Po e rishpërndaj këtë opinion shkruar më 28 maj 2017, me qëllimin e mirë, që PD të reflektojë dhe të mos vazhdojë ta konsiderojë gazetarinë kritike dhe gazetarët kritikues si armiq të partisë, se në fakt PD-në e shkatërroi pikërisht elita politike e kësaj partie. Tani pritet ringjallja e PD, duke hequr dorë nga stili i vjetër, duke u fokusuar tek vota e lirë. Kur themi “votë e lirë” nuk është vetëm fjala tek demokracia brënda në parti, por tek sistemi zgjedhor që vazhdon të mbetet ai i deputetëve të listave projektuar nga Njëshi/EB
—–
Po shikoj se në rrjetin social ka nisur një garë hipokrizie, në mbrojtje të atyre që i ka hequr nga lista Lulzim Basha. Janë fokusuar tek Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.
Bile ka nga ata syresh që kërcënojnë, “ta shikoni tani se çfarë do të ngjasë”!
Kërcënimet e të gjitha llojeve mbajnë erë shëmtim !
Nuk ka asnjë arsye që nxjerrja nga lista e këtyre dy zonjave të shkaktojë tronditje në politikën shqiptare, aq më tepër në popull.
Sepse edhe këto dy zonja janë në përbërje të klasës politike që është shkaktarja e kësaj gjendjeje të rëndë ku ndodhet Shqipëria!
Asnjë politikan në Shqipëri nuk mund të krenohet me veten e tij, sepse të gjithë sa kanë hyrë apo kanë dalë nga listat e deputetëve, nuk i janë nënshtruar asnjë lloj gare demokratike sikur ndodh në Perëndim. Aty i ka përfshirë Njëshi. Shkurt, Jozefina, sikur Majlinda apo edhe vetë Lulzim Basha, janë prurje direkte të Sali Berishës!
Tani Lulzim Basha bën listë njëlloj si Berisha, me të njëjtin standard, por të personalizuar me emrin e tij, me guston dhe shijen e tij.
E njëjta histori ndodh edhe me partitë e tjera. Sipas modelit të PPSH. Edi Rama është një lloj sulltani. Lulzim Basha nuk e ka ende këtë format se deri tani sulltan ka qenë Sali Berisha.
Unë po ju kujtoj zgjedhjet e vitit 2005, kur PD la jashtë parlamentit Mandelën e Ballkanit Pjetër Arbnorin.
Merreni me mend Pjetër Arbnorin e nxorrën jashtë liste dhe në vend të tij futën Ilir Rusmajlin, të birin e një ish presekutori të PPSH!
Pjetër Arbnorit i premtuan se do ta emëronin Ambasador në Vatikan. Dhe e mashtruan!
Këto janë bëmat e PD! Dhe askush nga PD nuk protestoi!
Por ajo që përbën shqetësim, është se PD po hyn në zgjedhje pa katharsis! Po hyn si parti motër me PS dhe LSI!
Nëse PD është A, LSI – B dhe PS -C, atëherë nga marrëdhëniet tranzitive, do të rrjedhë barazimi, që kur A=B dhe B=C, edhe A=C.
Ky është realiteti. Marrëveshja ?! U bë në të mirë të kupolës! Të kësaj klase politike, pjesë e së cilës janë edhe këto dy zonjat.
Dhe drama kombëtare është se në vend që të merren me kauzat, merren me listat!
Sot fansat janë çmendur nga padrejtësia që paska bërë Lulzim Basha, duke i përjashtuar dy zonjat nga lista e tij!
Sepse listat janë bërë si prona private, në vendin, ku politika shqiptare e ka shkatërruar me themel nocionin e pronës private!
Mos e mallëngjeni Edi Ramën! Se është i njohur si mbështetës i mirë i grave!
Kur lanë jashtë liste Pjetër Arbnorin, kontributi dhe sakrificat e të cilit as që nuk mund të krahasohen kurrë me kontributin e këtyre dy zonjave, mos u revoltoni kot, hiqni dorë nga servilizmi, merreni shtruar dhe filloni e bëni analiza!
Sepse në këtë pikë është katandisur PD!
A mund të ndryshojë kështu PD, duke ndryshuar njëshin dhe ky duke përjashtuar oponentët dhe rivalët?
Jo, deri kur listat të përpilohen nga njëshi dhe kodi zgjedhor të jetë ky që është, sikur të ketë dalë nga guzhina e partisë të punës të Shqipërisë!
Po ju, popull shqiptar, a e keni dëgjuar ndonjëherë që Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu të dalin publikisht sikur i kemi parë tash së fundmi, proVetingut dhe kundër bojkotit, unë isha dakord me të dyja në këto dy pika, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, për një kod të ri dhe një sistem zgjedhor demokratik, ku të valorizohet vota e shqiptarit?!
Jo! Asnjëherë!
Veç i kemi parë që e kanë konkuruar njëra-tjetrën në parada mode, sharmante, shik, të kolme, elegante, të kuruara në sallone bukurie!
Po kujt i hyn në punë kjo!
Sepse edhe atyre dikur u vjen rradha nga njëshi që i nxjerr nga lista, sikur edhe i futi në lista!
Njëshi është njësh. Është diktator!
Destruktiviteti emocional i turmave është mjeran sepse nuk proteston kundër fenomenit që e ka shkatërruar sistemin në Shqipëri, por e personalizon fenomentin me emrin e Lulzim Bashës, që i nxori ato dy zonjat nga lista!
Emrat nuk duhet te dhen nga njeshi po nga Baza ne cdo komun e bashki kjo vlen per te gjitha partit se keto lista na kan servirur deputet injorant kriminel hajdut qe fitoin poste nga sigla epartive kemi djem te mir plot ne bashkit tona me vlera e kontribute skemi pse te votoim te servirur nga Tirana
Po ashtu duhet. Baza i jep emrat e kandidateve.Po gjithçka i neneshtrohet gares te paster dhe transparences. Flm.
arbnorin nuk e hoqen por e derguan ne nje zone te persekutuar e demokrate( m.madhe),por e shiten drejtuesit lokal dhe ja dhane voten sterkajt,pastaj ne 2009 jozi solli sterkajn per pd dhe ky shkoi prape te mema.shqiptaret ta ndajne te keqen e madhe qe i ka kapluar me nje te keqe te vogel,zgjidhje ideale nuk ka.keto zo. apo kukuvajkat qe cirren duhet te paguajne per humbjen e 2013 dhe sjelljen e dobet ne opozite.pd nuk eshte prone e babes,kane hise edhe te tjer.
Po e di Jeton. E hoqen nga Shkodra. Dhe drejtuesit lokale te PD e shiten dhe ia dhane Sterkajt tamam. Po ishte puç i PD. Ju flm.
Shume e nderuar Lida:
– Gati me vjen “inati” , pse Ju jeni kaq e sakte.
“GABO” ndonjehere qe te jeshe “kandidate” per listat e Njeshit!!
Respekte… dhe vazhdo Lida B.
Ju flm shume i nderuar Lexues i Voal. Respektet tona.
Bravo znj e nderuar.keni ba një analiz të përpiktëpppo
O
Ju flm shume i nderuar Kujtim Draçini.
Paulin Sterkaj i ka ble malcort. Nuk ishte faji i Arbnorit per kete. Ne PD Sterkajn nuk e solli Jozefina por Berisha. Jozefina nuk ka bere ndonjehere Mode. Ajo ka ngritur zene si askush ne Parlament duke dhene emrat e te inkriminuarve. Majlinden nuk mund ta ngaterrosh me Jozefinen. Jozefina ka qene nder familjet ma te pasura dhe intelektuale te shkodres. Jozefina nuk krahasohet me laramanet qe shkojme e vijne duke i lepi bëthen kryetarit.
Çakiç i nderum, po tash u ndryshu kryetari, sepse Jozefina ishte njësh me kryetarin e vjetër. Po natyrisht që Jozefina vjen prej një nga familjet ma të mira të Shkodrës, por nuk ka ba asgja për të përndjekurit. Pjetër Arbnorin e hoqën nga Shkodra dhe i ban puç, dhe në PD e kanë tabu me ia përmendë emrin. NUk mund të krahasohej kurrë Pjetri me Jozefinën, e pra Pjetrin e hoqën dhe Jozefinën e ban nënkryetare. Thotë një fjalë e moçme shqiptare, atë që nuk dot me ta ba të tjerët, mos ua baj të tjerëve. Dhe vjen rradha. Por nuk asht fundi i botës, por nëse Jozefina tash i kundërvihet PD dhe në fushatë del kundër Bashës, natyrisht që kjo do të jetë fundosje për te. Ti duhet ta dish mirë se Lulzim bashën e zgjodhi berisha për kryetar. me qenë kishte zgjedhë nënkryetaren e tij, por kur Berisha dha dorëheqjen u desht me e dhabnë dorëheqjen edhe Jozi.
Nese do merrej mendimi i elektoratit Jozefina nu diskutohej, ajo perfaqsonte ne parlament shume shtresa ajo ishte pothuaj nji ze i vetem nga veriu i shqiperise, ajo punoje forte per Integrimin e Shqiperise, Ajo denencoje me Emra kriminelet ne Parlament e kudo ne Zyrat e Pushtetit, lenja jashte parlamentit e Jozefines i pa justifikuar
Kol i nderum, ajo vinte prej shtresës të persekutuar, por nuk i ka përfaqësu, ajo ka përfaqësu vetëm interesat personale. Ishte e zgjedhura e Berishës tash 21 vjet. Vjen ky tjetri ka të zgjedhuna të tjera. Kur mungon demokracia brënda partisë këto janë rrjedhojat. Ju përshndes, Elida Buçpapaj
PD-ja ne Shkoder ka arrite deri aty sa ka zaptue ndertesen, ku ka seline, pa aprovimin e pronareve dhe nuk paguen asnji cent per qera dhe edhe gjykata na sorollate, tash dy vjet, here paraqitet nji, here jo…shkurti hesapi edhe pse i kam ba me dije te gjithe qe nga Basha, te gjithe deputetet e Shkoders, kryesine e PD-se dhe bashkine Shkoder, kerkush nuk ka denjue as te me pergjegjet me dy rreshta.
E dashtun Hana, turp shume i madh. Po politika shqiptare imiton veç partinë e punës dhe kur nuk ka as drejtësi dhe as media të lira, kështu degradon gjithçka. Po gjithësesi ky abuzim duhet me u ba publik. Ju përshëndes. Elida
E nderuara Elda, une kam ba aq sa kam ne dore, asht puna e ju gazetareve qe mund t’i bani publike raste flagrante te tilla. Une mund t’ju nisi historine e kesaj katrahure ne nji paragraf, bashke me kontraten e asaj ndertese.
Vetem ae njeshi Basha kesaj radhe ka premtuar qe nuk do kete ne te ardhmen lista te kryetarit, pra qe do perpiqet te ndryshoje ligjin. Kjo duhet te permendet
I nderumi Ilirjan, duhet të ishte pikë e marrëveshjes ndryshimi i kodit. Nuk e banë. Shumë keq. Sa nuk ka gara të ndershme dhe sistem zgjedhor, aty populli udhëhiqet nga listat, jo nga të zgjedhurit e popullit, por të zgjedhurit e njëshit. Ju përshëndes. Elida
Te lexoj rregullisht dhe meriton respekt per çfare shkruan. Une mendoj qe duhet te ishte me thelle reforma ne listat e PD. Enderruam per nje PD madheshtore por 2013 e katandisi keq shume keq ndaj Basha duhej te ishte me radikal
I nderuar Gëzim, jam plotësisht dakord me ju, por tani s’ka alternativë tjetër. Ju flm shumë. Përshëndetjet e mia. Elida
Te falenderoi per opinionin Elida Bucpapa. Problemi nuk eshte tek lista por tek komunistizimi i PD ndaj shtreses se te perndjekurve politike. Kjo PD ka 27 vite qe po e bren nga brenda me ideollogjine komuniste shtresen e vuajtur qendrestare dhe te vlerave sic jane te perndjekurit politik. duke besuar ne te dhe ajo duke i perjashtuar nga politikberja sic ishte rasti i tanishem. qe per 90 dite mbajten gjalle cadren e lirise duke besuar se do te ngrihej republika e re. realisht u forcua republika e vjeter komuniste.
I nderuar Besim Ndregjoni, keni shumë të drejtë dekomunistizimi është kusht i domosdoshëm. Personlaisht nuk isha për çadrën, por tani alternativa është ose me Edi Ramën ose me Ilir Metën ose me Republikën e Re. Nderimet dhe të falat tona, të Skënderit e të mijat
Nje super analize e nderuar znj. Buçpapaj…
Urime
I nderuar Fisnik, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida
Zonja Elida, ne pergjigje te nje komenti Ju thoni: kur mungon demokracia brenda partise, keto jane rrjedhojat. Lind pyetja, pse quhet Partia Demokratike? A ka nje figure te paster qe nuk i ka ndyer duart dhe ka punuar denjesisht dhe vertet ka dhene kontributin per te miren e ketij vendi te jete ne krye te partise?
E dashur Linda, keni shumë të drejtë, por kjo asht e vërteta. Urojmë që ky projekti i Republikës të Re të jetë për demokracinë e vërtetë.Zhgënjimi jonë është 26 vjeçar. Urojmë që të kthehet e mbara. E mira është se qytetarët nuk rrehen më! Ju përshëndes!
Respekt per shkrimet tuaja .
Geg-Tosk, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida
Falemnderit per permendjen e rastit te Pjetrit (Arbnorit) si ilustrim. E vertet qe te gjithe keta i ka sjelle Berisha aty. Sepse, secili, ne menyren e vet i duheshin Berishes. Po berishen kush e solli… ?