Për vite me radhë ai ka qenë një nga njerëzit kryesorë të shërbimit zbulues jashtë Shqipërisë. I veshur si diplomat, Hasan Luçi do të informonte shtetin komunist mbi gjithçka që ndodhte në zemër të Europës, në Francë apo Belgjikë. E megjithatë, ai ishte edhe punonjës i Ambasadës Shqiptare në vendet përkatëse dhe si i tillë do të kryente edhe detyrat e shërbimit konsullor, të shtypit e të kulturës, që i ngarkoheshin si ish-sekretar i tretë dhe i parë.
Takime me intelektualë, botues e shkrimtarë për të promovuar literaturën shqiptare, për të hapur ekspozita, për të pritur e përcjellë njerëz të kulturës, që kishin fatin të shkonin në Francë, apo edhe për të përmbushur kërkesat dhe porositë e familjeve të ish-Bllokut komunist, në veçanti të diktatorit, Enver Hoxha. Ka kaluar shumë kohë që atëherë. Tashmë, Hasan Luçi është 81 vjeç dhe i është kushtuar shkrimit të kujtimeve e botimit të tyre. Ka botuar 16 libra deri më tani dhe po aq janë në pritje. Më i fundit është libri me kujtime “Një sy diplomati nga Perëndimi e Lindja”, ku tregon për vitet e qëndrimit të tij në Francë në vitet 1961-1968 dhe 1972- 1977.
“Vajta në Paris, kur u shpall prishja e PPSH-së me ish-kampin socialist, pasi u mbajt raporti i E.Hoxhës në Kongresin e IV, nëntor 1961. Më parë diplomatët tanë kishin ndihmesën e selive të vendeve mike socialiste për çështje diplomatike e teknike-administrative të funksionimit të përfaqësive. Po kështu ata kërkonin ndihmesën edhe në fushën informative, duke vajtur secili diplomat te kolegu i vet sovjetik apo të ish-Demokracive Popullore.
Selitë e Traktatit të Varshavës organizonin edhe festa të përbashkëta, piknike, mbrëmje vallëzimi, vizita turistike, ditë pushimi në oqeanin Atlantik, gjueti etj. Kishte jo pak raste që diplomatët tanë kalonin edhe natën në të ashtuquajturat kala- rezidenca ose vila të sovjetikëve brenda e jashtë Parisit. Veç kësaj, u prishën edhe marrëdhëniet e PPSH me PKF dhe me shoqatën e miqësisë Francë-Shqipëri, që ishte nën tutelën PKF. Kështu, mua si i ri, m’u desh të kërkoja dhe të zija miq të rinj, pa harruar ata që mbeteshin miq të Shqipërisë pas prishjes, por sidoqoftë duheshin miq pluralistë e jo vetëm ideologjikë. Prishja me Kinën krijoi tensione të reja me një pjesë të miqve dhe të shoqatës së re franko-shqiptare, por unë përjetova vetëm fillimin se u ktheva në atdhe…”, shkruan Hasan Luçi në librin e tij.
Qëllimin e emërimit të tij atje e shpjegon si më poshtë: “Në janar 1972 u emërova si këshilltar nga sekretariati i KQ të PPSH, por nuk doli urdhri përkatës dhe kjo gradë diplomatike nuk mu njoh zyrtarisht sa qëndrova në Paris (1972-1977), megjithëse në dosjen personale jam këshilltar deri më 31.08.1977, në fakt diplomacia ishte mbulesë për rolin tim si zbulues politik i atdheut, prandaj kishte mospërputhje mes MPB e MPJ, në trajtimin e kuadrit, pasi MPJ mbante vendet kryesore në seli”.
Mes shumë ngjarjesh, takime me personalitete, organizime aktivitetesh, tregon edhe për botimin e letërsisë shqipe në Paris, që përfaqë- sohej më së shumti nga vepra e Ismail Kadaresë. Luçi tregon si e ka njohur Kadarenë që në vitet e gjimnazit, në aksionet e ndërtimit të socializmit e më pas gjatë vizitave të tij në Paris për botimin dhe promovimin e veprave të tij, fillimisht “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”, vijuar nga “Kështjella”, “Dimri i madh” etj. Luçi tregon raportin me shkrimtarin e madh, çfarë i pëlqente dhe jo tek ai.
NGA LIBRI
Mbi botimin dhe përpjekjet për filmat e veprave të Ismail Kadaresë në Francë
Para se të shkruaj për punën time si mbështetje e fuqishme, veç shokëve të tjerë të ambasadës sonë e kryesisht të J. Malos, për të botuar veprat letrare në prozë e poezi të këtij shkrimtari të letrave shqipe, po shkruaj shkurt në parantezë si jam njohur me të. I.Kadarenë e kam njohur në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës, ishim në klasë paralele, në vitet 1951-1955. Që në vitin e parë edhe unë merrja pjesë në rrethin letrar të poezisë, ku ishin edhe D. Agolli, A. Shehu, B. Harxhi etj. Atje lexonim poezitë tona, por unë s’po arrija t’ua mbushja mendjen. Një ditë i kërkova Ismailit ta lexonte një vjershë timen. Ai e lexoi shpejt dhe më tha: Ti e ke kopjuar nga unë, por prapë nuk vlen fare! Nuk ia mora për keq se kisha pak kohë që e njihja, por duket dielli që kur lind. Ai qe individualist që atëherë, rrinte vetëm, dukej se i pëlqente vetëm vetja, kur qeshte ai s’nxirrte zë, por ngërdheshej.
Unë iu dhashë më shumë leximit të librave jashtëshkollorë dhe u lavdërova për këtë punë gjatë viteve të gjimnazit nga biblioteka e qytetit. Shkruaja mirë hartimet, por Bashua (Thoma Papapano), siç e thërrisnin, më vinte nota të mira, se qe shumë e zorshme të të jepte gjë pa e merituar, ai qe virtuoz i gjuhës shqipe, shpjegonte mirë, qartë, kuptueshëm. Për atë që ishte i dobët në gjuhën shqipe, sidomos në gramatikë, ai i thoshte: “Po dëgjuan edhe miret (në kuptimin që mësuan edhe muret gramatikë!”, jo ju! Më vonë u mora me gazetën e murit të shkollës.
Herë pas here, siç bëja që në shtatëvjeçare, dërgoja ca poezi e tregime të shkurtra humoristike në Tiranë, por asgjë e botuar. Nuk arrita dot gjë në fushën e letrave. Më vonë nuk bëra përpjekje për botime publike deri në vitet ’80 edhe për arsye të punës sime. Po me I.Kadarenë ishim vullnetarë edhe në rrugën e Dritës në korrik të vitit 1952, në kantierin e Ferr Shkopetit në Mat. Ismaili qe më i dobët me shëndet se unë, punoja me kazmë e lopatë në hapjen e trasesë së rrugës se isha mësuar në fshat me punë të tilla, kurse Ismailin e dërgonin që në orën 7 të mëngjesit për të na marrë ujë me gjym në një shpat mali përballë. Pasi kalonte më këmbë lumin Fan, i gjori bëhej akull, që në mëngjes, por atëherë bënim sakrifica me bindje atdhetare, siç ishte koha.
Një herë, atje ku merrte ujë Ismaili, disa herë gjatë 6 orëve të punës sonë rinore, u vra një diversant dhe u kapën të tjerë nga forcat e Sigurimit të Shtetit, por ai, si dhe ne të tjerët, shpëtuam dhe mblidheshim në kampin e kantierit që në orën 18:00. Kur sapo kisha vajtur në Paris, në shkurt të vitit 1972, u botua romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, meritë e J. Malos, si dhe e përkthyesit Isuf Vrioni, emrin e të cilit e lanë anonim me porosi nga lart, edhe pse na kërkohej nga miqtë dhe detyroheshim të flisnim kot, dhe miqve francezë, siç e shpjegon J. Malo në kujtimet e veta. Mua më gëzoi ky fakt, jo vetëm si shqiptar dhe i njohur me Ismailin, por edhe si shkak i mirë për t’u takuar me intelektualët francezë, të cilëve do t’ua këshilloja ose do t’ua dhuroja librin në kuadrin e propagandimit të letrave shqipe.
Ky ishte romani i parë i botuar atje. Së bashku me ambasadorin përgatitëm listën e miqve, të personaliteteve e të trupit diplomatik që do t’ua dërgonim këtë roman, se nga shtëpia botuese “Albin Mishel”, Robert Sabatieja na dërgoi 200 kopje për t’i shpërndarë te miqtë e ambasadës dhe për t’i dërguar në Shqipëri. Pasi e shpërndamë librin ndoqëm jehonën e tij në shtyp, ku u shkruan artikuj lavdërues në gazetat kryesore, duke pasur jehonë të gjerë. Ky sukses na nxiti për arritje të reja, pasi u krijuan rrethana për njohjen e vendit tonë në Francë dhe, nëpërmjet saj, në vende të tjera ku rrezatonte kultura franceze.
Këtë roman ia dërgova edhe Moris Klavelit, që kishte marrë Çmimin “Gonkur” (një çmim letrat i djathtë në Francë), shkrimtar që e takoja në pritjet dhe tregonte mirësjellje. Ai nuk m’u përgjigj direkt, por një miku i tij i kishte thënë se i kishte pëlqyer romani Kadaresë, vetëm se vështirë të konkurronte për atë çmim. Iu futa më thellë njohjes së kushteve për botime në Francë. Mblodha e studiova shumë pamflete të shtëpive botuese franceze, shumica e të cilave ishin në lagjen latine të Parisit. Miq të ndryshëm në tregonin punonjës te botuesit për t’i njohur drejtpërsëdrejti. Këtë punë bëja edhe me librarinë ngjitur me selinë tonë, ku huaja edhe libra për lexim.
Miqtë që kishin bërë botime të librave të tyre qenë më konkretë duke më thënë se kë duhet të takoja, ç’mund të përfitoja nga takimi me ta, cilat qenë kushtet e botimeve etj., kështu u njoha më mirë me Robert Sabatienë, drejtorin letrar të “Albin Mishel”, zonjën Blavie po atje për botimin e romaneve të Kadaresë; Pier Siprio, zonjat Andre For dhe Fransuazë Kolaneri të grupit “Hashet”, “Fajar” dhe “Stok”; me z. Pier Ruso në shtëpinë botuese “Norman Betyn” etj. Ky bashkëpunim me shtëpinë botuese u forcua kur u dhanë për botim librat e rinj të Kadaresë “Kështjella” dhe “Dimri i madh”. Atëherë unë luajta rolin e përkthyesit në takimet e Kadaresë, i cili e kuptonte, por end nuk fliste vetë frëngjisht. Së bashku me të ose me ambasadorin morëm pjesë në dreka e darka me botuesit. Kur Kadareja kthehej në atdhe, unë ndiqja çështjet konkrete për botimet e tij. Por, për çudi, I. Kadare nuk më tha asnjë fjalë mirënjohjeje për vendlindjen time, Kuçin, ku banorët i treguan subjektin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, pasi në Buronja të Kuçit ishte varri masiv i vrasjes së oficerëve italianë nga nazistët gjermanë në 1943.
* * *
Zonja Andre For, përgjegjëse e të drejtave për të huajt në librarinë e njohur “Hashet”, trajtonte marrëdhëniet me shkrimtarët e huaj që botonin në këtë shtëpi botuese. U njoha me të në 1972, kur puna për botimin e librave të Kadaresë kishte filluar mirë dhe mbajta lidhje të pandërprera të shkëlqyera derisa u largova nga Franca. U miqësuam në rrugën e letërsisë dhe familjarisht në dreka e darka. Burri i saj, Moris Fori, kishte qenë ministri i jashtëm i Francës dhe nënshkroi në Romë dokumentin e Tregut të përbashkët Europian. Me këtë zonjë të qeshur e gojëmbël u trajtuan edhe botimet e librave të Kadaresë jashtë Francës si “Kështjella” në Holandë, në 1975. Zonja Fransuazë Kolaneri, shefe e shërbimit të shtypit në librarinë “Hashet”, qe një udhërrëfyese dhe një bashkëpunëtore e shkëlqyer në fushën e propagandimit të librave të Kadaresë dhe për takime me shkrimtarët francezë. Ajo ishte një pikaloshe bukuroshe, tejet e shkathët, e aftë se dinte t’i zgjidhte shpejt punët e vështira të shtypit. Më dha këshilla dhe adresa të sakta për të trokitur, ku gjeta vërtet qëndrime miqësore me botën e ndër likuar të letrave, të medieve franceze të shkruara e pamore. Qe me origjinë italiane. Kjo zonja For dhe zonja Marilenë Belanzhe e shtëpisë botuese “Fajar” bënin një ekip shumë të fortë si miq të Shqipërisë në grupin “Hashet Literaturë”. Në qershor 1972 I.Kadare erdhi në Paris për botimet e tij. Në pjesën më të madhe të takimeve zyrtare të tij e shoqërova dhe, në më të rëndësishmet, J. Malo. Ai qëndroi në hotel “Dypleks” afër banimit tonë pranë Tur Eifelit. Në këtë kohë ai kuptonte mirë frëngjisht, por parapëlqente që takimet t’i bënte me përkthyes dhe vetëkuptohen arsyet. Në takimet e kësaj kohe Ismailin e pëlqeja edhe për një gjë tjetër: ishte kudo shqiptar në takimet me të huajt, paraqitej me dinjitet e seriozitet, fliste qartë, shkurt, mbronte kombin tonë e virtytet shqiptare.
Në çdo pritje, dreka e darka, ai nuk harronte kurrë se qe shqiptar, se të huajt, kurdo, në radhë të parë, na shihnin e na gjykonin si shqiptarë, thuajse emrat e përveçëm nuk i përfillnin. Në përgjithësi, Ismaili ngriti lart cilësitë tona si shkrimtar e poet, i një stili befasues të realizmit socialist (po me ngjyrime perëndimore) për botën franceze e perëndimore. Mëdyshja e shkrimeve të Kadaresë në raport me lexuesit, që jo kushdo e kupton atë në të njëjtën mënyrë, i pëlqeu botëkuptimit letrar perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë. Miqtë i bënin atij shumë pyetje kurth, por Ismaili shpëtonte me lehtësi, pa çka se, në tërësi, nuk qe bindës për atë botë intelektuale.
Francezët kuptonin metodën e Kadaresë në shkrimet me nënkuptimet e tyre, që gati çdo lexuesi i shkon për shtat. Këtë dyzim e kuptuan mjaft lexues në Shqipëri dhe e kritikonin, kurse ata në Perëndim e donin dhe e kuptonin si një shkrirje akulli në realizmin socialist. Mua, personalisht, më çudiste fakti si e pranoi E. Hoxha “Dimrin e madh”, kur ai paraqitej kolos me këmbë Argjili, se s’kishte personazhe të tjerë pozitivë e real-socialistë. Shkurt, E.Hoxha në atë roman dukej, për mua, i ngulur në shkretëtirë dhe Kadareja finok ia jepte këtë sinjal Perëndimit.
Unë s’mund t’i shprehja hapur këto mendime, veç J. Malos herë-herë, por bëja çmos të botoheshin në Perëndim qoftë veprat e Ismailit, qoftë të njerëzve të tjerë të letërsisë, të artit e të kulturës, të sportit, të folklorit etj. Kjo qe arsyeja që mbroja edhe Ismailin, i cili qe i vështirë në shoqëri, si me burra edhe me femra. Edhe kur u takuam në Paris kësaj here, megjithëse njihesha me të, siç tregova më lart, që në gjimnaz, prapë Ismaili qëndronte ftohtë në fillim, rrinte shumë i heshtur dhe kuptoja se kishte frikë të qe i lirshëm në biseda. Unë i vura dy arsye qëndrimit të tij: njerëzit që kishin punuar në organet e MPB-së, ai i quante spiunë, kishte alergji dhe ndjenjën e persekutimit prej tyre. I quante edhe pa kulturë, siç thuhej atëherë “vetëm polic e aq”. Së dyti, në tërësi, të tjerët Ismaili i quante të pakulturë të lartë dhe si rrjedhojë s’ia vlente të miqësohej, mjaftonte për të që t’i bënin punën që i interesonte.
Për ta zbutur që të njihte Parisin ditën e natën, madje dhe duke lënë ndonjë punë timen, që mund ta bëja më vonë, pas darke e ftoja në shtëpi, ku shihnim filma, kur s’dilnim shëtitje vetëm ne të dy ose të tre me gruan time… Unë përpiqesha të bëja biseda kulturore më shumë se politike me të, t’i flisja për miq të kulturës franceze, për projekt-ide për të bërë të njohur kulturës shqiptare atje dhe që Ismaili të na ndihmonte më shumë me mbështetje në udhëheqje në Tiranë.
Ai vuri re se unë trajtohesha me ngrohtësi nga miqtë francezë që takonim për librat e tij, si burra dhe gra, gjë që e ngrohën dhe o forcoi besimin tek unë. Më 21 qershor 1972 ai u ftua për drekë nga botuesi, së bashku me ambasadorin dhe me mua. Atje qenë ftuar shumë miq. Javori dhe unë i kishim të njohur të gjithë pjesëtarët e tavolinës dhe flisnim lirisht me ta. Unë bëja edhe përkthimin për Ismailin dhe mezi po i mbaroja gjellët e shijshme që na vinin përpara. Dreka kaloi mirë dhe ai mbeti i kënaqur, si dhe pjesëmarrësit në tërësi, që bënë shumë pyetje dhe ai u përgjigj mirë. Nuk e harroj kurrë një vëzhgim të Ismailit në këtë drekë.
Kur ne e kishim mendjen te punët e rastit e në të ardhmen, ai kishte vënë re (si mendje e uritur feministi a shpirt poeti e shkrimtari) dhe gjatë bisedës më pëshpëriti: Shiko, të gjitha gratë e ftuara këtu janë pikaloshe, si duket kështu i pëlqejnë drejtorit të kësaj shtëpie botuese. Unë mezi mbajta të qeshurit dhe vura pecetën në gojë që të mos dilte zëri fort, kurse Ismaili picërroi sytë dhe u ngërdhesh me djallëzi cinike dhe me kënaqësi njëkohësisht për këtë zbulim.
Me këtë histori qeshëm, jo pak, edhe ne të tjerët më vonë, kur ua tregova. Një ditë kishte telefonuar në ambasadë një mik i Ismailit, që e ftonte për darkë dhe sekretari i tretë, Haxhi Taga, që iu përgjigj kishte mbajtur shënim ditën e orën. Kur Ismaili shkoi atje, miqtë i gjeti me pizhame. Qeshën me këtë shaka pa dashje, keqkuptimin gjuhësor, pinë një uiski dhe i thanë datën e saktë të dark- ës. Kaq iu desh Ismailit të tallej me ne diplomatët e selisë, por ia donte puna të bënte edhe dallime mes nesh. Hajde të duroje thumbat e tij e ngërdheshjen ironike!
VOAL- I lindur në Boston më 17 janar 1706, bir i një tregtari anglez, Benjamin Franklin pati një fëmijëri të vështirë: ai ndoqi shkollën shumë pak dhe në rini ai bëri pak nga çdo gjë, nga printeri në stacion, nga shkrimtari në botues, gjithmonë dallues. vetë, megjithatë, për inteligjencën dhe këmbënguljen e tij. I martuar në vitin 1730, ai pati tre fëmijë dhe vetëm kur mbushi të dyzetat filloi t’i përkushtohej në mënyrë më konkrete studimeve shkencore, duke themeluar Shoqërinë Filozofike Amerikane.
Benjamin Franklin ishte një polimatist amerikan, një shkrimtar, shkencëtar, shpikës, burrë shteti, diplomat, botues dhefilozof politik.Ndër intelektualët më me ndikim të kohës së tij, Franklin ishte një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara;hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.
Më 1746 ai mori pjesë në një konferencë në Boston mbi mrekullitë dhe zbulimet e energjisë elektrike që e emocionoi atë deri në pikën e blerjes së të gjitha pajisjeve të ekspozuara; duke qenë mjaft i vetëdijshëm për veprat dhe përvojat e Gilbert, von Guericke e Nollet, ai iu përkushtua pothuajse tërësisht studimeve të energjisë elektrike.
Zbulimi i tij më i njohur është se rrufeja nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i elektricitetit, një besim që lindi nga një sërë vëzhgimesh rreth ngjashmërisë midis rrufesë dhe shkëndijave elektrike, në formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tyre.
Më 1747 Franklin sqaroi efektin elektrik të pikave dhe filloi kërkimin për krijimin e një rrufeje praktike. Gjatë studimeve, në vitin 1752, ai kreu eksperimentin e famshëm si një demonstrim i besimeve të tij rreth rrufesë. Prandaj ai propozon instalimin, mbi kullat ose kullat e kambanave, një kafaz metalik me një platformë izoluese mbi të cilën operatori duhet të qëndrojë, i shoqëruar nga një shufër hekuri me majë afërsisht nëntë metra e lartë: në prani të një re stuhie, hekuri do të elektrizohej dhe, nga duke lëvizur një tel hekuri pranë shufrës, operatori do të kishte shkaktuar një rrymë të menjëhershme midis shufrës dhe masës.
Eksperimenti u krye, me sukses të plotë, në 1752 nga shkencëtari francez Dalibard.
Duke qenë i sigurt për intuitën e tij, Franklin shpiku më pas shufrën e rrufesë: Rastësisht, sistemi i parë kryesor i rrufepritësit u instalua në vitin 1760 në farin Eddystone në Plimouth.
Por Franklin bën dy zbulime të tjera themelore: “fuqia e pikave”, tema e së cilës trajtohet në një seri letrash mbi energjinë elektrike midis viteve 1747 dhe 1754, dhe se elektriciteti përbëhet nga “një lëng i vetëm”, duke shkatërruar kështu teoria dualiste e C.Du Fay. Më 1751 ai ekspozoi zyrtarisht të gjitha idetë e tij mbi fenomenet elektrike në botimin “Opinionet dhe hamendjet në lidhje me vetitë dhe efektet e lëndës elektrike”.
Në vitet në vijim zhvilloi një veprimtari të dendur politike; më 1757 ishte në Londër si përfaqësues i kolonive të ndryshme amerikane, duke u kthyer në atdhe vetëm me shpërthimin e Luftës Civile, ndërsa më 1776 ishte në Francë si përfaqësues diplomatik në Kongresin Kontinental.
Pas kthimit në Amerikë më 1785, ai punoi deri në vdekjen e tij në Filadelfia më 17 prill 1790 për zbulime dhe shpikje të reja në fushat më të ndryshme. Për angazhimin e tij si patriot dhe që më 1754 kishte paraqitur një projekt për bashkimin e të gjitha kolonive amerikane, ai do të njihet si krijuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Elida Buçpapaj
Bota e modës është sot në zi! Gjeniu kreativ i koleksioneve të jashtëzakonshme të veshjeve, çantave dhe aksesorëve, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në Firence, në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh. Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç.
Mediat italiane thonë se në momentet e fundit të jetës, pranë stilistit ka qenë partnerja e tij, Sandra me të cilën ai bashkëjetonte prej 15 vitesh.
Kush ishte Roberto Cavalli
Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës fiorentine me të njëjtin emër. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte i njohur për koleksionet e veprave të artit që i ekspozonte në Galerinë Uffizi në Firence. Babai i tij Giorgio u vra nga nazistët gjatë një përplasjeje në komunën Cavriglia në vitin 1944. Cavalli ka gjashtë fëmijë: Tommaso, Cristiana dhe Robert nga martesa e tij e parë, Rachele dhe Daniele nga martesa e tij e dytë. Ndërsa, Giorgio lindi më 8 mars të vitit të kaluar dhe është fëmija i gjashtë që stilisti pati në moshën 82-vjeçare me partneren suedeze, Sandra Nilsson.
Humbja e Cavall-it sigurisht që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e modës, ndonëse ai e shiti kompaninë me të njëjtin emër në vitin 2015. Elementi dallues i markës së tij ishte printi animal, peliçet me qëndisje, fustanet e gjata me të çara të theksuara dhe shumë transparencë.
Krahas koleksioneve të veshjeve, Cavalli krijoi dhe linjën e dedikuar për të brendshmet e meshkujve e quajtur Just Cavalli. Ndërsa, në vitin 2012, krijoi edhe sektorin e dedikuar për arredimin dhe shtëpitë me emrin Cavalli Home.
Industria e modës nga sot ka një mjeshtër më pak!sn
Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
Agron Bala ka lindur në qytetin e Shkodrës më 11 prill të vitit 1957. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë letërsi, më pas mbaron studimet për gazetari. Ka pasur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar. U nda nga jeta në Tiranë më 15 janar 2016.
Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80 si skenarist në RTSH. Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend. Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë. Ndarja e tij nga jeta është pritur me hidhërim. Në rrjetin social Fejsbuk, ku Agron Bala ishte mjaft i lexuar me statuset e tij mbresëlënës, miqtë e tij po shprehin keqardhjen për humbjen e thellë, por edhe vlerësimin maksimal dhe respektin për mikun e tyre. “Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Në fakt jeta fillon atëhere kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz!” është një nga statuset e fundit të tij.
Përsa i përket krijimtarisë letrare, ai publikoi dhe dy romane.
VOAL- Filozofi anglez Francis Bacon lindi në Londër më 22 janar 1561.
Ai filloi studimet në Trinity College, Kembrixh; më pas ai vazhdon studimet dhe trajnimin e tij të mëtejshëm në Drejtësi dhe Jurisprudencë në Grey’s Inn në Londër.
Ai bëhet një mbështetës i madh dhe i fortë i revolucionit shkencor, edhe pa qenë vetë shkencëtar.
Ai jeton në oborrin anglez dhe nën mbretërimin e James I Stuart, ai emërohet Lord Kancelar. Në shkrimet e tij, Bacon demonstron metodologji komplekse shkencore, aq unike saqë sot ato quhen “metoda Baconian”.
Sir Francis Bacon është në fakt filozofi i revolucionit industrial: reflektimi i tij përqendrohet në kërkimin e një metode të njohjes së natyrës që mund të përkufizohet si shkencore, në kuptimin që dëshiron dhe mund të përsëritet; ajo nis nga vëzhgimi i natyrës dhe, ashtu si shkenca, synon ta kontrollojë atë për të marrë aplikime të dobishme për njerëzimin, siç ishin ato të epokës industriale.
Bacon Ai merr idetë e mendimtarëve italianë të shekullit të 15-të – duke përfshirë Leonardo da Vincin – dhe parashikon ato të Galileos.
Më 1621 James I thirri parlamentin për të kërkuar vendosjen e taksave të reja: parlamenti fajësoi Bacon për akuzat për korrupsion dhe përvetësim. Bacon pranon fajësinë dhe burgoset në Kullën e Londrës, duke u përjashtuar kështu nga të gjitha zyrat shtetërore.
Ai u lirua vetëm disa ditë më vonë me ndërmjetësimin e sovranit dhe u tërhoq në Gorhambury: këtu ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij.
Ai vdiq në Londër më 9 prill 1626.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: “Cogitata et visa” (1607), “Dituria e të parëve” (1609), “Historia natyrore dhe eksperimentale” (1622), “Organi i ri” (1620), “Për dinjitetin” dhe “përparimi i shkencave” (1623). “Atlantida e Re” u botua pas vdekjes më 1627./Elida Buçpapaj
VOAL- Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 tetor 1925, Lincolnshire – 8 prill 2013, Londër), ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 deri më 1990 dhe drejtuesja e Partisë Konservatore. Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.
Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.
Pas vajtjes në “10 Downing Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sectorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.
Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.
Jeta e herëshme dhe arsimimi
Margaret Thatcher u lind Hilda Roberts në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925. Babai i saj ishte Alfred Roberts, me origjinë nga Northamptonshire, dhe nëna e saj ishte Beatrice Ethel (Stephenson) nga Lincolnshire. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Grantham, ku i ati i saj kishte në pronësi dy dyqane ushqimore. Ajo dhe motra e saj Muriel (1921-2004) u rritën në banesën sipër dyqanit më të madh, ndodhej në North Parade në afërsi të linjës hekurudhore.
Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe në kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe si predikues lokal. Ai e edukoi vajzën e tij si një metodiste Weslejane duke frekuentuar Kishën Metodiste të Rrugës Finkin. Roberts ishte kryetari i Bashkisë së Grantham-it në 1945-46 dhe humbi pozitën e tij si anëtar i këshillit bashkiak në vitin 1952, pasi Partia Laburiste fitoi shumicën e saj të parë në Këshillin e Grantham-it në vitin 1950. Nëna e Thatcher-it ishte rrobaqepëse fustanesh. Thatcher ishte shumë e lidhur me të atin dhe bisedonte shpesh me të.Që në rininë e saj të hershme, Margaret u njoh me politikën konservatore nëpërmjet të atit.
Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit për Kimi. Ishte studente e Doroti Hodkin, një shkencëtare që kishte fituar çmimin Nobel. Duke ndjekur pasionin e saj për politikën, Margaret u bë presidente e Shoqatës Konservatore të universitetit. Gjatë kësaj kohe ajo lexoi vepra si The Road to Serfdom nga ekonomisti dhe filozofi Friedrich von Hayek, që dënonin ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi dhe rritjen e fuqisë së shtetit.
Në 1947 u diplomua në kimi dhe nisi punën si kërkuese në këtë fushë.
Ajo hyri në parlament në vitin 1959, ndërsa në vitin 1970 u emërua Sekretare për Edukimin.
Karriera politike
Dy vjet pas diplomimit, Theçer i hyri zyrtarisht politikës. Në vitin 1950, ajo kandidoi për deputete e parlamentit të Dertfordit. Pavarësisht se fitoi respektin e partisë që përfaqësonte, ajo nuk fitoi atë vit, madje as një vit më pas. Dy muaj pas humbjes së dytë, ajo u martua me Denis Theçer.
Në vitin 1952, Margaret la politikën për t’iu përkushtuar studimit të ligjeve. Një vit më pas ajo mori një diplomë në drejtësi, por nuk mund të rrinte larg politikës. Ndërsa kishte sjellë në jetë binjakët, ajo fitoi një vend në Dhomën e Ulët.
Në vitin 1970, Thaçer u emërua Sekretare për Edukimin dhe Shkencën. Ajo pati kontradikta me kryeministrin Eduard Heath. Në vitin 1973, gjatë një interviste në televizion, Margaret tha një frazë që shumë shpejt do të rezultonte e gabuar. “Nuk mendoj se mund të shoh një kryeministre femër gjatë jetës time”.
Por partia e saj u bë forca kryesore një vit më pas, duke i dhënë asaj postin e lideres së saj. Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe konflikteve brenda klasës politike, Margaret e çoi partinë e saj drejt fitores, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të qeverisë./Elida Buçpapaj
VOAL- Thomas Hobbes lindi më 5 prill 1588 në Malmesbury (Angli). Thuhet se nëna filloi të lindte nga frika kur spanjollët pushtuan, aq sa vetë Hobbes, me shaka në përputhje me atë që i propozonte filozofia e tij, më vonë ishte në gjendje të pretendonte se kishte lindur “i binjakëzuar me terrorin”. Babai, megjithatë, është famullitar i Westport, por e braktis familjen pas një debati me një pastor tjetër në derën e kishës. Ishte xhaxhai i tij nga babai, Francis Hobbes, i cili u kujdes për arsimin e tij universitar, i cili u zhvillua në Magdalen Hall në Oksford nga 1603 deri në 1608.
Pas përfundimit të studimeve, ai u bë mësues i William Cavendish, djali i Baronit të Hardwick dhe Earl-it të ardhshëm të Devonshire. Ai do të mbetet i lidhur me familjen Cavendish gjatë gjithë jetës së tij.
Është falë Cavendishëve që ai bëri të parën nga një seri udhëtimesh në Evropë, të cilat e vendosën atë në kontakt me mjedisin kulturor dhe shkencor kontinental të fillimit të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ai udhëton në Francë dhe Itali, ku ndoshta takohet me Galileo Galilein. Në vitet 1920 ai ra gjithashtu në kontakt me Francis Bacon, për të cilin ai veproi si sekretar (një përmbledhje fjalimesh që i atribuohen së fundmi filozofit skocez, mbeten nga takimi mes të dyve).
Në këtë periudhë, interesat e Hobsit ishin kryesisht humaniste dhe, ndër veprat e tij të shumta, është veçanërisht i rëndësishëm përkthimi i “Luftës së Peloponezit” nga Tukididi, botuar në 1629 dhe kushtuar konit të dytë të Devonshire, dishepullit të Hobsit, i cili vdiq. viti përpara.
Kthesa themelore në karrierën e Hobsit ndodhi në vitin 1630. Gjatë udhëtimit të tij në kontinent atë vit ai zbuloi “Elementet e Euklidit”, një takim intelektual që do ta çonte atë të zhytej më thellë në gjeometri në një mënyrë më se sipërfaqësore. Në fillim të viteve 1930, interesat e tij filozofike dhe shkencore filluan të zhvillohen, veçanërisht në optikë. Gjatë një udhëtimi tjetër evropian, në 1634, ai ra në kontakt me mjedisin filozofik parizian që rrotullohej rreth Mersenne dhe Descartes (i njohur në Itali me emrin e latinizuar Descartes).
Një përmendje e nevojshme duhet bërë në lidhje me klimën politike në Angli rreth viteve 1930. Parlamenti dhe Mbreti, në fakt, kundërshtohen gjithnjë e më shumë, dhe pikërisht në këtë kontekst piqet zgjedhja e filozofit e anës në favor të Monarkisë. Fatkeqësisht, ngjarjet marrin një kthesë të pafavorshme për Mbretin dhe Hobbes detyrohet të emigrojë në Francë, ku qëndron deri në 1651.
Është pikërisht në Francë, për më tepër, që Hobbes kompozoi veprat e tij kryesore filozofike. Shkurtimisht, mund të rendisim “Kundërshtimet e treta ndaj meditimeve metafizike të Dekartit” (më vonë shkaku i marrëdhënieve të këqija dhe keqkuptimeve me filozofin francez) dhe “De Cive”, seksioni i tretë dhe i fundit i një sistemi filozofik i cili do të përfundojë vetëm në 1657 me botimin e “De Homine” (“De Corpore” doli në ’55).
Vepra do të ngjallë polemika të gjera, veçanërisht në botimin e dytë të botuar në Amsterdam më 1647; një përkthim në anglisht u botua në vitin 1651, pas kthimit të Hobsit në atdheun e tij, me titullin Fillestarët Filozofikë në lidhje me Qeverinë dhe Shoqërinë.
Ndërkohë, ai vazhdoi studimet e tij për filozofinë natyrore: midis viteve 1642 dhe 1643 ai ekspozoi themelet e filozofisë së tij në formë të plotë për herë të parë (në përgënjeshtrimin e “De Mundo” të Thomas White) dhe zhvilloi polemikën e famshme mbi lirinë dhe determinizmi. Ai gjithashtu kompozoi një studim mbi optikën ndërsa, në 1646, gjykata angleze u zhvendos në Paris dhe Hobbes u emërua mësues i Princit të Uellsit ( Charles II i ardhshëm).
Në vitin 1649, parlamentarët rebelë morën dënimin me vdekje nga Mbreti i Anglisë, Charles I. Ndoshta në këtë periudhë Hobbes filloi kompozimin e kryeveprës së tij filozofike dhe politike “Leviathan, ose Çështja, forma dhe fuqia e një shteti kishtar dhe civil”, e cila do të botohet në Londër në 1651.
Teksti ngjall menjëherë reagime nga shumë qarqe politike dhe kulturore: ka nga ata që e akuzojnë shkrimin si një falje për Monarkinë që sapo është mundur nga parlamentarët dhe ata që shohin në tekst një operacion oportunist transformimi nga ana e filozofi ndaj liderit të ri të skenës politike angleze, Oliver Cromwell. Por polemika më e ashpër është ajo e lëshuar nga mjedisi ipeshkvnor, mbi të gjitha për shkak të pjesës së tretë të veprës, një rileximi heterodoks i paskrupullt i Shkrimeve në mbështetje të epërsisë së pushtetit politik mbi atë papal.
Pas kthimit në Angli në 1651, ai rifilloi marrëdhëniet e tij të vjetra me Devonshires, por jetonte kryesisht në Londër. Polemikat e ndezura nga Leviathan vazhdojnë (dhe do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij). Një komision parlamentar do të mbërrijë për të hetuar Leviathan, por pa marrë asnjë rezultat konkret falë mbrojtjeve që gëzon. Pavarësisht kësaj, nën akuzën e ateizmit, atij iu ndalua të shkruante ndonjë gjë për temën e etikës dhe e kishte të pamundur të botonte “Behemoth”, një vepër historike për luftën civile, gjatë jetës së tij.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Hobs iu kthye interesave klasike të kultivuara në rininë e tij, kompozoi një autobiografi në vargje dhe përktheu si Iliadën ashtu edhe Odisenë. Ai largohet nga Londra më 1675, për të jetuar në Hardwick dhe Chasworth, në rezidencat e Devonshire.
Ai vdiq në Hardwick më 4 dhjetor 1679./Elida Buçpapaj
VOAL – Madeleine Korbel Albright lindi në Pragë, Çekosllovaki, më 1937 nga diplomati çek Josef Korbel dhe e shoqja Mandula. Është gruaja e parë në postin e Sekretare Amerikane të Shtetut në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky post iu dha nga Presidenti Klinton më 1997 dhe është vetëm një kapitull në karrierën e gjatë dhe prestigjioze në fushën e diplomacisë dhe të siurisë ndërkombëtare.
Fëmijëria e Madelaines u shënua nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës, për shkak të pushtimit nazist të vendit, u detyrua bashkë me familejn të largohet për në Angli dhe të ktkehet në Çekosllovaki vetëm pas luftës. Pas vendosjes së regjimi komunist në atë vend familja u detyrua të largohet përsëri. Kësaj here fati i saj janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i lirë dhe demokratik që iu siguronte mbrojtje dhe ndihmë për të jetuar emigrantëve.
Zbarkon bashkë me prindërit në portin e Nju Jorkut më 11 nëntor 1948, në moshën 11 vjeçare. Gjendja e saj e emigrantes do të lërë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe jeën e saj të mëvonshme.
Shkollohet në kolegjin e Wellesleyt, diplomohet në Columbya University e specializohet në marrëdhëniet ndërkombëtare me përparësi marrëdhëniet evropianolindore. Nis shumë shpejt karrierën politike, duke punuar në fillim si pjesë e fushatës presidenciale të dështuar të Muskie, pastaj si këshilltare e sigurisë kombëtare pranë presidentit Carter. Pas divorcit nga i shoqi Joseph Albright, botues gazetash, Madeleine Albright (Medlin Ollbrajt) i rrit vetë tri vajzat e tyre duke mos e ndërprerë punën e saj në fushën e diplomacisë. Lidhjet e saj të forta me Partinë Demokratike e bëjnë atë pjesë të ekipit të Presidentit Clinton, duke marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë dhe duke marrë një post katërvjeçar si përfaqësuese në Kombet e Bashkuara.
Bijë hebrejsh, ajo ndryn në vetvete disi “ndjesinë e faji” që i prek të gjithë të mbijetuarit e Holokaustit. Jo rastësisht, në aspektin e diskutimit të historisë, është njohur në administratën amerikane si përfaqësuesja më e madhe e “grupit të Mynihut”, ku së bashku me politikanë dhe intelektualë janë të bindur se gabimi më i madh i Shekullit XX është mosndalimi i Hitlerit në Mynih në vitin 1938.
Në të njëjtën kohë Albright iu është kundërvënë prirjeve të caktuara pacifiste të disa anëtarëve të administratës, sidomos të atyre që kanë pasur përjetime të dhimbshme nga ndërhyrja amerikane në luftën e Vietnamit. Përfaqësuesit e kësaj rryme të mendimit (të quajtur ‘vietnamitët’) ku përfshiheshin edhe gjeneralë e politikanë që mendonin se pas Vietnamit, Amerika kurrë më nuk duhet të përfshihet në luftë.
Më 5 dhjetor 1996, presidenti Clinon e emëron Sekretare të Shtetit, vendim që pastaj u konfirmua njëzëri në Senatin Amerikan. Më 23 janar 1997 ajo bëhet Sekretarja e 64-t e Shtetit e Shteteve të Bashkuara. Është gruaja e parë në këtë detyrë në historinë e SHBA.
Sipas revistës Time, Albright ishte “forca morale” që e shtyu NATO-n të hynte në veprim në Kosovë, duke motivuar një rol të ri botëror për aleancën në Mijëvjeçarin e Tretë.
Në fakt, siç thotë Madeleine Albright, tragjedia e popullit të Kosovo që u detyrua me dhunë të largohet nga vendi i vet është një “histori personale” nisur nga e vërteta se, siç e nënvizon në një artikull të botëruar në “Times” të Londrës, lidhur me spastrimin etnik ajo “di diçka”. Ka qenë pozicioni i saj prej “fajkoi” që e ka bindur Clintonin të urdhërojë bomardimet 78 ditore të NATOS, duke i shpërfillur raportet e shërbimeve inteligjente dhe të zyrtarëve të lartë të Pentagono për mundësitë e vogla të suksesit të sulemeve ajrore.
Madeleine Albright u nda nga jeta më 23 mars 2022./Elida Buçpapaj
Njohja me Jorgo Papingjin i takon fundviteve 60-të. gati gjashtë dekada më parë.
Aspak në lëmin artistik apo letrar. Ai ishte emëruar N/drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja” për lëndët shkencore të arësimit të përgjithëshëm i profilizuar në lënden Matematike-Fizike. Pavarësisht se ishte një shkollë me profil artistik, lëndët shkencore bëheshin me seriozitet të lavdëruar.
Unë atëhere isha nxënës i vitit të fundit të kësaj shkolle dhe keto lëndë i kishim kryer me kohë dhe nuk e arrita të më mésonte matematikë apo fizikë që si kuptova dot kurrë siç duhej ato kohe. Tani sme del njeri perpara, shoqen e jetes e kam mesuese Fizike ..
Djaloshi brun me flokë të gjatë për kohën, energjik dhe hokatar siç ishte Papingji demostronte deshirë dhe pasion të na rrinte pranë jo vetem për interesin që ai paraqiste kryesisht per muzikantet por edhe si rezultat i nje afërsie moshe që nuk përbënte ndonjë barierë serioze pavarësisht se bënte pjesë në kupolën e drejtuesve të shkollës.
Mjeshtër i batutës plot humor, tregonte barsaleta ndonjeherë edhe pa limit dhe ne kenaqeshim dhe qeshnim.
Dhe sigurisht vitet rrodhen …
Që nga ajo kohë marëdheniet tona sa vinin dhe ndryshonin dhe shumë shpejt u bëmë kolegë të mirë, unë në fushënn e muzikës e ai në atë të poezisë.
Në redaksinë e muzikës ne RTSH, “guzhina” e krijimtarisë artistike muzikore ku mua me ra per pjesë te punoj per nje periudhë 30 vjeçare, ka qene i pranishem ne fillimet e tij gati çdo dite. Tekstet e Papingjit letrar jo vetëm që smungonin por ato çdo vit e më shumë bëheshin të domosdoshme si pjesë e të gjitha aktiviteteve artistike si anketa, koncerte , festivale etj.
Kishte nje gadishmëri dhe pasion të paparë për ti renditur vargjet me fjalënn e mënçur që i vinte menjëherë në mendje por dhe intuita e tij për tia pershtatur sipas ritmikës dhe theksit korrekt në fjalë e muzike. Detaje teknike keto që kënga i ka të domosdoshme.
Nuk bënte kurrë përzgjedhje, i përgjigjej çdo kujt krijuesi apo kengetari pa dallim, amator apo profesionist.
I nevoitej vetëm nje laps , një letër dhe nje tavoline e kudo ndodhur zyre apo lokali, pranë filxhanit të kafesë për tia dhënë në dorë në çast tekstin kujtdo që ia lypte dhe qe largohej nga ai plot gas e enthuziazëm.
Plot variacine tematike ishte vargu i tij, me aromë popullore apo me karakter argëtues , por në pergjithësi i prirur për një tekst gazmor , optimist dhe të mënçur.
Për dekada me rradhë e ndoqi ky pasion. Kampion në tekste e në vargje. Mik i mire , inteligjent dhe pasionant. Kishe deshire ta takoje ,e të bëje ca humor dhe romuze, dhe sigurisht “ti ikje me të shpejtë” se perndryshe nuk shkëputeshe dot … ca edhe nga deshira për të qëndruar gjatë me të pavaresisht se të mirte goxha kohë….
Sot u largua nga jeta.
Peng qe si ndodhem prane, i nje nderimi per te qofte per nje buqete lulesh nga une mbi pirgun e dheut qe e mbulon duke medituar e perlulur thelle.
Nderim per poetin e kengeve dhe siç shprehen plot miq te mij “Mogolin” shqiptar .
Isha duke u kthyer në shtëpi gati në të errur nga xhiroja e përditshme, për një çast më bie telefoni. E ngrita dhe më përgjigjet një shok imi i burgut, Agron Hoxha. Zëri nuk ishte ai i përditshmi që unë e njihja shumë mirë. Kuptohej që ishte i tronditur e fjalët i thoshte gjysma-gjysma e nuk kuptohej qartë. “Nuk të kuptoj i them, fol qartë, më duket se s’je mirë”. Heshti për një moment dhe filloi përsëri të më pyeste se ku isha.
“Jam afër shtëpisë i them”. Ai më thotë: “Jam përpara ekranit dhe një televizon po jepet një lajm i tmerrshëm, kanë qëlluar Xhiken nga liqeni”.
Shtanga për momentin! Nxitova, sa u futa në shtëpi hapa televizorin. Ç’të shihja! Ajo që dëgjova nga miku im ishte e vërtetë.
Lexova dhe rilexova disa herë dhe nuk po besoja lajmin që jepej pa pushim: “Qëllohet Haxhi Baçinoski në Kodrat e Liqenit Artificial”.
Shtanga përpapa ekranit, vura duart në kokë duke mos e parë më lajmin. Por ai lajm ishte i vërtetë, Haxhiu ishte qëlluar. Telefoni filloi të binte përsëri, por nuk kisha kurajo ta ngrija. Më hipi një e dridhur, dhe lotët filluan të ridhnin mbi faqe.
Ngrita telefonin, ishte Agron Hoxha, ai që më tha i pari për këtë gjëmë. Hë, më thotë, Bedri?
Po i them, ai lajm është i vërtetë, dikush e ka qëlluar.
Dola jashtë e u nisa në këmbë pa e ditur se ku do shkoja. Mora një shok, Haki Hoxhën, në telefon edhe i përsërita lajmin. Po, po Bedri, ajo që më the është e vërtetë. E pyes ku je, më thotë jam te Drejtoria e Policisë me disa shokë, po interesohemi për djalin e vogël të Haxhiut të cilin e ka marrë policia në pyetje.
Kur mbërrita tek morgu, tek dera ishte një grumbull i madh njerëzish. Takova vëllezërit e Haxhiut dhe motrën që kishin ardhur me një frymë nga Fieri. Plot miq e të afërm të tjerë të cilët prisnin ta shikonin.
Tentova të futesha brenda për të parë kufomën pasi njihja rojen. Të lutem Bedri, më thotë, nuk do futesh, nuk lejohet pasi as familjarët nuk i futa. Pyeta për një doktor të cilin e njihja por ai ishte turni i parë. I telefonova menjëhrë duke iu lutur të më lejohin të futesha brenda të shihja kufomën. Qëndro tek dera se do flas unë që të hysh brenda. Në këtë çast mbërriti një dyzinë me policë, u futën brenda duke më hequr mua mundësinë të futesha. Të nesërmen në mëngjes herët vajta tek shtëpia e cila ishte plot me të afërm, burra dhe gra të cilët lotonin rreth arkivolit. I dhashë dorën disave, disa i përshëndeta me kokë.
Ishin krejt të përhumbur, veç thithnin cigaret papushim. A mund ta shikoj i them djalit të madh të Haxhiut. Po xhaxhi Bedri më tha, patjetër. Shkuam në dhomën tjetër e me shumë vështirësi u afrova te arkivoli pasi kishte shumë njerëz. Brenda arkivolit ishte i veshur me kostum e rrinte shtrirë me duar të kryqëzuar përpara, miku im i halleve, i vuajtjeve dhe i torturave. Të jeptë përshtypjen se ishte i gjallë, gjithë nur, nuk të besohej se nuk ishte më gjallë. U përkula, e preka trupin e ftohtë si akulli, e putha në ballë. Të binte në sy nga e djathta e ballit kishte një gërvishtje të lehtë. Nga hutimi i fola, por nuk m’u përgjigj.
Dhoma ziente nga vaji, Henri djali i madh qëndronte tek koka e arkivolit, nuk fliste fare e thithte e thithe papushim cigaren me sy mbërthyer mbi arkivolin e babait, ndërsa me dorën tjetër fshinte lotët. Në krahun tjetër të arkivolit qëndronte si gur, i ngrirë, e herë pas here fshinte lotët djali tjetër, i vogël i cili nuk shihtë kush hynte e kush dilte por kishte mërthyer sytë mbi fytyrën burrërore të të atit.
Të dy djemtë, fëmijë të rritur më halle e me vuajtje, herë pas here e fërkonin xhenazen dhe i flisnin papushim. Haxhiu ishte në gjumin e përjetshëm. Fati e ndëshkoi kaq rëndë, i ndau përgjithmonë nga fëmijët e bashkëshortja. Ky baba nuk do të kujdesej më për fëmijët e tij. Nuk do t’i përkëdhelte me dorën e tij atërore asnjëherë më. Kurrë nuk do të dilnin xhiro në mbrëmje të katër, të përqafuar njëri me tjetrin.
Bashkëshortja e Haxhiut për fat të keq nuk ndodhej në Shqipëri ditën e gjëmës, megjithatë ajo që s’duhet të ndodhte kishte ndodhur. Thonë se atij të cilit i bie gjëma, Zoti i jep fuqi që ta përballojë.
Në dhomën ku qëndronte arkivoli, lart në mure kishte disa fotografi, Haxhiu në mesin e dy djemve, hedhur krahet sup më sup. Në tjetrën ishte me bashkëshorten dhe fëmijët. Kishte fotografi të miqve dhe shokëve nga Kosova por nuk mungonte një fotografi e madhe ku Haxhiu kishte dalë me Presidentin e Republikës në shtëpinë e poetit të ekzekutuar Vilson Blloshmi, në Bërzeshtë.
Sot Futbolli korcar dhe Shqiptar u gdhi në zi! Lajm i hidhur dhe tejet i trishtë për sportin korcar dhe atë kombëtar, ikja në amëshim e ikonës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Profesor Teodor Vaso!
Trishueshëm dhe dhimbshëm m’u përgjigje oh zot në këtë të dielë mes marsi, 2024. Lajmi i ndarjes nga jeta, e ikonës dhe legjendës të Skënderbeut dhe Partizanit të viteve ‘70ë, Prof. Teodor Vaso, trishtoi dhe tronditi thellë Korcën e Korcarët mëngjesin e kësaj të diele.
Profesor Teodor Vaso është një nga personalitet më shquara të elitës korcare, që na ka dhënë aq shumë mund, djerësë, inteligjëncë dhe kulturë sportive në fushat e blerta kombëtare e ndërkombëtare, duke na falur emocione të përhershme…
Profesor Teodor Vason e kisha mik të mirë e të hershëm, nuk më bashkonte vetëm ndjenja e bashkëqytetarisë të qënit korcarë 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” për gati dy vjet.
Pikërisht kjo miqësi mua më dha shansin e bukur e mbresëlënës të zhvilloja edhe një Super Intervistë në vitin 2016-ë. Dhe jo vetëm kaq! Sa herë vija në Korcë, me Todon( kështu e thërrasin korcarët) organizonim evente përkujtimore në nderim të figurave të shquara të futbollit korcar, që janë ndarë para kohe nga jeta.
Edhe pse sot është një ditë e trishtë dhe e dhimbëshme se Todoja ynë iku në amëshim, unë sot dëshiroj të kthehem ndër ato vite të shekullit të kaluar, dhe të sjell panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, legjendën, ikonën e futbollit korcar dhe atij shqiptar, – të Pakalueshmin,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që i dha famën dhe bëri historinë e një futbolli më profesional, spektakolar, historik e mitik të shekullit të kaluar! Prof. Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Profesori dhe Mjeshtëri Teodor Vaso i përket elitës së shquar të sportit shqiptar, ma i miri i të mirëve, i përket futbollistëve legjendë dhe heronjve të kohës që jetonin dhe ia dolën, bënë dhe shkruan me gërma të arta historinë e futbollit shqiptar. Me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, Teodor Vaso arriti të shkruante historinë e futbollit korcar në nivel kombëtar, europian e botëror. I pakalueshmi Vaso prej sot do të prehet në Paqen e Amëshur, Fisnik dhe Krenar, Idhull dhe Legjendë!
Sepse Legjendat nuk vdesin kurrë!
Profesor Teodor Vaso do të mbetet figura madhore, jo vëtëm për gjeneratën që i përkiste dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre, që bënë Epokën e Futbollit Shqiptar!
Profesor Teodor Vaso, kjo figurë sportive dominuese, vlerë kombëtare dhe historike, është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të Pakalueshmit -Teodor VASO.
Lindi, u rrit dhe jetoi në qytetin e lindjes, në Korcën e tij të dashur, që nuk e “braktisi” kurrë.
Teodor Vaso është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korcës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet, në 1970 –ën, vecmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët “Më Të Mirë të vitit 1967-ë”, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në Korcë. Medalje e FSHF-së, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit ” për Korcën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korcare.
Lamturimë miku dhe kolegu im i hershëm, Profesor Tedodor Vaso- Legjendat nuk vdesin kurrë!
Prehu në Paqen e Amëshur , Super Mbrojtësi historik kombëtar, -I pakalueshmi, Teodor Vaso!
Të Qoftë Dheu i lehtë në Korcën tënde që TI e doje, e respektoje dhe e krenoje aq madhërishëm në Futbollin korcar e shqiptar, në jetë e qytetari!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta Familjes Vaso, klubit të Futbollit Skëndërbeu të Korcës dhe klubit “Partizani”!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta bashkëqytetarëve dhe sportdashësve korcarë dhe shqiptarë, kudo që ndodhen, në Korcë, Amerikë dhe në Botë.
Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.
R.SH. – Vatikan
Kujtojmë sot, prof. Willy Kamsi, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, Ambasadorin e parë të Shqipërisë pranë Vatikanit, intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë.
Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.
Qe dëshmitar i ndryshimeve të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, por edhe një protagonist i vërtetë përmes një veprimtarie të dendur e të frytshme diplomatike. Fillimi e përforcimi i atyre lidhjeve vijon deri në ditët tona.
Pas mandatit diplomatik, Willy Kamsi u kthye në vendlindje, ku punoi me dashuri e kompetencë në bibliotekën e jezuitëve, pranë Seminarit ndërdioqezan ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, në Shkodër. Pra, me pak fjalë prof. Willy Kamsi ka qenë dhe mbetët një pikë e rëndësishme referimi për Shkodrën, botën e historisë, të kulturës në përgjithësi dhe klerin shqiptar.
Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsi, ka jetuar me një fe të gjallë në Krishtin dhe atë e ka dëshmuar gjatë udhës së tij njerëzore si i krishterë, si studiues e si diplomat. Shkodra, Shqipëria, kultura e Kisha shqiptare ia kanë një borxh të madh mirënjohjeje e nderimi për atë që Willy Kamsi ka bërë e dëshmuar deri sa ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme e madje deri në ditën e 24 janarit 2017, ku u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor.
Komentet