VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dhurata e Carit, Putin i vesh Vuçiçit këmishën e forcës: Përse i duhen Rusisë bazë ushtarake dhe stacion atomik në Serbi, pikerisht tani kur tensionet me NATO-n po arrijnë kulmin – Nga SHABAN MURATI

December 1, 2021
blank

Komentet

blank

ATDHE E FE! Nga Frank Shkreli

Sipas një idiome, një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Edhe për këtë rast, fotografitë flasin vet. Por kjo ngjarje flet shumë më shumë se vetëm për një takim, i pasqyruar në disa foto që mund të shikoni më posht.

Të martën që kaloi, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH), në një gjest njerëzor, atdhetar dhe fetar, vlerësoi Monsinjor Xhorxh Frendon – ish-kreun e KNFSH-së dhe ish Arkipeshkvin e Tiranë Durrësit – me Çmimin e “Mirënjohjes”, për vitin 2020. Antarët e Bordit të KNFSH-së u mblodhën këtë javë për t’i dhenë lamtumirën Mon Frendos me rastin e daljes në pension dhe largimin e tij nga Shqipëria, duke e vlerësuar atë dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Kishës Katolike Shqiptare, të dialogut, harmonisë fetare dhe të shoqërisë në përgjithësi, me motivacionin: “Për kontributin e lartë në forcimin e frymës së dialogut ndërfetar ndër shqiptarët gjatë shërbimit në Shqipëri dhe për rolin e rëndësishëm në promovimin e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar si Kryetar i Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë gjatë vitit 2020.”

Në njoftimin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë me këtër ast, thuhet se Drejtuesit e komuniteteve fetare, sekretari i përgjithshëm dhe financierja e KNFSH-së kanë vlerësuar lart të gjithë kontributin e Mons. Xhorxh Frendos në detyrat e tij drejtuese, që ka mbajtur gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të KNFSH-së në vitin 2020. Mons. Frendo ka shërbyer në Shqipëri për 25 vjetët e fundit dhe së fundmi si kreu i Kishës Katolike në Shqipëri. Ndërkaq, me anë të një ceremonie solemne, Presidenti Ilir Meta çmoi muajin e kaluar, Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony Frendo O. P. me Dekoratën “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së vyer për ringjalljen e besimit shpirtëror e të shpresës për një të ardhme më të mirë, si dhe për pjesëmarrjen aktive në Këshillin Ndër-Fetar e në shumë çështje sociale me rëndësi jetike. Me mirënjohje për konsolidimin e institucioneve të kultit e të besimit fetar, si dhe për forcimin, pasurimin e mëtejshëm dhe promovimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër fetare të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidentit Meta.

Për këtë harmoni e bashkjetesë midis feve në Shqipëri reagoi edhe Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri — Kundër panairit te intolerancës – Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al) – me rastin e inaugurimit të pasardhsit të Mons Xhorxh Frendos, Monsinjorit Arjan Dodaj në postin e Arkipeshkvit të ri të Tiranë-Durrësit. Siç duket, pjesëmarrja e përfaqsuesve politikë dhe të komuniteteve fetar të Shqipërisë në ceremoninë e inagurimit të udhëheqsit të ri të Arkipeshkvisë Tiranë-Durrës, Mons Arjan Dodajt ka lenë një përshtypje të pashlyeshme në kujtesën e diplomatit të OSBE-së në Tiranë. N[ sshkrimin e tij titulluar “Kundër Panairit të Intolerancës”, ai shkruan: “Kontributi që dëshiroj të jap në mënyrë sintetike – me një kokë të ftohtë – ka të bëjë me fuqinë e të pathënës dhe të imazheve. Përqafimi i qetë në foto mes Arqipeshkvit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të komuniteteve fetare është për mua po aq i denjë sa predikimet, nëse jo më shumë. Nga njëra anë, kjo është një paraqitje e shkurtër e kulturës së Mons. Arjanit, për të qëndruar së bashku në diversitet, për të bashkëpunuar, për të ndjekur këtë të vërtetë që do që ne të jemi pjesë e të njëjtit mozaik njerëzor si vëllezër. Sepse asnjë njeri nuk është i plotë në vetvete. Dhe, me besim, njeriu ushqen krijimin, pa pritur reciprocitet.” Në katedralën e Shën Palit në Tiranë, “ndjehej ngrohtësia e këtij populli të jashtëzakonshëm, ashtu si buqeta e hedhur në pikturën e Banskit në Betlehem… na kujtuan madhështinë e popullit shqiptar, i cili nuk sheh arsye për ndarje të thellë. Pyes veten nëse ky nuk është një tipar i natyrshëm shqiptar, para ndonjë dimensioni fetar…Është një shembull që meriton të lavdërohet me zë të lartë, pa e marrë kurrë si të mirëqenë”, është shprehur Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në fjalën e tij shumë dashamirëse me këtë rast, Ambasadori Del Monaco pyet vetën nëse ky nuk është një tipar i natyrshëm shqiptar. I nderuar Z. Ambasador harmonia dhe bashkjetesa kanë qenë dhe janë një tipar shqiptar. Ishte regjimi i Enver Hoxhës ai që zhduku tiparet më të mira të këtij Kombi të lashtë iliro-arbëror, duke lënë pas një trashëgimi urrejtjeje të vëllait me vëlla, duke themeluara një ambijent e atmosferë mos-tolerancë midis shqiptarëve, madje edhe duke shpalli fenë dhe Zotin ilegal në Shqipërisë e tij komuniste. Është kjo mos-tolerancë
politike që po shkatërron vendin dhe kombin — e të cilës jemi sot dëshmitarë në Shqipëri — trashëgimi e Enver Hoxhës – që edhe sot shumë veta, përfshir ndërkombëtarët në atë vend, nuk e shohin si një problem kryesor dhe pasojë e konflikeve të pafund të klasës politike në atë vend. Shqipëria ka nevojë të distancohet një herë e mirë nga krimet dhe urrejtjet që regjimi komunist ka mbjellur thellë në atë vend – përfshir urrejtjet kundër fesë dhe të Madhit Zot.

I nderuar Ambasador Del Monaco, në shkrimin tuaj dashamirës, ju pyesni nëse harmonia fetare ndër shqiptarë është tipike shqiptare. Nesër, dita e shtunë, 29 Janari, shënon 50-vjetorin e themelimit të Xhamisë Shqiptare në lagjën Bruklin të Nju Jorkut. Po e përmend këtë 50-vjetor (Janar 29, 1972) për të treguar se kishat dhe xhamitë, sidomos, këtu në Shtetet e Bashkuara janë blerë ose ndërtuar me ndihmën e të gjithë shqiptarëve të arratisur nga regjjimi komunist i Enver Hoxhës, pa dallim feje a krahine. Shqiptarët e arratisur nga komunizmi ishin të vetedijshëm të këtyre tipareve historike. Me atë rast, ish-Kryetari i Këshillit Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, Rexhep Kumbarçe, i kishte dërguar një thirrje Ernest Koliqit që ta botonte në revisten “Shjezat”, drejtuar shqiptarëve kudo në botë që të jepnin ndihmën e tyre për blerjen e xhamisë së re në Amerikë. Ishin këta dy burra të Kombit, ndër të tjerë, që po bashkpunonin për të mbledhur fondet për xhaminë e re në mërgim, sepse të dy këta – besonin në idetë dhe rolin e “pazevëndsueshëm që luajnë besimet fetare në naltësimin e shpirtënor të njerëzve dhe të kombeve. E përmend këtë rast sepse ilustron rolin e feve në historinë e Kombit shqiptar dhe deri diku i përgjigjet pyetjes së Amb. Del Monaco nëse harmonia dhe bashkjetesa fetare është një tipar historik i shqiptarëve.

Në komentin e Ernest Koliqit bashkangjitur thirrjes së Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Amerikë për të ndihmuar mbledhjen e fondeve për xhaminë, botuar në Revisit,n Shejzat të vitit 1972, shkruan: “Përsa i përket fisit shqiptar, historia tregon se në vërshim të pushtuesve të huaj, feja mbajti gjallë shqiptarizmin, si në trojet shqiptare, ashtu edhe në diasporë. Feja shpëtoi Kosovën nga çkombtarizimi, feja mbajti kufijt në veri të Shqipënisë nga turri pushtues i pansllavizmit. Feja mbajti gjallë ndër Arbëreshët gjuhën e traditat e atdheut të zanafillës. Feja vuri në gjëndje Fan Nolin, duke krijuar Kishën Autoqefale Orthodokse Shqiptare, me ba të dështojnë nënkambësat e anmiqësve të emnit shqiptar. Natyrisht, në të gjitha këto raste, feja forconte ndjenjën kombëtare: Atdhe e Fe. Rilindja shqiptare mori hov e zhvillim mbi platformën e besimeve të bashkueme. Teqetë e Kuvendet qenë qendrat ma veprimtare të lëvizjes rilindëse në kohën e robnisë”, ka shkruar Ernest Koliqi.

Ndërsa, në apelin e tij, 50-vjet më parë, ish-Kryetari i Këshillit Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, Rexhep Kumbarçe, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve pa dallim feje që të kontribonin pasi siç shprehet, “Solidarsia dhe vëllazënia e gjakut shqiptar, që në çdo rrethanë ka qenë e vetmja cilësi që ka sigurue, në të kaluarën, mbijetesën e kombit tonë. Le të jetë e qartë për secilin, se çdo ndihmë në këtë rast na lidhë, “shpirtnisht” të gjithëve dhe na ve në gjëndje të ruajmë me vendosmëni të dy faktorët e doemosdoshëm për një jetesë të lumtun e në paqë: Atdhe e Fe”, ka përfunduar thirrjen e tij 50-vjet më parë, Rexhep Kumbarçe, ish-Kryetari i Këshillit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane.

Z. Ambasador Del Monaco të falënderojmë për fjalët tua fisnike, me ketë rast, dhe ju siguroj se harmonia dhe bashkjetesa fetare në radhët e shqiptarëve, pa dallim, kanë qenë dhe janë tipare historike të kombit. “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”. Kjo thënie e poetit të madh të shqiptarëve, At Gjergj Fishtës ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë, duke e përcjellë brez pas brezi. Por urojmë, njëkohësisht, që influencat e huaja, të mbështetura, fatkeqësisht, nga një pjesë e klasës së sotëme politike shqiptare, të mos prishin, për qëllime personale, këtë harmoni dhe bashkjetesë historike fetare ndër shqiptarët — tipare këto shembullore në historinë e njerëzimit dhe të doemosdoshme sot për lartësimin shpirtëror dhe shoqëroro-politik të shqiptarëve dhe të kombit, në përgjithësi. Shumica e shqiptarëve, qoftë në trojet shqiptare, qoftë në diasporë, jemi krenarë për këto vlera tipike shqitare të harmonisë fetare, e të cilat u pasqyruan këto ditë në Tiranë me rastin e ndryshimeve në hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare dhe pjesëmarrjen e krerëve të feve të tjera të shqiptarëve. “Është një shembull që meriton të lavdërohet me zë të lartë”, por siç u shpreh edhe Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, “pa e marrë kurrë si të mirëqenë”.

blank blank blank blank

blank

Kërkesa ruse për largimin e NATO-s nga Ballkani dhe Shqipëria (dhe një Traktat Miqësie që duhet shfuqizuar) – Nga SHABAN MURATI

Se sa rëndësi ka Ballkani për strategjinë ruse të influencës në Europë e dëshmon këmbëngulja patologjike e presidentit Putin dhe e diplomacisë ruse për të larguar NATO-n nga Ballkani. Në datën 21 janar në konferencë shtypi, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i pyetur se çfarë don të thotë për Bullgarinë dhe për Rumaninë kërkesa e Rusisë që NATO të kthehet në gjendjen e vitit 1997, deklaroi:

“Ne po flasim për tërheqjen e forcave të huaja, të pajisjeve dhe të armatimeve, si dhe ndërmarrjen e hapave të tjera, për t’u kthyer në kuadrin që kishim në 1997 në vendet jo anëtare të NATO-s. Kjo perfshin Bullgarine dhe Rumanine”.

Me një fjalë shefi i diplomacisë ruse paraqet kërkesën qe vendet e NATO-s në Ballkan duhet të çarmatosen dhe të dalin nga NATO. I ashtuquajturi rikthim në konfiguracionin e vitit 1997 don të thotë një rikthim mbrapa i historisë dhe një dalje nga anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve ish-komuniste, që u bënë anëtare nga viti 1999.

Kështu Rusia aspiron dhe ëndërron të pamundurën që gjithë ky grup shtetesh ish-komuniste, që nga republikat pribaltike e deri te Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut të ikin nga NATO dhe futen në sferën e influencës ruse, siç kanë qenë në kohën e perandorisë komuniste sovjetike.

Meqë ligjet e historisë nuk lejojnë kthim mbrapa dhe as ringjalljen e perandorisë komuniste sovjetike, e cila përfshinte edhe vendet e Europës Lindore, Kremlini ka planifikuar ta realizojë nëpërmjet forcës së armeve dhe ta detyrojë kohën të kthehet mbrapa dhe të thyejë ligjet e historise, duke rikrijuar perandorinë e vdekur komuniste sovetike.

Mirëpo për ambicjen ruse ka një pengesë të pakapërxyeshme të zhvillimit historik, që është integrimi atlantik i të gjitha shteteve ish-komuniste të Europës, pra anëtarësimi i tyre në NATO, themeli i së cilës është mbrojtja kolektive e përbashkët, ku sulmi ndaj njerit shtet konsiderohet sulm ndaj gjitha shteteve anëtare.

Ndaj Kremlini dhe diplomacia ruse në dalldinë e tyre perandorake kanë prodhuar ëndrrën halucinante që vendet atlantike nga Ballkani dhe gjitha shtetet ish- komuniste nga Balltiku në Ballkan të largojnë forcat atlantike dhe të dalin nga NATO.

Nuk është rastësi që Kremlini po kërkon ikjen e NATO-s dhe daljen nga NATO vetëm të vendeve ish-komuniste të Ballkanit. Nuk po kërkon Moska përshembull largimin e forcave të NATO-s apo daljen nga NATO të Turqisë dhe të Greqise. Ky selektim flet qartë se Kremlini ka rivizatuar hartën e hegjemonisë së vet imperiale komuniste dhe rivendikon si sfera të saj të influencës vetëm vendet ish-komuniste në Europë, me logjikën absurde se kanë qenë pjesë e perandorisë së dikurshme komuniste sovjetike.

Me këtë mentalitet të çakorduar shtetëror mund të imagjinohet se çfarë do të ndodhte sikur gjithë metropolet e dikurshme të ngriheshin dhe të rivendikonin sferat e influencës në shtetet, që kanë qenë pjesë e atyre perandorive. Vetëm perandoria osmane ka pasur si pjesë të saj 77 shtete të sotëm.

Udhëheqja ruse po manifeston një filozofi politike antihistorike, që prodhon një sjellje agresive ndërkombëtare në rritje, siç po dëshmohet aktualisht me konfliktin e ri ushtarak, që po gatuan në kufijtë me Ukrainën.

Prapavija e rrezikshme e kërkesës ruse për çarmatosjen e shteteve anëtare të NATO-s në Ballkan pritet të pasohet nga përpjekje të reja të nëndheshme dhe të mbidheshme të Moskës për të dëmtuar kohezionin atlantik dhe mburojën e përbashkët të vendeve atlantike. Një valë e re diversioni dhe agresioni rus duhet pritur ndaj njerit apo tjetrit shtet anëtar të NATO-s nga Balltiku në Ballkan.

Ndaj meriton një analizë të menjëherëshme institucionale nga gjitha shtetet ballkanike anëtare të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, për t’u dalë përpara të papriturave të qëllimeve dhe strategjisë agresive të ndërhyrjes ruse në Ballkan.

Kërkesa arrogante e Rusisë për vendet e Ballkanit që të largojnë forcat dhe praninë ushtarake të NATO-s nga territori i tyre dhe të dalin nga NATO duhet parë në dy aspekte. Aspekti i parë është ushtarak. Në këtë drejtim Moska synon që vendet e Ballkanit anëtare të NATO-s të mbeten pa mbrojtje ushtarake përballë agresivitetit dhe rivendikimit rajonal dhe kontinental rus për hegjemoni.

Pa mburojën atlantike shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan bëhen objekt i lehtë i gëlltitjes politike dhe ushtarake ruse. Kërkesa ruse për çarmatosjen atlantike të vendeve të Ballkanit u evidenton edhe njeherë me forcë shteteve anëtare të NATO-s se sa e pazëvëndësueshme është mburoja kolektive atlantike përballe agresivitetit dhe aneksionizmit rus.

Aspekti i dytë është gjeopolitik dhe lidhet me strategjinë e presidentit Putin për të sanksionuar sferën sovjetike të influencës në Europen Lindore dhe Jugore. Këtë rivendikim gjeopolitik Kremlini e pretendon si rivendosje e ekuilibrit gjeopolitik në kontinentin e ndarë europian, si në kohën e fjalimit të famshëm të Çërçillit në Fulton në 1946 kur foli për herë të parë për perden e hekurt midis botës komuniste sovjetike dhe botës demokratike.

Këtë perde të hekurt ëndërron sot prapë presidenti Putin, i cili prishjen e Bashkimit komunist Sovjetik dhe humbjen e hegjemonisë ruse në gjysmën ish-komuniste të Europës e konsideron vazhdimisht si katastrofa më e madhe gjeopolitike dhe kombëtare e Rusisë.

Kërkesën arrogante të shefit të diplomacisë ruse për çarmatosjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë dhe për largim të NATO-s nga krahu lindor i saj, e hodhën poshtë menjëherë shtetet përkatëse. Në 21 janar në Bullgari reaguan njëzëri të gjitha instancat e larta te shtetit.

Kryeministri Kirill Petkov deklaroi se “Bullgaria është shtet sovran dhe vetem Ne do të vendosim si ta organizojmë mbrojtjen e vendit tonë”. Presidenti Rumen Radev e cilësoi kërkesën ruse “të papranueshme dhe të pakuptimtë”. MPJ e Bullgarise në komunikatën e saj të posaçme iu drejtua Rusisë duke i theksuar se “Territoret kombëtare të vendeve të NATO-s janë territore të Aleancës dhe trupat e NATO-s nuk janë trupa të huaja”.

Ministria e Jashtme e Rumanisë në komunikatën e saj në 22 janar deklaron: ”MPJ e Rumanisë hedh poshtë si të papërshtatëshme dhe të pabazë deklaratën e Ministrisë së Jashtëme të Rusisë. MPJ e Rumanise i kujton Rusisë se prania e NATO-s në shtetet aleate është një reagim krejtësisht mbrojtës në përgjigje të sjelljes agresive në rritje të Rusisë në fqinjësinë lindore”.

Në 22 janar reagoi edhe NATO përmes zëdhënëses së saj, Oana Lungesku: ”Kërkesa ruse do të krijonte anëtarë të NATO-s të kategorisë së parë dhe të kategorisë së dyte, gjë që ne nuk mund ta pranojmë. NATO hedh poshte çdo ide të sferave të influencës në Europë”.

Ajo që e bën më jodinjitoze kërkesën ruse është fakti që përpiqet të fshehë të vërtetën mbi shkaqet e situatës kërcënuese të krijuar në fushën e sigurisë në Europë dhe konkretisht në kufijtë rusë me Ukrainën.

E vërteta e madhe historike dhe diplomatike është se para vitit 2014 nuk ka pasur asnjë prani të forcave të NATO-s në krahun lindor të saj. Prania u bë e nevojshme për mbrojtjen e shteteve aleate në atë krah vetëm pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe aneksimit të dhunshëm rus të Krimesë. Agresioni rus ndaj Ukraines dha alarmin e madh se Rusia po niste avancimin agresiv të planeve për ringjalljen e Bashkimit Sovjetik dhe të sferave sovjetike të influencës.

Është absurde që Rusia kërkon largimin e forcave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, shtete që nuk janë në kufi me Rusinë, ndërkohë që Rusia vetë ka trupa ushtarake në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji, shtete që janë në kufi me shtetet anëtare të NATO-s.

Forcat ushtarake ruse në këto shtete janë të paftuara dhe pa lejen e qeverive të atyre shteteve dhe janë të paligjëshme. Qeveritë e tre shteteve të mësipërme, edhe direkt Moskës, edhe në forumet ndërkombëtare, i kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të trupave ruse nga territoret e tyre. Rusia vazhdon të mbajë arbitrarisht trupat e saj në këto tre shtete, duke dhunuar sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.

Nuk mund të mos habisë fakti që, ndërsa NATO në mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi në 12 janar ia hodhi poshtë Moskës kërkesën për largimin e pranisë atlantike nga vendet aleate të krahut lindor, ministri i jashtëm rus edhe pas kësaj del dhe përsërit të njejtën kërkesë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në 12 janar deklaroi se “Aleatët i bënë të qartë Rusisë se ata nuk heqin dorë nga kapacitetet për të mbrojtur dhe ruajtur njeri-tjerin, përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të Aleancës”.

Këmbëngulja ruse për çarmatosjen e vendeve të NATO-s është shtuar, sepse janë shtuar ethet e Moskës për të ndërmarrë aventurën e re ushtarake kundër Ukrainës. Një agresion i ri ushtarak rus në Ukrainë do të shënonte një shkallëzim shumë të madh të rrezikut për lirinë dhe pavarësinë e shteteve anëtare të NATO-s në rajon.

Ndaj edhe NATO është e detyruar të marrë masa shtesë mbrojtëse përballë kërcënimeve të reja ruse ndaj sigurisë së përbashkët atlantike. Në 24 janar NATO njoftoi se aleatët po venë forcat në gatishmëri dhe po dërgojnë luftanije dhe avionë luftarakë shtesë në dislokimet e NATO-s në Europën Lindore.

Franca shprehu gatishmërinë e saj që të dërgojë trupa në Rumani nën komandën e NATO-s. Spanja po dërgon luftanije për t’u bashkuar me forcat detare të NATO-s dhe po konsideron të dërgojë avionë luftarakë në Bullgari. Hollanda po dërgon avionë gjuajtës F-35 në Bullgari. Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi në 24 janar se do të rrisë pjesëmarrjen e saj në patrullimet e NATO-s nga bazat në Rumani.

Në 23 janar gazeta e mirënformuar amerikane “Njujork Tajms” bënte të ditur se presidenti Bajden po konsideron vendosjen e disa mijra trupave amerikane si dhe luftanijeve dhe avionëve në vendet aleate të NATO-s në Balltik dhe në Europën Lindore. “Euractiv.com” jepte në 21 janar deklaratën e presidentit amerikan Bajden se “SHBA kanë një obligim të shenjtë sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s për t’i mbrojtur ato vende, që janë pjesë e NATO-s-“

SHBA dhe NATO i japin një mesazh serioz Rusisë se nuk do të lejojnë asnjë rivendikim rus për sfera influence në drejtim të shteteve sovrane të NATO-s nga Balltiku e deri në Ballkan. Presidenti Putin dhe diplomacia ruse kanë në objektivin e tyre të influencës gjithë Ballkanin.

Ata e nisen me rivendikimet ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë, por Moska e ka bërë të qartë se oreksi i saj janë gjitha shtetet ish-komuniste të Ballkanit, sepse të gjitha përfshihen në hartën ruse të “konfiguracionit të vitit 1997” të daljes nga NATO. Kjo don të thotë që edhe vendet e tjera atlantike të Ballkanit si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë objektiv i ambicjes së hegjemonizmit rus.

Në këtë funksion strategjik Rusia po e armatos në mënyrë të shpejtuar Serbinë, duke i dhënë makinës së madhe ushtarake serbe përmasa rajonale. Rusia po e armatos Serbinë me sisteme të reja raketash dhe me armët më të sofistikuara për ta përdorur si instrument ushtarak të shantazhit dhe të avancimit të saj në Ballkan.

Rusia zhvillon dy herë në vit në territorin e Serbisë manovra të mëdha ushtarake të forcave të saj zbarkuese. Rusia ka në Serbi bazë ushtarake në qytetin e Nishit, ku sipas mediave botërore ndodhen rreth njëmijë forca speciale ruse të tipit të “ushtarëve të gjelbër” të Putinit, të cilët të veshur me uniforma pa shenja dalluese pushtuan Krimenë në vitin 2014. Rusia ka rekrutuar Serbine si vëzhguese në aleancën e saj usharake “CSTO”, me emrin e së cilës Moska maskoi ndërhyrjen e saj të re ushtarake në Kazakistanin ish-sovjetik në 6 janar të këtij viti.

Në mënyrë të veçantë Shqipëria duhet ta analizojë me seriozitet këtë situatë të rivendikimit ushtarak dhe gjeopolitik rus ndaj vendeve atlantike ish-komuniste të Ballkanit, që përfshihen në propozimet ultimative të Rusisë drejtuar NATO-s në 17 dhjetor 2021 dhe të specifikuara për Ballkanin nga ministri i jashtëm rus në 21 janar.

Shqipëria vërtet nuk ka luftanije dhe avionë për të dërguar në mbrojtje të aleatëvë të saj atlantikë në anën tjetër të Ballkanit, por ajo ka zërin e saj diplomatik dhe shtetëror për ta ngritur me forcë si anëtare e OKB dhe për më tepër tani si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Shqipëria duhet të prononcohet zyrtarisht për dënimin e rivendikimeve hegjemoniste të Rusisë ndaj vendeve atlantike të Ballkanit. Shqipëria duhet të bëjë detyrën e saj si anëtare e NATO-s për të kontribuar në mbrojtjen diplomatike atlantike të Bullgarisë dhe të Rumanisë nga kërcënimi i tanishëm diplomatik dhe ushtarak rus.

Situata e re kërcënuese, ku siç theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në 12 janar “ka një rrezik real për një konfikt të ri të armatosur në Europë”, më nxit që për të njëqindën herë t’u drejtohem autoriteteve më të larta të Shqipërisë me kërkesën për të shfuqizuar Traktatin e Miqësisë me Rusinë, të sigluar në 8 dhjetor 2004 në Tiranë nga ministrat e jashtëm Sergej Lavrov dhe Kastriot Islami.

Është një traktat, që përmban nene qartësisht antiatlantike dhe antikombëtare. Duket si rastësi, por nuk është, që traktati me Rusinë përkon pikërisht me kerkesen e sotme te Lavrovit nga vendet e NATO-s në Ballkan, sepse dhe traktati ka angazhimin që Shqipëria të mos lejojë forca të huaja të qendrojnë apo të kalojnë në territorin shqiptar nëse një palë e tretë,(NATO), është në konflikt me Rusinë.

Në Tiranë bëjnë sikur e kanë harruar ekzistencën e traktatit të sigluar, por ministri i jashtëm rus Lavrov pas 16 vitesh ia rikujtoi direkt në konferencë shtypi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Moskë në 26 shkurt 2020, duke i kerkuar se “Traktati eshte gati. Ta vemë në veprim”. (Më gjërë shih gazeta “Dita”, 4.3.2020).

E kam përsëritur dhjetra herë dhe e përsëris prapë që Shqipëria duhet ta shfuqizojë dhe ta nulifikojë sa më parë atë traktat të dëmshëm, për t’i hequr Moskës çdo pretekst juridik dhe diplomatik të një shantazhi ndaj Shqipërisë për të dalë nga NATO.

Si diplomat i vjetër nuk e kam kuptuar asnjëherë përse qeveritë e Shqipërisë, të të dy partive kryesore politike, nuk e shfuqizuan kurrë atë traktat të dëmshëm për interesat tona kombëtare dhe shtetërore, si dhe për interesat atlantike dhe perëndimore në rajon. Duket antiamerikanizmi i fshehtë brenda dy partive politike ka penguar një akt të tille.

Dhe mos harroni: antiamerikanizmi, që tani ka dalë hapur në politikën shqiptare, vetëm një hap është larg filorusizmit të hapur.

blank

Mediat e shitura të Tiranës mbajnë në këmbë një ngërç artificial që zhduk opozitën dhe rrezikon sigurinë kombëtare Nga Elida Buçpapaj

Sapo është botuar raporti i Transparency International, indeksi i korrupsionit ku Shqipëria vijon përkeqësimin.

Zvicra ka zbritur vetëm një shkallë në këtë indeks dhe megjithëse rreshtohet e shtata në vendet me më pak korrupsion në botë pas Danimarkës, Finlandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Singaporit, Suedisë humbja e një vendi u kthye mbrëmë në kryelajm të edicioneve informative, për të analizuar faktin e shkaqet me qëllim për ta luftuar. Pra mediat ishin të parat që reaguan për të sensibilizuar opinionin publik i cili është shumë i ndjeshëm.

Këtë rol kanë mediat, si pushtet i katërt, në pavarësi të plotë nga pushtetet e tjera, të mbrojnë shtetin e së drejtës dhe të jenë në shërbim të shtetasit e qytetarit.

Mendjendrituri poliedrik Benjamin Franklin, shkrimtar, shpikës, burrështeti, filozof, botues, diplomat, njëri nga Etërit Themelues të SHBA, bashkëpërpilues dhe firmosës i Deklaratës së Pavarësisë në poezinë e tij Për lirinë e shtypit – “On the Freedom of the Press” shkruante:

While free from Force the Press remains,
Virtue and Freedom chear our Plains…

Që në mënyrë të thjeshtë shqipërohet: deri sa shtypi të jetë i lirë, në shtëpitë tona do të mbretërojë viyrtyti dhe liria –

Ndërsa në Shqipëri mbretëron vetëm mëkati, të gjitha vlerat janë të përmbysura dhe e keqja nuk i bën përshtypje askujt, punë e madhe se ka rritje niveli i korrupsionit sipas TI, punë e madhe se drejtësia si nocion nuk ekziston as si imagjinatë!

Kjo katrahurë ka ndodhur edhe se mediat nuk janë të lira dhe janë binjakëzuar me të keqen.

Seicili prej nesh hap televizorin dhe bën zapping nga kanali në kanal, studiot gëlojnë nga opinionistë, politikanët dhe drejtuesit e emisioneve inskenojnë pyetje pa fund, sikur të vinë nga Hëna. Në fakt ata u ngjajnë menaxherëve të manipulimeve, pyetjet i bëjnë për t’ua larguar vemendjen dhe çoroditur sa më shumë qytetarët, të cilët ndodhen përpara faktit të kryer shkërmoqjes së sistemit demokratik dhe vendosjes së monizmit mafioz.

Drejtuesit e emisioneve do të duhej të mobilizonin gjithë gazetarët e terrenit së bashku me mendjet e kthjellëta dhe me integritet për të sjellë nëpër studio të vërtetat që ata i dinë por nuk i thonë, i fshehin të vërtetat duke u bërë pjesë në pabesinë e rradhës kundër qytetarëve!

Le të shohim Kosovën që vjet kishte nivelin e korrupsionit shumë më keq se Shqiperia, ndërsa sot i ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Turqinë, përveç Malit të Zi, në sajë të zgjedhjeve të lira, që sollën një elitë të re.

Por le të fokusohemi tek thembra e Akilit, tek ngërçi brenda PD, që mbahet në mënyrë artificiale nga mediat. Sepse, nēse mediat do të ishin në rolin e tyre, do ta kishin zbardhur menjëherë, duke i nxjerrë jashtë studiove tellallët e rrenave.

Nëse nuk po ndodh ajo që duhet, kjo sepse Mediat janë të shitura, janë bërë palë me armiqtë e votës së lirë, të atyre që po bëjnë qindin për të zhvalorizuar votën e bazës të PD, shprehur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit dhe në Referendumin e 18 dhjetorit. Me një “plumb” po vrasin dy zogj, edhe opozitën, edhe pluralizmin.

Përse drejtuesit e emisioneve pyesin të ftuarit, në vend se të shkojnë vetë në vendin e ngjarjes dhe të marrin në analizë të dhënat faktike një për një e pastaj le ta tregojnë të vërtetën!

Aq sa është e lehtë, aq të pamundur e bëjnë mediat e shitura, kthyer në bashkaktorë të manipulimit që rrëzon sistemin.

Ne u bëmë të gjithë dëshmitarë e mjaftoi që një reporter i Syri.TV të shkonte të numëronte live ulëset e Pallatit të Kongreseve, me kapacitet rreth 1960 vende, ndërsa pretendohej se aty u ulën 5004 delegatë! Në 1960 ulëse të ulen 5004 delegatë! Një monstruozitet!

Por në vend se t’i shkohej deri në fund zbardhjes, po mbahet në këmbë monstruoziteti. Nga mediat e shitura!

E njëjta gjë ngjau me fletët e votimit të delegatëve të PD në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit mbledhur në Stadiumin Arena apo të Referendumit të 18 Dhjetorit.

Kam dëgjuar vetëm botuesin e Dosja.al Enton Abilekaj që ka dëshmuar në një studio se kishte qenë i pranishëm në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit dhe ka mbledhur fakte midis delegatëve. Nuk kishte konstatuar asnjë parregullsi nga kontaktet e drejtëpërdrejta që kishte patur! Po përse nuk e vazhdoi Ablekaj investigimin, të bëheshin bashkë me disa kolegë, përse mbahet në këmbë një mashtrim që i ve shkelmin demokracisë që është në grahmat e fundit.

Drejtuesit e studiove televizive janë tjerrës manipulimesh, të vetë ngërçit, që në vetvete përbën një dramë kombëtare, sepse i mohon  Sovranit plotfuqishmërinë përmes të drejtës së votës.

Edhe niveli galopant i korrupsionit në Shqipëri është një tregues i groposjes së shtypit të lirë.

Publiku nuk ha bar, ai me telekomandë në dorë, kalon nga njëri kanal televiziv tek tjetri në kërkim të një heroi që të shqiptojë të vërtetat, por mediat shqiptare janë në funksion të trushplarjes, duke krijuar realitete të përmbysura që e kthejnë Sovranin në hiç.

Mediat e shitura kësisoj  heqin dorë nga misioni që kanë, i shmangen detyrimit për të shqiptuar të vërtetën, i injorojnë dhe i fshehin faktet, i krijojnë dhe mbajnë në këmbë realitete fake, sikur një realitet fake është Lulzim Basha dhe grupi i tij, duke u bërë palë me qeverinë për të zhdukur opozitën dhe sistemin.

Mediat e shitura kësisoj përmes manipulimit kryejnë krim në dëm të demokracisë, sigurisë kombëtare dhe Sovranit.

A i merr ndokush parasysh konsekuencat?

blank

NUK NDALET SHKATRRIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE TË SHQIPTARËVE -SHEMBET KISHA 700-VJEÇARE NË ZEJMEN, BASHKIA LEZHË! Nga Frank Shkreli

Lexuesve mund tu kujtohet se një ndër çeshtjet për të cilat kam shkruar gjatë viteve është edhe subjekti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ose më mirë e thenë, shkatërrimi i saj, anë e mbanë trojeve shqiptare.  Megjithëse larg trojeve shqiptare përpiqem të ndjekë zhvillimet dhe ndodhitë në atdhe — të mirat e të këqiat. Trashëgimia kulturore e shqiptarëve është një ndër subjektet që e kam mbuluar nga koha në kohë, duke përfshir lënjen pas dore të “Kishave të Shasit” (të shekullit IV-V) në rrethin e Ulqinit, ku për vite tani, Kisha Ortodokse serbe përpiqet t’i shpallë si të sajat, Shtëpia e harruar ku ka jetuar Poeti i Kombit, At Gjergj Fista e deri në jug në Frashër, “Vendin e Shenjtë të shqiptarëve”, vendlindjen e tre vëllezërve të mëdhenj, Avdyli, Naimi dhe Sami Frashëri. Këta shembuj, ndër të tjerë, që unë dhe të tjerë kemi trajtuar gjatë viteve, shumica gjënden brenda kufijve të Shqipërisë, siç është shtëpia e Fishtës dhe Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve të mëdhej të Kombit, por edhe monumente historike anë e mbanë trojeve shqiptare siç është “qyteti i kishave”, në Shas nën Malin e Zi – për të cilët nuk kujdeset askush, megjithëse janë pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore, fetare, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Të gjitha këto monumente historike, shumë prej të cilave janë shpallur zyrtarisht monumente të Kulturës nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, e cila ka si mision të veçant ruajtjen dhe pëkujdesjen për momente të tilla, janë në mëshirën e kohës dhe të individëve që i kanë venë vetes detyrën si shqiptarë për të bërë ç’mosin për ruajtjen dhe për informimin e publikut të gjërë për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjënden sot monumentet historike të cilat përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Kombit shqiptar.  Njëri prej këtyre aktivistëve mbrojtës të trashëgimisë kulturore të Kombit shqiptar është edhe Dom Nikë Ukgjini, i dalluar për veprimtarinë e tij në këtë fushë, më njoftoi para disa ditësh se Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973, nën regjimin komunist, i janë shembur muret anësore, ku në pjesën e murit verior mbante në vete gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shekullin e XIII. (Shikoni disa foto më poshtë). Pak histori, sipas Dom Nikës, për Kishën e shembur si pasojë e harresës dhe mos-kujdesjes nga autoritet qevefitare shqiptare të Ministrisë së Kulturës:

 

Mbi fushën shkëmborë të Zejmenit, përballë, Kishës se Pllanës, gjendej Kisha më mure të plota, e ndërtuar dhe rindërtuar disa herë për shkak të dëmtimeve që i janë berë gjatë pushtimeve Osmane për 500 vite me radhë.  Kjo kishë përmendet në relacionet e Marin Bicit në vitin 1610, si objekte kishtar me vlera të mëdha arkitekturore, me hajat për 200 persona. Dom Nika raporton nga vend-ngjarja se dhe më shume afreske të shpërndara në gjithë ambientin — tashmë pjesët e rëndësishme të saj, për shkak të mosmirëmbajtjes nga Ministria e Kulturës — mjerisht nuk ekzistojnë më, njofton Dom Nikë Ukgjini.  I ndihmuar edhe nga tërmeti gjatë këtyre ditëve dhe dëmtimi i kohës, benë që dy muret të jenë rrafshuar për tokë, shtoi ai.

 

Dom Nikë Ukgjini thotë se, sidomos, gjatë vitit të kaluar e ka vizituar disa herë atë kishë-monument kulture, më qellim që t’i përvisheshin punës së bashku me bashkpuntorin e tij, Fra Landin, për përforcimin dhe restaurimin e mureve dhe për vendosjen e një çatie provizore në mënyrë që të ruhej nga shkatërrimi i mundshëm ajo pasuri me vlera të mëdha kulturore dhe historike për Kombin shqiptar.  Por, sipas, Dom Nikës, ndodhi ajo që ndodhi.  Ai raportoi se kishën e rrënuar e vizitoi me18 janar 2022 së bashku me bashkpuntorët e tij, Fra Landin dhe Dom Pashkun. E vizituam, tha ai, “Me zemër të plasur për ta parë ashtu të shtrirë për tokë, por me shprese se do gjejë forcë për t’i ringritur ato mure edhe njëherë dhe për t’i kthyer ato në gjendjen siç kanë qenë, por, njëkohësisht,  i vetëdijshëm se asnjëherë nuk do jetë ajo zonjë që ishte si dëshmitare e një historie 700 vjeçare të dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar”, u shpreh me dhimbje në zemër Dom Nikë Ukgjini për shembjen e Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973.  Top Channel/ Shembet kisha 700 vjeçare. Lezhë, dëmtohen afreske të vjetra të kishës.

 

Janë disa mënyra se si zhduket trashëgimia kulturore dhe historike e një vendi, ose e një kombi. Monumentet historike ose vendet e trashëgimisë kulturore të një kombi shkatërrohen si përfundim i ndonjë lufte ose konflikti, ose edhe nga fatëkeqsi natyrore.  Por, në shumë raste, për fat të keq, shkatërrimi dhe zhdukja, me kohë, e trashëgimisë kulturore ndodhë edhe nga edhe pakujdesia njerëzore ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi.  Dihet se kur bëhen përpjekje dhe thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur nga shkatërrimi trashëgiminë kulturore të një vendi ose kombi, kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur identitetin kombëtar të një populli dhe, natyrisht, si rrejdhim, që të ruhet dhe të mbrohet edhe kultura dhe historia kombëtare e një vendi.

 

Alarmi i Dom Nikë Ukgjinit me shokë për shembjen e Kishës 700-vjeçare në rrethin e Lezhës, mund të konsiderohet si një zë nga shkretëtira që nuk e dëgjon kush.  Por, ama, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe organet e tjera përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të ddëgjojnë urgjentisht, zërin e këtyre aktivistëve dhe mbrojtësve të monumenteve dhe vendeve historike në trojet shqiptare, që janë pjesë dhe që me ekzistencën e tyre, flasin për një qytetërim të lashtë e të pasur të Kombit shqiptar në ato anë.  Në një citim në portalin e UNESCO-s lexova: “Shpesh herë është e pamundur të dihet se ç’drejtim do merrësh në të ardhmen, pa reflektuar se nga vjen. Njohja e trashëgimisë kulturore, e rrënjëve stërgjyshore dhe trashëgimisë kombëtare, është shumë me rëndësi për të vendosur të ardhmen.”

 

Në këtë fushatë fisnike, Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorët e tij kanë nevojë , jo vetëm për  mirëkuptimin e të gjitha shtresave të shoqërisë që i shqetëson situate në të cilën gjënden monumentet historike të trashëgimisë kulturore të kombit,  por kanë nevojë për ndihmën urgjente të enteve qeveritare siç është Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.   “Monumentet janë për të gjallët, jo për të vdekurit.  Kujdesuni për to, duani dhe kalojani brezave të ardhëshëm, ashtuqë edhe ata të dinë dhe ta njohin rëndësinë e tyre. Nëqoftse ne nuk shqetësohemi dhe nuk kujdesemi për të kaluarën, ne nuk mund të shpresojmë për të ardhmen”, ka thenë dikur, Xhaklinë Kennedy, bashkshortja e ish-Presidentit amerikan, Xhon Kennedy.

 

Në mos asgjë tjetër — alarmi i ditëve të fundit nga Dom Nikë Ukgjini dhe kolegët e tij, për ruajtjen dhe riabilitimin e këtyre monumenteve, përfshir Kishën e shembur 700-vjeçare në Lezhë — të pakën shpresoj që të ringjallë një debat aktual, të shkaktuar nga gjëndja e mjeruar e trashëgimisë kulturore kombëtare – mbi  shqetësimet që duhet të kemi të gjithë për të tashmen dhe për të ardhmen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të kombit. Sepse, përsëri, sipas një citimi nga organizata, UNESCO, “Gjërat që një komb vendos t’i ruaj dhe t’i mbrojë si trashëgimi kultuore, janë, pikërisht, gjërat me të cilat ai komb dëshiron t’a paraqesë dhe të identifikojë veten para botës dhe para vetes”.

 

Raste si shembja e Kishës 700-vjeçare në Zejmen të Lezhës, të paraqitura para publikut shqiptar nga Dom Nika dhe bashkpuntorët e tij, këto ditë, duhet të alarmojnë të gjithë dhe shpresoj që, njëkohësisht, edhe të zgjojnë interesimin dhe ndërgjegjen por edhe zemërimin mbarë-kombëtar për gjendjen aktuale të monumenteve kulturore, madje edhe atyre të shpallura me ligj si, “monumente të kulturës”, e që duhej të mbroheshin nga shteti. Ndërkaq, edhe të bëhet pyeta: Nëse me të vërtetë është duke u bërë mjaft në mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe historike, ruajtjes së identitetit kombëtar, traditave dhe vlerave të kombit shqiptar, në përgjithësi, të cilat po vihen në dyshim dhe po sulmohen, madje edhe sot nga ata që me shekuj janë munduar t’i mohojnë Kombit Shqiptar, historinë dhe identitetin kombëtar? Dhe si rrjedhim, të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës, për situatën e krijuar. Siç kam thenë e dhe herë të tjera në lidhje me këtë subjekt, detyra numër një e çdo qeverie, është mbrojtja e sigurisë së shtetit dhe interesave kombëtare, pjesë e të cilave është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli, por edhe ruajtja e nderit të emrit shqiptar, do të porosiste Naim Frashëri!

Frank Shkreli

blank

 

Dom Nikë Ukgjini pranë Kishës 700-vjeçare të shembur në Lezhë, e shpallur “Monument Kulture”, që në vitin 1973 (Fotot nga Dom Nikë Ukgjini)

blank

blank

blank

blank

blank

Në politikë dhe marrëdhëniet mes shteteve nuk ka dashuri, por vetëm interesa – Nga Aurel Dasareti*

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shumica e shqiptarëve i kuptojnë fjalë për fjalë ngjarjet politike dhe marrëdhëniet politike (i marrin ato si të mirëqenë), veçanërisht ato ndërkombëtare. Në politikën ndërkombëtare nuk ka as dashuri dhe as parim. Ka vetëm interesa politike.

***

Duhet të kuptojmë se politika ndërkombëtare nuk është një kategori emocionale, por thjesht një kategori e interesave. Nuk ka armiq të përjetshëm, nuk ka miq të përjetshëm. Nga dashuria nuk ka politikë.

Ne duhet t’i dëshmojmë Perëndimit, nëpërmjet aktivitetit tonë dinamik politik, se është në interesin e tyre, të Perëndimit pra, që të ketë një Kosovë të pavarur dhe sovrane, territor të integruar dhe assesi jo asociacione. Dhe, një Shqipëri të fortë demokratike e jo regjim mafioz antikombëtar pan-enverist. Gjithashtu, që shqiptarët autokton të FYROM-it të jenë në çdo aspekt 100% të barabartë me sllavo-folësit ardhacak, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë shfrytëzim, diskriminim dhe terror mbi ta. Shqiptarët autokton të Kosovës Lindore nën pushtim serb të gëzojnë saktësisht të drejtat e njëjta me serbët ardhacak të Kosovës. Pra, të zbatohet reciprociteti. Ky parim duhet të zbatohet edhe në Mal të Zi ku qenia autoktone shqiptare është shumë afër zhdukjes. Shqiptarët e Çamërisë, të drejtat e njëjta me ata shqipfolës të shtetit amë që paraqesin veten si gjoja “grek”…

Shtetet Perëndimore jo të qëndrojnë në anën tonë për shkak të „humanizmit“, sepse ajo kategori nuk ekziston fare në politikë, por për shkak të interesit të tyre. Sidomos, interesit rus në Ballkan, me ndihmën e sateliteve të tyre-ardhacakëve sllavo-ortodoks dhe grek.  Jemi i vetmi komb i Ballkanit që simpatizon botën Perëndimore. Nëse i bindim për këtë dhe nëse është në interesin e tyre real (ekzistencial) ta bëjnë këtë, ata me siguri do ta bëjnë. Ndoshta nuk kanë harruar shkakun kryesor të fillimit të Luftës së Parë Botërore: përpjekjet e Rusisë për daljen në detin shqiptar nëpërmjet Serbisë. Përndryshe, ata nuk do të marrin asgjë seriozisht.

***

Ambasada (përgjithësisht – ambasadat) – është një përfaqësi diplomatike me një ambasador si shef. Ajo ka si detyrë kryesore për të mbrojtur interesat e vendit të tyre përballë qeverisë së vendit pritës dhe për të promovuar (t`u japi shtysë-çoj përpara) marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ambasadori – është një i dërguar diplomatik i rangut më të lartë, i cili (e cila) përfaqëson interesat e vendit të tij në vendin ku ai (ose ajo) punon. Ambasadori konsiderohet përfaqësues personal i kreut të shtetit të tij dhe ka të drejta të veçanta.

***

Kushdo që është serioz për shpëtimin e kombit dhe vendit tonë duhet të flasë me zemrën e tij.

blank

IBRAHIM RUGOVA “BASHKON” POLITIKËN SHQIPTARE – Për këtë lloj “vëllazërimi” ka nevojë Kombi Shqiptar! – Nga Frank Shkreli

A thua se tashti kah e vona mund të ketë ndryshuar diçka në diskursin politik të liderëve shqiptarë!?  A po mos ishte, thjeshtë, një rastësi. Një “rastësi”, si ajo e llojit të vizitës së Presidentit të Turqisë, Z. Erdogan në Shqipëri, mu në ditën e kalimit në amshim të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve me 17 Janar — Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Nuk dua të flasë për vizitën e udhëheqsit turk në Shqipëri, javën që kaloi, në ditën e vdekjes së Skenderbeut – se më ngjallë neveri — sikur nuk kishte ditë tjetër nga 365 ditët e vitit që ai të vizitonte Shqipërinë. A nuk i dinte qeveria shqiptare ndjenjat e Erdoganit karshi Skenderbeut, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve?! Rastësi, thonë!

 

Javën që kaloi, Kombi shqiptar shënoi gjithashtu përvjetorin e kalimit në amshim të një të madhi tjetër të shqiptarëve, Presidentit historik të republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me 21 Janar.  Ndonëse Gjergj Kastrioti-Skenderbeu — të pakën deri më tani – është pranuar nga të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjie, feje a krahine si Heroi i tyre Kombëtar i cili luftoi Perandorinë Osmane për një çerek shekulli, figura e presidentit Rugova — njërit prej “burrave të rrallë të Kombit shqiptar”, do ta cilësonte At Zef Pllumi, i vuajturi i krimeve të regjimit të Enver Hoxhës —  nuk konsiderohej si i mbarë pranueshëm as nga armiqtë, as nga kundërshtarët politikë. Ibrahim Rugova sa ishte gjallë është sharë, kritikuar dhe kundërshtuar qoftë nga serbët, qoftë nga shqiptarët kudo, por edhe nga të vetët brenda Kosovës. Madje edhe nga liderët e ndryshëm politikë të shqiptarëve, të ashtuquajtur të “djathtë” e të “majtë” — anë e mbanë trojeve — nuk kishin një mendim të njëjtë e disa prej tyre as të favorshëm, për figurën e Ibrahim Rugovës as për kontributet e tija për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë ndërkombëtarizimin e asaj që gjatë dekadave para çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, njihej si “çështja e Kosovës”.  Ishte një figurë e cila megjithë konributet e tija të konsiderueshme për arritjet që gëzon sot Kosova në liri dhe demokraci si shtet i pavarur, meritat e tija janë njohur më shumë nga bota perëndimore se sa nga të vetët.

blank

Prandaj nuk e di nëse ishte vërtetë rastësi,  a po në këtë ndërkohë, diçka mund të ketë ndodhur në psikozën politiko-shpirtërore të shqiptarëve, të pakën sa i përket trashëgimisë dhe figurës së Ibrahim Rugovës. Cilado qoftë e vërteta, unë e konsideroj si diçka pozitive që sivjet, në këtë përvjetor të ndarjes nga kjo jetë e Presidentit Rugova (21 Janar, 2006), të gjithë liderët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit, dhe të gjitha ngjyrave politike dhe ndryshe nga e kaluara – kujtuan Ibrahim Rugovën dhe kontributet e tija. Pasi shpeshëherë jam i ashpër me klasën politike shqiptare të këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, e ndjejë vetën të detyruar që të shënohet ky rast solidariteti në kujtim të Ibrahim Rugovës. Është një rast që nuk më duket të jetë i bashkrenduar pasi disa prej këytre udhëheqsve as nuk komunikojnë me njëri tjetrin, por duket se kanë ardhur në të njëjtin përfundim, vetvetiu, se pa marrë parasysh se si janë sjellur dhe çfarë kanë thënë në të kaluarën për Ibrahim Rugovën — në këtë përvjetor, ai duhet duhet të nderohet dhe të kujtohet, si një “shembull udhërrëfyes, se si punohet për shtetin”, siç është shprehur, me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani.  Uroj të jetë një frymë e re në politikën shqiptare, megjithëse mbetet për tu parë, por sidoqftë, ia vlenë që kjo rastësi edhe e tillë në qoftë, ia vlenë të karakterizohet si diçka që duhet përshëndetur si një shenjë, ndoshta e një pjekurie politike, të cilës i ka ardhur koha.  Si ilustrim, po sjell komentet e liderëve politikë të  Kosovës dhe të Shqipërisë me rastin e 16-vjetorit të ndarjes prej nesh të Presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.

 

 

Presidentja Osmani ka thënë se emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit.  “Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka thekësuar Presidentja Osmani.

 

”Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës.  Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova.

 

“Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide. Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

“Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”.  Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, është shprehur Presidentja e Republikës së Kosovës për meritat dhe figurën e Presidentit Rugova.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Dr.Vjosa Osmani  Sadriu, benë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tijdhe vendosën një kurorë me lule të freskëta. Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002, thuhet në postimin e Kryeministrit Kurti. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, thaka thenë Kryeministri Kurti.  “Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai.  Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj, përfundon Kryeministri Albin Kurti.

 

Ndërsa në portalin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta kujtoi gjithashtu Presidentin historik Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke shkruar:

“Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë, në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.”

Kurse, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi  Rama thekësoi me këtë rast, sipas një deklarate në portalin e tij, se “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.”

 

Ish- Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha postoi këtë mesazh në 16-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e Ibrahim Rugovës. “Te dashur miq, 16 vite me parë familja, miqtë, bashkëpuntorët e tij, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i dhanë lumtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njërit prej burrave më të shquar të kombit tonë, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirisë dhe pavaresisë së Kosovës.  Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë.  Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdher të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë perjetesinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre. Nderim per jetë të jetëve, kujtimit të ndritur dhe veprës së pavdekshme të presidentit, Dr Ibrahim Rugova”, ka përfunduar mesazhin e tij Dr. Sali Berisha.

 

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha përkujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në mesazhin e tij, Basha shprehu vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbushi 16 vite që është ndarë nga jeta.  “Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, është shprehur Z. Basha në mesazhin e tij.

 

Dr. Ibrahim Rugova ka thenë se në jetën dhe veprimtarinë e tij ai është frymëzuar nga personalitete botërore dhe nga figura të njohura të historisë kombëtare të shqiptarëve, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, Vaclav Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe Shёn Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, ndër të tjerë.

 

Gjatë tri dekadave të kaluara, kam kritikuar shpesh këtë klasë politike, sidomos për grindjet dhe konfliktet politike midis tyre, në dëm të interesave kombëtare dhe në mbrojtje të interesave personale e partiake të tyre. Shpesh na duket se liderët e sotëm të shqiptarëve me fjalët dhe veprimet e tyre, vërtetë, po i shterrin burimet e shpresës për një jetë më të mirë, për shqiptarët kudo. Duket sikur asgjë nuk ndryshon për më mirë, sidomos, në Shqipëri. Prandaj, rastësi ose jo, mu duk se kujtimi i Ibrahim Rugovës, në këtë përvjetor të vdekjes nga përfaqsuesit kryesorë politikë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ma mori mendja se ia vlen ta vemë në dukje si diçka pozitive. Shpresa se, ndoshta, gjithçka nuk është humbur, se Perëndia gjithnjë e do Shqipërinë dhe shqiptarët – siç ka thënë Fishta, për inat të djallit e të vet shqiptarëve — dhe se shqiptarët vet kanë ende fuqi të reja në gjakun e tyre iliro-arbëror për t’i dhenë një flakë të re vëllazërimit të vërtetë midis shqiptarëve, për një Shqipëri më vëllazërore, më të drejtë e më moral – për një Shqipëri të denjë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Të bashkuar rreth Ibrahim Rugovës në këtë përvjetor, shërben sot dhe në të ardhmen, si frymëzim për mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave kombëtare të shqiptarëve, të lirive dhe vlerave demokratike, shembull i qendrësës qytetare, si misionar i paqës, si vizionar dhe promovues i vlerave dhe i lidhjeve miqësore dhe të përhershme të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe me botën perëndimore.

 

Frank Shkreli

blank

AN OPEN LETTER TO THE GOVERNMENTS OF THE QUINT COUNTRIES (USA, THE UNITED KINGDOM, GERMANY, FRANCE, ITALY) AND THE EU – Nga AGIM ALIÇKAJ

  • As long as the EU and the USA are willing to continue with the appeasement of Serbia, there will be no agreement and no solution to the Balkan conflict

 

New York, January 21, 2022

 

Honorable Representatives of the QUINT Countries and the EU,

 

I am writing to you with great respect and to kindly ask for your consideration to change the approach to the conflict in the Balkans due to the obvious lack of progress. The policy of appeasement of Serbia has failed completely. It has only helped Serbia continue with their destructive behavior and destabilization of the Balkans. It will never work. And, it is very unlikely that Serbia is going to move away from Russia. Serbian politicians are lying to you that they would. They are masters of deceit and manipulation.

Most of the more than 30 agreements signed are not implemented by Serbia. You are pressuring Kosova to implement only one harmful unconstitutional agreement for the formation of a “pure ethnic Serb association”. How is it possible to claim a multiethnic state with purely ethnic entities? This makes no sense and is against your proclaimed values and policies.

Your joint statement regarding the referendum on constitutional changes in Serbia was unfair and unfortunate. It was clearly another step in the wrong direction.

No-one in Kosova was stopping Serbian minority who lives in Kosova from voting in their country of Serbia. The Prime Minister of Kosova Mr. Albin Kurti told the president of the European parliament Mr. Josep Borrell that they can vote by mail or the Liaison office in Prishtina. There was another even better and easier solution which was finally used, to vote by just crossing the border.

Everyone knows that voting is a sacred right. However, it is not a right to be exercised by any country inside another country. The problem is that Serbian politicians have been trying to use the referendum to reinforce their claim that Kosova is part of Serbia. The referendum has failed because Serbia is a failed, aggressive, uncivilized state that doesn’t know its borders. Serbia needs help to be cured from the illness of hating other surrounding nations, trying to dominate them and grab their lands.

Your call on both governments of Kosova and Serbia “to refrain from actions and rhetoric that raise tensions and to engage constructively in dialogue through the EU” is nice but it is not helpful at all. It is not based on the current reality. The facts are that Kosova has been complying with these requests for 22 years and getting no credit. It has made so many concessions in the hopes of constructive and fair solutions for nothing. However, Serbia has used all these years to not comply with anything.

Equipped with heavy weapons from Russia, Serbia has been encouraged to even threaten Kosova with the use of force. And still is being tolerated, unconditionally, endlessly and unnecessarily.

Serbia’s corrupt, possibly criminal politicians are pursuing Milosevic’s agenda. Kosova is included in their constitution as a part of Serbia. Even though you have recognized Kosova’s independence 13 years ago you have never seriously pressured Serbia to change their false constitution.

You have given no attention to the rights of the Albanian people living in Serbia. Can they also have an Albanian ethnically pure Association? Or even simpler, can they have the right to learn their national history, use national symbols and return home from abroad when they want?!

The new leadership of Kosova is a shining example of an un-corrupt government. It would be wise and beneficial to support more seriously President Vjosa Osmani and Prime Minister Albin Kurti in their quest for democracy and use it as an example for other countries in the Balkans. They are following with dedication the glorious peaceful path of the legendary President Dr. Ibrahim Rugova.

The Republic of Kosova is an American investment and European interest. Why aren’t you trying at all to protect it, against Russian interests? Why aren’t you stopping Aleksandar Vucic and Edi Rama, the two most corrupt and dangerous rulers, who are trying openly to put the Balkans under Russian hegemony?  Why are you not pressuring the five EU countries who have not recognized yet the independence of Kosova, to do so? Where is your promise about visa liberalization?

The inefficient and unacceptable European policy in the Balkans (with few exceptions) is no surprise. It has tolerated or enabled Serbia to commit 3 genocides against Albanian people (1887, 1912, 1945). Only on the fourth genocide in 1999 did Europe take action against Serbia, thanks to American NATO leadership.

As an Albanian-American, who loves America so much, I am surprised and very disappointed to see America going along with the present European failed policy in the Balkans. There is hope that the new Ambassador to Kosova, Mr. Jeffrey Hovenier, will be able to make significant changes and improvements. He said all the right words in the commemoration of the Reçak massacre, one of so many Serbian atrocities for which no-one was brought to justice. Serbia has yet to be held responsible for causing four terrible wars in Europe.

The biggest mistake that corrupt, blackmailed past governments of Kosova and Western diplomats have made was to allow Serbia play the role of the “victim”. Even worse is the false equality between the right of Kosova to exist and protect itself, and Serbia’s efforts to attack and eradicate it. The Serbian destruction and hostility has been accepted as normal, while Albanians have always to be “very nice guys” ore else.

The so called “established practice” of submission to aggressive Serbian hostile demands is over. The time of corrupt, sellout and servant politicians of Kosova has passed. The new government is from the people and for the people, for the country and for the nation. I wish that you would seriously consider not to put them in a difficult position and yourselves in unpleasant situations, with unfair and unjustified requests which they are unable to accept.

The people of Kosova are moving fast toward democracy, human rights, diversity and inclusion. They will never accept any kind of domination by criminal chauvinistic Serbia. No border changes, no Serbian “ethnically clean” association and no takeover of orthodox Monasteries who are Kosova’s treasure. They have compromised more than enough with Ahtisaari plan. All of you have been part of this unprecedented compromise to get independence.

The problem is with Serbia, not Kosova. It has still to embrace democratic and human values of the western civilization. Only strong real economic and diplomatic pressure on Serbia and the real dialogue between equal parties may bring a lasting solution. Kosova can live without the recognition of independence by Serbia as long as it is needed.

 

The Albanian people are a peace-loving nation with great tolerance for different races, nationalities and religions. They have given the world two historical figures of global proportions. Gjergj Kastrioti-Skanderbeg, a symbol of bravery and the fight for freedom. He protected Europe from Ottoman Turkish invasion for 25 years. As well as, Saint Mother Mary Teresa Bojaxhiu, a symbol of love, goodness and peace around the world.

The people of Kosova will strongly stand up to any efforts by Serbia to attack their country’s sovereignty and territorial integrity. The Republic of Kosova has paid dearly for its freedom and independence with many sacrifices and the blood of thousands of martyrs and civilian victims. The legendary commander Adem Jashari and many fighters of the glorious Kosovo Liberation Army fought and gave their lives for it. They will never give up their freedom, their homes and their ancestry land, in any way and under any circumstances.

 

Sincerely,

Agim Aliçkaj

 

  1. Please note that I am not directly affiliated with the Government of Kosova or any political party in the Albanian territories in the Balkans. These are my own views and opinions based on facts and the reality. This sentiment is widely shared and believed by the vast majority of the Albanian people around the world.

.

blank

LETËR E HAPUR SHTETEVE TË QUINT-it (SHBA, BRITANI E MADHE, GJERMANI, FRANCË, ITALI) DHE BE-së – Nga MRS. AGIM ALIÇKAJ

 

 

  • Për sa kohë që BE dhe SHBA janë të gatshme të vazhdojnë me përkëdheljen e Serbisë, nuk do të ketë marrëveshje dhe zgjidhje të konfliktit ballkanik

 

Nju Jork, 21 Janar 2022

 

Të nderuar përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe BE-së,

 

Po ju shkruaj, me shumë respekt, për ta ndryshuar qasjen ndaj konfliktit në Ballkan për shkak të mungesës së dukshme të ndonjë progresi. Politika e deritanishme e përkdheljes së Serbisë ka dështuar plotësisht. Ajo vetëm sa e ka ndihmuar Serbinë për të vazhduar me sjellje destruktive dhe destabilizimin e Ballkanit. Kështu nuk mund të funksionojë kurrë. Gjasat për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus janë të pakta. Politikanët serbë po ju gënjejnë se do ta bëjnë. Ata janë mjeshtër të mashtrimit dhe manipulimit.

Shumica e 30 marrëveshjeve të nënshkruara nuk zbatohen nga Serbia. Ju po i bëni presion Kosovës për të respektuar vetëm një marrëveshje të dëmshme antikushtetuese për formimin e “asociacionit të pastër etnik serb”. Si është e mundur të kërkoni shtet multietnik me entitete të pastra etnike? Kjo nuk ka kurrëfarë kuptimi dhe është kundër vlerave dhe politikave të proklamuara nga ju.

Deklarata e juaj e përbashkët në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi ishte e padrejtë dhe për keqardhje. Ishte padyshim një hap tjetër në drejtim të gabuar.

Askush në Kosovë nuk e ndaloi minoritetin serb që jeton në Kosovë të votojnë në shtetin e tyre në Serbi. Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti i tha kryetarit të Parlamentit Evropian z. Josep Borrell se ata mund të votojnë me postë ose në zyren ndërlidhëse në Prishtinë. Kishte edhe një zgjidhje tjetër më të mirë dhe më të lehtë e cila më në fund u përdor për votim, vetëm duke e kaluar kufirin.

Të gjithë e dinë se votimi është një e drejtë e shenjtë. Megjithatë, nuk është e drejtë të ushtrohet nga asnjë vend brenda një vendi tjetër. Problemi është se politikanët serbë janë përpjekur të përdorin referendumin për të përforcuar pretendimin e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Referendumi ka dështuar sepse Serbia është një shtet i dështuar, agresiv, i pacivilizuar që nuk i njeh kufijtë. Serbia ka nevojë për ndihmë për t’u shëruar nga sëmundja e urrejtjes së kombeve të tjera përreth, duke u përpjekur t’i dominojë ata dhe të rrëmbejë tokat e tyre.

Thirrja juaj që të dy qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë “të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog përmes BE-së” është në rregull, por nuk është aspak e dobishme. Nuk bazohet në realitetin aktual. Faktet janë se Kosova ka 22 vite që i plotëson këto kërkesa dhe nuk ka respekt. Ajo ka bërë kaq shumë lëshime me shpresë për zgjidhje konstruktive dhe të drejtë, por nuk ka patur asnjë përfitim. Nga ana tjetër, Serbia ka shfrytëzuar gjithë këto vite për të mos respektuar asgjë.

E pajisur me armatim te rëndë nga Rusia, Serbia është inkurajuar të kërcënojë Kosovën edhe me përdorimin e forcës. Dhe ende po tolerohet, pa kushte, pafundësisht dhe në mënyrë të panevojshme.

Politikanët e korruptuar, sigurisht edhe kriminelë të Serbisë, po ndjekin axhendën e Millosheviçit. Kosova është e përfshirë në kushtetutën e tyre si pjesë e Serbisë. Edhe pse e keni njohur pavarësinë e Kosovës 13 vjet më parë, ju kurrë nuk keni bërë presion serioz ndaj Serbisë që të ndryshojë kushtetutën e saj false.

Ju nuk i keni kushtuar vëmendje fare të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi. A mund të kenë edhe ata një Asociacion  Shqiptar të pastër etnikisht? Apo edhe më e thjeshtë, a mund t’a gëzojnë të drejtën të mësojnë historinë e tyre kombëtare, t’i përdorin simbolet kombëtare dhe të kthehen në atdhe nga jashtë kur të duan?!

Udhëheqja e re e Kosovës është shembull i ndritshëm i një qeverie të pakorruptuar. Do të ishte gjë e mençur dhe e dobishme të mbështeten më seriozisht Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në përpjekjet e tyre për demokraci dhe të përdoren ata si shembull për vendet e tjera të Ballkanit. Ata po e ndjekin me përkushtim rrugën e lavdishme paqësore të Presidentit legjendar Dr.Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës është investim amerikan dhe interes evropian. Pse nuk po përpiqeni fare ta mbroni atë, kundër interesave ruse? Pse nuk po i ndaloni Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën, dy pushtetarët më të korruptuar dhe më të rrezikshëm, të cilët po përpiqen hapur ta vënë Ballkanin nën hegjemoninë ruse? Pse nuk po u bëni presion pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë? Ku është premtimi juaj për liberalizimin e vizave?

Politika joefikase dhe e papranueshme evropiane në Ballkan (me pak përjashtime) nuk është befasi. Ajo e ka toleruar ose ia ka mundësuar Serbisë  kryerjen e 3 gjenocideve kundër popullit shqiptar (1887, 1912, 1945). Vetëm në gjenocidin e katërt në vitin 1999 Evropa ndërmori veprime kundër Serbisë, falë udhëheqjes amerikane të NATO-s.

Si një shqiptaro-amerikan, që e do Amerikën me zemër, jam i befasuar dhe shumë i zhgënjyer kur shoh Amerikën duke e mbështetur politikën aktuale të dështuar evropiane në Ballkan. Ka shpresë se ambasadori i ri në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, do të mund të bëjë ndryshime dhe përmirësime të rëndësishme. Ai i. tha të gjitha fjalët e duhura në përkujtimin e masakrës së Reçakut, njëren nga shumë mizori serbe, për të cilat askush nuk është paraqitur para drejtësisë. Serbia ende nuk është konsideruar përgjegjëse për shkaktimin e katër luftërave të tmerrshme në Evropë.

Gabimi më i madh që kanë bërë qeveritë e kaluara të korruptuaram e të shantazhuara të Kosovës dhe diplomatët perëndimorë, ishte lejimi i Serbisë të luante rolin e “viktimës”. Akoma më keq është barazia e rreme në mes të drejtës së Kosovës për të ekzistuar dhe mbrojtur veten, dhe përpjekjeve të Serbisë për ta sulmuar dhe zhdukur atë. Shkatërrimi dhe armiqësia serbe është pranuar si normale, ndërsa shqiptarët duhet të jenë gjithmonë “burra të mirë” apo ndryshe kritikohen dhe ndëshkohen.

E ashtuquajtura “praktikë e vendosur” e nënshtrimit ndaj kërkesave agresive armiqësore serbe ka marrë fund. Ka kaluar koha e politikanëve të korruptuar, shërbëtorë dhe të shitur të Kosovës. Qeveria e re është nga populli dhe për popullin, për vendin dhe për kombin. Shpresoj që të mendoni seriozisht për të mos i vënë ata në një pozitë të vështirë dhe veten tuaj në situata të pakëndshme, me kërkesa të padrejta dhe të pajustifikuara, të cilat ata nuk kanë mundësi t’i pranojnë.

Populli i Kosovës është duke ecur me shpejtësi drejt demokracisë, të drejtave të njeriut, diversitetit dhe përfshirjes. Ata kurrë nuk do të pranojnë asnjë lloj dominimi nga Serbia kriminale shoviniste. Asnjë ndryshim kufijsh, asnjë asociacion serb “etnikisht të pastër” dhe asnjë marrje të manastireve ortodokse, të cilat janë thesari i Kosovës. Ata kanë bërë kompromise të dhimbshme, më shumë se sa duhet, me planin e Ahtisaarit. Të gjithë ju keni qenë pjesë e këtij kompromisi të paprecedencë për njohjen e pavarësisë.

Problemi është në Serbi, jo në Kosovë. Ajo ende duhet të përqafojë vlerat demokratike dhe njerëzore të qytetërimit perëndimor. Vetëm presioni i fortë dhe i vërtetë ekonomik dhe diplomatik mbi Serbinë dhe dialogu real ndërmjet palëve të barabarta mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme. Kosova mund të jetojë pa njohjen e pavarësisë nga Serbia për aq kohë sa është e nevojshme.

Populli shqiptar është një komb paqedashës me tolerancë të madhe ndaj racave, kombësive dhe feve të ndryshme. Ai i ka dhënë botës dy figura historike me përmasa globale. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, simbol i trimërisë dhe i luftës për liri i cili mbrojti Evropën nga pushtimi osman për 25 vjet. Si dhe Shënjtorja Nënë Tereza Bojaxhiu, simbol i dashurisë, mirësisë dhe paqes në mbarë botën.

Populli i Kosovës do t’i rezistojë fuqishëm çdo përpjekjeje të Serbisë për t’a cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Republika e Kosovës e ka paguar shtrenjtë lirinë dhe pavarësinë e vet me sakrifica të shumta dhe gjakun e mijëra dëshmorëve dhe viktimave civile. Për te luftuan dhe e dhanë jetën komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë luftëtarë trima të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Ata kurrë nuk do të heqin dorë nga liria e tyre, shtëpitë e tyre dhe tokat e stërgjyshëve së tyre, në asnjë mënyrë dhe asnjë rrethanë.

 

Sinqerisht,

Agim Aliçkaj

 

  1. Kam dëshirë të ju informoj se unë nuk jam i lidhur në mënyrë direkte me Qeverinë e Kosovës apo ndonjë parti politike në Trojet shqiptare në Ballkan. Këto janë pikëpamjet dhe opinionet e mia të bazuara në fakte dhe realitet. Kjo ndjenjë ndahet dhe besohet gjerësisht nga shumica dërmuese e popullit shqiptar anekënd botës.
blank

Amerikanët i shuajnë Greqisë ambicien “EastMed”, një dush i ftohtë për një nga projektet kryesore të politikës së Athinës në Mesdheun Lindor – Nga SHABAN MURATI

Gjeopolitika e shteteve të mëdha nuk mund të lejojë gjeopolitikën e rrëmujshme të aleatëve të tyre të vegjël, të cilët për interesa individualiste ngatërrojnë këmbët në lojrat e mëdha energjitike dhe gjeopolitike, duke shkaktuar shqetësime globale. Një mësim të tillë i dha qeveria amerikane qeverisë së Greqisë, duke i dërguar në 10 janar 2022 një notë zyrtare, ku e njoftonte se SHBA nuk e mbështesin projektin e gazsjellësit “EastMed”, të planifikuar nga Greqia, për të dërguar gazin natyror nga Izraeli nëpërmjet Qipros dhe Greqisë për në Europë. Gazeta greke “Ekathimerini” shkruante në 10 janar se “Uashingtoni hapur shpreh rezervat e tij, efektivisht duke minuar zbatimin e projektit ambicioz. Qendrimet e SHBA i janë dorëzuar edhe Izraelit dhe Qipros”. Portali i njohur ”euractiv.com” shkruante në 11 janar se “Greqia në heshtje pranon vdekjen e projektit EastMed”.

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit “EastMed” u iniciua nga Greqia në një përpjekje për të konsoliduar një aleancë të re energjitike dhe politike të saj me Izraelin dhe Qipron dhe për të forcuar rolin e Greqisë si një qendër ndërkombëtare e shpërndarjes së gazit në Europë. Është një megaprojekt ambicioz, që shkon përtej mundësive të tre shteteve të vogla pjesëmarrëse, sepse gazsjellësi “EastMed” është projekt për gazsjellësin më të gjatë dhe më të thellë ujor në botë. Ai planifikohet të jetë rreth 2 mijë kilometra gjatësi dhe me një shtrim tubash në një thellësi ujore prej tre mijë metra nën det. Për krahasim mund të përmendim se gazsjellësi “North Stream 2”, që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpër detin Balltik, është 1200 kilometra i gjatë dhe me një shtrim tubash në një thellësi deri 50 metra nën det. Kostoja e “EastMed” që parashikon të transmetojë në Europë 10 miliard metra kub gaz në vit, vlerësohet në 7-10 miliard dollarë, çka tregon se projekti kërkon investitorë tepër të fuqishëm ndërkombëtarë.

Projekti grek i gazsjellësit “EastMed” u përqafua me entusiazëm nga Qipro dhe Izraeli për arsyet e tyre dhe gjet mbështetje edhe nga ndonjë shtet europian me ndikim në Komisionin Europian të BE. Në 2 janar 2020 Greqia, Izraeli dhe Qipro nënshkruan në Athinë në nivelin më të lartë qeveritar marrëveshjen tripalëshe për ndërtimin e gazsjellësit “EastMed”.

Qysh në fillim është folur nga ekspertët për vështirësitë dhe pamundësitë e ndërtimit të një gazsjellësi të tillë për mungesa efektiviteti në planin financiar, tregtar, ekonomik, teknik dhe ekologjik. Qysh në fillim është folur nga ekspertët se projekti “EastMed” ishte shumë larg karakterit energjitik. Por tre shtetet e vogla pjesëmarrëse u përpoqën që të mbulonin thelbin politik dhe gjeopolitik të projektit të tyre me tezën se “EastMed” do të pakësonte varësinë e Europës nga gazi rus dhe do të diversifikonte burimet energjitike europiane.

Mirpo projekti i gazsjellësit “EastMed” e komplikoi skemën energjitike dhe gjeopolitike perëndimore në rajonin e Mesdheut, ende pa nisur ndërtimi i tij. “EastMed” krijoi komplikime në lojrat makroenergjitike dhe makrogjeopolitike perëndimore, të cilat janë përtej fuqisë dhe rolit e të shteteve të vogla protagoniste të projektit “EastMed”. Qeveria e presidentit të SHBA Bajden në notat e saj drejtuar qeverisë së Greqisë, Izraelit dhe Qipros, për heqjen e çdo mbështetje amerikane ndaj projektit “EastMed”, shprehet qartë se ky projekt nxit tensionet në rajonin e Mesdheut Lindor. Gazeta “middleeastmonitor” shkruante në 12 janar se se “SHBA braktis planet për gazsjellësin “EastMed” për shkak se destabilizon tensionet rajonale. Një dokument i qeverisë amerikane zbulon se Uashingtoni ka shprehur shqetësimin e tij se projekti mund të jetë burimi i parë i tensionit dhe të ketë efekt destabilizues”. Stacioni televiziv shtetëror grek “ERT” njoftonte se “një nga arsyet përse qeveria amerikane nuk e mbështet projektin “EastMed” është krijimi i tensioneve në Mesdhe”.

Qeveria e SHBA u bën të qartë aleatëve të vet, Greqisë dhe Izraelit, se kanë shkelur vijat e kuqe të interesit strategjik amerikan në detin Mesdhe me projektin e tyre. Aleatët e vegjël paralajmërohen se i janë future një loje gjeopolitike të dëmshme dhe të palejueshme nga Amerika. Qeveria e SHBA përcakton qartë dhe direkt arsyen kryesore përse ajo nuk e mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”. Portali “cyprusrussiabusiness.com” shkruante në 10 janar: “Pakënaqësia e Uashingtonit, që argumenton mungesën e përkrahjes për “EastMed” me shqetësimin për stabilitetin gjeopolitik të rajonit”.

Gjeopolitika globale e SHBA si fuqia më e madhe e botës, interesat e së cilës kërkojnë ruajtjen e stabilitetit, të paqes dhe të ekulibrave strategjikë në gjithë rajonet e globit, nuk mund të neglizhojnë një rajon si Mesdheu, aq jetik për interesat amerikane dhe atlantike. Në Mesdhe janë shumë shtete anëtare të NATO-s, në Mesdhe është e dislokuar në mënyrë permanente Flota e Gjashtë amerikane, Mesdheu është kryqëzimi jetik i tre kontinenteve. SHBA nuk mund të pranojnë që interesa të ngushta individualiste të një apo dy shteteve të Mesdheut, qofshin edhe aleatë të SHBA, të ndërmarrrin projekte të dëmshme, që ndërhyjnë dhe provokojnë tensione dhe destabilitet në pellgun e Mesdheut.

Në fakt vetë gjeneza e projektit “EastMed” i jep shumë të drejtë qendrimit të tanishëm të qeverisë së presidentit Bajden. Projekti u iniciua nga Greqia dhe u përqafua nga Izraeli dhe Qipro, jo për interesa energjitike, por si një mikroaleancë e re politike e tre shteteve mesdhetare kundër një shteti tjetër mesdhetar dhe anëtar i NATO-s, Turqisë. Kjo aleancë e re kishte si pikënisje dhe si bazament të saj qendrimet dhe politikën antiturke të tre shteteve të vogla mesdhetare. Në vitin 2019 kam shkruar se “Projekti “East Med pipeline” u krijua nga Greqia si një aleancë e re energjitike dhe gjeopolitike midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, me objektivin e lexueshëm të një poli trepalësh kundër Turqisë. “EastMed” është më shumë një projekt gjeopolitik se sa energjitik, që pritet të sjellë komplikime situatash ndërkombëtare në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”.(Libri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, 2021, fq.89).

Greqia, që pretendon të bëhet një fuqi e madhe mesdhetare, u bë nismëtarja e projektit “EastMed” me synimin e mënjanimit të rolit dhe të interesave të Turqisë në Mesdheun Lindor. Greqia injoroi pasojat e këtij projekti në stabilitetin e rajonit dhe rreziqet që sillte ai, duke sfiduar të drejtat e Turqisë. Madje trajektorja e gazsjellësit “EastMed” kalon në zonat ekonomike ekskluzive detare, të cilat i takojnë Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore. Ankaraja e bëri të qartë zyrtaritsh qysh në fillim se ajo nuk do të lejojë që gazsjellësi të kalojë nëpër zonat detare ekonomike të Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore. Vendosmëria e Turqisë u manifestua qartë në krizën e Mesdheut Lindor gjatë viteve 2020-2021. Tensionet e mëdha, që karakterizuan situatën në Mesdheun Lindor vërtetuan se gazsjellësi “EastMed” paraqiste një casus beli të qartë për rajonin. Dhe SHBA nuk mund ta lejojnë këtë.

Greqia është përpjekur vitet e fundit që të krijojë disa aleanca të habitëshme politike në perimetrin e detit Mesdhe mbi bazën e qendrimeve dhe të politikës së saj emotive antiturke. Në zbatim të kësaj strategjie individualiste Greqia i ka shkuar me ndërgjegje acarimit të tensioneve në pellgun e Mesdheut, e obsesionuar nga qëllimi për izolim diplomatik dhe energjitik të Turqisë në rajon. Në planin energjitik Athina shpresonte se me projektin “EastMed” do të konkuronte gazsjellësit “TAP” dhe “Turkish stream”, që janë ndërtuar dhe kalojnë nëpër Turqi. Në planin strategjik Athina shpresonte se me “EastMed” do të sanksiononte sovranitetin e saj në hapësirën më të madhe detare të Mesdheut.

Hapat e Greqisë drejt kësaj ambicje mesdhetare u shkallëzuan deri në pikën absurde të nënshkrimit të një pakti ushtarak me Francën, ku për herë të parë në historinë e NATO-s dy shtete anëtare të aleancës atlantike planifikojnë ndërhyrje të përbashkët ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të NATO-s. Ky nen është thelbi i paktit ushtarak franko-grek i drejtuar kundër Turqisë, dhe që u nënshkrua në Paris në 27 shtator 2021. Ky rast i paprecedent, ku dy shtete anëtare të NATO-s angazhohen me pakt për ndërhyrje ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të aleancës atlantike, shkaktoi sipas burimeve diplomatike pakënaqësi strategjike në SHBA, në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, ku ka patur gjithmonë rezerva të mëdha për politikën mesdhetare të Greqisë.

SHBA dhe NATO kanë nevojë jetike dhe strategjike që Mesdheu të jetë det atlantik, një rajon i stabilitetit dhe jo i tensioneve artificiale të krijuara nga interesat individualiste të shteteve të vogla mesdhetare njera me tjetrën. Ndaj SHBA janë kaq të vëmendshëm për zhvillimet ne Mesdhe dhe synojnë neutralizimin e çdo vatre, burimi dhe shkaku për nxitjen e tensioneve në atë rajon. Ndaj i ndezën dritën e kuqe projektit të gazsjellësit “EastMed”. Portali grek “greekreporter.com” citonte në 13 janar deklaratën e Charles Ellinas, president “EC Cyprus Natural Hydrocarbons Company”, që theksonte se “Projekti “EastMed” tani është komplet politik dhe jo vetëm na çon në drejtim të gabuar në çeshtjen e energjisë, por gjithashtu nuk kontribuon për paqen në rajon”.

Ndërhyrja akute e SHBA bëhet edhe më urgjente në koniukturat e reja ndërkombëtare të krijuara nga vala e re e agresivitetit të Rusisë në Europë dhe nga kërcënimet e reja ruse në adresë të aleancës atlantike. Është koha kur Rusia ka grumbulluar qindra mijra trupa në kufijtë e Ukrainës dhe përgatitet për një ndërhyrje të re në atë vend njësoj si me agresionin e vitit 2014, sepse Moska kërkon të ndalojë me forcë të drejtën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kremlini i dërgoi në 17 dhjetor 2021 kërkesa ultimative SHBA dhe NATO-s që të mos zgjerohen dhe të mos dislokojnë trupa dhe pajisje ushtarake në shtetet anëtare të NATO-s. Demonstrim flagrant i agresivitetit të ri rus ishte ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Kazakistan në 6 janar 2022 për të vendosur “rendin e brendshëm” në një shtet anëtar të aleancës ushtarake CSTO, që drejtohet nga Moska. Është hera e parë që Rusia përdor forcat e saj ushtarake për të vendosur kontrollin e saj në një shtet anëtar të aleancës së vet ushtarake.

Në këtë agresivitet të ri shumëdimensional të Rusisë në rajone të ndryshme të Europës dhe të Azisë bëhet imperative në planin gjeopolitik nevoja jetike e uljes së tensioneve në pellgun e rëndësishëm të Mesdheut. Ndaj qeveria amerikane u dërgoi notat zyrtare Greqisë, Izraelit dhe Qipros, se nuk mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”, sepse ai destabilizon rajonin dhe shkakton tensione. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike tregon se përplasjet dhe konfliktet midis aleatëve të SHBA në pellgun e Mesdheut shkojnë në favor të strategjisë antiamerikane dhe antiatlantike të Rusise. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike dëshmon rëndësinë e veçantë strategjike të Turqisë në rrethanat e reja ndërkombëtare të konfrontimit të ri perëndimor me Rusinë, për mbrojtjen e interesave amerikane dhe atlantike.

Vendimi i qeverisë amerikane është një dush i ftohtë dhe goditje direkte për ambicjet e mëdha mesdhetare të Greqisë. Gazeta greke “Ta Nea” shkruante në 12 janar se “vendimi i SHBA është çertifikata e vdekjes për një nga elementet kryesore të politikës së Greqisë në Mesdheun Lindor”. Pikënisja e gabuar e Athinës është se e planifikoi gazsjellësin “EastMed” si një projekt gjeopolitik dhe jo si projekt energjitik. Athina gjykoi se me projektin “EastMed” do të izolonte Turqinë dhe ta detyronte atë të pranonte dominimin grek në Mesdheun Lindor. Është ambicja jorealiste e shndrrimit të Greqisë në fuqi të madhe mesdhetare. Greqia neglizhoi faktin e madh se sipërmarrja e saj hapte thesin e erërave të Eolit në detin Mesdhe me stuhitë e përplasjeve dhe të konflikteve të rrezikëshme dhe të dëmshme për interesat amerikane dhe atlantike. Gazeta “investigate-europe” shkruante në 7 janar se “Në 12 vitet e fundit udhëheqja politike e Greqisë ka promovuar gazsjellësin “EastMed” si shtylla e strategjisë energjitike dhe gjeopolitike të vendit”. Ministri grek i energjisë në vitet 2016-2019 George Stathakis thekson: ”Greqia e konsideron dimensionin gjeopolitik të gazsjellësit “EastMed” sinjifikant në shkallën më të lartë”.

Gjeopolitika individualiste greke bie ndesh në mënyrë flagrante me gjeopolitikën e madhe perëndimore dhe atlantike të SHBA. Ndaj dhe qeveria e presidentit amerikan Xho Bajden i tregoi Athinës kufijtë e vijës së kuqe gjeopolitike amerikane dhe atlantike, që nuk mund të kapërxejë ambicja mesdhetare greke.

blank

Gazetarët e terrenit u dhunuan më 8 janar nga shteti policor! Nga Elida Buçpapaj

Gjithë opinioni më 8 janar pa live si u sulmuan gazetarët e terrenit.

U sulmuan pa mëshirë, me agresivitet, ndërsa ata mbanin në duar kamera, aparatë fotografikë, celularë apo blloqe shënimesh.

Krejt ndryshe nga sa propagandonte ministri i brendshëm Blendi Çuçi, që deklaronte se policia e tij ishte profesionale!

Gazetarët e terrenit të sulmuar më 8 janar janë dëshmi se policia e Blendi Çuçit është e një shteti policor!

Blendi Çuçi është vetë një recidiv shkelës ligji i mirëfilltë, sepse posti që mban është në konflikt të hapur interesi!

Gazetarët e terrenit u gjendën në mes dy zjarresh, u sulmuan nga paramilitarët brenda ndërtesës së PD dhe nga policia jashtë.

U sulmuan me pluhuar antizjarr, me gaz lotësjellës, me ujë të ftohtë në mes të dimrit paçka se ishin të dallueshëm nga veshjet me logot e mediave që përfaqësonin.

Gazetarët e terrenit u sulmuan dhe u dëmtuan, patën probleme me frymëmarrje, me shikimin, kërkuan ndihmë mjekësore.

Gazetarët e terrenit u kthyen në shenjestër nga të dyja palët, edhe nga paramilitarët e Lulzim Bashës brenda selisë, edhe nga policët e Bendi Çuçit jashtë!

Gazetarët e terrenit më 8 janar nuk sulmuan askënd,

gazetarët e terrenit ishin aty vetëm për të raportuar diçka që nuk i interesonte regjimit,

as atyre që kanë përgatitur skenarin, që kanë të përpiluara lajmet parafabrikate, ku është paravendosur se kush do të jetë viktima dhe kush fajtori.

Në fakt, në sajë të raportimit dhe regjistrimit të gazetarëve të terrenit, opinioni mundi të shihte në kohë reale se çfarë ndodhi,

megjithëse nëpër studiot televizive propogandohej gjithçka me kokë përmbys.

Sot gazetarët e terrenit dhe vetë gazetaria në Shqipëri janë të rrezikuar nga shteti policor dhe instrumentat e tij sikur janë pronarët e televizioneve, drejtuesit e talk show-ve televizive apo pronarët e portaleve, që janë thjeshtë klientë të politikës të gatshëm t’i gatuajnë lajmet në guzhinë sipas shijeve të kryeministrit Edi Rama që ka uzurpuar çdo pushtet.

Por ajo që bie në sy, është nënshtrimi i shoqërisë  ndaj këtij falimentimi të fjalës të lirë.

Megjithëse është faktuar korruptimi i kupolës që dirigjon propagandën e kryeministrit dhe që ka në dorë informacionin nëpër televizionet dhe platformat e Tiranës, nuk ka asnjë protestë, as nga shoqëria civile, as nga elitat, ndërsa SPAK është tërësisht jashtë loje.

Emisionet televizive të Tiranës ngjajnë si skena të inkuizicionit e të gjuetisë së shtrigave, ku mohohet e vërteta, përmbysen faktet dhe i pritet koka e opozitës.

Në këtë studio nuk merren fare në konsideratë gazetarët e terrenit, kur duhet të jenë ata që t’i ofrojnë faktet,

një e drejtë që u është mohuar nga kupola e propagandës, që i ka shpallur luftë lirisë së shprehjes, me qëllim për të zhdukur pluralizmin,

për ndryshe në qendër të vemendjes së emisioneve të tyre do të qe dhuna e ushtruar kundër gazetarëve të terrenit, misioni i të cilëve është raportimi i së vërtetës!

Duket qartë që studiot televizive janë në një emërues të përbashkët me policinë e Blendi Çuçit!

 

 

 

blank

Liria është një nevojë thelbësore e çdo shoqërie të drejtë dhe njerëzore – Nga Aurel Dasareti*

 

Liria është një vlerë kaq bindëse dhe e rëndësishme që edhe diktatorët mizorë pretendojnë se e mbështesin atë. Tiranët kanë thanë dhe thonë se mbështesin “më shumë” liri si “siguria kombëtare”, “barazia ekonomike” ose “e mira e përbashkët”. Varret e historisë janë plot me kufoma të atyre që janë joshur nga pretendime të tilla.

***

Liria nuk shitet për të gjitha thesaret e kësaj bote. Në botën indiferente shqiptare, pavarësisht se i kërcënohet vdekja e sigurt nëse nuk i unifikojnë urgjentisht forcat dhe veprimet kundër kriminelëve, tradhtarëve dhe mercenarëve, gjithçka është e qetë dhe e zakonshme si çdo ditë tjetër. A nuk është kaq e ngjashme me përvojën e përditshme të kaq shumë njerëzve – sikur padrejtësia është më e fortë se drejtësia, korrupsioni se ndershmëria, urrejtja se dashuria, vdekja se jeta?

Njerëzimi është në kulmin e tij më të lartë kur është më i lirë. Kjo do të jetë e qartë nëse kuptojmë parimin e lirisë. Ne duhet të thirremi në parimin bazë të lirisë: lirinë e zgjedhjes, për të cilën shumë shqiptarë vetëm po flasin, por vetëm disa (një pakicë) e kanë atë në mendjen e tyre.

Të drejtat individuale janë mënyra të nënshtrimit të shoqërisë ndaj ligjit moral. Qëllimi nuk justifikon mjetet. Të drejtat e askujt nuk mund të sigurohen duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Në një botë ku shumë njerëz kanë hequr dorë nga dashuria e tyre për jetën, është e rëndësishme të rinovojmë ato vlera njerëzore që janë kaq të dashura për ne, edhe atë tani, ndërsa ne ende mund të mendojmë ta bëjmë këtë.

Unë e di nga përvoja se nuk ka paqe në kontrollin e mendjes, sepse pa lirinë e mendimit, nuk ka vullnet të lirë, pa vullnet të lirë nuk ka asnjë manifestim të shpirtit. Si komb, fati ynë është në rrezik zhdukjeje përfundimtare.

Dashuria e lartë, Liria. Dashuria për atdheun dhe kombin do t’i japë një fytyrë të re kësaj bote të vjetër të rraskapitur. Është koha që edhe shqiptarët të ndalojnë masakrimin e njeri-tjetrit. Dielli, hëna dhe yjet që në fillim presin të shihen, dëgjohen dhe kuptohen, alfabeti i tokës të deshifrohet, rrugët e mëdha të universit për t’u udhëtuar, filli i ndërlikuar i kohës për t’u zbërthyer, aroma e gjithësisë për t’u thithur, varret e vuajtjes për t’u shkatërruar, Zoti në perde për t’u zbuluar (…). Është koha që populli jonë të ndalojë shkatërrimin e vetvetes dhe të bashkojë radhët e tij, për të kryer detyrën e përbashkët. Detyra është e madhe, por fitorja është e ëmbël. Çdo gjë tjetër është e kotë dhe boshe në krahasim me atë. Po, është koha. Tani. Menjëherë. Por vetëm disa do t’i kushtojnë vëmendje. Të tjerët duhet të presin thirrjen e dytë – për agimin e dytë.

Një individ është i aftë për dhembshuri të madhe dhe indiferencë të madhe. Ai ka mënyra për të inkurajuar të parën dhe për të kapërcyer të dytën. Asgjë nuk është më e fuqishme se një individ që vepron sipas ndërgjegjes së tij, duke ndihmuar kështu në ringjalljen e ndërgjegjes kolektive. Ethet njerëzore janë transformuese. Ethet e luftës mund të kthehen në ethet e paqes. Ethet e bollëkut të grumbulluar, ethet e dashurisë së grumbulluar. E tillë është alkimia e shpirtit shqiptar, të cilës ju jeni thirrur ta zbatoni dhe t’i mësoni. Bota shqiptare është e mbuluar nga injoranca, epshi i saj është turbulluar nga verbërimi, servilizmi ndaj “politikanëve” analfabet, mercenar  mafioz, është ndotur nga mashtrimi dhe vuajtja e shtyp atë me frikë.

Të qeverisësh do të thotë t’u japësh njerëzve injorantë dhe të dobët diçka nga vullneti i vetë udhëheqësit. Dashuria e përgjithshme ndaj shtetit amë Shqipërisë, Kosovës (Dardanisë), trojeve të FYROM-it, Kosovës Lindore, Malit të Zi dhe Çamërisë i bashkon të gjitha forcat aktive brenda shqiptarëve kudo që gjenden (përfshirë Diasporën) dhe duhet t’i udhëheqë drejtë së mirës së përbashkët, pa ndërhyrë në të drejtën e tyre për vetëvendosje. Çdo sundimtar regjimi që është pa dashuri dhe që për motive egoiste u imponon të tjerëve vullnetin e tij dhe që shkel të drejtën e tyre për vetëvendosje, e kthen veprimtarinë hyjnore të sundimit në tirani satanike.

Nëse liria duhet të jetë qëllimi më i lartë politik, atëherë cila është baza për këtë qëllim? Nga kjo vepër duhet të jetë e qartë, para së gjithash, se liria është një parim moral i bazuar në natyrën njerëzore. Në veçanti, është parimi i drejtësisë, refuzimi i dhunës agresive ndaj të pafajshmëve, ndërhyrja në gjëra dhe në jetën e njerëzve të tjerë. Pra, për të qenë të bazuar dhe për t’u marrë me të siç duhet, synimi i gjithë shqiptarëve duhet të jetë në frymën e adhurimit të zjarrtë të drejtësisë.

Liria është të bësh ato gjëra që nuk i lëndojnë të tjerët.

Dashuria për lirinë dhe kërkimi i saj janë dy aspirata themelore të njerëzimit. Midis të gjitha racave dhe në të gjitha mesditat, në të gjitha vendet dhe në çdo kohë, motoja themelore e të torturuarve, e mpirë nga vuajtjet e njerëzimit, ka qenë gjithmonë vetëm – Liria!

Kërkimi i realitetit është më i rrezikshmi nga të gjitha përpjekjet, sepse do të shkatërrojë „botën“ në të cilën jetoni. Por nëse motivi juaj është dashuria për të vërtetën dhe jetën, nuk duhet të keni frikë. Harrojeni interesat private në kurriz të të tjerëve, patjetër të punohet për të mirën e përbashkët. Bukuria nuk është në fytyrë, bukuria është dritë në zemër.

Fëmijët janë fara e së ardhmes. Mbillni dashuri ndaj Kombit dhe Vendit në zemrat e tyre dhe vërshoni ata me urtësi dhe mësime të jetës.

Unë apeloj për të ardhmen; i bëj thirrje një kohe kur urrejtja dhe mizoria ndërmjet shqiptarëve nuk do të kontrollojnë dhe komandojnë zemrat tona. Kur mund të mësojmë me arsye dhe gjykim, mirëkuptim dhe besim se ia vlen të shpëtojmë çdo jetë dhe se dhembshuria dhe solidariteti ndaj më të dobëtëve në shoqëri është karakteristika më e lartë e shqiptarit.

Pa liri, vlera të tjera njerëzore nuk janë të mundshme.

Liri do të thotë të bëjmë atë që duam për aq kohë sa i nuk i detyrojmë të tjerët të bëjnë diçka që është kundër tyre. Liri do të thotë që mund të shoqërohesh me të tjerët vullnetarisht, mund të flasësh lirshëm, të publikosh, të praktikosh fenë e zgjedhur (atje ku duhet) ose të mos praktikosh asnjë fe, të ruash atë që fiton, të drejtosh biznesin tënd dhe të duash e të jetosh ashtu siç dëshiron, përderisa nuk shkel të drejtat e të tjerëve. Ne kemi nevojë për lirinë – për të menduar, për të krijuar dhe për të përmbushur mundësitë tona individuale dhe unike.

Kur hiqet liria, atëherë ekonomitë ngecin, kulturat dështojnë, shkenca përkeqësohet, standardet e jetesës keqësohen dhe shpirti njerëzor bie. Njeriu është kryesisht mënyra se si mjedisi, ashtu si skulptori, e skalit dhe i jep formë. Nëse ai do të jetë në gjendje të kapërcejë ndikimin e mjedisit varet nga forca e karakterit të tij. Nëse ai qëndron i vendosur, atëherë do të mbetet i lirë në mendime dhe vepra dhe nuk do të varet nga veprimet dhe reagimet e mjedisit të tij. Nëse ai është i dobët, do t’i nënshtrohet ndikimit të tyre. Edhe një person i fortë mund të tërhiqet nga një valë e fuqishme e mënyrës kolektive të jetesës dhe të menduarit. Është e vështirë t’i rezistosh frymës së kohës dhe të mos biesh në grackën e rrethanave. Pavarësisht se sa shumë përpiqet të rezistojë, një burrë apo grua ka shumë të ngjarë të pushtohet nga një valë dërrmuese e pasionit kolektiv ose të kapërcejë një formë të caktuar të të menduarit. Në përgjithësi është e vështirë të rezistosh dhe të kapërcesh ndikimin e mjedisit; është më e lehtë të shpëtosh prej tij. Shumë njerëz do të jetonin një jetë më të pastër dhe më të drejtë nëse nuk do të rrethoheshin nga hajnat, dobiçët, luksi dhe tundimet.

Liria është nevoja jonë e natyrës PSIKOLOGJIKE, ashtu si ushqimi dhe ajri janë nevojat e natyrës sonë BIOLOGJIKE.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

KUSHTRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT – Nga Frank Shkreli

Me 15 Janar, 1975 ndërroi jetë në Romë,  shkrimtari, poeti, profesori dhe përkthyesi,  Ernest Koliqi. Ndërsa me 17 Janar, 1468 shkoi në amshim në moshën 62-vjeçare, Heroi historik kombëtar, i përgjithëmonshmi i Shqiptarëve, Zot i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Njëri i shpatës e tjetri i penës.

 

Frank Shkreli: Me rastin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe | Gazeta Telegraf

 

Frank Shkreli: Amaneti i Koliqit për Shkollën Shqipe | Gazeta Telegraf

 

Në këtë ditë të 17 Janarit që shënon kalimin në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, sjellim një vjershë – në përvjetorin e ndarjes prej nesh edhe të Poetit e shkrimtarit, Ernest Koliqit, (1903–15 Janar, 1975), që ai i ka kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, poemë e cila thuhet se ishte e para vepër letërare e Ernest Koliqit, botuar në vitin 1924.

 

 

ERNEST KOLIQI: Kushtrimi i Skanderbeut

 

Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet,
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundet dheu.

 

N’kambë shqiptarë ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhë dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.

 

N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi,
Që në shekujt veç ka pri.

 

N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend:
Flasin princat rend me rend,
Skanderbeu nji fjalë ka thanë:
Të bashkuem t’jemi të tanë.

 

Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qëndron GJERGJ KASTRIOTI,
I Shqiptarve Princ Kryezoti.

 

Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri!

 

Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.

 

Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbeu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej trishtimit ma nuk rrnon.

Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbeu qoftë nderue,
Na ka mbrojt prej çdo rreziku.

 

Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta,
Përjetsisht i qoftë lavdi!

 

Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do të kujtohet,
Si Heroi ma i madh Kombëtar!

1924

 

blank

Fotoja e marrë nga facebook , “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu”

 

 

Me rastin e “kremtimeve kastrotjane”, (1968 në Romë) në 500-vjetorin e kalimit në amshim të Kryeheroit të Shqiptarëve, poeti i shekullit të kaluar, Ernest Koliqi do shkruante, ndër të tjera se, “Skënderbeu derdhi mund e gjak. Me mijëra Shqiptarë u bënë flije në luftime të udhëhequra prej Tij. Megjithëkëtë Shqipëria ra në një robëri shekullore. (Por) Ai la të mbjellur në zemër të popullit, dëshirën e lirisë dhe në mendje vegimin e një Shqipërie të bashkuar…”.  Por, Koliqi shpreh shqetësim dhe paralajmëron se, “Ne nuk i njohim forcat e fshehta brenda gjakut arbënuer”, ndërsa shton se megjithëkëtë, “duhet të bindemi se kur ndiesitë vëllazërore çlirohen nga fundi i shpirtit tonë, ato davarisin tymnajën e ndeshtrashave të zeza, duke ndezur në natën e mjerimit, hyjtë xixëlluesa të shpresës”.

 

Kam drojë se duke marrë parasysh se si trajtohet sot Gjergj Kastrioti -Skenderbeu nga vet shqiptarët, por dhe nga të ashtuquajturit “miqtë e tyre strategjikë”, (kujt i duhen armiqët, me miq të tillë strategjik!?) — Koliqi mund të ketë qenë tepër optimist në entuziazmin e tij, “për hyjtë xixëlluesa të shpresës”.  Uroj në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit– Skenderbe se Perendia nuk e ka harruar Kombin shqiptar, se më në fund, me një “marrëveshje vëllazore”, do të mund të plotësohej porosia që ka lenë Skënderbeu.  Sot me 17 Janar, 2022, në këtë përvjetor të vdekjes së Kryetrimit, më ka mbuluar “duhma e qelbur e kënetës së dyshimeve”, se shqiptarët mbrenda dhe jashtë trojeve të veta do të ruajnë, besnikërisht, porositë e Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Atij Skenderbeu, i cili shqiptarëve u dha “Atdhe, Arbërin dhe shqiponjën, si simbol fluturimesh të lira dhe la nji trashëgiumi të çmueshme nderi e fisnikërie”.

 

Edhe në këtë përvjetor të 17 Janarit të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu — normalisht, tragjeditë që ka pësuar Kombi shqiptar gjatë historisë, do duhej të ishin një shkak bashkimi dhe fuqizimi mbarëkombëtar — dhe jo shkak përçarjeje për shqiptarët në rrënjët e tyre të identitetit arbëror mija-vjeçar.  Në një përvjetor si ky, duhej të kishte dhe një mësim, që as sot të mos humbet as të mos harrohet drejtimi as rruga që njerzit e mëdhej të Kombit shqiptar – si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i kanë përcaktuar Kombit.

 

Sot, në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga kjo botë, shekuj më parë, Skënderbeu i Madh jep kushtrimin duke bërë thirrje për rrugën që duhet të ndjekin sot Shqiptarët, para se të jetë tepër vonë!

 

Frank Shkreli

blank

Besëlidhja e Lezhës, Mars, 1444

 

blank

 

Në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu


blank
blank
Send this to a friend