VOAL

VOAL

Bujar Kapexhiu: ‘Prona tek i zoti’

March 26, 2022
blank

Komentet

blank

Zana Shuteriqi Prela: Atë që Kadare e bëri në letërsi, Feim Ibrahimi e bëri në muzikë

Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të shquar

Kur unë nisa studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Feim Ibrahimi sapo ishte emëruar zv. Drejtor i shkollës. Në vitin e dytë kryem me të polifoninë e stilit të rreptë. Ishte shumë serioz dhe sistematik dhe, përkundrejt asaj çka ne na pëlqente të mendonim për të, kjo dukej paksa e çuditëshme. Vetëm dy vite më parë, Koncerti Nr. 1 për piano dhe orkestër kishte shkaktuar një turbullirë të pazakontë në qarqet muzikore shqiptare të kohës. Dhe ne, studentët e tij, që me humor e cilësonim mes vetes si mbjellësin e farës së keqe të dekadentizmit perëndimor, për habinë tonë, u ndeshëm me një pedagog apo zv. Drejtor autoritar dhe hijerëndë. Padyshim që, për 18-vjeçarët e asaj kohe, kjo ishte disi zhgënjyese. Së paku për mua, artisti liberal njëmendësohej me ato pak “modernistë” të shpalluar, mes tyre piktori me pamje bohemi Edison Gjergo, që i shkujdesur i zbardhte netët e nxehta të verës përpara gotës së konjakut në “Kafe Tirana”, apo enigmatiku Maks Velo, i cili të zgjonte gjithnjë kureshtje tek e ndeshje rrugës pothuajse të shpërqendruar apo gjatë ecjeve malore drejt Dajtit, që e ngjiste fill i vetëm.

Nuk them pra, se e njoha më shumë Ibrahimin si studente, por edhe më pas në këtë drejtim nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Por di të them me siguri, se ai ishte shumë i vendosur në vetvete, i mbizotëruar nga bindjet e tij, aq sa, po të ishe i pakujdesshëm – siç ndodhi me mua në një rast gjatë viteve ‘90 – mund të keqkuptoheshe fare lehtë, keqkuptime, do të thoja, së paku për mua, nga ato që mbeten në mendje, pasi nuk dëshiron të ndodhin me njerëz që i vlerëson.

Por atë që jo gjithnjë mund ta gjesh përmes marrëdhënieve të drejtpërdrejta njerëzore, te krijuesit, veçanërisht tek ata të vërtetët, ku bën pjesë, padyshim, edhe Feim Ibrahimi, mund edhe t’ia mbërish ta kuptosh përmes artit të tyre. Vepra muzikore e Ibrahimit them se e jep mundësinë për të njohur personalitetin njerëzor të tij.

Një e dhënë e parë, e shfaqur që herët në krijimtarinë e Ibrahimit, është përqasja shumë serioze me muzikën në përkatësi me gjinitë dhe mundësitë dramatike të tyre: kur e do puna duke përdorur një gjuhë të elabouar, shumë kompleke në format e mëdha orkestrale, skenike dhe në muzikën e dhomës; dhe, përkundrejt kësaj, me spikatjen e qartë të gjinive, të themi më popullore, si rapsodia, vallja për orkestër etj. Edhe pse nuk iu kushtua posaçërisht vokalit, në kompozimin e këngëve, romancave apo të gjinive të mëdha vokale-orkestrale mjetet muzikore udhëhiqen qartësisht prej ideve poetike për ta shpënë kompozitorin drejt çlirimit prej standardeve të mërzitëshme të realizmit socialist. Dhe, si rezultati i kësaj, ai ndërtoi këngë të tipologjive të ndryshme, disa prej tyre njëra më e bukur apo më e qëlluar se tjetra. Dy rastet e para për t’u përmendur vijnë prej krijimtarisë së tij më të hershme, të themi të përmbyllur në vitin 1970, por me shenjime të dukshme për muzikën që ai do të shkruante më vonë: muzika e filmit Ngadhnjim mbi vdekjen (1967-68) dhe kantata Këngë për komisarin (1970) me vargje të Fatos Harapit. Në secilën prej tyre, në mënyrën e duhur, Ibrahimi shfaq qartë pikësynimin për të tejkaluar nivelet e arritura deri në atë kohë në muzkën shqiptare. Viti 1967, kur u shkrua muzika e filmit Ngadhnjim mbi vdekjen, përfaqëson ende një fazë të parë të kinematografisë shqiptare, për rrjedhojë edhe të muzikës për film, atëherë kryesisht të konceptuar në terma të muzikës orkestrale. Në muzikën e tij të parë të filmit, Ibrahimi mendoj se është edhe ndër të parët që përdori funksionalisht lajtmotivin, në këtë rast një këngë shumë e bukur në stilin e këngës partizane, bartëse e romantikës së kohës, e risjellë në tingëllime të ndryshme në varësi të dramaturgjisë filmike.

Kantatën “Këngë për komisarin” do ta cilësoja pa droje si veprën, që shënoi ndarjen përfundimtare me kompozimet analoge të llojit, kantata, poema vokale apo oratorio pllakateske të stilit sovjetik. (Gasparit i varfër i Nolit, i krijuar më 1937, nuk njihej në atë kohë në Shqipëri). Edhe këtu kënga e kohës II të mbetet në mendje, po aq sa dhe koralet dramatike të finalit apo shtresëzimi harmonik tonalo-modal (pentatoni), që paralajmëron Koncertin nr. 1 për Piano dhe orkestër të një viti më pas.

Kështu nisi rrugëtimi i Ibrahimit drejt kërkimeve për afrimin, me sa ishte e mundur, të muzikës shqiptare me zhvillimet bashkëkohore. Kjo përbën një cilësi të dytë të arritjeve të tij kompozicionale, që do të desha të veçoj.

Koha (fundi viteve 1960, fillimi i viteve ‘70) ishte më se e favorshme. Letërisa ishte shkëputur tashmë nga tradicionalizmi përmes autorëve të rinj si Ismail Kadare, Fatos Harapi, Dritëro Agolli e ndonjë tjetër. Artet figurative, me Edi Hilën, Edison Gjergon dhe Ali Osekun po bënin përpara në të njëjtin drejtim. Këtë mision në muzikë e mori përsipër Feim Ibrahimi, për të kryesuar, gjatë viteve 1970-90, frymën e re muzikore të kohës. Koncerti Nr. 1 lindi pikërisht në vitet e atij ngazëllimi dhe iluzioni për një hapje të mundëshme të vendit ndaj Perëndimit, mbas largimit nga Traktati i Varshavës. Nuk mund të gjendet një rast i dytë, që një vepër muzikore shqiptare të ketë shkaktuar aq polemika midis ithtarëve dhe mospranuesve. Këta të fundit, krahas ndikimeve moderniste (çuditërisht nga dodekafonizmi i Schoenberg-ut?!), e akuzuan edhe për plagjiatura, ndonëse nuk kishin dashur të flisnin asnjëherë për importimin e modeleve sovjetike, por as edhe për përshtatjen e shumbujve të autorëve të caktuar romantikë. Pra çështja ishte shumë më komplekse se kaq, pasi reagimi, në të vërtetë, nuk vinte nga lart, por nga qarqet e muzikantëve, një pjesë e të cilëve me mendësi të kufizuara, të tjerë që besonin sinqerisht te doktrina dhe, të tjerë akoma, edhe më agresiv se të parët, që e shihnin të rrezikshëm projektimin e një rruge të re, e cila do të mund ta largonte, qoftë edhe sado pak, muzikën shqiptare nga vetëkënaqësia e provincionalizmit të ligjëruar nën petkun e muzikës kombëtare. Nëse kjo do të kishte ndodhur në një shoqëri të hapur, si rasti i Debussy-së në Paris, apo i Stravinskit me Shenjtërimin e pranverës, po në Paris, polemikat do të kishin prodhuar padyshim diçka frytëdhënëse. Nuk ka dyshim pra, që trazira e shkaktuar nga Koncerti nr. 1 lidhej me faktin se ai foli me një gjuhë tjetër. Përmes tij, Ibrahimi iu përqas estetikës antiromantike të gjysmës së parë të shekullit XX, duke i bërë një shërbim të vërtetë progresit të muzikës shqiptare të kohës.

Katër vite më vonë, Ibrahimi kompozoi Koncertin nr. 2 për piano – midis dy koncerteve edhe dy vepra kompromisi, Rapsoditë nr. 1 dhe 2 për orkestër – edhe më i guximshëm se i pari, për rrjedhojë edhe me pasoja. Koncerti u censurua, po ashtu siç ndodhi pak a shumë shtatë vite më pas me Koncertin për Oboe, një ndër veprat me frymë më intelektualiste dhe me profesionalizëm të përkorë në muzikën shqiptare të kohës, e cila u dënua të mbetej në harresë. Me Koncertin nr. 2, Ibrahimi përcaktoi dukshëm orientimin kompozicional drejt neoklasicizmit, të modeluar pjesërisht sipas shembullit të baleteve të Stravinskit – për energjinë ritmike dhe përparësinë e ritmit përkundrejt melodisë – dhe sidomos të Bartokut. Përse neoklasicizmi dhe përse Bartoku? Mendoj se gjetja ishte e duhura, së pari sepse e orientonte muzikën shqiptare drejt një estetike konstruktiviste, pra disiplinuese, që i kufizonte shtigjet e abuzivizmit me pseudo-frymëzimin apo populizmin dhe provincionalizmin në emër të artit kombëtar; dhe, së dyti, sepse përmes shembullit të Bartokut, i cili nëpërmjet shfrytëzimit racional të folklorit ndërtoi gjuhën e tij origjinale bashkëkohore, muzika shqiptare do të mund të kërkonte shprehje identitare përtej praktikave të folklorizmit apo të stilizimit të materialeve burimore.

Vitet ‘90 shënojnë fazën e fundit krijuese të Ibrahimit, dhe ai sërish u vu në krye të proceseve të reja kompozicionale. Në maj 1993 organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re Shqiptare, me të cilin hapet, praktikisht, kapitulli i zhvillimeve bashkëkohore të muzikës në vend. Si kompozitor e nisi këtë periudhë përmbyllëse krijuese me një vepër eksperimentale, De profundis, e cila shenjon edhe fillimet e muzikës elektro-akustike ndër ne. Në katër vitet e fundit të jetës, krijimtaria e Ibrahimit njohu një përqendrim të thellë dramatik, me nota tragjike, të spikatur veçanërisht te trio e harqeve Vikamë dhe simfonia Tragjike, por të paralajmëruar shumë më herët, do të thosha që te koha II e Koncertit nr. 2 për piano, te romanca Recital i malësorit me vargje të Migjenit (1976), pjesërisht edhe te Simfonia për orkestër harqesh (1988). Kompozitori duket se po e mbyllte jetën me një dhembje të akumuluar nga shtresëzimi i zhgënjimeve të njëpasnjëshme, që realiteti mbytës u ofronte me shumicë artistëve shqiptarë. Ndër të tjera, ai duhet ta ketë vuajtur thellësisht humbjen e gjatë në kohë për të arritur atë çka dëshironte, gjithashtu edhe largimin nga detyra si drejtor i TOB vetëm një vit pas emërimit, por edhe daljen e befasishme në pension si vendim i një rektori që ishte edhe ai vetë pensionist. Por një prej dy veprave të fundit që ai la, Regalo di nozze për violonçel dhe piano (e luajtur një vit pasi u shkrua, “post mortum”), dhuratë për martesën e vajzës së tij, është befasuese për atë përpunim mjeshtëror të linjave instrumentale, që e pajisin me një tis të rrallë hijeshie. /ExLibris

blank

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Shpirt i vogël! SI Engjëll ishe, tek Engjejt shkove!

VOAL- Piktori i shquar Avni Delvina ia kushton frymëzimin e tij largimit tragjik të 7-vjeçares Jonada Avdia nga jeta në plazhin e Himares, kur komisari i policisë e goditi me skaf ndërsa ajo po pushonte me prindërit. Familja Avdia kishte ardhur nga Anglia dhe kishte zgjedhur bredetin e jugut shqiptar për pushimet e sivjetme.

Shpirt i vogel! SI Engjell ishe, tek Engjejt shkove ! – i lutet piktori vogëlushes së pafajshme.

blank

blank

Ishte vjedhur në konservatorin e Parmës, Shqipëria i kthen Italisë Clavikordën e shekullit XVIII

Clavikorda, një instrument muzikor e shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur në konservatorin e Parmës do i kthehet sërish Italisë.

Instrumenti muzikor është gjetur në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri dhe sot paradite pritet që përmes një ceremonie të bëhet dorëzimi tek autoritetet italiane.

Në orën 11:30 do të ketë dhe një deklarata nga Ministri Drejtësisë, Ministria e Kulturës dhe Komandanti i komandës së Karabinierëve për trashëgiminë kulturore. dita

blank

Albumi i Piktorit- Avni Delvina: E kthyt tjetrin në mit e në legjendë

VOAL- Piktori i shquar Avni Delvina ka ripostuar në faqen e tij në facebook këtë grafikë i frymëzuar nga lajmi se lideri Sali Berisha është shpallur non grata edhe nga Britania. Grafikën e shoqëron edhe me këtë shënim:

Po ca boni kshu merr jahu me kto non grata ! Javash mer jahu, se e kthyt tjetrin ne mit e ne legjende ….. Aman mer jahu se ne jemi dhe popull i lashte dhe shume supersticioz ! Shume gjona neve i marrim si sinjale nga lart ! Mos na natarroni mo, pash nerin !

blank

Më 19 korrik 1834 lindi piktori i shquar Edgar Degas

VOAL- I lindur në Paris më 19 korrik 1834, emri i tij i vërtetë është Hilaire Germain-Edgard De Gas.

I ndjeshëm dhe i talentuar me një karakter ëndërrimtar, por në të njëjtën kohë të vendosur, ai tërhiqet menjëherë nga shkencat humane, një atraksion që i ati e ndihmon ta kultivojë me “mësimet” personale të letërsisë dhe artit. Për sa i përket karakterit të tij, vetë Degas do ta përshkruajë veten si më poshtë: “Unë isha ose dukesha i fortë si gjithë të tjerët, nga një lloj impulsi ndaj brutalitetit që më vinte nga dyshimi dhe humori im i keq. U ndjeva aq i lënduar, aq naiv, aq i dobët, ndërsa më dukej se llogaritjet e mia të artit ishin kaq të drejta. Unë i fyeva të gjithë dhe veten time.”

Degas i pjekur ishte i vetmuar, edhe nëse ndonjëherë shqetësohej vetë për këtë. Ai shpesh jetonte i mbyllur në studion e tij, i zhytur plotësisht nga puna dhe eksperimentet e tij me teknikat më të ndryshme të pikturës.

Në vitet e para, kur u regjistrua në shkollën e mesme, prirjet e tij drejt materies së pastër piktorike u theksuan gjithnjë e më shumë, në dëm të kërkimeve letrare e poetike. Një shenjë e fortë e kësaj prirjeje vjen kur mësojmë se i riu Dega frekuentonte me ngulm Kabinetin e Estampes të Bibliotekës Kombëtare, një vend që e lejon të vinte në kontakt me riprodhimet e mjeshtërve të mëdhenj të së shkuarës.

I pakënaqur me soditjen pasive të veprave të admirueshme, ai fillon të kopjojë disa nga ato printime: në thelb, një studim indirekt të artistëve si Mantegna, Durer, Rembrandt apo Goya.

Fatkeqësisht, ndër angazhimet që duhen respektuar, është edhe ndjekja e leksioneve universitare në të cilat ai merr pjesë si student i drejtësisë. Por është vetëm një formalitet, sepse mendja e tij shkon vetëm tek imazhet e pikturave të mëdha apo veprave që do të krijohen.

Një urgjencë e fortë krijuese fillon të përhapet.

Degas i la shpejt studimet për t’iu përkushtuar tërësisht artit. Një i ri i asaj kohe nuk kishte perspektiva të mëdha në këtë kuptim, përveçse iu përmbahej moduleve dhe njohurive të diktuara nga Akademia e Arteve gjithëpërfshirëse e atëhershme.

Më 1854 ai filloi të ndiqte mësimet e Louis Lamothe, një artist i vlerësuar në atë kohë, por tashmë pothuajse i harruar. Lamothe, dikur nxënëse e Ingresit, arrin t’i përcjellë Degas rëndësinë që Ingres i jepte vizatimit.

Madje, në vitin 1855 Edgar Dega takoi mjeshtrin, i cili në atë kohë ishte 75 vjeç, nga i cili mori këtë këshillë: “Vizato vija, o djalë, shumë rreshta, pavarësisht nëse vijnë nga kujtesa apo nga natyra”.

Degas me një zgjedhje të guximshme vendos të mos përqafojë modelet e propozuara nga Akademia, të konsideruara prej tij si të vjetruara dhe pa forcë krijuese, por preferon t’i përkushtohet përfaqësimit të asaj që e rrethon, duke i kushtuar vëmendje të madhe jetës ashtu siç u shpalos në tensioni i saj i papërpunuar historik, edhe nëse piktori do të përpiqet gjithmonë të kuptojë aspektet më poetike.

Nuk mund të humbisni një udhëtim në Itali, shtëpia e kryeveprave të mëdha dhe lartësisë artistike. Në vitet ndërmjet 1856 dhe 1860, në shoqërinë e një tjetër piktori të madh dhe vizionar, Gustave Moreau, Degas vizitoi Napolin, Romën, Firencen, Pizën dhe Sienën.

Nëse Italia është padyshim një burim reflektimesh të thella artistike, thellimi dhe ndikimi në ndjeshmërinë piktoreske, Degas po kërkon edhe elementë “të tjerë” që nuk i përkasin traditës tanimë (të lodhur?) perëndimore. Prandaj ai është i interesuar (disi në vazhdën e modës së kohës), për serialet japoneze dhe veçanërisht për produktin më tipik të asaj shkolle figurative: printet. Këto këndvështrime të reja dhe origjinale të ilustrimit oriental i rrënjosin bindjen se gjuha figurative mund të përdoret në një mënyrë tjetër, në një mënyrë më pak konvencionale dhe të shkëputur nga tradita perëndimore dhe më pas fatalisht “akademike” e këndvështrimit dhe e mënyrës “e drejtë” të renditjes së objekteve.dhe figurave.

Nuk duhet të harrojmë se ato janë vitet në të cilat një shpikje e re teknike shpërtheu si një rrufe në qiell, e destinuar të revolucionarizojë vetë konceptimin e artit piktor: fotografisë. Nga ky i fundit i zbuluar, nga studimi i rezultateve që imazhi i realitetit shfaqet pasi filtrohet nga thjerrëza, Degas nxjerr qëllimin e transferimit të një pjese të atij konceptimi të ri në telajo, duke u përpjekur të kapë edhe ato momente kalimtare të realitetit. të vështira për t’u kuptuar, të tilla që të duken, në shikim të parë, si fotografi të rastësishme, veçanërisht në rregullimin hapësinor.

Prandaj, pikturat e tij marrin korniza fotografike. Tipike në këtë kuptim janë pikturat “Orkestra all’Opera” (nga viti 1869) dhe “Luci della limalta” (1876-77); Së fundi, sërish përsa i përket fotografisë, kontributi i këtij mediumi është thelbësor në studimet e tij mbi kuajt e vrapimit, me të cilat artisti punon që nga viti 1861.

Jo çuditërisht, Degas ‘interesohet për kuajt, si dhe për kërcimtarët shumë më të famshëm (përfaqësimi poetik i të cilëve është arsyeja e vërtetë e lavdisë së Degas me publikun). Në fakt, lëvizja e kalit, në natyrën e tij substanciale enigmatike (para ardhjes së kamerës), përfaqësonte një mundësi shumë interesante dhe të pashtershme studimi për të kapur shumëllojshmërinë e pozave të një trupi në veprim.

Në të njëjtat vite, Degas u takua me Edouard Manet, përmbysësin e shkëlqyer të “zakoneve” të mira pamore të borgjezisë, i cili pasi e inkurajoi të kultivonte interesin e tij për realitetin bashkëkohor, e prezantoi atë me atë grup artistësh të rinj që më vonë do të bëheshin të famshëm si impresionistë. .

Megjithatë, përkatësia në një klasë më të lartë shoqërore i bën Degas dhe Manet të zhvillojnë interesa dhe zakone të ndryshme nga ato të impresionistëve të tjerë, të cilëve u pëlqente të pikturonin jashtë, duke preferuar peizazhet dhe një jetë të lidhur me “bohemën”. Dy artistët i duan garat me kuaj dhe ndajnë një pasion për muzikën, gjë që i bën ata të ndjekin teatro.

Pikërisht në këto vite Degas merret shpesh me tema teatrale dhe muzikore, edhe pse ndonjëherë ai sigurisht që nuk e përçmon peizazhin.

Duhet theksuar se e vetmja ekspozitë personale e organizuar nga Degas daton në vitin 1892, në të cilën ai prezantoi njëzet e gjashtë “peizazhe imagjinare” të cilat nënvizojnë në këtë specifikë ndryshimin në krahasim me kolegët e tij impresionistë.

“Mësimi i vallëzimit”, i përfunduar në 1875, është piktura e parë në shkallë të gjerë kushtuar kërcimtarëve. Piktura e tij përbëhet nga ambiente të brendshme, drita artificiale, studime mbi lëvizjen. Një deklaratë e vetë piktorit na jep këto fjalë: “Piktura është para së gjithash produkt i imagjinatës, nuk duhet të jetë kurrë një kopje. Ajri që shihni në piktura nuk merr frymë”.

Dhe duke folur për nudot e Degas, J.K. Haysmans, në vitin 1889, shkruante: “… Nuk është më mishi i sheshtë dhe i lëmuar, gjithmonë i zhveshur i perëndeshave, … por është me të vërtetë i zhveshur, i vërtetë, mish i gjallë, mish i prekur nga abdesi dhe tekstura e tij e ftohtë është gati të shkrihet”.

Në vitin 1883 vdekja e mikut të tij Manet e prek atë thellë, aq sa ai tërhiqet dhe izolohet nga bota. Dobësimi progresiv i shikimit shkakton një ndalim të konsiderueshëm të prodhimit të tij.

Edgard Degas vdiq në vendlindjen e tij, tashmë plotësisht i verbër, në moshën tetëdhjetë e tre vjeç, më 27 shtator 1917.
Disa vepra të Degas

Kuajt e garës përpara tribunave (Parada) (1866-1868)
Prova e baletit në skenë (1874)
Klasa e vallëzimit (1873-1875)
Kërcimtar i Gjelbër (1877-1879)
Hekuruesit (1884-1886)/Elida Buçpapaj

blank

Artefaktet pengje dhe operacioni special në Serbi për lirimin e Hyjneshës në Fron

Në vitin 2002, një kryeadministrator energjik, gjermani Michael Steiner, kishte bërë një udhëtim special me helikopter nga Prishtina deri në Beograd. Guvernatori i OKB’së për Kosovë kishte shkuar atje me mision për ta sjellë “Hyjneshën në Fron”, të cilën e kishte vjedhur Serbia derisa administronte dhe e mbante Kosovën me ushtri e polici. Që prej atëherë, ajo që njihet si kulturë materiale e vendit, një pjesë e saj ose 1247 artefakte mbahen atje. Autoritetet e Kosovës kanë zgjedhur t’ua rikujtojnë këtë ndërkombëtareve, duke i postuar këto figurina në Twitter, pikërisht kur po u bëhet presion që ta zbatojnë vendimin për Manastirin e Deçanit.

Gazeta Express

“Hyjnesha në Fron”, kopjet e së cilës tani janë dhuratë e pashmangshme nga institucionet e Kosovës për të huajt, ishte kthyer në Prishtinë dhe ruhet në muzeun kryesor të Kosovës. Por, përveç objektit arkeologjik – me gjasë më të njohurit në Kosovë – që kryeadministratori e kishte liruar me influencën e vet, mbi 1247 artefakte të regjistruara nga arkeologët e Kosovës mbahen në Serbi. Kosova i konsideron të vjedhura.

Në fakt, pos dëmeve në njerëz e shkatërrimeve në infrastrukturë, ka një konsensus se Serbia i ka vjedhur diçka Kosovës.

Ish-emisari i OKB’së për statusin final, Martti Ahtisaari, këtë e kishte elaboruar në mënyrë metaforike në vitin 2008 kur kishte marrë çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij si ndërmjetës nëpër botë, përfshirë edhe Kosovën ku ishte involvuar dy herë.

Hajninë e Serbisë e kishte përmendur në CNN para gazetarit Jonathan Mann.

“Për shembull, të themi se Serbia është hajni dhe ia ka vjedhur kuletën Kosovës. Nëse unë jam ndërmjetës, unë nuk i këshilloj ata që të vendosin se sa para duan të mbajnë e sa t’ua kthejnë atyre që ua kanë vjedhë kuletën. Duhet ta kthejnë kuletën që e kanë vjedhur, e pastaj të shkojnë në burg për atë që e kanë bërë”.

Në propozimin e tij për statusin e Kosovës që e kishte bërë në vitin 2007 duke ia bashkëngjitur edhe rekomandimin për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, Presidenti i Finlandës e kishte adresuar edhe këtë çështje. Ai kishte kërkuar që të gjitha artefaktet që ishin marrë nga muzetë e Kosovës të kthehen në Kosovë 120 ditë pasi marrëveshja të hyjë në fuqi. Por, Serbia s’e kishte pranuar pakon e Ahtisaarit dhe ato s’janë kthyer kurrë.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata në Bruksel. Krahas tyre, dy vendet manifestojnë armiqësi e mosdurim sa herë që kanë rastin.

Ditëve të fundit Ministria e Kulturës ka nisur një fushatë që këto artefakte të mos mbahen ilegalisht në shtetin serb.

Institucioni që drejton Ministri nga radhët e VV’së, Hajrulla Çeku, ka nisur të përmendë edhe me emra artefaktet e vlefshme të Kosovës që janë vjedhur nga Serbia. Për këtë, Ministria e Kulturës po iu bën thirrje edhe institucioneve europiane që të reagojnë dhe ta sanojnë këtë padrejtësi.

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura padrejtësisht dhe ilegalisht në Serbi. Për më shumë se dy dekada, Serbia vazhdon të mbajë artefaktet tona padrejtësisht, duke shkelur konventat e UNESCO-s, marrëveshjet origjinale për kthim dhe dokumentin e Ahtisaarit”, thuhet në një nga postimet e fundit të Ministrisë në Twitter.

“Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skënderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni! Ktheni OKARINËN në shtëpi”.

Kthimi i këtij instrumenti identitar është edhe peng për mjeshtrit kosovarë që luajnë me të.

Thirrjen e njëjtë, Kosova e drejtoi edhe për figurinën antropomorfe.

“Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës”.

“Skulptura e mermerit e njohur si ‘Zonja Dardane’ paraqet një shembull unik të krijimit artistik të popullatës autoktone, të krijuar në shekullin II – III. Gjetur në Vërban, Kllokot, Republika e Kosovës”, është artefakti tjetër për të cilin Kosova kërkon llogari.

““Koka e aktorit” e mermertë (shek. II pas Krishtit), është zbuluar në Nekropolin Verior (Memoria) të qytetit të periudhës romake, Ulpiana, Republika e Kosovës. Tregon ekzistencën e një Teatri ose Odeoni aty pranë”, është postimi i fundit nga Ministria e Kulturës.

Duke iu referuar Librit të Kthimit 1998-99, Ministria e Kulturës thotë se artefaktet u morën për një ekspozitë të përkohshme në Beograd, por 24 vjet më pas ende nuk u kthyen në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Serbia po shkel në mënyrë flagrante konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”.

Ky aktivitet i Kosovës po ndodhë në kohën kur Kosovës po i bëhet presion që t’i regjistrojë 24 hektarë tokë si pronë të Manastirit të Deçanit, duke e zbatuar edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë. Një organizatë joqeveritare europiane, “Europa Nostra”, e cila është për trashëgimi kulturore po insiston se Manastiri i Deçanit është “monument i rrezikuar” dhe duhet të ruhet 24 orë.

Megjithatë, ky pretendim i Europa Nostras hasi në mohim të ashpër nga Ministri Çeku, i cili tha se vendimi i vitit të kaluar i kësaj organizate për listimin e Manastirit të Deçanit në mesin e shtatë objekteve të rrezikuara nuk ka bazë në logjikën e shëndoshë.

“Në arsyetimin e kësaj organizate shihet qartë njëanshmëria e saj kur referencat i merr kryekëput nga historiografia serbe në rastet kur përmend karakteristikat e brendshme të objektit, derisa Kosovën e përmend me një fusnotë! Kjo qasje e Europa Nostra është joprofesionale, jorealiste, e njëanshme, dhe me ndikim të qartë politik”, kishte shkruar Çeku. Por, “Europa Nostra”, përfaqësuesit e së cilës ishin në Kosovë ditëve të fundit, nuk ndryshuan mendje.

blank

“Manifesta” zdrit Prishtinën

Shkëlqim Hysenaj

Një ndër aktivitetet më të mëdha kulturore në Evropë, “Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade”, hap zyrtarisht dyert në Prishtinë më 22 korrik.

Kjo bienale – sivjet me edicionin e 14-të – i kushtohet artit në hapësirat publike, por shërben edhe si urë komunikimi mes artistëve.

Në lokacione të ndryshme në Prishtinë, artistë vendorë e të huaj janë duke finalizuar tashmë veprat e tyre.

Disa hapësira publike të Prishtinës po marrin pamje tjetër, përfshirë Hotelin Grand, që është mbuluar nga yjet dhe është shndërruar në vend mikpritës për veprat e shumë artistëve.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa nga vendet, ku aktualisht janë duke u bërë përgatitjet e fundit dhe ju sjell fotografitë e disa veprave që janë të vendosura në hapësira të ndryshme publike.

 

“Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin” është mbishkrimi i vendosur mbi Hotelin Grand në Prishtinë. Ky mbishkrim është pjesë e projektit të artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Në konceptin e tij, Halilaj e cilëson Hotelin Grand si një monument të rëndësishëm historik dhe arkitekturor, i cili shërben si rikujtim për historinë e Kosovës në ish-Jugosllavi. Puna e Halilajt është thellë e lidhur me historinë e Kosovës dhe me pasojat e tensioneve kulturore dhe politike në rajon. E kaluara thotë se i shërben shpeshherë si pikënisje për alternativa poetike për të ardhmen.

 

Diku thellë në një hapësirë të Hotelit Grand, artisti kosovar, Dardan Zhegrova, finalizon punët që i kanë mbetur para hapjes së “Manifestës”. Ai nuk dëshiron të zbulojë shumë përpara hapjes zyrtare të këtij aktiviteti, ku pret të ketë shumë vizitorë.

“Të dyja punët [e mia], si në Galeri Kombëtare dhe në Hotelin Grand, janë me tekstil. Janë punime që janë të bazuara në fëmijërinë time dhe janë, në njëfarë mënyre, një manifestim për një realitet të ri për mua dhe audiencën. Janë punime interaktive, ku audienca mund të ketë qasje në to…”, thotë Zhegrova për REL-in. Mbajtja e këtij aktiviteti në Prishtinë, sipas Zhegrovës, e nxjerr edhe më tej artin kosovar nga izolimi.

 

Në katin e dytë të Hotelit Grand, artisja kosovare, Majlinda Hoxha, vendos disa fotografi në mure. Në ndërhyrjen e saj artistike në Hotelin Grand, Hoxha e parafytyron ndërtesën si një vendpushim për historinë e Kosovës dhe një mikrokozmos të shoqërisë së këtij vendi.

Hamami i Madh i Prishtinës ishte i mbyllur më 14 korrik. Por, nga jashtë, përmes dritareve – ndonëse jo krejt qartësisht – shihej vepra e artistes japoneze, Chiharu Shiota. Ajo është pjesëmarrëse në programin e “Manifesta 14 Prishtina”.
Në Hamamin e Madh të Prishtinës ka krijuar një instilacion artistik, që përfshin tregime personale të personave të ndryshëm në Kosovë, të thurura në një rrjetë që simbolizon ekzistencën e tyre në kujtesë.

 

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë vendosur një seri portretesh të grave rome, të punuara nga Farije Mehmeti, një artiste nga Lipjani i Kosovës. Projekti që njihet si “Bibiloteka e RomaMoMA” është dinamik, nomad dhe ndërlidhet me kontekste të vendeve në të cilat udhëton. Kjo bibliotekë ka mbi 150 libra të letërsisë bashkëkohore rome dhe mbi trashëgiminë artistike dhe kulturore të këtij komuniteti.

 

Në kuadër të “Manifesta 14 Prishtina”, në bibliotekën e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sylejmani” janë duke u bërë disa intervenime. Kjo hapësirë është duke u tentuar që të shndërrohet në një hapësirë të përhershme ndërdisiplinore, duke kombinuar bashkëpunimin rajonal, planifikimin urban, ndërtimin e komunitetit, artin dhe kulturën bashkëkohore.

 

Në sallën sportive – të djegur vite me parë – në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej ditësh, është vendosur vepra artistike e artistes koreane, Lee Bul. Ditën që REL-i vizitoi këtë lokacion, nuk ishte askush aty, përveç makinave që parkoheshin në këtë sallë, që është e destinuar për sport, e jo për parkim. Në prezantimin zyrtar të kësaj vepre artistike thuhet se Lee Bul “na fton të reflektojmë mbi atë që mund të shpëtojmë nga ëndrrat e së kaluarës dhe çka mund të sjellë kjo për të ardhmen”.

 

Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë ka nisur të marrë një pamje tjetër. Kjo, pasi në këtë objekt trekëndësh, që në kohën e ish-Jugosllavisë simbolizonte vëllazërim-bashkimin, kanë nisur ngjyrosjet. Sipas konceptit zyrtar, artisti zviceran, Ugo Rondinone, përmes ndërhyrjes së tij artistike – në një kohë kur monumentet në gjithë botën po trazohen dhe shpesh po përmbysen – do të sjellë në dukje të plotë si strukturën, ashtu edhe debatin kritik, për të cilin qëndron në një nga sheshet publike më të vizituara të Prishtinës.

Nga 22 korriku, për 100 ditë rresht, “Manifesta 14 Prishtina” do të presë 99 artistë nga 32 vende të botës.

Prishtina është qyteti i parë i Ballkanit Perëndimor që do të jetë nikoqir i këtij aktiviteti.
Manifesta nomade evropiane ndërron lokacion çdo dy vjet. Ajo zgjedh rregullisht vende të papritura që të jenë qytete nikoqire. Këtë vit ka për temë qendrore rikthimin e hapësirave publike te qytetarët.

blank

Van Gogh, zbulohet një autoportret i fshehur

VOAL- Një Van Gogh në anën e pasme të një tjetër Van Goghu.

Është zbulimi i shpallur nga Galeritë Kombëtare të Skocisë dhe që do të jetë në qendër të ekspozitës “Një shije për impresionizmin” e planifikuar nga 30 korriku deri më 13 nëntor në muzeun skocez.

Autoportreti, thotë Lesley Stevenson, konservues i lartë i pikturës së muzeut, u zbulua aksidentalisht në anën e pasme të “Koka fshatare” (1885) një nga tri pikturat e Van Goghut në pronësi të muzeut, kur kjo, pikërisht në pritje të ekspozita e cila hapet pas disa ditësh, i është nënshtruar një sërë hetimesh radiografike.

“I fshehur nga pamja për më shumë se një shekull, autoportreti është i mbuluar me shtresa ngjitëse dhe kartoni”, shpjegojnë nga muzeu. Për të kursyer para, artisti i madh holandez shpesh i ripërdorte kanavacat. “Përveç se në vend që të rilyente veprat e mëparshme, ai do të kthente kanavacën dhe do të punonte në anën e pasme”, tha një zëdhënës i muzeut. Kjo duhet të ketë ndodhur edhe në këtë rast. Megjithatë, në fillim të viteve 1900, piktura kryesore, Koka e një fshatari, u huazua për t’u ekspozuar në një ekspozitë. Dhe pikërisht atëherë, ndoshta për t’i dhënë më shumë trashësi kanavacës, artizanët që duhej ta kornizonin, vendosën ta rreshtonin me një shtresë kartoni të ngjitur në anën e pasme. Si rezultat, autoportreti i piktorit, i cili sipas të gjitha gjasave ishte pikturuar nja dy vjet pas Kokës së Fshatarit, humbi. Ekspertët e Galerive Kombëtare po vlerësojnë tani mundësinë e zbulimit të pikturës së fshehur gjithashtu. “Ne po përpiqemi të kuptojmë se si ta bëjmë këtë pa dëmtuar kokën e fshatarit,” shpjegojnë ata. Prandaj, për momentin duhet të mjaftohemi me leximin e imazhit të fshehur brenda një lightbox që do të jetë në qendër të ekspozitës. Imazhi me rreze X tregon një burrë me mjekër dhe kapelë me buzë, një shami të lidhur në qafë që mund të jetë edhe një kravatë. Poza është e ngjashme me atë të autoportreteve të tjera të Van Gogh-ut, me syrin e subjektit që duket se shikon drejtpërdrejt nga shikuesi, anën e djathtë të fytyrës në hije, veshin e majtë të theksuar. ansa-eb

blank

Jutta Benzenberg sjell në foto tranzicionin shqiptar

VOA/Pëllumb Sulo

Ekspozita e fotografes Jutta Benzenberg, e hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, është dëshmi e tranzicionit shqiptar të periudhës pas rrëzimit të komunizmit, kur Jutta, si një fotografe profesioniste erdhi në Shqipëri e nxitur nga boshllëku që po krijohej nga kaosi, trazirat dhe mungesa e drejtimit. E shoqëruar nga albanologu dhe aktivisti Ardian Klosi ajo udhëtoi nëpër të gjithë Shqipërinë duke pasqyruar në fotografi portrete njerëzish, ngjarje, fushata elektorale apo protesta. Pas kësaj, ajo vazhdoi ti përkushtohet pasqyrimit të jetës dhe realitetit shqiptar, duke u bërë një nga fotografet më aktive.

“Në ekspozitën time”, thotë Jutta Benzenberg, “do të gjeni karaktere të ndryshme dhe të gjithë janë të bashkuar në përsonin tim”. Ajo thotë se vazhdon të fotografojë shqiptarët, sepse ato janë të hapur për t’i shfaqur emocionet. I pëlqen që t’u afrohet njerëzve, pasi kjo është diçka që e përmbush. Fotografja Benzenberg thotë se ka fotografuar këtu për 30 vite dhe se nuk mund të shkëputet më nga Shqipëria.

Ekspozita e fotografes Jutta Benzenberg nis me disa dhjetëra fotografi nga periudha e tanishme, duke u kthyer më pas në të shkuarën e afërt dhe të turbullt, por që ende duket se reflekton në të tashmen. Drejtori i Muzeut, Luçian Bedeni, e vlerëson Jutta Benzenberg si një fotografe aktive e tranzicionit shqiptar.

“Jutta Benzenberg është një rast i rrallë në këto 30 vite. Është një fotografe gjermane, një artiste gjermane, që vjen dhe jeton në Shqipëri. Dhe gjithë krijimtaria e saj 30 vjeçare është e bazuar në këtë hark kohor, në këto vite, që përkojnë me vitet e tranzicionit. E gjejmë atë si pjesë të protestave të ndryshme, pjesë e manifestimeve, pjesë e fushatave”.

Ndërsa studiuesi i fotografisë, Leke Gjeloshi, thotë se ekspozita e fotografes Jutta Benzerberg është dëshmi e përsonalitetit dhe profesionalizmit të saj, si dhe pjesë e historisë së periudhës 30 vjeçare, paskomuniste në Shqipëri.

“Jutta Benzenberg sjell aktivitetin e saj që shtrihet në tri dekada, që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme. Kërkimin e saj e ka përshku si nga pozitat e fotoreporteres, si nga pozita e fotografes që inskenon subjektet e veta, ngjarje të rëndësishme, si në planin politik, si në planin shoqëror, si në planin gjeografik të jetës shqiptare. Të shqiptarëve vetë, por dhe të saj, si një gjermane që vjen këtu, martohet, ndërton jetën dhe aktivitetin e saj”.

Ekspozita e zonjës Jutta Benzerberg në thelb sjell një kërkim virtual të gjendjes shpirtërore të shqiptarëve dhe të rrethanave që sjellin identitetin e njerëzve të periudhës paskomuniste. Si fotografe aktive dhe e pavarur, ajo ka bashkëpunuar me UNICEF dhe OKB për të sjellë në fokus të drejtat e njeriut, pozitën e gruas dhe fëmijëve në Shqipëri.

blank

Albumi i Piktorit- Avni Delvina: Grafikë nga cikli “Weekend at Opinion” ….. e bazuar në filmin e famshëm “Weekend at Bernie’s”

VOAL- I frymëzuar nga një emision ku ish kryehetuesi i diktaturës “rrëfehej” tek B. Fevziu, piktori i shquar Avni Delvina ka sjellë “Grafike nga cikli “Weekend at Opinion” ….. e bazuar ne filmin e famshem “Weekend at Bernie’s”.

 

blank

10 pikturat më të famshme në botë dhe si lindën ato

Çdo vit, arti me vlerë miliarda dollarë kalon nëpër shtëpi ankandesh ndërkombëtare, ndërsa muzetë kryesorë mbajnë secili dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre. Por pak njerëz të çmuar arrijnë ndonjëherë famën e nevojshme për t’u konsideruar me të vërtetë emra familjarë.

Meqenëse “i famshëm” është një term subjektiv, CNN Style iu drejtua Google për të parë se cilat piktura kryesuan rezultatet e kërkimit në mbarë botën gjatë pesë viteve të fundit.

Krahasuam dhjetëra kryevepra të njohura – nga klasikët si “Mona Lisa”, “The Great Wave off Kanagawa” dhe “Salavator Mundi”, me vepra më moderne si “Nighthawks” dhe madje edhe seritë “Dogs Playing Poker”.

Bazuar në këto rezultate, këto janë 10 pikturat më të kërkuara në botë:

 

  • Mona Liza

blank

Artisti: Leonardo da Vinçi

Data e parashikuar: 1503 deri në 1519

Muzeu i Luvrit (Paris)

Nuk duhet të jetë çudi që piktura më e famshme në botë është ajo grua misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Por kjo është një nga siguritë e pakta për këtë vepër arti.

Ajo që shihet në pikturë mendohet të jetë Lisa Gherardini, gruaja e tregtarit Firence Francesco del Giocondo, por ekspertët nuk janë të sigurt. Ajo përfaqësonte një risi në art – piktura është portreti më i hershëm i njohur italian që fokusohet aq afër te personi në një portret gjysmë të gjatë, sipas Luvrit, ku u instalua për herë të parë në 1804. A e dinit? Para shekullit të 20-të, historianët thonë se “Mona Lisa” ishte pak e njohur jashtë qarqeve të artit. Por në vitin 1911, një ish-punonjës i Luvrit grabiti portretin dhe e fshehu për dy vjet. Ajo vjedhje ndihmoi të çimentonte vendin e pikturës në kulturën popullore që atëherë dhe ekspozoi miliona njerëz ndaj artit të Rilindjes.

  • Darka e Fundit

blank

Artisti: Leonardo da Vinçi

Data e parashikuar: 1495 deri në 1498

Vendndodhja: Santa Maria delle Grazie (Milano, Itali)

Leonardo, ndryshe “Njeriu i Rilindjes”, është i vetmi artist që shfaqet dy herë në këtë listë.

E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit që Jezusi theu bukën me dishepujt e tij përpara kryqëzimit të tij.

Piktura është në fakt një afresk i madh – 4.6 metra e lartë dhe 8.8 metra e gjerë, gjë që jep një pamje të paharrueshme.

A e dinit? Afresku i ka mbijetuar dy kërcënimeve të kohës së luftës – trupat e Napoleonit përdorën murin e tryezës në të cilën ishte pikturuar afresku si praktikë objektive. Gjithashtu u ekspozua në ajër për disa vite kur bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore shkatërruan çatinë e manastirit domenikan të Santa Maria delle Grazie në Milano.

  • “Nata me yje”

blank

Artisti: Vincent van Gogh

Data: 1889

Vendndodhja: Muzeu i Artit Modern (Nju Jork)

Piktura relativisht abstrakte është shembulli kryesor i përdorimit novator dhe të guximshëm të penelave të trashë nga Van Gogh. Bluja dhe e verdha e mrekullueshme e pikturës dhe atmosfera ëndërrimtare e rrotulluese kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.

A e dinit? Van Gogh jetonte në një azil në Saint-Rémy, Francë, duke u trajtuar për sëmundje mendore, kur pikturoi “Nata me yje”. Ai u frymëzua nga pamja nga dritarja e dhomës së tij.

  • “Britma”

blank

Artisti: Edvard Munch

Data: 1893

Vendndodhja: Muzeu Kombëtar (Oslo, Norvegji – hapja në 2020) dhe Muzeu Munch (Oslo – deri në maj 2020)

Së pari, “Britma” nuk është një vepër e vetme arti. Sipas një blogu të një Muzeu Britanik, ka dy piktura, dy pastel dhe më pas një numër të papërcaktuar printimesh. Pikturat qëndrojnë në Muzeun Kombëtar dhe Muzeun Munch, dhe në vitin 2012, një nga pastelët u shit për gati 120 milionë dollarë në ankand.

Ashtu si rasti i “Mona Lizës”, vjedhjet e guximshme (1994 dhe 2004) të dy versioneve të pikturës së “Britma” ndihmuan në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për veprat e artit. (Të dyja u gjetën përfundimisht).

A e dinit? Figura androgjene në ballë të pikturës së stilit Art Nouveau nuk po prodhon britma, por përkundrazi po përpiqet të bllokojë një britmë therëse që vjen nga natyra. Ajo u frymëzua nga një përvojë aktuale që Munch pati gjatë një shëtitjeje në perëndimin e diellit në Oslo, kur një nuancë dramatike e kuqe pushtoi shqisat e tij.

  • “Guernica”

blank

Artisti: Pablo Picasso

Data: 1937

Vendndodhja: Museo Reina Sofía (Madrid)

Kjo është piktura më e fundit në këtë listë dhe përshkruan bombardimin ajror gjerman të qytetit të Guernica në rajonin bask gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Piktura ka atë stilin dallues të Pikasos dhe shqyrtimi i saj i patundur i tmerreve të luftës e bëri atë një pjesë thelbësore të kulturës dhe historisë së shekullit të 20-të.

A e dinit? “Guernica” u zhvendos në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në Nju Jork gjatë Luftës së Dytë Botërore për ruajtje. Picasso kërkoi që qëndrimi të zgjatej derisa të kthehej demokracia në Spanjë. Më në fund u kthye në Madrid në vitin 1981, gjashtë vjet pas vdekjes së diktatorit shumëvjeçar spanjoll Gjeneral Francisco Franco.

  •  “Puthja”

blank

Artisti: Gustav Klimt

Data e parashikuar: 1907-1908

Vendndodhja: Muzeu i Belvederes së Epërme (Vjenë, Austri)

Me numrin 6, kalojmë nga një studim në urrejtje në një studim të dashuruar me “Puthjen” e dashur të Gustav Klimt.

Nga “Periudha e Artë” e Klimt-it, ndikimet artistike bizantine mund të shihen në rrobat shumë dekorative të veshura nga çifti i pasionuar, me përmasa reale.

Upper Belvedere thotë se me “The Kiss”, Klimt bën një “deklaratë të përgjithshme alegorike për dashurinë që është në zemër të ekzistencës njerëzore”. Duke pasur parasysh tërheqjen e tij magnetike, duket se njerëzit pajtohen.

A e dinit? Ndërsa “Puthja” nuk është në shitje, vepra të tjera të Klimt blihen dhe shiten për shuma të mëdha. Oprah Winfrey shkarkoi veprën e artit të vitit 1907 “Portreti i Adele Bloch-Bauer II” për 150 milionë dollarë në 2016 – për një fitim prej 60 milionë dollarësh.

  •  “Vajza me vathë”

blank

Artisti: Johannes Vermeer

Data e parashikuar: 1665

Vendndodhja: Mauritshuis (Hagë, Holandë)

Kjo e preferuara intriguese shpesh krahasohet me “Mona Liza”. Përveç dallimeve stilistike, teknikisht “Vajza me vathë perle” nuk është as një portret, por një “tronie” – një fjalë holandeze për një pikturë të një figure imagjinare me tipare të ekzagjeruara.

Kryevepra e vajit në kanavacë është e shkëlqyer në thjeshtësinë e saj. Vajza – e veshur me një çallmë blu dhe ari dhe një vath me perlë të madhe – është i gjithë fokusi me vetëm një sfond të errët pas saj.

A e dinit? Ndërsa Mauritshuis iu nënshtrua një rinovimi nga viti 2012 në 2014, “Vajza me vathë” shkoi në turne në Shtetet e Bashkuara, Itali dhe Japoni. Ajo tërhoqi turma të mëdha, duke forcuar më tej statusin e saj si një nga veprat më të famshme të artit në botë.

  • “Lindja e Venusit”

blank

Artisti: Sandro Botticelli

Data e parashikuar:1485

Vendndodhja: Le Gallerie Degli Uffizi (Firence, Itali)

Piktura më e vjetër në top 10 dhe që konkurron me “Puthja”, “Lindja e Venusit” ndoshta është porositur nga një anëtar i familjes së pasur dhe artdashëse Medici, e cila sundoi Firencen dhe zonat përreth për shekuj me radhë.

Duke u ‘martuar’ me një interes të ripërtërirë për kulturën klasike greke me stilin e Rilindjes së Hershme, Botticelli krijon një figurë të paharrueshme me perëndeshën e dashurisë që del nga një guaskë e madhe fistoni.

A e dinit? “Venusi” i Botticelli-t përmban dy largime domethënëse nga shumica e veprave të tjera të bashkëkohësve të tij.

Së pari, ai pikturoi në kanavacë në vend të drurit. Së dyti, lakuriqësia ishte e rrallë në këtë kohë — kështu që ishte e guximshme që Venusi të ekspozohej.

  • “Las Meninas”

blank

Artisti: Diego Velázquez

Data: 1656

Vendndodhja: Museo del Prado (Madrid)

Madridi është i vetmi qytet në këtë përmbledhje ku do të gjeni dy nga 10 pikturat më të famshme, e para është “Guernica” dhe “Las Meninas”.

“Las Meninas” nuk është vetëm piktura më e famshme e Diego Velázquez, por është edhe një nga më të mëdhatë e tij. Kompleksiteti i veprës ka magjepsur kritikët e artit dhe publikun për shekuj me radhë.

Piktura ka një detyrë të dyfishtë si portret. Ajo shërben si një portret grupor i familjes mbretërore spanjolle, por është gjithashtu një autoportret i vetë Velázquez në punë.

A e dinit? “Las Meninas” u porosit nga mbreti Filip IV i Spanjës, i cili sundoi nga viti 1621 deri në 1665. Ai qëndroi në pallatin mbretëror deri në vitin 1819, kur shkoi në Prado.

  • “ Krijimi i Adamit”

blank

Artisti: Michelangelo

Data: 1508 deri në 1512

Vendndodhja: Kapela Sistine (Qyteti i Vatikanit)

Vepra më e famshme e artistit të njohur Michelangelo mbulon një pjesë të tavanit të Kapelës Sistine — duhet të shikoni lart për ta parë. Skena përshkruan Zotin dhe Adamin me krahë të shtrirë, gishtat e tyre gati duke u prekur. Është një nga imazhet më të përsëritura në histori.

Forma muskulore e Adamit lë të kuptohet për talentin tjetër të Mikelanxhelos – “David” i tij është ndoshta skulptura më e famshme në botë. Ju mund të shihni statujën e lartë prej mermeri në Galleria dell’Accademia në Firence.

A e dinit? Tavani i Kapelës Sistine ishte shuar nga ekspozimi i shekujve ndaj tymit të qirinjve, ndër shumë të tjera. Pas një pastrimi të gjatë e të gjerë që përfundoi në vitin 1989, njerëzit u tronditën kur panë ngjyrat e ndezura dhe të gjalla që Mikelanxhelo përdorte fillimisht.

blank

Vallet e njerëzimit, “similariteti ballkanik” dhe gadishulli më i bukur i Evropës – Nga S. Guraziu

Vallet e njerëzimit, “similariteti ballkanik” dhe gadishulli më i bukur i Evropës
S. Guraziu – Ars Poetica, K 2022 (Koment)

Dy-tre javët e fundit, herë pas here (por “besnikisht”) e kam vizituar video-kanalin e artistit grek, të koreografit Vasilis Petropoulos (në Youtube – s’kam ditur më parë, tek sivjet e “zbulova”).
Thjesht sikur s’kapërthehet me fjalë puna e mrekullueshme e tij, prej vitesh tashmë. Del si abstraksion por s’është e tepruar nëse të thosha sikur jam mahnitur me vetë “mrekullinë”, ose sadopak me konkretisht, me punën e palodhshme, me volumin, me përkushtimin e tij, me talentin artistik e me gjenialitetin koreografik.

Ta hedhësh në “kartë” diversitetin e valleve të mbarë botës, ta prezantosh sa më thjeshtë e plotësisht në disa video 10-minutëshe… afërmendsh, s’është asfare e lehtë. Individualisht është punë e stërmadhe, kërkon studime, strukturalitet dhe sistematikë të angazhimit marramendës. Pothuaj sikur diç më shumë s’ka bërë as vetë UNESCO, dmth. e kam fjalën për “karto-grafinë internetike të trashëgimisë kulturore të njerëzimit”…

Ose, më e lehtë të thuhet se puna e tyre në thelb është e ngjashme. Edhe UNESCO-n edhe djaloshin Vasilis i frymëzon humanizmi, punës i qasen me dashuri… ndaj kulturës dhe ndaj gjithçkaje. Përkushtimin e tij thuase e “justifikon” me moton “vallëzimi është gjuha e fshehur e shpirtit”. Duke qenë anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Vallëzimit të UNESCO, buzëqeshja e tij (ndër qindra vallëzime improvizuese, ekzekutuar nga ai vetë për videot) patjetër se i ngjallë buzëqeshjet e miliona vizitorëve aneskaj rruzullit.

Personalisht i jam mirënjohës me gjithë zemrën e me ngrohtësinë e saj. Parë nga aspekti kultorogjik-informativ, sa i përket bukurisë dhe laryshisë së vallëzimit, më shumë kam mësuar dy javët e fundit nga puna e tij, sesa për dekada të jetës ngjeshur së bashku.

Ashtu-kështu video-faqja e tij do i ketë grumbulluar me miliona vizita – Vasilis jo vetëm e ka imresionuar auditoriumin e mbarë botës, por dhe sikur ia ka dalë të “dëshmojë” se kompleksiteti kulturor i ecejakeve të njeriut në thelb është një mozaik i vetëm; na duket i koklavitur, me pjesëzat e “shkapërderdhura” mozomokeq… por në fakt është kompakt. Pjesëzat e mozaikut vetëm janë duke “vallëzuar”, s’është se ka diç kaotike, përkundrazi.

Sikur s’mund ta pikasim as kompletësinë dhe as kompleksitetin e mozaikut nëse t’mos i lartësonim sadopak dhe përspektivat. Njeriu dikur pandehte se toka është një pllakë e rrafshët, shtriqur diku në “lëndinën yjore” të pafundësisë universale. Me punën e tij Vasilis sikur “insiston” se i gjithë zhvillimi dhe avancimi kulturogjik i popujve në fakt është e “njëjta kornizë”, sikur gjithçka është një “dans”, vallëzim ekuilibrues i vetë “mozaikut” kulturor.

Bie fjala, Ballkanin e quan “gadishulli më i bukur i Evropës por njëkohësisht më i ndërlikuari dhe më i trazuari”. Për popujt e Ballkanit shprehet:

“…mesazhi (i video-grafisë sime) është skajshmërisht i thjeshtë; paqja! Ballkani konsiderohet si fuçi baruti e Evropës, fuçi e gatshme të shpërthejë në çdo kohë. Duhet ta “fshijmë”, ta hedhim tutje këtë titull famëkeq dhe të punojmë drejt ardhmërisë më të mirë. Punoni drejt PAQES. Nëpërmjet kësaj videoje shpresoj ta shihni se gjithë popujt e Ballkanit janë aq të ngjashëm me njëri-tjetrin. Lufta (verbalisht, ose dhe më keq, realisht) nuk sjell gjë në fund. Ne hamë të njëjtat gjëra, kemi të njëjtin mentalitet, të njëjtat instrumente, kemi vallëzime dhe ritme të ngjashme, lista e “similaritetit ballkanik” vazhdon. Jemi të fuqishëm nëse të gjithë të bashkuar, jo të ndarë”.

Veç e thashë më lart se për ta kapërthyer mirëfilli punën e tij na duhen ndoshta 2-3 javë. Mirëpo them se nxënia (e cila na kthehet si shpagesë) ia vlen. Ndoshta as leximin e një libri prej 400-500 faqesh s’e mbarojmë brenda 1 dite. Sepse ngarendja pas punës, obligimet, dhe buja e jetës në përgjithësi, kohëve të fundit na i shteron mjaft resurset kohore.
Gjithçka e qartë, mospasjen e kohës përherë e kemi të justifikuar. Tekefundit, si një vijë e “thjeshtësuar”, dhe vetë jeta jonë s’është ndryshe por një vazhdimësi, një linearitet kohor prej sekondash, minutash, ditësh, muajsh 🙂

***
Video-kanali i Vasilis Petropoulos në Youtube:

[ https://www.youtube.com/c/VasilisPetropouloschannel/videos  ]


Send this to a friend