VOAL

VOAL

Kolumbi, vihet në qarkullim kartmonedha me pamjen e Gabriel Garcia Marquezit

August 20, 2016

Komentet

“BALLKANI” I PANO HALLKOS NË VLORË- Nga Albert HABAZAJ

 

Veprimtaria e përurimit të monografisë “Ballkani, viktimë e Gjeopolitikës” e studiuesit Pano Hallko u zhvillua në sallën e madhe “Rilindja” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, të shtunë e 13 prillit 2024, ora 11:00 në kujdesin e Këshillit të Profesorëve të këtij institucioni të lartë arsimor në bëshkëpunim të autorit dhe Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit me Fakultetin e Shkencave Humane, Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë dhe Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë.
Moderator i veprimtarisë ishte MSc. Albert Habazaj përgjegjës i Bibliotekës Shkencore, Universiteti “Ismail Qemali” dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, i cili mbajti dhe fjalën e parë.
Në Vlorë u realizua një veprimtari serioze, e bukur dhe mbresëlënëse me këtë program:
Përshëndetje nga Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit”, Dega Vlorë; publicist, mësues veteran;
– Diskutimi kryesor: Ambasador Shaban Murati “Mjeshtër i Madh në Diplomaci”;
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, pedagog DGJSHL në FSHHD; studiues;
Prof. Dr. Rami Memushaj, gjuhëtar;
Doc. Odise Çaçi, historian, ish – pedagog dhe zyrtar i UV;
Intelektuali vranishnjot Bardhosh Mici;
Përëshëndetën Sejmen Gjokoli dhe Kristo Çipa;
Falënderime nga autori, i cili, me dorë në zemër tha, sa për 1000 fjalë, vetëm kaq: FALEMINDERIT!
Në fund, një grup artistësh popullorë me Tomor Lelon, Nazif Çelën, Vendim Kapajn, Bejushe Barjamin, Viron Lacin, Nuro Shkurtin, Lavdosh Shkurtin, Bilbil Bashën, Kristo Çipën, Hiqmet Imamin, Albert Habazajn, artistin e ri Erges Limaj, si dhe veteranin e këngës së Vranishtit Lesko Çeloleskaj e zbukuruan këtë mjedis të veçantë akademik, dhe i dhanë një frymë shpirti me disa këngë të bukura labe, siç dinë të këndojnë bilbilat e Labërisë.
Në këtë aktivitet marrin pjesë pedagogë, studentë, poetë, shkrimtarë dhe artistë të qytetit intelektualë, studiues, personalitete të kulturës, të dipomacisë, të historisë lokale dhe kombëtare.
PANELI:
Pano HALLKO
Shaban MURATI
Rami MEMUSHAJ
Ahmet DEMAJ
Bardhosh GAÇE
Odise ÇAÇI
Bardhosh MICI
Albert HABAZAJ

Vlorën edhe Vlorën
Thelb e kam në zemër,
Ditën e kam dritë
Natën e kam ëndërr…

E bëra jo më kot këtë parantezë shpirti me vargjet e Xha Aliut tonë, Aristokratit të Lirikës Shqiptare, sa të lirikës atdhetare, po aq të asaj dashurore.
Të nderuar pjesëmarrës! Ndihem i nderuar para autoritetit tuaj qytetar dhe shkencor, po aq edhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, që me nismën e këshillit të Profesorëve po zhvillon sot në mjediset e sallës së madhe të Konferencave përurimin e një libri të veçantë, monografinë “Ballkani, viktimë e gjeopolitikës” me autor Pano Hallkon, studiuesin vlonjat, me origjinë nga Vranishti i Himarës labe. Pas vëmendjes që tërhoqi me dy librat: “Shqipëri të paça ligjet” (2020) dhe “Greqia dhe Shqipëria, siç nuk duhet të jenë” (2020), autori e ngre stekën botimore, sepse e njeh vetveten dhe ç’ka shkruan. Libri që përurojmë sot në Vlorë “Ballkani – viktimë e gjeopolitikës” me një material të ngjeshur në 371 faqe, që vjen si botimi më i arrirë i autorit dhe i pari e ndoshta ndër më të mirët që rrok tema të nxehta e të vështira nga fusha e gjeopolitikës, e marrëdhënieve ndërkombëtare, në funksion të të cilave vë njohuritë historike të tij që ka fusha e historisë rajonale dhe politikës botërore. Ky libër ka bërë jehonë në Tiranë, në Akademinë e Shkencave, në Akademinë e Sigurisë e gjetkë, ka bërë bujë të madhe në medie që nga “Gazeta shqiptare”, “Telegraf”, “Dita”, “Sot” etj. apo portale si “Fjala e Lirë”, “Destinacion”, “Albspirit” etj. Por studiuesin tonë e gërryente përbrenda brenga: “Mirë, o mirë Metropoli, po Vlora ime çdo të thotë?!” Vlorën edhe Vlorën e donte se s’bën studiuesi lab i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ja, ia arriti kësaj dite në Vlorën e tij, në Vlorën tonë të na nderojë së bashku me autoritete të larta si diplomati Shaban Murati, Prof. Rami Memushaj.
Personalisht unë librin e kam marrë më 17 Dhjetor 2023 në Tepelenë gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të VII të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit”. Nuk kam pse ta fsheh që e kam lexuar me kërshëri dhe interes, saqë i kam përtypur për të formatuar mendimin tim për objektin e studimit dhe tërësinë strukturore të lëndës që na dhuron autori atdhetarisht, por së pari vërtetetësisht.
Mendoj se me këtë libër Pano Hallko ka dhënë një ndihmesë të çmuar në botimet e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, duke pasur në sy marrëdhëniet ndërkufitare dhe gjitoninë rrotull. Të kuptohemi, nuk kemi të bëjmë me një tekst historie, por me një libër nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ngushtësisht rroket tema e marrëdhënieve ndërballkanike, si dhe një këndvështrim i ri për mendimin ende të brishtë gjeopolitik të rajonit tonë. Ndërkohë, njohja dhe studimi i mirë i historisë, njohja dhe përdorimin korrekt i disa gjuhëve të huaja, sidomos jeta refugjate në Greqi dhe në vijim puna e tij si emigrant dhe refleksionet situatacionale në vijimësi janë përparësi për këtë studim të rëndësishëm, që po e ballafaqon faqebardhë në bashkësitë horizontale dhe organizmat vertikale. (Domosdo janë 30 vjet punë, po punë siç di të bëjë Pano Hallkokondi).
Për mua, autori Pano Hallko ka 3 cilësi që dallohet në botën shkrimore shqiptare: është studiues këmbëngulës dhe i vëmendshëm, guximtar i fjalës dhe mentar serioz, që e mat fjalën 7 herë ta thotë e ta shkruaj 1 herë, duke i vënë në fund vulën e tij.
Vlera e këtij libri ravijëzohet në disa piketa, por fakti që autori plugon thellë në gjenezën e Mëhallës sonë të Ballkanit, gjendjen sociale dhe përditësimin krahasimtar të ngjarjeve, datave, personazheve historikë a shteteve me ndikim, si dhe pjesëtarëve të ndikuar a shteteve të tillë. Është një ndihmesë parësore në fushën delikate por shumë të rëndësishme të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka popuj të këqinj, ka politika të liga. Popujt, kudo në vbotën e qytetëruar, jo vetëm në Ballkanin tonë, janë të mirë. Të mëdhenjtë për interesat të tyre të vogla e të ngushta e bëjnë kur u do qejfi fuçi baroti.
Por “Fatet e shtetit fillestar shqiptar të Shqipërisë janë vendosur historikisht nga Fuqitë e Mëdha – shkruan autori – Ballkani ka qenë viktimë e Gjeopolitikës, por Shqipëria ka qenë viktimë e shovinizmit të fqinjëve tanë vertikalë”. Dhe më tej me humor të hidhur shkruan: “Helsinki na paska pasur ndërmend, atëherë kur ne nuk e dinim se ai ekzistonte” (f.10).
Mund të mos jesh plotësisht dakord me idetë, tezat apo interpretimet e autorit të këtij studimi, – thekson diplomati i karrierës, gazetari dhe publicisti poliedrik, Shaban Murati – por duhet thënë se me këndvështrimin e tij këmbëngulës, kërkues dhe me mënyrën interesante të analizës verbale dhe horizontale të gjeopolitikës ballkanike, autori krijon kushtet për një debat të vërtetë në fushën e historiografisë dhe diplomacisë, si rrugë për tek e vërteta e kuptimit dhe e reagimit të mendimit politik dhe diplomatik shqiptar (f.16).
Përveç lëndës që na paraqet, autori shfrytëzon një bibliografi serioze dhe të pasur, ç’ka më jep mundësinë si bibliograf, që të shprehem se nga studiuesi Pano Hallko, bibliotekat tona dhe ato institucionale pasurohen me një monografi shkencore ku ndërthuren disa disiplina në funksion të objektit të punimit, marrëdhëniet ndërballkanike.
Shqetësimi i rëndë që përjetojmë në rrjedhat e historisë përgjatë kohës është se Ballkani ende po ngelet viktimë e gjeopolitikës apo asaj meskine primitive, sa e sa herë arenë e kësaj gjeopolitike agresivisht fatale, ku në finale Ballkani ka humbur egërsisht, tragjikisht, pameritueshëm.
Ky libër më motivon që një ditë Ballkani ynë të zerë vendin e duhur, pse jo, si lider i gjeopolitikës, se i takon, se e meriton tash sa kohë. Unë kam besim edhe ky libër i Panos më mbush…, më frymëzon, sikur të isha një entuziast romantik.
Pano Hallko na kujton që është koha për një kushtrim kombëtar, i cili zanafillën duhet ta ketë tek një autokushtrim: “Do të dimë të krenohemi me Naimin, kur të vëmë në zbatim Porosinë e Madhe të tij: “Atë notë që t’i vendosim ne vetes, atë notë do të na vendosin të tjerët ne”” (f. 364).
Nuk mund të rri pa përmendur edhe një ndjenjë, mbushur sa me trishtim, aq me krenari, që përjetova, kur pasi mbarova librin, lexova kushtimin e autorit, që gjithësecilin nga ne punëtorët e mirë të penës, me veçoritë specifike që kemi, na mbush me gurrën e dinjitetit familjar: “Ia kushtoj këtë libër Familjes sime, e cila tre herë përjetoi mjerimin ekonomik, për shkak të analizave të mia në shtypin e përditshëm. Sepse mynafikët e pushteteve mernin hak, duke më pushuar nga i vetmi “biznes” që pata në jetë, nga puna e shtetit”…
Nuk është synimi i këtij shkrimi të bëj jetëshkrimin e autorit apo të merrem me ravijëzimin e intetitetin gjeografik të Panos, por mendoj që në formimin e tij atdhetar si pishtar i së vërtetës dhe rreptësisht vetëm asaj, vendlindja e madhe Vlora e Flamurit dhe Labëria me histori e këngë i kanë lënë gjurmët e duhura tek ky studiues. Kujtesa historike na vjen e gjallë dhe jehon me kumbim logjik: “Që në Gumenicë e lart’/ Himarë i thonë çdo fshat…”. Nuk është fjala për Gumenicën e Lumit të Vlorës, por për atë Gumenicën historike, që ka ngelur jashtë kufijve jugorë të kësaj Shqipërize zyrtare… Dikur Labëria quhej Himarë dhe kishte 73 fshatra. Kur themi Himarë kuptojmë Labërinë, kur themi Labëri, jo vetëm me gjuhën historike, por edhe me gjuhën e së vërtetës jetësore nënkuptojmë Himarë. Labëria dhe Himara janë sinonime të njëra-tjetrës.
Në fundmi, në thellimin e duhur të identitetit gjeografik, vlonjati labo-himariot Pano Hallko është një vranishtnjot i devotshëm dhe Vranishti është gurra, qeliza e tij. Në syrin tim, Vranishti është një kapetanatë trimërie dhe mendimi emancipues e përparimtar, që Panon e bën krenar, por jo mendjemadh dhe e motivon për punë të mira dhe të dobishme.

NASA zbulon shpërthimin kozmik më të ndritshëm të regjistruar ndonjëherë

Studiuesit kanë zbuluar shkakun e shpërthimit më të ndritshëm të dritës të regjistruar ndonjëherë, sipas BBC.

Por, duke e bërë këtë ata janë përballur me dy mistere të mëdha, duke përfshirë një që hedh dyshime se nga vijnë elementët tanë të rëndë – si ari.

“Shpërthimi i dritës, i studiuar në vitin 2022, tani dihet se kishte një yll shpërthyes në zemrën e tij”, thanë studiuesit.

Por ai shpërthim, në vetvete, nuk do të kishte qenë i mjaftueshëm për të ndriçuar kaq shumë.

“Teoria jonë aktuale thotë se yje të tillë shpërthyes, të njohur si supernova, prodhojnë gjithashtu të gjithë elementët e rëndë në univers si ari dhe platini”, sipas studiuesve.

Por ekipi nuk gjeti asnjë nga këta elementë, duke ngritur pyetje të reja se si prodhohen metalet e çmuara.

Profesoresha, Catherine Heymans e Universitetit të Edinburgut dhe Astronomi Royal i Skocisë, i cili është i pavarur nga ekipi hulumtues, tha se rezultatet si këto ndihmojnë për të çuar shkencën përpara.

Shpërthimi u zbulua nga teleskopët në tetor 2022. Ai erdhi nga një galaktikë e largët 2,4 miliardë vite dritë larg, duke lëshuar dritë në të gjitha frekuencat. Por ishte veçanërisht intensiv në rrezet e tij gama, të cilat janë një formë më depërtuese e rrezeve X.

Shpërthimi i rrezeve gama zgjati shtatë minuta dhe ishte aq i fuqishëm saqë ishte jashtë shkallës, duke mposhtur instrumentet që mundësuan zbulimin e tyre.

Të dhënat treguan se shpërthimi ishte 100 herë më i ndritshëm se çdo gjë që ishte regjistruar ndonjëherë më parë, duke u quajtur në mesin e astronomëve si “Brightest Of All Time” ose B.O.A.T.

Shpërthimet e rrezeve gama lidhen me shpërthimin e supernovave, por kjo ishte aq e ndritshme sa nuk mund të shpjegohej lehtë.

“Nëse do të ishte një supernova, do të duhej të kishte qenë absolutisht e madhe”, sipas teorisë aktuale.

Shpërthimi ishte aq i ndritshëm sa fillimisht i mahniti instrumentet në teleskopin hapësinor James Webb të NASA-s (JWST).

Shpërthime të tilla të fuqishme llogariten të ndodhin një herë në 10,000 vjet.bw

Zbuloi “grimcën e Zotit”, ndërron jetën në moshën 94-vjeçare shkencëtari britanik

Peter Higgs, i cilësuar si gjigant i shkencës britanike që thuhet se ka zbuluar “grimcën e bozonit Higgs”, e cila ndonjëherë njihet edhe si “grimca e Zotit”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai u nderua me çmimin Nobel për Fizikë në vitin 2013 për punën e tij revolucionare që tregon se si bozoni ndihmon në lidhjen e Universit së bashku. Një deklaratë nga Universiteti i Edinburgut tha se ai vdiq në qytet të hënën.

Universiteti e quajti atë një “shkencëtar me të vërtetë të talentuar, vizioni dhe imagjinata e të cilit kanë pasuruar njohuritë tona për botën që na rrethon”. Në vitet 1960, Higgs dhe fizikanë të tjerë punuan mbi një ide për të shpjeguar pse blloqet ndërtuese të Universit kanë masë. Në vitin 2012 shkencëtarët duke përdorur Përplasësin e Madh të Hadronit në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (Cern) në Zvicër më në fund e zbuluan atë – ata e quajtën atë “bozoni i Higgsit”.

Një vit më vonë puna e Higgsit u njoh në çmimin e tij Nobel, të cilin ai e ndau me Francois Englert të Belgjikës.bw

Nuk mund të shkruhet “Historia e shqiptarëve” për aq kohë sa Dodona të pretendohet në vendin e gabuar dhe Epirit t`i mohohet përkatësia pellazgo-ilire Nga Kujtim Mateli

 

Epiri dhe Dodona njihen në botën akademike perëndimore dhe më gjerë me përkatësi helene, në kundërshtim me burimet historike që i kanë njohur si pellazgo-ilire. Të gjithë autorët e antikitetit e kanë vendosur kufirin verior të Helladës me Gjirin e Ambraqisë, kurse grekët e sotëm kërkojnë t`i japin Epirit një qytetërim helen 4.000 vjeçarë. Këto paradokse të pretendimeve helene e kanë tjetërsuar historinë dhe qytetërimin e Epirit. Po si kanë mundur helenët që të bindin botën akademike perëndimore dhe më gjerë duke i shitur pretendimet e tyre absurde si shkencore? Në këtë tjetërsim të Epirit nga pellazgo-ilire në helene përgjegjësinë kryesore e kanë institucionet shkencore të trojeve shqiptare dhe veçanërisht ato të Shqipërisë që kurrë nuk i kanë kundërshtuar pretendimet e tyre absurde, por duket sikur ka një dakordësi midis akademikëve të Tiranës dhe atyre të Athinës. Nuk njihet që nga krijimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1972) dhe deri më sot një debat shkencor midis këtyre dy akademive edhe kur pretendimet e Athinës në librin “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997, janë pretendime shoviniste, lehtësisht të rrëzueshme, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën historike.
Po si arriti Athina akademike të bind institucionet shkencore perëndimore për ta njohur Epirin pellazgo-ilir si qytetërim dhe kulturë helene? Përgjigjia është se gjithçka ka ndodhur nga tjetërsimi i të vërtetave historike.
Manipulimi i parë ka të bëjë vendndodhjen e Dodonës.
Vendosja e Dodonës në luginën e Carakovistës nuk u bë mbi bazën e ndonjë hipoteze ku ndonjë dëshmi e autorëve të antikitetit ta vendoste Dodonën në mes të Epirit apo topografia që ata paraqesin të përputhej me luginën e Carakovistës. Prandaj Konstantin Karapanos e fillon studimin e tij kështu:
“Tempulli i Dodonës, me gjithë famën e tij, deri më tani ishte pothuajse i panjohur. Autorët grekë dhe latinë na japin informacione shumë të paplota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të na dhënë një ide se çfarë ai ishte, as për të na treguar vendin e saktë të vendndodhjes së tij.”
Sipas vetë Karapanos, nuk u gjendën burime të autorëve të antikitetit që ta vendosnin Dodonës në luginën e Carakovistës. Ky pohim i Karapanos është i vërtetë, sepse autorët e antikitetit e kanë vendosur Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, kurse lugina e Carakovistës ndodhet në mes të Epirit. Një njeri me logjikë normale nuk mund ta pranojë që dëshmitë e autorëve të antikitetit ta vendosnin Dodonën në veri të Epirit dhe gjetjet arkeologjike të gjendeshin në mes të Epirit.
Vendndodhja e Dodonës në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës, është kundërshtuar së pari nga Zoto Mollosi dhe Sami Frashëri. Zoto Mollosi, që duhet të jetë njohur mirë me rezultatet e Karapanos, thotë: “Këto nuk kënaqin asnjë shkrimtar të ri grek, veçse disa shkrimtarë të huaj sipërfaqësorë që nuk e vizituan këtë vend dhe nuk e studiuan truallin e Epirit”
Edhe Sami Frashëri ishte i bindur që Dodona nuk ndodhej në jugperëndim të Janinës:
“Z. Karapano prej Arte, prezanton se, pas disa gërmimeve dhe vjetërsinave arkeologjike të zbuluara ndërmjet Janinës dhe Artës, Dodona duhet të jetë atje e për këtë ka botuar edhe disa broshura; por ky vend nuk përputhet me karakteristikat që na njoftojnë Omiri, historianët e poetët e tjerë të lashtë. Omiri e karakterizon Dodonën me frazat: “shumë në veri”. “tepër e ftohtë dhe me borë”. dhe “shumë e lartë”.
Të dy autorët kanë qenë të qartë në ngritjen e hipotezës se Dodona nuk ndodhej në jugperëndim të Janinës. Dodonën në luginën e Carakovistës nuk e vërtetojnë jo vetëm burimet historike, por as gjetjet arkeologjike. Në të gjitha ato gjetje arkeologjike nuk u gjend asnjë dëshmi që të vërtetonte se ky qytet i përkiste Dodonës. Mundësia e dytë ishte që në ato gjetje arkeologjike të vërtetohej se ky qytet nderonte Di Dodonen. Gjetjet arkeologjike, të zbuluara prej Karapanos dhe arkeologët pas tij, vërtetuan se atje nderohej Di Nao, që do të thotë se kemi të bëjmë me një qytet që nuk ishte ai i Dodonës.
Manipulimi i dytë ka të bëjë me përkatësinë etnike të Dodonës.
Autorët e antikitetit kanë provuar një vazhdimësi të Dodonës si pellazge dhe Epirin si pjesa e mbetur e Pellazgjisë, ku fiset helene nuk arritën dot të shtriheshin në Epir. Kjo vërtetohet me dëshmitë e autorëve të antikitet që në Epir si koloni helene përmendin atë të Ambraqisë. Koloni quhet një fis i huaj i vendosur në tokën e dikujt tjetër. Atëherë Ambraqia nuk do të quhej koloni, në qoftë se Epiri do t`i përkiste Helladës, sepse do të ishin në tokën e tyre.
Po cilat janë argumentet me të cilat helenët e kanë pretenduar Dodonën si faltoren e tyre? Ato janë katër dhe i ka formuluar Konstatin Karapanos. Dodona është helene:
1-sepse faltorja e Delfit ka qenë një faltore helene që i kushtohej Apollonit, atëherë dhe faltorja e babait të tij, Zeusit të Dodonës, është një faltore helene.
2- sepse Dodona ka qenë e respektuar në botën Helene, që vërtetohet nga dhuratat që kanë dërguar në Dodonë.
3- sepse orakulli i Dodonës ka qenë konsultuar deri në shkatërrimin e tij, jo vetëm nga banorët e vendeve përreth, por nga të gjithë popujt e Greqisë.”
4- sepse Dodona ka ushtruar ndikim mbi metrikën dhe muzikën greke.
Karapanos quan provë adhurimin apo admirimin që helenët kanë patur për Dodonën.
As atëherë, as në ditët e sotme, të adhurosh diçka apo dikë nuk do të thotë se të përket ty. Arsyetime të tilla si: meqë Delfi ku nderohej Apolloni ishte një faltore helene, atëherë dhe Dodona ku nderohej Zeusi, babai i Apollonit, është një faltore helene, i kapërcen kufijtë e absurditetit. Hyjnitë nuk kanë trashëgimi biologjike si njerëzit.
Po aq absurd është dhe pretendimi se Dodona është helene, sepse ka ushtruar ndikim mbi letërsinë dhe muzikën greke. I ndikuari nuk mund të pretendojë identitetin e Ndikuesit. Është njësoj sikur ne shqiptarët të pretendojmë se Italia është pjesë e Shqipërisë, meqë muzika italiane ka patur ndikim në muzikën shqiptare. Në ato që thotë Karapanos ka një të vërtetë: që qytetërimi helen e ka zanafillën te qytetërimi i Dodonës, pra, te qytetërimi pellazgo-ilir.
Asnjëra prej atyre që sjell Karapanos nuk është provë, por opinion që është ngritur nga lakmia për ta quajtur Dodonën si produkt të etnisë helene. Lind një pyetje.
Po autorë të tjerë helenë a kanë sjellë ndonjë provë që ta vërtetonin Dodonën si helene? Përgjigjia është se autorët e tjerë pas tij u janë shmangur sjelljes së provave, por e kanë marrë si të mirëqënë faltoren e Dodonës si helene.
Arsyeja e mungesës së këtyre provave është se autorët e antikitetit e kanë quajtur Dodonën ndërtim pellazgjik që nga koha e themelimit të saj, e kanë quajtur pellazge përgjatë gjithë antikitetit. Dodona u bë pjesë e Ilirisë pas pushtimit romak. Që do të thotë se zotëruesit e Dodonës kanë qenë pellazgët dhe ilirët. Arsyetimi i lakmitarëve helenë bëhet akoma më absurd, kur Dodona që ata pretendojnë në luginën e Carakovistës, nuk është Dodona, por qyteti-seli, i ndërtuar për institucionet epirote. Që do të thotë se gjetjet arkeologjike nuk i përkasin Dodonës, rrjedhimisht dhe formulimi se Dodona është helene është një absurditet që i ka dëmtuar dhe po i dëmton rëndë institucionet shkencore, sepse e kanë tjetërsuar dhe shtrembëruar historinë.
Manipulimi i tretë ka të bëjë me manipulimin që lidhet me banorët e Epirit nga pellazgo-ilir në helenë. Gërmimet arkeologjike në luginën e Carakovistës të bëra prej Karapanos dhe ekspozimi i tyre para opinionit shkencor dhe atij publik vërtetuan se ky qytet nuk i përkiste botës helene, por asaj pellazgo-ilire, që ka lidhje të ngushta me banorët e Shqipërisë së Jugut edhe në ditët e sotme. Autorët e antikitetit e kanë vendosur kufirin midis Epirit pellazg dhe Helladës me Gjirin e Ambraqisë. Le të kujtojmë gjeografin Skylaks Kariandensis shek. VI para Krishtit, (i quajtur dhe Pseudo-Skylaks) i cili shkruan: “Pas Molosisë vjen Ambraqia, qytet helen, i cili ndodhet tetëdhjetë stade larg detit. Nga këtu fillon Hellada…” Por edhe autorët e tjerë pas tij si: Efori, Polibi, Straboni etj., madje deri ne shekullin e XIX, e kanë vendosur kufirin midis Epirit dhe Helladës me Gjirin e Ambraqisë.
Në gjithë këtë manipulim ka një zgjidhje dhe kjo fatmirësisht është në dorën e shqiptarëve. Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit dhe konkretisht, në shpat të malit Trebeshinë, në juglindje të tij, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj një qytet antik me rreth 600 rrënoja; lumi i Dëshnicës 13 km i gjatë si dhe fusha e Këlcyrës me përmasa afërsisht 6 km x 1.5 km. Ky vend përmbush të gjitha të dhënat topografike që kanë dhënë autorët e antikitet se qyteti i Dodonës ndodhej në shpat të malit, në kufijtë e fushës Hellopia dhe lumit Dodon ku gjendej orakulli i lisit. Gjetjet arkeologjike, të gjetura në mënyrë të rastësishme, e plotësojnë më së miri jetëgjatësinë e Dodonës: një sëpatë guri e kohës eneolitike, dy varre ku janë gjendur dy armë bronzi që arkeologët i kanë datuar të shekujve XIV-XIII para erës sonë, medaljoni i mbretit të Maqedonisë, i Perseut, një monedhë e periudhës së vonë romake, si dhe disa furra për prodhimin e qeramikës të gjendura në fushën e Këlcyrës, të datuara si të mijëvjecarit të dytë para Krishtit, e japin të plotë jetëgjatësinë e Dodonës nga eneoliti deri në shekullin e IV pas Krishtit.
Por krye dëshmia që e ka bërë tezën mbi vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit të plotë dhe të sigurt, gjendet te burimet e periudhës romake që lidhen me kohën e perandorit Teodosi I. E gjithë gjeografia fizike e perandorisë romake është e dokumentuar plotësisht, ku Dodona dhe mali Tomar vendosen në luginën e lumit Aos (Vjosës) në kufijtë e Atintanisë dhe Molosisë dhe mali Tomar si mal i përbashkët që ndante Ilirinë nga Epiri. Me këtë tërësi dëshmish të autorëve të antikitetit që përputhen plotësisht me njëri-tjetrin, me gjetjet arkeologjike dhe burimet e Perandorisë romake, vendndodhja e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit është plotësisht e vërtetuar.
Shumë njerëz mendojnë se nuk është e rëndësishme vendndodhja e vërtetë e Dodonës përderisa edhe atje ku ajo është vendosur, është një qytet brenda Epirit, që do të thotë është në tokë shqiptare. Mirëpo çdo qytet ka historinë e vet dhe nuk mund të shërbejë si provë edhe për një qytet tjetër. Qytet i luginës së Carakovistës, i pretenduar si Dodona, ka një jetëgjatësi gati dy shekullore (175 vite), kurse Dodona është një qytet, të paktën 2 mijëvjeçarë. Pra ka një jetëgjatësi 10 herë më të madhe.
Nëse qyteti i luginës së Carakovistës është datur nga arkeologët me fillime në mesin e Shekullit të katërt para Krishtit, koha e themelimet të Dodonës është në disa mijëvjeçarë para Krishtit po të gjykojmë nga orakujt e saj si ai i Herkulit dhe i pellazgëve që shkuan në Itali që janë të kohës së para Luftës së Trojës, që do të thotë të mijëvjeçarit të Dytë para Krishtit. Nëse gjykojmë që në kohën e Luftës së Trojës (shek. XII para Krishtit) Dodona ishte një faltore me famë mbi të gjitha faltoret e tjera, do të thotë se ajo famën nuk e mori as për një shekull as për disa shekuj, por mbase themelimi i saj zhytet në mijëvjeçarin e tretë e të katërt para Krishtit. Dodona ka shenjuar qytetërimin e parë në këto brigje të gadishullit ballkanik, rrjedhimisht duhet të jetë ndër qytetet e para të kësaj periudhe.
Pa e njohur Dodonën reale, nuk mund të pretendosh se mund të shkruhet “Historia e shqiptarëve”. Burimet historike duhet të gërshetohen me gërmimet arkeologjike. Deri më sot historia e shqiptarëve është shkruar pa e pretenduar Dodonën si një faltore pellazgo-ilire, duke lënë jashtë historisë së shqiptarëve një qytetërim gati dy mijëvjeçar dhe që është qytetërimi më i rëndësishëm i antikitet. Lënia jashtë e historisë dhe e qytetërimit të Dodonës, do të thotë ta shkurtosh me 2.000 vjet historinë e shqiptarëve duke ia kredituar këtë histori një populli tjetër, atij helen, duke e shtrembëruar dhe tjetërsuar historinë deri në absurditet. Prandaj pa pranuar vendndodhjen e vërtetë të Dodonës, pa kryer gërmimet e duhura arkeologjike në shpat të malit Trebeshinë: te kalaja antike e Këlcyrës dhe 600 rrënojat poshtë saj, pa bërë një debat shkencor në rrafshin evropian për përkatësinë etnike pellazgo-ilire të Dodonës dhe Epirit (që padrejtësisht njihen si helene), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si dhe institucionet shkencore të trojeve shqiptare nuk mund të pretendojnë se po shkruhet “Historia e shqiptarëve”, botim i cili ishte planifikuar të përfundonte vitin e kaluar. Për këto arsye, ky botim që mund të dalë në muajt në vijim, do të jetë një dështim si gjithë botimet e deritanishme, nëse nuk e njohin vendndodhjen e vërtetë të Dodonës, përkatësinë e saj pellazgo-ilire dhe Epirin si vatra e qytetërimit pellazgo-ilir.
I drejtohem grupit të punës që po shkruan librin “Historia e shqiptarëve” sipas njoftimit në shtyp:
1) Akad. Pëllumb Xhufi;
2) Prof. Skënder Muçaj;
3) Prof. Neritan Ceka;
4) Prof. Gjon Berisha, Kosovë;
5) Prof. Sabit Syla, Kosovë;
6) Prof. Saimir Shpuza;
7) Prof. Luan Përzhita;
8) Prof. Ferid Duka;
9) Prof. Adem Bunguri;
9) Akad. Myzafer Korkuti;
10) Prof. Apollon Baçe;
11) Prof. Paskal Milo;
12) Akad. Beqir Meta;
13) Prof. Sonila Boci;
14) Prof. Ledia Dushku;
15) Prof. Marenglen Verli.
Të nderuar akademikë dhe profesor : Mos e shkruan këtë libër për aq kohë sa Dodona të pretendohet në vendin e gabuar dhe Epirit t’i mohohet përkatësia pellazgo-ilire.

Një liqen ngjyrë vjollce në Gjermani

Asnjë rrezik për njerëzit dhe kafshët

Gipsbruchweiher në Füssen ka ndryshuar ngjyrë për shkak të niveleve shumë të ulëta të oksigjenit dhe squfurit në ujë

VOAL- Gipsbruchweiher në Füssen në Gjermani ka marrë ngjyrë vjollce këto ditë. Për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenit dhe squfurit në ujë, bakteret që normalisht janë thellë në ujë – dhe që nuk shihen – kanë dalë në sipërfaqe.

Për momentin nuk është e mundur të parashikohet se sa do të jetë i dukshëm ky spektakël natyror. Megjithatë, ekspertët që kanë shkuar në skajet e liqenit ditët e fundit sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve apo kafshëve.

Ndryshe nga algat jeshile, të cilat zhvillohen vazhdimisht në liqene, bakteret e purpurta nuk formojnë toksina. Për momentin, megjithatë, askush nuk do të lahej në Gipsbruchweiher sepse uji… kundërmon squfur. rsi-eb

SHBA i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën

Hëna shihet në prapavijë të një sahatkulle në Pratvill të Alabamës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka udhëzuar Administratën Kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të krijuar një standard kohor për Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, përderisa qeveritë dhe kompanitë private po intensifikojnë garën hapësinore.

Me Shtetet e Bashkuara që po synon të vendosë norma ndërkombëtare përtej orbitës së Tokës, Zyra për Politika Shkencore dhe Teknologji e Shtëpisë së Bardhë (OSTP) ka udhëzuar NASA-n që të formulojë një plan deri në fund të vitit 2026 për standardin e quajtur Koha e Koordinuar Hënore.

“Përderisa NASA, kompanitë private dhe agjencitë e tjera hapësinore në mbarë botën po nisin misione për në Hënë, Mars dhe përtej, është e rëndësishme që të krijohet standarde kohore qiellore për siguri dhe saktësi”, tha zëvendësdrejtori i OSTP-së, Steve Welby, përmes një deklarate.

Ai theksoi se “koha kalon ndryshe” në varësi të pozitës në hapësirë, duke përmendur një shembull se si koha duket se kalon më ngadalë ku graviteti është më i fuqishëm, sikurse afër trupave qiellorë.

“Një definicion i qëndrueshëm i kohës në mesin e operatorëve në hapësirë është thelbësor për aftësitë e suksesshme lidhur me ndërgjegjësimin për situatën në hapësirë, navigimin dhe komunikimin”, tha Welby.

Qëllimi, tha Shtëpia e Bardhë, për Kohën e Koordinuar Hënore apo LTC, është që ajo të lidhet me Kohën e Koordinuar Universale (UTC), që aktualisht është standardi kryesor i kohës që përdoret në mbarë botën për të rregulluar kohën në Tokë.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar NASA-s që të punojë me departamentet e Tregtisë, Mbrojtjes, Transportit dhe Departamentin amerikan të Shtetit për të krijuar një strategji për krijimin e një standardi të kohës, që do të përmirësonte navigimin dhe operacionet e tjera për misionet veçmas në një zonë hapësinore midis Tokës dhe Hënës.

SHBA-ja po synon që të kthehet në Hënë më 2026, pasi më 1972 misioni Apollo 17 bëri zbarkimin e parë të njerëzve në këtë planet.REL

Astronomët: Galaktikat bëhen më kaotike teksa plaken, mosha është forca që ndryshon mënyrën se si yjet lëvizin

Mosha është forca lëvizëse që ndryshon mënyrën se si yjet lëvizin nëpër galaktika, sipas një publikimi nga një ekip kërkimor ndërkombëtar, i udhëhequr nga Qendra Kërkimore 3D e Australisë ASTRO, në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society (MNRAS).

Galaktikat e fillojnë jetën e tyre në një model të organizuar, por lëvizja e yjeve të tyre është më e rastësishme. Deri tani shkencëtarët nuk ishin të sigurt se çfarë e shkaktonte këtë, ndoshta mjedisi apo masa e vetë galaktikës.

Studimi i ri zbulon se faktori më i rëndësishëm nuk është asnjëri prej tyre. Ajo tregon se tendenca e yjeve për të pasur lëvizje të rastësishme përcaktohet kryesisht nga mosha e galaktikës.

“Nëse gjeni një galaktikë të re, ajo do të rrotullohet në çdo mjedis ku është, ndërsa nëse gjeni një galaktikë të vjetër, do të ketë më shumë orbita të rastësishme, qoftë në një mjedis të dendur apo në vakum”, thekson autori i parë, një profesor në Universitetin e Sidneit, Scott Croom.

Krahasimi i një galaktike të re (lart) dhe një galaktike më të vjetër (poshtë) të vëzhguar në sondazh. Në të majtë janë imazhet optike nga teleskopi Subaru, në mes hartat e shpejtësisë rrotulluese (blu kur vjen drejt nesh dhe e kuqe kur largohemi nga ne), ndërsa në të djathtë janë hartat që matin shpejtësi të rastësishme (ngjyrat më të kuqe për shpejtësi më të lartë të rastit).

Të dyja galaktikat kanë të njëjtën masë totale. Galaktika e sipërme ka një moshë mesatare prej 2 miliardë vjetësh, rrotullim të lartë dhe lëvizje të ulët të rastësishme. Galaktika e poshtme ka një moshë mesatare prej 12.5 miliardë vjetësh, rrotullim më të ngadaltë dhe lëvizje shumë më të rastësishme.

Autori i dytë Jesse van de Sant shpjegon se puna e mëparshme që sugjeronte mjedisin ose masën si faktorë më të rëndësishëm nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Galaktikat e reja janë super-prodhues të prodhimit të yjeve, ndërsa në galaktikat e vjetra formimi i yjeve pushon. “Ne e dimë se mosha ndikohet nga mjedisi. Nëse një galaktikë bie në një mjedis të dendur, ajo do të priret të ndalojë së formuari yje. Kështu, galaktikat në mjedise më të dendura janë mesatarisht më të vjetra”, thotë ai, duke shtuar: “Analiza jonë nxjerr në pah se nuk është të jetuarit në mjedise të dendura që redukton rrotullimin e tyre, por fakti që ato janë më të vjetra”.

(BalkanWeb)

ENO PEÇI BALERINI DHE KOREOGRAFI NË OPERAN SHTETËRORE TË VIENËS – AUSTRI. (PJESA II)- Nga Lutfi ALIA Siena – Itali

 

Në vitin 1998, Eno Peçi u regjistrua në Shkollën e Baletit të Operas Shtetërore të Vienës (Ballet School of the Vienna State Opera), i pari student shqiptar që ka frekuentuar këtë shkollë prestigjioze me famë botërore. Në konviktin e shkollës u sistemua në një dhomë me Mihail Sosnovschi, një ndër shokët më miqësor. Eno i sjellshëm dhe i edukuar, fitoi respektin dhe nderimin e bashkëstudentëve, në veçanti krijoi raporti miqësie me Mihail Sosnovschi dhe Kirill Kourlaev, madje ishin dhe janë edhe sot e kësaj dite një treshe solide shokësh, me raporte miqësie përtej çdo situate konkuruese me rolet në kompaninë e baletit. Ata kanë jetuar dhe kërcyer gjithçka së bashku dhe nëse njërit prej tyre i jepet mundësia për një rol të ri, së shpejti ajo i jepej dhe dy të tjerëve. Kjo treshe balerinësh shkëlqente me talentin, madje kur Eno Peçi u emërua balerin i parë i baletit të Vienës, në të njëjtën kohë u ëmërua dhe Kiril Kourlaev.
Programi i studimeve dhe i ushtrimeve në balet i Shkollës të Operas së Vienës ishte tepër intensiv dhe kompleks, madje kishte disa aspekte ndryshe me ato të Liceut Artistik të Tiranës. Drejtori i shkollës së Baletit Michael Birkmeyer dhe mësuesi i tij baletmaestri Viktor Onoschko, duke parë aftësitë e tij dhe potencialin e një balerini të suksesshëm dhe me qenëse ai kishte filluar studimet më vonë se studentët e tjerë, i planifikuan një program të veçantë instruksioni dhe ushtrimesh vallëzimi enkas për Enon. Në ato dy vite Eno mësoi shumë dhe u perfeksionua si balerin.
Shkolla e Baletit të Vienës shquhet për disiplinë të fortë dhe rigorozitet në rregullat dhe teknikat e vallëzimit, por karakterizohet dhe nga disa veçori në vlerësimet e nivelit të përgatitjes. Në Liceun e Tiranës ishte mësuar të bënte ashtu si i thonin dhe të përsëriste besnikërisht veprimet që i sugjeronin mësuesit, ndërsa në shkollën e Viennës, mësuesit e orientonin të vepronte edhe me inciativë, duke kryer lëvizje individuale, veprime plastike dhe shprehje të fytyrës, që t’i përgjigjeshin subjektit të muzikës së baletit. Kjo liri shprehje, e ndihmoi të përfeksionohet si balerin, andaj Eno e konsideroi praktikë thelbësore, e cila ndikoi në formimin profesional, të cilën e praktikoi me shumë sukses si balerin gjatë vallëzimeve të pjesëve të baletit, madje ky model e inspiroi në krijimtarinë gjatë karrierës së më pasme si koreograf.
Në vitin 2000, Eno përfundoi studimet në Shkollën e Baletit të Operas së Vienës dhe e emëruan në trupën e baletit të Operas së Vienës (Wiener Staatsoper Ballet Company). Trupa e baletit përbëhej nga balerinë dhe balerina, që nuk kishin role kryesore në balet, por vallëzonin në grup, me veprime dhe pozime të sinkronizuara në mënyrë perfekte. Fillimisht Eno ishte korife i trupës së baletit, por me mundësi të interpretonte pjesë rolesh individuale, madje dhe role kryesore. Aktivizimi në trupën e baletit ishte fazë e kalimit nga pjestar i trupës të baletit, në balerin i dytë e më pas balerin i parë. Interpretimet e Enos në trupën e baletit e evidencuan shpejt si një ndër balerinët me nivel të lartë artistik, madje në çdo pjesë të re që interpretohej, ai shquhej në teknikën e kërcimit, në aktrim, në zhdërvjelltësinë e lëvizjeve trupore dhe për aftësitë shprehëse me mimkë të subjektit të muzikës.
Renato Zanella, koreografi, baletmaestri dhe regjizor i Baletit të Operas të Vienës (1995 – 2005), nga vitit 2001 Drejtori i Artistik i Operas Shtetërore dhe i Shkollës së Baletit të Vienës, e vlersoi në veçanti talentin e Enos dhe i bindur në aftësitë e tij si balerin i besoi shumë role, sidomos në krijimet e tij koreografike, të cilat i krijoi pikërisht për aftësitë teknike, interpretative dhe tempermanetin e Enos.
Prezantimet e para Eno Peçi i bëri në baletet me koreografi të mjeshtrit të famshëm Renato Zanella, si në “Perpetuum mobile“ dhe në vazhdim në baletet “Alles Walzer”, të dy baletet me muzikë te Johann Strauss, në baletin “Spartacus“ (2002) me muzikë të Aram Khachaturian dhe me rolin kryesor në baletin „Petrushka” me muzike të Igor Stravinskij.
Debutimi në rolin e Spartakut, prijësit të kryengritjes të skllevërve, Eno Peçi e përballoi me sukses, i mirëpritur nga publiku dhe i vlerësuar nga kritika. Këto suksese Eno i përjetoi me modesti, madje në intervistën me Elida Buçpapaj theksoi: “Kur interpetova rolin e Spartakut isha 21 vjeç, më mungonte përvoja në skenën e baletit, tani pas shumë vitesh ky rol do të ishte perfekt për mua, sepse do ta realizoja shumë më mirë se atëhere kur e interpretova për herë të parë”.
Në disa intervista me gazetar austriak dhe të vendeve të tjera europiane, Eno Peçi vzhdimisht ka shprehur mirënjohje për koreografin dhe baletmaestrin Renato Zanella, i cili kishte besim në aftësitë e tij, andaj e aktivizoi në role të rëndësishme në baletet me koreografitë e tij të famëshsme.
Prezantimi i suksesshëm në koncertet e dancës dhe në baletet e para, u vlerësua nga drejtuesit e Operas Shtetërore të Vienës dhe nga drejtori artistik i Wiener Staatsoper Ballet Company dhe në vitin 2003 e emëruan balerin i dytë. Gradualisht Eno po i ngjiste shkallët e karrierës, madje i përshpejtoi krahasuar me balerinët e tjerë të kompanisë te Baletit të Operas të Vienës. Roli balerin i dytë i hapi shtigjet të interpretonte role korife, dhe role si protagonist, çka ndodhi shpesh me Enon, kur balerinët e parë ishin në pushim. Në këtë periudhë Eno u aktivizua nga Renato Zanella, i cili i besoi role si protagonist në baletet e tij, ashtu si dhe në shumë baletet të koreografëve të tjerë të famshëm të Wiener Staatsoper Ballet Company.
Për Enon, aktrimi ishte i rëndësishëm, po aq sa edhe teknika e kercimit dhe ai u prezantua me aftësi të larta artistike. Dublimi me sukses i roleve në disa balete gjatë viteve 2003 – 2008, ishte rezultat i performansës së tij të shkëlqyer, andaj gradualisht iu besuan role kryesore, si rasti në “Petite mort“, të koreografit Jiří Kylián, i cili dhe pse ishte balerin rezervë, në shfaqien që iu besua Enos, ai shkëlqeu me talentin e tij të admirushëm.
Në vitin 2009, bazuar në perfeksionimin artistik dhe interpetimin me nivel të lartë të roleve që i besuan baletmaestrit, Eno Peçi emërohet balerin i parë – balerini kryesor – solist i baletit të Operas të Vienës, roli më i lartë në një kompani baleti. Duke filluar nga ky vit Eno interpeton role si protagonist në balete të shumtë të koreografëve të shquar si Renato Zanella, Peter Wright, Rudolf Nureyev, George Balanchine, John Cranko, Ashton, Kenneth MacMillan, David Bombana, Stephan Thoss, Jorma Elos, Gyula Harangozó, Boris Eifman, Angjelin Preljocaj, P. Martins etj, etj.
Në pesë vitet e fundit (2009 – 2024) spikati talenti i balerinit virtuoz shqiptar Eno PEÇI, soliti i parë, ylli i baletit vienez, elita e trupës të baletit të Vienna State Opera und Volksoper (Opera Shtetërore të Vienës dhe e Valleve Popullore të Vienës). Termi ylli i baletit – ètoile – stella – stern, i dedikohet balerinëve elitë, me famë botërore dhe Eno Peçi i prezantuar me talentin, me dhuntitë fizike impresionuese, me zhdërvjelltësisë dhe aftësitë e veçanta në interpetimet artistike të roleve që iu besuan në baletet e shumta, u rendit në këtë kategorinë e balerinëve të suksesshëm, ylli i baletit vienez.

Në plan të parë Eno Peçi në rolin e Don Jozè, në baletin “Karmen” me muzikë të G. Bizè,
me koreografi të Davide Bombana.

Repertori i Enos është i jashtëzakonshëm, si nga rolet që ka interpretuar dhe nga baletmaestrot më të famshëm që i kanë besuar role kryesore si balerin i dytë e më pas si balerin i parë, me role parësore në baletet “Gizel”, “Karmen”, “Spartakus”, “Arrëthyesi”, “Don Kishoti”, “Liqeni i Mjellmave”, “Ëndërra e një mesnate vere”, “Petrushka” etj, et. të vëna në skenë nga mjeshtra gjigandë që nga Rudolf Nurejew, John Cranko e deri tek Renato Zanella dhe David Bombana.
Pyetje të gazetares Elida Buçpapa: “Si i arritët këto suksese në koha të shkurtër?” Eno iu përgjigj: ”Çdo gjë është e mundur. Me punë, me durim dhe me dashuri ndaj artit çdo rrugë të hapet…”
Interpretimet e suksesshme të Enos në baletet dhe në suitat koreografike, tërhoqën vemendjen e
shtypit austriak, me komente dhe vlerësime nga kritikët e artit të cilët u shprehën: “Eno balerin arrin gjithçka, për atë asgjë nuk është e pamundur”. Sukseset ndiqnin njeri tjetrin, gjithnjë e më shumë me vlerësimë për nivelin interetues dhe artistik të Enos.
Lidhur me vlerësimet e shtypit austriak se “Eno balerin arrin gjithëçka”… Eno shprehet me modesti duke theksuar. Ata shkruajnë pak sa të ekzagjeruar, megjithatë për mua si balerin gjithëçka është e mundur. Kur një balerin interpreton në skenë teknikisht rolin, por pa asnjë lloj ndjenje, pa asnje lloj personaliteti, pa asnjë lloj magjie, aftësi që duhet t’ia transmetoi publikut, ateherë është makinë kërcimi, ndërsa unë impenjohem ta përshkruaj me ndjenja dhe t’ia tregoj rolin publikut”.

Grande jeté
Konstitucioni fizik elegant, plastika dhe zhdërvjelltësia në kërcim, shprehja artistike e ndjenjave dhe e emocioneve të personazhit që interpreton, e prezantuan Enon një balerin të suksesshëm, andaj koreografët dhe baletmaestrat e baletit të Operas së Vienës e preferonin me preçedenzcë, duke i besuar role të shumta, të cilat Ai i realizoi me shume sukses.
Nuk dua të trajtoj teknikat specifike të baletit të realizuara nga Eno Peçi, sepse këto aspekte i kanë trajtuar me kompetenca shumë koreografë, baletmaestra, kritikë arti, media europiane dhe botërore, megjithatë po theksoj disa nga ato, të cilat Eno i ka realizuar me mjeshtri të rrallë dhe me preçizion mahnitës si grande jeté, piruetat, fouettés en tournant (rrotullimi në majën e gishtave të njerës këmbë), rond de jambe, pas de deux, pas de trois, ashtu si ka realizuar me sukses gjashtë teknikat të port de bras të mjeshtrit Vaganova etj, etj.
Ndër rolet e shumta si balerin i parë, Eno veçon interpetimin e Karenin në baletin Ana Karenina të koreografit Boris Eifman, rol i shprehur artistikisht me emocione të forta dhe me kërcime akrobatike; rolin misterioz të Tybaltit në baletin “Romeo dhe Xhiulieta”, me koreografi të mjeshtrit John Cranko; rolin e Baron Max von Drosselberg, në baletin “Arrëthyesi”, me koreografi të Renato Zanella; rolin e Rotbart në baletin “Liqeni i mjelmave”, me koreografi të Rudolf Nureyev etj., etj
Me sukses entuziasmues ka realizuar dhe role me kontraste emocionesh, si realizimi i dy roleve të kundërta Onieginit egocentrik dhe i mërzitshëm dhe rolin e Lenskit entuziast dhe i dashuruar në baletin “Oniegin” me koreografi të John Cranko. Vlen të theksoj se në realizimin e roleve të shumta, Eno i studionte personazhet, njihte botën e brendëshme dhe personalitetin e tyre dhe këto aspekte i shprehte artistikisht, duke iu përshtatur shprehjen me mimikë, me lëvizjet e krahëve dhe me zhdërvjellstësinë e lëvizjeve trupor, që përkonin mjeshtërisht me linjën muzikore.
Aftësitë e rralla të Enos në realizmin artistik të roleve, shprehja me mjeshtëri e individualitetit të personazheve që interpretonte në balete të ndryshëm, u vlerësuan shumë nga kritika dhe nga publiku i shumtë që mbushte sallate shfaqieve. Në morin e roleve, Eno e konsideron sfiduese interpetimet e roleve komike, pasi ato kanë vështirësi në zgjedhjen e masës së duhur të mimikës dhe lëvizjet e kraheve dhe të trupit, për të shprehur aspektet komike të personazhit, por këto role i ka realizuar me shumë suksese si rasti i rolit të Ulrich në baletin “Lakuriqi i natës” i koreografit të shquar francez Roland Petit. Me interetimet e rolit të Spartakut dhe të Don Kishotit, Eno Peçi i mahniti spektatorët me gjuhën preçize të shprehjes me zhervjelltësisë trupore dhe në këcimit të shkëlqyer. “Kërcimin, kthimet e dyfishta, piruetën, jetté-n, mund t’i bëjë realisht çdo balerin”, – thotë ai me sinqeritet. “Puna fillon me rolin, publiku dëshiron të shohë një histori, të ndjej esencën e historisë dhe të argëtohet”. Edhe kolegët e tij e dinë që Enos i pëlqen të luajë role për të qeshur. Eno Pecit i pëlqen të luajë Punch-in dhe Judy-in. Ai tregon se mund të përfitojë diçka dhe nga e keqja e Tebaldo Kapuletit me temperament agresiv dhe kolerik, personazh vrasës në baletin “Romeo dhe Zhuljeta”. “Ky ndryshim nga njëri rol në tjetrin e bën veprën emocionuese. Unë nuk jam një makinë kërcimi, unë jam artist, dua të krijoj e gjithmonë t’i dhuroj publikut diçka të re.” Eno së bashku me me balerinën yll Olga Esina-n, ka krijuar pas de deux në “Slingerland pas de deux” të koreografit William Forsythe.
Në një bisedë me gazetaren Judith Hoffmann, Eno Peçi i foli për artin e të treguarit të një historie pa fjalë, por me aftësitë e shprehjes me mimikën dhe me lëvizjet harmonike të trupit, çka i ka shprehur në rolet e shumta që ka intepretuar në baletet dhe në koncertet e dancës.
Gjatë vitit 2009, aktiviteti intensiv i Enos në baletin e operas shteterore të Vienës u shoqërua me nje surprizë të këndëshme, aty e lidh dashurinë e tij të madhe, me solisten e dytë Dagmar Kronberger, partnere e sukseshme në balet. Dashuri e dy të rinjëve u konkretizua me martesën, me lumturinë familjane. Ne fillim te majit, Eno dhe Dagmar u gëzuan me fëmijën e parë, me vajzën Lea. Vienezja Dagmar Kronberger balerinë e talentuar e vlerësuar me çmimin Fanny-Elßler, pas lindjes së Leas u detyrua për një vit ta ndërpresi karrierën si balerinë dhe t’i dedikohet vajzës së tyre të dashur. Por edhe Eno baba i lumtur, megjithë impenjimet intensive në baletet, iu dedikua me plot dashuri vajzës Lea. Eno i ndërronte pelenat me kënaqësi e me shumë kujdes, luante gëzushëm dhe qeshin së bashku dhe të tre përjetojnë gëzimin dhe lumturinë bashkëshortore.
Tani Eno bën dy jetë, njëra në sallat e baletit dhe në skenat e teatreve, tjetra me pelenat dhe përkëdheljet e Leas në ngrohtësinë familjare. Vogëlushja Lea lëviz këmbë e duar dhe qesh kur Eno vjen në shtëpi. “Jeta ime ka ndryshuar shumë, është bërë më intensive dhe më aktive. Jeta familjare është edhe punë edhe çlodhje. Kur i dedikohem Leas, lodhja dhe stresi zhduken. Jam në një botë tjetër, në botën e lumturisë” — thotë me krenari Eno. Natyrisht dhe Lea Kronberger Peçi, kur të rritet do të studiojë, do të ndihmohet nga të dy prindërit dhe do të shkëlqejë si balerinë, ashtu si baba Eno dhe mama Dagmar.
Lajmi i lindjes të Lea, i lumturoi gjyshin Fatmir dhe gjyshen Vjollcën, tani ata kanë tre mbesa dhe një nip, dy vajzat e Elis Peçi dhe Taulant Godaj (Megi sudente në Fakultetin e Mjekësisë në Vienë, Mia nxënëse në gjimnaz, djalin Noah Mattis nxënës në klasën e pestë të fillores) dhe mbesën e vogël Lea Kronberger Peçi. Mbesat dhe nipat janë mjalti i mjaltit, shpirti i shpirtit, gjaku i gjakut i gjyshit Fatmir dhe i gjyshes Vjollca.
Në vitin 2009, Eno Peçi shënoi një tjetër sukses, debutimin si koregraf.

Vijon

 

Fati i Pjetër Bogdanit, nga altari ku predikonte mirësinë kristiane, te kryengritja kundër turqve! Letra e teologut në nëntor 1685- Nga NDRIÇIM KULLA

Në jetën e një kombi, të rralla janë ato figura të cilave u bie barra e rëndë, të kenë njëkohësisht role të shumëfishta: të jenë prijës politikë, ushtarakë, religjiozë e kulturorë. Nga altari ku predikonte dashurinë dhe mirësinë kristiane, iu desh të ngjitej në male dhe të zbriste në fusha, për t’i bashkuar shqiptarët në një kryengritje të armatosur kundër pushtimit osman që dvarte gjuhë e kulturë.


Nga relacionet e Bogdanit me vlera historiografike e letrare, kuptojmë se bredhja ishte fati i tij. Ai vazhdimisht bridhte; herë duke kërkuar vendstrehim nga persekutimi dhe ndjekja që i bënin turqit; herë për të kërkuar aleatë e miq për të organizuar kryengritje kundër pushtimit turk; herë duke kërkuar mbështetës për ta botuar librin e tij, me të cilin dëshironte të ndriçonte mendjet, në vendin ku mbizotëronte padija. Në parathënien “Të primitë përpara letrarit”, Bogdani në formë programatike e misonarike e shpalosi filozofinë e tij për librin, konceptet themelore për dijen, religjionin, kulturën dhe përparimin, dhe ato i ndërlidhte me misionin e shenjtë të kulturës e librit, të letrarëve e doktorëve.

Ai ishte në kontakt me qendrat e mëdha të kulturës, ku lulëzonte humanizmi, dija e përparimi. Ndaj, Bogdani i bindur në nevojën që të kultivonte bukurinë e gjuhës u rrek të shkruante një vepër për Arbërinë e tij dhe kulturën tonë, një vepër që do të mbetet përmendore e lartësuar deri në piedestalin më të lartë të kulturën shqipe. Luigj Marlekajt, njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së kohës së tij në studimin e tij monografik “Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës së tij”, tregon se Bogdani me guximin e pashoq, u bë ai që nuk le këtë vend të bëhet turk, siç thoshin sundimtarët osmanë. Kjo ishte një punë kolosale e një korifeu të madh, e një njeriu të përkushtuar për ideale të larta e sublime. Ndaj, “Conues prophetarum” mbetet çeta e kulturës shqiptare, që marshon vetëdijshëm deri në kohën tonë.

Bogdani ishte një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

“Çeta e profetëve” është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Edhe legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, mendim, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj., që s’kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Në këtë kuptim, ajo çka shkroi Bogdani nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një trajtesë teologjiko-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin.

Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj., por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, p.sh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç’janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj. Meritë e tij është se gjithçka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi.

Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit, ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare. Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtrohen jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të saj. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh. për qëndresën e kelmendasve, kur në “Parathënien” e “Çetës…” rrëfen: “Kush mundet me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. Eja kush ashtë trim, mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639”. Bogdani e njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet për të, prandaj kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësimet pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Për këtë arsye, përmend thënien e Herodotit: “Çezar Augusti dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë”.

Karakteristikë tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit.

“Prashtu dergjet e dheu ndë robi t’errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t’pafevet”.

Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Mendimit shqiptar në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por, Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim te thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangësi, prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: “Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë…”

Pjetër Bogdani nuk është vetëm një kryemjeshtër mrekullibërës i gjuhës shqipe, por me sa duket ai është dhe ka mbetur teologu më i madh i krishterë në gjuhën shqipe që reflekton një humanizëm të pashoq në letrat evropiane si dhe një nga mendimtarët më të përndritur të stilit barok në Shqipëri dhe në Evropë në shekullin XVII. Janë mijëra e mijëra faqe që përbëjnë eposin bogdanian. Aty ka të dhëna për historinë, kozmologjinë, teologjinë, poezinë, stilistikën, teorinë e metaforave dhe të interpretimeve tekstologjike, gjeografinë dhe antropologjinë.

“Ai është krijuesi i ciklit unikal të quajtur ‘Cikli i Sibilave’, që përmban profecitë e vajzave pagane të njohura si parathënëse të ardhjes dhe triumfit të Mesisë, d.m.th., Krishtit. Ky cikël është një unitet më vete dhe në llojin e vet për nga moderniteti dhe plotfuqishmëria e mendimit mund të hyjë te ciklet më të mëdha të krejt traditës evropiane baroke të shekullit XVII”. (184) Le të marrim një shembull, për ilustrim, nga “Sibila e Persisë”:

“Kumbon zani malsh e keletth ndë shkretëti,

Xihariq me dhan’e u e të dërejtë,

Shekullit me çelë, e fajevet për mengji,

Pagëzimnë predikon mbë ketë jetë,

Kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,

Ndë parrijsit vendtë gjanjë si do vetë,

Tue trusun’ kryetë asaj bishe,

Mirë tu bam, e shpesh tu votë n’kishe.”

Siç shkruan edhe Robert Elsie, mes shkrimtarëve të hershëm, Bogdanin e dallon shqipja e veçantë. Ai shfaq një interesim të vetëdijshëm për fjalët e vjetra të harruara si dhe një leksik shumë të pasur, të cilin e përdori me mjeshtërri për të shprehur nocione të reja abstrakte. Edhe evoluimi i kësaj shprehije gjuhe, arriti një lloj sigurie dhe zhdërvjelltësie të atillë që nuk mundën të shfaqeshin, deri diku dhe 50 vjet më parë, kur Frang Bardhi pat hasur shumë vështirësi të dukshme për të shprehur nocione abstrakte të këtij lloji. Si përfundim i këtij evoluimi, mund të themi se në veprën e Bogdanit, si një vepër e humanizmit në një epokë të stilit barok, shqipja arriti për herë të partë nivelin e shpipes letrare.

Nga ana tjetër, është proverbial edhe koloriti kombëtar që Bogdani i jep gjuhës, mendimit dhe artit të tij, por nuk mund të themi se është i rastësishëm. Duket sikur në të gurgullon i gjithë shpirti i kombit, i shqiptarisë, pasi duke i studiuar veprën, pastaj relacionet dhe letrat, kuptojmë se frymëzimi i jetës dhe shumë simbole të përdorur janë nga trevat kosovare. Pashtriku, “Mal Prisrend mai nalti”, i tij në aspektin letrar, me të drejtë është krahasuar me Olimpin e amshuar, ku i kanë njomë buzët Homeri dhe Virgjili, Ndre Mjedja dhe Asdreni me shokë, kurse Sibila Delfica, kryesorja dhe më e madhja prej të gjithave në gravurën e librit, një sibilë që në një mënyrë unikale bashkon horizontin e lindjes me të perëndimit, në veprën e Bogdanit, quhet edhe Hasjana. Afër saj gjendet Prizrensja, (Cumea), Shkupjanja, (Frigia), Shkodranja (Libica), etj. Mirëpo, vetëm Hasjana e mban librin në dorë, në të cilin shkruan: “Këndoj Birr’e madh mbi Qiellt të Lumit Atë”.

Në një letër të dërguar nga Padova, më 16 nëntor 1685, që është edhe viti i botimit të veprës së tij, P. Bogdani, ndërmjet të tjerash shkruan: “Le sibile ho volute farle far vestite alla albanese e serviane per dare in humore povera gente e consolare al maglio che ho potuto”. (Sibilat, kam dashur t’i punoj të veshura, sipas veshjes shqiptare dhe serbe, për t’iu dhënë një ngjyrë të atij populli të varfër dhe për ta ngushëlluar aq sa kam pasur mundësi). Kjo gravurë e librit të tij “Çeta e Profetëve”, bashkë me tri gravurat e tjera, që është një cilësi e pamohueshme e veprës, tregon për gërshetimin artistik të idealeve të mëdha, që gjërat e panjohura të vendit të tij t’i paraqesë para botës, pothuajse në të gjitha artet e lira, duke i kaluar kufijtë e botës shqiptare, me shtrirje të hapët tematike e me tehun e vet përparimtar.

Pse ka ndodhur ky ekuacion i çuditshëm? Asnjë dijetar nuk mund ta thotë saktësisht. Pse Pjetër Bogdani i shqiptarizon Sibilat? Të vërtetën e di vetëm ai. Vetëm se ky trill dijetor, është i mrekullueshëm dhe unikal. Askush nuk e ka bërë më parë dhe askush nuk do ta bëjë më pas. Shekuj më vonë vetëm Fan Noli krijoi një cikël gjithashtu unik me motive engjëllore të Testamentit të Ri. Gjithashtu, edhe në letrat e relacionet e Bogdanit ka të dhëna të paçmuara për prirjen ndaj mendimtarëve të mëdhenj të Antikitetit, pa harruar këtu ndikimin e plleshëm të vetë Dantes në strukturat e tij konceptuale të shkrimit.Një rrafsh tjetër shumë i rëndësishëm i Pjetër Bogdanit ka të bëjë me përkthimet e tij nga latinishtja dhe italishtja apo nga greqishtja e vjetër. Kështu, ai përkthen vargje nga Homeri, nga Virgjili, Juvenali, madje edhe nga dijetarë të mëdhenj të kishës në Mesjetën e hershme..

Ekziston edhe një element i vënë re shumë pak nga studiuesit, që ka të bëjë me citimet e tij në gjuhët hebraike, siriake, si dhe arabe. “Pjetër Bogdani ka njohur një numër të madh gjuhësh të gjalla dhe të vdekura. Ajo që të çudit është se ai citon në gjuhën arabe, një pjesë nga libri i Danielit, nga Testamenti i Vjetër, kapitulli IX. Përse e ka bërë këtë gjë Bogdani? Përse në librin e Bogdanit, janë gjuhët kryesore të Perëndimit, por nuk janë harruar edhe gjuhët kryesore të Lindjes? Ndoshta pse ai i përket racës titane të poligrafëve të Rilindjes Evropiane. Ai ka dashur që libri i tij të bjerë në duart e lexuesve të planetit dhe secili diturak, të gjejë diçka për të lexuar. A nuk është kjo një ambicie e hatashme dhe një largpamësi gati e pamundur?!” (185) “Ende nuk është shkruar historia e artit dhe stilit barok në Shqipëri, por mund të thuhet se stili barok, shkëlqen me Pjetër Budin, por arrin kulmin e tij zenitor me Pjetër Bogdanin”. (186)

Fragrancat dhe Lulet – Kimia prapa aromës së Trëndafilave- Nga SENAD GURAZIU

(lulet dhe shkencat, artikull “shkencor”, enkas për të buzëqeshur zemra : )

Është e rëndësishme të kuptohet se kimia aromatike e luleve është komplekse – thotë shkencologu i luleve, autori A. Brunning. Aroma karakteristike e akëcilës lule nuk është kurrë pasojë e një përbërjeje të vetme kimike. Lulet e lëshojnë një përzierje komplekse të kimikateve organike të paqëndrueshme, dhe megjithëse jo të gjitha kontribuojnë në aromën fundimtare, një numër i konsiderueshëm do ta ndikojë aromën në shkallë të ndryshme.

Pra, ndonëse nuk flitet për përbërës të vetëm që e shkaktojnë aromën e luleve, mund të identifikohen përbërësit që janë më të ndikueshëm në aromën. Ajo aromë karakteristike të cilën e “zbulon” hunda jonë, në shumë raste do jetë e shkaktuar nga molekulat që e japin kontributin më të madh aromatik.

Aroma e trëndafilave ndikohet kryesisht nga përbërja e quajtur (-)-cis-oksidi i trëndafilit. Kjo molekulë është një izomer i veçantë i oksidit trëndafilesk (i cili ka 4 izomerë të ndryshëm), dhe ky izomer kontribuon në aromën tipike të trëndafilit si lule. Edhe nëse me sasi shumë të ulëta në ajër – aq ulët, deri në 5 pjesëzat e miliardit, aroma e trëndafilit kapet lehtë nga hunda jonë. Për t’i dhënë kësaj një përspektivë, 1 pjesëz molekulare në 1 miliard është baraz me 1 sekondë në 32 vjet – e ka përdorur si karahasim autori Brunning : )

Një përbërës tjetër që kontribuon në aromën e trëndafilave është beta-damascenone. Ky përbërës i përket familjes së entiteteve kimike të njohura si ketonet trëndafileske. Përbërësi në fjalë e ka një prag aromatik më të ulët sesa oksidi i trëndafilit, me aromën e tij mund të piketohet në vetëm 0,009 pjesë të miliardit.

Gjithashtu si kontribues i rëndësishëm, një përbërës tjetër me prag relativisht të ulët aromatik është beta-jononi. Të dy përbërësit e fundit janë përbërës të vegjël të vajit esencial të bimës, por me rëndësi të madhe për aromën specifike të lules.
Komponente të tjerë që japin një kontribut të vogël në aromën përfshijnë geraniolin, (-)-citronellolin, nerolin, farnesolin dhe linalolin.

[ ngjitur: një trëndafil i bukur si foto-lule, dhe kimia aromatike trëndafileske – referencat shkencologjike: A. Brunning – “The Chemical Compounds Behind the Smell of Flowers”, 2015 ]

ENO PEÇI – BALERINI DHE KOREOGRAFI NË OPERAN SHTETËRORE TË VJENËS – AUSTRI (PJESA I) – Nga Lutfi ALIA Siena – Itali

 

Koncerti i tradicional dhe madhështor në çdo fillimviti i Filarmonisë së Vienës, orkestër e Teatrit të Operas Shtetërore vieneze, i transmetuar nga kanalet televizive austriake ORF2 dhe Ö1, i ndjekur në mondovision nga 90 vende, më 1 janar 2024 përkoi me 151 vjetorin e koncertit të parë në Ekspozitën Universale të Vienës në vitin 1873. Historikisht, koncerti i vitit të ri zhvillohet në Sallën e Madhe, e quajtura Salla e Artë e Musikverein e Vienës. Kjo sallë koncerti e ndërtuar në vitin 1870, konsiderohet një ndër më të bukurat e botës dhe nga më të mirat në aspektin e akustikës. Këtyre vlerave historike dhe arkitekturale i shtohen muzika mahnitëse e interpretuar nga orkestra e famëshme e Filarmonisë Vienna State Opera und Volksoper, si dhe zbukurimet estetike me vargje lulesh shumëngjyrëshe, që plotësojnë bukurinë e këtij mjedisi. Orkestra filarmonike e Vienës, është në Olimpin e orkestrave më të mira të botës, andaj dhe drejtuesit e orkestrës historikisht kanë qenë dhe janë elita e dirigjentëve më të shquar të botës, duke i filluar nga i pari Johannes Brahms e në vazhdim në shekullin XX nga Herbert von Karajan, Mariss Janson, Rikardo Muti, Daniel Barenboim, deri tek Christian Thielemann, i cili dirigjoi koncertin e vitit 2024.
Me meloditë afashinante të kompozuara nga Johan Shtraus Ati (1825 – 1899), nga pasardhësit e familjes Shtraus, si dhe të kompozitorëve të tjerë të mëvonshëm dhe bashkëkohorë, të gjithë autorë elitar të muzikës europiane dhe botërore, ky koncert festiv madhështor shpall fillimin gazmor, me entusiazëm dhe plot optimizëm të vitit të ri. Valset, polkat, mazurkat, kuadriliet, muzika më vieneze që është kompozuar, ashtu si dhe zhaneret e tjera të muzikës klasike, ekzekutohen në mënyrë të shkëlqyer nga orkestra filarmonike e përbërë nga muzikantë të nivelit më të lartë, ndër ata janë dhe pesë shqiptarë, balerini Eno Peçi, tre instrumentista dhe një korist, që punojnë në Wiener Staatsoper.
Koncerti i vitit të ri, tradicionalisht mbyllet me dy pjesë të famëshme të kompozuara nga Johann Shtraus Ati, valsi Danubi Blu – valsi më i njohur dhe më i shquar në botë dhe me Marshin e Radetzky, marsh triumfi, që implikon të gjithë spektatorët në sallën madhështore, të cilët e shoqërojnë muzikën e marshit me duartrokitje ritmike.
Pjesë të spikatura të koncertit të viti të ri janë intermexot e baletit klasik, me koreografi origjinale të koregografëve më të shquar, të interpretuar nga grupi i balerinëve virtuozë, me kostume estetike shumëngjyrëshe, të realizuara nga stilistët më të njohur të kohës. Pjesët e baletit klasik që shoqërojnë muzikën e koncertit, vallëzohen në vende magjepse, në salla me bukuri mahnitëse të pallateve të stilit barok dhe në sheshet e kopështeve madhështore perandorake të Vjenës.
Prej 24 vitesh, në grupin e vallëtarëve intepretues të baleteve në koncertet e Vjenës, ka spikatur talenti i balerinit virtuoz shqiptar Eno PEÇI, soliti i parë, ylli i baletit vienez, elita e trupës të baletit të Operas Shtetërore të Vienës dhe e baletit të Valleve Popullore të Vienës.
Eno Peçi është shquar jo vetëm si balerin në koncertet e Vienës, por ka interpretuar si balerin i parë në rolet kryesore në 58 balete dhe koncerte koreografike të shfaqura nga Opera e Vjenës, ndërsa duke filluar nga vitit 2009, iu prezantua publikut si koreograf i suksesshëm me mbi 40 krijime të tij, të mirpritura dhe të vlerësuara nga kritika dhe publiku austriak dhe i vendeve të tjera të botës.
Emri i Eno Peçit, është tejet i famshëm dhe i suksesshëm në Austri dhe në botë, ndërsa në Shqipëri dhe në trojet e banuara nga shqiptarët njihet shumë pak. Natyrisht njihet në rrethet artistike, por mediat shqiptare tepër të indoktrinuara nga politika konfuze dhe agresive, kanë treguar verbëri të plotë ndaj fenomenit Eno Peçi dhe shkëlqimit të tij artistik në përmasa botërore. Ndërsa shtypi austriak dhe i shume vendeve europiane është i mbushur me mijëra e mijëra komente, analiza dhe vlerësime për talentin e Eno Peçit, ylli i baletit vienez, në shtypin shqiptar shkrimet dedikuar Enos janë të pakta e të thata. Mbi indiferencën, vanitetin, mediokritetin dhe kotësinë e shtypit shqiptar dhe të televizioneve të shumta shqiptare, ka spikatur gazetarja, poetja dhe shkrimtarja Elida Buçpapaj, e cila në vitin 2014 botoi një intervistë me Eno Peçin, një intervistë profesionale dhe dinjitoze, e ribotuar në vitin 2023, me të cilën Elida evidencoi arritjet brilante të Enos, duke theksuar me krenari se janë arritje edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, që dëshmojnë për gjenialitetin e identitetit shqiptar.
Elida me bashkëshortin Skender Buçpapaj, prej vitesh në Zvicër, drejtojnë portalin e suksesshëm VOAL (Voice of Albanians), portal i ndjekur me admirim nga dhjetramijëra bashkëtdhetar, andaj prezantimi i talentit Eno Peçi në faqet e këtij portali është pjesë e zërit të shqiptarëve në botë.

Eno PEÇI

Eno Peçi është lindur në Tiranë në një faamilje intelektuale. Pasi mbaroi shkollën 8 vjeçare, filloi studimet për balet në Liceun Artistik të Tiranës. Në një intervistë me gazetaren austriake Ira Werbowsky, Eno tregon për fillimin e studimeve në Lice: “Komisioni më vlerësoi për konstruktin trupor, tipi i gjatë dhe me zhdërvjelltësi harmonike, andaj më pranuan në klasën e baletit. Dëshira ime ishte të bëhesha breakdencer, dëshiroja të bëja rock dhe rap, por pedagogët duke parë prirjet e mia, më drejtuan në baletin klasik”.
Në moshën 13 vjeç, Eno hyri në botën e baletit, ku me pasion dhe vullnet kompletoi formimin e tij arsimor dhe artistik. Impenjimet në lice e detyruan të braktisi pasionin për futbollin me moshatarët si dhe stërvitjet në cirk, që kishte frekuentuar gjatë një viti. Në lice Eno shquhej si nxënës i rregullt, sistematik, duke i konkretzuar me rezulatate të larta lëndët e programit mësimor.
Në formimin e tij artistik shtoi dhe interpretimet në piano, që e ndihmuan në ritmin muzikal të kërcimit të pjesëve të baletit, ashtu si shoqëronte dhe pjesë nga muzika rock dhe rap. Në mësimet e baletit punoi me ngulm, i bindur se ajo ishte e vetmja rrugë që e drejtonte të arrinte qëllimet e tij, për t’u bërë një balerin i sukseshëm. Pas dy vite ushtrimesh sistematike, u mësua dhe me pantallonat e shkurtra dhe do të shijonte gjithnjë e më shumë mësimet e baletit.
Në rastet kur ndodhen para talenteve si Eno Peçi, gazetarët të nxitur nga kurjoziteti pyesin: Po ideja e kërcimit nga ju lindi? Vini nga një familje artistësh? Kjo ishte dhe një ndër pyetjet e gazetares Elida Buçpapaj që i drejtoi Enos dhe ai buzagaz iu përgjigj: “Une vij nga një familje që tradicionalisht ka nxjerrë ushtarakë. Gjyshat e mi kanë qenë oficer madhorë, babai im ka qenë oficer në Ministrinë e Mbrojtjes, daja im ka qenë oficer, mamaja është mjeke stomatologe dhe motra është mjeke. Pra,nuk vij nga familje artistësh”.
Nga kjo përgjigjie e Enos kuptohet se talent bëhesh kur studion dhe kur impenjohesh intensivisht
në profesionin që ke zgjedhur në jetë. Këto objektiva Eno i arrijti me forcat e veta, me vullnet, me përpjekje intensive duke i konkretizuar me talentin e balerinit. Prindërit e mbështetën në të gjitha përpjekjet e tij për t’u formuar si balerin, pasi shpresonin se një edukim me baza dhe i specializuar, do t’i ofronte djalit perspektivat më të mira për të ardhmen.
Nga familja, Eno Peçi mori vlerat më të mira, që çdo fëmijë dëshiron të trashëgoi nga prindërit. Nga baba Fatmiri mori disiplinën, rregullin dhe serjozitetin, nga nëna Vjollca mori ndjeshmërinë, pasionin, impenjimin shembullor dhe këto vlera familjare të fituara gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, kontribuan në kompletimin e edukimit, në pjekurinë dhe rritjen e përgjegjësisë në studimet në lice dhe për të ardhmen në rrugët e jetës.
Në vitet kur frekuentonte liceun, Eno filloi të ndiqte koncertet e vitit të ri të Filarmonisë të Operas së Vienës dhe i magjepsur nga valset e Strauss-it dhe interpretimet virtuoze të grupit të balerinëve, filloi të ëndërroi të ishte pjestar i baletit, madje me vehte theksonte: “Sa do të doja ta provoja dhe unë!” Kështu gradualisht nga një dëshirë, Vienna u shndërrua në një objektiv.
Vitet e frekuentimit të Liceut Artistik në Tiranë, Eno i kujton me mall me shoqërinë e sinqertë dhe gazmore të moshatarëve, ashtu shpreh respekte dhe nderim për pedagogët e tij, që kontribuan në edukimin dhe formimin si balerin i suksesshëm, çka e shpreh në intervistën me Elida Buçpapaj, kur ajo e pyeti: “Edukimin si balerin e keni marrë në shkollën shqiptare, si është Liceu ynë Artsistik? Duke e krahasuar më vonë me Shkollën e Baletit të Operas të Vjenës, çfarë mund të thoni për shkollën shqiptare? Emrat e mësuesve tuaj në Lice, të cilët i kujtoni me nderim.”
Eno iu përgjigj me sinqeritet dhe me kompetenca: “Shkolla e baletit shqiptar është trashëguese e shkollës të baletit rus, kurse shkolla e baletit të Vjenës është shkollë europiane e përzier me metodën e shkollës ruse të Vaganovës dhe të metodës franceze. Unë vetë kam pasur fatin të punoj në Shqipëri me profesorë të shquar si Luan Shtino dhe me profesor Agron Aliaj, të cilët më kanë ndihmuar shumë në formimin tim si balerin”.
Vlerësimet për nivelin e lartë të shkollës shqiptare të baletit, Eno i ka shprehur në disa intervista me gazetarë të shumtë austriake, duke theksuar: “Formimi në shkollën e baletit në Tiranë, më ndihmoi të integrohem shpejt në shkollën e famëshme të baletit vienez”.
Vitet e rinisë së brishtë të liceistit Eno Peçi u tronditën nga trazirat e viteve 1997 – 1998, nga ato vite të mbrapshta të marrëzisë së madhe shqiptare. Megjithë tensionet sociale dhe politike, Eno nuk i ndërpreu studimet dhe provat në sallën e baletit me shokët dhe shoqet e klasës. Prindërit të shqetësuar e me ankth prisnin kthimin në shtëpi të Enos. Rrëmujat, tensionet dhe krismat e armëve nuk e trembën Enon, përkundrazi çdo ditë studionte dhe ushtrohej në pjesë baleti, madje duke parë aftësitë e tij, filluan ta aktivojnë dhe në grupe artistike. Në vitin 1998 u organizua një turne në Itali, me një grup artistësh të këngëve dhe valleve popullor, ku bënte pjesë dhe Eno Peçi. Ky turne shembi pasiguritë e Enos, i cili mori një vendim të rëndësishëm dhe në mëdyshjet të kthehej në Tiranë të prindërit, apo të shkonte ne Vienë te motra e tij Elisa Arapi Peçi, me bashkëshortin Taulant Godaj dhe fëmijët.
Ato ditë që ndodhej në Itali, iu telefonoi prindërve për t’i informuar për këtë vendim, si kuptohet u ndodh para lutjeve të nënës Vjollca dhe kërkesave të baba Fatmirit të kthehej në Tiranë pranë familjes. Në zgjidhjen e kësaj dileme të vështirë, duhej një vendim i guximshëm dhe më së fundi me dhimbje iu komunikoi prindërve se do të shkonte në Vienë. Natyrisht ata me zemër të lënduar ia dhanë lejen, të bindur së në Vienë jeta e tij do të ishte e sigurtë dhe me perspektivat profesionale. Atë ditë familja u nda në dy pjesë Eno dhe Elisa në Vienë, mama Vjollca dhe baba Fatmiri në Tiranë, të rënduar nga dhimbja dhe lotët e mallit përvilimtar për fëmijët.
Eno Peçi 16 vjeçar udhëtoi nga Italia në Austri dhe arrijti në Vienë ne fund të gushtit 1998, ku e
pritën motra Elisa e cila asi kohe punonte mjeke në një klinikë private në Styria dhe kunati Taulant
Godaj, i cili kishte përfunduar studimet në Danube Business School – Universtät Krems.
Djaloshi Eno Peçi i gëzohej Vienës së bukur, kryeqytetit të kulturës europiane, por ishte dhe i ndrojtur se nuk e njihte gjuhën gjermane dhe natyrisht nuk njihte jetën vieneze. Menjëherë u regjistrua në kursin e gjuhës gjermane dhe me vullnet admirues, shpejt e përvehtësoi e filloi të flasi rrjedhshëm, si e manifestoi në konkursin për të ndjekur Shkollën Shtetërore të Operas dhe Baletit të Vienës.
Në testin e pranimit anëtarët e komisionit i bënë shumë pyetje dhe Eno me gjakftohtësi iu përgjigj të gjithave saktësisht. Kur doli nga konkursi mendoi se nuk do ta pranonin, andaj u largua menjëherë pa pritur rezultatin. Motra Elisa që e priste, donte të dinte rezultatin, por ai nuk mund t’i thoshte asgjë: kishte bërë më të mirën, por mendoi se kishte dështuar. Me vështirësi, Elisa e bindi të kthehej dhe të pyeste për rezultatin. Ndërkohë, ata të komisionit po e kërkonin, t’i komunikonin vendimin e pranimit në shkollën e baletit të Operas të Vienës. Komisioni e kishin njohur dhe vlerësuar talentin e tij të madh andaj e pranuan në shkollën e famëshme të baletit. Atë ditë, Enos iu realizuar ëndërra, dy vjet do të studionte balet në Vienë!
Në intervistën me Elida Buçpapaj, Eno me sinqeritet djaloshar i konfidon: “Ato dy vitet e para ishin shumë të vështira për mua, sepse më mungonte vendi im dhe më mungonin shumë prindërit. Por ato vite ishin tejet të rëndësishme për moshën dhe për të kurorzuar me sukses studimet. Fillova të mësoja se çfarë ishte përgjegjësia për jetën, se isha vetëm në një qytet të madh, por ndjeja dhe përgjegjësi profesionale, sepse ishin dy vitet ku unë mund të merrja një formim të fortë në shkollën e baletit të Vjenës, që do të më garantonte të ardhmen time si balerin profesionist”.
Ky sukses i Enos i gëzoi prindërit, që u lumturuan që i vogli i tyre tani do të studionte në Vienë, por nga ana tjetër, kjo ndarje ishte po aq e dhimbëshme, sepse e ndjenin shumë mungesën e tij. Për të ndjekur shkollën e baletit dhe sistemimin ne konviktin në Boerhavegasse, baba Fatmiri dhe nëna Vjollca shitën apartamentin e tyre në Tiranë, për ta mbështetut finaciarisht Enon dhe Ai iu është pafundësisht mirënjohës për këtë sakrificë të rrallë të prindërve. Më nënën dhe babanë, Eno flet shpesh në telefon, madje i fton shpesh në Vienë dhe gëzohen së bashku familjarisht.

Vijon në numërin e ardhshëm …

Revista prestigjioze “Science”: Gjuha shqipe, 6 mijë vjet e vjetër

Në një artikull të fundit të Science, përmes të cilit me metoda të sofistikuara studiohet origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe e gjuhës shqipe bashkë me armenishten dhe greqishten, konfirmohet se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.

Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.

Gjithashtu, studiuesit grekë kanë bërë studime me ADN-në dhe kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje.

Të dyja studimet janë komplementare dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke vërtetuar përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.

Pemët gjuhësore me paraardhëse të mostrës mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-europiane.

Në mënyrë të përmbledhur, referuar këtij studimi rezulton se gjuhët e familjes indo-europiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.

Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-europiane të kalibruara në kohë, të cilat janë analizuar me modele të konkluzionit filogjenetik Bayesian.

Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë. Kjo është një datë që shënon rrënjë më të thella sesa mendohej më parë, dhe përshtatet me një origjinë fillestare në jug të Kaukazit të ndjekur nga një degë në veri në rajonin e stepës.

Këto gjetje çojnë në një “hibrid” që pajton dëshmitë aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, si nga Gjysmëhëna Pjellore e lindjes së mesme (si burim parësor) ashtu edhe nga stepa (si një atdhe dytësor). – Sacha Vignieri-

Artikulli i Science vë në dukje se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë të familjes së gjuhëve indo-europiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku u fol fillimisht gjuha e përbashkët stërgjyshore e kësaj familjeje (proto-indo-europiane) dhe kur dhe pse u përhap përmes Euroazisë.

Hipoteza e “Stepës” parashtron një zgjerim nga stepa Pontiko-Kaspike, jo më herët se 6500 vjet më parë (viti P.P.), dhe kryesisht me blegtori të bazuar në kuaj prej afërsisht 5000 vjet p.e.s.

Një hipotezë alternative parashtron se indo-europianët u shpërndanë me bujqësi jashtë pjesëve të Gjysmëhënës Pjellore, duke filluar që nga përafërsisht 9500 deri në 8500 vjet p.e.s.

Tashmë ADN-ja e lashtë po sjell perspektiva të reja të vlefshme, por këto mbeten vetëm interpretime indirekte të parahistorisë së gjuhës.

Në këtë studim, midis parashikimeve të thellësisë kohore të hipotezave anadollake dhe stepës janë bërë testime drejtpërdrejt nga të dhënat gjuhësore.

Përmes këtij studimi raportohet një hapësirë e re për kronologjinë dhe sekuencën e divergjencës indo-europiane, duke përdorur metoda filogjenetike Bayesian të aplikuara në një grup të zgjeruar të të dhënave të reja të fjalorit bazë në 161 gjuhët indo-europiane.

Duke arsyetuar se analizat e mëparshme filolinguistike kanë prodhuar rezultate kontradiktore, janë diagnostikuar dhe zgjidhur shkaqet e kësaj mospërputhjeje, në veçanti dy:

Së pari, grupet e të dhënave të përdorura kishin kampionim të kufizuar gjuhësor dhe mospërputhje të gjerë të kodimit.

Së dyti, disa analiza zbatuan supozimin se gjuhët moderne të folura rrjedhin drejtpërdrejt nga gjuhët e lashta të shkruara dhe jo nga varietetet e folura paralele.

Së bashku, këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e gjatësisë së degëve dhe konkluzionet e datave. Studimi paraqet një grup të ri të dhënash të njohjes (origjina e fjalëve të përbashkëta) në të gjithë indo-europianishten.

Ky grup të dhënash eliminon mospërputhjet e kaluara dhe ofron një mostër gjuhësore më të plotë dhe më të balancuar, duke përfshirë 52 gjuhë jomoderne për një grup më të dendur pikash të kalibrimit kohor.

Studiuesit kanë aplikuar analizën filogjenetike Bayesian të mundësuar nga prejardhja, për të testuar, dhe jo për të zbatuar supozimet e drejtpërdrejta të prejardhjes.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë plotësisht në përputhje as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë.

Dëshmitë e fundit të ADN-së sugjerojnë se dega e Anadollit nuk mund të merret në stepë, por në jug të Kaukazit. Për degët e tjera, zgjerimet e mundshme kandidate jashtë kulturës Yamnaya janë të dallueshme në ADN, por disa kishin vetëm ndikim të kufizuar gjenetik.

Rezultatet tregojnë se këto zgjerime nga afërsisht 5000 vjet B.P. e tutje kanë ardhur, gjithashtu shumë vonë për kronologjinë gjuhësore të divergjencës indo-europiane. Megjithatë, përfundimisht, ato janë në përputhje me vendet në jug të Kaukazit dhe një degë e mëvonshme drejt veriut në stepë, si një atdhe dytësor për disa degë të indo-europianëve që hynë në Europë me zgjerimet e mëvonshme të lidhura me Corded Ware.

Kështu, filogjenetika gjuhësore dhe ADN-ja kombinohen për të sugjeruar se zgjidhja e enigmës 200-vjeçare indo-evropiane qëndron në një hibrid të hipotezave bujqësore dhe stepës.

Si përfundim, origjina e familjes së gjuhëve indo-evropiane është shumë e diskutueshme. Analizat filogjenetike Bayesian të fjalorit bazë kanë prodhuar rezultate kontradiktore, me disa që mbështesin një zgjerim bujqësor jashtë Anadollit afërsisht 9000 vjet më parë (vjet B.P.), ndërsa të tjerët mbështesin një përhapje me baritorizëm të bazuar në kuaj nga Stepa Pontiko-Kaspiane afërsisht 6000 vjet B.P. Këtu paraqesim një bazë të dhënash më të zgjeruara të fjalorit bazë indo-europian që eliminon mospërputhjet e së kaluarës në kodimin përkatës.

Analiza filogjenetike, e mundësuar nga prejardhja e këtij grupi të dhënash, tregon se pak gjuhë të lashta janë paraardhëse të drejtpërdrejta të klaseve moderne dhe prodhojnë një moshë me rrënjë prej ~ 8120 vjet B.P. për familjen. Megjithëse kjo datë nuk është në përputhje me hipotezën e stepës, ajo nuk përjashton një atdhe fillestar në jug të Kaukazit, me një degë të mëvonshme drejt veriut në stepë dhe më pas nëpër Europë. Ne e verifikojmë këtë hipotezë hibride me provat e lashta të ADN-së të publikuara së fundmi nga stepa dhe Gjysmëhëna pjellore veriore (Lindja e mesme).

/Shqip.com (30.07. 2023)


Send this to a friend