VOAL

VOAL

Çamëria, harta e dhimbshme e Europës – Nga ISMAIL KADARE*

July 19, 2016
3 Comments
  • author avatar
    Anonymous 8 years ago Reply

    Mendime e qendrime te nje EMANCIPIMI TE MADH.

Komentet

UGSHPD: EKLIPSI I PLOTË I DIELLIT DHE FLAMINGOT (Dita e 74 e Protestës në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë)

Veriu i Spanjës, perëndimi i Islandës dhe lindja e Groenlandës do të përjetojnë para perëndimit Eklipsin e Plotë të Diellit i cili llogaritet të zgjasë për 138 sekonda. Kurioziteti dhe ndjekja e tij janë të mëdha përsa i përket interesimit të njerëzve jo vetëm në territoret ku ai prek. Zakonisht në 2 minuta e 18 sekonda hija (errësira e përkohshme/nata e shkurtër) mbulon një sipërfaqe rrethi me diametër 200-300 km. Eklipset nuk kanë emër të veçantë. NASA i regjistron ata në katalogë me përkatësinë e datës dhe orës kur fenomeni qiellor ndodh. Ndërsa një tjetër mënyrë dalluese është Numri Saros, përsëritjen çdo 18 vjet e bë mbi bazë të ngjashmërisë gjeometrike në rrugën që përshkon.

Shkencërisht eklipset që janë një renditje e trupave qiellor pra të Diellit, Tokës dhe Hënës sjellin dallueshëm ndryshime fizike të përkohshme nga errësimi i papritur i dritës. Bie temperatura, ndryshon peizazhi natyror me një muzg të papritur, ndryshon dhe konfuzohen sjelljet e botës së gjallë. Shpendët dhe kafshët përgatiten për gjumë ose zgjohen për natën etj. Në astrologji eklipset lidhen me simbolikën e zhvillimeve apo parashikimeve se çdo të ndodhë me  planetin dhe shoqërinë. Madje në vitin 1999 Eklipsi i Plotë i Diellit ndodhi  i pjesshëm më 11 Gusht në Tiranë. Si një vit i fund mijëvjeçarit skenaret dhe hamendjet ishin sa pesimiste dhe po aq optimiste. Ndërsa dikush mendonte për fundin e botës, sot në 2026 pra 27 vite më pas njerëzit kanë tjetër përfytyrim për planetin. çfarë marrin prej tij dhe sa bashkëjetojnë me të. Askujt atëherë nuk i kishte shkuar mendja se në kohë reale do të lidheshin me njëri tjetrin me zë dhe figurë përmes celularëve apo që edhe astronomët në Prill të këtij viti do të përshkonin për 42 min. e 50 sek.  anën e pasme të Hënës që ngjasoi me një Eklips Gjigant i Plotë i Diellit. Një mit shumë i përfolur se kohëzgjatja e udhëtimit të Artemis II pas Hënës “Dark Side of the Moon” ishte e përpiktë albumin e Pink Floyd në Mars të 1973. E përsa eklipset nuk kanë ndonjë emërtim zyrtar, vetëm ai që mbase ka bërë përjashtim ishte “Eklipsi i Madh Amerikan” i vitit 2024. Bëri përjashtim dhe pati komente, por një ngjarje interesante ishte sjellja e Flamingove në një Zeopark të Dallas-it, Teksas. Ashtu siç e kishin parashikuar punonjësit dhe shkencëtarët atje Flamingot përsërisin ritin e bashkimit pranë njëri-tjetrit në mjedisin ujor si për të kaluar natën.

Ky detaj seç e hodhi mendjen sa tek Flamingot në Lagunën e Nartës pranë Zvërnecit dhe sa në Sheshin e Protestës në Tiranë me “Revolucionin e Flamingove” në Ditën e 74.

Me orën e Evropës eklipsi ndodh me perëndimin e diellit pikërisht atëherë kur protesta e pandërprerë fillon.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

______

12 Gusht 2000- Dita Ndërkombëtare e Rinisë

 

https://www.facebook.com/ardian.murraj/videos/10211547550743168/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

https://youtu.be/oX6EOuXOYBs?si=vTsX7EJcuYMYIIoS

12 Gusht, 2026

74 ditë protestë- Qytetarët vijojnë rezistencën deri në largimin e Edi Ramës

Prej 74 ditësh vijon protesta, me qytetarët që kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj situatës politike në vend.

Protesta, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 74-t, është kthyer në një qëndresë të vazhdueshme. Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre dhe kërkesat drejtuar qeverisë, ndërsa tubimet kanë vijuar pavarësisht kalimit të javëve.

Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin, duke kërkuar që zërat e tyre të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Pas 74 ditësh, protesta vijon të mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme të jetës politike dhe qytetare në vend.

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – I riu nga sheshi para Kryeministrisë: Pushteti s’është pronë, por përgjegjësi! Nuk duam më të paprekshëm para ligjit

Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku askush nuk qëndron mbi ligjin.

 

Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se qëllimi i tubimit nuk është mbështetja apo kundërshtimi i një partie politike, por kërkesa për më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. 73 ditë duke treguar jo cilën parti me urryer më shumë por se si me dashur Shqipërinë. Por dashuria për Shqipërinë nuk kallëzohet vetëm duke ndërruar emrat e njerëzve nëpër zyra, por kur ne të mos pranojmë më që pushteti të mos jetë mbi ne. Na duhet një Shqipëri kur ligji të mos ndryshojë sipas emrit.

Kryeministri, deputeti ta dinë mirë se pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi që populli ia ka besuar. Ne kërkojmë institucione, duam transparencë për paratë tona, përgjegjësi kur pushteti gabon. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi.”, tha ai. Panorama

UGSHPD: SIGURIA KIBERNETIKE-MONITORIMI-TRANSPARENCA

Për sa kohë kryeministri Rama e ndan si sukses renditjen e vendit të parë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, pra të parët në botë dhe ai nuk mungon të shpalosë qëllimin propagandistik. Me po të njëjtën kuotë pikësh është e dhe Çekia me 98.33. Një renditje ku në 10-shen e parë gjatë muajit Shkurti 2026 Shqipëria nuk ishte. (Çeki, Kanada, Estoni, Finlandë, Moldavi, Belgjikë, Hungari, Rumani, Sllovaki, Poloni ndaheshin me kufi pikësh nga +98 deri në +95). Kapërcimi brenda 6 muajve befasues, por jo i publikuar në lidhje me edukimin e publikut se për çfarë ky shërbim vlen.

Rëndësia për ta drejtuar si sukses është e madhe sepse në 72-73 ditët e protestës qytetare Rama ka ngritur tezën e luftës hibride. I ka mëshuar fort asaj dhe “armiqve”. Ai e shpreh të tillë gëzimin prej freskisë së ujit të detit në Rivierë, ndërsa temperaturat e Tiranës në Shesh ndjehen mbi 40 gradë celsius duke shënuar Qershorin dhe Korrikun si muajt më të nxehtë në Evropë:-“Lajm i pabesueshëm po 100% i vërtetë…Pse ka rëndësi kjo hyrje sot? Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë.”

Pra kaq i është dashur për ta bërë gëzueshme ditën kreut të Rilindjes.

Por kur përmendet teknologjia, nuk duhet harruar se agjencia monitoruese AMA-Autoriteti i Mediave Audiovizive, prej muajsh në renditjen e saj për çdo kanal kombëtar tregon se teknologjia është një subjekt “i vdekur’.  Koha për shkencën dhe teknologjinë është zero minuta dhe përqindja e mbulimit ose Koha në përqindje përsëri zero. Ku zhvillohet i gjithë ky “boom- shkencor dhe teknologjik”, pasi në auditorët e shkollave as e shohim dhe as nuk pasqyrohet prej mediave. A janë këto “Start-up”-et (?!).

Partitë janë ato që ndajnë tortën.

Luftohet në mënyrë propagandistike dhe jo realiste se opozita zë më shumë peshë. Nga monitorimi del se çështjet sociale kanë rreth 1/5 e kohës pa zbuluar shqetësimin. Është uji, energji a, shërbimi spitalor,zjarret, infrastruktura që prishet dhe projekte që pezullohen, plehrat, ndotja e plazheve, ndërtimet, prishja dhe zaptimi i zonave të mbrojtura, korrupsioni etj. se për këto po protestohet prej 73 ditësh pandërprerë dhe se qytetaria kundër politikës janë një zë i veçantë.

Çdo monitorim do të kishte nxjerrë konkluzionet dhe sigurisht do t’i kishte prirë ndryshimeve.

Por jo.

AMA është e dhe me qeverinë ashtu sikurse edhe siguria kibernetike ku teknologjia është një PPP ose VKM e paracaktuar dhe e blerë për pushtetin.

Për deri sa transparenca nuk ndodh, atëherë le të vazhdojmë e të gëzohemi me çmimet e vërteta në renditjen globale.

Sa i mbrojtur dhe sa i informuar është qytetari do të ishte pyetja.

Përgjigja që marrim dhe do të vazhdojmë të marrim janë lajmet hibride propagandë të pushtetit.

Dhe ato dihet sikurse edhe siguria fillojnë.

Kryeministri e ka nisur ditën e pushimeve me gëzim dhe me një lajm të mirë.

Vetëm duke u këshilluar për shpejtësi me teknologjinë-IA në Qëllimet kryesore të NCSI* renditen:

1- Ndërtimit të Kapaciteteve: U jep qeverive një plan veprimi për të dalluar boshllëqet dhe për të planifikuar përmirësime në sigurinë kombëtare.

2-Vlerësim i Matshëm: Përdor tregues publikë për të vlerësuar legjislacionin, njësitë dhe formatet e bashkëpunimit të qeverisë qendrore.

3-Bazë të dhënash transparente: Vepron si një ‘depozitë’ me akses të hapur e lidhur me dokumentet zyrtare të strategjisë dhe provat ligjore.

4-Krahasimi Strategjik: U lejon politikëbërësve dhe studiuesve të krahasojnë nivelet e gatishmërisë në të gjitha ekonomitë globale.

Le t’i zbresim çdo përqindje pasaktësie atyre, por në tërësi fjala përbashkuese është TRANSPARENCA (!).

Kjo i mungon qeverisë së sotme dhe fortësia ose vendi i parë mund të shkojë papritur krejt në të kundërt si shoqëri e survejuar dhe e çensuruar.

Deri në marrjen e një përgjigje nga studiot e analistëve në ‘prime-time’ që nuk do të mungojnë sonte në mbrëmje për ta dhënë suksesin, po ju japim përgjigjet e Fjalë-Kryqit* të  javës së shkuar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

_________

*Marrë nga google AI

*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-mes-udhekryqit-dhe-fjalekryqit-pushime-dhe-protesta-te-mbara/aktuale/fokus/

11 Gusht, 2026

Shtatë qarqe në “minus” natyror- Alarmi demografik: Lindjet bien 3%, shtesa natyrore po ngushtohet

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, vendi regjistroi vetëm 218 lindje më shumë se vdekje, ndërsa numri i lindjeve ra me 3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të dytë u regjistruan 5,083 lindje dhe 4,865 vdekje. Edhe pse vdekjet ranë me 3.7% në krahasim me tremujorin e dytë 2025, rënia e lindjeve mbetet një sinjal i rëndësishëm për ecurinë demografike të vendit.

Vetëm 218 persona shtesë në tre muaj

Diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, e njohur si shtesa natyrore, ishte 218 persona në tremujorin e dytë. Kjo do të thotë se, pa llogaritur migracionin, popullsia e vendit u shtua natyrshëm me më pak se 250 persona gjatë tre muajve.

Treguesi merr rëndësi edhe më të madhe për shkak të shpërndarjes së tij në territor. Në tremujorin e dytë, pesë qarqe patën shtesë natyrore pozitive, ndërsa shtatë qarqe regjistruan shtesë natyrore negative, pra më shumë vdekje sesa lindje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tirana mban bilancin pozitiv, por lindjet bien 12%

Tirana mbetet qarku me diferencën më të madhe pozitive mes lindjeve dhe vdekjeve, me 1,033 lindje më shumë se vdekje. Megjithatë, kryeqyteti jep një sinjal kontradiktor: është njëkohësisht qarku që regjistroi rënien më të fortë të lindjeve në raport me një vit më parë.

Në tremujorin e dytë 2026, në Tiranë u regjistruan 2,310 lindje, por numri i tyre ishte 12% më i ulët se në tremujorin e dytë 2025. Kjo ishte rënia më e madhe në përqindje mes qarqeve.

Në krahun tjetër, Dibra regjistroi rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, me 14.6%. Gjirokastra mbetet qarku me numrin më të ulët të lindjeve, vetëm 66 gjatë tremujorit të dytë.

Shtatë qarqe në “minus” natyror

Bilanci demografik është veçanërisht problematik në qarqet ku vdekjet tejkalojnë lindjet. Korça regjistroi shtesën natyrore më të ulët, me 265 vdekje më shumë se lindje.

Në total, panorama tregon një ndarje të qartë demografike mes qarqeve. Ndërsa disa zona, veçanërisht Tirana, vijojnë të kenë një bilanc pozitiv, pjesa tjetër e vendit po përballet me një raport gjithnjë e më të pafavorshëm mes lindjeve dhe vdekjeve. bw

Revolta në ditën e 73-të, qytetarët nuk heqin dorë, sot dalin sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 73-të e qytetarëve, të cilët prej më shumë se dy muaj mblidhen çdo ditë në shesh për të kërkuar ndryshime politike.

Protestuesit mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa gjatë tubimit kërkohet gjithashtu një “Shqipëri e re” dhe ndryshimi i klasës politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protestat do të vijojnë çdo ditë, me synimin për të ushtruar presion për ndryshime në drejtimin politik të vendit.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve. Panorama

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendë të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.
Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

 

“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bahsku me burrin tim Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet shfarosëse të Spaçit dhe Kukësit deri më 10 gusht 1988.

Derisa diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, firmosën varjen e poetit Havzi Nela. Teksa trupi i tij valëvitej partia që drejton Edi Rama hidhte valle.
Mua regjimi komunsit më la pa familje, pa fëmijë dhe kemi 35 vite që përballemi me urrejtjen e familjes së kryeministrit.

Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit. Në cilin vend të botës ndodh kjo?
Kur iu shoh ju prej 72 ditësh më bëhët zemra mal, ju jeni fëmijët e mi e të Havzi Nelës sepse po çoni para kauzën tonë.

Ju mbajtët një minutë heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike. Nuk jemi hakmarrës, por duam drejtësi. Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij.

Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.
Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama jepe dorëheqjen!

Largohu dhe përballu me drejtësinë.
Po protestoni për të drejtat tuaja i keni dhënë model botës sesi protestohet. Ju kërkoni drejtësi dhe qeveri të re. Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, tha ajo. bw

UGSHPD: PËRJETIMI I HISTORISË DHE POLITIKA KORREKTE 

               
(Nga rrëfimi i autorit Bujar Kokonozi në filmin ‘Shqiptarët’:-…“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”*)
 
 
 
E vërteta apo të qenit politikisht korrerrekt tregojnë se ato janë kritere që mbulojnë interesat, pavarësisht gjuhës dhe veprimit diplomatik.
Reagimi i Prishtinës me uljen e një banderole ku shkruhej “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën), u duk si më grafike se sa  një deklaratë e Zelensky-t në Beograd:-“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”.
MEPJ e Shqipërisë në një deklaratë të datës 9 Gusht, 2026 nga ana e saj theksonte ndër të tjera se:-Ministria për Evropën e Punët e Jashtme deklaroi sot se ‘vizita e Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për t’u përballur me qartësi, përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të vështira’… dhe se “ashtu siç Shqipëria qëndron, dhe do të vazhdojë të qëndrojë, fort në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ne mbështesim dhe qëndrojmë po aq fort për sovranitetin, pavarësinë dhe vendin që i takon Kosovës në familjen euroatlantike.”
Sa për këtë reagim u tregua se qeveria shqiptare është përgjigjur një ditë me vonesë ndërsa parlamenti, kryeministri, presidenti dhe propaganda zyrtare ATSH nuk përcjellin ndonjë informacion prej tyre veç se situata nga opozita vendore apo opozitarë të Zelensky-it.
Vizita e Zelensky-it në fqinjin verior shihet me sytë e politikës gati personale të kryeministrit Rama si me “Ballkanin e Hapur” ashtu edhe me atë të “Miqve për Ukrainën”.
 
Zelensky  e bëri deklaratën gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por dëshmitë dhe faktet historike ne mund të na shpien edhe më tej në 1999-ën, pra 27 vite më pas. Atëherë kur Kosova rrezikonte të shuhej(!).

Çfarë ka ndodhur sot, 4 vite e gjysmë më pas me Zelensky?

Kosova është një shtet që pretendon  NATO-n dhe BE-në dhe e ka përcaktuar ardhmërinë e saj.
Mbresat e një interviste edhe atëherë nga një front lufte që siguroi lirinë janë ende domethënëse.
Në muajin Mars, 2022 operatori dhe realizuesi i njohur i RTSH Bujar Kokonozi gjatë një interviste kur ju soll në kohë fragmenti final i mbylljes së filmit ‘Shqiptarët’ që shënonte një parashikim:-“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”, të jep sot të kuptosh se si aktorë të sotëm të gjeopolitikës në rajonale dhe më gjerë kanë ndryshuar ato ‘piketa të historisë’ që akoma nuk janë zgjidhur.

A kishte historia dhe përvoja e një realiteti shpërngulës të popullsisë shqiptare të Kosovës të drejtë dhe alarmi i ngritur ishte në kohën e duhur, apo ajo tenton të përsëritet?

As Vuçiç dhe as Zelensky nuk ishin atëherë aktorë dhe protagonistë. Ndoshta jetonin në realitetet e tyre politike dhe “artistike”, kur populli i Kosovës po përpiqej të spastrohej etnikisht nga trojet e veta. Bashkësia Ndërkombëtare ishte më e ndërgjegjshme dhe për rrjedhojë Kosova me heronjtë e saj (bijtë dhe bijat në UÇK) fitoi luftën me mbështetjen e NATO-s dhe 9 vite më vonë shpalli pavarësinë.

AM: Megjithëse kam të freskët ende një intervistë së bashku tek ‘Kodra e Erës’ pranë Prishtinës duke marrë emocionin e mbylljes së dokumentarit që pas gati 23 viteve duhet ri parë për të nxjerrë atë vlerë historike që lufta të ndalet,… atë që njerëzit dhe popujt të ndihmojnë për të kapërcyer këtë tragjedi juve atëherë e paraqisnit këtë pasiguri. Ja po e lexoj tani:-“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”…

Bujar Kokonozi:- Pra këtë peshë që na jep lufta dhe uroj që paqja të triumfojë dhe ata njerëz të dalin nga kjo gjendje, ky ferr dhe skëterrë që po përjetojnë çdo ditë.
Unë e shoh atë pasi nuk e shoh vetëm tek Putini, por edhe tek ndërgjegjësimi i popujve që duhet të jenë të vetëdijshëm dhe jo të jenë dele, e të shkojnë pas mostrave. Dhe këtë kur ta kuptojë dhe populli rus kur pjesa më e madhe ta kuptojë e jo ata që shiten për pesë lekë, e kur ky ndërgjegjësim të vijë qind-përqind dhe popujt të jenë të vetëdijshëm që të mos ndjekin një ekstremist, kriminel dhe më shumë se sa kaq. Ndërsa kjo që ndodh sot në planin njerëzor është shumë e turpshme ku dy popullsi shumë milionëshe vihen përballë kësaj katastrofe. Kjo është një propagandë e ndyrë që ka shpëlarë trurin (më fal që shprehem në mënyrë të tillë, por kështu e ndjej),… më vjen shumë keq dhe ne jemi brezi që po e kalojmë këtë dhe shqetësimi vjen me atë se si mund të futet kjo frymë mes vëllezërve, kjo është çnjerëzore dhe skandaloze. Ky njeri që quhet Putin duhet të marrë dënimin e duhur nga shoqëria dhe “bota moderne” (koncept që nuk e pranoj si botë moderne apo botë të mjeruar, botë të tretë apo të parë). Këtë botë e shembi pandemia dhe tregoi se jemi hiç ose nuk jemi të zotët… dhe kjo po ndodh tani edhe me fenomenin Putin që vë përballë vëllezërit. Një fenomen skandaloz dhe i dhimbshëm, çnjerëzor dhe mjerues njëkohësisht për psikologjinë njerëzore në botë.

AM: Ju faleminderit
Bujar Kokonozi:- Megjithëse ka kaluar kaq kohë do të bëj një përpjekje që ta mundësoj vizionimin e tij edhe në youtube që bota ta shikojë dhe të reflektojë. Unë mendoj se dokumentari e jep një mesazh të tillë, për ti thënë stop marrëzisë së luftës.
AM:– Ju faleminderit.
(Qëndresa dita e 18, Bisedë e datës 13 Mars 2022)

Ndërsa sot jemi 4 vite e gjysmë më pas dhe përpiqemi për paqe dhe që lufta të përfundojë.
_____________
*Nga një Intervistë me Bujar Kokonozin, Artist i Merituar dhe Mjeshtër i Madh (Mars 2022)
 
10 Gusht, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Zjarri i fuqishëm në Krastë të Krujës, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

KRUJA- Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit në Krastë të Krujës. Një ditë më parë një sipërfaqe e madhe me pisha u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Ditën e sotme ka nisur ndërhyrja nga toka dhe ajri, ku zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu për shkak të terrenit të vështirë malor.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të mbrojtjes civile, duke monitoruar çdo vatër aktive dhe nevojat për mbështetje me kapacitete shtesë./Dosja.al

Protesta e 72-të kundër qeverisë: Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj.

Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar gjatë javëve në vijim me kërkesa të tjera politike.

Edhe gjatë protestës së 71-të, një ditë më parë, u dëgjuan thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë. Ndër sloganet e përsëritura nga protestuesit ishte edhe: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të shtuar pjesëmarrjen dhe presionin ndaj qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre. bw

Flakët shkrumbuan ullishtet, vunë në rrezik shtëpitë dhe bizneset në Krujë- Dëshmia e banorit: Zjarrfikëset erdhën shumë vonë, vatrat i kontrolluam ne

Zjarri apokaliptik që përfshiu Malin e Krujës shkaktoi panik te banorët e zonës pasi flakët iu afruan me shpejtësi zonave të banuara. Tmerri i përjetuar vihet re edhe në dëshmitë e banorëve, të cilët kanë treguar përjetimet.
Përveç banesave u rrezikuan edhe biznese, po ashtu edhe ullishte. Sipas banorëve dëmet janë të konsiderueshme.
Njëri prej tyre dekaroi se zjarrfikësit erdhën shumë vonë.

Plaka qante nëpër shtëpi, thoshte: le të digjem brenda”. Kjo është dëshmia tronditëse e një banori që përjetoi nga afër momentet e tmerrit, teksa flakët rrethuan banesat dhe i detyruan banorët të luftonin vetë për të shpëtuar shtëpitë dhe familjarët.

Sipas tij, zjarri u përhap brenda pak minutash dhe rrethoi plotësisht banesën.

“Të them të drejtën, për pesë minuta nga atje, erdhi e rrethoi komplet shtëpinë. Që të gjithë, ne morëm masa, sollëm kamionin me dy bota ujti dhe e kemi mbajtur komplet situatën vetë.”

Banori denoncon vonesën e mjeteve zjarrfikëse, duke thënë se ato mbërritën pasi flakët kishin përparuar ndjeshëm.

“Zjarrfikëset kanë hyrë shumë vonë. Mbasi u ka shkuar krejt zjarri, kanë ardhur vetëm sa për me fik vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet.”

Përballë përhapjes së flakëve, familjet u detyruan të largonin fëmijët dhe të afërmit, ndërsa burrat e zonës u organizuan për të luftuar me zjarrin.

“Dolëm, i nxorëm fëmijët e krejt, me një siklet të madh. Erdhën burrat, u bëmë me çunat që e kemi mbajt. Se ka qenë një tmerr i papamë.”

Ai tregon se zjarri u përhap në disa drejtime, duke rrezikuar jo vetëm banesat, por edhe magazinat e ujësjellësit dhe biznese të tjera të zonës.

“Mori kjo pjesa e ullishtes. Edhe u fut në të dy krahët. Rreth e rrotull shtëpisë doli zjarri para, vazhdoi mori ajo magazinat e ujësjellësit, zyrat tjetër atje prapë më para. Ka qenë një kaos i papamë. Kaos i papamë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë.”

Një tjetër problem gjatë situatës emergjente ishte evakuimi i banorëve. Sipas dëshmisë, rrugët u bllokuan dhe mjetet zjarrfikëse e patën të vështirë të hynin në zonë.

“Po krejt lagjja po evakuohej, u bllokuan rrugët e zjarrfikësve, s’kishte asnjë lloj mënyre me hyrë zjarrfikëset. Ishin njerëzit krejt… kush mund të ikte më parë, krejt lagjja u tmerrua.”

Flakët iu afruan edhe një fasonerie, ndërsa rrezik serioz paraqisnin dy kabinat elektrike që ndodheshin pranë banesave. Sipas banorit, ndërhyrja e punonjësve të OSHEE-së bëri të mundur shmangien e një situate edhe më të rëndë.

“Aty matanë është një fasoneri… edhe aty kishin komplet frikë, që do të shpërthente ajo. Që këtu mbas shtëpisë janë edhe dy gabinat elektrike, po të shpërthenin ato mund të bënte katastrofë. Po qenë ata të OSHEE-së, ata e ulën thikat dhe u mor situata.”

Edhe pas kalimit të flakëve kryesore, situata nuk ishte normalizuar plotësisht. Mbetjet pranë fasonerisë vijonin të digjeshin gradualisht, ndërsa banorët punonin për të larguar materialet që mund të përbënin rrezik.

“Janë mbetje të fasonerive aty, edhe ato digjen avash-avash, gradualisht.”

Por dëmi më i madh për banorët është ai ekonomik dhe ekologjik. Pas banesave, zjarri ka shkrumbuar ullishtet e zonës, duke zhdukur pemë shekullore.

I pyetur për përmasat e dëmit, banori përgjigjet me një dëshmi që tregon qartë pasojat e zjarrit:

“A ka vlerësim ky lloj dëmi? Shihe vetë, shihe.”

Dhe përballë ullinjve të djegur, ai tregon se bëhet fjalë për pemë mbi 100-vjeçare.

“Komplet ullishtet e sheh si ka qenë. Kanë dalë totalisht mor, totalisht, totalisht.”

“Ullinjtë janë shekullore, mbi 100 vjet. Mbi 100 vjet. Ato janë mbjellë… me një fjalë, prej vitit ’40.”

Një dëshmi që tregon jo vetëm përmasat e dëmit të shkaktuar nga flakët, por edhe ankthin e banorëve që, në momentet më kritike, u përballën me zjarrin pranë shtëpive të tyre, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin familjarët dhe pronat.
Një tjetër pasojë e zjarreve që lë pas jo vetëm dëme materiale, por edhe pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u menaxhua emergjenca dhe ndërhyrja në terren. bw

Publikohen pamjet e flakëve që “përpinë” Krujën! Apeli i banorëve për ndihmë: Rama të shkarkohet me sekonda, ku janë emergjencat?! Na dogji dhe shkatërroi

Janë publikuar pamjet e flakëve që përfshinë mbrëmjen e kaluar zonën e Malit të Krujës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.

Teksa zjarri përhapej me shpejtësi, banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa kanë ngritur akuza ndaj shtetit dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i mjaftueshëm për përballimin e situatës.

Një prej banorëve, i revoltuar për situatën, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Unë jam banor i lagjes. Edi Rama të shkarkohet me sekonda, mos të rrijë në zyrë. Na shkatërroi, na dogji. O kriminel, o zagar, ik! Ku i ke emergjencat, ku i ke paratë e vjedhura që na ke vjedhur gjakun o kriminel”, tha një banor.

“Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë asnjë masë. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi. Banorët janë larguar. Janë djegur dy shtëpi”, tha banori tjetër.

Pamjet tregojnë përmasat e zjarrit gjatë orëve të natës, ndërsa banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Panorama


Send this to a friend