Veriu i Spanjës, perëndimi i Islandës dhe lindja e Groenlandës do të përjetojnë para perëndimit Eklipsin e Plotë të Diellit i cili llogaritet të zgjasë për 138 sekonda. Kurioziteti dhe ndjekja e tij janë të mëdha përsa i përket interesimit të njerëzve jo vetëm në territoret ku ai prek. Zakonisht në 2 minuta e 18 sekonda hija (errësira e përkohshme/nata e shkurtër) mbulon një sipërfaqe rrethi me diametër 200-300 km. Eklipset nuk kanë emër të veçantë. NASA i regjistron ata në katalogë me përkatësinë e datës dhe orës kur fenomeni qiellor ndodh. Ndërsa një tjetër mënyrë dalluese është Numri Saros, përsëritjen çdo 18 vjet e bë mbi bazë të ngjashmërisë gjeometrike në rrugën që përshkon.
Shkencërisht eklipset që janë një renditje e trupave qiellor pra të Diellit, Tokës dhe Hënës sjellin dallueshëm ndryshime fizike të përkohshme nga errësimi i papritur i dritës. Bie temperatura, ndryshon peizazhi natyror me një muzg të papritur, ndryshon dhe konfuzohen sjelljet e botës së gjallë. Shpendët dhe kafshët përgatiten për gjumë ose zgjohen për natën etj. Në astrologji eklipset lidhen me simbolikën e zhvillimeve apo parashikimeve se çdo të ndodhë me planetin dhe shoqërinë. Madje në vitin 1999 Eklipsi i Plotë i Diellit ndodhi i pjesshëm më 11 Gusht në Tiranë. Si një vit i fund mijëvjeçarit skenaret dhe hamendjet ishin sa pesimiste dhe po aq optimiste. Ndërsa dikush mendonte për fundin e botës, sot në 2026 pra 27 vite më pas njerëzit kanë tjetër përfytyrim për planetin. çfarë marrin prej tij dhe sa bashkëjetojnë me të. Askujt atëherë nuk i kishte shkuar mendja se në kohë reale do të lidheshin me njëri tjetrin me zë dhe figurë përmes celularëve apo që edhe astronomët në Prill të këtij viti do të përshkonin për 42 min. e 50 sek. anën e pasme të Hënës që ngjasoi me një Eklips Gjigant i Plotë i Diellit. Një mit shumë i përfolur se kohëzgjatja e udhëtimit të Artemis II pas Hënës “Dark Side of the Moon” ishte e përpiktë albumin e Pink Floyd në Mars të 1973. E përsa eklipset nuk kanë ndonjë emërtim zyrtar, vetëm ai që mbase ka bërë përjashtim ishte “Eklipsi i Madh Amerikan” i vitit 2024. Bëri përjashtim dhe pati komente, por një ngjarje interesante ishte sjellja e Flamingove në një Zeopark të Dallas-it, Teksas. Ashtu siç e kishin parashikuar punonjësit dhe shkencëtarët atje Flamingot përsërisin ritin e bashkimit pranë njëri-tjetrit në mjedisin ujor si për të kaluar natën.
Ky detaj seç e hodhi mendjen sa tek Flamingot në Lagunën e Nartës pranë Zvërnecit dhe sa në Sheshin e Protestës në Tiranë me “Revolucionin e Flamingove” në Ditën e 74.
Me orën e Evropës eklipsi ndodh me perëndimin e diellit pikërisht atëherë kur protesta e pandërprerë fillon.
______
12 Gusht 2000- Dita Ndërkombëtare e Rinisë
https://www.facebook.com/ardian.murraj/videos/10211547550743168/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
https://youtu.be/oX6EOuXOYBs?si=vTsX7EJcuYMYIIoS
12 Gusht, 2026







Komentet