VOAL

VOAL

DEMARKACIONIT NË FORMËN E PROPOZUAR A DUHET ME I THËNË PO apo JO…! – Nga Reshat Nurboja, PhD në Shkenca Politike

March 17, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Ryzhdi Baloku 8 years ago Reply

    Bukur, shoku im Reshat.
    Opinion, apo analizë e mirë, që me pak fjalë flet shumë.
    Të lumtë.

Komentet

Leave a Reply to Ryzhdi Baloku Cancel reply

SERBIA ME ARGATËT E SHANTAZHUAR, PËRGJAKU SHQIPTARËT NË LDB DHE TË KOSOVËS- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

         
      Edhe pse Serbia u largua nga Kosova, “me bisht ndër shalë”, nën breshërinë e bombave të NATO-paktit, ajo nuk e braktisi ëndrrën e ripushtimit të saj. Në pamundësi për të bërë rikthimin me forcën e armeve, zgjodhi diplomacinë, përmes Akademisë dhe Kishës Ortodokse serbe.
  Serbia, përgjatë sundimit tej shekullor, kishte instaluar rrjetin agjenturor të saj në Kosovë dhe Mërgatë. Logjistika ishte e gatshme. Partinë Komuniste Shqiptare (PKSH) e themeluan jugosllavët, duke e katapultuar në krye të partisë hafijen e tyre Enver Hoxhën, në mbledhjen e organizuar nga kolonët serbë dhe malazezë në Vitomiricë të Pejës.
  Emisarët jugosllavë pranë partisë dhe Shtabit ushtarak në Shqipëri, luftën çlirimtare, e kthyen në luftë civile. Ketë e konfirmoi edhe historiani kanadez Robert Epstein, në seminarin dy ditor të organizuar në Durrës. E vetmja pyetje ishte: “Shqipëria a bëri luftë çlirimtare apo civile?” Rezultoi se Shqipëria proklamoi luftën çlirimtare, por në fakt, bëri luftë civile, qytetare! Komunistët shqiptarë, nën instruktimin të kuadrit ruso-jugosllav, avancuan në organizimin ushtarak dhe komunistët e Enver Hoxhës, i vrisnin “si derrat e egër” nacionalistët, atdhetarët e organizuar në partitë e “Ballit Kombëtar”, të kryesuar nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati, dhe të “Legalitetit”, partia mbretërore.
  Enver Hoxhën, me byroistët e tij, i zhytën në krime emisarët jugosllavë, duke i nxitur të vrasin, kundërshtarët politikë, bashkëkombësit e tyre! (Me ketë metodë kriminale Sigurimsat e Enver Hoxhës, pas gjysmë-shekulli, në Luftën e Kosovës, i instruktuan disa “komandantë” të PLK-së, tashmë, me abuzimin e akronimit “UÇK”, por me qëllimin e njëjtë, marrjen e pushtetit me dhunë e përgjakje). Vrasjet i filluan gjatë luftës, për t`i vazhduar për gjysmë-shekulli pas luftës. Tej 6.000 intelektualë shqiptarë ende janë pa varr në Shqipëri, nga terrori komunist! Plus shumë mijëra të tjerë, të ekzekutuar dhe gjyq dhe pa gjyq fare. Realisht, qeveria komuniste, në shumë aspekte, e tejkaloi terrorin fashist.
  Lëvizjen Popullore e Kosovës (LPK), në Mërgatë, e përçanë dhe e ndanë “diplomatët” Sigurimsa të Enver Hoxhës. Shteti shqiptar mbahej nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me tregtinë, pothuaj se, të vetme me Jugosllavinë. Dhe, donte status quonë dhe denonconte veprimtarinë ilegale të djemve të Kosovës. Shërbimet Informative, përkatësisht, UDB-a jugosllave dhe Sigurimi shqiptar, SHISH, kanë bashkëpunuar gjithmonë dhe gjithherë kundër Kosovës, respektivisht, për luftimin e nacionalizmit shqiptar. Konkretisht, edhe autori i këtij shkrimi është arrestuar njëkohshëm në Shqipëri, me shokët ilegales në Kosovë, madje, pikërisht, në komunikim me shokët në Kosovë. Shkak u bë përgjigja e dhënë e një letre, titulluar “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Kosovë”, viti 1973.
   Edhe në demonstratat e vitit 1981, pastaj protestat vandaliste të mars-prillit 2004, ishin projekt jugosllav, përkatësisht, të Serbisë, veçse me një ndryshim domethënës: Të parat ishin kamuflazh dhe mashtrimi ishte i pavetëdijshëm nga rinia kosovare. Ndërsa protestat, të dytat me radhë, disa krerë të PAN-it aktual ishin vënë në shërbim të Serbisë dhe i dinin pasojat!
   Serbia edhe brenda Aleancës Perëndimore, ruan lidhjet me aleatët e vjetër. Shërbimi Informativ francez, angazhoi agjentin e saj të DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër të Beogradit, u përkujdes për regrutimin e Hashim Thaçit, përgjatë një kursi të mësimit të gjuhës gjermane në Zyrih të Zvicrës. I shantazhuar me dosje krimesh faktike penalizuese, të përgatitur nga BIA serbe, e bëri Hashim Thaçin agjent të Francës, të Serbisë, ndrësa hafije i Sigurimit shqiptar ishte bërë më herët. E gjithë kjo është konfirmuar dhe bërë publike në “You Tube”, nga drejtori i Sigurimit Qendror francez, Pierre Siramy.
  Rrjedhojat kanë qenë dhe mbeten fatale për Kosovën, sepse Hashimi me disa komandantë të tjerë, duke qenë të shantazhuar, kanë nënshkruar dhe kanë premtuar ndarjen e Kosovës. Dëgjoni lavdërimet dhe arsyetimet e vasalit të tyre, Isa Mustafa, “për trimëritë dhe diplomacinë” e komandantëve kriminelë, të cilët kanë përgjakur dhe shkatërruar Kosovën.
   Shantazhimi i argatëve të Serbisë, në Shqipëri dhe Kosovë, në Luftën e Dytë Botërore (LDB) dhe në Luftën e Kosovës, funksionoi mrekullisht mirë. Rrjedhojat kanë qenë të përgjakshme, dje dhe sot. Ky pazar i pistë, i ka rrënjët thella në komunizëm, siç e krahason populli, “si bari i magarit!”
 
         Hashimi dhunshëm pushtoi LPK-në,   
     sabotoi luftën, por pranoi vrasjet politike
     Hashim Thaçi, i ndihmuar nga kuadrot e Nanos dhe të Klosit, shkarkoi Kryesinë e vjetër të LPK-së; pushtoi organizatën e LPK-së; grabiti “Fondin Vendlindja thërret”, të menaxhuar nga Jashar Salihu, duke e kërcënuar se “ta vras djalin”; mori dhunshëm fletushkën “Zëri i Kosovës” dhe i akuzoi për tradhti, të gjithë ata që e kundërshtuan rrugaçërinë armiqësore të tij me shokë.
 Pasoja e veprimeve kriminale të Hashimit me komandantët e tij, ishin fatale për luftën e djeshme të Kosovës dhe paqen e sotme:
    1) Lufta e organizuar, përkatësisht, UÇK-ja e LPK-së, u sabotua, u pengua hyrja në luftën e Kosovës. Dhe, ketë e konfirmojnë vetë themeluesit e kësaj UÇK-je, duke akuzuar, me emër e mbiemër, protagonistët sabotues: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, me renditjen mbi bazën e përgjegjësisë që kishin përgjatë luftës;
    2) Opozita më destruktive, për të mos thënë, më kundra-kombëtare, është dakorduar, që krahas luftës ndaj Albin Kurtit, njëkohshëm, ta sulmojnë me shpifje e denigrime, edhe Presidenten e artë dhe unike, Vjosë Osmanin. Fillimisht, kur bijat veprimtare dhe luftarake të Kosovës, Vjosë Osmanin dhe Donikë Gërvallen, u përzunë dhunshëm dhe poshtërsisht, nga klani i Isa Mustafës, me intrigimin dhe porosinë e Hashim Thaçit, i cili me SHIK-istët e tij e katapultoi Mustafën në krye të LDK-së.
  Bërja e ndryshimit politik në Kosovë, ishte imperativ, urdhëresë e kohës, sepse krimi vrastar dhe hajnia zyrtare kishin fituar qytetarinë e veprimit. Ish-presidenti i Kosovës, Hashimi, i pranon vrasjet politike edhe pas luftës, kur deklaron, madje publikisht, se “krijova Gjykatën Speciale, sepse po vazhdonte vrasja e dëshmitarëve të Hagës, në veçanti, në Dukagjin, duke ia faturuar komandantit të Dukagjinit, të cilin ai vet e kishte emëruar, duke e shkarkuar një oficer akademik ushtarak, për ta zëvendësuar me një amator civil!
  Koalicioni LVV, GUXO dhe ALTERNATIVA funksionoi harmonishëm, në votën zgjedhore jo vetëm në sjelljen e ndryshimit politik në pushtet dhe largimin e komandantëve mujsharë, zullumqarë, vrastarë dhe hajna zyrtarë të PAN-it, por edhe një frymëmarrje ndryshe të popullit të Kosovës, në ecjen e saj demokratike, me ëndrrën fisnike të anëtarësimit në NATO dhe BE.
  Kosova krijoi një traditë eprore demokratike zgjedhore, në raport me vendet ballkanike. Për të tretën herë me radhë fitoi garën zgjedhore LVV. Kjo shqetësoi opozitën, tashmë, të bashkuar. Edhe pse pranuan rezultatin e zgjedhjeve, e kontestojnë pas zgjedhjeve, duke bojkotuar për mos bashkëpunim në qeverisje me LVV dhe aleatët e saj GUXO dhe ALTERNATIVA. Dhe, për 7 muaj radhazi bllokuan, fillimisht, Kuvendin, pastaj krijimin e Qeverisë të Kosovës. Ngulmuan në përsëritjen e zgjedhjeve pavarësisht shpenzimeve dhe dëmeve të tjera.
  Presidentja Vjosë Osmani, me korrektësinë më të madhe, u angazhua për tejkalimin e mospajtimeve dhe shmangien e përsëritjes të zgjedhjeve, por, opozita duke u bazuar në shpifjet dhe gënjeshtrat e saj, të cilat, tashmë, i beson edhe vet, ngulmoi të provohet sërishmi në votën zgjedhore.

ALBANIAN BOOKFEST – Një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar në Shtetet e Bashkuara –Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 2025 Nga Frank Shkreli

Zonja dhe Zotërinj, autorë e lexues të librit shqip, miqë, kolegë e kolege të nderuara:

Ja ku jemi mbledhur këtu sot në një organizim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara për një Festival të Librit Shqiptar – Albanian BookFest, “një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar”, në këtë vend shtet-planet – në Amerikën e madhe.

Është nder dhe privilegj të jem në këtë takim që Gazeta Dielli e ka cilësuar si “një ngjarje historike dhe madhështore kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan”, organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra, në bashkpunim me disa shoqata të tjera patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Shpresohet që ky Festival i Librit Shqip i këtij lloji, të shënojë edhe fillimin e një tradite dhe trashëgimie kulturoro-letrare për brezat e ardhëshëm të komunitettit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. Një urë midis brezash, si të thuash!
Por edhe një traditë që do të mbart shpirtin, kujtesën dhe të ruaj identitetin e popullit shqiptar përgjatë shekujve, të atij populli të “gjakut të shprishur”, i shpërndar nëpër kontinente, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si i tillë, uroj që ky festival të zhvillohet, e të rritet, vit pas viti, në diçka më shumë se thjesht një ekspozitë librash. Ndonëse, me të drejtë, kjo nismë nga udhëheqsit e Vatrës dashamirës të librit, në bashkpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane, po cilësohet si “historike” dhe “madhështore”. Por mund të thuhet lirshëm se kjo nismë, në forma të tjera, i ka rrënjët në historinë e hershme të fillim shekullit të kaluar të emigrimit të shqiptarëve në këto brigje të Atlantikut.
Jam i sigurt se në arkivat e Vatrës dhe të gazetës Dielli duhet të ketë mjaft prova e dokumentacion që tregojnë se mundësitë financiare të shqiptarëve të parë ishin të vogla por dëshirat e tyre për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë ishin shumë të mëdha.

Prandaj, sot, nën rrethana shumë më të volitshme dhe me mundësi për një pjesëmarrje pothuaj mbarë kombëtare, është nder dhe privilegj i veçant që mblidhemi këtu sot për të festuar librat, autorët dhe udhëtimin e gjatë të letrave shqipe — dhe zvillimit të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Është pra, një rrugëtim që mund të ketë filluar më shumë se një shekull më parë, kur emigrantët e parë shqiptarë mbërritën në këto brigje. Ishte një kohë kur ata erdhën në këtë vend të madh — përveç shpresave për një jetë më të mirë për veten e familjet e tyre – edhe me dëshirën e madhe për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën shqipe, nën rrethana më të pëtshtatshme — nga vendlindja — që ofronte liria dhe demokracia amerikane, në krahasim me vendlindjen.

Kryesisht në Boston dhe Nju Jork, filluan të botoheshin broshurat e para shqipe, tekste fetare e të tjera. Botime shumë modeste – disa jo më të mëdha se një fletore xhepi – u bënë librat e parë shqip të shtypur ndonjëherë në tokën amerikane, por jo vetëm.

Shumë shpejt, Bostoni u rrit si qëndër e botimeve shqiptaro-amerikane. Atje, individë si Sotir Peci shtypën abetaret e hershme, duke ndihmuar një brez emigrantësh të mësonin dhe të ruanin gjuhën shqipe. Dhe në vitin historik 1909, u themelua Gazeta historike Dielli – një pishtar i vetëdijes kombëtare dhe gazeta më e vjetër shqip (në botë) që është ende në qarkullim, sot.

Por ishte ardhja e Fan Nolit në Amerikë, momenti që vërtetë i dha hov zhvillimit të botimeve me rëndësi historike dhe liturgjike e të tjera, në gjuhën shqipe.
Nuk dua të futem në histori, por të gjithë jemi në dijeni se nga shtypshkronja e tij e vogël në Boston, Noli i Vatrës botoi disa nga librat më të hershëm, të rëndësishëm shqip, në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu dhe botoi tekste liturgjike për Kishën Ortodokse Shqiptare, ndërkohë që u prezantoi lexuesve shqiptarë letërsinë botërore dhe – më e rëndësishmja – i dha Kombit një nga veprat e para të mëdha historike, të botuara në Amerikë: Historia e Skënderbeut, e shtypur në vitin 1921.
Po i përmend këto, qëllimisht, jo vetëm për të pasqyruar këto përpjekjet të hershme të emigrantëve të parë shqiptarë në këtë vend, por edhe për të pohuar diçka më të fuqishme – një porosi domethënse prej tyre!
Se as atëherë, as sot në Amerikë, gjuha dhe kultura nuk mbahen në valixhe – por ato ruhen dhe u kalohen brezave nepërmjet librave. Një ide dhe nismë që i jep këtij organizimi sot një domethënie dhe rëndësi historike, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Le të jetë ky festival, fillimi i një trashëgimie jo vetëm për çdo autor, përkthyes, ose lexues të ri që hap një libër shqip ose anglisht, por për këdo, që organizime si ky në të ardhmen, bëjnë të mundur zbulimin e trashëgimisë së vet kombëtare në vazhdimësi dhe përforcon identitetin gjuhësor e kulturor të komunitetit shqiptaro-amerikan, megjithse ndoshta të lindur e rritur në Amerikë.

Urimi im, me këtë rast, është që ky festival, jo vetëtm, të frymëzojë brezat e rinjë shqiptaro-amerikanësh që me krenari, me përkushtim e dashuri – me botimet e tyre – të vazhdojnë të kultivojnë gjuhën dhe kulturën shqipe në të ardhmen, këtu në Shtetet e Bashkuara. Por uroj gjithashtu që festivale të tilla, në të ardhmen, qoftë këtu në Amerikë, qoftë në trojet shqiptare – të jenë më shumë se një ekspozitë librash: uroj që festivale të librit, të shërbejnë, njëkohsisht, edhe si një urë midis brezash: Si një dëshmi e fuqisë së fjalës së shkruar që mbetet si dokument i identitetit dhe bashkimit të një populli, pavarësisht se ku jeton: në Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Korcë a Gjirokastër, Shkup, Çamëri, Ulqin, Preshevë, apo këtu në peizazhin e gjerë dhe të larmishëm të Amerikës.

Për dekada të tëra, shkrimtarët shqiptarë – si në atdhe ashtu edhe në diasporë – kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm – por nën rrethana shumë më të vështira sidomos financiare, për të ruajtur gjuhën shqipe, për të ngritur kulturën dhe për të treguar historitë që përcaktojnë se kush janë shqiptarët, si popull e si Komb, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare të Ballkanit Perëndimor, por edhe këtu në Amerikë.

Falënderim dhe mirënjohje për ju organizatorë të këtij festivali të librit: Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazetës Dielli me kryeredaktorin e saj Sokol Paja, por edhe organizatave të tjera pjesëmarrse të komunitetit të gjërë shqiptaro-amerikan. Ju priftë për së mbari në këtë rrugëtim të shenjtë e historik. Urimet e mia më të përzemërta në punimet e këtij tubimi sot dhe gjithmonë!

 

Fotot nga Gazeta Dielli, organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra

Tre vëllimet e autorit, “Demokracia nuk pret”, botuar nga Gazeta Telegraf e Trianës, 2018

ÇKA MENDON DUGINI E ZBATON PUTINI Nga Xhafer Shatri

Sot, në këtë shekull, nuk ka asnjë filozof, asnjë intelektual, asnjë analist në rruzullin tokësor që të ketë ndikim në politikbërjen e një shteti sa ka filozofi dhe gjeopolitiku ultrafashist rus, Aleksandar Dugin.

Nëse analizohen e krahasohen me vëmendje fjalët e Duginit me veprimet e Putinit, atëherë del se këso përputhjesh, në zbatimin e teorisë në praktikë, ndodhin rrallë në histori.

Dugini propagandon luftën kundër civilizimit perëndimor me të gjitha mjetet e mundshme, ndërsa Putini e zbaton këtë luftë me shtypje të popujve jorusë në Federatën e Rusisë, me rrëmbimin e territoreve, frikësimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të popujve fqinjë, me agresion të përgjakshëm kundër Ukrainës, me luftë të shumëllojshme hibride kundër çdo shteti demokratik e shoqërie liberale…

Në “Direktivat” që i publikoi para disa ditësh në portalin Geopolitika, Dugini është shumë i drejtpërdrejtë :

“Fitorja jonë në tokat tona të vjetra, pra në Ukrainë, është e pamundur pa një Fitore ndaj vetë neve, brenda kufijve të dikurshëm të Federatës Ruse. Prandaj sot ne po zhvillojmë një luftë në të cilën do të fitojmë vetëm nëse fitojmë në të dyja frontet njëkohësisht.

Në Ukrainë ne do ta mundim Perëndimin, i cili po lufton kundër nesh, pikërisht në atë moment kur ne do ta mundim dhe do ta dëbojmë Perëndimin nga vetja jonë – liberalizmin dhe tradhtinë që na zaptuan në vitet 1990, duke ia nënshtruar gjykimit atë realitet historik, ato gabime dhe ato krime që i bëmë vetë, kur e shkatërruam shtetin e madh dhe tradhtuam Botën Ruse.

Prandaj tribunali që ne do ta formojmë pas Fitores sonë ndaj kriminelëve nazistë ukrainas, do të jetë njëkohësisht edhe një tribunal për historinë tonë, për vitet 1990, mbi gjithçka që çoi në këtë spirale të tmerrshme të një lufte të brendshme vëllavrasëse dhe të përgjakshme.

Sot, fati i Fitores sonë atje dhe fati i shërimit, rilindjes dhe zgjimit të popullit tonë këtu – janë gjëra të pandashme. Ne mund të fitojmë vetëm kur kjo luftë të bëhet me të vërtetë popullore, ruse, dhe kur përmes saj, ta mundim edhe vetën tonë.

Ne, thjesht, jemi të detyruar të krijojmë diçka tjetër – pra Botën Ruse. Të cilën duhet ta argumentojmë, ta themelojmë dhe t’i përgatisim institucionet e saj të reja, të miratojmë një kushtetutë të re – ta riformojmë në thelb shtetin tonë, i cili do të jetë një ringjallje e plotë e atij realiteti e fillese historike, që është Rusia e Përjetshme, e Madhe dhe e Mirë.

Duhet të zgjohemi me të vërtetë për të përmbushur atë që na është lënë amanet që nga krijimi i shtetësisë sonë dhe Pagëzimi i Rusisë.

Tani po farkëtohet plani i kësaj Fitoreje: si t’i mundim edhe ata, edhe vetën tonë, dhe si t’i ringjallim, si t’i rikrijojmë, si t’i këndellim edhe ata, edhe veten tonë. Njëkohësisht. Sepse shuarja e “Ukrainës” (dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme) nënkupton shuarjen njëkohësisht të “Federatës Ruse” të viteve ’90.

Këto dy realitete të rreme, karikaturale, janë rezultat i shpërbërjes së një fuqie organike, të Perandorisë (Bashkimi Sovjetik gjithashtu e dëmtoi shumë atë, megjithatë pati edhe shumë arritje).

Megjithatë, tani nuk duhet të debatojmë për të kaluarën, por të ecim drejt të ardhmes. Dhe në atë të ardhme nuk do të ketë as Ukrainë, as Federatë Ruse, por një Botë e Madhe Ruse e ringjallur… Fuqia jonë e re botërore me një Ide të Re Botërore Ruse, e cila do të rikthejë gjithçka më të mirë, më të lashtë, dhe më në fund do t’i përmbushë amanetet e shenjtorëve tanë të mëdhenj dhe heronjve të historisë sonë. » *

 

********

Duke parë veprimet agresive dhe qëndrimet e palëkundshme të Rusisë në njërën anë dhe sjelljen çemberleniste të Fuqive Përëndimore, kryesisht të SHBA-së ndaj Putinit, shihet ashiqare braktisja qyqarisht e Ukrainës heroike, duke e lënë pa armë dhe duke i dërguar ultimatume që t’i dorëzojë territoret e saj që po i lanë, për çdo ditë, me gjak…

Kjo është aq më e rëndë, kur dihet botërisht se, në dhjetor të vitit 1994, nën presionin diplomatik dhe ekonomik të SHBA-ve sidomos po edhe të BE-së, pas premtimeve absolute se do t’i garantohet integriteti territorial dhe sovraniteti, Ukraina ia dorëzoi Rusisë 1240 koka bërthamore që ishin në territorin e saj, bashkë me mjetet përcjellëse për lansim, përfshirë këtu edhe raketat interkontinentale…

Po e nënvizoj: asokohe Ukraina ishte Fuqia e Tretë Bërthamore në botë!

Po t’i kishte ato armë, kush do të guxonte ta sulmojë Ukrainën dje ose sot? Askush!

Në këtë mënyrë kaq të paskrupull, nuk po braktiset vetëm Ukraina, por edhe themelet e vlerave të civilizimit përëndimor, sepse kështu, Përëndimi, me një cinizëm të pafalshëm, po e miraton rrëmbimin e territoreve të një shteti sovran nga krimineli e fashisti i pandreqshëm, Aleksandar Aleksandroviq Putin.

Ky poshtrim, është edhe më i keq se dikur sjellja e Chemberlenit dhe Deladiesë, kur, në shtator të vitit 1938, miratuan aktet grabitçare të Hitlerit, kur ky e copëtoi Çekosllovakinë.

Mais, revenons à nos moutons;

më duhet t’ua përkujtoj lexuesve të këtyre rreshtave se në vizitën e para 7 muajve në Rusi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe familjari i Vuçiqit, Porfirije, kërkoi me përgjërim nga patriku rus, Kiril dhe kryetari i Rusisë, Putin, që edhe serbët të jenë patjetër pjesë e Botës Ruse.

Ky është edhe një argument më shumë që paritë e shqiptarëve, të cilat i ka bâ dreqi pikë e pesë, me mendu pak më thellë se si po sillen dhe sa pak po përgatiten për t’u bërë ballë rreziqeve evidente që u kanosen krejt shqiptarëve e më se shumti Kosovës.

*https://www.geopolitika.ru/…/direktiva-dugina-my-ne…

 

THE ENDLESS CYCLE OF POLITICAL AND DIPLOMATIC LIES- By Agim Aliçkaj

– We hope that in the December 28 elections the majority of Kosova’s people will not vote for liars!

With a saddened heart but a clear mind, I want to expose some of the lies told by many politicians and diplomats regarding the situation in the Balkans, as follows:
The Serbian criminal Vučić and the Serbian fascist regime lie to Europe and America by saying that Serbia will distance itself from Russia if Kosova is given to them. (Serbia is the most deceitful state in the entire world.)
Some European diplomats lie to America by saying that Vučić is deceiving Russia, not the West. (America has no time to deal with Europe’s lies about Serbia and Kosova)
Some European politicians lie to themselves and the whole world that Kosova is escalating the situation, while “innocent” Serbia is very upset by the escalation.
Europe and America (some diplomats, not all) lie to Kosova that the Serbian Association is very good, that it does not endanger the state of Kosova, and that it will bring the Serbian minority into Kosova’s embrace.
Two former American ambassadors, now lobbyists for Serbia, lie to the public that Kosova’s government is to blame for the problems with Serbia.
They, together with some European politicians, lie to the criminal Vučić that they will make it possible for Serbia to return to Kosova.
Vučić lies to the Serbian people that Serbia will return to Kosova.
The hostile organization “Lista Srpska” lies to itself that “Kosova is Serbia.”
Serbia and “Lista Srpska” lie heavily to international diplomats by claiming that the Serbian minority in Kosova has no rights.
A former American ambassador lies to the PDK by saying he will bring Thaçi back from The Hague, and lies to the PDK, LDK, and AAK by promising to return them to power.
This former ambassador and envoy lies to himself that he can replace the Prime Minister and the President as he pleases and appoint someone else without the will of the people of Kosova.
The Constitutional Court of Kosova and the ECAP (Elections Complaints and Appeals Panel) legitimize the lies of the Serbian list and the Kosova opposition, as needed.
Some LDK figures lie to the public by claiming that there is “oppression of Serbs” in Kosova, and lie to the people of Kosova that something must be given to Serbia to improve relations.
They lie to themselves that Albin Kurti is a bigger problem for them than “Lista Srpska”!
Some PDK figures lie to the people and themselves that territorial exchange would calm Serbia.
Many representatives of the PDK, LDK, AAK, and NISMA lie massively and shamelessly, without stopping, that Albin Kurti is a liar and a collaborator of Serbia and Russia.
For almost five years they have even lied to themselves that with their lies they would remove Albin permanently from political life.
They also lie that Albin has done nothing good for Kosova, that he did not liberate the north from parallel structures and Serbian gangs, and that he did not dismantle Radojčić’s terrorist attack.
They shamelessly lie that PM Albin Kurti is to blame for blocking the formation of institutions, approval of the budget, and international aid.
They lie massively that Albin has ruined relations with international partners and that he is anti-American.
They lie to themselves that if they push the state into chaos, international actors (the former American ambassadors) will intervene to give them power, which would then be controlled by Serbia.
They lie that President Vjosa Osmani is violating the constitution and is controlled by LVV.
The Prime Minister of Albania lies to everyone, without exception and without stopping.
Lies in the media form the basis of almost all reports and opinions of many deceitful journalists in Kosova, Albania, the other Albanian lands, and everywhere Albanians live. There is no one more deceitful than journalists.
Almost everyone knows they are lying to each other, but they enjoy and take pride in lies, because lies have become fashionable in politics.
Many of them even come to believe their own lies.
The worst part is that a large number of these liars are paid by Serbia, some oligarchs, and dark hostile forces, to lie about Kosova.
And all these liars together try to lie to and deceive the people of Kosova by claiming that Albin Kurti is to blame for all these lies of theirs! Their slanders, distortions, disinformation, insults, and unscrupulous deceptions against Albin are even worse than their lies.
But the majority of Kosova’s people do not buy lies and cannot be deceived. The people themselves have said: “A lie has short legs.” That is the truth.
Those who will insult me for exposing these lies do not bother me, because they are liars. Let’s be clear, there are also white and necessary lies, which are not the subject of this article. Then, there are big and small liars.
The cycle of lies continues… Add as many as you want…
Oh liars, slow down — you have exhausted the people of Kosova with lies!
We can only hope that in the December 28 elections, the majority of the people of Kosova will punish Kosova’s professional liars with their vote — something that might at least somewhat influence the silencing of international liars as well!

 

November 30, 2025

CIKLI I PAFUND I RRENAVE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE- Nga Agim Aliçkaj

Shpresojmë që në zgjedhjet e 28 dhjetorit shumica e popullit të Kosovës të mos votojë për rrenca!

 

Me zemër të trishtuar por me mendje të kthjelltë, dua t’i demaskoj disa nga rrenat e shumë politikanëve dhe diplomatëve, si më poshtë:

– Krimineli serb Vuçiq dhe regjimi fashist serb e rrejnë Evropën dhe Amerikën se Serbia do të largohet nga Rusia nëse u jepet Kosova. (Serbia është shteti më rrenc në të gjithë botën).
– Disa diplomatë të Evropës e rrejnë Amerikën se Vuçiq po e rrenë Rusinë, jo Perëndimin. (Amerika nuk ka kohë të merret me rrenat e Evropës për Serbinë dhe Kosovën).
– Disa politikanë të Evropës e rrejnë vetën dhe gjithë botën se Kosova është duke e eskaluar situatën, kurse Serbia e “pafajshme “, po mërzitet shumë nga eskalimi.
– Evropa dhe Amerika (disa diplomatë, jo të gjithë) e rrejnë Kosovën se Asociacioni serb është shumë i mirë, se nuk e rrezikon shtetin e Kosovës, dhe se do ta sjellë minoritetin serb në përqafim të Kosovës.
– Dy ish-ambasadorë amerikanë, tani lobistë për Serbinë, e rrejnë opinionin publik se qeveria e Kosovës është fajtore për problemet me Serbinë.
– Ata, bashkë me disa politikanë evropianë, e rrejnë kriminelin Vuçiq se do të ia mundësojnë Serbisë kthimin në Kosovë.
– Vuçiq e rrenë popullin serb se Serbia do të kthehet në Kosovë.
– Organizata armiqësore “Lista srpska” e rrenë veten se “Kosova është Serbi”.
– Serbia dhe “Lista srpska” i rrejnë me të madhe diplomatët ndërkombëtarë duke pretenduar se minoriteti serb në Kosovë nuk ka të drejta.
– Një ish-ambasador amerikan e rrenë PDK-në se do ta kthejë Thaçin prej Hagës, ndërsa i rrenë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se do ti kthejë në pushtet.
– Ky ish-ambasador dhe emisar e rrenë vetën se mund ta ndrrojë Kryeministrin dhe Presidenten sipas qejfit dhe të emërojë dikë tjetër, pa vullnetin e popullit të Kosovës.
– Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) i legjitimojnë rrenat e listës serbe dhe opozitës së Kosovës, sipas nevojës.
– Disa fytyra të LDK-së e rrejnë opinionin publik se në Kosovë ka “shtypje ndaj serbëve” dhe e rrejnë popullin e Kosovës, se Serbisë duhet t’i jepet diçka për tu bërë mirë me te.
– Ata e rrejnë veten se Albin Kurti për ta është më problem sesa “Lista srpska”!
– Disa fytyra të PDK-së e rrejnë popullin dhe vetën se shkëmbimi territorial do ta
qetësonte Serbinë.
– Shumë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMËS rrejnë me të madhe dhe pa turp, pa u ndalur, se Albin Kurti është rrenc dhe bashkëpuntor i Serbisë dhe Rusisë.
– Për gati pesë vite ata kanë rrejtë edhe vetën, se me rrenat e tyre do ta largojnë Albinin përgjithmonë nga jeta politike.
– Ata po ashtu rrejnë se Albini nuk ka bërë gjë të mirë për Kosovën, se nuk e ka çliruar veriun nga strukturat paralele dhe bandat serbe, dhe se nuk e çmontoi sulmin terrorist të Radojciqit.
– Ata rrejnë pa pikë turpi se KM Albin Kurti është fajtor për bllokimin e formimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe ndihmave ndërkombëtare.
– Ata rrejnë me të madhe se Albini i ka prishur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe se ai është anti-amerikan.
– Ata e rrejnë vetën se nëse e fusin shtetin në kaos, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët (ish-ambasadorët amerikanë) për t’jua dhënë atyre pushtetin i cili do të jetë i kontrolluar nga Serbia.
– Ata rrejnë se Presidentja Vjosa Osmani po e shkelë kushtetuten dhe se kontrollohet nga LVV-ja.
– Kryeministri i Shqipërisë i rrenë të gjithë, pa përjashtim dhe pa u ndalë.
– Rrenat në media janë baza e gati të gjitha raportimeve dhe opinioneve të shumë gazetarëve rrenacakë të Kosovës, Shqipërisë, Trojeve tjera dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Më rrenca se gazetarët nuk ka.
– Gati të gjithë e dijnë se po e rrejnë njëri-tjetrin, por kënaqen dhe krenohen me rrena, sepse rrenat janë bërë modë në politikë.
– Shumë prej tyre madje i besojnë rrenat e veta.
– Gjëja më e keqe është se një pjesë e madhe e rrencave paguhen nga Serbia, disa oligarkë dhe forca të errëta armiqësore, për të rrejtë për Kosovën.

Dhe, të gjithë këta rrenca bashkë, përpiqen ta rrejnë dhe mashtrojnë popullin e Kosovës se për të gjitha këto rrena të tyre, fajtor është Albin Kurti! Shpifjet, shtrembërimet, dezinformatat, fyerjet dhe mashtrimet e ndryshme të paskrupullta të tyre kundër Albinit, janë edhe më të këqija se rrenat e tyre.

Por, populli shumicë i Kosovës nuk i han rrenat dhe nuk mund të mashtrohet. E ka thënë vetë populli se “Rrena i ka këmbët e shkurta”. Kjo është e vërteta.

Ata që do të më shajnë për demaskim të këtyre rrenave, nuk më shqetësojnë, sepse janë rrenca. Të kuptohemi, ka edhe rrena të bardha dhe të nevojshme, të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi. Pastaj, ka rrenca të mëdhenj e të vegjël.

Cikli i rrenave vazhdon… Shtoni sa të doni…
O rrenca, ndaleni turrin se e keni lodhë popullin e Kosovës me rrena!

Mbetet të shpresojmë, që në zgjedhjet e 28 dhjetorit shumica e popullit të Kosovës t’i dënojë me votë rrencat profesionist të Kosovës, gjë që mund të ndikojë sadopak edhe në shukatjen e rrencave ndërkombëtarë!

 

Më 30 nëntor 2025

VETTING-U QË PENALIZON DHE BYROJA QË KONFISKON, ARSYEJA E BLLOKADËS TË PAN-IT!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

 

Zgjedhjet lokale, edhe pse ndryshojnë nga ato qendrore-parlamentare, janë indikacione që parashikojnë, në një masë, rezultatet për zgjedhjet e reja parlamentare të pritshme. Me gjithë angazhimin enorme të mediave mercenare të Kosovës, me mbështetjen e hapur të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, bashkëpunimi deri në koordinim me mediat serbe dhe vet Serbinë, në paraqitjen e zymtë dhe dobësimin e Albin Kurtit, me LVV të tij, edhe pse fitorja e llogaritur në vota, më 9 shkurt 2025, ishte e parë me 22 komuna të Kosovës. Shifrat për rënie rapide të LVV, sipas debateve të çdo natshme, me reprizë të nesërmen, më shumë flasin për mercenarizmin e lukunisë mediatike mercenare të PAN-it, se sa për të vërtetën faktike.

 

Akuzat që ia bënë opozita Albin Kurtit dhe LVV së tij, janë identike me ato që ia bënë Vuçiqi me bandën e tij serbe. Ka një kontradiktë qartazi të lexueshme: Opozita e pranon se “sanksionet e vëna nga BE-ja, janë padrejta dhe arbitrare, sepse ato duhej t`i viheshin Serbisë”. Dhe, në të njëjtën kohë akuzojnë se “sanksionet na i vuri Albini”, duke e shfajësuar plotësisht Serbinë dhe BE-në! Madje, për të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti, për ta shtrirë sovranitetin, dënoheshin zëshëm nga opozita, njësoj si Serbia.

 

Thirrja për bashkim, qoftë edhe koalicion parazgjedhor, i opozitës të bashkuar, është një indikacion domethënës, se frika e opozitës është tmerruese, sepse asnjëra syresh nuk e përballon “ortekun” elektoral të Albin Kurtit, me partinë e tij, gjithnjë aktive dhe në ngritje. Opozita PAN-iste, më sakt, krerët e tij dhe eksponentët e bandave të tyre, kanë frikë nga VETTING-u, me dosje penalizuese dhe BYROJA e Verifikimit të Pasurive hajnore e grabitçare. Prandaj e  mbajtën të bllokuar, fillimisht, Kuvendin, tani Qeverinë, duke pritur mrekullira shpëtimi nga ndonjë katarsis ballkanik. Njësoj si shefi i tyre Hashim, “rrafsh Kosova, edhe komandantët e Zonave në burg, vetëm unë të shpëtoj!”

 

Thënë troç, opozita, me gjithë armatën propagandistike lehaqene, si dikur ati i tyre shpirtëror, filo-sllavi Enver Hoxha, kur Shqipëria ishte – Superfuqi Propagandistike Botërore -, fillimisht, e Serbisë, pastaj e Rusisë, e Kinës dhe e llumhanës marksistë-leniniste botërore. Megjithatë, nuk po arrinë ta bindë popullin e Kosovës, se ajo përballon revanshin e Serbisë, për mbrojtjen e sovranitetit tokësor të Atdheut-Kosovë. Aq më pak, kur disa bijë bastardë e shpirt shitur, bënë pazare të pista me Serbinë, Francën dhe Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën.

 

Prandaj, shumësia e popullit vazhdon të shpresojë dhe besojë se Kurti me LVV dhe aleatet “GUXO” dhe “ALTERNATIVA”, janë garanci e ruajtjes të sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Kosovës. Pikërisht, për këtë ka fituar tri palë zgjedhjet e fundit, lehtësisht, dhe me diferencë votash domethënëse, në raport me subjektet tjera politike.

 

Populli që ka interes parësor ndërtimin, forcimin dhe begatimin e shtetit, mendon edhe për kursimin e milionave. Presidentja Vjosë Osmani, si trashëgimi ideale e themeltarit të shtetit, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, emri i saj është lakuar si më meritore, për vazhdimin e mandatit presidencial. Vihet re një interesim i shtuar i opinionit, se një koalicion i LVV me LDK-në, do ta mundësonte shmangien e zgjedhjeve të serishme për Presidentin, në prillin e vitit të ardhshëm. Por, ndryshe mendojnë disa parti halabake, llaskuce, abuzuese të pacipshme të buxhetit shtetëror, të cilat ende pa mbaruar afati, fillojnë pazaret e radhës, për zgjedhjen e Presidentit!

 

Realisht, zgjidhja më ideale e zgjedhjes së Presidentit të vendit, do të ishte vota zgjedhore gjithë popullore. Dhe, kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme dhe e përjetshme, duke u dhënë fund të gjitha pazareve të pista ndër partiake, që praktikohen, abuzueshëm dhe turpshëm, në rastet e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti!

 

Dhe, nëse Qeveria bie në duar të partive të ish-shefave të PAN-it, do ta vazhdojnë pazarin e lënë në gjysmë, më sakt, të ndërprerë dhunshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, krijesë ekskluzive e SHBA-së dhe të shteteve të Quintit.

Arkiv i Voal.ch Dy opinione për një temë : JO 29 NËNTORIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Arkivi i Voal.ch

JO 29 NËNTORIT – 
Nga Elida BUÇPAPAJ
E Premte, 11.29.2013, 01:22pm (GMT+1)


Klasa politike dha show-n e rradhës. 28 Nëntorin e festuan të ndarë e të përçarë. Njëra palë në Vlorë tjetra duke lamentuar në Facebook. S’ka shëmtim më të madh.

Sot më 29 Nëntor e njëjta histori e pështirë, njëra palë për Shkup, e tjetra për Shkodër, si dy drejtëza që vrapojnë në drejtime diametralisht të kundërta.

Kemi një çerek shekulli që përballemi me dilemën se kur është çliruar Shqipëria dhe se kur është larguar prej vendit çizmja e fundit gjermane. Këtë dilemë e kanë zgjidhur në mënyrë të politizuar historiografët që e retushuan historinë për 50 vjet sipas vullnetit të diktatorit. Këtë dilemë nuk e kanë zgjidhur historianët e shkolluar në Perëndim gjatë periudhës të tranzicionit. Dhe shoqëria sa vjen 29 nëntori thellon bipolarizimin e saj. Njëra palë insiston tjetra e mohon. Por edhe kjo që e mohon, pseudo e djathta e mohon sa për show. Sepse Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë cirku dhe jo vendi ku krijohet statura e shtetit.

29 nëntorin e respekton edhe Presidenti i Republikës, kësaj here si përfaqësues i unitetit kombëtar! Po a ka unitet kombëtar kur njëra palë në mënyrë histerike mbron 29 nëntorin dhe tjetra në mënyrë pasive mbron 28 nëntorin! Jo! Presidenti i Republikës kështu respekton ndarjen dhe përçarjen kombëtare!

29 nëntori është një nga simbolet që denoncon thelbin e katrahurës të kaosit politik këta 23 vjet. 29 nëntori është njëri nga simbolet që ka lidhje me problemin thelemor i cili duhet të zgjidhet një herë e mirë nga politika shqiptare. 29 nëntori është vija e kuqe që ndan të djeshmen me të sotmen dhe që obligon dekomunistizimin e shtetit e shoqërisë shqiptare.

I pyes politikanët e së majtë, duke nisur prej kryeministrit të Rilindjes nëse e konsideron 29 nëntorin ditën e çlirimit të Shqipërisë, kur në vend u vendos një sistem totalitar barbar? Këtë pyetje ia drejtoj edhe të majtës!

Lufta partizane nuk ka asnjë lidhje me 29 nëntorin. Lufta antifashiste duhet të vlerësohet, ashtu si edhe dëshmorët e saj dhe të gjithë ata që i kontribuan. Kush konfondon Luftën antifashiste me 29 nëntorin, ose është i marrë ose synon vazhdimin e çoroditjes të shqiptarëve drejt një konfrontimi social.

Siguria, stabiliteti i vendit, ashtu si dhe standartet e një vendi demokratik nuk tolerojnë dilema të tilla. Prandaj i bëjmë thirrje politikës që ta vendosë në prioritetet e saj sanksionimin e parimeve themelore përmes Kushtetutës  ku Shqipëria përcaktohet eksplicitivisht si një demokraci perëndimore.

Në fund të fundit, e përse duhet që Shqiptarët të pranojnë 29 nëntorin si ditën e çlirimit, kur kjo ditë shënon instalimin e një diktature!

E përse duhet të pranojnë shqiptarët 29 nëntorin, kur dihet se diktatori e zgjodhi këtë datë për servilizëm ndaj Titos, si shenjë gjunjëzimi për ta kthyer Shqipërinë në republikë të shtatë të ish-Jugosllavisë!

E përse duhet të pranojnë shqiptarët 29 nëntorin, kur dihet se kjo datë lidhet pikërisht me emrin e diktatorit Hoxha, regjimi i të cilit i masakroi shqiptarët dhe izoloi e bunkerizoi vendin?

Le ta zgjedhë e majta datën e çlirimit të vendit. Le të jetë 5 Maji. Le të jetë një datë që lidhet me dinjitetin dhe sakrificat e shqiptarëve, por jo me diktatorin.

Ka ardhur momenti kritik kur politika shqiptare duhet të distancohet nga diktatura, jo në mënyrë retorike, por me ligje dhe rregulla ashtu si është vepruar në vendet e ish-Europës Lindore. Të dënohen krimet e regjimit enverist dhe nomenklatura e kuqe, e cila është e parehabilitushme.

Liderët e të majtës të mos bëjnë lojra në pikën që dallon civilizimin Perëndimor nga totalitarizmi. Shqipëria nuk mund të pretendojë të jetë anëtare e NATO-s apo të anëtarësohet në BE kur liderët e shtetit shqiptar simpatizojnë ish-eksponentët e nomenklaturës të regjimit komunist, apo kur trashëgimtarët bilogjikë të ish-regjimit totalitar emërohen në postet më të larta të administratës publike pa u distancuar nga gjyshërit dhe etërit e tyre. Vetëm Bashkim Shehu e ka bërë këtë. Po ashtu, as e majta dhe as trashëgimtarët biologjikë nuk mbajnë asnjë qendrim mëshirues dhe nuk lypin as ndjesë për viktimat e diktaturës.  Gjermania vazhdon e kërkon ndjesë për krimet e Hitlerit, edhe kur Lufta e Dytë Botërore ka 70 vjet që ka përfunduar!

Po ashtu e majta vazhdon të ketë si gazetën e saj, Zërin e Popullit, themeluar nga diktatori, që për 50 vjet u ka shplarë trurin shqiptarëve.

Shteti i së drejtës imponon rregulla. Shqipëria rrezikon të degradojë sepse është një shtet pa rregulla, pasi mban qendrim konfondues dhe aspak të qartë ndaj të shkuarës, ku përfshihet edhe 29 nëntori.

E majta shqiptare ka plot argumenta që kjo datë të mos jetë data e çlirimit të Shqipërisë, sepse populli shqiptar u çlirua nga nazizmi por vari në qafë vargojtë e diktaturës. Do të mjaftonte lista e gjatë e vrasjeve të bashkëpunëtorëve, që diktatori i likuidoi gjatë luftës dhe për gati gjysmë shekulli prej paranojës staliniste, që e majta të reflektonte për të rilindur me vepra jo me demagogji.

Nëse e majta e pranon që periudha 50 vjeçare e diktaturës ishte një regjim mizor, kriminal, antishqiptar, antinjerëzor që mbolli vdekjen, frikën, izolimin, luftën e klasave, depersonalizmin, varfërinë dhe katastrofën kombëtare, atëherë duhet të ketë një reagim adeguat.

Nëse e pranon realitetin që ka ndodhur për 50 vjet diktaturë, atëherë duhet të gjejë kurajo për të reaguar në mënyrë civile dhe të përgjegjëshme, çka e kërkon domosdoshmërisht formati i një shteti demokratik.

Nëse nuk e pranon, dihet përgjigja!

 

Arkivi i Voal.ch

EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 12.03.2010, 08:42am (GMT+1)

Edhe ky fundnëntor në Shqipëri rrezatoi vulgaritet dhe folklorizëm, larg nga ajo që pritej, pasi 28 Nëntori njihet si Dita Kombëtare e shqiptarëve e këtë vit përkonte edhe me liberalizimin e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, pas një izolimi total 50 vjeçar dhe një izolimi të pjesshëm gjatë dy dekadave të tranzicionit.

Dita Kombëtare apo Dita e Flamurit në botën e civilizuar festohet madhërisht e me dinjtet si shprehje e identitetit dhe unitetit kombëtar, ku fshihen të gjitha dallimet partiake apo problemet që ka politika e përditëshme.

Festa Kombëtare e Amerikanëve është 4 Korriku, që përkon me 4 Korrikun e vitit 1776 kur u shpall Deklarata e Pavarësisë  dhe  pavarësia nga Britania e Madhe.

Festa Kombëtare e francezëve është më 14 Korrik, që njihet si  Dita e Bastijës, e  përkon me 14 Korrikun e 1790, ditën e rrëzimit të burgut të Bastijes dhe të pajtimit kombëtar.

Festa  Kombëtare  e gjermanëve është 3 Tetori, që përkon me 3 Tetorin e vitit 1990 kur, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së Hekurt, u bë bashkimi i Gjermanisë.

Pra festa kombëtare nuk njeh barriera dhe i  përfshin të gjithë qytetarët e secilit vend të kremtojnë ditën më të rëndësishme të kombit të tyre, e cila përkon me shpalljen e shtetit dhe me identitetin e  tyre.

Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat, Republikan, Socialist apo Neogolist pasi Festë Kombëtare do të thotë festë e kombit, e cila është gjithëpërfshirëse.  Të gjitha partitë janë të vogla përpara kombit.

Në Shqipëri në vend që të shihnim një reflektim adekuat të kremtimit të përbashkët të Ditës të Flamurit, pamë një reflektim monoton dhe surreal të dasive partiake, që e dobësojnë dhe e mbajnë të çarë e të përçarë kombin, në opozitar dhe të pozitës.

Të dy krahët e politikës festuan të ndarë dhe në ditë të ndryshme. E djathta kremtoi më 28 Nëntor Ditën e Kombëtare dhe të çlirimit të Shqipërisë, ndërsa e majta edhe një herë konfondoi çlirimin e vendit nga okupatori fashist me ditën që diktatori Hoxha e shpalli për servilizëm ndaj Serbisë.

Edhe sikur Shqipëria të ishte çliruar vërtetë më 29 Nëntor 1944 nga pushtuesi nazist, fakti që në këtë datë në Shqipëri u instalua një diktaturë mizore, do të mjaftonte që e majta e Shqipërisë t’i bashkangjitej të djathtës për ta festuar Ditën e Flamurit dhe të çlirimit në një ditë ose të kërkonte që dita e çlirimit të festohej në një ditë tjetër të Nëntorit mjafton që kjo ditë të mos ishte 29 nëntori.

Të dyja palët shkuan të ndarë tek varrezat e Nënës Shqipëri, një monumet i ideuar sipas shijeve të diktatorit stalinist, kur mijëra figura të elitës shqitare të vrara nga regjimi totalitarist ose nuk kanë varre fare pasi eshtrat e tyre ua zhduku regjimi komunist ose prehen në varre të thjeshta dhe askush nuk kujtohet për ta.

Shqipëria pluraliste vazhdon t’i kujtojë një pjesë të të rënëve, ata të cilët regjimi diktatorial i kishte shfarosur si tradhtarë të kombit, në një mënyrë surrealiste, pa kujtesë dhe me amnezi totale.

Edhe njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, Shqipëria nuk ka ende Varrezat Kombëtare, siç i kanë përshembull amerikanët Arlington National Cemetery, ku të prehen  të gjithë te rënët bashkë me emrat që kanë bërë histori; apo siç kanë francezët në Paris  Per-Lashezë (Per-Lachaise), Montmartre (Montmartre) apo Montparnas (Montparnasse ), të cilët bashkë me Harkun e Trumfit, Kullën Ejfel e monumentet më të njohura, janë vendet më të vizituara në botë si nga francezët ashtu edhe nga turistët, pasi aty prehen përjetësisht kokat më të famshme të Francës e më gjerë, emra që të rrënqethin si Guillaume Apollinaire, Honoré de Balzac, Frédéric Chopin, Paul Eluard, Charles Baudelaire, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett, Heinrich Heine e tjerë e tjerë.

Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, në Ditën e Flamurit i kemi hyjtë por nuk kemi Panteonin shqiptar ku të vendosim lule e të blatojmë nderime,  siç bën për shembull Franca çdo 14 Korrik për të kujtuar me ndere burrat që e bënë Francën të jetë kjo që është, duke filluar prej Volterit, Maratit, Rusoit, Hygosë,  Zolasë e me rradhë.

Në ditën e 28 Nëntorit, do të duhej të vizitonim në Tiranë Muzeumin e diktaturës komuniste, që nuk e kemi, ashtu siç e kanë gjermanët, polakët apo çekët që kanë për shembull “Muzeun e Komunizmit”, i cili është i fokusuar në periudhën totalitariste, ku një vend të veçantë zë jeta e përditëshme, mjetet e propagandës, krimet e policisë sekrete, që në Shqipëri njihej me emrin e Sigurimit të Shtetit e me rradhë.  Periudha totalitariste në Shqipëri ishte tragjedi për kombin shqiptar, çka anashkalohet qëllimshëm nga politika.

Pra, mjerisht edhe ky 28 Nëntor në Shqipëri shkoi kotnasikoti, ashtu siç nuk do ta meritonte as ai, dhe as kombi shqiptar, i cili nga ana e tij e festoi mrekullisht pa çarë krye nga indiferenca e Tiranës, duke filluar nga Prishtina, Shkupi, Presheva dhe metropolet e diasporës shqiptare.

(Ky opinion u botua edhe tek Bota Sot më 1 dhjetor 2010)

Lugina e Preshevës- Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare- Nga Mr.Sc.Refik HASANI

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Rajonin e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.
Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kanë përdorur Flamurin Kombëtar Shqiptar. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.
Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.
Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

GËZUAR 28 NËNTORI, 2025 – DITA E PAVARËSISË SË SHQIPTARËVE!- Nga Frank Shkreli

 

“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”  Naim Frashëri,

A group of people standing in front of a flag AI-generated content may be incorrect.GËZUAR 28 Nëntorin 2025, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit të Kombit dhe të Heroit Kombëtar Gjergj-Katriotitit -Skenderbe!

“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”, ka thënë Naim Frashëri, dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 113 vjet Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi e vonuar, pas disa shekujsh nën Perandorinë e egër osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të brendshme. Megjithkëtë, gjatë gjithë historisë, Kombi shqiptar i qëndroi besnik identitetit dhe trashëgimisë së vet kombëtare, duke kundërshtuar dhe duke luftuar armiqtë dhe pushtuesit që donin t’ a zhduknin nga faqja e dheut. Ëndrra shekullore për liri që digjte në zemrat e shqiptarëve, më në fund u realizua më 28 Nëntor, 1912, kur kombit shqiptar, ngritja e Flamurit kuq e zi të Gjergj Kastriotit-Skënderbe në Vlorë, i gëzoi sytë dhe zemrën shqiptarëve kudo. Si e tillë, Festa kombëtare e 28 Nëntorit duhet të shërbejë si një frymëzim dhe burim fuqie, megjithëse njerëzit mund të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer sidomos nga çerek shekulli i kaluar, 55-vjet pas shembjes së komunizmit. Por, me gjithë këtë nuk duhet harruar se Kombi shqiptar mbijetoi regjimin më të egër komunist në Europë dhe se gjatë gjithë historisë është përballur me probleme të llojllojshme dhe tragjedi të vështira, e që më në fund, shqiptarët ia kanë arrijtur qëllimit. Ndoshta për herë të parë në histori, fati i shqiptarëve sot, është dorë të tyre! I takon këtij brezi të shqiptarëve, të kësaj klase aktuale politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet autoktone shqiptare në Ballkan, që më në fund, të lënë mënjanë, të heqin dorë, njëherë e mirë, nga dallimet, grindjet politike, korrupsioni dhe inatet, nga interesat antikombëtare vetjake dhe partiake, ndoshta edhe të huaja,  dhe të shikojnë drejtë interesave të përbashkëta kombëtare, me qëllim që, më në fund të ndërtohet një bashkësi vëllazërimi dhe ideali kombëtar, në interesin e vërtetë të gjithë shqitarëve, pa dallim, ashtu siç e donin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini e tjerë, në vitin 1912 –113-vjet më parë.

Është përgjegjsi morale e këtij brezi që të bëjë ç’ mos që të fillojë përpjekjet për të krijuar bazën e një bashkëjetese, bazuar në besë e bashkim me njëri tjetrin, për një komb të përbashkët, ashtu siç e këndonin Naim Frashëri, At Gjergj Fishta dhe të tjerë. Kurrë më parë në historinë e tij, Kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje më të mirë dhe më të përshtatshme se ç’ është sot, që përfundimisht, të harmonizojë dhe të bashkërendojë mundësitë, interesat dhe aftësitë e veta për krijimin e një shteti modern, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, në përputhje me interesat kombëtare, duke iu përshtatur vlerave perëndimore dhe në bashkëpunim me organizmat euro-atlantike, pjesë e të cilave ka qenë gjithëherë Kombi shqiptar.

Në këtë mënyrë dhe në këtë ditë të lavdishme të historisë së Kombit shqiptar, ju që sot kini privilegjin dhe nderin të keni në duart tuaja frenat e fatit dhe të ardhmen e shqiptarëve, me një bashkëpunim më të ngusht politik dhe atdhetar — mbi interesat personale e partiake — do të nderonit Atdheun dhe të kujtonit lavdinë e atyre patriotëve që shpallën Pavarësinë e Kombit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Me një bashkpunim të tillë politik, njëkohësisht, do të ringjallnit ndjesitë dhe shpresa të reja për një rilindje të vërtetë për mbarë Kombin shqiptar, si pjesë e asaj familjeje të madhe trako-ilire, që sipas At Gjergj Fishtës, ishte “në nam e në zë në historinë e fiseve dhe të kombeve”.

Ka ardhur koha që kombi shqiptar, me nder e krenari, përsëri, të zërë vendin që meriton dhe që i takon në radhët e fiseve dhe të kombeve të lira dhe të përparuara, para se të zhytet edhe në një errësirrë tjetër të historisë ssë tij. Ky brez i kësaj klase politike që sot është në krye të kombit shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë borxh ia kanë atij brezi patriotësh të zgjedhur të Kombit, të cilët nën rrethana shumë më të vështira se sot, gjetën mënyra bashkëpunimi me njëri tjetrin për t’i hapur Kombit shqiptar rrugën e lirisë si dhe ditë fatlume të pavarësisë, që kujton dhe gëzon sot Kombi shqiptar në dy shtete –Shqipëri e Kosovë.

Njëkohësisht, klasa politike aktuale shqiptare i ka borxh brezave të ardhshëm që, me papërgjësitë e tyre politike dhe keq-qevrisjes, të mos shkelen dhe mos të nëpërkëmbet mundi, djersa, sakrificat dhe parimet e Rilindësve që i dhuruan Kombit pavarësinë!

Prandaj, sot le të kujtojmë ata burra të Kombit, në këtë ditë, për sakrificat e tyre, krenarinë kombëtare dhe dashurinë e tyre, të pa kushte, për Atdheun dhe ndaj njëri tjetrit.  Uroj që Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit- të valojë sot dhe gjithmonë me krenari, në trojet e lashta historike, iliro-arbërore dhe anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.

Të pakën kjo është dëshira ime e sinqertë nga Amerika e largët dhe besoj e shumicës së shqiptarëve kudo në botë.  Për shumë vite gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbarë Kombit.

Frank Shkreli

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar këtë Ditë të Shënjtë të Kombit

 

Mediat në Kosovë pjesë e lojës së pistë të opozitës Nga Elida Buçpapaj

Politika e vjetër i ka ushqyer majmërisht mediat në Kosovë, me qëllim që t’ju shërbejnë.

Por jo lidërshipi i ri i Kosovës.

Kjo sepse në shtetin e së drejtës politika dhe mediat duhet të qendrojnë larg njëra-tjetrës, e seicila të kryejë detyrën.

Mediat të jenë watchdog – në mbrojtje të interesit publik, ndërsa ekzekutivi, legjislativi e drejtësia si pushtete të pavarura të kryejnë obligimet kushtetuese.

Ne jemi dëshmitarë se si opozita parazite, nuk e ka kryer asnjë punë veç është marrë me demonizimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës, Albulenës, Dimalit e me rradhë – pra i vetmi qëllim i opozitës që ka humbur besimin e elektoratit, ka qenë moskonstituimi i kësaj qeverie, votuar nga shumica e popullit të Kosovës.

Me vete opozita ka patur dhe ka mediat, si celula dezinformimi dhe manipulimi të fakteve, sipas gustos të shefave të tyre.

Çfarë e shoh jashtë kornizës së një sistemi demokratik pluralist, ku duhet të funksionojë bipartizanizmi, ndërsa opozita është fiksuar tek rrëmbimi i pushtetit me çdo kusht dhe kësisoj i ka bishtënue obligimeve kushtetuese që lidhen direkt me paqen sociale, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.

Në krah opozita ka patur dhe ka mediat e kompromentuara. Si rrezik për demokracinë.

Shqip, opozita i ka dezertuar obligimeve të veta, për të shkaktuar zemrim të popullit dhe për të treguar me gisht se fajtori është Albini.

Nëse mediat do të kryenin misionin e tyre të shenjtë, do të shigjetonin rolin e mbrapsht të opozitës, do t’ja fusnin këmbët në një këpucë duke e detyruar të vepronte konform interesit shtetëror e të justifikonte mandatin e deputetit si përfaqësues i Sovranit.

Si në rastin më të fundit, nëse mediat do të mirinformonin dhe sensibilizonin, duke e bërë përgjegjëse opozitën për dezertimin nga detyrimi kushtetues, kjo duke u përballur direkt me opinionin publik, do ta pranonte kërkesën e Presidentes së Kosovës për të votuar:

  1. buxhetin në tri komunat,

2.1.1 miliardë Euro përfitime nga marrëveshjet ndërkombētare, që përfshihen në Pakon Europiane të Rritjes dhe

3.buxhetin për tre muajt e parë të vitit 2026 –

të tre votimet direkt në interes të qytetarëve të Kosovës.

Por, për fat të keq, askush nuk dinte se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë Presidentja e Republikës, edhe tash mendoj se pak e dinë, sepse asnjë media nuk ka njoftuar deri kur Vjosa Osmani u pyet nga gazetarët, të cilët edhe kur e morën përgjigjen nuk e botuan as si lajm, pra e censuruan Presidenten e Republikës.

Presidentja Osmani edhe pas refuzimit të votimit të mandatarit të dytë Glauk Konjufcës i kishte thirrur partitë e opozitës që të votonin buxhetin e tre komunave, 1.1 miliardë të marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare që kërkonte 2/3 e votave dhe tre muaj buxhetin për Kosovën, por partitë e opozitës nuk e kishin pranuar këtë kërkesë të Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Pyetini partitë e opozitës përse”, u tha Presidentja gazetarëve të pranishëm.

Kur opozita ndërmerr veprime që synojnë të shkaktojnë turbullira sociale,

kur opozita vetë është burimi për të shkaktuar rrëmujë dhe zemërim popullor me qëllim manipulimin e votës së 28 dhjetorit –

por fajin dhe fajtorin e delegon tek Albini – dhe mediat i shërbejnë si argatë – atëherë ky është puç institucional.

Fakt është se opozita e refuzoi lutjen e Presidentes së Republikës për të votuar në të mirë të interesit publik, të kryeqytetit dhe të Kosovës, duke dashur të manipulojë qytetarët e Prishtinës e Kosovës se faji që mbeten pa rroga asht i Albinit, i Vjosës dhe i Donikës.

Natyrisht opozita është kontribuesja kryesore e kësaj situate. Me ndihmën e mediave, Beratëve me kompani, që u shërbejnë partive të opozitës dhe xhepave të tyre, duke degraduar misionin e shtypit për të qenë i pavarur dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Pa media të pavarura, shteti i së drejtës është i rrezikuar.

Albini, Vjosa, Donika sollën një erë të re në Kosovë, qeverisjen me duar të pastra, por të rrethuar nga media të egra, shërbyese të opozitës së vjetruar, larg çdo standarti të mediave demokratike, ku e vërteta dhe interesi qytetar e kombëtar është mision i pacënueshëm në mbrojtje të lirisë.

 

Derisa synohet për bashkimin e BE-së, duhet të synohet bashkimi i tokave të Shqipris së ndarë- Nga Isuf B.Bajrami

 

Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e këtij trolli, të çlirohet apo të mos çlirohet?!

Gjendemi në udhëkryq historik: ta kemi fatin e rëndë të gjertanishëm, apo të kemi fat më të mirë.

Brezat e sotëm janë të tendosur mendërisht, fizikisht dhe moralisht: po përpiqen që ta ndërrojnë gjendjen e trashëguar aq të hidhur.

Çështja shqiptare është ndërkombëtarizuar, por nuk guxojmë të harrojmë se ndërkombëtarizimi nuk është bërë drejt.

Brezat e sotëm po bëjnë shumë, por kush e sheh realisht gjendjen në të cilën jemi.

Po jetojmë në kohën kur në hapësirat e perandorive të fundit në kontinentin evropian po krijohen shtete të reja kombëtare.

Ngjarjet ecin me një ritëm të shpejtuar, por nuk munden të mos vërehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare dalim si grup etnik e jo si Komb.

Çështjen shqiptare nuk e kemi shtruar si çështje të pozitës së Kombit shqiptar në tërësi, në Ballkan! Prej kësaj zgjidhje,të së cilës varet se do të ketë, a jo rend drejtësie, humanizmi dhe paqe në Ballkan.

Është një kohë, ku si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë titiste, bëhet rikomponimi politik dhe shtetëror i Ballkanit! Kurse neve krijimi i shteteve të reja kombëtare në hapësirën e ish Jugosllavisë titiste, na gjenë pa e vendosur se çka duhet të kërkojmë.

Po krijohet një rend i ri botëror, i cili i ka disa parime të cilave u përmbahet! Kurse ne, nuk e dimë qartë se cili mund të jetë vendi ynë në atë rend!

Po vendoset për ardhmërinë e gjysmës së Kombit shqiptar, e kjo më në fund, domethënë se jemi të ndar për në të ardhmërinë e Kombit shqiptar!

Ne, megjithatë, ballafaqohemi akoma me disa vështirësi të brendshme, në jetën politike dhe morale, me të cilat janë ballafaquar edhe paraardhësit tanë!

Ne jemi i vetmi Komb në kontinentin evropian,që mbi gjysma e popullit dhe territorit është nën sovranitet të huaj!

Në qoftë se deri dje synohej për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, sot duhet të synohet bashkimi i popullit të ndarë dhunshëm!

Kjo është një rrugë e drejtë, drejt idealit shtetëror. Që domethënë ,drejt bashkimit. Populli shqiptar,më në fund është në një rrugë drejt mundësisë, që të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe evropianë. Kjo është rrugë drejt përparimit, mirëqenies dhe lumturisë.

E them kështu, sepse duke synuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë ballkanikë, synohet rend e drejtësi,humanizëm e paqe në Ballkan.
Vend i Lekës,26.11.2025

“KAQ SHUM GURË HODHËN PËRMBI MUA!”- Nga BESIM NDREGJONI

Zgjedhja e Dr. Berishës në postin e lartë si Z/President i CDI forum i larte botëror i partive të djathta më solli në vëmendje poezinë e Poetes me përmasa botërore Ana Ahmetova e përkthyer nga personaliteti i shquar Petraq Kolevica!

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj!

Si studjues i krimeve të komunizmit, dhe me bindje konservatore, nuk jam ba pale, idhtar, apo servil i një politikani shqiptar postkomuniste. Edukimi familjar ndergjegjesimi i vuatjeve që kalova në periudhën e diktatures komuniste më bindi të ndërtoi raporte të drejta me të vërtetën, se vetëm e vërteta na ban qytetar të lirë. Sigurisht me Dr. Berishen ndaj mendime të ndryshme për luften ligjore ndaj diktatures dhe mos denimin e krimeve të komunizmit! Dr. Berisha është liberal dhe nga profesioni i tij si mjek ndoqi rrugën e humanizmit  dhe të liberalizmit duke menduar se poltika e majtë do të ndjeki rrugën e reflektimit dhe do të ndergjegjësohet për krimet që kishte kryer Partia e Punes së Shqiperise, nuk u tregua konservator që kjo parti duhej të dilte jashte ligjit dhe të mos bëhej  pale në ndertimin e pluralizmit! Kjo  parti ndrroi emrin në socialiste dhe ndoqi ideologjine e diktaturës duke u fshehur nën petkun e social-demokracise! Gjatë gjithë kohës që Partia Demokratike ishte në pushtet ne antikomunistët i kemi bërë oponencë, në 94 dhashë dorheqje nga detyra si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë sepse qeveria e Partisë Demokratike përdori dhunë ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë që me të drejtë kërkonin tu jepi me ligj puna e papaguar në kampet e përqëndrimit! Partia socialiste vazhdusja e Partise Punës ndrroi emrin në 91 dhe erdhi në 97 me forcën e armeve në  pushtet! Dhe filloi luftën e saj kundra pluralizmit, motoja e saje ishte pushteti, mbas ikjes së Fatos Nanos partia kaloi në duart e pinjolleve të bllokut komuniste. Akoma na kujtohen thirrjet antishqiptare që banin në Vlore në 97 kundra demokracise, me poezine e Dritero Agollit që i thurte poezi një  krimineli të sjell nga burgjet e Greqise… “Robin Huti i Laberise ” siç bënin baballarët e tyre në veri në 44-45 “dridhe këmbën.”
Mbas vitit 2013 gjith lufta ideologjike -politike e së majtes ishte zhdukja e opozites, u ndaluan zgjedhjet e ndershme, u përdor  droga për  të blerë faktorin ndërkombëtar, u caktua dt. 29 nëndori si ditë çlirimi, kur ajo në të vertetë është ditë pushtimi i vendosjes së diktaturës. Ka 12 vite që Shqipëria nuk ndërton demokraci, nuk ka pluralizëm, dhe nuk ndërton shtet por sundon. Mediat e blera në shërbim të pushtetit, ligje favorizuse për  të korruptuar dhe pasuruar pushtetarët. U pushtua nga sunduesit  e bllokut demokracia, mendimi ndryshe quhet sllogan që nuk vlen,  liria u cungua, antikomunistët nuk lejohen të votohen në shtetin e së drejtës, për  të cilën u zhduken 6000 shqiptar antikomunistë shqiptar dhe sot pa varr! Xhelatët dhe rilindasit e rinj komunistë kapën drejtsinë, sigurojnë pasuri marramendëse me anën e pushtetit, pensione të majme sa dhe vendet më të zhvilluara nuk i kanë!
Fale Dr. Berishes opozita shpëtoi pa u asimilua dhe pa ju nënshtrua diktaturës hibride që sundon vendin tone! U anatemua, u shpall nongrada, por ai nuk ju nënshtrua represionit të blerë me pare droge, feniksi u ngrit dhe shpëtoi opozitarizmin dhe nuk lejoj që të zhdukej Partia e parë opozitare mbas diktaturës! Presidenti i SHBA Donald Tramp shpalli këto ditë Javën antikomuniste duke na kaluar në vemendje  proklomatën e tij “Zëra të rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato me gjuhën e “drejtësisë sociale” dhe “socializmit demokratik“, por mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liria juaj, vendosni besimin tuaj tek pushteti i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqenies me ngushëllimin e zbrazët të kontrollit. Amerika e refuzon këtë doktrinë të ligë.Për këtë proklomatë media në Shqipëri heshti nuk e publikoi, shtetin shqiptar e ka pushtuar heshtja ndaj luftës kundra komunizmit enveriste!
 Shqipëria vazhdon luftën ndaj antikomunistave ish të Burgosur e të Përndjekurve Politikë
Dhe ne konservatoret shqiptare ndjekim rrugën e Trampit, këtë rruge që shpëton nga hedhja e gurërve ndaj atyre që mbrojnë lirine!
Besim Ndregjoni

Send this to a friend