VOAL

VOAL

Lek Mirakaj: Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Vatrës nuk jam vënë në djeni për z.Demiraj, kam propozuar z.Visar Zhiti!

April 22, 2022
blank

Komentet

blank

Gratë për gratë- Nga Mimoza Dajçi

Gra shqiptare, kudo që jetojmë e punojmë, të mbështesim gratë dhe fëmijët për të drejtat e tyre, mos të bëhemi palë me dhunuesin e kriminelin.
Ngase dëshërojmë të lexojmë vetëm ngjarje të gëzuara, shpesh njihemi edhe me historitronditëse. Qindra gra e vajza nëpër botë përjetojnë vuajtje e drama nga më të ndryshmet nga krimenelët e luftës, bashkëshortët apo kalimtarët meshkuj në rrugë. Mijra prej tyre janë tej mase të tronditura e të traumatizuara se ç’ndodh përreth, ku shqetësimet më të mëdha janë lëndimet, dhunimet, përdhunimet nga kriminelët apo meshkujt ordinerë.
Do të habiteni, por kjo ngjarje ka ndodhur në ëndërr, të tilla sigurisht ndodhin vërtetë. Shfaqen papritur e të turbullojnë gjumin.
Iva kishte kryer studimet e larta në psikologji, punë në këtë profesion akoma s’kish gjetur. Për t’i ardhur në ndihmë vetes e familjes punonte shitëse në një dyqan rrobash. Puna e parë që j’u
ofrua e pranoi, nuk është e lehtë të gjesh punë, paçka se në xhep mund të kesh edhe diplomën e shkollës së lartë.
Shtëpinë e kishte paksa në periferi të qytetit. Të nesërmen fillonte punë moderatore në televizionin lokal. Me padurim e shumë emocion mbylli qepenët e dyqanit. Dy vite shitëse në atë dyqan. Kish punuar me ndërgjegje, përpara se të largohej pronarja i tha: “Iva, këtu je kurdoherë e mirëpritur, nëse mbetesh pa punë, derën e ke përsëri të hapur. Por të uroj sukses në aspiratat e tua për jetën”.
Jashtë kish filluar të errej. Autobuzi i linjës nuk po dukej. Nënën e kishte të sëmurë në shtrat, i duhej të nxitonte. Nuk priti më, u nis më këmbë për në shtëpi. Ecte e tensionuar nga ndonjë e
papritur që mund t’i ndodhte udhës…. Rruga ishte pa trotuarë.
Ecte, vraponte, ndalonte…. merte frymë thellë e përsëri vraponte. Autobuzi nuk dukej. Në anë të rrugës ecnin tek tuk kalimtarët e rastit, pa pritur përballë j’u shfaqën tre djem të rinj, adoleshentë. Iva vinte imcake, por vajzë simpatike, tërhiqte syrin e kujtdo, kështu edhe djemve nuk i shpëtoi sharmi i saj.
Vijoi të ecë, por me një hap më të shpejtë. Djemtë ndaluan një çast, diç biseduan dhe njëri prej tyre i doli përpara, fillojë të kërcente e të këndonte, ai që ishte në mes j’u afrua dhe e kapi fort nga krahu. Iva fillojë të ulërasë. Djali nuk e lëshonte, e tërhiqte më shumë nga vetja. Iva i gjuajti me shqelm, ai e goditi. Aty afër kaluan disa djem të tjerë, edhe pse Iva i kërkoi ndihmë askush nuk ndaloi për t’a shpëtur nga kthetrat e kriminelëve. Ju sulën të tre. Iva ulëriste.
Ndihmë, ndihmë!
Asnjeri nuk po kalonte aty pari. Në krye të rrugës u pa një burrë afër të 60-ve me dy djem të rinj, që shtynin një karrocë ngarkuar me dërrasa.
Më ndihmoni ju lutem ju përgjërua Iva.
Mirë tha burri dhe j’u afrua djemve. Ata për momentin prisnin çfarë do t’i thoshte kalimtari.
S’kam kohë të merrem me ju, kam biznesin tim, e u largua.
Djemtë qeshën dhe j’u sulën përsëri vajzës. Me forcë e përplasën përdhe. Iva ulërsite, me zërin e mekur e të sfilitur, nga tmerri i tha: “Ju lutem më lini, nesër filloj punë në televizion, do t’ju ftoj në emision, por nuk do të flas mbi këtë ngjarje”.
Premton? ….ndryshe të piu e zeza.
Premtoj!
Ha ha ha qeshën djemtë, kur papritur një grusht rrëzoi në tokë si pupac njërin prej tyre. Një grua bjonde me flokë të gjatë, pasi kishte parë skenën e rëndë kish nxituar dhe goditi me grusht në zverk njërin prej tyre, dy të tjerët shtangën. Gruaja me lëvizjet e saj perfekte fluturoi në ajër dy të tjerët dhe arriti të largojë vajzën.
Iva filloi punë moderatore në televizionin e qytetit, por e “mbajti” fjalën, në studio kish ftuar tre djemtë që e kishin lënduar. Tre adoleshentët qëndronin ulur në studio në pritje për t’u bërë të
famshëm…. Ishin qethur, veshur bukur, dukeshin si djemtë më të zellshëm të zonës. Përballë tyre Iva dhe projektorët e fuqishëm të kamerave. Ndërkohë në studio hynë tre burra të armatosur me uniformë policie, të cilët morrën djemtë dhe u larguan me ta. Pas kuintave qëndronte edhe gruaja me flokë të gjatë e të verdhë. Iva nuk gjente fjalë për të falenderuar
Heroinën, që i shpëtoi jetën nga kriminelët e rrugës.
Zonja me veshje civile ishte oficere policie….

blank

Kremtimi i Festës së Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë- Nga Skënder Karaçica

 
 
Drenica përmes valles,,Hamëz Jashari,,vjen në Çikago
 
Nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,të veshur kuq e zi  kënduan,vallëzuan  dhe recituan vjersha për kombin shqiptar dhe atdheun
 
 
 
Për nder të 28 Nëntorit,Ditës së Pavavarësisë së Shqipërisë,nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago në programin festiv para prindërve dhe mysafirëve shfaqën një program të pasur me këngë,valle dhe recitime për kombin shqiptar dhe për atdheun.
 
Në këtë vatër të Abetarës shqipe,mësojnë të vegjlit shqiptaro-amerikan që kanë lindur dhe po rritën në Amerikë dhe,bashkë me mësueset ata mësojnë gjuhën e bukur shqipe,ata mësojnë për historinë,kulturën dhe gjeografinë e atdheut shqiptar.Për udhën e shkronjave të shqipes,prindërit dhe komuniteti shqiptar në Çikago tashmë janë krenar me mësimet dhe dashuria për udhën e Abetarës shqipe që po e bëjnë nxënësit e shkollës  shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago.
 
Për festën dhe për ditëlindjen e Shqipërisë,
28 Nëntori (1912)nxënsësit e shkollës  e nisën me programin dhe dramën për Ismail Qemali për të vazhduar me recime për besën shqiptare,
traditë kjo e vjetër dhe e para e këtij lloji tek populli shqiptar i lashtë dhe shembull në botë  në tokën e vet.Programi festiv,sipas drejtoreshës së shkollës,Qendresa Ibrahimi,ka të bëj në kujtesën tonë në Amerkikë se ne e kemi një atdhe andej detit,Shqipërinë Etnike dhe,këta fatosa të veshur kuq e zi kur të rritën dhe do të burrërohen do të shkojnë për të ndërtuar e jetuar në atdheun e tyre shqiptar.
 
Në programin festiv,u prit me interesim dhe duartrokitje vallja ,,Hamëz Jashari,,dhe ora e historisë na sjelli në kujtesë Drenicën heroike dhe pushka e UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës.Vallja për heroin Hamëz Jashari që kur ishte i ri e pati vallëzuar në Drenicë,për nxënësit e kësaj shkolle ishte mesazhi artsitik se Drenica në Festën e Flamurit ka ardhur në Çikago!
 
Programi festiv ishte i pasur me recitime,valle dhe pjesë teatrale,ku nxënësit ta hareshëm defiluan kuq e zi dhe,krenar se lindën dhe po rritën shqiptar në këtë vend të lirë të Amerikës mike e përjetshme e popullit shqiptar.Programin festiv e udhëheqi me përmbajtje dhe fjalë të bukura të shqipes e reja nga Shqipëria Erisola Dermyshi.
 
 
 
 
 
 
 Skënder Karaçica
Executive Director
 

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: [email protected]

blank

(Video) FESTA E PAVARËSISË NË KISHËN ZOJA PAJTORE Nga Valentin Lumaj, Michigan 28 Nentor 2023

Të dielën me 26 Nëntor 2023, Kisha Zoja Pajtore në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Michigan festuan me madhështi Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë. Darka solemne u organizua në sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”. Dekorimi i sallës me flamuj dhe banderola të festës dhe pregatitjet ishin bërë me kohë nga anëtarët e këshillit të kësaj Kishe. Mbrëmja u hap në orën 8pm me një sekuencë filmike që përmblidhte tre momente kyçe të historisë së Flamurit shqiptar dhe të Pavarësisë, ngritjen e Flamurit nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngritjen e flamuritnë Deçiq nga Ded Gjon Luli dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali.
Më pas pjesëmarrësit u thirrën të ngrihen në këmbë për të nderuar hyrjen e flamujve dhe një karvan prej 40 të rinjsh dhe fëmijësh me veshje kombëtare të grupit të valles të Kishës Zoja Pajtore të shoqëruar me tupan nga Tony Dedvukaj.
Hymnet e flamurit Amerikan dhe Shqiptar u kënduan si gjithmonë me mjeshtëri nga këngëtarja e mirënjohur Ermelinda Paparisto.
Programi i festës u drejtua nga dy moderatore, aktiviste të dalluara të kishës Zoja Pajtore, znj. Rita Gjelaj dhe znj. Merushe Lumaj. Në fjalën e tyre në shqip dhe anglisht ato uruan festën e pavarësisë së Shqipërisë “si e drejtë e një kombi të formuar në territorin e vet, të banuar pa ndërprerje gjatë shekujve, me gjuhë, kulturë, histori e individualitet të tij, e drejtë e fituar në një luftë të gjatë e të ashpër, si një vepër e pastër e kombit shqiptar”.
Më pas u prezantua paneli i tavolinës së nderit që përbëhej nga: i zoti i shpisë, Dom Ndue Gjergji, Famullitari i Kishës së Shën Palit, Dom Fred Kalaj, i ardhur nga Klina Kryeimami Blerim Musliu, Sekretari i Federatës Vatra, Dr. Pashko Camaj, Veteranet e UCK-se, Komandant Ferid Berisha, z. Fehmi Podrimqaku dhe z. Avni Vrellaku, prof. Marjan Demaj, z. Mark Lulgjuraj dhe kryetari i Këshillit të Kishës shën Palit, Viktor Dedivanaj.
I ftuari i nderit i kësaj Feste ishte famullitari Dom Ndue Gjergji, i cili në fjalën e tij të rastit ndër të tjera u përqendrua në figurën e lartë të firmëtarëve të Pavarësisë, Ismail Qemai dhe Luigj Gurakuqi: “Shqipëria dikur e konsiderueme vend pa zot paska pas mbas vehtes dy roje shqiptare, të cilët paskan pas le vigana prej dy skajeve të Shqipnisë, njani nga Vlora e tjetri nga Shkodra, dy burra të pavdekshëm, dy trima të paharrueshëm, dy trupa me një shpirt, dy krahina me një atdhe, dy dialekte me nje gjuhë, dy fena me një Zot e me një gjak, dy trima me një kulturë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi…”
Në vazhdim u egzekutuan me mjeshtëri edhe dy valle të tjera nga grupi “Illyrianet” i Kishës Zoja Pajtore nën drejtimin e koreografes Joli Agolli. Po ashtu 5 fëmijë nga klasat e gjuhës Shqipe të kësaj qendre kulturore lexuan poezi në shqip kushtuar flamurit dhe atdheut të pregatitura me kujdes nga mesuesja Esmeralda Demiraj. Vlen të theksohet se klasat e valles dhe të gjuhës Shqipe janë pjesë e programit edukativ dhe kulturor që drejtohet për shume vite me passion dhe vullnetarisht nga aktivisti i kësaj Kishe z. Valentin Lumaj.
Në vazhdim përshendeti të pranishmit Imam Blerim Musliu, i cili foli edhe për rëndësinë e festës së Pavarësisë dhe heronjve të kësaj pavarësie. Fjalen e tij e mbylli me disa vargje të poetit shqiptar Gjergj Fishta.
Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të Federatës historike 111 vjeçare Vatra dhe foli mbi rëndësinë e këtyre aktiviteteve festive, shoqërore dhe kulturore të komunitetit “si ura lidhëse, në mes brezave të shkuar të të parëve tanë dhe brezit të ri, të këtyre fëmijve qe performuan para nesh sot, që të përcjellim ato vlera të mrekullueshme, ato vlera që na bajnë krenar që jemi shqiptar”.
Më pas në skenë u ftuan veteranët e UÇK-së të ardhur enkas nga Kosova për të nderuar këtë festë të Kishës Zoja Pajtore, z. Ferid Berisha i njohur në luftë si Komandant “SHKUPI”, z. Fehmi Podrimqaku dhe z. Avni Vrellaku
Komandant “SHKUPI” ka udhëhequr me Brigadën 111 “Adem Jashari” të njohur si “Tigrat e Zi” njësi e specializuar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pregaz dhe Drenicë.
E veçanta e prezencës së tyre ishte se ata për herë të parë prezantuan uniformën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Komandant “Shkupi”, në fjalën e tij theksoi rolin e UÇK-së dhe heronjve të saj në pavarësimin e Kosovës. Komandant shkupi nderoi me Mirënjohje të shoqëruar me medalionin përkatës në emër të Fondacionit “Never Forget”, Dom Ndue Gjergjin dhe pronarin e televizionit ACTV Arben Spahiu.
Kryetari i ri i sapozgjedhur i këshillit të Kishës Zoja Pajtore, në fjalën e tij, përshendeti dhe uroi te pranishmit festën e Pavarësisë, falenderoi famullitarin dom Ndue Gjergji dhe këshillin për besimin që i kanë dhanë dhe premtoi se energjitë e tij do të shkojnë vëtëm në të mirë të kësaj Kishe dhe në evangjelizimin e famullisë si detyrë kryesore.
Më pas këngëtarja më e re e komunitetit, Misi Gojçaj, e veshur me xhubletë dhe stoli të argjendta, këndoi këngën e saj më të re: “ Zemra më rreh për ty Shqipni”
Dom Fred Kalaj, u ftua për të bekuar Darkën. Nder të tjera, Dom Fredi tha: “…falenderoj Zotin për gjithçka që kena marrë prej tij, falenderoj Zotin për dhuratën e jetës dhe të familjes, të falenderojme që na ke dhanë Tokën Shqiptare, që na ke krijue nji komb me vlera të veçanta, dhe me vlera që dallojnë midis kombeve të tjera, O Zot i dashtun qysh prej fillimit, me praninë tande i ke caktue shqiptarët me e gzue Shqipninë brez pas brezit, e megjithse kena kulue nëpër tramvaje dhe lutna të pergjakshme, gjithmone e kena ndie prezencën tande o Zot…”
Pregatitja e darkës ishte bërë nën kujdesin ë vëçatë të z. Ndrec Merditaj me ndihmën e z. Marjan Gjetaj dhe këshillit të Kishës.
Darka vazhdoi deri afër mesnatës me programin muzikor të udhëhequr nga këngëtarja e mirënjohur kosovare Shpresa Gojani, ku përveç këngëve ritmike u dalluan edhe
këngët patriotike apo ato kushtuar flamurit shqiptar.
blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank
blank

 

 

blank

Mbledhje e jashtëzakonshme dhe takimi i Vatranëve në Vatër më 9 Dhjetor 2023 ora 1:00 pm

Njoftim

Të nderuar Vatranë, Dega VMB dhe Vatranët thërrasin mbledhjen të jashtëzakonshme urgjente për të adresuar disa çështje të rëndësishme që po ndikojnë sot në Vatër.

Padrejtësia dhe mungesa e ligjshmërisë kanë zgjatur për një kohë të gjatë dhe është koha që të ndërmerren disa hapa për t’i përballuar ato.

Një grup i vogël individësh po mundohen të keqpërdorin Vatrën dhe ta mbajnë peng atë.

Ky grup pa mandat po shkarkon, përjashton dhe emëron individë që nuk kanë asnjë kompetencë, apo kontribut në Vatër. Kjo sjellje e këtyre individëve nuk është në përputhje me kanunoren, me vlerat dhe synimet e vatranëve.

Mbledhja urgjente do të zhvillohet në Sallën Qendrore të Vatrës më 9 Dhjetor 2023 ora 1:00pm.

Me këtë rast, dëshirojmë të bëjmë me dije Sekretaren e Përgjithshme të Vatrës, Znj. Nazo Veliu, Kryetarin e Kuvendit, Z. Ervin Dine, Z. Elmi Berisha dhe Presidentin e Nderit Z. Agim Rexhaj si dhe të gjithë vatranët e interesuar për të diskutuar dhe vendosur ekuilibrat e munguara Vatrës sonë.

Në këtë mbledhje, do të kemi mundësinë të diskutojmë çështjet kryesore që po ndikojnë në Vatër dhe të ofrojmë vlerësimet dhe sugjerimet tona për t’i adresuar ato.

Do të jetë një mundësi për të dëgjuar zërat dhe mendimet e të gjithë Vatraneve, për të krijuar një debat të hapur dhe konstruktiv.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje të rëndësishme.

Është jetike që të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku për të ruajtur integritetin dhe vlerat e Vatrës sonë.

Ju falënderojmë për angazhimin tuaj dhe për përkrahjen që keni treguar për Vatrën.

Bashkërisht, mund të ndërtojmë një Vatër më të fortë dhe më të drejtë.

Me respekt,
Vatranët

Dega Vatra Manhattan Branch

blank

blank

Vatra Manhattan Branch Letër Elmi Berishës: Ju kemi dërguar email zyrtar deri tani pa marrë përgjigje

Letër drejtuar Z. Elmi Berisha,
Dega Vatra Manhattan Branch ju ka dërguar një email zyrtar për të biseduar rreth takimeve në Vater me Vatranet,
por deri tani nuk kemi marrë përgjigje nga ju.
Si rezultat, jemi të detyruar të marrim vendimin për ta bërë publike këtë email.
Kjo nuk është gjëja që dëshirojmë të bëjmë,
por për të siguruar që të gjithë të interesuarit të jenë të informuar
dhe të kenë mundësinë për të marrë pjesë në konsultimet e ardhshme.
Vatra Manhattan Branch

blank

blank

Së shpejti mbledhje e jashtëzakonshme e Vatrës

Të nderuar Vatranë,

Ju shkruajmë me këtë rast për t’ju njoftuar se së shpejti do të organizojmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Vatrës.

Vatranët kanë marrë vendimin për të kryer këtë takim për të diskutuar dhe planifikuar aktivitetet e ardhshme të organizatës.

Në këtë takim të hapur, do të shqyrtojmë çështje të rëndësishme dhe do të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet e çdo anëtari të Vatrës.

Qëllimi ynë është të krijojmë një platformë të hapur për të diskutuar dhe marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e organizatës sonë.

Ju lutemi të bëni të njohur këtë njoftim edhe me anëtarët e tjerë të Vatrës, për të siguruar se informacioni për datën e mbledhjes së jashtëzakonshme arrijë tek të gjithë.

Ju falenderojmë për angazhimin tuaj dhe mbështetjen që ofroni Vatrës.

Me respekt,
Vatra Manhattan Branch

blank

blank

(Video) Filmi Dokumentar FLUTURAT në Qendrën Kulturore Nënë Tereza Nga Valentin Lumaj/Michigan

19 Dhjetor 2023

Me iniciativē te Our Lady Of Albanians Catholic Church – Kisha Katolike Zoja Pajtore dhe Kishes së Shen Palit, mbrëmë, më 18 Nëntor 2023, në sallën e Qendrës Kulturore Nënë Tereza në Michigan, u shfaq me sukses filmi dokumentar “FLUTURAT” i regjizorit të mirënjohur shqiptar, Bujar Alimani.

 

Shfaqja e këtij filmi ishte shpallur për disa javë me rradhë ne rrjetet sociale, dhe filmi u ndoq nga disa dhjetra shikues.

 

Hapjen dhe prezantimin e filmit e bëri drejtuesi i departamentit të kulturës të kësaj Qendre, z. Valentin Lumaj, i tha se në këtë qendër po fillon kjo traditë e re e shfaqjes së filmave me tematika edukative. Ai tha se ky film i dedikohet kalvarit të vuajtjeve të 21 grave dhe vajzave në kampin e internimit Gradishtë, që i sherben kulturës qytetare dhe ndërgjegjes tonë qe të mos harrojmë por të kujtojmë krimet e komunizmit, në mënyrë që historia të mos përsëritet.

 

Më pas ai prezantoi regjizorin e filmit Bujar Alimani, i cili kishte udhetuar nga new York-u enkas per kete aktivitet. Z. Alimani në fjalën e tij falenderoi pjesëmarrësit dhe tha se Ishte i lumtur që mbas shfaqjes në disa shtete të Amerikës, filmi tij po shfaqej si herë e parë edhe në Michigan, ndoshta me jo shume njerez por me dashuri te madhe.

 

Dom Ndue Gjergji falenderoi regjisorin Alimani dhe tha se kjo është një temë e pakalueshme dhe me vlera për me perkujtue vuajtjet dhe mundimet e njerëzve që ndodhën jo aq larg. Ky film është shume i qëlluar dhe dhashtë Zoti të mësojmë prej kso veprash, qoftë libra romane apo filma dokumentarë që të mos i harrojmë vuajtjet e njerëzve, të cilet janë ty herë të denuem, një herë nga regjimi dhe e dyta herë harresa…dhe dhashtë zoti që vuajtjet e tyne të sjellin paqë, dashni, mirëqenje dhe përparim për kombin tonë”.

 

Filmi zgjati rreth 90 minuta. Shikuesit ndoqën skena dhe dëshmi të dhimbshme nga historitë e patreguara më parë nga kampet e internimit të cilat përcollën ndjeshmëri në sallë.

 

Mbas filmit dokumentar, u zhvillua një bashkëbisedim me regjizorin Alimani. Diskutantët, të gjithë vuajtës dhe të persekutuar nga regjimi komunist sollën kujtimet e tyre.

 

Ndoc Lumaj, nga Bajza e Kastratit, tha se qysh në moshë fëminore kishte përjetue vuajtjet e kampeve të internimit dhe të gjitha ato që paraqiten në film i kishte përjetue ai vetë dhe familja e tij. Kujtimet e tij u shoqëruan me emocione të forta nga ana e tij që e detyruan të nderpriste fjalën.

 

Gjergji Vuktilaj nga fshati Vermosh, shfaqi kritikën e tij për fillimin e filmit me imazhet e shtetit dictatorial por i pëlqeu filmi dhe sidomos fundi i tij me realizimin e andrrave të këtyrë zonjave në Amerikë dhe Kanada. Ai tha se familja e tij ka qenë e persekutuar, e vjedhur dhe e plaçkitur nga regjimi duke ia mohuar edhe atij vetë shkollimin dhe të drejtat njerëzore.

 

Huana Kurti nga Shkodra, shfaqi mirënjohjen për punën e shkëlqyer të Bujar Alimanit dhe mezi kishin pritur ta shikonin këtë film. Huana mes lotësh tregoi momente nga perndjekjet dhe persekutimi që ajo vetë dhe familja e saj kishin kaluar nga regjimi, momente të cilat prekën të pranishmit. Edhe bashkëshorti i saj Leka Kurti, i lindur në kampet e internimit tregoi sagën e vujatjeve të familjes së tij në diktaturë, dhe propozoi që filmi mundësisht të shfaqej edhe në Shkodër. Huana dhe Leka i dhuruan Qendres Kulturore Nënë Tereza dhe regjizorit Bujar Alimani librin Valbona të shkruar nga biri i tyre Kolë Kurti.

 

Prel Martin Popaj , bir i një familje e persekutuar nga Malësia e Madhe, tha se ishte i prekur nga ky film i jashtëzakonshëm dhe theksoi se duhet që të realizoheshin kushtet teknike që filmi të shfaqej në skena dhe kinema prestigjose shqiptare apo edhe rrjete televizive nderkombëtare që të kenë mundësi të ndjekin miliona shqiptarë.

 

Irena Kuka Dragoti nga Lushnja me bashkëshortin e saj shprehën mirënjohjen e tyre për regjizorin Alimani dhe qendrën kulturorë për shfaqjen e këtij filmi dhe se filmi e tejkalonte pritshmërinë e tyre për nga realizimi dhe ndjeshmëria. Ajo tha se ishte e impresionuar nga dëshmitë e zonjave në film të cilat nuk përçonin urrejtje apo mllef por vetëm dashuri dhe paqe.

 

Regjizori Alimani ju përgjigj me qetësi të gjitha pyetjeve. Ai theksoi se se nëpërmjet filmit ai kishte pasur si qëllim ruajtjen e kujtesës kombëtare për të kaluarën e shqiptarëve, dhe tani nëpërmjet mirësisë që përçojnë këto gra të mbijetuara nga kampet e internimit, tani “Flutura” të lira, të transmetonte mesazhin e paqes dhe të dashurisë dhe jo të urrejtjes për njeri – tjetrin Ai tha se është në process të realizimit të një dokumentari të dytë me dëshmitë e prindërve në moshë të thyer të këtyrë zonjave dhe një dokumentri tjetër në lidhje me persekutimin e klerit katolik në Shqipëri.

 

Vlen të theksohet se audienca e këtij filmi përbëhej plotësisht nga anëtarë të familjeve të internuara, te burgosura dhe me familjarë të vrarë nga regjimi komunist, të cilët e vlerësuan filmin maksimalisht.

 

Aktiviteti u mbyll me shtrëngime duarsh, përqafime dhe fotografi.

 

Filmi u përcoll në kohë reale nga Albanian Community TV ACTV.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

 

blank

Largohet drejtuesi i kompanisë së ChatGPT; Mira Murati merr drejtimin

VOA/Marrë nga Associated Press

Bordi i kompanisë OpenAI, që prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, njoftoi të premten se ka larguar bashkëthemeluesin dhe njëkohësisht drejtorin ekzekutiv Sam Altman, pasi nga një proces shqyrtimi u zbulua se nuk është treguar gjithnjë i sinqertë në komunikimin me bordin.

Mira Murati, drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm.

Mira Murati dhe Sam Altman gjatë një aktiviteti me programuesit (6 nëntor 2023)

Mira Murati dhe Sam Altman gjatë një aktiviteti me programuesit (6 nëntor 2023)

Një zëdhënës i kompanisë OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment se për çfarë bëhej fjalë në mungesën e sinqeritetit të zotit Altman. Në deklaratë thuhej se sjellja e tij po pengonte bordin të ushtronte përgjegjësitë e tij.

Zoti Altman postoi të premten në rrjetin X, dikur i quajtur Twitter: “Më pëlqeu koha në OpenAI. Ishte transformuese për mua personalisht, dhe shpresoj disi edhe për botën. Mbi të gjitha më pëlqeu të punoja me njerëz kaq të talentuar. Do të kem më shumë për të thënë për ato çfarë do të vijnë më pas”.

Zoti Altman ndihmoi për krijimin e OpenAI si një laborator kërkimor jofitimprurës në vitin 2015.

Gjatë vitit të kaluar, ai u vu në qendër të vëmendjes globale si fytyra e kompanisë OpenAI pasi ChatGPT mori vëmendjen e publikut. Në një turne botëror në fillim të këtij viti, ai u sulmua nga një turmë fansash në një aktivitet në Londër.

Të enjten, ai mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të drejtuesve të kompanive në kuadrin e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Françisko, ku ka edhe selinë kompania OpenAI.

Zoti Altman duke folur gjatë takimit të nivelit të lartë të APEC-ut (16 nëntor 2023)

Zoti Altman duke folur gjatë takimit të nivelit të lartë të APEC-ut (16 nëntor 2023)

Ai parashikoi se inteligjenca artificiale do të dëshmojë se është “hapi më i madh përpara nga të gjitha revolucionet e mëdha teknologjike që kemi patur deri më tani”. Por ai gjithashtu pranoi nevojën për kufizime ligjore për ta mbrojtur njerëzimin nga kërcënimi ekzistencial i paraqitur nga përparimet tepër të mëdha që po bëjnë kompjuterat.

“Mendoj vërtet se bota do t’ia dalë mbanë dhe se të gjithë duan të bëjnë gjënë e duhur”, tha zoti Altman.

Si pjesë e tranzicionit të njoftuar të premten, presidenti dhe kryetari i bordit të kompanisë OpenAI, Greg Brockman, do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të vazhdojë të luajë rol në kompani, duke i raportuar drejtores ekzekutive. Deklarata nuk jepte ndonjë shpjegim për këtë ndryshim.

Kompania Microsoft, partnere kryesore në biznes e kompanisë OpenAI, ka investuar miliarda dollarë në këtë kompani dhe ka ndihmuar në sigurimin e fuqisë kompjuterike për të operuar sistemet e saj të inteligjencës artificiale. Kompania Microsoft tha të premten se tranzicioni nuk do të ndikojë në këtë marrëdhënie biznesi.

“Kemi një partneritet afatgjatë me OpenAI dhe Microsoft mbetet i përkushtuar ndaj Miras dhe ekipit të tyre, ndërsa sjellim këtë epokë të ardhshme të inteligjencës artificiale për klientët tanë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë Microsoft të dërguar me postën elektronike.

blank

FESTA E FLAMURIT DHE KUJTIMET PËR VEPRIMTARËT NË ÇIKAGO- Nga Skënder Karaçica

Në dritën e lajmit
28 Nëntori-Dita e Pavarësisë së Shqipërisë apo si thonë në diasporën shqiptare në Amerikë-Festa e Flamurit,është një ditë e veçantë me plot emocione dhe kujtime për veprimtarët tashmë në amshim që,për festën dhe çështjen kombërare kanë bër udhën me shokët siç thoshte Ismail Qemali.
Në Çikago tash e një shekull në krah të atdheut e të kombit shqiptar,kur e kur nga vatrat tona etnike në Ballkan erdhën breza-breza shqiptarë në Amerikë për të mbrojtur substancën kombëtare e familjare nga dora armiqësore të fqinjve tanë grabitqarë të tokave tona nga serbët,grekët,malazezët dhe boshti pansllavistë të Moskës,të Athinës,të Beogradit dhe të Podgoricë.
Erdhën djemë të rinj dhe u plakën në Amerikë,thonë në kujtimet e kronikave të kohës së diasporës shqiptare…Erdhën dhe bën punë e veprimtari kombëtare në krah të atdheut e të kombit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.
Për këto vite,pjesa më e dhimbshme ishte fati i Kosovës nën regjimin e krijesës Jugosllavia dhe tutela fashiste e Serbisë,që për një shekull u përgjakën shqiptarët në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës!
Në Çikago,më shokët e udhës tashmë në amshim, që,kanë lënë gjurmë në historinë e diasporës shqiptare për atdheun dhe kombin shqiptar ishin veprimtarët Hydajet Bregu,Faik Ajroja,Ajet Rushiti,
Jusuf Azemi,Qazim Ismaili,Tefik Ashiku e tjerë.
Në kujtimet tona ishte nderim të jemi bashkë në KSHA në udhën kombëtare me veprimtarin dhe nxënësin e Normales së Elbasanit Hydajet Bregu,i cili përmes testamentit dhe të djersës së tij pati lënë në një llogori 5 milion dollar për të hapur shkollë,për të botuar libra për gjuhën shqipe apo ndonjë katedër për shqipen si gjuhë e lashtë indo-evropiane për brezin e ri shqiptar në Amerikë dhe për miqtë tanë amerikan që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe!
Në ditën e manifestimit të Festës së Flamurit e të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë tonë,i përkujtojmë veprimtarët në Çikago që ndër vite ishin në udhën e madhe të atdheut e të kombit për sublimimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës,ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në diasporën në Amerikë…!
Veprimtarët e devotshëm në Çikago,historia e tyre do të shënohet në kronikat e historisë kombëtare dhe,ata do të jenë program i jetës e veprimtarisë për brezat e rinj që lindin dhe rritën në Amerikë,miken tonë të përjetshme për hapësirën shqiptare…!
E paçim për jetë të jetëve Shqipërinë tonë!Gëzuar Festa e Flamurit!
Çikago,nëntor të motit 2023
blank

Sekretarja e Vatrës Z.Nazo Veliu: Ju nuk jeni legjitim dhe keni shkelur Kanunoren, Elmi Berisha- E keqja e Vatrës ka ardhur nga keqmenaxhimi & keqpërdorimi që keni bërë ju

 

KTHIM PERGJIGJE

PER DIJENI:

1.ZOTIT ELMI BERISHA

2. VATRANEVE TE TE GJITHA DEGEVE TE VATRES

3. KOMUNITETIT SHQIPTAR NE AMERIKE

4. MEDIAVE TE SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE

Me 9 Nentor 2023, ora 8:27 AM nga i shpalluri juaj Keshilltar Kabineti, zoti Pashko Camaj kam marre nje e-mail te shkruar pikerisht me 8 Nentor (2023) daten e themelimit te Partise Komuniste Shqiptare, ne oret e vona te nates edhe pse vetem disa ore me pare ishin ne mbledhjen e Kryesise se Federates Vatra, ku shkruhet se me keni liruar nga detyra e Sekretares se Federates Pan-Shqiptare VATRA me motivacionin:

a. Duke pasur parasysh nje dinamike te shtuar te aktiviteteve te Vatres ne rrafshin organizativ, reformues, lobues dhe diplomatik,

b. Fluksin e shtuar te aktiveteteve ne Washington, Tirane, Prishtine, Shkup, Presheve e Ulqin dhe ne viset e tjera shqiptare,

c. nevojen e nje dinamike te re aktivitetesh,

d. domosdoshmerine per reforma kadrovike (do t’iu lutesha te perdornit fjalen e pershtateshme shqip)

e. freskimin dhe energjite e reja,

f. ne perputhje me Kanunoren dhe Rregullativen e organizates sone

g. ju njoftoj se ju liroj nga pozita e Sekretares se Federates Pan-Shqiptare te Amerikes VATRA.

Dhe pas gjithe ketyre pikave nuk keni harruar te me shprehni mirenjohjen Tuaj me te larte per punen e madhe, angazhimet e mia shumevjecare ne Federaten VATRA ne interes te avancimit te komunitetit shqiptar ne SHBA dhe te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi duke me uruar shendet te plote dhe sukses ne vazhdimesi.

​Duke e lexuar dhe rilexuar kete e-mail te zotit Pashko Camaj, pra sic ai citon:’ Njoftim nga Kryetari i Vatres”, dua t’iu sqaroj se: Ne nyjen 23, faqja 5 e Kanunores se vitit 1926 thuhet:

“Sekretari i qendres eshte i dyti zyrtar i VATRES, ze vendin e kryetarit kur ky eshte i larguar, mban defteret e qendres dhe korrespondencen me deget dhe me anetaret e me personat e jashtem, mban rekordet e mbledhjeve te komisionit, mban arshivat, kycet e zyrave dhe te arkes”

Bazuar ne kete nyje te Kanunores Ju zoti Elmi Berisha jo vetem qe nuk ia keni dhene mundesine Sekretarit te Vatres, ne kete rast mua, te ushtroje funksionin e detyres por per ta larguar Nazo Veliun nga funksioni qe vatranet i kishin ngarkuar, arritet te krijoni “institucione” drejtuese qe nuk i permban Kanunorja e Vatres sic jane:

1. Shefi i Kabinetit ne Vater— Pashko Camaj

2. Drejtori i Degeve ne Vater—Mond Rakaj

dhe ti ngarkonit dy zoterinjeve te lartpermendur detyra qe lidheshin me funksionet e Sekretarit te Vatres. Vatra dhe funksionimi i saj ne Vater nuk eshte biznes personal zoti Elmi por eshte detyrim dhe perkushtim, qe lidhet ngushte me Kanunoren dhe vizionin dhe misionin e Vatres. Per mua personalisht eshte edhe detyrim moral ndaj atyre qe me kane besuar, vatraneve te vjeter e te rinj por edhe ndaj atyre vatraneve, qe sot nuk jane me mes nesh por qe kontributi i tyre ne interes te ceshtjes Kombetare Arberore e Kombit Arberor ka qene aq i madh e me aq perkushtim sa nuk kane kursyer asgje, as edhe jetet e tyre per Atdhe.

Meqenese ju, qe nga Kuvendi i Michiganit keni qene nje Kryetar i Emeruar dhe jo i zgjedhur dhe pa asnje kontribut ne Vater, nuk mund te prisnim me shume nga Ju por as te na zhgenjenit kaq shume. Nga drejtues te katapultuar ne Vater madje edhe ne shkelje te Kanunores nuk mund te presesh me shume se sa kaq. Ju zoti Elmi duhet ta pranoni qe ne Vater ka anetare me te vjeter se sa Ju, me nje kontribut shume here me te madh se sa Tuajin, ndaj t’i fshish me nje te rene te lapsit keta individe e kontribute eshte mekat qe historia nuk do t’jua fale. T’i lironi nga detyra ata qe i sherbejne Vatres me shpirt e me zemer, pa pasur asnje fitim personal, t’i lironi nga detyra edhe pse ne Kanunore dhe Rregulloren e Federates Pan-shqipetare VATRA ose sic quhet ne anglisht Constitution and By-Laws of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH) e cila nuk ua jep Juve kete te drejte do te thote qe haptazi e keni shkelur kete ligj qe i ka mbijetuar cdo dashakeqesie. Cdo veprin juridik qe eshte ne kundershtim me ligjin themelor, ne kete rast me KANUNOREN E VATRES eshte VOID DHE NUL. Keshtu qe edhe shkresa qe ju me keni derguar me te bindurin Tuaj, “shefin e kabinetit te Vatres” zotin Pashko Camaj nuk ka asnje vlere as per mua dhe as per vatranet e ndershem, te cileve Ju ju ua mbyllni dyert e komunikimit dhe te Vatres.

Duke qene ne lartesine e detyrimeve te mia ndaj vatraneve historike me lind e drejta t’iu pyes:

1. Perse e keni shkelur Kanunoren e Federates Pan-Shqiptare Vatra dhe keni krijuar “institucione” drejtuese ne Vater?

a. Perse keni emeruar “shef kabineti” e sot per sherbimet qe zoti Pashko Camaj ju ka bere i keni premtuar funksionin e SEKRETARIT TE VATRES?

b. Ne cilen nyje te Kanunores bazohet emerimi i “Drejtorit te Degeve” te Vatres qe mbahet e trumbetohet me te madhe nga zoti Mond Rakaj?

2. Ka edhe dicka tjeter per te cilen ju kam pyetur sistematikisht ju dhe veten… ku shkuan vlerat monetare qe vatranet dhane per vellezerit e tyre te demtuar nga termeti i 26 nentorit 2019? Edhe sot i kam te rregistruara ne e-mailet e mia kerkesat per ndihmen e premtuar familjes Jaku ne Komunen Bubq e cila jo vetem qe nuk ka marre asnje ndihme monetare nga Vatra por betohen ne Zot jo me shume se perpara nje jave qe asnje penny nuk ka shkuar per llogari te tyre.

3. Dhe nuk rrij dot pa ju adresuar nje shqetesim panvatran. Kur do ta hapesh Vatren?

4. Po Auditi financiar i kesaj FEDERATE do te behet ne menyre qe secili nga ne te dale i paster e te mos quhet hajdut neser nga vatranet zemer gjere qe ndoshta kane dhene edhe dollarin e fundit qe kishin ne xhep per te ndihmuar vellezerit e tyre ashtu sic eshte e shkruar edhe ne Kanunoren e Vatres?

Nyjen 1. e Kanunores se Vatres cileson: te rite ne mes te Shqietareve t’Amerikes dhe me ane te tyre ne mes te Shqipetareve te Shqiperise, shpirtin e ndihmes ne mes te tyre dhe te dashurise per kombesine e tyre………

5. Perse nuk lejoni qe ne arken e Vatres te derdhet kuotizacioni i Deges se Vatres Manhattan, te cilin une kam qe nga 22 korriku 2023 qe e mbaj e kur pyes arketarin e Vatres me thote qe Zoti Elmi Berisha me ka urdheruar te mos t’i marr sepse kjo dege eshte perjashtuar?

6. Kush e perjashtoi kete dege dhe kur sepse une si sekretare e qendres nuk e di qe te jete marre nje vendim i tille dhe nuk kam asnje vendim perjashtimi?

7. Perse nuk e mbani fjalen kur u thoni jo vetem vatraneve te thjeshte por edhe anetareve te Keshillit te Vatres se do t’iu sqaroj per cdo problem qe ju ngrini?

8. Perse nuk vini ne Vater te takoheni me vatranet e thjeshte nderkohe kur jeni te gatshem te prisni ne Vater cilindo qe ju pelqen juve personalisht pa pyetur e pa u konsultuar pse jo edhe planifikuar sic ka ndodhur edhe me pare por prisni ne Vater ata apo ato qe jane pjese te atyre qeverive ne Shqiperi qe jo vetem kane shkelur dinjitetin kombetar te vendit nga ne vime, pra te Shqiperise por jane bere edhe pjese e marrezive te Vucicit e Serbise per te pergjakur edhe njehere vatrat e familjeve te Dardanise?

9. Perse ndryshe thoni e ndryshe beni zoti Elmi? Po Vatranin Petrit Alibejaj, Andrea Panin dhe komunitetin e Bostonit perse e pengoni ne krijimin e deges se Vatres ne Boston edhe pse vendimet Tuaja jane nul sepse ju jeni i paligjshem ne drejtimin e Federates Pan-Shqiptare Vatra, perkrahni Klerikun Theofan Koja (Arjan Koja) si Kryetar te Deges se Vatres ne Boston, nje te paudhe qe ka shkelur me te dyja kembet simotren e Vatres, Kishen Ortodokse Shqiptare te Shen Gjergjit dhe i sherben sot Kishes Greke qe ne historine e saj ka qene jo vetem projektuesja por edhe udheheqesja e genocidit ndaj Popullsise Came ne vitin 1944 ne Cameri ku te paret e mi u vrane, prene, masakruan e u debuan nga trojet e tyre stergjyshore me dhune.

10. Ku eshte patriotizmi dhe atdhetarizmi Juaj zoti Elmi?

Pyetjet ndoshta nuk do te mbaronin kurre por tashme dua te fokusohem tek vetja ime, pra tek une Nazo Veliu:

a. Cilat jane gabimet e mija qe une duhet te lirohem nga kjo detyre?

b. A keni ndonje vendim te marre jo vetem nga Ju apo edhe nga Kryetaret e meparshem ku une jam paralajmeruar gjate 12 vjeteve qe kryej funksionin e Sekretarit te Qendres per shkelje te Kanunores apo per pakorrektesi ne kryerjen e funksionit? Nese jo:

c. Perse me dikriminoni ne moshe dhe ne gjini?

Ndoshta une ne moshe nuk jam e barabarte me ju por forcen e mendimit dhe te experiences e kam ndoshta me te madhe se sa ju per ti sherbyer Kombit tim Arberor e ta ngrej zerin kudo dhe kurdohere per te mbrojtur Kombin tim pamvaresisht se sot ai eshte i ndare ne copa por une me te madhe do ta them KOMBIT I DUHET BASHKIMI. E keqja botes nuk do ti vi nga bashkimi arberor. Shqiperia. Kosova, tokat shqiptare qe jane nen Malin e Zi, tokat shqiptare qe jane nen Maqedonine e Veriut dhe Chameria ime Martire nje dite do te jene bashke.

d. Per ti sherbyer Kombit tim, Camerise Martire, Komunitetit Shqiptar ne Amerike, patriotizmit dhe mbrojtjes se te drejtave arberore ne bote, nuk do te ma mbylli dot gojen mua asnje si Ju keni mbyllur sot Vatren por qe nuk do te mundeni ta mbani gjate.

e. Une i sherbej Vatres vullnetarisht edhe pse aty brenda kam edhe pjese te historise se familjes sime e Ju kurre nuk do te mundeni te me lironi apo perjashtoni nga kjo copez histori sepse jane vatranet dhe jo Ju qe e kane pranuar qe une te jem Sekretare e Pergjitheshme e Federates Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA. Amerika ka ligje edhe per mua ashtu sic Ju mendoni se ka edhe per Ju kur dikush ju ul hunden e ju thote gjera qe ju nuk i pranoni pa na thene ne vatraneve se cfare thone nuk jane te verteta e tu sillni prova se ju keni te drejte e qe gjithe secili qe behet pengese ne rrugen Tuaj te gjeje vendin qe i takon. Ndaj mos prisni qe une te rrij me urdherat tuaja per te dorezuar cfare une kam nga Vatra. Ju keni mbi pese-gjashte muaj qe i keni vene deres se Vatres celesin e turpit e askush nuk e di se cfare keni bere me dokumentacionin e Vatres, Arkivin e saj, biblioteken apo edhe cdo lloj tjeter dokumentacioni. Edhe pse Kanunorja e Vatres thote shkoqur dhe prere se celesat e Vatres i mban Sekretari i Vatres.

f. Cfare pune kane celesat e Vatres ne lokalin e Anton Rajes? (fjala e Editorit te Gazetes Dielli kur une shkova ne Vater per nje interviste qe do te jepte Presidenti i Nderit Zoti Agim Rexhaj per Vasil Panin ish- kryetar i Vatres nme 16 korrik 2023 nderkohe deres se Vatres i ishte nderruar celesi e une Sekretarja e Qendres duhet te shkoja neper lokale ne kerkim celesash se atje ndodheshin celesat e Vatres)

g. Kush ishte qellimi i nderrimit te celesit te deres se Vatres pa njoftuar funksionarin qe ka te drejte t’i mbaje ato celesa (ne kete rast mua, Nazo Veliun, sekretare e qendres se Vatres)?

Une mendoj se te mbyllesh shtepine e ti lesh bijte e saj jashte eshte njesoj sikur ke shitur veten e cmimi qe ke marre eshte aq i larte sa nuk te jane dhimsur as femijet, pra vatranet

h. Hapi dyert e Vatres per Vatranet, bej inventarin e saj me prezencen e vatraneve e pasi gjithcka te shkruhet e zeza mbi te bardhe e une do te jem ne Zyren e Vatres per te bere ate qe mua me takon e sic me takon nese vatranet do ta kerkojne.

i. Perse e shihni te keqen tek une bija e Camerise, qe sheh ne programet tuaja fshirjen e emrit te saj se nuk i pelqen Kishes Greke, te cilen Juve e keni ulur kembekryq ne Vater?

j. Shume mund te me thone ku ke qene deri me sot qe nuk i ke bere present keto probleme? Asnjehere nuk i kam mbajtur per vete por i kam vene ne dukje ne Vater, ne Mbledhje te Kryesise, Kam kembengulur edhe ne mediat vizive dhe elektronike qe problemet e Vatres nuk duhen bere pazar por duhen zgjidhur nga vete vatranet ne Vater dhe asnjehere nuk jane bere.

k. Sot po i bej prezente edhe per dijeni te Komunitetit jo sepse Zoti Elmi Berisha po kerkon lirimin tim nga funksioni i Sekretares se Qendres por ka ardhur momenti qe Vatra duhet mbrojtur sepse eshte nje vlere jo vetem historike e Kombit Shqiptar por edhe ikone e pathyeshmerise perpara veshtiresive te Kombit tone. E kam thene dhe e perseris prape:

UNE KAM NEVOJE PER EMRIN E VATRES JO VATRA PER EMRIN TIM. E KAM DETYRIM MORAL E SHPIRTEROR NDAJ FAMILJES SIME NE RADHE TE PARE POR EDHE TE POPULLIT TIM TE SHUME VUAJTUR TE MOS E PERLYEJ EMRIN TIM PER GABIME E FAJE TE TE TJEREVE.VATRA ESHTE E VATRANEVE E JO E DISAVE QE PER TE LARTESUAR EMRAT E TYRE PERDORIN EMRIN E VATRES.

I keni kercenuar vatranet me gjyqe, me padisni edhe mua, nuk kam frike e nuk e kam problem por nuk do t,iu nenshtrohen sepse Ju nuk keni te drejte. Mos me prisni ne Vater me daten 16 Nentor 2023 ora 4:00 PM dhe asnje dite tjeter pa e hapur deren e Vatres per vatranet. E keqja ne Vater nuk vjen nga femrat sic jam une, Nazo Veliu, Marjana Bulku apo edhe ndonje tjeter, por as edhe nga njerez si Dr. Mara, Ervin Dine apo edhe te tjere qe Ju me nje te rene te lapsit vetem se nuk bien prehe e urdherave Tuaja, Ju i lironi nga detyra. Nuk keni pse ti shihni kritikat ndaj jush si kritika per Vatren. Ju jeni nje individ me te mirat dhe te keqijat Tuaja. Vatra eshte nje institucion qe i ka perballuar me punen ne interes te Kombit te gjitha rrebeshet mbi kurrizin e saj por asnjehere nuk kam pare e degjuar qe gjyqi dhe gjykate te ishte zgjidhje per te shpetuar nga kritikat apo edhe akuzat personale. E keqja ka ardhur nga keq menaxhimi dhe keq perdorimi qe ju po i beni Vatres edhe pse nuk jeni legjitim. Ju jeni i zoti te punoni per te marre tituj dhe grada, gje per te cilat une ju pergezoj, perdorni mendjen tuaj ne te mire te Vatres e vatranet do te dine t,iu vleresojne. Kane ikur kohet e kercenimeve, britmave dhe deshmitareve imagjinare se ky eshte keshtu e ai eshte ashtu, vetem une jam i mire. Lerini te tjeret t’iu vleresojne juve dhe bashkepuntoret Tuaj e kurre nuk do te humbisni por do te dilni fitimtar.

ZOTI I MESHIROFTE ATA QE I BEJNE KEQ VATRES, SHTEPISE SE SAJ KU SECILI NGA NE NDJEN EREN E NENES SE MUNGUAR.

Sekretare e Pergjitheshme e Federates Pan- Shqiptare te Amerikes Vatra

Nazo Veliu
d.v
Bronx, NY me, 16 nentor 2023

 

 

 

 

 

 

 

blank

Nga Sergio Bitiçi Sa i ulët ka ra niveli i shkrimeve i shkrimeve dhe gazetarisë gjatë periudhës Elmi Berisha dhe Sokol Paja

I dashtun z. Paja, Editor i Diellit,

Uroj të jeni mirë me shendet.

Si mik e dashamir dhe njeni nga anëtarët ma të vjetër të Federatës Pan Shqiptare VATRA, kam vërejtje, paknaqësi e zhgënjim, sa ultë ka ra niveli i shkrimeve e gazetarisë gjatë periudhës ELMI BERISHA dhe Sokol Paja.

Nuk po besoj sa primitiv, i dobët gjuhësisht, logjikisht e përseritës i shkrimit MIRËNJOHJE VEPRËS SË DR. ELEZ BIBERAJ, shkrimi me nivel të shkollës fillore, nënshkrue nga dyshja naive e zyrës antikombëtare të Vatrës, Vatrës pa thojza, gjithashtu edhe Diellit pa thojza.

Pse në Amerikë kështu shkruhet tash 110 vjet.

Nuk due të ngatrrohem me akademikët e Tiranës që nuk jetojnë pa thojza, prandaj i përdorin vend e pa vend me abondancë.

Kur na erdhët nga kampi socialist, ju mirëpritëm si vllazën, por jo vetitë e metodat e dy vendeve të robnueme nga Sllavizmi e komunizmi antidemokratik.

Çuditëm që editori, i cili ka kredenciale te mjaftueshme për gjuhë Shqipe e gazetari, por çalon në Anglisht, gja që asht në kundërshtim të Kanunores.

Si asht e mundun që bashkënënshkroi nji gja kaq mediokre?

Kryetari, z. Elmi nuk asht i penës, tash po e dimë të gjithë, po pse hyn në zahmet kur nuk ja del t’i bajë as fjali pa gabime.

Edhe kjo asht në kundërshtim me Kanunoren.

Z. Elmi e z. Sokol: VATRA dhe DIELLI pa thojza.

Sergio Bitici
New York, N Y
5 Nandor 2023

 

blank

blank

Mosperfillja e rregullave te lojes demokratike në Vatër ka nxjerrur ne shesh dobsitë e udheheqjes se saj Deklarate nga Prend Qetta

Ish Kandidat per Kryetar te Vatrës 2022 nga Vatra Hartford

VATRA Organizatë e te gjithëve

Te nderuar miq, te nderuar Vatranë, i nderuari opinion i gjere siç e kam theksuar edhe me pare organizata panshqiptare Vatra e shqiptarve te Amerikes eshte njera nder organizatat me te avansuara shoqerore e shqiptarve ne botë. Kete epitet ja lejojne specifikat, kushtet dhe rrethanat si dhe vendi ku ajo eshte themeluar. Vatra ka kaluar nje rruge mbi njeqind vjeqare dhe gjatë kesaj rruge ka perjetuar ngritjet dhe lekundjet nder me te ndryshmet te cilat i ka perballuar me mjaft sukses. Si nje organizatë e tillë qe ka luftuar per avansimin e kombit tone, sulmet me te renda i ka perjetuar nga armiqtë e jashtem te cilet jo rralle jane perpjekur edhe permes elementve te brendshem ta destabilizojne ate siç na e spjegon historiku i zhvillimit te Vatres ku edhe perkunder goditjeve vdekjepruese Vatra falë themeleve te saj ja arriti te mbijetoj. Vatra edhe gjatë këtyre dekadave te fundit ka mbajtur gjalle nje aktivitet dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne shume procese te ndryshme qe i shtronte koha edhe perkunder disa elementëve destruktiv qe vinin per ta shkatrruar nga brenda. Suksesi i Vatres eshte arritur pikërisht me aktivitetin e vatranve te palodhshem ne saje te nje dialogu te mirefillt te brendshem qe ka egzistuar ne realizimin e veprimtarise se saje.

Per te mos u zgjatur kjo qe kemi ndegjuar kohëve te fundit nga mediat dhe mjetet e informimit rreth nje krize brenda perbrenda Vatres nuk ka te bej aspak me filozofinë, politiken dhe strategjinë e Vatres gje qe ka bere qe e gjithe antarsija e gjere te mendojë me thellsisht rreth kesaj dukurije qe nuk i bene ndere jo vetem Vatres por edhe komunitetit ne tersi. Mosperfillja e rregullave te lojes demokratike ka nxjerrur ne shesh dobsitë dhe njeanshmerit e udheheqjes se saje si dhe ka nxitur perdorimin e nje fjalori te papershtatshem ne menagjimin e situatave.

T’ju mbyllen dyert, t’jua thërrashish policinë, t’i quajsh te pa moralshem e rrugaq si dhe t’i kercnosh bashkudhetaret me te cilet bashkë e beme edhe kuvendin eshte shume e papranueshme. Nuk eshte e drejtë e askujt qe te marr ne mbrojtje grupin protestues, por eshte shume e drejtë te shqyrtohet ne menyrë institucionale çdo shqetësim i sejcilit antar te Vatres ne te kunderten bie legjimiteti i perfaqësimit. Ne saje te punes sime dhe pervojes ne Vater personalisht dhe profesionalisht mund te konkludoj se ne nuk kemi asnje anetar me te cilin nuk mund te punohet apo edhe te dialogohet absolut, por edhe nese ka te tillë atëher Vatra ka organet dhe rregulloren me ane te te cilave mund te menjanohet çdo deformim apo keqkuptim qe mund te ndodhë.

Mendimi im, mospajtimet mund te ndodhin por ato edhe mund te tejkalohen me pranimin e mendimit te pales tjeter.


Send this to a friend