ZJARR I NDEZUR NË UJË
Ky zjarr i ujit të dha shpirt, krahë të bardhë të dha,
Pastaj mavi, u nxi, dhe frymë në hone ra.
E lart u ngrit përsëri, kur shpirtin të dhuroi,
Bimës si fëmijë në gji, rritje i mëkoi.
Dhe botës jetë i dha, dhe fresk e shpirt ,
Të krijoi ty,zanë…për të na ardhë pranë,
Kur uji nuk na shuan, në zjarr zemre strukur,
Ne të shohim ty, si nënës bijën e bukur,
Ne të shohim ty e të marrim nga Fishta,
Dhe ti je aty, si magjistari me gishta,
Loz me ne e s`të kuptojmë.
Dhe je kaq e afër e të shijojmë,
Dhe prapë ikën, furtunë pa bujë,
Se je zjarr që ndizesh në ujë…
KËNDEZI
U arratisën yjet e natës, udha si shirit rri,
Ora me fosfor ndriçon një plagë ëndrre,
Që mbiu si një zjarr lojcak përbri.
Vjen s` vjen mëngjesi ,orën e rrëmben dhe e shfryn në fyt,
Këndezi.
Ndale këndez këngën një çast, të shoh udhën si trupin shtriq,
Të shoh një yll që përpëlitet në pafuqi të trishtë.
Këndezi ngulmon orën duke shfryrë me zë të çjerrë,
Atëhere ngrihem dhe në rrugë dal.
Ende natë… ,këndezi këndon për herë të tretë.
Orën një rrezeje drite ia fal…
NDJEKJA
Nëse unë s`të ndjek, mendja ime po,
Mendja dhe trupi janë në diskordancë,
Të ndara ecin shpejt,
Në drejtime të ndryshme,
Në distancë.
Edhe po të takohen rastësisht,
Në galaktika, apo fare afër,
Ata do dridhen e do thonë tinëzisht,
Sa( i),(e), varfër…
PUTHJA
I rrëmben plagët e shpirtit dhe i nxjerr në krater të buzëve,
Plagët mbijnë aty si lule.
Kaq bujare ,kaq e sinqertë, kaq e dashur ,frymë që shkrin borën petë- petë,
Kaq për ta treguar si emrin më të shtrenjtë,
Për ta shpallur plot sinqeritet.
Po çuditërisht e mbajmë të fshehtë…
Dhe ajo s`shkrin asgjë tjetër,
Veç dy trupa të shenjtë…
SHPIRT I TEPËRT
Njerëzit shpirtin e tepër hodhën në xhepat e grisur.
Ai qe shpirti i rrugës nga duhej nisur,
Rruga e nesërme për të parë njerëzit mirë,
Prova e dashurisë dhe dashuria si zjarr i arrirë,
Ai s`e afron të keqen, s`e afron ligësinë,
Shpirt i tepër ,larg shpirtit të ngopur,
Me të mirat e rrëmbyer nga të tjerët,
Shpirt i tepër, në xhepat e grisur kur ranë monedhat që s`na duheshin,
Ku gjeti vend era dhe ngrica të hynte në trup,
Shpirt i tepërt, ardhë nga vetja jonë,
Shpirt i tepër i xhepave të grisur,
Para të cilit, cmira, inati, ndjehen të arratisur.
Shpirti i tepërt është forca,stërmundimi jonë,
Ai çast kur njeriu drejt Migjenit vrapon…
STOLITË
Bojna ojna mbi vello,sa stoli s`dashka zemra,
Dhe sa lule, xixëllima,farfurime me tepri,
Dhe një këngë që e ngre në ajër e zhduk eshfaq përsëri.
Këndojnë njerëzit ,këndojnë përsëri veç për ato stoli.
Edhe natën kur njerëzit këndojnë ;në shtrat të burrit përbri,
Kur ka vetëm veten pa vello e pa stoli,
Njerëzit këndojnë për to përsëri.
Po pse nuk këndojnë për dashuri,pse nuk këndojnë për sytë e zi,
Për dorën ,faqen ,dy thithka në gji, për qafën e gjatë,
Po veç për rruazat,xhinglaminglat, pasqyrat ,orizin mbi sini,
për gjithë ato gjërat të jashtme vënë me tepri,
nga të djerët; për të kënduar të tjerët se kënga për to gati rri,
Mendon nusja dhe gjumi e zë në kraharor të dhëndrit të ri..
Vite e vite shkojnë, zjarri shuhet ngadalë, stolitë afrohen dhe e zë një mall për to,
Ato kush s`i këndon, dashurinë jo se jo, as ajo,
Po sa shumë stolitë i do, sa të nevojshme paskan qenë,
I do në fjalë të burrit, po ato dridhen e plasin në pezm,
Dhe ajo i afron , pa këngë, i thërret që të vijnë si në ditën e parë,
Dhe ato afrojnë si një maskë për të fshehur dashurinë e humbur në vaj…
ani se te trgeoj se eshte maske e kush e humbe dashurinee
Reagim.
Regjimi im synon të njohë opinionin e botës shqiptare se Qazim Shehu, një banor i Tiranës, është një hajdut, një genjështar, një plagjiator i cili ka vjedhur poezitë e mia nga libri im “Jeta në ana tjetër.”! 2014-2015.
Por ne do ta shohim Qazim Shehun si një “profesor”, si Duakgjin Hata, por si Sali Mandi, por si shumë e shumë hajduta e genjështar të tjerë:”njerëz”,që këta i kan mashture autorët e rinjë sidomos shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dinin se çfarë ndodhi me librin e tyre se ata besonin në këta kriminelë gangsterësh që mbajnë titullin e profesorit. ..
Unë jam i mashtruar nga Qazim Shehu dhe njerëz të tjerë që më binden për të besuar Qazim Sheikh (Profesor) që të jap librin tim 120 faqe, me poezitë e mia:” Jeta në ana tjetër.”
Një nga njerëzit që nuk besonin në shkrimin e dorëshkrimit të librit tim ishte Collaku, i cili ishte shites librash me inetrvestoje për gazetën “Zëri i Popullit” në Tiranë, dhe pas këatij akti që fitove besim në të dhe i besova edhe Qazim Shahut, që ishte shok e mik I Collakut, dhe Qazim Shaut ia dhashë librin tim :”Jeta në ana tjetër”, që edhe sot është të i rremi-genjeshtari,mashturise Qazim Sheu,
PO ashtu me mashtroi Dukagjin Hata, me bandene tia Dibrane, banues ne Tirane, me mashtruan per lirbin tim:” Digjem nën Dritën e Hanës”, qe nga qershori 2014.deri me Maj.2015.
Por pas këtyre dy mashtrusev ka edhe mashtruse te tjere qe te gjithe keni për të i lexuar ne librat e mia sepse intepretimi i tyre si “profesor” në mediat e shkruare është hajni, palgjituar është skandaloze. dhe nuk deshirojë që autorërt të tjerë te binen në kurthatë e këtyre..
Me shume do të lexoni në librat e mia qëdotë botohen se shpejti në Titranë
Bahtir Hamza,authro,artist,
[email protected]