Thonë se Beethoveni ishte arketip ose një prototip muzikor ose artistik i borgjezisë së lartë revolucionare ose aristokratike, po aq sa ishte edhe arketip ose prototip i një muzike klasike ose operistike që i zhvatej vazhdimisht tutelës së njohur sociale dhe materialiste të borgjezisë së lartë aristokrate ose kapitaliste. Muzika e tij bënte që të shpërthenin dhe gumzhinin asokohe skemat e ndryshme të bashkëpunimit dhe korrespondoncës realiste dhe surealiste në mes artit (muzikës), kulturës, njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ si dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Tek ai dhe jo vetëm tek ai (Beethoveni), natyra dhe karakteri i komplikuar i shoqërisë së identifikuar dhe interpretuar nëpërmjet artit të dialogut, komunikimit (korrespondencës), subjektit dhe substituit të determinuar dhe kompleksivë, sikur substituohëshin ose transformohëshin vazhdimisht në natyrën dhe karakterin e njohur të muzikës orkestrale ose operistike. Respektivisht, në parime, primisa dhe narrative të ndryshme simfonike, orkestrale ose operistike. Ndërkaq, kategoritë qendrore të komponimit (kompozimit) dhe dirigjimit të njohur muzikor ose artistik, sipas veprave ose simfonive të njohura të Bethovenit, Straussit, Mozartit, Vagnerit, Alban Bergut, Shopenit, Vivaldit, Puçinit, Paganinit dhe kolosëve tjerë të muzikës orkestrale ose operistike, mund të përkthehen dhe interpretohen në qarqe dhe kategori të ndryshme sociale, kulturore, qytetare, politike etj. ‘ Muzika është një art i brendshëm global ose universal që nuk përkthehët. ‘ Tha njëherë një aristokrat dhe kulturolog i njohur vijenez.
Vetëm nëpërmjet strukturave dhe kategorive të njohura kompozicionale, orkestrale, harmonike ose operistike, teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin modelin determinant dhe paradigmatik të dialektikës së njohur shkencore, kulturore ose filozofike ku bëhen shkrijet dhe bashkimet e njohura linerare ose metaestetike në mes të së veçantës dhe të së përbashkëtes, gjegjësisht, globales ose universales së njohur individuale dhe kolektive.
Se këndejmi, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e kompozitorit dhe dirigjenit, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur ose ‘demiurg i vetëm‘ që ia del ose arrinë të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë etj. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Individualiteti i tyre global ose universal, respektivisht, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.
Kompozicioni muzikor është fryt i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë së njohur njerëzore ose qytetare. Roli i muzikës dhe artit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohet, përceptohet, anticipohet dhe definohet vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë‘ kriujese ose artistike që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kutimin e jetës si art dhe artit (muzikor) si filozofi.
Ndryshe nga kjo, në mes motiveve ose stimujve të njohur të kritikës dhë kulturës së njohur shkencore ose metodologjike, një vend të veçantë zë edhe motivi i stisjes ose gënjeshtrës ku arti dhe kultura paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston në të vërtetë. Duke i mbuluar (kamufluar), desimiluar dhe destimuluar faktorët, indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm determinant ose paradigmatik së bashku me kushtet dhe rrethanat e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale, materiale dhe të tjera ku përmes “industrisë” ose “opiumit kulturor” dhe informativë, çdo gjë që është e keqe, iracionale, groteske, johumane ose jonjerëzore, ngrihet ose frikorifohet me veprimin ose reagimin e njohur qetësues dhe ngushëllues, gjegjësisht, inkarnativo-ataraksionist të artit, kulturës etj. Duke mbajtur në jetë strukturat, superstrukturat, elitat ose par exelencat e ndryshme pushtetmbajëse ose politike përmes “opiumit” ose ‘terapive’ të ndryshme muzikore, fetare, kulturore dhe të tjera.
Janë tezat e njohura të kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale, historike, politike dhe kështu me radhë në shikim ose vështrim të parë. Por, gjithashtu ato janë edhe stimuj, ide, teori ose një argument i fuqishëm kundër mashtrimit dhe gënjeshtrës të cilët në instancë të fundit, kanë një tendencë të dyshimtë dhe tepër transparente për t´u kthyer ose transformuar në kauzalitetit ose ideologji të përgjithshme.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, motivet dhe arsyejet kryesore të antagonizmave dhe kontradiktave të ndryshme shoqërore ose qytetare, qëndrojnë edhe në konceptet dhe përceptimet e gabuara dhe tepër modeste të artit dhe kulturës së bartur dhe reduktuar në një “paravan” ose “korpus ideologjikë” që i arsyetojnë dhe justikojnë vazhdimisht “status quo-të” dhe “vakumet” ose “interegumet” e ndryshme shoqërore, qytetare, kulturore ose politike dhe nuk i japin kurrë mundësi dhe drejtësi narativit dhe impulsit të kundërt të reflektimit dhe ragimit që përmban kultura e lartë. Në këtë “orkester” ose “celebrim të lartë“ kulturor ose artistik, gjithëmonë sikur janë ata ( qofshin të majtë apo të djathtë), të cilët menjëherë e “vejnë dorën në revole” ose veton në pultin e transmetimit, sapo dëgjojjnë ose mësojnë për emrin e kundërshtarit ose konkurentit.
Detyra e një kritiku të njohur shkencor dhe dialektik të artit dhe kulturës, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes (logjikës) nga shpirti ose materia, të artit nga kultura, të kulturës nga qytetërimi, të etikës nga estetika, të antropologjisë nga ontologjia, epistemologjia, gneseologjia ose metafizika etj. Jo. Por, misioni ose detyra e tij me tepër konsistojnë në forcën dhe guximin e njohur intelektual ose qytetar si dhe në insistimin energjikë në konceptin e njohur elitar dhe egalitar të artit dhe kulturës si “fraksion” ose ‘instancë e lartë‘ kundër pushtetit ose palës kundërshtare në domenin ose kontekstin e njohur antropokulturorë dhe antropolitikë.
Në instancë të fundit, arti, muzika, kultura, letërsia, filozofia, psikologjia, socilogjia, logjika, etika, estetika, metodika, politologjia, pedagogjia, antropologjia dhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore ose humaniste, janë iluminat (iluminim), tentativë, reflektim, interferim, inkarnim, satisfaksion dhe një ataraksionizëm i lartë që ka (kanë) për qëllim t´i gjejnë ose zbulojnë shkaqet , motivet, konceptet dhe definicionet shkencore ose humaniste mbi ndërgjegjien dhe arsyen e lartë njerëzore ose qytetare së bashku me ato mbi ndërgjegjien dhe arsyen subjektive, objektive, instrumentale, kognitive, iracionale, negative etj.
Për më tepër ndërkaq, edukata, kultura, arsimimi, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëshem për personin ose individin, janë iluminizëm dhe një evolucion i brendshëm (esencial ose substancial) që e mësojnë dhe përshtasin njeriun me dialektiken dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), gjegjësisht, me fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës (arsyejja subjektive). Mbase, një proces çmitizues si dhe një racionalizëm i njohur kritikë ose metodologjikë kundër iracionalzmit ose mitomanisë së gjithëmbarëshme (objektive dhe subjektive) të individit dhe kiolektivitetit. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme natyrore dhe historike e çdo lloj racionalizmi. Edhe në muzikën e lartë koncertale ose operistike.
Mëqë, gjithënjë fjala mbi muzikën si art dhe artin si filozofi, atëherë do shtuar në fund se përthithja e kulturës së njohur orkestrale ose operistike së bashku me masivitetin ose multidimensionalizimi e saj global ose universal, shihen si rrjedhim dhe ‘modifikim’ ose konvencionalizimi i rrymave të ndryshme të muzikës bashkëkohore me muzikën e njohur klasike në momentet e shkëlqimit të saj më të madh. Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i muzikës popullore ose nacionale, nganjëherë është shembull ose një ilustrim i keq se si fetishizmi(fetishizimi), valorizimi ose glorifikimi i tepruar i muzikës popullore ose nacionale, patjetër çon në një delirium, dehje, ekstazë, regresion ose iracionalizëm të përgjithshëm individual dhe kolektivë ku dëgjuesit ose auditoriumi i gjërë sikur janë të programuar dhe dirigjuar të pranojnë vetëm një muzikë dhe melodi të njejtë në kohë dhe hapësirë e cila , pos tjerash ndikon dhe kontribuon edhe në riciklimin dhe përforcimin e status quo-ve, parullavve, pamfletëve, sloganëve ose recidivëve të ndryshme në formën ose profilin e një fati të paevitueshëm individual dhe kolektivë. Ndaj, shih për këtë, edhe transformimi ose zëvendësimi aparent ose tranparent i një stili ose “mode të re” në muzikën popullore ose folkloristike të popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme me një tjetër stil ose “modë të re” muzikore, gjegjësisht, komerciale ose puropatriotike, është vetëm recidivë ose një riprodhim i sofistikuar i po atyre marrëdhënieve ose raporteve themelore dhe ambivalente që ruajnë sistemin (regjimin) në tërësinë e tij së bashku me logjikat, mentalitetët ose ideologjitë e ndryshme autoritare, totalitare, imperiale, koloniale, militariste,, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera.
Komentet