VOAL

VOAL

Emocione rreth festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022” Emine S. HOTI, Norvegji

April 20, 2022
blank

Komentet

blank

Reportazh me foto: Në Paris “Tregimet e moçme shqiptare” të Mitrush Kuteli rrëfehen në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygeus

“Një udhëtim i bukur në Ballkan përmes legjendave, historive epike dhe mitologjike dhe “Tregime të moçme shqiptare” nga MITRUSH KUTELI botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën. ✨✨✨

Një falenderim i madh ❤️ për të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj veprimtarie me leximin në frëngjisht! Nga përkthyesja ne Paris, Evelyne Noygeus.”

Në kuadër të promovimit të letërsisë për fëmijë në Francë, libri dygjuhësh “Tregime të moçme shqiptare” shqip-frëngjisht, botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën u prezantua më 25 Qershor në librarinë “Maruani” në Paris nga vetë përkthyesja e librit znj. Evelyne Noygeus e cila u lexoi rrëfenja të pranishmëve, që ishin të vegjël e të mëdhenj, te cilët nuk kihisn si të mos mahniteshin nga mrekullia e Kutelit, që kësaj here tigëllonte aq bukur në frëngjisht.

blank
blank
blank
blank
blank blank blank blank blank blank blank blank
blank

Visar Zhiti: Te gjuha shqipe kam flamurin dhe epitafin, kam poezinë e fjalës Bisedoi Andreas Dushi

Visar Zhiti, laureat i “LE GRAND PRIX DE POÉSIE”, që ndan akademia “Mihai Eminescu”

Në qytetin e Craiova-s në Rumani u mbajt Festivali Botëror i poezisë “Mihai Eminescu” ku merrnin pjesë më tepër se tridhjetë poetë nga e gjithë bota. Gjatë ditëve të festivalit, 17 – 22 qershor 2022, secili syresh lexoi poezi nga krijimtaria e tij në gjuhën amtare dhe në anglisht apo rumanisht. Nga Kosova, i ftuar ishte poeti Jeton Kelmendi, ndërsa nga Shqipëria, Visar Zhiti. Ky i fundit, në ditën e mbylljes së festivalit, u shpall laureat i LE GRAND PRIX DE POÉSIE, çmimi i madh që ndan akademia “Mihai Eminescu”, organizatore e këtij festivali. Po ashtu, atij ju akordua edhe medalja me të njëjtin emër, duke u shpallur anëtar nderi të kësaj akademie.

Poezia e Zhitit në rumanisht vjen nën përkthimin e studiuesit dhe përkthyesit të njohur, dr. Luan Topçiu i cili është edhe anëtar i Shoqatës së Shqiptarëve në Rumani, hartues i një sërë tekstesh studimore mbi letërsinë shqipe dhe përkthyes nga të dy kahet, shqip – rumanisht dhe rumanisht – shqip. Mes të tjerash, kur e pyeta lidhur me këtë evenimet të veçantë, Topçiu më tha:

Festivali kishte dy fitues, i pari ishte William Wolak nga SHBA, (për edicionin e tetë të vitit të kaluar, çmim i vonuar për shkak të pandemisë) Fituesi i Çmimit të Madh për këtë vit është poeti ynë i shquar, Visar Zhiti. Vepra e të cilit është bërë e njohur nga botimi i 4 librave në gjuhën rumune. Shtypi letrar dhe kritika letrare kanë shkuar me kanë konfirmuar cilësinë e veprës së Visar Zhitit, si një autor i shquar i letërsisë bashkëkohore botërore. Çmimi i Madh Mihai Eminescu është një ndër që i bëhet autorit, letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare.

A.D: Visar i dashur! Në Rumani, në festivalin botëror të poezisë “Mihai Eminescu”, mes shumë poetësh nga mbarë bota, u nderove me çmimin e madh të poezisë. Çfarë do të thotë ky vlerësim për ju?

V.Zh: Është vlerësim që duhet të të vijë mirë. Të të gëzojë. E pashë si një nderim që i bëhet poezisë dhe atyre që e shkruajnë, se ndodh, në rastin më të keq, të harrohen të dyja, ose vetëm njëra, e dyta, zakonisht, poetët, sidomos kur janë gjallë. Kur u thirra të marr çmimin, ceremonia bëhej në një mjedis aristokratik në Muzeun e qytetit te Craiova-s,  nuk m’u ndejt pa thënë se gëzimi im është ndryshe nga i poetëve të tjerë, unë kam qenë dënuar me 10 burg për poezitë e mia dhe tani vij në një vend europian të marr çmimin më të lartë që ju jepni, thashë. Teksa po nisesha për në Rumani, më erdhi një ftese për një konference që do të mbahet në Bërzeshtë të Librazhdit për dy poetët e pushkatuar, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, kishin pak a shumë moshën e Krishtit, shtova. Gjithë këto dite te festivalit e kam ndjerë dramatikisht se ishin dhe ata mes nesh, fytyrat e tyre më shfaqeshin të secili poet. Ndërkaq në festival nuk kishte ardhur dot poeti nga Ukraina, Dmytro Chystiak, “ Kur vendi është në luftë, – më shkruante, – ka gjera të tjera për të bërë…”. Ashtu siç nuk vinte dot para ca vitesh  një poet nga Kosova, apo ne nën diktaturën e dikurshme. Që sikur s’është dhe aq e dikurshme. Ky çmim është për të gjithë këta, është thirrje poezisë për ringjalljen pas pandemisë botërore, ka dhe pandemi ideologjike, është sfide luftës, Poezia është liri, edhe paqe, dhe dashuri, përfundova.

A.D: Në Rumani, letërsia juaj pëlqehet shumë dhe, sikurse vihet re, lexuesi ju do. Si komunikojnë, nëpërmjet poezisë, këto dy kultura? Fakti se pëlqeheni nga ky publik i huaj, si ju bën të ndiheni?

V.Zh: Kam patur fatin të kem 4 libra të botuara në Rumani, me poezi dhe prozë. I pari doli menjëherë pasi ra diktatura, së fundmi u bë botimi i dytë i romanit “Funerali i pafundmë”, të gjithë nën kujdesin dhe përkthimin brilant, siç e ka vlerësuar kritika, të Dr. Luan Topçiut. Letërsia shqipe ka praninë e saj në Rumani, Kadare njihet nga çdo intelektual i letrave, folëm në ditët e festivalit, ai ka përkthyesin e tij, që ka studiuar në Shqipëri, Marin Dobrescu, shkrimtari dhe diktatura, është një temë që rumunët e njohin, kemi probleme të ngjashme, ndërkaq Rilindja shqiptare, që nga abetarja e parë e tek Naimi ynë, librat i ka shtypur në Rumani. Poezia rumune është e madhe, me poetë të mëdhenj europianë, e njohur dhe tek ne. Interesi për letërsinë shqipe është shtuar, unë e kam parë vetë në disa takime me lexuesin rumun, Ndërkaq kemi lexuar dhe për arritjet në Rumani, p. sh., të shkrimtarit shqiptar Ardian-Cristian Kyçyku dhe suksesin e tanishëm të romaneve te shkrimtarit Thanas Medi. Të pranishme janë antologjitë e ndërsjellta në gjuhë të dy vendeve tona. Që te mos zgjatem, Dr. Luan Topçiu, mes shumë botimeve, ka nxjerrë dhe veprën monumentale “Historia e letërsisë shqipe”, e cila është në prag ribotimi, ku ka shpalosur dhe këtë marrëdhënie, të bukur, do të thosha mes dy letërsive tona. Ai ka nxjerrë në pah si kurrë më parë dhe letërsinë tjetër, atë qe mungonte, që erdhi nga burgjet dhe internimet. Kjo, besoj më çoi te çmimi i madh.

Sot vepron fuqishëm Lega e Shqiptarëve të Rumanisë, kanë një deputet në parlamentin rumun, Bogdan-Alin Stoica, Presidenti i Legës është studiuesi dhe përkthyesi, intelektuali Radû Săvulescu, tani del revista e shkëlqyer “Albanica” me drejtor Dr. Luan Topçiun, Ata më pritën dhe mua me shumë dashuri. Që t’i përgjigjem çiltër dhe haptazi pyetjes Tuaj, jam ndjerë si i shtëpisë, mes miqsh, në një qytet qe lexon poezinë.

A.D: Mihai Eminescu nuk është figurë e panjohur në Shqipëri. Qysh me Lasgushin, emri i tij është vendosur mbi një piedestal të merituar. E veçantë, besoj, që çmimi i marrë mban pikërisht këtë emër…

V.Zh: Po. Mihai Eminescu është Poeti Kombëtar, poezia e tij është yllësia më e ndritur  e shpirtit rumun, është kënga e një populli, trishtimet dhe gëzimet e tij, është gjuha që ka bërë atdheun, gjithkund gjenden statujat e tij, vazhdimisht me kurora me lule, madje kam parë dhe pllaka përkujtimore në Bukuresht, ku në fasada shtëpish tregojnë se cilën poezi ka shkruar aty Eminescu.

Njihet  tashmë dashuria e Lasgushit tonë poet për Eminescun, ai vezullim i përbashkët, ajo frymë ballkanike, pa ashpërsi, gjithë elegancë e përshpirtje. Ne kemi disa botime të Eminescu-t në shqip, edhe atëhere në diktature, dua të kujtoj atë të profesorit tim Vehbi Bala, student i dikurshëm në Rumani, më pas kemi patur dhe një përkthim të disa autoreve dhe mora vesh gjate diteve te festivalit se po përgatitet dhe një përkthim i ri.

Të gjithë poetët e ftuar nga bota, në njërën nga ditët e festivalit, shkuam në Parkun e madh të Craiova-s, bëmë homazhe para bustit të Eminescu-t, lexuam nga një poezi aty, unë lexova “Dielli i dytë”, e kam patur në akt-akuzë. Njerëzit kalon aty, bënin shëtitjen mbrëmësore, ndalnin, na dëgjonin. Vetë emri “Mihai Eminescu” është një çmim kumbues për çdo lexues.

A.D: Ndërkohë organizatore e këtij festivali është  Akademia e Poezisë “Mihai Eminescu”, anëtar nderi i së cilës u shpallët edhe ju. Përgjegjësi dhe nderim i veçantë…

V.Zh: Ishte në traditën e tyre. Fituesi i çmimit të madh patjeter pranohej dhe si antar nderi i Akademisë me po atë emër “Mihai Eminescu”, nderim i veçantë siç e thoni dhe Ju. Përgjegjësi? Po, estetike. Edhe morale…

A.D: Tani që ka mbaruar dhe po ktheheni në Amerikë, vendbanimin tuaj, me ç’emocion do ta përkshkruanit këtë javë? Ç’do të tregonit si te veçantë a më simboliken?

V.Zh: Në fakt është pyetje Juaj që më emocionon së tepërmi, më trondit, do të thosha. Unë nuk jam mësuar që kthimi im të mos jetë Shqipëria dhe ai është… Vërtet do të shkojmë në Chicago, ku banojme në një apartament në rrethinën e qetë, duke marrë me vete një jave të këndëshme, me takime e lexime, me miq e duke u miqesuar me të tjerë, së pari me rumunët miqpritës, me Presidentin e Festivalit “Mihai Eminescu”, nderkohë dhe poet, Ion Diaconescu, tre poete vinin nga SHBA, aty u njohem me ta, shumë të perzemert,  ritakuam italianë të njohur, por dhe të rinj, u mbajt dhe mbremja e poezisë italiane, ku me thirren të lexoj dhe unë poezinë time italisht, nga që jam botuar atje e kam jetuar. Shkuam nga njeri vend në tjetrin apo në tjetër qytet si ne Caracala,  në teatrin e tij antik, bisedonim me kë të ndodheshim në autobuz a tryeza,, iranian, bullgar, franceze, senegalez, azerbaxhanas, serb, etj, por me poetin e njohur turk, Ataol Behramoglu, që ishte me bashkeshorten, Hülya, qeshnin si shoqe me Edën time, ndejtëm më shumë, u shqepëm me muhabet, se edhe ai kishte qenë në burg, bënim krahasime burgjesh, ai ishte dënuar si komunist, unë nga komunistët në një vend komunist, ku ishte ndryshimi dhe pse? Diktaturat aty-aty janë. Po, hejvallah, na bashkonte poezia.

Një mbrëmje na çuan në vilën e dikurshme të diktatorit rumun Çaushesku, s’ishte dhe aq e mirëmbajtur, shkallë-thyer, të Enverit e mbajnë më mirë tek ne si dhe Enverin, lexuam poezi, një metaforë domethënëse, sipas meje, Unë kisha një poezi në xhep për poetin ukrainas që s’erdhi dot, Dmytro Chystiak, dhe më dukej sikur dilte nga muri fantazma e Çausheskut e na kërcënonte dhe menjëherë i thashë poetes italiane, Laura Garavaglia, eja me mua, përkthejmë këtë poezi italisht… edhe anglisht, edhe rumanisht… ta lexojmë tani, tha ajo, do jemi më të mbrojtur…

A.D: Mes Rumanisë dhe Amerikës, Italisë e çdo vendi tjetër ku keni jetuar e kontribuar, ku jeni vlerësuar e nderuar, ku ndiheni më “në shtëpi”, ku përjetoni më shumë Shqipëri?

V.Zh: Më shumë Shqipëri kam brenda vetes e ajo më duket sikur humbon ashtu siç nuk duhet pikërisht në Shqipëri. Ndjesë që po flas kështu, e kam nga dhembja. Por përjeton e fuqishme te shqiptarët e saj, edhe tek të ikurit, me një hijeshi tronditëse. Siç ju thashë, në Rumani ka një rizgjim kulturor te shqiptarëve tani, në Itali janë me shekuj arbëreshet e mrekullueshëm, mbrohen me ligj, por kërcënimi i globalizmit dhe ndaj atij identiteti plot ngjyrë dhe sharm nuk duhet nënvlerësuar, dheu amë duhet te japë ende ushqimin shpirtëror; shqiptarët në Amerikë janë më të pasurit ekonomikisht, besoj, por kjo sjell dhe kulturë, që e kanë dhe patjetër duhet ta pasurojnë, është një traditë tashmë konico-noliane, le ta themi hapur, e vështirë për t’u vazhduar me atë zell e talent e ato arritje. Shtëpinë mund ta kesh kudo, por unë e kam te gjuha shqipe. Është fati dhe fataliteti im, aty kam flamurin dhe epitafin, kam poezinë e fjalës, që është  më shumë se unë. Shqipëri ka më shumë atje ku e duan më shumë. Poezia është dashuri…/ExLibris

blank

Unë e mbajta besën – Besa me Bardhyl London Nga Lazër Stani

Gjatë një darke në Gdansk me përkthyesen e letërsisë shqipe në polonisht, Dorota Horodyska, sime bije i bëri shumë përshtypje, natyrshmëria e të folurit të saj në shqip.

Fliste rrjedhshëm, thjeshtë dhe bukur, njëlloj si ne që e kemi gjuhë të nënës.

E befasuar ime bijë e pyet:

“Si e ke mësuar kaq mirë gjuhën shqipe?”

“Në vjeshtën e vitit 1993 udhëtova për herë të parë në Shqipëri, tha Dorota, duke i përgjigjur time bije. Një një nga ditet e qendrimit tim atje shkova të vizitoj Lidhjen e Shkrimtarëve. Ndodhi që atë ditë bëhej një promovim libri dhe unë mora pjesë në promovim, edhe pse nuk kuptoja asnjë fjalë në shqip. Aty takova poetin Bardhyl Londo. U përshendetëm dhe folëm bashkë në rusisht. Në bisedë e sipër Bardhi këmbënguli që të mësoja shqip. Është gjuhë e vështirë, dhe pak të huaj e dinë, më tha. Por është gjuhë e bukur.

I dhashë besën, siç thoni ju shqiptarët, se do ta mësoja. Dhe, siç e shihni, unë ia mbajta besën Bardhylit.”

Për një çast të gjithë heshtëm. Vertetë Dorota e kishte mbajtur fjalën e dhënë poetit tonë të njohur Bardhyl Londo.

Tashmë ajo është përkthyese e njohur e letërsisë shqipe në polonisht dhe ka përkthyer disa nga autorët më të spikatur të letrave tona, si Ismail Kadare, Fatos Lubonja e Ylljet Aliçka në prozë dhe Luljeta Lleshanakun në poezi, me librin e së cilës “Ujë dhe karbon”, Dorota Horodyska fitoi çmimin “Poeti Europian i Lirisë”, si përkthyese.

L. Stani

blank

Sot në Paris, në Librarinë “Maruani” do të prezantohet nga vetë përkthyesja e librit Evelyne Noygues “Tregimet e Moçme Shqiptare” të Mitrush Kutelit

Në kuadër të promovimit të letërsisë për fëmijë në Francë, libri dygjuhësh “Tregime të moçme shqiptare” shqip-frëngjisht, botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën do të prezantohet sot në librarinë “Maruani” në Paris nga vetë përkthyesja e librit znj. Evelyne Noygeus.

Nga ana e saj edhe libraria Maruani ka ftuar të mëdhenj e të vegjël, nga mosha 7 vjeç në 77, “për të marrë pjesë në një lexim të përrallave ballkanike nga vetë Evelyne Noygues, përkthyesja e “Përrallave të vjetra shqiptare” të Mitrush Kutelit.” ” Ju ftojmë të zbuloni Shqipërinë”, shkruan në ftesë libraria Maruani, “që është një vend me plot male, liqene dhe pyje, ku jetojnë gra dhe burra, por edhe zana e shumë personazhe të tjerë të mrekullueshëm.”

blank

 

“Ky animacion do të shoqërohet me një meze të lehtë, ku sigurisht janë të ftuar të vegjël dhe të mëdhenj.Bonus i vogël: çeqet e librave janë në dispozicion për fëmijët me kostum.”

blank

Zonja Evelyne Noygues që në fillim të viteve ’90 ka qenë Atashe kulturor në Tiranë në lidhje me përkthimin ka treguar për arteka.al:

“I kam njohur Tregimet e Kutelit mbas vitit 1991 kur isha në Tiranë. Disa miq të mi kishin në shtëpinë e tyre botimin e vitit 1965. E kishin ruajtur brez mbas brezi dhe e përdornin për fëmijët ose për t’u treguar përralla nipave. Tani një kopje e tregimeve të Kutelit ndodhet në bibliotekën e Institutit në Paris (ku mësova edhe unë gjuhën shqipe) falë donacionit të Prof. Ardian Marashi, përgjegjësi i gjuhës shqipe të Inalco-ja (Institut National des Langues et Civilisations).

Të gjithë studentët e gjuhës shqipe në këtë institut kanë mundësi ta marrin në shtëpi dhe ta lexojnë. Është një fat ky për ta, fat të cilin unë nuk e kam pasur kur isha vetë studente atje.

Duke përkthyer tregimet e Kutelit, tashmë unë kam fatin të hyj thellë në prozën e tij lidhur me baladat, këngët e kreshnikëve qe i përkasin traditës gojore të letërsisë shqipe.

Botimi dhe shpërndarja e librave shqip, si dhe e përkthimet e tyre, ruajnë lidhjet gjuhësore me diasporën nëpër botë, e cila gjithnjë kërkon të ruajë identitetin e vet.

Qendra e Botimeve për Diasporën po bën një punë shumë të dobishme, duke propozuar dhe shpërndarë tekstet letrare dhe shkollore. Është një ndihmë e madhe për të gjithë ata që duan të rrinë në kontakt me kulturën shqiptare.

Shpresoj se në të ardhmen QBD-ja do të vazhdojë me botime letrare të përbashkëta nëpër vende te ndryshme.

Përkthimin i tregimeve të Kutelit e kam filluar duke lexuar baladat dhe këngët, vargjet mbi të cilat ai u mbështetet për të shkruar tregimet e tij. Pastaj kam lexuar edhe në frëngjisht autorë, si: Charles Perrault, Andersen ose vëllezërit Grimm.

Kështu jam munduar të kuptoj mënyrën si kane ndërtuar gjuhën, si kanë përdorur variacione, si kanë përpunuar ritmin etj.

Dua të them se më ka ndihmuar shume fakti qe ia kam lexuar tregimet vajzës dhe i kam ripërpunuar duke marrë parasysh edhe reagimet e saj, duke qenë se ajo është në moshë që lexon shumë përralla.”

Znj.Evelyne Noygues, është shqiptardashëse dhe promovuese e kulturës shqiptare në Francë. Ajo së bashku me Arben Selimin janë perkthyes te njerit prej 24 librave te fumetistit te famshem belg Hergé, te cilat kane si personazh kryesor reporterin Tintin.

blank

 

blank

 

 

blank

Botohet libri “Të mbrojmë shëndetin nga sëmundjet që shkakton tymi i duhanit” nga Lutfi Alia

Shtëpia botuese “STREHA”, ka botuar librin “Të mbrojmë shëndetin nga sëmundjet që shkakton tymi i duhanit”. Ndodhet në librarinë në Rruga Siri Kodra Nr. 59/1 (përballë market Xhangolli)
PSE NUK DUHET TË TYMOSIM DUHANIN ?
Tymosja e duhanit mbetet problem shqetёsues për shoqёrinё dhe shëndetësinë në nivele botërore, është faktor madhor i dëmtimit të shëndetit të popullatës, është drogë e lehtë e lejuar nga të gjitha shtetet, është një e keqe e globalizuar. Tymosja e duhanit shkakton tabagismin, sëmundje që fillon me dipendencën ndaj nikotinës dhe vazhdon me dëmtimet në organe, të shkaktuara nga 4700 lëndët toksike, irituese, inflamatore dhe 75 substanca kancerogene të çliruara nga djegia e duhanit dhe kur përdoret me përtypje. Deri në vitet ’90, efektet dëmtuese të tymit të duhanit injoroheshin, më saktë industria e duhanit i mbante fshehur, por në vitet më pas, studimet shkencore vertetuan rrezikshmërinë për shëndetin dhe jetën e duhanxhive, madje lëndon shëndetin dhe të atyre që thithin tymin pasiv të duhanit në mjediset shtëpiake, të punës dhe në mjediset e mbyllura publike.
Tymosja e duhanit shkurton 10 – 12 vite jetët ë duhanxhive, pra ata vdesin para kohe, humbin një pjesë të konsiderueshme jete, vetëm për të shijuar kënaqësinë e përkohëshme të drogës nikotinë.
Mbi 50 % e duhanxhive vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga substancat në tymin e çliruara nga djegia e duhanit, nga të cilët 20 % janë vdekje në grup moshat 35 – 65 vjeç dhe 30 % vdekje në moshat mbi 65 vjeç.
Ju rikujtojme se 70 – 98, 9 % e kancereve të mushkërive zhvillohen në duhanxhitë
Një ndër tre duhanxhi vdes nga sëmundje kardiovaskulare, ndër të cilët 60 % vdesin nga infarkti i miokardit.
Në duhanxhitë, ateroskleroza është e herëshme, më intensive dhe ndërlikohet me iskemi të trurit, me infarkt miokardi dhe nefrosklerozë. Iskemitë dhe hemoragjitë e trurit janë 10 herë më të shpeshta në duhanxhitë, se sa në ata që nuk tymosin duhanin.
Sëmundjet e aparatit të frymëmërrjes jzhvillohen në 100 % të duhanxhive, të shprehura me rihinite, laringite, bronkite kronike, emfizemë, bronkopneumoni, bronkopati kronike obstruktive, një sëmundje e shprehur me invaliditet të lartë dhe që po bëhet shkaku i tretë i vdekjeve të përgjithëshme.
Nga kjo situatë dramatike shtrohet domozdoshmëria e forcimit të luftës kundër tymosjes të duhanit, e zhvilluar në parandalimin e tabagismit, çlirimin e duhanxhinjëve nga dipendenca e nikotinës, trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga substancat në tymin e duhanit, për t’iu garantuar atyre mirëqenie shëndetësore, cilësi jetese më të mirë dhe jetëgjatësi të pritëshme më të gjatë.
Duhani tymoset, apo pihet?
Ne shqiptarët përdorim një shprehje të papërshtatëshme: “do të pi një cigare”, por tymi i duhanit nuk është lëng që pihet, përkundrazi cigaria tymoset, ose si thonë malësorët “po djeg një cigare”, ose “po ndez një cigare”, andaj duhet të korigjohet kjo pasaktësi gjuhësore dhe të përdoret termi i saktë – tymosja e duhanit. Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, çuditërisht janë përdorur termat e gabuara: “pirja e duhanit” dhe “duhanpirësit”.
Në shumicën e gjuhëve të botës përdoret shprehja tymos duhanin. Prodhimet e duhanit si cigare, puro, duhani në llullë, duhani i dredhur në cigare, duhani në nargjile, prodhojnë tym që thithet dhe nxirret nga duhanxhiu, por duhani përdoret dhe me përtypje e në këto raste nuk mund të thuhet se janë duhanpirës, as duhan-ngrënës. Edhe për cigaret elektronike, që prodhojnë avull, nuk mund të thuhet “po pi avull”. Krahas pasaktësive gjuhësore, ligji nr. 9636/2006, ndonëse i plotësuar dhe i përmirësuar me ndryshimet e viteve 2013, 2014 dhe 2019, ka disa pasaktësi teknike, interpretime të gabuara të aspekteve shkencore të dëmeve nga tymi i duhanit, si dhe përdorimin pa kriter të shumë fjalëve të huaja, që arbitrarisht kanë zevendësuar fjalët e bukura shqipe.
blank
blank

Kredoja e nderit të një ambasadori – Nga PANO HALLKO

Në Fjalorin e Shqipes së Sotme, fq. 552, shpjegohet kuptimi i fjalës Kredo-ja: “Tërësia e ideve dhe e bindjeve të një njeriu në një fushë të veprimtarisë shoqërore; parimet themelore të botëkuptimit të një njeriu, të një organizate etj”.

Të parët tanë, nuk e kanë ditur fjalën “Kredo”, se edhe Fjalorin e kompletuar, e botuam në vitin 1984.

Por ata, të parët, parimet që ktheheshin në qëllime të jetës së dinjitetshme, i quanin me një fjalë tjetër: Kartë.

Dhe thoshin(të parët): “Burri mor djalë, tri karta(kredo), ka në jetë”.

Kartën e pasurisë(pra të parasë), Kartën e dovletit(këtu hyjnë karriera, por edhe femrat për burrat “e zotë”) dhe… Kartën e Nderit.

Duket se kanë qenë shumë të saktë në rreshtimin e tyre, falë përvojës mijëra vjeçare që ata e kishin “shtrydhur” në ndërdijën e tyre. Janë vetë fazat e jetës të tilla, siç i përshkruajnë ata përkatësisht, vartësisht edhe viteve që mban njeriu mbi supe. Madje ata të parët “e pa shkollë” paskan njohur dhe përcaktuar në atë përkufizim, edhe nivelet e testosteronit dhe progesteronit, brenda atij përkufizimi.

Thuhet kjo, sepse ne habitemi, kur shohim zv/ministra të dehur nëpër pab-e që kërcejnë majë tavolinash lakuriq, nën tingujt e “rrock”-ut. Apo kur shohin kryetarë/e gjykatash që vendosin xhel në flokë, apo që kujdesen për simetrinë e të çarave të fustanit, në zyrat e shtetit…

Janë disa ekspertë të fushave të ndryshme të jetës dhe politikës e diplomacisë në këtë vend, të cilët kanë bërë më të mirën e mundshme në shërbim të interesave të shtetit dhe të kombit. Që kanë kontribuuar me kapacitetin e tyre, në të mirë të atyre interesave.
Por mes tyre, e përmbi ta, dallon një personalitet i cili gjatë gjithë jetës së tij, e kudo ku ka shërbyer, shkëlqen jo vetëm për aftësitë e spikatura si ambasador dhe ushtrimin e tyre. Mbi të gjitha ai shkëlqen pikërisht për kartën e nderit, për kredon e nderit.

Të 50 vitet e jetës së tij si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, e kryesisht 30 vitet e fundit si ambasador i Shqipërisë, evidentojnë emrin…

SHABAN MURATI DHE…

Prej afro njëzetë ditësh, në Shqipëri dhe në të gjithë hapësirën shqiptare, qarkullon libri i ambasadorit tonë të shquar Shaban Murati, me titull “Rusët po vijnë”.
Ambasador Murati është ndër pak ekspertët e aftë që ky vend ka sot, në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Por e ka sjellë puna, e jo thjesht rasti dhe fati i karrierës së tij të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ai qysh në fillimet e asaj karriere, të profilizohej në politikën dhe diplomacinë ruse. Pa ia vendosur ai qëllim vetes së tij, por për shkak se politika dhe diplomacia ruse, të paktën qysh nga viti 1913 e këtej, kanë qenë dhe mbeten për fat të keq, pengesa kryesore në avancimin dhe në realizimin e çështjes sonë kombëtare shqiptare. Ata ishin dhe mbetën kundërshtarë historikë të pavarësisë së Shqipërisë, por edhe të pavarësisë së Kosovës, në 20 vitet e fundit.

Autori i librit është njohës i thellë i disa gjuhëve. Doemos i gjuhës ruse, por edhe i letërsisë, historisë dhe kulturës ruse, për të cilat si intelektual shumëplanësh që është, ka vlerësimin dhe admirimin e duhur. Këto njohuri të thella, kultura e gjerë dhe përvoja e gjatë, e kanë ndihmuar autorin, jo thjesht të ndjekë zhvillimet dhe piketat e diplomacisë ruse, por edhe t`i interpretojë ato në kohë reale, duke shikuar larg dhe thellë, se ku kanë qenë dhe janë synimet e saj.

Ai konstaton me keqardhje se në 30 vitet e fundit, mendimi akademik dhe mediatik shqiptar nuk ka qenë në lartësinë e duhur për të kryer analiza të thella dhe kërkime të mirëfillta mbi veprimtarinë korente të diplomacisë dhe politikës së jashtme ruse në Ballkan dhe në Shqipëri.

Diku në libër, ai nënvizon: “Një shtet dhe një komb i ndërgjegjshëm e ka për detyrë që të ndjekë dhe të njihet me pengesat diplomatike dhe me forcat ndërkombëtare, të cilat i janë kundërvënë historikisht dhe u kundërvihen interesave të tij jetike, shtetërore dhe kombëtare”.

Në laboratorin e tij krijues është udhëhequr nga parimi dhe metodologjia e mozaikut, për të ndërtuar me analizat e tipareve kryesore të veprimit shtetëror rus, portretin real të diplomacisë dhe të politikës së jashtme ruse ndaj Ballkanit, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kosovës.
Gjithë këto analiza dhe jo vetëm, por me mijëra analiza të tij, janë botuar në kohën reale të zhvillimit të ngjarjes, të lëvizjeve, të qëndrimeve, të tezave dhe zbatimit të diplomacisë ruse.

Synimi ka qenë dhe mbetet i qartë, si drita e diellit. Që t`u ofronte lexuesve të specializuar, ekspertëve të fushës të cilët kryejnë detyrat e tyre në institucionet shtetërore, pse jo, edhe lexuesve me interesa intelektuale, deshifrimin e kodeve, dinamikës, pasojave të çastit por edhe pasojat e së ardhmes, të veprimtarisë, të projekteve të sjelljes, të akteve, të teorive, të nismave bashkë me objektivat e diplomacisë dhe politikës së jashtme ruse drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit.

…KREDOJA E TIJ E NDERIT

Historia dhe vetë jeta njohin raste në shumë fusha, edhe në diplomaci, kur persona të veçantë a funksionarë të ndryshëm, për 1001 arsye në një fazë të caktuar të karrierës së tyre, ose kanë gabuar, ose kanë shfrytëzuar rastin në kundërshtim me misionin për të cilin janë emëruar të realizojnë.

Dhe përsëri, ndoshta mbas shumë vitesh, janë detyruar apo janë penduar, e i janë rikthyer atij sektori me punën që do duhej të bënin, atëherë kur gabuan. Edhe pse në kësi rastesh qëndron ajo shprehja “Bëj ç`të duash tërë ditën, e në darkë mblidhu në fëmijë”, përsëri mund të interpretohet si… “beteja e mbrame, për një kredo nderi”…

Kurse autori i këtij libri, në çdo hap të jetës që hodhi, kudo ku iu besua të shërbejë apo të përfaqësojë Shqipërinë, në të gjitha analizat që ka shkruar ndër vite, pati dhe ka, vetëm kredon e mësipërme.

Vetëm rastësi nuk mund të jetë fakti që në agresionin e parë rus në Ukrainë me pushtimin e Krimesë në vitin 2014, profesor Shaban Murati botoi librin me titull “Rusia Ballkanike”. Pra, kur po hidhej Krimeja në gardhin e hekurt, ambasadori ynë shikonte orvatjen ruse për të tjerë gjerdhe rusë, në një pikë tjetër të globit, në Ballkan.

E vetëm rastësi nuk mund të jetë fakti, që ky libër i cili ka vetëm disa ditë në dritën e botimit, kur të tjerë gjerdhe rusë po ngrihen, tanimë në Ukrainën lindore.

Pra nuk është libri i parë i ambasadorit tonë të shquar, me këtë tematikë.
Për ata që njohin thellë veprën e tij në kaq vite, në marrëdhëniet ndërkombëtare, është i qartë mendimi se Profesor Muratit, i janë mirënjohës disa shtete në Ballkan.

Thuhet kjo, sepse në analizat e tij, ai kurrë nuk i fryu zjarrit. Sepse në analizat e tij, kurrë nuk ka fyer kombe dhe popuj, por ka stigmatizuar platformat shoviniste të fqinjëve. Prandaj, edhe vetë Serbia duhet t’i jetë mirënjohëse. Sado e pamundur që të tingëllojë kjo, ka të vërtetën e madhe brenda. Një komb që pushton të tjerë kombe, kurrë nuk mund të jetë i lirë për veten e tij.

E një komb, që ka ushtruar genocid dhe shpërngulje të përgjakshme mbi popujt, kurrë nuk mund të ndihet sovran në trojet që nuk i takojnë. Por një shtet, i cili nuk kërkon falje për masakrat dhe shpërnguljet që ka kryer në kurriz të popujve të tjerë, kurrë nuk mund jetë shtet serioz, as me shtetasit e vet, pa lere më, me Europën ku thonë se gjoja duan të shkojnë. Në këtë kuptim, i gjithë Ballkani duhet t’i jetë mirënjohës, e më së pari Serbia dhe Greqia. Madje në disa shtete të Ballkanit janë përkthyer libra të tij.

16 vite më parë, ky personalitet i shquar i marrëdhënieve ndërkombëtare, botoi librin me analiza, me titullin domethënës “Ballkani Faustian”. Ai nënvizon në atë libër:

…“Shtetet, qeveritë, diplomacitë, udhëheqësit e shteteve ballkanike, kanë një rezonancë faustiane në marrëdhëniet dhe në veprimet e tyre. Nuk e krijon dot bindjen, se ata kanë dashur vërtet t`i sjellin të mira gadishullit, qoftë edhe të përkohshme, qoftë edhe virtuale, të Paktit faustian.

Përkundrazi, kanë prirjen të bëhen njësoj si pala apo padroni, me të cilën kanë nënshkruar paktin. Nëse në zhargonin diplomatik ndërkombëtar është përdorur shpesh togfjalëshi “perandori e së keqes”, sot Ballkanit i shkon mbiemërtimi “i keqi i vetes”. Ballkani është peng i historisë së vet, duke qenë vetë ai, edhe Faust, edhe Mefistofel”…

Shkruesi i këtyre radhëve, nuk ka asnjë raport personal me ambasadorin tonë të shquar. Dhe nuk mund të dijë, se çfarë bëhet me personin e tij. Por shkruesi di mirë, se si veprojnë shtete të Europës(ku ne me të drejtë dëshirojmë të shkojmë), kur kanë personalitete të tillë, si Profesor Murati.

Shtetet e Europës(ku ne me të drejtë dëshirojmë të shkojmë), kur e kanë një Shaban Murat, ndërmarrin dy hapa shtetërorë:

Së pari, i marrin këshilltarë për çështjet ku shtetit i “dhemb dhëmballa”.

E së dyti, i mbulojnë me titujt dhe nderet e merituar, për të nderuar shtetin, e jo personin.

Nuk di shkruesi i këtyre radhëve, se sa “qoftexhinj” në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ende nuk e kanë përfituar titullin “Nderi i Kombit”.

Por di mirë ai, që ambasadori ynë i shquar, ende nuk e ka marrë atë titull.

Autori i këtij libri jo rrallë është linçuar, përveçse nga portale të ndryshme, edhe nga gojët pa zot. Herë si pro rus e proserb dhe kundër të dyve, herë si pro turk, e herë si anti turk, herë si progrek, e herë si anti grek.

Le t’i lemë të gjithë ata në mjerimin mendor të tyre, se ndoshta vjen dita dhe kuptojnë që ambasadori ynë i shquar, është vetëm… Një  intelektual shqiptar i madh, edhe asgjë tjetër.

Ekziston një kohë, kur njerëzit mund të bëhen më të mirë. E kjo është në fuqi edhe për shtetet, kombet, popujt.

Për fatin e mirë të tij por edhe tonin, çdo ditë e jetës së Profesor Shaban Muratit, këtë ka vërtetuar.

blank

Doli nga shtypi libri “Kishat e Shqipërisë- Historia, Arkitektura, shek. IV-XV” i autorit Aleksandër Meksi

VOAL- Doli nga shtypi libri “Kishat e Shqipërisë- Historia, Arkitektura, shek. IV-XV”, rezultat i një pune rreth 60 vjeçare nga autori Aleksandër Meksi. Lajmin e bën të ditur në faqen e tij në facebook vetë Aleksandër Meksi, studiues i njohur, restaurator i monumenteve të arkitekturës mesjetare (kryesisht kisha e xhami). Në vitet 1992-1997 Meksi ka qenë kryeministër i shtetit shqiptar.

Autori në njoftimin e tij shkruan:

Më në fund doli nga shtypi punimi im “Kishat e Shqiperisë- Historia, Arkitektura, shek. IV-XV”, Botuar nga “Plejad”. Èshtë një paraqitje e ndërtimeve të kultit të krishterë që ruhen në territorin e sotëm të Shqiperisë përfshirë dhe ato të dala nga germimet arkeologjike mbështetur edhe në studimet e historianeve të arkitekturës dhe arkeologëve vendas e te huaj, me synimin e nje njohje më te mirë e më te plote nga të interesuarit për trashëgimine dhe historinë e këtyre shekujve edhe me të dhënat më të fundit. Libri ka 625 faqe dhe 450 ilustrime (foto e vizatime) dhe është pajisur dhe me një përmbledhje në gjuhën angleze dhe diçiturat e ilustrimeve po në anglisht. Ndihem miŕënjohës ndaj kolegëve që më ndihmuan me literaturë, ilustrime, sugjerime e vërejtje. Libri është rezultat i thuajse 60 viteve pune në këtë fushë.

blank

blank

Regjisori i njohur Bujar Alimani sjell “Virgjëreshën Shqiptare” në Kanada Intervistoi: Jeta Dedja

“Kinemaja për mua është një univers ëndrrash ku gjej dhe zbuloj çdo herë vetveten dhe kthehem gjithnjë më i mirë”. Bujar Alimani

Nuk lodhem së thëni që kam një admirim të madh për njerëzit që punojnë fort. Por ruaj një vend të veçantë në bankën e vlerësimeve të mia për ata dhe ato që ëndrrat e një nate vere apo edhe të një dite dimri i ndjekin pas dhe vrapojnë me pasion t’i bëjnë realitet. Një prej tyre është Bujar Alimani, regjisor, skenarist, producent, artist ëndërrimtar, i cili u gjend për herë të parë në një shesh xhirimi diku andej nga viti ’96 dhe kuptoi se kinematografia do të ishte udhëtimi i tij. Në vëmendjen time emri i Bujar Alimanit erdhi dje, (sigurisht jo për herë të parë) pikërisht kur mikja ime e dashur Eda Çini njofton se kishte parë një film shqiptar nën firmën e Bujar Alimanit, në Festivalin e Filmit të Blue Mountain, Ontario. E interesuar për njerëzit që arrijnë sukses në emigracion, i shkruaj regjisorit të di më shumë dhe ashtu siç duhet të jetë artisti, zemërgjerë dhe modest, pa më zhgënjyer më përgjigjet pa vonesë.

Jeta Dedja: Bujar mbaruat studimet në pikturë, emigruat në Greqi, nisët të bëni filma, emigruat në USA, dhe me filmat vazhduat. Kur i rendis këto në mendje më krijohen imazhet e një njeriu ëndërrimtar që s’ndalet e nuk dorëzohet. Si do ta përshkruanit ju veten?

Bujar Alimani: Unë jam një njeri normal me profesion emigrant që përpiqem të flas me të tjerët nëpërmjet historive që tregoj me anë të kamerës. Një njeri që e ndaj jetën time pothuaj përgjysmë ndërmjet të përditshmes dhe të përjetshmes, të paktën ajo që besojmë të gjithë kur merremi me diçka kaq të shenjtë siç është arti. Kam nisur karrierën time që nga viti 1996 kur për herë të parë u gjenda në një shesh xhirimi dhe kuptova se kjo ishte deri më tani gjëja më e mirë, e cila mund të më shkonte për shtat – kinematografia. Duke qenë se kisha studiuar pikturë 4 vjet u njehsuan butë elemente të estetikës në çfarë unë doja të tregoj. Me pak fjalë jo vetëm historia por mënyra ikonike sesi ti e shpreh atë. Kuadri, ekuilibret e volumeve, planet, perspektiva, ngjyrat, gjithcka. Gjithnjë një film timin e shoh si një telajo pikture. Që nga 2002 kur kam bërë filmin tim të parë të shkurtër “Katoj” nuk jam ndalur të ecë në dy vija paralele: si njeri dhe si artist. Nuk kam pasur asnjëherë luksin të merrem vetëm me art. Kurrë! Kështu që edhe mundimi ka qenë shumë i madh.

Jeta Dedja: Tingëllon e mundimshme rruga e artit, por duket sikur edhe sukseset ju kanë ndjekur pas.  

Bujar Alimani: Jetoj si njeri i cili nuk e ka njohur fjalën fat por e ka kërkuar atë. Nëpërmjet punës dhe filmave të cilat nuk sjellin asnjëherë mjaftueshëm të ardhura, por kjo është një temë tjetër. Është dashuri kjo gjë dhe për dashurinë njerëzit shumë shpesh paguajnë shtrenjtë. Nuk kam pranuar asnjëherë për asnjë sekondë në jetën time qëkurse njoha kinemanë dikur në vitin e largët 1996, që ta braktis ëndrrën. Andej dhe këtej oqeanit. Jetojmë në një botë ku bota dhe njerëzit po bëhen racionalë dhe ëndrra po zhduket. Kinemaja për mua është një univers ëndrrash ku gjej dhe zbuloj çdo herë vetveten dhe kthehem gjithnjë më i mirë.

blank

Jeta Dedja: Unë jam njohur me krijimtarinë tuaj përmes filmit tuaj të parë me metrazh të gjatë “Amnistia”, shfaqur në 2011, më tej filmin “Krom” dhe “Vëthi i munguar”. Kam konstatuar me syrin tim amator rritjen tuaj artistike. Jam kurioze, po ju, kur shihni punët tuaja sot që po flasim, çfarë ndjesish keni?

Bujar Alimani: “Amnistia” është filmi i cili mund të them se më katapultoi në listën e autorëve të rinj evropianë të kinemasë dhe gjithnjë para meje ka qenë dilema sesi do ishte puna ime e ardhshme. Fare kollaj, aq sa të ngrenë lart po aq, pa kurrëfarë hezitimi të flakin përtej, e askush nuk merret më me ty. Flas për kritikën e cila sot luan një rol të rëndësishëm në pozicionet të cilat u jep krijuesve. Nuk mendoj se filmat e mi pëlqehen totalisht nga njerëzit. Kjo nuk më trishton aspak. E kundërta do më mërziste. Arti është subjektiv po aq sa edhe haluçinativ njëherësh. Që do të thotë se secili e sheh, imagjinon dhe percepton sipas një mënyre të vetën të caktuar. Psh: filmi im më i diskutuar është “Krom”. E megjithatë kritikën më të mirë ndër gjithë filmat e mi e kam marrë nga “Hollywood Reporter” pikërisht për “Krom”. Kur puna jote ngjall refleksione të ndryshme në njerëz të ndryshëm, kjo është thjesht e përsosur, ështe ndjesi e mrekullueshme.

Jeta Dedja: Më tregoni rreth filmit “Virgjëresha Shqiptare” me të cilin morët pjesë në Festivalin e Filmit të Blue Mountain Ontario, Kanada. Si ndodhi që morët përsipër regjinë e këtij filmi? 

Bujar Alimani: Kur producentja gjermane Anita Elsani dhe skenaristja gjermane Katia Kittendorf ma ofruan të jem unë regjisori i këtij projekti, hezitova fillimisht pasi tema mu duk e zakonshme në çfarë të huajt shihnin te shqiptarët e sapo dalë nga errësira komuniste, të cilët kishin nisur të rihapin plagët e vjetra të Kanunit. Megjithatë skenari ishte i mirë dhe unë ndjeva se mund të bëja një film të mirë me të. Përcaktuese në vendimin tim ishte marrja pjesë në film e drejtorit të fotografisë Jorg Widmer, një nga mjeshtrat e kamerës kinematografike sot në gjithë botën. Mendoj se kemi bërë një film të mirë.

Jeta Dedja: Si u prit filmi në Blue Mountain dhe ka ndonjë shans të vini në Montreal?

Bujar Alimani: Në Blue Mountain ishte padyshim filmi me audiencë më të lartë në të dy projeksionet e datave 3 dhe 4 qershor. Do dëshiroj shumë ta sjell filmin në Montreal. Uroj t‘ia dalim ta sjellim deri në vjeshtë.

Jeta Dedja: Si është të punosh me një emër të madh si Viktor Zhusti në kushtet e sotme të kinematografisë shqiptare?

Bujar Alimani: Me Viktor Zhustin është hera e dytë që punoj pas filmit “Delegacioni” ku Viktori kishte rol kryesor. Dikur e kisha pedagog, sot jemi miq dhe kolegë. Plejada e tyre ndihmon shumë me përvojën dhe maturinë, me kodet e fshehta të mënyrave të interpretimit të cilat janë lehtësira shumë të mëdha në realizimin e roleve dhe marrëdhënieve me personazhet e tjerë kryesisht aktorë të rinj.

blank

Jeta Dedja: Kur shoh titrat e filmave, syri më zë emrin e Teftës, bashkëshortes suaj. Duket si një sipërmarrje familjare, gruaja dhe vajza ju shoqërojne kudo. Cili është roli i tyre në prodhimtarinë tuaj? 

Bujar Alimani: Në familjen tonë flitet vazhdimisht për kinematografinë. Diskutime për skenare, ide, shohim bashkarisht filma jo vetëm në shtëpi por edhe në salla kinemaje. Tefta dhe Savina janë filtrat e parë të provës nëse një ide ia vlen ose jo të shkojë më tej. Savina ka përfunduar “Hunter College” në New York City për “Film Study” dhe ka nisur të realizojë filma të shkurtër, ndërkohë që më ndihmojmë shumë me grupin e xhirimit dhe gjithë mbështetjen me produksion. Vajza është e re dhe na balancon nëse ne jemi pak “old fashion” në ide. 

blank

Jeta Dedja: Çfarë jeni duke krijuar këto kohë?

Bujar Alimani: Aktualisht jam në fazat e fundit të postproduksionit të filmit dokumentar “Fluturat” i cili rrëfen dëshmitë e 20 vajzave të dikurshme të lindura e rritura në internimet komuniste në fshatrat e Myzeqesë.

Jeta Dedja: Nëse dikush është i interesuar të shohë filmat tuaj, ku mund t’i gjejë ato?

Bujar Alimani: Filmat e mi, por jo të gjithë gjenden në paketat digjitale. Në Amazon Prime është filmi “The Delegation” (Delegacioni) ndërsa te faqja “Gjirafa.com” gjendet “Vëthi i munguar” dhe “Krom”.

*Aneks

Shkurtimisht krijimtaria e Bujar Alimanit

  • Në 2006 realizon dy filma të shkurtër “Gas” dhe “Busulla”
  • Në 2010 xhiron filmin e tij të parë “Amnistia” i cili është dhe filmi i parë shqiptar që hyri në Festivalin e Berlinit.
  • Në 2015 merr pjesë në Festivalin e Filmit në Karlovy Vari, Çeki me filmin “Krom”.
  • Në 2018 me filmin “Delegacioni” fiton Grand Prix në Festivalin e Filmit në Varshavë të Polonisë dhe po në këtë festival, në tetor 2021 prezantohet me filmin “Virgjëresha shqiptare” me të cilin fiton çmimin “Ecumenical” dhe “Special Jury mention”.
  • Në mars 2022 fiton Çmimin e publikut  në Oostende, Belgjikë.
  • Ndërkohë ka realizuar dy dokumentarë dhe një film me metrazh të mesëm “Vëthi i munguar”.

6 Qershor, 2022

©FlasShqip.ca

blank

Edicioni i 10 i Maratonës Violinistike – Asnjëhërë më parë fjalën ”i mrekulleshëm”, “e mrekulleshme” nuk e kisha përdorur kaq shpesh! Nga Ina Kosturi

Edicioni i 10 i Maratonës Violinistike të kthen pas nëkohë, në atë Maratonë të parë që përtej interpretimit tëtraditës shqiptare, realizonte një maratonë interpretimesh , recitalesh ,veprash në një periudhë të shkurtër kohore, tre koncerte recitale apo 9 sonata të rëndësishme në njëperiudhë 2 javore.

Maratona e dytë përmblidhte një larmi veprash violinistike, me dëshirën për të sjellë në skenën shqiptare premiera të veprave violinistike . Më pas këtyre kryeveprave botërore ju bashkua një dëshirë tjetër.

Bashkë me to, Shoqata “Bota e Artit” , organizatore e Maratonës Violinistike , do sillte me duon Ina kosturi Violinë , Rudina Ciko Piano e muzikantë të tjerë, pjesëtë panjohura që këndonin shqip, që përtej muzikës, janëhistoria , identiteti, gjuha jonë , alfabeti muzikor, shpesh i harruar, i lënë mënjanë nga ngjarjet e kohë…Vlerësuar nga Biblioteka Noliane ne Boston ,tingujt eNoli, Thoma Nasit , Lec Kurtit , Kostandin Papajorgjit e të tjerë kompozitorë shqiptarë të mëvonshëm; si Paparisto , Zadeja do ishin gjithmonë të pranishëmSonatat premierë të Copland , Stravinsky , Ravel , vepra nga Gershëin Svendsen , krahas Brahms , Beethoven, Bach do bashkoheshin me tingujt e orkestrës për të sjellëtë tjera debutime të njohura e premiera shqiptare. Maratona kërkonte gjithmonë diçka ndryshe. Nga Gjon Simoni , Robert Radoja , Vaso Tole , vepra orkestrale shtresuan në afishet e koncerteve , derisa nga edicioni nëedicion muzika shqiptare mori tjetër kuptim. Fantazia për violinë shkruar e interpretuar nga një violiniste po thyente konturet e një bote artistike shqiptare paksa konservatore. Ballada për violinë u luajt në një tjetër edicion, në tjetrin u interpretua Koncerti për violinë në la minor, ardhur pas 30 viteve mungesë në muzikën shqiptare për violinë. 

Edicioni i 9 i Maratonës violinistike sfidoi kohën. Ditët e vështira në mbarëbotën, shpalosën bashkëpunime të bukura ndërsa emra krenarie ju bashkuan festivalit . Të mrekullueshmit Kristi Gjezi, Azer Damirov, Kostantin Mirea e të tjerëviolinistë u bënë pjesë e Maratonës duke sjellë në këtë format përshëndetjet për Shqipërinë e më tej për muzikën violinistike shqiptare. Tingujt e Keith Goodman , pianist , dirigjent, kompozitor italo amerikan përcollën këngë të vjetra albanese, ndërsa muzika e dashur e kompozitorit të madh Tonin Harapi vjen në këtë ediciontë dhjetë si dashuri e përkushtim për muzikën shqiptare. Nga Italia Keith Goodman këndon shqip ! Nga Brazili një tjetër violinist i shkëlqyer përshëndet portugalisht festivalin nga një sallë madhështore. Në biografinë e tijartistike gjen pedagogë emrat e violinistëve idhuj e më tënjohur, nga Shlomo Mintz tek Rachel Barton Pine apo Augustin Hadelich. .. Aleksandra Galfe vjen sërish nga Londra, e bashkë me tingujt e Elgar sjell dy pjesë tëkompozitorëve ukrainas . I jeëmbëlsi festivalit , mesazhin e paqes me lojën e saj magjepëse, ëndërruese kombinuar me atë të shpejtë. Secili nga pjësmarrësit është një portret i veçantë . Edicionet ngjajnë tashmë mëekspozita portretesh , individualitetesh ,me ngjyrat e vendit që përfaqësojnë , e surprizat që sjellin për Festivalin Shqiptar . Tingujt e Thoma Nasit vijnë me interpretimin e violinistes nga Sllovenia Inga Ulokina, dhe kjo është një nga surprizat më të bukura të festivalit.Tingujt e Cajkovskit vijnë magjishëm nga violina e Ingës, vendi i saj i lindjes, bashkë me të tjera vepra , plot pasion , ndërsa nga postimet në faqet e festivalit interpretimi i Dinicut nga Inga i lë pa frymëkomentuesit. Janë të gjithë të mrekullueshëm . Kinga Augustin nga Amerika të magjeps me interpretimet dhe regjistrimet e saj . 24 Kapriciot e Paganinit , një cd e mrekulleshme krahas videove të tjera ne You tube të bën ta duartrokasësh gjatë .Ajo është çdo ditë duke interpretuar, studiuar në shkollat dhe pedagogët më nëzë, bashkë me komentet në Strad Magazin … Ka studiar me Dorothy Delay , interpreton me një violinë … 

Sërish nga Serbia violinistja e dashur e faqeve të violinës online, Sanja Jovic Djordevic të emocionon me vlerësimin për fesitivalin dhe gjithë pjesëmarrësit. E nëse intervista e saj rrezaton mirësi, violina e Sanjës sjell enkas për festivalin 45 minuta vepra nga Paganini ! Kaprici 24, 17, Campanela e të tjera vepra , këto janëpërfaqësimi i saj dinjitoz , një maratonë Paganiniane.Një tjetër violinist flet shqip . Nga Viena Sebastian Leczky interpreton një pjesë premierë , Kapric i shkruarenkas për të . Teksa bisedonim për festivalin e punoja pënjë vepër premierë për violine e piano , Sebastiani më pyet në kisha kompozuar për violinë solo. Teksa shihja interpretimet e tij të publikuara mendova se i shkonte një krijim ndryshe. Pjesa e tij u shkrua me njëfrymë, e tok me përshëndetjen përbëjnë një tjetër moment emocionues . Pak ditë më pas lexova artikullin në Strad Magazin dhe Violin Channel, dhe kuptova se Sebastiani ishte përfaqësues i një brezi të ri modern qëdo të ndryshojë  botëme muzikën dhe duon e tij tësuksesshme violinë –violonçel.

Violinistët nuk munden të jenë pa përfaqësuesit e instrumentit tjetër, pianos, e këtë herë nga Franca pianistja e njohur, Maniola–  Camuset Trebicka ju bashkua  festivalit me tingujt e Shubert, ndërsa muzika shqiptare ka qënë pjesë e interpretimeve të saj si dashuri pëvendin e lindjes .

Sërish nga Austria Rejsi Prosi studente, pianiste, vjen me tingujt e Bartokut enkas për festivalin, përfaqësuese e një brezi të mrekullueshëm shqiptarësh që studiojnëjashtë.

Një violiniste e mrekullueshme me interpretime spektakolare e karrierë brilante iu bashkua festivalit. Pedagoge, krijuese , inovatore , e gjendur në faqet e Strad Magazin që studente, e cilësuar si star i rrjeteve sociale, nga interpretimet tejet serioze tek kërcimet e eksperimentet me pjesët delikate të Paganinit, ja shtoi gjallërinë e suksesin festivalit . Është Caroline Adomeit nga Gjermania .  

Krahas artistëve të njohur të skenave në botë , Universiteti i Arteve është i pranishëm me debutimet e pedagogëve e studentëve , me Rudina Cikon, pianisten , profesoren e palodhur të 10 Edicioneve, me Fatjonin, , Alesian , Synjonën , Anisën e deri në violinistën më tëre, Xhemiljanën , për tu frymësuar e vazhduar rrugën e bukur e të vështirë të artit .

Bashkë me cv , kartolinat, në këtë broshurë do jenë dhe partet e dy pjesëve premierë të ketij festivali , Ballada për violinë e pian , si dhe Caprici, të dyja krijuar enkas për këtë edicion .

Asnjëhërë më parë fjalën” i mrekulleshëm” , “e mrekulleshme” nuk e kisha përdorur kaq shpesh. Hera e parë që ndjenja e brendshme e kritikës për të qënë e kursyer në komente ish thyer pa mëdyshje , nga njëarmatë yjesh që vinin bashkë

blank

 

 

 

blank

Premierat e mia botërore – më 10 qershor Koncerti per violin “Love” dhe vepra per orkester “Diellore” Nga Maestro Aleksandër Peçi

Nje premiere boterore e nje vepre eshte nje lindje e re ne muzike, nje shpikje e re, nje explorim i ri, nje trajektore e re rrathesh koncentrike ne peisazhin nderkombetar te muzikes.

Jam vertet i emoconuar te njoftoj publikun se pas 4 veprave Austrian premiere ne Viene mars prill 2022, pikerisht ne 10 qershor luhen 2 premiera boterore të Aleksandër Peçit:

Koncerti per violin “Love” dhe vepra per orkester “Diellore”.

Nje teknike kompozicionale qe per here te pare perdoret ne muzike. Koncerti per violin Love te cilin do ta ndigjoni date 10 qershor.
Nje Superpozicion ( mbivendosje ) e temes mbi strukturen.
Tema – motivi jane materia baze e klasicizmit.
Struktura eshte materia baze e strukturalizmit ne muziken contemporane.
Struktura eshte mema, tema bija e cila ka lindur prej saj, tema bije e cila pi sise sonore tek struktura., ashtu si ne kete imazh sculptural fantastik.
Nje teknike e re nje gjetje e re e origjinale e cila vjen per here te pare, qe askund se kam pare me kaq sa e njoh une contemp. muzik.per te sjelle nje filozofi dhe estetike ndryshe.
Eshte pikerisht kjo qe kerkoj, te shkembej unazat martesore midis klasicizmit dhe strukturalizmit, midis melodizmit dhe strukturalizmit,mdis rrenjeve klasike dhe fruteve moderne,te mbivendos temen mbi strukturen, te krijoj nje kontrapunkt me te njejtet tinguj, por qe bien ne kohe te ndryshme.Nje panorame sonore horizontale me te njejtit tinguj ne kontrapunkt. shkojeni shijojeni., per te mbritur nja grand music dhe jetegjate. eshte nje lexion qe na vjen nga klasicizmi ky.GRAND MUSIC DHE TI REZISTOJE HOHERAVE
E keni me notacion dhe audio ne kete video fragment shume te shkurter ne reprise te kohes se pare.
Do kem rastin t’ju njoh edhe nje frag nga koha e dye po me kete concept te ri. Tingujt jane kompiuterike frigoriferike nga virtual orkester e Hollywood

Ne violin virtuozi 25 vjeçar i famshem ne Bote, Elvin Hoxha Ganiyev, RTSH orkester me Dirigjentin e famshem turk Murat Cem Orhan. Drejtor Artistik Aristidh Prosi

Në Youtube eshte plot me video te Elvin dhe Murat.

Koncerti per violin eshte ne 2 kohe. Koha e pare Aria Jaria. Koha e dyte Rendofone , nje kompozite linguistike shqiptar qe ka te beje me rendjen e tingullit .Te gjithe ndajme te njejtin mendim se Jaret e Shkodres jane si Arie ne kulturen qytetare shkodrane, ndaj krijova kete kompozite: Aria-Jaria

Mbasi mbarova koncertin n5 per cello orkester Gjema e Illyricum, kisha nevoje per nje tjeter sentiment dhe ndaj mbas Gjema kalova tek ky koncert per violin “Love”. Shikoni kete mbrekulli skulpture te nenes me femijen.Keshtu pi sise tema tek struktura e toneve dhe ecin se bashku gjate vepres.Eshte nje martese sonore, nje gjetje origjinale interesante qe e aplikoj per hete te pare midis strukturalizmit dhe klasicizmit, per te krijuar Grand formen.

Gjate vjeshtes shpresoj te kemi dhe 3 premiera te tjera boterore.

Koncerti per violoncel e orkester n6, Koncerti per piano orkester n4, dhe koncerti per flaut.

Pra gjate 2022 edhe 3 lindje e reja ne muzike, 3 shpikje te reja, 3 explorime te reja, dhe trajektore te rinj rathesh koncentike ne peisazhin nderkombetar te muzikes.

Ndersa ne 2023 premieren boterore te koncertit n5 per piano orkestër.

Zhurme.. Zhurme.. shume zhurme… sa zhurme thote Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama official ne nje klip te 22 viteve me pare.

Dhe kjo tallava zhurme, vazhdon shesheve te deejay, klubeve te nates, tallavave, mbremjeve opionistike, foltoreve, portaleve etc..

Shpikesit e vlerave te reja thote Nietzsche ( Niçe ) rrojne larg fames se komedianteve te tregut.

Keta jane krijuesit e kultures, shpikesit, exploruesit e kultures, vizionaret e se arthmes, pas te cileve duhet te centrifugojne e perulen me respektin si parpara krijuesit, strategjite e mininistrisë së kulturës, strategjite e institucioneve, TV, Medias. Programet menaxhimit te jetes kulturore, dhe …dhe ..dhe.. Semafori i gjelbert gjuhes shqipe me tinguj qe eshte kaq e mire e kaq me shije si gjuhe PERENDIE

Lavdi e rrofshin vizionaret e se arthmes.
Faleminderit Aristidh Prosi
Faleminderit Elvin Hoxha Ganiyev
Faleminderit Hayredin Hoxha
Faleminderit RTSH orkester
Faleminderit Enkelejd Joti

Koncert sinfonik i Orkestrës të RTSH me veprat e Aleksandër Peçit & LVBeethoven violinist Elvin Hoxha Ganiyev dirigjent Murat Cem Orhan

https://www.muratcemorhan.com/bio/?fbclid=IwAR2t_Wjd39O40fC4gO9zbaeueWbLHGOz9pxVPJJ2_vTI5sSnCsPg2vOnneo

 

Një thesar i kulturës kombëtare i njohur në të gjithë botën është Maestro Aleksandër Peçi –

blank

blank

“Rusët po vijnë”, një botim nga studiuesi Shaban Murati

VOA/Ilirian Agolli

Studiuesi i njohur i diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare, Shaban Murati, sapo ka botuar në Tiranë librin e tij më të fundit me titull “Rusët po vijnë”.

Libri “Rusët po vijnë” është, sipas tij, një përpjekje për të kuptuar në thellësi pasojat e sotme dhe të ardhme, që vijnë nga veprimtaria aktuale e diplomacisë ruse në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit.

Botimi është një përmbledhje e analizave diplomatike mbi politikën e jashtme të Rusisë në Ballkan në 8 vitet e fundit.

Në botimin voluminoz me 98 analiza mbi dinamikën e diplomacisë ruse në Ballkan, studiuesi i njohur Shaban Murati ngre shqetësimin se si politikat proruse dhe proserbe në rajon po dëmtojnë interesat e kombit shqiptar.

“Diplomacia ruse, – thekson zoti Murati në intervistën për Zërin e Amerikës, – klasifikohet si kundërshtare historike e pavarësisë së Shqipërisë dhe e pavarësisë së Kosovës, dhe një nga pengesat kryesore diplomatike për çështjen kombëtare shqiptare në 110 vjetët e fundit e në vazhdim”.

Shaban Murati – “Rusët po vijnë…”

blank

Studiuesi i njohur i diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare, Shaban Murati, sapo ka botuar në Tiranë librin e tij më të fundit me titull “Rusët po vijnë”. Në një intervistë më Zërin e Amerikës ai shpjegon se libri është një përpjekje për të kuptuar pasojat nga veprimtaria aktuale e diplomacisë ruse në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit.Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu

Ai thotë se me këtë libër tërheq vëmendjen për një dukuri gjeopolitike, diplomatike e strategjike, që i kërcënohet Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovën.

“Kur them “Rusët po vijnë” është një dukuri jo e ditës, jo thjesht e lidhur me agresionin e fundit rus në Ukrainë, por është një dukuri që ka karakterizuar 30 vjet të post-komunizmit në Ballkan, dhe që për fat të keq, nuk i është kushtuar vëmendja dhe rëndësia e duhur nga qeveritë e quajtura demokratike, që erdhën në Ballkan pas shembjes së komunizmit” – thotë zoti Murati.

Autori thekson se presidenti rus Putin ka kërkuar qysh në vitin 2014 një rishikim të pasojave të luftës së ftohtë dhe ndarje të zonave të ndikimit.

Pas sulmit të parë në Krime ndaj Ukrainës, Putin mendoi të kthehej në Ballkan, duke e cilësuar atë një rajon me interes të veçantë për Rusinë, shton ai.

“Ballkani është për Moskën pika më e dobët e sigurisë së kontinentin europian si dhe një qendër ortodokse, për të cilën ka investuar prej 100 vjetësh nga epoka cariste e komuniste, ku mund të rivendosë fuqinë e saj” – thotë zoti Murati.

Shqipëria dhe Kosova, shton ai, vepruan drejt që u rreshtuan me NATO-n, SHBA-të dhe BE-në në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Moskës, si dhe në pritjen e refugjatëve të luftës; për Shqipërinë ishte një detyrim, për Kosovën ishte një fisnikëri, sepse Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Qëndrimi i Kosovës ëhstë dy herë më fisnik se i Shqipërisë, sepse Ukraina nuk e njeh Kosovën, por Kosova pati largpamësinë që të bashkohej me qëndrimin e NATO-s dhe të BE-së. Kemi një rreshtim të faktorit shqiptar në anën e duhur, gjë që për fat të keq, nuk është shumë e shpeshtë” – thotë zoti Murati.

Në vitin 2015 sekretari amerikan Xhon kerry paralajmëroi se pas krimesë, vija e dytë e zjarrit do të jetë Ballkani, kujton autori, por Ballkani fjeti gjumë, sipas tij.

“Rusia nuk mund të konkurojë me ideale as me ide demokratike, të cilat nuk i ka zbatuar kurrë në territorin e vet, ndaj i sulmon ato edhe në vende që priren nga perëndimi, sulmon vlerat demokratike perëndimore të Ballkanit dhe u mëshon gjithmonë lidhjeve ideologjike, okulte, fetare, që e kanë mbajtur të lidhur me këtë rajon” – thotë zoti Murati.

Nga ana tjetër, ai vlerëson me një sy kritik edhe angazhimin e Shqipërisë përkrah nismës Ballkani i hapur.

“Cili është dukuria më e rrezikshme: Open Balkan nuk po lejon faktorin shqiptar të ketë kohezion në Ballkan. Strategjia bazë e Serbisë në drejtim të faktorit shqiptar me Open Balkan ështëçaraje e faktorit shqiptar në Ballkan. Ne e dimë fare mirë që këto tre vitet e fundit kohezioni midis Shqipërisë dhe Kosovës është në kuotat më të ulëta dhe, sipas analizës time profesionale, mëkati, ose faji kryesor për këtë i bie Tiranës” – thotë studiuesi Murati.

Ai thekson se Ballkani i Hapur nuk është një nismë trepalëshe, por është një projekt i Serbisë, i nisur fillimisht si MiniShengen dhe si zonë e përbashkët ballkanike perëndimore ekonomike, të cilën ua ka shpërndarë vendeve të rajonit nga Parisi qysh më 2016.

Ata e shohin rilindje të Jugosllavisë dhe Shqipëria duhej të mendohej 10 herë para se të jepte një përgjigje për këtë nismë, shton zoti Murati.

“Si mund të pranojë Shqipëria të hyjë në një simë të ngushtë subrajonale këtu në një kohë që Serbia nuk njeh Kosovën?! Serbia ka deklaruar hapur se në nismën Open Balkan Kosova do të vijë si një provincë; kështu shkruhet në dokumentat zyrtare serbe. Më falni,por Shqipëria, si shteti amë, nuk është kështu as amë as njerkë, kur pranon që të hyjë në një nismë serbe, në një kohë që Serbia nuk njeh Kosovën. Ç’është kjo nismë që ka pesë shtete dhe një provincë?!” – pyet zoti Murati.

Diplomati dhe analisti i njohur vëren se të presidentët e tre vendeve, që pritet të takohen pas disa ditësh në kuadër të Ballkanit, i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe janë kundër kësaj nisme dhe kundër kryeministrave të tyre, pra këta kryeministra nuk bindin dot as presidentët e tyre.

Ndërsa nga pikëpamje amerikane është bërë e qartë, shton ai, se SHBA do ta mbështesin nismën, nëse ajo është e lidhur me Procesin e Berlinit dhe nëse do të përfshihen në të 6 vendet e rajonit, por këto dy kritere nuk plotësohen dhe vet nisma është në thelb e gabuar.

Sipas tij, Nisma Open Ballkan është kundërvënie ndaj procesit të njohjes diplomatike të Kosovës, por asnjë nismë në rajon, thekson zoti Murati, nuk do të ketë sukses, nëse nuk njihet dhe nëse nuk respektohet Kosova si e barabartë.

“Presidenti Biden ka deklaruar se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet te qendërzohet në çështjen e njohjes së Kosovës, por dy ditë më parë presidenti Vuçiç u betua përsëri se nuk do ta njohë Kosovën dhe askush nuk reagoi”, thotë zoti Murati.

Libri më i fundit, Rusët po vijnë, i autorit shaban Murati është i 16 botim mbi ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, vazhdim i studimit Rusia Ballkanike.

Shaban Murati është diplomat karriere, me titujt dhe detyrat më të larta në këtë fushë, si dhe autor një seri studimesh mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve në Ballkan, nga Kosova, Shqipëria e Greqia, Serbia e Bosnja dhe deri tek veprimtaria diplomatike e SHBA, BE-së në rajon.

blank

Veprat e kompozitorëve të rinj Eriona Rushiti & Enis Mullaj do të luhen në Sydney të Australisë

Veprat e kompozitorëve të rinj Eriona Rushiti & Enis Mullaj do të luhen në Australi.

Këtë lajm përmes rrjetit social e jep vetë kompozitorja.

“Jam shume e lumtur qe nje nga veprat e mia per trompe e piano, do te luhet ne Australine e larget”, shkruan Eriona Rushiti dhe më poshtë jep programin:

Vepra nga dy prej brezit të ri kryesor të kompozitorëve shqiptarë

Shën Stefanit Macquarie St, Sydney

E premte 3 qershor në orën 13:10

Në kompozime kontrasti që ndalen te ndjesia e humbjes,

Eriona Rushiti dhe Enis Mullaj tregojnë zërin e ri të muzikës klasike shqiptare në një mënyrë vërtet dramatike dhe romantike.

Enis Mullaj – Pa titull (fyell dhe piano)

Eriona Rushiti – Për Andrean (trombe dhe piano)

dhe vepra nga Johanna Selleck, Georges Hue dhe Alan Holley

Melissa Coleman – flaut,

Sumiko Yamamura – piano

Harriet Channon dhe Adelaide Channon trumpetojnë”

 

Alan Holley (repost)
Works by two of the leading young generation of Albanian composers
at St Stephens Macquarie St, Sydney
Friday 3rd June at 1.10pm
In contrasting compositions dwelling on the feeling of loss, Eriona Rushiti and Enis Mullaj show the new voice of Albanian classical music in a truly dramatic and romantic way.
Enis Mullaj – No Title (flute and piano)
Eriona Rushiti – For Andrea (trumpet and piano)
and works by Johanna Selleck, Georges Hue and Alan Holley
Melissa Coleman – flute,
Sumiko Yamamura – piano
Harriet Channon and Adelaide Channon trumpets

Send this to a friend