VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Çfarë i rrëfyen profesorit francez Faik Konica në Durrës, Gjergj Fishta në Shkodër dhe Esat Pashë Toptani në Reth, në tetor të 1913?

By | October 30, 2019

Komentet

Kush është “Big Boss” nga Tuzi që drejton rrjetin botëror të kokainës me avionë privatë. Kreu fluturime edhe nga Shqipëria

Duhet të jetë një “surprizë e bukur” për hetuesit e drogës, të cilët pikasën një furgon në garazhin e bodrumit të Grand Casino në Bazel pasditen e 16 majit të këtij viti.

 

Pas sugjerimeve nga partnerët e tyre ndërkombëtarë, ata po ndiqnin një dërgesë kokaine që kishte mbërritur më parë në aeroportin Basel-Mulhouse me avion privat.

Ajo që hetuesit nuk e kishin pritur se “Big Boss”, i cili qëndron prapa dorëzimit të drogës sipas një vendimi të gjykatës, ulet pikërisht vetë “Ford Transit”. Por atje ishte, Michael Dokovich, një malazez me një të kaluar të dyshimtë, së bashku me dy bashkëpunëtorë, një pilot dhe një shkencëtar të kompjuterave. Në bagazhin: 21 çanta plot me drogë, gjithsej 600 kilogramë kokainë. Ishte konfiskimi më i madh i drogave të forta ndonjëherë në tokën zvicerane.

Kjo erdhi si surprizë për autoritetet vendase. Thuhej se ata duhej të reagonin “vonë në mbrëmje” dhe “shpejt” për informacionin e dhënë nga autoritetet kroate, thotë zëdhënësi i policisë federale Fedpol, Thomas Dayer.

Vetë shefi i madh ishte në vend – një gabim nga ana e tij,” komenton një oficer i policisë zvicerane. “Në parim, ata kurrë nuk e marrin duart e tyre drogën. Nuk ishte planifikuar ta arrestonin, ishte një mundësi mjaft unike.”

Arrestimi i 60-vjeçarit malazez ishte një “surprizë e këndshme”, thotë koloneli François Després i Xhandarmërisë Franceze. Dhe kulminacioni i “Operacionit Familia”, i cili ka muaj që zhvillon. «Dorëzimi u monitorua. Pas uljes ne kemi produktin në anën e Bazelit. Kjo korrespondonte me skenarin e autoriteteve çeke  dhe kroate”.

Paraja në një Mercedes

Sipas burimeve kroate, hetimi për Operacionin “Familja” filluan në fund të vitit 2017 dhe për të arritur sukses në tetor 2018. Në kufirin Kroaci-Slloveni afër Zagrebit, zyrtarët doganorë do të gjejnë një milion euro para në shasi të një Mercedesi. Në makinë: e dashura e Michael Dokovich. Paratë konfiskohen, zyrtarët lëshojnë të dashurën e Dokovich. Në thirrjet telefonike të përgjuara, partneri i saj krenohet se ka organizuar dhjetëra transporte të parave të ngjashme vitet e fundit.

Në atë kohë, malazezi nuk fshihej me një të kaluar të gjatë kriminale. Në Facebook, ai pozon si një hotelier, pronar i hoteli në Tuz, Mali i Zi, afër kufirit shqiptar.

Në fakt, sipas hetuesve, ai tregtonte kokainë nga banesa e tij në Zagreb nën një larmi pseudonimesh. Emri i tij i lindjes: Ilmija Frljuckic. Banda e tij përfshin një polic të korruptuar kroat, i cili i jep informacione dhe e ndihmonte atë të ndërtojë identitete të rreme.

Dokovich financon biznesin e tij të mashtrimit në Shtetet e Bashkuara. Banda e tij vodhi kodet PIN të më shumë se 20,000 klientëve të bankës në fillim të këtij mijëvjeçari. Bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, përfshirë vëllanë. Por Dokovich mundi të ikte në Evropë, me miliona dollarë në valixhet e tij.

Kontaktet e Amerikës së Jugut

Vitet e ardhshme janë në errësirë. Është e qartë se Dokovich e ka zhvilluar bandën e tij në një organizatë të fuqishme me lidhje në të gjithë botën. Rrjeti i tij shtrihet deri në Hong Kong, ku policia konfiskoi 421 kilogramë kokainë të destinuar për Australinë në prill të këtij viti.

Njeriu i dorës së djathtë të Dokoviç, Petro “Pjer” Sarac, realizonte kontakte në Amerikën e Jugut. Ky shkëmbim i drejtpërdrejtë me kartelet e Amerikës së Jugut është një shenjë dalluese e mbretërve të rinj evropianë të kokainës. “Këto grupe nga Ballkani Perëndimor po përpiqen të veprojnë para tyre, ashtu si italianët dhe Nigerianët”, vëzhgon një oficer policie zviceran. “Ata janë drejtpërdrejt të pranishëm në Amerikën e Jugut, me sa duket që të negociojnë ose të organizojnë transportin.”

Sipas disa hetuesve, organizatat serbe, malazeze apo shqiptare janë bërë një forcë e fuqishme në tregtinë e kokainës. Ata kanë arritur të krijojnë rrugë të drejtpërdrejta të shitjes nga Amerika e Jugut në Evropë pa ndërmjetës, gjë që minimizon kostot dhe zvogëlon rrezikun e kapjes.

Ndërsa transporti i anijeve me kontejner bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, Michael Dokovich zgjedh mënyrën më të shpejtë për shpërndarjen e drogës nëpër botë: avionë privatë. Në fillim të vitit 2019, ai themeloi kompaninë ajrore MD Global Jet dhe punësoi pilotët çekë që transportonin pasagjerë VIP të shoqëruar nga shoqërues të vërtetë të fluturimit, në mënyrë që të ruanin pamjen e një kompanie me reputacion. Me anë të këtyre avionëve, ai transportonte edhe kokainë me valixhe.

Që prej vitit 2016, M-FISH ka zbarkuar më shumë se një duzinë herë në tokën zvicerane. Për shembull, më 10 janar 2019 avionët fluturuan nga Shqipëria përmes Gjenevës për në Bazel.

Avioni privat kreu katër fluturime të largëta drejt Amerikës së Jugut ndërmjet tetorit 2018 dhe marsit 2019. Qëllimi i tre prej këtyre fluturimeve të Amerikës së Jugut sipas aktgjykimit ishte kontrabanda e kokainës. Më 16 maj, gjatë fluturimit të kthimit nga Uruguai, hetuesit pastaj goditën Bazelin. Fedpol e regjistroi aksionin si një sukses të madh.

Jeta e dyfishtë si sipërmarrëse i supozuar hotelier dhe jeta private e luksit duket se do të ketë mbaruar tani për Dokovich. Ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij do të ekstradohen në Kroaci. Shkencëtari i kompjuterave u transferua nga autoritetet kroate më 4 tetor. Ankesat e Dokovich dhe pilotit u refuzuan më 29 tetor nga Gjykata Penale Federale.

VETVRASJA E NJË KOMBI – PJESA E DYMBDHJETË – MBAS DHJETË MUEJSH NË TIRANË – Nga KOLË MIRAKAJ

 

MBAS DHJETË MUEJSH NË TIRANË

 

 

Komanda Gjermane – përveç, shpifjesh tjera që m’ ishin ba -, ishte informue edhe për takimin tim me majorin Neell. Kishte marrë vendim të më kapë e të më vrasë. Dy kompani nga Shkodra e dy nga Prizreni do të takoheshin tek ura e Berdhetit në rrugën Pukë-Kukës, për të arrijtë pa gëdhijë drita e me më rrethue në shtëpinë time n’ Iballe.

Ndërhyni fati!

Platzkomandanti i Prizrenit thirri tim vlla, Pashukun (që ndodhej me tregëti në Prizren), për ti ngarkue një mision delikat me rendësi të dorës së parë. “Duhet kapë një armik i rrezikshëm që po përgatitë sabotimin kundër komunikacionit të ushtrisë gjermane për të pré rrugën Shkodër-Prizren; ky anmik quhet Kol Bib Mirakaj, nga Iballe e Pukës. Ti Pashuk, nesër mbasdreke, ke për tu nisë me dy kompani ushtarë nga Prizreni për tek Ura e Berdhetit; aty do të gjeni edhe dy kompani që vijnë nga Shkodra, e duhet t’arrini n’ Iballë pa gëdhij dita për ta kapë “diser Hund” këté qen! Ta kam besue ty udhëheqjen e këtij operaconi me rendësi pse ti i njeh mirë ato vende, dhe se ké dishmue kurdoherë miqësi e lealitet ndaj nesh!” Kështu, i kishte folë koloneli Platzkomandant i Prizrenit Pashukut.

Pashuku, (tashti i Ndjerë), gjend’ keq në këte të papritun.

I thotë: “Zotni Oberst (kolonel), si më quejnë mue?”

– “Ja warrum?  (Po, pse?) Pashuk”

– Po mandej?

– Çfarë don të thuesh?

– A e dini si quhëm me emën e mbiemën?

– Pashuk Biba Mirakaj.

– Po, po ai anmiku i rrezikshëm i juej si u quejka?

– Kol Bib Mirakaj quhet.

– A nuk u kanë kujtue gja këta dy emna njëlloj, ai Kol Bib Mirakaj, dhe unë Pashuk Bib Mirakaj?

Koloneli u pré. “Po pse? jeni gja mes jush?(seit ihr verwanten)?”

– “Jemi vllazën prej babet e nanet. Ju keni pasë rasë me i njohtë ndjenjat e mija ndaj kauzës s’ Uej që e quejmë edhe tonën, pse e dijmë se po të fitoni ju, Shqipnija do të jetë indipendente ndër kufinjtë etnikë.

Unë jam tregëtar e jo politikan. Të gjitha veprimet e mija në politikë, si edhe veprimet luftarake, nuk janë gja tjetër veçse zbatimi i dëshirave e porosive të tim vllau, të cilit unë i besoj e i bindëm verbsisht. Tash gjykojeni Ju këte z. Kolonel, nëse Ai mund të jetë anmik i juej, apo asht e kundërta, dhe anmiqtë tuej e të tij kanë dijtë t’ Ju gënjejnë e gabojnë. Po të më lironi të dal prej këndej, dijeni se unë do ti dergoj menjëherë lajmin tim vlla që të largohet për të mos u shkaktue gjakderdhje e kotë. Dijeni mirë se po ta rrethoni befasisht, të gjallë nuk e kapni; e po ta vritni, keni vra një njeri që nuk ka tjetër qellim veç të mirën e Atdheut të vet, e asht mik i Juej, sëpse, e kujton fatin e kombit të vet të lidhun me fitorën tuej. E mos e kujtoni të lehtë një operacion të tillë; jo një bataljon, po edhe një divizjon po të jetë për këte qellim të keq, gjaku ka për të shkue deri në gju. Ai ka shtatqindë shtëpi fis përrreth e krejtë ato male t’ organizueme, jo kundër jush, po kundër komunizmit e mbrojtjën eventuale të Kosovës. Një pushkë po të fillojë në Iballë, përhapet kushtrimi i përgjithshëm.

Mos e bani këte gabim trashanik!” (Përkthente profesor Luk Çuni, i cili, tashti gjendet në Melbourne t’Australisë).

Heshtje vdekjeje!

Në pak sekonda, koloneli vendos: Merr ndërlidhje telefonike me gjeneralin Fitztum në Tiranë. I kumton bashkfjalimin me Pashukun dhe i kjartëson gabimin, tue e bindë t’ anulohej veprimi. I jep Pashkut dyqindë armë italjane e dhjetë arka municjon me mi sjellë mue, dhe e ngarkon të më njoftojë se gjenerali Fitztum dishëron të dërgojë një oficer të vetin për tu takue me mue për të skjarue çeshtjën, dhe pret përgjegjen nëse e pranoj takimin dhe vendin ku do të shihemi.

Mbas pesë ditësh një oficer me pesë nënoficera të S.D. arritën në shtëpinë time n’ emën të gjeneralit Fitztum. U fola me zemër të hapun edhe atyne, pa u fshehë takimet me majorin Neell. Më kërkuen të takohëm me gjeneralin Fitztum përsonalisht në Tiranë, Shkodër ose Pukë.

U tregova i gatshëm të shkoj në Tiranë, nëse më ftojnë me një telegram, mbasi ti kenë referue gjeneralit mbi bashkfjalimet me mue, e se atë telegram, do ta quejshe si pêng bese nga gjenerali përsonalisht drejtë meje. Në Tiranë – u thash atyne – dishroj të shkoj, pse due të takohëm edhe me Mit-hat Frashërin dhe të tjerë krenë të Shqipnisë, për të mujtë që t’ arrijmë të bashkojmë dhe të kordinojmë të gjitha forcat nacionaliste, kundër rrezikut aktual bolshevik.

Porsa u kthyen ata në Tiranë, u ftova telegrafisht dhe u nisa për udhëtim. Në Shkodër mora kontakt me kryetarët e “Beslidhjes Shkodrës”.

U tregova arsyet e qellimin e udhtimit tim, dhe planin e veprimit që mendojshe. Mu lutën që kur të kthehesha, tu baj ekspozenë e përfundimit të punës sime në takim.

Porsa arrita në Tiranë, një nga adjutantët e Fitztum erdhi të më përshëndesë, e më kumtoi se gjenerali më priste të nesërmën n’ ora dhjetë n’ audjencë. Më vuni në dispozicjon një veturë (automjet) me dy nënoficera, ndër këta një i quejtun Ramo Tutiqi nga Mitrovica, i cili tashti gjendet në Turki.

Bisedimi me gjeneralin përfundoi në këto kushte:

  1. a) Komanda gjermane asht gati t’ japin armët e municjonin e nevojshëm për të shue rrezikun komunist në Shqipni.
  2. b) Komanda Gjermane ven kushtet: Nuk dishron të dëgjojë grindje e ndasina në parti, po të gjithë të përmbledhun në një organizëm kombtar antikomunist, me një komandë të vetme. Kërkon garancinë përsonale me besë Shqiptare nga disa krenë, ndër të cilët kujtoj: Kapidani i Mirditës, Sylço beg Bushati, Mit-hat Frashëri e Kol Bib Mirakaj, që n’asnjë rastë e në çfardo rrethanash, nacionalistët Shqiptarë nuk do t’ ua venë pushkën ushtrisë gjermane mbas shpinet.
  3. c) Nëse nevojët strategjike kërkojnë tërhjekjen e ushtrisë gjermane nga toka Shqiptare, Komanda Gjermane në Shqipni, do ti dhurojë Komandës së forcave nacionaliste Shqiptare, të gjithë materjalin ushtarak që nuk i nevojitet asaj për udhtim.
  4. d) Nga forcat nacionaliste Shqiptare, nuk kërkohet të luftojnë kundër ushtrive Aleate në rasë zbarkimi, kerkohet vetëm, ruejtja e qetësisë së mbrëndshme.
  5. e) Për të vue në veprim sa u tha aty, Komanda Gjermane, pret kumtimin nga ana Shqiptare me ndermjetsinë e Kolë Mirakaj.

Në bisedimet ishte pranë edhe majori Lek Marashi, per ndihmë gjuhe, i cili tashti gjendet në Buffalo – N.Y. – U.S.A.

 

TAKIM ME MIT’HAT FRASHËRIN E MEHDI FRASHËRIN

 

Porsa dola nga Fitztum, shkova tek z. Koço Muka, aso kohe ishte Ministër i Arsimit, të cilit iu luta të më caktonte po atëditë pikpjekje me Mit’hat Frashërin. U takuem në shtëpinë e Koço Mukës, prezent edhe Koço. I tregova Mit’hat beut arsyet e qellimin e ardhjes sime në Tiranë, bisedimet me njerzit e “Beslidhjes së Shkodrës” dhe me gjeneral Fitztum,

organizimin e gatishmëninë e maleve për t’ iu përgjegjë një apeli kombëtar me rrokë armët, përfundova tue e cilsue atë si njeriun ma të përshtatshëm për të marrë nisjativën e kësajë vepre shpëtimtare menjëherë. I propozova të ftohën në mbledhje të gjithë Krentë e Shqipnisë në Tiranë, e nga kjo mbledhje të caktoheshin forcat e nevojshme që duhej t’ jepte çdo krahinë dhe mandej t’ jepet kushtrimi i përgjithshëm për sulm kundra komunizmit.

Me që Mit’hat beu shfaqi dyshimin se ndoshta, do të ketë nga ata që nuk do ti përgjegjeshin apelit të Tij, e sigurova, dhe ua mora unë përsipër për Kapidan Gjon Markagjonin e Sylço beg Bushatin, Maliq Bushatin, (me këta kishe folë e mezi pritshin) dhe për të gjithë Krenët e Malëve. E sigurova se mbrënda dhjetë ditësh nga dhanja e kushtrimit prej mbledhjes, do t’arrinin në Tiranë 10.000 deri 15.000 luftarë. Përfundova tue i thanë: “Koha nuk pret Mit’hat bej! Ndoshta mbas dy javësh, edhe po të duem, nuk do të mund të bajmë gja. Kujtoj se, asht rasa e detyra e jote të merrësh Flamurin e shpëtimit t’ Atdheut!”

Mu përgjegjë se i pëlqente të gjitha këto ide, e se do t’ jepte gjithë përkrahjën e Tij morale, por nguli kambë që të vete te Mehdi beu, me që Atij si Kryetar Shteti i përkiste e i duhej ofrue nisjativa sëparit herë.  Nuk e quejti të rasës të më përcjellë edhe Ai, per tek Kryetari i Regjencës.

Kërkova audiencë te Krytari i Këshillit të Naltë, shkëlqesa Mehdi Frashëri, i cili më priti menjëherë e me shumë fisniki. I parashtrova gjithë çështjën, tue i dhanë sigurimet e nevojshme. E pranoi me gëzim qellimin e veprimit tim, dhe më dha fjalën se porsa ta bisedojë çeshtjen me kolegët e Këshillit, do të bante thirrjen për mbledhjen e prospektueme nga unë. Mori në shënim edhe shumë emna Krenësh, që ia dhashë unë simbas kërkesës së Tij. Ndër ata emna të parët ishin Sulço Beg Bushati e Gjon Markagjoni. Mehdi beu më tha se Sylço beun e Gjon Markagjonin, do t’ ishte mirë me i lanë mënjëanë për këte herë. Unë insistova se pa ata të dy, nuk bahej gja, dhe se nuk kishte asnjë arsye që ata të mos ftoheshin.

Vuna në dijeni Mit’hat Frashërin, tue e lutë ta nxiste çeshtjën me që unë nuk mund të rrijshe shumë kohë në Tiranë. Prita më kot edhe pesë ditë të tjera, e ma së fundit, kur pruna bindjen se kishëm tretë frymë n’erë, ktheva në Shkodër. Ishte java e tretë e Gushtit 1944.

 

NË KËSHILLIN E “BESLIDHJES SË SHKODRES”

 

U ktheva nga Tirana e pa shkue aspak në shtëpi, u ndalova në Prefekturë të Shkodrës. Iu luta prefektit z. Mynir Tërshana, të ftojë mbledhjen e Këshillit të Beslidhjes mundësisht në atë mbramje, që të mund ti vé në dijeni të përfundimit të misjonit tim, siç u kishe premtue.

Më njoftoi se po n’ atë çast do të mblidheshin në shtëpinë e Hafiz Ali Krajës, për të bisedue disa çeshtje, prandej – më tha – mund të shkojmë menjëherë. Përfitova nga ky rast e shkuem së bashkut: Prefekti, Kolonel Luigj Mikeli (komandant i zonës), major Llesh Marashi (komandant i Qarkut) dhe unë.

Gjetëm mbrëndë aty, z. Sali Myftija, Shefqet Muka (kujtoj), Lec Kurti, Ymer Lutfija e nuk dij cilin tjetër për Legalitetin e Ballin. Ishin edhe Sylço beg Bushati, Gjon Markagjoni, Maliq Bushati, Mark Gjonmarkaj e Hafiz Alija për grupin Indipendent.

Njëlloj bisedimi kishte fillue tue i hjellë spilca (kritika) njenitjetrit përfaqësuesit e Legalitetit e të Ballit, e mjaft e nxehtë biseda dhe aspak ndertuese. Pata përshtypjën se muhabeti nuk po kishte fund. U kërkova leje t’ iu baj referatin tim. Fillova me të tanë kujdesin e pasjonin e rastit të vé në veprim oratorinë time të vorfën, për t’ ua mbushë mendjen se çfarë rreziku po i kërcënohej Kombit, dhe kokave e familjeve tona. Kerkova t’ Ua mbushi mendjen se grindjet e mosbashkmi ynë janë forca ma e madhe e anmikut, e kjo ka me sjellë ata në triumf per rrënimin Atdheut. Ua shpjegova përfundimet e arrituna me gjeneral Fitztum, bisedimet me Mehdi e Mit’hat Frashërin, dhe përshtypjën e fundit timën që nga Tirana nuk më dukej se do të vinte nisjativa, prandej, duhej ta merrte “Beslidhja e Shkodrës” perfundimisht. U Bana apel ti shtrijnë dorën vllaznisht shoqi-shoqit, e të qesim kushtrimin Malëve pa hile e pa dallim partishë.

Sylço begu dhe kapidani i Mirditës u përgjegjën menjëherë:

“Na të Grupit Indipendent jemi gati, nëse duen edhe të tjerët!”   Po kështu, edhe Lec Kurti: “Edhe né për Ballin e Shkodrës jemi gati edhe nëse Qendrori nuk e pëlqen këte vendim!”.

Gati mu nda fryma prej gzimit kur ndigjova këto fjalë. Pres të ndigjoj Sali Myftinë, i cili mu drejtue me këto fjalë: “Zotni Kolë Biba! U falëmnderës për hollsinat që na dhatë mbi përfundimin e përpjekjeve tueja. Janë shumë me rendsi e të dobishme  e edhe unë jam dakord, por na të Legalitetit mbramë kemi marrë një vendim  e prandej, kam kerkue këte mbledhje që të vé shokët e të dy grupeve tjera në dijeni:

“Legaliteti (përfaqsija e Shkodrës) kanë marrë vendim me dalë qyshë sonte ilegal e do të ngrehim qendrën në Postribë; këte gja po ua them me besë që mos të merret vesh derisa të lamë qytetin. Si të dalim atje, do tu  çojmë fjalë besnikëve të Legalitetit me u mbledhë njëherë në vete, e mandej, i bashkojmë fuqitë me ato të dy grupeve të tjera, veçse, duem hisën (pjesen) e armëve e të materjalit ushtarak që na takon e me na i dorzue ku tu themi né!” Si të më binte pika më ranë këto fjalë! I thashë: Sali efendi, u thashë perpara, se një ndër kushtet e para për të nxjerrë ndihmat, asht me i lanë partitë më njëanë tashpërtash. Sikur, edhe të gjendët mundsia me e shkapërcye këte formë, si mund ti kërkohën armë e mjete tjera prej një ushtrije për njerzë që i duen, siç dukët, kundër asajë që po na ndihmon? A nuk kompromentohet gjithë çeshtja në këte mënyrë?  Etj., etj…

Ky vendim asht i premë – tha Myftiu – dhe, nuk mund të ndryshohet. Kemi urdhën kështu!

Menjëherë Lec Kurti, me tanë idhnim tha: “Atëherë, edhe né i mbledhim forcat për hesapin tonë n’ emën të Ballit Kombtar!”

Duhet të pohoj edhe njëherë përhirë të së vërtetës, sesi Lec Kurti, si Ymer Lutfija, më dhanë përshtypjën se me të vërtetë e patën përqafue idenë e Bashkimit në formën që u pata parashtrue me sinqeritet të plotë.

Përfaqsuesit e Grupit Indipendent, mbas pak përpjekjesh të kota për të pajtue dy palët tjera, heshtën.

Bana edhe një përpjekje të pafryt:

“Zotnijë, po kërkoni të vini vetullat e po nxirrni sytë. Jam tash dhjetë muej në mes Krenëve e të Popullit të Malësive. Njoh mirë gjendjen e tyne shpirtnore e psikologjike. Ata kanë ndërgjegjen e rrezikut, të nevojës e detyrës me i ba ballë; por partitë u kanë dalë për hundësh e as nuk duen t’ ua ndigjojnë emnin, e po u siguroj se me emën partishë nuk kanë për t’ iu ndjekë. Kush asht djegë prej tamlit(qumshtit) i frynë kosit. Partitë i kanë shty në vllavrasje e rrënim disaherë deri sot. Propaganda rrënimçare që kanë zhvillue partitë edhe këto kohët e fundit tue akuzue e denigrue njenitjetrin, kanë sjellë bindjen e përgjithshme, se një lëvizje e ndame ndër parti, porsa të kryej punë me komunistët, mund të kthehet në vllavrasje në mes të nacionalistëve, njëna parti kundra tjetrës. Ketë nuk e duen Burrat e Malëve. Malësinë e shtynë të rrokin armët edhe njëherë, vetëm kushtrimi n’emën t’Atdheut në rrezik,vetëm kushtrimi Kombtar, dhe jo partitë. Nuk luftohet kur luftari të mos ketë besim si tek vllau, ndaj atij që e ka mbas shpinet o përkrah, kur ti duhet me iu ruejtë shoqit që ka bashkluftar ma shumë se anmikut përballë.

Mendojeni mirë përgjegjësinë e randë që po merrni para historisë, para kombit dhe para Zotit, para fëmijëve e grave, që do të shkrryhën si paçavurre, para kërdisë që kanë me ba komunistët po morën pushtetin. Mos iu shmangni rasës së fundit që po na paraqitet e që, ndoshta, mund të shpëtojë Atdheun. Leni këto parti të mallkueme derisa të jetë sigurue Atdheu, e mandej, po u pëlqeu, nxirrni sytë njanitjetrit.”

Lotët më lagën faqet, fyti mu tha… e fjala mu pré!

Sali Myftia, përsëriti: “Legaliteti ka marrë vendim, e nuk kemi pse zgjatemi ma!” Mbledhja u shpërnda e kështu, dështoi gjithshkafja!..

 

PËRPJEKJE DËSHPRIMI

 

U luta disa miqëve të bajshin apel përsonal Malësive!

Dëshprimi i kishte plagosë në zemër e nuk e mori kush përsipër.

“Asht shkrue, ta hajë dreqi ketë punë e asht e kotë!..” – U shpreh Gjon Markagjoni.

Bashkë me prefektin e dy komandantët e siperpërmendun, shkova në prefekturë. Vëndosa edhe njëherë, të “hjedhë një gur në det”…

U drejtohëm autoriteteve me këto fjalë:

“Nëse ju, m’ jepni besën e burrave të mos më sabotoni, por të më lehtësoni mesa të keni mundësi, kam vëndosë të lëshoj kushtrimin unë përsonalisht. Do të baj qyshë sot një letër të haptë të gjithë Krenëve të Maleve për një mbledhje të përgjithshme në Shkodër. Mbledhjen po e caktoj për datën 13 shtator, në kinema Rozafat. Nuk mund të shtyhet ma përtej, se nuk pret koha! Në letër do t’ ju tregoj qellimin kjartësisht tue vue në dukje edhe rrezikun mortar të çastit, që kështu, të vijnë të gjithë të përgatitun shpirtnisht. Nëse Krenët e Maleve i përgjegjën këtij apeli tue ardhë në mbledhje, domethanë, se kanë pranue qellimin dhe vendimet, dhe mbetet vetëm me dhanë kushtrimin. Jam i sigurtë se, po të vijnë ata në këte mbledhje, kam me dijtë me i bindë të mblidhet i madh e i vogël, sëpse, fatbardhsisht, malësorit nuk i ka hy endè djalli.

Nuk e baj këte tentativë se e quej vetën dishka ma tepër se bir’ i përvujtë i këtij Populli, si kushdo tjetër, por nuk mund të rrij me duer kryq tue pritë çka po sjell fati. Fati vjen si ti prijshë. Due ta kemi ndërgjegjën e qetë, se kam ba shka ka kenë e mundun! U jap besën e burrave me i vue të gjitha forcat që do të mblidhën në dispozicion Tuej zotni komandantë, ose në kjoftëse, autoritetet qendrore do tu qesin pengime, detyra ndaj Atdheut, u lejon e u urdhnon edhe të rebeloheni, jo, me ba grusht shtetit, po, me shue rrezikun komunist pa ua trazue “sefanë e poltronave” zotnive të Tiranës. Po të merrni vendim kësisoj e me fillue menjëherë veprimin, unë po u betohëm, se do t’ Ju ndjekë si ushtar i thjeshtë, pa kërkue asnjë komandë të naltë as t’ ultë, as që due të më ndigjohet emni që prej ditës së inkuadrimit të fuqive. Kështu, i gjymtuem si jam, do të marr pjesë me pushkë në dorë, si “ushtar i panjohun”!..

Më thoni po, ose jo, burrnisht, pse po nuk e ndiet vetën, do ta baj mbledhjen në Iballe.

Më dhanë besën me e përkrah veprën time e më inkurajuen. Bana atëditë letërthirrjën në tetëqindë kopje të shtypuna dhe e nisa, dikund, me anë të prefektit e diku me korrjera të mij. Në Pukë ua shpërndava vetë në udhtim e sipër, tue caktue njëheri edhe mbledhjën e Parsisë së Shtatë Bajrakëve të Pukës n’ Iballë, për datën 6 shtator, për të zgjedhë ata që do t’ ishin përfaqsuesit për mbledhjen e Shkodrës.

Qellimi e propozimet e mija u pranuen nga mbledhja e Iballës, jo vetëm pa kundërshtim, po me entusjazëm dhe u caktuen nga dy vetë për bajrak për mbledhjen e Shkodrës.

Me 8 shtator, prefekti i Shkodrës, me anë të komunës s’ Iballës më bante telegrafisht kumtimin që vijon: “Për të kryesue mbledhjen e Krenëve të Malëve do të vijë nji përsonalitet i naltë nga Tirana. Mbledhja do të shtyhet ndonjë ditë përtej datës së caktueme. Pritni telegram për caktimin e datës. Prefekti Tershana.”

Dyshova, po prap nuk më tha zemra ta ketë lëshue vertetë “Ora” Shqipninë. U dërgova lajmin krenëve të Pukës, që të mos nisën për në Shkodër, pa marrë lajmin tjetër tue u tregue arsyen e shtymjes. Vendosa të nisëm për Shkodër, tue kalue nëpër Dukagjin, për të lajmue edhe krenët e asaj krahinë. Me njëmijë vështirësi e bana atë udhëtim mbi shpinë të mushkut, e jo rradhë, tue më mbajtë njerzit për krahësh, pse akoma nuk mund të qëndrojshe me ecë me kambën e plagueme në prill të 1941.

Arrijta në Shkodër. Prefekti më tha, se do të vijë një nga drejtuesit e Këshillit të Naltë për të kryesue mbledhjën, gja që më gëzoj pamasë.

Me datën 13 shtator arritën rreth dyqindë Burra, krenë të Malësisë së Madhe e të Rranxave, të Dukagjinit, të cilët nuk kishin marrë lajmin nga unë për shtymjën e mbledhjes. I mblodha në ndertesën e prefekturës në prani të prefektit e të dy komandantëve që janë përmendë maparë. U mbajta një fjalim të shkurtë sa ma mirë e prekshëm që mujta, tue i vue në dijeni të gjendjes, të rrezikut e të masave që duhej marrë, tue i lutë që të mos mungojnë në mbledhjën që mbrënda pak ditësh – si mbas fjalëve të prefektit – që do të kryesohej nga një antar i Këshillit të Naltë, dhe u lypa ndjesë që nuk kishe mundë ti lajmroj për shtymjën e ditës së mbledhjes, e u kishëm dhanë atë mundim. Pranuen e dhanë fjalën të vijnë prap, por të premë e të prekun thellësisht. Njani ndër ta (nga Malësija e Madhe) mu drejtue n’emën të gjithëve, me këto fjalë: “Zotni Ministër – tha – na kanë ba të dijtun autoritetet e vendit njoftimin e prefektit për shtymjën e mbledhjes, por kemi dyshue se mos asht ndonjë sabotim, prandej na vendosëm të vijmë disa prej nesh, të sigurtë se ty sot do të gjejshim në Shkodër. Kemi dashtë me ti pa sytë edhe njiherë (shprehje malësore) dhe me i përgjëgjë zanit t’ Atdheut që na ké lëshua. Kemi vendosë me u fikë edhe njiherë për Shqipni. Por pasha Besën e Zotit (véni vesh shka po të thotë nji ky Malësuer i marrë), të kanë lanë në baltë, jo Populli, jo Malësinat, po autoritetet. Peshku asht qelbë në krye more zotni! Po vijmë prap në na thirrtë zotnia e jote, po, por mbasi po ardhka nji njeri i madh prej Tiranet, a nuk kishte mujtë me ardh sot e mos me e shty mbledhjen? A nuk kish mujtë bare me caktue ditën që ta dimë qysh sot? Pasha Zotin e druej se janë vetëm pallavra për me sabotue e me prishë punë!..” .

Fatkeqsisht, ashtu doli! Prita edhe pesë ditë në Shkodër, tue nxitë prefektin të kërkonte nga Tirana caktimin e ditës së mbledhjes e ardhjen e  “përsonalitetit të madh”!

Ma në fund dyshimi u ba i kjartë: “Ishte vue shkopi ndër rrota!” Në Shkodër nuk mund të bahej mbledhja!..

Koloneli i Zogut që shpëtoi 36 komunistë nga plumbi dhe si “shpërblim” i dhanë 17 vjet në burgun e Burrelit…

Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e panjohur e kolonel Bajram Pustinës, ish ushtaraku i lartë të Monarkisë së Zogut, i cili gjatë viteve të pushtimit nazi-fashist të vëndit, shërbeu si anëtari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, duke shpëtuar nga ekzekutimi më shumë se 36 komunistë të rrezikshëm që mbaheshin të arrestuar, si Gani Strazimirin, Manol Milo, Sul Baholli, Qibrie Ciu, Tasim Shehu, Emin Koçin, Bedri Çelikun, Harrilla Bakallin etj. Rrëfimi i së bijës, Vera Pustina (Nepravishta), mbi mosmirënjohjen e komunistëve ndaj babait të saj që vuajti 17 vjet në burgun e Burrelit….

Nga personat më të njohur që babai ynë, kolonel Bajram Pustina pati shpëtuar gjatë Luftës, kanë qenë Sul Baholli, Manol Milo dhe Qibrie Ciu. Sulën babai e futi poshtë krevatit në shtëpinë e Tasim Shehut ku ai kishte shkuar për t’u fshehur dhe iu tha gjermanëve se aty nuk kishte njeri tjetër përveçse plakës së shtëpisë. Por të gjitha këto që kishte bërë babai ynë, nuk iu morën fare parasysh nga komunistët të cilët e arrestuan atë që në fillimin e dhjetorit të vitit 1944 dhe pasi e dënuan në fillim me vdekje me gjyqin special, e kalbën në burgun e Burrelit, nga ku ai doli vetëm në vitin 1962, nga që kishte një sëmundje të pashërueshme dhe vdiq dy muaj më pas”. Kështu ka dëshmuar disa vjet më parë Vera Pustina (Nepravishta) e cila ka rrëfyer të gjithë historinë e dhimbshme të babait të saj, Kolonel Bajram Pustinës, një prej ushtarakëve madhorë të Gardës Mbretërore të Zogut, i cili gjatë kohës së pushtimit nazifashist të vëndit, me kërkesën e mikut të tij, kryeministrit Fiqëri Dine, shërbeu për pak kohë në Gjykatën e Lartë Ushtarake në Tiranë, duke shpëtuar nga plumbi mbi 36 komunistë të rrezikshëm që mbaheshin të arrestuar.

Kush ishte Bajram Pustina?

Bajram Pustina u lind në vitin 1897 në Shehër të Dibrës së Madhe, në një prej familjeve më të njohura të asaj krahine, ku babai i tij Aliu dhe gjyshi, Nurçe Pustina, ishin dy nga njerzit që kishin një famë të madhe jo vetëm në atë zonë, por edhe në të gjithë Veriun e Shqipërisë, për luftrat që kishin bërë kundër turqëve dhe serbomalazezëve. Për t’i shpëtuar përndjekjeve të herë pas herëshme të serbëve, aty nga fillimi i vitit 1915 familja e Ali Pustinës u shpërngul nga trojet e tyre dhe erdhi e u vendos në qytetin e Tiranës tek familja e Qazim Keçit. Lidhur me këtë dhe karrierën e mëpasëshme ushtarake të Bajram Pustinës, e bija e tij, Vera Pustina (Nepravishta) tregonte: “Në kuadrin e kujdesjes që tregoi qeveria shqiptare e asaj kohe për sistemimin e të shpërngulurve nga trojet e tyre prej genocidit serb, edhe babai ynë Bajram Pustina përfitoi të drejtën për të vazhduar Shkollën e Plotësimit të Oficerëve që ishte hapur asokohe në Tiranë. Që nga viti 1915 kur ai veshi për herë të parë uniformën ushtarake dhe gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë periudhën e Monarkisë së Zogut ku ai shërbeu në Gardën Mbretërore e deri në fundin e vitit 1944 kur ai ishte efektiv i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, nuk u përzie asnjëherë në punët e politikës, por zbatoi vetëm detyrën e tij, konform ligjeve në fuqi. Gradën e nënkolonelit babai e përfitoi aty nga viti 1938 dhe në 7 prill 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj vëndit tonë, babanë e dërguan për të ruajtur rendin në Burgun e Tiranës. Atë ditë pasi babai u lidh me eprorët e tij të cilët i thanë se çdo gjë kishte marrë fund, ai dha urdhër që të hapej burgu në mënyrë që të dënuarit të mos bin në duart e italianëve. Në ditët që pasuan shtatë prillin, babai shkoi për disa kohë dhe qëndroi i fshehur në Dibër të Madhe dhe kur u bë thirrja që të gjithë ushtarakët të ktheheshin në detyrat që kishin pasur, ai u kthye në Tiranë dhe Komanda e Përgjithshme e emëroi në qytetin e Vlorës ku ne qëndruam familjarshit për dy muaj. Pas dy muajve, babait i erdhi transferimi për të shkuar në Romë si përfaqësues i qeverisë së Tiranës për studentët shqiptarë që ndiqnin akademitë ushtarake në Itali. Në atë detyrë babai qëndroi deri aty nga qershori i vitit 1943 dhe duke e parë se Italia po kapitullonte, ai bëri kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri. Ajo kërkesë iu miratua dhe brenda atij muaji, babai me nënën, Hyrije Shehu dhe ne katër fëmijët (Fisniku, Ylberi, Bukuria e Vera) u kthyem familjarisht në Tiranë”, kujtonte Vera Pustina lidhur me të kaluarën e karrierën e babait të saj, Bajram Pustinës, si gjatë kohës së Monarkisë dhe periudhës së Luftës.

Arrestimi nga komunistët

Pas kapitullimit të Italisë, Bajram Pustina shërbeu përsëri në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare dhe aty nga viti 1944 me kërkesën e mikut të tij, kryeministrit Fiqiri Dine, ai pranoi detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë. Lidhur me këtë periudhë, e bija e tij Vera, tregonte: “Ndonëse në atë detyrë tepër delikate babai qëndroi vetëm për pak kohë, ai mundi që të shpëtonte rreth 36 persona, duke i liruar ata nga salla e gjyqit, shumica e të cilëve ishin komunistë. Po kështu natën e 4 shkurtit 1944, kur gjermanët kishin filluar bastisjet dhe pushkatimet në masë, babai im shkoi në shtëpinë e Gani Strazimirit që ishte bazë e rëndësishme e komunistëve dhe aty mundi të shpëtonte nga gjermanët, Ganiun bashkë e dy vëllezërit e tij Rushitin e Siriun, si dhe disa kushërinj të tjerë të tyre që atë natë ndodheshin në atë shtëpi. Por nga personat më të njohur që babai pati shpëtuar gjatë Luftës, kanë qenë Sul Baholli, Manol Milo dhe Qibrie Ciu. Sulën babai e futi poshtë krevatit në shtëpinë e Tasim Shehut ku ai kishte shkuar për t’u fshehur dhe iu tha gjermanëve se aty nuk kishte njeri tjetër përveçse plakës së shtëpisë. Por të gjitha këto që kishte bërë babai ynë, nuk iu morën fare parasysh nga komunistët të cilët e arrestuan atë që në fillimin e dhjetorit të vitit 1944 dhe pasi e dënuan në fillim me vdekje me gjyqin special, ku e cilësuan “kriminel lufte” e kalbën në burgun e Burrelit për 17 vjet me rradhë. Nga ai burg i tmerrshëm, babai u lirua vetëm në vitin 1962, pasi kishte një sëmundje të pashërueshme dhe vdiq dy muaj më pas”, kujtonte Vera Pustina për babanë e saj Bajramin, kolonelin e famshëm, i cili në kohën e pushtimit shpëtoi dhjetra komunistë nga burgjet.

Sul Baholli nuk e ndihmoi

Po ç’ngjau me familjen e Bajram Pustinës pas arrestimit të tij dhe si u trajtua ajo nga regjimi komunist i Enver Hoxhës? Lidhur me këtë, e bija, Vera, dëshmonte: “Pas arrestimit të babait dhe dënimit të tij me Gjyqin Special, ne na konfiskuan shtëpinë, por nuk na larguan nga Tirana si shumë familje të tjera. Ne mundëm të qëndronim aty në Rrugën “Qemal Stafa” duke ndërtuar një strehë në oborrin e shtëpisë ekzistuese. Më pas ne katër fëmijët u rritëm dhe mezi na lanë për të mbaruar shkollat e mesme, pasi na ndiqte kudo hija e keqe e luftës së klasave. Më keq nga ne, ishte motra jonë, Bukuria, e cila banonte në bodrumet e Shallvareve ku të gjitha ujrat e zeza i derdheshin në dhomën ku jetonte. Duke mos e duruar dot atë gjëndje të skandaloze ku ndodhej, aty nga viti 1974 ajo shkoi tek Komiteti Ekzekutiv dhe i doli përpara e i kërkoi ndihmë Sul Bahollit, të cilit iu prezantua si vajza e Bajram Pustinës. Sula, i cili kishte shpëtuar pa u arrestuar nga gjermanët vetëm në sajë të babait tonë, i tha Bukurijes: “Nuk kam ç’të bëj, sepse nuk asgjë në dorë” dhe u largua menjëherë pa i thënë asnjë fjalë tjetër. Bukuria vazhdoi të banonte në atë bodrum ku prej kushteve tepër të këqia dhe egrasirës, mori reumatizëm në zemër dhe vdiq”, tregonte Vera Pustina, vajza e kolonel Bajram Pustinës, i cili ndonëse kishte shpëtuar shumë komunistë nga plumbi gjatë Luftës, kaloi plot 17 vjet në Burgun e Burrelit.

Gjyqi Special

Megjithë mbrojtjen brilante të avokatit të njohur, Dr. Spiro Stringa, Kolonel Pustina përfundoi në Burrel

Kolonel Bajram Pustina ishte një nga ish-funksionarët e lartë të qeverive shqiptare të periudhës së Luftës, i cili u arrestua dhe u nxorr në Gjyqin Special që u zhvillua në muajt shkurt-mars të vitit 1945. Në atë gjyq, kolonel Pustina u mbrojt nga avokati i famshëm, Dr. Spiro Stringa, i cili në mbrojtjen e klientit të tij, midis të tjerash u shpreh: “Bajram Pustina akuzohet se ka shërbye n’ushtrinë e armikut dhe se ka qenë Antar i Gjyqit Politik. Akuzohet m’anë tjetër se gjatë shërbimit të tij, gjoja, ka përvetësue nji sasi materjali. Në fakt, aktiviteti i të pandehurit Bajram Pustina asht negativ, për arsye se nuk ka zhvillue ndonji veprimtari në dobi t’armikut. Mbas ardhjes s’Italis, Bajram Pustina ndoqi fatin e gjithë nëpunsave të Shqipëris. Dërgohet në nji Kompani krejt italjane të Regjimenti Arezzo, në të cilën nuk ka ndonji vleftë, për arsye se të tjerët urdhnonin dhe komandonin. Ma vonë, dërgohet në Gardën Mbretnore në Romë, si oficer i Matrikullit, në të cilën detyrë duhesh t’u dërgonte nji Nënoficer, por caktohet ay, si e si me e largue nga çdo përgjegjsi. Duke mos dashur me qindrue në Romë, kërkojë të transferohet në Shqipni dhe vjen në dispozicion të Distrettos Ushtarake, dhe gjatë këtij qindrimi nuk bahet asnji thirrje për nën armë. Ja, ky asht aktiviteti i Bajram Pustinës gjatë okupacionit italjan. Asnji fakt dhe asnji indicje, nuk doli në shesh, që të randonte pozitën e të pandehurit, për që ky të ketë damtuem interesat e Atdheut, kështu që nuk justifikohet kërkimi i akuzës, me që as ndonji vepër bashkpunimi, në kuptimin e vërtetë dhe të plotë të fjalës, rezultojë të ketë ba Bajram Pustina, në favor të okupatorit, mbasi ligja speciale për bashkpunim me okupatorin, nuk ka atë kuptim të cekët që kërkon t’i napi akuza, por se ka për qëllim shkrimjen e të gjitha fuqinave në dobi t’okupatorit, dhe sidomos inisjativë veprimi, çka mungon krejtësisht tek Bajram Pustina. Përsa i përket veprimtaris së të pandehunit si Antar Gjyqi, kjo veprimtari jo vetëm që nuk e ngarkon me ndonji përgjegjsi, por përkundrazi asht në favorin e tij, mbasi ay gjithmonë asht mundue si e si me e lehtësue pozitën e çdo të pandehuni. Në këtë drejtim flasin vetë faktet: Gjatë qindrimit të tij si Antar Gjyqi, kanë qenë dërgue për gjykim afro 70 të pandehun, nga të cilët 40 kanë marr pa-fajsin, ndërsa 20 janë dënue me kohën e para-burgimit dhe 10 me ndëshkime të ndryshme. Midis këtyne të pandehunve, përmendim Emin Koçin, i akuzuem për vrasjen e dy spiunve në rrugën e Shëngjergjit, për të cilin Prokurori kishte kërkue dënim me vdekje, kurse atij iu dha pafajsija; përmendim Harrilla Bakallin, nji nga të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Durrsit, për të cilin Prokurori kishte kërkue dënimin, kurse iu dha pafajsija; përmendim Bedri Çelikun i akuzuar si pjestar i Lëvizjes, dhe si pjesë-marrës në mbledhje të ndryshme klandestine, për të cilin Prokurori kishte kërkue dënim, kurse atij iu dha pafajsija. Këto fakte Zotërinj Gjyqtarë, keni mundësin me i kontrollue në arqivin e ish-Gjyqit Ushtarak të mëparshëm. Komanda e Mbrojtjes Kombtare, ashtu dhe Ministrija e P. të Mbrëndëshme, duke pamun nji veprimtari të tillë në favor të të pandehunve, ka qenë e shtrëngueme me ndërhye shpesh herë dhe me i tërheq vrejtjen Trupit Gjykues, ashtu siç e theksojë edhe vetë i pandehuni tjetër Ded Jakova. Faktin ma të mirë, e gjejmë që asnji denoncim ose ankim asht bamun prej popullit kundra të pandehunit, përkundrazi, në dosjerin e tij, figurojnë shumë deklarata të favorëshme. Duhet theksue se dishmitarët mbrojtës, dhe sidomos dishmitari z. Avokat Dhimitër Goda, forcojnë çka u parashtrue ma nalt, me që dishmojë që i pandehuni Bajram Pustina, së bashku me kolegët e tij janë sjellë shumë mirë dhe shumë butë ndaj të pandehunve. Përsa i përket procesit të të ndierit Kol Lakos, i dënuem me vdekjen për vrasjen e Idhomeno Kosturit, dhe që akuza e ka paraqitun si provë kundra Bajram Pustinës, nuk më duket që ky proces të mund të randojë pozitën e të pandehunit. Ky fakt del n’evidencë po të studjohet procesi në fjalë, për arsye se sa do që i ndieri Kol Lako ka pasë mohue fajin para Trupit Gjykues, por se gjatë rrjedhimit të gjykimit, kanë rezultue mjaft prova dhe indicje rreth fajsisë së tij si vrasës. Deklarata e Bajram Pustinës, e bame përpara z. s’uej për që i ndieri Kol Lako kishte pohue vrasjen e të ndierit Idhomene Kosturit, nuk duhet të çmohet në disfavorin e tij, për arsye se asht e pamundun që nji Gjyqtar, ose çdo nëpunës tjetër, të mundi me mbajtë mend në mënyrë precise çdo veprimtari të tij zyrtare që ka zhvillue. Nuk duhet të harrohet, përveç këtij fakti, se kurë nji të pandehunit i vërtetit ndonji akuzë, ky e humbet gjak-ftohtësin dhe gjykimin, dhe i shtytun nga instikti i vetmbrojtjes, përdorë për këtë qëllim çdo mjet, kështu që duhet në substancë të shqyrtohet e gjithë çështja. Nën këto kushte shpirtnore, lehtasi shpjegohet edhe deklarata e nalt-përmendun e Bajram Pustinës e bame përpara Z s’uej. Përsa i përket, ma së fundi, nji raporti me të cilin disa oficera e akuzonin të pandehunin për përvetësim materiali, themi se ky raport përgënjeshtrohet në vet-vehte me faktin sempel se i pandehuni Bajram Pustina nuk kishte të bante aspak me përdorim materjalesh. Prandaj, për arsyenat e naltpërmenduna, kërkoj që Bajram Pustina të deklarohet i pa-fajshëm, dhe në rast të kundërt çdo ndëshkim eventual që mund t’i epet, të jetë proporcional me fajin që mund të ketë krye, por përfundimisht edhe ky ndëshmim t’amnistohet, në bazë t’amnistis datë 28 Nandor 1944.

Avokat Dr. Spiro Stringa/ Mars 1945

Si u hakmorrën komunistët ndaj atyre që i ndihmuan në Luftë

 Kolonel Bajram Pustina, ish-ushtarakui i lartë i Gradës Mbretërore të Zogut, i cili gjatë viteve të pushtimit nazi-fashist të vëndit shërbeu për pak kohë si anëtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë, madje duke shëptuar nga plumbi mbi 36 komunistë tepër të rrezikshëm që mbaheshin të arrestuar, nuk ka qenë i vetmi funksionarë i lartë i kohës së pushtimit që provoi mbi supet e tij mosmirënjohjen e komunistëve për atë që ai kishte bërë për ta gjatë viteve të Luftës. Lista e atyre ish-funksionarëve të lartë, të cilët gjatë viteve të pushtimit të vëndit (1939-1944), shfrytëzuan postet e tyre për të ndihmuar komunistët, është mjaft e gjatë, por ndër më të njohurit në “bamirësirat” e tyre kanë qenë: Ish-Kryetari i Bashkisë dhe Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, ish-Shefi i Policisë së Tiranës, Sulejman Kukaleshi, ish-Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, Hysni Peja, ish-drejtori i Burgut të Tiranës, Rrok Berisha, etj. Por një nga më “xhymertët” në këtë drejtim ka qenë Qazim Mulleti, ish-kryetari i Bashkisë dhe më pas Prefekti i Tiranës në vitet 1940-1943, i cili me ndërhyrjen e miqëve të tij të shumtë (sidomos të tiranasve të vjetër), gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës së tij si prefekt i Tiranës, ka nxjerrë nga burgjet apo ka shpëtuar edhe nga pushkatimi, me dhjetra komunistë të rrezikshëm, deri dhe atentatorë. Nga ata persona që përfituan prej zemërgjersisë së Qazim bej Mulletit, ka qenë: Ramiz Alia, Nako Spiro, Abdyl Këllezi, gruaja e Ramadan Çitakut, e deri tek Besim Levonja, (autori i komedisë së famëshme “Prefekti”) të cilin Qazim Mulleti e liroi nga qelitë e burgut politik të Tiranës si një njeri të vobegët. Për lirimin e Ramiz Alisë nga burgu i Tiranës, tek Qazim Mulleti ndërhyri i vëllai i tij, Hakiu, pasi bashkëshortja e tij, (nga fisi Muka i Shkodrës), ishte kushërirë e afërt me Ramiz Alinë. Lidhur me këtë ngjarje, ish-Presidenti Alia, shumë vjet më vonë ka falenderuar nipin e Qazim Mulletit, duke i shprehur mirënjohjen e tij. Pas Qazim Mulletit, edhe shefi i Policisë së Tiranës, i famëshmi Man Kukaleshi, ka bërë shumë ndere duke liruar nga burgu mjaft komunistë të rrezikshëm. Një prej tyre ka qenë edhe e motra e Agron Çoratit, (një prej komunistevve më të njohura të Tiranës), e cila mori pjesë në rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, Ikbales. Në atë rast, Man Kukaleshi, jo vetëm që nuk morri hak për atë ngjarje, por sa herë që Agron Çorati dhe dy motrat e tij arrestoheshin prej italianëve, Mani ndërhynte dhe i lironte ato nga burgu. Këtë gje e kanë pohur publikisht në shtyp pas viteve ’90-të, të dy motrat e Agron Çoratit, Mila dhe Vanda. Pas Mulletit dhe Kukaleshit, edhe Hysni Peja ka qenë i njohur për “bamirësitë” e tij ndaj komunistëve, aq sa, ai konsiderohej si “kolona e pestë” e tyre në rradhët e Xhandarmërisë Shqiptare. Veç këtyre, tepër i njohur në këtë drejtim ka qenë edhe ish-drejtori i burgut të Tiranës, Rrok Berisha (me origjinë nga Kosova), i cili në vitin 1944, hapi burgun e Tiranës, duke liruar të gjithë të burgosurit që mbaheshin të arrestuar aty dhe shkoi në mal bashkë me ta duke dalë partizan. Por të gjitha këto ndere u harruan prej komunistëve, dhe pjesa më e madhe e ish-funksionarëve të lartë që i patën ndihmuar ata gjatë Luftës, u ekzekutuan apo përfunduan burgjeve dhe internimeve./Memorie.al

Le Petit Parisien (1914) – Ja zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia”

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2019

 

“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ismail Qemali në Romë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 26 maj.

 

Ismail Qemali, ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Vlorës, ka ardhur në Romë, nga ku ai synon të niset për t’i ofruar shërbimet e tij princ Vidit.

 

I intervistuar nga gazeta “Italia”, Ismaili deklaroi se ngjarjet e tanishme ishin të lehta për t’u parashikuar, pasi princi kishte pranuar tutelën e Esatit.

 

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Shqipëri është rritja e kompetencave të komisionit të kontrollit që do të qeveriste nën autoritetin e princit dhe krijimi në Shqipëri i një sistemi kantonal të ngjashëm me atë të Zvicrës.

DON SIMON JUBANI TRANDI EUROPEN ME 11. 11. 1990 – Nga Fritz RADOVANI

 

Don Simon JUBANI (1927 – 2011)

 

Don Simon JUBANI asht le në Shkoder me 8 Mars 1927, në një familje qytetare.

1957, merr urdhnat e Meshtarisë nga Imz. Ernesto Çoba dhe emnohet në Mirditë.

1963 – Asht arrestue nga sigurimi i shtetit komunist dhe dënohet me akuza politike.

26 vjetë burg në Burrel, ka vuejtë si antikomunist dhe me dinjitet, ka kalue ditë dhe muej në një birucë që mbante edhe emnin e Tij, ma shumë se kater vjetë pa shtroje dhe mbuloje, pa ushqim e as cigare, vetem me bukë thatë e me një rracion ujit në tre vakte.

Mbas ardhjes së Jozef Shtraus të Gjermanisë, e me kerkesen e Tij per “lirimin e të burgosunve politik…” edhe Don Simoni, asht lirue nga burgu i Burrelit me 13 Prill 1989.

Asht rikthye në Shkoder, dhe ka fillue privatisht edukimin e Rinisë me ndjesi fetare.

Asht arrestue në Janarin 1990, kur Rinia Shkodrane organizoi Demostraten e heshtun per heqjen e bustit Stalinit, asht torturue nga zv. ministri mbrendshem Zylyftar Ramizi.

4 Nador 1990, ora 9.00 p. dr., në Vorrezat e Rrëmajit të Shkodres, shoferi Mark Morana shkoi e trokiti në deren e Don Simon Jubanit dhe i tha: “Don Simon, Populli asht mbledhë nder vorreza dhe po të pret per Meshë!..” Dhe, Don Simoni shkoi. Kjo ishte Mesha e Parë mbas “Revolucionit Kultural të 1967”, në Kishën e vogel të  Rrëmajit, e cila u pat djegë pak vite perpara nga agjentët e sigurimit komunist…

Don Simoni shkruen: “Spiunat e mbrendshem e të jashtem të paguem nga sigurimi per të më poshtnue e per të ulë rrolin vendimtar që Shkodra ka luejtë në të gjitha aspektet e jetës shoqnore këtu në Shqipninë tonë…, kanë shkrue dhe perhapë fjalen mbrenda dhe jashta Atdheut, se unë paskam kenë i autorizuem nga Ramiz Alia…” Asht e vertetë se ka qarkullue kjo shpifje, po koha vertetoi se kush ishte Prifti Trim i Shkodres Don Simoni?

6 Nandor 1990, Don Simoni asht thirrë në Degen e Mbrendshme të Shkodres nga kryetari Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, që e kercnuen per mos me thanë me 11 Nandor, Meshen që Don Simoni kishte njoftue Popullin e Shkodres me daten 4.

Don Simoni i asht pergjegjë: “Doni a nuk doni ju, unë Meshen me 11 do ta tham!”…

Fjala e Ramiz Alisë në Byronë Politike të K.Q. PPSh, tregon haptas mendimi i tij per Klerin Katolik në vitin 1990: “Në Shkoder Vatikani ka agjenturat e veta…!”

RRËMAJI… SHKODER… 11 Nandor 1990, ora 11.00 p. dr…

Ishim mbi 50.000 vetë mbrenda murit rrethues të Vorrezave, kur nder tarraca dhe skuta, në vagona e magazina, sampistët e sigurimit shtetit prisnin urdhën me shkrepë snajpert mbi kokat tona… Pa asnjë mbrojtje përveç rreth 300 vllazenve Musliman t’ armatosun…

Por, asht fakt se: “Dora e Zotit”, gjithmonë ishte pranë Atyne Çinarëve… Kjo ishte një e vertetë e provueme vite perpara nga Atdhetari i Madh Shkodran Gjon Kamsi…

NË MESHEN E PARË, Don Simoni nder tjera tha:

VLLAZEN DHE MOTRA !

“Le t’ i kujtojmë per nji minut në heshtje të gjithë Këta të vdekun që kemi nder këto vorreza dhe të gjithë Ata Vllazen e Motrat tona, që kanë ra per nji Shqipni Europjane gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme!..Në vjetin 1443 kur Heroi i ynë Kombtar, Gjergj Kastrioti, u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e pershndeti Popullin Shqiptar me këto fjalë:          “Lirinë nuk ua pruna unë, por e gjeta midis jush!”

Unë i padenjë per ketë mision po Ju tham se Fenë nuk ua pruna unë, por e gjeta të ndezun nder zemrat Tueja! Se kjo Fe ka kenë gjithmonë e flakët nder zemrat tona e deshmon ardhja e Juej sot në ket Vend të Shejtë prej të kater anëve të Shqipnisë, per me adhurue, per me falnderue, per me lavdue të Madhin Zot per ketë Mrekulli të madhe që po shohim sot me sy. Se ky Besim ka kenë perherë i ndezun në Shpirtnat tonë e verteton restaurimi i kësaj Kishëze vorrezash ku, kanë dhanë kontributin e vet me punë e me të holla, edhe vllaznit tonë myslimanë dhe ortodoksë.

Se kjo Fe ka kenë gjithmonë inkandeshente në mendjet e zemrat tona e deshmon edhe ma mirë Shejtnoria e Shna Ndout në Laç, kur midis terrorit mbi ato germadha kanë rrâ mija Shqiptarë per çdo vjetë, sejcili në Fenë e vet, sejcili në gjuhen e vet, vazhdimisht tue Ju lutun Zotit dhe Shejtit Shna Ndue, per të gjitha nevojat shpirtnore dhe trupore, dhe këto lutje u kunorzuen sot me ketë panair plebishitar.

Per të Madhin Zot e per Fenë e Tij, ma bukur se unë flitni Ju, me ato ngushllimet e panumerta që gjeni nga kjo Fe që, i ngushllon, i forcon, i zhdrivillon, i zbutë, i qytetnon mendjet e zemrat e të gjithë njerzimit. Per të Madhin Zot e per Shejtnit e Tij, ma bukur se unë flasin shurdhët që ndijnë, pagojcët që flasin, sakatat që ecin, psikopatët dhe epileptikët që sherohen…

Duhet t’ i qendrojmë tundimit e s’duhet të perdorim dhunen, as brutalitetin kunder njeni – tjetrit per me kerkue të Drejtat e Liritë që na tokojnë, sepse të gjitha këto Liri e të Drejta, po na epen gradualisht e me rrugë paqsore.

Vetem kështu do t’ ua mbyllim gojen atyne që na quejnë shprehje gjeografike, tokë e pazbulueme, tokë e askujt, vetem kështu, do t’ ua mbyllim gojen anmiqëve tonë, që na konsiderojnë nji popull kopil i gjetun midis katër rrugëve nga Nana Histori…”

***

Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mundim e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..

Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”

Mbas Vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simoni asht

i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jokristjane botnore.

Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomen “Honoris Causa”, si protagonist i “Një Epoke të Re në Shqipni”.

Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.

Don Simon JUBANI ishte nder Figurat ma të vujtuna të Gjenocidit komunist, po edhe nder ma të nderuemet e Klerit Katolik Shqiptar, me qendresen e Tij antikomuniste.

            Melbourne, 10 Nandor 2019.

KONGRES’ I LUSHNJES. Kapitulli mâ i vështiri i kujtimeve të mija! – LETËRKËMBIM – MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

 

 

KONGRES’ I LUSHNJES. Kapitulli mâ i vështiri i kujtimeve të mija! I vështirë, sepse askund mâ tepër se këtu s’më bie me folë për veten t’eme, askund mâ fort se n’atë rasë s’â shque rol’i im politik, s’âsht mbulue me shpifje aqë të padenja e të pameritueme, asnji fasë e jetës s’eme politike s’ka pasun pasoja mâ të rânda për mue e për familjen t’eme. Brez’i parë i intelektualizmës shqiptare qi i shërbeu, secili me atë peshën e vet, lirís së kombit, deri në sendërtimin e ksaj, pat qênë krejt i bashkuem, se s’kishte gjâ ende për të damë. Por duel a s’duel Shqipnija mbë vete, nisën menjiherë me dalë përfushë edhe provat qi s’kishim qênë ende të pjekun e të denjë për tê, e jo veç popull’i thjeshtë, jo veç turma e padijshme, por edhe, e sidomos, intelektualët! Faktet qi i përkasin turmës, nuk na interesojnë ; gjithashtu ambicj’e nji Esad Toptani kuptohet lehtë. Por qi do t’u çonte nji Mitat Frashër, nji Faik Konicë, nji Mehdi Frashër, nji Abdyl Yp e nji Dervish Himë me i kthye shpinën Ismail Kemalit për atë Esat qi pak para i kishte dorzue Shkodrën Malit të Zi, mbas gjithë gjasave për ar e për me u bâmë princ, jo  këtê, deri qi s’ishin pamë punët me sŷ të habitun, s’i a kishte marrë mêndja kuj!  Mâ të rijt, mosh’e ime po i thomi, përgjithsisht qëndruen edhe do kohë në thjeshtín e përparshme. Kapën pushkën kundra komitave epirote e ushtarvet grekë të shëndrruem në komita, e kundra rebelve të Shqipnís së Mesme. Qênë këta, qi, mbas luftet, në kongresin e Durrsit zgjodhën nji prej tyne e e futën ministër në qeverín e përkohshme të Turkhan Pashës, dmth. mue.

Pushtetarët italjanë në Shqipní, ushtarakë e civila, s’kishin lanë kurrfarë fuqije efektive në dorë të qeverís shqiptare e të zyrtarve të saj. Siç e kam thânë, Roma as qi e pat dashun fare nji qeverí shqiptare, e mbasi kongresi e krijoi atë qeverí kundra deshirit e vullnetit të saj, tash oficerat e ndihmsat civilë italjanë bâjshin ç’u vinte për dore për t’a paralyzue çdo veprim administrativ t’onin. Se sa administratorë e psykologë të këqij janë mbandej italjanët përjashta vêndit të tyne, po âsht nji gjâ e dijtun prej gjithkuj. Kështu qi në krejt vêndin mbretnonte nji anarqí e plotë. Shto mbandej edhe reperkutimet e mbrapshtive të konferencës së Parisit mbi moralin e popullit t’onë dhe mendo se çë shesh i volitshëm ishte krijue në vênt për propagandën e ambicjozve t’untuem për poltrona ministrore. Nji frymë e tërbueme po vinte tue u përgatitun kundra qeverís s’onë. Fajin e gjithë të zezave e paskeshim na, të pazott me i dhânë atdheut autonomín e vet, me i sigurue kufijt e vet. Na, deshtas e padeshtas qênkshim bâmë vegla t’Italís pushtuese, imperialiste! T’asaj Italije qi vetëm pak muej parandej ishte pritun me gzim e brohorí të përgjithshme kudo në Shqipní, veç partís esadiste. Kjo turbullinë s’do t’u kthjellonte pa flí. Flija do t’ishte pa tjetër qeverij’e përkohshme. Të kishem mbetun në Paris, pjesa qi do të më përkitte mue në këtë flí do të kishte qênë baras me atê të gjithë shokve tjerë, në mos mâ e lehtë edhe se e shumkuj prej sish. Më kishte pasë pritun nji tjetër fat, mue mâ të rín e mâ t’afrin me protagonistat e lëvizjes qi po përgatitej, nji fat qi për shumë tituj të jetës s’eme të kalueme, të bashkuem me pozitën t’eme në Shqipní të Mesme, me nji emën të njohun në të tanë Shqipnín e me cilsít intelektuale qi s’i rrijshin mbas asnji politikani tjetër të vêndit t’onë, kishte shumë gjasë me më qitun në krye; përkundrazi, shumë faktorë kensorë (esencjalë) për sukcesin e nji politikani më mëngojshin, e kjo mëngesë më rrenoi atëherë, vazhdon me më salvue deri sod e ka për të më salvue deri te vorri. Anmik i oportunizmës, i hypokrizís, edhe politike, s’kam njohun tjetër taktikë në veprimet e mija, posë asaj qi më ka urdhnue ndërgjegja, karakteri e morali dhe patrijotizma; nji sinqeritet brutal faqe kujdo për ça kam dijtun për të drejtë, për të vërtetë e për dobí t’atdheut; më ka mëngue elasticiteti politik, më ka bâmë natyra me u thye, jo me u përkulë. E u theva.

Si erdhën në Paris edhe dy misa të qeverís, Mufid Libohova e Mehdi Frashëri, qi ndiheshin ndër mâ të zott për kulturë e për  proví, u pa me udhë qi un t’u kthejshem në Shqipní. Mora me vete kopjet e akteve në të cilat pasqyrohej veprimtarij’e dokumentueme e jona sa kohë qi kishem qênë un në Paris, u ndala në Romë me to, i përktheva shqip dhe botova të parin libër të kuq. U shpërdanë kudo në Shqipní këta  dokumenta. Por sa pare bân? Frika – sigurisht kishte edhe ksish -, mënija kundra Italís, qi, sikur të kishte dijtun me punue n’ato rrethana ndoshta do të kishte fitue mirnjohjen e shumicës së popullit shqiptar, ambicja e elementit intelektual, kishin marrë nji hov tepër të fortë për të qênë e mundun me u majtun në kambë qeverij’e përkohshme. Un ishem titullar’i ministrís së postelegrafave. Kur u ktheva në Durrës mora edhe zvêndsín e Mehdi Frashërit në punët e mbrêndshme. Por mâ fort se me administratën, i a hyna me u marrë me nji vepër persuasive në kontakte individuale me intelektualë qi m’a merrte mêndja se ishin shum’a pak frymzuesa të lëvizjes.

Elementi mâ kryesori e aktivi i agjitatës ishte nji komitet i fshehët revolucjonar e terrorist qi kishte pjellë ajo situatë me emnin Krahu Kombtar  e qi mâ vonë pat marrë famë me ofiqin Klika qi i patën ngjitun kundrështarët. Kishte për kryetar Ingj. Eshref Frashërin, mâ vonë kryetar parlamenti. Demagog i zgjuet, intrigant aktiv, anmik i betuem  i çdo elementi gegë shum’a pak të shquem në politikë e sidomos i kishtarís katholike. Urrente e dronte mbi të gjithë Luigj Gurakuqin. Atê nji herë të vetme pata pasun fatin me e afrue për nji bisedim. Madje, për me folë të drejtën, pat ardhun tek un vetvetiu. Nuk mund t’a dij se me ç’mendim. E prita me gzim e shumë mirë, si nji patrijot të vërtetë qi besojshem se ishte. Nuk dijshem kurrgjâ ende për komitetin e tij, qi i kishte antarët 90% jugorë. As qi i a njihshem mirë deri atëherë karakterin, idét e ndiesít. I dhashë spjegime gjân’ e gjatë mbi situatën e jashtme të çashtjes s’onë e i shfaqa nevojën e nji bashkimi të gjithë atdhetarvet rreth qeverís, dërgata e së cilës në Paris ishte tue punue me gjithë shpirt për me shpëtue pavarsín e tansín toksore t’ Atdheut, sikurse e provonte vetë Libr’ i kuq.  Duel e s’u pa mâ kurrë ke un. S’i kishte hŷmë asnji fjalë e ime në vesh. Vazhdoi në veprën e tij agjitatore. Edhe un vijova në rrugën t’eme, tue bisedue herë me nji herë me nji tjetër, gjithmonë në të njajtin drejtim qi kishem caktue. Këtu duhet të shënoj  nji agjent të Intelligence Service-it, i njohun mirë prej intelektualvet shqiptarë, i shtimë gjithmonë si mik i Shqipnís, e qi ndoshta edhe ishte kshtu personalisht : e quejshin Eden, edhe atê, si ministrin e jashtëm të sodshëm edhe kishte gradën e nji konsulli pa konsullatë as në Shqipní as gjetí. Më duket se ka qênë në nji automobil me Prengë Bibë-Dodën kur e vranë këtê Cokajt në rrugë të Leshës e n’atë rasë qe plague edhe ai. Shetitte paiadamë posht’ e përpjetë gjithë Shqipnís. Pat ardhun edhe tek un, tinëz, nji mbramje në shtëpí. Fjalë të bukura sympatije për Shqipnín e frikë për fatin e saj, kritika prudente diplomatís italjane nga pikpamja shqiptare. As un s’mbajta asnji reservë faqe tij, fola mâ qartas se ai kundra Italís për politikën e damshme për vêndin t’onë qi ishte tue ndjekun. Rol’ i Edenit më bânte me mendue fort, se s’e kishem harrue qi agjenti mâ i gjallë ndër të huejt qi kishte nxitun rebelët e Shqipnís së Mesme kundra Princ Wiedit kishte qênë Gjeneral Philipsi, komandanti ingliz i trupave ndërkombtare në Shkodër. Por aso kohe, mâ tepër se politika inglize, ishte kundra nesh ajo e Italís. Deri Pashiqi qe bâmë atëherë projës i pamvarsís e i tansís toksore të Shqipnís, veç për mos me lânë Italín me mbetun në ndonji skânj të Balkanvet.

Prej të gjithë kontakteve qi pata gjatë nja dy muejsh ndoshta, m’u mbush mêndja qi qeverís s’onë s’i kishte mbetun mâ pikë prestigji kurrkund. Nji ndrrim ishte bâmë i domosdoshëm. Ndoshta nji ndrrim qeverije me njerëz pa ngjyrë politike të shqueme pak a shum’si italofila, siç u quejshin aso kohe disa si Mufid Libohova e Luigj Gurakuqi – un s’e kishem fitue ende këtë titull-, e, po t’ ishte e mundun, edhe mâ mirë me ndonji farë ngjyre antiitaljane, mund të bânte edhe nji ndëkim të favorshem për ne ndër qarqet ndërkombëtare të konferencës së paqës. Mue m’u mbush mêndja, po, për nji opurtunitet, madje për nji nevojë të këtilë. Mirpo për t’a vûmë në zbatim idén, kishte vështirsí gati të pakapërcyeshme. Qeverij’e Turkhanit ishte zgjedhun prej nji kongresi me nji mandat qi vetëm përpara nji kongresi tjetër mund të shkarkohej. Gjyms’e ministrave ishin në Paris, ku ishte tue u luejtun fat’i Atdheut, s’mund t’u thirrshin në Durrës. Këtu, zvëndës i kryetarit të qeverís ishte Mufid Beu, i kthyem nga Parisi, njeri kryeneç, qi i përbuzte agjitatorët, të cilët i quente tyrqisht hezelë-bezelë = rrugaça, e s’i mbushej mêndja se mund të kishte Shqipnija nji qeverí mâ përfaqsimtare e mâ të zonjën se atê qi përbâjshim na. Fejzi Beu, në mos kryeneçnín, kishte krejt mendsín e tij. Petër Poga ishte kryekëput nën ndikimin e Mufidit. Vetëm Sami Vrionin mund të bâjshem un ndoshta për vete. E dalim tash në Paris. Atje ndeshemi në shkambin mâ të fortin : te kryetari, Turkhan Pasha. Atje i vetmi qi do t’më besonte mue gati me sigurí ishte Gurakuqi ; me tê bashkë s’do të hiqshim keq me e bindun Bumçin, këtë prelat atdhetar e pa ambicje personale. Të tre, ndoshta-ndoshta mund të tërhiqshim edhe Mehdi Begun. Pra me nji probabilitet shum’a pak optimist, qeverija, me të Durrsit e të Parisit, do t’u dante në dý mendime të kundërta, njana lagje për me mbledhun nji kongres të ri e me dorzue mandatin, tjetra me qëndrue në fuqí dersa të merrte fund çâshtja shqiptare në konferencën e paqës. E n’anën e kundërt ishte kryetari. I ngilte anës s’onë nji rrugë : me i dhânë kryetarit dorhjeken e me shkue në shtëpí. Por t’u paraqitmen puna kështu, pale a do t’ishim edhe na të gjithë për dorhjeke në dorë të kryetarit atëherë! Se menjiherë do t’na dilte përpara objekcjoni i damit të nji krise shum’a pak të pahijshme e kushdi ç’tjetër mâ. Edhe un vetë ndaj prospektiva kso dore ngurrojshem. Do të kishem bâ sigurisht punë të mirë, nemose për shkrupull ndërgjegjeje, të kishem shkue deri në Paris për me va shtrue çâshtjen përpara shokve t’atjeshëm. Nuk e bâna. Arsyeja? Ishem zvêndës ministr’i mbrêndshëm e gjendja ishte tepër e turbull, siç do t’a shohim tash vrik; për me u largue duhej vêndim’ i shokve të Durrsit qi do t’ishte pa tjetër i kundërt ; tekembramja ishem edhe i paralizuem prej mendimit qi kurrsesi italjanët s’do t’a lejojshin mbledhjen e nji kongresi të ri legal, tue e dijtun mirfilli se s’do të dilte mirë për ta. E për kongres revolucjonar mue s’m’ishte mbushun mêndja ende. Mbeta. Dhe ndoshta gabova. Ndoshta me çdo kusht m’ishte dashun t’a bâjshem at’udhtim. Ndër shkaqet e ksaj pezullís (incertezza) s’eme duhet të shtoj nji qi âsht thjesht psykologjik : ishem mâ i riu i tanë shokvet, t’asi shokësh qi gati të gjithë kishin të ngulun në shpirtin e mendsín e tyne prestigjin e krenín e vlerës së moshës e të provís politike të tyne, në krahasim me mue. Sa ishin myslimanë, mbandej, ishin të gjithë edhe beglerë. Mufid Be Libohova qe përpjekun mjaft me intrigue në kongresin e Durrsit kundra zgjedhjes s’eme, sepse “tue qênë i biri i nji qehaje, s’gëzojshem nji prestigj të mjaftueshem në vênt për me u bâmë ministër”. Në Paris, notën t’onë qi protestonte në konferencën e paqës kundra zotnimit t’Italís mbi Vlonën, më kishin ngarkue shokët me i a çue un Turkhan Pashës për nënshkrim, se asnji tjetër s’donte të prishej me atê, i cili s’ndëgjonte me nënshkrue kurrgjâ qi i biente ndesh drejtpërdrejt Italís. Në këtë rasë, m’u desht me i bâ Pashës nji kërcnim të tërthortë, por mjaft të qartë, tue i thânë se ajo notë do t’i paraqitej me doemos atë ditë konferencës, e po mos t’a nënshkruente ai vetë do t’a nënshkruente nji tjetër.  Tekembramja, u shtrëngue me e nënshkrue notën, por mue s’më foli mâ me gojë për nja nji muej e me shokë tjerë as emnin s’m’a përmente, por më quente “ce gamin-là”. Me gjithë 32 vjet qi kishem, për kolegët e mij beglerë, 20-40 vjet mâ të motshëm, un ishem nji “gamin”, nji kalamâ ende, e për të zezën t’eme mâ të madhe, edhe bir qehaje e jo beg. Me gjithë këto të mêta… themelore, me u çue un tash e me u mbushun mênden atyne se kishte ardhun koha me i lëshue selít e ministrivet, më dukej nji gjest tepër “impertinent”[1] e pa shpresë sukcesi.

M’u paraqit tekembramja nji fasë e re, fasa vêndimtare e situatës. M’u proponue prej nji grupi agjitatorësh (kështu jam tue i quejtun përgjithsisht ata qi i fryjshin zjarmit, prej çdo kategorije qi të kenë qênë e çdo farë qëllimi qi të kenë pasun) për me fitue bashkpunimin t’em në veprën e  tyne. Ishin të tanë Kosovarë: Hysni Curri (i nipi i Bajramit, i cili vetë ishte ende në Vjenë), Rexhep Mitrovica a Bedri Peja ase të dy, s’e mbaj mênd mirë, Halim Gostivari (Drejtuer i përgjithshëm  i Policís nën qeverín t’onë), Salih Vuçitërni e s’dij kush mâ. Këta të gjithë, direkt a indirekt, ishin të lidhun me Krahun Kombtar t’Eshref Frashërit. Currin e Vuçitërnin i kishem personalisht miq të vjetër. Me Kosovarët përgjithsisht kam pasë shkue mirë. Këta, tue theksue se kishin ardhun me folë me Mustafa Krujën e jo me nji ministër, mbasi më pyetën nëse mund të më flitshin lirisht me cilësín t’eme thjesht personale e patën përgjegje positive, më muerën besën qi bisedim’i ynë, edhe sikur mos të kishte asnji përfundim positiv, do të mbetej nji sekret absolut ndërmjet nesh ; m’u çelën: atdheu po ishte në buzë të greminës, vetëm patrijotët e vjetër e të vêndosun për çdo sakrificë mund t’a shpëtojshin, qeverija qi ishte në fuqí kishte humbun çdo pushtet moral si përmbrênda si përjashta, prandej e vetmja rrugë shpëtimi ishte ndërrim’i ksaj me elementa tjerë të pakomprometuem me anë të nji kongresi, legal në na lashin italjanët, të fshehët ku të mujshim me u mbledhun, në rasë të kundërt, Atdheu kishte nevojë për mue, aderim’i im e ndihma e ime për sendërtimin e ksaj vepre, shihej e domosdoshme. Kjo qe synthes’e bisedës së grupit. Të them të drejtën, edhe tash qi jam tue e kujtue atë skenë, edhe tash, mbas 31 vjeç, jam tue e ndie mallëngjimin qi më pat kapun në fund t’asaj bisede. S’ishte kuvëntarija, s’ishin fjalët e thekshme, qi më mallëgjyen, por vetë objekti i asaj bisede, rreziku i Atdheut qi ishte nji realitet për t’a pamë edhe i verbti; më preku tepër edhe besimi qi po tregohej ndaj mue, apeli qi po më bâhej për t’ecun në nji rrugë sakrifice të njohun prej meje qyshë djalë i ri. U mallëngjeva aqë, sa mos me qênë i zoti me u përgjegjun me fjalë, por me lot rrëké! Qamë të gjithë. Thashë po: “Nesër ap dorhjeken prej qeverís e bashkpunoj me jue!” Por shokët e rij m’u përgjegjën se ata ishin t’ auktorizuem me bisedue e vêndue me mue edhe gjithë planin e veprimit deri në mbledhjen e kongresit. Kërkuen pikë së pari qi un mos të dilshem prej qeverije, qëndrim’i im n’atë vênd, sidomos tue pasun në dorë edhe ministrín e mbrêndshme, do t’i shërbente çâshtjes shumë mâ tepër. Ky proponim më vênte mue në nji pozitë tejet delikate e me shokë, për të cilët “qëllimi ligjon mjetet”. Un s’mund të bashkpunojshem me nji palë shokë në qeverít e me nji palë tjerë për me rrëzue këtë qeverí, qoftë edhe për nji qëllim të shênjtë. Mbas nji shoshitjeje të gjatë të ksaj probleme incidentale, por qi për mue kishte nji randsí esencjale moraliteti, mbërrîme tekembramja në nji marrveshtje të plotë, të shkrueme e të nënshkrueme prej të gjithve (mjerisht s’mbaj mênd se kush ka qênë mâ tjetër veç katër personave të sipërshënueme e nëse ka qênë apo jo tjetërkush, por më duket se po). Sido qoftë, para se me tregue se ç’ishin termet e ksaj marrveshtjeje, më duhet me kthye edhe nji herë te gjêndj’e mbrêndshme e vêndit.

Element i ri në këtë gjêndje, veç sa kam thânë deri këtu, ishte veprimtarija e partizanve t’Esat Toptanit. Në të tânë Shqipnín e Mesme, fushë e male; kjo veprimtarí n’ato dit qi na, 5-6 patrijotë po nënshkruejshim nji beslidhje për shpëtimin e pamvarsís e të tânsís s’Atdheut t’onë, kishte marrë nji rrymë aqë të fortë qi me e bâmë edhe shumë mâ të madh rrezikun qi dojshim me përballue. Propaganda esadiste vlonte edhe mâ para, e përzieme me atê të nacjonalizmës, të cilën ajo e kishte për maskë, mû si komunizma e soçme. Por mbandej filloi me u shfaqun edhe mbë vete e me çeta t’armatisuna. Qe mâ fort nevoja e përballimit të këtij rreziku të ri qi i bânte shokët e rij të mij me ngulë kâmbë qi un të mos u largojshem prej qeverijet. Besojshin këta se n’at anarqí, veç un mund të bâjshem gjâ kundra esadistavet.

Tash pra marrveshtja qi u nënshkrue përfshinte këto pika: 1) Do të mblidhej nji kongres, para të cilit qeverij’e përkohshme do të paraqitej me spjegue veprimtarín e saj të deriatëhershme; 2) Kjo qeverí, tue pasë humbun çdo kredit si para popullit ashtu edhe ndër qarqet e hueja, do të zvëndsohej prej nji tjetre; 3) Për kryetár i qeverís së re do t’i paraqitej kongresit kandidatura e Nexhib Dragës; 4) Mustafa Kruja do të rrinte në qeverí të përkohshme sa kohë qi shërbim’i tij në tê do të shihej i nevojshëm për çâshtjen kombtare, do të përpiqej me mjetet e qeverís qi t’a shrrânjoste veprimtarín esadiste në Shqipní të Mesme dhe t’i bindte pushtetet italjane, kur do t’i vinte koha, për moskundrështimin e mbledhjes së kongresit; 6) Mustafa Kruja, kur të jetë koha e pjekun për mbledhjen e kongresit, do të përpiqet me i bindun shokët e qeverís së përkohshme qi t’a proponojë vetë mbledhjen e kongresit e të dorzojë mandatin e saj para tij, po s’e ndëgjuen, ka për të dhânë dorhjekjen.

Kjo qe, ad sensum,[2] marrveshtja e nënshkrueme ndoshta nja dy muej para kongresit të Lushnjes. Ç’u bâ mbandej e si u zbatue kjo marrveshtje?

Un, zvêndës ministri i mbrêndshëm, u vûna me mish e me shpirt me veprue kundra esadizmës me propagandë e me anë t’administratës. Nji ditë prej ditsh mbërrîn në Durrës nji lajm i tëmershëm : çetat esadiste kanë pushtue Krujën. Vetëm tre ministra gjinden në vêndet e tyne : Fejzi Alizoti, ministër i financavet, Petro Poga, ministër i drejtsís, e un! Mufid Libohova ka shkue në shtëpí të vet, Libohovë, për punë private e Sami Vrioni – qi ishte i dhândrri i Esatit – âsht në Fier, edhe ai në shtëpí të vet. Mblidhemi na tre qyqarët krye mbë krye, hajsmi në kshill ministruer! Ç’me bâmë? Rexhep Shalën e kemi prefekt në Durrës, ishte oficer karrjere, kishte famë për trim. E thërresim, i spjegojmë gjêndjen e i apim urdhën qi mbrênda 24 orësh të mbledhë krejt gjindarmërín e prefekturës e të marshojë kundra rebelavet për me shlirue Krujën. “Gati, Shkëlqesa!”, nji përshëndetje ushtarake dhe del. Mbas 24 orësh paraqitet tek un. “Të lumtë, Z. Prefekt, gati?”. Përgjegja âsht mâ e rreptë se lajmi qi patëm marrë nji ditë para: “Shkëlqesë, mjerisht në të tânë prefekturën asnji gjindarmë s’âsht i saktë, krejt t’infektuem prej esadizmet!” E kongjedoj e rrij e mendohem me krye në grusht vetë me vete. Mbrênda pak minutash planet e mija qênë të vêndosuna. Thërres menjiherë dy shokët tjerë. Këta gjêjnë përpara nji njeri të kthiellt qi i ka hjedhun zarët për veti, e gzohen. Por kur u kallzoj lajmin, u bâhet fytyra si futa. “Atbotë paskemi mbarue!” thotë Fejzi Beu. “Jo, ende!” i përgjigjem un qetsisht. Poga kishte dekun. Më  shikojnë të dy të çuditun, tue kujtue se ishem tue u tallë. E pyes Alizotin: – Ç’pare ke në kasët? – 9. 000 lireta gjithsej! – vetëm 9. 000? – Vetëm! – A mund të m’i apsh mue ato të gjitha? – Gati, kur t’i duesh, por ç’do me bâmë me to? – Në më firmofshi të dy fuqí të plotë për me veprue si të shoh e si të dij n’emën të qeverís, me kët’ akt e me ato pak pare due me shkue në Krujë. – Të qênka mbushun mêndja me u bashkue me Esadistat edhe ti! – Do të përpiqem me i shpartallue, e po s’munda, do të vij këtu te ju, thërresim edhe dy shokët tjerë e vëndosim së bashku se ç’me bâmë mbandej. Pogës i erdh shpirti: – N’i a mbërrîfsh ti me bâmë këtë mrekullí, tha, “do të të shkruhet emri në historí me shkronja t’arta”! Qesha. – Të shkruejmë na nji herë at’akt që më duhet e të vejë Fejzi Beu e të na sjellë ato pak lireta të shkreta, e mbandej historija le t’a bâjë punën e vet si t’a meritojmë, u përgjegja un, dhe kapa kartë e pêndë e e redaktova vetë aktin.

Pare e akt në çantë, ngrêhem e shkoj te komandanti italjan për t’i kërkue nji auto. I tfillova situatën, por me përbuzje për tê e krejt qeverín e tij. Krejt ishin punët e tyne. M’a dha auton. Kur mbërrîna në Vorë me nji djalë të vetëm qi mbajshem gjithmonë me vete, ishte tue u errun. E qe ke na ra edhe makina në pan. Te roja italjane gjeta nji mekanik për me m’a ndrequn. Por nuk shihte mâ. U shtrëngova me e kalue natën atje, në makinën e prishun. Nesret mëngjes mbërrîna në shtëpí t’eme, mâ drejt me thânë te kushrîjt e mij, se bash familjen e kishem në Durrës.

E këtu po hjek dorë prej hollsísh romaneske. Po kallzoj vetëm ç’âsht kensore. Komandant i përgjithshëm i çetave esadiste ishte nji Krutan, oficer i Esatit, kushrî i Abaz Kupit, Osman Aga. Çetat e tija ishin krejt prej rrethit të Krujës e Thkellas. Osman Aga qêndrën e kishte bâmë në shtëpí të vet. Lokalet e qeverís ishin mbyllun, nëpunsit ishin ndrŷmë me urdhën, nëpër shtëpít e tyne. Porsa mbërrîna në qytet, çova e i thirra, i mora me vete e vojtsh e i vûna secilin në vênd të vet. Rrugës hasa në nji patrullë t’Osman Agës. Shefi ishte Krutan, edhe ai në fis të Kupajvet. Patrulla, tue më njohun, u rreshtue anës s’udhës e më nderoi! Qysh at’ças e pashë se beteja qe e fitueme. Qita menjiherë kasnecin kândekând pazarit për me lajmue popullin se zyrat e qeverís ishin çelë e se kush do të guxonte me i u sjellë për punë zyrtare Osman Agës do të quhej rebel e do të çohej në gjyq si i tilë.

Mbrênda nji jave, Osman Agës i mbetën pranë miqt mâ t’afrit e tjerët i a hoqa e i a nisa për shtëpijat e tyne. N’ato dit m’a mbërrîn në Krujë Hysni Curri e Zef  Ndoc’i Spaçit me Ndue Palucën e do krenë tjerë mirditas. S’i kishem thërritun, por qe nji koinçidencë e bukur, se më rritën prestigjin ndër sŷ të pak rebelve t’isoluem qi kishin mbetun. Këta, bashkë me Abaz Kupin, hŷnë fjalmirë tek un qi të gjêjshem nji rrugë pajtimi me Osman Agën. Ishte shi kjo rrugë qi kishem ndër mênd edhe vetë. Nji darkë te Abaz Aga e me Osman Agën u rregullue puna mâ së miri: u nënshkrue nji protokoll prej të gjithve me këto baza: 1) Të gjithë Krutanët, qytet e katunde, janë vëllazën të padamë e do të lidhin nji besë për motmot si âsht zakon’i malevet.  2) Çâshtja e mbretit të Shqipnís âsht punë për Pushtetet e Mëdhá me e vêndosun, e në qoftë se ato do të dërgojnë Esat Pashën, na do t’a presim me gzim; 3) Besa e Krujës do të shtrihet deri në breg të Shkumbînit e ka me qênë e hapët për të gjitha krahinat e Veriut që do të deshrojnë me marrë pjesë.

Themelat e kongresit të vêndosun në Durrës qenë hjedhun ; jitte tash me i çementue me zbatimin e besës së vêndosun në Krujë. Këtij zbatimi i u përvesha un pa e lânë hekurin me u ftohun. Burrë për tym grisha qytetin e Krujës e e betova për respektimin e protokollit të nënshkruem me Osman Kupin. Burrë për tym thirra në Krujë katundet e nënprefekturës damë në zona e i betova edhe ata. Për pak gjâ qeshë tue ngecun me krahinën e Kurbînit, qi përfshîn 16 copë katunde, disa të banueme prej myslimanësh, do tjera të përzieme me katholiq, e qi përbân pjesën mâ të fortën e distriktit ndërmjet Matës e bregut të lumit me kët’emën. Shkaktar pat qênë nji kriminel i mëndershëm i nji fshati mohamedan, emnit Osman Sinani. (Interesant ky emën : Osman khalifi i tretë qi pat shkaktue krisën mâ të rrezikshmen t’islamizmës, Osman themelues’i dynastís othomane, Osman komandant’ i bandavet esadiste, Osman tash nji kriminel i madh qi nuk desh me ua lânë tjerve barrën e deshtimit të nji vepre me qëllime aqë të nalta për të mirën e atdheut shqiptar.) Por këtë hendek mujta me e kapërcye me nji sukces të papritun. Pa u lidhun në nji blok acarit krejt nënprefektur’e Krujës, s’do të kishte pasun asnji fat me u zbatue plan’i im. Ndërsa un po u mundojshem me e ishullue (isolare) kriminelin e Vinjollit tue tërhjekun krenët e Kurbînit në qytet për kshillim, gjau n’atë krahinë nji incident providencjal : u plague nji i Delbinishtas, i vllai i Mons. Bjankut, kryepeshkopit të Durrsit. Pa bjerrë minutën, dërgova komandantin e gjindarmërís Abaz Kupin me nja 200 gjindarmë për me kapun fajtorin ase me i djegun shtëpín e konfiskue gjân e gjallë. Natyrisht fajtori ishte arratisun. Abaz Aga i djeg shtëpín e vên berret e tija përpara për Krujë. Me kët’akt të shpejtë, qëllim’i im ishte, mâ fort se nji veprim i zakonshëm policije, me i tregue Kurbînit se kishte pushtet e se ky s’ishte Osman Sinani. E shi ky vetë muer përsipër me më ndihmue edhe mâ mirë, tue dashun me provue të kundërtën. Mbledh nji çetë burrash të fortë kurbîjas dhe del me tê e zên nji grykë të keqe kah do të kalonte fuqija qeveritare me bagtín e konfiskueme. Kjo pritë, pa urtín e komandantit, do të kishte pasun pasoja tragjike. Pozit’e gjindarmërís ishte ndër mâ të vështirat. Nji oficer i stërvitun nën pushtimin austro-hungar në kohë të luftës ep nji urdhën: “Bajonnet auf!” Por Abaz Aga i ep dum menjiherë gjêndjes. E ndal urdhnin e Zef Mazrekut dhe kërkon me u marrë vesht me rebelët. E grish personalisht Osman Sinanin ndërmjet dý radhvet kundrështare. Osman Sinani s’bindet, “gjâj’ e Kurbînit s’ve’ në Krujë, or Abaz Kupi!” thotë, “e mbarojnë fjalët”. “I a pafsh hajrin ti ksaj pune, or Osman Sinani, e jo Kurbîni, tuk e ke gjân!” i a pret komandanti i pashkollë, por diplomat i urtë. Ulet në Laç e më telefonon mue në Krujë. I ap urdhën me u ndalë atje e me nji kushtrim ndër të gjithë krahinat tjera qi ishin betue e në qytet, mbrênda dý ditve i dërgoj 1.500 burra t’armatosun e udhzimet e mija. Kurbîni tronditet. Mblidhen edhe ata t’armatosun, por ksi shtegu janë ata qi e shtrëngojnë Osman Sinanin me u marrë vesht me qeverín. Abaz Aga i zbaton mjeshtrisht udhzimet e mija, i flet parís së Kurbînit me mâ të madhen urtí, i thotë se Mustafa Kruja donte me lidhun nji besë të përgjithshme për me shpëtue Shqipnín nga rreziqet e mëdhá qi po i u kërcnojshin, se Kurbîni, krahina mâ shqiptare e mâ trime e Krujës, duhej t’a kishte për nderë me marrë pjesë në këtë besë e se Qeverís shqiptare duhej t’i çohej ndera e urdhni në vênt tue i u dorzue gjâj’e t’arratisunit ase ky vetë. Parij’ e Kurbînit bindet, por Osman Sinani ka edhe frikë tash me u afrue. Abaz Aga i a gjên mënyrën me e hudhun edhe këtê me nji farë bese … elastike. Osmani ve’në shtabin e komandës me të dy vllaznit e tij. Komandanti e pret në kullën ku kishte zânë vênd vetë, dý të vllaznit janë në nji kullë tjetër. Në kuvênd rreth njâj votre, Abazi me Osmanin, me revole në brez ata dhe njerzit e Abazit  qi hŷjnë e dalin paiadamë, hajsmi tue shërbye, ky në çasin e volitshëm i thotë Osmanit se për veti i a kishte falë fajin e grykës së malit, porse këtij i duhej të vente me tê deri në Krujë për t’u lamë edhe ndaj qeverín. Osmani e kupton edhe refuzon. Nji shênj i Abaz Agës i a lëshon dy burra të shëndoshë mbë shpinë qi e çarmatosin e e lidhin. Shtëpija ku ishin të vllaznit ishte e qarkueme. Kërkohet dorzim’ i tyne. Ata qëndrojnë bashkë me nji shoq qi kishin me vete, kërset pushka me ta, i epet zjarmi kullës me voj guri, dy të vllaznit e Osmanit me gjithë shoqin e tyne shtrëngohen me ramë në dorë gjallë e me dorzue armët. Sillen në Krujë të katër lidhun e Kurbîni, mâ e shumta sigurisht të kënaqun qi do të shpëtojshin prej nji krimineli ndër mâ të poshtrit qi kishte pamë vêndi, pret ditën me u ftue për betim të besës. Erdh tekembramja, e bes’e Krujës u plotsue. Nji gjyq ushtarak, i dënon tre vllaznit Sinani e shoqin e tyne, qi kishte luftue bashkë me ta kundra forcave qeveritare, për dekë; dënimi zbatohet atypraty.

Kruja tash ishte bâmë top (blok) rreth meje, nji provë të fuqís së vet, ajo besë e kishte dhânë në fushën e Gjonmit të Kurbînit. Esadizma virtualisht kishte dekun. Fuqí efektive mâ s’i kishin mbetun. Por Tirana, Shjaku, beglerë, agallarë, efendilerë qi kishin popullin në dorë, ishin me shumicë esadista. Veprim’i Krujës duhej shtrîmë edhe atje. Ky ishte kuptim’i protokollit të Krujës, qi besa do të shtrihej edhe n’ato distrike e deri në breg të Shkumbînit. Por mâ parë kishem ndër mênd me formue nji fuqí vullnetare të dishiplinueme nja 1000 vetësh prej Kruje. E ndërsa un po bâjshem projektet e përgatitjet e mija në Krujë, qe tek po m’a mbërrîjnë do lajme të çuditçme e të pabesueshme : klik’e Eshref Frashërit i a ka nisun tash nji propagande të fortë kundra meje e nji afrimi intim me elementat esadista gjithkund në Shqipní të Mesme, veç Krujës : un qênksha elementi mâ i rrezikshmi për Shqipnín, dashksham me krijue nji diktaturë personale me paret e për interesat imperjaliste t’Italís! Për t’i dalë para këtij rreziku, u dashkish bâmë nji orë e mâ parë kongresi me çdo mënyrë e mjet e kudo qi të jetë, me përjashtimin e Krujës. Po ndiej se edhe Ahmet Zogolli (kështu quhej aso kohe) qênka lidhun me atë klikë e n’atë programë, se Salih Vuçitërni, nji prej firmatarve të marrveshtjes së Durrsit, mik i vjetër edhe ai, si un, i Ahmet Begut, qênka në Mat pranë tij.

Këtu tash po shmangemi nji grimë për me folë mbi marrdhânet e mija të hershme me mbretin e sodshëm. Do të flas sa të mundem shkurt. E kam njohun mâ së pari në 1906 në nji kolegjë të Stambollit ku un, 19 vjeçar, bâjshem vjetën e fundit të lyceut e ai, 12-13 vjeçar, po niste klasët fillore. Studjoz, i urtë, i zgjuet, i veshun elegant, vetmidashës. Të dytën herë e kam pamë mbas gjashtë vjeç në Vlonë, ku erdh me nënshkrue vêndimet e kuvêndit kombtar, qi kishte shpallë pamvarsín e Shqipnís, tue çamë rrugë prej Matje e der atje nëpër Shqipnín e pushtueme prej Sërbvet, mbasi për këtë shkak s’kishte mundun me mbërrîmë me kohë për me marrë pjesë n’atë kuvênd. Në 14 pat ardhun në Krujë me Matjanët e vet, ku u gjindshem edhe un, për t’i ndihmue Princ Wiedit kur këtê e kishin rrethue rebelët në Durrës. Prishja e fuqís së Prengë Bibë-Dodës n’ Ishem prej rebelvet, e shtrëngoi edhe atê me kthye prej Kruje në Mat pa mujtun me bâ kurrgjâ. N’atë tërhjekje e pata shoqnue edhe un. U ndalem nja nji javë dit në Qafë Shtamë, ndërmjet Krujës e Matës, pikë strategjike me rândsí për t’u kthye me u ramë rebelvet mbë shpinë, ku pritshim municjon e pare prej Durrsi nëpër Lesh. Nji javë dit bashkë, pa u damë asnjiherë, më dha nji rasë të bukur me e studjue në moshën e tij të pjekun, 20-21 vjeçar. Përshtypj’e ime qe jashtzakonisht e mirë për tê. Nji herë, s’e harroj kurrë – po më flitte për Matjanët. Më thotë: “S’do të kishte popull mâ të mirë, sikur mos t’a prishnin krenët; në mujsha me e shpëtue prej ndëkimit të këtyne, qi s’mendojnë veçse interesat personale, mund t’a sjellë si të due vetë.” M’u bâ sikur m’u ngjall përpara nji miniaturë e Luigjit XIV! Salih Vuçitërni qi kishte çue në Durrës, kthehet fill e në Burgajet, te “sarajet” me pare po, siç e pata marrë vesht mâ vonë, si qeshë kthye në Durrës, por për municjon na çoi fjalë në Qafë-Shtamë se s’ kishte pasun Durrsi me çue. Atje u damë, un mora rrugën për Lesh e Shëngjin, për me shkue në Durrës, e ai me të vett për Burgajet të Matës. Me 3 shtatuer, Princi, qeverija e sa nacjonalista ishim në Durrës u lëshuem qytetin rebelvet e u mbarkuem për Italí. Mbas pesë javësh banimi në Bari, me 10 napoljona në xhep, un mora vaporin për Shëngjin e prej andej dola në Thkellë. E lajmova Ahmet Begun me nji letër. Ky m’u përgjegj me të shpejtë me fjalë shumë miqsore tue më grishun mik në shtëpí të vet. Ndêjta atje katër muej. Dit’ e natë me tê, e tepër me thânë se pata kohë mjaft me i a njohun shpirtin mâ së miri. Gjeta atje edhe 4-5 nacjonalista tjerë t’arratisun. Ndër kaqë, atje poshtë, në zonën rebele, ishin bâmë ndryshime : vêndin e Princ Wiedit  kishte kthye prej Evrope e e kishte zânë Esati; por edhe ky ishte prishun shpejt me rebelët e kishte mbetun i rrethuem në Durrës, si i pari. Nji ditë vëndos shtabi intelektual i arratisun në Burgajet, me të zon’e shtëpisë Ahmet Begun, qi ky të hynte në kontakt me rebelët, për me pamë athue mund t’i sillshim n’arsye për nji luftë të përbashkët kundra Esatit për Shqipnín. E dijshim se ata ishin tue luftue me flamurin tyrk e për këtê. Por kush e din? Gjâ s’ishim tue bjerrë. Po të pranojshin me hŷmë në të përpjekun me begun e Matës, nji herë me letra e mbrapa edhe me njerëz, mbi bazën e proponueme, ndoshta frik’e nji fitimi t’Esatit, me të cilin ishin përgjakun, mund t’i bânte mâ pak arroganta. Tentativa shkoi kot. Tirana s’u denjue as me i u përgjegjun Begut. Letra e shkrueme, tyrqisht, prej këtij ka nji anekdot kuptimtar për inteligjencën e le savoir-faire [3] të tij. 4-5 intelektualë qi ishim aty, na njihte mirë. Na ngarkoi me shkrue nga nji kopje secili, për me zgjedhun mbandej atê qi ishte shkrue mâ mirë; nji farë konkursi. U kënduen të gjitha. Njâni, si e kishte në dorë të veten, e shkleu tue thânë se “po i a bânte flí” asaj s’emes. Kështu edhe nji i dytë e nji i tretë. Jesin dý kopje gjithsej, e imja dhe ajo e Hafiz Ali Korçës, nji hoxhë nacjonalist i njohun mirë në Shqipní. Këto të dyja mbetën për të folë vetë Ahmet Begu tash për to, se tre tjerët e kishin thânë fjalën e tyne e ishin për t’emen. Ai, për mos me e fye hoxhën, i cili kishte tepër besim në pêndën e vet, thotë: “Mue më pëlqen mâ fort shkres’ e Hafiz Efendiut, por tue qênë me nji stil tepër të naltë, drue se s’kanë për të mujtun me e marrë vesht në Tiranë, prandej po dërgojmë atê të Z.it Kruja; veçse njikohsisht do t’i lutem Hafiz Efendiut qi t’vetën t’i a falë arqivës s’eme si model styli, se me të vërtetë ka nji pêndë të mrekullueshme”. Nji ditë ishem vetëm për vetëm me Abdyrrahmanin. Ky, qi e kishte rritun Begun e mund të quhej si interpret i gjithë ndiesivet e i mendimeve të tija, malsuer fort i zgjuet, po më bân do krahasime shumë interesante. Thotë: “Katër burra ka Shqipnija qi mund t’a sundojnë. I pari âsht i mêndshëm sa s’ka, por pa taraf; i dyti âsht tradhtuer; i treti katholik, pra i par’i nji pakice të vogël të popullit shqiptar… Edhe e mbyll bisedën këtu. Sigurisht ka pritun qi t’a plotsojshem un, me konsekvencën logjike qi dilte. Por heshta edhe un, s’e kishem aspak ndër mênd me ramë në lak të njâj malsori, as me i bâmë lajka kuj, as me punue, aso kohe e për shumë e shumë vjet ende për nji mbret shqiptar e mysliman. Kët’uscita insidiosa [4] të Lalës, e krahasova menjiherë me frasën gjenjale të të zott qi kishem ende në vesh prej Qafë-Shtamës, e prej asaj kohe, 1914-15 s’pata prâjtun tue i a çelë sŷt kujdo mbi planet e padyshueshme t’atij, qi dijti me i vûmë në zbatim me methodat mâ të rafinuemet. U bâ mbret, e Zoti bâftë me e gzue bir mbas biri thronin e Shqipnís, se për populin t’onë s’ka paqë pa monarqí e se monarqí Shqipnija s’mundet me pasun mâ, veçse me tê, e veç ai i a din fén Shqiptarit. Në 1915 rrojshem ende në qiellin e kulluet të nji ideali të thjeshtë, e deri në 1919; parambrâmja e kongresit të Lushnjes m’uli në tokë, por gjithnji si të dejun prej atij idealit, të dënuem me vozitun kundra rrymës për t’a kthye “atê qi ishte, n’atê qi m’a donte shpirti t’ishte”. Kur m’u çelën sŷt e fillova me pamë e me njohun për ditë mâ mirë realitetin shqiptar, rryma më kishte vûmë përpara tue më përplasun breg mbë breg e shkâmb më shkâmb, pa më lânë fije brinje pa thye. Në 1922 Hamdi Herri erdh e m’ofroi në Tiranë krahun e kriminelit Isuf Reçi për me vramë Ahmet Zogun, shi nj’atë krah qi dý vjet mâ vonë do të përdorej kundra jetës s’Avni Rustemit : e përzûna. Në 1925 a ‘26, n’amnistín e parë qi bâni kryetar’ i republikës shqiptare, luftova me u mbushun mênden në Bari e Brindisi shokve t’arratís me u kthye në Shqipní të gjithë, mbasi s’më ndezi kështu, kshillova gjithkê më pyeti individualisht me shkue e u vûmë lealisht në shërbim t’Atdheut nën atë regjim qi ishte. Kur Mbreti Zog pat mbërrîmë në Vjenë, para se t’i bâjshin atentatin e deshtuem, refugjatët shqiptarë t’atij kryeqyteti, Qamil Xhani nga Kavaja qe gati me shkue prej Jugoslavije e me u sprovue për të njâjtën gjâ, e un, i pyetun me anën e Djevat Korçës, e ndalova. Në 1935, kur Mbreti emnoi kabinetin e Mehdi Frashërit, shetita vênd për vênd për t’u mbushun mênden prap refugjatvet se kishte ardhun koha me i dhânë fund aventurës s’onë e me kthye kryeulët, si të falimentuem, në shërbim t’Atdheut nën atë mbret.. Erdh 39-a, e për këtê duhet nji kapitull i gjatë për me bisedue. Në 43, qe për mue kthesa vêndimtare e e preme : u shpalla zogist. Nuk them qi kam gjetun un të vërtetën e s’ka tjetër, larg meje nji pretendim i këtilë. Jo veç në politikë, por n’asnji send s’i ap të drejtë kuj me pretendue se veç e tija âsht rruga e drejtë. Kishte me qênë për njerín, si me dashun të grabisë nji cilsí qi i përket vetëm Perëndís. Njeriu i urtë bindet, beson ngultas në nji gjâ për vete, edhe, tue qênë vetë sinqerisht e thellsisht i bindun për tê, ka edhe të drejtë e detyrë me u a predikue tjervet, por aqë.

Mbaroi parenthesa e gjatë. Tash po kthehemi te them’e kongresit. Marr e i shkruej nji letër, jo Ahmet Zogut, por Salih Vuçitërnit qi ishte pranë tij në Mat e qi më kishte tradhtue, së pakut tue mos ardhun me më folë drejtpëdrejt se ç’po vlonte nën dhe në kundrështim me marrveshtjen qi kishte nënshkrue edhe ai vetë në shtëpí t’eme në Durrës. Përgjegj’e tij s’e mohon faktin, madje më pohon se kongresi do të mblidhej së shpejti në Lushnje, pa më thânë kurrgjâ – et pour cause,[5] kishte me thânë Frêngu – se ç’kishin qênë arsyet e këtij vêndimi të ngutshëm e të papritun, në kundrështim të plotë me vêndimet e Durrsit; e tue më kshillue si mik edhe n’ emën t’Ahmet Begut qi të merrshem pjesë edhe un. Mbas besës së shtrëngueme në Krujë, m’a merr mêndja se kurrkush s’do të kishte mujtun me shkue n’atë kongres mâ hijshëm e mâ i fuqishëm se un. E do të kishte qênë mâ e bukura mënyrë me marrë gjak prej atyne – Eshref e klikarë tjerë – qi krejt këtë manovër e kishin ngrehun kundra meje. Por, ofshé!, jam pjestar i nji qeverije të dënueme a priori[6] e s’kam as kohë me u dalë hakut shokve të mij siç ishte vêndosun edhe në marrveshtjen e Durrsit. Duhej, pra me i tradhtue, me marrë pjesë në nji kongres qi do t’i rrëzonte ata tue shtimë ndoshta vetëm mue – si shpërblim t’asaj tradhtije, do të thuhej – në qeverín e re qi do të formonte. Refuzova me i a vûmë vetes këtë njollë morale. Si politikan, historija ndoshta mund të më dënojë për këtë shkrupull, por mue më mjafton qi të më dënojë për këtë faj qi kam, për në qoftë faj, e jo për tjetër, jo qi desha të bâhem diktator e aqë mâ pak si vegël t’Italís. Se sa kam qênë un vegël e Italís gjatë gjithë jetës s’eme politike, e tregojnë mâ së miri vetë shkrimet e shtetistave italjanë : Ciano e Umiltà, qi kam pamë deri tash.

Përgjegj’e ime Vuçitërnit në Mat, qe e preme. Me gjithë këtê, për hir të së vërtetës, duhet të pohoj edhe këtê, qi Ahmet Zogu, tue udhtue për Lushnje më shkroi edhe vetë me dorë e firmë të vet nji letër prej Tirane, tue m’u lutun qi un mos të mëngojshem n’ atë kongres. Më propononte n’atë letër me çue e me më marrë edhe njerzit e vet. Ky proponim sigurisht ka qênë bâmë me qëllim miqësuer, por mue, me kallzue të drejtën, më pat therë pak në sedër. Më dukej çudë qi ai mos t’a njihte pozitën t’eme në Krujë, sidomos n’ato rrethana. Shpesh herë ndodh qi njeriu tue dashun me vû vetulla, të nxjerrë sŷtë. Edhe kjo frasë e shkrueme me qëllim të mirë, siç e besoj sod edhe vetë, mue më ka shtŷmë në gjeste krenije pa vênd. Do të merret vesht tash vrik se në cilat. Në mos e fyeshme, më pat qênë dukun së paku altezzosa[7], gjâ qi mue më ka vramë e më vret gjithmonë. Pranë ksaj duhet të përmênd edhe nji frasë tjetër t’asaj letre. Tue qênë se un i kishem shkrue Vuçitërnit se nuk shihshem në këtë kongres të ngutshëm veçse ambicje për karrika, hiqu ti qi t’ulem un, Ahmet Begu më siguronte në letren e tij se jo vetëm s’do të kërkonte për vete kurrfarë karrike, por qi nuk do të pranonte edhe sikur t’a lutshin. Se sa e mbajti këtë fjalë, e diftoi mbandej puna. Mund të jetë qi në mênden e tij, ai sigurim kishte për kusht qi të shkojshem edhe un në kongres, apo ai u gjet atje përpara kâmbënguljesh qi s’mujti me i prapsun. Veçse tek un u shtue edhe nji shkak i dytë ashprimi me tê.

Kongresi u mblodh në Lushnje pa kurrfarë pengimi prej kurrkah. Italjanët lasciarono fare[8]: ata qi i përbuzshin, i kishin pasë njohun mâ mirë se un! Të gjitha qytetet e Shqipnís morën pjesë, posë Krujës. Dy kolegët e mij qyqarë qi kishin mbetun në Durrës u trêmbën e më thirrën edhe mue atje. E drejta, edhe s’më kishte mbetun mâ punë në Krujë. Ato dit, pak para se t’u mblidhte kongresi qe bâmë edhe nji krim në Durrës, qe vramë Abdyl Ypi. Rrethanat ishin krej të mbara për me i mbetun ai krim qeverís. Ç’nuk u tha? Un kishem dërgue njerëz prej Kruje për t’a vramë, sepse kishte qênë kundrështar i Qeverís e propagandist i fortë i kongresit të Lushnjes, jo po i a kishte bâmë të zezën Fejzi Beu. Auktori ase auktorët e atij krimi, gjyqit i kanë mbetun, atë ditë e sod, të panjohun. Miqt e mij qi u kapën mâ vonë prej qeverís së re e u gjykuen po nën atë qeverí duelën të pafajshëm. Por n’atë ajrí të elektrizueme prej propagandës, un e Fejzi Beu kemi mbetun gjithmonë nën padín e kundrështarëve t’anë. Dy shokët e mij në Durrës i kishte trêmbun, pra, edhe kjo çâshtje.

E dij qi ti interesohe me dijtun se kush pat marrë pjesë n’atë kongres prej Shkodre. Mbaj mênd me sigurí qi ka qênë Ndoc Çoba prej katholiqvet e, besoj, asnji prej klerit. Mysliman nuk dij. Natyrisht akt’ i parë i kongresit të Lushnjes qe mallkim’ i tradhtorvet, dmth i qeverís së Durrsit, e i gjaksorve të patrijotit të madh të vramë për me ndalue mbledhjen e atij kongresi e sa minuta pushim për shpirtin e martyrit. Shpallja solemne e pamvarsís e tânsís së Shqipnís, por kjo me nji cen (difetto) qi deri tash s’i ka ramë ndër mênd askuj me e kritikue, për historí nemose: âsht përmêndun shprehimisht “Shqipnij’ e 1913- s”, ça na “tradhtorët” s’e kemi bâ asnji herë, por kemi kërkue në çdo akt zyrtar kufîjt ethnikë të Shqipnís dhe kemi luftue për ta me prova historike e statistike. Qeverín e re e ke te Giannini, se, në mos u gabofsha, ai i ka emnat e të gjithë ministrave shqiptarë qi kanë shkue e ardhun. Kongresi caktoi Tiranën për kryeqytet, emnoi nji Kshill të Naltë e nji kshill legjislativ qi e quejti senat. Qeverij’ e re me Ahmet Zogun në krye, me gjithë qi kryeministër nominal qe Sulejman Delvina, e dy kshilltarët e naltë myslimanë ishin atje, u nis për Tiranë me bujë të madhe. Në Shjak, bânë trimat italjanë sikur me dashun t’i ndalin; po kur Ahmet Zogu u deklaroi se po mos t’u epshin rrugë me të mirë, ata do t’a çilshin vetë me forcë, atëherë i përshëndetën me nji cordiale buon viaggio[9]!

Për pak dit mbas Kongresit të Lushnjes, Shqipnija pati dý qeverí, tue mos e njehun atê të Shkodrës : nji në Tiranë e nji në Durrës. Nji misjon qi erdh nga Tirana për të marrë në dorzim Durrsin, e kthyem me duer thatë. Bâmë marrí, se ajo rrugë s’dilte mâ, kjo ishte e sigurtë. Dy shokët qi kishin desertue, Mufidi me Samín, s’qênë kthye kurrmâ. I pari, për fat të keq, qe edhe përpjekun atje në Jugë me i bindun Italjanët qi t’i vêjshin nën urdhën nji bataljon milicije shqiptare qi kishin, për me shkue vetë e me shpartallue me tê kongresin. Mâ vonë në nji librec të botuem me titull Politika e ime e ka pohue vetë Mufidi këtê, edhe me krení e tue shfrye kundra komandës italjane qi s’i ndëgjoi. Ka qênë kryeneç i fortë, aristokrat krenar, trim e brutalisht i sinqertë. Tekembramja, nji misjoni të dytë qi erdh me fjalë mâ të buta, tue na prekun tash në patrijotizëm, i dorzuem qeverín e shkuem secili në shtëpí të vet. Më duket se Fejzi Alizoti qe nisun për Italí; un, me gjithë qi e kishem familjen në Durrës, s’guxova mâ me qëndrue atje, por u nisa për Krujë: i pari akt qi ka nënshkrue Mbreti Zog në karrjerën e tij politike si ministër i mbrêndshëm, vetëm mue më ka cilsue, me emën, si tradhtuer. S’guxova mâ as me çamë rrugës së drejtë Shjak-Vorë-Krujë, por mora vaporin e dola në Shëngjin. I paralajmuem prej meje, atje po më pritte Zef Ndoci me 70 Mirditas, në Milot Abaz Kupi me 100 Kruetanë të mij.

Tash, summa summarum[10] ( a thuhet kështu?), qe gjykim’i im historik mbi Kongresin e Lushnjes: mue personalisht më ká bâmë mâ të madhin dam qi kam psue në jetën t’eme politike : u tradhtova në nji mënyrë të padenjë e tepër të poshtër ; futa kryet në gërshânë për të njâjtin qëllim e me pakte të qarta, të shkrueme e të nënshkrueme, e mandej u bâna flí e smirës së politikanvet pa shkrupull, flí padinash qi më kanë persekutue gjithë jetën. U thera e u feva rândë, e idhsina e këtij fakti e e padinave qi s’më janë damë asnji herë do të ketë ashprue temperamentin t’em politik e në luftimet e mbrêndshme partizane, të më ketë cenue kthjelltín e gjykimit të ftohët. Pa këto, ndoshta do të kishem bâmë nji jetë politike mâ të qetë e do të kishem vuejtun mâ pak. Do të kishem pasun sigurisht mâ pak anmiq e prandej edhe mâ pak shpifje, të cilat nuk mbesin pa efekt as para gjyqit të historís. Më bâni anmik, së paku pa kohë, me nji njeri qi e kishem mik, due me thânë me Ahmet Zogun. Edhe ksaj gjâje i a kam pamë sherrin mjaft.

Porse qeverij’ e Turkhan Pashës atë shuplakë e pat meritue edhe fort. Populli shqiptar nji gjest të atilë duhej t’a bânte. Shqipnîn e shpëtuen rrethanat ndërkombëtare, për këtê s’ka pikë dyshimi, sikurse po rrethanat ndërkombëtare e patën krijue, e jo na. Por nuk mund të provohet se Kongresi i Lushnjes s’i ka influencue deri diku ato rrethana. Nji gjâ âsht për mue gati e sigurtë: pa kongresin e Lushnjes s’do të kishte gjamë mrekullij’ e Vlonës. Kongres’ i Lushnjes, në vênd të nji qeverije të përkohshme, i dha Shtetit nji qeverí të rregullt me të tri organet e pushtetit. Këto janë dobitë e atij kongresi nga pikpamja kombtare. Por edhe dâmet qi ka bâmë s’kanë qênë mâ të vogla për mënyrën me të cilën u bâ. Âsht ai kongres qi ngjalli n’intelektualët e Jugës, me të tana pasojat nefaste, bindjen se ata vetëm kanë aftësí e prandej të drejtën me e dirigjue Shtetin. Me pretekst qi të zhdukshin influencat personale të krenve të Gegnís, qofshin kishtarë katholiq, beglerë, kapidana, intelektualë tjerë; edhe si un e Luigj Gurakuqi, bij të popullit, protagonistat e atij kongresi mbollën në Shqipní farën e klikave në vênd të partive e tarafeve të natyrshme, qi kishte krijue vetë historija e organizimi shoqnuer i popullit. Luigj Gurakuqi duhej luftue, “se ishte i zoti të ngrerë mbë këmbë 3 000 malsorë”; Mustafa Kruja duhej eleminue me çdo kusht, sepse âsht i zoti të lidhë në nji blok të vetëm me fjalë të gojës nji herë nji nënprefekturë e mbandej ndoshta të tanë Gegnín, me malsorë, krenë e bajraktarë; kleri katholik duhej luftue, sepse ka në dorë, drejt e tërthuer, njiqind e sa mijë malsorë e sepse pengon formimin e nji Shteti laik. Baba i të gjitha këtyne ideve e parimeve të bukura âsht kongresi i Lushnjes, fara e grindjes Gegë e Toskë u mbuell nëpër atë kongres ; der atë ditë s’eksistonte te patrijotët shqiptarë veçse ideja shqiptare. Pasojat e ksaj politike dihen. Nji kongres, po e përsris, ishte bâmë i domosdoshëm, por thjesht me frymë kombtare, pa mbrapamendime personale e krahinore ; vetëm ashtu do të kishte dhânë ai fryte shumë mâ të bukura e pa ato ferra qi la përmbrapa e qi kanë çjerrë e lamë me gjak trupin e kombit. Kush mundet me thânë se far’e komunizmës në Shqipní nuk u mbuell prej kongresit të Lushnjes, për mënyrën e me idét qi u bâ?

I dashuni mik, me këtë kapitull Të kam dhânë çelsin e historís politike shqiptare ashtu siç e shoh e e gjykoj un vetë. Mund të jemë i gabuem, mund të kemë harrue a mbajtun mênd keq ndonji pikë ndër hollsina qi s’e prek e s’e cenon themelin; por të jeshë i sigurtë se me qëllim s’kam ndryshue asnjë gërmë. Për Tý mund të gjinden mbrênda pika t’errta, se e kam shkrue ashtu si më ka ardhun, sikur të gjitha shkrimet tjera të mâparshme, pa kopje natyrisht, e pa kujdes hartimi, pa kujdes gjuhe. Jam gati me të dhânë tfillime suplementare për çdo pikë qi mos Të duket mjaft e kthiellët si këtu, ashtu edhe ndër shkrime të përparshme. Përmbas këndej nuk dij se kur mund të kap mâ me Të shkrue ndonji kapitull të posaçëm të historís shqiptare qi kam jetue vetë. Por, sikur krejt sa Të kam shkrue deri tash e kanë shkaktue pyetjet e Tuja, ashtu ndoshta edhe mbas këndej ke me më provokue Ti vetë.

Kam këndue në fletoren Flamuri, organ i Ballit Kombtar, n. i 28 Nândorit, nji “sintezë” (un shkruej synthesë, në fjalë të hueja mbaj orthografín e rrâjës, pos’ atje ku kjo s’i përshtatet shqiptimit të gjuhës s’onë, ç’nevojë me i italjanizue?) historike, prej ish-kolegut t’and, Prof. Atanas Gegaj: Plot me anakronizma e inesattezze[11], sigurisht nga pakujdesija, nga përtimi me studjue e vênd-vênd edhe nga zelli kombtar ase partizan. Nuk shkruhet historija ashtu!

Me kaq përshëndetje të përzemërta.

 

Mustafa

[1] It. : i paturp

[2]  Lat. : jo fjalë për fjalë, por kuptimi

[3] Fren. : takt, aftësí, zgjuarsí

[4]  It. : dalje e rrezikshme

[5]  Freng. : me arsye, jo pa shkak

[6]  Lat. : ajo qi ishte, pa diskutim

[7]  It. : mendjemadhe, fodulle

[8]  It. : e lanë me u bâ

[9]  It. : udh e mbarë e përzemërt

[10] Lat. : si përfundim

[11] It. : pasaktësi

VETVRASJA E NJË KOMBI – PJESA E NJËMBDHJETË – N J Ë I “G J Y M T U E M” N’ I B A L L E – Nga KOLË MIRAKAJ

 

 

N J Ë  I  “G J Y M T U E M”  N’ I B A L L E

 

Ky i gjymtuem i asajë kohe jam unë, autori i këtij dokumentimi (Kolë Mirakaj). I gjymtuem them, se n’ atë kohë, endè nuk mund të qendrojshe me ecë me kambët e mija, nga plumbat që më kishin shpartallue kërcinin e kambës në mbrojtjen e Shkodrës, kundër sulmit t’ ushtrisë jugosllave me 13 prill 1941, të Diellën e Pashkëve.

Mbas grushtit të shtetit që patët rasë ta njihni ndër këto fletë, u tërhoqa për me pushue në shtëpinë time n’ Iballe të Pukës…

***

Iballja asht katundi – vendlindja e ime dhe e të Parëve të mij.

Asht një zonë fushore rrafshnaltë e vogël, e rrumbullaktë, rrethue gjithkah me male të veshuna me pyje të blerta gati gati virgjëna: lis, ah, bredh e pishë. Këto male që i japin një bukuri të hyjnueshme e që natyra ia vuni përrreth si kunorë, arrijnë deri 1350 metër naltësi. Nepër një grykë të ngushtë që kufizon katundin me fisin Berishë, shfren burimi i quejtun Lumi i Bosetës, e që ky lum në gushtin e 1949-ës, u la me gjakun e BIMES së parë të zemrës sime: N D O C I T!..

Tue hy në grykë, derdhën në këte lum të vogël edhe dy burime të tjera ma të vogla uji të gjallë (verë e dimën), tue gjarpnue fushorën për ti dhanë bukuri edhe ma tepër atij vendi.

Banorët e katundit që përbahet prej njëqindepësdhjetë shtëpishë, janë 3/4 anas (autokton) të fisit “T h a ç”. Nga ky fis jemi edhe né, Familja Mirakaj. Thaçi asht një prej dymdhjetë fiseve Ilirjane që shtrihën në gjithë Shqipninë e Veriut dhe krejt Kosovën, e asht një nder ma të përhapunit fise, e kujtoj, edhe ma i madhi në numër në këto fise.

Mashumse shtatqind shtëpi Thaç janë në bajrakët e Pukës, dhe shumica rreth Iballes, qendër e fisit; aq e matepër janë në Has, rreth tetëmijë shtëpi në Metohi e Kosovë. Të fisit Thaç janë edhe Dushmani, Temali e Bobi në Dukagjin; Gojan, Domgjon e Bisakë në Mirditë.

Edhe në Lumë ka Thaç, me në krye shtëpinë e madhe fisnike dhe atdhetare të SPAHIJAJVE të Kolesjanit.

Administratisht, Komuna Iballes, qendër e dytë e Nënprefekturës së Pukës, asht kenë që motit qendra fillestare e lëvizjeve kombtare, dhe fortesa e ruejtjes së Kanunit, të traditave të vendit dhe të Fesë edhe gjatë pushtimit turk.

Por edhe sot e ksajëdite tash shtatë vjet që komunistët kanë marrë pushtetin, kur po shkruej këta mendime, akoma vazhdojnë të qendrojnë e të derdhin gjakun për Nder’ e Liri, Bijtë e atij vendi të vogël. Iballja asht kenë dhe asht edhe qendra e rrezistencës antikomuniste t’ atyne bajrakëve.

Krahina e Pukës që motit u quente Dukagjin, e prej kësaj krahinë pat zanafillën e parë Shtëpija princore e “Dukagjinëve”, që pat shtrijë kufinjtë e Principatës sonë (përveç Malësive) deri në krejt Metohinë e sotme e në Kosovë. Dukagjin e quejtën edhe vetë malazezët Metohinë deri në reformën e tanishme, ndersa “Kosmet – Rrafshi i Dukagjinit”, e quejnë vetë banorët e vendit. Dukagjin shënohet krahina e Pukës edhe nder disa harta gjeografike, sidomos n’ ato austriake. Emnin Pukë nuk dihet si e muer kjo krahinë, dhe jo Pukë, po “Shtatë Bajrakët e Pukës”, e që i erdhi nga katundi omonim, ku kje përherë qendra e administratës turke e mandej Shqiptare. Fjala “Puk” asht serbisht, e domethanë Regiment (ushtarak). Ndoshta, aty ka pasë qendrën ndonjë grumbullim ushtarak kohët e pushtimit sllav të car Dushanit.

***

E dij se dola jashtë teme me përshkrimin e shkurtë të Vendit në të cilin pashë përherë të parë dritën e diellit. Ku mësova fjalën e parë “NANË”!, të Asajë Nane, që ma vonë më mësoi se kishe edhe një tjetër Nanë poaq të dashtun, po ma të madhe që thirrej: “S H Q I  P N I”!..

Dola jashta temet, por nuk u durova pa shpreh atë mallëngjim të përlotshëm për atë Vend, tek i cili, veç fëmijnisë, kujtimesh t’ ambla e t’ idhuna, trojesh e vorresh, më lidhë edhe instinkti, e aq ma shumë fisnikija, burrnia, Besa e virtytet e vendasëve, që si të Parët e mijë edhe mue më ndoqën kurdoherë besnikisht e pa marrë kurrë parasyshë rrjedhimet e theroritë, kurdo që u lëshova kushtrimin për Atdhe. E ka edhe një gja tjetër tërhjekëse e interesante ai vend: Ndoshta, asht i vetmi vend që endè ruen kujtimin e Ilirëve. Një murishtë e vocërr me pak gurë të mëdhej (kolosa), bash në bjeshkët e Asaj Iballes edhe sot quhet “Kulla e Ilirëve”. Aty afër një gurrë uji e ftohtë si akulli thirret “Kroni i Ilirëve”. Këta dy emna gjendën edhe në hartat austriake topografike të paraluftës. Por nuk mund të shuej mallëngjimin e dhimbjen e përlotshme t’atij Vendi, sado i vogël e i parandësi të jetë, sepse kam lé në të, pse aty shqiptova sëparit herë fjalën NANË. Të asaj  Nane që mbet e vejë në ma të mirën kohë të jetës, por dijti të na rrisë me mundim e kujdesin e Saj, tre djelmë e dy çika, me virtytet e të Parëve, Besë, Burrni, Vetflijim e mikpritje çka vetëm, një grue Ilire asht e zonja të bajë.

Po, oh ! Faj të madh paske pasë ba… o moj, Nanë-shkretë!

Këte faj e pagove tepër randë në pleqni! Eh po, vetëm për këte faj, birt’ e Asaj NANË të përbashkët që Ti, për Té na rrite e mësove, të dënuen në pleqni me kalvarin e fushave të përqendrimit e të punës së përdhunëshme, derisa njëditë, e internueme në Tepelenën e largët t’ U nda fryma nga kockat e mbetuna pa mish. Fluturove drejt Amëshimit mbasi ndigjove – po nuk e ke pa – vdekjen e njanit nder ma të dashtunit djelmë, të Pashukut; vdekjen e nipit edhe ma të dashtun, të Ndocit, të Lushit, Franit… e sa të tjerëve të familjes, të gjakut e të dashamirëve.

Por po , ndoshta, pate një ngushllim tue ndigjue se të gjithë vdiqën si Kreshnikë me pushkë në dorë, për Atë NANË, që Ti vetë i pate mësue ta duen ma tepër se Ty , e kur Ajo t’ Ua kërkojë, ti bahen flij në gjiun e Saj. E tash, o Nanë, Ti, kujtimi ma i ambël e i dhimbshëm i kësaj jete, nuk ke mbetë gja tjetër, veç një kujtim, e një grusht Eshtna të Bekuem nën një grumbull dhéut (tokët), pa asnjë shenjë Varrit, pa Një Kryq drunit… afër Kështjellës së Tepelenës, që nuk dij as vetë se ku!..

“Syrgjyn edhe përsë vdekuni”!

Por qetësou o Nanë! Ai grusht dheu, ato Eshtna të brejtuna prej krimbash, janë e do të mbetën kujtim i Shenjtë për mue e të gjithë ata që ke lanë mbasvedi. E njëditë o Nanë, Shpirti i Yt, do të prehet, kur prej Amshimi të shohësh Nanën Tande e tonën,  Shqipninë, të LIRË e të lume; kur të shohësh bijtë e Saj të vllaznuem në prehën të NANËS SË MADHE. Kur të shohësh Eshtnat Tua, tue pushue të nderueme pranë atyne të Pashukut, Ndocit, Dedës, Franit, Lushit, Gjeloshit, Markut e Sokolit, Martinit e Markut tjetër, e të sa e sa të tjerëve, pjestarë të Familjes e të Fisit tanë, që ranë Deshmorë këto vite zijet kombtare për të njajtin faj që edhe Ti u bane Flijë! Durim o Nanë, pse jo vetëm Ti, po edhe të gjithë Ata, që kanë mbetë pa Shenj varrit e pa Një Kryq druni tek kryet, po, njëditë do t’vijë që Ju, përmes shkrojlave të një rrase mermeri tek koka, do ti jepni breznisë së ré këte mësim të madh, të çmueshëm dhe me të vertetë të Shenjtë:

Ti shtektar që po kalon,

                            Pran’ktij vorri kur pushon

                            Xen po, mësim se kur ke lé,

                            Zot’i madh që rrin mbi né,

                            Jeten kot nuk t’a dhuroi,

                            Por kufijt’ Ai ti caktoi:

                            Me perdorë -tha- n’ Hir t’ Zotit,

                            E per t’mirë n’ Fis t’ Kastriotit.

                            Kur ty Zot’ Atdhé – e Liri

                            T’a kerkojë – per ‘Ta m’u shkrij – ,

                            Dij të vdesësh si t’msoj i Pari,

                            Dij të vdesësh si vdes Shqiptari!

 

E, mbas këtij shfrim lotësh, lot gjaku, po këthej në temë, në këte temë që edhe paraqitja e sajë në këte kohë mjerimi e martirizimi, më ban po njësoj të më pikojë zemra gjak, e që kishe dashtë të mbetej e harrueme, e panjohun. Kishe dashtë, porse trillimet e gënjeshtrat që janë ba një sistem propagandistik për të shtremnue historinë, më detyrojnë të baj dishminë e së vërtetës, sado e hidhun mund të jetë për ndokënd(!).

Po këthej tek kapitulli që ndërpreva.

U tërhoqa në shtëpi time .

Ndër malësina nuk kishte mbetë ma asnjë autoritet shtetnor për të mbajtë qetsinë. Ky problem nuk kishte tjetër zgjidhje për të ndalue vrasjet, hakmarrjet e zakonshme, mbrojtjën e bashkimit e të jetës paqësore të Popullit, veçse, lidhjen e BESËS tradicjonale në bazë të Kanunit, tue i dhanë edhe formën e organizmit që kërkonte koha.

Me Beslidhjen në Shtatë bajrakët e Pukës, përveç hakmarrjeve (vrasje e tjera), ndalohej edhe propaganda komuniste, tue aplikue edhe për këtë sanksjonet e Besës, e jo vetëm propaganda komuniste, po këshillohej t’evitohej edhe propaganda e çdo partie tjetër, meqë quhej e damshme derisa të përfundonte lufta; të damshme, pse ndamja ndër parti do ta dobsonte bashkimin e Popullit, i cili kishte për qellim vetëm përballimin e rrezikut komunist, tue u përpjekë të jetë në gjendje me dhanë kontributin e vet në kuadrin kombtar, për ti shpëtue këtij rreziku; për të kenë në gjendje me dalë ndër kufinjtë e Atdheut, kur të paraqitej nevoja.

Mbledhja e parë për lidhjen e Besës u ba në Kabash e ma vonë për çdo muej rregullisht, u banë mbledhje të Parisë së bajrakëve n’Iballe. Unë nuk munda me shkue (në mbledhjen e parë) per shkak gjymtimi, e u kufizova të ngarkoj kapiten Xh. Laçi me i lexue një letër timen mbledhjes.

Në dimën të 1944 major Halit Kazazi, sillte në katundin Truen të Pukës (bajrak i Iballes) misjonin ushtarak anglez të kryesuem nga majori i R.A.F.-it, Neell, për t’organizue çeta t’ armatosuna, me qellim që të sabotojshin komunikacionin e ushtrisë gjermane në rrugën Pukë-Kukës (Shkodër-Prizren).

Halit Kazazi me vllazën bajshin pjesë në Ballin Kombtar. Ndërsa ky merrte këte drejtim, natyrisht, me pëlqim të partisë së Ballit Kombtar, që akoma bashkpunonte me gjermanët në Tiranë e në Shqipni të Jugut, dhe merrte ndihma armësh e të hollash nga Komanda gjermane.

Kjo rrugë (Shkodër-Prizren) për gjermanët në Shqipni, kishte rendësi jetsore, pse ishte e vetmja rrugë që lidhte ushtrinë gjermane në Shqipni me Kosovën dhe me Kuartierin e Përgjithshëm të Ballkanit me qendër në Beograd. Fillimi i veprimit të sabotimit të kësajë rruge, do të sillte hakmarrje (raprezalje-t) e pakursim t’ushtrisë gjermane ndaj nesh, që sido që t’ishte, këte rrugë do ta mbante të lirë medoemos Gjermania, derisa t’ kishte edhe një ushtar në tokën tonë. Raprezaljet do ta shuenin atë krahinë pa i sjellë asnjë dobi çeshtjes sonë kombtare.

Misioni “Neell” kishte fillue rekrutimin e një pakicë elementësh të paguem mirë. Kjo gjendje e rrezikshme për vendin, më këshilloi të ftoj parsinë e Shtatë Bajrakëve në një mbledhje të jashtzakonshme.

Në mbledhje u bisedue çeshtja me të tanë rendësinë e kujdesin që lypte rasti, dhe në rrjedhim t’arsyetimit që po përmbledhi shkurtimisht, u morën edhe vendimet.

***

“Meqë tashma pothuej shihet kjartë se Gjermania po e humbë këte luftë, do t’ ishte detyrë e Popullit të kësajë krahinë me flijue vetën për të kontribue në sigurimin e s’ ardhmes e t’ interesave të përgjithëshme t’ Atdheut, tue fitue simpatinë e përkrahjën e Aleatëve. Nji shërbim të tillë mund t’ ia sillte Atdheut flijimi ynë, nëse Aleatët do ti jepshin sigurime Shqipnisë sëpaku me një deklaratë zyrtare, për pavarsinë e për integritetin toksor për  mbaslufte, tue përfshi edhe Tokët e Lirueme që janë këthye në gjiun e Atdheut në prill të vitit 1941. Gjithashtu, Aleatët,  do të duhej t’ ua presin ndihmat komunistëve për të ndalue vllavrasjën.

Fatkeqsisht deri më sot, realiteti asht i kundërt. Aleatët, jo vetëm, nuk i kanë dhanë këta sigurime, po endè nuk kanë formue një qeveri Shqiptare në mërgim, siç kanë ba me fqinjtë tanë. N’anën tjetër vazhdojnë të ndihmojnë komunistët në vllavrasjën kombëtare, ndoshta pa dijtë, e pa vemendje dhe pa i dhanë fare rendësi këtij shemtimi, por fakti asht se komunistët të gjithë luftën e tyne e zhvillojnë kundër nacionalistëve, tue u kufizue me ndonjë pusi të rrallë kundër ndonjë ushtari o patrulle të vogël t’ izolueme gjermane, sa për tu hjedhë pluhun syve t’ Aleatëve dhe për të përligjë ndihmat që marrin për luftën e vërtetë të tyne, që asht “lufta kundër nacionalizmit Shqiptar”, kundra Atdheut, për t’ua përgatitë sheshin e lirë anmiqëve të Kombit.

Gjermanija u ka deklarue solemnisht qeverisë e Popullit Shqiptar se: Pushtimi ushtarak i Atdheut tanë asht vetëm për nevojë lufte, e për derisa të marrë fund kjo luftë, dhe se “Shqipnisë i njeh pavarsinë e integritetin ndër kufinjtë Etnikë.”

Ushtrija gjermane i ka ndejë besnike këtij parimi, tue mos përdorë R.M.(markun) e okupacjonit e as të maparshmin, e tue mos ba rekuizime si ndër vendet tjera të pushtueme. Megjithkëtë, meqë Shqipnia, nuk asht aleate e Gjermanisë, as në luftë me asnjenën palë luftuese, pra jemi të paanshëm, nuk duhet t’ua mohojmë strehimin në vendin tonë misjoneve Aleate, nëse nuk zhvillojnë aktivitete që damtojnë vendin.

Por derisa Shqipnia, nuk merr asnjë sigurim nga Aleatët për t’ ardhmën e saj, e né këte gjendje e dijmë me siguri, se tue fitue luftën Aleatët jo vetëm, që do ti shkëputën Atdheut tonë Kosova me tjerat Tokë të Lirueme, po kemi në rrezik edhe kufijt e 1913, mbasi çdo bashkpunim armësh a spiunazhi me misjonet Aleate, do të kishte vetëm kuptim “mercenarije”, do të baheshim shkrum e hi e mish për topa, jo për interesat e Shqipnisë, po për të huejtë.

Ndër konditat ndërkombtare që gjendet sot Shqipnia, e derisa të mos jenë dhanë sigurimet e nevojshme e të drejtat nga Aleatët, duhet konsiderue se: Ushtrija gjermane, njëherit me kauzën e vet, tërthorazi asht tue ruejtë edhe kufinjtë e Atdheut tonë nga  “jurishi” sllav e grek, që nuk do të ngiheshin vetëm me pushtetin e aneksimin e Tokës Shqiptare, po do të dëshronin të na shuenin edhe fizikisht si Komb nga faqja e dheut. “Me u vue pushkën atij lloj ushtari ndër këto kushte, asht antikombtare e antinjerzore, asht me i vue thikën në fyt Asajë Nanë, që quhet Shqipni”.

Mbas bisedimit të përgjithshëm u vëndos njëzani:

  1. I) Nuk luftojmë as për Aleatët kundër gjermanëve, dhe as për gjermanët kundër Aleatëve.
  2. II) Forcat Kombtare duhet të ruhën për me u ba ballë rrezikut komunist dhe sulmit eventual sllav e grek, që mund të vërtetohet në rasën e tërhjekjes s’ ushtrisë gjermane nga Shqipnia.

III) Misioni anglez mund të rrijë ku të dishërojë në tokën e Shtatë Bajrakëve e askush nuk guxon ta trazojë o spijunojë, nëse ka nevojë të rrijë fshehtas dhe si mik. Duhet vetëm ai të ketë kujdes nga ushtria gjermane, nga e cila nuk kemi fuqi ta marrim në mbrojtje.

  1. IV) Për ruejtjën e misionit anglez, lejohet një numër deri njëzetë vetash me i qendrue pranë vullnetarisht, me kusht, që të mos bajë asnjë veprim (aksion) kundër gjermanëve.
  2. V) Kushdo që vehet në shërbim të misioneve të hueja për të ba veprime që damtojnë vendin, then Besën e Bajrakëve dhe pëson dënimet e parapame.
  3. VI) Një përfaqësi shtatë vetësh (një për çdo bajrak) ngarkohet t’ ia kumtojë misionit Neell këto vendime, përcjellë me një letër të kryetarit të mbledhjes z. Kol Mirakaj.”

Fatbardhësisht, nuk na u thye gja në dorë nga askush. Majori Neell e kishte kuptue se nuk mund të zbatonte programin e tij n’atë krahinë. Ushtrija gjermane e kish marrë vesh kenjën e atij misioni (që rrinte krejt sheshit tue e dijtë kushdo se ku gjindej), dhe kishte marrë masat.

Desht Zoti, e perpara se ky misjon të mbetej i rrethuem nga gjermanët, jo ma tepër se përgjysë ore, e shpëtuem, tue e kalue në Dri, në Va-Dardhës, e kështu shkoi e zuni vend në Btoshë të Merturit (n’ashtinë të Qafës Kolçit). Atje nuk ishte shesh veprimi.

***

Tue kenë akoma në Truen, dikush …ia kishte mbushë mendjen majorit Neell, se pa zhdukë Kolë Biben, “i shitun gjermanëve(!)”, nuk mund të bahej gja në Malësina.  “Mirakaj, ka njerzë të fortë e besnikë rreth vetës dhe nuk mund të vritet në pusi” – i kishin thanë. Për këtë i kishin sugjerue një lloj tjetër atentati për të më shue (që e mësova ma vonë). Majori Neell (Billy Mc Lean – Rektori), njeri i qytetnuem e me ndërgjegje, kish mendue që parase të vepronte n’atë mënyrë, të takohej me mue për tu shpjegue gojarisht.

 

SHPJEGIMI ME MAJORIN NEELL

 

Me anë të një miku, më shfaqi dëshirën të takohej personalisht me mue. Nëse unë e pranoj këte takim, Ai kerkoi ti caktoj ditën e vendin, dhe ti dërgoj ndokënd timin me e marrë. Caktova ditën 2 prill (kujtoj), në javën para Pashkëve të 1944, në shtëpinë time. Erdh me Nik Sokolin vetë të pestin dhe vllaun tim Palin, që me disa djelmë ua kisha dërgue për me e  shoqnue. E pata mysafir të ruejtun (klandestin) dy ditë e tri netë.

Biseden e filloi Ai, ditën e dytë.

“Erdha në krahinë të Pukës për t’ organizue premjën e kësaj rruge ushtarake me rendsi të rendit parë për ushtrinë gjermane, rrugën Shkodër-Prizren – tha ai -. Nuk më pranoi kush për këte veprim sëpse i ndaluet ju! Kam tash sa kohë në këto malësina e nuk arrij të kryej misionin tim, e kjo vjen nga sabotimi i juej, e influenca që paskeni ju në këto Malësi. Cila asht arsyeja që jeni kaq anglofob, e njëkohësisht kaq gjermanofil? Ju si njeri me mend e politikan duhet ta dini tashma, Gjermania e ka humbë luftën. Veprimi i Juej kundër nesh, vetëm dam mund ti sjellë Shqipnisë, e aq ma tepër ty personalisht. Ti do të shënohesh anmik i deklaruem i Aleatëve. Dëshroj të hiqësh dorë nga qëndrimi i deritanishëm e të bashkpunojsh me né, kjo ka me të sjellë dobi e përfitime të mëdha. Para se të dal prej shtëpisë s’ ate, due ta dij nëse jemi miq apo armiq?”

U përgjegja: “Zotni major! U deklaroj sinqerisht, pa hile, se as nuk jam anglofob, as i shitun gjermanëve ashtusi të kanë thanë. Besoj, të jem vetëm një Shqiptar i mirë, që para gjithshkafes ka interesat e Vendit të vet. Do t’ Ua provoj se kjo asht e vërtetë. Para se ti përgjegjëm kërkesës s’ Uej, më lejoni zotni major, t’ Ua baj ekspozenë e gjendjes së Atdheut tim, si e mendoj unë, ndër kushtet e tanishme:

– Shqipnia asht Populli ma i vogël i Ballkanit. Historia e këtij Populli gjatë gjithë shekujve asht e shkrueme me lot e me gjak, kalvar i pandërpremë invazjonesh, masakrimesh, shkatrrimesh e shkombtarizimi. Nga Populli ma i vjetër i Europës, që shtrihej që prej përtej Danubit në Det të Zi, Adriatik e deri në Venedik, kemi ngelë ky grusht Shqiptarë që sot nuk kalojnë dy milionë frymë ndër kufinjtë etnikë.

– Mbas katër vjetë kryengritjesh së përgjakshme 1908-1912, u shkëputëm nga perandoria turke. Kujtuem se fituem Lirinë e shpallëm vetqeverimin. Popujt e Ballkanit, në vend që të na ndihmojshin siç u kishin ndihmue Shqiptarët atyne në luftën për Liri, i shpallën luftë Turkisë së dërmueme nga kryengritja Shqiptare, Lufta e Libi-së, kryengritjet  Jemene e tjera rrethana, e u turrën mbi tokën Shqiptare, serbë, bullgarë, grekë e malazezë. Konferenca e Londrës (1913), na shkëputi nga gjiu i Atdheut, pjesët ma të çmueshme, gjysën e tokës e Popullsisë Shqiptare, tue ua dhanë serbëve, bullgarëve, grekëve e malazezëve vendet ma pjellore, ato krahina që kishin derdhë gjak rrëkajë për katër vjet rresht, për të fitue Lirinë, si Hoti, Gruda, Kosova, Çamëria etj. E as me këto kurrë nuk u nginë fqinjtë tanë. Serbët akoma duen të dalin në Durrës, grekët kerkojnë të na grabisin edhe Korçën e Gjinokastrën, e ndoshta, ma thellë.

Populli Shqiptar nuk ka hjekë dorë kurrë, as nuk mund të hjekun nga rivendikimi mbi tokët e mbetuna jashtë kufinjve politikë t’Atdheut, por ka arsye të shpjegueshme, që nuk ka tentue ndonjëherë për ndërmarrje armësh në realizimin e  të drejtave të Tij, dhe këto arsye janë:

  1. a) Nuk ka dashtë kurrë të bajë turbullina, që mund të shtynte në luftë europiane o ma të gjanë.
  2. b) Nuk mund t’ ua dilte e vetme, vetëm me fuqitë e veta, një ndërmarrjes me armë kundër fqinjëve të koalizuem.
  3. c) Ka dishrue e shpresue (deri dikur), me ia lanë Drejtësisë Ndërkombtare ta zgjidhë ndërgjegjshmënisht këte problem.

Në këte drejtim bani përpjekjen dërgata Shqiptare në Konferencën e Paqës, mbas Luftës së Parë Botnore, me argumenta historike-kombtare  bindse, po nuk ua vuni kush veshin. Përkundrazi, dërgata Shqiptare kje shtërngue të kthehet në mbrojtje kundra kërkesave greke që donin Shqipninë e Jugut, e atyne serbe që donin Shkodrën e Shën-Gjinin.

Vetëm përkrahja kambngulse e Italisë, që mbasi nuk mundi të zbatojë planin Titoni-Venizelos, i interesonte ruajtja e integritetit të Shqipnisë, dhe VETO-ja e Presidentit Wilson, i shpëtuen këto vënde.

Grekët e mbytën në gjak e zjarr Shqipninë e Jugut, tue djegë e rrënue qinda katunde e qytetëthe (paesi). Serbët e malazezët zhdukën ma se treqindmijë Shqiptarë nga Kosova e Maqedonia prej 1912-ës e këndej. Në Çamëri e pjesën e Vilajetit të Janinës, ishin mashumse treqindmijë Shqiptarë që në 1912, e sot nuk kanë mbetë ma as katërdhjetmijë.

Unë kam bindjen e ngultë që porsa të fillojë tërhjekja e ushtrisë gjermane nga Shqipnia, tragjedia e 1912-1914, do të përsëritet kundër Atdheut tim.  Sllav e grek do të na turrën nga të gjitha anët, jo vetëm, për të pushtue e nda ndërmjet tyne edhe gjysën tjetër të kësaj Shqipni fatzezë të kufinjëve të 1913, o krejtsisht, po edhe për të na shue si komb nga faqja e dheut. Mjafton të shihni e të ndigjoni përmbajtjën e një urdhni  të Ministrit të Luftës së Mbretnisë Jugosllave, gjeneralit Mihajloviq, pjestar i qeverisë së Jugosllavisë në Londër, pra, “aleat” i juej. Ma besoni zotni major: Ky dokument nuk asht shpikje propagande, po asht kopjo besnike e origjinalit që pat ra në dorën tonë, e asht shprehja autentike e qellimëve serbe-çetnike kundër Popullit Shqiptar. (Nxora dokumentin dhe e bana përkthyesin t’ ia shpjegojë pikat kryesore që i përkisnin Shqipnisë).

Nga qeveritë Aleate deri sot Shqipnia, nuk ka asnjë garanci për t’ardhmën e saj, jo vetëm për ti njohë Tokët e Lirueme e të kthyeme në gjiun e Atdheut në Prill të 1941, por as për ato të kufinjve të 1913, dhe as për mbrojtjen e rrezikut ma të madh që U thashë, zhdukjen nga faqja e dheut. Për ma tepër qendron edhe një deklaratë e Ministrit Eden, ba në dam të Shqipnisë së kufinjve të 1913, e në dobi të Greqisë, që për mue don të thotë me i dhanë Greqisë edhe Korçën e Gjinokastrën.

Nuk besoj se Aleatët do ta pëlqejnë e lejojnë një vepër barbare masakrimi aq të shemtueme e të turpshme për vetë Aleatët jo, por nëse né vetë nuk jemi në gjendje të mbrohemi derisa të arrijnë ushtritë anglo-amerikane per me zëvëndësue ushtrinë gjermane, serbët e grekët mund ta kenë krye qellimin e tyne kriminal. E, duhet të bindeni zotni major, se nuk asht pesimizmi o fatalizmi negativ që më shtyjnë të mendoj kësisoji. Jo! Asht i njohun qellimi i ngultë i fqinjve tanë. Asht një plan i përcaktuem në hollësi siç e vutë ré n’ urdhnat e Mihajloviqit, zbatimin e të cilit e kanë fillue çetnikët e këtij gjenerali e ministri jugosllav, në krahinë të Senicës, porsa u doli rasa e parë. Në Bihor, një natë të vetme çetnikët masakruen katërmijë Shqiptarë, pleqë, të rijë, gra e fëmijë, pa lanë gjallë askend që ra në duertë e tyne. Grave shtatzanë u kanë hapë barkun me bajonetë përsëgjalli, u kanë nxjerrë fëminë nga barku, e mandej, kanë therë nanë e fëmijë, e tjera shemtime që bajnë të të ngrihën lesht e kresë. Të gjithë vendin e banë shkrum’ e hi. Ky fat po i përgatitet gjithë Popullit Shqiptar, që nga dita që fillon tërhjekja e ushtrisë gjermane, nëse né nuk do të jemi në gjendje të mbrohemi vetë derisa t’ arrini ju.

Në rrjedhim të këtyne prospektivave të tmerrshme, unë si bir’ i përvujtë, po njiherit edhe me përgjegjësi morale para Kombit tim dhe historisë, e quej detyrë  Shenjt, Urdhën nga Vorret, fëmijtë, gratë e pleqtë e këtij Populli, me i ruejtë të paprekuna e të bashkueme forcat e pakta të këtyne Malëve, për të mundë me kontribue në mbrojtjën e Atdheut ndër kufinjtë e sotëm, derisa të mos të jemi marrë nën mbrojtjën e ushtrive të Demokracive. E për të mundë me u ba kjo mbrojtje, i quej të nevojshem dy kushte kryesore:

I pari: Zhdukjen e lëvizjes komuniste, që do ta kemi gjithnjë thikë në shpatulla.

I dyti : Mos me shkaktue reprezalje gjermane, me gjeste që deri më sot nuk kanë tjetër kuptim veçse, mercenarije, ose çmendije.

Ju zotni major, kërkoni me sabotue rrugën Shkodër-Prizren, tue vra ushtarë gjermanë, tue djegë automjete, tue hjedhë ura n’ erë etj., tue ba të papërdorshëm këte komunikacion jetsor (vital) për gjermanët. E mirë, Ju, keni plotësisht të drejtë tue kenë në luftë kundër gjermanëve, dhe patjetër kujtoj, se mund t’ ia arrini qellimit po t’iu ndjekë edhe unë. Po né, Shqiptarët pse të hyjmë në këté zjarr? …(Më pritni, U lutëm, të mbaroj)…

Do t’U baj një deklaratë të shkurtë në lidhje me sa U kam thanë deri këtu. E dij se jam tue ba një pohim me rendësi e ndoshta, të damshëm për vetën time: “Jam unë që pengoj të kryeni misjonin t’Uej në këte krahinë, krejt ashtu siç keni mendue Ju. Asht e vërtetë, por nuk mund të baj ndryshe ndër kushtet që jemi!”  

Me ba atë që thoni Ju, zotni major, don të thotë, me shtërngue ushtrinë gjermane që ajo të marrë masa sigurimi.

Ato masa do ti bajshin shkrum e hi këto Malësi; do ti shuenin!

E përse? Pse t’ua vemë pushkën gjermanëve? A po vetëm, për të shue vetvetën, që të bahet ma i lehtë zbatimi i planit të Mihajloviqit, ose ardhja e komunizmit në fuqi? Këte gja, as unë, as ndonjëtjetër Shqiptar me mend e ndërgjegje, nuk mund as nuk duhet ta bajë!

Nga sa u kam parashtrue, duhet të bindeni zotni major, se as anglofobia kundra Kombit të madh britanik, as ndonjë simpati e veçantë për gjermanët, nuk më kanë shtye ta marr këte qendrim. Janë vetëm rrethanat në të cilat gjendet Populli Shqiptar e interesat e Tij, që m’ urdhojnë kështu. E ma besoni, se po të mundë të pushtonte pasjoni o instinkti ndërgjegjën time, kam të drejtë të justifikueshme përsonale, të përfitoj nga rasti i bashkpunimit me Ju, të hakmerrem kundër gjermanëve. Ata u sollën fort keq kundër meje e kolegëve të mij në Tiranë, kur pushtuen Shqipninë. Jam shtërngue të ndryhëm nder këto male, të shkëputëm nga përpjekja (kontakti) me miqë e krenë të Shqipnisë, gja që e quej të damëshme meqë nuk kam mundsi të takohëm me ta ftyrëpërftyrë, për të mujtë me arrijtë në bashkimin e kordinimin e të gjitha forcave kombtare, për ti ndejë gati rrezikut. Jam gati i paralizuem këtu, pa mujtë me lëvizë, tue kufizue veprimin tim ndër këto male, e ketë, sëpse jam lajmërue që gjermanët duen të më arrestojnë e interrnojnë në Gjermani. Kam informata të sigurta mbi këte marrëzi të tyne, pse ua kanë mbushë mendjen disa intriganta shqiptarë të pandërgjegjshëm, se unë jam kundër tyne. E megjithkëtë sjellje marrëzije të gjermanëve, që gënjehen nga ma i pari që u paraqitet, nuk mund të baj një akt që e kujtoj me bindje se asht kundër interesit t’ Atdheut tim. Fatbardhësisht, kam shumë ma të fortë ndërgjegjën kombtare se pasjonin ose interesin tim.

Shqipnija për mue nuk asht element shfrytëzimi, po NANË.

Nuk mund të marr pjesë në masakrimin e Sajë. Këto janë arsyet që nuk më lejojnë t’ aderoj në planin t’ Uej e asgja tjetër.

Më keni thanë se nuk keni fakultetin të bani traktativa politike, e prandej, asht e kotë t’ U baj propozime për një akord eventual.

Po të kishi këte fakultet, e të mund t’ arrijshim n’atë marrëveshje, që unë e mendoj kusht të domosdoshëm për nevojat e të drejtat e Atdheut tim, e aspak kundër interesave angleze, të deklaroj sinqerisht, se do t’ ishëm gati t’ Ua shtrijë dorën, ti shtrohëm vullnetit t’ Uej, edhe pse e dij me siguri se do ta shkatrroj këte krahinë, për të mujtë me kontribue në sigurimin e s’ ardhmes së Kombit tim. Do ta zhgulshe zemrën nga gjoksi e të vija një gurë në vend të sajë.

Kjo deklaratë e fundit, duhet t’ U jetë e mjaftë për t’ U bindë se qëndrimi im nuk rrjedhë as nga anglofobija, as nga gjermanofilia.

E tash, nuk po të mbajë ma gjatë me fjalë zotni major, por para se të më përgjegjesh, dhe të më thuesh mendimin Tand, due me të ba një apel të rendit njerzor. Due t’ Ua kërkoj një sakrificë:

“Të shvisheni për një moment nga misjoni Juej. Të harroni se jeni anglez. Të viheni ndergjegjshmënisht në gjendjen time dhe të thoni: Çka do të bajshit Ju, si Shqiptar i mirë, ndër rrethanat që Ua tregova?”…

I prekun thellësisht, – mbas pak heshtje – mu përgjegjë:

“Më keni vue në pozitë të vështirë shkëlqesë, me arsyetimin që më keni ba dhe këte kërkesën e fundit. Më folët me zemër të haptë e më duhet tu përgjegjëm sinqerisht: Nuk mund t’ iu thom se nuk keni të drejtë për qendrimin që keni marrë, derisa keni ato bindje. Edhe unë, kujtoj, se nuk mund të bajshe ndryshe, pra, e quej të kotë të insistoj me kërkue bashkpunimin t’ Uej mbi bazat që kishe mendue e që deri më sot, kam veprue në gjithë Shqipninë. Dishroj të mbetemi miqë, tue arrijtë pa tjetër në bashkpunim mbi baza të ndershme. Do ta shkapërcej mandatin tim kësajë here. Më tregoni konditat rreth të cilave mund të merremi vesh. Nëse hynë deri diku në kompetencën time, fillojmë menjëherë, nëse e kalojnë fakultetin tim, do të ia parashtroj Kuartierit të përgjithshëm n’Itali me rekomandimet e mija ma të favorshme.”

 

K Ë R K E S A T  E  M I J A:

 

1) Qeveritë Aleate (Anglija, Franca  dhe Shtetet e Bashkueme) të formojnë pa vonesë një Qeveri Shqiptare të përkohshme në mërgim, siç kanë ba për kombet tjera të pushtueme nga Boshti.

2) Në mes t’ Aleatëve të Mëdhej e ksajë qeverije të nënshkruhet një protokol, për sigurimin e pavarsisë e t’integritetit toksor të Shqipnisë, tue përfshi mbrëndë edhe tokët iredente të kthyeme në gjiun e Atdheut, në Prill të vitit 1941.

3) Të shpallet nga zallanësit e Ministrive të Punëve të Jashtme të Londrës e Washingtonit, teksti i këtij protokoli me të gjitha hollsitë dhe të bahet i njohun me shtyp dhe radio.

4) Në gjiun e Shqipnisë, përveç vendeve që janë sot, duhet të hyjnë edhe Mitrovica, Kaçaniku dhe Çamëria.

5) Tu pritën furnizimet e ndihmat të çdo natyre komunistëve nga Anglia dhe Amerika, dhe të ndihmohën nacionalistët.

Këto kërkesa përsa u përket kufinjëve janë të drejta natyrale të Shtetit Shqiptar. Nëse Aleatët, kanë marrë detyrime të kundërta ndaj Jugosllavisë e Greqisë, e nuk mundën ta pranojnë konditë absolute çeshtjen e kufinjëve siç e parashtrova, atëherë, shtërngohëm të zbres në minimum me këte kompromis:

  1. a) Të sigurohet paprekshmënija e kufinjëve të 1913.
  2. b) Kërkesat Shqiptare e sllave mbi Kosovën dhe tjera vende, të zgjidhën me anë plebishiti të përgjithshëm, tue mos pasë të drejtë plebishiti elementa kolonista t’ instaluem mbas 1912; pokështu, të veprohet edhe për Greqinë.
  3. c) Plebishiti të zhvillohet nën kontrollin e sigurimin e lirisë nga ushtritë anglo – amerikane, dhe Shqipnia, Jugosllavia dhe Greqia, t’ impenjohën që maparë me respektue e pranue përfundimisht rezultatin e plebishitit.
  4. d) Të mbahet statuo-qou-ja e kufinjëve të tanishëm deri në përfundim të referendumit. Nëse kjo pikë nuk pëlqehet, vendet e kontestueshme t’administrohën nga një Komision Ndërkombtar derisa të zgjidhet problemi me referendum.
  5. d) Pala që do të fitojë me referendum, të detyrohet me u dhanë pakicave Statutin e Minoritetit të së Drejtës Ndërkombtare.

***

Këto janë zotni major konditat maksimum e minimum ndër të cilat, unë jam gati t’ U vihëm në dispozicjon.

“I gjej me vend këto kërkesa – tha majori – sidomos pjesën e dytë, e patjetër, do t’ ia transmetoj porsa të këthej në qendër, e do ti mbështes me gjithë zemër. Due t’ ju pyes edhe një gja: Nëse pranohën kërkesat tua tanësisht o pjesërisht, qeverija a duhet të formohet e drejtohet nga Mbreti Zog, a po të lihet në njëanë Zogu për tani?”

– Mbi këte pikë mund të shprehi vetëm mendimin tim: Të bahet ashtu si Aleatët ta gjykojnë ma të përshtatshme për kohën. Mue nuk më intereson në mënyrë të posaçme të jetë ose jo, Mbreti Zog, që të drejtojë këtë punë, megjithqë, kujtoj se ma mirë se Ai, asnjë tjetër nuk mund ta drejtojë. Më intereson të formohet një qeveri Shqiptare jashtë e me këtë të lidhën Aleatët me protokolin që kam thanë.

Natyrisht, duhet të jenë përsona që gëzojnë prestigj e besim në Popullin Shqiptar, Ata që do të përbajnë qeverinë.

Këte prestigj ma të madh se Zogu, sot, nuk e ka askush nga të mërguemit.

– “Due t’ ju kujtoj disa gjana me rendësi” – këthej prap majori – : “Këto propozime do të kishin pasë ma shumë peshë e vlerë, sikur t’ishin parashtrue para ditës së sotit e njëzani nga krenët ma me rëndsi të Shqipnisë, të cilëve, nuk u kanë mungue kontaktet me mue e të tjerë kryetarë misjonesh. Jam sjellë anëmbanë Shqipnisë nga Jugu në Veri, e jam takue pothuej me të gjithë krentë ma me rendësi e reprezentativë të Shqipnisë, si Mit’hat Frashërin, Abaz Kupin etj., e më duhet me të thanë sinqerisht, se askush deri sot, nuk ma ka paraqitë problemin në këte mënyrë e me këta kushte. Janë mjaftue me premtimet e miqësisë sonë.

Kërkesa të tilla asht e para herë që i parashtrohën Kuartierit të Përgjithshëm. Mos harroni, se né jemi Aleatë edhe me Rusinë, e ndoshta, me të tanë vullnetin e mirë që të kenë qeveritë e Londrës e Washingtonit, Rusija nuk e pranon një të tillë protokol.

Mos tu vijë keq tu them se jeni vetëm. Megjithkëte, unë t’ jap fjalën e nderit e t’oficerit të R.A.F.-it , se do ti mbështes kërkesat tua, pse i gjejë krejt të drejta.

Kishe ardhë me krejt tjetër mendim ndaj jush, nga ai që më bindët.  Më kishin thanë se ké kenë i shitun i italjanëve maparë, ndersa, tash i gjermanëve, e më kishin mbushë mendjen se pa u zhdukë ti, nuk mund të bajmë gja ndër këto Malësi. Duheshe vra! Ata nuk e morën përsipër tue thanë se kishe njerzë besnikë rreth vetës, dhe nuk dilje nga shtëpia.

Më këshilluen me të bombardue shtëpinë me ndonjë skuadër që kalojnë përditë këndej. Parase të merrshe vendim për atë akt të tmerrshëm, që si njeri nuk më pëlqen, vëndosa të marr këte takim me ju për tu shpjegue e mundsisht me të ba për vete, në rasë të kundërt, do t ‘ju quejshe anmik të deklaruem, e në rrjedhim, do të veprojshim. E kuptova se nuk kenke ashtu siç më kanë thanë. Të shtërngoj dorën e jemi miqë!”

Në këte bashkbisedim, ishin pranë edhe i ndjeri Hilmi Leka dhe përkthyesi, një nënoficer i aviacionit italian, nga Firence.

***

Ma vonë, mbas një bashkfjalimi që kishte pasë Hilmiu (pa mue) me majorin Neell, më tha: “Majori më thirri me bisedue e më tha, me u përpjekë me të mbushë mendjën mos me refuzue bashkpunimin në rasë se gjejnë pengesa tashpërtash propozimet që bane ti. Asht gati me t’ ofrue sa të duesh të holla e matërial luftarak që të kërkojsh.

Duhet mendue me objektivitet çeshtja – tha -, me që duket, se gjithshkafja asht e humbun. Ti vetëm, nuk mund ta shpëtojsh Shqipninë, as nuk ké përgjegjësi. Unë nuk dua të përfitoj nga ky rast, por asht  mirë të shikosh edhe për vetën tande, sëpakut për familjën, edhe kundrejt familjes asht përgjegjësia sa kundrejt Atdheut, e ma e madhe!”

Nuk iu përgjegja Hilmiut. Shkuem bashkë në dhomën e majorit të cilit iu drejtova:

– Shkëlqesa Leka, më bani një propozim nga ana e Juej.

Unë insistoj e U lus, të parashtroni e të përkrahni propozimet që u kam shënue. Vetëm n’ atë mënyrë më qetsohet ndërgjegja.

“Patjetër, si të kam dhanë fjalën – tha majori-. Këte propozimin e fundit e mendova, për rasën kur përgjegja të mos jetë ajo e dishrueme nga ju. Mbas bisedimit të djeshëm nuk munda t’ ua them vetë, e përfitova nga miqësija që u lidh me shkëlqesën Leka. Jam në dispozicion t’ Uej!”

– “Zotni major, më ndjeni që po Ua përsërisë: Asnjë bazë tjetër nuk ka që unë të mund t’ aderoj në planin t’ Uej, përveç asajë që u thashë dje. Nuk jam pasanik. E lakmoj edhe unë pasuninë dhe paren si çdo njeri tjetër, por po u them sinqerisht, se për të më blé ndërgjegjën time nuk mjafton as ari e thesaret e gjithë Botës!” Këto fjalë ia thashë majorit…

Të nesërmen mbramje, majori la shtëpinë time për me shkue në qendër të vet. Mbas pak kohe më shkroi nji letër nga Vau i Fierzës. Përmbledhja e shkurtë e së cilës ishte kjo : “Siç mbetëm dakord, i kam parashtrue menjëherë propozimet tua Kuartierit të përgjithshëm, por endè nuk kam marrë përgjegje. Kuptohet, se do ti jetë transmetue Londrës, e prandej asht edhe vonesa.

Jam n’ udhëtim për në Mat tek Abaz Kupi. Atje ka arrijtë një kolonel drejtë nga Londra (shënim K.M.-paska pasë qenë Amery), i cili parase të nisej për në Shqipni, ka pasë audjencë me Eden, te Çërçill dhe tek Mbreti Gjergj, e kujtoj, se asht bashkëbisedue edhe me Mbretin Zog.

Ai patjetër, do të jetë i ngarkuem me misjon edhe në lidhje me kërkesat tua. Porsa, të kryej punë me të, do të kthehëm tek Ju, sigurisht, me lajme të kënaqëshme.”

Me të kthyemen nga ky udhtim, nuk erdh tek unë. Më ka shkrue një letër katër faqe nga qendra e tij në Bëtoshë, tue më dhanë me kuptue – në mënyrë fort delikate, e që sigurisht, shprehte keqardhjen e Tij, të sinqertë – deshtimin e përpjekjeve të Tij rreth propozimeve të mija.

Nga ana tjetër thonte: “Besoj, se prap do të kishim mundsinë të gjejmë baza morale e patriotike të qetsueshme edhe për Ju, për bashkpunimin tonë, prandej dishëroj që mbrënda dhjetë ditëve, të dërgosh njerzit tu me më marrë të takohemi edhe njëherë”.

Bisedimet e takimit të dytë kjenë ma të shkurta e të thjeshta:

“Qeverija angleze -tha majori-, nuk mund të marrë detyrimet që keni kërkue, me një protokol zyrtar, për shkaqe të ndryshme e kryesisht, pse do të ishte një akt arbitrar pa aderimin e Rusisë, që e kemi aleate.

Nëse nacionalistët Shqiptarë bashkëpunojnë me né e bajnë si tu themi né, qeverija angleze do tu presin ndihmën komunistëve, po kjé se nuk bindën me hjekë dorë nga vllavrasja e me ba front të përbashkët me ju, kundër gjermanëve. Qeverija e Mbretnisë N. Britanike, do ti japin përkrahjën kauzës Shqiptare në Konferencën e Paqës.”

Këte premtim Qeverija e M.N. Britanike a e ep së paku me shkrim konfidencjal? – i thashë -, të njëfarë vlere protokolare?

“Nuk mund të siguroj – tha majori. E di se nuk do të jeni i knaqun me kaq, megjithatë, u kshilloj miqësisht të bashkpunoni me né. Tashma, nuk kemi edhe aq nevojë për këto aksjone se Gjermania e ka të humbun luftën me siguri, e matepër asht arsyeja, që due ti bajmë shërbim së bashku Shqipnisë, ku kam gjetë mikpritje e besnikri të pakufi; due që edhe ti përsonalisht të përfitosh me ndreqë pozitën tande për t’ardhmën. Ju jeni i njohun si fashist e kolaboracionist e mund të viheni në listën e kriminelëve të luftës, që do të gjykohën nga një gjyq ndërkombtar, po të mbani qendrimin e deritanishëm. Nuk e meritoni këte fat, por mund t’ iu ndollë. Sigurisht, unë nuk do të raportoj keq për Ju, as nuk do të jetë qeverija britanike që ka me kërkue gjykimin tuej, por këtë mund ta bajë qeverija e ardhshme Shqiptare. Bashkpunimi i juej me né këto kohë të fundit, kishte për ti asgjesue të gjitha akuzat kundër jush.

Duhet të mendoni edhe për vetën Tuej!”

Nuk ngurrova të rrefuzoj përsëri aderimin tim:

“Nuk më trembin as gjygji as vdekja zotni major – kjenë fjalët e para të përgjegjes sime -. Madje, do ta pritshe me kënaqësi daljen time eventuale para një gjyqi ndërkombtar, nëse fati i zi ka paracaktue që Atdheu im, do të pësojë rrënimin që mue më përshkohet kjartë si film parasyshë. Po të kem nderin të dal para një gjyqi të tillë, do të më jepet rasa me vue në dukje para opinionit botnor padrejtsinë e vazhdueshme që asht ba kundër këtij Populli të vogël e fatkeq, që nuk i ka ba askujt ndonjë të keqe, veçse kërkon të jetojë i lirë në tokën e të Parëve të vet, ashtusi, natyra e Zoti i kanë dhanë të drejtë njeriut. Do të më jepet rasa me provue se ky gjak i pashembullt në histori, nuk asht derdhë për të sigurue të drejtat e njeriut njësoj për të gjithë, siç asht premtue, po për egoizëm dominacioni “i forti mbi të dobëtin”, e se popujt e vegjël janë vetëm plaçkë tregu për popujt ma të mëdhej. E do të kemi knaqësinë t’ ua përplasi nder sy se aleanca demokrate –  bolshevike, asht një përbindsh që së shpejti, do të shkëputet në dy pjesë, për të shkatrrue njenitjetrin.

Ju, po rrënoni Europën, për t’ ua dhanë si një bukë të pjekun bolshevizmit aziatik.

Po, të pranojmë tezën që Gjermania do ta humbi këte luftë tansisht, ka me e humbë atë tue u shkatrrue krejtësisht, atëherë – vinju mendjen fjalëve që u thashë sot -, do të vërtetohet sa u thashë, kaosi!

Logjika e arsyetimi i shndoshë m’ lejojnë të besoj, se përgjegjësat e politikës angleze dhe amerikane, i kanë parapa të gjitha rreziqet!

Kështu, kur Gjermania të ketë ra në gjunjë, tue mos kenë ma e rrezikshme për ju, do të përfundohet një kompromis i pranueshëm edhe për Gjermaninë, për ti ba ballë së bashku rrezikut bolshevik.

Me këte kompromis do të shpëtojë qytetnimi botnor-kristjan dhe vetë  Europa, dhe mbrënda Europës edhe Shqipnia. 

Pa Gjermani nuk ka Europë, e pa Europë, do të bolshevizohej -shpejtë a vonë – e gjithë Bota. Kështu e thotë logjika!

Mos t’ U vijë keq zotni major t’ U them se unë: Nuk mund të mbështetëm në premtime të ngjashme me ata të kolonelit Laurence.

Kërkoj ndihma tek ju. Do të kërkoj edhe tek gjermanët, madje,  edhe tek Zoti, e tek “dreqi”, për të zhdukë rrezikun komunist e për të mbrojtë kufinjtë e Atdheut tim.

E dij se përgjegjësat e nacionalizmit Shqiptarë janë çapërdisë (gati çmendë) e verbue nga pasioni i partizanive, e se po nuk u ba e kordinue bashkveprimi i përgjithshëm në frontin antibolshevik, n’emën t’Atdheut e jo të partive, kemi sharrue, por unë do të kryej detyrën time edhe vetëm.

Dishroj të mbetemi miqë! Po kje se gjermanët, do të marrin masa kundër Jush dhe e ndjeni nevojën time, le t’ U prijë Nik Sokoli e ejani tek unë. U siguroj se derisa të mbarojë lufta keni me kenë të siguruem. Gjithshka e papritun mund të ndollë. Gjermanët janë në thyemje por janë akoma mjaft të fortë, dhe përmatepër, si e dini, ata do reklamojnë armët sekrete(1). Nëse arrijnë ti shtijnë në përdorim ato armë ashtu siç thonë, fati i luftës mund të ndryshojë tue u kthye prap në favor të tyne; atëherë, gjendja juej në Shqipni ka për me u vështirsue. Tek unë keni për të pasë kurdoherë mbrojtje të sigurtë klandestine.

Unë uroj, që kjo luftë të mbarojë me kompromis në mes Boshtit e Aleatëve, në një front të përbashkët kundër rrezikut bolshevik!”.

***

Me kaq u ndamë e nuk u pamë kurrma me majorin Neell.

E rrëfej pangurrim se më mbeti kujtimi i mirë ndaj tij, pse me gjithë misionin delikat që iu donte ta kryente si ushtar e si anglez i mirë, ai kishte edhe kuptimin e kjartë të rrezikut komunist, e për ma tepër, kishte edhe ndjenjën e drejtësisë.

Pak ditë mavonë, gjendarmërija e Iballës kapi një kapiten anglez vet’ të tretin që vinin nga Mati për të shkue në qendrën e misionit Neell. Ndërhyna e i mora në dorzim dhe mbasi i perbujta në shtëpinë time, i përcolla tek majori Neell. Kam pranue edhe dhuratë prej misionit Neell, tetë teneqe (bidona) benzinë që mu dojshin për motorrin e ndriçimit elektrik të shtëpisë, dhe pak paketa cigare angleze e asgja tjetër.

Majori Neell (tash kolonel i R.A.F.-it), asht gjallë, burrë me ndërgjegje dhe intelektual. Jam i sigurtë se po të jetë nevoja, do ti dishmojë fjalëpërfjalë këta shënime të mija.

——–

  • Mbasi kishe rradhue këte vëllim, Nënsekretari i Shtabit të Pentagon-it me një deklaratë zyrtare, zbulonte se gjermanët, kishin ba me sukses provën e parë të bombës atomike në një ishull në Helgeland (Norvegji) në Fruer 1944.

La France (1913) – Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2019

 

“La France” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Çështja shqiptare

Një kërkesë nga Ismail Qemali

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 11 Prill. – Ismail Qemali mbajti deklaratat në vijim :

 

Duka i Montpensierit erdhi në Vlorë pjesërisht për kënaqësinë e tij; ai dha 1000 franga për të varfërit e qytetit.

 

Duka më tha që donte të aplikonte për fronin e Shqipërisë; Unë refuzova t’i premtoj mbështetjen time.

 

Lajmi i publikuar nga një gazetë pariziane, sipas të cilit Duka i Montpensierit është shpallur Dukë i Shqipërisë, është i pabazuar.

 

Ismail Qemali shtoi se ai ishte larguar nga Vlora për të protestuar personalisht ndaj kancelarive evropiane kundër mospranimit të Kosovës në Shqipëri.

 

VETVRASJA E NJË KOMBI – Nga KOLË MIRAKAJ – PJESA E DHJETË

 PËRPJEKJET E SYLÇE BEG BUSHATIT, KAPIDANIT TË MIRDITËS GJON MARKAGJONIT, E TË TJERËVE ANTARË TË “GRUPIT INDIPENDENT” – “BESËLIDHJA E SHKODRES”

 

Nuk jam në gjendje të përcaktoj datën, por dihet se në muejin Janar e kah fillimi i shkurtit 1944, përsonalitete të Grupit Indipendent, morën nisjativën rishtas, për të mujtë me arrijtë në marrëveshje bashkpunimi me dy partitë tjera, për të përballue rrezikun bolshevik.

I pari bashkfjalim me anën tjetër për këte qellim, u ba në shtëpinë e Kapidanit të Mirditës në Shkodër, me z. Sali Myftinë, i cili e pëlqei mendimin, e kështu, u vendos të vazhdoheshin përpjekjet për t’arrijtë në një mbledhje të gjanë të përfaqsuesëve të tre grupeve.

Mbas pak ditësh mbledhja u ba përsëri në shtëpi të Kapidanit, ku kanë marrë pjesë:

Për Grupin Indipendent: z. Sylço beg Bushati, Gjon Markagjoni, Hafiz Ali Kraja, Shuk Gurakuqi e Maliq beg Bushati.

Për Legalitetin: Ndoc Çoba  e Shefqet Muka.

Për Ballin Kombëtar: Mit-hat Frashëri, Lec Kurti, Jup Kazazi, Vasil Andoni, etj.

U arrijt në rradhimin e nënshkrimin e një protokoli në tri kopje origjinale, për bashkëpunim dhe që asht quejtë:

“B E S Ë L I D H J A  E  S H K O D R E S”.

U morën vendimet e rastit ndër të cilat ishin këto:

1) “Beslidhja e Shkodrës” do të mbledhë dhjetë deri në dymbëdhjetmijë vullnetarë të pa rrogë nga krahinat e Shkodrës: Mirditë, Malësi e Madhe e Rranxa, Pukë, Dukagjin, Ulqin, Malësi e Lezhës e Fusha.

2) Forcat do të mblidhen nga “Besëlidhja e Shkodrës” me karakter kombtar e jo partishë, dhe do të vihën në shërbim të qeverisë për luftën kundër komunizmit. Qendra e këtyne forcave, mbas spastrimit të Shqipnisë së Jugut, do të jetë Tirana.

3) Të ftohën sa ma shpejtë Krenët e Maleve për një mbledhje në Shkodër, së bashku me Parinë e qytetit. Për këte qellim u dërguen përfaqësues të “B e s l i d h j e s” për çdo Nënprefekturë, për të bisedue me Krenët qellimin e mbledhjes.

4) Të dërgohën tre përfaqësues në Tiranë, për të lutë qeverinë të marrë mbi vete shpenzimet që parashiheshin për mbledhjen e rekrutimin (ushqim, banim etj.) Hafiz Ali Kraja, Ndoc Çoba e Jup Kazazi u dërguen në Tiranë për ti parashtrue Këshillit të Naltë e Qeverisë sa u tha, ndërsa, Mit-hat Frashëri dha premtimin me dhanë përkrahjen e Tij, pranë autoriteteve shtetnore për përmbushjen e këtyne nevojave.

Në bisedimet e para që u banë me Këshillin e Naltë e Kryetarin e Qeverisë, autoritetet në fjalë e pëlqyen nisiativën e Shkodrës, dhe premtuen me vue në dispozicion të “Beslidhjes” mjetet e nëvojshme financiare. Me këte premtim këthehej dërgata e Shkodrës nga Tirana.

Mbas rreth dhjetë ditësh erdhi në Shkodër antari i kshillit të naltë At Anton Harapi, i cili në mbledhjën e Këshillit të Beslidhjes kërkue nga Ai, bani këte deklaratë: “Jam i ngarkuem prej Këshillit të Naltë e prej Qeverisë tu njoftoj se: Qeveria ka caktue 60.000 (gjashtdhjetmijë) fr.sh. për tu ardhë në ndihmë që të mundeni me ba mbledhjen e Krenëve të Maleve e përgatitjen e forcave; por, për tashti këto forca nuk duhet të mblidhën. Duem prej jush për tashti të na jepni treqindë vetë me i dërgue në Shqipninë e Jugut, për të luftue kundra çetave komuniste. Nëse na jepni këta treqindë vetë, u japim 60.000 frangat, nëse jo, mos pritni ndihmë prej Qeverisë. Kësaj kërkese (absurde) iu përgjegjë Kapidani i Mirditës z. Gjon Markagjoni, me këto terma: “Nuk kemi dalë me shitë njerzë për pare, po kemi dashtë e duem të mbledhim forcat e mjaftueshme e me ua vue qeverisë në shërbim, që në bashkëpunim me forcat nacionaliste të tjerave krahina, e me organet e sigurimit të spastrohet krejt Shqipnia nga rreziku komunist, që e ndiejmë rrezik vdekje për Kombin. Kemi pasë vendosë të spastrohet krejt Veriu deri në Shkumbin, si fazë e parë, e mandej, sëbashku me forcat nacionaliste të Jugut, me spastrue edhe pjesën tjetër të Shqipnisë deri ndër kufinjtë e Jugut.

Me dërgue vetëm treqindë vetë tash që Jugu ka marrë zjarr, nuk ka tjetër kuptim as nuk jep tjetër fryt veç, “me u çue mish në kasaphanën komuniste”, dhe jo, me shpetue Shqipninë. Këte punë nuk na e lejon shpirti me e ba, që të marrim në qafë treqindë djelmoça.”

Mbas gati një jave, qeveria dërgoi prap në Shkodër Ministrin Musa Gjylbegu, me të njajtat propozime të At A. Harapit, dhe iu dha e njajta përgjegje. Këto pengime të qeverisë e kryesisht të Këshillit të Naltë, vonuen mbledhjen e krenëve në Shkodër, dhe e banë të pamundun mbledhjen e forcave.

Megjithkëto pengesa e ndryshime mendimesh, u ba edhe prova e “treqindë vetëve”. Qeveria ngarkoi major Dod Nikollën të formojë një batalion shetitës nga rrethet e Shkodrës. Beslidhja e Shkodrës i vuni në dispozicjon treqindenjëzet djelmosha të zgjedhun, nja pesëdhjetë nga Malësia e Madhe e të tjerët Mirditas, Pukas  e Dukagjinas. Ky bataljon i vogël bani mrekullina derisa u mbajt tok si unitet luftimi, tue i shpartallue çetat komuniste kudo u ndesh me to, e sidomos, në qarkun e Elbasanit. Por bash kur ishte në kulmin e fitoreve, tue përfundue misjonin e vet lumnisht për Kombin deri ku i ishte paracaktue vendi, mori urdhën të shkojë në Vlonë, ku tri kompanitë u ndanë veç e veç në distanca të largëta.

Me 26 korrik 1944 një kompani e këtij bataljoni me qendër në Dukaj të Tepelenës rrethohet nga grumbullimi i brigatave komuniste. Ishte tue dalë drita e kompania ishte n’udhtim për tu këthye në qendër të bataljonit, meqë mbas kambnguljes së papreme të major Dod Nikollës, që shihte rrezikun e kjartë të humbjes së njerzëve në këte lloj shpërndamje. Major Doda, kish nxjerrë autorizimin me e mbledhë tok bataljonin simbas taktikës së tij të maparshme. Kompania ra në pusi pa shtek shpëtimi. Në këte gjendje tragjike, skyfterët e malëve vendosën të vdesin me nder e jo, me ra gjallë në dorë të klyshëve të Rusisë. Pesdhjeteshtatë djelmoça Pukas e pesëdhjetekatër Mirditas dhe, një pakicë e të tjera vendeve me disa ballista, përsëritën shembullin epik të Thermopilëve, pa u dorzue një i gjallë, e vetëm një djalë prej Berishës së Pukës, Shtjefën Gegë Gjura, shpëtoi për mrekulli, edhe Ai i plagosun, sa me mujtë me u sjellë lajmin e zi e trimninë e pashoqe Nanave zemërthame. (Mbasi pat arrijtë bataljoni në Vlonë, i kjen shtue atyne edhe pesdhjetë vetë të dërguem nga bajraktari i Thkellës, kapiten Nikollë Mëlyshi).

E këtu, vjen vetvetiu pyetja ose vrejtja e disa bashkatdhetarëve që i dijnë e nuk i dijnë mbrapaskenat e sabotimit e të tradhëtisë që prej poshtë …..e deri naltë….e që, akoma vazhdojnë të fajsojnë Veriun: “Nuk na ndihmoi Veriu (!)”, kush e ka fajin? Po t’ ishte lejue e ndihmue “Beslidhja e Shkodrës”, të vejë në veprim planin e vullnetin e vet tue mbledhë dhjetë apo pesëmbëdhjetë të tilla bataljone, çka do të kishte ngja?

Oh fat’ i zi ! Të tjera fjalë do t’ ishin sot!..

 

PËRGJEGJËSI E TMERSHME.

EGOIZËM I VERBËT. FRIKË E KOTË !

 

Pse vepra e “Beslidhjes së Shkodrës” u sabotue,  kjo gja u kuptue e asht marrë vesh në hollësina. Autoritetet e Nalta të Shtetit e Mit-hat Frashëri me ta, nuk deshtën të mblidheshin forcat e Malësive të Shkodrës,  pse dyshonin që kur t’arrinin gjithë këto forca në Tiranë, mbasi të kishin spastrue Shqipninë e Veriut, së bashku me forcat e Dibrës, Lumës, Matit e Elbasanit, që mund të shkapërcejshin numrin e tridhjetmijë luftarëve, do të kërkojshin ramjën e Këshillit të Naltë dhe të qeverisë, për të marrë pushtetin në dorë Sylço Beg Bushati e Gjon Markagjoni me miqtë e vet.

Kjo e asgja tjetër, kje arsyeja e sabotimit të programit të Beslidhjes së Shkodrës, e të njëtjetër nisjative poaq me rendësi në mbarim të Gushtit 1944. Ai dyshim ishte krejt i pavend, pse askush prej nesh nuk kishte lakmi pushteti.          Ky dyshim ndoshta, e pati zanafillën (origjinën), nga kërkesa që qyshë në përpjekjet e para, disa prej Krenëve të Maleve kishin vue kusht (konditë) marrjen pjesë përsonalisht të Sylço begut e Gjon Markagjonit e të tjerë Pari të Shkodrës, në krye të këtyne fuqive.

Dyshim krejt i pavend sepse, askush nga këta krenë nuk kishte tjetër qellim as lakmi veçse, zhdukjën e rrezikut bolshevik.

Na kemi kenë të ngimë, deri tek s’bahet me përgjegjësi qeverimi të kohëve aq të vështira, e ishte e kotë me mendue se mund të na shkonte nepërmend një gja e tillë.

Kërkesa e Krenëve të Malëve për të pasë në krye përsonalisht Parinë ma të naltë të vendit, rrjedhte nga dy arsye krejt me vend:

  1. a) Arsyeja e parë, ishte tradicjoni që kanë pasë gjithmonë Malet e Veriut, “Ku të shkojë kreu, me shkue djelmnija, e pa atë jo!”
  2. b) Barrën e përgjegjësinë e fillimit, mos ta marrë vetëm Malësia, po së bashku me qytetin e Shkodrës (siç ka kenë përherë zakon me dalë n’ ushtri), e mandej, me të gjithë Shqipninë së bashkut.

Se çfarë rroli ka  luejt Mit-hat Frashëri që pat premtue përkrahjen pranë autoriteteve të Nalta, nuk mund ta përcaktoj me siguri, por dihet se n’atë kohë Mit-hati me Mehdi beun (ky i fundit kishte zyrtarisht në dorë timonin e punëve) ishin në marrëdhënjet ma të mira, e natë-ditë bashkë njeni me tjetrin, prandej, mund të mendohet se një sigurim i Mit-hat beut, do ta kishte qetsue Mehdi Frashërin, e do t’ ishin shkapërcye pengimet e Këshillit të Naltë, për me vue në veprim protokolin e “Beslidhjes së Shkodrës”, që do të kish kenë shpëtimi i Shqipnisë.

Mit-hat Beu i preu krejtësisht marrëdhanjet me “Beslidhjen”, mbas ardhjes së At Anton Harapit e Gjylbegut në Shkodër.

E sabotueme dhe e paralizueme si u pa atëherë, “Beslidhja” arrijti në Maj 1944, të mbledhë një pjesë të ndijshme të Krenëve të Maleve në Shkodër. Krentë pranuen të marrin pjesë në lëvizje e t’ japin kushtrimin kurdo tu jepej lajmi nga “Beslidhja”, tue vue njëzani kushtin që u tha: Të merrshin pjesë edhe qyteti i Shkodrës me Sylço begun e Kapidan Gjon Markagjonin, e tjerë Parësi Shkodrane në krye. Të gjithë përveç, Krenëve të Malësisë së Madhe, deklaruen se nuk kërkojnë asgja tjetër prej qeverisë, veçse pushkë, fishekë e bukë. Malësia e Madhe nepërmjet fjalëve të Kol Zefit e Smajl Haxhisë, kërkoi dy spitale, deputetë të tyne e tjera, si kusht për pjesëmarrje. Kjo kërkesë e pavend n’atë kohë e gjendje, nuk ishte tjetër veçse fryti i nxitimit të njanit …nga antarët e Këshillit të Naltë, tash në jetë të vërtetë, për të sabotue mbledhjen e forcave. Ky ishte sabotim shumanësh e gjithfarëlloji, që vazhdoi sistematikisht derisa solli triumfin e atij rregjimi egërsinash që sot, po martirizojnë Shqipninë.

***

Pak kohë mbas kësaj mledhje të Shkodrës, pat vend njëtjetër mbledhje krejt në kundërshtim me frymën e protokolit të “Beslidhjes së Shkodrës”. Kjo mbledhje u mbajt në një katund të Postribës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Ballit, Legalitetit e partisë komuniste.

Për Legalitetin morën pjesë major Mul Bajraktari, major Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli etj. Për Ballin Kombtar, Jup Kazazi, Zef Pali etj . Për partinë komuniste Riza Dani, Gjovalin Luka, Don Luigj Pici, Sabri Gilani etj.

Mbledhja nuk arriti ndonjë marrëveshje për shkak të komunistëve, madje, kjo, si edhe arësye të tjera çuen edhe në arrestimin e interrnimin e Mul Bajraktarit e Sabri Gilanit në Gjermani.

 

T A K I M  N Ë  B U L G Ë R

 

Në fillim të Tetorit 1944, në shtëpinë e Gjon Fushës në Bulgër, Kapidani i Mirditës takohej me Mit-hat Frashërin, Abaz Kupin, Abaz Ermënin, Ali Klisurën, Fiqiri Dinen, gjeneral Preng Pervizin, Hysni Demën e tjerë.             Shqipnia e Jugut, Dibra, Luma, Mati dhe pjesa ma e madhe e krahinës së Elbasanit, kishin ra në dorë të brigatave komuniste. Sulmi kishte fillue edhe kundër Mirditës.

Mit-hat Frashëri e Abaz Kupi propozuen të shkohej në Lurë e atje të shpallej Qeveria e Përkohshme. Gjon Markagjoni i njoftoi se Lura ishte pushtue nga Mehmet Shehu, e se vendi ma i përshtatshëm për të formue një qeveri do t’ ishte Shkodra, meqë edhe po të arrihej të pushtohej Lura nga nacjonalistët, nuk do të kishte asnjë dobi praktike kenja e një qeverie n’at katund të vogël malsije pa nderlidhje rrugore; meqë prej andej nuk do të ishte e mundun të furnizohën fuqitë luftarake me ushqim e municjon, ndërsa, nga Shkodra, do t’ishte kjo mundësi për ushqim meqë endè rruga Shkodër-Prizren ishte e lirë. Prandej, mendimi im, -tha kapidani- asht që Mit-hat Frashëri me njerzit e nevojshëm e me pleqtë të nisën për Shkodër, e në marrëveshje me Sylço begun e tjerë Parsi të Shkodrës, të formojnë qeverinë. Na, me fuqitë luftarake të veprojmë këtej e menjëherë të vihemi kundër Mehmet Shehut e brigatave komuniste. Nëse nuk veprojmë por rrijmë si deri sot – shtoi kapidani – sigurisht, që si qeveri, nga ana e Aleatëve, ka për tu njohë ajo e komunistëve, ndërsa né, do të vazhdojmë të mbesim komitë (ilegal).

Propozimi i Gjon Markagjonit nuk u pranue. Shumica preferoi Lurën e ashtu iu shtrue vendimit të shumicës edhe kapidani. U llogaritën forcat që mund t’ishin të gatshme për veprim të shpejtë:

Abaz Kupi siguroi se kish të gatshme forcën prej njimijepesqind vetësh. Abaz Ermëni njoftoi se kish vetëm gjashtqind vetë, dy mortaja të randa  me njëqindekaterdhjetë predha, pak mitroloza e armatimin përsonal me një pakicë rezervë municjoni. Kapidani me matuninë(prudencën) e tij të zakonshme, dha sigurim për njimijë luftarë, ndërsa sigurisht në Mirditë e Thkellë mund të mblidhte menjëherë mashumse dymijë vetë, pa vue në llogari fuqitë e Pukës e Dukagjinit, që kishe organizue unë, e që me ato forca pak ditë ma vonë fillova ndeshjen me brigatat komuniste në Mirditë e Qafë-Kolçit.

Bisedimet përfunduen me vendimet që vijojnë:

1) Gjon Markagjoni të nisej për Lumë, për tu takue e marrë vesh me Muharrem Bajraktarin që të fillohej sulmi nga ajo anë.

2) Abaz Kupi e Abaz Ermëni me fuqitë e tyne të venin në Përlat, për të mësye Lurën në kombinim me fuqitë e Kapidanit, që do të mësynin nga ana e Vjerthit.

3)Me tu pushtue Lura, të shpallej Qeveria e përkohshme.

Kapidani i përcjellun prej treqind mirditasëve, arrijti në katundin Arrën të Lumës, ku ftoi menjëherë Muharrem Bajraktarin me krenët e Lumës. Mbledhja u ba në shtëpi të Halit Osmanit. Muharrem Bajraktari e krenët aty e pranuen pa ngurrim propozimin. Luma e filloi menjëherë sulmin në Kala të Dodës, Luzën, Novosellë e të tjera vende, madje 2-3 ditë parakohe. Në kohën që Kapidani vendosi të dërgojë në ndihmë të lumjanëve një pjesë të fuqisë prej treqind vetësh që kishte me vete, e vetë po nisej për Mirditë, per me veprue simbas planit të paracaktuem,  arriti një udhëtar (korier) me letër nga i biri Ndoj, me të cilën e lajmonte se kishin arritë në Sh’Pal Mit-hat Frashëri, Ali Klisura, Koço Muka, Vasil Antoni e tjerë, gjithsejtë shtatëmdhjetë vetë. Ai i tha: Se Balli e Legaliteti kishin shpërnda forcat dhe hjekë dorë nga veprimi i kombinuem në marrëveshjen e Bulgërit, se Abaz Kupi kishte marrë drejtim kah Bregu i Matës, gjasa ishte, për tu ngarkue për Itali sëbashkut me oficerët anglez dhe, se Abaz Ermëni, nuk dihej ma nga askush se ku gjendej.

Ky lajm e kjo gjendje e papritun, krijue nga paqëndrimi ndaj  marrëveshjes e planit të veprimit, siç ishte vendosë në Bulgër, shtërngoi Gjon Markagjonin të këthejë menjëherë nga Arrni me të gjithë njerzit që kishte me vete. Arrijti në Fand, mori vesh se një fuqi komuniste kishte dalë në Nënshejt e u ra. Si rezultat i kësaj befasije, ky sulm  kje një grusht i mirë kundra të kuqëve, por i përkohshëm.

Kësisoj Luma u muer në qafë e Mirdita mbeti vetëm.

Shpërnda në Bulgër, Mit-hat beu me shokë u nis për Sh’Pal, Fiqiri Dino, Hysni Dema, Selim Demani me shtatdhjetë vetë shkuen në Thkellë në shtëpi të bajraktarit Nikoll Mëlyshi, e prej andej nepër Mirditë: Spaç  e Gojan, ku u takuen me Kapidanin që këthente nga Luma. Simbas kërkesës së tyne Kapidani i përcolli për Naraç të Zadrimës, për t’arrijtë Shkodrën.

Mit-hat Frashëri me shokë, të përcjellun nga njerëzit e Ndue Gjonmarkagjonit arrijtën në Fushë-Arrës te Dod Ndrec Qafa, ku takohet rruga Shkodër-Prizren, e prej andej arrijtën në Shkodër me automjete gjermane, për të kalue mandej n’ Itali.

Ndërkohë, pjestarët e Këshillit të Naltë dhe të qeverisë e lanë pushtetin pa ia dorzue askujt, pa i ba Popullit kumtim, pa dhanë një fjalë këshille, as shprese dhe as dëshprimi, sëpaku tue e hjedhë në “ettër” me anë të radjos se e “la Tiranën e mori udhën për hesapin e vet”.

Kjo gjendje këshilloi formimin e Komitetit Ekzekutiv në Shkodër, të përbamë nga Sylço beg Bushati e Gjon Markagjoni; dhe të Komandës së Përgjithshme të Fuqive ushtarake të Shkodrës, nën komandën e Mark Gjonmarkagjoni, me nënkomandantë të përgjithshëm Xhelal Bushatin, Halil Alinë, Kol Mirakaj e – në mos gabohëm – edhe Isuf Luzaj.

Qellimi i formimit të Komitetit e të kësaj komandë kje:

  1. a) Për të mbajtë rregullin n’ ato krahina që endè nuk kishin ra në dorë të komunistëve .
  2. b) Me sigurue strehë, ushqim e mikpritje në Shkodër, njerzëve e ushtarëve që kishin fillue të vinin nga viset e tjera të Shqipnisë, e sidomos nga Jugu.
  3. c) Me u përpjekë për të mujtë me organizue rrezistencën e fundit.

Korrespondenti i “Times” në Vlorë (1913): “Ja ç’bëri Ismail Qemali për përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë shqiptare.”

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Nëntor 2019

 

“La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pavarësia shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti i Times në Ballkan dërgon nga Vlora, më 28 nëntor, këtë shkresë mbi Shqipërinë :

 

Përvjetori i parë i shpalljes së pavarësisë shqiptare u festua në të gjithë vendin me shumë gëzim.

 

Vlora është në festë. Qyteti piktoresk dhe i vjetër është gjallëruar me flamuj të kuq që shfaqin shqiponjën e zezë shqiptare, ndërsa kortezhet që mbajnë flamurin e Skënderbeut kalojnë nëpër rrugët e stolisura me shtyllat veneciane dhe festone.

 

Këtë mëngjes, Ismail Bej Qemali, Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, priti anëtarët e kabinetit të tij, delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, komandantët e anijeve austriake dhe italiane dhe shumë të njohur.

 

Gjatë pritjes, një demonstratë popullore u zhvillua para shtëpisë. Në mes të këngëve popullore dhe duartrokitjeve, Ismail Bej Qemali u shfaq në ballkonin e rrethuar nga anëtarët e qeverisë dhe gjallëroi turmën që iu përgjigj me entuziazëm.

 

Shqipëria fatmirësisht e ka duruar vitin e parë të pavarësisë dhe vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i qetë se sa në gjithë të kaluarën e tij. Madje dhe tërheqja e Esat Pashës nuk solli gjakderdhje. Mosmarrëveshjet e brendshme do të pushojnë, të paktën për një kohë, pas ardhjes së sovranit të ri, e cila pritet nga mesi i janarit.

 

Çdo rrezik copëtimi nga fqinjët ambiciozë do të zhduket nëse fuqitë vazhdojnë të kenë një interes aktiv për prosperitetin e shtetit të ri.

9 NANDOR 1989 – 2019 KUJTOJ BERLININ! – Nga Fritz RADOVANI

 

BERLINI  FESTON  FITOREN !

PLOT 30 VJET…

Një Botë “moderne” ishte e kaperthyeme nder misteret e luftave të rrebta e shfarosëse!

Armët e barbarve dhe tiranve të shekullit t’ “atomit” na kishin shperthye nder sofrat e bukës, kur gati po ngriheshim të “ngopun”… E aty filloi vorfnia!

Burrat e mendshem asht e vertetë që bajnë vepra të mëdha po jo, pa kenë Trima!

30 Mars 1981… Atentat kunder Presidentit Amerikan Ronald REAGAN…

13 Maji 1981…Atentat kunder Papës Gjon PALI II… Asnjeni rastësi!

Burrat e shpresave të mëdha të njerzimit shpetojnë per Mrekulli… Portretet e Tyne asht e vertetë se u zverdhën, po guximi dhe Burrnia e Tyne e pashoqe mori flakë…

E Flaka e Tyne dogj edhe gurin.., po besa, bani pluhun edhe betonin e telat me ferra…

9 NANDOR 1989… Para orës 23 të natës Gjermanët shkatrruen pergjithmonë…

MURIN E BERLINIT… E bashkë me 41.91 km kufi të betonit të atij Muri, që nuk ishte tjeter veç një shemtim i gjithë Europës, u shpartallue edhe robnia komuniste.

186 Kulla rojesh vrastare u rrëzuen dhe u dogjen mbrenda nate… Nga 156,4 km kufi në total me Berlinin Perëndimor, 43,7 km ishin direkt në kufinin me Berlinin Lindor dhe 112,7 km në Qarkun e Potsdamit. 63,8 km të gjatësisë së kufinit ndodheshin në një zonë rurale, 32 km në një zonë pyjore dhe, 22,65 km në zonë të hapun. Ndërsa 37,95 km e kufinit shtrihej në lumenj e liqej. (Nga Raporti STASI-it 1989)

RRUGA “BORNHOLM” e Berlinit u hap e para në oren 23.., të asaj nate!

Edhe sot zani burrnor i Reaganit ushton në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov…Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!” E Muri u shpartallue pergjithmonë!

10 NANDOR 1989, Ora 10 e mengjesit, në mbledhjen e Bundestagut në Bon, i pari u ngrit në kambë Kancelari Helmut KOHL, dhe mbas Tij të gjithë të pranishmit, të cilët filluen e kënduen Hymnin Kombtar të Gjermanisë. Gjithë Bota e perparueme ishte në festë!… Kur e ndigjova atë natë lajmin nga sytë me rriguen lotët e, dishka parandjeva!

Miljona e miljona vetë ndër shekuj.., do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar në gjithë Botën!

Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi i shtetit, UDB, KGB..?

Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”..?  Janë miljona njerëz do të kujtojnë se:

MBI PLLAKAT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES… BURRAT TRIMA: REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT…

            Melbourne, 7 Nandor 2019

Intervista e Ismail Qemalit për L’Echo de Paris (1913): Pavarësia e Shqipërisë, zgjedhja e princit dhe borxhi osman

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Nëntor 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të mërkurën e 30 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të Ismail Qemalit me gazetarin e saj, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria nuk e do mbikqyrjen turke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 

Londër, 29 prill.

 

Sot kam pasur një bisedë interesante me Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme që u formua në Vlorë më 15 nëntor. Ky njeri i vjetër por energjik nuk është i huaj për lexuesit e L’Echo de Paris. Një vit më parë, ai parashikoi fatkeqësitë e rezervuara për vendin e tij nga verbëria e turqve të rinj.

 

Ajo që u bë, u bë; tani nuk mund të ndryshojmë më asgjë. Ne gjithmonë do të ndjekim me dashuri jetën e Perandorisë Osmane; Na vjen keq që nuk kemi qenë në gjendje të punojmë më mirë për prosperitetin e saj, por lidhja që na bashkon me të është shkëputur. Ne jemi shqiptarë, asgjë më shumë.

 

— A do të thotë kjo, Shkëlqesi, se Shqipëria nuk dëshiron feudalizmin apo sovranitetin e Perandorisë Osmane, të cilët Fuqitë synojnë t’i mbajnë ?

 

— Sigurisht, unë kam ardhur këtu për të kërkuar pavarësinë e plotë të vendit tim dhe për të kundërshtuar masën për të cilën flisni. Ne nuk duam të jemi viktima të paaftësive të urdhrave të ndryshëm me të cilët Evropa do të godasë gjithmonë Perandorinë Turke.

 

— A do të pranojnë Fuqitë këtë pikëpamje ?

 

— Po, besoj, me përjashtim të Rusisë.

 

— Pse ky përjashtim ? Ismail Qemal Beu nuk përgjigjet. Është e qartë se Rusia, e shqetësuar për ti dhënë aksionit austriak të gjitha kundërvajtjet e mundshme, do të donte të përjetësonte kështu ndikimin turk në Shqipëri.

 

— Disa më kanë thënë, thotë Ismail Qemal Beu : “Ju nuk mund të mendoni për pavarësinë e plotë, se Minerva ka dalë e armatosur me këmbë nga truri i Jupiterit.”

 

Për këtë, unë i përgjigjem: “Dhe pse jo ? Jupiteri ishte shqiptar!”

 

Çështja e dytë e ndjekur nga Ismail Qemal Beu është të arrijë marrëveshjen e shpejtë të Fuqive mbi personalitetin e udhëheqësit të ardhshëm të Shqipërisë : “Dëshira jonë e parë, tha ai, ishte të rifillonim diskutimet një ditë pasi Evropa hartoi statusin dhe regjimin tonë. Lëvizjet e Esat Pashës më mësojnë se ne duhet të veprojmë shpejt për të mbrojtur vendin nga duart ambicioze.”

 

— A e keni bërë zgjedhjen tuaj ?

 

— Jo! Pika kryesore për ne është të zgjedhim një princ që pëlqehet nga të gjitha kombet. Në fakt, ne duam komoditetin e të gjithë Evropës.

 

— A nuk keni frikë se me pavarësinë e vendit tuaj mund të ketë një ndërhyrje austriake ?

 

— Kur një njeri goditet nga një horr, ai thërret për ndihmë; Ai nuk e pyet veten nëse njeriu që e shpëtoi do t’i marrë frymën.

 

Ndër temat e tjera që Ismail Qemal Beu synon të diskutojë është transferimi i një pjese të “borxhit osman” Shqipërisë. Ai do të donte që kjo pjesë të llogaritej në bazë të arkëtimeve që administrata e borxhit publik mbledh në vend : një milion franga në vit.

 

— Por, e pyeta, a është Shqipëria në gjendje të përmbushë nevojat e saj si shtet modern nëse ajo bëhet e tillë ?

 

— Mjaftueshëm. Ne shpresojmë që të mbledhim rreth 40 milionë franga në vit. Ne nuk kemi nevojë për më shumë.