Unë përfaqësues i obliguem më dëshiren e madhe për një shërbim ndaj gjakut tim, dal këtu i ngarkuem, siç po i thonë plot emocion, fjalë e libra. E donte ai këtë përkujtim. Jo porosi. Por obligim trashgimtarësh. U arrit kjo falë përkushtimit të trashgimtarve dinjitoz të Alisë, të birit të Musës e Kadës.
Po sot është një ditë që aplikon vetëm mall dhe kujtim të ëmbël të kohës. E kështu ndihem i privilegjuar më shumë se gjithë antarët e tjerë të këtij gjaku prej nane, që po lexoj për Alin. E njoha Alin prej afër, fillimisht tek daja, në Llugaj, pastaj në shtëpinë time në Kasaj. Më vonë e njoha në punë së bashku si kolegë në të njëjtin istitucion. Kam njohur historinë patriotike, siç e quajmë në malësi, “Dera e Lushit”. Histori kjo prej tek i pari e deri tani. Ky njeri më mësoj përkushtimin ndaj familjes, devocionin ndaj çdo sherbimi për atdheun e shoqërinë. Ali Lushaj qe i gatshëm për të sakrifikuar gjithçka në të mirë të vendit. Paraqiti slloganin e famshëm “Për Shqipërinë”. Alia qe lidhur ngushtë me njerëzit, i dëgjonte me vëmendje. Burrë serioz, rrespektues i ligjeve të kohës, zgjidhte problemet e hallet e kujtdo pa dallim. Punoi për ngritjen e tij intelektuale, i etshëm për të studiuar vazhdimisht. Mbante shënime të përditshme, dëshironte të dokumentonte çdo gjë. Nuk është e habitshme për askënd, që e dëgjon se ka mbi pesëqind faqe dorëshkrim histori për vendin e tij. Autor i librave “Për Shipshanin”, “Për dëshmorët e Atdheut”, etj. Ai ishte njeri i dashur dhe shoqëror, i çiltër dhe i paanshëm. S`duronte dallime krahinore, as fetare, ndihmonte të paaftët dhe të sëmurët. Dashuria e madhe e Alisë ishte Atdheu, Shqipëria. Dashuri e trashëguar e kalitun në luftë e punë.
Shpesh fjalë e mendime të ndryshme nga kushdo për punë e ngjarje të ndryshme. Mendimi i cilitdo, pse kjo kështu e pse jo ashtu. Kjo fjala kështu e ashtu bëhet në kohë të ndryshme. Të përcaktosh ngjarjen, fatin e dikujt, apo tëndin del jashtë mundësive e deshirës tënde. Kështu mundet të themi se: Nëse një eksistencë materiale, apo ideale në këtë botë ekziston jashtë prej mundësisë a deshirës njerëzore është e bukur, sepse është hyjnore.
Mendimi mistiko-filozofik ka sjellë gjithmonë teoritë konspirative. Teoria konspirative ndërtohet me fjalë. Këtë e dimë të gjithë, sepse fjala është gjuhë, gjuha është filozofi, letërsi, shkencë e tjerë. Pra, fjala rritet e kështu krijohen mitet, krijohen legjëndat. Në çdo qelizë njerëzore nga familja deri në shoqëritë me kombësi të pastër e multi etnik, duke përfshirë edhe bindjet bashkë me besimin, i kërkohen mite, i kërkohen legjënda. Ne jemi dëshmitar. Kombit i kërkohen heronj, i kërkohen poetë, shkrimtarë, shkënctarë të fushave të ndryshme dhe i bënë. Mitet, legjëndat janë këtu mes nesh. Ne i shpërfillim ato nga mosnjohja. Bile po mos të ketë mite e legjënda duhen krijuar për interes të historisë dhe të ardhmës. Ka herë që shikojmë veprime në momente të caktuara të dikujt që e njohim e që nuk e njohim. Veprime që sipas nesh bie ndesh me moralin dhe konceptin tonë. Por harrojmë se guri e mali është bërë mit nga njeriu, lumi është bërë mit nga njeriu. Çdo mit, apo legjëndë është bërë nga njeriu me fjalën dhe konceptin e tij shtjellues, deri aty sa ka funksionuar në shërbim të së mirës, të mistikës e vet njeriut. E kështu njeriu bëhet mit për të ardhmen, për historinë, për atdheun. Pra, pse njeriu të mos jetë mit, kur guri, lumi, apo diçka tjetër bëhet mit.
Flasim këtu për mitët, për legjëndat tona tokësore. Shumë prej jush këtu thonë se çka hyn në punë këtu miti, legjënda. Po, për mue po. Në familjen ose vllaznin Lushaj ka patur shumë burra legjëndë. Shumë prej tyne kanë mbetur edhe sot e kësaj dite të lavdruar, bile edhe tash ne nisim e sosim bisedën me ta. Me fjalën e tyre, me bamën e tyre. E nga ky fis ose vllazni është Ali Lushaj.
Të ndërtosh një mit, një legjendë familjare, lokale, apo kombëtare duhen njëqind vjet. Kështu erdhi Ali Musa i Lushaje në familjen e tij në gjakun e tij prej babe e prej nane. Si shumë fenomene të pashpjegueshme deri tash në këto momente është zani i Zanës përgjegjëse e pjesës së njëqind të botës, e pjesës së dyzet të botës, e pjesës së tretë të botës. Kështu është edhe zani i Hyries përgjegjëse në dete dhe oqeane. Kështu është edhe zani i hovakushit në shtatë qiejt tonë që ne nuk i njohim. Ne dhe Ju jemi dëshmitar të aksidenteve ajrore detare e tokësore dhe shpëtojnë një, apo disa njerëz, të mëdhenj, apo të vegjël. Të gjithë themi si ka mundësi kjo. Ja pra, zani i Zanës, i Hyries, i Hovakushit banë përgjegjës vetën e tyre në aplikimin e projektit Zotit të vërtetë. Për Ali Lushajn ky za erdhi në moshën krejt të re. Hajde merr armën, dil në luftë kundër mortajës fashiste e naziste. Merr librin e këndo të bëhesh i ditun. Merr mjetet e punës të ndërtojmë vendin, atdheun tonë që t`i e don aq shumë. Merr lapsin dhe mbaj shënim historinë. Merr dashurinë për këdo dhe ec në jetë, që të jesh ai që je sot e ne prej atje kemi vendos me zërin tonë të dyzet, kemi vendos për ty.
Më besuen këtë detyrë të jem drejtues, moderator, konferencier e si të doni thoni më erdhën shumë kërkime nga njerëz të ndryshëm nga të gjtha anët e vendit tonë. Më kërkuan të flasin për Alin. Më thonin dua të flas për Ali Lushen. Dua të flas për Ali Lushen, sepse e njoh në luftën e Gjakovës, dua të flas se e njoh në brigadat partizane të 25-tën sulmuese, të 3-tën sulmuese. Dua të flas, sepse e njoh drejtues banke, e njoh drejtues e themelues artizanati, e njoh drejtues në sektorin komunal, e njoh kryetar kooperative, e njoh punonjës kryesor në ish-komitetin ekzekutiv kp të rrethit Tropojë. E njoh në shkollën e mesme ekonomike, e njoh në shumë kurse shtetërore e partie. E njoh në shumë aksione vullnetare të ndërtimit të vendit. Dua të flas, sepse kam qënë i pranishëm, kur është dekoruar me medaljet e larta të kohës për luftë, punë e punëtor politik. Dua të flas, sepse kam lexuar krijmtarinë e tij. Krijimtari që evokon traditën, evokon mësëmiri të bukurën e jetës, siç është puna e ndershme. Dua të flas, sepse kam njohje me të në luftën e Kosovës. Nga gjithë këta më bani përshtypje njëri që më tha dua të flas, sepse më erdhi njëherë kontroll. Unë i trembesha kontrollit. U çlirova, sepse më nxirrte, siç unë kisha punuar.
Tash ky individ epokë, jo vetëm për fëmijët e vet, por për të gjithë në gjakun tonë dhe kush e njeh i ka ra të punoj me të si epror e vartës, ka mbet shenjë lavdie e përkushtimi në shërbim të qëndrimit tonë në të ardhmen.
Përkushtimi juaj lidhun me nderimin e figurës së Ali Lushajt sjell në vemendjen tonë e të kujtdo se ai ishte shok e mik i juaj, pastaj njeri i joni.
Individët janë të përcaktuar të japin maksimumin në vendin dhe hapsinën ku jetojnë dhe punojnë për të ardhmen e breznive e trashgimtarve të vet. Si Ali Lushaj edhe tërë brezi i tij janë të papërseritshëm. Ai brez e administroi kohën, njerëzit dhe vetën për kah e bukura, brez i cili bani njerëzoren me këdo, ai brez nuk deklaroj unin, por qe mirënjohës edhe për një gotë ujë në shteg të oborrit. Ai brez nuk udhëtoj përtej ozonit, por kuptoj se ozoni jemi ne të gjithë bashkë rreth tyre në punë e marrëdhënie të mirë.
Erdhën këtu njerëz të moshave të ndryshme, të niveleve të ndryshme, të gjinive të ndryshme, të profesioneve të ndryshme, por duhet të konfirmojmë që për të nderuar këtë aktivitet, akademi përkujtimore ose tubim, kanë ardhur njerëz që kanë dhënë e lënë emër në historinë shqiptare, në fusha të ndryshme. Janë nga të katër anët e vendit e kombit tonë. Njohje këto prej luftës , punës dhe krijimtarisë.
Ja, erdhi Ali Lushaj, si dikur në kalë të bardhë, me nanën Kadë tek daja në Llugaj. Erdhi tek Daut Halili ashtu krejt në përfytyrim lufte me dajën Baram e dajën Oso në Plavë e Treg të ri (Novi Pazar). Erdhe në pranverë herët e në vjeshtë vonë në livadhin e madh rrafsh për lavdrim kuajash e kush del i pari. Ja erdhi i pari, sepse është nip i Daut Halilit, më vonë i Ramës e deri në fund nip. Doli i pari me kalë të bardhë, sepse është djalë Shipshani dhe i derës së Lushit. Erdhi sot në Tiranë. Hyri triumfator në muzeun kombëtar me afishet e veta të luftës dhe punës. Erdhi serioz e i sigurtë në vetvete. Erdhi për një platformë të re e krejt dinjitoze. Më solli në dorë një dengë me libra e fletore të kohës tij. Na lexoj për këta burra e burrnesha të Shqipërisë. Po, po ti lexoj. Të besoj. Dajtë e mi duaj dhe mi lavdro. Janë dajtë e mi të luftës e të fjalës. Qesha me të. Desha të flas për dajët, por ai e kuptoi, që unë do ta ngacmoj. Mjaft tash dajët e mi s’ka fjalë që i zënë. Qeshi shumë serioz dhe në largim mori mallin.
Ishte nje perkujtimore e paharrueshme. Bashkekohes dhe njohes edhe me te rinj, te moshave e profesioneve te ndryshme, te feve te ndryshme, te bindjeve te ndryshme, te rretheve e krahinave te ndryshme, nga mbare vendi e deri nga Kosova martire kishin ardhur ne kete kuvend perkujtimor. Folen me dore ne zemer per nje burre fisnik, per nje ish partizan ne moshe 15 vjecare qe ne dimrin e eger te viteve 1944-1945 bashke me te tjere cau boren, duroi akullin, shiun, te ftohtit ne rrugetimin e gjate luftarak per clrimin e vellezerve tane te Kosoves martire e te popujve te tjere ne Bosnje e Herzegovine duke cliruar cdo pellembe toke prej hrodhise gjakatare naziste. U kthye ne Shipshan dhe u aktivizua ne problemet e shumta te jetes per rindertimin e ndertimin e vendit. Mesoi me zelle ne shkolle se duhej dije per te ndertuar e perparuar; drejtoi e punoi me ndershmeri per me se 40 vite pune ne sherbim te familjes, te shoqerise , te atdheut. E shikoi dhe e vleresoi funksioniin si detyrim ndaj atdheut dhe jo kurre si privilegj per te fituar ate qe nuk e meritonte. Kudoqe punoi e jetoi ishte i nderuar e i respektuar. Ne cdo sektor pune e jete (ne 6 ndermarrje gjate 45 viteve) ne rrethin e Tropojes ka lene emer te mire si burre fisnik, i gatshem e i prirur per te ndihmuar njerezit dhe per te zhvilluar vendin. Idealist ne shpirt e ne jete, kujtohet e do te kujtohet per tashegimin e pasur e te virtytshem qe ka lene pas, per shpirtin e paster, te drejte e te mdershem, punetor e i sakrifices, nuk kurseu kurre kohen, mundin, djersen gjithecka qe kishte te mire i vuni ne sherbim te mjedisit shoqeror ku kaloi jeten. Eshte kjo arsyeja qe sot kujtohet me nderim e respekt. La pas po ashtu edhe nje pasuri krijimtarie te shkruar ku pasqyorn historine e te pareve, kulturen dhe qytetrimin e Malesise se Gjakoves ne shekuj. Duke qene patriot me shpirt e me gjithe jeten, la pas edhe nje arkiv te pasur me portrete deshmoresh e heronjesh si mesime per brezat qe do te vijne shekull pas shekulli qe ta duan atsheun e ne rast nevoje te mos kursejne edhe jeten. Ali Lushaj ishte modeli i zyrtarit shembullor te pakorruptuar. Tashegimtaret e tij e kane per nder qe e paten te pare me mend e me pune te ndershme. Ramiz Lushaj, i biri i tij, natyrisht do te vazhdoje si nje studiues, historian qe po jep kontribut ne hartimin e Enciklopedise Tropoja, do te vazhdojne t`ia prezantoje publikut edhe botime te tjera te lena doreshkrim te babait te tij Ali Mus Lushaj.