VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HEDONIZMI, STOICIZMI DHE AGNOSTICIZMI NË “RUBAIRAT” E OMAR KHAJAMIT – Nga ENVER ZHINIPOTOKU

By | October 14, 2021
blank

Komentet

blank

Në kuadër të Festivalit prestigjioz Ndërkombëtar DAM recital i dy Artisteve të mirënjohura Adelina Paloja dhe Lule Elezi

Në kuadër të Festivalit prestigjioz Ndërkombëtar DAM Festival në Prishtinë, ju ftojmë në koncertin recital të dy artisteve të mirënjohura,

sikur sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi.

Shfaqja sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në orën 19:00 në Sallën e Kuqe.

blank

blank

Justina Aliaj: Suksesi ishte i garantum nga Pena e Fadil Krajës!

Aktorja e shquar Justina Aliaj në kujtim të regjisorit të madh Fadil Kraja, që sapo është ndarë nga jeta, i sjell lexuesit përmes rrjetit social, foto nga shfaqja e dramës Djem të Mbarë me shënimin e mëposhtëm:
“Të dashtuna mikesha e miq.
Me plot dëshirë po i postoj këto foto nga drama ”Djem të mbarë” e DRAMATURGUT të madh FADIL KRAJA.
E kemi shfaq nëpër Shqipëri.
Suksesi ishte i garantuem nga Pena e FADIL KRAJËS!
Në foton e parë: Ymer Bala dhe unë.
Në foton e dytë: i paharrueshmi aktor Lec Bushati, dhe ne të dy.
Në foton e tretë: kolegët e shtrenjtë Ramiz Rama dhe Elez Kadriu, dritë e paqe.
Ymeri dhe unë duke këndue kangën Lule Borë, të përpunuara aq bukur e mjeshtërisht nga muzikanti i mirënjohur i Shkodres tonë Xhavit Ujkani, dritë e paqe, bashkë edhe me Lec Bushatin njeriun e aktorin e madh.
Siç e shihni aktorët tanë të mëdhenj na kanë lanë.
E humbja e fundit na ndodhi veç para 2 ditësh.
Dritë e paqe ti që ishe BUKA e Teatrit Migjeni
FADIL KRAJA.
Bani humor me ne këtu ku jemi. E di mirë se çfarë hareje ka shpërthyer atje nalt qit e prit batuta me njeni tjetrin. Oh sa shumë.
U prehshi në paqe kolegë e njerëz ma të mrekullueshmit në shpirtin tem.
Foto nga ”Djem të mbarë” në kujtim të mikut tem të shtrenjtë FADIL KRAJA, e me shumë mirënjohje. J.A.”
blank
blank
blank
blank

Ambasadori Turk në Shqipëri që fyen inteligjencën e Ndre Mjedës dhe tonën sot! – Nga Dom Nikë Ukgjini

 

Shkodër, 20 nëntor 2021

DITËT E MJEDËS

Edicioni XVI

Kukël, Vau i Dejës

 

Pjesëmarrës dhe miq të nderuar, të nderuar autoritete lokale e shkencore e kulturore!

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, u mjaftuam me vendosjen e një buqete lulesh pranë shtatores të poetit Mjeda.

Në këtë vit, kur kremtojmë 155 vjetorin e lindjes të poetit, nuk kishim se si te mos e përkujtomë me një program modest, karakteristikë kjo edhe e vete Ndre Mjedës.

Sot në përvjetorin e lindjes se tij të 155,  mbushen 10 vite, që kur filluam organizimin e Ditëve të poetit Mjedës, këtu ku ai kishte kaluar për 30 vite me radhë, duke i shkruar dhe rishkruar veprat e tij ekselence për kulturën, gjuhën, letërsinë e historinë kombëtare.Ambienti ku poeti jetoi, pësoi ndryshime të konsiderueshme për mirë, nga viti 2011 e deri ne vitin 2014, e duke u shndërruar në një Qendër Kulturore e cila mund të krahasohet lirshëm me ato të botes perëndimore.

E si mund të ishte ndryshe, kur kemi te bëjmë, me lirikun, më të madh shqiptar, i cili me intuitë dhe vetëdije ka ndërthurur shqetësimin për lirinë e Atdheut, për lirinë dhe të drejtën e njeriut, dhe kjo e realizuar ne një trajte të veçantë të subjektit lirik, shfaqje më të spikatura e individualitetit dhe identitetit të tij. Kjo temë më rëndësishmja në veprën e poetit, hyn në rezonancë me kohën historike e letrare të Rilindjes Kombëtare, duke e bërë një nga shprehësit më të fuqishëm dhe me autentik të saj.

Mjeda si atdhetar i tillë, pas këthimit nga Hamburgu, në gusht 1902, me  11 tetor 1902 arrestohet nga Shaqir Pasha. Ai u dërgua në Shkodër, për t’u nisë për gjykim në Stamboll, por ndërhyrja e Austro-Hungarisë bëri që qeveria turke të tërhiqej. Sulmet turke ndaj tij nuk mbeten me kaq, me 1-2 nëntor 1912, letërsia shqipe pëson dëme të mëdha. Çetat xhonturke djegin shtëpinë me bibliotekën dhe dorëshkrimet e Mjedës, e nder tjera 2000 fjalë të rralla.

Bazuar vetëm nga këto fakte të Mjedës, dhe shumë të tjera, shtrohet pyetja: si ka mundësi që Ambasadori turk në vendin tonë, para disa ditëve, saktësisht më 12 Nëntor 2021, me rastin e hapjes së ekspozitës të fotografive  të Marubit në Shkodër si dhe në disa raste të tjera, duke e fye inteligjencën historike të poetit Mjeda dhe tonën sot,  shprehet, se: marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që gëzojnë sot, marrin forcë nga historia e përbashkët, kultura dhe lidhjet rrënjësore mes popujve tanë. Miqësia mes turqve dhe shqiptarëve e lindur afërsisht 6 shekuj më parë, aktualisht vazhdon të ndikojë pozitivisht të sotmen tonë.

Ndërsa, çfarë lidhje miqësore e kulturore kishin me Turqit, flet qartë, shkrimtari e atdhetari i shquar, dhe miku i Ndre Mjedës, Sami Frasheri, (1850-1904) nga Frasheri, Permet, i cili s bashku me Naimin punonin për oborrin perandorak në reformimin gjuhës turke. Samiu, në librin e tij që u bë manifest i Rilindjes sonë kombëtare: Shqipëria Ç’ ka qenë, ç’ është e ç’ do të behet, botuar në Bukuresht, në vitin 1899, do shprehej: Tyrqitë që janë zotërinjet e tyre, që pesëqind vjet  e tëhu, s’u kanë mësuarë Shqipëtarëvet as punë, as mjeshtëri, as dituri, por i kanë mësuarë, të lëftojen e të rrëmbejnë;…

Sidoqoftë, edhe pse kaluan 155 vjet nga lindja e poetit Mjeda, ai e ka sfiduar kohën, dhe me veprën e tij të bukur shqipe ka fituar përjetësinë.

blank

PANAIRI I LIBRIT NA BASHKOI ME SOKOL DEMAKUN! – Nga Kadri Tarelli

 

Në ditët e panairit të librit, në Tiranë, nëntor 2021, erdhi  nga Suedia miku ynë Sokol Demaku, bir i Drenicës në Dardani. Gjatë këtyre tre-katër ditëve ai pati shumë takime dhe intervista. Ditën e shtunë, 20, vjeshta e tretë, 2021, ishte i ngeshëm dhe mundëm të bëjmë një kuvendim të ngrohtë letrarësh. Të pranishëm ishim Sokol Demaku, Viron Kona, Delo Isufi, Bashkim Saliasi, Muhamet Cenko dhe unë Kadri Tarelli.

Siç shikohet edhe në foto, janë të gjithë krijues në letërsi, poezi, përkthime dhe publicistikë, që mbajnë mbi shpinë me dhejtra libra të botuar. Biseda ishte e këndshme mes miqsh të vjetër. U parashtruan edhe ide për projekte bashkëpunimi për të ardhmen.

Sokoli me dhuroi dy libra, “I madhi Kastriot me llagap “Skënderbeu” dhe libri tjetër “Skënderaj i Skënderbeut”. Rrëfime, Esse dhe skica”, të cilat i prisja me shumë interes, veçanërisht libri “Skënderbeu”, i botuar 200 e ca vjet më parë në Suedi, më konkretisht 1788. Është përkthim i Sokolit, me shumë mundim dhe përkushtim. Ky libër, deri më sot i pa njohur për publikun shqiptar dhe i “harruar: nëpër bibliotekat e botës, vjen për herë të parë në letrat shqipe. Është një lajm i bukur, një margaritar i ri për historiografinë tonë, plot kërshëri për lexuesin, që na mbush me krenari për racën tonë shqiptare.

Unë po paraqes vetëm titujt dhe pamjet e këtyre librave, sepse meritojnë një studim dhe shkrim më të hollësishëm.

Falënderim Sokol për dhuratën e çmuar! Admirim për punën që kryen në dobi të shqiptarizmit.

 

Kadri Tarelli

Vjeshta e tretë. 2021.

 

blank

blank

blank

Një “kalorës” shkruan poezi dashurie – Esé nga Përparim Hysi

Libri me poezi “Kalërim në tokën e ëndrrës” i ODISE PLAKUT

Sholom Aleichem thotë diku:”Jeta është një ëndërr për të mençmit” dhe në vazhdim të kësaj sentence,tek shfletoj librin me poezi të ODISE PLAKUT,bindem jo vetëm për sa thotë ky diturak,por shkoj dhe më tej:jo vetëm është ëndërr,por një nga të mënçmit që quhet ODISE PLAKU bëhet”kalorës” dhe kalëron,mbi “tokën e ëndrrës”,jo duke zhveshur shpatën, por penën dhe përcjell kumte,sa të bardha,aq të ëmbla,me lirika që të ngrohin shpirtin,në këtë kohë që është e ngarkuar me strese. Në një farë mënyre,me poezitë e tij ai,si të thuash,tenton që të zbutë klimën”polare” që rëndon shoqërinë tonë.
Duke u mbyllur në “atë dhomën e vetmisë” ku,zakonisht,mbyllen krijuesit,ai vjen me një tumb të madhe lirikash dhe ngjet me një “pëllumb postier” që sjell kumte të bardha, Të mbyllesh në një dhomë vetëm,për të krijuar diçka të bukur,është jo vetëm shenjë force,por tregon dinjitet dhe karakter. Se,siç thotë ANDRE MAURIOS,”Artisti duhet të jetë reaksionar.Ai duhet të qendrojë kundër rrjedhës së kohës dhe jo duke u përshtatur me rrjedhën”. Dhe ky”reaksionari” që quhet ODISE PLAKU jo vetëm”nuk përshtatet me rrjedhën”,por “vesh parzmore kalorësi” dhe niset në beteja “dashurore” si askush tjetër deri sot,për aq sa njoh unë poezinë erotike. Natyrshëm,mendmi im është subjektiv,por,sidoqoftë, jam në gjendje që ta mbroj mendmin tim.
RAFAELE MORELLI thotë:- Kemi nevojë për heshtjen e brendshme si për bukën e përditshme që hamë.Ndoshta dhe më shumë,sepse,në fund të fundit,heshtja na ndihmon që të arrijmë paqen shpirtërore.
ODISE PLAKU, tek”kalëron”, e ka arritur atë paqe shpirtërore duke”kullotur kalin poetik” në “livadhet e dashurisë”.
Poezia është një shpërthim që të rrëfejë atë që ndien përbrenda. Se poezia s’ësht asgjë tjetër,veçse mendja e POETIT. Nobelisti,OKTAVIO PAZ,e quan poezinë herë”sekret të shpirtit”,herë”vetdija e fjalëve”.
* * *
Libri “Kalërim në tokën e ëndrrës” ( sa mirë,sikur ta quante”Tokë e ëndërtë”!Po kush të merr dorën?!!!),është një botim tepër cilësor nga “ONUFRI” dhe ka një parathënie,po kaq cilësore nga Profesor-doktor SHefkije Islamaj.DHe kjo”ese” imja është vetëm se si i shijoj unë,si lexues,poezitë e këtij libri goxha të madh,ku mbi 90% e poezive janë lirika dashurore. Pse them kështu? Për herë të parë që kam kontakt me krijimtarinë e ODISE PLAKUT.
Thotë diku,poeti i madh rus,JEVTUSHENKO:”Poezia është biografia e poetit”. Duke e marrë sentencën si të mirëqenë, atëherë në”biografinë” e ODISE PLAKUT duhet shtuar dhe atributi; dashuria. Pra,ODIESE PLAKU-DASHURIA. Mos kujtoni se jam larg së vërtetës. Nëse hyn nëpër faqet e librit,jo vetëm do humbësh në”labirintet e dashurisë”,por kërkon të gjashmin. A më saktë:kë model ka ndjekur? ZONJA E NDERUAR,ISLAMAJ,shkruan se i ngjan DRITËROIT,por unë kam shijen time dhe në mendmin tim,ODISE PLAKU, ka një poezi të mbështetur,shpesh,në tabanin popullor dhe,me lirikat erotike ku ruhet displina metrike dhe rima,është më afër LIRIKUT TË BUKUR,ALI ASLLANI. Në lirika të veçanta (në poezi që nuk kalojnë gishtat e njërës dorë) herë ngjet me OMAR KHAJAMIN dhe herë me lirikun e madh RUS,SERGEJ ESENIN. Por,kur flas për këto përgjasime, në të gjitha poezitë- kjo,mandej, ia rrit karizmën si krjues,- ODISE PLAKU është vetvetja. Unë,kur shkruaj kështu,poezitë i shoh me sytë e shpirtit.
* * *
ODISE PLAKU-DASHURIA vërtet që është lirik erotik,por,para së gjithash, ai shkruan me këmbë në tokë.Toka e”ëndërtë” është SHQIPËRIA. SHQIPËRIA jo e cunguar nga”shartesat shovene të kohës”,por me atë shtrirjen gjeografike ku përfshihen të gjithë ata banorë që fjalës bukë,i thonë”bukë”.Dhe këtë himn dashurie për ATDHENË,e shkruan” me fjalë të thjeshta zemre”,si:” në trupin tënd,do të rritem përditë/larg teje nuk do të jem asnjëherë”,se,në fund të fundit,” iki dhe kthehem në folenë e ngrohtë/ më e mira kështjellë/ në të egrën botë”.”Dashuria jonë rritet në të njëjtën fole/ o i bukuri im;me emrin ATDHE!”. A ka më amplifikim me jehonë shpirti më shumë se sa kaq që, për t’u bërë edhe më i drejtpërdrejtë,POETI “nis këngën e jetës”. Shihni dhe gjykoni vet:
“Hej ti,këngë fluturake, shpresën ndiz si një diell
Kjo PRISHTINA,ÇAMËRIA,PEJA kanë një qiell
Më dalldis prej gëzimit,edhe vdes në liri
Me gazmendin mu në zemër shqyej çdo kufi!.
E përsërit atdhe dashurinë dhe në poezi të tjera,si:”Prapë jam shqiptar”,”Kalërim në tokën e ëndrrës”;në”Gjeografia ime” apo dhe në ndonjë tjetër. NGaqë libri mban titullin sinjifikativ”Kalërim në tokën e ëndrrës”,ja një fragment për t’u gjykuar nga lexuesi i këtyre radhëve:
” kalëroj në ëndrrën e madhe nga ULQINI në ÇAMËRI,
Presheva zgjat dorën,për të rrokur SHKUPIN në gji.
Edhe TIRANA me PRISHTINË luajnë lojën e fëmijërisë
… dhe pastaj,jashtë metrikës e rimës,vargu shumë domethënës:-Fëmijët ndërtojën shtëpinë e madhe! Ky varg, në gjykimin tim, i vë dafinën e lavdisë në ballë POETIT.
Tek”GJeografia ime”,është tërë jeta e POETIT,ku,përmjet vargjesh,tregon:”shkoj nga shkoj;lindi në MYZEQE/ u rrit në MALLAKASTËR/u arsimua në GJRIKASTËR apo SHKODËR.Brodhi Evropës dhe deri nëAZI(në PEKIN),por prapë”avioni ulet si zog në pistën e RINASIT. dhe poeti thotë:- E dua atlasin e vendit tim,se ëndrat nga këtu nisin,
* * *
Erotizmi:
Sa natyrshëm! Ç’relaks ndjen përmjet vargjesh,si:”Hiqmu,moj lanete!”
“Mjerë unë,i mjeri,si duroj pa ty?
Ditët më humbasin,nuk më bëhen dy.
……………………………………………………
Lart e poshtë në rrugë më del për inat
AH,çfarë t’i bëj moshës që nuk kam takat/
Tek një tjetër”Nga netët tona”
“të vrava,moj dreqkë, me puthje,në tëndin harbim
Në natën e gjatë që nuk kishte mbarim.
::::::::::::::::……………………….
Kapërthyer si hardhia në trung të manit rrije.
Tek poezia”çast i përhumbur”
” e putha për herë të fundit,në ikjen turravrap
Dhe e pyeta ZOTIN:” Mos bëra mëkat?”
Ja dhe një tjetër që duhet ta këndosh labçe “Një ditë me borë”
“Gjoksjashta,ti,moj mike!
Hidh një cipëz,se më fike
Në mos pate,të jap unë
Të mbuloj me trupin tim
(unë,do thosha:-Unë do të bëhem gunë!),por POETI ka zërin e tij dhe nuk të njeh,për SULO-be!!! Dhe ja si vazhdon:”gjoksjashta,ti,moj mike/ me majëcice më godite/me dybuzëfitil më fike/prapë s’më munde,nuk më frike.
Tek”Mallkimi i mëngjesit”
“M’u rrokullis shpirti,gjoksit tënd ndaloi
Nuk di kush më vrau? Kush më lëndoi?
……………………………………………….
Nëpër kurmin tënd nuk ndaon ky”krua”
Lutesh,drithërohesh,më varros mua.
Dhe shihni sa bukur e mbyll POETI poezinë:
“Hajde,kur të duash,veç mos u vono
Eja,do të pres;shpirt, mos më harro!
Sa të ketë ujë”lumi”,”mokrra” do punojë
Kur të thahet “rrëza”,më mos më kërko.
(Në thonjëza kam vënë “Metaforat” aluduese për lexuesit).
Ç’demision shpirtëror ka tek poezia”Çast”
“e vesha dhimbjen në vend të bluzës”.Që në vargun e parë,POETI e “vret” poezinë:dhimbjen e ka kaq shpirtërore,sa e kthen në send,S’ka gjetje metaforike më të bukur. Tek”Ç’është dashuria”,POETI kthehet në një”lektor” që mban “leksionin etij”:Dashuria,veç tjerash,është dhe”mjaltë e ëmbël”,por dhe”tëmerr si tërmeti”.
Zakonisht,poezitë lirike të dashurisë,shkruhen për t’u shijuar dhe,sikur të ndalesh në morinë e poezive erotike të ODISE PLAKUT,duhet nnjë natë dimri dhe një ditë behari. Unë po ndaloj këtu dhe si”nun”,pasi lexova gati 140 poezi të tilla,ta gëzojë atributin “Dashuria”!

Tiranë,18 nëntor 2021

blank

Konzert Lule Elezi aus dem Kosovo in Wien

Wien – Die kosovarische Pianistin gastierte in Wien im Palais Hansen mit Werken von Chopin, Rauf Dhomi und Ludwig van Beethoven. Nach dem Konzert lud der kosovarische Botschafter in Wien zu einem Empfang, bei dem eine CD von Lule Elezi präsentiert wurde.

Das Konzert fand im Rahmen des Konzertzyklus der „Internationalen Chopin-Gesellschaft“ statt und war das letzte Konzert des Jahres. Die folgenden Konzerte mussten wegen der unsicheren Lage durch die bestehende Pandemie ins neue Jahr verschoben werden.

Lule Elezi spielte mehrere Nocturnos, eine Ballade und ein Scherzo von Chopin, wie es sich eben in einem Konzert mit der Chopin Gesellschaft gehört. Dann Ludwig van Beethovens Klaviersonate Nr. 8 in c-Moll.

Ihrer Heimat Kosovo erwies sie mit einer Komposition von Rauf Dhomi eine Referenz. Der Komponist stammt aus der kosovarischen Stadt Gjakova. Nach der Eröffnung der Philosophischen Fakultät der Universität Pristina trat er 1975 ins Musikdepartment ein. 1992 wurde er zum korrespondierenden Mitglied der Akademie der Wissenschaften und Künste gewählt. Rauf Dhomi hat bisher drei Opern komponiert. Daneben stammen Lieder und Orchesterwerke, sowie Musik zu Spielfilmen von ihm.

Lule Elezi

 

Lule Elezi ist im Kosovo, einem Land, das viele soziale und politische Schwierigkeiten durchgemacht hat, geboren. Ihr musikalisches Engagement begann im Alter von sieben Jahren, als sie Klavierunterricht von ihrer Mutter, einer Klavierlehrerin, bekam.

Ihr Talent, ihre unermütliche Arbeit und die Liebe zum Instrument haben Lule Elezi dazu veranlasst, die Spieltechnik auf dem Klavier in der Grund- und Mittelschule der Stadt Prizren weiterzuentwickeln. Danach absolvierte sie ein Hochschulstudium an der Universität Pristina (Fakultät der Künste, Fachrichtung Klavier).

Es folgten eine zweijährige Spezialisierung für Klavier an der Akademie der Schönen Künste in Tirana und ein zweijähriger Master-Lehrgang an der Musikakademie in Sarajevo in der Klasse der Russin Prof. Swetlana Chlaidze.

Lule Elezi tritt als Solistin, Klavierbegleiterin und im Ensemble auf. Anerkannt für ihr kraftvolles und zartes Spiel (FDE Record House – Luxembourg), beschrieben als virtuos in der Interpretation (Momag – Österreich), gelobt für ihre einfühlsame Interpretation der Kreativität des Komponisten Frédéric Chopin erlangte Lule Elezi in sehr kurzer Zeit internationale Anerkennung mit Konzerten in Europa, den USA und in Asien mit Werken der Klassik und Romantik.

Aus der regen Konzerttätigkeit von Elezi seien hier hervorgehoben: Konzerte als Klaviersolistin mit dem RTSH Symphony Orchestra in Tirana (Albanien), Solokonzerte in Wien und beim Internationalen Chopin Festival in Gaming, Solokonzerte am Royal College of Music in Stockholm, Frankfurt, Hamburg, Storkow, Potsdam, Berlin, Wuhan (China), New York, Sankt Petersburg (Russland) und Tokio.

Während der Pandemie hat sie in Wien im „Mozart Haus“ eine CD mit Werken von Ludwig van Beethoven und Frédérik Chopin aufgenommen. Diese CD konnte erst jetzt der Öffentlichkeit vorgestellt werden.

Im Konzert stellte sie die ihr vorauseilende Begabung unter Beweis und das Publikum holte sie durch intensiven Applaus zu Zugaben in den Konzertsaal zurück.

blank

Sebastian kocon

blank

Sebastian kocon

 

blank

Sebastian kocon

Fotos Lule Elezi 1, 3, 4

Konz_89 Foto 2: v.r.n.l. Univ.Prof. Dr. Johann Günther, Vorstand Internationale Chopin Gesellschaft, Clara Birmasz, Vize Präsidentin Internationale Chopin Gesellschaft, Prof. Dr. Theodor Kanitzer, Präsident der Internationalen Chopin Gesellschaft, Lule Elezi, Pianistin Kosovo, kosovarischer Botschafter in Wien Lulzim Pllana, albanischer Botschafter in Wien Roland Bimo

Prof. Dr. Johann GÜNTHER
Vorstandsmitglied
Internationale Chopin Gesellschaft
Biberstraße 4/4
A 1010 Wien
AUSTRIA
+436641008102
johann@johannguenther.at
www.chopin.at

blank

Koncert në Vjenë i pianistes së mirënjohur nga Kosova Lule Elezi

Vjenë – Pianistja kosovare Lule Elezi ka qenë e ftuar në Vjenë në Palais Hansen të intepretojë si soliste vepra të Chopin, Rauf Dhomi dhe Ludwig van Beethoven.

Pas koncertit, ambasadori kosovar ka mbajtur një pritje, ku është prezantuar një CD nga Lule Elezi.

Koncerti u zhvillua në kuadër të ciklit të koncerteve “International Chopin Society” dhe ishte koncerti i fundit i vitit.

Koncertet në vijim u desh të shtyheshin për vitin e ardhëm për shkak të situatës së pasigurt prej pandemisë ekzistuese.

Lule Elezi luajti disa nocturno, një baladë dhe një Scherzo nga Chopin, ashtu siç duhet të interpretohej në një koncert pjesë e Shoqërisë Chopin.

Më pas ajo interpretoi Sonata për Piano nr. 8 në C minor e Ludwig van Beethoven.

Me një kompozim të Rauf Dhomit, ajo dëshmoi një referencë për vendin e saj, Kosovën. Kompozitori vjen nga qyteti kosovar i Gjakovës. Pas hapjes së Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai iu bashkua Departamentit të Muzikës në vitin 1975. Në vitin 1992 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve. Rauf Dhomi deri më tani ka kompozuar tre opera. Përveç kësaj, prej tij vijnë këngët dhe veprat orkestrale, si dhe muzikë për filma artistikë.

Lule Elezi

Lule Elezi ka lindur në Kosovë, një vend që ka kaluar nëpër shumë vështirësi sociale dhe politike. Angazhimi i saj muzikor filloi në moshën shtatë vjeçare kur mori mësime pianoje nga nëna e saj, mësuese pianoje.

Talenti i saj, puna jo komode dhe dashuria për instrumentin e shtynë Lule Elezin të zhvillojë më tej teknikën e luajtjes në piano në shkollën fillore dhe të mesme të qytetit të Prizrenit. Më pas ajo kreu një diplomë universitare në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Arteve, e specializuar në piano).

Kjo u pasua nga një specializim dy vjeçar në piano në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe një master dyvjeçar në Akademinë e Muzikës në Sarajevë në klasën e Profesoreshën ruse Swetlana Chlaidze.

Lule Elezi shfaqet si soliste, shoqëruese e pianos dhe në ansambël. Ajo është e njohur për lojën e saj të fuqishme dhe delikate (FDE Record House – Luksemburg), e cilësuar si virtuoze në interpretim (Momag – Austri), e vlerësuar për interpretimin e saj të ndjeshëm të krijimtarisë së kompozitorit Frédéric Chopin, Lule Elezi arriti njohje ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër me koncerte në Evropë, SHBA dhe Azi me vepra nga periudha klasike dhe romantike.

Nga aktiviteti solistik i koncerteve të Elezit duam të veçojmë: Koncerte si soliste piano me Orkestrën Simfonike të RTSH në Tiranë (Shqipëri), koncerte solo në Vjenë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Chopin në Gaming, koncerte solo në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stokholm, Frankfurt, Hamburg, Storkow, Potsdam, Berlin, Wuhan (Kinë), Nju Jork, Shën Petersburg (Rusi) dhe Tokio.

Gjatë pandemisë, ajo regjistroi një CD në “Shtëpinë Mozart” në Vjenë me vepra të Ludwig van Beethoven dhe Frédérik Chopin. Kjo CD mund të prezantohet nga tani për publikun.

Gjatë interpretimit ajo tregoi talentin e saj dhe publiku e riktheu në sallën e koncerteve me duartrokitje të forta për bis./Shqipëroi Elida Buçpapaj

blank

Sebastian kocon

blank

Sebastian kocon

blank

Sebastian kocon

 

Fotot Lule Elezi 2, 3, 4

Konz_89 2: Foto kopertina: Nga e djathta në të majtë Univ.Prof. Dr. Johann Günther, Drejtor i Shoqërisë Ndërkombëtare të Chopin, Clara Birmasz, Zëvendës Presidente e Shoqatës Ndërkombëtare Chopin, Prof. Theodor Kanitzer, President i Shoqërisë Ndërkombëtare të Chopin, Lule Elezi, pianiste nga Kosova, ambasadori i Kosovës në Vjenë Lulzim Pllana, ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo

 

Prof. Dr. Johann GÜNTHER
Vorstandsmitglied
Internationale Chopin Gesellschaft
Biberstraße 4/4
A 1010 Wien
AUSTRIA
+436641008102
johann@johannguenther.at
www.chopin.at

blank

KUVENDIM ME Prof. Dr. NUHI VINCA, NË 90-VJETORIN E TIJ – Nga KADRI TARELLI

Poetët duhen kujtuar vetëm në ditëlindje!

Lagush Poradeci

 

 

Para pak ditësh, java e parë e vjeshtës së tretë, 2021, në një nga sallat e Institutit Albanologjik të Prishtinës, u organizua “Tryezë shkencore”, një takim e festim, sa i bukur dhe i dobishëm, aq edhe mbresëlënës, kushtuar shkrimtarit, studiuesit, përkthyesit dhe poetit strugan Nuhi Vinca, i cili mbushi plot 90 vjet. Me këtë rast u përurua edhe ribotimi i veprës së tij shkencore, “Lirika Popullore Shqiptare e Dashurisë”.

Krahas miqve dhe shokëve të shumtë nga Maqedonia dhe Dardania, në këtë kuvend letrar ndodhej i pranishëm edhe një grup nga Durrësi: Shpendi Topollaj, Kadri Tarelli, Përparim Manaj dhe Gazmend Lumani.

I gjithë takim u drejtua me mjaft elegancë dhe art fjale nga zonjushe Ylberza Halili.

Nuk e njihja më parë këtë burrë me emër të ndjerë në mbarë trojet arbërore, me shtat të shkurtër por tepër energjik, si për t’i kujtuar e thënë moshës: “Nuk pyes për ty. Kam edhe shumë vite punë e krijimtari”. Në çast më grisi në mendje fjala e moçme: “Edhe floriri i vogël është, por vlerën e ka të madhe”. Kisha të drejtë, sepse në një pllakat të shfaqur nga monitori, lexoheshin qartë emrat e personaliteteve që do të referonin kumtesat. Të gjithë me tituj shkencor. Besoj nuk është pak!

  1. Prof. Dr. Hysen Matoshi Tema: “Veprimtaria e Prof. Dr. Nuhi Vinca”.
  2. Prof. Dr. Adem Zejnullahu. Tema: “Vështrim mbi veprën e studiuesit N. Vinca”.
  3. Prof. Dr. Arbnora Dushi. Tema: “Lirika popullore, nga këndvështrimi i Prof. Dr. Nuhi Vinca”.
  4. Dr. Krenar Dolli. Tema: “Ndihmesa e Prof. Dr. Nuhi Vinca në studimin e lirikës familjare në Strugë dhe rrethinat e saj”.

Oratorët, njohës të mirë të gjithë veprës së “Heroit” tonë, Prof. Dr. Nuhi Vinca, vlerësua lart veprën studimore në fushën e folklorit, lirikës popullore dhe familjare, përfshi edhe krijimtarinë në fushën letërsisë dhe poezisë.

Duke dëgjuar folësit, që shpreheshin me adhurim për rreth 70 vjet punë, përkushtimin e studim në terren, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi, që përbën një pasuri e paçmuar për kulturën tonë kombëtare. Këtyre zërave plot autoritet, i bashkohet edhe fjala e akademikut Muhamed Halili, bashkëmoshatar dhe njohës në imtësi të jetës dhe veprës së mikut të tij Nuhi Vinca. Fjala e tij, u mirëprit me duartrokitje, sepse ishin fjalë zemre dhe ndjesi shpirti, i një jete të trazuar e të lënduar, por që mbijetoi për të qenë mes nesh në këtë 90-vjetor, madje me shumë bindje për t’u mbledhur edhe në disa përvjetorë të tjerë.

Në vazhdim, me shumë interes u prit edhe fjala e botuesit Sabit Jaha, i cili nuk u kursye në vlerësimin e veprimtarisë jetësore, sidomos në botimin e shumë librave, që në vetvete janë një monument i ngritur në art dhe krijimtari, si trashëgimi e vyer, që do t’i mbetet kohës e brezave dhe do të vlerësohet e lartohet nga koha.

Kuvendin e përshëndeti edhe Shpendi Topollaj, shkrimtar, studiues poet e publicist. Ai në fjalën e tij, mes të tjerave vuri në dukje vlerat njerëzore e atdhetare të mikut të përbashkët, duke thënë: “Krahas figurave të shquara që kanë nxjerrë trevat tona, Nuhi Vinca me jetën dhe veprën e tij, ze një vend nderi. Ai ndofta nuk luftoi me pushkë, por ja që fjala e tij në librat e shumtë që shkroi, së bashku me armatën e akademikëve, mësuesve, shkrimtarëve, poetëve, dramaturgëve, artistëve e publicistëve, mbajtën ndezur ndërgjegjen kombëtare, që frymëzuan rezistencën për liri dhe sollën liri”.

I gjithë ky tubim, që unë e quaj kuvend vlerash, u gjallërua së tepërmi nga artistja-aktore Ilire Vinca, shoqëruar nga tingujt e violonçelit, që na përcolli të gjalla vargjet plot hijeshi, dhimbje, trishtim dhe njëherazi madhështi e krenari, me një shpirt të etur për liri dhe të uritur për bashkim të trojeve Arbërore, mbushur me frymë shqiptarie.

E vështirë të përshkruhen ato ndjesi çasti, të jetuara madhërisht, kur dëgjon vargjet e Nuhiut poet. Gjykoni vetë këto copëza krijimesh, që unë zgjodha, ku fjala dhe zëri të ngrenë në qiell për ëndërrim, e të zbresin në tokë plot trishtim, ku ndeshim plot halle e shqetësim, trazim, mospëlqim e mospajtim, që na çojnë në vetë-ndëshkim:

“Ditë vjeshte të 1992-tës. Kaq vonë për shkak të gjarprit që helmonte lirinë e udhëtimit, duke krijuar dimrin e vetmisë së madhe. Pas 100 vjet vetmie, u gjenda në Qafëthanë, fare afër Strugës sonë. Pashë gurin e ftohtë të 1913-tës, pashë të përdhunshmen midis nesh. Ai gur mu fanit si një krijesë e gjallë me dy gjymtyrë të zgjatura, që gjakojnë bashkimin. ….. Ja qafa thashë, pjesë e një organizmi të gjallë në ditë vjeshte…… Dhe e gjithë kjo shndërrohet në një këngë që vazhdimisht dhe deshpërimisht, ushton maleve e valëve në troje të ndara të shqiptarëve”. Proza poetike: “Te guri i kufirit në Qafëthanë”:

Ndërsa vargjet kumbojnë: “Këtu te ky gur, shpirt gur,/ ndahet Shqipëria nga Shqipëria…… Këtu në Qafëthanë,/ këtu në Qafëthanë,/një shekull e pret /jetimin një nanë”. Dhe më tej: “Çtë bëj për ty, a s’më thua?/ Të ta fal krahun?/po me çka të të përkëdhel?/ të t’i fal sytë?/ Si ta shoh atë pranverë?/Kur jugu do të vijë/ për të derdhur vrerin,/ kur jugu me diell,/ do ta zhdukë gverrin”. Poezia “Ç’të bëj për ty Kosovë?”.

Nuk e di sa më besoni, por me dy vargjet e fundit, kam përshtypjen sikur Nuhi poeti, i flet lirikut tonë Lazgush Poradeci. “Kur jugu do të vijë!”. S’ besoj se ata u takuan ndonjëherë, por puhia e “Liqerit të magjishëm”, i afron, i bashkon, i lidh, i përqafon në ndjesi lirie dhe poezie, njëri në jugë Pogradec, e tjetri në veri në Strugë, si dy gurrë të rëndë në krijimtari dhe atdhetari, për pakëz dritë e shpresë në ditët plot magji.

Si çdo takim ka edhe të papritura, në këtë rast të këndshme dhe të mirëpritura. U takuam me dy miq të mirë, poetin Mumin Shutaj, të cilit para pak ditësh i kushtova një shkrim: “Pse heshtin kambanat?”, kushtuar librit të tij “Heshtja e kambanave”. Njëkohësisht e fatmirësisht në këtë mjedis përbashkues, takuam edhe artistin, Xhevat Limani, (aktor filmi), i cili në rolin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, përcjell frymë atdhetarie e shqiptarie në mërgatën shqiptare të shpërndarë nëpër botë.

Besoj, se cilido i ndodhur në këtë mjedis arti, kulture dhe krijimtarie, e ndjen së tepërmi nevojën e bashkimit dhe bashkëveprimit, pa “gardh” ndarës e përçarës, si dëshirë e forcë për të realizuar ëndrrat tona kombëtare e atdhetare.

Nuk munguan bisedat, fotot, dhe premtimet për takime të tjera në përvjetorë të tjerë për Prof, Dr. Nuhiun, por edhe për të tjerë veprimtarë dhe krijues, të cilët nuk i mungojnë trojeve tona.

Urime Z. Nuhi, veteran me zemër djaloshare! Jete dhe shëndet për pune e krijimtari. Kështu u mbledhshim edhe në 100-vjetor! Pse jo edhe në 110. – Dëshira dhe energjia nuk mungon!

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 15. Vjeshta e tretë, 2021.

blank

blank

blank

blank

blank

Vlerësime për librat e Shaban Muratit nga Ambasadori i Parë i Kosovës në Shqipëri, Prof.Dr.Gazmend Pula:

Ishte kënaqësi dhe privilegj i mirëfillët, dhe event me peshë madhore, pjesëmarrja në promovimin e dy librave më të rij të KryeMjeshtrit të Diplomacisë / Grand Master of Diplomacy/ z.Ambasador Shaban Muratit “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” dhe “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”.
Promovimi u mbajt në Tiranë në Sallën “Kosova” të Hotel Tirana, që të dyja librat të botuara gjatë këtij viti 2021 nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”. Librat / monografitë e thelluara trajtojnë problematikat diplomatike më të mprehta dhe ende të pazgjidhura të shtetit dhe të kombit shqiptar me Serbinë dhe me Greqinë.
Ishte ky event madhor, me pjesemarrje të gjërë të mysafirëve të lartë dhe të shumë mediave shqiptare…! Fatkeqësisht, pa pjesëmarrjen – përkatësisht me mungesën demonstrative, për të mos thënë pjesërisht edhe provokativi-mospërfillëse, dhe pjesërisht edhe të pa/turpshme të përfaqësuesve të lartë institucional të që të dy Ministrive të Jashtme Shqiptare – veçanërisht të Shqipërisë, por edhe të Kosovës…!
E që do të duhej të ishin aty me përfaqësim institucional reprezentativ për promovimin e librave dhe veprës madhore / kapitale të diplomacisë shqiptare dhe problematikave aktuale dhe më akute, e madje edhe kritike të dy shteteve tona shqiptare…! Por, që me gjasë, sedrat e titullarëve të tyre, të fryra nga grandomania e imagjinuar, dhe pjesërisht e relativisht boshe, duket se nuk mund ta gëlltisnin dot qoftë edhe vetëm titullin e librit më të ri të Ambasador Muratit, që po promovohej: “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”…!
KryeMjeshtrin e Diplomacisë tonë Ambasadorin më të spikatur, më kompetent, më të angazhuar dhe më të përkushtuar me ekspertizë kulminante, të pa rival të denjë në botën shqiptare pa dilemë fare – si dhe të tërë opusit të tij të botuar 16 vëllimesh, dmth të 16 librash / monografiish analitike voluminoze. Janë këto vepra, një opus i tërë me ekspertizë të thellë, komplekse, të nuancuar dhe shumë-spektrale të diplomacise dhe marrëdhënieve ndërkombëtare – të rajonit dhe më gjërë – e që implikojnë dhe vazhdojnë ta ndërlikojnë akoma rrugëtimin e diplomacive dhe politikave të jashtme të gjertanishme të Shqipërisë dhe të Kosovës…!
blank

Hyrje për fjalorin frazeologjik anglisht-shqip* – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Shprehjet frazeologjike janë thesare të gjuhës. Në to  gjejnë pasqyrimin e vet historia e popullit, veçoritë e kulturës dhe mënyra e jetesës. Ato i japin lexuesit larminë e botës së mbartësve të gjuhës, sepse në kuptimin e tyre përcillen drejtpërsëdrejti rezultatet e përvojës kulturore të popullit. Si pasuri e gjuhës, ato krijohen me qëllimin që jo vetëm ta pasqyrojnë mjedisin ku populli jeton, por edhe për ta interpretuar, për ta vlerësuar dhe për të shprehur një qëndrim të caktuar ndaj tij.

Në punën e vet, përkthyesi, duke studiuar shprehjet frazeologjike të dy gjuhëve, ka mundësi të ndjekë zhvillimin e shoqërisë në mjedisin e dy popujve, duke filluar nga lindja e traditave dhe e dokeve të tyre, deri në arritjet më të fundit në lëmin e shkencës dhe të teknologjisë bashkëkohore, si edhe të ballafaqojë natyrën origjinale të evolucionit të dy shoqërive të ndryshme.

Shprehjet frazeologjike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, mbartin në vetvete informacion kulturor për botën, për jetën ekonomike dhe për problemet shoqërore të njerëzve. Në nivelin frazeologjik të gjuhës, vjen e ravijëzohet veçanërisht qartë lidhja e ndërsjellë e bagazhit kulturor të njeriut dhe e zgjedhjes së njërës ose tjetrës shprehjeje frazeologjike në një situatë të caktuar komunikimi.

Me ndihmën e shprehjeve frazeologjike, të cilat nuk përkthehen fjalë për fjalë, por perceptohen përmes rikuptimësimit, del në pah aspekti estetik i gjuhës.

Shprehjet frazeologjike të gjuhës angleze kanë zënë vend në gjuhën e folur dhe kanë përftuar një ngjyrim karakteristik anglez. Ato lidhen me traditat, me zakonet dhe me botëkuptimin e popullit anglez, si edhe me legjendat dhe me faktet historike nga jeta e tij.

Gjuha angleze është njëra nga më të pasurat nga pikëpamja e strukturës frazeologjike. Siç rezulton nga pasuria frazeologjike e këtij fjalori, shprehjet e saj frazeologjike janë shumë të larmishme për nga semantika dhe forca e tyre shprehëse. Gjuha nuk është diçka statike, ajo është në zhvillim të përhershëm, duke u pasuruar ose duke i “konservuar” disa fjalë ose shprehje që kanë dalë nga sfera e përdorimit të përditshëm. Shprehjet frazeologjike të anglishtes, si të çdo gjuhe tjetër, janë jo vetëm pasqyrë e kulturës së popullit anglez dhe e reflektimit të realitetit, por edhe e shpërfaqjes së këndvështrimeve për botën mbarë, e mendësisë së tij, e karakterit të tij kombëtar, e traditave, e sistemit të vlerave që ai ka krijuar në rrjedhën e shekujve dhe e veçorive etnike që e karakterizojnë. Për nga natyra dhe krijimi, ato shërbejnë si një burim i drejtpërdrejtë të dhënash për mënyrën e jetesës dhe për veçoritë karakteristike të popullit anglez.

Çdo popull ka diçka të vetën, diçka origjinale. Në shekullin tonë, kur mundësia e udhëtimeve nëpër botë është lehtësuar, vihet re se njerëzit e një vendi tjetër janë si gjithë të tjerët, se ata kanë po ato probleme fatkeqësish dhe gëzimesh, urrejtjesh dhe dashurish. Megjithatë, në një grumbull njerëzish të përzier, nuk ka ndonjë zor të madh për ta dalluar anglezin nga francezi, amerikanin nga gjermani, italianin nga shqiptari e kështu me radhë.

Gjithsesi, shprehjet frazeologjike të çdo gjuhe janë pasqyrë e mbartësve të saj. Prandaj edhe pasuria frazelogjike e këtij fjalori është pasqyrë e popullit anglez. Në ballafaqim me pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe, lexuesi zbulon specifikën kombëtare të gjuhës angleze.

Vlera kombëtare e shprehjeve frazeologjike qëndron në vërtetësinë e padiskutueshme të përmbajtjes së tyre. Si kurrfarë mjetesh të tjera të gjuhës, ato përthithin historinë e mbarë kombit, veçoritë e kulturës dhe të mënyrës së jetesës, ngjarje të shënuara në jetën e vendit, traditat e popullit, disa prej të cilave edhe mund të mos ekzistojnë më, por që janë ruajtur në thesaret e gjuhës.

Ekzistojnë disa burime të pasurimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes. Por burimi që bie më shumë në sy është letërsia artistike. Në saje të veprave artistike të shkrimtarëve dhe të poetëve, si të Britanisë së Madhe, ashtu edhe të vendeve të tjera anglishtfolëse, gjuha angleze numëron në ditët tona një sasi të madhe shprehjesh frazeologjike.

Veprat e Shekspirit, të këtij klasiku të madh të kulturës angleze, siç vihet re edhe në këtë fjalor, janë njëri nga burimet më të rëndësishme për nga numri i shprehjeve frazeologjike që kanë pasuruar gjuhën angleze.

Kontributi i Shekspirit, si një dramaturg i madh, në lëmin e pasurisë frazeologjike së gjuhës angleze, është i konsiderueshëm dhe i paçmuar. Kjo për arsye se shumë shprehje të goditura frazeologjike, nga gjuha e veprave të shkrimtarit, kanë kaluar në gjuhën kombëtare, çka dëshmon për gjenialitetin linguistik dhe për popullaritetin e tij kolosal.

Shprehjet frazeologjike që Shekspiri ka krijuar në të gjitha veprat e veta, kanë hyrë përfundimisht në indin e gjuhës letrare dhe të folur dhe tani ato mund të konsiderohen si idioma tradicionale të saj. Veprat e Shekspirit janë burimi më i pasur, pas Biblës, i idiomatikës angleze.

Kontribut të shquar në pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes kanë dhënë edhe mjaft shkrimtarë të tjerë anglezë, si Çarlz Dikensi, Gollsuorthi, Valter Skoti, Xhon Mltoni, Xhonatan Suifti dhe shumë të tjerë.

Në pasurinë frazeologjike të gjuhës angleze vihen re edhe huazime brendagjuhësore. Është fjala për huazime nga anglishtja amerikane, australiane, irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze. Domosdo që më të shumta janë huazimet nga anglishtja amerikane (paçka se shprehjet frazeologjike, të krijuara nga shkrimtarë amerikanë, në krahasim me ato të shkrimtarëve anglezë, janë të pakta) dhe pas tyre vinë ato nga anglishtja australiane. Tek-tuk bien në sy huazime nga anglishtja irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze.

Huazimet ndërgjuhësore, domethënë shprehjet frazeologjike, të huazuara nga gjuhë të huaja përmes njërës ose tjetrës mënyrë përkthimi, janë një dukuri që haset shpesh në gjuhën angleze.

Huazime të tillë vihen re sidomos nga frëngjishtja. Kjo për arsye se kjo gjuhë, si gjuha më me autoritet e Evropës Perëndimore në shek. XVII-XVIII, fill pas latinishtes, e pati shtuar ndikimin roman mbi zhvillimin e frazeologjisë ndërkombëtare, duke luajtur një rol të konsiderueshëm mbi formimin jo vetëm të gjuhëve evropianoperndimore, por edhe të gjuhëve të tjera të Evropës.

Si në gjuhën angleze, ashtu edhe në gjuhë të tjera, një pjesë e caktuar e shprehjeve frazeologjike të huazuara përcillet përmes kalkimit. Galicizmat e përkthyera patën një përdorim të gjerë edhe në anglishten e folur, edhe në anglishten e shkruar, si, fjala vjen:

affaire de cœur – affair of the heart (çështje zemre, punë dashurie, intrigë dashurore),

brûler la chandelle par les deux bouts – burn the candle at both ends (“e ndez qiriun nga të dyja anët”, bën jetë të shfrenuar, e kalon jetën yrrja-byrrja, e ngrys jetën nëpër darka e dreka, jepet pas qejfeve, zdërhallet nëpër gostira, e shkatërron jetën me duart e veta).

         Një pjesë e mirë e kalkeve frazeologjike nga frëngjishtja, erdhën e u asimiluan në mjedisin e anglishtes, duke e humbur lidhjen me gjuhën burimore dhe duke përftuar statusin e proverbave dhe të fjalëve të urta. Këtu mund të përmendim disa prej tyre :

c’est le premier pas qui coûte – it is the first step that costs (is difficult) (çdo fillim është i vështirë, vetëm hapi i parë është i vështirë, fillimi i mbarë është gjysma e punës).

chercher une aiguille dans une botte de foin – look for a needle in a bottle of hay [kërkon gjilpërën në kashtë (në  bar, në mullar), prashit (mih, lëron) në ujë, prashit në të thatë, numëron qimet (fijet) e postiqes].

 l’appétit vient en mangeant – appetite comes with eating (oreksi vjen duke ngrënë).

les mariages se font dans les cieux – marriages are made in heaven [burrin (gruan) ta ka taksur Zoti; martesa është e shkruar].

si jeunesse savait, si viellesse pouvait – if youth but knew, if age but could [sikur rinia të kishte dijeni (aftësi), kurse pleqëria mundësi].

Kur bëhet fjalë për proverba dhe për fjalë të urta, nuk mund të anashkalohet fakti që shumë kalke të anglishtes nga frëngjishtja lidhen me gjuhën burimore, me zanafillë latinishten. Ja disa shembuj:

finis coronat opus (lat.) – la fin couronne l’œuvre (fr.) – end crowns the work (fundi i vë kapak punës).

nil novi sub luna (lat.) – rien de nouveau sous le soleil (fr.) – nothing new under the sun (s’ka asgjë të re në këtë botë).

procul ex oculis, procul ex mente (lat.) – loin des yeux, loin du cœur (fr.) – out of sight, out of mind (larg syve, larg zemrës).

quot capita, tot sententiae (lat.) – autant de tête, autant d’avis (fr.) – many men, many minds (mendja mendjes nuk i ngjan; sa kokë, aq mendje; secili ka mendjen e vet).

Veç kësaj, në jetën e përditshme të anglezëve dhe të francezëve ekzistojnë një sërë shprehjesh-kalke fluturake, me zanafillë latinishten, kuptimi i vërtetë i të cilave del në pah vetëm kur njihesh me mitin përkatës, me gojëdhënën ose me faktin historik. Le të ndalemi në shembujt e mëposhtëm:

corne d’abondance (fr.) – horn of plenty [“briri i begatisë”, burim bollëku (mirëqenieje, pasurie)].

fil d’Ariadne (fr.) – Ariadne’s clew (thread) (“filli i Arianës”, rrugë shpëtimi).

pomme de discordе (fr.) – an apple of discord [“mollë sherri”, shkak grindjeje (mosmarrëveshjesh, përçarjeje, sherri)].

talon d’Achille (fr.) – the heel of Achilles [thembra e Akilit (e dikujt)”, pika e dobët e dikujt].

victoire à la Pyrrhus (fr.) – a Pyrrhic victory (“fitore si e Pirros”, fitore me humbje të jashtëzakonshme, fitore e barasvlershme me disfatën).

Më të pakta janë huazimet nga gjermanishtja dhe, shumë rrallë, në ndonjë rast të vetëm, mund të vihet re edhe ndonjë huazim nga arabishtja dhe nga kinezishtja.

Si tjetër burim i rëndësishëm për pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes shërben Bibla. Ajo ka pasuruar me shprehje frazeologjike jo vetëm anglishten, por edhe shumë gjuhë të tjera të botës. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur, sepse besimi dhe përgjithësisht doktrina fetare kanë pasë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë gjithë historisë së Britanisë së Madhe. Bibla, gjatë shekujve, ka pasë qenë libri më i lexuar dhe më i cituar në Angli. Jo vetëm fjalë të veçanta, por edhe shprehje të tëra idiomatike, patën hyrë në gjuhën angleze nga faqet e Biblës.

Anglia, siç dihet, është një “rezervat” gjigant i traditave dhe i dokeve të vjetra, të cilat ruhen dhe nderohen me kujdes për shekuj me radhë. Ato pasqyrojnë plotësisht tablonë botëkuptimore të popullit të saj me bindje konsevatore, i cili e shfaq hapur atdhetarinë dhe frymën kombëtare. Anglezët janë populli më enigmatik. Ata janë të përmbajtur në emocione, si në publik, ashtu edhe në rrethin e ngushtë familjar. Kërshëria karakteristike e tyre ka bërë që ata të njihen me gjërat më të mira nga ato që zotërojnë popujt e tjerë. E megjithatë, ata u kanë mbetur besnikë traditave të tyre. Ata e vlerësojnë lart hapësirën personale, e cila në gjuhë përcillet me termin e posaçëm “privacy” (gjë personale). Anglezët parapëlqejnë të mbajnë distancë kur komunikojnë me dikë. Shtëpia dhe familja për anglezin janë vlera fundamentale, çka shprehet fare qartë në proverbin “my house is my castle” (në shtëpinë time jam vetë zot, në shtëpinë time bëj si dua).

Të gjitha dukuritë e lartpërmendura të jetës angleze kanë gjetur pasqyrimin e vet në pasurinë e shprehjeve frazeologjike. Prandaj është e pamundur ta zotërosh anglishten, pa prekur pasurinë e shprehjeve frazeologjike, sepse pa zotërimin e tyre është shumë e vështirë të hysh në bisedë me një përfaqësues të kulturës britanike, sidomos kur nuk ke si rezervë disa nga shprehjet më të përdorshme të fondit frazeologjik.

Përkthimi i shprehjeve frazeologjike është një punë fort e vështirë. Kjo për arsye se ato i përkasin një stili të caktuar ligjërimor dhe mbartin në vetvete një karakter të theksuar kombëtar, aq më tepër që anglishtja është një gjuhë idiomatike.

Në këndvështrimin e përkthyesit, shprehjet frazeologjike ndahen në dy grupe. Në grupin e parë përfshihen ato shprehje që i kanë barasvlerësit në gjuhën përkthimore, kurse në grupin e dytë hyjnë shprehjet që nuk i kanë barasvlerës të tillë. Dihet që barasvlerësit mund të jetë të plotë dhe të pjesshëm. Me barasvlerës të plotë nënkuptohen ato shprehje frazeologjike, të cilat përputhen me shprehjet frazeologjike të anglishtes për nga kuptimi, për nga përbërja leksikore, për nga ana figurative, për nga ana stilistikore dhe për nga struktura gramatikore. Por duhet theksuar se shprehje të tilla të anglishtes nuk janë të shumta në ballafaqim me shqipen. Le të sjellim disa shembuj nga fjalori:

armed to the teeth i armatosur deri në dhëmbë.

be between two fires është (gjendet, ndodhet) midis dy zjarreve

better late than never më mirë vonë se kurrë

find a common language with smb gjen gjuhën e përbashkët me dikë

fish in troubled waters – peshkon në ujë të turbullt.

have (got) one foot in the grave është me një këmb në varr

in other words me fjalë të tjera

kill time vret kohën

lies have short legs gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra

set the wolf to keep the sheep vë ujkun bari

thread breaks where it is the weakest peri këputet ku është më i hollë

walls have ears muret kanë veshë

with a stone kill two birds me një gur vret dy zogj (bën një udhë e dy punë)

Siç shihet nga shembujt e mësipërm, në strukturën e çdo shprehjeje frazeologjike të anglishtes dhe të barasvlerësit të saj në gjuhën shqipe, është e njëjta vatër kuptimore.

Problem serioz për përkthyesin përbëjnë ato shprehje frazeologjike që përcjellin tradita gojëdhënore, që lidhen me doket e vjetra dhe me fakte nga mënyra e jetesës së popullit anglez. Për përkthimin e saktë të shprehjeve të tilla, sidomos të atyre të stilit të zhargonit gjatë përkthimit të letërsisë artistike, përkthyesit i duhet të konsultohet paraprakisht me fjalorë frazeologjikë dhe sidomos me fjalorë idiomatikë të anglishtes, duke arritur shkallë-shkallë deri në zotërimin e fondit të saj frazeologjik.

Le të ndalemi në përkthimin e disa shprehjeve të tilla të vështira:

let the world wag (as it will)“lëri njerëzit të dërdëllitin (si të kenë qejf)”, gojës së botës s’i vë dot peshqir, fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s’mbyllen kurrë.

live on borrowed time jeton me kohë (me ditë) “borxh”, i ka ditët të numëruara.

saw wood zharg “sharron pyllin”, bën gjumin e ariut, e bën gjumin top, gërhet për shtatë palë qejfe.

the old woman is picking her geese “plakushja u shkul pendët patokëve të vet”, po bie borë.

Dihet që struktura e shprehjeve frazeologjike përbëhet, të paktën, prej dy fjalësh. Por në këtë fjalor, në tre raste, hasen fjalë të vetme në rolin e shprehjeve frazeologjike. Ato janë renditur në fjalor për arsye se kuptimi i tyre në gjuhën shqipe përcillet me shprehje frazeologjike. Këto tri fjalë janë :

astonishing! çudi e madhe! mbetesh pa mend! të lësh mendjen!

nicely! të lumtë!

true! – ashtu është! është e vërtetë! s’e luan topi!

Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë së përkthimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes, mund të mendohet se është e pranueshme edhe njëfarë përshtatjeje në gjuhën shqipe. Por autori nuk e ka parapëlqyer përshtatjen. Ai është munduar të qëmtojë barasvlerësit frazeologjikë të gjuhës shqipe që i përgjigjen mundësisht sa më shumë kuptimit të shprehjeve frazeologjike të gjuhës angleze.

Shprehjet frazeologjike këtu janë të renditura alfabetikisht. Në fillim jepen shprehjet frazeologjike që fillojnë me vatrën kuptimore. Le të marrim si shembull disa shprehje me vatrën kuptimore time (kohë):

TIME ■ time after time – 1. herë më herë, herë pas here, kohë pas kohe, në mënyrë të përsëritur. 2. sa herë.

time and tide wait for no man – koha nuk pret, nuk ka kohё, koha s’premton, duhet vepruar sa mё shpejt (me urgjencё), punën e sotme mos e lër për nesër. Fjala tide këtu përdoret në kuptimin e saj të vjetruar kohë.

time and (time) again – një e dy, një më dy, në mënyrë të përsëritur, orë e çast, orë e minutë, pa pushim, përsëri e përsëri, sot e gjithë ditën, sot e mot, shumë herë.

times are bad for them – për ta kanë ardhur kohë të vështira.

Mandej vazhdon renditja me përbërësit e tjerë, po alfabetikisht, që i paraprijnë vatrës kuptimore time.

a dozen times – dhjetë herë, në mënyrë të përsëritur.

a short time after – pak kohë pas.

about time – më në fund. Përdoret si shprehje kënaqësie me rastin e realizimit të diçkaje të shumëpritur.

abreast of (ose with) the times – me hapin e kohës, në një hap me kohën, pa mbetur prapa jetës.

after a short time – pas pak kohe.

against time – 1. shumë shpejt, me revan të madh. 2. brenda një afati të shkurtër (një afati minimal).

Një renditje e tillë është bërë me qëllim  që përkthyesi ta gjejë me lehtësi shprehjen që i intereson.

Kur qëllon që në strukturën e shprehjeve frazeologjike shërbejnë si vatra kuptimore emra që kanë tema të ndryshme në numrin njëjës dhe në numrin shumës, atëherë ata janë marrë si vatra kuptimore më vete. Si shembull mund të shërbejnë emrat foot (këmbë) dhe feet (këmbët), tooth (dhëmb) dhe teeth (dhëmbët).

Disa shprehje frazeologjike të anglishtes kanë si barasvlerës një vargan të tërë shprehjesh frazeologjike të shqipes, të cilat formojnë vargje sinonimike me ngjyrime të ndryshme stilistikore. Gjatë përkthimit të letërsisë artistike, në varësi të kontekstit, përkthyesi mund të përzgjedhë shprehjen më të përshtatshme.

Për një sërë shprehjesh frazeologjike, në përkthim jepet motivimi i krijimit të tyre, që përcillet me një shpjegim etimologjiko-enciklopedik, çka, në këndvështrimin e autorit, përbën një informacion me vlera kulturore.

Nga krahasimi i pasurisë frazeologjike të të dyja gjuhëve në këtë fjalor, rezulton se shqipja ka një thesar jashtëzakonisht të pasur me shprehje frazeologjike. Prandaj ajo mund të ballallafaqohet denjësisht me  pasurinë frazeologjike të çdo gjuhe tjetër, siç ka dalë në pah në Fjalorin frazeologjik italisht-shqip (me autorë Naim Balla, Irena Lama, Eshref Ymeri, botim i Shtëpisë Botuese “EDFA”, Tiranë 2007), dhe në Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip (botim i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2015).

————————–

*Fjalori, me parathënie të Prof.dr. Hajri Shehut dhe pasthënie të Prof.dr. Rami Memushajt, zë një vëllim prej 1254 faqesh dhe përmban 25 440 shprehje frazeologjike. Është botim luksoz i Studios Intergrafika, me drejtor Eduard Shima, dhe e ka vënë në qarkullim Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, me drejtor Genti Gjonaj. Tiranë 2019.

blank

Sot më 15 Nëntor koncerti i tretë i Festivalit “Pianodrom”: “The virtuosity of Kostandin Tashko”

Sot më 15 Nëntor koncerti i tretë i Festivalit “Pianodrom”: “The virtuosity of   Kostandin Tashko”
Hyrja është e lirë, por deri në përfundim të vendeve dhe kërkesat për këtë koncert janë të shumta.
Salla “Tonin Harapi”, Liceu Artistik Jordan Misja.
Në program/In programma:
L.W. Beethoven – Sonata “Appassionata” op.57 nr.23 in F minor,
1) Allegro assai
2) Andante con moto
3) Allegro ma non troppo-Presto
F. Liszt – Transcedental Etude nr. 10
A.Peçi – Tasti qe lëshon Xixa
P.I. Tchaikovsky/M.Pletnev – Suite from ballet “Nutcracker”
1) March
2) Sugar-Plum Fairy
3) Tarantella
4) Intermezzo
5) Trepak-Russian Dance
6) Chinese dance-The Tea
7) Pas de deux-Andante Maestoso
I.Stravinsky – Trois mouvements de Petrouchka
1) Danse russe
2) Chez Pétrouchka
3) La semaine grasse
Pianisti i ri shqiptar Kostandin Tashko (lindur në Tiranë në 1997) është fitues i Konkursit të Parë Ndërkombëtar të Pianos Radovlijca, si dhe është vlerësuar në një gamë të gjerë konkursesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai konsiderohet si një nga pianistët e rinj më premtues të kohës sonë, falë virtuozitetit të tij të jashtëzakonshëm, personalitetit të fortë dhe repertorit të gjerë.
Nxënës i Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku ka studiuar me pedagoge  Valbona Kasaj, Kostandin ka një master në Konservatorin Muzikor Giuseppe Tartini në Trieste (Itali), nën drejtimin e Teresa Trevisan.
Ai është gjithashtu një student i Benedetto Lupo në Accademia di Pinerolo.
Kostandin tashmë ka interpretuar në disa nga ambientet dhe festivalet më të rëndësishme në Shqipëri, si ARTEVA, Teatri Kombëtar, Teatri i Operës, Pianodrom dhe Festivali MIK.
Kostandini është fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos në Shqipëri, Itali, Kroaci, Britani të Madhe, Maqedoni, Kosovë, Zvicër, Francë dhe Slloveni.
Disa nga arritjet e tij më të fundit përfshijnë Premio Salieri, X EPTA Croatia, Adilia Alieva dhe Konkursin Ndërkombëtar të Pianos XXIII Stefano Marizza (çmimi i parë).
Ai u vlerësua gjithashtu me çmimin e dytë në MIUR Premio Delle Arti dhe X YPN në New Castle (çmimi i dytë, çmimi i parë nuk u dha).
Kostandin mori pjesë në masterklasat e mbajtura nga mësues të njohur duke përfshirë A. Delle Vigne, R. Dalibaltayan, O. Gardon, D. Tomsic, V. Balzani, C. Elton dhe P. Gililov.
Kostandin performon rregullisht në ambiente prestigjioze në mbarë botën.
Si fitues i Premio Salieri 2017, në prill 2018 ai interpretoi Koncertin për Piano Op. 11 me orkestrën “I Virtuosi Italiani” të drejtuar nga Alberto Martini etj.
blank

Rubrika Dokument: Opereta e parë shqiptare mbush 67 vjet Nga Aleksandër Ikonomidhi Sulioti

Dita e 15 Nëntorit të vitit 1954 do të mbetet si një ditë e shënuar për artdashëshit korçarë edhe për historinë muzikore të Shqipërisë, pasi për nder të 10 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Shtëpia e Kulturës dhe e Krijimtarisë Popullore shfaqi në kinema-teatrin “Morava” operetën e parë shqiptare “Agimi”, vepër të kompozitorit Kristo Kono (Artist i Popullit) me libret të Kolë Jakovës. Sytë e gjithë Shqipërisë u kthyen në qytetin e Korçës dhe për një periudhë dy mujore mund të themi se u bë kryeqytet kulturor. Faktorët ishin të shumtë dhe të ndryshëm, por ende nuk mund të themi me siguri se kush ishte faktori më i rëndësishëm që ndezi dritat e skenës në operetën e parë shqiptare. Ndër to do të përmendim: tradita e gjatë kulturore e qytetit në artet figurative, ngjarjet e ndryshme artistike që kishin lulëzuar pas vitit 1922 në qytet deri në pushtimin italian të vitit 1939, kultivimi i këngës qytetare dhe patriotike, aktiviteti intensiv artistik i dhjetëra artistëve të kohës dhe kompozitori Kristo Kono, ndezën bashkërisht dritën jeshile për të lindur opereta “Agmi”.

Është e njohur gjerësisht se përgatitjet për operetën ose dhe operën e parë shqiptare kishin filluar para luftës nga kompozitorë të ndryshëm, por nuk ia dolën. Kristo Kono iu vu punës për operetën në një kohë kur momenti historik dhe zhvillimi i vrullshëm i artit nxiste krijuesit për lëvrimin e llojeve të reja muzikore. Sipas dëshmisë së protagonistit të operetës, Artistit të Merituar Piro Sulioti, ‘Ideja paraekzistonte dhe u riprodhua në rrethet artistike të qytetit fuqishëm pas çlirimit, megjithatë asnjë kompozitor nuk guxoi të hapte letrat e tij dhe të fliste qartë për diçka që po planifikonte. Gjithçka ndryshoi në vitin 1952, kur realizimi i veprimit muzikor “Dritë mbi Shqipëri” të Prenk Jakovës me tekst të Llazar Siliqit dhe jehona e gjërë që pati, ndezën shkëndijen e parë të një rivaliteti produktiv që ekzistonte mes dy djepeve artistike, Shkodrës dhe Korçës. Në asnjë rast ky rivalitet nuk ishte një polemikë dhe në asnjë menyrë nuk duhet të perceptohet kështu. Ajo kishte më shumë elemente të një shakaje që bëheshe tradicionalisht në fushën e artit mes tyre, se si do ngrihej edhe më shumë niveli.

Ditët në vijim jepte e merrte aktiviteti artistik dhe ngacmimet mes artistëve (profesionistë dhe amatorë). Në këtë atmosferë argëtuese, jashtë shkallëve të Shtëpisë së Kulturës Korçë, ishin mbledhur një grup të rinjsh duke pritur për të bërë prova për një tjetër ngjarje muzikore të kohës. Kur panë Konon duke ardhur filluan të brohorasin dhe të duartrokisnin, madje dikush tha: “Profesor na i bëri lithkën Shkodra, duhet të përgjigjemi…” Kono që i njihte mirë, hoqi republikën dhe duke hipur shkallët i pergjigjet “Ne rregull! Por mos degjoj pastaj, nuk vij dot në prova dhe nuk mund ta bëj. Pasdite të gjithë këtu…” Dhe me të vërtetë ata u mblodhën pasdite, diskutuan për një periudhë të gjatë kohore dhe përforcuan mendimin, se opereta ishte tashmë nevoja e ditës.

Piro vazhdon duke thënë se askush nuk ishte në gjendje të zbulonte nëse Kono kishte punuar më herët për muzikën e Agimit apo nëse aktet e para muzikore që prezantoi në muajt në vijim ishin produkt i pastër për kompozimin e operetës pasi ideja u diskutua dhe u maturua me artistët dhe drejtuesit kompetent të partisë. Ajo që dihet është se Kono kërkonte ndër veprat e kohës ndonjërën që mund ti përshtatej skenës dhe muzikës, prandaj dhe vëmëndja e tij u përqëndrua te dramat e Kolë Jakovës, që në atë kohë po shfaqeshin me sukses në skenat e teatrove. Kërkim që nuk e shqetësoi për një kohë të gjatë, pasi zgjodhi dramën e sapopërfunduar “Agimi”, e cila trajtonte një nga episodet e luftës së gjerë të bërë nga Partia për kolektivizimin e fshatit dhe formimin e kooperativave të para bujqësore.

Opereta është në tri akte. Brënda veprës dallojmë njerëz të rinj, si Sokoli, Hana, Tana, Shabani të cilët simbolikisht përbëjnë njeriun e ri duke shprehur reformat me disa nga anët më tipike socialiste: dashuria për punën e për jetën, shqetësimi për shokun, përpjekjet për të mbrojtur kooperativën. Nga ana tjetër takojmë Murrin, Sykun etj. të cilët kanë botëkuptimin e dikurshëm të së kaluarës dhe nuk pajtohen me realitetin e ri. Këta të fundit nuk pajtohen me realitetin e ri, por kërkojnë të ruajnë privilegjet e vjetra dhe, për t’ia arritur kësaj, nuk ngurojnë dhe nuk sprapsen para çfarëdo pengese që u del përpara. Por përpjekjet e tyre, siç e tregon ballafaqimi i Murrit me Sokolin dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë të re, shkojnë kot. Tek “Agimi” masa është pjesëmarrësja kryesore, shoqëruesja e dëshmitarja e çdo ngjarjeje. Në muzikë ajo përfaqësohet nga korale të shumta në të cilat janë pasqyruar motivet që përbëjnë figurat, situatat, ngjarjet dhe problemet shoqërore. Absolutisht e kuptueshme pse sot opereta “Agimi” pavarësisht nga vlera e saj e rëndësishme historike të duket ose qesharake në rastin më të mirë ose dhe e neveritshme (sidomos për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare). Ndonëse është një pikë referimi e studimeve të huaja dhe si kompozim muzikor për kohën e saj paraqet një interes të madh.

Pavarësisht mungesës së eksperiencës që mund të ketë pasur Shtëpia e Kulturës e Korçës, arriti të vërë në skenë një operetë të lakmueshme. Sidomos nëse merren parasysh të gjitha kushtet e pafavorshme të një detyrë të tillë, ata ia dolën më së miri. Një muzikolog i huaj i interesuar për muzikën lirike socialiste më rrëfeu vitin e kaluar: “Pothuajse askund në botë, një qytet kaq i vogël, pa përvojë, pa profesionistë, pa mjete, pa furnizime, pa hapësira të veçanta dhe pa buxhet special nuk do të tentonte diçka të ngjashme, pavarësisht nga rezultati”. Kjo e bën atë ndoshta unike në llojin e vet. Opereta u përgatit në një atmosferë bashkëpunimi dhe interesimi të përgjithshëm. Provat ndiqeshin nga amatorët e vjetër korçarë, që e shoqëruan hap pas hapi tërë procesin e vënies së saj në skenë. Sipas Suliotit, caktimi i disa roleve është bërë me caktim të drejtpërdrejtë nga Kristo Kono befas një pasdite në shtëpinë e kulturës, si roli i Sokolit tek ai vetë, roli i Murit tek Gaqo Jorganxhi, roli Hanës tek Marika Balashi dhe roli i Trinës tek Dhimitra Mele, para Mihal Cikos, Pandi Stillut dhe Boris Plumbit. Nuk u diskutuan dhe nuk bënë audicion, akt që tregon se kompozitori kishte punuar mbi aftësitë e tyre vokale.

Partia e qeveria e ndoqën me vëmendje përgatitjen e operetës si dhe përkrahën realizimin e saj. Me miratimin e dhënë nga Komiteti Ekzekutiv i K.P të qarkut Korçë filluan përgatitjet. Dirigjent fillimisht ishte vetë Kristo Kono, Regjia iu besua Pandi Stillut, skenografia Vangjush Mios, koreografia Ramazan Bogdanit, koncert master Boris Plumbi, asistent dirigjent orkestre Guri Trebicka, inspektor skene Misto Grabocka, dritat Niko Zoto, rekuizitier Lefter Sofroni, teknik Andrea Deçi dhe si udhëheqës Artistik erdhi nga Tirana Mihal Ciko. Audicionet për përzgjedhjen e artistëve që do të luanin u zhvilluan mes 400 personave nga koret amatore të: Shtëpisë së Kulturës, Bashkimit të Artizanatit, N.I.S.SH. Vesh-mbathjes (që u kujdesën edhe për kostumet), Spitalit Civil, Parkut Automobilistik etj edhe nga aktorët e Estradës pasi më 22 Qershor ishte themeuar edhe teatri profesionist i qytetit.

Nga të gjithë audicionet e artistëve amatorë, ata zgjodhën përfundimisht korin me 50 veta dhe 25 solistë, formuan një orkestër të përbërë nga 25 instrumentistë dhe baletin me 16 veta. Në rolet ishin: Piro Sulioti-Sokoli, Marika Balashi-Hana, Gaqo Jorganxhi –Muri, Dhimitra Mele-Trina, Lefkothe Kane-Lulja, Raqi Jankulla /Niko Ilo – Shabani, Liza Shkrami-Tana, Andrea Trebicka -Osja, Pandi Raidhi – Breshku, Aleko Skali- Syku, Nuçi Shedollari-fshatar i parë, Vangjel Grabocka- fshatar plak, Niko Borova/Dhimiter Grameno-Pali, Pandi Pitushi-Todo Saraçi -Hajdari, Thimi Filipi-Lemja, Dhimitër Trajçe/Nesti Furxhi -Cac Vogli, Dhimitër Prifti-Kukaku i parë, Th. Velushi/A. Themeli-Kulaku i dytë, Spiro Karanxha-Lini, Llazi Tiko – Fshatari i dytë. Nga premiera zyrtare më 15 Nëntor dhe deri tek premiera e dytë politike më 30 Nëntor, “Agimi” shfaqej me këtë kompozim të paktën dy herë në ditë duke përjetuar sukses të madh.

Megjithatë, drejtuesit e Partisë së qytetit të Korçës të pushtuar nga frika dhe pasiguria për suksesin e projektit të rëndësishëm artistik, vendosën të mbahej edhe një premierë politike e mbyllur vetëm për Byronë Politike dhe zyrtarët partiakë më 30 Nëntor me një përbërje tjetër. Atje u bënë disa zëvendësime si psh. dirigjent u caktua Mustafa Kranjta, në rolin e Sokolit Zihni Berati dhe në rolin e Hanës Andoneta Vodica si profesionistë të Filarmonisë Shqiptare. Ndonëse u bë për një rezultat më të mirë, për shkak të mungesës së provave dhe koordinimit shfaqja pati shumë probleme teknike. Rezultati dukej se nuk i pëlqeu Byrosë Politike dhe kështu biletën për Tiranën e morën sërisht Piro Sulioti dhe Marika Balashi deri në shfaqjen e fundit. Në vigjiljen e premierës Enver Hoxha iu drejtoi një letër të hapur (E. H. “Mbi letërsinë e artin”).

Në shënimet që më ka dhënë Marika Balashi disa vjet më parë, bën të qartë se lidershipi politik kishte frikë prej saj dhe Piro Suliotit, vënia në skenë e operetës së parë shqiptare nga dy amatorë dhe interesimi në rritje i politikanëve kryesorë për shfaqjen, i detyroi të përdorin lëvizje të pamatura mirë të minutës së fundit. “[Atëherë i them Piros “si thua a do ja dalim? dhe ai më thotë menjëherë “Unë kam besim tek ti Marika” dhe unë i përgjigjem “Edhe unë të besoj ty Piro”….][…U mobilizuam të dy dhe për ditë të tëra vazhduam provat me sukses me Borisin dhe profesor Cikon…] [Me punë intensive arritëm të besojmë në vetvete se unë dhe Piroja do ta arrijmë dhe do t’ia dilnim. Ndonëse nga Tirana, ata nuk patën besim dhe dërguan për rolet kryesore sopranon Neta Vodica dhe tenorin Zihni Berati][… Në provë xhenerale, luajtem edhe unë me Piron, edhe Neta me Zihnin. U dha konkluzioni që në shfaqjen që do të jepej në Tiranë do të luanim unë dhe Piroja. Dhe me të vërtetë atë natë patëm mjaft sukses duke na duartrokitur dhe duke u ngritur në këmbë. Nga salla ata thërrisnin “Bravo” dhe “Ju lumtë”.

Të njëjtin mendim kishte edhe bashkëprotagonisti i saj Piro Sulioti, “[… Frika mbizotëronte gjatë gjithë shfaqjeve dhe për të gjithë artistët amatorë. Lajmi se Tirana kërkonte një shfaqje të mbyllur për anëtarët e Byrosë Politike, ndoshta dhe me një vizitë të mundshme të Enver Hoxhës la në hije suksesin deri në shfaqjen festive][… Kemi bërë prova intensive. në kushte të një presioni të paparë. Nuk e shijuam aspak suksesin tonë…][Ciko dhe Kono nuk u pajtuan me zëvendësimin tonë në shfaqje. Por ishte e pamundur të thoshe jo..] Kjo ishte atmosfera që mbizotëroi mes dy premierave pas skenës magjepsëse të operetës së parë shqiptare. Pas letrës së diktatorit dhe vendimit përfundimtar të Birosë, gjithçka ndryshoi dhe shfaqja pati sukses kudo që shkoi. Rreth katër muaj më vonë, “Agimi” u vu në skenë edhe nga filarmonia Shqiptare më 30 prill 1955 me shumë dimensione nga versioni origjinal siç mund të kuptohet. Në këtë vepër interpretuan brezi i parë i artistëve lirikë si: Zihni Berati, Marie Kraja, Andomaqi Haderi, Gjenovefa Heba, Haxhi Tafaj, Koço Timko, Jorgjia Misja, Hysen Kurti, Maliq Herri, Myrvete Theodhosi dhe artistë të tjerë. Regjisor serisht ishte Pandi Stillu, dirigjent dhe mjeshtër kori: Kostandin Trako, dhe koreograf Panajot Kanaçi.

Pas një studimi sistematik ndaj operetës “Agimi” konkludojmë se Kristo Kono e dinte paraprakisht recetën e suksesit por edhe rendin që kërkonte koha për të sjellë “Agimi” popullaritetin e gjerë në baza. Kjo bazohet fillimisht në një pjesë teorike, pasi tiparet kryesore të Operetës “Agimi” si trajtimi i një çështjeje të rëndësishme të kohës ku protagoniste ishte vetë fshatarësia (tipar absolut i artit socialist) në kombinim me karakterin popullor e kombëtar të muzikës kanë qenë vendimtarë për suksesin e veprës. Natyrisht, për sa i përket pjesës praktike, vlen të përmendet në këtë pikë se shfaqja e operetës së parë shqiptare ishte lajm në vetvete, sidomos nëse merret parasysh mekanizmi partiak dhe propagandistik që e promovoi atë në maksimum nga udhëheqja e Partisë në kryeqytet, në fshatin më të largët të Shqipërisë. Ajo u ekzekutua me sukses rreth 87 herë në qytetet kryesore që nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, Berati, Fieri, Gjirokastra.

Suksesi i papritur i operetës së parë shqiptare në të gjithë vendin, jo vetëm që rriti prestigjin artistik të faktorëve, por ngriti kërkesa për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarive artistike muzikore në qytetin e Korçës nëse studiojmë gjerësisht të dhënat që janë ruajtur në për arkiva. Kështu, Komiteti Ekzekutiv i K.P të qarkut Korçë me letrën Nr. 3018 me datë 18.12.1954 vendosi të propozojë në organet kompetente, për ngritjen e filarmonisë, me baza profesionale në qytet e cila të meret: a) Me aktivitetin artistik të formës së koncerteve. b) me përgatitjen e operetave. c) me pregatitjen e tabllove muzikale dhe njëkohësisht më zhvillimin e artit koreografik. Në mënyrë që formacioni i orkestrës të Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore Korçë, të ishte i plotë (prej 25 vetash) i nevojiteshin 2 violinistë, 1 flaut, 1 trombë, 1 korno, 1 kontrabas, 1 çelo, 1 baterist dhe 2 violant. Madje përveç personelit teknik dhe administrativ që kishte Shtëpia e Kulturës, i nevojiteshin 1 Drejtues Artistik, 1 Pedagog zëri, 1 Drejtues Kori, 1 Drejtues orkestre, 1 piktor, 1 marengos, 1 inspektor skene, 1 rrobaqepës, 1 garderobier dhe 1 koncert maestër.

Nga të gjitha sa më sipër rrjedh fakti historik se organizatorët e qytetit gjatë përgatitjes dhe ekzekutimit të operetës së parë shqiptare, nga njëra anë nuk ishin plotësisht të përgatitur (ose të paktën qyteti nuk kishte infrastrukturën e duhur për diçka të tillë) dhe nga ana tjetër qëndruan si një stacion historik për rrjedhën artistike të qytetit të mëpasshëm, duke i hapur rrugë ngjarjeve të tjera të mëdha artistike. Me fjalë të tjera, opereta e parë shqiptare ishte rasti i duhur për forcimin e mëtejshëm të Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore të Korçës, me çka nënkupton ky fakt. Kjo e bën ndoshta edhe më të bukur duke i dhenë asaj një vend të veçantë në historinë e muzikës moderne dhe bashkëkohore të vendit.

blank blank

blank blank blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend