VOAL

VOAL

Kerry në Japoni, i nderon edhe viktimat e Hiroshimës

April 10, 2016

Komentet

SHBA-ja po përgatitet që konflikti me Iranin të zgjasë për 100 ditë ose më shumë

Komanda qendrore e SHBA-së ka bërë thirrje që të dërgohen më shumë oficerë të inteligjencës ushtarake në selinë e saj në Florida, për të mbështetur operacionet kundër Iranit për të paktën 100 ditë, por me shumë mundësi deri në shtator, sipas Politico.

 

Kërkesa e parë për personel shtesë të inteligjencës nga administrata për luftën me Iranin, i është dërguar Pentagonit, thuhet në raport.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se veprimi ushtarak kundër Teheranit mund të zgjasë katër deri në pesë javë, por kjo është një shenjë se konflikti mund të shtrihet shumë përtej afatit kohor të presidentit të SHBA-së.

Sulmet e Iranit dhe Izraelit kanë vazhduar edhe të enjten, teksa senati amerikan ka votuar të mërkurën kundër një mase lufte që do të kufizonte veprimet e presidentit Trump në Iran. Panorama

Presidenti i SHBA-së do të marrë pjesë për herë të parë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Donald Trumpi ka njoftuar se planifikon të marrë pjesë për herë të parë si president në Darkën vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një ngjarje tradicionale që organizohet prej më shumë se një shekulli. Trump e kishte bojkotuar më parë këtë aktivitet, duke mos marrë pjesë asnjëherë si i ftuar nderi. Ai ka deklaruar se vendimi i tij i mëparshëm lidhej me mënyrën se si, sipas tij, shtypi e kishte trajtuar “jashtëzakonisht keq” që nga marrja e detyrës. Komentet i bëri përmes platformës së tij Truth Social.

Megjithatë, këtë herë ai tha se do të marrë pjesë në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara dhe për shkak se, sipas tij, “Korrespondentët tani e pranojnë se unë jam vërtet një nga Presidentët më të Mëdhenj në Historinë e Vendit tonë, GOAT”. Ai përdori akronimin në anglisht për “Greatest Of All Time”.

Trump shtoi gjithashtu se synon ta bëjë këtë “darkën më të madhe, më të nxehtë, më spektakolare që ka ndodhur ndonjëherë”. Ngjarja organizohet nga White House Correspondents’ Association (WHCA), e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë. Presidentja e shoqatës, Weijia Jiang, u shpreh se organizata është e kënaqur që Trump e ka pranuar ftesën dhe se mezi pret ta mirëpresë atë.

Darkës i atribuohen më shumë se 100 vite traditë dhe ajo synon të nderojë lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit, si dhe të mbështesë financiarisht bursat për gazetarët e rinj. Presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë pjesë në këtë aktivitet. Këtë vit, darka do të mbahet më 25 prill në hotelin Washington Hilton, në Uashington.bw

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga më shumë se 10 vende të Lindjes së Mesme

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen urgjentisht nga më shumë se 10 vende në Lindjen e Mesme për shkak të tensioneve në rritje në rajon.

Mora Namdar, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, shkroi për këtë në rrjetin social “X”.

“Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe Departamenti i Shtetit u bëjnë thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë nga vendet e listuara më poshtë duke përdorur çdo mjet transporti komercial për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë”, vuri në dukje ai.

Lista përfshin Bahreinin, Egjiptin, Iranin, Irakun, Izraelin, Rripin e Gazës, Jordaninë, Kuvajtin, Libanin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite, Sirinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin. bw

Hegseth: Ne nuk e nisëm luftën në Iran, por do ta përfundojmë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni në Iran, me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.

“Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, tha Hegseth në një adresim nga Penagoni.

Ai tha se Trump ka tërhequr vijën “pas 47 vjetësh armiqësi me Iranin”.

Paralajmëroi se kushdo që vret ose kërcënon amerikanë, do të ndiqet nga SHBA-ja – “pa kërkimfalje dhe pa hezitim”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të madh në Iran, më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Trump tha se se qëllimi i operacionit, të koduar Tërbimi Epik, është të “sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Ai u bëri thirrje forcave të armatosura të Iranit që t’i dorëzonin armët, në këmbim të “imunitetit të plotë” – në të kundërtën tha se “do të përballen me vdekje të sigurt”.

Në kundërpërgjigje, Irani po godet objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Hegseth tha se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump e ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.

Kjo, sipas tij, nuk është “një luftë për ndryshim të ashtuquajtur regjimi”, por regjimi “me siguri ndryshoi dhe bota është më mirë nga kjo”.

Ai tha se operacioni kundër Iranit nuk do të çojë në një “luftë të pafund”.

Synimi i SHBA‑së është të shkatërrojë raketat e Teheranit dhe infrastrukturën e tij tjetër të sigurisë, tha Hegseth.

Ai, po ashtu, akuzoi Teheranin se refuzoi të negociojë një marrëveshje “paqësore dhe të arsyeshme” me SHBA-në.

“Ata po zvarriteshin, duke blerë kohë për të ringarkuar rezervat e tyre të raketave dhe për të rinisur ambiciet e tyre bërthamore”, tha Hegseth.

“Presidenti Trump nuk i luan këto lojëra”, sipas tij.

“Ne luftojmë për të fituar dhe nuk humbasim kohë ose jetë”, shtoi Hegseth. REL

B-2 Spirit, bombarduesit që SHBA përdori në sulmin ndaj Iranit! Një nga projektet më sekrete amerikane

 

Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë përdorur bombardues strategjikë B-2 Spirit gjatë sulmeve kundër Iranit, sipas analistëve që monitorojnë të dhënat e fluturimeve ushtarake.

 

Informacioni u bë publik nga themeluesi i organizatës Military Air Tracking Alliance, një grup prej rreth 30 analistësh OSINT që analizojnë aktivitetin ajror ushtarak dhe qeveritar përmes sistemeve të gjurmimit të fluturimeve.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga zyrtarë amerikanë për përdorimin e këtyre avionëve në operacionet e fundit.

Një nga bombarduesit më të avancuar në botë

B-2 konsiderohet si një nga bombarduesit strategjikë më të avancuar në arsenalin amerikan, me aftësi për të transportuar bomba të rënda depërtuese, të projektuara për shkatërrimin e objektivave të fortifikuara apo nëntokësore. Sipas të njëjtave burime, avionë të këtij lloji janë përdorur edhe në fund të luftës Izrael–Iran në vitin 2025, në sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.

I njohur edhe si “Stealth Bomber”, Northrop B-2 Spirit është një bombardues i rëndë strategjik me teknologji të ulët zbulueshmërie, i projektuar për të depërtuar në mbrojtje të dendura kundërajrore. Avioni me konfigurim “krah fluturues” ka ekuipazh prej dy personash dhe u zhvillua nga kompania Northrop Grumman, me nënkontraktorë kryesorë Boeing, Hughes dhe Vought.

Programi u zhvillua mes viteve 1987–2000 dhe prodhoi vetëm 21 njësi, për shkak të kostos shumë të lartë. Çmimi mesatar për avion arriti në rreth 2.13 miliardë dollarë, ndërsa kostoja totale për njësi, përfshirë pajisjet dhe mbështetjen logjistike, ishte edhe më e lartë.

Kapacitet dhe histori operacionale

B-2 mund të fluturojë në lartësi deri në 50 mijë këmbë (rreth 15 mijë metra) dhe ka një rreze veprimi prej 6 mijë milje detare (rreth 11 mijë kilometra) pa furnizim në ajër. Me furnizim ajror, autonomia e tij kalon 10 mijë milje detare.

Avioni hyri në shërbim në vitin 1997 dhe fillimisht ishte projektuar për misione bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, debutimin luftarak me armatim konvencional e bëri në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovo, ndërsa më pas u përdor në operacione në Irak, Afganistan dhe Libi.

Aktualisht, Forcat Ajrore të SHBA-së disponojnë 19 njësi aktive B-2, pasi një avion u rrëzua në vitin 2008 dhe një tjetër u humb në vitin 2022. Sipas planeve të Pentagonit, këta bombardues pritet të qëndrojnë në shërbim deri në vitin 2032, kur do të zëvendësohen nga Northrop Grumman B-21 Raider.

Programi B-2 ishte një nga projektet më sekrete të ushtrisë amerikane, me masa të rrepta sigurie gjatë zhvillimit dhe prodhimit në Kaliforni. Avioni u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 1988, por me akses të kufizuar për publikun.

B-2 është projektuar për sulme të thella në territor armik, duke shfrytëzuar teknologjinë e fshehtësisë dhe performancën e lartë aerodinamike. Ai mund të mbajë deri në 40 mijë libra (rreth 18 mijë kilogramë) armatim dhe është i pajisur me sisteme të avancuara drejtimi dhe shënjestrimi, përfshirë bomba të tipit JDAM me drejtim GPS.

Trump paralajmëron Iranin: Nëse na goditni ne do të përgjigjemi me një forcë që nuk e keni parë kurrë më parë!

SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin. Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se Irani ka paralajmëruar se do të godasë më fuqishëm se kurrë më parë.

Në lidhje me këtë, presidenti tha se Irani so ishte mirë të tërhiqej nga ky veprim. Mediat shkruajnë se Trump u shpreh se nëse Irani e ndërmerr këtë hap, përgjigjja nga SHBA do të jetë me një forcë të paprecedentë.

“Irani ka paralajmëruar se sot do të godasë më fuqishëm se kurrë më parë. Megjithatë, do të ishte më mirë të tërhiqej, sepse nëse e ndërmerr këtë hap, përgjigjja jonë do të jetë me një forcë të paprecedentë. Faleminderit për vëmendjen.” shkruan Donald Trump.

“Rrezik i lartë, shpërblim i lartë!”- Informacioni final që mori presidenti Trump, pak sekonda para se të shtypte butonin e sulmit ndaj Iranit: Po e bëjmë për…

Pak para sulmit të SHBA-së ndaj Iranit, me qëllimin përfundimtar, siç doli më vonë, përmbysjen e regjimit, Donald Trump u informua nga ekipi i sigurisë kombëtare të vendit të tij mbi rrezikun e viktimave serioze amerikane, por edhe mbi perspektivën e një trazire më të gjerë gjeopolitike në Lindjen e Mesme në favor të interesave amerikane.

 

Operacioni “Epic Fury”, siç e quajti Pentagoni, përuroi një cikël të ri – dhe me një rezultat të pasigurt – konflikti në rajon.

Sipas një zyrtari amerikan që foli me ‘Reuters’ në kushte anonimiteti, njoftimet për Trump e përshkruan operacionin si një skenar “me rrezik të lartë, me shpërblim të lartë” .

Vetë presidenti pranoi publikisht rreziqet, duke deklaruar në fillim të operacioneve dje në mëngjes se “jeta e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humbasë”.

Në një mesazh video, Trump theksoi:

“Nuk po e bëjmë për momentin, po e bëjmë për të ardhmen dhe është një mision fisnik”, duke shtuar se “për 47 vjet regjimi iranian ka bërtitur vdekje Amerikës dhe ka zhvilluar një fushatë të pamëshirshme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive. Ne nuk do ta tolerojmë më këtë”.

Informimet nga Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Kaine, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe nga kreu i Komandës Qendrore (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, përfshinin vlerësime (të cilat në fund rezultuan të vërteta) të sulmeve të mundshme iraniane ndaj bazave amerikane dhe veprimeve nga organizatat pro-iraniane në Irak dhe Siri.

Një zyrtar tjetër vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë ishte informuar për rrezikun e sulmeve masive me raketa që mund të mbingarkonin mbrojtjen ajrore, ndërsa u theksuan edhe kufijtë e sistemeve të mbrojtjes ajrore që ishin vendosur me nxitim në rajon.

© Panorama.al

Presidenti Trump në Truth Social: “Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj!

Presidenti Trump në Truth Social:

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur.

Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë.

Ai nuk mundi të shmangte inteligjencën tonë dhe sistemet tona të gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, ose udhëheqësit e tjerë që janë vrarë së bashku me të, mund të bënin.

Ky është shansi më i madh për popullin iranian për të rimarrë vendin e tyre.

Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, Ushtria dhe Forcat e tjera të Sigurisë dhe Policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë, “Tani ata mund të kenë imunitet, më vonë marrin vetëm Vdekje!”

Shpresojmë që IRGC dhe Policia do të bashkohen në mënyrë paqësore me Patriotët Iranianë dhe do të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në Madhështinë që meriton.

Ky proces duhet të fillojë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është shkatërruar shumë, madje edhe shfarosur, vetëm brenda një dite.

Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të arritur objektivin tonë për PAQE NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË BOTË!

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

“Asnjë president nuk e bëri këtë që bëra unë sot!”- Sulmet SHBA-Izrael, Trump thirrje iranianëve: Merrni në dorë kontrollin e qeverisë suaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, inkurajoi iranianët që të marrin kontrollin e qeverisë së tyre sapo operacionet ushtarake amerikane të përfundojnë.


“Kur të përfundojmë, merrni kontrollin e qeverisë suaj. Do të jetë e juaja për ta marrë. Kjo do të jetë ndoshta mundësia juaj e vetme për gjenerata,” tha presidenti në një videomesazh.

Ai theksoi se po vepronte aty ku pasardhësit e tij presidencialë kishin ndalur, ndërsa shtoi se asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të bënte atë që bëri ai.

“Për shumë vite keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e keni marrë. Asnjë president nuk ishte i gatshëm të bënte atë që unë jam i gatshëm të bëj sonte. Tani keni një president që po ju jep atë që dëshironi, le të shohim si do të përgjigjeni,” tha Trump.

“Amerika ju mbështet me forcë të jashtëzakonshme dhe fuqinë shkatërruese. Tani është koha për të marrë kontrollin e fatit tuaj dhe për të çliruar të ardhmen e begatë dhe të lavdishme që është pranë jush,” vazhdoi ai.

“Kjo është momenti për veprim,” përfundoi presidenti. “Mos e lini të kalojë.”

pic.twitter.com/BZuJDudLej

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 28, 2026

Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton dëshmon për raportin me Jeffrey Epstein: Nuk kam parë dhe s’kam bërë asgjë të gabuar

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton tha para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve se nuk ka parë dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar në lidhje me Jeffrey Epstein, financierin amerikan të dënuar për pedofili, publikimi i dosjes së të cilit disa javë më parë ka tronditur botën.  

 

Para Komitetit, ish presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte asnjë ide për krimet e kryera nga Epstein, dhe se nëse do të kishte ndonjë indicie për ato që ka bërë, do të ishte vetë ai që do ta denonconte dhe do të kërkonte drejtësi.

“E di çfarë pashë, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk pashë. E di çfarë bëra, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk bëra. Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar. Si dikush që rrita në një shtëpi ku kishte dhunë në familje, jo vetëm që nuk do të kisha fluturuar me avionin e tij nëse do të kisha pasur ndonjë dyshim për atë që po bënte — do ta kisha denoncuar vetë dhe do të kërkoja drejtësi për krimet e tij, jo marrëveshje të ëmbla.”, u shpreh ai.

Sipas tij, nuk ka parë asgjë që t’i jepte arsye për t’u shqetësuar, dhe se krimet e Epstein dolën në dritë kur ai kishte shumë kohë që i kishte shkëputur kontaktet me të. Ai u ndal edhe te dëshmia e Hillary Clinton një ditë më parë, teksa tha se ajo nuk kishte asnjë lidhje me Epstein, dhe se marrja në pyetje e saj nga ana e Komitetit ishte e padrejtë.

“Ajo nuk ka udhëtuar me të dhe as nuk ka vizituar ndonjë nga pronat e tij. Nëse ju keni marrë në pyetje me thirrje për paraqitje 10 persona apo 10,000, përfshirë edhe atë, kjo thjesht nuk ishte e drejtë. Ne filluam këtë seancë me mua që ngrita dorën dhe dhashë betimin për të thënë të vërtetën. Por çdo njeri ka përgjegjësinë të jetë i sinqertë me ata që përfaqëson. Qoftë se ju ngritët dorën e djathtë apo jo, secili prej nesh i detyrohet popullit amerikan të mos fshehë të vërtetën dhe të jetë i saktë.”, shtoi Clinton. Panorama

Trumpi nënshkruan Dekretin e Ri: Tarifa 10% për të gjitha vendet

Presidenti amerikan e quan vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli tarifat doganore që ai vendosi të paligjshme “qesharake” – “Të gjithë na mashtronin, por tani po ia dalim mbanë.” 
VOAL- “Më vjen turp nga gjyqtarët, një vendim qesharak.” Donald Trumpi nuk ishte aspak pajtues kur u shfaq para shtypit për të komentuar vendimin e Gjykatës Supreme. “Një vendim i pakuptueshëm: Mund të shkatërroj ekonominë e një vendi, por nuk jam i autorizuar të kërkoj as edhe një dollar tarifa.” Trump është i vendosur për qëllimet e tij: tarifat mbeten në fuqi; në fakt, ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa 10% për të gjitha vendet, një masë e përkohshme. “Lajmi i mirë është se po ecim mirë, ekonomia po ecën mirë. Të gjithë na mashtronin, por tani gjërat po shkojnë mirë, po fitojmë qindra miliona dollarë.” Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi një pjesë të tarifave të vendosura nga presidenti, duke rrëzuar kështu një nga shtyllat qendrore të axhendës së tij ekonomike. Gjyqtarët – me një shumicë prej 6 me 3 – vendosën se Trump nuk kishte autoritetin për të thirrur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave (IEEPA), një ligj i hartuar për emergjencat kombëtare RSI

Gjykata Supreme rrëzon tarifat doganore të Trump, presidenti i SHBA: Vendim i turpshëm! Kam një plan rezervë

Gjykata Supreme e SHBA-së ka rrëzuar tarifat doganore të vendosura nga presidenti Donald Trump me një votim gjashtë kundër dhe tre pro.

 

Gjyqtarët, të ndarë 6 me 3, vendosën se qasja e presidentit Trump ndaj tarifave për produktet që hyjnë në SHBA nga e gjithë bota nuk lejohej sipas një ligji të vitit 1977 të quajtur Akti Ndërkombëtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA).

Vendimi i bën të pavlefshme disa nga tarifat por jo të gjitha. Trump ka ende mundësi të kërkojë të rivendosë disa tarifa duke përdorur ligje të tjera.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende një koment mbi vendimin, por presidenti Trump e quajti atë një “turp” pasi u informua gjatë një takimi me guvernatorët. Sipas një burimi, të cituar nga NBC News, presidenti i SHBA ka deklaruar se kishte njëplan rezervë lidhur me këtë vendim të gjykatës.

Vendimi u hartua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts, të cilit iu bashkuan tre gjyqtarë liberalë dhe dy kolegë konservatorë, gjyqtarët Neil Gorsuch dhe Amy Coney Barrett, të cilët ishin në shumicë.

“Presidenti pohon fuqinë e jashtëzakonshme për të vendosur në mënyrë të njëanshme tarifa me sasi, kohëzgjatje dhe fushëveprim të pakufizuar”, shkroi Roberts. Por administrata Trump “nuk tregon asnjë statut” në të cilin Kongresi ka thënë më parë se gjuha në IEEPA mund të zbatohet për tarifat, shtoi ai.

Si i tillë, “ne mendojmë se IEEPA nuk e autorizon presidentin të vendosë tarifa“, theksoi Roberts.

Çfarë është Akti Ndërkombëtar i Fuqive të Emergjencës?

Ligji i jep presidentit të SHBA autoritetin për të adresuar “kërcënimet e jashtëzakonshme” në rast të një emergjence kombëtare, duke përfshirë “rregullimin e importimit të mallrave të huaja”.

Ai u miratua në vitet 1970 për të kufizuar pushtetet presidenciale në çështjet e sigurisë kombëtare pas tarifave të vendosura nga Richard Nixon për të adresuar krizën e bilancit të pagesave pas rënies së sistemit monetar të Bretton Woods.

Ligji nuk bën asnjë referencë të qartë për tarifat, të cilat, ashtu si taksat, janë prerogativë ekskluzive e Kongresit dhe për të cilat presidentit i janë dhënë vetëm kompetenca të kufizuara.


Send this to a friend