VOAL

VOAL

Arkivi i Voal.ch 27 Prill 2012 – 100 Vjetori i Federatës Panshqiptare “VATRA” – Gjithçka gati për kremtimin e 100 Vjetorit të Vatrës

April 28, 2022
blank

Komentet

blank

Editor i Diellit diktator – Kryetari i Vatrës Uzurpator Nga Agustin Mirakaj

Gazeta Dielli 114 vite histori është e Vatranve dhe jo e individve që marrin udhëzime nga partitë e një vendi akoma marksistë ”PS,PD?,LSI”

Liria e shtypit është një parim themelor në shoqëritë demokratike dhe luan një rol vendimtar në ofrimin e informacionit të saktë dhe të larmishëm për publikun.

Megjithatë, mund të ketë raste kur editori ose organet e medias përfshihen në manipulime ose censurë, siç po ndodh aktualisht nga editori Sokol Paja i cili po minonë integritetin e shtypit dhe të kufizimin e rrjedhëjes se lirë të informacionit në Gazeta Dielli.

Këto raste manipulimi dhe censure po ndodhin në gazetën Dielli për arsye të ndryshme, duke përfshirë paragjykimet dhe përpjekjet për të kontrolluar.

Këto veprime të editorit Paja po shtrembërojnë të vërtetën, po shtyp zërat kundërshtues duke promovuar një axhendë të caktuar anti Amerikane.

Është thelbësore që një shoqëri e mirëinformuar të jetë e vetëdijshme për praktika të tilla dhe të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe gazetarinë etike. Sot në gazeten tonë nuk egziston më liria.

Kemi nje editor diktator dhe një Kryetar uzurpator në Vatër.

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara garanton disa të drejta themelore, duke përfshirë lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e fesë, lirinë e tubimit dhe të drejtën për të bërë peticion ndaj qeverisë. Ky amandament mbron individët dhe të drejtën tonë si qytetar të lire amerikanë për t’u shprehur, për të shkëmbyer informacione dhe për t’u angazhuar në forma të ndryshme komunikimi pa ndërhyrje.

Kryetari
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj
blank
blank

Sqarim për publikun dhe Vatranët: A është Vatra sot fole e sigurimit të shtetit?

Ura e bashkëpunimit mes Vatranëve me krye komunistin, kriminel Ruci u ndërtua me emërimin pa votë të kryetarit të ri më 20 shkurt 2020.

Faktet tregojnë qartë se bashkëpunimi ishte i paramenduar.

Tani më thoni të dashur bashkatdhetarë, a ka komunistë mes nesh?

A është Vatra sot është fole e sigurimit të shtetit?

Apo të ulim kokën dhe t’i themi faleminderit Besim Malotit dhe miqve të tij me shok që mbledhjet e kryesisë i kan kthyer si mbledhjet e byrosë politike.

Gjithçka vërtetohet me këtë foto.

Të ata që mendojnë se kupola e Vatrës është e kalbur, duhet t’i flasin me zë dhe figurë dhe të mos heshtin.

Ne duhet të pushtojmë internetin me fakte dhe të çjerrim fytyrën e komunistëve në Amerikë.

(Vatra Manhattan Branch)

blank

 

blank

Gazetari shqiptaro-amerikan Frank Shkreli nderohet në Malësi të Madhe

VOA/Pëllumb Sulo

Ceremonia e dhënies se titullit “Qytetar Nderi” gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkrelit u zhvillua këtë të premte në mjediset e Bashkisë “Malësi e Madhe”, në qytetin e Koplikut.

“Për vlerat e larta në fushën e gazetarisë ( sidomos tek media më e njohur ndërkombëtare “Zëri i Amerikës”-VOA), si publicist që me shkrimet e tij i ka bërë dhe i bën jehonë çëshjtes kombëtare shqiptare, duke qenë edhe një faktor shumë i rëndësishëm i Komunitetit shqiptar në Amerikë, si edhe për rolin e tij në lidhjet ndërkulturore mes shqiptarëve dhe popujve kudo nëpër botë, duke forcuar vazhdimisht kontributin e tij në lartësimin e trevës tonë Malësi e Madhe e më gjërë”.

Kryetari i Bashkisë “Malësi e Madhe”, Tonin Marinaj, tha gjatë ceremonisë se, vlerësimi për Frank Shkrelin si Qytetar Nderi është vazhdim i përpjekjeve për të vlerësuar figurat më në zë të Malësisë, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar për lartësimin e emrit të Malësisë së Madhe, kulturës, traditave dhe atdhetarizmit të kësaj treve.

“Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, Frank Shkrelin e shpalli “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të çmuar sidomos në proceset demokratike që, nga vetë pozicioni ku punonte, mund të them se Zëri i Amerikës ishte shtytësi kryesor për ndryshimet që erdhen në ’92-shin në Shqipëri”, tha ai.

Duke falenderuar për vlerësimin e dhënë nga Bashkia Malësi e Madhe, prej nga e ka origjinën edhe familja e tij, gazetari shpiptaro-amerikan Frank Shkreli vlerësoi marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Nga Amerika e largët, me kolegët e mi kemi mundur të kontribuojmë për të njëjtat qëllime dhe ideale të shenjta kombëtare; për lirinë dhe demokracinë e këtij populli të lashtë e të vuajtur ndër shekuj, për Kosovën, por edhe për rivendosjen e miqësisë se përhershme midis dy popujve tanë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Këto marrëdhenie janë të paprekshme dhe nuk janë pronë e ndonjë individi apo partie, por janë marrëdhënie historike midis dy kombeve dhe popujve tanë. Ashtu duhet të mbeten në të ardhmen”, theksoi zoti Shkreli.

Me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, familja e Frank Shkrelit largohet fillimisht në Amull të Ulqinit, për t’u arratisur më pas, në vitin 1969, nga ish Jugosllavia komuniste duke mbërritur në Shtetet e Bashkuara si refugjatë politikë.

Frank Shkreli gjatë gjithë veprimtarisë së tij në Amerikë, e ka dëshmuar veten si mbrojtës i lirisë së fjalës dhe shtypit, i të drejtave të njeriut dhe si avokat i çështjes shqiptare.

Për një kohë të gjatë punoi si gazetar e deri drejtor i seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, prej nga doli në pension për të vazhduar aktivitetin si veprimtar shoqëror dhe publicist, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Frut i kësaj veprimtarie janë edhe tre vëllimet e librit të tij “Demokracia nuk pret” botuar në Shqipëri rreth tre vite më parë. Frank Shkreli vazhdon të jetë një figurë e shquar dhe aktive në komunitetin shqiptar të Amerikës.

Ai është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit në përhapjen dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë,

blank

Vatra udhehiqet nga SIGURIMI dhe UDB

Kryetari i deges Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj u perjashtua nga Gazeta Dielli qe drejtohet nga Sokol Paja si editor fuqiplotë.
Gje qe s’ka ndodh ndonjehere.
Therrasim urgjent Vatranet te protestojne ndaj kesaj maskarade tipike marksiste.
Vatra sot eshte ne diten me te zeze te saj.
Ku disa persona po mundohen te shkaterrojne Vatren me udhezime nga SIGURIMI dhe UDB.
blank
(Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Degës së Vatrës në Manhaten)
blank

Vatra si majmunët e kafazit! – Që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra është katandisur si mos më keq kjo nuk përbën më lajm

Vatra si majmunët e kafazit! – Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.

 

Që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra është katandisur si mos më keq kjo nuk përbën më lajm.

 

Është një grup njerzish që kanë zabtuar selinë e saj dhe nuk e pranojnë të diskutojnë për asnjë gjë.

Sot ne kemi një editor gazete që bllokon antaret e Vatrës të bëjnë komente apo debate ne faqen e gazetes dielli. Pavarsisht se editori i gazetës paguhet nga tarifa që antaret e Vatrës paguajne.

Kryetari i Vatrës, nen/kryetri i saj, editori, arketari dhe disa të tjerë aty ngjajnë si “majmunet në kafaz”. Historia e majmunëve është shumë interesante:

Historia është kështu:

“Një grup shkencëtarësh, morën pesë majmunë dhe i futën në një kafaz. Brenda kafazit, vendosën një palë shkallë dhe mbi to pesë banane. Sigurisht që majmunëve u shkoi goja lëng me të parë bananet, prandaj u turrën me vrap për ti marrë. Por, shkencëtarët i lagën me ujë të ftohtë akull. Sa herë që ndonjë majmun turrej drejt shkallës për të marrë bananet, zorra me ujë të ftohte e detyronte të kthehej mbrapsht. Pas disa ditësh, asnjërit nga majmunët nuk ia mbante të ngjitej në shkallë për të marrë bananet, edhe pse tundimi ishte shumë i madh teksa i shihnin mbi shkallë. Edhe kur ndonjëri se mbante dot veten, majmunët e tjerë e zhdëpnin në dru, pasi e dinin se do të lageshin me ujë të ftohtë. Ditët kalonin dhe asnjë majmun nuk guxonte as ti afrohej shkallës.

Shkencëtarët vendosën që njërin nga pesë majmunët ta ndërrojnë me një majmun të ri. Me të hyrë brenda në kafaz, miku i ri u turr drejt shkallëve për të marrë bananet, por katër majmunët e tjerë iu hodhën sipër dhe e detyruan të kthehej mbrapsht. Sa herë që orvatej të ngjisë shkallët, majmunët e tjerë e rrihnin derisa dhe majmuni i ri iu nënshtrua ligjit, bananet nuk duhej të prekeshin.

Pas disa ditësh, shkencëtarët hoqën një majmun tjetër të vjetër dhe futën një majmun të ri dhe i njëjti reagim u përsërit nga katër majmunët e tjerë. Këtë herë, edhe majmuni i ri i pari, mori pjesë në konfrontimin fizik për ta ndaluar mikun më të ri tu ngjitet shkallëve. Ai e qëllonte majmunin më të ri, edhe pse nuk e dinte shkakun përse nuk duhet të ngjitej në shkallë.

Kështu vazhduan derisa i ndryshuan të gjithë majmunët e vjetër me majmunë të rinj. Tashmë, në kafaz ishin pesë majmunë të rinj të cilët asnjëherë nuk ishin lagur me ujë të ftohtë teksa orvateshin të ngjisin shkallët për të marrë bananet. Megjithatë, ata e rrihnin çdokënd prej tyre që nisej drejt bananeve.

Nëse do të ishte e mundur ti pyesnim se përse e rrihni majmunin që orvatet të ngjisë shkallët, padyshim do të përgjigjeshin: Nuk e dimë. Thjesht kemi parë të parët tanë që silleshin kështu”

Kështu është situata sot në Vatër, “5 majmunë” që zhdëpen në dru nga pjellat e komunizmit “PS-PD-LSI”, zhdëpin në dru ata që kanë pranuar të nënshtrohen pa e ditur pse. Asnje nga ata që sot kanë zbatuar selinë e Vatrës nuk e kanë në dorë lirnë e tyre.

Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.

(Marrë nga faqja në rrjetin social e Degës së Vatres në Mannhatan)

blank

Gazeta Dielli censuron Kryetarin e Vatra Manhattan Branch – ndërsa editori thotë se gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gjë

Vatra Manhattan Branch njofton Keshillin, Kryesine dhe Kryetarin e Federates Panshqiptare Vatra se me daten 22 Maj editori i Gazetes Dielli ka censuruar dhe fshire komentet e z. Agustin Mirakaj, kryetar i deges sone.

Editori i Diellit, z. Sokol Paja nuk ka dhene asnje shpjegim për kete akt, perveç komentit qe “gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gje”.

Vatra Manhattan Branch e denon me force kete censurim te fjales se lire dhe lirise se shprehjes te garantuar me kushtetuten amerikane ( first amendment). Dega jone kerkon sqarim nga z. Sokol

Paja dhe z. Elmi Berisha për kete veprim te ndalimit te shprehjes se mendimit te lire.

Pse e keni bere kete veprim?

I bejme thirrje gjithashtu anetareve te Kryesie dhe Keshillit te Vatres te shprehen për kete veprim.

A do reflektojme kur shkelet liria e fjales?

Vatra Manhattan Branch

NEW YORK

blank

blank

Gjendje anarshie në Vatër e Diell – Jashtë çdo imagjinate që editori i Gazetës Dielli, nje alien i kohëve të fundit në USA censuron, përjashton e bllokon Nga Valentin Lumaj

“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”

Nuk ka se si të mos jem i trishtuem kur shoh kyt gjendje anarshie në Vatër dhe në Diell.

Asht jashtë çdo imagjinate që editori i Gazetës Dielli, nje alien i kohëve të fundit në USA, me mendësi bajraktari rural shqiptar, të censurojë shkrimet etike, të heqë të drejtën e komenteve, apo të bllokojë hyrjen dhe leximin e Gazetës Dielli, vatranëve shqiptarë, të edukuem me kulturën, ligjin, lirite dhe jetën amerikane. Aq më keq, kur këta Vatranë kanë dhënë kaq shume për Diellin, por edhe e paguajnë me kuotat e anëtarësisë këtë gazetë, gjithashtu paguajnë edhe editorin e Diellit.

Ky mendoj unë, asht një akt hakmarrës primitiv, akt që nxit konflikte, nxit urrejtje dhe shmang kritiken dhe debatin konstruktiv, kaq të munguar dhe të nevojshëm në Vatër. Po ashtu asht edhe një akt djallëzor që ka për qëllim vënjen e gazetës Dielli në shërbim të axhendës se një grupi të vogël në kupolën e Vatrës, që faktikisht janë bataku i saj, dhe e dyta duan që të frikësojnë vatranët e tjerë, që nëse flasin apo shkruajnë, kështu do ta pësojnë.

Bllokimet dhe përjashtimet nuk janë asesi vepra të një vllaznie të mbledhur për një qëllim të mirë të përbashkët, por janë janë qartazi metoda të agjensive të zbulimit, sikurse ka qenë Sigurimi i shtetit, UDB-ja apo Shërbimi Informativ, me axhenda te caktuara jovatrane, meqë flitet se këto struktura kanë agjentët e tyre tashma edhe në Vatër dhe Diell. Në Vatër besoj i njohin respektivisht.

Prandaj e mbështes Agustinin dhe degën e Vatres në Mannhatan, por edhe Visarin, Lekën, Cezarin, Aranitasin, Blloshmin e të tjerë, të cilët po kërkojnë fjalën e lirë, për të cilën fjalë të lirë u persekutuan në komunizëm dhe një lloj persekutimi per se dyti po ju bëhet edhe këtu në Vatër dhe në vendin e lirive.

E ndjej dhimbjen dhe e kuptoj revoltën e Agustinit, mbasi ka më se një vit që editori i Diellit, për një koment kritik etik timin, ndaj një shkrimi vulgar të nënkryetarit, të mbushur me urrejtje, shpifje, përçmim dhe fjalor banal, jo vetëm më hoqi të dejtën për komente, por më bëri një bllokim total në Gazetën Dielli qe të mos kem mundesi as ta lexoj, po ashtu më ndaloi gazetën në print, megjithëse e kisha paguar. Sa të vegjël që janë.

Sa mirë dhe bukur drejtuesit e Diellit, dmth kryetari i Vatrës, u largua nga lufta në Kosovë për ti shpëtuar luftes dhe vdekjes, Amerika e priti, i dha liri, te drejta, strehë e bukë; editori i Diellit, erdhi një fukara nga një zonë që thonë “atje ku ha pula gurë”, ia hapi derën Amerika me gjitha të mirat, edhe Vatra po ashtu dhe bëri “bark”.

Por nga ana tjetër këta njerëz sa keq që I përdorin të mirat, liritë, tolerancen dhe të drejtat që ju jep Amerika. Standartin që ju dha Amerika e huaj, këta nuk duan që ta zbatojnë për sivëllaun e tyre shqiptar por bëhen tiranë të vegjël shpirtëzinj. Shyqyr o Zot që nuk kanë më shumë në dorë.

Kaq mund t’ju them atyre: si do të ndiheshit ju nëse dikush ua bën juve këtë që ju po ju bëni të tjerëvë. Ai i frigoheni ndopak Zotit. Nëse nuk njihni Zot, Karma nuk do të ketë mëshirë për ju.

“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”, sa bukur pati thënë i ndjeri Dalip Greca

 

Gazeta Dielli censuron Kryetarin e Vatra Manhattan Branch – ndërsa editori thotë se gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gjë

blank

FIGURA POETIKE NË POEMËN ,,NËNË SHQIPËRI,, TË POETIT DRITËRO AGOLLI- Nga Skënder Karaçica

Figura poetike në poemën,,Nënë Shqipëri,,e poetit Dritëro Agolli,sipas kritikës letrare është gjymtyrë e mendimit dhe ndjenjës,madje jo rrallë ajo na paraqitet si organizëm i plotë[1].
Në dritën e kësaj poeme,është personifikuar Shqipëria në një figurë aq të dashur,të afërt për kohën shqiptare,siç është nëna,kur e kur tërë sistemi figurativ letrar i nënshtrohet logjikës së figurës në brendi të poemës.Për këtë konceptim,kritika latrare thekson se Shqipëria është thirrur nënë gati një shekull më parë nga rilindësit.
Vargu i poetit D.Agolli me tipare të novatorisë qëndron në mënyrën e krijimit të portretit poetik të Nënës Shqipëri,të lidhjeve të saj me bijtë në mote të ndryshëm,në kushte e rrethana të kohës.Bota poetike që hapet në këngën e parë të poemës:,,Lermë të bie në prehrin tënd të ngrohtë,/o hallemadhja ime shekullore,,mbushet me asociacione konkrete e të gjalla ,nga kënga në këngë[2].
Në gjithë perceptimin figurativ,poeti Dritëro Agolli i qëndron besnik përsonifikimit,kur e kur ai në kohën zbrazjes së shpirtit me poemën,ai nuk u drejtohet më fushave dhe maleve,lumenjve e liqeneve,gurëve të Shqipërisë,por gjymtyrëve të pjesëve të trupit të Nënës:
Të puth duart e tua,më të mirat në botë,
i ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;
duart e tua u regjën nga puna dhe gishtërinjtë,
që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve,
dhe supet që u varën nga xhoka e nga guna,
dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,
dhe ballin që u rrudh e u lërua nga mendimi,
dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,
dhe këmbët,që u zmadhuan nga ecja e mundimi,
dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa…
Për fund le të ndalemi në vargjet që cituam,kur e kur,çdo varg i poemës ,,Nënë Shqipëri,,e Dritëro Agollit,ka kryefjalë nga një emër prozaik:duar,gishtërinj,supe,mes, ball,bebe,syri,këmbë dhe për të përmbyllur me kallzuesët e këtyre kryefjalëve që shprehin aq fuqishëm jetën dhe bëmat e shqiptarit në shekuj.
_______________
[1]XhezairAbazi,Jeta dhe procesi letrar,Tiranë,1984
[2]Po aty,faqe 263
blank

 Ekspozitë Art Show “WANDERING MIND” – “MENDJE ENDACAKE” më 3 dhe 10 qershor – By Sherry Shiponja Nebiaj

                                                                                                                              

                                                           “WANDERING MIND” – “MENDJE ENDACAKE”

                                                      By Sherry Shiponja Nebiaj
                                                Her art collection, the first of its kind,
                            can be viewed as a map of ” her artistic journey” as Nebiaj puts it.
                          Open reception runs from 10:am to 5:00 pm at Farmingdale Library NY
                                               116 Merrit Rd Farmingdale NY 11735

blank

 

Sherry Shqiponja Nebiaj ju fton të merrni pjesë në Ekspozitën e saj – Wondering Mind – Mendje Endacake – e cila do të hapet në Farmingdale Library, 116 Merritt Rd, Farmingdale, NY 11735, me një pritje më 3 qershor dhe 10 qershor 2023 – nga ora 10:00 am deri më 17:00 – Ekspozita do të jetë e hapur gjithë qershorin, përveç të djelave.

 

 

blank

 

 

blank

Harry Bajraktari: Escobar, i shqetësuar për demokracinë në Shqipëri

Nga Harry Bajraktari*

Bisedë e hapur me Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Escobar në Uashington

Këtë javë, me djalin tim Naimin, patëm një vizitë të këndshme e të frytshme në Uashington, me ndalesa në Capitol Hill dhe Departamentin e Shtetit.

Mbeta i kënaqur veçanërisht nga takimi dhe biseda e hapur, të martën, më 16 maj, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar, i cili mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Diskutuam shumë çështje, në radhë të parë për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të rajonit. DAS Escobar u tregua bujar me kohën dhe shpjegimet e tij për angazhimin e SHBA-së në mbështetje të Kosovës, ecurinë e negociatave me Serbinë dhe rrugën e mundshme të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Unë ofrova pikëpamjet e mia për disa nga shqetësimet dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët e Kosovës për negociatat si dhe dyshimet për gatishmërinë e Serbisë për të ecur drejt së ardhmes.

Patëm një diskutim të mirë edhe për Shqipërinë. E shpreha hapur shqetësimin tim se Shqipëria po bëhet një sistem njëpartiak, gjë që nuk është si duhet të funksionojë demokracia dhe sigurisht jo çfarë imagjinonin shqiptarët kur përmbysën komunizmin më shumë se 30 vjet më parë. Kjo nuk është çfarë meriton Shqipëria as nuk është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë.

DAS Escobar tha se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe do të gëzojë gjithmonë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Edhe ai nuk ishte i kënaqur me gjendjen e demokracisë sot, por shprehu shpresën se vendi do të gjejë rrugën për të përmirësuar demokracinë dhe për t’u ofruar alternativa më të mira njerëzve.

Cekëm edhe Maqedoninë, Malin e Zi si dhe pakicën shqiptare në Serbi. Ai përshkroi disa nga zhvillimet në rajon nga perspektiva e tij dhe se si ato ndikojnë në politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Në fund, ai këmbënguli që komuniteti shqiptaro-amerikan të përfshihet më shumë. Duke bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit, mund të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për problemet ekzistuese në Ballkanin Perëndimor.

*Harry Bajraktari është biznesmen dhe aktivist i njohur shqiptaro-amerikan

Image

blank

Do jetë vetë shkrimtari Visar Zhiti në prezantimin e romanit “Këpuca e Aktorit” organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan

NJOFTIM
Të Dielën, me 28 Maj 2023, ne oren 2:00 PM, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan, organizon një bashkëbisedim dhe prezantim te romanit më të ri të Visar Zhitit, “Këpuca e Aktorit”.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe autori.
Romani “Këpuca e Aktorit”, është i ndërtuar mbi tri kolona vlerash të jashtëzakonshme: letrare, historike dhe psikologjike. Ka një ndërthurje personazhesh fiktivë dhe realë, dhe përmbledh sagen e familjes se një aktori në tri periudha të ndryshme të historisë së Shqipërise, ate të para-komunizmit, komunizmit dhe post komunizmit, ku në secilën periudhë paraqitet nga një regjim sidomos ndaj artit shqiptar.
Programi i aktivitetit do të jetë i ndërtuar mbi bazën e një bashkëbisedimi, e pasuruar me informacione mbi jetën dhe veprën e autorit.
Moderimi i aktivitetit dhe një permbledhje e veprave të Visar Zhitit do të mbahet nga Dr. Gjeka Gjelaj dhe Rita Gjelaj.
Nje zbërthim letrar i romanit “Këpuca e Aktorit” do te paraqitet nga z. Valentin Lumaj.
Mbi jetën, vuajtjet, sakrificat dhe cilësitë intelektuale të autorit Visar Zhiti, do të flasë profesori i fizikës dhe drejtori i ACTV, Eduard Aliko.
Një risi do të jetë fjala e përfaqësueses së AASO, Organizatës Studentore Shqiptaro-Amerikane, nga Michigan State University, kordinatorja e aktiviteteve të kësaj organizate, Angela Lumaj.
Ndër të ftuarit do të përshëndesin: dom Ndue Gjergji, dom Fred Kalaj, bashkëshortja e Visarit, Edlira Zhiti, veprimtari nga Chicago, Taip Beshiri etj.
Autori Visar Zhiti, do të ketë fjalën përmbyllëse, ku pjesëmarrësit do të kenë rastin që t’i drejtojnë pyetjet e tyre.
Më pas do të jetë parapregatitur një koktejl me pije freskuese dhe ushqime të shpejta.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bisedojnë, marrin librin dhe autografin e shkrimtarit Visar Zhiti.
Komisioni Organizator

Qendra

blank

blank

SI DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT TË DIELËN?- Nga VALENTIN LUMAJ

1. Sipas vullnetit të tyre të lirë, pa presione, pa shkëmbime favoresh, pra sipas bindjes dhe formimit të tyre politik, një i majtë voton majtas, një i djathtë voton djathtas, duke mos harruar aftësitë profesionale, edukimin dhe moralin e personit për të cilin votojnë. Nëse devijohet bindja politike për favore afatshkurta, kjo çon në humbje te integritetit dhe të dinjitetit të votuesit dhe varësia ndaj ketij favori është afatgjatë.

2. Sipas asaj pjekurie politike të bazuar në histori. Në 100 vitet e fundit, forcat e majta politike kanë shënuar vetëm regres me pasoja apokalyptike për shoqërinë shqiptare; Partia Komuniste dhe e Punës e enver hoxhës, me izolimin, persekutimin dhe shkeljen e të trejtave të njeriut; Partia socialiste e Fatos Nanos me rebelimin e ’97-es dhe krimin e organizuar; Partia mavi e Edi Ramës me shpopullimin masiv, kriminalizimin e jetës dhe kanabizimin e Shqipërisë. Prandaj vota majtas është votë e gabuar.

3. Shqiptarët janë konservatorë në përgjithësi, e duan familjen, i duan të drejtat dhe liritë e njeriut, janë fanatikë në ruajtjen e kulturës, traditës, racës dhe gjuhës. Shqiptarët I kanë mbrojtur me gjak kufijtë, pra janë nacionalistë dhe jo globalistë, janë autoktonistë, kërkojnë bashkim kombëtar me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare. Shqiptarët duan tregun e lirë, pronën private, janë kundër centralizimit të ekonomisë, janë kundër taksave të larta. Me këto tipare, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se kanë qenë historikisht dhe janë janë të djathtë.

TË DIELËN NUK JU FALET SHQIPTARËVE NËSE VOTOJNË NDRYSHE.

Dhe së fundmi, unë kam pasur shpresë, pra kam pritur, që Partia Demokratike dhe forcat e djathta, koalicionin BASHKË FITOJMË, t’a realizonin BASHKE ME DIASPORËN.

Diaspora, që është më e madhe në numër se çka ka mbetur në Shqipëri, përfaqëson atë pjesë të popullit shqiptar, të larguar më së shumti nën pushtetin e Partisë Socialiste e pakënaqur nga kjo parti dhe në shumicën e saj absolute është kundër pushtetit të Edi Ramës dhe mbështet partitë e djathta. Ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm për ndryshime politike pozitive në zgjedhje dhe rotacione politike.

Në mungesë të Diasporës, ky koalicion kishte nevojë për çdo parti dhe individ që t’i bashkohet lëvizjes për largimin kësaj të keqeje të madhe korruptive dhe kriminale që ka zaptuar pushtetin dhe shoqërinë. Por, sidoqofte, dështimi për realizimin e VOTËS SË DIASPORËS, ka qenë edhe ne parë dhe do të jetë një minus i madh në rezultat për Partinë Demokratike.
Megjithate jam i bindur se shumica e shqiptareve në Shqiperi do t’i pergjigjen thirrjes se Dr. Berisha, do te votojne te djathten konservatore, pra për Partine Demokratike dhe kandidatet e saj.

 


Send this to a friend