Nga Besim Hajdarmataj
Hetimet e organeve ligjzbatuese kundër krimit të organizuar të profilit të lartë nxisin gjithnjë një reagim pozitiv në opinionin publik dhe një ndjesi vlerësimi për punën e tyre, pavarësisht se ky është roli i tyre kushtetues.
Detajet e dala nga dosja hetimore, e konsideruar në media si “Metamorfoza 3”, dëshmojnë se personazhe të rëndësishëm të grupeve të fuqishme kriminale shqiptare tashmë mbajnë mbi kurriz masa të sigurimit “arrest me burg”, megjithëse shumica prej tyre janë në arrati.
Pavarësisht se është një çështje me interes të lartë shoqëror, ajo që konstatohet nga dokumentat e rrjedhura në media tregon se hetimi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është mbështetur kryesisht në informacionet e përcjella nga autoritetet franceze dhe belge për përdoruesit e aplikacioneve SKY dhe Enchrochat.
Bisedat mes anëtarëve të grupeve kriminale, siç lexohet në vendimin gjyqësor, i cili gjithësesi nuk duhej të ishte bërë publik, i përkasin kryesisht vitit 2020.
Në dosjen hetimore nuk lexohet ose, të paktën, për aq sa është bërë publike, nuk thuhet asgjë për veprimtarinë e këtyre grupeve kriminale pas vitit 2020, për më tepër kur disa prej emrave që gjenden në vendimin e gjykatës, tashmë rezultojnë të vrarë në atentate të mëvonshme apo të zhdukur.
Kjo e dhënë tregon se SPAK-u është fokusuar kryesisht në informacionet e mesazheve të dekriptuara, pa vijuar më tej me hetimet mbi aktivitetin e paligjshëm të këtyre personazheve, të cilët, duhet pranuar se kanë një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pra, gjithçka duket se është mbështetur tek materialet e ardhura nga autoritetet e huaja, të cilat “ia zbardhën faqen” Prokurorisë së Posaçme.
Megjithatë, veprimet e përcipta deri në këtë fazë, nuk janë problemi i vetëm në hetimin e këtyre “7 ose më shumë klaneve kriminale”.
Ka një element, i cili mungon tërësisht në dosjen hetimore. Ai që lidhet me bashkëpunimin e këtyre grupeve kriminale me funksionarë shumë të lartë shtetërorë.
Duhet të kthehemi pak në kohë, për të kuptuar konkretisht se përse mungon ky element.
Në vitet 2016-2018, ish-Prokuroria për Krime të Rënda kishte nën hetim disa prej këtyre klaneve kriminale, përfshirë, “Ndoka”, “Avdylaj”, “Bami”, “Gjoka”, “Bajrat” e të tjerë.
Veprimet proaktive në atë kohë tregonin se anëtarë të grupeve kriminale kishin komunikim apo aksese me zyrtarë shumë të lartë shtetërore, ku diskutohej për shtyrjen e ligjit të lojërave të fatit, për emërim drejtorësh policie e shefa komisariatesh, për caktimin e deputetëve e drejtuesve të rëndësishëm institucionesh qendrore apo lokale, miratim lejesh për resorte e ndërtesa shumë-katëshe në qytetet kryesore e në bregdet, e të tjerë.
Këto hetime krijonin dyshimet se grupet kriminale kishin një fuqi shumë të madh në jetën politike dhe ekonomike të vendit.
Hetimet e kësaj dosjeje zgjatën në kohë, pasi më së pari duhej zbuluar e gjithë skema dhe, ajo që ishte më e rëndësishmja, duheshin kryer në sekret të plotë.
Hetimet e sotme të SPAK-ut kanë një mbështetje shumë pozitive nga trupa e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë që varet nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërsa, hetimet e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda bazoheshin në bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, një strukturë tejet vulnerabël ndaj ndikimeve jashtë-institucionale dhe që kishte rrisk të lartë dekonspirimi.
Hetimet e këtyre grupeve u zhvilluan nga disa prokurorë, të gjithë me integritet, por që u larguan nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për shkak të Vetingut apo nëpërmjet transferimeve të paligjshme në prokurori të largëta lokale.
Pas “largimit” të kësaj trupe prokurorësh, ish-Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi në vitin 2018 atë që u konsiderua operacioni “Volvo-4”.
Ishte një operacion që, më shumë se sa procedurial, u zhvillua nën ndikime dhe me “plan politik”.
U arrestuan anëtarë të klaneve Ndoka, Avdylaj, Bajri e të tjerë, por për vepra penale të lehta, të cilat u lejuan atyre që të dilnin nga burgu shumë shpejt.
Copëzimi i hetimeve për disa prej çështjeve dhe nxitimi për të goditur vetëm disa nga këta persona, solli pasojën, që sot, shumë nga të kërkuarit, të jenë duke shijuar jetën në vende ekzotike.
Dosja hetimore, mbi të cilat u mbështet operacioni “Volvo-4”, tregoi se ishin hequr të gjithë fashikujt, ku eksponentët e klaneve kriminale diskutonin hapur dhe “shoqërisht” me politikanët e nivelit të lartë për tjetërsim votash, miratim apo ndryshime ligjore, caktim zyrtarësh të lartë, e të tjerë.
Pavarësisht se operacioni i vitit 2018, i zhvilluar në një kohë kur Prokuroria për Krime të Rënda kishte probleme shumë të mëdha menaxhimi, sërish aktet e hetimeve ndaj klaneve kriminale të periudhës 2016-2018, i janë transferuar Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, që në momentin e krijimit të saj, në vitin 2019.
Ato akte, si rregull, duhet të jenë aty, bashkë me bisedat, komunikimet dhe bashkëpunimin e organizatave kriminale me eksponentë të rëndësishëm politikë.
Brenda SPAK-ut ka prokurorë me integritet, të cilët, jam i bindur, se do të gjejnë nxitjen dhe motivimin për të rimarrë sërish ato hetimet të periudhës 2016-2018 ndaj këtyre klaneve kriminale.
Aty kuptohet qartësisht se si eksponentë të krimit të organizuar, nëpërmjet kanaleve politike e shtetërore, krijuan pasuri miliona e miliona euro, një pjesë të të cilave i kanë vënë në përdorim të organizimit të atentateve ndaj njëri-tjetrit, siç zbuluan komunikimet në Sky/Encrochat.
* Ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda
Te lumtZ Lalla. PO KUSH JA JAPI TE DREJTEN LICENCIMIT! TE TV, KLANIT. KTI UDBASHI.
Te lumtë historian i nderuar me të vertetë ky eshtë nje funderrin e kombit , bith e shkaut dhe harbut katil e rezil qe kah shkon ky duhet ti shtrohet udhe me hithi e e katran turfunda bararba, bashke me keta kriminelat tjere qe quanin veten çlirues e vrisnin pas shpine e tash per mi pshtu bithen e vet po dojne tua japin armiqve tokat ilire!
Mjerisht shtytjen emka nga po e njejta klas ne Shqipri dhe ne Kosove, perkrahsit e tij jan te interesum me degrade si qeshtjet shqiptare, kosovare dhe çameris !!!
Drejtsia vonon po nuk harron
Mu qudit me kan shpiun edhe haptas.shetit neper kosov.se di qka me than.me kan shpiun ne serrbi per shqiptaret serrbet e kishin hjek moti.e na e lajm edhe e ngritum .mjer ne ama mjer keta .Sigurimi i shtetit edhe i thaqit …
Afer nje milion shqiptare nga kosova e maqedonija zune rrugen ga Stambolli prej Rankoviqit qe kishte deshite ti zhduki shiptaret nga jugoslavija, si nuk gjendet nje burre ti eliminoj keta tradhetar,
TELUMTE ZOTI LLALLA.KETIJ BYTHEQIRI DO I VIJE HAKESH NJE “AVNI RRUSTEM ” I RI SEPSE ASNJE QELBESIRE KUNDERMUESE ME EREN E QELBESIRAVE TE TRADHETISE GJER ME TANI NUK I KA “SHKUE” KUNGULLI MBI UJE.
Të tillë ka shumë Kosova, po edhe Shqipëria. Bile mbajnë pozita të larta e të ndieshme. Si duket, nuk ka më Adem Jashar dhe Avni Rrustem?! Përkundrazi, gëzojnë respekt extra!!!
te shpallet person i padeshiruar ne Shqiperi
Z. Llalla , keni preke nji teme shume te ndieshme dhe aktuale por une mendoje se s ka faj Baton Haxhiu qe jepe deklarata idiote shkakton kaqe neveri ne media te ndryshme ne Shqiperi si psh. para Blendi Fevziut ose edhe para Sokol Bales
Faj kane gjithe ata qe e ftojne Baton Haxhiun ne emisione te tilla ose panele Tv dhe me shume , faj kane edhe bashkbiseduesit tjere qe pranojne te ulen me nji tavoline me te ne keto debate Tv bashke , per faktin se tani me gjithe e dijne rolin dhe aktivitetin e Batonit dhe lidhjet e tij qe ai ka me Beogradin
Kroatet psh . kurre nuk do ti jepnin kaqe publicitet dhe hapsire cilido kroati i cili do te ishte i lidhur me Beogradit sikur eshte Baton Haxhiu
Kuvendi Kosoves sa shpej ti pastroj miqet e Hasmit qe te shptoj vendi coptimit me takime me Serbin gjith din se me shyymje me brryla e pun t’pista u zgjodhen perfaqsus popllit koha po kalon e vendi coptohet pergjesia i bjen kuvendit si kosov po edhe n’Shqipni kan detyr ta mbrojn Sovranitetin e Kosoves !.
…ku i keni bre faktet qe eshte spiun,ecni bre pa e pastru ktejt historine e krejt tekstet e historise e me i verifiku te gjitha figurat skeni askush drejte me quajt dikend spiun e dikend patriot,,vetem faktet nga arhivat qe jan shkrujte me saktetesi relevante munden dikend me etiketu, ta prshurrsha patriotizmin deklarativ e folklorik te shqiptareve,!