VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LDK DUHET TË KETË KUJDES SE KËND PO E ZGJEDH KRYETAR TË SAJ – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

By | April 14, 2018

Komentet

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit – Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, kruan plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij. Andi Bushati shkruan “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është vëllai i Ervin Bushatit, deputet i listës në PS i zgjedhur direkt nga Edi Rama dhe shumë aktiv në mbrojtjen e politikave të kryeministrit të Shqipërisë;

6. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte i pari që e çau terrin e kohës të diktaturës, pasi RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati ke mbetur 27 vite pas i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Nuk ta ka fajin Skënder Buçpapaj!

Letër e hapur për zonjën Mogherini: Tërhiqu nga dialogu, sepse… – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Je e padenje dhe e paafte ta udheheqish kete dialog me pergjegjesi

-Je e njeanshme ne dialog,po ia mbane anen Serbise e jo Kosoves.Kjo
eshte mani shekullore e Evropes

-Ti, kur Serbia hapas nuk i respekton Mareveshjet,ti heshte si
pula,nuk bene ze,,nuk nihesh per se gjalli,

-Ty te pelcet delli per Serbin nese Kosova vendos se si do ti menaxhoi
tarifat doganore me Serbin

-Ti nuk ka aspek te drejte se per caktimin e temave se per cka duhet
te bisedojn palet

-Ti nuk ke te drejte te deklarohesh hapatas,sic veprove dje,se do te
kete edhe shkembim te kufinjit,pra paske ra ne gracken e Serbis dhe
Thaqi

-Ti nuk ke te drejte ta diktosh se kah duhet ba korigjime te
kufirit.Ti nuk po e dijtke se keta kufije jane te lame me gjak dhe nuk
guxojne te preken,Paska harru Thaqi me te tregu,

-Ti z.Mogherini nuk ke te drejte te bisedosh me Presidentin e
Kosoves,sepse ai nuk e ka legjitimitetin te diagoloj,sepse ardhja e
tij atje eshte jolegjitime,

-Ti duhesh ta kuptosh se cdo Mareveshje e arrijtur midis Vuqiqit dhe
Thaqit nuk do te jete legjitime,nuk e pranon populli i Kosoves,sepse
ai njeri nuk e ka mandatin e popullit te deagoloj,

-Se a eshte kjo e vertet eja ne Mbledhjen e Parlamentit te Kosoves dhe
ndegjoi deputetet qe haptas do te thone se Presidenti aktual nuk e ka
mandatin te diagoloj,Ata do te thone edhe se askush nuk e ka mandatin
qe te bisedoj per kufijte e Kosoves,sepse ata jane te pa cenueshem,te
panegocueshem

-Po ti z.Mogherni ishe edhe e pa edukate.Ti nuk ke te drejte te
nenqmojsh Kryeministrin e Kosoves,kur kerkon nga i preferuari i Juaj
Thaqi te ta heqin sysh,po ti z.Mogherini nuk ke sy,ti nuk ke vesh,ti
nuk sheh dhe degjon asgje tjeter pos ate se qka ta servon Thaqi dhe
Vuqiq,

-Ti zonja Mogherini nuk ke te drejt te nngutesh me dialogun qe ai te
perfundoj ne mandatin qe te te shehohet si ndonje sukses,por nese
perfundon ashtu siq mendoni ju treshja do te jete fatal per ju te
trete.Popullit te Kosoves aspak nuk i intereson se ky dialog a do te
shenohet per te mire apo per te keq ne biografin Tande.Kosova eshte me
e madhe se TI z.Mogherini.Shkakun se duhet te hyyn ne biografin Tende
askush,e as me pak ti,nuk guxon qe duke pru Marveshje ne vrap,ta
shemtosh,ta gjymtosh Kosoven,dhe ne fund

-z.Mogherini terhiqu nga ky dialog sa nuk e ke vone,sa nuk te kane
mbete njolla te zeza ne biografine Tende,sepse nuk ke te drejte ta
hapish”Kuitin e Pandores” qe ta dridhish perseri Bakllkanin.Boll ka
vujat Ballkani,boll eshte derdhe gjak ne te.

Mbarje ne mend populli i Kosoves e done Kosoven,eshte ne gjendje per
te ta jape edhe koken nese ka nevoj.

LUDMILA ALEXEEVA: NJË ZË I FUQISHËM NË MBROJTJE TË DREJTAVE TË NJERIUT, KA NDËRRUAR JETË – Nga Frank Shkreli

”Ku fillojnë më në fund të drejtat universale të njeriut?  Në vende të vogëla, afër shtëpisë ku jetojmë – aq afër dhe aq të vogëla janë ato hapësira, sa që nuk mund të shihen në asnjë hartë të botës.  Prandaj, nëqoftse këto të drejta nuk kanë ndonjë vlerë aty ku jetojmë dhe veprojmë, atëherë ato nuk kanë asnjë vlerë, askund tjetër.  Pa veprim të përbashkët të qytetarëve për t’i zbatuar ato në hapësirën dhe në vendin ku banojmë e punojmë, është e kotë të kërkojmë zbatimin e tyre në një botë më të gjërë”, ka thënë Eleanor Roosevelt, promovuesja kryesore e asaj që tani njihet si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

 

Më 8 Dhjetor, dy ditë para Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Moskë ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, Ludmilla Milkhailovna Alexeeva, gruaja më e njohur e lëvizjes së të drejtave të njeriut në Rusi, promovuese e këtyre të drejtave jo vetëm në vendin ku jetonte dhe vepronte, por anë e mbanë botës, për më shumë se 50-vjetë.   Në vitin 1968, ajo është përjashtuar nga Partia Komuniste sovjetike dhe është pushuar nga puna, në një shtëpi botimi, si përfundim i veprimtarisë së saj në mbështetje të zbatimit të drejtave të njeriut.  Në këtë ndërkohë, ajo bashkpunonte me buletinin klandestin të lajmeve, “Kronika e Ngjarjeve Aktuale”, një botim ky që i dedikohej shkeljeve të të drejtave të njeriut anë e mbanë ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Ludmila Alexeeva, historiane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ish-disidente në Bashkimin Sovjetik, ishte gjithashtu edhe antarja themeluese e Grupit të Helsinki në Moskë më 1976.   Një vit më vonë ajo u detyrua nga autoritetet komuniste të largohej nga Bashkimi Sovjetik për në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi veprimtarinë e saj, në fushën e të drejtave të njeriut.  Gjatë viteve 1960-ta, Ludmila bënte pjesë në lëvizjen disidente sovjetike dhe luftonte për lirimin e disidentëve të burgosur nga regjimi komunist sovjetik.  Autoritetet komuniste nuk mund të toleronin punën e saj dhe të bashkpuntorëve të saj disidentë rusë në mbështetje të të drejtave të njeriut, kështuqë shumë prej tyre u arrestuan ose u detyruan me forcë të emigronin.  Në vitin 1977, Alexeeva detyrohet nga qeveria sovjetike që të emogronte në Shtetet e Bashkuara, ku ajo vazhdoi të promovonte të drejtat e njeriut, ndërsa punonte për shërbimin rus të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë.  Pas shembjes së komunizmit, ajo është këthyer në atdhe ku ka shërbyer si kryetare e Grupit të Helsinkit, dega e Moskës, ç’prej vitit 1996 dhe konsiderohej si kritike e fortë dhe e pa frikë e politikës së Kremlinit.

 

Unë e kujtoj me respekt Ludmila Alexeevën, të cilën e kam njohur, falë punës së saj si kontribuese me komentet e saja, për disa vjetë pranë shërbimit rus të Zërit të Amerikës, kur shërbeja si Zëvendës- Drejtor në Drejtorinë e VOA-s për ish-Bashkimin Sovjetik, në fillim të 1990-ave.  Ishte një grua me një trup të brishtë por e vendosur në pikëpamjet e saja anti-komuniste dhe mbrojtëse e flakët e të të drejtave të njeriut, jo vetëm për bashkatdhetarët e saj në Rusi dhe në vendet e tjera të okupuara nga ish-perandoria komuniste sovjetike, përfshirë popujt e Evropës Lindore, por edhe anë e mbanë botës.  Organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, anëtare e të cilës ishte, në njoftimin e saj për vdekjen e të ndjerës Ludmila Alexeeva, e cilësoi atë si, “Një figurë të dalluar dhe shembullore për aktivistët e të drejtave të njeriut kudo dhe përgjithmonë: si një zë moral i qartë në mbështetje të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.”

 

Human Rights Watch e njihte mirë punën e saj, pasi ishte anëtare aktive e kësaj organizate.  Ludmila Alexeeva i kushtoi gjithë energjinë dhe zemrën, shumë kauzave dhe çështjeve që kishin të bënin me të drejtat e njeriut, duke filluar nga persekutimi i pa drejtë i njerëzve të thjeshtë gjatë regjimit komunist e deri tek masakrat ruse të civilëve në luftën e Çeçenisë, përfshirë sulmet kundër shoqërisë civile nën pushtetin e Vladimir Putinit.  Për ata që e njihnin mirë, ajo fliste thjeshtë, por me një mesazh të fuqishëm, ishte gjithmonë fisnike dhe e dhimbshme, por edhe e ashpër ndaj kundërshtarëve, po të ishte nevoja.  Ajo refuzoi të sakrifikonte dinjitetin e saj para pushtetit komunist sovjetik dhe më vonë Alexeeva nuk lejoi gjithashtu as politikën aktuale autokratike të Kremlinit që t’i diktonte asaj kushtet e punës ose të veprimtarisë së saj, si aktiviste në mbështetje të të drejtave të njeriut, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e Human Rights Watch për vdekjen e disidentes dhe mbrojtëses së të drejtave të njeriut, Ludmila Alexeeva.

 

Në një intervistë me Human Rights Watch disa vite më parë,   Alexeeva, e ka cilësuar punën e saj si një, “Trysni  ndaj qeverisë për të zgjidhur problemet aktuale të njerëzve.  Nëqoftse për këtë detyrohem të paguaj një çmim të lartë, atëherë unë do të paguaj një çmim të tillë.  Kjo është më e rëndësishme se sa të strukem dhe nga frika të zbatoj urdhërat e autoriteteve.”

 

Aktive deri në ditët e fundit të jetës së saj, Ludmila Alexeeva qëndroi kritike ndaj ritmit të zhvillimit të demokracisë në Rusi, këto vitet e fundit.  Në një intervistë dhënë radios gjermane Deutsche Welle, ajo shprehet se vitet e fundit në Rusi ka patur një, “Këthim prapa sepse vendi im, pothuaj nuk ka njohur kurrë në historinë e tij periudha lirie, megjithse periudha nga viti 1987 e deri nga mesi i viteve 2000, deri diku, mund të konsiderohet si e tillë.  Bashkimi Sovjetik u shpërbë nga brenda, ne nuk luftuam që të çliroheshim nga komunizmi. Tani jemi të detyruar që të fillojmë ato përpjekje të mundimshme drejtë sigurimit të lirisë së vërtetë, megjithse nuk pres që të shikoj Rusinë si një shtet demokratik.  Por do të ndodhë, sepse ne jemi komb evropian, gjeografikisht, historikisht, fetarisht dhe për nga kultura”, ka thënë Alexeeva për radion gjermane.

 

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shprehu keqardhjen për vdekjen e Ludmila Alexeeva, duke e cilësuar atë si “Një prej mbrojtësve më të mëdhej të të drejtave të njeriut në botë.” Në deklaratën e DASH theksohet se, “Deri në ditët e fundit, ajo ishte një forcë në mbështetje të dinjitetit njerëzor, duke frymëzuar breza të tërë qytetarësh aktivistë në atdheun e saj.  Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë ata që punojnë për kauzën e lirisë në Rusi dhe anë e mbanë botës, në një kohë kur të drejtave të njeriut dhe burrave e grave — të cilët me vendosmëri i mbrojnë ato të drejta — po u bëhet trysni, jo vetëm në Rusi, por dhe në shumë vende të tjera.  Puna dhe veprimtaria e gjatë e Ludmila Alexeeva-s, në mbështetje të të drejtave të njeriut, janë kontribute të përhershme për një botë më të lirë dhe më në paqë”, përfundon deklarata e DASH, me rastin e vdekjes së disidentes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Rusi dhe anë e mbanë botës.

 

Ludmila Alexeeva.

 

Ludmila Alexeeva u varros më 11 Dhjetor në Moskë, një ditë pasi bota shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ka vetëm një rrugëzgjidhje – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në kushtet e reja që janë krijuar në vend, pas ngritjes së studentëve të universiteteve në protesta të fuqishme kundër një sistemi arsimor të degraduar fund e krye, kundër një reforme arsimore të dështuar, kundër varfërimit të pandalshëm të rinisë studentore përmes tarifave të larta, kundër korrupsionit të disa pedagogëve faqezinj që rrjepin studentët, me siguri që edhe shtresat e gjera të qytetarëve shqiptarë nuk mund të rrinë pa reaguar kundër çmimit të lartë të karburantit, kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në varfërimin e tyre dhe çojnë në falimentimin e shumë bizneseve në mbarë vendin.

Pushteti i të ashtuquajturës “Rilindje”, rezultoi pushtet i “Rivdekjes” ekonomike për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar. Dhe fajtori kryesor i “Rivdekjes” ekonomike të kësaj shumice, pa dyshim, është kryeministri Rama, i cili ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta dhe, përmes ligjit zgjedhor, të aprovuar që në vitin 2008, deputetët socialistë i ka katandisur në kukulla, në gur shahu, çka ka sjellë si pasojë që shumica parlamentare të shndërrohet në një vegël të verbër, në një turmë kokulur që zbaton vetëm tekat e tij.

Pasojat e politikës ekonomike të “Rilindjes” socialiste që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, janë me të vërtetë katastrofike. I vetmi “sukses” i një politike të tillë, është vetëm kanabizimi i vendit. Dëshmia më shembullore e dështimit të kësaj politike, është braktisja e vendit prej qindra e qindra mijë qytetarëve, të cilët kanë marrë rrugët e botës. Një politikë e tillë u ka shërbyer vetëm interesave personale të kryeministrit Rama dhe një grushti oligarkësh rreth tij dhe nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si politikë antikombëtare.

Me qëllim që gjendja të mos rëndohet edhe shumë më tepër, në këndvështrimin tim, ka vetëm një rrugëzgjidhje: kryeministri Rama të pranojë dështimin burrërisht dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që të krijohet një qeveri teknike, e cila duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e lëvizjes studentore dhe të përgatitë truallin për zgjedhje të parakohshme. Këto pesë vjet vërtetuan në praktikë se kryeministri Rama nuk ka aftësi qeverisëse. Kjo për arsye se ai nuk e njeh absolutisht artin e komunikimit me njerëzit dhe aq më tepër me studentët.

Në bindjen time, populli shqiptar ka nevojë për daljen në skenë të një tjetër formacioni politik me vetëdije të lartë kombëtare, që të ndërtojë një tjetër politikë ekonomike në të mirë të interesave jetësore të rinisë studentore dhe të mbarë qytetarëve dhe të vendosë në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që kanë qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në marrëdhëniet me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot, sidomos pas ngjarjes në Bularat.

Tiranë, 10 dhjetor 2018

LAHUTA NUK KËNDON MË PËR SHQIPËRI DHE PËR SHQIPTARË! – Nga Frank Shkreli

Unë nuk e di se ku qendron e vërteta mbi këtë çështje, por i vjen një erë shumë e keqe: nëse është pranuar ose jo propozimi i Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të saj në UNESCO, si pasuri e saj kulturore.  Qeveritë dhe Ministritë e Kulturës gjatë viteve kanë një reputacion me të cilin nuk mund të krenohen, përsa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe kultivimit të kulturës së lashtë dhe të re shqiptare – si në nivel kombëtar dhe ashtu edhe në atë ndërkombëtar – siç pasqyrohet edhe nga ky rast. More, ja merrte kujt mendja se serbët do të përvetësonin lahutën si pjesë e trashëgimisë së tyre?  Po, kështu kanë vepruar gjithmonë këta, në kurriz të tjerëve.  Hajdutë kanë qenë gjithëherë.  Por, se serbët do t’a merrnin lahutën prej nesh pa “zbrazur asnjë fishek” në mbrojtje të pasurisë sonë kulturore, kjo nuk mund të merret me mend.  At Gjergj Fishta do të rrotullohej në varr, por fatkeqsisht, varrin nuk ia dimë dhe eshtrat ia hodhi Enver Hoxha në lum.  Edhe ai i kishte kënduar Lahutës – Lahutës së Malësisë.

 

Për hir të së vërtetës duhet shënuar se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur në media një ditë më parë, se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi kulturore e Serbisë.  Në deklaratën e saj thuhet se, “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare, por serbe’”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.  Ministria e Kulturës shpjegon se “Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin”, sqaron më tej ministria.

 

A është kjo mbrojtja më e fortë që Ministria e Kulturës mund t’i bëjë lahutës si një instrument i lashtë i Shqiptarëve.  Ndoshta, sipas deklaratës së Ministrisë shqiptare, ende nuk është marrë vendimi nga Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s, por Ministria shqiptare nuk e mohon se UNESCO do e njohë lahutën si trashëgimi kulturore e Serbisë, me justifikimin se të, “kënduarit me lahutë është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.  Të na rrojë internacionalizmi proletary i Enver Hoxhës.

 

Ky konfuzion është rezultat i papërgjegjësisë zyrtare dhe një arrogance që është bërë traditë tanimë për të zbardhur të vërtetën, e që zmadhohet edhe më shumë nga shkrimet hamendëse në medien publike, pikërisht për arsye të mungesës së informacionit të sakt.  Ja disa nga titujt në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, në lidhje me propozimin e Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të Serbisë: “Lahuta serbe në UNSECO”; “Lahuta shqiptare është gati npër në UNESCO”; “Ministria e Kulturës -UNESCO-s: Lahuta është e jona”;  “Lahuta njihet si trashëgimi e Serbisë”; “Lahuta Trashëgimi e Serbisë?  “Vendimi sklandaloz i UNSECO-s”; “Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi”;  “Lahuta është shqiptare apo serbe?”;  “Ministria e Kulturës: S’ka asnjë vendim nga UNESCO”; “Lahuta Shqiptare e penalizuar nga Kosova”; “Lahuta s’është shqiptare, por serbe”, e të tjera.

 

Në të vërtetë, ky ka qenë gjithmonë dhe është objektivi përfundimtar i sllavëve, i grekëve dhe i turqëve, që më së pari të mbjellin dyshime dhe konfuzion në radhët e vet shqiptarëve mbi identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, si dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre.   Kështu kanë bërë ata dhe vazhdojnë të mbjellin dyshime — madje edhe me ndihmën e vet shqiptarëve — edhe mbi figurën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbeu dhe për identitetin kombëtar të Nënë Terezës.

 

Edhe kjo na ka munguar! Armiqtë e Kombit shqiptar, tashti duan edhe Lahutën – simbolin e lashtësisë së Kombit shqiptar — pasi na morën ose më mirë të themi pasi ua dhamë dhe po u japim tokat tona, detin dhe tashti po u dorëzojnë edhe një pjesë të identitetit të kulturës kombëtare.  Edhe ajrin për të marrë frymë, do të ua mohonin shqiptarëve këta, gjithmonë sipas orekseve dhe interesave të tyre politike, fetare, ideologjike dhe historike, të momentit.

 

Çdo gjë e shenjtë shqiptare duket se është në shitje, në ankandë.  Serbia do tokën shqiptare, se nuk ka marrë mjaft gjatë 100- vjerëve të kaluar. Tashti do të përvetësojë edhe Lahutën, simbolin më të njohur të lashtësisë së Arbërit.  Prisni edhe pak se shpejt Akademia e Shkencave e Serbisë do të pretendojë se edhe xhubleta, veshja e grave malësore ç’prej epokës ilire, do të kërkojë ta regjitrojë në UNESCO si trashëgimi kulturore serbe dhe askush nuk do të shqetësohet për këtë punë.  Turqia pretendon se “Kosova është Turqi” dhe kërkon me ngulm ndryshim të historisë shqiptare, ndërsa Greqia ka marrë Çamërinë, do të marrë detin dhe nuk heq dorë nga i ashtuquajturi Epir. Çdo ditë, popat e Kishës ortodokse serbe përpiqen të përvetësojnë gërmadhat e kishave shqiptare në trojet shqiptare nën Mal të Zi, sikur të kenë qenë të tyre, historikisht, aty ku asnjëherë nuk ka ka shkelur këmbë e serbit.  Nëqoftse shqiptarët nuk i dalin zot historisë së tyre, të tjerët do e përvetësojnë, siç është rasti i trashëgimisë kulturore me lahutën.  Më e keqja e kësaj situate të mjerueshme është se të gjitha këto po ndodhin në heshtje  ose me marrveshjen e kësaj klase politike shqiptare sot, ose si trysni ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Keni venë re ndonjë reagim nga zyrtarë të lartë ndaj këtyre hajdutlleqeve e pretendimeve antishqiptare nga Tirana dhe nga Prishtina?  Hiç, përkundrazi! Tirana dhe Prishtina zyrtare sillen me këto tre shtete, si shtete “strategjike”, ose si “popuj miq”, siç i quante Enver Hoxha — gjithmonë sikur fajin për gjithçka e kanë shqiptarët.  Shqiptarët vazhdojnë të japin e të japin ndërsa këto tre shtete nuk ngopen duke vjedhur nga shqiptarët, madje edhe trashëgiminë kulturore, siç është instrumenti muzikor, Lahuta.  Është për të ardhur keq, “për ca zuzarë, që u lindën shqipëtarë”, siç ka shkruar dikur Faik Konica e të cilët,

“S’na lënë dhe ne të tjerët,

T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë

Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash”

 

Për çdo shtet normal, mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtar si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar nga sulmet dhe nga pretendimet e të huajve, janë çështje të shënjta të mbijetesës dhe të sigurimit kombëtar, të vet ekzistencës së kombit dhe vazhdimësisë së tij.  Përgjegjësia numër një e një qeverie dhe e përfaqësuesve të saj është që të mbrohet historia, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar, ashtu siç do të mbrohej kufiri tokësor e detar, në rast të një sulmi ushtarak.  Pse heshtin këta njerëz!  Pse heshtin historianët shqiptarë? Ku është zemërimi?

 

Në Malësitë tona dikur, shtëpia pa pushkë e pa lahutë nuk konsiderohej shtëpi.  Në shtëpinë ku kam lindur e jam rritur unë, kishim tre lahutarë.  Gjyshin tim Lukë Tomën e Shkrelit dhe axhën Gjergjin dhe më vonë djalin e axhës Vasel Shkrelin, i cili e vazhdon këte traditë të familjes tonë edhe këtu në Amerikë, si më poshtë, i cili i ka kushtuar këtë këngë lahutës, si instrument i traditës e i trimërisë, si një instrument që ka mbajtur gjallë historinë dhe trashëgiminë e shqiptarit në vatrat stërgjyshore të kullave shkëmbore tona, si një instrument i bekuar e i lashtë arbëror, i cili u ka zgjatur jetën heronjve, sipas fjalëve të lahutarit:

 

https://www.youtube.com/watch?v=iEay5gMwtUI

 

https://www.youtube.com/watch?v=NmJODhiKkT4

 

Sulmet kundër identitetit të shqiptarëve dhe trashëgimisë së tyre historike dhe kulturore po bëhen gjithnjë e më kërcënues, për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.  Ku janë mbrojtësit e visarit dhe të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kombit Shqiptar, kësaj race iliro-trake, bartës të ligjëshëm dhe historikë të traditave shekullore të saj.  Pse nuk ngrejnë zërin në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kombit, para se të bëhet vonë?  Sot, Lahuta vajton fatin e saj.  Lahuta duhet të shpëtohet ashtuqë të këndojë përsëri për Shqipëri dhe për Shqiptarë!

Shqiptarët janë thurur si forca të blinduara – Nga Aurel Dasareti*

E vërteta është deti i thellë! Dhe, edhe më i thellë kur është fjala për Kosovën dhe shqiptarët. Shqiptarët nuk do të ndalen derisa nazifashistët serbo-çetnikë dhe zagarët shqipfolës që e rrezikojnë mbijetesën e tyre, të shkatërrohen plotësisht. Besa Shqiptare është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë, dhe çmendarakët që sillen e veprojnë si të luajtur mëndësh, bash atyre ua trazojnë ujërat.  

***

Të gjithë njerëzit, kulturat, fiset, klanet, komunitetet, shoqëritë kanë një dëshirë për të ruajtur dhe mbrojtur territorin e tyre. Kjo është një pjesë krejtësisht e natyrshme e operacioneve të vetë-mbështetjes. Një instinkt themelor, një dëshirë për të jetuar dhe mbijetuar, duke siguruar vendin e vet dhe për aq sa është e mundur të sigurojë pasardhësit e saj. Kjo është një e drejtë themelore (legjitime) dhe e natyrshme e njeriut.

***

Bashkëpunuesit me armikun, me gënjeshtra, intriga dhe tradhti atdheu, duke shkelur mbi vullnetin e juaj, e morën përsipër pushtetin për të udhëhequr fatin e Kombit dhe Vendit. Uzurpatorët, me forcën e bajonetave të armikut na e mbytën lirinë, pamundësuan mirëqenien, na e zbrazën vendin nga rinia, vendosën korrupsionin, kriminalitetin dhe mjerimin.

Dëgjova se në Pekin do mbahet  “Festivali kinez i mishit të qenve”, ku përveç çetnikëve nazifashist: Ilija Garashanin, Dobrica Qosiç, Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandar Vuçiç, të ftuarit për ta provuar këtë delikates kinez (gjellë qensh, gatuar shumë keq dhe pa shije) janë edhe serbomëdhenjtë shqipfolës, të pabesët: Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhi Qamili.

Ne vetë-ofrohemi t`u falim territore kolonizatorëve.

Qëllimi i pavdekshëm i serbëve (rusëve) është të kenë dalje në det të ngrohtë, sidomos prej Dubrovnikut të Kroacisë deri në Vlorë. Ata pas një “korrigjim kufiri” të Kosovës do të kërkonin “korrigjimin” e radhës, derisa ta zaptojnë gjithë Shqipërinë. Megjithatë, “Të gjithë serbët në një shtet”, siç ëndërrojnë ata, do të jetë e ashtuquajtura “Serbia e ngushtë”! Derisa t`u mbetet vetëm pashallëku i Beogradit, ata nuk do të qetësohen!

***

“Edhe ushtria është një opsion…”, – na kërcënohet me luftë Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, që të mos formojmë Ushtrinë e Kosovës. Si mundet që persona të LGBT janë agresivë?! A nuk ishte në media se ata/ato janë plot me dashuri?! Ai djalë i ri, i çuditshëm dhe i shëmtuar Ana Brnabic, gjithnjë dukej i mirë dhe i qetë, por edhe ai filloi të kërcënonte. Çetniku nuk ka gjithmonë mjekër.

Ushtria është gur-themel i sovranitetit shtetëror të një shteti. Serbët i frikohen shumë formimit të ushtrisë së Kosovës. 100 vitet e fundit kanë kryer gjenocid mbi shqiptarët pikërisht për shkakun se viktimat ishin të paarmatosur. Ata nuk kanë prapanicë të kacafyten me të armatosurit.

Serbët logjikojnë kështu: “Prisni bre, nëse dëshirosh të mbrohesh nga një serb, kjo do të thotë që ti je një vrasës dhe një kasap. Nuk është mirë të mbrohesh bre. Shtrihu të të vrasim. Nëse nuk dëshirosh të shtrihesh ti je shqiptaro-madh, nazist dhe fashist”.

***

Politik-bërësit  shqipfolës, kur janë në pyetje interesat e tyre personale, hahen (zihen) si qen rrugësh. Edhe unë pajtohem se: Për t’i mësuar qenit urdhrat bazë, ju nevojiten një rrip qafe, një zinxhir dhe shumë durim. Nëse ka nevojë për diçka më të rreptë, mund ta kapni për zverku dhe ta shkundni lehtë duke i thënë: «Jo!»

Politik-bërësit e trojeve tona duhet të punojnë për popullin e jo e kundërta. Por mjerisht, në tokat tona pellazge/ilire/arbërore, qofshin ato të Shqipërisë së brendshme apo Shqipërisë së jashtme, s’e njeh qeni të zotin, prandaj është rrëmujë e madhe. Faji i popullatës që i ka lëshuar qentë nga zinxhiri.

Kumbarët shqipfolës të Serbisë nga Ministria e Kulturës në Tiranë, ia dhuruan asaj ta regjistroj si të veten në UNESCO “Lahutën” e Malcis së At Gjergj Fishtës dhe gjithë shqiptarisë. Lahutën tonë që ka ekzistuar me mijëra vite para se përvetësuesit e sotëm të zbritnin nga drunjtë e Karpateve.

***

William Shakespeare: “Një nënë është e anshme nga natyra”.

Evropa lavire prej asgjëje e polli Serbinë dhe Greqinë, është nëna surrogate e tyre. Prandaj këta dy vende dhe “kombe” që janë shtrirë në territoret tona, janë të përkëdhelurat e sajë. Pse kërkojmë drejtësi dhe neutralitet nga nipërit dhe mbesat e atyre nazistëve/fashistëve burrec që në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) copëtuan Shqipërinë duke i shndërruar trojet tona në pellgun e të vdekurve?! Mbahuni me Amerikën, forconi miqësinë shekullore me shpëtimtaren dhe mikeshën e pavdekshme tonën.

Evropa, jo vetëm që nuk ka asnjë ndërgjegje që të na e kthej borxhin, ose të paktën të mbrojë këto kufij që kemi pas amputimit, tani dëshiron për të na çuar në shkatërrim të plotë. Është mërzitur shumë dhe derdh lot krokodili për ato 100% taksat e mallrave ushqimore (të kontaminuar) që vite me radhë Serbia i transporton në Kosovë. Dhe, përpiqet që shtetit më të ri të Evropës, ndryshe Dardanisë antike, t`ia pamundësoj formimin e ushtrisë, vetëmbrojtjen nga të ledhatuarit e saj kriminel gjakpirës.

***

Shumë njerëz të vegjël që bëjnë shumë gjëra të vogla në shumë vende të vogla, mund të ndryshojnë botën. Ne kemi mundësinë për ta kthyer rrjedhën e historisë në favorin tonë, mbrojtësit e kombit kanë erërat nën krahë.

Bashkëpunimi shkruhet me dy shkronja: Ne. 

Ne shqiptarët duhet të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë, përndryshe armiqtë do të na varin secilin një nga një.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Faleminderit President Donald Trump për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 

*** Thank you the honored President Donald Trump, thank you my beloved and savior America for the support of the creation of the national army of Kosovo.

 

*** NATO-ja dhe BE-ja, pa asnjë reserve, duhet ta mbështesin Amerikën për formimin e ushtrisë së rregullt të Kosovës, ashtu sikurse me rastin e njohjes së pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.

 

Pa ushtri, shteti është një leckë, asgjë tjetër, që askush nuk e vë në thumb!

 

-Pas vizitës së paradokoshme, që kryeministri Ramush Haradinaj i bëri Amerikës (takimi me Sekretarin e Mbrotjes  James Mattis në Pentagon) deklaroi se : “ E KEMI BEKIMIN E AMERIKËS PËR FORMIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS” .

 

-Ramush Haradinaj, më gjerësisht : “Atë që dua ta veçoj në tërësi është, po them ashtu një respekt shumë i madh nga ana e institucioneve të Amerikës, në këtë rast atyre të sigurisë, veçanërisht nga gjenerali Matis, pra sekretari i Mbrojtjes, dhe përkrahjen e tij për ushtrinë e Kosovës. Pra, mund t’iu themi se Kosova e ka bekimin e Amerikës dhe Parlamentit të Mbrojtjes për Ushtrinë e Kosovës. Ky ndoshta është lajmi më i mirë që e sjellim prej Amerike kësaj here”. (

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/957095/haradinaj-e-kemi-bekimin-e-shba-ve-per-ushtrine-nuk-eshte-sugjerim-amerikan-levizja-e-kufijve/

Kosova pa ushtri përherë do të rrezikohet nga  Serbia gjenocidale kolonialiste ).

 

Nuk ka dyshim se ky lajm me peshë të rëndësishme historike për shtetin dhe për popullin e Kosovës, më bëri të ndihem shumë i lumtur dhe i gëzuar se establishmenti amerikan drejtuar nga Presidenti i nderuar Donald Trump ka marrë vendim, që ta ndihmojë qeverinë e Kosovës për formimin e ushtrisë së rregullt të Kosovës.

Ndaj, deklarata e kryeministrit Ramush Haradaniaj për media,  se më  14 dhjetor 2018,  FSK-ja, do të transformohet në USHTRINË  E RREGULLT TË KOSOVËS, na gëzon të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës ngaqë formimi i saj,  hap një kaptinë të re historike  të mbrojtjes ushtarake  të Kosovës nga çdo agresor qoftë i jashtëm apo i brendshëm.

Me një fjalë Ushtria e Kosovës, do të jetë garant i mbrojtjes, i sigurisë, i pavarësisë dhe i sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë qytetarëve të saj pavarësisht nga statusi i tyre etnik dhe politik.

Me formimin e Ushtrisë nacionale të Kosovës, vdesin përgjithmonë aspiratat e politikës militariste të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, duke i spastruar etnikisht dhe pushtuar territroine tyre autokton pellazgo-ilir.

Serbia e kundërshton formomin e Ushtrisë së Kosovës, sepse ushqen iliuzione se ushtria dhe policia e saj sërish, do të rikthehen në Kosovën e dikurshme pa ushtri (1912-1999) për të kryer gjenocid dhe për ta djegur Kosovën!

 

Kjo është arsyeja thelbësore, që populli i Kosovës, me çdo çmim, duhet të ngulmojë, që sa më parë dhe, sa më  shpejtë ta detyrojë qeverinë dhe kuvendin e Kosovës për ta formuar USHTRINË E RREGULLT të Kosovës, pavarësisht  nga ndërhyrja dhe nga përzierja e  politikës propagandistike, militariste dhe hegjemoniste kërcënuese të Serbisë kolonialiste në çështje të brendshme të Kosovës (2008-2018), duke pretenduar, që  një ditë me forcë ta rikthejë Kosovën shqiptre (mbi 90%) nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

Ky është shkaku kryesor i sëmundjes njëshekullore të Serbisë koloniaiste dhe gjenocidale, që shqiptarët t’i lërë pa USHTRI TË VETEN si këtu e 100 vjet më parë, në mënyrë që sa herë t’i  “qohet kolla” t’i konvertojë, t’i shpërngulë dhe t’i shfarosë shqiptarët e paarmatosur, duke i masakruar dhe djegur në zjarr gra, fëmijë, burra, djemë, vajza e pleq, pa dallim moshe sikurse edhe në gjenocidin e fundit (1989-1999). Kjo brabari çetniko-fashiste ndodhi, pikërisht pse Kosova nuk kishte ushtrinë e vet nacianale. Ndryshe, Serbia as që do të kishte guxuar të ëndërronte terrorin, agresionin, masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovës, sepse do të digjej në zjarrin dhe në flakën  e tyre, jo vetëm në Kosovë, por  deri në Kalamegdan të Beogradit.

Prandaj, Evropa Perëndimore, NATO-ja, BE-ja dhe Amerika nuk duhet ta lejojnë  Serbinë, që të përzihet në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke penguar formimin e ushtrisë së rregullt nacionale të Kosovës, sepse kjo do të ishte fatalitet dhe padrejtësia më e madhe ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe Kosovës.

Fundja, Serbia gjenocidale dhe kolonialiste e di se,  nëse Kosova mbetet  pa ushtri të vet nacionale, do ta ketë lehtë që ta sulmojë në çdo kohë dhe, të vrasë e masakroj shqiptarët sa t’ia dojë qejfi, ashtu sikurse që bëri me gjenocidin e fundit (1989-1999).

 

Mirëpo,  me formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor 2018,  Serbisë, do t’i vriten të gjitha ëndrrat dhe shpresat për invadimin e Kosovës sikurse më 1912, 1913,1914, 1918, 1945, 1989.

 

 

Kur Serbia i thotë JO Ushtrisë së Kosovës, shqiptarët urgjentisht, duhet ta bëjnë atë!

 

Lidershipi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, do të duhej që FSK-në ta transformonte në Ushtrinë e rregullt të Kosovës për t’u treguar serbomëdhenjve, se në Kosovë ZOT janë shqiptarët, JO Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

 

Me një fjalë, qeveria, kuvendi dhe presidenca e Serbisë mund të vdenosin  dhe të nxjerrin ligje vetëm për qytetarët e tyre brenda Republikës së Serbisë, jo në Kosovë, në asnjë mënyrë mbase kjo është shteti pavurur dhe sovran, që nga 17 shkurti 2008.

 

-Ushtria e Kosovës e as shqiptarët nuk e rrezikojnë Ballkanin, as Evropën e as botën, por “Velika Srbija” ka qenë ajo që ka shkaktuar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore për t’i mbrojtur interesat strategjike të  Aleancës së sllavëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore. Ky ishte shkaku i vrasjes së trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand, më 28 qershor 1914 në Sarajevë nga  atentatori terrorist serb Gavrilo Princip, i cili, njëherazi ishte edhe aktivist i Organizatës së fshehtë terroriste  serbe “Dora e zezë”, e drejtuar nga koloneli serb Dragutin Dimitrijeviq (Apis).

 

 

Ballkanin e rrezikon “Velika Srbija”, jo Ushtria e Kosovës!

 

 

Kjo është arsyeja kryesore, pse Kosova, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duhet që sa më parë ta legalizojnë Ushtrinë e Kosovës.

 

Sepse Ushtria e Kosovës nuk rrezikon Ballkanin, por hedhurinat dhe mbetjet-recidivat e fashizmit, të kolonializmit, të hegjemonizmit, të ekspansionizmit dhe të militarizmit të Serbisë së Madhe  (1844-2017). Ky është problemi serioz i Ballkanit, i cili edhe pas kryerjes së tri gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës (1989-1999), kjo, edhe sot ushqehet me pretendime territoriale ndaj Kosovës, me  qëllim që ta rikthejë nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

 

 

Ushtria e Kosovës  i ka vënë në lëvizje të të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës!

 

Riaktualizimi i formimit, përkatësisht i legalizimit të Ushtrisë së Kosovës ( mbase UÇK-ja është formuar qysh gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, kur  ushtria, policia dhe forcat barbare paramilitare  të Serbisë  gjenocidale të Slobodan Milosheviqit patën ripushtuar dhe rikolonizuar Krahinën Autonome të Kosovës, më 1989)  pothuajse është bërë  “temë  sensacionale” jo vetëm për Serbinë kolonialiste, por edhe për Ballkanin dhe për Evropën saqë  ekspertët dhe analistët  e tyre me oirentim të mbështetjes së strategjisë  ruso-sllave evropiane dhe ballkanike kanë shkuar aq larg me  komentet dhe me analizat e tyre “profesionale” politike saqë   tarnsformimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës  e kanë cilësuar si faktorin kryesor strategjik  të formimit të ashtuquajturës “SHQIPËRIA  E MADHE”.

 

Kjo është parullë propagandistike antishqiptare e Beogradit dhe e partnerëve të tij sllavë ballkanikë dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye, plotësisht simetrike me parullën e dikurshme çetniko-fashiste serbomadhe se “pavarësimi i Kosovës, do ta destabilizonte Ballkanin”!  Mirëpo, kjo shpifje dhe kjo akuzë e politikës, e propagandës, e diplomacisë, e Kishës Ortodokse Serbe, e publicistikës dhe e kuazishkencës serbe në praktikë ngeli vetëm si   parullë  e shkruar në letër, asgjë më shumë (ndonëse shfrytëzohej si pretekst për survejimin, arrestimin, burgosjen dhe dënimin drakonik të shqiptarëve, të cilët kërkonin dhe vepronin, që Kosova të fitonte statusin e Republikës mbi parimin e kombësisë sikurse republikat e tjera të ish-RSFJ-së së Titos), sepse koha 9-vjeçare (17 shkurt 2008-2018) e pavarësimit të Kosovës dëshmoi krejtësisht të kundërtën e parullës së theksuar serbomadhe mbase Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës nuk rrezikoi as minoritetin serb, as Republikën e Serbisë, e as nuk e përflaku rajonin ballkanik, por  vetëm se varrosi përgjithmonë ëndrrat dhe aspiratat e sundimit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1848-2018).

 

Pikërisht, ky realitet i sotshëm ia verbon sytë politikës  kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së pareformuar dhe të pademokratizuar (2000-2018),  e cila po pretendon të hyjë në BE, por duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur e as formimin e Ushtrisë së saj!?

 

Kjo strategji antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane e Serbisë, duhet  të shkallmohet politikisht dhe diplomatikisht nga ana Uashingtonit, e Brukselit, e Brelinit, e Parisit, e Romës, e Vjenës e  Otavës dhe e Kanberas, sepse rrezikon ineteresat afatgjata  strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan.

 

Edhe ambasadori serb Slaven Terziq versus Ushtrisë së Kosovës!

 

-Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk mbështesin, as nuk janë në dijeni për   kurrfarë “Shqipërie të Madhe” në Ballkan, por stimulojnë vetëm integrimin e vendeve ballkanike në BE, që njihet me emrin “Ballkani Perëndimor”!

 

Kjo është e vërteta. Mirëpo, këtë të vërtetë me qëllim e shpërfytyrojnë eksponentët  nacionalistë dhe shovinistë të Serbisë dhe të “bishtave” të saj të amalgamës sllave ballkanike dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye (piemontin e sllavizmit).

 

Ambasadori i Serbisë në Moskë, Slaven Terziq  ka deklaruar se  “Qeveria e Serbisë po llogaritë në  reagimin e shpejtë të KS të Kombeve të Bashkuara lidhur me krijimin e  ushtrisë së Kosovës. Kujt dhe për çfarë qëllimesh po i duhet destabilizimi i rajonit dhe çfarë kuptimi  gjeopolitik ka procesi i qartë  i krijimit të Shqipërisë së Madhe”?

 

Vërtet, asnjë njeri normal nuk e ka  të qartë kundërshtmin e Serbisë ndaj legalizimit të Ushtrisë së Kosovës!?

 

Së pari, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënministri i tij Ivica Daçiq përmes deklaratave dhe intervistave të tyre dhënë masmediave të ndryshme serbe dhe të huaja kanë  kundërshtuar ashpër krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ushtruar ankesa politiko-propagandistike BE, NATO-s, që të pengonin qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, të mos  miratonin Ligjin për transfomimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës, me motivacionin absurd dhe të paqëndrueshëm gjoja se “Formimi i ushtrisë së Kosovës, da ta rrezikonte minoritetin serb në Kosovës, si dhe do ta prishte paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajonin ballkanik”!?

 

Në këtë vështrim, qeveria e Serbisë   ia “tërheq vërejtjen” qeverisë dhe kuvendit të Kosovës, se pa pëlqimin dhe pa votën e deputetëve dhe të ministrave serbë në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, nuk mund të formohet ushtria e Kosovës!?

 

Çfarë absurdi ky, Beogradi, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës po kërkon që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pëlqimi i minoriteteve në Kosovë!?

 

Pse kjo ndërhyrje e Serbisë, kur Kosova është vetëm një shtet fqinjë i saj, as më pak e as më shumë?

 

Çfarë  “standardi ligjor” dhe “demokratik” na  qenka sugjerimi  serb, se Kosova nuk mund ta formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve etnike?

 

Ky farë  “standardi” i sugjeruar nga  kryeministri Vuçiq dhe nënkryeministri e ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, të sjellë në kohën shkuar, kur Serbia kërkonte zabatimin e “standardit” të decentralizimit të Kosovës, kur Kosova ende nuk kishte kurrfarë shteti centralizues, por prapavija e  tij ishte  copëtimi i territorit të Kosovës  sipas enklavave  etnikisht të pastra serbe ( duke i shndërruar edhe fshatrat në komunat serbe).

 

Një objektiv të tillë Serbia e arriti në saje të  koncesoneve të bëra nga ana e lidershipit të dobët politik të Kosovës dhe të zbatimit të “Planit të Marti Ahtisarit” sipas të cilit, minortiteti serb fitoi më shumë të drejta sesa shqiptarët si shumicë dërrmuese në Kosovë (90%).

 

S’ka dyshim se “decentralizimi” i Kosovës ishte padrejtësia më e madhe, që iu bë shqiptarëve ngase iu  tjetërsua pasuria, territori dhe pushteti nga formimi  i komunave etnikisht të pastra serbe. Ndër tjera, në këtë rast u shkel edhe parimi edhe standardi  “multietnik”, sepse u krijuan komuna dhe territore njëetnike serbe, të cilat me ndihmën e Serbisë, do të bëjnë përpjekje afatgjatë për kantonizimin e tyre gradual në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

 

Pse Serbia e centralizuar nuk u decentralizua?

 

Pikërisht, në këtë pikëvështrim është cenuar standardi uniform, sepse , së pari, do të duhej të dencentralizohej Serbia e centralizuar nga regjimi social-komunist i Slobodan Milosheviqit, i cili me tanke policore, ushtarake dhe paramilitare ripushtoi Kosovën(1989-1999), si dhe kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës.

 

Pse  nga bashkësia ndërkombëtare nuk u kërkua,që së pari, të decentralizohej Serbia si vend agresiv, pushtues dhe gjenocidal, por e detyroi Kosovën-viktimën e terrorit dhe të gjenocidit serb?- Ky ishte gabimi fatal  i zbatimit të  “standardit të dyfishtë” të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën (të cilin qarqet drejtuese të Kosovës e pranuan pa kurrfarë reserve) sipas të cilët minoriteti serb u barrikadua nëpër enklavat e tij etnikisht të pastra.

 

Pse Serbia nuk u detyrua që standardi i decentralizImit të zbatohej në pjesët e territoreve të saj të banuara me minoritetet kombëtare dhe etnike (Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Vojvodinë)?

 

Pse Serbia po kërkon diç absurde, joligjore dhe jokushtetuese, që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, së pari të merret pëqlimi nga minoritetet, të përfaqësuara në parlamentin  dhe në  qeverinë e Kosovës?

 

Pas shkatërrimit të Armatës Popullore të ish- Jugosllavisë nga ana e Serbisë gjenocidale, Beogradi formoi ushtrinë e Serbisë pa konsultimin dhe pa pëlqimin e minoritetit shqiptar, të minoritetit hungarez, të minoritet mysliman boshnjak, të minoritetit bullgar, të minoritetit kroat, të minoritetit rumun, të minoritetit sllovak dhe të minoritetit rusin etj.!

 

-E, çfarë tash, ndryshe, jashtë këtij “standardi” vetjak, Beogradi zyrtar po kërkon që NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja, të mos lejojnë formimin e  Ushtrisë së Kosovës  mbase sipas lidershipit të tij, kjo  duhet penguar me të gjitha mjetet, sepse “rrezikon pakicat dhe destabilizon Ballkanin”!?

-Nuk është  ky “standard i dyfishtë” i Serbisë ndaj Kosovës, Serbia mund të ketë ushtrinë e vet të rregullt, kurse Kosova JO, sepse kështu po kërkon dhe po thotë Serbia?!

 

Titullarët e institucioneve shtetërore të Serbisë (presidenti, kryeministri dhe ministrat) e as kisha politike serbe nuk kanë të drejtë t’i akuzojnë e as t’i fajësojnë Amerikën, NATO dhe BE-në kinëse për zbatimin e  “standardeve të dyfishta” ndaj minoritarëve serbë në Kosovë dhe ndaj Serbisë, kur është fjala për mbrojtjen dhe njohjen e të dejtave të tyre në Kosovë.

 

-Cilat janë ato “standarde të dyfishta” të cilat Amerika, NATO-ja dhe BE-ja po i “zbatuakan” në Kosovë, duke i favorizuar shqiptarët në kurrizin e të drejtave dhe lirive të serbëve?!

 

Sipas  ambasadori Slaven Terziq, faktorëtt ndërkombëtarë  “po zbatuakan standarde të dyfishta, në njërën anë zhvillojnë luftë kundër islamizmit radikal në Lindjen e Afërt, kurse në anën tjetër, të njëjtin radikalizëm e mbështesin në Kosovë”?!

 

Çfarë idiotizmi dhe iracionalizmi ky  konstatim akuzues i ambasadorit Slaven Terziq në adresën e Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë (që nuk ka pasur guxim , t’i apostrofojë me emër dhe mbiemër, por sheshit aludon në Amerikën dhe në aleatët e saj evropianë perëndimorë), që janë të pranishëm në Kosovë.

 

Përkundrazi,  në asnjë aspekt nuk qëndron sajimi i kësaj shpifjeje dhe  gënjeshtre të këtillë të ambasadorit serb Terziq qoftë në kuptim strategjik, qoftë politik, qoftë ushtarak, sepse as Amerika  e as Evropa Perëndimore nuk po nxisin dhe nuk po mbështesin kurrfarë  radikalizmi e as kurrfarë terrorizmi islamik në Kosovë e as në Ballkan. Por, përkundrazi, po i luftojnë të gjitha format e  shfaqjes së tij, edhe në rajonin ballkanik, ashtu sikurse në vendet e tjera të Lindjes së Afërt, të Lindjes së Mesme etj.

 

Po, si është e mundur që  edhe ambasadori serb Slaven Tërziq  në Moskë të merret me çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe, për më tepër, këtë ta ndërlidhë me projektin historiko-politik startegjik serbomadh  të  “Shqipërisë së Madhe”, e  cila qe më se dy shekuj  (XIX, XX) u provua si arma më efektshme e mbrojtjes së Srbisë së Madhe (1844-2018).

 

“Shqipëria e Madhe” nuk është   as ide e as kërkesë e kombit shqiptar në Ballkan

 

Çfarë  lidhje paska  formimi  legal dhe kushtetues i formimit të ushtrisë së Kosovës me konceptin e sajuar serbomadh të “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas ambasadorit Terziq, tanimë qenka “bërë proces i qartë gjeopolitik”?!

 

Si qenka “bërë porces  gjeopolitik Shqipëria e Madhe”, kur ajo nuk ekziston as historikisht, as de fakto e as de jure”, kur kjo “temë”  e shpifur dhe e trilluar nga vetë  historiografia falsifikatore, nga politika shtetërore dhe nga politika e Kishës Ortodokse, asnjëherë nuk ka qenë objekt  shqyrtimi i ndonjë tryeze diplomatike evropiane  a ndërkombëtare.

 

Këso shpifje të rafinuar propagandistike nuk mund të gjesh as në analizat politiko-porpagandistike antisemitiste të Joseph Gebelsit të  Gjermanisë naziste.

 

Kush janë ata që po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kur  në trojet  e Shqipërisë Etnike, nuk ekziston asnjë lider politik, asnjë shtetar, asnjë shkencëtar, asnjë, parti, asnjë lëvizje, asnjë lidhje, asnjë organizatë, asnjë front, asnjë shoqatë dhe asnjë klub politik, që me program a platform të ketë kërkuar  ndonjë “Shqipëri të Madhe”?

 

Cilat qenkan ato shtete evropiane dhe botërore, që  e paskan  mbështetur  dhe  bërë  “fakt të kryer strategjik”  atëfarë “Shqipërie të Madhe” të trilluar të diplomatit serb Terziq,  kur kjo  nuk  ekziston as  ide, as si tezë, as si koncept, as si program, as si platformë, as doktrinë e as si praktikë  e politikës kombëtare dhe shtetërore shqiptare  (1912-2018).

 

Kjo është një gënjeshtër  serbomadhe, e njohur që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit (1844), që do të thotë “të gjithë serbët në një shtet serb”, të krijaur nga territoret  e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE, të HUNGARISË dhe të KROACISË. Këtë strategji të gabuar dhe fataliste e provoi edhe kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i cili dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, duke vrarë me qindara e mijëra civilë, me qëllim që t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit dhe të Jovan Stratimiroviqit.

 

Manipulimi me togfjalshin politik “Shqipëria e Madhe” është  arma më e rrezikshme politiko-propagandistike e  Serbisë së Madhe për zhbërjen dhe për mohimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të SHQIPËRISË  ETNIKE, të cilën serbomëdhenjtë e quajnë “Velika Albanija”(Shqipëria e Madhe), termë ky, që kur të “përkthehet” në fjalorin gjeopolitik, do të thotë “pushtimin dhe copëtimin” e territoreve serbosllave  nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.

 

Mirëpo, këtë tezë me përmbajtje eufemiste serbomadhe nuk e pranojmë për jetë të jetëve, sepse  është në funksion të mbrojtjes së Projektit  gjeostrategjik dhe gjeopolitik të Serbisë së Madhe, që  veç Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Pazarit të Ri, pretendon edhe rikthimin e Kosovës së pavarur në sundimin e dikurshëm kolonial të Serbisë (1878-2018).

 

Ky është edhe një argument më shumë i justifikimit të kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, të qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që urgjentisht FSK-në ta transformojnë në Ushtri të rregullt të Kosovës. Çdo minutë e humbur dhe çdo konfuzion në shtyrjen për më vonë (në një kohë të pacaktuar) të kësaj kërkese të domosdoshme, të ligjshme dhe kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në favorin e politikës së Serbisë, që edhe më tej të ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës.

HISTORI E SHKURTËR E PEJËS NËPËR VITE E SHEKUJ – Nga RESHAT NURBOJA

Peja, është njëra ndër vendbanimet më të vjetra evropiane, ku jeta njerëzore nisi që në kohën e gurit. Në këtë lokalitet lindën dhe u zhvilluan banorët më të lashtë, një popull por i njohur gjatë historisë me emra të ndryshëm, si pellazgë, ilirë, albanë, e shqiptarë.

Gjurmët më të hershme të dokumentuara dëshmojnë se njerëzit në Pejë kanë jetuar që nga koha e gurit, gjegjësisht, që nga epoka e paleolititdhe mezolitit.

  • Zbulimet më të hershme të dokumentuara arkeologjike në territorin e Kosovës, dëshmojnë se, që nga koha e hershme e gurit në Pejë ka pasur vendbanime shpellore ku kanë jetuar njerëzit.
  • Shpellat e tilla kanë qenë, Shpella e Radacit, e cila gjendet afër burimit të Drinit të Bardhë, pastaj Shpella e Demës, Shpella e Karamakazit, Shpella e Mbretëreshës dhe shpella të tjera për rreth Pejës.( Universiteti i Prishtinës. Tempulli i dijës Monografi 1970 – 1912.Prishtinë, 2012.fq.11 Historiku i Kosovës si dhe Guida Arkeologjike e Kosovës. Botues: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. Prishtinë, 2012. Fq.7.)

 

 

Qytetin e Pejës, si vendbanim të lashtë Ilir, e kanë themeluar paraardhësit e banorëve të sotëm – Ilirët, më konkretisht  fisi Ilir-Dardan…Ndërsa, Peja, sipas disa hipotezave të prezantuara në një libër të vjetër (në formë të kumtesave„Old Illyrian Kingdom – Staro Ilirsko kraljevstvo ) në gjuhën serbe apo bullgare nuk jam i sigurt për shkak të shkrimit dhe shkronjave të vjetra çirilik, e që unë kam pasur rastin ta lexoj gjatë kohës sa kam qenë i burgosur në burgun e Pozharevcit në vitin 1999  emërtimin e saj të parë Peja, si vendbanim apo lokalitet në vete e ka marrë në vitin 231 para erës sonë dhe është emertuar si “PEI-on” sipas mbretit Drypeion dhe grupeve të fisit ilir Paion të vendosur nga Dardanët në atë vendanim.

Në njërën nga ato kumtesa, hipotezohej se emërtimi i Pejës rrjedh nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të tij Ilir, Paionët, (Paionët (Paeonians) ose Peonët, që ishin fis Ilir, e që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me fisin Ilir Dardanët. …Në luftërat e Dardanëve kundër Maqedonisë antike, disa grupe të vogla të pjesëtarëve të fisit Ilir – Paion, në vitin 231 para erës sonë (para krishtit) në krye me mbretin e tyre Drypion-in, iu bashkuan Dardanëve, gjegjësisht ushtrisë së mbretit dardan Longarit, në këto luftëra, dhe pas përfundimit të tyre, së bashku me ushtrinë dardane u kthyen në trojet dardane, me ç’rast për trimërinë, besnikërinë dhe shkathtësinë e treguar në luftë, po ashtu edhe për shkak të nderimit të mbretit Drypion, mbreti Dardan Longari,  pos që iu ndau lokalitetin më të bukur dhe më të veçantë në kuadër të Mbretërisë Dardane, njëkohësisht, luftëtarëve më të dalluar të asaj lufte iu dha për martesë edhe vajzat nga familjet më fisnike dardane dhe anasjelltas…

Lokaliteti ku ata u vendosën,  me kohë nga fisi Dardan dhe fiset tjera Ilire, u quajt  Pei-on (janë të fisit Paionë), ndërsa banorët e këtij lokaliteti i emërtuan sipas mbretit Drypion dhe fisit të tyre Paionë – Pejon, dhe kështu hipotezohet se baza etimologjike e emrit të qytetit dhe banorëve të Pejës (pejonëve) rrjedh nga kjo kohë, dhe nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të lartcekur Ilir në fjalë (PAIONËT)…. Dhe, që nga ato kohëra, shekulli III – viti 231para erës sonë, qyteti dhe qytetarët apo banuesit e këtyre trojeve nëpër shekuj njihen si “pejonë”…

… Me fillimin e okupimeve të trojeve Ilire, së pari nga Perandoria Romake e më pastaj nga perandoritë apo fuqitë tjera okupuese të kohës, okupuesit e shumtë të Pejës, gjatë shekujve kanë filluar ta ndryshojnë emërtimin e këtij qyteti apo atë t’ia përshtatin emertimin e vjetër gjuhës së tyre… Prandaj, varësisht nga okupuesi nëpër periudha të ndryshme kohore, është imponuar edhe emri „zyrtarë“ i këtij vendbanimi, dhe për këtë arsye emërtimin e këtij qyteti të lashtë ilir e hasim me emra të ndryshëm në dokumente të periudhave të ndryshme historike, si p. sh. Peiscium[1] në kohën e perandorisë romake, shekulli IV–III para erës sonë (përveç shumë dokumenteve tjera mund të konfirmohet edhe, në: Ioan Marin MĂLINAȘ, “PENTARHIAS VOL II Tronul Ecumenic, Ohrida si Biserica Romaneasca pana in annual 1453…Documente patriarhale si imperiale, de la Constatinopol, pana in anul 1453, traduceri si comentarii”UNIVERSITAS NAPOCENISIS – ROMANIA; ISBN 978-973-595-865-7. Presa Univeristara Clujeana, 2014, p., 173 istorie.usm.md/wp-content/uploads/2017/01/1823.pdf ose Slovendki toponimi na Balkanu prije 6.vijeka- Krstarica forum-page 42 etj etj)

 

Peja si Siparantum, pasqyrohet në veprën e njohur të Ptolomeut „Udhëzime Gjeografike“ të shekullit I dhe II të erës sonë… Në librin e 8 të Ptolemeut gjindet Harta me emertimin “Harta e Pestë e Europës” –  (latinisht Quinta Europae Tabula) ku pasqyrohet në mënyrë detale Iliria dhe territori i fisit Ilir Paionëve, si dhe Peja me emrin Siparantum.

Në bazë të kësaj faktografie shkencore e historike, dëshmohet se Peja ekziston së paku që 2300 vjet dhe atë vetëm nëse e llogarisim periudhën kohore prej kur Ptolemeu i ka vizituar këto troje dhe e ka evidentuar Pejën si vendbanim apo qytet të rëndësishëm të kohës, siç sigurisht edhe ishte, se përndryshe nuk e kishte evidentuar në Hartën e tij të njohur si „Quinta Europae Tabula”, e as në librin e tij „Udhëzimet Gjeografike“.

Edhe më vonë, dokumentohet e dëshmohet se okupatorët e shumtë që kanë kaluar apo qëndruar në Pejë, ia ka ndërruar emrin këtij vendbanimi-qyteti, si p.sh. shkrimtari dhe historiani me i njohur i periudhës Bizantine  Prokopi, i cili ka jetuar në vitet  500 – 565, në shkrimet e veta, Pejën e sotme  e emërton me emrin Pentza

E kështu në kontinuitet, varësisht okupimeve, okupatorët kanë tentuar t’ia fshehin dhe mohojnë lashtësinë e këtij qyteti dhe në dokumente të ndryshme e paraqesin me emërtime të ndryshme, si p.sh.: Pech, Pechia, Pek, Peka, Pentza, Peka Pekii, Pecchi, Episkion greke (Επισκιον), turke osmane ايپك (Ipek), Forno, Hvosno etj. E gjithë kjo, për të humbur gjurmët e një vendbanimi aq të lashtë që duhet t’ia kanë lakmi pothuaj të gjitha vendbanimet tjera jo vetëm shqiptare por edhe ato evropiane e botërore.

Për shkak të seriozitetit të këtyre fakteve dhe dëshmive për Pejën, të pasqyruara në dokumentet e lartcekura, siç janë Harta dhe libri i Ptolemeut, nuk dua të bëj krahasime me lashtësinë saj me disa qendra apo metropole të tashme evropiane e botërore, të cilat nuk kanë ekzistuar as si nocion e lëre më vendbanime apo qytete… ANDAJ PEJA ËSHTË PEJË ME MIJËRA VJET MOS E SHKATRRONI DHE MOS E TJETERSONI SE VETËM SI E TILLË PEJA KA FRYMË IDENTITET E HISTORI…!

GULAGЁT, TЁ HARROHEN VJEN MЁ PЁR MBARЁ – Shkruar nga Pierluigi Battista, Corriere della Sera – E pёrktheu Eugjen Merlika

 

Zhytemi gjithmonё me afsh nё retorikёn e zakonshme tё pёrvjetorёve apo tё pёrkujtimoreve, por po kalon nё heshtjen pothuajse absolute  pёrvjetori i njёqindtё i lindjes dhe ai i dhjeti i vdekjes sё Aleksandёr Sollzhenicinit. Kujtesa e Gulagut (ku janё ruajtёsit e potershёm tё kujtesёs?) ёshtё davaritur nё asgjё. Gulagu, i pёsuar e i pёrshkruar nga Sollzhenicini, ёshtё njё nga shtyllat e historisё sё Nёntёqindit. Milionё njerёz janё shfarosur n’atё akull. Milionё njerёz kanё njohur internimet dhe pёrndjekjet. Milionё njerёz kanё besuar, me fuqinё e njё besimi fetar, nё idenё komuniste dhe nё regjimet qё kanё qёnё krijuesit e Gulagёve. Mijёra intelektualё kёtej Murit, vetёkuptohet, nё pjesёn qё duhej t’ishte mё e mira e kulturёs dhe artit tё nёntёqindit, kanё kremtuar bёmat duke u kacavjerrur nё dlirёsinё e njё shprese pёr tё fshehur krimet qё kishin rrjedhur.

Ndёrsa tani asgjё, heshtje, vёshtirёsi. Paaftёsia pikёlluese e tё bёrit llogaritё me veten, a thua se bashkёpunimi me makinёn e madhe tё pёrndjekjes, tё kallzuar nga Sollzhenicini, nuk kishte ndodhur kurrё. Harresa pёr tё fshehur ndjenjёn e turpit. Nё zemrёn e viteve Shtatёdhjetё “Arqipelagu Gulag” qe pёr mua çakёrdisёs dhe pёrfundimtar. Por nёse pyesnja bashkёmoshatarёt e mij, me tё cilёt isha takuar nё njё betejё tё pёrbashkёt, se cili prej tyre kishte lexuar tragjedinё e shkruar nga Sollzhenicini, pёrgjigja ishte gjithmonё e njёjta: asnjёri. Pothuajse askush nuk bёri njё reçension nё Itali pёr atё libёr. Ose, mё tё shumtёn, diskutohej pёr cilёsitё jo tё shkёlqyera letrare.

Ndonjeri me shpirt tallёs, mbante me biseda gazmore tё ftuarit e tё njёjtёve sallone kulturore, duke folur pёr “mёrzinё” e Sollzhenicinit: ashtu sikurse mund tё quhej “i mёrzitshёm” libri “Nёse ky ёshtё njё njeri” i Primo Levit. Nё Francё, Vendi tjetёr kёtej Murit me njё prani tё fuqishme komuniste, e gjithё shtresa kulturore e sё majtёs u shkund fuqishёm nga njё libёr qё nuk mund tё linte gjithshka si mё parё. Ndёrsa nё Itali u sulmua Carlo Ripa di Meana sepse organizonte nё Venedik tё Pёrdyvjetёshmen e mendimit tё kundёrt, dhe nё nivelet e larta kulturore tё Partisё komuniste italiane mёrgimi i Sollzhenicinit u damkos si njё faj i tё mёrguarit, jo i xhelatёve. Ja arsyet e heshtjes: fshihen gjurmёt e sё shkuarёs, mёtohet njё pafajsi qё tingёllon e rreme. Tё harrohet vjen mё pёr mbarё.

 

“Corriere della Sera”, 3 dhjetor 2018    E pёrktheu Eugjen Merlika

KRYQËZIMI I MINISTRAVE?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

1.Behgjet PACOLLIN,e kryqëzoi Ivica DAÇIQ!

Behgjet Pacolli është njeriu i paduhur ne Ministrin e Jashtme të
Kosovës.Ai erdhi ne këtë Ministri,pasi iku nga Kolaicioni më
LDK-në,dhe vetem më dy deputët iu rras PDK së Kadri Veselit,por i mori
katër Ministri,dy nga më te rëndësishmet atë të Punëve të Mbrendëshme
dhe Ministrinë e punëve të jashtme në të cilën edhe u ba Ministër i
sajë.Por Behgjet Pacoli nuk është përson i duhur për këtë
Ministri,sepse ky njeri nuk merr vesh ne diplomaci,me çka kjo Ministri
po përcilët me skandale të ndryshme dhe jo efikasitet në punë.Shumë
shtetë qe e kanë njohtë Kosovë janë lënë meshiren e fatit,janë lnë në
mëshirën e”ujkut” Ivica Daçiq i cili po tenton ti bindë që ta çnjohin
Kosovën.Siç thotë ai ka arrijtë që ta kryqezoi Behgjet Pacollin te ia
çnjohë njohjet nga dhjet vende,për te cilat Pacolli nuk është i
bindshëm ne demantet e tij.

Derisa Bhgjet Pacollit si njëri i deshtuar plotësishtë në diplomaci,ai
po mirrët më diçka tjetër, ka nisë ti bashkohet “filozofisë
politike”të Hashim Thaçit në ndarjen,coptimit dhe korigjimit të
kufijve.Ai na doli këto ditë më një projekt shumë interesant me
coptimin e Veriut të Kosovës në të cilin thotë:”Veriu i Kosovës të
shpallët zonë ekonomike.Gjysma e Veriut të Kosovës ti takoj
Kosovës,gjsama tjetër Sërbisë,kurse qeverisja e këtyre do të qeveriset
nga nje shtet i tretë”.Pacolli nuk e specifikon së cili është ai shtet
i tretë,por gjithësesi ne medjen e tij e ka Rusin,sepse dihet
botërisht së ky njeri ka simpati për Serbinë dhe Rusin.E
çuditëshme,njeriu sheh e ndegjonë gjithëçka të qyditëshme nga njërëzit
e këtillë që nuk shohin më larg së deri te hund e tij.

Nga ky joefikasitët ne diplomacin e vendit,të skandaleve dhe
çnjohjeve,opinioni dhe populli i Kosovës e priste doreheqjën e
Ministrit Pacolli nga Diplomacia,por ai as qe luajti vendit.Bile,as qe
e pa të arësyeshme të shkojë në Parlamet të deklarohet për te gjitha
deshtimet në Ministrinë e jashtme qe ai e drejton,por qe ska haber për
punët diplomatike.

2.Dhurata HOXHËN,e kryqëzoi Komisioneri i BE Johannës Hahn.

Më datën tre dhjetor të këtij viti Ministrja e Integrimeve Evropiane
Dhurata Hoxha shihej e gëzuar,sepse po këtë ditë Johannes Hahn po e
viziton Kosovën duke e sjellë lajme të mira.Bile s’kishte fjetë tërë
natën nga gëzimi,sepse ishte e bindur së Kosova i ka plotësuar të
gjitha kushtët për liberalizimin e vizave për Kosovën.Atë ditë u vesh
bukur dhe doli ta priste mysafirin e vetë,pra lajmetarin për
liberalizimin e vizave.Ishte e rrembyer plotësisht nga gëzimi,sepse
liberalizimin e vizave e konsidronte si sukses të vetin.

Nisi takimi dhe Hahn e lëshoi bombën,e kryqezoi Ministreshën Hoxha me
deklaratën e shkurtë:

Për Kosovën nuk ka viza deri ne vitin 2020.

Minstresha Dhurata Hoxha u shtang,gadi që së humbi vetedijën,sepse
ishte e bindur së do të merrëte lajmë të mirë,por u dëshprua,nuk i
doli ashtu siç mendonte.Gadi që nuk shpërthejë në vajë.Po pse
pyeste?.Si është e mundshme të ndodhë kjo,ne vend qe ta fajsoj vehten
dhe Qeverin në të cilën punon e gjuajti helmin ne BE,duke thanë së kjo
nuk është korrekte,kjo është si pasojë të politikës,etj.Po,mund te
këtë rol edhe politika Kosovare e cila është e çorientuar nga te
gjitha anet,shumica e shtetev evropiane pyesin po çfarë shteti është
Kosova kur donë me e nda,coptu me i korigju kufijte ne te cilët e kanë
njoftë gadi mbi 12o shtete të botës.

Por,Ministrja Dhurata Hoxha kishte harru së nuk ishte plotësu kushti
me i rëndësishëm ai i 95-i ku bëhëj fjalë për luftimin e korrupcionit
i cili veq e kishte mbrri pikën e vlimit,sepse korrupcioni nuk mund te
luftohet më një drejtesi te korruptuar dhe të kapun nga politika dhe
grupet mafioze,për te cilat BE-ja kishte kërku të bahën ndryshim dhe
të largohën prokuroret dhe gjyqtarët e korruptuar.Pra,ky ishte shkaku
dhe arësyeja e vërtët se pse nuk u liberalizuan vizat.

Edhe Ministrja Dhurata Hoxha pas këtij deshtimi dhe shumë deshtimeve
tjera është dështë,bile për aresye morale të japë doreheqeje,por jo
nuk ka luajt nga vendi,duke menduar së te gjithë të tjerët janë fajtor
por ajo vetë jo.

Doreheqjet në Kosovë sikur janë të ndaluara,askush nuk jepë
përgjëgjësi bile as morale që te jepë doreheqje për përformancën e
keqe në punët e tyre,askush askujt nuk i thotë jep doreheqje dikujtë
sepse në shtetin e kapur të gjithë janë të deshtuar,të gjithë kanë
skandale dhe afera korruptive.

Ku me dijtë më këtë mendjesi qe e kemi për punët e shtetit,për
neglizhencen dhe mos punën tonë,nuk është çudi sëliberalizimi i vizave
do te zgjas edhe përtej vitit 2020.

Me diplomaci tinari, s’ta var as Madagaskari! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-Një paradox, edhe pse kryediploamti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shqiptari  “më i pasur në botë” (sipas mediave shqipe) e Madagaskari afrikan vendi më i varfër në botë, kjo do të thotë se gjithmonë dhe, pa përjashtim, paraja nuk është terapia parësore për zgjidhjen e problemeve shëndetësore, materiale, politike dhe diplomatike me diplomacinë botërore. –Sepse ky rast dëshmon se, pa kuadro të mirëfillta politike dhe diplomatike, nuk mund të mbrohet interesi i përgjithshëm i shtetit dhe  i kombit, sado të jipen para të humbura kot për xhepa të mafiozëve dhe të korrupcionistëve të ndryshim politikë.

 

Në rastin konkret të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga ana shtetit të Madagaskarit, nuk janë pyetje paratë, se këtë gjë do ta kishte rregulluar kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, por është në pyetje  ruajtja e interesave vitale të Madagaskarit. Këtë mesazh të notës zyrtare të Madakaskarit, duhet ta kuptojnë drejtë liderët politikë karrieristë dhe të korruptuar të Kosovës, pavarësisht sesa ata janë  të pasur a milionerë, kur të vijë pyetje mbrojtja e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit, pikësëpari, duhet të vijë në shprehje dituria politike dhe diplomatike, domethënë kuadrot e kualifikuara dhe të specializuara të profilit përkatës, jo “zarzavatet” e tinarit diplomatik sipas çelësit dhe interesit nepotist familjarist, klanor, partiak, ekonomik dhe tregtar. – JO, së pari pazarllëqet për pushtet dhe për pasuri, duke mos zgjedhur mjete e as metoda të bashkëpunimit me Serbi vetëm për të ruajtur pushtetin dhe pasurinë, JO interesin e përgjithshëm të POPULLIT dhe të KOSOVËS.

Kosova nuk ka nevojë për diplomaci partiake dhe provincialiste (sa parti aq politika, aq diplomaci), por për diplomaci kombëtare dhe shtetërore moderne, sepse jetojmë në shekullin XXI të diplomacisë së avancuar dhe të digjitalizuar, jo në  kohën e diplomacisë së “papirusit” të  faraonëve të Egjiptit.

*** Ja, gazeta “Kosova Sot” e datës 7 dhjetor 2018 ka publikuar faksimilin e  notës njohtuese  diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Madagaskarit, se ky shtet afrikan tërheq njohjen e Kosovës.

 Sipas tekstit të botuar në këtë gazetë, arsyeja e tërheqjes së njohjes së Kosovës, është kjo: “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Madagaskarit shpreh mirënjohjen e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dhe duke u thirrur letrën e 24 nëntorit 2017 në lidhje me pranimin e Republikës së Kosovës nga Republika e Madagarskaitr, ka nderin t`ju njoftojë se pas vlerësimit të situatës në detaje dhe, duke dëshiruar me çdo çmim ta inkurajojë dialogun i cili vazhdon mes Republikës së Serbisë dhe autoriteteve të Kosovës me zbatimin e Rezolutës 1244 (1999) dhe, gjithashtu për të lejuar të dyja palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë, dhe të qëndrueshme politike për çështjen e statusit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Madagaskarit ka marrë vendimin për ta tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur deri në përfundimin e negociatave të cilat zhvillohen në ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, thuhet në notën verbale, e cilat u është dërguar autoriteteve kosovare.” (https://www.kosova-sot.info/lajme/335443/notaperldquocnjohjerdquongamadagaskariraportohetseerdhiedheneadreseteprishtines/).

Vështruar në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, ky vendim i qeverisë së Madagaskarit është i pakontestueshëm ligjërisht, sepse si njohja, ashtu edhe mosnjohja apo edhe tërheqja e njohjes së një shteti është akt i vullnetshem dhe i interesit të një shteti, JO kurrfarë akti  juridikisht i detyrueshëm qoftë nga korpusi i së drejtës ndërkombëtre pozitive, qoftë nga dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, edhe ky shembull i “çnjohjes” së Kosovës nga ana e shtetit të Madakaskarit, vë në dukje faktin se Kosovës i mungojnë kuadro të afta diplomatike. Prandaj, edhe nuk duhet befasuar tërheqja e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, sepse pa një diplomaci modern të menaxhuar dhe të përfaqësuar nga specialistë përkatës të saj(sidomos të gjeneratës së re të arsimuar në universitetet evropiane perëndimore dhe amerikane), kjo diplomaci ekzistuese sipas fomulës nepotiste “lopët e mia ma të mira në katun” nuk mund të ketë kurrfarë suksesi diplomatik  në arenën ndërkombëtare për lobimin dhe për ndikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pa një Platformë Strategjike të Unifikuar me konsenzus të diplomacisë shtetërore (jo partiake dhe krahinariste) nuk mund të paralizohet lobimi ndërkombëtar i Serbisë për mohimin dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë disfatë  të DIPLOMACISË SË TINARIT të KALBUR të Kosovës, e dëshmojnë edhe  12 tërheqjet ndërkombëtare të Kosovës.

Fundja, edhe sikur Kosova të kishte qenë “confederate” me ndonjë shtet tjetër fqinjë, nuk do të duhej të lihej në “mëshirën” e politikës dhe të diplomacisë së dallkaukëve dhe të kolltukofagëve të tillë, që interesat e veta personale, klanore, partiake dhe korrupcioniste i kanë vënë mbi interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. Kjo është katastrofa e politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës, e cila për çdo ditë po vetizolohet nga mbështetja ndërkombëtare dhe po humbas imazhin e saj në botë.

Sa për kujtesë lëvizjes studentore – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E kam ndjekur dhe po vazhdoj ta ndjekë me shumë kujdes lëvizjen studentore, e cila, në pamje të parë, nisur nga pjesëmarrja e madhe e studentëve në të, të kujton ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990. Mes thirrjeve të studentëve, më bëri përshtypje të veçantë pikërisht ajo e dhjetorit të asaj kohe të stuhishme:

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Ajet Nuro, publicist i njohur dhe moderator i portalit “Tribuna Shqiptare”, më 10 tetor të vitit 2015 pati botuar në portalin në fjalë një analizë interesante me titull “Shqipëria ka nevojë për një valë të dytë demokratizimi”, në të cilën nxirrte në pah me shumë të drejtë se, pas një çerek shekulli, Shqipëria kishte mbetur larg arritjes së atyre objektivave që pati caktuar lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990. Prandaj ai e quante të arsyeshme të theksonte se ishte e domosdoshme “një valë e dytë demokratizimi”.

Si njëri nga përfaqësuesit e mirënjohur të diasporës shqiptare në Kanada, zotëria Ajet Nuro shprehte me shumë të drejtë shqetësimin e vet intelektual për gjendjen e demokracisë në Shqipëri gjatë atyre 25 vjetëve. Është e vërtetë se në Shqipëri qenë bërë shumë ndryshime, por megjithatë ne ishim ende shumë larg standardeve demokratike në ndërtimin dhe në funksionimin e shtetit ligjor. 

Ndaj analizës së zotërisë Ajet Nuro unë reagova asokohe në internet me një artikull me titull “Kush ta bëjë demokratizimin e dytë?”, të botuar po në portalin në fjalë dhe në  disa portale të tjera më datën 12 tetor 2015. Ndër të tjera, theksoja:

          Mirë do të ishte vërtet që të kishim një valë të dytë demokratizimi. Por problemi është se kush duhet ta ngrejë një valë të tillë. Normalisht, në rastet e nxjerrjes së çdo vendi nga amullia politike, rolin kryesor e merr dhe duhet ta marrë përsipër inteligjencia, sidomos inteligjencia dhe rinia universitare. Në vendin tonë inteligjencia dhe rinia universitare vazhdojnë të bëjnë një gjumë të rëndë letargjik, duke i lejuar klanet politike të tallen me fatet e popullit si t’ua dojë mideja”.

          Studentët e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, tani janë në një moshë të tillë që po u afrohet të pesëdhjetave. Çuditërisht, pas asaj lëvizjeje studentore të atij viti të largët kur u bë ndërrimi i sistemit komunist me një sistem neokomunist, kur pushtetin e morën në dorë neokomunistë apo trashëgimtarë të veteranëve të komunizmit, brezat pasardhës të rinisë universitare ranë në një letargji të paimagjinueshme. Gjatë këtyre 28 vjetëve, në vendin tonë klanet politike që e kanë ndërruar pushtetin sipas radhës, kanë bërë prapësira shumë të rënda në dëm të interesave tona kombëtare dhe për varfërimin e pandalshëm të pjesës dërrmuese të popullit shqiptar. Por ndonjë lëvizje studentore nuk është ndier absolutisht për e gjallë, pa folur për inteligjencien universitare, e cila ka qenë përherë një servile shembullore e klaneve politike në pushtet dhe as që e ka çarë kokën fare për varfërimin e pandalshëm të shtresave të gjëra të popullsisë që i është imponuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga klanet në fjalë. Madje pranohet haptas se pedagogë të universiteteve publike notojnë në batakun e korrupsionit. Ky është një turp kaq i rëndë, saqë nuk e ngre as dheu as qielli Në një material, të bërë publik para do kohësh, thuhet:

“Studentët në universitetet publike pranojnë se korrupsioni është një plagë e përhapur mes stafit akademik ku ata studiojnë, ndërsa janë të shqetësuar se ky fenomen sjell mungesë merite dhe i dekurajon ata nga studimet” (Citohet sipas: “Studimi: Studentët “nën presion” nga korrupsioni në universitete”. Faqja e internetit “Reporter.al”. 10 janar 2018).

Unë i përkas brezit të pedagogëve veteranë të universitetit, të cilët nuk mund ta imagjinojnë dot absolutisht se si është e mundur që të ketë sot pedagogë të tillë të degjeneruar deri në atë shkallë, saqë të marrin para nga studentët!!!

Rinia studentore e universiteteve publike, e cila tani është hedhur në një lëvizje mbresëlënëse në mbrojtje të të drejtave të veta, gjatë këtyre 28 vjetëve ka pasur shumë raste për t’u ngritur në protesta të fuqishme kundër qeverisjes së vendit, e cila, sidomos gjatë këtyre më shumë se pesë vjetëve të fundit, e ka katandisur varfërimin e popullit shqiptar deri në atë shkallë, saqë një numër i konsiderueshëm njerëzish të të gjitha moshave, që llogariten në mijëra e mijëra, janë detyruar të braktisin vendin dhe të marrin rrugët e Evropës.

Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare i ka bërë lëshime pas lëshimesh shtetit grek, lëshime këto që bien era tradhti kombëtare dhe e kanë ulur autoritetin e vendit tonë deri në nivele të pabesueshme.

Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare iu nënshtrua shtetit grek në një mënyrë poshtëruese dhe lejoi që kisha ortodokse fanoliane të pushtohet nga një kryepeshkop grek. Kjo është fyerja më e rëndë që u është bërë personaliteteve të shquara të ortodoksisë shqiptare, duke filluar nga papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani, etj., të cilët na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës shoviniste greke.

Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare lejoi që Janullatosi të shndërrohej në Shqipëri në një guvernator faktik të kishës shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek, duke urdhëruar që të bëheshin zhvarrime të eshtrave të shqiptarëve të vdekur në varrezën e fshatit Kosinë të Përmetit, me qëllim që eshtrat e tyre t’i reklamonte si eshtra ushtarësh grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare kreu një akt tradhtie të lartë në kohën që e lejoi kishën shoviniste greke dhe shtetin shovinist grek të ngrejë në Shqipërinë e Jugut varreza, memoriale, dhe përmendore në nderim të ushtarëve agresorë grekë, të cilët patën hyrë në territorin shqiptar si pushtues dhe shumë objekte kulti na i patën shndërruar në stalla kuajsh.

Rinia studentore ka heshtur kur Janullatosi, në rolin e guvernatorit grek në vendin tonë, pati pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe Tirana zyrtare zvarritej para tij, pa guxuar të zbatonte vendimin e të trija shkallëve të gjyqësorit për kthimin e saj qytetarëve të Përmetit.

Rinia studentore ka heshtur kur Janullatosi, për çdo problem që i lindte në Shqipëri, siç ishte rasti i zhvarrimeve në Përmet apo i prishjes së kishë-gërmadhës në Dhërmi, nisej urgjent për në Athinë për t’u konsultuar me kryeministrat grekë, duke injoruar tërësisht kryeministrat shqiptarë.

Rinia studentore ka heshtur kur Presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit me një dekret të posaçëm të datës 24 janar 2017, pikërisht në atë datë kur 100 vjet më parë, më 24 janar 1917, kisha shoviniste greke na masakroi një figurë të shquar të ortodoksisë shqiptare dhe të nacionalizmit shqiptar, Atë Stath Melanin. Ky dekret ishte një fyerje e rëndë jo vetëm  për këtë atdhetar të madh, por edhe për të gjithë martirët e lartpërmendur të ortodoksisë shqiptare, për Fan Nolin, si themeluesin e  pavarësisë së kishës sonë ortodokse, dhe kryepeshkopët Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi, të persekutuar nga terrori komunist i kriminelit Enver Hoxha.

Rinia studentore ka heshtur për qëndrimin antikombëtar të Tiranës zyrtare ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, duke iu nënshtruar tërësisht diktatit të shtetit grek, i cili ka deklaruar dhe vazhdon të deklarojë pambarimisht se Çështja Çame nuk ekziston!!!

Rinia studentore ka heshtur, duke soditur me gjakftohtësi ardhjen nga Greqia të më shumë se 150 arkivoleve me kufoma shqiptarësh të vrarë në territorin e saj.

Rinia studentore ka heshtur kur rreth 1000 grekë organizuan skenat e Bularatit, duke valëvitur qindra e qindra flamuj të tyre, me të vetmin qëllim poshtërimin  publik të shtetit tonë, ndërkohë që Tirana zyrtare kishte rënë në bark para egërsisë shoviniste greke, çka dëshmonte më së miri se Shqipëria është katandisur në një vend pa zot.

Rinia studentore ka heshtur kur Partia Socialiste, në kuadrin e premtimeve në fushatën zgjedhore të vitit 2013, pati hedhur në qarkullim një fletëpalosje me disa premtime, në njërin pret të cilëve thuhej se taksa e vlerës së shtuar për energjinë elektrike do të zbriste nga 20% në 06%. Por qeveria Rama mashtroi hapur fare, këtë premtim nuk e mbajti. E la po 20%. Madje qeveria Rama, më 01 shkurt të vitit 2015, taksën e energjisë elektrike e ngriti nga 7,5 lekë në 9,5 lekë për kw, duke hequr edhe tavanin prej 300 kw me një çmim më të reduktuar.

Rinia studentore ka heshtur për shtrenjtimin e çmimit të karburantit, i cili është më i lartë se vendet e rajonit rreth nesh dhe vendet e tjera evropiane. Qeveria është bërë palë me oligarkët e tregtimit të karburantit, me qëllim që të vjelë shuma të majme parash nga qytetarët shqiptarë. Lëvizja studentore le të nxjerrë mësim nga protestat e fuqishme të qytetarëve francezë kundër ngritjes së çmimit të karburantit vetëm me disa centë.

Rinia studentore e kryeqytetit ka heshtur kur kryebashkiaku Veliaj, me lloj-lloj marifetesh, e ngriti 40% çmimin e ujit për qytetin e Tiranës, duke përkeqësuar rëndë nivelin ekonomik të familjeve të varfëra tiranase dhe sidomos të pensionistëve.

Jeta e rinisë studentore, për vetë natyrën e moshës së saj, është dhe duhet të jetë dinamike, në lëvizje të vazhdueshme. Albert Ajnshtajni (Albert Einstein 1879-1955) thotë:

“Jeta është si puna e biçikletës. Për të ruajtur drejtpeshimin, njeriu duhet të jetë në lëvizje të përhershme”.

Rinia studentore është shpresa më frymëzuese e një vendi në jetën e përditshme dhe në perspektivë. Ajo është e pastër si uji që gurgullon në burim. Ajo është e tanishmja dhe e ardhmja e vendit. Por, fatkeqësisht, brezat pasardhës të rinisë universitare, pas dhjetorit të vitit 1990, i pushtoi amullia kokë e këmbë. Rinia universitare ra në një qetësi të formatit letargjik, duke mos u interesuar absolutisht për pasojat e rënda të politikës antikombëtare që Tirana zyrtare ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë në marrëdhënhiet me fqinjët dhe sidomos me fqinjin jugor, në raport me  shumicën dërrmuese të qytetarëve të vendit, të cilët i ka çuar në zgrip të varfërisë. Në vend të jetës dinamike dhe të interesimit të drejtpërdrejtë për fatet e vendit, ajo zgjodhi qetësinë tërësore. Personaliteti i shquar francez Blez Paskal (Blaise Pascal – 1623-1662) u ka lënë bashkëkombasve të vet një aforizëm të shkëlqyer:

“Thelbin e natyrës njerëzore e përbën lëvizja. Qetësia e plotë paralajmëron vdekjen”.

Një aforizëm po kaq të shkëlqyer, me të njëjtën përmbajtje, ka lënë një shekull më pas edhe Volteri (François Marie Arouet Voltaire 1694-1778):

Njeriu është krijuar për të vepruar. Të mos veprosh dhe të mos ekzistosh është e njëjta gjë”.

Në lëvizjen e tanishme studentore janë dëgjuar thirrje, si kjo:

“Qeverisja dhe politika qëndrojnë më poshtë se populli”.

Një thirrje e tillë bëhet publike për shkak të qeverisjes skandaloze të klasës politike në pushtet, qeverisje kjo, e cila e ka katandisur rininë studentore në një derexhe të tillë, saqë ajo është detyruar të ngrihet në një lëvizje të fuqishme kundër saj. Por këtu lind një pyetje mjaft domethënëse:

Rinia studentore organizuaka protesta masive kundër qeverisjes së keqe të vendit vetëm atëherë kur asaj i preken interesat e veta ekonomike dhe kushtet e jetesës nëpër konvikte? Me sa duket, po, përderisa, siç u theksua më lart, gjatë këtyre 28 vjetëve rinia studentore ka heshtur plotësisht për prapësitë e qeverisjes së vendit. Pra, rinia studentore e ditëve tona udhëhiqet nga parimi:

“Të mos preket gardhi im, kurse matanë gardhit tim le të bëhet kiameti”.

Një qëndrim i tillë nxjerr në pah një dukuri tepër tragjike në historinë shumëshekullore të kombit shqiptar, duke filluar që nga pararendësit tanë pellazgoilir – përçarjen fatale. Pikërisht kjo përçarje fatale ka qenë arsyeja kryesore që Shqipëria, e populluar me popullin më të vjetër të kontinentit tonë, me popullsinë më të madhe të gadishullit tonë, të katandiset në një territor gati sa një “fushë tenisi”.

Lëvizjes së tanishme studentore nuk i pëlqen të ketë politikanë në radhët e veta. Por çudia në këtë mes qëndron në arsyen se studentët janë viktimë pikërisht e politikës. Prandaj e kam të vështirë ta kuptoj lëvizjen studentore, e cila nuk ka dëshirë të ketë të bëjë me politikën. Unë mendoj se pikërisht politika qeverisëse e partisë socialiste është fajtorja kryesore për gjendjen ku janë katandisur studentët e universiteteve publike. Kjo lëvizje jo vetëm që duhet të merret seriozisht me qeverisjen antikombëtare të partisë socialiste, por ajo duhet të ngulë këmbë për krijimin e një qeverie teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse lëvizja studentore e shikon veten jashtë kësaj kërkese, atëherë mua më lind dyshimi se kjo lëvizje është e organizuar nga vetë partia socialiste dhe personalisht nga kryeministri Rama, me qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga protestat e banorëve të unazës së re dhe çfaktorizimin përfundimtar të opozitës, prej së cilës atij nuk i bëhet vonë fare, sepse kryetarin e saj Lulzim Basha ai e ka rekrutuar për interesat e veta që në takimin e fshehtë prej pesë orësh që zhvilloi me të më 18 maj 2017 dhe që, pas atij takimi, të dy, nuk i thanë asgjë opinionit publik. Partinë Demokratike, si partia kryesore e opozitës, e çfaktorizoi i pari vetë Lulzim Basha, i cili, në Çadrën e famshme të pranverës së vitit 2017, bëri teatër për tre muaj rresht me simpatizantët e saj për të ngritur aksionet e vetvetes dhe pastaj i preu në besë: në Çadër deklaronte se nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën kryeministër, mandej, pas takimit të fshehtë me Ramën, u tërhoq si lepuri në ferrë, shtroi kurrizin dhe pranoi ta çonte në zgjedhje partinë, çka solli si pasojë një “zbaticë politike” të paimagjinueshme të elektoratit të saj, të shoqëruar me humbjen e më shumë se 200 mijë votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

Unë, si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, si ish-pegagog i Universitetit të Tiranës dhe pensionist që prej 01 shtatorit të vitit 2003, i rekomandoj lëvizjes studentore të mos tërhiqet absolutisht nga kërkesat e veta: të kërkojë arsim publik falas, shkurtimin në maksimum të të gjitha trifave për studentët, krijimin e një qeverie teknike, sepse me Ramën kryeministër studentët përsëri kanë për të rënë pre e mashtrimit të zakonshëm të tij dhe shtimin në perspektivë të buxhetit të shtetit për arsimin deri në 20%. Për dijeninë e lëvizjes studentore, dëshiroj të theksoj se katër gjigantët e Azisë (Malajzia, Singapori, Tajvani dhe Koreja e Jugut) u bënë modele të zhvillimit ekonomik pikërisht në saje të buxhetit të lartë për arsimin, i cili arrinte në shifrën 40%.

Në mbyllje dëshiroj që lëvizja studentore të ketë parasysh dy gjëra të rëndësishme për ruajtjen e dinjitetit të vet.

Së pari:

“Studentët janë dhe duhet të jetë përherë shpuza e kombit dhe nuk duhet t’i lejojnë vetes të mbulohen nga hiri i politikës”.

Së dyti:

Studentët duhet të zotërojnë përherë artin e vetorganizimit dhe të mos pranojnë kurrë të bien pre e bajraktarëve të politikës”.

Lëvizja studentore duhet të jetë e vetëdijshme se protestat duhet të zhvillohen para Kryeministrisë, jo para ministrisë së arsimit. Kjo për arsye se ministrja Lindita Nikolla është thjesht një rrip transmisioni i kryeministrit Rama, i cili, që kur ka hipur në këtë post, është bërë vetë zot vetë shkop, se anëtarët e qeverisë i konsideron thjesht si gurë shahu në tryezë dhe vetë ka vendosur të bëjë shiun dhe diellin.

Pedagogët e universiteteve duhet që, krahas mësimdhënies, të përpiqen me të gjitha mundësitë që studentët t’i edukojnë me vetëdije të lartë kombëtare. Sepse pikërisht studentët me vetëdije të lartë kombëtare do të bëhen mbartës të saj deri në ndërgjegjen e mbarë popullit tonë.

Tiranë, 07 dhjetor 2018