VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kastriot Dervishi: 1957- Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier

By | July 19, 2021
blank

Komentet

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI: A DUHET KUJTUE ARKITEKTI I MADH LUDOVIK ZOJZI..? – Nga Fritz RADOVANI

Nuk e kam nder mend me hapë diskutime per kenjen apo jo në letersi të Shqipnisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., kjo i perket “realizmit socialist”!!

Besoj ju ka ra në sy se me “rilindjen komuniste”, akademia HASHSH-it

perditë po ujitë (gati shkrova po psh…) veprat e vyshkuna socialiste, të kufomave dhe mumjeve të “Lidhjes së Shkrimtarve dhe t’ Artistave”… Që, edhe nder foto duken si atëditë kur i kënduene Everit të ngordhun…

Si Historian At Fishta “nuk vlenë”, nuk i ka sherbye Beograd Stambollit! 

Disa nga Ata që patne fatin me e njohtë At Fishten, thonë se ishte piktor.

Disa të tjerë e kanë njohtë edhe si arkitekt… Shumë vite perpara bashkë me arkitektin e Vorrezave Monumentale të Rrëmajit në Shkoder Ludovik Zojzin, ka projektue disa faqata të Kishave, që kanë shpetue në 1967, kur “Revolucioni Kultural”, shkatrroi e shemtoi Shkodren tonë historike…

Tek foto naltë At Fishta asht në biblioteken e Tij, tue pikturue… Ndoshta, ajo pikturë asht zhdukë bashkë me vlerat tjera të Atij kolosi, që sot nuk ka asnjë “shok” me të cilin mund të krahasohet. Shperthimet e Tij në disa drejtime nder veprat artistike që ka lanë dhe u ba i njohun, sot Ate dhe vetem Ate, e rreshtojnë nder gjenialitetet e Europës, perveç “Atdheut” Tij që “neokomunistët” sot, e kanë nxjerrë në shitje si vend sllavo-anadollak.

Po, mos harroni, se këte titull si artist Piktor, At Fishtës nuk ia kam vue as dhanë unë. Ishte i madhi Piktor Simon Rrota që na e la të shkrueme!

Ishte pikrisht Ajo brezni e papersëritëshme e Artistave që nuk duket se do ti vijnë ma Rozafës plakë, të thinjun sa, gati mos u njohë kurrma…

Po një gja duhet ta dini se: “Ajo Rozafa ynë, matufosë nuk asht kurr !”

Mbi deren e Saj asht e daltueme: “Zoti vonon, po nuk harron!” …

Njëditë… Shkodranët kanë me i kujtue këta kujtime.., nuk janë të mijat.  Janë të Rozafës që nuk di me harrue nder shekuj…

            Melbuorne, 18 Shtator  2021.                              

blank

“Enveri është copë mishi me dy sy”! Bashkim Shehu zbulon prapaskenat e vrasjes së Nako Spirus, burrit të Liri Belishovës

Dashnor Kaloçi

“Në këtë botë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Këto fjalë të Jevtushenkos do të citonte Liri Belishova 70 vjet pas vetëvrasjes së të shoqit, Nako Spirus, një nga figurat kryesore të Partisë Komuniste.

VIJIM

Në një bisedë me Bashkim Shehun, ajo rrëfen ditët e fundit të të shoqit, teka po përballej me një presion të jashtëzakonshëm për shkak të qëndrimit të tij “të rezervuar” ndaj jugosllavëve.

Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1
Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1

I vendosur përballë akuzave, në një mbledhje që nuk i jepte kohë të përgatitej, Spiru do të tërhiqte këmbëzën e pistoletës. Vdiq pas dy orësh, u varros me nderime, duke e raportuar vetëvrasjen si një aksident, por shumë shpejt do të shpallej si “armik”.

Në librin “Liri Belishova dhe koha e saj”, botim i “UET Press”, Bashkim Shehu tregon si u eliminua Nako Spiru kur ishte vetëm 29 vjeç.

BASHKIM SHEHU

Pjimage 2021 09 02t143039.522

Gjithsesi, në këto vite, “antijugosllav” është anatema më e rëndë për një komunist shqiptar. Dhe, ashtu si në Plenumin e Beratit, jugosllavët shprehin pakënaqësi ndaj shqiptarëve duke ngulmuar se këta nuk po bëjnë aq sa duhet. Procesi i aneksimit ka filluar sidomos në fushën e ekonomisë dhe jugosllavët akuzojnë kryetarin e Komisionit të Planit, Nako Spirun: “Kur analizohen marrëdhëniet mes nesh”, thotë në nëntor 1947 Savo Zllatiç, përfaqësuesi jugosllav i radhës, “ne nuk mund të mos vërejmë një rol të çuditshëm që lot Nako Spiru. Neve na duket se shoku Nako Spiru dëshiron në këtë gjë orientimin antijugosllav dhe është mbrojtësi i këtij orientimi”.

SA E BAZUAR ËSHTË AKUZA NDAJ TIJ SI “ANTIJUGOSLLAV”?

Bashkim Shehu Ne Uet
Bashkim Shehu Ne Uet

Bashkim Shehu gjatë një bisede për librin e ri në UET

Mbas vizitës së tij të parë në Jugosllavi, në dhjetor 1944 ose janar 1945, kujton Liri Belishova, Nako Spiru, ndonëse e vlerëson rezistencën e jugosllavëve ndaj pushtuesve, thotë se atyre u është rritur mendja dhe se, prandaj, do shkojnë drejt përplasjes me Bashkimin Sovjetik. Me të vërtetë, kështu do të ndodhte. Dhe, sipas analistit Paul Lendvai (Eagles in cobwebs: nationalism and communism in the Balkans), i tillë ka qenë shkaku i prishjes midis Beogradit dhe Moskës më 1948.

Midis tyre s’kishte asnjë kontradiktë ideologjike, por jugosllavët ishin të pakënaqur nga arroganca e këshilltarëve sovjetikë dhe e shprehnin këtë pakënaqësi, për çka sovjetikët ndiheshin të fyer. Në mënyrë të ngjashme i shpjegon Paul Lendvai tensionet shqiptaro-jugosllave që, sipas tij, sollën prishjen midis Tiranës dhe Beogradit: në zanafillë, sipas tij, qëndron arroganca jugosllave.

Shkaqet e të dyja këtyre prishjeve janë më të ndërlikuara, e megjithatë shpjegimi i mësipërm hedh dritë mbi ankesat dhe akuzat e Beogradit ndaj palës shqiptare më 1947, konkretisht ndaj Nako Spirut, dhe kësisoj përkon me opinionin e tij për mendjemadhësinë e jugosllavëve. Ndërkaq, Nako Spiru ka filluar të ndjejë tashmë se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i kishte ëndërruar ai kur hyri në lëvizjen komuniste.

Liri Belishova kujton se si një ditë ai kthehet në shtëpi shumë i trishtuar dhe shumë i pezmatuar. “Çfarë ke?”, e pyet ajo me shqetësim. Ai vazhdon të heshtë. Po më së fundi shpërthen: “Këta janë më keq se fashistët!”. Liria nxiton të mbyllë dritaren, se mos i dëgjon roja që u takon për sigurinë e tyre si familje e udhëheqjes, dhe pret që i shoqi t’i shpjegojë. Atëherë, Nako Spiru tregon se një nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme e ka njoftuar që Kosta Boshnjaku, nga burgu, kërkon që ai t’i vejë sepse ka diçka për t’i thënë.

Kosta Boshnjaku ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Fan Nolit, ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë nga regjimi i Zogut, u arrestua në Vjenë më 1929, kinse i përzier në një tentativë atentati kundër Mbretit Zog, u lirua me ndërhyrjen e Ajnshtajnit dhe të disa personaliteteve të tjerë, u kthye në Shqipëri, mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, u bë drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë në regjimin komunist, u bë deputet dhe qe nga deputetët që mbanin qëndrim kritik ndaj komunistëve, e vetmja opozitë institucionale në Shqipëri, por që u likuidua me arrestimin e tyre, të akuzuar si agjentë anglo-amerikanë, ndër të cilët edhe Kosta Boshnjaku. Tani, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme pandehin se ai do t’ia pohojë fajet e veta Nako Spirut, meqë kanë pasur miqësi.

Nako Spiru i shkon në burg dhe, kur e sheh, tmerrohet: miku i tij është gjithë gjak, i përçudnuar nga torturat, i panjohshëm. “Çfarë deshe të më thoshe?”, e pyet Nako Spiru me të butë. “Asgjë”, i përgjigjet Kosta Boshnjaku, “vetëm u thuaj këtyre që t’i shkruajnë të tëra ato që më kërkojnë të pranoj dhe unë do firmos menjëherë, që të mbarojë sa më parë kjo hetuesi!”.

Nako Spiru i thotë së shoqes: “Luftuam kundër fashistëve dhe tani jemi bërë më keq se fashistët”. Por, me sa duket, Nako Spiru ka shkuar më larg se zhgënjimi nga rasti konkret i Shqipërisë, nga politikat që zbatonte udhëheqja, në të cilën bënte pjesë edhe vetë. Me sa gjykon Liri Belishova, ai madje “po zhgënjehej nga komunizmi”. Liria kujton edhe një tjetër episod. Në shtëpi, në dhomën e ndenjjes, ajo duke lexuar një libër të Stalinit, Nako duke bërë ecejake nëpër dhomë, “ç’e lexon atë”, i thotë, dhe shton se, sipas një gazetari perëndimor, shkrimet e Stalinit janë të një niveli prej nxënësi shkolle. Liria kujton gjithashtu se ai e cilësonte si të prapambetur Bashkimin Sovjetik, duke e krahasuar, për shembull, me Italinë.

Ishin shprehje sporadike zhgënjimi. Ishin, me sa duket, shprehje të diçkaje ende të pakristalizuar, që nuk ia pohon plotësisht dhe gjer në fund as edhe vetes tënde dhe, prandaj, as edhe gruas tënde. Ishte si një mikrohemorragji e brendshme. Dhe as ajo nuk e pyet më tej. Ndoshta ka frikë nga vetja. Ndoshta, nëpërmjet një mekanizmi vetëmbrojtjeje psikologjike, i mban të izoluara ato fjalë, atë anomali që nuk duhej ta molepste botën e përditshmërisë normale.

Sidoqoftë, udhëheqja s’mund t’i dinte mendimet e vërteta të pjesëtarëve të saj: e kishte dënuar veten që të mos i dinte. Më anë tjetër, në veshët e Enver Hoxhës kishte mbërritur fjala se njëri prej këtyre pjesëtarëve, Nako Spiru, mbas Plenumit të Beratit e paskësh quajtur “copë mishi me dy sy”, përpos që e kishte kritikuar haptas dhe shumë rëndë (“pas Dushanit e Miladinit, ka qenë Enveri”), madje Enver Hoxha mund të jetë ndier i poshtëruar në atë plenum prej talljeve të Nako Spirut me kultin e tij. Për më tepër, i ka ardhur në vesh, nëpërmjet Koçi Xoxes dhe Nesti Kerenxhit, se në kohën e atij plenumi Nako Spiru u ka thënë këtyre, pak a shumë: “Nëse nuk bindet Enveri, e bind koburja”. Por tani Enver Hoxha nuk e fillon nga këto. E fillon nga insinuatat e përfaqësuesit jugosllav Savo Zllatiç për një orientim antijugosllav në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Liri Belishova Libri Bashkim Shehu
Liri Belishova Libri Bashkim Shehu

Mbledhja e Byrosë Politike thirret për më 18 nëntor 1947, pak ditë mbas takimit Hoxha-Xoxe-Zllatiç, në të cilin ky i fundit, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, paraqet akuzat e cituara më lart. Në këtë mbledhje mungon Bedri Spahiu, ngaqë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe kanë vendosur të mos jetë i pranishëm: që nga përjashtimi i Sejfulla Malëshovës, ai ka mbajtur një qëndrim disi të tërhequr, prandaj “mendonim se a ishte Bedriu dakord me vijën tonë?”, do të thoshte mbas ndonjë muaji Enver Hoxha. Pra, mbledhja pritet të jetë e atillë që, ndonëse kundër çdo rregulli, në të duhet të shkojnë jo të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, po vetëm ata që konsiderohen të sigurt se do të jenë dakord me Enver Hoxhën./Panorama

VIJON

blank

“Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari më 1950, me shefin e Sigurimit të Divizionit të Korçës”, historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!
Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

           Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

                                                     VIJIM

Zoti Gafur, ç’ndodhi pas kësaj?

Kjo gjë në atë kohë bëri zhurmë të madhe deri në Tiranë dhe për zgjidhjen e atij problem, u angazhuan krerët më të lartë të PKSH-së , të cilët erdhën disa herë në Durrës, për të thyer të pabindurit, ku bënte pjesë dhe Sabaudini. Sekretari Politik i Qarkorit të Durrësit, Adil Çarçani, në atë kohë njoftoi Enver Hoxhën lidhur me agravimin e situatës dhe ndër shkaktarët e saj, të cilët ai i etiketonte si rebelë, bënte përgjegjës edhe Sabaudinin.

Çfarë thuhej në letrën që Adil Çarçani i shkruante Enver Hoxhës?

Në atë letër në mes të tjerash, Adil Çarçani, nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Qarkorit të Durrësit, shkruante: “Në raportet që ju kemi dërguar, ju kemi shkruar vazhdimisht se nga anëtarët e Partisë, një pjesë janë të rinj dhe pa eksperiencë në punë dhe një pjesë tjetër, megjithëse të vjetër, janë me një shumicë pakënaqësish dhe pretendimesh. Këta elementë të vjetër, që më parë kanë qenë me punë të mira, nuk ju pëlqen që të mos kenë prapë pozita të mira dhe për këtë, ata mundohen duke përgatitur shokët e tjerë të flasin, jo kundra Partisë, por kundra shokëve që Partia i ka vënë në krye. Këta shokë siç e dini janë: Hysen Ballhysa, Skënder Çela, të infektuar nga Mark Toçi, Drita Malile, Semiha Ishmi, Sabaudin Haznedari, Petro Laku, Kudret Ballhysa etj., flasin më hapur.

Pas kësaj çfarë ndodhi me Sabaudinin?

Siç thashë dhe më lart, Sabaudinin e shkarkuan nga Kryetar Këshilli dhe e përjashtuan edhe nga Partia. Ky ishte dënimi më i lehtë, sepse shokët e tij, si Hysen Ballysa, Drita Malile e ndonjë tjetër, i futën në burg, ndërsa Skënder Çelën dhe Mark Toçin, i pushkatuan pa gjyq, pak kohë më vonë. Për të gjitha këto që ju thashë, disponoj dokumenta arkivor dhe mund të vij e t’i shoh kushdo.

Pasi e përjashtuan nga Partia dhe e hoqën si kryetar këshilli, me çfarë u mor Sabaudini?

Pasi e përjashtuan nga Partia dhe e shkarkuan nga funksionet që kishte në Këshillin Nacionalçlirimtar të Durrësit, Sabaudini filloi punë si Shef-Llogarie në Ndërmarrjen e Ujërave të qytetit të Durrësit.

Pas përjashtimit nga Partia dhe Këshilli, a ishte i pakënaqur Sabaudini dhe a i shprehte me njeri pakënaqësitë e tij?

Që nga dita që atë e eliminuan nga ato funksione që kishte, Sabudini ra në një dëshpërim të thellë. Në parantezë, desha të them diçka për karakterin e tij. Ai ishte një komunist idealist dhe nuk i duronte dot prapaskenat dhe poshtërsitë, që bënin në atë kohë komunistët brenda radhëve të tyre, si dhe në popull gjatë qeverisjes. Kur i shihte të gjitha ato që bëheshin, Sabaudini, vinte dy duart në kokë dhe thoshte: “Po pse, për këto luftuam ne”. Sabudini ishte i pezmatuar nga ideali komunist, që ai kishte përqafuar që në vitin 1942 dhe padyshim ajo gjë vinte nga që atij, nuk i ishte dhënë vendi që i takonte, pasi kishte pasur një kontribut jo të vogël gjatë Luftës. Me pak fjalë, Sabudini, ishte shumë i pakënaqur dhe shprehej se nuk e shihte të realizuar, idealin për të cilën kishte luftuar.

Me kë i bënte këto biseda Sabaudini, duke ditur se ato përbënin rrezik?

Këto biseda dhe debatet më të mëdha Sabaudini i bënte brenda familjes, me dy vëllezërit më të vegjël, që vazhdonin të ishin në Parti. Lidhur me këtë, në parantezë përsëri desha t’ju them: a e mbani mënd dramën “Familja e peshkatarit”, të Sulejman Pitarkës, të cilin ne e kemi pasur fqinj, ngjitur me ne, në “Tokat e Batallëkut”. Shtysën për të shkruar atë dramë, Sulejmani e ka marrë nga familja jonë, deri tek titulli që lidhet me shtëpinë tonë që quhej “Kasollja e peshkatarit”. E vetmja gjë që ka ndryshuar Pitarka, është zhvendosja e ngjarjes në kohë, pra: ato debate brenda familjes sonë me Sabaudinin, të cilin në dramë ai e ka quajtur Selim, nuk janë bërë gjatë kohës së Luftës, por pas sajë, kur Sabaudinin e përjashtuan nga Partia. Pra vetëm ky është ndryshimi.

Me cilin nga vëllezërit debatonte më shumë Sabaudini?

Debatet më të ashpra, Sabaudini i kishte me vëllanë e dytë, Eminin, i cili në atë kohë ishte komunist fanatik dhe nuk lëshonte pe, në vijën e Partisë, që ndiqte Enver Hoxha. Që nga koha që Sabaudinin e përjashtuan nga Partia e deri në gushtin e vitit 1950, kur ai u arratis nga Shqipëria, në familjen tonë nuk pushuan kurrë debatet në mes Sabaudinit dhe Eminit.

Përse bëheshin këto konflikte e debate dhe çfarë i kërkonte Emini, Sabaudinit?

Sherret dhe konfliktet në shtëpinë tonë në mes Sabaudinit dhe Eminit, e kishin pikënisjen dhe zanafillën në idealet e tyre komuniste, pra në problemet e politikës. Sabaudini, ishte shumë liberal dhe siç thashë më sipër, ishte një komunist idealist. Ndërsa e kundërta qëndronte me Eminin, i cili ishte shumë fanatik. Kështu që ata të dy nuk përputheshin në mendimet e tyre. Por, ndonëse po flas për dy vëllezërit e mi, nuk mund të rri pa thënë të vërtetën. Desha të theksoj dhe kjo është e vërteta, se ishte Emini ai që i shkaktonte sherret dhe konfliktet, duke i kërkuar Sabaudinit, që të hiqte dorë nga mendimet e tija dhe të bënte lutje për t’u futur përsëri në Parti.

Po Sabaudini nuk ishte dakord me ato që i kërkonte Emini?

Jo jo, jo vetëm që nuk ishte dakord, por ai nuk mund t’i duronte dot ato që thoshte ai. Dhe kjo gjë, pra sherret që bënte Emini me të, i’a nxinë jetën dhe ja bënë të padurueshëm, qëndrimin në shtëpi.

Si e zgjidhi Sabaudini këtë problem?

Duke qenë në atë gjendje krejt të padurueshme, në 14 gusht të vitit 1950, Sabaudini u arratis nga Shqipëria?

Si u bë e mundur arratisja e tij?

Në atë kohë, pra kur Sabaudini ishte në kulmin dëshpërimit të tij, ai u takua me një ish shokun e tij të vjetër, që nga koha e fëmijërisë dhe e Luftës, Halit Bajramin dhe me të bëri planet e u arratisën të dy.

Nga ishte Halit Bajrami dhe çfarë detyre kishte në atë kohë?

Halit Bajrami, me sa di unë është me origjinë nga Tivari, por ai kishte lindur në Durrës dhe familja e tij në mos gaboj, në atë kohë banonte në Shkozet. Halit Bajrami, siç thashë kishte qenë partizan dhe nga Lufta më duket se kishte dalë me gradën e aspirantit apo togerit, nuk e di mirë këtë gjë. Në atë kohë që Sabudini, u takua me Halitin, ai mbante detyrën e zv/Shefit të Sigurimit për Divizionin e Korçës.

Ku takoheshin ata, kur Halit Bajrami ishte me punë në Korçë?

Në atë kohë, vërtet Halit Bajrami ishte me punë në Divizionin e Korçës, por ai vinte me pushime në Plazhin e Durrësit dhe aty u takua me Sabaudinin. Për herë të parë Haliti erdhi me pushime në Plazhin e Durrësit në verën e vitit 1949 dhe ai ishte takimi i parë mes tyre. Në atë takim, si duket ata bënë planet që të arratiseshin më vonë. Pas asaj, Halit Bajrami, erdhi përsëri verën tjetër me pushime në Plazhin e Durrësit, në korrikun e vitit 1950 dhe përsëri Sabaudini shkoi dhe e takoi. Siç duket aty vendosën që të arratiseshin, gjë të cilën ata e realizuan në 14 gusht të atij viti.

Si dhe nga u arratisën ata të dy?

Pasi Halit Bajrami erdhi për herë të dytë në Plazhin e Durrësit, ai u takua me Sabaudinin dhe së bashku, qëndruan për tre katër ditë, duke biseduar nga mëngjesi në darkë. Në ato ditë, ata vendosën që të arratiseshin dhe për të humbur gjurmët, porsa mbaruan pushimet në Durrës, morën fleta kampi dhe shkuan për pushime në Shtëpinë e Pushimit të Dardhës, në Korçë. Në atë Shtëpi Pushimi, ata qëndruan tre katër ditë dhe më pas u arratisën pa ndonjë problem, sepse Haliti e njihte mirë atë vend, ku shërbente si zv/Shef Sigurimi për Divizionin e Korçës.

Kur dhe si e mësuat ju në familje arratisjen e Sabaudinit?

Në atë kohë që Sabaudini u arratis nga Shqipëria, ai la në shtëpi bashkëshorten e tij me djalin e vogël, Skënderin, që ishte disa muajsh. Pra, desha të them, se ai vendim për t’u arratisur nga Shqipëria, nuk ka qenë i lehtë për të, por dëshpërimi i tij ishte i madh dhe kishte arritur kulmin. Ne në familje u bëmë merak, sepse Sabudini nuk po vinte në shtëpi dhe ajo gjë, nuk kishte ndodhur kurrë me të. Dini, siç e thërrisnim ne në familje, ishte një prind dhe familjar i rregullt, e nuk kishte ndodhur të mungonte disa ditë, pa ardhur në shtëpi. Nisur nga kjo babai, Mahmudi, shkoi në Tiranë për t’u interesuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Çfarë i thanë babait në Ministrinë e Brendshme për Sabaudinin?

Atje i thanë se Sabaudini, ishte arratisur nga Shqipëria dhe asgjë më tepër. Pas kësaj babai erdhi në shtëpi dhe na dha lajmin, që na tronditi pa masë, sidomos dy vëllezërit, Emini dhe Naimi, që ishin të dy komunistë dhe me punë me përgjegjësi.

Pas arratisjes së Sabaudinit, çfarë masash dhe çfarë qëndrimi mori dhe mbajti shteti ndaj familjes suaj?

Pas arratisjes së Dinit, në fillim ne nuk na ngacmuan. Por ajo ishte e përkohshme dhe masat nda familjes sonë filluan gradualisht. Si fillim na hoqën nga puna, të tre vëllezërit që punonim në Portin Detar. Unë dhe vëllai i katërt, Abdurrahimi, në atë kohë punonim si saldator në Port, ndërsa vëllai tjetër, Naimi, që ishte i treti nga vëllezërit, në atë kohë ishte Drejtor i ‘Hozrashotit’ po në Port. Pasi na hoqën të tre nga Porti, Naimin e çuan shef-furnizimi në një Kooperativë Bujqësore, kurse unë dhe Abdurrahimi, gjetëm punë vetë po si saldator, pasi na e kishin nevojën, se na konsideronin si mjeshtra në zanatin tonë.

Po Naimin, e përjashtuan nga Partia?

Megjithëse Naimin e hoqën nga Porti, ku ishte drejtor, atë nuk e përjashtuan nga Partia, por vazhdimisht në mbledhjet e organizatës ku bënte jetën e Partisë, atij i’a përmendnin gjithmonë, se kishte një vëlla të arratisur”.

Si e mendoni arratisjen e tyre, a ishte ajo një truk i Sigurimit të Shtetit apo erdhi nga që ata ishin të pakënaqur nga regjimi komunist?! Është thënë se Haliti u arratis nga që pati një konflikt me shefin e tij Mehmet Shehun dhe nga frika se mos e arrestonte, ai u detyrua dhe iku. Si e shpjegoni këtë si për Sabaudinin ashtu dhe për Halitin?

Po e nis shpjegimin tim nga Halit Bajrami. Dihet se Haliti, ishte zv/Shef Sigurimi dhe arratisja e tij ishte një truk i Sigurimit të Shtetit. Kjo shpjegohet dhe me deduksion logjik, po të shohim se si u zhvilluan ngjarjet më vonë. Pra, po të kemi parasysh se Halit Bajrami, i shërbeu gjithë jetën Sigurimit të Shtetit, nga vende të ndryshme të botës, ku ai ishte apo shkonte sipas urdhrave e porosive, që merrte nga Tirana, nga Kadri Hazbiu. Por për këtë do të flas më poshtë. Ndërsa ndryshe qëndron problemi me Sabaudinin, megjithëse ata të dy u arratisën bashkë.

Nuk e shihni pak kontradiktore arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin, që ishte njeri i Sigurimit dhe u nis me mision jashtë Shqipërisë?

Në pamje të parë ashtu është, por po të shohësh se si rrodhën ngjarjet më vonë, del se Sabaudini, jo vetëm që nuk kishte asnjë lidhje me Sigurimin, por përkundrazi ishte dhe mbeti një armik i betuar, i regjimit komunist të Enver Hoxhës, gjë të cilën do t’jua argumentoj me fakte konkrete më poshtë.

Si e shpjegoni arratisjen e të dyve?

Për këtë gjë mund t’u them shumë versione, që ju me të drejtë mund t’i quani hipoteza, prandaj unë ju them, se po ju rendis fakte konkrete, që Sabaudini e tradhtoi idealin e tij të rinisë dhe u bë një antikomunist i betuar. Këtë nuk e them vetëm unë, por është fakt i pamohueshëm se e tregoi më së miri edhe fundi i tij. /Memorie.al

blank

Bashkim Shehu: Pse shkrova një libër për gruan e parë të Byrosë Politike!

Kanë kaluar 30 vjet që kur Bashkim Shehu takoi Liri Belishovën, kur sapo kishte dalë nga burgu. Kishte dëgjuar shumë të flitej për të, përtej atyre që kishte mësuar në shkollë, më tej në burg kishte njohur të shoqin e saj. E pas kaq shumë vitesh prej asokohe Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, shkruan një libër për të parën grua në Byronë Politike, që u dënua e persekutua, si të tjerë rivalë të udhëheqësit Hoxha. Një libër mes biografisë dhe esesë që rrëfen dramën, duke u ndalur në pikat kulmore të jetës së Belishovës.

Titullohet “Liri Belishova dhe koha e saj”, një botim i “UET Press”, me parathënien e profesoreshës dhe përkthyeses Diana Kastrati. Pasi libri gjendet në duart e lexuesve, Bashkim Shehu ishte i ftuari i parë i bashkëbisedimeve me Departamentin e Humaniteteve në Universitetin Europian të Tiranës. Ai iu përgjigj interesit të të pranishmëve në lidhje me librin, për mënyrën se si është shkruar, materialet e përdorura dhe nëse do të ketë një libër të ri për të atin.

“Tri gjëra dua të them! E para, vështirësia ime ishte që për Liri Belishovën është shkruar shumë dhe përveç kësaj ka qenë mjaft e pranishme në media gjatë këtyre dekadave, për të treguar jetën e saj. Kisha pak mundësi që të thosha ndonjë gjë të re. Mirëpo, me një përkthim fjalë për fjalë të një shprehje spanjolle ‘vështirësinë ta kthesh në virtyt’, kjo më çoi në një fokusim të një tjetër lloji, që të ndalesha në momente të caktuara të saj. Në ato që janë më domethënëse për historinë e Shqipërisë të periudhës së komunizmit. Titulli im i parë ka qenë ‘Liri Belishova, portreti në pasqyrën e kohës’.

Kjo përcaktoi edhe zhanrin. Mund të them se pasi mbarova librin, e kuptova se ishte një përzierje zhanresh, nuk është as biografi, as thjesht ese, por mund të themi se është diçka e ndërmjetme, një ndërthurje e këtyre dy zhanreve. Aspekti i tretë që dua të vë në dukje është se koha e saj, sfondi në të cilin nis aty, ka dy gjëra të rëndësishme. E para totalitarizmi. Lidhur me totalitarizmin, si një nga boshtet e këtij libri, nuk pretendoj se sjell ndonjë gjë të re në konceptin e këtij sistemi, ka shumë mendimtarë që e kanë trajtuar. Por është interesante në raport me personazhin me fatin tragjik të protagonistes së këtij libri. Një çështje tjetër që është e rëndësishme dhe konstante me gjithë këtë trajektore të jetës dhe të vetë historisë së Shqipërisë dhe komunizmit është Jugosllavia, d.m.th., raporti i shtetit shqiptar më Jugosllavinë”.

Liri Belishova ishte e vetmja grua në Byronë Politike dhe pyetja që ngrihet sot është se cilat ishin arsyet e vërteta të rënies së saj. Sipas Shehut “janë tre faktorë që çojnë në rënien e dytë të Liri Belishovës.

“Është e vetmja që ka pësuar dy rënie. Njëri ka të bëjë me faktin që ishte e vetmja grua në byronë politike. Faktori tjetër është që dikush duhej të bëhej kurban nga prishja me Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte shaka të prisheshe me Bashkimin Sovjetik në atë kohë, sidomos për një vend të vogël si Shqipëria.

Dhe duhej një kurban i rëndësishëm që të mund të parandalonte çdo kundërshtim të mundshëm. Nëpërmjet terrorit, të krijonte mobilizimin. Kjo ka qenë metodë e Stalinit. Faktori i tretë është pikërisht rënia e parë e saj.

Nga njerëzit që u goditën, Liri Belishova, Fadil Paçrami dhe Mehmet Shehu janë goditur më vonë dhe pa bërë asgjë kundrejt Enver Hoxhës”.

Por pavarësisht se Liri Belishova përbën gjithnjë një figurë që ngjall kuriozitet dhe figura e saj është e rrethuar me një tis misteri, çka do të thotë se libri do të tërheqë jo pak vëmendje, vetë eta dhe karriera e Bashkim Shehut është e shënjuar në mënyrë të paevitueshme nga ajo e të atit, ish-Kryeministrit më jetëgjatë të vendit, Mehmet Shehu.

Ndonëse ai herë pas here e ka trajtuar historinë e të atit përmes librash dhe intervistash, duket se për lexuesin ka ende për të zbuluar dhe kurioziteti i të pranishmëve në takim ishte nëse do të kishte një libër tjetër mbi të atin.

“Unë kam shkruar tashmë dy libra për Mehmet Shehun, përveç intervistave që kam dhënë dhe që akoma ka njerëz që pyesin dhe kërkojnë. Nuk di çfarë kam pasur pa thënë dhe nuk kam gjë për të thënë. Kam shkruar ‘Vjeshta e ankthit’ dhe ‘Rrëfim nga një varr i zbrazët’. Janë romane autobiografikë. Gazetat përsërisin një temë dhe publiku trajtohet si fëmijë ‘t’ia tregojmë përrallën edhe një herë’. Unë këtë lloj gjëje nuk e pranoj. Unë çfarë kam pasur për të thënë, e kam thënë”, tha ai.

Ndërkohë që historinë e Belishovës e konsideron një dramë.

“E dini gjykimin që kam për tim atë dhe faktin që ai është im atë. Për mua kjo është një dramë. Dhe vetëm kur më vjen për të thënë, e them dhe kur më pyesin kam reagimin e kundërt. Në këtë libër, sigurisht që ka dhe ka mjaft, veçanërisht në periudhën e viteve ’50, dhe sidomos në pleniumet për Bashkimin Sovjetik, aty citohet dhe del qartë nga protokollet e mbledhjeve, materiale arkivore, që janë ndërhyrjet e anëtarëve të ndryshëm të byrosë politike, të komitetit qendror dhe në këtë rast edhe im atë. Ai ka pasur një rol jo të vogël në rënien e dytë të Liri Belishovës”.

Sa u takon materialeve që ka përdorur për këtë libër, ai thotë se “u jam referuar materialeve të ndryshme arkivore, dëshmive të ndryshme, të Liri Belishovës kryesisht, por edhe djalit të saj, Petritit, i cili më ka ndihmuar shumë në bisedat tona. Në libër them të vërtetën ashtu siç e shoh unë. Mund të jem dhe i gabueshëm. Në përgjithësi është qasja e esesë.

Protokollet janë shumë diskredituese dhe unë i kam botuar pa asnjë koment pasi nuk ka nevojë për komente. Ka momente kur Liri Belishova, duke u përpjekur të mbrohet, iu referohet procesverbaleve dhe u thotë për të njëjtën gjë ‘ju më keni lavdëruar dhe tani po më akuzoni. Çfarë ka ndodhur?’ ‘Lëri procesverbalet. Ato s’kanë rëndësi’, i thotë Enver Hoxha. Edhe Ramiz Alia i thotë ‘ato nuk janë të sakta’”./Panorama

blank

Gafurr Haznedari: E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtator ’82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

blank

blank

blank

blank

blank

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

“Vëllai im Sabaudin Haznedari, ishte kryetari i ‘bandës’, që së bashku me Xhevdet Mustafën dhe Halit Bajramin, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982. Bashkë me ata të tre, në bazat e stërvitjes ishte përgatitur edhe një person tjetër, (F. K.)i cili pak çaste para se banda të imbarkohej në motoskafin që do të lundronte, drejt bregdetit shqiptar, u bë i sëmurë dhe u nis gjoja për të blerë ilaçe. Pas ikjes së dyshimtë të atij personi që pas viteve ’90-të ka ardhur disa herë në Tiranë, vëllai im Sabaudini, e ndërroi itinerarin e lundrimit dhe zbarkoi në një vend tjetër, për t’ju shmangur kurtheve të Sigurimit”. Kështu shprehej në mes të tjerash, lidhur me të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, Gafurr Haznedari, nga qyteti i Durrësit, i cili na rrëfente gjithë historinë e asaj bande, ku vëllai i tij, Sabaudin Haznedari, ishte ‘kapo’ i saj.

Kush ishte Sabaudin Haznedari, cila është e kaluara e tij dhe në çfarë funksioni u caktua ai, pas mbarimit të Luftës? Cila ishte përplasja e tij me krerët e lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytetin e tij vitin 1945 dhe përse ai u përjashtua nga radhët e partisë etj?

Kush ishte Halit Bajrami, që kur njihej ai me Sabaudinin dhe si u arratisën ata nga Shqipëria? Arratisja e Halit Bajramit, a ishte për qëllime politike, për arsye se ai ishte pakënaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte një truk i Sigurimit të Shtetit, i ideuar nga shefi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu? Si e mësoi familja Haznedari, lajmin e arratisjes së Sabaudinit dhe çfarë i thanë babait të tij, Mahmudit, kur atë e thirrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Ku u vendosën ata të dy pasi ikën nga Shqipëria dhe përse Halit Bajrami ngulte këmbë që ta merrte me vete Sabaudinin në Zelandën e Re?

Ku jetuan Sabaudini dhe Haliti nga viti 1950 e deri në 1982-in kur erdhën në Shqipëri dhe a i mbajtën ata lidhjet e miqësinë e vjetër? Çfarë ndodhi me familjet e tyre pas arratisjes dhe përse nuk u ngacmuan ato nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ndodhte zakonisht me familjet dhe të afërmit e atyre që arratiseshin nga Shqipëria e aq më shumë kur ata kishin “aktivitet armiqësor”, kundër Shqipërisë komuniste? Si mundi Sabaudini të lidhej me familjen e tij dhe kush ishte gruaja, që në 1962-in ai e nisi nga Italia dhe u takua me bashkëshorten, djalin dhe gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, në qytetin e Durrësit?

Si u zbuluan tre pjesëtarët e “bandës” në Rrogozhinë dhe si është e vërteta e vrasjes së Sabaudin Haznedarit në bunkerin (qendrën e zjarrit), ku ishte futur? Çfarë ndodhi me familjet Haznedari, Mustafa dhe Bajrami, në 27 shtatorin e vitit 1982?

Çfarë u shkruajt në letrën që iu dërgua Halit Bajramit në vitin 1993, në Zelandën e Re dhe përse ai nuk pranoi të kthehej asnjëherë në Shqipëri? Lidhur me këto mistere e fakte të tjera nga historia e asaj që njihet si “Banda Xhevdet Mustafa”, na njeh për herë të parë me dëshmitë e tij ekskluzive Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrësit.

Zoti Gafurr, pas mbarimit të Luftës, me çfarë pune u mor vëllai juaj Sabaudini?

Vëllai im i madh, Sabaudini, i cili kishte qenë në radhët partizane dhe nga Lufta doli oficer me gradën e togerit, menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944, u caktua me funksionin e Kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar për Lagjen “Varosh” i poshtëm, që në atë kohë përmblidhte gjysmën e qytetit të Durrësit.

Sa kohë u mor Sabaudini me atë punë në Durrës?

Në atë detyrë Sabaudini nuk shërbeu për shumë kohë, sepse në vitin 1945, atë e hoqën që andej dhe e përjashtuan nga radhët e partisë.

Për çfarë arsyesh ndodhi ajo gjë, pra përjashtimi i tij nga partia?

Atë vit, në qytetin e Durrësit u zhvilluan zgjedhjet për në forumet drejtuese të pushtetit vendor dhe një pjesë e madhe komunistëve kryesorë, që ishin shumë të njohur, që nga koha e Luftës, si: Skënder Çela, Drita Malile, Hysen Ballhysa, Mark Toçi etj., kundërshtuan kandidaturat që kishte dërguar Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, nga Tirana.

Haznedarët në qytetin e Durrësit, fqinjë të aktorit dhe dramaturgut të njohur, Sulejman Pitarka, i cili u kushtoi atyre dramën, “Familja e peshkatarit”

Origjina e hershme e familjes së njohur durrsake, Haznedari, prej nga rrjedhin edhe Sabaudin e Gafurr Haznedari, është nga Dibra e Madhe, më saktë nga fshati Prilep i Manastirit. Gjyshi i Sabaudinit, është quajtur Vesaf Haznedari dhe është njohur në të gjithë Prefekturën e Dibrës së Madhe, si stërnip i Sulltan Hamitit. Djali i Vesafit, Mahmudi, që njëkohësisht është edhe babai i Sabaudinit dhe Gafurrit, ka lindur më 15 shtator të vitit 1887, në Prilep të Manastirit, ku dhe është shkolluar fillimisht në një ‘Mejtep’ e më pas në ‘Medrese’.

Aty nga viti 1927, Mahmud Haznedari me gjithë familjen e tij u shpërngul nga qyteti i Manastirit dhe erdhi e u vendos në Tiranë, për shkak të dënimit me vdekje, që i ishte dhënë në mungesë nga një gjykatë sllave, i cilësuar si irredentist. Pasi qëndroi për dy vite në Tiranë, Mahmud Haznedari me familjen e tij u zhvendos dhe shkoi në qytetin e Durrësit, ku për disa kohë jetoi si qiraxhi, në një banesë afër Torrës së Kalasë. Më pas ai bleu një copë tokë në bregdet, në vendin që edhe sot durrsakët e njohin si “Tokat e batallëkut”. Në atë tokë, që i’a bleu Zija Kodrës, Mahmudi, ngriti një kasolle në bregdet.

Më pas ajo barangë e ngritur në bregdet, të cilën Mahmudi, e mbushi me dhe rreth e rreth, u njoh dhe u quajt nga durrsakët si “Kasollja e peshkatarit”. Në ato toka të “batallëkut” ngjitur me familjen Haznedari, asokohe banonte dhe familja e Sulejman Pitarkës, (shkrimtarit dhe aktorit të madh), që disa vjet më pas, mori shkas dhe shkroi dramën e njohur “Familja e peshkatarit”, (e cila u dedikohet tërësisht Haznedarëve) që më pas u ekranizua nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, me filmin “Oshëtimë në bregdet” .

Plaku i asaj familje, Mahmudi, me bashkëshorten e tij. Lutfijen, (Strazimiri) asokohe u bënë me gjashtë fëmijë dhe më i madhi i tyre ishte Sabaudini, që kishte lindur në vitin 1922. Pas tij vinin: Emini, Naimi, Abdurrahimi, Gafurri dhe Qerimi, të cilët kishin diferencë moshe nga tre katër vite me njëri-tjetrin.

Po kështu edhe më pas, gjatë viteve të Luftës, ajo “kasolle e peshkatarit”, u bë një nga bazat e Lëvizjes Antifashiste, ku u strehuan dhe bënin mbledhje shumë nga eksponentët kryesorë të Qarkorit komunist të Durrësit, pasi, përveç plakut të shtëpisë, Mahmudit, edhe tre djemtë e tij më të rritur, Sabaudini, Emini dhe Naimi, ishin angazhuar me Lëvizjen Antifashiste, duke hyrë edhe në radhët e Partisë Komuniste. Në vitin 1943, familja Haznedari u shpërngul nga Durrësi dhe erdhi në Tiranë, duke u vendosur në një banesë me qera në “Rrugën e Kavajës”, tek furi i Lym Sharrës. Edhe kjo shtëpi ku u vendosën Haznedarët në Tiranë, u kthye në një nga bazat e Luftës, pasi tre djemtë e saj, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeçar, kishin dalë partizanë.

Emini, që në atë kohë ishte partizan në çetën e Pezës, vinte në shtëpi i veshur si fshatar dhe me gomarin e tij që sillte dru gjoja për furrën, merrte municion që i ati i tij, Mahmudi, e blinte për partizanët. Më 16 nëntor të vitit 1944, një ditë para se gjermanët të largoheshin nga Tirana, ata dogjën shtëpinë e Haznedarëve, pasi gjatë kontrollit që bënë, në bodrumet e saj, gjetën trakte dhe komunikata të komunistëve. Të mbetur në mes të rrugës, tetë ditë më vonë (më 24 nëntor 1944), familja Haznedari u shpërngul përsëri për në qytetin e Durrësit dhe u vendos në ish-kasollen e saj në bregdet, e cila tashmë ishte rrënuar plotësisht./Memorie.al/

blank

XXXVII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XXXVII.)

 

At Meshkalla tha: “Po formoni nji brezni…”

blank

Universiteti i Tiranës

 

29 PRILL 1967…

Kur At Meshkalla foli per “brezninë që po formohet”, Ai ka lanë një testament shumë të saktë per “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tue percaktue thalbin e frymes marksiste – leniniste, dhe pikrisht këte e ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodres: “…Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.

 

Sot asht mundësia ma fort se kurr me dashtë me pa me sy ate që At Meshkalla e tha 60 e sa vjetë përpara.

Ata që nenvleftësuen aso kohe thanjet e Tij, sot po i shohin të gjitha parashikimet në realitetin Shqiptar.

Mos harroni se jeni tue shkombtarizue Shqipninë dhe tue e shperba me dëbimet, largimet dhe metodat ma të turpëshme të aplikueme nen masken “Open Balkan”, një formulë e bazueme kamb’ e krye në tradhti ndaj Atdheut dhe vetem në tradhti të trashigueme prej Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ever Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Leshit, Ramiz Alisë e deri tek Edvin Ramoviqi, që kerkon rikthim në ate që quhet “parcela anadollake turke”.., në “oborrin sllav”.

Asnjë veprim i qeveritarve anadollakë në Shqipni nuk ka asnjë lidhje as tregtare, as kulturore, as politike me Bashkimin Europjan, perkundrazi gjithshka veprohet dhe punohet me paramendimin antieuropjan, ose e thanun ma haptas “antinjerzor me antiqytetnim”!

Ma sakt këte e percakton qendrimi qeveritar dhe ai i Akademisë Antishkencore të Tiranës sllavoanadollake, tue shlye nga tekstet shkollore e universitare të gjithë Emnat e Nderuem të Shqipnisë së Veriut, kryesisht Ata të besimit Katolik, që nuk kursyen as jeten per Atdhe!

Urrejtja per Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kur rikujtojmë thanjen: “Po mos t’ ishte nji Ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!”.., na çon pa asnjë kthesë tek sheshimi i turpshem i shtëpisë së Atdhetarit Nderuem e të Pavdekshem Shkodranë Luigj Gurakuqi!

E me siguri, qellimi i vrasjes së pabesë së Tij vazhdon ashtusi në fushat tjera kunder Veriut, tue zhdukë dhe shfarosë kushedi sa dokumenta nga ata që ka dorzue i Ndjeri Gjon Kamsi, kur u ba “Shtëpi Muze” ajo shtëpi. 

Pak parashikues t’ asaj që po ngjet në Shqipni njofta si të Ndjemit dhe të paharrueshmit At Pjeter Meshkalla, Osman Kazazi e Prof. Mentor Quku…

         Melbourne, 16 Shtator 2021.

blank

ANTONIO BELUSHI – NGJITJA NË MAJË E NJË ARBËRESHI – Përgatiti Saimir Lolja

 

Arbërit e jugut dhe mesit të Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen në Gadishullin Apenin dhe Siçili më së shumti në shekujt XV-XVI me qëllim që të shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e mëdha pas rënies së Krujës në vitin 1478 dhe Koronës në More në vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arbëreshe qe ajo e vitit 1744 në Villa Badessa afër Peskarës. Fisnikët e tyre arbërore bënë marrëveshje të dokumentuara me principatat vendore në Gadishullin Apenin. Për shembull, një marrëveshje e atillë për qytezën e Frasnitës, ku lindi Antonio Bellushi, daton në vitin 1490. Në Italinë jugore janë 136’000 arbëreshë në 55 fshatra që akoma flasin Shqip, ndërkohë që 182’000 të tjerë në fshatra të tjerë nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor për këtë gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arbëreshët, veç atyreve të ardhur, janë kudo në Itali Ata kanë lënë gjurmë kudo në historinë e Gadishullit Apenin në çdo fushë të jetës, kulturës, fesë, të shtetit e ushtrisë, në të shkuarën e në të sotmen.

Rasti i arbëreshve në Itali të Jugut, përfshirë edhe Siçilinë, që nga ana fetare janë të krishterë ortodoksë tregon se të parët e tyre që erdhën aty prej jugut të Gadishullit Ilirik 300-600 vite më parë flitnin e luteshin Shqip bashkë me priftërinjtë edhe në kishat e tyre. Domethënë priftërinjtë e tyre edhe kanë lexuar e vazhdojnë ta lexojnë biblën e shkrojtur në Shqip edhe kanë shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII e deri në vitin 1867 ata shtyheshin me dhunë që ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks në atë katolik i cili kryhej në italisht. Ata që ndryshuan ritin u tretën në italianë. Ata që u mbajtën fort pavarësisht dhunës ruajtën vetëdijen dhe gjuhën Shqipe. Sepse, ata nëpërmjet kishës së tyre lindore ortodokse kanë ruajtur gjuhën Shqipe dhe vetëdijen arbëreshë ngase shkolla Shqipe nuk kanë patur e nuk kanë edhe tani. Eparkia e Ungrës (Dioqeza e Lungros) në Kalabri për arberëshët e ritit bizantin u themelua vetëm në vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkisë së Horës së Arbëreshve (Piana degli Albanesi, ita.) në Siçili dhe shpalljen si nën-peshkopatë të Abacisë së Shën Mërisë në Grottaferrata afër Romës. Në këto Eparki të krishtera ortodokse me peshkop arbëresh dhe pjesë e Papatit katolik të Romës flitet e përdoret gjuha e njësuar Shqipe.

Gjuha Shqipe filloi të shkruhej për herë të parë tek arberëshët në vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Shën Adriani në San Benedetto Ullano në Kalabri dhe Seminari Arbëresh i Palermos në Siçili. Kolegji Shën Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore për mësimdhënien e mësimmarrjen e gjuhës Shqipe. Në vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptarë nga Gadishulli Ilirik morën mësimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe më pas lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombtare e shtetrore shqiptare. I ndrituri Jeronim De Rada qe nxënës dhe më pas dha mësim në atë kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, Zef Serembe, Bernard Bilota, Zef Jubani, Thimi Mitko, Aleksandër Xhuvani e Kostaq Cipo qenë nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Gazeta “Flamuri i Arbrit” që botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e parë periodike shqiptare që bashkoi shkollarët shqiptarë të kohës dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë në botë.

Antonio Belushi lindi në Frasnita (Frashëri) të Kalabrisë më 15 Shtator 1934. Shumë prej arbëreshve të Frasnitës dhe qytezave përqark Ejanina, Civita, etj. janë vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnitës ka nxjerrë shkollarë, shkrimtarë e priftërinj që bënë emër. Një nga ata është edhe i diplomuari i Kolegjit të Shën Adrainit në shekullin XIX i madhi arbëresh Vincenzo Dorsa.

Antonio Belushi u diplomua për Filozofi e Teologji në Universitetin Gregorian të Romës në vitin 1962. Në ata vite u miqësua me profesor Ernest Koliqin dhe shkrojti në revistën e tij “Shejzat”. Në vitet 1962-1965 ai qe prift në qytezën arbëreshe të Shën Sofisë së Epirit, ku të parët arbëreshë patën ardhur nga Epiri në vitin 1472. Në vitet 1965-1973 ai qe prift në qytezën e Shën Konstadinit, ku arbëreshët ishin me origjinë nga Morea. Aty ai botoi revistën “Vatra Jonë” në Shqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historitë, zakonet, këngët, veshjet e tyre arbëreshe me origjinë nga Morea.

Në vitet 1973-1979, Antonio Belushi qe famullitar në qytezën Falconara Albanese. Atje krijoi me të rinjtë një ekip i cili jepte koncerte në fshatrat arbëreshe përreth. Në vitet 1979-2000 ai qe famullitar për 5000 banorët arbëreshë të qytetit të Kozencës. Atje, ai themeloi në vitin 1980 revistën gjashtëmujore “Lidhja” e cila vazhdoi deri në vitin 2009. Revista “Lidhja” u kthye në një perlë që madhësohej me kohën nëpërmjet shkrimeve të shkollarëve arbëreshë për gjuhën Shqipe, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e arbëreshve kudo të ishin.

Qëkur nisi të ushtronte detyrën e priftit, Antonio Belushi filloi të studionte e regjistronte jetën e trashëgiminë arbëreshe, këngët, vallet, veshjet, shprehjet, fjalët e urta, gojëdhënat, përrallat, martesat, ritet fetare, fisnikërinë, etj. Ai thesar i grumbulluar më pas filloi të botohej i plotë dhe rregullisht në revistën e tij “Lidhja”, e cila u shkonte arbëreshve kudo të ndodheshin në botë. Gjurma e tij e ngjitjes lart e më lart është formuar nga 60 vjet punë kombtare arbërore me një sasi e cilësi të pakryer nga njeri tjetër dhe e bërë drejtpërsëdrejti në terren. Biblioteka e tij tani është një thesar i mbajtur pastër e i rradhitur dhe është e hapur për sa më shumë studentë e profesorë shqiptarë nga kudo ku janë. Biblioteka e tij përmban mbi 10’000 botime që kanë të bëjnë me kulturën, artin, gjuhën e historinë arbërore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga të katër anët ku ka arbëreshë-arbanas-arvanitas-shqiptarë. Atë, për shembull, e kanë vizituar shkollarë shqiptarë nga Tirana e Prishtina që nga viti 1977 dhe tani dhjetra studentë shqiptarë në vit nga Universiteti i Tetovës.

Arbëreshët kanë biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojnë festivale, kanë libra, revista, vjershëtarë, shkollarë dhe faqe interneti në Shqip. Në shtëpinë e arbëreshit mendohet, flitet, shkruhet e këndohet vetëm Shqip. Arbëreshi këndon këngë popullore me çdo mik që u hyn në shtëpi. Malli për dheun e Atit dhe të Amës nuk shteron. Ai e ka Besën të skalitur në mendje e sjellje. Antonio Belushi krenohet se gjatë tërë jetës së tij ka ndjekur këshillën e babait Xhovani Bellushi që të ishte një arbëresh i mirë. Ai kujton të ëmën Teresa Policastro Bellushi që, sipas fjalës së saj, kur vdiq u varros me kostumin arbëresh të martesës.

Në gjurmën që Antonio Bellushi ka skalitur duke u ngjitur lart janë edhe 40 vite punë kombtare, që nga viti 1965, me arbërorët-arbanitët-arvanitët e Greqisë. Ai shkonte në katundet arvanitase në tan Greqinë dhe merrte pamje, regjistronte të folmet, vjershat, këngët, fjalët e urta, mallkimet, përrallat, zakonet, gojëdhënat, bisedat, në gëzime e zi. Pastaj ato ai i botonte në revistën “Lidhja” dhe ua dërgonte me mijra kopje në duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij në Shqip. Ai i pyeste ata imtësisht, si bie fjala: Si e bëni bukën dhe djathin? Si i thoni kësaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe arën? Si quhen fshatrat, malet e kodrat përqark? Si përshëndeteni? Si uroni, këndoni e për çfar?

Përgjigjet që mori nga 900 fshatrat e shpërndarë në tan Greqinë ishin të njëjta, gjë që domethënë vërtetonte se kultura arbërore-arbanite-arvanite-shqiptare është e njëjtë kudo në Greqi. Dhe se ajo, bashkë me emrat e fshatrave, ishte njëlloj me kulturën shqiptare në trojet e tjera arbërore të Gadishullit Ilirik dhe arbëreshve në Italinë jugore e Siçili. Besa, miku, mikpritja, mirësia “bukë, kripë e zemër” janë të njëjta kudo ku ka arbër. Këtë nuk e mbulon as ndryshimi i 2/3 të emrave të fshatrave arbërorë në Greqi në emra jo-arbërorë dhe as dhuna policore e psikologjike e shtetit dhe kishës greke kundër vetëdijes e kujtesës kombtare arbërore-arvanitase.

Antonio Bellushi dhe Aristidh Kola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arbëreshët e jugut të Italisë kanë të njëjtën mënyrë të folmes së Shqipes. Një nga botimet e Antonio Bellushit është edhe libri “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm” posaçërisht për ta. Arvanitasit nuk mund të jenë pakicë në Greqi sepse ata janë vendas dhe pasardhës të arbërve të lashtë, edhe të Athinës apo Spartës së hershme. Shpjegimi i hyjnive në përrallat “greke” bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe ndërkohë që faltoret më të vjetra të Zë-usit gjendeshin në rajonin E Pirit. Një shembull domethënës është qyteza emërmadhe e Maratonës në lindje të Athinës. Afër saj është një varrezë përmendore me emrat e 192 arbërve të lashtë të rënë në betejën kundër persëve në vitin 490 p.e.s. Një nga ata emra ka mbiemrin Bellushi.

Antonio Belushi krijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare në Uindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.

Në Dardani ai qe për herë të parë në vitin 1970 kur mori pjesë në seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturës shqiptare organizuar në Prishtinë. Në vitin 2003, ai bashkë me Robert Elsin vizituan varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës. Vizita e tij më e fundit në Dardani ishte në Shtator 2018. Vizita e tij e parë në Tiranë qe në Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave për të marrë pjesë në Kuvendin Kulturor Ilir. Vizitën e dytë e kreu në Nëndor 1992 dhe në vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj çdo vit në Shqipëri. Tanimë edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjesë në votimet e vitit 2015.

Ndriçimi e përparimi i shqiptarëve të kudondodhur u erdhi e u vjen nga rrënjët arbëreshe, si para 200 vjetësh ashtu edhe tani. Arbëreshët kanë nevojë për shkolla në gjuhën Shqipe ku mësimi në Shqip të jetë i detyrueshëm me ligj për të gjitha vitet e lëndët mësimore. Është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që në marrëveshje me Italinë, e cila e njeh me Kushtetutë bashkësinë kombtare arbëreshe, të organizohen për hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe dërgimin aty të mësuesve shqiptarë. Në paralel, është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që të kërkojë ndihmën që do i jepet për këtë gjë edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arbëreshe ku flitet e meshohet në Shqip janë pjesë e tij.

Përkujdesje për rrënjët arbëreshe domethënë pyll me lisa arbërorë të shëndetshëm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron përjetë. Zëri i Arbrit dëgjohet pa ndalim sepse kumbimi i tij nuk shuhet. Një rrënjë domethënë një gjak, e cili domethënë një komb, një gjuhë, një besë.

blank

Ish-agjentit të CIA-s Avdul Banushi: Njerëzit e Sigurimit dy vite më mbajtën në arkivol

Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane. Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Frontin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shembjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                                                            VIJIM

Zoti Banushi, ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit, Isa Godo ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1953 e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të infiltruar prej Sigurimit të Shtetit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë. Pasi qëndruam disa ditë në Tiranë, ne morëm rrugën përsëri për në Jug të Shqipërisë dhe nga mali i Buretos, vazhduam në drejtim të kufirit shtetëror me Greqinë, duke e kaluar atë në mes rreziqesh të shumta dhe më pas udhëtuam drejt Janinës e më pas në Athinë.

Çfarë bëtë më pas?

Nga Athina me avion u larguam për në Francë, ku për disa ditë qëndruam në hotelin tonë të përhershëm, “Viktor Hygo”, ku patëm disa biseda e debate me Sadik Premten e Seit Kryeziun. Më pas lëvizëm për në Belgjikë e Gjermani, ku takuam edhe shqiptarë të tjerë të mërgatës antikomuniste dhe më pas u kthyem në kryeqytetin italian Romë.

Përse i bënit të gjitha këto lëvizje?

Këto lëvizje ishin pjesë e taktikës sonë, përpara se të hynim me mision për në Shqipëri, për të çorientuar Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. Efekti i këtyre lëvizjeve, ishte humbja e gjurmëve nga ndjekjet e Zbulimit Shqiptar që kishte bashkëpunëtorët e tij pothuaj në të gjitha shtetet ku kishte shqiptarë.

Nga Roma ku shkuat më pas?

Nga Roma unë me Tom M., u nisëm me tren për në qytetin e Barit dhe me vete kishim dhjetë kg. materiale propagandistike, pa përfshirë këtu armatimet për katër persona, që do t` i shpërndanim në Shqipëri. Nga porti i Barit u nisëm me tragetin “Iliria” për në portin e Dubrovnikut të Jugosllavisë. Për kalimin e materialeve dhe armatimeve që kishim me vete, rreziqet më të mëdha i kishim në kontrollet që bëheshin nëpër porte, apo pikat e kalimit kufitar, të cilat në shtetet ballkanike ishin më të rrepta.

A patët probleme kur hytë në portin e Dubrovnikut?

Duke e ditur se Toma ishte i ri dhe pa përvojë, unë e lashë të shkonte përpara dhe materialeve që kishim, u dola vetë për zot. Policit që filloi të më kontrollonte i dhashë 100 USD në dorë dhe mbasi më pa pasaportën amerikane, ai më lejoi të kaloja pa më kontrolluar më. Më pas dolëm nga porti dhe morëm një taksi e cila na çoi deri në qytetin e Titogradit, që ishte 700 km. larg që andej. Në atë qytet mbërritëm në orën dhjetë të mbrëmjes së 2 prillit të vitit 1975 dhe sapo zbritëm nga taksia, e ndjemë veten krejt të sigurtë nga peripecitë e mëdha që kishim kaluar, sepse aty banonte familja e Tom M. e cila konsiderohej si një nga bazat tona më të sigurta.

A shkuat në atë bazë?

Sigurisht, sapo zbritëm ne shkuam menjëherë tek shtëpia e Tomës, ku unë u takova me të gjithë njerëzit e familjes. Desha të them se pritja që m`u bë aty ishte disi e ftohtë. Kur u ulëm për të ngrënë, vura re shumë lëvizje të njerëzve që hynin e dilni. Sidomos vëllai i Tomës, Deda, hynte dhe dilte e në një rast të gjithë njerëzit e familjes dolën jashtë duke më lënë mua vetëm.

A u ngjallën dyshime pritja e ftohtë që i’u rezervua në atë shtëpi dhe ato lëvizje?

Të them të drejtën një farë habie më shkaktoi, por që të dyshoja se isha para ndonjë gracke, nuk e mendova kurrë. Megjithatë unë i pyeta për shqetësimin e tyre, se ç`hall kishin dhe ata më thanë se kishte ndodhur një ngatërresë, për martesën e Dedës. Më pas ne ramë dhe fjetëm. Unë fjeta bashkë me Tomën në një dhomë e gjatë natës, pashë një ëndërr të tmerrshme, sikur një qen kufiri më sulmoi të më kafshonte, e menjëherë u ngrita ndenjur. Toma ndjeu lëvizjen time dhe më pyeti se ç`kisha e unë i tregova ëndrrën.

Kur u nisët për të hyrë në kufirin shqiptar?

Më datën shtatë prill 1975, në orën dhjetë të natës, na erdhi e na mori një taksi dhe u nisëm për në drejtim të kufirit jugosllavo-shqiptar.

Kush ju shoqëroi për aty?

Bashkë me mua dhe Tomën, erdhën për të na shoqëruar edhe vëllai i tij Deda, e babai tyre Gj., të cilët ishin në përbërje të grupit tonë që do hynim në Shqipëri. Gjatë rrugës për në kufi, taksia mori një rrugë të verbër malore dhe ata më thanë se nuk dilej ndryshe për atje ku do shkonim ne. Taksixhiut i treguam një shtëpi në buzë të kufirit, që të krijonim alibinë dhe pasi e paguam, ai iku. Sapo zbritëm, filluam të bisedonim se si mund të kalonim për të hyrë në Shkodër.

Ju, a kishit qenë ndonjëherë në ato anë, pra, a kishit kaluar ndonjëherë në atë zonë kufitare, për të hyrë në Shqipëri?

Jo, për mua ishte hera e parë që shkelja në ato anë, por vendimi që ne do të hynim aty, ishte marrë që më përpara në New York, për arsye se ishte Toma nga ato anë dhe ai e njihte vendin me pëllëmbë, ndërsa si kryetar i grupit isha unë.

Nga vendosët të kalonit për të hyrë brenda territorit shqiptar?

Ne vazhduam rrugën duke zbritur kodrën që të nxjerr në afërsi të rrugës nacionale pranë Hanit të Hotit. Ndërsa ishim duke zbritur, aty unë u thashë Tomës, Dedës e Gj., që të kontrollonin armët, sepse ato ishin armë automatike të markës gjermane “Shnajzer” dhe nuk i kishim përdorur më parë. Unë u thashë atyre të m`i jepnin t`i kontrolloja dhe pasi m’i dhanë, unë ua bllokova me anë të një ingranazhi, duke vendosur tre numrat në një vijë. Pas kësaj ua dhashë duke i’u thënë se i kishin në rregull.

Pse u’a bllokuat armët?

Atë gjë e bëra sepse ndërsa ishim duke zbritur kodrën, Toma seç foli me Dedën, fshehurazi meje, gjë e cila më futi në dyshime.

Ç’ndodhi më pas me ju?

Ndërsa ishim duke udhëtuar në drejtim të kufirit të Shqipërisë dhe ishim futur rreth 800 metra në brendësi të tokës shqiptare, vumë re ndërtesat e postës së Hanit të Hotit, brenda telave të klonit. Aty Gj., u ul për të pushuar dhe pirë një cigare, duke thënë se ishte lodhur. Unë desha ta kundërshtoja, por në atë çast u ulën edhe Deda me Tomën, duke më futur mua në mes tyre. Unë nxora paketën e cigares dhe ndërsa po ulja zinxhirin e bluzës, për të nxjerrë çakmakun, ndjeva se Toma më erdhi nga prapa për të ndezur cigaren e tij.

Nuk dyshove fare te ato lëvizje dhe veprimeve që po bënin ata?

Po dyshoja, por ishte punë sekondash dhe kur unë u mundova t`ja ndizja cigaren, ndjeva një goditje të fortë në fytyrë dhe në kokë. Në çast rashë përdhe i trullosur dhe si në mjegull dallova edhe Dedën e Gj., që m`u afruan e më godisnin në qafë me qytat e automatikëve. Edhe në ato kushte kur akoma nuk më kishin lënë ndjenjat plotësisht, arrita në nxjerr nga brezi pistoletën dhe qëllova disa herë kuturu, pa i parë ku ishin ata.

Ç’ndodhi pas kësaj, a u dëgjuan të shtënat e armës suaj?

Pas pak nga baraka e kufirit që ishte aty pranë erdhën menjëherë ushtarët, të cilët zunë të më qëllonin me shkelma e grushta kudo në trup, deri sa humba ndjenjat.

Kur u përmendët, ku ndodheshit?

Unë u përmenda vetëm në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës kur po më mjekonin.

Po me Tomën, Dedën e Gj., ç’ u bë?

Ndërsa ishin duke më mjekuar në Degën e Brendshme të Shkodrës, unë vura re se aty ndodheshin po të lidhur edhe Deda me Tomën, madje ata ishin të lidhur pas karrigeve. Gj., nuk ishte aty, ai ishte kthyer mbrapsht që në Han të Hotit.

Si e shpjegoni këtë, pra përse ndodhi ajo gjë me ju…?!

Loja që kishte bërë Sigurimi i Shtetit dhe personalisht ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, me mua, duhej vazhduar deri në fund. Ata i kishin arrestuar me qëllim që të mos i dekonspironin si agjentë të tyre dhe për të më dhënë mua të kuptoja, se nuk isha goditur prej tyre, por prej ushtarëve të kufirit dhe se ata gjoja ishin arrestuar njëlloj si unë. Ndërsa Gj., u kthye, sepse ai bënte lojë të trefishtë, me Sigurimin Shqiptar, me amerikanët dhe me jugosllavët.

Sipas jush a ishte realizuar me sukses gracka që i’u kishin ngritur njerëzit e Sigurimit të Shtetit?

Jo, sepse nga sa kam mundur të mësoj vite më vonë, ata të tre nuk kishin urdhër për të më qëlluar mua. Detyra që kishin marrë ata nga Sigurimi i Shtetit, ishte vetëm survejimi im dhe të njoftonin për lëvizjet që bëja në shtete të ndryshme të Europës, ndërsa kur të hyja në Shqipëri, arrestimi im do të bëhej vetëm nga njerëzit e Ministrisë së Brendshme. Pra agjentët që kishte rekrutuar Sigurimi i Shtetit, më qëlluan mua pa autorizimin e eprorëve të tyre.

Ç’ndodhi më pas me ju, nga Dega e Shkodrës ku ju çuan?

Më tetë prill të vitit 1975, nga Dega e Punëve të Brendshme e Shkodrës, më shoqëruan me katër makina policie dhe më nisën për në Tiranë, ku më sistemuan në ‘Burgun e Vjetër’ (Rep. 313) në qelinë Nr.39. Aty më kishin shtruar një dyshek me kashtë në dysheme dhe të mbështetur në mur, qëndronin dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme me fizik të madh. Pas pak aty hyri komandanti i burgut, H. Shehu, i shoqëruar nga një suitë e tërë, të cilët më vështruan një copë herë pa më folur, sikur të shikonin një kafshë prehistorike të gjallë në një Kopsht Zoologjik. Ata mezi i dalloja turbullt nga dhimbjet që nuk më pushonin dhe më pas, rashë përsëri pa ndjenja.

Kur dhe kush iu mori në pyetje si fillim?

Që ditën e parë kur u përmenda, dy civilët që qëndronin në qelinë time, më morën me një batanije në kokë e më shpunë diku. Kur më hoqën batanijen, e pashë veten në një dhomë të mobiluar, ku qëndronin të ulur dy burra rreth të dyzetave. Njëri prej tyre pasi më ftoi të ulesha, mu drejtua: “U bëre i famshëm mor jahu, mjaft u solle me tajare viu-viu, por unë ta kisha bërë benë, zoti Avdul Banushi. Pa të shti në dorë nuk të lejsha. I zgjut e trim je, këtë nuk ta mohon njeri, por në fund u tregove budalla. Kishe harruar se Kalin e Trojës, e kemi dhe na”.

Kush ishte ai që po ju fliste?

Nuk po e njihja, por ndërsa ai më fliste, unë për të treguar se isha i qetë, u ula në karrige dhe vura këmbën për mbi këmbë. Në atë çast, njeriu që më kishte folur i pari, luajti nga karrigia dhe më bërtiti: “Ule mor këmbën, se këtu je para Ministrit…”. Në atë çast e kuptova se isha para Kadri Hazbiut dhe Rexhep Kollit, që fliste me dialekt tiranas.

Çfarë të thanë tjetër ata?

Ndërsa Rexhep Kolli po më bërtiste që rrija këmba mbi këmbë, Kadri Hazbiu tha: “Lëre lëre, helbete edukata amerikane”. Pastaj ai më tha se unë do të quhesha me emrin Rexhep Kalemi dhe vetëm me atë emër do t` u përgjigjesha atyre që do më shoqëronin për në dhomë, përndryshe do ta kisha keq punën. Po kështu më thanë se do më jepnin një paketë duhani ‘DS’ në ditë dhe një kafe. Pastaj ata dhanë urdhër të më merrnin dhe Ferhat Matohiti, Shefi i Hetuesisë së Ministrisë Brendshme, më shoqëroi vetë për në dhomën time, ku kishin bërë ndryshime të mëdha. Aty kishin sjellë dyshekë pambuku dhe çarçafë të bardhë, fare të rinj. Më pas, më morën përsëri dhe më çuan po në atë dhomë, ku zv/Ministri i parë i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, më mori në pyetje, duke më thënë: “Duhet t`ia hapësh zëmrën Partisë dhe shokut Enver, se ai i lehtëson njerëzit që tregohen të sinqertë”. Kur mbaroi së pyeturi ai, më çuan përsëri në qelinë time, ku përsëri ishin bërë ndryshime të mëdha.

Çfarë ndryshimesh…?!

Aty nuk ishin më dy dyshekët me pambuk dhe kishin vendosur një arkivol të hapur, i shtruar brenda me një jorgan. Arkivoli ishte një metër e shtatëdhjetë centimetra i gjatë, shtatëdhjetë centimetra i gjerë dhe tetëdhjetë i thellë. Ai ishte vendosur në qendër të dhomës, ndërsa në krahun e djathtë, ishte një tavolinë dhe një karrige për shoqëruesin tim. Mbi tavolinë ishte një skafandër sampisiti, ndërsa në krahun tjetër qëndronte një njeri që siç mora vesh më vonë, ishte shefi i Shëndetësisë së Ministrisë Punëve të Brendshme, Nevzat Vigani, që i ngjante kopje Stalinit.

Çfarë ishte ai arkivol dhe pse e kishin sjellë aty?

Arkivoli ishte një metodë e vjetër që Ministria e Brendshme e Shqipërisë, e kishte huazuar nga sovjetikët, Ai ishte dhe mjet presioni për të zbërthyer të arrestuarin edhe mjet sigurie, pasi aty të mbanin të lidhur me disa çelësa që edhe polici kur t`i zgjidhte, donte disa minuta. Në atë arkivol, mua më mbajtën të lidhur me zinxhirë dhe skafandër në kokë për 13 muaj e tetë ditë, që unë qëndrova në atë qeli gjatë hetuesisë.

Për çfarë ju pyesnin gjatë hetuesisë?

Për gjithçka, që nga mbledhja e Madridit me Leka Zogun, e gjithë aktivitetin tim, të cilin ata e dinin, por e kërkonin t`ua thoja e dëshmoja me gojën time. Gjatë hetuesisë, më ballafaquan edhe disa herë me Tom M., e gruan e tij P., që e kishin sjellë në SHBA-ve, të cilët dëshmuan rreth aktivitetit tim.

A pranuat ju për ato që u pyesnin?

Unë gjatë gjithë hetuesisë nuk pranova asgjë dhe i mbetesha fjalës së pare, që gjoja kisha ardhur për herë të parë në Shqipëri”.

Kur i’u nxorën në gjyq?

Më 2 maj 1976, hetuesi im Dhimitër Beshiri, me dy ndihmsat e tij, më solli rrobat që do paraqitesha në gjyq dhe berberi H. Karai, më qethi dhe më rrojti për herë të parë pas 13 muajve. Gjyqi ndaj meje vazhdoi në dy seanca më 13 dhe 14 maj, i drejtuar nga Eleni Selenica, Kryetare Gjykate dhe Prokuror Edmond Sanxhaktari. Akuza ndaj meje ishte: “Krime ndaj shtetit, vepra terroriste, provokime për të prerë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me shtete të tjera, pjesëmarrje në banda të armatosura, vepra terroriste kundër personave të huaj dhe agjitacion e propagandë”. Në bazë të shtatë neneve që më kapnin për këto akuza, u dënova me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen për pesë vjet të të drejtës elektorale.

Ku e vuajtët dënimin dhe kur u liruat nga burgu?

Dënimin e vuajta në burgun e Burrelit dhe prej aty u lirova më 17 mars të vitit 1991, me të fundit të burgosur që u liruam pas protestave të Komitetit të Helsinkit.

Sa burg keni bërë gjithsej?

Në Shqipëri kam bërë 31 vjet e tre muaj, ndërsa dy vjet të tjera i kam vuajtur në kampet naziste të Prishtinë, Landsbergerit e Dakaut, pra 33 vjet e tre muaj gjithsej.

Si mendoni, përse nuk ju pushkatuan kur akuzoheshit për vepra terroriste dhe gjatë kohës që ishit në burg a patët oferta për të punuar për Sigurimin e Shtetit?

Nuk më pushkatuan, jo se iu dhimbsej plumbi, por ndoshta unë u duhesha i gjallë dhe ata shpresonin të më thyenin. Për këtë gjë, më erdhi në burgun e Burrelit, Kryetari i Degës së Zbulimit, Hasan Luçi dhe më propozoi të vihesha në shërbim të Shqipërisë, kuptohet të Sigurimit të Shtetit.

Si u përgjigjët ju?

Unë jo vetëm që e refuzova, por i thashë se: nëse dilja i gjallë që andej, përsëri do të tentoja t`ua vija bombat në Komitetin Qendror në Tiranë. Pas kësaj, Hasan Luçi u largua, por si duket ai nuk më raportoi për ato që i thashë, se ndryshe do të më kishin ri dënuar përsëri aty në burg.

A jeni penduar për atë se ju shkoi gjithë jeta në burg?

Aspak, unë i kisha hyrë me koshiencë asaj rruge që në moshën 16-vjeçare dhe ndjehem krenar për të kaluarën time si shqiptar dhe gjithçka tjetër kam bërë kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. /Memorie.al

blank

SHKODRA NUK DON HISTORI FALLCO! – Nga Fritz RADOVANI

  • Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt!

Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.

Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.

“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.

Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh  “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!

Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.

Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë,  deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?  

Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.

Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku,  Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.

  • Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
  • Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
  • Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin…”
  • Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
  • Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “…Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”

***

Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y:

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit

            Melbourne, 14 Shtator 2021.

 

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në botë”

Zani i të dekunit” nga Y (D. L. Shantoja)

  • Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues, deklaron: “…akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë të vërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e Mustafa Jakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë, se jam me punë në Seksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.

            Vendimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11 mars 1948.

  • Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem për jetë, deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit, por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi të Gjeloshit (Vatës),  aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti e Ismail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”
  • Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “…Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje…

Unë nuk e dija se asht formue parti Demokristjane…

blank

Ish-agjenti i CIA-s: Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith dhe më tha: “Dua që komunizmin ta shkulim nga rrënjët”

Pjesa e pestë

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane. Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundëshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhëtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbien e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                                                             VIJIM

Zoti Banushi, çfarë ju thanë në Kryesinë e “Frontit të Rezistencës?

Pasi raportuam për kryerjen e aksionit, e gjithë Kryesia e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe e “Frontit të Rezistencës Antikomuniste” na përgëzuan dhe e quajtën atë aksion të suksesshëm.

Po amerikanët çfarë qëndrimi mbajtën ndaj kësaj ngjarje?

Para se të shkonim ne në “Komitetin “Shqipëria e Lirë”, majori Tomas Smith, kishte marrë në telefon Dr. Rexhep Krasniqin dhe i kishte protestuar ashpër duke i thënë: “Zoti Krasniqi, ju keni formuar një organizatë terroriste që hedh bomba në ambasadat shqiptare në Europë”. Krasniqi nuk e kishte pranuar atë gjë dhe më kërkoi mua në telefon që të shkoja atje, ku më priste bashkë me majorin Smith. Sapo shkova atje, Smithi më tha me ironi: “Hajde o luftëtar i lirisë” dhe pasi më përqafoi, ai më tha se pse kisha munguar në punë për një kohë të gjatë. Unë u mundova ta gënjeja, duke i thënë se kisha qenë në rivierën franceze për vakanca, por ai më ndërpreu e më tha: “Dëgjo këtu, po të jetë për mua, unë dua që komunizmin në Shqipëri ta shkulim nga themelet, por SHBA-ja nuk e lejon terrorizmin. Në qoftë se tani e tutje do të ketë ndonjë shpërthim në ambasadat shqiptare kudo që të jenë, ti do të ekstradohesh andej nga ke ardhur. Kjo është fjala e fundit që po të them”.

Pas këtyre vendimeve që mori “Fronti i Rezistencës”, a u krijuan grupet dhe si do të hynin ato në Shqipëri?

Menjëherë pas vendimeve që u morën nga “Fronti i Rezistencës Antikomuniste”, u krijuan dy grupet e para me nga pesë veta secili, ku njërin prej tyre do ta kryesoja unë. Vështirësia e parë që na u krijua, ishte se si do t’i transportonim armatimet e lëndët plasëse nga SHBA-ja për në Shqipëri, për arsye se “Fronti i Rezistencës”, akoma nuk kishte rënë në kontakte me qeverinë amerikane për të marrë ‘ok’ për këtë gjë. Në fillim unë propozova që të zgjidhnim disa armatime të lehta, të cilat do t’i transportonim fshehurazi autoriteteve amerikane. Mirpo kjo u hodh poshtë nga kryesia e organizatës, sepse do të na krijonte probleme të mëdha.

Si u zgjidh ky problem?

“Me propozimin tim u vendos që të gjitha armatimet e nevojshme do të mireshin në bazën ajrore amerikane të Prevezës në Greqi, ku unë kisha njohur disa shqiptarë antikomunistë që kur isha në Greqi. Pas kësaj më 14 dhjetor 1973, unë u nisa menjëherë për në Greqi dhe sipas bisedës me mikun tim, u takova me kolonelin amerikan Bill, i cili më garantoi të gjitha armatimet duke më futur t’i shihja vetë ato në depo. Po kështu koloneli amerikan më siguroi gjithashtu se do të na ndihmonte me anë të një motoskafi të vogël, për të na futur në Shqipëri nëpërmjet bregdetit. Kur po ndaheshim, koloneli amerikan më kërkoi një deklaratë besnikërie, të cilën unë i’a lëshova menjëherë. Pas kësaj tepër i kënaqur u ktheva menjëherë në SHBA-ve, ku u takova dhe me Dr. Hamdi Uruçin, i cili sapo ishte kthyer nga Jugosllavia, ku kishte përgatitur dy baza, një në Ulqin e tjetrën në Hot. Pas kësaj, në janar 1974, kryesia e organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste” vendosi që të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash.

Ky grup apo grupet e tjera që do të hynin në Shqipëri, çfarë përgatitjesh kishin dhe ku i kishin zhvilluar ato?

Menjëherë pasi u krijuan grupet, ne i’u nënshtruam një stërvitje të gjithanshme disa mujore në një bazë ushtarake sekrete në Amazona.

Konkretisht çfarë stërvitje kryet dhe kush ishin instruktorët tuaj?

Po çfarë rëndësie ka kjo?!

Kush ishin personat e tjerë të grupit tuaj?

Anëtarët e grupit që kryesoja unë ishin: I. Rushti (i martuar me dy fëmijë) N. Banushi, (kushëri i imi) A. Sula dhe I. Lame. Pas vendimit të “Frontit të Rezistencës”, ne erdhëm me avionë të ndryshëm nëpër bazat tonë që kishim krijuar më parë në shtete të ndryshme të Europës. Pasi u takuam në Itali ku kishim lënë vendin dhe pikën e takimit, u nisëm për në Greqi, ku takuam kolonelin Bill në bazën amerikane ajrore të Prevezës. Aty u furnizuam me mjetet e nevojshme, duke filluar që nga armatimet e sofistikuara dhe të gjitha paisjet e tjera që na nevojiteshin.

Konkretisht me çfarë armatimesh u furnizuat?

Aty ne morëm pesë automatikë “Tomson”, pesë pistoleta, 20 granada difensive, 6 kg dinamit DT, kapsula automatike dhe mekanizmat për shpërthim, mjete noti, një radio marrse-dhënse si dhe shumë municion. Të gjitha këto armatime ne i sistemuam në disa çanta gjeologësh ku në faqet anësore të tyre shkruhej: “Drejtoria e Gjeologjisë Tiranë. Automatiku “Tomson” ishte montuar në atë mënyrë, që po të na duhej për të qëlluar me të, nuk kishe nevojë ta nxirrje nga çanta, por mjafton të tërhiqje pak njërin nga zinxhirët e çantës dhe ai qëllonte me breshëri, duke pasur dhe xhepin nga dilnin gëzhojat. Kjo vlente për ndonjë kontroll të befasishëm të policisë.

Me çfarë dokumentash do të hynit ju në Shqipëri dhe si do të kamufloheshit brenda territorit shqiptar?

Problemi i dokumentave ishte zgjidhur që në SHBA-ve, ku gjithsecili nga ne ishte i pajisur me nga pesë letër-njoftime shqiptare me emra të rremë. Po kështu kishim edhe nga pesë dokumenta partie që i korespondonin emrave të shkruar në çdo letërnjoftim. Çdo letërnjoftim i yni, i korespondonte rretheve kufitare, si: Shkodra, Korça, Gjirokastra, Saranda e Vlora. Pasaporta kryesore që do të përdorja unë në Shqipëri, ishte me emrin Bashkim Fratari, ndërsa ajo për jashtë vendit, me emrin Tomas Brangel. Përveç këtyre kishim dhe nga një dokument të Gjeologjisë, të firmosur nga kolonel i Ministrisë Brendshme Jaup Dabulla, që na lejohej të lëviznim “për nevojat e Gjeologjisë”, deri në zonat kufitare fare pranë klonit. Të gjitha këto dokumenta ishin të fallsifikuara në mënyrën më perfekte, sa që nuk mund t`i dallonte dot asnjeri. Për t`i realizuar ato ishin shfrytëzuar dokumentat e një oficeri shqiptar që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në Amerikë. Po kështu që nga New York, kishim marrë dhe sasinë e mjaftueshme të dollarëve e lekëve shqiptare, të cilat i administroja unë si kryetar i grupit.

Si hytë në Shqipëri?

Pasi u armatosëm në bazën e Prevezës prej kolonelit amerikan Bill, ai na dha një motoskaf të vogël që e drejtonin tre marinarë, me të cilën u nisëm në orën shtatë të mbrëmjes dhe me anë të saj pas disa orësh zbarkuam në bregdetin shkëmbor të Ksamilit në jug të Sarandës. Pasi i dhamë kapitenit të nëndetëses kodin e kthimit, ai u largua andej nga kish ardhur, ndërsa ne pritëm të zbardhte dita që na u duk shumë e gjatë.

Ku shkuat pastaj?

Nga Ksamili ashtu si gjeologë ne u nisëm në drejtim të Butrintit, ku hipëm në një autobus që merrte turistë dhe me të shkuam deri në Sarandë. Kur mbërritëm atje, unë u interesova dhe gjeta një kamion që kishte shkarkuar qymyr në port, i cili na morri sipër karocerisë për në Gjirokastër. Kur zbritëm në qytetin e Gjirokastrës, shokëve iu thashë të lëviznin të lirë nëpër qytet dy e nga dy dhe të takoheshim tek Qafa e Pazarit.

A nuk kishit frikë se mund t’ju njihnin në qytetin tuaj?

Nuk më shkonte mëndja sepse kisha një kohë të gjatë që isha larguar prej andej, por ja që ajo ndodhi. Sapo zbrita në shkallët e gurta të qytetit tim, mu kujtua një porosi e Prof. Stavro Skëndit në New York, i cili më kishte porositur të blija një fjalor të gjuhës së sotme shqipe. Libraria e parë ishte në rrugën kryesore që të shpinte në Qafën e Pazarit dhe librashitësja quhej Sava. Ndërsa unë po nxirrja lekët për ta paguar fjalorin, brenda në librari hynë dy burra, një i moshuar dhe një më i ri. I pashë me bisht të syrit dhe i njoha menjëherë. U drithërova pasi edhe ata më njihnin mirë. Ai më i moshuari ishte Rexhep Kroi nga fshati Kardhiq dhe ai më i riu, Daut Myrto nga Mashkullora. Rexhepi kishte qenë zv/komandant i burgut të Burrelit në vitet kur kisha qenë unë atje, ndërsa Dauti, ishte Punëtor Operativ i zonës së Kardhiqit. Ata sa më panë, më njohën dhe Rexhepi më tha: “Urime Avdul, kur qenke kthyer nga Amerika. Të paska zënë amnistia”? Unë ktheva kokën me gjakftohtësi dhe i thashë: “Me mua flisni?” Ai mu përgjigj: “E ore me ty…”. Unë duke buzëqeshur, i’u thashë se nuk i njihja dhe se nuk më quanin Avdul, por Bashkim Fratari, e isha me profesion inxhinier gjeolog. Ndërsa flisja i zgjata paratë shitëses që po e ndiqte me kujdes atë skenë. Por Rexhep Kroi mu drejtua përsëri: “Lëri ato, ti je vetë Avdul Banushi që ke qenë në burgun e Burrelit dhe u arratise për në Amerikë”. Pas kësaj, ndërsa po nxirrja letërnjoftimin, i’u thashë: “Gabohesh mik”. Ata shqyen sytë nga habia dhe më thanë se përsëri nuk më besonin. Ndërkaq unë u detyrova dhe nxora edhe dokumentin e parties, duke u’a treguar vetëm nga kapakët, e i’u thashë gjoja i nxehur: Mos provokoni anëtarët e parties, se unë ua hedh trutë në erë.

Çfarë ndodhi më pas, a ju besuan ata?

Atyre i’u ranë puplat menjëherë dhe u treguan të pasigurtë në vetvete. Si për t`u mbrojtur, Rexhepi më tha: “Kam qenë oficer i Degës së Brendshme, siç është ky shoku këtu” dhe bëri me dorë nga operativi Daut Myrto. Unë ia ktheva me ironi: “Qofshi shëndoshë” dhe dola nga libraria duke u thënë: “Hajt nja tjeta”. Ndërsa dola jashtë, pashë shokët e mi që po më prisnin dhe u bëra shenjë të më ndiqnin nga pas sepse isha i bindur se Rexhepi me Dautin, do e mbanin vrapin në Degën e Brendshme.

A njoftuan ata në Degën e Brendshme të Gjirokastrës dhe ku shkuat ju më pas?

Nuk e di a njoftuan ata, por ne zbritëm me të shpejtë nga rrugica që të nxirrte në Poliklinikën e madhe të qytetit, e u fshehëm në familjen Jonuzi, që ishte dhe baza jonë e parë. Aty qëndruam gjashtë ditë, deri sa u qetësua gjendja dhe natën e fundit, pasi lamë 400 USD, në ora dy pas mesnate, ikëm nga ajo bazë e zbritëm nëpër lagjen e re “18 shtatori”, e dolëm në Granicë. Më pas ecëm në këmbët e Malit të Gjerë, sipër liqenit të Viroit dhe arritëm në vendin e quajtur Vatuca afër urës së Kardhiqit. Aty mësuam se ishte dhënë alarm, gjë e cila tregonte se për ne ishte njoftuar Dega e Brendshme e Gjirokastrës. Pasi kaluam Ujin e Ftohtë në këmbë, anashkaluam fshatin Picar, nëpër shkurnaja, sepse nuk mund të dilnim në rrugën nacionale, duke e ditur se tek Ura e Subashit kishte kontroll të fortë.

Ku shkuat më pas?

Gjithë ditën e kaluam nëpër shkurnaja dhe në të errur zbritëm në fshatin Shtëpëz, ku kishim një bazë tonën dhe që andej zbritëm në Ujin e Ftohtë të Tepelenës, ku hipëm në një kamion që shkonte për në Memaliaj. Pasi zbritëm në kryqëzimin e Memaliajt, hipëm në një nga makinat e shumta që ngarkoheshin me qymyr për TEC-in dhe u nisëm në drejtim të Fierit, ku dhe kishim piksynimin tonë.

Gjatë rrugës për në Fier, a patët kontrolle policie dhe kur mbërritët atje ku shkuat?

Gjatë rrugës që nga Uji i Ftohtë e deri në Fier, kaluam disa postblloqe policie, të cilat na kontrolluan dokumentet e nuk dyshuan fare. Në Fier shkuam e takuam njeriun tone, i cili u tremb shumë dhe nuk na priti në shtëpi. Takimin me të e bëmë dikë afër ndërtesave në Fermën “Çlirim”, vend të cilin unë e njihja mire, kur kisha qenë i internuar në Fier. Më pas nga aty hipën në një autobus urban si pasagjerë të rëndomtë dhe gjatë rrugës krejt të lirshëm bënim muhabete e shakara me udhëtarët, deri sa mbërritëm në Savër të Lushnjes. Aty ne shpresonim të gjenim mbështetje të madhe, sepse ishte vendi internimi. Duke e ditur se aty kishte shumë njerëz të Sigurimit, unë i lashë shokët e mi në një kanal diku në fushë të hapur dhe vetë shkova për të gjetur bazën tonë që ishte familja Çaushi.

E njihnit këtë familje?

Të zotin e familjes Çaushi, nuk e njihja mirë, por aty vija me rekomandimin e dy vëllezërve të tij që banonin në Amerikë si emigrantë politikë dhe ishin të lidhur ngushtë me organizatën tonë. Pasi i dorëzova 500 USD dhe letrën e dy vëllezërve të tij, ai u tremb shumë dhe nuk donte të na priste në shtëpinë e tij. Pastaj ai ndërroi mëndje dhe tha se në shtëpi na priste natën. Ndonëse ne aty shkuam me dyshime, na ndodhi e kundërta. I zoti i shtëpisë na shprehu mbështetjen e tij pa rezerva. Pasi lamë parullat e ndërlidhjes në rast se do të vinin njerëz të tjerë nga Amerika, rreth orës katër të mëngjesit, u larguam duke ecur fushave që na dukeshin pafund.

Ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita, ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit Isa Godo, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në 1953-in e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të Sigurimit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë./Memorie.al

blank

Xhorxh Tenet (V)- Ballë për ballë me Al-Kaedën

(Vijim)

Tashmë që ishim hedhur në një luftë në terren, çështjet që ishin dukur të vështira në ditët e para, papritmas u pa se kishin qenë shumë më të lehta në praktikë. Problemi i Pakistanit ishte një nga këta shembuj. Më 13 shtator, Riç Ermitejxhi ftoi për t’u dhënë një dush në Departamentin e Shtetit ambasadorin pakistanez Maleeha Lodhi dhe Mahmud Ahmed, shef i shërbimit inteligjent të Pakistanit, të cilët ishin ende në Uashington. Kishte ikur koha e të folurit me diplomaci. Nuk do të kishte më lojëra. Xhorxh Bushi kishte thënë në fjalimin e tij të 11 Shtatorit drejtuar kombit se Shtetet e Bashkuara nuk do të bënin dallim midis terroristëve dhe vendeve që i mbronin ata.

Pakistani ishte dhe me ne, dhe kundër nesh. Konkretisht, Ermitejxhi kërkoi që Pakistani të fillonte ndalimin e agjentëve të al-Kaedës në kufirin e tij, t’u lejonte Shteteve të Bashkuara korridore ajrore dhe uljeje për të gjitha operacionet e nevojshme ushtarake dhe të zbulimit, të lejonte hyrjen në territorin e vet të agjentëve të shërbimit inteligjent amerikan dhe të aleatëve, si dhe të ndërpriste të gjitha dërgesat me karburant për talebanët. Ermitejxhi është një njeri i prerë dhe imponues. Mahmudi duhet ta ketë ndier këtë kur kishte ikur nga sytë këmbët nga zyra e Riçit. Megjithatë, unë dyshoja që Riçi të kishte kërcënuar me të vërtetë se “do ta bombardonte Pakistanin dhe do ta kthente në epokën e gurit”, sikurse thuhet se Gjenerali Mahmud i kishte thënë më vonë Presidentit Musharraf. Ndërkaq, në takimin me Mahmudin, unë luajta rolin e një polici të mirë, ose të paktën e policit më të mirë. A nuk mundej ai të takohej të paktën me Mullah Omarin dhe t’ia bënte krejtësisht të qartë se talebanët do të paguanin një çmim të tmerrshëm nëse vazhdonin të mbronin me fanatizëm al-Kaedën dhe Bin Ladenin?

Presidenti, gjithashtu, u përfshi plotësisht në këtë çështje, gjë që nuk e kishte bërë kurrë përpara sulmeve. Në takimin e mëngjesit të 13 shtatorit, ai më kërkoi një shqyrtim vend pas vendi të luftës kundër ekstremistëve islamikë dhe Bin Ladenit. Çfarë kishin bërë shërbimet e tyre të ndërlidhjes vitin e kaluar për të na ndihmuar? Ç’mund t’u kërkonim më shumë atyre? A do të ishte e dobishme një telefonatë nga Presidenti, apo nga ndonjë prej zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë? Si gjithnjë, Pakistani ishte në krye ose afër kreut të listës.

Të gjithë këta faktorë luajtën një rol në hedhjen e Mahmudit në anën tonë, por ndoshta fakti që ai ishte në Uashington kur ndodhën sulmet ka të ngjarë të ketë pasur ndikimin më të madh. Ai pa si ngriheshin nga Pentagoni shtëllungat e tymit. Ai pa reagimin e të gjithë njerëzve përreth tij, dhe nuk mund ta kuptonte kurrë se sa thellë dhe së brendshmi i përjetuan amerikanët sulmet po t’i kishte ndjekur ngjarjet nga Islamabadi. “I ngjante një kafshe të plagosur”, na e përshkroi gjendjen ai. Dhe kjo nuk e ndali atë nga vazhdimi i bërjes së paralajmërimeve – edhe pas sulmeve, Mahmudi ishte ende duke u përpjekur t’i mbronte talebanët – veçse tashmë ai e dinte që nëse ne ishim të kënaqur, ne do të shkonim pas al-Kaedës pa vënë re se kush na pengonte ose kush na dilte në rrugë.

Jam i sigurt se ishte kjo që e bëri Mahmudin t’i mbushej mendja për t’u takuar me Mullah Omarin pas kthimit në vendin e tij. Për pasojë, Omari thirri një ulama dyditëshe – një lloj këshili kombëtar fetar – për të vendosur se ç’do të bënin me al-Kaedën dhe me kërkesën tonë që talebanët të ndalnin strehimin e terroristëve. Përfundimisht, sikurse e prisnim, nuk u arrit asgjë që t’ia vlente, megjithë njëfarë optimizmi fillestar nga ana jonë. Bin Ladeni nuk dorëzohej, gjë që na siguronte se gjithë goditja ushtarake amerikane do të binte mbi kokën e talebanëve. Por, matanë kufirit në Pakistan, Pervez Musharrafi e mori të qartë mesazhin që po i dërgonim dhe, unë vetëm e marr me mend, ishte mesazhi i cili bëri që Mahmudi të kthehej menjëherë në Pakistan pas sulmit. Brenda pak orëve, pasi Ermitejxhi kishte dhënë ultimatumet e tij dhe, pavarësisht disa kundërshtimeve të dhunshme brendapërbrenda, Musharrafi i pranoi ato. Në këtë periudhë, Pakistani kishte bërë një ndryshim rrënjësor dhe u shndërrua në një nga aleatët tanë më të çmuar në luftën kundër terrorizmit. Më 8 tetor, si një tregues përfundimtar i vendosmërisë së tij për të ndihmuar Amerikën në çrrënjosjen e al-Kaedës, Musharrafi zëvendësoi Mahmud Ahmedin në postin e shefit të shërbimit inteligjent, edhe pse ai kishte qenë një nga njerëzit që kishte ndihmuar në ngjitjen e Musharrafit në pushtet. Si edhe ne, Musharrafi duhet të ketë arritur në përfundimin se në realitetin e ri global, shefi i tij i shërbimit inteligjent ishte shumë pranë armikut. Cilado që të ketë qenë arsyeja, ne e kemi konsideruar gjithmonë ndryshimin e Musharrafit si zhvillimin më të rëndësishëm strategjik pas 11 Shtatorit, natyrisht pas prishjes së vetë strehëve afgane të terrorizmit.

Në ditët menjëherë pas 11 Shtatorit, ne iu kthyem procedurave të mbledhjes së informacioneve tona sekrete. Në një kohë normale, agjentët kryesorë mblodhën informacion me anë të korrierëve që kishin depërtuar brenda ose pranë zemrës së një organizate të interesit. Me raste, korrierët dhe agjentët që i kontrollonin ata ndeshnin në informacione që kishin ndryshuar, si dhe në çfarëdo materialesh të klasifikuara si “sekrete” dhe të përcjella ose drejtpërdrejt analistëve në Langlej, ose me anë të vargut të komandave që agjentët kryesorë përcillnin. Si të gjitha modelet burokratike, kjo kishte pengesat e saj, kryesisht të kohës – edhe kanalet më të shpejta krijonin probleme dhe i kthenin njoftimet e freskëta në jo të freskëta – pavarësisht se jepte maksimumin e sigurisë për të gjithë elementët e përfshirë.

Në qoftë se 11 Shtatori na kishte dhënë një mësim të mirë, kryesorja ishte se ne nuk mund t’i linim njerëzit që ishin të përkushtuar kundër nesh të qëndronin qetë-qetë në strehëzat e tyre, ndërsa ne të ndiqnim rendin e zakonshëm të gjërave dhe të punësonim njerëz për një siguri normale. Na duhej një raportim në kohë nga terreni dhe pastaj marrja e masave të nevojshme.

Ne ishim duke bërë gati me orë kontingjentin tonë në Pakistan. Karpentierët ngulnin gozhdë dhe sharronin deri në mesnatë për të krijuar zyrat e reja, përfshi dhe një dhomë ku kishim vendosur telefonat për të marrë thirrjet, secili me nga një fishë të veçantë, kështu që oficeri në detyrë do të dinte se cili ishte duke folur dhe në cilën gjuhë – Farsi, Dari, çfarëdo që të ishte – do ta merrte mesazhin.

Ne bëmë hapat tanë edhe për të bindur talebanët. Ndërsa Mahmudi ishte duke u përgatitur për takimin e tij me Mullah Omarin, Bob Grenieri, një oficer i vjetër i CIA-s në rajon, udhëtoi drejt një hoteli në malet e Baluçistanit, në Pakistan, për t’u takuar me Mullah Osmanin, komandantin e Korpusit taleban të Kandaharit, një njeri që në atë kohë njihej gjerësisht se ishte figura e dytë më e fuqishme në lëvizje, pas Mullah Omarit. Gjenerali dhe shpura e tij e vogël kishin udhëtuar në rrugë tokësore nga Kandahari. I rrethuar nga luksi i një hoteli me pesë yje dhe me një nga ndihmësit e gjeneralit që mbante shënime tepër të kujdesshme në mënyrë që ato të mund t’i përcilleshin Omarit, Grenieri në fillim shpjegoi qartazi: al-Kaeda do ta paguante shtrenjtë atë që i kishte bërë Shteteve të Bashkuara dhe, nëse talebanët do të bëheshin pengesë, do të pësonin të njëjtin fat. Pastaj ai propozoi disa zgjidhje. Talebanët mund t’ia dorëzonin Bin Ladenin Shteteve të Bashkuara për ndjekje penale. Nëse kjo shkelte detyrimet e tyre fetare si mikpritës, ata mund ta bënin vetë gjykimin, në një mënyrë që ta vinte atë në bankën e të akuzuarve. Ose, nëse donin ta ruanin tërësisht nderin e tyre, le të qëndronin mënjanë dhe t’i linin amerikanët të gjenin Bin Ladenin, dhe ta hiqnin atë nga shpatullat e tyre. Atë natë, Bobi bëri një gjumë copa-copa në një dhomë të hotelit ngjitur me atë të Osmanit – “një vrasësi gjakftohtë,” siç e përshkruan ai atë – dhe të nesërmen në mëngjes u nis dhe mbushi një raport, që lexohet si kapitull i një romani spiunazhi.

Kur e çova në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush e lexoi me ëndje të madhe.

Sikurse pritej, Omari nuk i pranoi propozimet tona, kështu që në një takim vijues me Osmanin, më 2 tetor, në një vilë në Baluçistan, Grenieri propozoi një zgjidhje alternative: përmbysjen e Omarit. Osmani mund të siguronte Kandaharin me korpusin e tij, të kapte stacionin e atjeshëm të radios dhe të përhapte lajmin se arabët e al-Kaedës nuk ishin miq të afganëve, dhe që nuk kishin sjellë asgjë përveç të keqes për vendin, dhe që Bin Ladeni duhej të kapej e të dorëzohej menjëherë. Edhe kjo nuk solli asgjë, por vetëm bërja e një propozimi të tillë një vrasësi si Osmani kërkonte një kurajë të madhe nga ana e Grenierit.

Ndërkohë, ne ishim duke përshpejtuar mbledhjen e informacioneve të fshehta dhe po bënim më të mirën për të shtrënguar vidhat mbi al-Kaedën dhe talebanët, dhe, nga ana tjetër, ishim duke liruar shtrëngesat për njerëzit tanë dhe përfytyrimet e tyre. Në më pak se një shekull, luftërat kishin evoluar nga ushtritë masive dhe betejat llogore më llogore, te përplasjet guerile dhe shkatërrimi i garantuar i ndërsjelltë, te modeli i terroristëve xhihadistë që mbizotëron në kohën tonë. Për të rezistuar, ne duhej t’u ktheheshim sistemeve të vjetra dhe t’i shkundnim nga stereotipet që u kishte ikur koha.

Para 11 Shtatorit ne kishim punuar shumë për të prishur protokollet e vjetra, për ta shndërruar veten tonë në një nga organizatat më të rëndësishme. CIA kishte një nga rezervat më të thella dhe më të larmishme të talenteve në botë; oficerët tanë të terrenit kishin bërë gjëra që ju nuk keni për t’i lexuar as në romanet me spiunazh. Për mua, nuk ka kuptim të sjellësh një zëvendësdrejtor apo shoqërues të drejtorit në një takim, fjala vjen, me presidentin, vetëm sepse posti e kërkon këtë. Unë doja të merrja personin që ishte më afër aksionit, atë me përvojë të drejtpërdrejtë, për t’i treguar kryekomandantit se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Herë-herë, unë duhej t’i merrja me vete, sidomos kur sapo kishin ardhur nga disa pika të nxehta në anë të largëta të botës dhe donin një dush të ngrohtë apo të flinin një ditë, por në shumicën e rasteve, mendoj, ata e merrnin këtë si një shenjë respekti për çfarë kishin bërë dhe sakrifikuar, dhe për njohuritë që kishin fituar.

Pas 11 Shtatorit ne i dyfishuam këto përpjekje. Unë do të dukesha në Shtëpinë e Bardhë apo në Kemp Dejvid me njerëz që i kishin thonjtë të paprerë dhe me veshje të zhubrosura, pasi ata sapo kishin zbritur nga një aeroplan që kthehej nga një zonë lufte. Asnjë burokraci qeveritare nuk mund të jetë tërësisht e përkryer, por ata tanët, në postet më të larta të CIA-s, punonin fort për ta bërë burokracinë tonë sa më horizontale që të ishte e mundur.

Ne bëmë në thelb të njëjtën gjë me oficerët tanë në terren – u dhamë atyre lejen për të bërë telefonata në pikën e kontaktit me armikun. Rrafshimi i piramidës së autoritetit na dha mundësinë e marrjes së vendimeve në kohën e duhur. Pjesërisht ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Terrorizmi nuk ishte vetëm al-Kaeda. Në qoftë se atje kishte luftë – dhe, me sa dukej, kjo ishte e pashmangshme – nuk do të luftohej vetëm në Afganistan. Ne ishim duke u përballur me një formë kërcënimi mbarëbotëror dhe duhej t’i përgjigjeshim globalisht me një ortakëri, që tashmë ishte tendosur jashtë mase.

Ndërsa vjeshta e vitit 2001 po shkonte, ne do të takoheshim çdo ditë në selinë qendrore për të shqyrtuar raportimet mbi kërcënimet – çfarë kishim dëgjuar për to në ditët e fundit, nëse kishim pikasur nga vinin këto kërcenime, dhe se çfarë ishim duke bërë për ndalimin e tyre. Ishte e habitshme se si do të gjenim shpesh një plumb, fjala vjen, në Amerikën e Jugut kundër dikujt në Jemen të cilin donim ta hiqnim qafe në rrugë. Terroristët janë po aq të ndërlidhur sa edhe ne të tjerët në botën moderne pa kufij. Nëse operacioni ishte me rrezik të lartë, unë ose Xhon Meklaflini do të bënim telefonata për të ndihmuar sadopak. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, ose mezi mbërrinin ose s’mbërrinin fare. Ne u dhamë njerëzve tanë shumë shtëpi në vende të ndryshme, sepse ata kishin nevojë për to, sepse i siguruam ata se ishin tërësisht të mbushur me takime për dhënien e informacioneve, të cilat Agjencia përpiqej t’i gjente dhe sepse ata ishin, në shumicën dërrmuese, njerëz tepër kompetentë. Lufta në Afganistan vetëm sa e përshpejtoi këtë prirje. Në qoftë se ne do të ishim përpjekur për ta shkoklavitur gjithë atë lëmsh matanë shkretëtirës nga kati i shtatë i ndërtesës sonë, ne edhe sot e kësaj dite do të ishim rrugës për në Kabul.

Rreth mesnatës së 12 shtatorit, pas një darke të vonë me shefat britanikë të shërbimit inteligjent, të cilët kishin fluturuar për të shprehur ngushëllimet e tyre, unë isha ulur në zyrën time duke shënuar ide të ndryshme bashkë me Xhemi Misik, analisten tonë të dytë më të vjetër në atë kohë. I thashë asaj se doja të krijoja një grup brenda CIA-s, qëllimi i vetëm i të cilit do të ishte t’i mendonte idetë ndryshe. Klisheja në Uashington është  për “të menduar jashtë kutisë”, por unë nuk doja që të dilnim vetëm përtej kufirit të zakonshëm. Unë doja që njerëzit shumë larg jashtë kutisë të kishin një kod postar të ndryshëm. Xhemi e pëlqeu idenë dhe, brenda rreth pesëmbëdhjetë minutash, e pagëzuam grupin “Celula e Kuqe”.

Siç ishim të ulur përzgjodhëm pjesëtarët, u telefonuam atyre atë natë, megjithëse ishte vonë, dhe u thamë të ishin në zyrën e Xhemit në orën tetë në mëngjesin e nesërm. Një nga krerët ishte Pol Frandano, një analist i vjetër i kualifikuar në Harvard, me një mjekër me majucë dhe që kishte qejf kravatat me ngjyra. Poli kishte një sens finok humori dhe kënaqej me gjërat ndryshe, jo si akademikët tipikë. Qëllimi ynë ishte që disa nga njerëzit tanë më të mirë t’i linim të lirë nga konsideratat krejtësisht objektive. Këta ishin burra dhe gra që ecnin në të përpjetat e analizave. Baza e tyre intelektuale ishte ndërtuar në mënyrë solide mbi faktin, ose sa më pranë “faktit”, sikurse e ofronte shpesh puna e shërbimit inteligjent. Tani ne u kërkonim atyre të bënin një kapërcim në imagjinatën e tyre, të përpiqeshin të futeshin brenda mendjes dhe imagjinatës së armikut tonë. Në muajt që vijuan, ne u dhamë mori temash për çështje specifike që ata të shkruanin rreth tyre. Midis tyre: “Si mund të përpiqet Bin Ladeni për të falimentuar ekonominë amerikane”, “Shkatërrimi i komploteve – një mënyrë për të ndaluar sulmin e radhës”, dhe e pëlqyera e gjithkujt, “Pamje nga shpella e Usamait”. Më i fundmi – i shpërndarë më 27 tetor dhe numri njëzet e dy në seri – u dha pjesëtarëve të Celulës së Kuqe një shans për të spekuluar mbi atë çfarë bluante në mendje Usama bin Ladeni dhe çfarë mund t’u thoshte zëvendësve të tij në tri javët e sulmeve amerikane mbi Afganistan. Midis citateve të përfytyruara për UBL-në ishin këto: “Unë nuk e shoh të nevojshme të ngutem për të dalë përjashta për goditje të tjera kundër Amerikës” dhe “Unë do t’u jap më shumë liri veprimi zëvendësve të mi. Unë do t’i udhëzoj ata të ruajnë standardet e mia, por ata do t’i marrin vetë vendimet se kur duhet të godasin”./Përktheu dhe përgatiti botimin Xh. Shehu

blank

Dëshmia e agjentit të CIA-s: Ja tre njerëzit që rekrutoi Kadri Hazbiu dhe i solli në SHBA për t’i infiltruar te mërgata antikomuniste

 

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane.

Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve.

Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimin se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh.

Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë.

Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyl Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                        VIJIM

Zoti Banushi, çfarë bëtë pas dështimit të aksionit për atentatin ndaj Enver Hoxhës dhe vënies së bombave në ambasadën kineze?

Kur e pamë që e kishim të pamundur për të realizuar dy aksionet tona, për të mos e ndërlikuar më tej situatën, akoma pa mbaruar mirë parade, ne u larguam që andej dhe u kthyem në bazën tonë tek familja Bineri në Pallatet “Shallvare”. Aty roja jonë që e kishim lënë për të kontrolluar bazën nga survejimet e Sigurimit të Shtetit, na tregoi se shumë civilë herë pas here kalonin në rrugën para atij pallati dhe vështronin nga shtëpia ku banonin dy familjet Bineri. Ne bëmë një mbledhje të shkurtër ku vendosëm që të ndërronim bazën, pasi ekzistonin të gjitha mundësitë që të kishim rënë në gjurmët e Sigurimit. Pas kësaj, dolëm prej aty pa rënë në sy dhe në këmbë shkuam tek baza tjetër në familjen Begeja, ku i zoti i shtëpisë ishte trembur shumë nga lëvizjet e njerëzve të Sigurimit. Edhe aty nuk qëndruam shumë dhe menjëherë u nisëm për në fshatin Ndroq, tek baza jonë në familjen Mancaku. Ajo ishte një nga bazat tona më të sigurta, për arsye se asaj familje regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte pushkatuar dy djem, Seit dhe Zydi Mancakun. Aty qëndruam për shtatë ditë me radhë në një kasolle bagëtish, pa dalë fare përjashta.

Nga aty ku shkuat?

Duke e parë situatën tepër të ndërlikuar, ne u larguam prej aty dhe shkuam në Fier ku u strehuam në familjen Margaritari e cila na priti mjaft mirë. Në Fier unë takova dhe shokun tim të vjetër Haxhi Moskin dhe dy tre të tjerë që i kisha pasur në burgun e Burrelit. Ata na bënë një përshkrim më të hollësishëm të situatës duke na treguar për kontrollet e shumta që kishte ndërmarë Sigurimi i Shtetit në të gjithë vendin, me rastin e festave të nëntorit. Nga Fieri ne shkuam në Izvor të Dukatit, ku pasi hymë në lidhje me qendrën me anë të radiomarrëses, erdhi mjeti nënujor e na mori. Kur mbërritëm në Prevezë, dorëzuam armatimet dhe morëm avionin e u nisëm për në SHBA-ve, ku raportuam për të gjithë misionin tonë, i cili na kishte dështuar.

Pas këtij misioni, organizata juaj “Fronti i Rezistencës”, a ndërmori veprime apo aksione të tjera për hedhje bombash nëpër ambasadat shqiptare në Perëndim?

Ne nuk mund të kryenim më misione të atilla me hedhje bombash etj., për faktin se kishim marrë paralajmërimin e fundit nga majori Tomas Smith.

Po ku konsistonin aksionet që do të kryente “Fronti i Rezistencës” dhe a kishte dijeni Sigurimi i Shtetit, se ju i kishit vënë bombat në Romë e Paris?

Aksionet që do ndërmerrnin grupet pesëshe që ishin formuar pas vendimit të “Frontit të Rezistencës Antikomuniste”, kishin piksynimin e vetëm futjen në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket Sigurimit të Shtetit, ai kishte rënë në gjurmët tona me anë të agjentëve që kishte rekrutuar në Shqipëri dhe i kishte sjellë tek ne në SHBA-ve. Po kështu, Sigurimi Shtetit kishte dijeni të plotë se unë kisha vënë bombat në ambasadat e Romës e Parisit.

Nga e mësoi Sigurimi i Shtetit se ju ishit personi që kishit vënë bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit?

Personi që informoi Sigurimin e Shtetit në Tiranë se unë kisha vënë bombat në ambasadat shqiptare në Romë e Parisi, quhej Ndoc K. dhe ishte nga Shkodra. Ndoci ishte tip aventurieri, punonte në një ndërmarje diku në periferi të Shkodrës dhe thuhej se në atë kohë, ai ishte fejuar me mbesën e njërit prej Sekretarëve të Komitetit Qendror. Ai rridhte nga një familje që ishte persekutuar shumë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe këtë gjë e shfrytëzuan oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët e rekrutuan menjëherë. Pasi e kishte rekrutuar, Sigurimi Shtetit bëri një lojë, duke hapur fjalë se ai ishte arratisur, ndërsa e kishte përcjellë vetë për në Malin e Zi dhe brenda tre ditëve ai arriti në Itali. Në Romë ai u paraqit tek Ernest Koliqi, duke i thënë se ishte i arratisur nga Shqipëria dhe i kërkoi ndihmë për t’i gjetur punë. Koliqi pasi e mbajti tre ditë në shtëpi, e përzuri sepse kishte marrë të dhëna nga Gjon Gjinaj, i cili i kishte thënë se Ndoc K. ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe se aty kishte ardhur me mision të veçantë.

Nga i mësuat ju të gjitha këto?

Të gjitha këto biseda mua m’i tregoi vetë Ndoc K. kur erdhi në SHBA-ve, por ai nuk pranonte se ishte agjent i Sigurimit të Shtetit.

Po pse erdhi Ndoc K. në SHBA-ve dhe si hytë ju në kontakte me të?

Ndoc K. erdhi në SHBA-ve sepse një nga misionet kryesore që i kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit, ishte që ai të mblidhte informata rreth grupit që kishte hedhur bombat në ambasadat e Romës e Parisit. Ndoc K., pasi u përzu nga Ernest Koliqi, mundi që të merrte të drejtën e azilit politik për në SHBA-ve, nëpërmjet zonjës Sofie K. e cila punonte në zyrat e emigracionit amerikan me qendër në Romë. Sofia bënte lojë të dyfishtë, duke punuar edhe për amerikanët edhe për Sigurimin e Shtetit Shqiptar, për arsye se ajo kishte farefisin e saj të persekutuar në një fshat të Lushnjes. Kështu sipas urdhërit të Sigurimit të Shtetit, ajo i dha Ndocit azilin politik për në SHBA-ve. Kur erdhi në SHBA-ve, Ndoci shkoi menjëherë në Misionin Shqiptar pranë OKB-së, ku mori kontakt me Sokrat Çomon, që ishte njeriu i Sigurimit të Shtetit dhe ishte i kamufluar si diplomat pranë atij Misioni. Ndoci i dha parrullën që kishte marrë nga Sigurimi në Shqipëri dhe Sokrati i dha atij detyrat që duhej të kryente atje. Gjëja e parë që bëri Sokrati me Ndocin, ishte prezantimi me një shqiptar tjetër të quajtur Loro Shpori dhe të dyve i’u vuri si detyrë që të zbulonin se: kush ishin ata që kishin vënë bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit.

Kush ishte Loro Shpori dhe a njihej ai me Ndoc K.?

Loro Shpori ishte nga një fshat i Shkodrës dhe kishte qenë në burg si i dënuar politik. Kur ishte liruar nga burgu ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në SHBA-ve. Me Loro Shporin unë kisha pasur miqësi që përpara se ne të fillonim aksionet tona dhe më pas ai e kishte nuhatur se unë bëja lëvizje të shumta me avione nëpër Europë. Loro me prezantoi me Ndoc K. dhe në atë kohë Ndoci mu qep keq mua, gjoja si shok i ngushtë e më vinte dhe në shtëpi. Në atë kohë Loron e kishte takuar Sokrat Çomo dhe e kishte rekrutuar që ai të punonte për llogari të Sigurimit të Shtetit shqiptar, duke i ngarkuar edhe detyrat që duhej të kryente. Si shpërblim ndaj kësaj Sokrati i kishte premtuar disa privilegje që ai të dërgonte para e pako tek njerëzit e tij në Shqipëri, sa të donte dhe pa doganë.

Nga i dinit ju këto dhe cilat ishin detyrat që i’u ngarkuan Loro Shporit?

Të gjitha këto mua m’i tregoi vetë Loro Shpori dhe misioni që ishte ngarkuar atij ishte: të survejonte katër kafenetë e shqiptarëve që ndodheshin në rrugën “Allen” në New York, Kafe “Tirana”, “Çajupi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Rozafa”. Po kështu Loro Shpori më tregoi edhe për Ndoc K. që ishte agjent i Sigurimit të Shtetit. Pasi Loro na tregoi për marrveshjen që kishte bërë me Sokrat Çomon, ne i thamë që ai të bënte detyrën, por para se t’i dërgonte informatat në Misionin shqiptar të OKB-së, ai duhej të na i sillte ne.

A e bëri këtë gjë Loro Shpori dhe përse ju vazhdonit të mbanit shoqëri me Ndoc K. kur e dinit që ishte agjent i Sigurimit?

Loro pranoi ta bënte atë që i thamë ne dhe atyre të Misionit të OKB-së, u dërgonte informata pa rëndësi, menjëfjalë bënte lojë të dyfishtë. Në fillim ne nuk e njihnim Ndoc K., po kishim njëfarë dyshimi, se ai rrinte pa punë në SHBA-ve. Ndërsa kur ne e morëm vesh se ai ishte agjent i Sigurimit, e demaskuam keqas në të gjithë mërgatën shqiptare dhe ai mbeti ‘kartë e djegur’ në emigracionin antikomunist. Megjithëkëtë ai e vazhdonte punën e tij.

Përveç Ndoc K dhe Loro Shporit a kishte agjentë të tjerë të Sigurimit të Shtetit që ishin vënë për të gjurmuar grupin tuaj?

Në atë kohë që ne kishim kryer aksionet e para nën drejtimin e “Frontit të Rezistencës, Sigurimi i Shtetit ndërmori një ofensivë të madhe për të rënë në gjurmët tona dhe kjo dukej nga agjentët e shumtë që rekrutoi dhe nisi në SHBA-ve. Përveç Loro Shporit dhe Ndoc K., në atë kohë erdhi në SHBA dhe një djalë i ri 26-vjeçar, i quajtur Tom M. Toma ishte nga Selca e Vermoshit të Shkodrës dhe rridhte nga një familje shumë e persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar më duket aty nga viti 1947 në qytetin e Korçës, ndërsa xhaxhai i tij vazhdonte të ishte në burg, si i dënuar politik. Po kështu Toma kishte dhe njerëz të tjerë nga fisi i tij të pushkatuar e nëpër burgje. Në atë kohë Toma ishte i internuar në ishullin e Lezhës, ku shkonte shpesh për gjueti Kadri Hazbiu. Tom M. e thirri Kadri Hazbiu dhe e përpunoi me qëllim që ta sillte në SHBA-ve, për të ndjekur grupet tona të “Frontit të Rezistencës Antikomuniste”.

A erdhi Tom M. në SHBA-ve?

Menjëherë pas përpunimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Toma u përcoll nga Sigurimi i Shtetit për në Itali, ku nëpërmjet ambasadës sonë dhe Sofie K., ai erdhi në SHBA-ve. Në atë kohë që Sigurimi përcolli Tomën për në Itali, gjithashtu përcolli për në Mal të Zi edhe vëllanë e tij Dedën, i cili gjithashtu ishte rekrutuar prej Sigurimit. Për të humbur gjurmët e lojës të Sigurimit të Shtetit me Tomën e Dedën, ata hapën fjalë se dy vëllezërit M., ishin arratisur për në Itali me anë të një varke nga fshati Tale i Lezhës. Toma mbërriti në SHBA-ve me gjithë gruan e tij dhe djalin e vogël, ndërsa i vëllai Deda, u la në zonën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë, për të hetuar bazat e grupeve tona që ishin krijuar nga Dr. Hamdi Uruçi. Menjëherë pas ardhjes në SHBA-ve, ku Tomës i lindi dhe një vajzë, ai shkoi në Misionin Shqiptar pranë OKB-së dhe mori takim me Sokrat Çomon. Sokrati e lidhi Tomën me Ndoc K. dhe Toma për afro tetë muaj, që qëndroi në SHBA-ve, ku nuk punoi fare dhe pretendonte se merrte asistencë.

Si ratë në kontakt ju me Tom M?

Pas tetë muajve, sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Kadri Hazbiu, Toma u paraqit në zyrat e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe kërkoi takim me krerët kryesor të tij. Ata e pritën Tomën i cili iu tha atyre se kishte dëshirë që të dilte vullnetar për të shkuar në Shqipëri, e për të luftuar kundër komunizmit, sepse komunistët i kishin vrarë babën dhe i kishin persekutuar gjithë farefisin.

Cila ishte përgjigja që Toma mori nga krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë”?

Anëtari i kryesisë së Komitetit. Dr. Hamdi Uruçi, e pyeti Tomën se si e vërtetonte ai se komunistët i kishin vrarë babën dhe Toma i’u përgjigj’ se aty në New York, kishte plot bashkëfshatarë të tij të cilët mund të pyeteshin rreth atyre çka kishte thënë ai.

A i interesua kryesia e Komitetit për Tomën?

Po, për atë gjë u pyetën shumë njerëz dhe rezultoi se ishte ashtu siç thoshte Toma.

Çfarë ndodhi më pas me Tomën?

Pasi u vërtetuan fjalët e Tomës lidhur me biografinë e tij, ai doli vullnetar që të vinte me mua me mision në Shqipëri, duke thënë se donte të merrte hak ndaj komunistëve. Unë pranova se nuk më shkonte kurrë në mëndje, se ai djalë i ri të ishte përpunuar nga Sigurimi Shtetit. Pasi kësaj ne morëm detyrat rreth misionit që do të kryenim në Shqipëri dhe më 26 prill të vitit 1975 unë me Tomën i hipëm avionit në New York dhe mbërritëm në Athinë.

Vetëm me Tomën shkuat në Athinë?

Po, vetëm me Tomën dhe pas tre ditësh, në Athinë erdhi për të na takuar Nikolla Plesati, i cili ishte nga Korça dhe banonte në Igumenicë.

Kush ishte Nikolla Plesati dhe përse erdhi për t’ju takuar?

Nikollës i kishte vdekur babai (Thoma Plesati) në burgjet e Shqipërisë komuniste në vitin 1953 dhe në atë kohë ai kishte dhe dy vëllezër, Koçon e Llambron, të cilët gjithashtu ishin në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai do të na shoqëronte ne për në Prevezë, ku do të bisedonte me kolonelin amerikan Bill, që të na furnizonte me armatime, sepse me urdhërin e majorit Tomas Smith, ne nuk mund të merrnim më armë aty.

A ju nxori pengesë koloneli Bill?

Ai nuk na nxori asnjë pengesë dhe pas bisedës që bëri Nikolla me Billin, ai na furnizoi me të gjitha armatimet e nevojshme.

Çfarë bëtë pasi u furnizuat me armatime?

Pas kësaj ne bëmë planin se si do hynim në Shqipëri./Memorie.al/


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend