Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare janë ato që duhet të bëhen gati për zgjedhje e jo Qeveria, duke paralajmëruar se në të kundërtën, ai do të përfundojë mandatin e tij katërvjeçar në krye të ekzekutivit kosovar.
“Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati deri në fund”, tha Kurti shkurt për gazetarët, pasi mori pjesë në një ngjarje në Prishtinë.
Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare që një kohë po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi argumentojnë se Kurti po keqqeverisë me vendin.
Për këtë kërkesë të opozitës, Kurti më 13 maj u takua me Memli Krasniqin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë.
“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, tha Kurti më 14 maj, duke iu referuar takimit me Krasniqin.
Pas takimit me Krasniqin, Kurti kishte deklaruar se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti.
Dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë refuzuar që të takohen me Kurtin.
Por, Kurti ka zhvilluar edhe një takim lidhur me çështjen e zgjedhjeve edhe me drejtuesit e dy partive më të vogla, që janë pjesë e Qeverisë aktuale: Donika Gërvallën dhe Faton Pecin nga partia Guxo, dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Pavarësisht se opozita është e unifikuar sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ajo ka dallime sa i përket mënyrës se si vendi do të shkonte në zgjedhje.
PDK-ja kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, e cila paraprakisht kërkon mbledhjen e 40 nënshkrimeve për mocionin, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës.
LDK-ka kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shkarkimit të Qeverisë apo dorëheqjes së saj dhe pastaj shpërndarjen e Kuvendit. Kërkesë të ngjashme ka edhe AAK-ja.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së ekzekutivit aktual.
Prej se Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, asnjë qeveri e zgjedhur nuk e ka çuar deri në fund mandatin 4-vjeçar. REL
Kjo eshte plotesisht e drejt o Bardhi. Nuk kam se qfare ti shtoj keti komenti tuaj fare por vetem te pergezoj. E sa per Teu-muten ne baze te emrit te babait erdhi aty ku erdhi se sa per mend qe ka nuk e kisha dergu as me i ruajt delet apo vjetat se krejt mi kish humb
Oh ti mor qan zagar se po dike me hanger kaq shum ne medja nese je burr edhe ki kso deshmi delidrejtsis perpara e thuaj kto gjera e mos le si ata zagart se kan frik te afrohen po cijatin nga anash sot aj njeri se e nje veten si burr edhe si atdhe dashes nuk le rrugve po shkon i deshmon faktet ne vend e per ramush haradinin me fol njerz si ti nuk ka vler se garant ta paska prish fole. Se kepas me shka etash qon mjegull i vetmi njeri se i ka dal ne ball drejtsi oh ramush haradini i vetmi njeri se e meriton qa oh miqsija oh ramush haradini se ju zagart e ldk se hani sot ne emer te rugovs e kini tradhtua e per kte e din mas miri familja e ibrahim rugoves se ne ditet kur ka pas nevoj mas shumti kush i ka ndej ngat edhe kush esht ramush haradini me vjen turp pse ajo goj e gjdo kuj mund ta permend emrin e temadhit ramush haradinaj
Sa pjella e shkaut ka mbet veq shkelmat e fundit i keni u hargjut more mbeturina .Shum ja majte ne goj Ramushit ta ka prish kumarin ty e shum tjerve qekjo eshte ma e keqja e Ramushit.ik shko cof mbeturin.
oooooo kAruC1n ma hongsh e keeejt moetrat ti qkerdhefsha nguxhmish tpiiiiiiiiidhiiiiit
Kisha pas turp me ken Rugovist e Berishist. Tedy serbofile puro Nanen ku e kane ne vorr se kane pjell dy Serb.