VOAL

VOAL

Formati i “Traktatit të Bukureshtit” në Beograd dhe Shqipëria – Nga SHABAN MURATI

December 4, 2017

Komentet

KIDNAPIMI I PRESIDENTIT RUGOVA DHE DËRGIMI DHUNSHËM NË BEOGRAD (Pjesa III)- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

               -Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-
 
     Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës! Disa syresh ishin agjentë të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Sekret të filosllavit Enver Hoxha. Rishtazi, u vunë edhe në shërbim të francezëve, duke i bërë gjemën Kosovës, për të mbyllur ura, hapë bisedime politike dhe nënshkruar marrëveshje fatale për vendin. Përflitej edhe për rënien e shpejtë të Presidentit Berisha. Dhe, “ku ka zë, nuk është pa gjë”,- thonë vëllezërit tanë jugorë.
     Gazetari Mehmetaj e përshkruan me dhimbje shkërmoçjen e shtetit shqiptar. Kur u kthye nga Tirana, Rugova i mërzitur tha se “punët janë keq, lamë thiu do të bëhet në Shqipëri”. Thuhet se Rugova ishte ndërmjetësi i fundit në mes SHBA dhe Berishës, i cili nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona të dyshuara për parregullësi. Komunistët që kishin përgjakur popullin shqiptar, për afro gjysmë-shekulli, me një fashizëm klasik, donin sërishmi pushtetin. Krejt njësoj vepruan edhe “komandantët” kriminelë të LPK-së, alias PAN-it të sotëm, në Kosovë! Largimi nga puna i strukturave të Sigurimit, oficerëve të ushtrisë, policëve, të lënë me një pension qesharak, përbënin armatën e të pa kënaqurëve në Shqipërinë e asaj kohe.
     Fajdet-piramidat i projektuan dhe i organizuan komunistët. Ishin më të shkolluar dhe e dinin se diçka e tillë kishte ndodhur në vitin 1920 në Angli, më vonë në Slloveni e Maqedoni, por e hetuar dhe e ndaluar me kohë. U përflakë gjithçka, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat. U hapën dhe u grabitën magazinat ushqimore dhe të tjera, përfshi edhe armët në qindra magazina, që përdoreshin për “zbor”, stërvitje ushtarake të popullatës. Bandat grabitëse, në rivalitet për trofetë, u përgjakën mes veti, duke zënë hapësirat masive në varreza. Akuza të rënda Berishës, për këto vrasje, pothuaj se, numerike.
     Burgaxhiu veteran politik, me 29 vjet të vuajtura, kryesisht, në Burgun e Vdekjes, siç njihet në Shqipëri dhe botë, Burgu politik i Burrelit, Pjetër Arbnori, qetësoi Parlamentin: “Viktimat nuk janë popull, janë banda grabitëse në rivalitet plaçkash të grabitura!” Çështja u mbyll, pa asnjë gjyq! Berisha bëri faj, kur arsyetoi paratë e futura në bankat-piramidale, se “janë djersë e shqiptarëve!” Në fakt ishin para të pista të drogës, trafikimit të njerëzve tej Adriatikut, me gomone, të prostitucionit, duke shkelur mbi shenjtërinë e kodeve të nderit e të traditës shqiptare!
     Publicisti Gani Mehmetaj jetoi disa vite i dyzuar, në Tiranë dhe Zvicër, redaktor dhe drejtor i dy gazetave qendrore të Kosovës, “Rilindja” në Tiranë dhe “Bota sot” në Zvicër, njohu nga afër burra dhe djem të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfshirë edhe mërgimtarët në Evropë.” Djemtë e çajit të rusit”, quheshin bjerrakohësi, të cilët filozofonin kafeneve të Tiranës dhe djemtë që ushtronin ushtarakisht kazermave ushtarake shqiptare dhe ushtrimorët e organizuara nga Kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, me ushtarakët profesionistë, të cilët u larguan nga Armata Jugosllave dhe iu bashkuan luftës çlirimtare. Dhe, vetëm ata arritën ta organizojnë luftën ballore, madje të suksesshme kundër pushtuesit.
     Djemtë e djeshëm, heronjtë e sotëm, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Haxhija, me përkujdesjen e Presidentit Rugova dhe LDK-së në Mërgatë, në koordinim me Presidentin Ramiz Alinë, oficerët elitë të Ushtrisë Shqiptare, i përgaditën për luftë në fshatin Surrel të Dajtit, afër Tiranës. Një e treta e tyre hynë ilegalisht në Kosovë dhe organizuan guerilen zonale: Dukagjin, Drenicë, Llap dhe Ana Moravë. Autori shkruan “për luftën vetmitare” të Adem dhe Hamëz Jasharit, me babën Shaban e dajën Osman Geci. Sot falsifikohet, nga profiterët e luftës, të ashtuquajtur “komandantë” pa ushtarët, por me banda të organizuara, gjatë dhe pas luftës, i ekzekutuan komandantët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, për t`i përvetësuar betejat dhe luftën e tyre. Dhe, këta janë nga ata “Djemtë e çajit të rusit”, të cilët i ironizon autori Mehmetaj.
     Është falsifikim grotesk, i sajuar nga profiterët, por, tashmë, i bërë falsifikim zyrtar, nën emërtesën “Epopeja e UÇK-së”. Në fillim të marsi nuk kishte -epope të UÇK-së”, sepse nuk ekzistonte. Ishte përballja e vetmuar e Familjes Jashari me pushtuesin. Kjo “UÇK-e e LPK-së”, guerilasit trima, Hamzën dhe Ademin” i quanin bashibuzukë dhe jo vetëm që i sabotuan me armë, por grabitën edhe markat e dërguara për ata nga Mërgata. Për arsye krejt politike e ndanë Hamzën nga Ademi, edhe pse ishin të barazvlefshëm. Dhe, kjo përbënë krim! Nuk e di pse e heshtë këtë ndarje kriminale shtylla e Familjes Jashari, vëllai i madh, Rifati, me djemtë e familjes?! “Secili ka të drejtë të mbrojë pragun e shtëpisë”, e thoshte dhe e përsëriste -Komandanti Rugova-, siç e quante Ademi Presidentin Rugova.
     Autori i librit i jep mjaft hapësirë kidnapimit të Presidentit Rugova nga policia e Millosheviçit dhe dërgimin e dhunshëm në
Beograd. LPK-ja e djeshme enveriste-staliniste, alias -PAN-i i sotëm, me ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, u kthye në një bandë vrastare, e instruktuar nga Sigurimsat e regjimit fashizoid të Enver Hoxhës. Akuzave të rënda, sa të poshtra, aq edhe kriminale e rrugaçërore, kundër pengut Rugovë, iu bashkua edhe Tirana zyrtare, social-komuniste, Me armiqësinë dhe paturpësinë klasike, kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Mejdani, e quajti -tradhtar-! Në mbrëmjen e së nesërmes, zëdhënësi i “UÇK-së”, Jakup Krasniqi, nga TV shqiptar, e përsëriti atë që tha shefi i tij komunist!
      Forcat ushtarake të NATO-s, me urdhër të Presidentit amerikan, Bill Clinton, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, filluan bombardimin e caqeve ushtarake dhe objekteve vitale në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e deri Ambasadën kineze në Beograd.  Bombardimi zgjati 78 ditë. Më 9 qershor 1999, me marrëveshjen e bërë në Kumanovë, në mes NATO-s dhe Serbisë, Serbia nënshkroi kapitullimin turpërues dhe filloi tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë pushtuese nga Kosova. Me marshimin e tankut të parë të NATO-paktit, në kufirin Maqedoni-Kosovë, më 12 qershor 1999, dëbuan pushtuesin serbo-sllav dhe çliruan Kosovën.
     Datimet fiktive, të rrjeshme, kinse, çliruese të komunave, nga 9 deri më 21 qershor 1999, janë organizime provokative, të disa “komandantëve” lokal, ndonëse të dështuar në luftë, duan të promovohen si çlirues në paqe. Maskaradat e tyre festive, duhet të ndalohen me ligj, si falsifikatorë të historisë dhe prishës të qetësisë, duke humbur ditë pune dhe orë mësimi të nxënësve. Mjaft është toleruar mujshia dhe rrugaçëria e “komandantëve” dhe “gjeneralëve” të vetëshpallur, shumë syresh rrast të kriminalizuar me vrasje, hajni, haraç dhe të gjithë katalogun e poshtërsive, që përmbanë fjalori i shqipës!
     Kur veprimtarja unike, e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, denoncoi falsitetin e vtëgradimve të këtyre mburracakëve, u organizua e gjithë propaganda lehaqeve e opozitës servile e destruktive, në mbrojtje të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, sikur kjo luftë të kishte ndodhur në lashtësi! Ligji duhet të vëjë rregull. Më 12 qershor është e vetmja datë e çlirimi të Kosovës, festimin e të cilës duhet ta organizojë shteti, përmes pushtetit qendror dhe lokal.
 Disa grupe guerile, pothuaj se, bashibuzuke, hidhnin ca krisma në ajër dhe iknin, por e pësonin qytetarët e pambrojtur. Rrezikonin luftë civile, siç vepruan emisarët jugosllavë më 1944-45, i grupit famëkeq Enveri-Mugosha-Milladini, me shokë. “Komandantët” vetëlavdërues zhurmonin sikur UÇK-ja e çliroi vendin!? Dhe, në emër të luftës së pabërë arsyetonin plaçkitjet, zhvatjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, trashigimi e brezave shqiptarë. Ata krijuan gjendje terrori me kërcënime, maltretime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.
     Guerilja shqiptare, me siglën e UÇK-së, nuk arriti të formonte ushtri, armatë. Për këtë, grupi themelues i asaj UÇK-je të LPK-së, akuzojnë për tradhti SHTAB-istët e Rogner-it, me emër përmendin: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas pozitave që mbanin në atë kohë, se sabotuan luftën, flirtuan me SHISH-in shqiptar si dhe Shërbimet Informative DGSE franceze dhe UDB-në serbe. Rrjedhimisht, UÇK-në e LPK-së së tyre, kurrë nuk arritën ta fusin në luftën e Kosovës! Këtë të vërtetë absolute e kanë bërë publike një grup nga themeluesit e -UÇK-së të LPK-së-, në gazetën “Kosova Sot”, më 2018.
     E thonë dhe e faktojnë themeluesit e UÇK-së të LPK-së se Hashim Thaçi: nuk është pjesë e themelimit të UÇK-së; askush nga strukturat partiake apo ushtarake të LPK-së, nuk e zgjodhi drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së; askush nuk e zgjodhi kryesues të Delegacionit të Kosovës të Konferencës të Rambujesë. Ashtu siç nuk e caktoi skush Hashim Thaçin, për ta lexuar, dhunshëm, -Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë-, ndërkohë që nuk i takonte, sepse nuk po shpallej e pavarur Qeveria, por Shteti, pasi në sallën kuvendore ishin Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, të cilëve u takonte kjo detyrë.
     Të gjitha këto “ofiçe”, grada, emërtesa, ia dha Hashimit shefi i tij Arnaud Danjear, agjent i Shërbimit Informativ DGSE franceze. Kalemxhinjtë e fletushkës kundra kombëtare, përçarëse të shqiptarëve, sabotuese të luftës, “Zëri i Kosovës”, e dominuar nga gazetarët ideologë të Shqipërisë enveriste, i plasonin gradimet e Hashimit! Që këtej, i transmetonte Radio Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e cila u pushtua, dhunshëm, nga komandantët  banditër, të LPK-së, të cilët mrizonin nën pishat e Bllokut të Zi, në Tiranë. Dhe, ky skenar banditesk, u përsërit siku atëherë kur policia serbe pushtoi, përdhunshëm, Radio Televizionin e Prishtinës!
     Ishte agjenti Danjear, i cili i ishte bërë pullë Hashimit tonë në Rambuje, dhe nuk e lejonte atë ta firmoste Marrëveshjen, duke ia faturuar këtë Demaçit dhe komandantëve lokal në Kosovë, sikur ai dhe ata nuk po e lejonin të firmoste. Edhe udhëtimi i Hashimit në Slloveni, tek  Demaçi, ishte kamuflim i kësaj intrige të agjentit freng, dhendërr i Serbisë dhe në familje flasin serbisht! Për këtë dhe rekrutimin e Thaçit agjent të Francës, i thotë, në Canal + (të shënuar edhe në You Tube), kryeshefi i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, i cili shton:
“Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston  një dosje për të, me kaq mjafton”. Dhe, Hashimi me shokë kanë dosje të bollshme

BOTA HUMBI BEKUESIN E PAQES PAPA FRANÇESKUN!- Nga BESIM NDREGJONI

 

Lajmi i ndarjes nga jeta i shenjtërisë së tij Papa Françeskut ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste ishte një lajm i kombëshëm dhe shum tronditës, se humbi Papa që deshi paqen dhe vlazërimin në mes popujve dhe Avokatin e padiskutushëm të mbrotjes së lirisë dhe dashurisë njerëzor.

Patëm fatin dhe privilegjin, që të ftoheshim në Vatikan direkt nga shenjtëria e tije Papa Francesku me rastin e 50 vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit një përfaqësi e Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të kryesuar nga pnjoll i një familje që kishte përballuar tre diktatura fashiste, naziste dhe diktaturën komuniste.
Kjo vizitë historike e përfaqësisë tonë konsakron rëndësinë e të kaluemes tonë tragjike, dhe synojn njëkohësisht , përkrahjen e Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarve antikomunistë, që përballuan terrorin psikologjik, fizik të diktaturës enveriste e cila gjatë gjithë sundimit të saj përdori në mënyrë ekstreme ideologjinë staliniste me reprezalje në shkatrimin e jetëve njerzore. të shoqërisë shqiptare me ringjall një Shqipëri me Zotin e për njeriun! Përfaqësia në Vatikan ishin dëshmitarët okular të epokës komuniste që jetuan, ata ishin shqiponjat e lirisë që në mes plumbave, torturave dhe terrorizmit sadist enverist, ngritën flamurin pa yll në revoltën

antikomuniste të Spaçit duke mbrojtur itenditentin kombëtar. Këta ishin dëshmitar okular të epokës komuniste në takimin historik me Papa Franceskun. Ne i treguam shenjtërisë së tij vuajtjen e pamerituar dhe forcën e karakterit me i qëndrue besnik vetes, tu përfshi edhe atë të jetës. Ne i përsëritëm Papa Franceskut , se në katastrofën komuniste, ka pasë një element që ka mbajtur nji qëndrim frymëzues për ne e për breznitë e ardhshme. Ky element ka qënë popullsia me besimin katolik dhe udhëheqësit e saj shpirtnor kleri katolik. Dhe emocionet e veçanta ishte kur i dorzova letrën e At Patër Mëshkallës këtij gjikandi fetar e atdhetar, në kohën që diktatura po shembte kisha e xhamia, ai kishte guximin me i shkruar Kryeministrit sadist kriminelit Mehmet Shehu sepse ju po e ktheni Shqipërinë, me tre besime fetare shekullore, në një vend atesit në rang botëror. Binomi “Fe e Atdhe”gjatë viteve të diktaturës së kuqe , u tregua fortesë e pathyeshme , dhe e papërkulshme! Kjo ishte e vërteta që ja përsëritëm shenjtërisë së tij që Shqipëria ishte një shtet burg ku akuzoheshin pa faj, arrestoheshin pa faj, torturoheshin pa faj, por ata i qëndruan besnik fesë që besonin dhe nuk e harruan asnjëherë Nanën Shqipëri. Para skuadrave të pushkatimit thirrshin Rroftë Shqipnia, Rroftë Krishti Mbret. Rroftë Papa
Vizita historike, bekimi dhe mbështetja e Shenjtërisë së juaj Papa Francesku për ne të mbijetuarit e diktaturës është këmbanë alearmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetsimin e figurës së diktatorit.

 

Bekimi i Papa Franceskut me 25 tetor 2023 për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi, nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun, nuk mund të ketë falje pa të vërtetën.U PREHSHË NË PAQE O ATI I SHEJTË !

 

Ambassador Walker’s book, “Reçak: The Story of a War Crime” By Frank Shkreli

Ambassador Walker, greetings to you sir – it’s nice to see you, as always.  Being in the presence of Ambassador Walker makes me feel that for as long as there are people like him — in this troubled world of ours — there is hope for humankind. Being in his presence restores my faith in humanity! We are honored and privileged to have you with us today, Mr. Ambassador.

Ladies and gentlemen. We are here, to promote a book authored by the great friend of Kosova and the Albanian people, Ambassador William Walker.  A firsthand testimony from an American diplomat — about a Serbian massacre of civilians in the village of Reçak in Kosovë.

We are here also to express our gratitude to Ambassador Walker. To thank him for deciding that cold January day to go to Reçak where he uncovered the massacre on January 15, 1999 — the site where Serbian government terrorist forces massacred 45 Albanian civilians in cold blood.

And then in a press conference for the world media, gathered in Prishtinë, he denounced, before the whole world what he had seen in Reçak:  as a “massacre” and a “crime against humanity”.  Ambassador Walker will tell us — that it was a day that changed his life, for sure, but more importantly, it marked a day that changed the future of Kosova and the history of the Balkans.

Ladies and gentlemen – Ambassador Walker did not have to go to Reçak that day. Instead he could have chosen to stay in a warm hotel room in Prishtinë, but he decided to go and, subsequently, to report to the world what he witnessed there. For those who believe in a higher power, him going to Reçak and holding a news conference afterwards, may seem like a divine intervention to save a people.

Just think for a second, if it had been someone else instead of Mr. Walker as Head of the Kosovo Veri fication Mission at that time in Prishtinë. Someone who for whatever reason, would not have gone to Reçak that day.

Just imagine!  The world would have never learned about the massacre in Reçak and as a result, God knows what the future of Kosova would be today. So many what ifs?!

But it was Ambassador Walker who decided to go to Reçak!  As a result, I remember the reaction was very quick in Washington to what Mr. Walker was reporting about atrocities of Serb forces against Albanians in Kosova.

I remember how the whole US government reacted by mobilizing to deal with the situation after the massacre in Reçak.

Let me tell you! Mr Walker’s press conference denouncing the Reçak massacre as a crime against humanity, shook-up the official Washington and the world. I remember that as Director of European Division of the Voice of America at the time, I attended almost daily inter-agency meetings dealing with Kosova situation.

The purpose was to coordinate activities among US government agencies as well as with US allies in Europe and throughout the world, to stop dhe bloodshed in Kosovë. At that point, there was no doubt in anybody’s mind that the mass murder at Reçak would become a turning point in the Kosova crisis.

But here we are today, 26 years later…tragic events indeed that led to the liberation and independence of the Republic of Kosova – In a permanent friendship and alliance – and in a shared commitment to truth and justice — with the United States.

So, my friends, Ambassador Walker’s book, “Reçak: The Story of a War Crime” is a huge document and a monument to the truth about the Serbian crimes against Albanian civilians in Kosova. Every Albanian American family should have this book in their library.

That’s the least we can do today: to express our gratitude, our thanks and admiration for all that Ambassador William Walker has done and continues to do for our people! Mr. Ambassador, we wish you good health and a long life, so that you can continue to tell the truth about the Reçak massacre. Thank you, my friend!

William Walker pays homage in front of Recak/Racak massacre memorial on January 15, 2025. Photo: BIRN

“REÇAK – HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS Nga Frank Shkreli

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — “Reçak – Historia e një krimi lufte”, ditën e Shtunë më 19 Prill 2025 ora 11 Am në Selinë Qëndrore në Bronx, Nju Jork)

Ambasador Walker, ju përshëndes zotëri – është vërtetë kënaqësi, ashtu si gjithmonë, që shihemi sot këtu në Vatër. Mua, duke qenë në praninë e Ambasadorit Walker, më bën të ndihem se për sa ka njerëz si z. Walker — në këtë botë të trazuar tonën — ka shpresë për njerëzimin. Të qenit në praninë e tij më rikthen besimin tek njerëzimi! Jemi të nderuar dhe të privilegjuar që ju kemi sot këtu me ne, ambasador Walker.

Zonja dhe zotërinj! Jemi këtu sot, për të promovuar një libër të mikut të madh të Kosovës dhe të kombit shqiptar, ambasadorit William Walker. Një libër që duhet lexuar nga çdo shqiptar, kudo. Një dëshmi e dorës së parë nga një diplomat amerikan — i cili i tregoi botës për krimet serbe kundër njerëzimit në një fshat të vogël të quajtur Reçak të Kosovës. Por, ne jemi këtu edhe për të shprehur mirënjohjen tonë për ambasadorin Walker.

Për ta falënderuar atë për vendimin e guximshëm që të shkonte në Reçak atë ditë të ftohtë janari, ku zbuloi masakrën e 15 janarit 1999, e ku forcat terroriste serbe kishin masakruar 45 civilë shqiptarë dhe më pas, përmes një konference për shtyp për shtypin vendas dhe botëror, Z. Walker denoncoi para botës atë që kishte parë me sytë e tij në Reçak, një “masakër” dhe “krim kundër njerëzimit”. Ambasadori Walker do të na thotë se vajtja e tij në Reçak atë ditë, ishte një ditë që jo vetëm ndryshoi jetën e tij, por ndryshoi përgjithmonë edhe të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit.
Tani, për ata që dinë diçka se si vepron burokracia qeveritare, dijmë se William Walker, i cili udhëhoqi Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë në atë kohë, pritej që të kishte kërkuar leje nga lart për të mbajtur konferencën për shtyp në Prishtinë, me qëllim për t’i treguar botës se çfarë pa në Reçak. Falënderës Zotit, ambasadori Walker nuk i kërkoi askujt leje për të mbajtur konferencën për shtyp pas kthimit të tij në Prishtinë nga Reçaku, ndërsa kishte vendosur t’i tregonte botës për masakrën e Reçakut — masakrën më të rëndë që kur forcat serbe kishin nisur goditjet e tyre masive terroriste kundër civilëve shqiptarë. Për besimtarët, shkuarja e Ambasadorit Walker në Reçak mund të duket si një ndërhyrje hyjnore për të shpëtuar një popull nga zhdukja.

Merrni me mend për një sekondë, nëse do të kishte qenë dikush tjetër në vend të Z. Walker si Shef i Misionit Verifikues në Kosovë, në atë kohë. Dikush, i cili për çfarëdo arsye, nuk do të kishte shkuar në Reçak. Vetëm imagjinoni! Bota nuk do të kishte mësuar kurrë për masakrën në Reçak dhe si rrjedhojë, Zoti e di se cila do të ishte e ardhmja e Kosovës sot.

Por, fatbardhësisht, ishte ambasadori Walker ai që vendosi të shkonte në Reçak dhe personi që i tregoi botës të vërtetën e madhe për çfarë kishte ndodhur në atë vend dhe për atë që po ndodhte anë e mbanë Kosovës: Ndaj deklaratave të Ambasadorit Walker, reagimi ishte shumë i shpejtë në Uashington. Ndaj asaj që z. Walker po raportonte për mizoritë e forcave serbe në mbarë Kosovën kundër shqiptarëve civilë e të pa armatosur. Si rrjedhim, e gjithë qeveria e SHBA-së po mobilizohej për t’u marrë me situatën — në përpjekje për të ndalur masakrat e mëtejshme në Kosovë.

Mbaj mend se si konferenca për shtyp e Zotit Walker — kur ai ka denoncuar masakrën e Reçakut — pat tronditur Uashingtonin zyrtar por dhe botën.

Si Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës në atë kohë, kam marrë pjesë pothuajse çdo ditë në takime ndër-institucionale të qeverisë federale amerikane mbi gjëndjen e krijuar në Kosovë, në përpjekje për të bashkrenduar aktivitetet midis agjencive qeveritare të SHBA-së si dhe me aleatët e SHBA-së në Evropë dhe në mbarë botën, me qëllim për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme në Kosovë. Në atë kohë nuk kishte dyshim se vrasja masive në Reçak do të bëhej një pikë kthesë në krizën e Kosovës.

Por, ja ku jemi sot 26 vite më vonë… Në janar të vitit 1999, ambasadori Walker njoftoi botën për krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë. Masakra e Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që e nxiti botën të vepronte për të ndaluar krime të mëtejshme kundër njerëzimit nga forcat terroriste serbe në Kosovë. Po, masakra në Reçak ishte një ngjarje tragjike, por edhe një pikëkthesë që çoi në çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe në një miqësi dhe aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara – në një përkushtim të përbashkët të dy vendeve aleate, për të vërtetën dhe drejtësinë.

Nëse më lejoni të bëj një sugjerim ose më mirë një thirrje… Libri i ambasadorit Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte” është një dokument për zbulimin dhe denoncimin e krimeve kundër njerëzimit në Kosovë. Çdo familje shqiptaro-amerikane dhe në mbarë trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë duhet ta ketë këtë libër në bibliotekën private. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë sot: të shprehim mirënjohjen, falënderimet dhe admirimin tonë për gjithçka që miku ynë i madh Ambasadori William Walker ka bërë dhe vazhdon të bëjë për popullin tonë! Duke të uruar shëndet dhe jetë të gjatë të falënderojmë përgjithmonë, përzemërsisht!

Frank Shkreli

William Walker pays homage in front of Recak/Racak massacre memorial on January 15, 2025. Photo: BIRN

Këshilla nëse don të bëhesh diktator- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Dëshiron të bëhesh diktator si nudisti i “rilindjes”? Mos kërkoni më tej, këtu kam përshkruar disa këshilla të shkëlqyera për mashtrues e mendjemëdhenj të ashpër që nuk i përfillni të tjerët dhe që keni një diktator të vogël në bark!
***
Ekzistojnë dy lloje të diktaturës:

1. I gjithë pushteti i takon një personi, kjo shpesh quhet autokraci ose diktaturë e një njeriu.

2. Pushteti shpërndahet mes disa njerëzve, si në një vend të qeverisur nga një junta partiake ose ushtarake. Kjo shpesh quhet diktaturë kolegjiale ose autokraci.

Ky shkrim fokusohet kryesisht në monarkinë absolute. Të jep atë që duhet për të pasur shanset më të mira që një ditë të bëhesh diktator.

Një mënyrë tjetër për të ndarë diktaturat është nëse ato janë totalitare, ku qytetarët humbasin çdo liri dhe nuk kanë lirinë të mendojnë çfarë të duan, apo autoritare, ku ka pak liri veprimi. Ju duhet ta zgjidhni këtë edhe nëse e arrini qëllimin tuaj.

Si të vini në pushtet?

Ka disa mënyra për të ardhur në pushtet, këtu janë disa nga opsionet më të njohura:

• Të zgjedhur në mënyrë demokratike

Nëse vendosni të zgjidheni në mënyrë demokratike, së pari duhet të bëheni popullor. Është një avantazh të jesh bindës dhe të jesh në gjendje të japësh fjalime të mira. Nëse zgjidhni të zgjidheni në mënyrë demokratike, keni shumë punë përpara, pasi demokracia është shumë larg nga diktatura. Avantazhi është se ju nuk po bëni asgjë të paligjshme në fillim, dhe për këtë arsye nuk do të ndaleni ose arrestoheni përpara se të filloni punën.

• Trashëgimia

Ky opsion është pothuajse i pamundur për t’u arritur për njerëzit e zakonshëm, por është përdorur mjaft gjerësisht. Trashëgimi i një diktature është ndoshta aq i lehtë sa mund ta marrësh. Njerëzit janë mësuar tashmë me një diktaturë dhe nuk duhet të luftoni rrugën tuaj për në pushtet, ju merrni një produkt të përfunduar dhe mund të filloni punën tuaj si diktator.

• Ndihma e huaj

Kërkoni ndihmë nga vende të tjera që mund të kenë interes që të bëheni diktator. Aleancat e luftës, marrëveshjet tregtare ose thjesht të kesh një marrëdhënie të keqe me liderin aktual mund të motivojnë vendet e tjera për t’ju ndihmuar. Një aleat i mirë mund të dëshirojë të manipulojë zgjedhjet ose të dërgojë mercenarë për të vrarë udhëheqësin aktual të vendit për ju.

• Grusht shteti/Grusht shteti ushtarak

Nëse vendos të kryesh një grusht shteti, kërkohet shumë planifikim. Qëllimi është eliminimi, kapja ose kërcënimi i liderëve të lartë dhe marrja e pushtetit në një mënyrë efektive. Zakonisht kjo vjen nga ushtria, kështu që nëse zbarkoni në një grusht shteti, mund të jetë një ide e mirë për të marrë një gradë të lartë ushtarake.

• Zgjidhni vendin e duhur

Është e rëndësishme të zgjedhësh vendin e duhur kur të bëhesh diktator, këtu janë disa gjëra që duhen kërkuar:

1. Vend me ish-diktator

Në një vend me një ish-diktator, popullsia ka më pak gjasa të protestojë. Ata tashmë janë mësuar të jetojnë në një diktaturë dhe nëse zgjedh një grusht shteti mund ta justifikosh duke thënë se personi i mëparshëm ishte një diktator i tmerrshëm dhe nuk e meritonte një pushtet të tillë.

2. Popullsia e varfër – Elita e mirë-arsimuar

Në një vend me një popullsi të varfër, popullsia gjithsesi nuk ka aq shumë për të mbrojtur, dhe pushteti është qendror. Jo i përhapur mbi shumë njerëz që ju duhet t’i bindni (ose t’i vrisni) kur të merrni pushtetin. Nëse pushteti qëndron tek një numër i vogël njerëzish, puna juaj bëhet shumë më e lehtë.

3. Pavarësia politike

Kur merrni drejtimin (udhëheqjen) e një vendi, duhet të siguroheni që të merrni përsipër udhëheqjen aktuale. Nëse merrni pushtetin në një koloni, do të dëboheni shpejt nga pronarët e kolonisë.

Si të konfirmoni rolin tuaj si diktator?

Mirë, pra ju keni ardhur në pushtet. Po tani? Çfarë do të bëni për të parandaluar që dikush tjetër të vijë dhe t’jua marrë atë, ose njerëzit që t’ju ndalojnë para se të keni fuqi të mjaftueshme për të shuar rebelimin? Mos kini frikë, këtu është lista, por mbani mend; Mos ecni shumë shpejt dhe kini kujdes me porosinë:

1. Bëni aleanca, si me njerëz të fuqishëm ashtu edhe me vende të fuqishme nëse është e mundur, përveçse fitoni ndikim më të madh në botë, ju dërgoni një sinjal se keni ndikim të madh te kundërshtarët tuaj.

2. Merrni parasysh mendimet e njerëzve në fillim. Përsëri, mos lëvizni shumë shpejt, lërini të mendojnë se keni qëllimet më të mira.

3. Merrni kontrollin e medias (TV, portalet, revistat). Bëjeni gradualisht, filloni duke thënë se ajo që thonë stacionet mediatike është gënjeshtër, në mënyrë që njerëzit të mos u besojnë atyre derisa të merrni përsipër të gjitha metodat e komunikimit. Mos harroni se kjo përfshin edhe internetin.

4. Tani që keni kontroll mbi mediat, mund të përhapni propagandë. Krijoni një imazh armik ndaj të cilit të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar.

5. Merrni kontrollin e të gjitha pjesëve të shtetit; legjislacioni, gjykatat, etj. Në këtë mënyrë ju mund të kontrolloni gjithçka.

6. Kryeni një ngjarje të madhe për të cilën mund të mburreni, mundësisht një që është disi pozitive për njerëzit. Përdorni të gjitha kanalet tuaja të lajmeve dhe mediave për të përhapur mesazhin kudo.

7. Nëse dikush tjetër bën një gabim, nuk është problemi juaj. Nëse problemi shkon përtej jush, mund të hiqni qafe ata që e kanë bërë atë në mënyrë që gabimi të mos përsëritet.

8. Hiqni qafe të gjithë opozitën ose njerëzit që mund t’ju marrin pushtetin. Pasi të keni arritur deri këtu, mund të hiqni qafe të gjithë kundërshtarët politikë ose njerëzit me shumë pushtet. Ju gjithashtu mund të hiqni qafe ato që nuk ju pëlqejnë.

9. Të lumtë o shqiptar, je bërë diktator edhe më i madh se xhaxhai yt i mjerë.
***
PS: Një shkrim satirik, një ironi therëse e fshikulluese për mediumet shqipfolëse antikombëtare që faktikisht janë në shërbim të armikut; për mentalitetin “shtet-formues” dhe “atdhedashurinë” tonë vetë-shkatërruese në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera nën pushtim (okupim). Ne jemi ata që luftojmë për të mos ekzistuar.
Mos lejoni më të na shkatërrojnë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Ne shqiptarët jemi të gjithë vëllezër, pavarësisht se na kanë ndarë armiqtë, pavarësisht se ku jetojmë; vëllezër dhe motra jemi, nga gjaku, gjenetika, gjuha, historia, të zhytur me trup dhe me shpirt në thelbin e bashkësisë sonë pellazge-ilire, si një shoqëri e bashkuar.

Arti i të jetuarit përbëhet (konsiston) kryesisht në të pasurit gjithmonë mendime të këndshme.
https://www.youtube.com/watch?v=M4qlq799Tr8&list=PLz_JxVYRoy45IN9Rra5ZuRDaRKCBzbjt-

LEPUJ ME ISËN, LUANË ME LUMIRIN! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ 

     Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e plandosën LDK-në 10.5 %! Kjo rënie nuk “erdhi nga qielli”. Anëtarësia dhe strukturat e partisë reagonin, herëpashere, për prapësitë e eksponentëve të partisë, por rrethi vicioz i kryetarit Isa Mustafa amortizonte zërat kundërshtues, duke i shuar politikisht. Abuzimi i vrazhdë, në emër të demokracisë fiktive partiake, heshturazi, por ngulmërisht, filloi çmontimin e rugovizmit. “Do ta krijojmë një -Lidhje- të re”, deklaroi kryetari. Me aprovimin e rrethit vicioz, më saktë, një klan i koracuar, i akordoi kompetenca mbretërore shefit Isë! Shuarja e Aktiveve, u zëvendësua me hapjen e Nëndegëve vetëm në Bashkësi Lokale, ku gravitonin fshatrat përrreth.
     Procesin zgjedhor, me votë të fshehtë, për strukturat e partisë, e zëvendësoi aklamacioni, ngritja e dorës! Vazhdoi me ndryshimin e statutit të LDK-së; për ta vazhduar, në vijimësi, rizgjedhjen e kryetarit Isë, u fut në rregulloren zgjedhore 50+1, për të fituar të drejtën e kandidimit për kryetar; filloi përzgjedhja seleksionuese e delegatëve për Nëndegë, Degë dhe Kuvendin Qendror, votimi në bllok, tufëzim. hajvanor; debati kuvendor u ndalua, fillimisht, në Qendër, për t`u shtrirë në Degë e Nëndegë, për të gjitha strukturat partiake. Përjashtim bëri, pjesërisht, LDK-ja në Mërgatë, e cila, me fanatizëm, i qëndronte besnik statutit rugovian.
     Më 25 maj 2015, mbahej Kuvendi i 8-të i LDK-së. Delegatët rrugëtuan nga 1.500 deri 3.000 kilometra. Delegatëve nga Dega e Gjermanisë, me kryetaren Donikë Gërvalla dhe delegatëve të Degës së Zvicrës, nuk u lejua pjesëmarrja në Kuvend! Arsyeja, kinse, nuk janë bërë zgjedhje të rregullta në Kuvendet e tyre zgjedhore!? Ishte shpifje cinike, e poshtër dhe, skajmërisht, kriminale të klanit të mykur, të prirë nga Isa Mustafa. Ishin, pikërisht, këto dy Degët kryesore të Mërgatës, të cilat kishin bërë zgjedhjet më të rregullta, jo vetëm në Mërgatë, por edhe në të gjithë Kosovën. E vërteta ishte frika e tyre, nga mundësia e konkurrimit për kryetare të LDK-së të Donikë Gërvallës, madje, ngulmërisht, me një votim të fshehtë dhe assesi me aklamacionin fiktiv e marroq!
     E gjithë kjo maskaradë është bërë në LDK-e, në prezencën e klanit në fjalë, natyrisht, edhe të tjerëve, kanë pritur, qetësisht, rrënimin e partisë të Presidentit Rugova. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kryetari Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij, punoi shumë, duke e rritur LDK-në në tej 18 %. Çuditërisht, ata që ishin pjesë dhe faktorë të humbjeve serike të partisë, i kishin heshtur të gjitha prapësitë klanore më parë! Ndërkohë, reaguan, thekshëm dhe inatçëm, kundër Kryetarit dhe Kryesisë të saj, edhe pse ai nuk i thelloi reformat, për të mos i goditur, pikërisht, ata që e sulmojnë atë dhe kryesinë sot, për ta ruajtur unitetin. Në fakt gaboi, sepse analiza e katandisjës të LDK-së duhej bërë dhe fajtorët uzurpatorë, shpërfillës të strukturave partiake ndër vite, të jepnin llogari.
 
      Nostalgjikët e PDK-së, po e dëmtojnë LDK-në
     Pse duhej bërë reagimi i vrazhdë publik, i anëtarit të Kryesië të LDK-së, jashtë strukturave të partisë, pjesë e të cilave ishte edhe Avdullah Hoti?! Një shpërthim e shpërfillje e tillë dyshohet të jetë e qëllimshme, e paramenduar dhe e organizuar grupore. Duke i përcjellur veprimet e klanit Mustafa, kjo gjë pritej dhe, personalisht, e kam parashikuar dhe paralajmëruar në disa shkrime në janar të këtij moti. Kërkesa ekstreme e zotit Hoti me bashkëmendimtarë, ndaj Lidershipit aktual, për të dhënë llogari për zgjedhjet e 9 shkurtit, deri në shkarkimin e kryetar Lumirit dhe të ekipit të tij drejtues, është tipike -alla komuniste-, një “Fletë-rrufe” maoceduniste e enveriste! Si duket, disa politikanë, edhe pse një çerek-shekulli pluralizëm dhe demokraci, ora u ka ngelur ke monizmi namkeq. Kryetari dhe Kryesia zgjidhet nga Kuvendi dhe në rast të shkeljes të statutit të partisë, në përmasën e fajësisë, ndëshkimin shkarkues e bënë, pikërisht, organi më lartë i partisë – Kuvendi.
     Pa mohuar profesionalizmin në drejtimin e Financave shtetërore, përgjatë një mandati qeverisës, Avdulla Hoti bëri disa gabime, deri në fajësi. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, opozita u zotua për të qenë përkrah pozitës, pra, Qeverisë së Vetëvendosjes, në përballjën me Serbinë, në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Hoti dhe Haradinaj udhëtuan, njëkohshëm, në SHBA. Ishin të njëzëshëm në sulmet e tyre kundër Albin Kurtit dhe LVV të tij, duke deklaruar se “Asociacionin e bëjmë ne, opozita edhe pa Kurtin!” Ramushi me thirrje dhe deklarata “Amelika, Amelika!” Ndërsa Hoti në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës”. Të parin e kuptojmë, se ende ka disa halle, hiç të lehta. Por, i dyti, deri atëhere, ishte pa mëkate, andaj la shije të hidhur.
     Edhe Hashimi, para ngritjes të akuzës bazike, -për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit-, bënte “të panë”, me javë në Amerikë, “si bija në gjini”. Mashtronte se po lobonte për Kosovën, por, në fakt, lobonte për zbatimin e kontratës me Vuçiqin – ndarjen e Kosovës-, madje duke paguar lobimin, siç është rasti i një agjencie lobuese në Paris. Kishte edhe një mision personal e grupor – zhbërjen e Gjykatës Speciale-. Janë fiksuar fotografi e dëshmi, në Zyrat epërore amerikane, kur lobistët shqiptarë, të zëshëm dikur për Kosovën, tani lobojnë për zhbërjen e Speciales dhe lirimin e Hashimit me shokë. Atë që nuk arriti ta bëjë Beogradi i vjetër dhe as i ri, për ndarjen e Shoqatës “Vatra”, të Konicës dhe Nolit, e bëri Hashimi me argatët e paguar të tij.
      Popi Janjiç i Manastirit të Deçanit u ankua ke Vuçiqi, për rrugën Deçan-Plavë, në nismë të ndërtimit, duke thënë se “kulti fetar nuk duron zhurmim dhe kjo rrugë të mbyllet, të largohet dikah tjetër!” Vuçiqi e dertoi me Hashimin, për devijimin e kësaj rruge. Dhe, ky i fundit, në një fletë-letër A4, e vizatoi rrugën leqe-leqe, pas 24 hektarëve që kërkonte Popi Janjiç. Kur reaguan organet komunale, Shoqata e Historianëve të Deçanit, Vuçiq, në ekranin televizionit, tundi një letër, me rrugën lakore, duke thënë se “ishte mashtrim se nuk ka alternativë tjetër për rrugën, përveç asaj pranë Manastirit. Ja, vizatimi dhe firma e Thaçit në këtë letër për rrugën alternative!”
      Avdullah Hoti, kryeministër, shkon në Deçan, urdhëron mbylljen e rrugës tradicionale, e vjetër “prej si ka mbi lisi”, siç shprehet populli.
Dhe, me aprovimin e Hotit, buldozerët hapin rrugën e vijëzuar nga Hashimi, e cila është e mundimshme, sa merr aq kohë, sa me përshkuar rrugën normale arrinë në Plavë. Skajmërisht e habitshme, pse firmosi Albin Kurti, atë që kishte vendosur Supremja dhe Kushtetuesja, pa përjashtuar rrugën e lirë shekullore?!
     Nostalgjikët e koalicioneve me PAN-in, në përgjithësi, dhe me PDK-në, në veçanti, dëmtuan shumë LDK-në përgjatë fushatës zgjedhore.
Duke qenë pjesë e fushatës një mujore, sa herë dëgjoheshin zërat e kësaj nostalgjie koalicioni, kishte demoralizim e dëshpërim në radhët e anëtarësisë dhe të elektoratit të LDK-së. Zoti Hoti, veç 4 ditë para zgjedhjeve u thoshte votuesve se “me LVV kemi jo vetëm dallime me nuanca, por kemi dallime fondamentale!”
      Pra, përjashtonte mundësinë e koalicionit me LVV dhe aprovonte koalicionin me PAN-in, vrasës të LDK-së dhe të ushtarakëve të FARK-ut, sepse nuk ka subjekte të tjera politike Kosova. Shtrohet pyetja, si ka mundësi që anëtari i Kryesisë Avdullah Hoti ta pranojë dhe amnistojë PAN-in, vrastar të burrave dhe të djemve më të devotshëm të LDK-së dhe të Kosovës, para LVV, e cila nuk ngarkohet me këto krime, është e re në moshë dhe me përbërje heterogjene?! Ata që kanë mendësi dhe ndjesi të tilla, nuk e di sa i duhen partisë zëmadhe të Presidentit Rugova?! Kur themi -përbërje heterogjene-, kuptojmë se anëtarësia e LVV frymon djathtas dhe majtas, e bashkuar rreth Albin Kurtit, për të shporrur nga pushteti PAN-in me “komandantët” kriminelë të tij dhe patericat e tyre.
     Vetë akuzat brenda LDK-së, u dha hapësirë dhe mundësi sajimit të “aferave”, kinse, të kësaj partie, si “vjedhja e votave” të Mërgatës. Madje, u etiketuan Kryetari dhe Kryesia qëllimshëm. Nëse është provua diçka e tillë, ajo është ndërhyrje e jashtme SHIK-iste, me ndonjë të kontrabanduar tinëzisht në LDK, dihet, për qëllime diskreditimi. Nga rinumërimi i bërë, në zonat e përfolura për vjedhje, rezultoi se nuk është cenuar asnjë kandidat për deputetë. Shembull: në Vushtëri ishin gjithsej 10 raste, nga 10 me të drejtë votimi, është votuar një më shumë, i 11- i. Ashtu siç është absurde, në mos idioteske, -Kosova me një zonë zgjedhore-, i tillë është edhe e drejta e votimit të 10 kandidatëve, në vend të një zgjedhësi, një kandidat, sic ka qenë mënyra e votimit klasik ndër shqiptarët, që nga themelimi i Shtetit Shqiptar, më 1912. Ndërkohë, kanë ndodhur në partitë e PAN-it vjedhje industriale të votave dhe kurrë nuk është bërë kaq zhurmim.
      Me gjithë pozitivitetin e kryetar Lumirit, ai po përsëritë disa gjëra që nuk qëndrojnë. Për shembull: “Po zbatojmë kontratën me votuesit, anëtarësinë dhe elektoratin tonë se nuk bëjmë koalicion me LVV?!” Përkundrazi, pjesa masive e votuesve, ngulmërisht, kërkojnë koalicionin me LVV, sepse nuk është e kriminalizuar, ashtu siç nuk është as LDK-ja. Kontrata, nëse kryetar Lumiri, me ekipin e tij të fushatës, ka pyetur votuesit, kanë thënë -JO- të madhe koalicionit me PAN-in. Pa mohuar edhe mangësitë e saj, LVV ka qenë kundërshtare konsekuente për të gjitha proceset fatale, të cilat i aprovuan dhe i betonuan tandemi namkeq Hashimi-Isa. Dhe, LDK-ja asnjëherë nuk u distancua nga ish-kryetari i saj, kur dihet se ai veproi  në emër partisë, duke mos konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin Parlamentar, madje as vetë Kryesinë, përjashto pak nga klanorët e tij.
 
          -Hajvana- u faturohet krerëve të PAN-it dhe jo LDK-së
      Emërtesa -hajvana- u faturohet krerëve të PAN-it, me disa nga eksponentët e tij, protagonistë aktivë në mashtrimin dhe makro-gënjeshtrat premtuese të elektoratit, popullit. Dhe, Albin Kurti nuk mund të akuzohet pse tha të vërtetën në shkallën sipërore. Ata që mashtrojnë dhe rrejnë popullin, për t`i vjelur votën, janë më shumë se -hajvana-, janë zuzarë, rrugaçë e kriminelë, që duan ta zhveshin këtë popull nga traditat më të mira, më të cilat shqiptarët krenohen. Edhe nëse premtimet e tyre do të rezultojnë të vërteta, atëherë mandati i tyre qeverisës do të ishte fatal për Kosovën, sepse i gjithë buxheti shtetëror do të ishte abuzues me rroga të majmë, pa zhvilluar asgjë!
     Ka një mendësi idioteske tek eksponentët e PAN-it, të cilët shtrembërojnë shprehjen “ka ikur koha e hajvanatit” të kryeministrit, që konsiderohet i zgjuar, e cila nënkupton dhe madhëron popullin, për zgjuarsinë e tij, se nuk pranon “kohën e hajvanatit”, sepse koha kur “kanë folur gjaja (kafshët)”,- siç i fillojnë rrëfimet e moçme pleqrit ruralë, tashmë, ka kaluar. Është po kaq falsifikim i vrazhdë, sa edhe kur thonë të kriminalizuarit e PAN-it, se po akuzohet UÇK-ja në Hagë, duke ngulmuar ta kriminalizojnë luftën e UÇK-së, përdhosjen e gjakut të dëshmorëve dhe të mijëra viktimave të Kosovës, kinse, për t`i lehtësuar një grup të akuzuarish!
     Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, përmes Prokurorit amerikani, John Smith, akuzën bazike e ka emërtuar saktësisht – Nndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, duke sqaruar qartazi së “nuk po gjykohet as UÇK-ja dhe as Kosova, por një grup individësh, të cilët kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. Këto janë dy akuzat bazë, sepse krimet gjatë luftës, i kanë vazhduar edhe pas luftës, në paqe. Në shënjestër kanë qenë kundërshtarët politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje.
Pse nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë ofendim LDK-ja dhe LVV, me termin -Hajvana-? Sepse nuk kanë bërë asnjë premtim, pa mbulesë reale. Bilëz, LVV,  për ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, që bëri premtime paushalle, tipike -hajvançe-, në zgjedhjet e fundit përmendi vetëm objektet, veprat, që janë në ndërtim e sipër. Pra, LVV korrigjoi vetën dhe i dha një leksion, mësim të përjetshëm popullit, në veçanti, rrenacakëve të deritashëm, të mos mashtrojnë dhe gënjejnë në fushata për vota. Në këto zgjedhje është provuar dhe ka rezultuar Bumerang për subjektet politike – shpifja pa doganë fare-, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Personalisht, i jam lutur opozitës destruktive t`i lënë shpifjet groteske, sepse u kthehen në Bumerang dhe humbje, ashtu siç ndodhi realisht. Shkrimtari Gorki thoshte: “Mos u mundoni të mohoni gjithçka, për punën e tjetrit, sepse rrezikoni të mos u besojë askush për asgjë!”
          Tautologjia e shpifjeve e bëri qesharake dhe neveritëse opozitën!
      E filluan me shpifjet për Ambasadorin Martin Berisha dhe dështuan, sepse dëshmia e tij para Komisionit kuvendor, ishte bllokuese për shpifësit përsëritës. Ai është një Profesor i nderuar, veprimtar dhe lobues i suksesshëm, i cili marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, i ka ngritur në nivelin më të lartë. Edhe akuza dyshuese, për qasje në votat me postë të Ambasadorit, është shpifje e qëllimshme diskredituese, sepse një personalitet si ai, nuk merret me pisllëqe të tilla, madje për asnjë çmim.
      E vazhduan me Mimoza Kusari-Lila, për një bisedë pak sekondshe aksidentale me Radoiçiqin, e kurdisur nga argatët e Serbisë, përmes deputetit serb Simiq. Dhe, kush akuzonin?! Pikërisht opozita PAN-iste, e cila kishte ngrenë e pirë, reciprokisht, nëpër shtëpira, duke bërë pazare të pista politike dhe makro-kontrabandiste. Edhe pse kjo ishte “e fshehtë publike”, në Kosovë, heshtnin Policia, AKI, Prokuroria, sepse protagonistë ishin “komandantët” shtetarë e pushtetarë, me bandat e tyre hajnore e kriminale. Ishte DASH amerikan që denoncoi këtë kontrabandë, duke i shpallur “non grata” krerët e Listës Serbe me disa biznesmenë dhe 16 kontrabandistë të Kosovës. Për çudë, krerët kryesorë nuk i ekspozuan, megjithatë dihen.
     Mendoni çfarë opozite mjerane, kriminale dhe kundra kombëtare ka Kosova sot. Gazetarë dhe analistë të saj, bashkëpunëtorë të Serbisë, përmes krerëve të Listës Serbe, kurdisin një bisedë pak sekondshe me deputeten Mimoza Kusari-Lila, duke qenë në krye të detyrës zyrtare, për ta keqpërdorur me akuza të stisura kundër saj. Megjithatë, afro 100 mijë votat e marrura nga Mimozë Kusari-Lila, në zgjedhjet e  9 shkurtit, është përgjigjja më bindëse dhe demantimi i të gjithë lukunisë lehaqene shpifëse, të opozitës së turpëruar me fund. Ndërkohë që, krye zyrtarët e subjekteve politike të PAN-it, njëherësh, shtetarë e pushtetarë të Kosovës, sipas llogarive të Doganës të Republikës të Kosovës, me makro-kontrabandën e bërë me krerët e Listës Serbe, kanë dëmtuar, vjedhur buxhetin e Kosovës, me një vlerë prej shumë miliarda erurosh! Dhe, këto fakte hajnie të tmerrshme, i heshtin të gjithë, opozita dhe pozita e Kosovës.
    Është shqetësim atdhetar e njerëzor i deputetes Mimozë, për abuzimin hajnor të buxhetit të varfër të Kosovës, duke paguar 45.500 “veteranë” të rrejshëm. Heshtja turpëruese vazhdon, madje këta “biçim veteranësh”, u shpërblyen me ngritje pensioni, duke plotësuar kërkesën e krerëve të OVL të UÇK-së, të cilëve Beogradi zyrtar ua besoi dosjet e Gjykatës Speciale, për të futur përçarje e vrasje ndër shqiptare në Kosovë. Edhe pse skandalin me listat e “veteranëve” të rremë “e dinë edhe zogjtë e malit”, andaj janë broçkulla, kinse, pse e bisedoi me serbin deputet. Ndërkohë, që kjo është një çështje penale e hapur dhe nuk përbënë asnjë sekret shtetëror.
     Zyrtarizimi i hajnisë zyrtare shumë milionshe, siç është pagesa e shumë mijëra “veteranëve” të rremë, është një krim i madh shtetëror. Qeveria e LVV, me asnjë çmim, nuk duhej ta bënte ngritjen e pagës minimale për veteranët, pa spastruar mijëra “veteranë” të rrejshëm. Dhe, kjo nuk bëhet me gjyqet burokratike e korruptive, me kuadro të Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinaj, por me listat faktike të ish-shefit të të SHAB-it të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi, në kohë lufte, i cili i ka të regjstruar 12.700 luftëtarë dhe assesi 60-000, siç i kanë shumëzuar gjeometrikisht, disa krerë të partive të PAN-it, duke i futur, kolektivisht, në klientelën elektorale.
     La shije të hidhur edhe një nënkryetare e LDK, e cila, në një shkrim në Facebook, iu referua Mimozës me “Zdravo”, duke rënë në nivelin e disa simotrave të saj, deputete të PAN-it, me nivel e mendësi provinciale! Edhe jashtë shtetit të Kosovës, në një forum ndërkombëtar, kur mori fjalën Mimoza, njëra syresh, u çjerr me slloganin opozitar “Zdravo!” Soji i tillë injorantesh, në një shtet normal, nuk mund të ishin më shumë se gardërobiste dhe lëre më deputete! Abuzim i ngjashëm është edhe pagesat shumë milionshe të avoketërve matrapazë e zhvatës, të akuzuarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, në Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë!
     Avokati Ben Emerson, tashme, i abonuar në mbrojtjen e “komandantëve”, të akuzuar për krime maltretuese e vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë, në mes tjerash, ka denoncuar se “liria e x-y komandanti ka kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 (pesë) milionë i kam marrë unë!” Atëherë nuk donim ta besonin këtë shumë marramendëse. Por, në gjyqin e radhës, si mbrojtës i një komandanti tjetër, tha se për mbrojtjen e deri sotme, të klientit tim, mora shumën 4 (katër) milionë euro!”. Megjithatë, ai mjaftohet vetëm me lirinë, pa e përmendur kurrë “pafajësinë”.
     Sulmet shpifëse, deri në rrugaçëri, të dy aktivistëve të rinj të LDK-së, kundër ministrit Faton Pecit, lidhur me disa subvencione në blegtori, ishte blof dhe dëmtoi mjaft partinë, duke u bërë patericë e PDK-së. U vërtetua se mbesa deputete, nuk kishte asnjë komunikim me dajën dhe nuk ishte fare në dijeni të tenderit. Harrojnë se LVV, me 438 mijë vota të fituara, në zgjedhjet e shkuara 2021, janë qytetarë të Kosovës dhe ndoca duhet të marrin tenderë. Me gjithë aktivizimin e lukunisë korale shpifarake, ndaj ministrit më të suksesshëm të Qeverisë Kurti – 2, Faton Pecit, pas këtyre akuzave shpifëse, ai fitoi 111 mijë vota! Me guximin e tij qytetar dhe intelektual, hulumtoi dhe denoncoi abuzime numerike, të qeverive paraprake, pikërisht, me subvencione. Dhe, këto shkelje ligjore i vërtetoi dhe i penalizoi prokuroria dhe gjykata.
     Veprimtarja luftarake unike, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Donikë Gërvalla, fitimtare në përballjet politike, me gjeneralë e kryeministra serbo-sllavë, para dhe gjatë luftës, ndërkohë, përgjatë mandatit të saj ministror, ka qenë e sulmuara korale nga banda PAN-iste. Nuk kanë munguar as shpifjet dhe kritikat nga klanistët e LDK-së, të cilët u bënë palë me zuzarët e PAN-it! Pse e gjithë kjo urrejtje patologjike, për vajzën krenare të Heroit markant, Jusuf Gërvalla? Sepse Donika është kopje e babait të saj, siç thuhet në këto raste, “më bëjë baba të të ngjajë”. Ajo i dha emër krimit, sepse në ekzekutimin e Jusuf Gërvallës me vëlla e shok, kanë nismuar vrasjet politike. Argatët shqipfolës të Serbisë përgatitën logjistikën e atentatimit të tre heronjve në Untergruppenbach të Heilbronit, në Gjermani. Soji i këtyre argatëve i vazhduan vrasjet politike, gjatë dhe pas luftës, tashmë, jo si logjistikë, por si ekzekutorë të drejtpërdrejtë! E tmerrshme!
      Intelektualja e kompletuar, ish-kuadro e LDK-së, Dr. Vjosë Osman-Sadriu, sot, Presidente e Shtetit të Kosovës, me ndjenjen e zhvilluar të lirisë dhe të demokracisë, reagoi ndaj lidershipit Mustafa dhe klanit të tij, për devijim të frymës rugoviane. Duke qenë i shantazhuar i të shantazhuarit me dosje penalizuese, Hashim Thaçit, kreu i LDK-së ishte bërë patericë e PDK-së së tij, duke e bërë edhe president! Ndërkohë që Presidenti Rugova, në gjallje të Tij, kishte porositur që “Hashimi të mos lejohet të ngritët në poste, sepse është i dëmshëm për Kosovën”.
Rugova e dinte se Hashimi ishte agjent i tri Shërbimeve Informative të huaja. Këtë e dinin edhe në LDK, ngaqë ishte denoncuar nga shokët e tij në LPK, madje në hershmëri! Shumë vite më vonë, kreu i Shërbimit francez, Pierre Siramy, në “Canal +”, shpjegon rekrutimin e Hashimit dhe kjo dëshmi është regjistruar në You Tube.
     Veprimtarët luftarake, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, konstatuan  se LDK-ja po shkonte drejt greminës dhe punuan me kolegët për ndryshimin e nevojshëm. Por, ata ishin të dyzuar, ishin të etur për karrierë, shefi skile e vjetër, i diktoi, i joshi me poste dhe dobësoi grupimin kundër tij. Megjithatë, Vjosa dhe Donika nuk u ndalën, në rrugën e tyre për ta bërë ndryshimin e domosdoshëm, duke realizuar dy qëllime jetike: E para, largimin nga pushteti të “komandantëve” mujsharë, rrast të kriminalizuar, në vrasje dhe hajni zyrtare, gjithnjë në koalicion me LDK-në; e dyta, të shpëtohet partia e Rugovës nga kthetrat e PAN-it kriminal, tërhoqën me vete gjysmën e anëtarësisë të LDK-së, për ta ruajtur nga shkërmoqja dhe ikja në parti tjera, duke ia kthyer sërishmi 95 mijë anëtarë prej tyre Lidërshipit të ri, të prirë nga Lumir Abdixhiku.
     E njëjta gjë vlen edhe për disa punësime të anëtarëve të LVV, në mes tyre edhe ngritjen në pozitë profesionale, në sektorin ku punon, të motrës të Liburn Aliut. Por, lehaqenët harrojnë, me dashje, se ajo është e bija e Ali Aliut, i cili ka vuajtur shumë vite në burgjet politike jugosllave! Administrata shtetërorë është e dominuar nga militantët e PAN-it. Në mes tyre, punësimet paushalle, të fryra, në Elektro-Kosova,  RTK dhe gjetkë, është aq i marrëzishëm e kriminal, sa Qeveria Kurti pati premtuar kontrollim dhe verifikim e largim të personelit të tepërt. Por, kurrë nuk e bëri, edhe pas saktësimit faktik. Për të arritur punësimet e egra të PAN-it për dy dekada, LVV i duhen shumë dekada.
     “Komandantët” e PAN-it po i pengojnë shumë edhe ish-të burgosurit politikë, duke ngjallur mosbesim tek ata, se gjoja i ka instruktuar UDB-a, edhe pse këta heronj të mbijetuar, kanë dëshmuar qendresë dhe konsiderohen si pjesa më vitale e popullit, të cilët me sakrificën dhe  vuajtjet e tyre, kanë qenë kasnecët e parë të lirisë. Akuzat e tilla janë cinike dhe bëhen nga ata që sabotuan luftën dhe ekzekutuan ushtarakët dhe veprimtarët luftëbërës, burrat dhe djemtë të përkushtuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, për ta përvetësuar, pikërisht, luftën e tyre. Ishin rinorë, kur ish-të burgosurit politikë, Hydajet Hyseni dhe Zija Shemsiu, shkruan letrën-akuzë, proverbiale për moshën dhe kohën, kundër pushtetit të dhunshëm dhe vrastar jugosllav, që shërbeu si frymëzim dhe kushtrim i brezave të asaj kohe zezonë.
Realisht, PDK-ja nuk është parti e dytë fituese, sepse votat i ka fiktive, me klientelë abonuese elektorale, me pagesë abuzive shtetërore, si shumë mijëra nëpunës zyrtarë; mijëra anëtarë të organizatave ilegale kriminale SHIK, Shqiponjat e Zeza, BIA; armatën e madhe të “veteranëve” të rrejshëm. Çuditërisht, LDK-ja dhe LVV bëjnë sehir, heshtin për një vjedhje masive të shumë mijëra votave, nga kjo klientelë elektorale e garantuar të PAN-it
 
       SHBA dhe Franca kanë obligime ta ndihmojnë Kosovën
     Përveç armiqve të hapur, Kosova ka filluar të këtë probleme edhe me disa shtete, të cilat kanë qenë pjesë e lirisë tonë. Ecejaket e fundit të presidentit Macron në Beograd, kanë ngjallur dyshime. Presidenti francez ende nuk ka kryer një borxh të madh që i ka Kosovës. Kreu i Shërbimit Informativ francez, Pierre Siramy, në -You Tube-, denoncon rekrutimin e Hashim Thaçit agjent të Francës. Çështja nuk mbaron me kaq, sepse vartësi i Siramysë, agjenti Arnaud Danjear, e rekruton Thaçin edhe agjent të Serbisë, për arsye të një dosje faktike kriminale, të cilën e dispononte për atë me shokë. Thaçi, për t`i shpëtuar drejtësisë, i bëri lëshime fatale Serbisë. Andaj, presidenti Macron, duhet ta harrojë Draft-statutin për Asociacionin, të bërë me Kancelarin gjerman Scholz, i cili është konsideruar si “kanceri i Kosovës”. Kosova nuk ia kishte borxh Francës, që agjenti i saj ta rekrutonte agjent të dyfishtë zyrtarin e lartë të Kosovës, HashimThaçin!
     Një dëm të madh i bëri Kosovës edhe emisari anerikan për Kosovën, Richard Grenell, i cili në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Vuçiqin, Edvin Ramën dhe Isa Mustafën, prishën koalicionin e shpresës LVV-LDK, duke i shkaktuar dëm të madh Kosovës. Grenell vazhdon të përzihet ende, duke preferuar partitë e kriminalizuara në qeverisjen e sërishme, ndërkohë që populli i ka ndëshkuar meritueshëm me votën e lirë demokratike. Mendoj se Presidenti Trump, duhet të vihet në dijeni, për revanshin e Grenellit kundër Albin Kurtit, sepse ai është revansh kundë Kosovës. Madje, Grenell, në emër të administratës të SHBA, mund të angazhojë edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, duke koordinuar me Listën Serbe dhe me opozitën shqiptare. Trump duhet të mësojë se, të paktën, tre zyrtarë të ngarkuar për Kosovën, ishin argatë të Serbisë, këshilltarë të Vuçiqit. Andaj, SHBA dhe Franca duhet reflektojnë dhe të rrezatojnë drejtësi për Kosovën, respektivisht, të garantojnë sovranitetin, tërësinë territoriale, në kufijtë ekzistues, nga ku është njohur pavarësia e Shtetit të Kosovës.
     Çilësi i fitores të Albin Kurtit, është mosbesimi i popullit te opozita, tashmë, e provuar për të këqijat që i kanë shkaktuar Kosovës. Populli i di edhe dështimet e Kurtit dhe mosrealizimin e premtimeve të bëra 4 vite më parë. Por, gjithashtu, e di se nuk ka abuzuar me buxhetin shtetëror dhe paratë e pa shfrytëzuara janë në Bankën e Shtetit. Pra, mbrojtja e sovranitetit, e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës, që tashmë, po identifikohet me Kurtin dhe LVV të tij, është pozitivisht e pakrahasueshme me tulla-llaç dhe asfaltin korruptiv të opozitës PAN-iste.
 
        Për fund:
   Pas kthimit të Rugovës, pas luftës, në Kosovë, gazetari Gani Mehmetaj, njëherësh, mik i Rugovës, i habitur pse Dr. Rugpva i heshti “të bëmat” e disa bashkëpunëtorëve të Tij, duke vazhduar punën, sërishmi, me ata, sikur nuk ka ndodhur asgjë?! Dr. Rugova: “Duhet të ktheheshin edhe delet e humbura, por që nuk kanë marrë pjesë në krime e tortura ndaj bashkëkombasëve”. Pra, të gabuarit të amnistohen, por jo edhe të penalizuarit, vrasësit e shqiptarëve të pafajshëm nga shqiptarët.
     Heroi i mbijetuar i Luftës të Kosharës, (dhe jo i Betejës të Kosharës, siç po thuhet gabimisht, sepse janë 78 ditë-beteja), Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së, apelon: “LDK të dëshmojë përgjegjësi politike e patriotike dhe të votojë hyrjen në koalicion me zotin Kurti”. Komandanti i luftës për lirinë e Kosovës, dje, i dëshmuar për atdhetari, duhet dëgjuar edhe sot në paqe.
     Vërtet, me gjithë punën e madhe të bërë nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe Lidershipi i ri ekipor, ka edhe mangësi, që mund të evitoheshin. “Sa më e madhe të bëhet dasma, aq më shumë hatërime”, – thonë andej nga fshati. Nga Mërgata sugjeruam të zënë vend në Kryesinë e partisë apo diku afër në KP, Profesori nga Parisi, Valon Murtezaj; ish-praktikanti në Shtëpinë e Bardhë, Faton Bislimi; besnikët e përlotur, edhe kur përmendët emri i Presidentit Rugova, kuadro dhe veprimtarë, Skënder Zogaj e Fadil Geci; i mbijetuari i atentatit të “komandantëve” vrasës, argat i devotshëm i LDK-së, Adem Salihaj; Frashër Demaj, Naser Rugova dhe…
     Megjithatë, intelektuali fisnik, Faton Bislimi, nuk donë të bëhet pjesë e hatërimit dhe thërret zëshëm: “Sot LDK-së i duhet kohezion i brendshëm, reflektim dhe rikthim në boshtin e vet politik”. Ai nuk e përmend “Rrugën e re”, (e cila, mendoj unë, duhet harruar, ngaqë nënkupton harrimin e rrugës së vjetër, respektivisht, rugoviane), se duhet afirmuar vlerat autentike të veprimit politik rugovist. Përndryshe, kërkesat ekstreme, siç është dorëheqja apo shkarkimi i Kryetarit dhe Kryesisë, agjitimet përçarëse, të ndoca të pakënaqurve, jashtë strukturave të partisë, të çojnë në theqafje. Dhe, këtë e ka provuar dhe e ka pësuar më shumë se një herë LDK-ja, dikur, krenare e kryezotit Rugovë.

Opozita kryen një grusht shteti (puç institucional) kundër Republikës së Kosovës- Nga HYSEN ARAPI

Opozita e Kosovës , duke kundershtuar konstituimin e parlamentit, kryen nje grusht shteti ( puç institucional) jo kunder Albin Kurtit , por kundër vetë Republikës.

Kjo eshte shprehje e degjenerimit moralo -politik , mos respektit ndaj votuesve dhe injorances së tyre tashme te çertifikuar ,që shkon në unison me deshirat dhe luftën speciale qe Serbia ka ndermarre panderprere qysh nga çlirimi i Kosovës.

Shpresoj që akti i tyre te deshtoje me turp , dhe Kosova ti rikthehet normalitetit e ta tejkaloje kete situate absurde te padegjuar kurre pare.

INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK SHKRELI (IV) EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

 

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Në pjesën e katërt të intervistës me gazetarin e njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, biseda zhvendoset drejt një prej temave më të ndjeshme dhe jetike për vendin tonë: politika në Shqipëri dhe sfidat e shumta me të cilat ajo përballet. Në këtë segment do të analizojmë më në thellësi ndikimin që klasa politike ka mbi zhvillimin demokratik, drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Gjithashtu, z. Shkreli ndan mendimin e tij mbi gjendjen aktuale të shoqërisë shqiptare, rolin e medias dhe perspektivat për një të ardhme më të mirë. Me përvojën e tij të gjatë në media dhe vështrimin kritik të një shqiptari që e do vendin e vet, ai sjell një reflektim të çmuar mbi rrugën që kemi përpara.

Fotot nga vizita e delegacionit të parë të Departmentit të Shtetit në Tiranë, Mars/Prill, 1991

GM: Si e shikoni Shqipërinë në 35 vitet e fundit dhe tranzicionin e saj të pafundëm? Cilët mendoni se janë faktorët kryesorë që e kanë ngadalësuar ose penguar përfundimin e këtij tranzicioni?

FSH: Për fat të keq, unë shpesh e kam cilësuar tranzicionin politik të Shqipërisë si një shembull tragjik i dështimit të demokracisë së mirëfilltë.  Por edhe si një pseudo-diktaturë që shfaqet nën maskën e demokracisë. Ky mund të jetë një dënim i ashpër i tranzicionit 35-vjeçar politik të Shqipërisë, por këtë vlerësim të ashpër timin nënkupton edhe pyetja juaj. Megjithkëtë, besoj se jam brenda shinave të së vërtetës. Përgjigja ndaj pyetjes tuaj, se cilët janë faktorët kryesorë për këtë ngadalësim – në mendimin tim janë tre: klasa politike shqiptare e këtyre tre dekadave, votuesit shqiptarë që kanë toleruar dhe që kanë votuar për politikanët shqiptarë të papërgatitur për punën që i priste dhe ndërkombëtarët të cilët kanë lehtësuar (toleruar) qëndrimin në pushtet të kësaj klase politike të ashtuquajtur “post-komuniste”, pa merita. Politikisht të paaftë, moralisht të korruptuar dhe të papërgjegjëshëm. Është klasa politike shqiptare, fajtore kryesore për tranziciconin e pafund politik në Shqipëri, që po i kushton shumë shqiptarëve. Historia dhe shqiptarët i kanë dhënë atyre përgjegjësinë politike dhe morale, nderin dhe besimin, të jenë në krye të Kombit. Për fat të keq, kjo klasë politike, me ndihmën edhe të ndërkombëtarve, disa prej tyre, manipulues dhe të korruptuar, jo vetëm që e kanë lënë Shqipërinë në vend numro – sa i përket përfundimit të tranzicionit politik në shumë fusha gjatë 35-viteve të kaluara. Por që me sjelljet e tyre politike, konfliktet dhe korrupsionin, ndër të tjera, nuk i kanë bëjnë nder, as vetes as Kombit të vet. Përveç ndonjë “suksesi” të vogël aty këtu, kam drojë se historia do t’i konsiderojë protagonistët politikë shqiptarë të tranzicionit post-komunist, si një brez politik i dështuar, kur të merren parasysh mundësitë që u kanë dhënë atyre votuesit shqiptarë, por edhe historia dhe rrethanat ndërkombëtare. Në fund të fundit, nuk kanë aq shumë rëndësi fjalët e një analisti ose gazetari, por çfarë mendon populli për politikanët e vet në këto 35 vite. Simboli më i tmershëm i pakënaqësisë së shqiptarëve me politikanët e vet, është largimi në masë i tyre nga vendlindja gjë që pasqyron një pakënaqësi të thellë me qeverisjet e këtyre dekadave. Emigracioni i këtyre viteve deri në ditët e sotme i shqiptarëve, proporcionalisht, shumë më keq ndoshta që nga koha e Skendërbeut. Populli kërkon antarësim në Bashkimin Evropian, këta punojnë kundër. Është një barometer, kallëxues i tmershëm, i pakënaqësisë së shqiptarëve me liderët e tre dekadave të fundit, të cilët në sytë e shqiptarve, vazhdimisht, kanë vendosur interesat e tyre personale dhe partiake, mbi interesat legjitime të popullit dhe të Kombit.

GM: Si e vlerësoni gjendjen e demokracisë në Shqipëri? A mendoni se vendi ka një demokraci funksionale, ku institucionet punojnë në mënyrë të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, apo besoni se ekziston vetëm një sistem formal, i cili përballet me sfida serioze si korrupsioni, mungesa e transparencës dhe ndikimi politik mbi institucionet?

FSH: Ashtu siç e kam thënë shumë herë të tjera, me emër dhe mbiemër,  por edhe për vërejtës të huaj, demokracia shqiptare vzahdon të jetë një “Demokraci e brishtë, jo-funksionale”! Ndër subjektet që jam munduar të trajtoj, gjatë viteve, kanë qenë pikërisht, zhvillimet demokratike ose mungesa e tyre — në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet shqiptare, në përgjithsi, mund të kenë qenë ndër subjektet kryesore që jam munduar të trajtoj ndër vite në shkrimet e mia modeste — së bashku me lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit – pa të cilën nuk ka demokraci të vërtetë. Kemi të bëjmë me një tranzicion që shqiptarëve u është servirur si një “demokraci”, por që demokraci në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk është. Në një shkrim të mëhershëm kam përmendur thënjen e At Pjetër Meshkalla, jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i kulturës shqiptare, se “Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që i paraqitet popullit me maskën e demokracisë!” Unë nuk them se Shqipëria është sot një diktaturë e stilit komunist si ajo e Enver Hoxhës.  Por dihet se për 35-vjet tranzicion, Shqipëria, asnjëherë deri më sot, (ndoshta me përjashtimin e vitit 1992) nuk ka mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme me standarde ndërkombëtare dhe të pa kontestueshme. Dihet, botërisht, se zgjedhjet e lira e të ndershme janë gur-thememeli i demokracisë! Si rrjedhim, nuk mund të thuhet se Shqipëria sot është një vend i mirëfillt demokratik, pasi Shqipëria, pothuaj në të gjitha raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut gjatë tre dekadave të kaluara e deri më sot është cilësuar si një shtet, “pjesërisht i lirë”. Janë disa faktorë që organizatat e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore përdorin për të përcaktuar një vend si jo të lirë ose pjesërisht i lirë: Numër një, është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, bazuar në disa vlera universale, liri, parime dhe të drejta bazë të njeriut, të pranuara dhe të mbrojtura, ndërkombëtarisht, me marrëveshje. Pa zgjedhje të lira, Shqipëria nuk mund të konsiderohet vend i lirë e demokratik – me një demokraci funksionale.

Natyrisht se Shqipëria ka, siç sugjeroni dhe ju, një numër të madh sfidash serioze që e kanë penguar deri tani të bëjë përparim drejt një shteti vërtetë funksional, por zgjedhjet e 11 majit, 2025, pritet të jenë një provë serioze, nëse Shqipëria është gati të radhitet me vendet demokratike, duke mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, që më në fund të mos kontestohen nga palët. Mungesa e zgjedhjeve të lira, në sytë e shqiptarëve dhe para botës, është vetëm një faktor, por ka edhe të tjerë që e mbajnë Shqipërinë ende larg një demokracie të vërtetë e funksionale: faktorë, jo më pak të rëndësishëm për një shtet të lirë e demokratik — siç janë, ndër të tjerë, korrupsioni, mungesa e transparencës dhe ndikimi politik mbi institucionet dhe sistemi i drejtësisë, në të cilin ende punojnë zyrtarë të ish-regjimit komunist, prokurorë e gjyqtarë. Shqipëria, pra nuk është një shtet demokratik funksional mbetet një demokraci hibride, një regjim që kombinon tiparet e një qeverisjeje demokratike me ato të një regjimi  autoritar – tipare këto që zakonisht identifikojnë një vend të botës së tretë.

GM: Qindra mijëra janë larguar nga Shqipëria gjatë dekadës së fundit. Drama e madhe e emigrimit të shqiptarëve është një pafundësi dhimbjeje! Ky fenomen i braktisjes së vendlindjes kulmoi gjatë qeverisjes Rama dhe mund të krahasohet me eksodin e shqiptarëve pas pushtimit osman ose pas rënies së diktaturës. Fjala “ikje” mund të zëvendësohet lirisht me “dëbim”. Si para 35 vitesh, edhe sot me gomone!…

FSH: Pjesërisht, përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje mund ta gjeni më lart: nëse Shqipëria mund të konsiderohet si një demokraci funksionale? Por do doja të shtoj se po të ishte Shqipëria një vend demokratik, funksional me zgjedhje të lira, një vend pa korrupsion dhe një vend me një sistem drejtësie para të cilit të gjithë janë të barabartë, atëherë, nuk besoj se shqiptarët do largoheshin nga trojet e veta shekullore në përmasat që ju, me të drejtë i krahasoni me eksodin e shqiptarëve pas pushtimit osman ose me periudhën e pas rënies së diktaturës komuniste. Jam i mendimit se numrat e emigrimit të shqiptarëve këto vitet e fundit mund të jenë shumë më lartë se në dy periudhat që përmendni – pas pushtimit Osman dhe vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe dhe periudhës pas shembjes së Murit të Berlinit. Për fat të keq, janë shumë faktorë që i bëjnë shumicën e shqiptarëve të ndjejnë veten si të huaj në vendin e vet. Nëqoftse faktorve të mësipërm, që pengojnë zhvillimin e një demokracie funksionale në Shqipëri, i shtojmë për shembull, shkatërrimin e sistemit ekonomik, atij arsimor e shëndetsor, për të mos përmendur infrastrukturën në përgjithsi, çeshtjen e pronave e tjera, atëherë del se shqiptarët vërtetë po dëbohen “zyrtarisht” nga Shqipëria, pikërisht si në kohën pas kastriotiane, si dhe gjatë komunizmit dhe pas diktaturës – në mos më keq sot. Sepse imigracioni këto tre dekada, por sidioms 10-vitet e fundit, ka përpirë jo vetëm numra dërmues shqiptarësh, por ka tërhequr edhe njerëzit më të mirë, më të përgatitur dhe më krijuesit e Kombit, në fusha të ndryshme ekspertize, të paparë ndoshta në historinë e Kombit shqiptar. Fatkeqsisht, armiqtë e Kombit shqiptar po realizojnë objektivat e tyre shekullore, pa zbrazur asnjë fishek, për dëbimin ose pastrimin etnik eventual të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, me ndihmën e vet shqiptarëve. Kësaj klase politike “post-komuniste”, e cila me politikat e saj, që në thelb mund të mund të cilësohen si anti-shqiptare, po i venë në jetë politikat dhe projektet e nacionalistëve serbë dhe grekë për dëbimin e shqiptarëve, ose, në minimum, për ndryshimin e strukturës demografike në trojet shqiptare të rajonit të Ballkanit Perendimor. Ky fakt, fatzi për Kombin shqiptar u vërtetua kohët e fundit edhe nga Instituti European i Statistikave, sipas të cilit largimi masiv – vetëm në vitet 2022-2023 – nga Shqipëria janë larguar pothuaj 100-mijë shqiptarë, për të emigruar në vendet e Bashkimit Evropian.

GM: Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, në opozitë, u shpall person i padëshiruar në SHBA nga administrata e kaluar, por nuk u faktua asnjë nga akuzat. Në të njëjtën kohë, si pasojë, u përça opozita. Shqiptarët nuk mund të jenë antiamerikanë, sepse Amerika gjithmonë na ka ndihmuar dhe vazhdon ta bëjë, por shumë përkrahës të Partisë Demokratike, dhe jo vetëm, e shohin këtë akt si një vendim të padrejtë, të pandershëm dhe qesharak. Ju si e mendoni?

FSH: Unë e kam thenë dhe jam deklaruar edhe me shkrim në atë kohë se vendimi i Departamentit të Shtetit nën administratën e Presidentit Biden, që shpallte Sali Berishën “non-grata”, nuk kishte fakte. Mbetet për tu parë, por po të kishte fakte administrate amerikane, besoj se do ishin njoftuar në një mënyrë ose tjetër. Simbolikisht, shpallja non-grata e Sali Berishës nuk ishte diçka detyruese me ligj, por si masë “ndëshkuese”, i mohonte vizën për në Amerikë. Ndalonte, pra, hyrjen e Z. Berisha në Shtetet e Bashkuara. Por ky vendim i shkaktoi dëmin më të madh zhvillimeve politike në Shqipëri, pasi kjo masë u përdor gjerësisht kundër opozitës – Partisë Demokratike të Shqipërisë e në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë – duke rezultuar në përçarjen e opozitës, me qëllim shkatërrimin e saj. Për të mos thenë në zhdukjen e saj nga skena politike – duke vrarë opozitarizmin në Shqipëri.  Z. Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë edhe gabime, si çdo politikan, kudo. Ai ka përgjegjësitë e veta për disa nga zhvillimet në Partinë e tij, gjatë asaj periudhe. Edhe Partia Demokratike duhet të mbajë përgjegjësitë e veta për mënyrën si u bë përjashtimi i Berishës nga partia. E gjithë kjo aferë, si të themi, përpjekjet e kombinuara të forcave të brendshme dhe të jashtme, pra për të larguar Berishën një herë e mirë nga politika shqiptare, në atë kohë, zhduku vijën mes pozitës dhe opozitës, gjë që tani e dijmë se në përfundoi në krijimin e një sistemi autoritar me krizat e sotme ekonomike, politike e shoqërore, me të cilat përballen shqiptarët, përfshirë siç thashë më lart edhe ikjen në masë të shqiptarëve drejtë Evropës. Me disa shkrime të mia në atë kohë, unë kam qenë sidomos kritik ndaj rolit të disa diplomatëve perëndimorë, përfshirë Ambasadën amerikane në Tiranë, për mënyrën se si ata e përdorën shpalljen “non-grata” të Sali Berishës për qëllimet e tyre e që tani, sipas meje, kishin për qëllim përforcimin e një sistemi autoritar politik nën udhëheqjen e një partie-shtet, të preferuar prej tyre, duke shkelur shumë vija të kuqe si diplomatë perëndimorë. E ndjejë veten krenarë që në atë kohë, fillimisht, isha ndër të pakët gazetarë/analistë, që kam mbrojtur me disa shkrime mbajtjen e foltoreve të famshme nga Sali Berisha — ndërsa foltoret kritikoheshin nga disa diplomatë që madje edhe kërcënonin gazetarët shqiptarë që mbulonin ato — si e drejtë e grumbullimit të lirë dhe ushtrimit të fjalës së lirë. Ndërsa, në të njëjtën kohë, kam kritikuar ashpër diplomatët perëndimorë në Tiranë, të cilët u bënin thirrje gazetarëve shqiptarë që të mos mbulonin foltoret e opozitës.

GM: Sali Berisha ndoshta është Kryeministri më i suksesshëm në historinë e shtetit shqiptar. Kuptohet, profili i Berishës nuk mund të krijohet pa ndonjë paragraf të errët. Kush është Berisha për Shkrelin?

FSH: Me të thenë të drejtën, unë nuk e ndjej veten të kualifikuar të vlerësoj Z. Sali Berisha as ndonjë tjetër kryeministër, si më i miri as më pak i mirë – në krahasim me ata udhëheqës të Shqipërisë para dhe pas tij. Si çdo politikan tjetër kudo, jam i sigurt se edhe Sali Berisha i ka gabimet e veta dhe po të mundej edhe ai do të ribënte shumë nga vendimet politike të karrierës së tij. Vlerësimin e punës së tij dhe të tjerëve i mbetet historianëve t’i vlerësojnë dhe t’i gjykojnë në këndveshtrimin e historisë dhe të rrethanave historike të kohës së tij, si lider shqiptar, dhe si politikan aktiv prej më shumë se tri dekadash, deri në ditët e sotme. Por dua të shtoj se unë e kam njohur Sali Berishën për herë të parë në Tiranë në mars/prill 1991, në vizitën e parë të delegacionit të Departmentit të Shtetit në Shqipëri (pjesë e të cilit isha edhe unë). Menjëherë pas nënshkrimit në Washington (15 mars, 1991) të memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, me delegacionin zyrtar të Shqipërisë i kryesuar nga Ministri i Jashtëm i asaj kohe, Z. Muhamet Kapllani pas pothuaj një gjysëm shekulli të ndërprerjes së tyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Takimet me Z. Berisha, ashtu si edhe me zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë kanë vazhduar gjatë viteve. Shpallja e Z. Berisha “non-grata” nga Administrata e Presidentit Biden pat nxitur një debat që vazhdon edhe sot se kush është pro e kush është anti amerikan. Është një debat që po përdoret për përfitime politike të njërës ose tjetrës palë të politikës shqiptare. Etiketimi midis shqiptarëve si “pro” ose “anti-amerikanë”, nuk i shërben interesave kombëtare të shqiptarëve as miqësisë prej një shekulli midis dy vendeve tona. Dihet se sa i përket Amerikës, të gjithë shqiptarët, pa dallim, e konsiderojnë veten pro-amerikanë. Z. Berisha ka luajtur një rol kyç si njëri prej arkitektëve kryesorë të zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, pas shembjes së Murit të Berlinit. Dr. Berisha ishte i pari udhëheqës shqiptar që u prit në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte Presidenti Xhorxh Bush i cili vizitoi Shqipërinë në mandatin e Berishës si Kryeministër, kur krah për krah me Z. Berisha shpalli pavarësinë e Kosovës: “Mjaft është mjaft…”.  Ajo vizitë ishte në vazhdën e shprehjeve të një miqësie të veçantë nga Amerika ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfshirë Kosovën. Për Shqipërinë dhe për Z. Berisha, personalisht, ndërtimi i Rrugës së Kombit dhe antarësimi në NATO, ndër të tjera – kanë qenë dhe mbeten arritje historike për Kombin shqiptar. Arritje të cilat edhe po të duan t’i mohojnë kundërshtarët e Z. Berisha, historia do i njohë si arritje monumentale të Shqipërisë “post-komuniste”. Politika shqiptare, në përgjithsi, është me të vërtetë e ashpër, një lojë e egër ose “rough sport”, siç thonë në Amerikë. Z. Berisha, ashtu si edhe politikanët e tjerë shqiptarë janë trajtuar — herë me të drejtë herë jo – ashpër nga kundërshtarët e tij dhe nga media kundërshtare në opozitë.  Edhe unë i kam zhgënjimet e mia me politikanët shqiptarë, të cilëve u jam referuar shpesh, përgjithësisht, si kjo “klasë politike” e periudhës “post-komuniste”. Të gjithë ne mund të kemi pritur shumë gjëra, por zhgënjimi im kryesor me politikën shqiptare këto tre dekada ka qenë dhe vazhdon të jetë, ndër  të tjera zhgënjime, mos ballafaqimi me të kaluarën komuniste, përfshirë krimet anti-njerzore të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Të gjithë udhëheqsit shqiptarë të tranzicionit politik në atë vend, përfshirë Z. Berisha, kanë të përbashkët mos distancimin zyrtar nga diktatura komuniste, ndërkohë që ende as nuk kanë dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit enverist. E kam thenë shpesh se politikanët shqiptarë të të gjitha ngjyrave duhet të jenë të vetdijshëm se nuk shkohet në Evropë me Enver Hoxhën dhe me trashëgiminë e tij, një dukuri e tmershme në shoqërinë shqiptare sot. Mund të ketë shumë arsye se pse shqiptarët po largohen nga Atdheu i tyre, masivisht. Por një prej tyre është se shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në një vend ku, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit – Shqipëria, zyrtarisht, vazhdon të mbrojë trashëgiminë e diktaturës komuniste dhe të injorojë krimet e regjimit të Enver Hoxhës. Sepse të rralla mund të jenë familjet shqiptare të cilat nuk e kanë pësuar keq nga diktatura e egër komuniste gjysëm shekullore e Enver Hoxhës. Për këtë, situatë që është në mos-përputhje të plotë me ish-vendet komuniste, të cilat kanë dënuar, dekada më parë, krimet e komunizmit në vendet e tyre — në Shqipëri përgjegjës janë të gjithë – por sidomos dy partitë kryesore: Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike sot në opozitë. Kjo është një e vërtetë që nuk e luan as topi!

GM: Skënder Gjinushi ishte ministër i Partisë famëkeqe të Punës, sot Partia Socialiste, më pas, në “demokraci”, kryetar i Kuvendit, ministër, zëvendëskryeministër dhe, në fund, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ky është vetëm një shembull që tregon se mbetjet komuniste të niveleve të larta ende vazhdojnë të na “udhëheqin”! Ndryshe nga shkrimtari i shquar, akademiku Mehmet Kraja në Kosovë, të paktë janë shqiptarët që mund të kenë lexuar diçka nga Gjinushi. Si do ta komentonit këtë fakt?

FSH: Pikërisht, i nderuar Gëzim, kjo është arsyeja që unë, vazhdimisht, kam kritikuar politikanët shqiptarë për mosdistancimin zyrtar të Shqipërisë nga diktatura barbare komuniste Sa herë kam bërë thirrje më kot, si Shen Gjon Pagëzuesi në shkretërirë për dënimin e krimeve të regjimit enverist dhe për distancimin zyrtar nga komunizmi në Shqipëri. Personi që ju përmendni më lart, është një ndër më tipikët persona për të cilët e kam fjalën. Nuk janë vetëm partitë politike ato që po përjetësojnë trashëgiminë komuniste në Shqipëri, por janë edhe individë të caktuar dhe të mbështetur nga politika aktuale — mbeturina të regjimit komunist — si askund tjetër në Evropën lindore e qendrore post-komuniste — të vendosur në pozita kyçe me përgjegjësi, duke mbajtur gjallë atë frymë ideologjike anti-shqiptare sllavo-aziatike. Me vjen keq të them, por unë jam i mendimit se përderisa strukturat politike, qeveritare të shtetit shqiptar, por edhe entet akademike dhe shoqërore, përfshirë sistemin e drejtësisë, vazhdojnë të jenë indiferente dhe të mos dënojnë krimet makabre të komunizmit dhe për derisa Shqipëria dhe Kombi shqiptar nuk përballen, zyrtarisht, me të kaluarën kriminale të regjimit komunist, nuk ka shpresë për atë vend. Për fat të mjerë për atë vend, sot dhe për të ardhmen e tij, jo vetëm që entet zyrtare të shtetit shqiptar, nuk dënojnë zyrtarisht krime të tilla. Po por ata zyrtarë politikë dhe shoqërorë, në heshtje, tërthorazi dhe drejtë për drejtë, edhe sot vazhdojnë të glorifikojnë periudhën e diktaturës komuniste nga katedrat akademike dhe nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, që disa shpallin krenarinë e tyre me trashëgiminë dhe influencën historike të Partisë së Punës në radhët e Partisë së sotme Socialiste në pushtet. Një lidhje brezash, si të thuash, midis rinisë së sotëme të Partisë Socialiste dhe gjyshërave e gjysheve të tyre, përfaqësuese të Partisë së Punës së diktaturës së proletariatit. Ka ardhur koha që më, në fund, të pastrohet politika dhe drejtësia shqiptare nga mbeturinat e diktaturës së Enver Hoxhës.

GM: Kryeministri Edi Rama, i cili shpeshherë të bën të dyshosh se ka probleme serioze mendore, është akuzuar për vjedhje dhe blerje votash, korrupsion masiv, blerje dhe dhunim mediash, deri te investimet e njëanshme, krahinore. Duket se Rama është rritur me një mungesë të theksuar kulture, por me kalimin e viteve, njeriu normal vetëedukohet, gjë që s’ka ndodhur me kryeministrin tonë. Megjithatë, cili do të ishte një “profil i paautorizuar” i Shkrelit për njeriun që, përveç të tjerash, si një rrugaç i rëndomtë… e ndoshta si mbret i rrugaçërisë, s’lë gjë pa sharë, duke përzgjedhur fjalët më banale?

FSH: Edhe me këtë rast, ashtu si më sipër me Sali Berishën, qëllimisht, hezitoj të jap vlerësime përgjithësore për këta liderë, përfshirë Kryeminsitrin Rama. Jo se dëgjon njeri, por unë si dhe në raste të tjera, qoftë për liderë shqiptarë, amerikanë ose të tjerë, nuk i kam kursyer kritikat ndaj tyre, natyrisht, nga pikëpamja, prej së largu, e një gazetari/analisti të thjesht, shumë modest, por gjithmonë qëllim-mirë, konstruktiv dhe kurrë ofendues, por që ia do të mirën Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, pa kurrfarë interesi. Në këtë frymë, as Kryeministrit Rama nuk i kanë munguar kritikat e mia modeste, duke i dhënë “hakun” e merituar, sipas meje, por pa ofendime. Disa nga zhgënjimet e mia me klasën politike shqiptare në përgjithsi, i ndanë edhe Z. Rama duke qenë aq shumë vite në pushtet. Duke njohur pak frymën e tij “revolucionare” të ditëve të para të “demokracisë”, mendoja për një kohë se ai, vërtetë, mund të ishte një person që mund të bënte ndryshime, sidomos, duke pasur parsysh “backgroundin” e tij familjar. Mendoja se Rama me ndonjë tjerër moshatar të atyre ditëve të fillim viteve 1990-a, mund të ishte njeriu që mund të bënte shkëputjen njëherë e mirë me të kaluarën komuniste dhe të dënonte krimet e komunizmit enverist. Në të vërtetë, Rama, Berisha dhe disa të tjerë aktivë në politikën shqiptare “post-komuniste”, me entuziazmin e tyre, kishin “bindur” disa nga zyrtarët dhe diplomatët amerikanë se ishin ata që do bënin ndryshimin, se Shqipëria e vitit 1991, duke marrë parasysh se çka kishte hjekur nga komunizmi, do të ndryshonte aq shpejt sa nuk ta merr mendja. Unë i këshilloja, kolegët amerikanë, “let’s wait and see” – presim e shohim. Unë jam duke pritur gjithnjë – që nga vizita ime parë në Tiranë me delegacionin e Departmentit të Shtetit (mars/prill 1991). Fatkeqsisht, ndryshimi që pritej — krijimi i një shteti demokratik e funksional me liri të plota — që prisnin ata, nuk ka ndodhur deri më sot. Kundërshtimet e mia me politikat e Z. Rama kanë qenë disa — të karakterit të brendshëm dhe të jashtëm — por vetëm dua të përmend ato më të rëndësishmet dhe më të dëmshmet në mendimin tim, gjatë viteve: “Ballkani i Hapur”, uroj që të ketë dështuar përgjithmonë dhe të mos rikthehet. Miqësia e tij me autoritarë ballkanas dhe të tjerë — të deklaruar botërisht — si Vuçiqi, Erdogani, ndërkohë që të dy pretendonin se: “Kosova është Serbi”, nga njeri e, “Kosova është Turqi”, prej tjetrit. Flirtime, madje edhe me Rusinë e Kinën. Kërcënimet e Z. Rama dikur, me fjalë, ndaj Evropës dhe Perendimit (Shteteve të Bashkuara)—me qëllim për të trembur evropianët — se Shqipëria ka “alternativa të tjera”, ishin të papërgjegjshme. Sidomos marrëdhëniet e tija me Vuçiqin dhe me Beogradin zyrtar, duke anashkaluar Prishtinën zyrtare, në bisedimet e tija me ta për Kosovën. Zhvillimi normal i marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Kosovën gjatë viteve të fundit, le shumë për t’u dëshiruar. Ndërkohë që qeveria Rama meriton kredi për nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, ndonëse një akt i vonuar. Megjithse më duket mua se ishte një ide që e kishte zanafillën diku tjetër, por më mirë vonë se hiç. Lënja pas dore e marrëdhënieve me Kroacinë mike – në favor të Serbisë – ishte diçka e pakuptueshme – duke marrë parsysh lidhjet miqësore historike midis shqiptarëve dhe kroatëve. E vërteta është i nderuar Gëzim, se po të jemi të sinqertë me veten tonë dhe politikanët shqiptarë të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit shqiptarë e të pranojnë dështimet dhe zhgënjimet e shqiptarëve– me politikat e tre dekadave të kaluara –atëherë e gjithë politika shqiptare do duhej të fillonte nga zero. Duhet ta pranojnë të gjithë se punët nuk kanë shkuar aspak mirë nga sa prisnin shqiptarët por edhe miqët perëndimorë në periudhën e tranzicionit politik nga sistemi komunist në “demokraci”. Në radhët e shqiptarëve zhgënjimet janë të mëdha, megjithse, në vazhdimsi, shqiptarët vazhdojnë të votojnë për të njëjtit liderë dhe për të njëjtat parti. Kështuqë, edhe vet votuesit shqiptarë duhet të ndjejnë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e veta për gjëndjen e krijuar, në të cilën është katandisur Shqipëria “post-komuniste”, ashtuqë në atë vend të ndodhi më në fund ndryshimi i pritur prej 35 vitesh, para se të boshatiset vendi.

GM: Duket qartë që mediat kryesore në Shqipëri e kanë humbur misionin e tyre, duke mbrojtur korrupsionin, në të cilin janë përfshirë edhe vetë. Shqipëria dhe shqiptarët po vidhen nga banda të ndryshme, që nga banditët politikanë, banditët biznesmenë, deri te banditët gazetarë. Pronarët e mediave kryesore dhe gazetarët shiten e blihen, të zhytur thellë në errësirën e anti-gazetarisë. Megjithatë, cili është mendimi i një gazetari që për shumë dekada e ka ushtruar këtë profesion në vendin më demokratik të botës?

FSH: Liria e shtypit ka qenë dhe është për mua ndër subjektet shumë afër zemrës e që jam përpjekur ta tratoj dhe ta mbroj gjatë viteve e dekadave. Natyrisht, nga një këndveshtrim amerikan, ku liria e shtypit sipas kushtetutës u jep individëve dhe organizatave të drejtën dhe lirinë për të shprehur, për të botuar dhe për të shpërndarë informacionin, idetë dhe opinionet, pa pasur frikë nga censura ose nga ndërhyrjet e pushtetit qeveritar ose shtetëror: Në rolin e gazetarisë së lirë, një garanci kjo në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Duhet theksuar se sipas ekspertëve ndërkombëtarë të medias, në vitet e fundit, liria e shtypit ka pësuar rënie të dukshme, anë e mbanë botës. Por ne na “shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi”, e që është liria e shtypit në Shqipërinë tonë. Jam dakort me të gjithë përshkrimin që i bën gjëndjes së mjerueshme të medias sot në Shqipëri, “të zhytur thellë në errësirën e anti-gazetarisë” — me ndonjë përjashtim aty këtu. Pasi të gjithë e dimë këtë situatë të shtypit atje, nuk dua të përsëris atë që dihet, botërisht, kryesisht nga vet shqiptarët, por që është pasqyruar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë organizata perëndimore që luftojnë dhe mbrojnë lirinë e shtypit në mbarë botën. Prandaj preferoj të them dy tri fjalë se si do e doja unë shtypin dhe median shqiptare në përgjithsi. Natyrisht, se pikëspari do e doja median shqiptare në liri të plotë veprimi pas asnjë kufizim me ligj as me censura personale por në përputhje të plotë me standardet më të larta ndëkombëtare të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Më kujtohet, kur kam filluar punën në Zërin e Amerikës në vitin 1974, drejtori i atij enti gazetaresk për Evropën, në paraqitjen e parë, më tha se roli i parë i

gazetarisë së lirë është, natyrisht, informues, por në të njëjtën kohë edhe edukues. Kjo thënje më ka mbetur në mendje gjithë jetën profesionale timen dhe është përforcuar nga të mëdhejt e Kombit shqiptar si At Gjergj Fishta dhe të tjerë, se si ata, në kohën e tyre, e kanë shikuar dhe përcaktuar rolin e një shtypi të lirë, me të cilin unë jam dakort, e që do ishte shumë mirë që të adaptohej nga gazetarët e sotëm shqiptarë kudo. Prandaj, nëse më lejohet – ndjesë se po del pak e gjatë përgjigja andaj kësaj pyetjeje, por besoj ia vlen. Pasi përemenda Fishtën, si shembull, se  “Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut” — shkrimtarin e gazetarin ai i ka konsideruar si edukatorë të Kombit shqiptar. Ndërsa shtypin e lirë si një armë të fortë që duhet përdorur mirë, pa e abuzuar, si katedër edukimi, është shprehur shkrimtari Arshi Pipa, ndër të tjerë të brezit të tij, duke folur për mendimet e Fishtës për lirinë e shtypit, ose mbi “rolin e fletoristëve”, gazetarve: “Gjithkush e di fuqinë e madhe që kanë fletoret në shpirtin e nji populli. Këto janë ato që shëndrisin mendjen e nji populli dhe drejtojnë mendjen e tij drejt përparimit dhe përmirësimit të jetës. Veç duhet që këto të jenë shkrue e rregullue mirë. Për ndryshe, në vend që me kenë faktor i përlindjes, ato do të ishin rrënimi i shpirtit të popullit”, ka cituar Pipa At Gjergj Fishtën mbi rolin e shtypit në një shoqëri, si ajo shqiptare.  Fishta besonte në rolin pozitiv të gazetarit dhe gazetave, si transmetues të ngjarjeve bashkohore, por edhe si vatra të atdhedashurisë dhe të kulturës, ndërsa e konsideronte pendën, edhe si armë mbrojtëse e idealit kombëtar, ndër të tjera. “Me armë kemi ruajtur ekzistencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, ka shkruar Fishta për rolin e shtypit të lirë dhe gazetarëve.  Ndërsa, studiuesi dhe njohësi i mirë i At Gjergj Fishtës dhe veprimtarisë së tij si poet e prozator, i ndjeri At Daniel Gjeçaj ka vlerësuar se prej njerzve të pendës Fishta priste shumë: “Mbi të gjitha, prej gazetarëve të lirë, Fishta priste moral në sjellje, guxim në punë, sinqeritet në veprim, dashuri në mision, vetmohim në shpërblim. Ata lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë.”  Jam dakort me ty Gëzim se mediat kryesore në Shqipëri, por edhe më gjërë e kanë humbur misionin e tyre, si informues dhe edukues, Shqipëria dhe shqiptarët do ishin shumë më mirë sot nëse mediat shqiptare do punonin dhe vepronin sipas porosive dhe në frymën e të Gjergj Fishtës.  Ashtu si në kohën e tij, At Gjergj Fishta edhe sot do theksonte me forcë rolin e shtypit të lirë në formimin e gjithanshëm të Kombit shqiptar. Më thoni se si do ishte sot shqiptaria nëse media do të kishte kryer me përgjegjësi rolin e saj – të mbrojtësit të së vërtetës dhe farkues të karakterit kombëtar fisnik duke qenë në nivelin e detyrës së lartë të gazetarisë, të përcaktuar nga Gjergj Fishta, më shumë se një shekull më parë”?

‘Sa herë flitet për teatrin, në çdo ditë a çdo stinë, më del para syve të mendjes kjo foto e tim biri, Blendi Shahu.’ (Rexhep Shahu – Shkrimtar, Botues)

GM: Shembja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, që ndodhi në vitin 2020, shkaktoi një debat të madh publik, duke u konsideruar edhe si viktimë e korrupsionit. Teatri, një ndër ndërtimet më të njohura dhe me rëndësi historike për kulturën e Tiranës, u shemb nga autoritetet lokale dhe qendrore, konkretisht nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Akti i dhunshëm, i cili vë në dyshim edhe qytetarinë e Tiranës, ndodhi natën, rreth orës 4 të mëngjesit, me ndihmën e dhjetëra apo qindra policëve, të cilët, të urdhëruar, dhunuan edhe artistë dhe qytetarë. Si e shikoni këtë primitivizëm dhe a mendoni se autorët e këtij krimi, të paktën, duhej të shembeshin politikisht?

FSH: Me të thënë të drejtën, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë në atë kohë, edhe për nga mënyra se si u bë gjatë natës dhe për nga mos reagimi nga shoqëria e gjërë, me përjashtim të ndonjë grupi të vogël artistësh e qytetarësh, më ka kujtuar shembjen nga talebanët të statujave të Budës në Afganistan, (2001), një akt që në atë kohë tmerroi botën e qytetëruar. Më vjen keq të them, megjithse e kam thenë shpesh, se shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë ishte vetëm një akt i vogël në serinë e një historie të dhunshme ndaj kulturës dhe identitetit historik shqiptar, një trashgimi komuniste e shkatërrimit të thesarit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve. Ai akt terrorist, është në vazhdimsi të akteve barbare në trojet shqiptare që nga periudha osmane, por sidomos gjatë komunizmit, e deri në ditët e sotme. Si është e mundur një grup që kryen akte të tilla konsiderohet si një grup normal zyrtarësh aktualë?! Si është e mundur që kjo klasë politike e 35 viteve të kaluara konsiderohet normale, ndërkohë që deri më sot nuk ka dënuar, zyrtarisht, dhunën kulturore dhe historike të komunizmit, demët e mëdha ndaj letërsisë shqiptare të para komunizmit por edhe të letërsisë botërore. Pse të çuditemi për shembjen e Teatrit kur këta zyrtarë të shtetit e të qeverisë nuk riabilitojnë, zyrtarisht, (jo se kanë bërë gjë të keqe të shkretët) shkrimtarë, poetë, artistë e shumë e shumë intelektualë të fushave të dijes e të kulturës shqiptare që komunizmi i ka pushkatuar, i ka mënjanuar ose përjashtuar nga jeta kulturore e shekullit XXI. Ku është zemërimi popullor? Më fal, se nuk dua të minimizoj shembjen e Teatrit Kombëtar, por disa nga burrat e letërsisë, artit e kulturës së Kombit – të zhdukur nga komunizmi — janë shumë më të mëdhej se Teatri Kombëtar, si individë dhe me veprat e tyre, por që vazhdojnë edhe në “demokracinë” shqiptare sot, të trajtohen ashtu si nën komunizëm — të dënuar për jetë, se kështu i donte Enver Hoxha, të përjashtuar e të harruar përgjithmonë. Diktatura mund të jetë varrosur, sipas këngës popullore, por diktatorët nuk janë groposur. Ata vazhdojnë të shembin. Shikoni se ç’po ndodh sot, në përgjithsi, me trashëgiminë kulturore anë e mbanë Shqipërisë?!

Shembja talebane e Teatrit Kombëtar ishte një sulm ndaj trashëgimisë kulturore kombëtare që duhet dënuar, por duhet të shikohet si pjesë e një dënimi më të përgjithshëm të mbytjes së artit, kulturës dhe letërsisë, përfshirë periudhën e zezë komuniste. Nuk është për mua të them se ç’duhet bërë me autorët e këtyre krimeve kombëtare, pasi nuk kam të drejtë vote në Shqipëri, “nëse do duhej të shembeshin politikisht” ose jo. Fjalën e fundit për këtë duhej ta ketë drejtësia. Në një shoqëri normale duhej të pranoheshin krimet dhe për krime të tilla, të kërkohet falje. Unë nuk besoj se shqiptarët janë në gjëndje të reagojnë, të paktën kështu e kanë provuar, historikisht, ndaj këtij primitivizmi anti-kulturor. Për këtë që po them dua të përdor një citim që nuk më kujtohet autori, por që përputhet me rastin për të cilin flasim. Se kur vritet historia, kur vritet gjuha, kur vriten udhëheqsit politikë, kur vriten intelektualët, kur vriten udhëheqsit fetarë të një populli, atëherë, me atë popull i cili nuk ka më një histori të veten, mund të bëhet çfarë të duash. Shëmbja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, që e provon këtë, është vetëm një shembull i vogël i një shkatërrimi më të madh të trashëgimisë kulturore kombëtare të shqiptarëve, gjatë shekujve, përfshirë dekadat e fundit – sidomos në periudhën e komunizmit, e deri në ditët e sotme.

GM: Një gazetar i njohur, deri dje ambasador, dikur shprehej: “Të bashkohen të gjitha qelbësirat për të mundur Berishën”. Edi Rama e bëri këtë realitet, duke mbushur Parlamentin me individë me rekorde kriminale – përfaqësuesit tanë! Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, premtonte: “Ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante si këta”. Por realiteti tregon një dimension të ri të korrupsionit, ku rastet publike si inceneratorët, tenderat, pastrimi i parave, betonizimi dhe abuzimi me pasuritë publike flasin vetë. Në Shqipëri, ndërtimi i një kilometri rrugë kushton disa herë më shumë se në SHBA dhe dhjetë herë më shumë se në Kroaci. A e meriton Edi Rama të votohet sërish?

FSH: E përsëris edhe njëherë, nuk është për mua të them se kush e ke duhet të votohet në Shqipëri, me këtë rast ose në raste zgjedhjesh të tjera. Kjo është dhe duhet të jetë një e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e votuesve shqiptarë me të drejtë vote – në zgjedhje të lira e demokratike e në përputhje me standardet ndërkombëtare të botës demokratike. Dihet botërisht tani se niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë në të gjitha entet qeveritare e shtetërore të Shqipërisë – ndërkohë që vendi renditet ndër më të korruptuarit në Evropë dhe ndoshta në botë, së bashku me si-motrat vende ballkanike, Serbia, Bosna-Hercegovina e Turqia, ndër të tjera. Dihet se korrupsioni është vetëm një prej problemeve të shumta me të cilat përballet shoqëria shqiptare, por të cilat rrënjët i kanë në korrupsion, e që janë papunësia, imigrimi masiv, shërbimi shëndetsor, siguria dhe arsimi, ndër të tjera. Për t’iu përgjigjur pyetjes tënde i dashur Gëzim, shqiptarët kanë mjaft arsye për të pyetur veten nëse qeveria e Edi Ramës meriton të votohet rishtas, ose të votojnë rotacionin duke i dhenë besimin e qeverisë së ardhshme opozitës së tanishme, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 11 Majit. Mund të them vetëm se nga këndveshtrimi im, si një shqiptaro-amerikan që ia do të mirën atij vendi dhe Kombit shqiptar – ka ardhur koha që shqiptarët të zgjohen dhe të veprojnë urgjentisht për t’i thenë mjaft kësaj politike shkatërruese dhe minuese të interesave kombëtare. Në krye të listës, natyrisht, t’i jepet fund korrupsionit zyrtar i pranishëm në të gjitha nivelet qeveritare, sipas organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Korrupsioni, sipas ekspertëve, nuk është një fenomen i vetëm që vepron në një “vakuum” të jetës shoqërore i ndarë nga sfidat e tjera me të cilat përballet një vend me korrupsion të lartë, siç është Shqipëria. Ata pretendojnë se korrupsioni masiv është i lidhur drejtpërdrejt me kufizime të ndryshme të të drejtave bazë të njeriut dhe me sulme kundër hapësirës civile. Dhe më keq, korrupsioni tenton të luftojë liritë bazë dhe si rrejdhim, kjo situatë e krijuar kërcënon më në fund sigurinë, stabilitetin shoqëror e politik, por mbi të gjitha rrezikon demokracinë dhe të drejtat kryesore bazë të njeriut. Prandaj, si rrjedhojë, unë besoj se votuesit shqiptarë kanë mjaft arsye që me 11 Maj të shkojnë në votime dhe të hedhin votën e tyre për kandidatët ose partitë që secili prej tyre, me ndërgjegjen më të lartë qytetare, mendon se mund të zgjidhi problemet aktuale të Shqipërisë, sidomos, korrupsionin zyrtar, që në mendimin tim është nëna e të gjitha të zezave të tjera në shoqërinë shqiptare, por jo vetëm. Pyetjes tuaj: A e meriton Edi Rama të votohet sërish? — votuesi shqiptar duhet të përgjigjet me një pyetje të veten: A jam sot më mirë se ç’isha para tre mandateve të Kryeministrit Rama? Por pyetja më me rëndësi për të gjithë shqiptarët është: A është Shqipëria sot më mirë se ç’ishte para ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, me në krye Edi Ramën? Varësisht përgjigjes së shqiptarëve ndaj kësaj pyetjeje le të votojnë me ndërgjegjen më të lartë morale dhe politike për të mirën e vetes, të familjes së tyre dhe Shqipërisë.

GM: Nuk besoj se ka ndonjë qytetar mendjekthjellët që është kundër arrestimit, gjykimit dhe dënimit të individëve që kanë vjedhur ose krijuar pasuri të paligjshme. Megjithatë, arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta dhe mënyra se si u realizua ky arrest ngre pyetje dhe shqetësime për shtetin që kemi ndërtuar. A është ky akt një shenjë e shpellarizimit të institucioneve tona?

FSH: Siç thashë edhe më lart, korrupsioni është nëna e të gjitha të zezave dhe si i tillë korrupsioni në Shqipëri, konsiderohet se ka prekur më së shumti sistemin e drejtësisë dhe gjykatat në atë vend. 81% e shqiptarëve, sipas Transparency International mendojnë se sistemi i  drejtësisë është i korruptuar. Jam dakort me ty se arrestimi i ish-presidentit Meta – për mënyrën se si u bë, nuk ishte i denjë për një vend që e quan veten demokratik, ndërsa njollosë reputacionin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për antare e Bashkimit Evropian. Pa marrë parasysh se cilat janë akuzat ndaj Z. Meta, arrestimi i tij, para botës së qytetëruar, u duk si një rrëmbim me forcë i një hajduti, një veprim i paparë arrestimi ndaj një antari të opozitës politike, në Evropën demokratike.

GM: Protesta e dhunshme e 21 janarit 2011 u zhvillua pas publikimit të një videoje, ku Ilir Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, shihej duke diskutuar për korrupsion dhe afera të dyshimta. Gjatë asaj proteste u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Më vonë, Rama bëri koalicion me Metën, i cili u bë Kryetar i Kuvendit. “Shpërblimi” i Ramës ndaj Metës nuk ndaloi derisa ky i fundit u bë President. Ky është një nga rastet më tragjike, ku politika e shfaq hapur imoralitetin e saj. Cili është këndvështrimi juaj?

FSH: Shiko, kur flitet për imoralitet as politika shqiptare nuk dallon shumë nga politikat në çdo vend tjetër të botës. Në Shqipëri mund të jetë e një niveli shumë më të lartë se në disa vende të tjera, Por “Në politikë nuk ka moral, ka vetëm dobi e përfitim, gjëra që lehtëson politika”, ka thenë Lenini. Ndërsa për Machiavellin, “Politika nuk ka asnjë lidhje me moralin”. Ndërsa ish-Presidenti amerikan Ronald Reagan ka thenë të kundërtën: “Morali e politika janë të pandara nga njëra tjetra… Ndërkohë që baza e moralit është feja, atëherë feja dhe politika, domosdoshmërisht, janë të ndërlidhura me njëra tjetrën…”. Reagan ka thënë gjithashtu se nuk ka zgjidhje të lehta kur vjen puna tek morali e politika, por, ata që i bashkohen politikës duhet të kenë kurajon morale për të bërë më të mirën që mundën në politikë. Ndërkaq, ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher citohet të ketë thenë se i kishte “hyrë politikës për arsye të konfliktit midis të mirës dhe të keqës, në këtë botë, duke besuar se më në fund, e mira do të triumfojë”. Fatkeqsisht, për shqiptarët, politikanët e tyre, kryesisht, kanë zgjedhur t’i futen politikës pa moral, bazuar në interpretimet e Leninit dhe të Machiavellit — për dobi e përfitim — dhe jo me idenë se, “morali dhe politika” duhet të jenë të pandara, ashtuqë e mira të triumfojë mbi të keqën.  Përgjithësisht, fjala politikë, kudo në botë, konsiderohet si një fjalë e ndyrë dhe një profesion i padëshirueshëm (përveç në Shqipëri ndoshta) por nuk duhet të jetë kështu. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikanët shqiptarë të gjitha ngjyrave.  Historikisht, mungesa e moralit në politikë çon jo vetëm drejt korrupsionit në nivelet më të larta politike – që vlersoj se është shqetsimi kryesor i pyetjes tënde — por edhe shkakton konflikt, dhunë e deri në shpërthim konfliktesh fizike dhe politike. Në një atmosferë për të cilën kemi qenë e jemi dëshmitarë gjatë regjimit barbar të diktaturës komuniste, por edhe në tre dekadat e tranzicionit “post-komunist”, në Shqipëri. Zhvillimet politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, përfshirë konfliktet midis tyre, vetëm pasqyrojnë një mungesë të thellë të moralit në politikë, gjë që ka rezultuar në një atmosferë politike të dobët e cila vetëm promovon korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë e krimit.

GM: A mund të shihet mbyllja e Agon Channel (2013-2015) si një akt politik për censurimin e medias së pavarur, duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila detyron Shqipërinë të dëmshpërblejë Francesco Becchettin me 110 milionë euro, akuzat për presion ndaj gazetarëve nga Erion Veliaj dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për financimin e dyshimtë të këtij televizioni dhe lidhjet e tij me aktivitete kriminale ekonomike?

FSH: Kam dëgjuar për këtë rast, por nuk jam në dijeni të informacionit të sakt dhe hollësive në lidhje me këtë çeshtje, prandaj hezitoj të komentoj për këtë rast. Por më duket se edhe ky rast ishte në vazhdën e masave të njëpasnjëshme të fushatës së qeverisë së Kryeministrit Rama, gjatë tre mandateve të tija, kundër lirisë së shtypit dhe medias shqiptare, në përgjithësi. Liria e shtypit ka qenë dhe mbetet një subjekt i rëndësishëm për tu trajtuar, sidomos, për një shoqëri si Shqipëria, ku liria e shtypit as liritë demokratike në përgjithsi, nuk kanë një histori për të cilën politikanët e të gjitha ngjyrave mund të ndihen krenarë. Shpesh e kam thenë se liria e shtypit, ka qenë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite një ferrë në sy të politikanëve shqiptarë, pa dallim, që nga diktatura komuniste e deri në ditët e sotme. 35 vjetë tranzicioni post-komunist politikanët shqiptarë nuk e kuptojnë ende idenë e lirisë së shtypit si një e drejtë themelore dhe gur-themel i demokracisë së vërtetë. Thjesht, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë një periudhë historie me përvojë të lirisë së shtypit, për të cilën mund të jenë krenarë. Kryeministri aktual i është referuar, vazhdimisht, medias shqiptare si një “kënetë mediatike”. Natyrisht, se sulmet kundër lirisë së medias janë politike për nga natyra dhe besoj se edhe mbyllja e Agon Channel-it, të cilit ju i referoheni specifikisht, duhet të ketë qenë pjesë e asaj frike që pushtetarët shqiptarë kanë ndaj një enti vërtetë të lirë mediatik, opozitar. Gjatë viteve të tranzicionit politik në Shqipëri, nuk besoj të ketë pasur kritika e sulme ndaj ndonjë veprimtarie politike a shoqërore, sa ç’ka pasur kundër lirisë së shtypit (medias) dhe fjalës së lirë. Sa janë përpjekjet dhe masat ligjore që janë ndërmarrë gjatë viteve për të penguar, kufizuar dhe mbyllur gojën shtypit dhe mediave në përgjithsi, në vend që të mbrohet, të kultivohet dhe të zbatohet liria e fjalës, si një prej lirive bazë e të drejtave universale të njeriut.  Prandaj edhe mbyllja e Agon Channel (2013-2015) nuk më duket asgjë tjetër veçse një akt politik për censurimin e medias së pavarur në Shqipëri. Një grabitje, e paligjshme, siç bënte dikur regjimi komunist kur merrte me forcë pronat e shqiptarëve dhe i shtëtëzonte për qëllime të veta. Ashtu edhe ky veprim është i njëjtë në thelb — megjithse në një fushë tjetër, fushën e lirisë së fjalës duke i mbyllur gojën shtypit të lirë.

GM: Këtë pyetje e ndryshova, sepse në kohën kur e kisha përgatitur, nuk kishte ndodhur ende zhvillimi pozitiv: arrestimi dhe burgosja e Erion Veliajt. Nuk kanë munguar fyerjet dhe kërcënimet nga Veliaj, nga burgu, siç nuk kanë munguar as nga prijësi i opozitës dhe kryeministri, të cilët respektivisht kërcënuan me mbylljen e SPAK-ut dhe “dalje nga shinat kushtetuese”! Si e vlerësoni ju punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)?

FSH: Në lidhje me këtë pyetje, nuk dëshiroj të komentoj raste të veçanta – as indidvidësh as të tjera – sidomos ato që janë në proces e sipër hetimesh ose gjykimi. Por dua të them se unë shpesh kam shfaq rezervime, publikisht, në shkrimet e mia modeste gjatë viteve të kaluara ndaj mënyrës së veprimit dhe të seleksionimit të zyrtarëve që punojnë në atë ent, që disa prej tyre ishin shpallur “kampion të drejtësisë” – ish-prokuror të komunizmit – çfarë talllje me drejtësinë dhe me shqiptarët. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik, jo për ekzistencën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), sepse një ent si ky duhej si i domosdoshëm në Shqipëri, por për mënyrën se si ka vepruar në të kaluarën dhe për përzgjedhjen e disa prej zyrtarëve të këtij enti – sidomos ata me një të kaluar të dyshimtë, si prokuror ose gjykatës nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Kjo është një çeshtje kredibiliteti. Thuhet se Shqipëria ka më shumë prokurorë e gjykatës se çdo vend tjetër ish-komunist në Europën Lindore dhe Qendrore, me edukatë dhe përvojë në “drejtësinë e popullit”, të “diktaturës kushtetuese” të komunizmit enverist. Disa të tillë përfunduan në SPAK, për fat të keq me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Me premtimin se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah SPAK-ut në përpjekjet për të ndryshuar kulturën e ngulitur të korrupsionit dhe të pa ndëshkueshmërisë së krimit të lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Unë e di se reforma në drejtësi, sidomos në Shqipëri, nuk është e lehtë, as e shpejtë, por si taksapagues amerikan kam qenë dhe jam i shqetësuar se disa prej të cilëve sot pritet të realizohet reforma në drejtësi me fondet amerikane dhe evropiane, të pakën deri tani, janë pikërisht të njëjtit që me dekada kanë penguar zhvillimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe disa që kanë punuar në ish-regjimin komunist. Sidomos në një shoqëri si Shqipëria e cila ç’prej themelimit të saj nuk ka parë kurrë drejtësi, e sidomos për pothuaj gjysëm shekulli komunizëm, të gjithë jemi të vetdijshëm se drejtësia, liria dhe barazia janë faktorë të rëndësishëm që një shoqëri të shkojë përpara. Pyetja është se si të arrihet ky qëllim. Me SPAK ose pa SPAK, unë nuk besoj se përfaqësues të “gardës së vjetër” të “drejtësisë popullore” të diktaturës komuniste, mund të sjellin reformën në drejtësi, paqën dhe pajtimin në Shqipëri.

Prandaj nuk besoj se janë nostalgjikët e atij sistemi kriminal, qofshin ata në politikë ose në sistemin juridik, që mund të bejnë ndryshimin e madh në këtë fushë. Në Amerikë përdoret fraza: “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. Ky ka qenë mendimi im për SPAK- dhe për drejtësinë shqiptare të këtyre 35-viteve, në përgjithsi dhe i tillë mbetet edhe sot.

GM: Le të humbasim për një moment në një ëndërr të bukur dhe të imagjinojmë se individi Edi Rama nuk është i korruptuar. Zgjimi në realitet do të ishte tepër i trishtueshëm, sepse ai është i rrethuar nga një numër i madh të korruptuarish, nga punonjës të thjeshtë deri te deputetët, kryetarët e bashkive dhe ministrat. Po flas vetëm për faktet publike: të akuzuar, hetuar dhe dënuar. Duke thënë këtë, duket se Rama është i preferuari i popullit, pasi protesta jo-politike nuk ekziston në Shqipëri. Në rastin më të mirë, ai nuk mbron paratë e qytetarëve – qindra miliona euro, apo edhe miliarda. Çfarë mendoni se duhet të ndodhë që qytetarët jo-partiakë të protestojnë kundër vjedhjes që u bëhet? Dhe cili mendoni se është niveli i qytetarisë në Shqipëri?

FSH: Shqipëria është një rast unik në këtë aspekt. Po, shqiptarët kanë qytetërim e kanë kulturë, por protesta ndaj qeverisjes së keqe, korrupsionit e vjedhjeve, nuk më duket të jetë një prej tyre. Unë besoj në fuqinë e të pafuqishëmve, siç është shprehur dikur Vaclav Havel, por edhe në protestën si një e drejtë civile dhe një forcë morale për të detyruar bërjen e ndryshimeve në shoqëri.  Jo se shqiptarët nuk kanë protestuar: duhet të kujtojmë protestën e madhe me rastin e shembjes së monumentit të Enver Hoxhës, protestat e tjera të stutentëve në ato vite dhe ato në Shkodër e gjetiu pas shembjes së Murit të Berlinit. Edhe vitet e fundit ka patur protesta të vogëla, nga studentët, nga pedagogët ose edhe ato të organizuara nga Partia Demokratike në opozitë, e që kanë zgjatur jo më shumë se 2-3 orë. Por këto “protesta” nuk kanë mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e pushtetit në Tiranë. Protestat e qytetarëve shqiptarë duken si lojë fëmijsh në krahasim me protestat e qytetarëve në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, ku protestat shpeshherë kanë shkundur sistemin deri në themel dhe kanë realizuar plotësimin e kërkesave të protestuesve, nganjëherë edhe duke detyruar ndryshimin e sistemit politik. Protestat e Martin Luther Kingut për të drejtat e afrikano-amerikanëve në Amerikë shekullin e kaluar, ishin të një natyre biblike dhe reflektuese dhe shembull edhe për situatën aktuale kudo në botë, pa përjashtuar as Shqipërinë. Në protestat e tija, Martin Luther King fliste për vlera morale dhe njerëzore, por dhe për të drejta universale të përbashkëta, për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh, politikën, racën, fenë ose origjinën etnike të njerzëve. Ndër shqiptarë, dëgjohet shpesh fraza “koha do e bëjë të vetën”, kur është fjala për ndryshime rrënjësore në shoqëri. Por koha, as demokracia nuk presin pafund për zgjidhjen e problemeve të cilës do qoftë shoqëri, është shprehur Dr. Martin Luther Kingu në një prej fjalimeve të tija në mars të vitit 1968. Edhe në Shqipëri, kam dëgjuar zëra që thonë se, po probleme kemi mjaft, por me kohë do shërohen plagët dhe të gjitha problemet e shoqërisë do zgjidhen.

Koha ka thenë Martin Luther King “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.” Justifikimin, se koha do i shërojë të gjitha problemet — forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht, se forcat e vullnetit të mirë. Koha do ta tregojë, ka thënë ai se, “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta – dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre – por edhe për heshtjen e tmershme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë, të cilët rrinë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria. Pa punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme nga njerëzit e vullnetit të mirë, koha në vetvete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, është shprehur Kingu. Duke shtuar se koha për të vepruar është tani që të jemi bashkëpunëtorë të kohës duke qenë të vetëdijshëm se koha është, gjithmonë, e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë — për të mirën e përbashkët. Mungesa e protestave ndaj së keqës së kaluar dhe kësaj aktuale nga qytetarët shqiptarë mund të jetë edhe një krizë ndërgjegjeje jo vetëm politike, por edhe morale se pse shqiptarët të cilët jo vetëm që nuk i shikojnë protestat si një mjet i dobishëm për bërjen e ndryshimeve, por në vend të kësaj preferojnë të presin me durim “kohën” si aleate të tyre dhe jo të angazhohen në protesta, për zgjidhjen e problemeve madhore me të cilat përballet vendi dhe Kombi. Prandaj, qytetarët jo-partiakë shqiptarë, por jo vetëm duhet të jenë të vetdijshëm se koha është gjithmonë e përshtatshme për të protestuar kundër vjedhjes, keq-qeverisjes, padrejtësisë e korrupsionit, për ndryshe, “koha” shumë kollaj bëhet aleate e ngushtë dhe e përhershme e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik të një vendi.

GM: Dashuria e Partisë Komuniste, më pas e Partisë së Punës dhe sot e Partisë Socialiste ndaj Serbisë është një romancë pothuajse shekullore! Nga diktatori Enver Hoxha te Fatos Nano dhe Edi Rama. Ky i fundit, ashtu si i pari, gjithnjë ka qenë dhe është më pranë Serbisë së serbëve sesa Kosovës së shqiptarëve. Si e shpjegoni qëndrimin e liderëve të saj, nga Enver Hoxha te Edi Rama, ndaj Beogradit?

FSH: I nderuar, për mua është e vështirë ta kuptoj, prandaj është e pamundur ta shpjegoj. Nuk preferoj të komentoj për këtë fenomen tragjik kombëtar, prej një shekulli ose më shumë, sepse do duhej të përdorja një fjalor e një gjuhë që nuk është në natyrën time. Unë nuk e di se nga vijnë këta njerëz, interesat e kujt përfaqësojnë në marrëdhëniet e tyre të ngushta me Beogradin — në kurriz të interesave dhe të drejtave historike kombëtare dhe çka mendojnë se cilat janë të mirat që mund të vijnë nga Beogradi e Moska përsa u përket interesat kombëtare të shqiptarëve sot dhe në të ardhmen. Uroj që pyetjes tënde i dashur Gëzim t’i përgjigjen, eventualisht, historianët e vërtetë të Kombit me hapjen e arkivave, me kohë. Ndoshta ka ardhur koha që shqiptarët kudo qofshin të kërkojnë shpjegime për qëndrimet e këtyre liderve shqiptarë dhe për marrëdhëniet e tyre me Serbinë

GM: Cili do të ishte mesazhi juaj kryesor për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, duke pasur parasysh sfidat dhe mundësitë e vendit sot? Çfarë do t’u këshillonit në lidhje me të ardhmen e tyre dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë?

FSH: Është një thënie anglisht: “This is the time for e few good men to come to the aid of their country”. Që pak a shumë do të thotë, kjo është koha për disa njerëz të mirë/vullnet mirë, që e duan Atdheun, t’i vijnë në ndihmë vendit të vet. Kjo është koha e përshtatshme dhe e duhur edhe  për Shqipërinë dhe për shqiptarët.  Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur në këtë jetë, është një shprehje tjetër e M. Kingut. Protesta me këmbë e shqiptarëve, duke u larguar nga trojet shqiptare, drejtë emigrimit, nuk është një zgjidhje. Për të shpëtuar veten, familjet e tyre dhe Kombin, shqiptarët duhet të angazhohen në veprime më dramatike, qoftë edhe me protesta, për t’u kujtuar politikanëve të vet, të gjitha ngjyrave e të gjitha partive, ndryshimet e mëdha që ekzistojnë midis premtimeve të bëra gjatë viteve dhe mosrealizimit të premtimeve të dhëna. Për ta bërë të padukshmen të dukshme! Ndërkohë që asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria sot, në qoftë se njerëzit vullnetmirë, rrinë duarkryq, përball problemeve madhore ekzistenciale të Kombit, me shpresën se koha, eventualisht, “do e bëjë të vetën, do t’i zgjidhë problemet. Duke ndjenjur duarkryq, koha bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, ka thenë Matin L King. Ndërsa unë kam vazhduar të paralajmëroj, me vite tani, se “Demokracia nuk pret”! Shqipëria mbetet, gjithnjë “pjesërisht e lirë”, 35-vite pas shembjes së komunizmit zyrtar.

 

MASAKRA E STUDENICËS VAZHDË E KRIMEVE MAKABRE SERBE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Lapidari kushtuar viktimave të Masakrës të Studenicës
 
     Edhe pse ka kaluar tej një çerek shekulli, nga masakra e 13 prillit të vitit 1999, zemrat e familjarëve të viktimave mbetën fort të lënduara. Atë ditë të kobshme prilli, soldateska serbo-sllave masakroi dhe i hodhi kufomat e viktimave në një pus (bunar) të thellë, duke hedhur një masë gurësh sipër, për të mbuluar gjurmët e krimit makabër. Ai pus u bë varri i përbashkët i dy brezave, të moshuar dhe rinorë: bacë Sali Sokol Zeqiraj, Nezir Lipaj, të gjysheve dhe nënave: Sala Lipaj, Hajrije Lipaj, Fatime Lipaj, Sabrije Lipaj dhe rinoret Qëndresë Lipaj, Njomzë Lipaj, Mirdonë Lipaj dhe Lindihanë Lipaj, të gjitha nxënëse!
Ishte kjo Masakra e Studenicës, ku ishte vendosur edhe SHTAB-i i UÇK-së për komunën e Istogut, njëra nga 420 masakrat e bëra anekënd Kosovës, përgjatë luftës aktive 16 mujore të Kosovës.
     Poeti i mirënjohur kavajas, Hasan Korbi, autor i një duzinë labrash, Masakrës të Studenicës, ia ka kushtuar librin “Prilli kurrë nuk vdesë”, për viktimat të pafajshme, të Familjes Lipaj dhe Zeqiraj, duke e shprehur dhimbjen tragjike, që nga gjyshi e deri ke nxënëset:
      “U tund fort Studenica,
      Trupi i Atdheut mbushur me mornica.
      Gjyshi Saliu me deje trimërie,
      Bashkë me ju në vite pleqërie,
      Studenicë sa emër të dhanë martirët,
      Shkollës Vrellë i bënë historinë,
      Heshtën bangat në lëndinë,

      Dhjetë jetët rënë nënshkruan lirinë”.

Është një dhimbje, që therë si heshtë zemrën e vëllait për të motrën, “trëndafil i këputur” në lulën e rinisë:
      “Vij tek ty Qendresa ime, me mall se 26 vitet ikën, ikën,
      Dhimbjen lanë gjurmë në zemër të vëllait,
      Vij tek ty motër e shpirti fort me liget,,
       Trëndafil këputur ike ti, pa hapur petalet”.
Penda e poetit shpërfaqë trishtim e dhimbje të skajshme:
     “S`të kam harruar jo, Njomëza ime,
     Petalet gjysmë të hapura,
     Jetën tënde të pa filluar,
     Kafshoi serbi gjakatar.
     Njomzë ti, e pa koritur,
     Motërzo ti martire”.
Në renditjen e radhës vargjet rrjedhin për rinoren Mirdonë:
      “Aty tretën ëndrrat e tua të bukura vajzërore,
      Tretet një histori e një lastari femëror,
      E ndjej aromën tënde motër, kur prek dheun e varrit,
      E ndjej aromën tënde të urrejtjes kur ndjej erën e gjakut”.
E reja Lindihanë frymëzim i pendës të autorit Korbi:
      “Librat po shkruhen me penën e lyer me gjak, sa madhështi,
      Sfidave jetën për plagë të dhimbjes, martirja fëmijë,
      E mbetur ndër vite e dekada një lule lëndine,
      Vijmë gjithnjë me mall e marrim aromën tënde”.
Autori Hasan Korbi i përjetëson në vargje edhe nënat krenare dhe viktima – njëherësh:
      “Sa herë që nisë pranvera udhën e saj,
      Vijmë tek ty nanë e të puthim në ballë,
      Lotët e nxehtë të syrit motra t`i fshijnë,
      Rrudhat e ballit flasin heshtur pa fjalë”.
     Me gjithë përballjen e guximshme dhe rënies së lavdishme të dëshmorëve, Kosova u mund në fushë-betejë, sepse raporti i forcave ndërluftuese ishte, fatalisht, i pabarabartë. Në luftën e Kosovës kishte luftëtarë trima, pa përrallëzuar me legjendarë dhe epopera të paqena. Sepse një luftë-epope, siç e përcakton fjalori historik, nënkupton përmasën e gjakut, në mos deri në zog të këmbës, të paktën, një opingë po, nga të dy palët ndërluftuese, gjë që në Kosovë kjo nuk ka ndodhur përgjatë luftës së fundit.
     Përkundrazi, janë shënuar 420 masakra, dhe përgjakja masive të mijëra viktimave shqiptare, nuk është shpaguar as për së afërmi. Dhe, pikërisht, për plojën makabre të viktimave të pambrojtura, ka dërguar Apaçet e NATO-paktit, kundër soldateskës serbo-sllave.
     Përfundimisht, ndërhyrja humanitare e botës demokratike ndërkombëtare, përzuri nga Kosova jonë ushtrinë pushtuese serbo-sllave, duke e çliruar Kosovën më 12 qershor 1999. Të gjitha datimet tjera, kinse, çliruese, të para dhe pas kësaj date, janë fiktive, super të rrejshme.
     Populli i Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm, do t`i nderojmë përjetësisht bijat dhe bijtë luftëtarë të lirisë, dëshmorët e rënë në fushë-betejë dhe mijërat viktima të vrara, ngeshëm e me sadizëm unik, në përmbyllje të shekullit të shkuar.
     Lavdi dhe nderim të thellë, për të gjithë të amshuarit, dhunshëm e përgjakshëm, përgjatë dhe pas luftës së fundit, në Kosovën tonë të përgjakur nga pushtuesit dhe argatët e tyre shqip-folës.
     Në kujtesën tonë individuale dhe kolektive, do të mbesin përjetësisht dëshmorët dhe viktimat e terrorit të armikut pushtues dhe të veglave të tyre, të etur për pushtet dhe pasuri, me ekzekutimet kriminale të kundërshtarëve politikë, duke ia shtuar Kosovës jetimët edhe në liri! E tmerrshme, deri në skajmëri!

Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo? Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të veta. Ai duhet të gjunjëzohet nga shqiptarët e vërtetë sa më parë. Qëllimi i tij kryesor është shpopullimi i vendit nga shqiptarët dhe ndryshimi i demografisë së Shqipërisë, duke i zëvendësuar me afrikanë, aziatikë dhe arabë; ashtu si komandon Soros.
Ai nuk duhet të marrë (blejë dhe vjedhë) një mandat të katërt. Nëse kjo ndodh, Shqipëria do të na lërë…
***
Përshëndetje vëllazërore të nderuar bashkëkombës! Duhet t’ia mohosh lirinë më të rrezikshme hajdutit, vasalit të armiqve tanë, anëtarit të mafies dhe tradhtarit më të rrezikshëm të vendit dhe kombit. Trojet shqiptare janë duke u përballur me një shpopullim të frikshëm, vdekjeprurës: Shkaku: humbja e shpresës, imponimi i varfërisë së qëllimshme nga mafiozi kryesor, dhe mbushja e Shqipërisë me azilkërkues nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme; shumë prej tyre kriminelë që Evropa, sidomos Italia nuk i do). Njerëzit në Shqipëri duhet të hapin sytë ndaj politikave të këqija që po kryejnë ata që janë në pushtet në këto 12 vitet e regjimit tiranik të „rilindjes“.

Tirania, është një term që përdoret sot për të përshkruar një formë qeverisjeje ku një person (një tiran) kontrollon i vetëm kufijtë e ushtrimit të tij të pushtetit dhe mund të sundojë gjithçka sipas interesave të tij. Me një pushtet të tillë të pakufizuar, kreu i shtetit mund të përcaktojë vetë se cilat ligje dhe rregulla do të zbatohen në shoqëri, por në të njëjtën kohë mund të zgjedhë të neglizhojë nga ana e tij udhëzimet që ai/ajo ka vendosur për të tjerët dhe të ndryshojë udhëzimet në mënyrë arbitrare sipas gjykimit të tij.

Despotizmi, presupozon një shoqëri të paligjshme ku një despot sundon në mënyrë arbitrare ndërsa tirania ka një diktator që sundon pa marrë parasysh ligjet.

Diktator, përdoret si një term më neutral për një sundimtar absolut, ndërsa tiran tani përdoret si një term negativ.

Aristoteli e përkufizoi tiraninë si: “Çdo despot që nuk ka nevojë të justifikojë veten dhe që sundon mbi të barabartët e tij dhe ata më të mirë se ai sipas interesit të tij dhe jo të tyre, mund të sundojë vetëm me tirani.”

Sot, kjo fjalë lidhet me një despot të etur për pushtet që i pëlqen të sundojë brutalisht, ose me një person tepër të uritur për pushtet. Fjalë të tilla si autokrat, diktator dhe despot shpesh konsiderohen sinonime të termit tiran.

Çfarë nënkuptohet me tirani?

Tirania është një formë qeverisjeje ku një person në parim ka të gjithë pushtetin dhe sundon në mënyrë arbitrare. Një tiran sundon pa bazë në ligjet e njohura publikisht dhe me përdorimin e gjerë të mjeteve ekstreme si dhuna. Tirania është një term që përdoret sot për të përshkruar një formë qeverisjeje ku një person (një tiran) kontrollon i vetëm kufijtë e ushtrimit të tij të pushtetit dhe mund të sundojë gjithçka sipas interesave të tij.

Nuk jam politikisht korrekt (as që jam vulgar), por i them gjërat ashtu siç janë apo siç mendoj unë se janë. Ai që sillet në mënyrë të hijshme me kriminelët, indirekt i motivon ata të vazhdojnë me fëlliqësitë. Pse vazhdojnë? Sepse ju nuk reagoni (ata hajdutë e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës), vazhdojnë me fëlliqësitë sepse nuk frikohen nga pasojat që nuk ekzistojnë. Frika i ruan vreshtat.

I madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu tha: “Lirinë nuk jua solla unë, atë e gjeta midis jush!”

Vogëlsia ime thotë: Nuk ju solla unë despotët, diktatorët, tiranët, robërinë, mafinë, hajdutët, pedofilët, vrasësit me pagesë, kriminalitetin (sidomos atë ekonomik), vasalitetin, tradhtinë ndaj vendit, uzurpimin (grabitjen e paligjshme të tokave dhe pasurive tjera shoqërore), trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore, shitjen tek të huajt (thënë ndryshe, dhurimin e tokës, ujit të pijshëm, detit, diellit, qiellit) dhe çmendurinë e mos-reagimit të juaj ndaj së keqes, ato i gjeta midis jush!

PS: Trafikimi i qenieve njerëzore përfshin njerëz që detyrohen, shfrytëzohen ose nxiten në forma të ndryshme të punës/shërbimeve, prostitucionit, qëllimeve të tjera seksuale, krimit, lypjes, shërbimit ushtarak ose marrjes së organeve nëpërmjet përdorimit të dhunës, kërcënimeve ose abuzimit të një situate të cenueshme.

Kontrabanda e qenieve njerëzore po ndihmon të huajt të udhëtojnë ilegalisht nga një vend në tjetrin. Trafikimi i qenieve njerëzore shpesh ndodh në mënyrë të organizuar, për pagesa të larta dhe në kushte kërcënuese për jetën.

Ai që shet vendin e tij, shet edhe shpirtin e vet.

Prej vitit 2002, me shkrimet e mia që botohen nga gazetat (portalet) vërtetë kombëtare, mundohem të jap kontributin tim shumë modest në përfaqësimin e shqiptarizmit të vërtetë që frymëzon patriotizmin (atdhedashurinë) nga brenda dhe nuk ndikohet nga presionet e jashtme.

Gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh është se ne më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga kritikat.

Unë dhe anëtarët e familjes sime të ngushtë, përkundër faktit se me gjenerata kemi lindur dhe jetojmë jashtë trojeve shqiptare dhe Evropës, nuk kemi aq simpati për kokëtulët kozmopolit që e urrejnë atë që përfaqëson tradita, kultura dhe zakonet e mirëfillta shqiptare. Dhe, nuk kemi asnjë simpati për ata homo sapiens që kanë shkatërruar tokën e paraardhësve tanë, që mbështesin dhe marrin pjesë në tradhti ndaj vendit, krimit ekonomik (Pas çdo pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë), pedofilët, përdhunim dhe vrasje të të pafajshmëve (kriminelët kryejnë (sidomos masakrim të grave shqiptare). Mjaft gjumë, zgjohu dhe vepro!

Shqiptarët, jo vetëm ata të Shqipërisë londineze por edhe të Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera nën okupim, janë në prag të vdekjes, si vend dhe komb, zhdukjes përfundimtare. Nëse duam të mbijetojmë si Komb dhe Vend, përveç tjerash, duhet të denoncojmë, bojkotojmë dhe dënojmë mediumet e tradhtarëve gjysmë-analfabetë shkatërrimtarë, që për qëllime djallëzore (të paguar-financuar nga armiqtë e kombit tonë) ngatërrojnë (hutojnë) popullin me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta në shkrimet dhe llomotitjet e tyre të ndyra. Pra, portalet (gazetat) dhe televizionet e tyre me themelues analfabet por profesional kriminal, financohen nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të popullit tonë, nga ata që mashtrojnë e punojnë që ne të mos ekzistojmë.

“Nëse nuk mund t’i bindni, atëherë ngatërroni (hutoni) ata.”– Harry S. Truman, Kombësia: Amerikane. Titulli: politikan. Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Jetoi: 1884-1972

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta, gjenealogjinë, gjakun, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, historinë, traditat, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Pra, për shqipfolësit problematikë duhet ligje të posaçme.

Ne duhet të godasim ashpër kriminelët.

Ne duhet të dyfishojmë dënimin nëse krimi kryet në zonat e cenueshme. Nëse autori është anëtar i një bande, dënimi duhet të katërfishohet. Nëse autori është politikan ose zyrtar shtetëror, dënimi duhet të dhjetëfishohet. Nëse autori është shefi i shtetit (dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt) dënimi duhet të jetë me burgim të përjetshëm, ose edhe më ashpër.
***
Një studente psikologjie 19-vjeçare nga Shkodra kontakton motrën time dhe më pyet diçka për profesionin tim, unë i them:

Në Forcat e Armatosura (ushtri), oficer është termi për një drejtues (komandant) ushtarak me arsim akademik dhe ushtarak në nivel të përgjithshëm dhe arsim në drejtim (komandim). Oficerët e Forcave të Armatosura ndahen në grada nga flamurtari deri te gjeneral/admiral.

13.04.2025

Edhe 1000 vite të kalojnë krimet e Enver Hoxhës nuk do të harrohen!!- Nga BESIM NDREGJONI

 

U mbushen 40 vite që “Hitleri” i pas luftes se dyte botërore Enver Hoxha cofi me 11 prill 1985! Shqipëria ishte katandisur në një pronvicë të europës, ku mohohej besimi në Zot, ku mohohej mendimi ndryshe, ku mohohej dija. Ku zhvillohej lufta e klasave si në mesjete. Ku mijera shqiptar dergjeshin ne kampe perqendrimi duke mbijetuar vuatjeve dhe masakrave anti njerzore! Mijera shqiptar pushkatoheshin pa faj! Mijera familje persekutoheshin pa faj vetem se nuk ishin komunista. Mijera shqiptar u mohoej arsimimi!

Bilanci i humbjeve njerzore mbasi cofi krimineli ishte mbi 6000 te pushkatuar pa faj -sot mbas 35 viteve pa varr!
-36.000 te burgosur politik -sot pa asnje shprese per shtet te se drejtes.
-60.000 familje me pleq, femi gra shumica nga veriu i Shqiperise te internuar ne kampet fatkeqe te Tepelenes, Lushnjes, Portopalernos. Sot te degdisur neper bote si emigrante!
– 100.000 familje te shpallura “kulak” dhe te deklasuar sot pa asnje shprese per te ardhmen e vendit!
-35 vite tranzicjon që ideologjia e tij vepron ne kete tranzicjon si batica -zbatica dhe nuk lejon shtetin e se drejtes!
Ne gjygjin e Nurembergut bashkepuntori i ngushte i Hitlerit kur u pyet per kampet çfarosese te ndertuara nga  nazizimi se ai kishte ndertuar, ai u pergjigj: Jo nuk kam ndertuar  kampe ato i ndertoi Adolf Hitleri, por nuk mund ta mohoj per krimet qe u kryen ku pjesmarres isha dhe Une, dhe pergjigja ime eshte po!
Edhe 1000 vite do te kalojne keto krime do te rendojne mbi Gjermanine.
Dhe mbas ketij postulati une deshmitari i asaj asaj tragjedie u deklaroi poltikaneve shqiptar sot ne 40 vjetorin e cofjes se kriminelit Enver Hoxha, se sado koha kalon dhe ju ne heshtje imitoni Hitlerin shqiptar Shqiperia do te turperohet per kete hitler , por krimet e tij nuk do te harrohen edhe 1000 vite te tjera per shqiptaret.
Besim Ndregjoni
11 prill 2025

Cili duhet të jetë misioni social i medias shqiptare?- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Një mision social është një ose më shumë detyra që një organizatë është e detyruar të kryejë për të mirën e pjesës tjetër të shoqërisë.

Që demokracia jonë të funksionojë, qytetarët varen nga informacioni. Media duhet të kujdeset për këtë. Mediat e lajmeve duhet të shpërndajnë informacion që u mundëson njerëzve të marrin pjesë në debatin social dhe të bëjnë zgjedhje të informuara. Ka shumë fuqi në këtë përgjegjësi.

Media ka një rol qendror në shoqëri. Mediat e lajmeve duhet të shpërndajnë informacion që u mundëson njerëzve të marrin pjesë në debatin social dhe të bëjnë zgjedhje të informuara. Kjo është një pjesë e rëndësishme e asaj që ne e quajmë misioni social i medias. Nëse duam të marrim pjesë aktive në shoqëri dhe të marrim pjesë në debatin publik, ne jemi të varur nga media.

Media duhet të flasë në emër të individit kundër autoriteteve dhe të ekspozojë abuzimin e pushtetit dhe kushtet e dënueshme brenda autoriteteve. Në një demokraci, të gjitha grupet në shoqëri duhet të jenë të dukshme dhe të kenë mundësinë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Media duhet të përshkruajë realitetin dhe të pasqyrojë shoqërinë ku ne jemi pjesë.

Media në demokraci

Media luan një rol themelor në demokraci. Që demokracia jonë të funksionojë, qytetarët varen nga informacioni. Media duhet të kujdeset për këtë. Ka shumë fuqi në këtë përgjegjësi. Media duhet të prezantojë një shumëllojshmëri informacionesh në një mënyrë që të jetë relevante dhe e kuptueshme.

Për shembull, është e rëndësishme që media të mbulojë gjerësisht fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Çfarë përfaqësojnë partitë e ndryshme politike? Cilat parti janë të shqetësuara për çështjet e ndryshme etj.

Media duhet të na mbajë të përditësuar për çështje të rëndësishme. Pjesëmarrja aktive në debatin publik kërkon njohuri dhe depërtim. Në një demokraci, ne varemi nga një arenë ku mund të diskutojmë mënyra të mira për të qeverisur shoqërinë.

Në debatin publik diskutojmë, për shembull, cilat janë zgjidhjet e mira për problemet tona të përbashkëta dhe si duhet të shpenzohen paratë e taksave. Media mund të ndikojë se çfarë dhe kush lejohet në sytë e publikut.

Media duhet të ndihet e rëndësishme për të gjithë dhe të arrijë një audiencë të gjerë; një larmi zërash në sferën publike është një parakusht demokratik. Media ka një përgjegjësi të veçantë për të siguruar që grupet dhe pikëpamjet e ndryshme të shprehen.

Media luan një rol vendimtar në zgjedhje.
10.04.2025


Send this to a friend