Miku im poet
M’u lut dje, këmbënguli
Mos të shkruaj kurrë vargje
Për terrin, për natën
As për hijën e zezë
Pastaj vijoi prapë,
“Ik prej lotëve” – ç’je tekur pas tyre,
Mos u merr me Danten as me Ferrin,
Lëre Beatriçen në amshimin e saj
Ndoshta e tepron me dashurinë
Je plakur, je zbardhur i tëri
Anise të ka mbetur akoma një bukuri e tharë,
E frymon vetëm përmes poreve të rrudhta
Foli miku poet
Dhe pas shakasë
Plasi e qeshura e gjatë
Mbi hijen e trishtë të virusit ndër ne…
Një varg dashurie vetoi zjarrshëm
Shpellave të heshtura të zemrës
Qeshnin rrudhat, luginat e ballit
E papritura rri varur si strajcë mjerimi
Një ditë viruset do na përpijnë
Si krimbat e Spasses….
Gjakove, mars, 2020
Si gjithnje tejet senzitive!
Imaxhinat qe prek te djeshmen dhe te nesermen gjithnje permes te sotmes!
I rralle si njeri, si kontribues neper dekada dhe tani kreatore i pavdekesis!
Urime vella!
Drita,zemra te thote faleminderit moter! Gjithmone respekt e suksese Juve ne punen pedogjike me gjenerata qe ushtroni çdo dite e palodhur.