin me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Atdheu nuk shitet”, Arrestoni Ramën, Arresto Ballukun”…

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. bw

Tensionet në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike për një President! LVV e ka tërhequr kandidaturën

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndodhën më herët në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shpreh se po kërkon një marrëveshje politike për të zgjedhur presidentin e Republikës, proces i cili pasi dështsoi disa muaj më pari u hapi rrugën zgjedhjeve të reja.

Ai u shpreh se LVV kërkon një president konsensual dhe për këtë arsye Glauk Konjufca nga partia e tij e ka tërhequr kandidaturën.

Sakaq, ai ritheksoi se zgjedhjet e reja nuk do të ishin një ngjarje në dobi të Kosovës, pas përsëritjeve të vazhdueshme në vazhdën e ngërçit politik në vend. bw

“Jep dorëheqjen!” Sot dita e 70 e protestës, qytetarët zbresin sërish në protestë kundër Ramës dhe qeverisë

Shqiptarët do të zbresin sërish sot në shesh në atë që shënon ditën e 70-të të rezistencës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Tubimi poshtë kryeministrisë dhe origjina e revoltës
Protestuesit pritet të mblidhen përreth e poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku do të vijojnë të përsërisin njëzëri thirrjen për dorëheqjen e tij nga detyra.

Ajo që fillimisht nisi si një reagim lokal ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, tashmë ka marrë përmasa mbarëkombëtare dhe është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

Me thirrjen kryesore “Jep dorëheqjen!”, qytetarët që mbushin sheshin po kërkojnë ndryshime të thella e rrënjësore në mënyrën se si funksionon i gjithë sistemi politik në vend. Kërkesat e tyre janë zgjeruar edhe me largimin e klasës së vjetër politike.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë, qëllimi përfundimtar i kësaj qëndrese 70-ditore është sjellja e një ndryshimi të vërtetë politik e institucional, duke u shkëputur nga politika tradicionale dhe duke vendosur një model të ri përfaqësimi. bw

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69- Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK.

Prej 68 ditësh, protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës.
Në ditën e 69-të, qytetarët pritet të dalin sërish në rrugë, ndërsa protesta pritet të shoqërohet me marshim dhe thirrje kundër qeverisë.

Ndër sloganet që pritet të dëgjohen janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e rrugëve, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK. BW

UGSHPD: RAMA MES UDHËKRYQIT DHE FJALËKRYQIT (Pushime dhe Protesta të mbara) 

Në fillimet e shtypit të lirë gjatë viteve 90-të, prirja për ta botuar një rubrikë zbavitëse si fjalëkryqi ishte e madhe. Gazetat kishte raste që konkurroheshin nga zyrat shtetërore për numrin e ulët të tirazhit pasi fakset e më vonë printerat plotësonin nevojat e zgjidhjes së të panjohurave. Shoqëria shqiptare dhe administrata shtetërore po e bënin kapërcimin dhe ndodhet me vite të largëta distancë nga bumi teknologjik, koha e internetit, celularët smart, aplikacionet, chat GPT e deri tek “ministrja” Diella (aplikacioni i kryeministrit).
Befasohesh kur shënime të vetmisë dhe zbrazëtia e kryeministrit futet si ngacmim dhe propagandë njëherësh prej Agjencisë Telegrafike Shqiptare, për të trazuar ose shtuar vapën ditëve të nxehta të Gushtit që në asfaltin e  “Bulevardit Dëshmorët e Kombit”, qytetarët mbanin Ditën e 68-të të protestës.
Parullat e shkruara prej 9 javësh tani lexohen jo vetëm nga dronët, por edhe nga satelitët DORËHEQJE!
Tani që administrata, Kuvendi, Partitë politike, studiot mediatike ‘prime-time’ i kanë zbehur veprimtaritë prej pushimeve verore dhe nuk e ndjekin më dot dhe sheshin e protestës shumë prej tyre u morën edhe me mesazhin e akronimit ‘besa’ të kryeministrit nga pushimet buzëdetit.
Në plotë kuptimin e saj kur përdoret, fjala besë/a nuk shpërbëhet në shumë kuptime. Historikisht dhe në kushte të vështira është zotim dhe kohë që një shqiptar bën. E vërteta dhe një fjalë e dhënë.
Nder dhe mirënjohje për kë e mban. Dhe kur shkëmbehet besa-besë, është bashkim, është veprim i lidhur rreth një besimi.
Pas 30 Korrikut kur Rama sqaroi  jo vetëm “Besën”, por edhe “Praninë Besnike” me drejtuesit politikë, kjo rrudhosje nisi të ndjehej më shumë në ditët e para të muajit Gusht. Njerëzit pranë tij mbeten rilindës ose elita, ndërsa 800 mijë mbështetësit zor se do t’i mbeten. Socialistët e ndërgjegjësuar  janë organizuar në protesta të njëpasnjëshme në disa bashki veç kryeqytetit dhe po i bëjnë ata të largohen duke dalë si kundërshtarë të vendosur. Harta e re territoriale përpara zgjidhjeve vendore 2027 që kërcënon fshirjen e 15 bashkive, fatkeqësisht mes shpopullimit, mbylljes së shkollave, mungesës së shërbimeve, rënies së ndjeshme të bujqësisë dhe blegtorisë janë nisma politike dhe projekte të Rilindjes Socialiste me në krye Ramën.
Fjalët kyçe të Ramës që ATSH-ja dhe propaganda e mendojnë se përcjellin një mesazh në të vërtetë duken boshe dhe shënime vetmie. Edhe nëse përpiqesh t’i zgjasësh kuptimet për ta shpjeguar fjalën “BESA’ si një akronim mund të thuhet se ndryshimet Shqiptare janë historikisht marramendëse. Politikisht dhe Ndërkombëtarisht zhvilluese për ndryshimet që do të sjellin. Pikërisht kjo befasi ndryshimesh të shëndetshme kombëtare nga brenda dhe diaspora e shqiptarëve dhe mbështetja perëndimore për shkak të interesave gjeopolitike, mendohet se e kanë zhvlerësuar protagonizmin e Ramës dhe nxjerrë thuajse jashtë loje.
Shumë kujt ky dorëshkrim me fjalën “Besa” po të krahasohet me atë se çka ka ndodhur prej mëse një viti, ose 15 muaj pas shënimit të “Memorandumit-Kuçi 2” do të dallonte kontrastin e mes vetmisë sot dhe vlugun e të bërit politikë dje, frikën sot me qesëndinë dje, dorëheqjen sot nga pushteti i pamatshëm dje (8 Maj, 2026 në Kuç të Vlorës).
Pikërisht mes këtyre dy dëshmive historike të shkruara, ose faksimile digjitale që  media i zotëron dhe lehtësisht bëhen të njohura në çdo kohë, të panjohurat e Ramës në ditët e pushimeve (por jo të protestës qytetare në Ditën e 69-të), po paraqesim në mbyllje zgjidhjen e një fjalëkryqi. Përgjigjet e zgjidhjes në shënimin e ardhshëm. I vlefshëm për administratën, kafenetë dhe mediat përtace që regjistrojnë me dronë protestën për të treguar ato momente kur protesta 3-4 orëshe çdo ditë ju duket e “pakët” në numër dhe harrojnë të përmendin se është e pandërprerë.
Sot në ditën e 69-të të saj.
Fjalëkryqi i javës së parë të muajit Gusht
Fjalët kyçe
Vertikalisht
1- Nuk ka avionë për ta shuar. 3-I domosdoshëm për mbrojtjen nga infeksioni. 6-Dobëson euron dhe dollarin kur forcohet. 8- Serial në Netflix.  9- Zakonisht ndotet nga ndërtimet dhe djegia e karburantit. 10- Një e tillë bën propagandë ose censurohet kur i largohet të vërtetës.   
Horizontalisht
2-Pritet kur nuk mbahet. 4-E thërrasin ndryshe një bari me GPS. 5-Emri i një fshati lagunor prej nga duken Flamingot, perëndimet e bukura të diellit në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.  7- Emri i një ish ministre dhe zv/kryeministre. 11- Vepër arti e infrastrukturës. 12-Titulli i një kënge që e bëri autorin Rocco Granada të famshëm në 1959-1960
 
 
 
7 Gusht, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Aktivistët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë revoltën: Bllokim rrugësh

Pas një marshimi të gjatë në rrugët e kryeqytetit dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, është mbyllur protesta e mbrëmshme.

Shqiptarët prej 68 ditësh kanë protestuar kundër qeverisë, duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të dorëzohen dhe se revolta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Në mbyllje të marshimit, aktivistët theksuan se tashmë po ndjekin një tjetër mënyrë të mbylljes së protestës dhe se çdo natë do të ketë një destinacion të ri për ta përmbyllur protestës. Gjithashtu u theksua se kjo protestë që tashmë vijon prej 68 ditësh, ‘ka nevojë për përshkallëzim”, duke paralajmëruar edhe bllokim rrugësh.

“Çdo natë marshimin do e mbyllim në rrugë të ndryshme, Dhe do bllokojmë çdo rrugë të Tiranës. Kjo protestë ka nevojë për përshkallëzim”, tha një prej aktivistëve.

Marshimi vijoi me thirrjet “Rama në burg Berisha në burg”, Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “bashkimi bën fuqinë”.

Protestuesit kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. gsh

UGSHPD: DST* SI FORMË E PATRONAZHIMIT EKONOMIK

(Rama, Koçiu, Ibrahimaj, Yzeiri, Salla, Balla, Gonxhe në reklamat vip)

Prej Korrikut 2026 deri në Shtator 2027 qeveria e Rilindjes Socialiste ka projektuar ngritjen e deri në 125 veprimtarive ‘private’ ku shteti merr përsipër edhe humbjet prej tyre në masën 70 %.

Kush nuk do të ishin ata/ato “sipërmarrës të guximshëm” që nuk do t’i pranonin këto kushte (!).

Por pyetjet që shtrohen janë:

1- mbi ç’territor dhe në cilat objekte fizike pronash këto aktivitete biznesi do të ndërtoheshin dhe do të zhvilloheshin?

2- si vepron konkurrenca në ekonominë dhe tregun e lirë?

3- a merren parasysh risku dhe falimentimi?

4-kush përfiton nga përzgjedhja?

etj… ndërsa më kryesorja është se çfarë duan qeveritarët në këto promovime në një kohë kur digjitalizimi dhe format njohëse si tryezat teknike dhe panairet lëvizëse në çdo qytet do të zbulonin lirshëm interesimin, kontaktin dhe bashkëveprimin e njerëzve dhe bizneseve pa ombrellën e influencës politike.

Për ta argumentuar mund të tregojmë se që nga muaji Prill kur kryeministri Rama e hodhi këtë ide që nisi zyrtarisht më 6 Korrik (kur protesta ishte në Ditën e 37-të), deri në fillim të muajit Gusht janë propaganduar nga ATSH dhe mediat pranë qeverisë rreth 50 lajme/veprimtari. Titulljt “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” janë të njëjtë jo vetëm në çdo faqe interneti të ministrive, por edhe më gjerësisht në media ku mbiemrat që shquhen veç Ramës janë Koçiu, Ibrahimaj, Yzeiri, Salla, Balla, Gonxhe*…

Shkak për ta paraqitur këtë frymë propagande u bë një video e publikuar nga  Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cila e promovoi nismën me një subjekt të optikës ku shprehej se do t’ja kalonte fjalën sipërmarrëses e cila nuk tha asgjë veç se pohoi se çfarë Ibrahimaj vazhdonte të tregonte:-“Në biznesin “Europtik”, pata kënaqësinë të bisedoj me Jonidën për rrugëtimin e saj si sipërmarrëse, sfidat që ka kapërcyer ndër vite dhe planet për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit. Nga një dyqan i vogël i hapur në vitin 2012, Europtik është shndërruar në një biznes të konsoliduar që përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare të syzeve dhe synon të zgjerohet edhe jashtë Tiranës”.

Përfundimin e nxjerr në këtë rast fjala popullore “Shkoi për vetulla dhe nxjerr sytë”.

Çfarë është ky përdorim i njerëzve në këtë mënyrë?!

Arsyeja me sa shohim është prania e elitës së Rilindjes Socialiste me ‘statusin’ e bamirëses dhe kreditorit ekonomik në shkëmbim të votës që lipset në raundet e ardhshme zgjedhore. “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” nënkupton patronazhimin ekonomik  për të ndikuar në kapitalin politik monopartiak, tashmë vetëm të një grushti njerëzish në pushtet që kanë në duar buxhetin e taksa paguesve, luajnë skemën dhe thellojnë borxhin.

Një krahasim interesant do të ishte edhe rrafshi i dyshimit apo ai i besueshmërisë në raport me nismat e guximshme që ndërmerr qeverisja.

Pra a kanë të drejtë njerëzit të dyshojnë?

Patjetër!

Rezultatet flasin dhe kanë dhënë me dhjetra raste nga një mandat në tjetrin.

Transparenca mungon.

Korrupsioni është thelluar.

Drejtësia është tejngopur me ndalime dhe pezullime individësh deri në nivelet më të larta të shtetit, por ende mbetet duar lidhur e nuk ‘ndjek paranë’ e kamufluar edhe me të tilla skema si programe politike.

Pra një ekonomi me 14.5 miliardë borxhe dhe me guximin e 70% të mbulimit të dështimit ose rrezikut për falimentim, ka mundësinë që të bëjë fushata promovuese dhe reklamat falas nga vip-at e qeverisë nuk ka se si kjo skemë të mos ngjallë dyshime.

Ku shkojnë paratë?

Kujtoni Diellën, AKSHI-n, Durana-n, Inceneratorët, Sterilizimin, etj. për të kuptuar se si kjo qeverisje e nisur para 5 vitesh me 5 shtylla drejt BE-së 2030, por tani “po mbahet” vetëm me njërën, shtyllën e fundit, atë të korrupsionit (pastrimit të parave dhe narkotrafikut).

E ndërsa Protesta Qytetare për Dorëheqjen e kryeministrit Rama për keqmenaxhim dhe korrupsion, pikërisht me burimet e natyrës, cilësisë së ujit dhe ajrit, mbarështimin e pyjeve, ruajten e gjallesës dhe Zonave të Mbrojtura Mjedisore, vijon me Ditën e 68 kuptohet qartazi se projekte si DTS, PPP, “Paketa e Maleve” e të tjera shpikje të politikave rilindase janë në dobi të pasurimit të elitës, klientelës së tyre dhe korrupsionit për të cilat drejtësia i ka plotësisht gjurmët dhe mjetet për ta ndalur.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD

_______

*DTS-“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

*Sipas ministrit Gonxhe- Program që nis me paketën e parë prej 250 milionë eurosh dhe mund të mundësojë financime deri në 1 miliard euro.

Parashikon gjithashtu mbështetje për hartimin e biznesplaneve, asistencë teknike nga ekspertë, konsulencë për projektet e investimit dhe orientim gjatë procesit të aplikimit.

6 Gusht, 2026

 

68 ditë protesta masive antiqeveritare- Qytetarët nuk tërhiqen, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe hetimin e tij nga SPAK-u

Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.
Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Sot shënohet dita e 68 e protestave, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.

Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria. bw

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi

Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili paralajmëron se nënfinancimi i sektorit po sjell pasoja të rënda si në shëndetin e popullsisë, ashtu edhe në ekonomi.

Sipas raportit, mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të nivelit të ulët të investimeve publike në sistemin shëndetësor. Përveç kostos njerëzore, dokumenti vlerëson se barra e sëmundjeve ul produktivitetin e forcës së punës, frenon inovacionin dhe shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike.

Në vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri ishin mesatarisht 330 euro për banor, një nivel rreth pesë herë më i ulët se në vendet e ngjashme të rajonit dhe dhjetë herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Ekspertët argumentojnë se rritja e fondeve publike për rimbursimin e barnave, zgjerimin e aksesit në terapi bashkëkohore dhe forcimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve do të sillte përfitime të konsiderueshme. Sipas tyre, nëse Shqipëria do t’i afrohej niveleve të financimit të vendeve të rajonit, ekonomia mund të gjeneronte mbi 560 milionë euro prodhim shtesë çdo vit.

Raporti rekomandon që qeveria të ndërmarrë një plan gradual për ta çuar financimin publik të shëndetësisë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.9% që është aktualisht.

Auto 900 0 1785930451xpjese Raporti 8461785931836
Auto 900 0 1785930451xpjese Raporti 8461785931836

Për realizimin e këtij objektivi do të nevojiteshin 457 milionë euro financime shtesë. Nga kjo shumë, 287 milionë euro do të përdoreshin për zgjerimin e rimbursimit të ilaçeve, terapive moderne dhe programeve parandaluese, ndërsa pjesa tjetër do të investohej në kujdesin shëndetësor parësor, mbështetjen për personelin mjekësor, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe investimet në dixhitalizim.

Autorët e raportit theksojnë se kjo nuk duhet parë si një barrë për buxhetin, por si një investim me kthim të lartë ekonomik, pasi përmirësimi i shëndetit të popullsisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se vendet që shpenzojnë më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e investimeve në këtë sektor.

Megjithatë, raporti evidenton se parashikimet e Programit Buxhetor Afatmesëm tregojnë një ulje të mëtejshme të peshës së shpenzimeve publike për shëndetësinë në raport me ekonominë. Sipas autorëve, kjo qasje rrezikon të thellojë kostot sociale dhe ekonomike, në një kohë kur kërkohet rritje e investimeve në shëndetësi. bw


Send this to a friend