Pritet të marrin pjesë mbi 50 000 veta nga e gjithë Britania e Madhe.Organizatorët iu kanë kërkuar pjesëmarrësve të veshin ngjyrat e flamurit evropian, blu dhe flori, dhe të mësojnë përmendsh tekstin SOS të grupit ABBA. “Duam të jetë protesta më e ngjyrëshme dhe më e paqësore e realizuar ndonjëherë,” shkruajnë ideatorët në faqen e manifestimit në Facebook.

Një helikopter i policisë po e mbikëqyr zonën kur po krijohet masa e njerëzve, por për momentin situata duket e qetë. Manifestuesit do të marshojnë nëpër rrugët e kryeqyteti deri tek Parlamenti.