Vazhdojmë më tutje. Stalini shkarkon papritmas si ministër të Punëve të Jashtëme të B. Sovjetik Maksim Litvinovin (me origjinë hebré), i cili e mbulonte atë post që nga viti 1930, dhe më 3 maj 1939 vendos në vëndin e tij Vjaçesllav Molotovin i cili më 23 gusht 1939 nënëshkruan së bashku me Joachim von Ribbentropin, (për palën gjermane), paktin e mos-sulmimit si edhe të zonave të ndikimit. Edhe me këtë rast shtrohet pyetja aspak retorike: Si e pritën aleatja e Gjermanisë naziste Italia, e nga ana tjetër edhe Anglia, kundërshtarja e saj, këtë marrëveshje? Mussolini e quajti thik’e ngulur mbas shpinës së tij nga ana e Hitlerit kurse Chamberlaini e quajti nga ana e B.Sovjetik bërë Anglisë.
Gjatë Luftës së II-të botërore kush vriste qoft’edhe një ushtar gjerman konsiderohej atdhetar edhe hero nga ana e anglo – amerikanëve si edhe sovjetikëve. Pra, partizanët e Ushtrisë N.Ҫl. Shqiptare konsideroheshin heronj e si rrjedhojë, edhe komandantëte asaj lufte po ashtu, nga ALEATËT. Me të mbaruar lufta, aspak për altruizëm por së rishmi për ineresa thjeshtë të njëanëshme, po ata anglo – amerikanë filluan dhe mbështesnin forcat kundra-komuniste në Shqipëri. Pra ish aleatët u bënë objekt goditjeje të ndërsjellë.
Normalisht e krejtë logjikisht shtrohet pyetja përgjithësuese lidhur me faktet krahasuese të sjellë si shëmbuj:
A duhet konsideruar e vërtetë absolute gjykimi që jepnin Rusia apo Austro – Hungaria lidhur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës?
Cila e drejta historike, gjykimi i Mussolinit ndaj Hitlerit, Chamberlainit ndaj Stalinit apo si duhen gjykuar pozicionimet ndërsjelltas të shkëmbyera?
Cili nga pozicionimet e aleatëve ndaj drejtuesve të L. N. Ҫl. I drejtë: ai i para 29 Nëntorit1944 apo ai përgjatë vitit 1945 e në vazhdim? Si i u kundërvunë në gjykim njeritjetrit ish aleatët duke filluar që nga viti 1945 e në vazhdim.
PËRGJATË KËSAJ HULLIJE, DUKE E PËRQËNDRUAR MË SË FUNDI PIKËSYNIMIN TONË, NDALEMI TEK VARGU I PYETJEVE QË DUAN PËRGJIGJE TË DREJTPPESHUARA DHE SHKENCORE E ME TO E MBYLLIM EDHE ANALIZËN TONË RRETH KOLABORACIONIZMIT SI EDHE KOLABORACIONISTËVE:
A ësht’ e drejtë që nisur nga konsiderata të nxjerra mbështetur mbi fakte krejtë të njëanëshme, (kundruar përgjatë diktaturës komuniste), ose në vazhdim në përputhje me ideologjin’e saj nga historianë që nuk kanë se si t’i mohojnë ato që kanë shkruar përgjatë dhjetravjeçarësh, të vazhdohet e të jepen gjykime po prej tyre rreth historisë edhe sot?
Pa hyr’edhe gjykuar as anën karakteriale e as morale të historianëve që pëtgjatë 47 viteve e shkruan historinë ashtu si u a diktoi partia, ndonëse ata kishin aksés në FONDET E NDALUARATË ARKIVAVE, e pra i dinin të vërtetat historike, shtrohet pyetja:
A ësht’e drejtë të vazhdohet, edhe sot e kësaj dite në tekstet shkollore, të pasqyrohet historia e vëndit tonë mbi po ata binarë nga të njajtët autorë?
Si ka mundësi që lidhur me cakun gjuhësor KOLABORACIONIZËM si edhe TRADHËTI e gjithashtu cilësorin KOLABORACIONIST edhe TRADHËTAR merret pozicion zyrtar duke sjellë si shëmbull pohimin se të dy këta veprime e gjithë bota i ka dënuar? Sapo fillon e trazohet politika me historinë dalim tek thënia madhore por djallëzore e Andey Vyshnsky-t i cili, duke i u referuar një maksime të Mark Twain-it e citonte dëndur dhe me mburrje si sukses të politikës sovjetike:
“ … Më së pari duhen mbledhur faktet e këta pastaj i paraqesim dhe i shfytyrojmë si të duam!” Dhe e ndjej kënaqësinë t’ia bëj të ditur lexuesit i cili nuk e ka këtë inormacion, se Vyshinsky ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik në vitet e krimeve të mëdha staliniane 1936 – 1938, e në vazhdim pastaj edhe ministër i Punëve të Jashtëme të B.S. Bazuar në pohimin e tij lidhur me shfytyrim faktesh dhe realiteti, shikojmë a gjëndet paralelizëm mes mësimeve të tij zbatuar në kushtet e Shqipërisë.
E pranojmë për një çast se përzgjedhja e të gjithë plejadës së atdhetarëve që e vunë në lojë të shkuarën e tyre thellësisht atdhetare si edhe personalitetin e tyre duke menduar se kolaboracionizmi i tyre u shërbente interesave kombëtare, ishte në dëmin ë vëndit e kësisoji që nga Mustafa Kruja e Hasan Dosti, Ernest Koliqi e Tahir Kolgjini me shokë, që u dënuan me vdekje në mungesë, duke vazhduar më Patër Anton Harapin e Lef Nosin , si edhe Kol Tromarën, Bahri Omarin, Terenc Toçin, Fejzi Alizotin, Maliq Bushatin, gjeneral Aqif Përmetin, Beqir Valterin, Shyqyri Borshin, Ismail Golemin, Daut Ҫarçanin e Javer Hurshitin me shokë që u dënuan dhe u ekzekutuan, e paguan përzgjedhjen e gabuar me kokat e tyre! E theksoj këtë moment sepse jo vetëm atëherë, në vitet e para të marrjes së pushtetit, por edhe sot e kësaj dite historianët e periudhës diktaturës komuniste, vazhdojnë dhe i quajnë kolaboracionistë me kuptimin e keq të fjalës. Këtu marrim shkas t’u a sjellim parasysh lexuesve të këtyre radhëve dy replika të ndërsjella pëtgjatë Gjyqit Special të prillit 1945 që mund të qëmtohen edhe sot në protokollin e atij gjyqi. Prokurori Bedri Spahiu: “Të pandehur, veprimtaria juaj e këtyre viteve ka përbërë tradhëtí ndaj fateve të popullit dhe atdheut duke e njollosur emrin tuaj me atë të tradhëtarit”.I pandehuri Kol Tromara i replikon flakë për flakë: “Se kush është tradhëtar këtë do t’a mësojë populli heret a vonë”. Në fakt kryetari i atij trupi gjykues, Koçi Xoxeja, u dënua me vdekje dhe u pushkatua si tradhëtar, e gjithashtu si tradhëtar u dënua edhe prokurori Bedri Spahiu që si i tillë u kalb burgjeve). Krejt e natyrëshme pyetja: Kush u a vuri cilësorin tradhëtarë këtyre dy personaliteteve të drejtësisë komuniste shqiptare? Përgjigja ësht’ e qartë si drita e diellit, vetë Enver Hoxha, po ai që i pati ngjitur në ata poste të larta prej të cilave dënuan me pushkatim e me qindra e mijëra vite burgim, të mbledhura bashkë, pikërisht ajkën e atdhetarís edhe të imtelektualizmit shqiptar!
Mirëpo ekzistonte edhe një palë tjetër e cila, me që konsiderohej fatlume përzgjedhja e aleancës kundra fuqive fashiste, ata u bënë kok’e këmbë me idetë antifashiste. Është një varg i pambarim i tyre, duke filluar që nga ideologët e atij pozicionimi. Zaj Fundua me gjithë Zef Malën e Sejfulla Malëshovën, të ndjekur përgjatë ideologjisë tyre komuniste nga ata që dolën maleve për t’a lufuar fashizmin si Koço Tashkua me shokët e tjerë Islam Radovickën, Riza Danin, Shefqet Bejën, Sheh Karbunarën, profesor Gjergj Kokoshin, dr.Enver Sazanin, Kolë Kuqalin e Irfan Majunin me shokë. Po këta si u quajtën nga Enver Hoxha dhe P.K.Sh.? I gjithë vargu i tyre i pambarim në vijim u quajt edhe ai TRADHËTARË TË PARTISË DHE TË POPULLIT!
Nuk Ka si të harrohet çasti kur në sallën e gjyqit, i akuzuar si komplotist zv/Kryetari i F.D.SH. si edhe deputeti i Durrësit Shefqet Beja, e shqeu këmishën dhe tregoi para trupit gjykues si edhe të pranishmëve në sallë, djegjet me hekur të skuqur në zjarr që i ishin bërë në kraharorin e tij nga hetuesit që të pranonte se kishin krijuar grupazh antiparti !(???) (I kujtojmë lexuesit se Kryetar i F.D.Sh. ishte vetë Enver Hoxha).
Pra në vazhdim, qëndrimi ndaj atyre që e orientuan popullin me mish e me shpirt në kampin kundërshtar të foqive fashiste, dhe që në masën më të madhe u pushkatuan ose u kalbën burgjeve si tradhëtarë si edhe kolaboracionistët e ashtuquajtur të mirëfilltë, a nuk përbën ky një qëndrim tamam jo vetëm gjakatar por edhe paradoksal të Enver Hoxhës dhe partisë tij, të nënështruar totalisht interesave të tij personale? U quajtën tradhëtarë kolaboracionistët e gjithashtu tradhëtarë edhe antifashistët, mbështetësit e L.N.Ҫl. ( Rikujtojmë replikat e ndërsjella të Bedri Spahiut në rolin e prokurorit si edhe të Kol Tromarës në atë të të pandehurit). Pra, me logjikën më të thjeshtë matematike, në mes dy palëve me pozicionime dialimetralisht të kundërta, jo vetëm që u dashka vënë shënja e barazimit, por ky drejtim politik djallëzor i E. Hoxhës mbahet akoma i gjallë dhe në forma disi të maskuara vazhdon e mbështetet nga historianët e atëhershëm akoma aktivë, si edhe nga dishepujt e tyre që ndjekin endé postulatin e Vyshinskyt!
Pa u zgjatur më, por ama edhe pa dashur të mos përfill zërin e historisë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri që na tregon se si mbas qindra tradhëtarëve, duke filluar që me themelimin e P.K.SH., në vazhdim me deputetët dhe grupin e tyre imagjinar, duke vazhduar me gjeneralët e ushtrisë, drejtuesit tradhëtarë të ekonomisë e së fundi edhe Kryeministrin e 27 viteve me radhë si edhe disa zv/kryeministra e gjithashtu edhe ministra të Punëve të Brëndëshme, duhet pranuar se Enver Hoxha e drejtoi vëndin nëpër një rrugëtë drejt’e parimore shumë atdhetare për dyzet vite me radhë veç i rrethuar prej tradhëtarësh të atdheut! Kjo logjika që duan t’u trashëgojnë brezave historianët e diktatorit, ata që përgjatë dyzet vitesh dridheshin e veç sipas mësimeve të partisë edhe të diktatorit mendonin si edhe vepronin duke i shkruar veprat si edhe disertacionet e tyre. Kurse sot e kësaj dite, të trimëruar se shtetarë jo më vëndi diktatorial, por të lirë të thon’e të shkruajnë sa e si të duan sepse nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte pusht-shteti i tyre, vazhdojn’ e duan t’a mbajnë të shtrembëruar historinë si dikur … sepse veprat e tyre shkencore, shkruar e publikuar përgjatë diktaturës komuniste, nuk i lenë të flasin ndryshe! E në vazhdim, pikërisht nisur nga pyetje te shtruara që presin jo vetëm përgjigje por kërkojn’ edhe masa të themelta e të pa vonesë,, e gjithashtu komkretisht sa duhet të mbështetemi tek gjykimet e botës, u sollën shëmbujt e gjallë dhe ulëritës të historisë si duhen gjykuar veprimet e Sir Edward Greyt, pakti Ribbentrop – Molotov, qëndrimet ndaj luftëtarëve të U.N.Ҫl. si edhe ndaj LUFTËTARËVE TË NJËSIVE TË ARMATOSURA KUNDRAKOMUNISTE të trajtuar përgjatë gjithë periudhës diktatoriale me përbuzje si DIVERSANTË, si edhe e gjithë veprmtaria herë kolsboracioniste e në vazhdim kundërshtare e Enver Hoxhës ndaj miq-armiqvetë tij, paçin qenë ata shtete edhe sisteme ose edhe persona të veçantë, e kam të madhe shpresën që studjuesit e ardhshëm, por ama edhe të prirur ndershmërisht ndaj zbulimit të të vërtetave historike mbështetur në materialet arkivore, nuk do t’a kenë të pamundur vënien në vënd të shtrembërimeve historike bërë me qëllime të caktuara keqdashëse qoftë përgjatë viteve të diktarurës komuniste si edhe në vazhdim. Nga ana tjetër jam i mbushur me shpresë se po kjo kategori studjuesish do të dijnë t’i analizojnë tingujt e të dyja këmbanave, pra edhe të fituesve të Luftës II-Botërore (Sh.B.A.-të si edhe Anglia qenë aleatë interesash të çastit me B.S. dhe me të mbaruar lufta u bënë së rishmi armiq për vdekje, siç kishin qëmë edhe para lufte),e gjithashtu edhe t’i interpretojnë siç duhet dokumentat arkivore! Vetëm një analiz’e kësaj natyre, e bërë me vullnetin e mir’ e të ndershëm të shkencëtarëve të pa anshëm, do t’i vendosë pikat mbi “J”lidhur me Kolaboracionizmin në të mirë të Atdheut, në kushte te pushtimit të huaj, si edhe atij plotësues egosh personale dhe në dëmin e Atdheut, në kushtet e Shqipërisë së çliruar, FAKTUAR KËTO ME GJËNDJEN EKONOMIKE TË VËNDIT MBAS SHKËRMOQJES SË DIKTATURËS KOMUNISTE!
FUND