1
Kryekreje theksoj se spektakli i mrekullueshëm i komedisë së zezë “Rojat e Taxhit” të dramaturgut amerikan Rajiv Joseph nga regjisori i Teatrit të Ri Modern e Performatist i Altin Bashës, pas Çmimit të parë marrë në Festivalin Ndërkombëtarë: “Drama te reja nga Europa”, më 2010, në GJermani, me spektaklin e dramës Allegretto Albania të Stefan Çapalikut; – në Sprovën e Dytë Eksperimentale me “Rojat e Taxhit, pas tetë vitesh, cilësia artistik më më e lartë në të tërë komponentet e spektaklit: si nga shestimi e formesimi regjisorial original, ashtu edhe nga aktrimi mjeshteror i dy aktorëve të klasit të parë Gazmend Gjoka e Lulzim Beqo, të cilët shpirtëzuan personazhet Humaxhuni dhe Bahuri, ku interprtimi i tyre ishte më i përsosura se ato të autorit të dramës. Vlerësoj edhe skenografinë estetikisht të bukur dhe funksionale te Iliriana Bashës.
***
Dihet se arti i vertetë, thënë me një term estetik “arti i lartësisë”, është më i përsosur se realiteti i jetes. Denis Didërot do te thoshte:“Njeriu i Natyrës është më pak i përsosur se njeriu i Autorit. Njeriu i autorit, është më pak i përsosur se Njeriu i Aktorit” . Këtë kuptimësi e shoh te realizuar mrekullisht nga artistët Gazmend Gjoka dhe Lulzim Beqo.
2
Para se të artikuloj mendimin tim për artistiken, estetiken dhe mesazhoren te spektakli “Rojat e Taxhit”, më lejoni ltë bëj një parantezë: Katër vite më parë u zhvillua një diskutim në dy ekstremitete pro & kundër hapjes së Teatrit Alternativ Eksperimental. Shumica ishte refuzuese. Pakica miratuese. Të parët debatin e sndërruan në de-baltë, të dytët arsyetonin me argumente domosdoshmërinë e këtij teatri. Opinionet e de-baltuesve refuzuesë i shprehën drejtuesë politikë teatrosh, ca regjisorë e dramaturgë konservatorë, komediografë minoë; po edhe disa kritikë e studjues akoma të pa u ndarë me socrealizmin dhe, të tjerë që shkojnë andej nga është shumica mediocre. Argumentet e tyre, për të mos i etiketuar qesharake, ishin amatoreske, konservatore, të vjetëruara e rutinore, çka verbëria nuk i linte të shikonin përpara. Pseudoargumenti se nuk ’kemi as regjisorë që të eksperienojnë, as dramaturgë që të shkruajnë vepra damatrugjike alternative e të tjera, e të tjera, nuk ia vlen te diskutohet. Sfida ndaj këtyre kontigjenteve mbrojtëse te së vjetëruarës dhe rutinores, ëshhtë shfaqur që në gjysmën e parë të viteve 1990, por ishte në fillesat e saj. Falë regjisorëve të talentuar me prirje moderne, herë pas here janë ngjitur në skenë vepra me qasje moderne e postmoderne, por të sukseshmet kanë qenë te rralla.
***
Pa hyrë në këtë analizë, nënvizoj se këto dy vitet e fundit, shquaj një hovëzim të ri regjisorial të suksesshëm, në sprovat eksperimentale të guximshe dhe provokative, me vepra të fuqishme alternative nga dramaturgjia botëror (edhe nga dramaturgjia jonë), – , çka e konsideroj një hop cilësor të regjisurës me kënvështrime të rreja moderne e postmoderne.
3
Duke u Rikthyer te Spektakli “Rojat e Taxhit”, së pari po ju njoh me përmbajtjen e veprës dhe vizionin e këndvështrimin e Bashës, me një platfomë regjisorila koncentratë: “Humaxhuni dhe Bahuri janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të Mbretit të Hundistanit Shah Xhahanit. Ndësra bëjnë roje, ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të fëmijërisë dhe arratisjet në xhungël. Kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahatit, dedikimi epik që Mbreti i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodhi një natë para se ky monument, t’i shfaqet botës si pesonifikimi më i fuqishëm dhe mbresëlënës i bukurisë. Humaxhuni ushtar i gjeneratës së dytë, thellësisht besnik, i kënaqur , i verbër, zbaton urdhërat edhe atëherë kur Perandori i vendosur se asgjë më e bukur se Taj Mahali nuk ndertohet ndonjëherë në botë…dhe u jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm,… prerjen e duarve të atyre që e ndërtuan… Baburi i ndjeshëm e romantik e përballon këtë mision duke iu kundërvëne shkatërrimit të bukurisë si mburojë njerëzore. “Rojat e Taxhit” eksploron Bukurinë, Pushtetin, Autokracinë, Rrezistencën dhe Besnikërinë e Verbër. Kjo vepër është historia komike dhe e trishtuar (edhe tragtjike M.P.) e një miqësie të thelllë që testohet e thyhet nga rrethana ekstreme dhe brutale”
4
Kthjelltsia e regjisorit Basha, profesionalizmi dhe inteligjenca në shestimin dhe fomësimin e platformës regjisoriale të veprës , sipas meje, është ndër më të mirat e platformave regjisoriale që janë aplikuar nga regjisorët tanë. Në këtë spektakël, mënyra si i ka krijuar mizanskenat që konsiderohen gjuhë regjisoriale, – janë kompozime te bukura estetikisht, por edhe shumë funksionale. Krijohen mundësira dhe hapësira për aktorët të interpretojnë lirshëm, natyrshëm, sipas situatave, ngjarjeve dhe rrethanave duke shpalosur gjithë aftesitë e talentit të tyre. Gjithshtu mënyra si të gjithë përbërësit e spektaklit janë ngjizur me njeri-tjetrin në funksion të semantikës substanciale të veprës, është arritur të realizohet tipi i spektaklit ansambël., që është vlerë e lartë regjisoriale.
***
Krahas këtyre shquaj si vlerë cilësore theksimet që regjisori bën në rrafshin e asaj që është më e rëndësishme, mesatare apo e dorës së dytë a të tretë, për të evidentuar atë që është thelbësore në raportet me të bukurën. Mendimet, idete, mesazhet në platormën e tij nuk theksohen posaçërisht e mekanikisht që t’i flasin edhe të sotmes siç ndodh shpesh ne regjisurën tonë, përkundrazi ai paraqet me vërtetësi artistike skenike përmbajtjen e veprës, që vetë publiku prapa të dukshme të përceptojë, perjetojë dhe formulojë në liri të plotë mesahin që transmeton spektakli sipas niveleve te shijeve, kulturës, dhe aftesise së secilit. Duhet pranuar se ky është një spektakël që i drejtohet një publiku pasionant të teatrit, me shije të hollë, kulturë dhe dije historike. Misioni i teatrit është të ndikojë te publiku në zhvillimin dhe kultivimin e shjieve te përparuara dhe jo të zbres në nivelet e ulta të shijeve vulgare e banale.
5
Sipas meje Komedia e Zezë “Rojat e Taxhit” padyshim është një ndër veprat më të vështira për t’u inskenuar, madje është dy herë më e vështirë për të pikasur aktorët e klasit të lartë, pa të cilët dështimi është i sigurtë. Dy personazhet e komedisë Humaxhuni dhe Bahuri, janë të jashtëzakonshëm, figura komplekse, me ngarkesa psikologjike e fizike të pabërballushme. Jo çdo aktor mund t’i realizojë me sukses. (Dikur kam lexuar ne nje reviste teatrore te huaj , se një regjisor donte të vinte në skienë Hamletin, mirëpo nuk kishte gjetur aktorin që mendonte se mund ta realizonte. Pas njezet vjetesh kur u bind se X – aktor-in e shihte si Hamlet, e vuri këtë kryevepër shekspiriane në skenë dhe korri suksesin e merituar.
***
Edhe për regjisorin Basha nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e artistëve Gjoka dhe Beqo, por as nuhatje empirike’ – bashkëpunimi me ta në spektakle të ndryshme ka mundësuar njohjen reale të talentit dhe aftësive të tyre. Rolet kërkonin aktorin me zë te bukur, me temperamet të fuqishëm, me botë të brendshme shperthyese dhe me fizik sportisti dhe akrobati ku plastika të ishte në nivelin e duhur për këto role. Aktorët kërkohej të hyjnë në lëkurën dhe botën psikologjike të figurës duke i dhënë vetjen: frymën, shpirtin, trupin dhe e gjakun që lëviz nëpër vena gjatë aktrimit.
Këto cilësi i shfaqën në rolet respective Gjoka dhe Beqja, çka përzgjedhja e regjisorit, ishte profesionale dhe inteligjente; siguria e promovimit të suksesit, e garantuar.
6
Aktorët , siç e cika më sipër, i shpirtëzuan personazhet, madje njeriun e autorit e persosën me tej. Në të njejtën kohë aplikuan edhe parimin brehtian të distancimit nga figura. Gërshetimi i këtyre dy qasjeve i dha një dimension sa modern aq dhe realist aktrimit, që sipas meje është risi në lojën e aktorit. Ata herë hynin në rol, herë dilnin pej tij dhe krijonin marrëdhënie direkte dhe e indirekte me publikun, me objektet, mjedisin, sipas karakterit të secilit. Me që arritën në këtë pikë, portretizimi i tyre: Gjoka- Humaxhuni & Beqo -Raburi, është arritur me art ku #uditorja e fantastikja janë vlera të epërme të aktrimit të tyre. Performanca është e mrekullueshme. Lessing do të thoshte: “Nëse aktori arrin të përngjasoje të gjitha shenjet e jashtme dhe të zotërojë të gjithë ndryshimet e trupit nga pevoja e fituar, duke shprehur diçka shpirtërore, shpirti i tij, me anë të përdhtypjeve kuptmore që janë krijuar tek ai, do të arrijë veteveten në gjendje maksimale t’u përgjigjet lëvizjeve, qëndrimeve dhe shprehive të tij”. Ndërsa Stanisllavski thoshte: “Veprimet fizike të zgjedhura, të përpunuara e të fiksuara, janë në gjendje të ngjallin tek aktori ndjenja dhe emocione”. Pikërisht këto cilësi, për veç të tjerave, kanë bërë që të realizohen figura e tyre me me idividualitet artistik unikal.
7
Spektakli siç theksova me sipër, është shaqje e tipit ansambël; realisto-moderno-performatiste ku metaforat e simbolet aplikohen me sukses, në funksion te mesazheve, të cilat janë të larmishme, të thjeshta & universale. Të dy artistët në rolet respective, nëpërmjet veprimeve dhe bëmave të tyre janë transmetuesit kryesorë të mesazheve në rrafshin e së bukurës. Humaxhuni është, ushtar besnik, dogmatik, mekamik e strikt në kryerjen e rregulloreve dhe skllav në zbatimin e urdherave të të Perandorit..
Ndërsa Bahuri i ndjeshëm, romantik e fantasist, ëndrrimtar të fluturojë në qiell e te eksploroje yjet e hapësirat, të kërkojë diçka të re… Dashuron zogjtë si simbol të së bukurës dhe lirisë…
Ai përballon mision e tmerrshëm të prerjeve të duarve të skllevërve specialistë që ndërtuan Taj Mahalin, duke iu kundërvevne shkatërrimit të bukurisë si mburoje njerëzore…
8
Ja disa nga mesazhet e rëndësishme sipas formulimit tim:
- a) Drama dhe spektakli “Rojat e Taxhit” stigmatizojnë autortitetin absolut, e në të njetën kohë kumtojnë refuzimin e tij. Ky ështe nje mesazh universal i gjithëkohshën. I flet edhe realitetit tonë në këtë kohë të psudodemokracië. Ku autoriteti i Njëshit është tiranik.
- b) Verbëria në zbatimin e urdhërave dhe te vendimeve të Autoritetit – Perëndi mbi gjithcka, është skllavëri injoante, e rrezikshme, jo vetem e të verberit, por më shumë për të tjerët. Ajnshtajn thoshte: “Pas bombës atomike, e rrezikshme per njerëzimin është injoranca”.
- c) Satira theëse e absoolutizimit të bukurisë, si përsomërri absolute e pa arritshme, duke sfiduar pesosmërinë pa limit, është mezhazh për politikanët tanë, artistët, shkritrarët e shumë të tjerë në rrafashe të ndryshme, që konsiderojnë të bukur, të mrekullueshme, fantastike e të përsosur gjithcka që ata bëjnë në punët e tyre.
- d) Në rrethana ekstreme dhe brutale, testohet dhe thyhet dhe miqësia e thellë, e të tjera e te tjera…
Komentet