1
Shtatvogёl, me hapat si era, ajo zbriti nga shkallёt e avjonit pa mundim. Nana, mbёshtjellё me napёn e bardhё me tre rriga blu horizontale, tejet e kёrrusur dhe me shputat e hapura nё ajёr nga ku varej rruzarja, i hidhte hapat si njё patё e plakur. Nga e djathta, ja shtrёngonte fort krahun njё murgeshё tjetёr, mё e re dhe e gjatё, pjestare e urdhёrit tё saj. Po ta shihje kalimthi, Nana kishte tiparet e njё fshatarje, me lёkurёn plot rrudha, trupin e imёt, dhe me ecjen prej mёrgimtarje tё pёrjetshme. Por sapo ja shihje sytё, sapo fillonte e fliste, nga qenja e saj disi e konsumuar nga mosha, buronte njё forcё, njё dritё dhe njё energji aq e mrekullueshme, e pashtershme, sa njeriu habitej krejt. Ishte njё krijesё vёrtetё unike, por edhe disi e çuditshme. “Ndoshta na e ndryshon fizionominё e trupit mendimi?!” citohej nёpёr libra. Ja tek ajo, ndihej veç mirёsia, optimizmi, shpresa. Kёmbёt, mbathur me sandalet e urdhёrit tё saj, tё cilat i mblidheshin me sarin plot rrudha tё bardha, si dimiq, ajo i tёrhiqte mbi asfalt mё me hov. Tani, dukshёm e emocjonuar, hidhte sytё andej kёndej, dhe buzёqeshja mes rrudhave nё fytyrё i dukej mё e bukur. Kishte njё mallёngjim tё çuditshёm, tё panjohur, pёrzier me kurjozitet dhe njё ndjesi mrekullie, e cila po e kaplonte krejt. “Mё nё fund” mendonte. “Zot i madh tё qofshim falё, e bёre tё mundur kthimin tim nё dheun e mёmёs!”
Tek ecte, imcake dhe energjike, kjo grua e vogёl, pёr shkak tё moshёs sё thyer, dukej si tё kish hyrё nё ujё. Ndёrsa bёnte pёrpara, ajo buzёqeshte dhe shtrёngonte duar duke i bekuar ato. Duar, tё cilat me admirim dhe padurim i zgjateshin nga tё gjitha anёt. Nga sytё e saj fare tё vegjёl, mbushur me mosbesim, ajo mё nё fund po shkelte dheun e ёndёrruar, tani i dilte njё pёrndritje feste, hareje, lumni pa fund. Sikur ato sy tё ishin dy diej tё fuqishёm shprese, ngadhnjimi. “Mё nё fund!” mёrmёriste akoma dhe ngazёllimi e kaplonte krejt. Po i hidhte kёmbёt mbi njё dhè pёr tё cilin, kёmba e saj qё prej 50 vjetёsh ish zhuritur ta shkilte. Por s kishte qenё e mundur. Aty e kishin mbyllur jetёn, nёna dhe motra e saj, shumё vite mё parё, dhe ajo s kish patur mundёsi as t’i qёndronte afёr, as t’i pёrqafonte pёr tё fundit herё.
Mbas shumё vizitash, simbas protokollit, ajo shkoi tek vila e bllokut. Vejusha, sё bashku me tё bijёn e kishin ftuar pёr njё vizitё jo zyrtare. I pritёn tek salla e madhe ku i bёnё rrespektin e duhur sё bashku me tё gjithё grupin qё e shoqёronte. Pinё çaj me qetёsi, duke folur mbi gruan nё botё nё pёrgjithёsi, pastaj, ato u mbyllёn tek studjoja e madhe, pa dёshmitarё. Ç folёn, ç diskutuan aty kokё mё kokё, nuk u bё kurrё e ditur. Tani rrinin tё dyja, njёra pёrballё tjetrёs. Si dy botё krejt tё kundёrta. Nga njёra anё Nana, veshur me sajin e pamёkatshёm tё bardhё me tre vijat blu. E vockёl, e imёt, por me njё dritё shprese dhe fuqi shpirti krejt tё pamposhtur. Ndёrsa nga ana tjetёr: vejusha e dobёsuar, me zёrin e hollё, tё mprehtё, nga ku poshtё syzeve tё trasha, shquheshin ca sy tё errёt, krejt tё shqetёsuar. Sy me cene, tё cilat sikur rrinin pezull mbi gjithçka. Ajo veç fliste, ndёrsa Nana e dёgjonte nё heshtje, me vёshtrimin mbi qilim. Qilimi kishte ornamente gjeometrike tё zeza, tё cilёt herё ngjanin si vetёtima qielli, dhe herё si firma urdhёresash famёzeza. Pastaj, tek e dёgjonte me kujdes, ajo shihte pёrreth bibliotekёn, kornizat, orenditё e zbukurimit. Ishte e qeshur, plot dritё bekimi dhe pranё saj ndjeheshe mirё. Vejusha fliste me njё ton konfidencjal, sikur ta njihte prej shumё kohёsh, por ajo, sa mё shumё shprehej, aq mё shumё i shtohej tronditja. Njё tronditje plot ankth dhe turbullirё, tё cilёn e shprehnin mirё, jo vetёm lёvizjet e pakontrolluara tё duarve, shqetёsimi i syve, por sidomos zёri i saj i hollё, fare i paqetё. Ç po i rrёfente ashtu me aq kёmbёngulje, tani fare pranё sikur tё ishte duke lёnё amanetet e fundit? Dukej si njё garё kundra kohёs. Tutje, tik toku i orёs, e ndante kohёn me njё peshё lavjerrёsi fare tё rёndё. Dukej si tingull kёmbane qё bie para gjёmёs sё zezё.
Pёrtej derёs sё kyçur, rrinte grupi i tё ftuarve.
Ishte njё shpurё e madhe, mes murgeshave tё urdhёrit tё Nanёs sё mirё, pёrfaqёsuesve tё shtetit, dhe pjestarёve tё parisё sё njё populli tё vogёl, mbyllur qё prej gati pesё dekadash. Diku, tashmё nёn dhé, nana dhe motra e saj, kthyer nё pluhur, tretur prej pritjes dhe marazit, e prisnin qё nga pёrtej jeta. Po tani?! Ç bisedonin kokё mё kokё, dy qenje aq tё kundёrta. Njёra me sytё nga Qielli, ndёrsa tjetra, vejusha e pёrgjegjёsit tё aq shumё mёnzyrave. “Nёse don tё jeshё perfekt duaje dhe fale armikun tёnd. Fali tё gjitha ç ke dhe eja mё ndiq!” recitonte Ungjilli. Ç bёnin aty ato dy gra tё moshuara? Kishin gjak arbёri ndёr deje, po krejt nё kundёrshti me njёra tjetrёn. Njёra darviniste e tёrbuar, me njё refuzim total, gati neveritёs mbi broçkullat e pёrtej jetёs, dhe tjetra, e cila pёr 60 vjet, ishte bёrё flamurtare e njё ideali tё madh humanist. Nё emёr tё Krishtit, t’i shёrbente qenjeve mё tё vobegta, tё pёrulura tё botёs.
Mё nё fund dera ishte hapur. Kur shpura hyri, ato buzёqeshnin, por sytё i digjeshin nga kurjoziteti pёr tё kuptuar diçka mё shumё. Vejusha dukej e tronditur. Me sytё e mjergulluar nga njё ankth i thellё, ajo tani mundohej tё buzёqeshte, por gjithçka pёrreth mbetej e rёndё dhe e turbullt. Ndёrsa nga sytё e Nanёs sё vockёl, vazhdonin tё dilnin xixёllima optimiste. Tani buzёqeshte dhe lёvizte kokёn lehtas. Bashkё me rrudhat qё i fillonin nga cepat e jashtёm tё syve, i zbrisnin poshtё nёpёr faqe, gati deri tek mjekrra edhe ca vezullime drite tё çuditshme. Ç’ kishin thёnё, ç kishin komunikuar? Kish qenё njё çёshtje tepёr konfidencjale. Aq e fshehtё sa edhe sekretari nuk ishte vёnё nё dijeni. “Djalli dhe engjёlli!” sikur u dёgjua njё si pёshpёrimё e mbytur diku. Ca kthyen kokёn, si tё kuptonin mё mirё se nga erdhёn fjalёt, por nё çast, gjithçka ishte mbytur nga zёrat, tё kolliturat e thata, nga zhurma e kёpucёve mbi dysheme, fёshfёrimat e teshave. “Kush foli? Kush e hapi gojёn?!” Dhe mё nё fund, zhurma e duartrokitjeve e cila mbyti gjithçka.
Vejusha, edhe pse krejt e turbulluar, kishte ngjeshur maskёn e njё buzёqeshje korteze. “A je e zonja t’a fshehёsh turbullirёn me buzёqeshje?!” i thonte shpesh vetes. Pastaj, veshur me kostumin e zi si njё cohё mortore, ajo mori njё tufё lulesh dhe ja dhuroi shenjtores veshur me tё bardha. A do tё ishin vallё, lulet e funeralit mbas njё helmimi tё mundshёm? “Vёri mbi varrin e nёnёs!” i tha vejusha. Dhe bashkё me to, i fali edhe njё qilim tё vogёl. “Do t’ja dhuroj Papёs!” ishte pёrgjigja e Nanёs me tё njёjtёn buzёqeshje tё dlirё, besimplote. “Kam ardhё me pёllumbin e paqes!” dukej sikur thonin sytё e saj, “dritё, pёrdёllim dhe falje kam nё shpirt!”
Ngjau krejt e kundёrta. Gruaja e vogёl, ashtu e kёrrusur, me sytё mbi qilim, kurrizdalё, veshur krejt me tё bardha, u shoqёrua jashtё nga vejusha. E bekoi me njё mёrmёrimё fjalёsh tё pakuptueshme, pastaj me tufёn e luleve nё krah, doli jashtё e ndjekur nga shpura.
“Do tё shkojё tek Varrezat e Kombit!” u mёrmёrit mes shpurёs dhe Nana u ngjit nё makinё. “Tek Varrezat e Dёshmorёve?! Shpura ishte krejt e habitur. Kundra çdo llogjike, nё vend qё ajo tё vizitonte njё orё e mё parё varrin e nёnёs dhe motrёs tek varrezat e qytetit, po ikte nё kodёr ku nderoheshin heronjtё e mёmёdheut?!
Ishte ditё e bukur, me njё diell gushti qё digjte nё çaçkё dhe nga afshi e bёnte ajrin shkrumb e hi. Kur doli nga taksija, njё zonjё e gjatё, elegante, veshur me njё bluzё najoloni rozё dhe njё fund tё gjatё i zgjati dorёn pёr ta shoqёruar. Vajza, e cila i kishte flokё tё zeza, tё gjata dhe me onde, po e ndihmonte tek endej nёn diellin pёrzhitёs tё atij gushti mesdhetarё. Nana po ecte drejt qendrёs. Ndodhi tek po pёrkёdhelte me duar gjethet e dafinёs sё njё kurore, e cila ishte vendosur poshtё monumentit Nёnё Shqipёri. Fare papritur, me hap tё qetё i ishte afruar njё djalё rreth tё njёzet e pestave. Njё polic, ishte munduar ta ndalonte por ai, kish shkuar tashmё drejt shenjtores dhe mbasi e kish pёrshёndetur, i kish pёshpёritur diçka nё vesh. “Largohu nga Nana!” ishte dёgjuar zёri i njё polici tjetёr, i cili po i hakёrrehej vullnetit tё djalit. Por Nana, i kish buzёqeshur punonjёsit tё shёrbimit, kish ngritur dorёn si pёr t’i lёnё tё kuptonte qё vizitatori nuk po e shqetёsonte dhe kishte ndalur fill. Tani rrinte me veshёt e mprehur pёr tё dёgjuar djaloshin.
“Kam qenё me rojet tek varri i prijsit!” tha ai me ngut. “Ndaj tё pёrgjёrohem!” vazhdoi. “Lutu fort, fort pash at Zot, se gjanat qё kan dgju e kan pa atje, veç natёs s’vorrit do ja rrёfejnё!” Nana, pёr njё çast, siç ishte me veshin afёr gojёs sё tё panjohurit, ngriti kokёn. Tani ishte vrenjtur krejt nё fytyrё. “Ç kanё parё mor bir?!” ja ktheu.
Djali tani filloi tё ndjehej i turbulluar. Hija e monumentit madhёshtorё i ndante ato si mё dyshё. Nga njёri krah, nё hije, rrinte djali, dhe nga krahu tjetёr, nё diell, rrinte nё kёmbё Nana. Djali mori kurajo rishtaz.
“Gjatё natёs Nanё, ndёrsa vigjёlohej nё skaj tё varrit, gjithçka dukej e qetё. Por, or Zot!” tha ai. Tani u kёrrus dhe ja rrёfeu nё vesh fare ultas. “Sapo vinte ora dy, toka fillonte tё dridhej! Dёgjoheshin britma, klithma, çjerrje pa fund qё vinin nga thellёsitё e dheut. 20 ushtarё kanё pёrfunduan nё çmendi. E tmerrshme, e tmerrshme! Ndaj, lutu! Lutu fort tek ai vorr oj Nanё e mirё!”
Shenjtorja, i ngriti kryet dhe e vёshtroi me kujdes. “Kjoft bekue Jezu Krishti!” i pёshpёriti.
Tani i kishte sytё krejt serjozё. Djali, pak nga pak tani po pikaste se si nё fytyrёn e saj, njё mjergull e errёt po ja ngryste vetullat. Ajo picёrroi sytё, ngriti krahun dhe e ciku djalin tek bёrryli me njё dashuri tё veçantё. “Tё ruajt Zoti!” i tha. Pastaj uli rishtaz kryet dhe ashtu e kёrrusur, nё heshtje, me pёllёmbёt e lidhura me njёra tjetrёn, nisi tё ecё. Shoqёruesit e dinin se ku duhej ta dёrgonin. Tek vorri mё problematik dhe i pёrfolur gjatё atyre 4 viteve.
U nis drejt e pёr atje me qёllimin qё t’i vinte buqetёn. Kaloi dy ushtarёt e vendrojes, katrorin e luleve tё zjarrit, shkeli mbi mermerin e bardhё pёr fund, u pёrkul, pastaj vendosi mbi tё lulet. Mё nё fund, pa bёrё zё, u ul dhe filloi tё lutej tek krytё e mermerit. Njё heshtje e çuditshme, kishte pllakosur gjithkund. Pranё mermerit tё kuq, krejt e kёrrusur, me pёllёmbёt e puthitura dhe gishtat qё preknin buzёt e thata, ajo lutej. Rruzarja i varej nё shuplakё. Pak mё tutje, rrinte nё heshtje grupi qё e shoqёronte. Akoma mё tutje, si i djegur krejt nga dielli i gushtit, ngrihej madhёshtorё monumenti prej graniti. Ndёrsa po tё ngriheshe nё fluturim, shiheshin rradhёt pa fund tё mermereve. Ishin tё rёnёt pёr kombin.
Vazhdonin ta ndiqnin me mosbesim. Nana e mirё po lutej tek varri i njeriut qё aq shumё vuajtje i kishte sjellё asaj. Njё i pafe. Nana po e falte?! Ajo po i lutej Zotit tё saj pёr shpirtin e tij. Pёr shpirtin e njё krijese qё i kishte shkaktuar aq shumё dhimbje, aq shumё derte nё popull. Pёr njё njeri qё kishte dhёnё urdhёrin e tmerrshёm tё shembjes sё Kishave? Nana vazhdonte tё mёrmёriste pёrshpirtjen pёr faljen e tij? “Duajeni armikun tuaj. Falni, binduni, bekoni!” Pak mё tutje, fytyra e vejushёs veshur nё tё zeza, poshtё syzeve tё errta, sikur po tronditej gjithnjё edhe mё shumё. Ajo ishte zverdhur krejt. I bёhej, sikur tё gjithё demonёt e fund dheut, nё çast po dilnin nga zgafellat e zjarrit dhe po i futeshin nё trup. Duart i fёrgёllonin, kish filluat tё zbehej. Nuk po e duronte mё peshёn e atyre momenteve tё rёnda. “Oh ç po mё ndodh? Ç po mё ndodh?!” Pёshpёriste tani dhe nёse nuk u shemb pёr dhe, kjo ngjau fare rastёsisht. Njё shoqёrues e mbajti fort pёr krahu. Nana, kur u ngrit ja nuhati turbullimin.
“Burri juaj!” i tha, pasi mbaroi lutjen. “Ёshtё munduar pёr tё bёrё diçka tё mirё pёr popullin shqiptarё! Ndaj mos u ligshto!” Pastaj me njё dashuri prej nёne tё mirё, ja shtrёngoi fort dorёn vejushёs. I fliste duke e parё drejt nё sy. Ajo vazhdonte t’ia mbante dorёn fort tё shtrёnguar. Por vejusha, vazhdonte tё ishte e tronditur nё shpirt. Sikur nё atё çast, t’i shfaqeshin para syve mijra tё vrarё, tё pushkatuar, tё torturuar, tё cilёt, mbasi kishin dalё nga humbnellat, tani t’i rёndonin mbi krye. Si tё ishin gurё varri mbi ndёrgjegjen e saj. Ku ishte? Nga po fluturonte? Ç ju kujtua qё po dridhej ashtu?
2
“Unё jam ai qё dikur isha yt shoq! Dёnuar tё endem pёr ca kohё mbi dhe! Ti s’ mё njeh, se dhimbja kёtu ku rrij tё shfytyron krejt!” Nё ёndёrr, ai i kishte sytё e zgurdulluar, leshrat e shpurpurisur dhe plot gjak, ballin e kishte plot llagna balte dhe kur fliste, buzёt, ndёrsa merrnin forma tё ndryshme pёr tё artikuluar zanoret dhe bashkёtingёlloret, shprehnin njё dhimbje tё thellё. Ishte mё i fryrё dhe zёrin e kishte ndryshe. Mё kumbues, jo mё prej babaxhani. Njё zё i tronditur prej njeriu qё nuk gjen prehё. Dhёmbёt i dilnin si tё njё bishe tё egёrsuar. Kur vejusha zgjohej, i kumbonin ende fjalёt e tij nё vesh. “Nuk kam paqe nuk kam. As trupi s mё tretet. Oh mallkuar ora kur linda! Vijnё nga tё gjitha skajet, nё heshtje, me sytё bosh, ma bёjnё me gisht. Oh kjo peshё çmendurake gishtash plumbi, zeherr ma bёjnё shpirtin, mё dhemb fort kafka. Nga leshrat e tyre pikon gjak, veshjet i kanё plot llanga balte dhe gjaku tё tharё. Dikush mban kokёn e vet mbi duar, njё tjetёr tregon plagёt ku e kanё shpuar plumbat. Njё i tretё mё zgjat litarin. Kjo erё e fortё gjaku dhe baruti! Nuk ka drithёrimё mё tё pashpresё se vetmia kёtu poshtё, ku humbja e bёri poetin tё qaj pa skaj, pa ngushёllim. Atёherё nis e tmerrohem, dheu dridhet, gurёt lёvizin me oshёtimё, ulёras aq fort me njё zё tё frikshёm qё nuk ёshtё i imi, dhe dhimbja nё trup mё e egёr mё bёhet. Fare e padurueshme! Oh kllapi ёndёrre qё veç zgjatesh pa fund, pёrtёrihesh me urdhёr nga lart. Vuaj, vuaj fort! Bёj diçka! Bёje pёr mua, diçka! Ndiz njё qiri a thirr njeri qё tё lutet! Atje, ku shkatёrrova, mundohuni tё ndёrtoni. Kёtu qenkёrka tmerr!” Gjithmonё, kur ai shqiptonte fjalёt e fundit, i zgurdullonte aq shumё sytё, sa pёrreth bebeve tё errёta, kokёrdhokёt fillonin tё kullonin gjak. Ajo ulёrinte fort: “Dritё, dritё!” Dridhej frikshёm. Shёrbyesja, e cila e dinte, ngrihej dhe shkonte me vrap. Vejusha, mbasi qetёsohej nga ёndёrra, pinte njё gotё me lёng kamomili, pastaj fiksonte me sy xhamin e errёt tё televizorit tё fikur. Heshtja e natёs me tik takun e orёs ia shtonte turbullirёn. Pastaj tmerri i shuhej pak nga pak, deri sa qetёsohej krejt, por nuk e kishte mё kurajon tё shtrihej rishtaz. Vajza e cila ndёrkohё njoftohej, e pyeste me vёshtrim. Tjetra, me sytё ende tё frikёsuara, ja kthente: “I njёjti makth!” Bebet e syve tё saj ishin krejt bosh dhe akull.
Ishte njё ёndёrr e keqe, e cila nuk e linte tё flinte tё qetё qё prej shumё kohёsh. Sa mё shumё ajo mundohej ta lagonte nga vetja, çuditёrisht, aq mё shumё ajo i avitej si bisha nё mjergull. “Gjithçka, ёshtё pjellё e trurit tim!” thonte me vete kur bёhej esёll. Jo vetёm qё nuk besonte nё supersticjone tё kёtilla, por gjithashtu habitej. Nё jetёn e pёrditёshme nuk ndihej nё faj. Shpesh, tek pinte çaj me vajzёn nё sallon, apo me shoqet e vjetra tё njё ideali, ajo mundohej tё mbronte me bindje se ç kish bёrё nё jetё, e kishte bёrё me ndershmёri dhe mirёbesim. “Armiqtё e popullit kemi vrarё!” i thonte sё bijёs kur biseda acarohej. Ky besim i tepruar qё kishte vepruar si duhej, jo vetёm e bёnte qё mos tё ndihej nё faj, por gjithashtu, ja hidhte poshtё tezёn e frikshme se gjithё ai gjak i derdhur, peshonte mbi duart e saj zhytur nё tё deri nё bёrryl. “Ishim tё detyruar t’i vrisnim!” Ja kthente sё bijёs ndёrsa rrufiste çajin e nxehtё. “Pse ç mendon ti? Se po tё fitonte B. K-ja, apo po tё kthehej Mbreti, ato nuk do tё na hiqnin vallё qafe ne tё tjerёve? Po i hyre asaj rruge o do vrasёsh o do tё vrasin.”
Me kalimin e muajve, stinёve, ёndёrra e keqe, nё vend qё tё tretej, ishte bёrё gjithnjё edhe mё çjerrёse. Aq e padurueshme ishte bёrё gjendja, sa vejusha kishte raste kur trembej, ndaj s kishte as guximin qё tё mbyllte sytё dhe tё flinte nё gjumё. Ndaj ishte mёsuar tashmё ta mbante dritёn gjithmonё ndezur. “Eja fli me mua tek apartamenti im!” i thonte vajza. “Pse torturohesh kёshtu?!” Asaj nuk i mbushej mendja. “Nuk dua tё lё kёtё shtrat ku kam qenё e lumtur!” ia kthente. Ndёrsa kur mbetej vetёm, kishte raste kur e kapte tmerri. “Kam frikё, kam frikё!” pёshpёriste dhe dridhej. “Kush ma ka vrarё gjumin, kush?!” Kishte filluar tё kish frikё ajo, tё cilёs nuk i ishte dridhur zёri pёr gati 50 vjet?! Ç kish ngjarё? Kish filluar tё frikёsohej ajo, e lindur mes malesh?! Por ja qё nё udhёtimin mё tё panjohur qё bёjmё çdo natё, e cila ёshtё edhe vdekja e çdonjёrit, aty, nuk mund t’a ndihmonte askush. Ishte menduar gjatё, se ç mund tё bёnte. Pastaj edhe pse nuk besonte nё broçkullat e pёrtej jetёs, kish marrё letёr dhe penё dhe i kishte shkruar shenjtores. Kish qenё njё letёr konfidencjale, e sinqertё, e thjeshtё, ku ajo i kёrkonte falje pёr zemёrgurёsinё e prijёsit dhe e ftonte duke iu lutur pёr njё shёrbim. Kёrkesa, edhe pse nuk ishte shprehur nё asnjё vend qartazi, ajo ndihej nё çdo rrjesht, nё çdo frazё, nё çdo paragraf tё saj. Letra kish qenё njё alarm i brendёshёm, njё dёshirё pёr paqje. Ajo ish nisur nga ndonjё skutё e ndёrgjegjes sё saj tё dobёsuar. “Unё jam darviniste!” vazhdonte tё thonte me sytё plot bindje kur diskutohej pёr pёrtejjetёn. Por ato sy aq tё tmerrshёm, tё errёt, tё zymtё, plot faje qё fshiheshin pas syzeve, kur shihej nё pasqyrё, ja trondisin akoma edhe mё keq ndёrgjegjen!
Ndodhitё e makthit, ia kishte rrёfyer doktorrit tё saj. Ky i fundit kruante kokёn dhe i bezdisur rrudhte fytyrёn. “Mos don edhe ti tё ndjekёsh fatin e tradhёtarёve?!” dukej sikur i thonin sytё e saj tё zymtё, si puse zgafellash plot peshё. Doktorri niste t’i fliste mbi kaprriçot e nёndёrgjegjes, duke cituar si Jungun, a Frojdin.
“Nuk ja dalloj kurrё qartё tiparet!” e sqaronte ajo. “por megjithatё, e di. Ёshtё ai!”
Doktorri, herё herё binte nё tё thella. Ndizte njё cigare dhe mundohej tё buzёqeshte.
“Po pastaj, ç ndodh?!”
Ajo ja shpjegonte varjantet e ёndёrrёs. Gjёja qё e turbullonte mё shumё ishte dhimbja e thellё dhe i shprehnin sytё dhe tingulli i tij i zёrit. “Ju e dini doktorr” rrёfente ajo. “Se sa tё forta dhe tё qarta janё emocjonet nёpёr ёndёrra!”
“Shoqe!” e pёrfundonte bisedёn doktorri. “Ju jeni grua e fortё. S kanё ç’tju bёjnё makthet e gjumit! Truri thjeshtё shkarkon dёshirat dhe frikёra tё ndrydhura!” Pastaj ai, me shkrimin e tij si kёmbё pule, e mbushte rrecetёn me barёra qetёsuese. “Ka raste!” rrёfehej ajo. “Kur kam frikё edhe tё flё. Ato sy aq tё zgurdulluar mё trondisin krejt!” Kur fliste, e mbante vёshtrimin ngulur diku nё mur. Sikur tё shihte njё hije. “Çudi!” shtonte pastaj fare e bindur. “Veç mirё i kemi bёrё kёtij populli! Jemi bёrё copash pёr tё. Im shoq, herё herё, flinte veç pak orё, pёr tё zgjidhur hallet e qeverisё!” Kish bёrё si kish bёrё pёr disa kohё. Pastaj kish mbёrritur proçestverbali me dёshmitё e rojeve tё nderit qё kryenin shёrbimin tek varri i tё ndjerit. Kjo ja kishte shtuar ankthin. Varri ruhej edhe natёn. Kredhur nё zyrёn e saj vetmitare, tek i lexonte, ato faqe dёshmishё pa fund, ajo luftonte qё mos tё tronditej akoma edhe mё keq. “Brroçkulla psikopatёsh!” mёrmёriste. “Po pse ore, veç tё çmendur paskan zgjedhur tё ruajnё atё varr?!” Lidhur me kёtё çёshtje, ishte ankuar nё telefon me trashёgimtarin e ligjshёm. Ky i fundit, i butё dhe dinak, jo vetёm qё nuk ja ushqente idetё e saj, por gjente gjithmonё formёn si e si ta mbyllte. Pastaj e zbuste bisedёn, duke kaluar nё çёshtje tё tjera tё shtetit.
Nё tё vёrtetё, fill, mbas lutjes sё Nanёs sё mirё, vejusha e kish ndjerё veten fare tё qetё. Nuk besonte nё brroçkulla tё tilla. “Unё do vdes darviniste!” i kishte thёnё shenjtores, ndёrsa hanin drekё tek vila nr 31 e bllokut. Ishte gushti i vitit 1989. “Ani moj nanё, si tё duash ti!” ja kish kthyer shenjtorja. Nuk besonte pra, por çuditёrisht, kish filluar vёrtetё tё ndjehej mirё dhe tё bёnte gjumё mё tё qetё. E kish provuar atё ndjesi lehtёsimi mbasi i kishte dhёnё dorёn, fill mbas lutjes sё saj nё kodёr. Shenjtorja veshur me tё bardha, mbas lutjes e kishte bёrё mrekullinё. Vejusha s kish arritur ta kuptonte arsyen. “Truri ёshtё njё organ i çuditshёm!” i kishte vetёtirё kjo ide, ndёrsa hante mishin e pulёs nё furrё dhe pinte pak verё tё kuqe. Prej vitesh tashmё jetonte nё shtёpinё e madhe prej vejushe, edhe pse, me grusht tё hekurt, ajo ende udhёhiqte pasardhёsin Qulls, siç e quante ajo. Ngjante si Ledi Makbeth i telefonatave prapa shpine. Ç kishte ndodhur vallё? Ç tё kishte qenё ai lehtёsim nё shpirt, ai çlirim i padukshёm, sikur nё çast, prangat e tmerrshme tё njё vuajtje pa kuptim ta kishin liruar. Prej vitesh ajo nuk kish ndier mё njё paqje tё tillё. Njё si bekim orёsh po e kaplonte gjithkund, sidomos, kur zhytej nё detin e tallazitur tё gjumit. “Mrekulli?!” Ç ishte kjo fjalё? Fjalё kob. Fjalё gjёmё.
Ajo qё kish filluar tё jepte shenja shqetёsimi dhe tmerri kish qenё, pёrkundrazi, vetё Nana e mirё. Mbas lutjes tek mermeri i nxehur, sapo ishte orvatur tё ngrihej, e kishte ndjerё se gjunjёt po i priteshin. Kish provuar njё si humbje, njё si turbullim tё çuditshёm, sikur dikush, nё çast, tё kishte vendosur t ja hiqte si me dorё bekimin e shpirtit dhe tё trupit dhe t’ja zёvendёsonte me frikёn dhe shqetёsimin. “Shkelmi i qoftёlargut!” i kish vetёtirё nё mendje. Nuk e kishte dhёnё veten. Ashtu, duke ecur verbtazi, i kishte futur krahun shoqёrueses sё saj. Ndjehej krejt e çoroditur dhe e trullosur. Gjaku i shkiste me furi nё trupin e lodhur nga vitet. I merrej fryma. Ku iku forca, besimi, energjia e mistershme? Ku u zhduk mbёshtetja e patundur tek e padukshmja hyjnore? Tani, po hidhte hapat me zor. Sapo kishte hipur nё taksi, i kishte kёrkuar murgeshave ta dёrgonin fill qё tё pushonte. Ishte mbyllur nё dhomёn e saj, kishte nxjerrё trupin e bekuar tё Krishtit, Ostjan e bekuar nga Pàpa, dhe e kishte kryer po vetё Meshёn e Shenjtё. Edhe pas meshёs, situata nuk ishte pёrmirsuar. Krejt e çoroditur, pёrpara njё ikone tё Krishtit, kish filluar tё fliste me Zotin e saj. “Nёse ke vendosur tё mё largosh nga kjo jetё. Le tё bёhet vullneti yt!” kishte mёrmёritur dhe ndjente qё diçka nuk po shkonte siç duhej. Tani dridhej, po i merrej fryma, zemra kish filluar t’i rrihte me tё shpejtё, ishte çuditёrisht e tronditur nga diçka qё as vetё nuk e dinte se ç ishte. Mё kot ishte munduar tё flinte. Sapo e zinte gjumi, njё ankth i tmerrshёm e ngrinte vringthi dhe mbasi dridhej krejt, ndjente t’i dhimbte i gjithё mishi. “Oh ferr!” kishte psherёtirё. “Ç po mё ndodh?!” Nuk e dinte. Me alarm, kishte dalё nga paradhoma dhe kishte kёrkuar ndihmё tek murgeshat e tjera duke i rёnё murit me grusht. Ashtu shtat imёt dhe e palodhur, tek mundohej tё hapte derёn, e kishte parё mё nё fund.
Ishte duke fjetur e shihte ёndёrr, apo po e jetonte? Ai ishte tani aty. Qe krejt i tmerrshёm. Ashtu siç e kishte pёrshkruar nёpёr libra, siç e kishin imagjinuar artistёt. “Ik!” i kishte klithur. “Sa herё tё vish, po aq herё do tё tё mohoj!” I kishte sytё krejt tё kuq. Dy zjarre tё cilёt nuk frymёzonin paqen, besimin dhe ngazёllimin hyjnor, por kallnin nё shpirt tmerrin, panikun dhe frikёn mё tё ankthshme. “Nuk kanё mirёsi kёta sy!” kish menduar. Pastaj ishte bёrё dritё nё mendjen e saj. “Kot nuk ke ardhur,” mendoi. “Njё arsye e ke!” Nga anёt e kokёs, krijesёs sё frikshme tani po i dilnin dy brirё tё zinj. Dhёmbёt i kishte tё verdhё, tё mprehtё, lёkurёn plot copёtime prej kafshe tё çuditshme, dhe nga goja, i vinte njё erё e rёndё squfuri. Tani Nana, e vogёl dhe e pafuqishme, tek mundohej tё hapte derёn e mbyllur nga brenda, kishte mbetur si e ngrirё me sytё ngulur tek ai.
“Larg nga sytё e mi!” i tha. “Ti e din qё nuk jam e jotja!”
Tjetri, pak nga pak po merrte shprehjen e butё tё njё krijese mё pak tё shtirshme. Po shndёrrohej nё njё fytyrё tё dashur, gati tё dhembshur, njё krijese paqedashёse. Sytё nuk i kishte mё plot zjarr tё shqetёsuar, por me njё dritё tё ftohtё simpatie, gati dёshire tё ёmbёl pёr ta ndihmuar. “Unё kam rrespekt pёr ty!” dukej sikur i thonte.
“Ndoshta keni tё drejtё, por tani ёshtё çasti im!” ja ktheu ai. Foli me njё pёrkujdesje, me njё adhurim gati tё pabesueshёm. Aq i dhembshur dhe delikat shёmbёllente tani, sa do t’ja kishte mbushur mendjen edhe mё dinakut. Asaj iu duk mё i trishtё dhe i vetmuar se kurrё.
“Unё ndihmova njё tё gjorё qё po hiqte picirin e zi me gjumin. Ajo e kishte vrarё gjumin. Ja pse iu luta aq fort! tani lёrmё. Ti e din qё s ke ku tё mё kapёsh?”
“S kam ku tё tё kap? Unё kam rrespekt pёr ty, Nana e vogёl dhe e madhe. Çmime, ndere, 407 struktura bamirsie nё 80 vende tё botёs, 3000 murgesha nёn urdhёrin themeluar nga ju, parà pa fund…..transacjone, operacjone bankash….oh…l’affaire du siècle!” Ai fliste tani me ironi, gati me sarkazёm, por puthitur me sarkazmёn e tij, çuditёrisht kishte edhe njё buzёqeshje tё sinqertё, gati gati babaxhane.
“Ti e din qё kam ca miq atje Sipёr, tё cilёt mё vijnё gjithmonё nё ndihmё, mjafton tё pёrsёris Ave Marijat! Lёrmё tё qetё.”
Ai ndёrsa po transformohej rishtaz, kish filluar tё qeshte. Sytё i kishte tё bukur, trupin e kishte plot shkёlqim, me lёkurёn e lёmestё si modele kopertinash, flokёt e zinj tё adhurueshёm, buzёt i kishte gjak, plot mish me njё cipё epshi e cila do tё çmendtte çdo vajzё. Tani zёrin e kishte tё tingullt, mashkullorё dhe karizmatik.
“Nana e vogёl dhe e madhe!” ja pat ai. “Nana e tё vobegtve, e lebrozve, e tё mjerёve. Mё thuaj, pёrse vitet e fundit nuk e ndjen mё frymёn e Hyjit atje sipёr, pёrse? Ç shkruan tek ato ditaret sekrete? Kush ёshtё frika jote? Kujt i trembesh? Pёrse zjarri i shenjtё ta ka braktisur vatrёn e shpirtit? Ti e ndjeje atё fort…..A thua tё ka braktisur Ai. Hyji yt?”
“Hyjit unё i shёrbej qё prej 60 vjetёsh, dhe do t’i shёrbej sa tё kemё jetё. Kot e ke!”
“E nise mirё, por pastaj kjo dhembshuria jote u kthye nё biznes. Ja pse ai Sipёr, tё cilit edhe unё i trembem, nuk tё ndjek mё me frymёn e tij!”
“Larg meje, i mallkuar!” Nana e vogёl, u rrёzua nё dysheme. Dhoma ishte ende e heshtur. Pёrtej derёs, murgeshat e tjera, krejt tё shqetёsuara, mbasi ishin ngritur me alarm nga dhoma afёr, tani, mundoheshin tё hapnin derёn, e cila rrinte mbyllur nga brenda. Arritёn ta hapnin dhe e gjetёn Nanёn e vogёl, shtrirё pёr tokё, tek pёrpёlitej nga dhimbjet e gjoksit. Nё spital mbasi i dhanё asistencёn e duhur, kardiologu mё i mirё i vendit i foli veças vizitorёve tё huaj qё e shoqёronin. “Nana ka patur ca probleme me zemrёn!” i tha. “Por tani ёshtё jashtё rrezikut!”
3
Djali i panjohur, ish ushtari i gardёs, i cili javё mё parё kishte folur me Nanёn veshur me tё bardha, tani, shtyrё nga njё kurjozitet i madh, edhe pse ngjarjet kishin rrjedhur ndryshe, donte tё dinte se ç ndodhte akoma atje sipёr. Kish vendosur tё shkonte dhe ta konstatonte vetё atje nё kodёr, ku kohё mё parё, kishin ndodhur gjёra tё çuditshme. Akoma, simbas protokollit shtetёrorё, dy ushtarё vazhdonin tё rrinin truprojё. Djali i takoi tek zbrisnin nga kodra, fill mbas shёrbimit. Me to ishte edhe oficeri qё i shoqёronte. “Nuk ndodh asgjё!” i kishte rrёfyer ai. I shoqёronte me automjetin ushtarak. Djali i panjohur e kishte tё vёshtirё t’a besonte.
“Flet kёshtu sepse s jeni ju ai qё rrin atje natёn!” kishte replikuar.
“Jo mor djalё, po ju a pёrsёris. Nuk ndodh mё asgjё! Ja pyeti vetё” shtoi oficeri dhe u drejtua nga dy ushtarёt. Dy çunakёt qё rrinin natёn truproje pohuan me kokё.
“Nuk ndodh asgjё!” tha njёri nga rojet.
“Ore shoku oficer. Atje ishte tmerr!” ja kish kthyer ende.
“Po, kam dёgjuar. Por nuk ndodh mё asgjё!”
Fill mbas rёnjes sё sistemit, djaloshit nuk i ishte duruar. I kish parё vetё procest verbalet, tё cilёt konstatonin qё gjithçka ishte e qetё atje sipёr. Asnjё trafik hijesh, as britma, as zhurma, as tronditje.
“Ç punё e mbrapshtё!” kishte menduar djaloshi.
Por ja qё sistemi kishte ndryshuar, ai kishte krijuar familje, por ajo eksperiencё personale, nuk i hiqej qё nuk i hiqej nga mendja. “Ç misjon ters i kishte rёnё pёr hise shokёve tё tij!” mendonte tek pinte njё dopje fёrrnet, fare i vetёm. “Tё bёsh roje nate tek njё varr?! Dhe ç varr? Jo njё do si do, por ai i prijsit! Ç punё e mbrapshtё?!” mendonte. Fjalёt e fundit, mbushur me mosbesim, trishtim dhe njё tmerr tё fshehtё, ai gati sa nuk i shqiptonte duke i materializuar rrokjet.
Tё gjithё shokёt e togёs sё tij, gjatё atyre 13 muajve kishin lojtur nga mёndja. Ishin çmёndur, apo i kishin çmёndur? Njё herё, njё ish oficer, i ishte betuar se ato vёrtetё ishin çmёndur vetё. Atё, qё ato e dёshmonin si ngjarje tё vёrtetё, mjekёt psikiatёr, nёpёr verbalet e tyre zyrtare, e kishin nёnvizuar si lajthitje truri. “Dёgjojnё zёra!” kishin shkruar anash çdo deponimi. Ushtarёt, i nisnin nё fshehtёsi dhe i mbyllnin nё psikiatri. “Pёr vizita!” thonin. “Hetime!” Tek reparti i tyre binte shpesh njё heshtje plot frikё dhe tmerr. Nё çmendi, me siguri, me pretekstin e dhёnjes sё ilaçeve, kushedi ç gjёlpёra i kishin bёrё? Ndoshta, pak nga pak, ato ishin çmendur vёrtetё. “Si mund t’i linin tё lirё?” Si mund tё bridhnin nёpёr qytet ca ushtarё, tё cilёt mund tё hapnin fjalёn e turpshme qё dheu ku preheshin eshtrat e prijsit, mbas orёs dy tё natёs deri nё tre, dridhej frikshёm. Dhe nga zgafellat e nёntokёs, dёgjoheshin britma, çjerrje, klithma hadi?
Fenomene tё tilla kishin ndodhur edhe mё parё. Kishin qenё 32, ushtarёt nga toga e Drojёs, qё çuditёrisht, duke tentuar tё shembnin atё ç kish mbetur ende nё kёmbё nga Kisha e shenjtё e Laçit, tё 32 ushtarёt, ishin paralizuar nga vithet e poshtё. Kjo kishte ndodhur nё vitin 1981. 14 vjet, mbas mandatit famёkeq tё shembjes sё Godinave tё shenjta nё mbarё vendin. Dhe sa e sa histori tё tjera. Djali i panjohur, tek pinte gotёn e fёrrnetit me cigare, ulur nё njё klub tё periferisё, kish menduar se si njё zёnkё me njё rekrut shkodran e kishte shpёtuar nga shёrbimi natёn tek varri i prijsit. Si rrjedhojё edhe nga transferimi nё pavjonin psiqiatrik. “Edhe unё do ta kisha ngrёnё. Do tё mё çmendnin me hir a me pahir!” mendonte nё heshtje tek thithte fort tymin e duhanit Partizan. Fёrrneti, ia kishte marrё paksa mёndjen.
Atё natё, kur i kish takuar atij tё kryente shёrbimin tek varri i udhёheqёsit, binte shi me rrёmbim. Ishte dimёr dhe bёnte ftohtё. “Detyra ёshtё detyrё!” mendonte. Shumica e togёs e konsideronte njё nder tё madh pёr atdheun tё kryente shёrbimin tek kryet e mermerta tё varrit tё prijsit. Ky nder i veçantё, i lejohej veç ushtarёve tё zgjedhur. Ardhur nga familje dёshmorёsh apo komunistёsh devotё tё partisё. Pёr kёtё detyrё kaq tё lartё dhe fisnike, bёheshin zgjedhje dhe seleksjonime paraprake nga mё tё imtat. Ishin njё togё me 30 ushtarё. Ato, sё bashku me ushtarёt e gardёs, ishin nga mё tё privilegjuarit. Por ja qё djemtё kishin filluar tё silleshin çuditshёm. Shkonin atje mbi kodёr gjithё zell, por ktheheshin tё tronditur, sikur tё kishin parё me sy vetё qoftёlargun.
Para se t’i binte shorti atij, kishin pёrcjellё tek pavjoni psiqiatrik shtatё nga shokёt e tij. Nё fillim i kish rёnё pёr hise Pal-it, nga Kukёsi. Familje dёshmori. Pali ishte qeros dhe veshllapush. Kishte tek sytё njё vezullim prej ёndёrre. Ishte i bёshёm dhe vёrtetё djalё trim, por ja qё edhe ai lozi nga fiqiri. U çmend apo e çmendёn, nuk u morr vesh.
I riu vazhdonte tё rrinte ulur tek kafeneja. Tek mendonte kёto gjёra, e thithte fort cigaren e ndezur dhe kishte porositur dopjen e dytё tё fёrrnetit. Nuk do ta harronte kurrё tronditjen e ushtarit Pal, mёngjesin e kthimit nga shёrbimi. Rrinte si i shushatur, me sytё e zgurdulluar, krejt i trembur dhe nuk fliste. Mё pas, tek e pyesnin se ç’i kishte ngjarё, ai, fare papritur, kish filluar tё ulёriste dhe tё tregonte me gisht nga kodra e rrёpirtё e Varrezave tё Dёshmorёve. “Kurrё. Kurrё mё!” Ore po ç ka? Çfarё e gjeti tё ziun? Ç tmerr do tё ketё parё atje, nё natёn pus, pa hёnё, plot shi, erё dhe tё ftohtё akull? Mё nё fund, oficeri e mori veç tek zyra e vet. “Mos mё dёrgo mё. Atje toka dridhet!” i kish rrёfyer. “Dёgjohen klithma, britma plot vaj, ndaj ёshtё e pamundur tё kryhet shёrbimi!” Oficeri e kish parё me mosbesim. “Ke luajtur mendsh! As mos e ço ndёr mend. Ai shёrbim ёshtё rrespekti mё i madh qё i bёhet ushtarit” shtonte oficeri. Pastaj, pa e menduar dy herё kish bёrё numrin e pavjonit psiqiatrik. Turp kush e merrte vesh. Ishte njё rrёfim skandaloz. Palin e morёn me ambulancё dhe nuk u kthye mё nё repart. “Ore jam mirё!” klithte siç tregonin, “veç se jam trembur shumё nga shёrbimi atje!”. “E shikoni? Flet pa mend!” konsultoheshin psikiatrёt. E mbanin tё lidhur. Pastaj mjekёt hidhnin mbi fletё tё bardha spitali, verbalet mjekёsore. Oficerёt qё i lexonin, bindeshin se ishte çmendur. Gjithçka qё i interesuari e rrёfente si tё vёrtetё, ato e interpretonin si provё tё çmendurisё sё tij. “More, ju oficera! Pёrse nuk e provoni tё rrini vetё atje tёrё natёn? Ta shikoni se ç tmerr i vёrtetё ёshtё?” Ato nuk pёrgjigjeshin.
Filluan ta besonin edhe tё tjerёt. “Na u çmend Pali,” mёrmёrisnin me keqardhje. Por ndёrsa shihnin njёri tjetrin, tek sytё e tyre, lindte pyetja e frikshme: Kush do tё ishte i dyti? Natёn e dytё nuk kish ndodhur asgjё. As tё tretёn. Pёr njё javё rrjeshtё s ndodhi asgjё. Javёn e re, i kish rёnё pёr hise ta kryente shёrbimin atje, ushtarit nga Rrushkulli: Nush Dervishi. Ky kish bёrё diçka vёrtetё tё padёgjuar kurrё. Rreth orёs dy, sapo toka kish filluar tё dridhej, krejt i tmerruar, ja kishte mbathur me vrap tёrposhtё dukё lёnё pushkёn dhe municjonet mbi varrin e nёmur, i cili vazhdonte tё dridhej kobshёm. “Oh tmerr. Mёnxyrё e zezё!” klithte fort tek i binte me grushta derёs sё repartit. Ushtarёt, zgjuar rrёmbimthi, e kishin parё me sytё e zgurdulluar. Kёtij tё gjorit, ja bёnё gjylpёrёn fatale qё nё kazermё.
I gjithё shtabi u mblodh me urgjencё. Fjala mori dhenё. Turp e faqja e zezё. Askush nuk duhej ta dinte. “Do ta qetёsojmё!” shpreheshin doktorrёt thirrur me ngut. Por mbasi e kishin qetёsuar, e ngarkuan mbi njё zis tё zi dhe pjestarёt e togёs nuk e panё mё. I treti qё u çmend kish qenё shoku i tij i krevatit dy katёsh: Nadir Mula. Nadiri ishte djali mё i zgjuar dhe mё me kёmbёt mbi tokё nga tё gjithё tё tjerёt nё repart. Ai, jo vetёm qё nuk e ushqente veten me dёngla tё tilla, por sa herё qё ata shiheshin me njёri tjetrin me njё tmerr tё fshehtё, ai buzёqeshte dhe me shpoti, zёulёt por krejt i bindur shpallte: “Sa me zor po pres qё tё mё vij rradha mua!” Ky ishte edhe mё trimi. Mёngjesin e ditёs tjetёr, kur u kthye, nё fillim nuk e kish dhёnё veten. Veç se sillej çuditshёm. Ishte bёrё i zymtё dhe hermetik, sikur ta kishin mbyllur nё njё sarkofag. “Dukesh sikur tё janё mbytur gjemitё!” ia pat dikush tek hanin mёngjes tek menca e repartit specjal. Nuk i ishte pёrgjigjur. Por sa mё shumё kalonin orёt, aq mё shumё ai ishte nxirё, fryrё nё fytyrё. Mё nё fund e kishte plasur marazin me njё ulёrimё ngjethёse. “Atje jo!” kish klithur. “Kam parё tmerr!”
“Ashtu ёёёё?! Ke parё tmerr?!” ja kish kthyer pёrgjigjen oficeri plot me njё ironi agresive. Ishte bёrё gati t’i binte numrit tё pavjonit 17mbёdhjetё. “Edhe ti ashtu e mendonke, si tё tjerёt?! Na qёnka e tmerrshme tё vigjёlohen eshtrat e burri mё i madh qё ka nxjerrё ky komb?! A e din se pёr kёto fjalё mund tё kalbesh nё burg?!” Atyre u kish ngrirё gjaku. Fytyrat i kishin fare tё zbehta. Tё tmerruar, tani e shihnin si njё mallkim, kujt qё do t’i binte shorti tё vigjёlonte natёn tek varri i nёmur.
Mё pas, kishin pёrfundur nё çmendi katёr djem tё tjerё: Mandi, Martini, Xhorxhi dhe Sadiku. Mёngjesin kur atij i doli emri pёr shёrbim nate, ishte zbehur krejt. Ç do t’i ngjante atje? Simbas protokollit, do t’a dёrgonin atje me xhipsin e garnizonit, do ta linin aty, vetёm, nё kёmbё, gjithё natёn. Nga frika, po e humbte toruan. Njё fytyrё i vinte, njё tjetёr i ikte. Mbante mend, kish filluar tё dridhej. Ç tё bёnte? “Mё erdhi fundi!” kish menduar me tmerr. Shokёt e shihnin me keqardhje, me dhembshuri, si tё ishte njё viktimё e dёnuar me vdekje. Po atё mbasdite e kish sajuar proçkёn gjeniale. Ishte grindur keqas me njё ushtar tё ri nga Shkodra. Aq shumё ishin rrahur sa pёr ndёshkim i kishin mbyllur qё tё dy nё biruca tё ndryshme. “Mё mirё nё birucё!” mendonte, “se sa roje atje ku toka shkundet kobshёm dhe dёgjohen klithma zgafellash!” Ja kёshtu, kujtonte, kish shpёtuar dhe ja kish hedhur. Si dёnim, nga pjesё e gardёs: ajka e ushtrisё, krejt i privilegjuar; kish pёrfunduar i ndёshkuar tek grada e fundit e sistemit ushtarak nё atdhe. Nё atё tё xhenjos. Ushtarё, tё cilёt, i dёrgonin tё ndёrtonin bunkerё pa fund nё fushat plot lluc dhe ledh tё atdheut tё dashur.
Artur Spanjolli
Komentet