VOAL

VOAL

Albumi i piktorit – Avni Delvina: Handke që provokoi një indinjatë të madhe

October 12, 2019

Komentet

“Një çift i ri, dhe plot narcisë të egër” (Foto)

[ Admir Idrizi – “Një çift i ri, dhe plot narcisë të egër”, Shishtavec, Shqipëri, 2022 ]

(s. guraziu – ars poetica, shk. 24 – fotot nëpërmjet Getty, e edhe përshkrimi në Anglisht nga Admiri, nga fotografi) – Shpëtim Draga, një i ri nga Shishtaveci i Shqipërisë, me kostumin tradicional të goranëve, ecën me gruan dhe djalin e tij të vogël në një lëndinë plot me narcisë të egër. Shpëtimi mban në krahë djalin e tij të veshur si të afërmit e tij. Shpëtimi, si shumë të rinj nga zonat rurale, e ka gjetur lumturinë e vet në Evropën Perëndimore, por pushimet verore i shfrytëzon për t’i vizituar prindërit. Goranët janë një grup i vogël etnik që jetojnë në kufirin mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në Shqipëri, goranët jetonin në sistemin më të izoluar (gjatë diktaturës komuniste), të ngjashëm me atë të Koresë Veriore. Dhe për më shumë se 50 vjet nuk kishin asgjë, nuk kishin predispozita për një jetë normale. Të shkëputur nga pjesa tjetër e botës por me vetëdijen të lartësuar, e ruanin dashurinë për të vetmen gjë që u kishte mbetur (kultuën e tyre, traditat), dhe që asnjë regjim nuk mund t’ua pezullonte. Ua dogjën librat, ua rishkruan historinë dhe e mbytën sistematikisht ekzistencën e tyre, por ata të regjimit dështuan. Ky çift i ri i martuar po i kthehet zanafillës (kulturore) dhe fatit të tyre.

***
Shpetim Draga, a young man from Shishtavec, Albania, in traditional Goran costume, walks with his wife and young son on a meadow full of daffodils. Shpetim holds his son in his arms, dressed as his cousins. Shpetim, like many young people from rural areas, found happiness in Western Europe, but he uses his summer vacation to visit his parents. The Gorani are a small ethnic group living on the border of Albania, Kosovo and Northern Macedonia. In Albania, Gorani lived in the most closed system, similar to that in North Korea. And for a little over 50 years. They had nothing, they had no predispositions for a normal life. Cut off from the rest of the world. High self-awareness, they loved the only thing they had left, and which no regime could take away from them. They burned their books, revised their history, and systematically stifled their existence. They failed. This young married couple is returning to their ancestry, their destiny.S. Guraziu

Turnetë e pehlivanëve Dragash, Kosovë (Foto)

[Admir Idrizi – “Pehlivanët”, Dragash, 2018 ]

Turnetë e pehlivanëve Dragash, Kosovë, 2018 – (mundje tradicionale, “vështirësuar” me vajosjen, dmth. rrëshqasin si peshku, si sapun i lagur… zor t’i kapësh mirëfilli, pa le t’i mbash : )

(s. guraziu – ars poetica, shk. 24 – fotot nëpërmjet Getty, e edhe përshkrimi në Anglisht nga Admiri, nga fotografi) – Panairi tradicional organizohet në Komunën e Dragashit, Kosovë më 15, 16 dhe 17 Qershor të çdo viti. Me praninë e më shumë se 5.000 të pranishmëve dhe me mbi 60 garues të këtyre disiplinave tradicionale sportive nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, pas gjysmë dekade “qetësie, ose harrese” tradita e pasur kulturore lokale e kësaj komune më jugore të Kosovës më në fund po ringjallet.

***
The pehlivans (traditional oil wrestling) tournaments in Dragash, Kosovo, 2018 (via Getty) – Traditional fair have been organized of Dragash Municipality, Kosovo on 15th and 16th and 17th of June every year. With the presence of more than 5.000 attendees and with over 60 contenders of these traditional sport disciplines from Bulgaria, Macedonia, Albania and Kosovo, after a half-decade of “stillness”, rich local cultural tradition of this southernmost municipality of Kosovo (finally) is being revived/S. Guraziu

Fotoja me 2 flamuj, “fotoja më e bukur” që ka Getty- Nga S. Guraziu

(…falë “Kosovës” më del gjithmonë ky flamuri i Admirit : )
…nganjëherë në faqe-arkivin e Getty kërkoj foto me termin “Kosovë”, apo “Shqipëri”… (apo dhe çfarëdo t’jetë, nëse t’më duhet ndonjë diç) dhe gjithmonë ndër të parat, në krye më shfaqen foto me flamuj, me yje e këso, provojeni dhe vetë, nëse e përmend “Kosovën” pa përjashtime të shfaqen flamujt, secilën herë, kështu që kësaj radhe vendosa t’mos hyj në “hak”, foton me 2 flamuj padashtas sikur e kam shpërfillur, s’e kam “përdorur” asnjë herë, padrejtësi e madhe ndaj saj, andaj sot vendosa ta përdor pa asnjë shkas, thjesht për hir të fotos si “foto”, sipas meje lirisht mund të quhet “fotoja më e bukur” që ka Getty, pa le që shfaqet në krye… sa herë ta kërkoni Kosovën : )

…Getty Images Holdings, Inc. është një kompani amerikane e mediave vizuale dhe furnizuese për biznesin dhe për konsumatorët mediatik me imazhe, me fotografi editoriale, me video, me audio, me muzika, me xingla-mingla, me çmos – thuhet se Getty e ka një bibliotekë të pasur me mbi 477 milionë asetesh… imagjino, si kompani dhe vetëm “holdings” flet mjaftueshëm, por pra i ofron afro gjysmë miliardi asete multimediale, e qartë se njeriu duhet t’i ketë sëpaku 100 jetë për t’i “krehur” e për t’i gjetur, sidoqoftë, kuptohet e pamundur, ashtu-kështu s’i nevojiten kujt 500 milionë foto, aty-këtu na nevojitet 1 aso që ia vlen, e gjitha ç’mund të gjejmë është ajo çfarë na servir makina e tyre për kërkimin – shkurt, desha të them, falë “Kosovës” më del gjithmonë ky flamuri i Admirit, sot s’do e anashkaloj, do ta postoj në faqe pa asnjë shkas : )

[ fotoja ngjitur: Admir Idrizi – “Dy Flamuj”, 2019 ]

 

Faqet e “dyfytyrësisë”, faqet mozomokeq!- Nga S. Guraziu

(…dihet se truri për ta mbajtur gjallë gjenialitetin e vet ashtu-kështu i kullufit rreth 20% të volumit energjitik : )

Shqiptarët e kanë një “ves” interesant – hapin faqe në Fb në emër të dikuj tjetër, në emër të politikanëve. Ma besoni se është ves unikal, vetëm shqiptarët e kanë – zor ta ketë kush tjetër në botë! Herë e zgjedhin Ramushin, herë Salushin… e herë Çaushin! Dihet se politikanët të panumërt, ka sa të duash, por dhe “vesi” ka lloj-llojshmëri e varietete të ndryshme. Ndonjëherë e përdorin emrin e tyre (origjinal), ndërsa profilin e stilizojnë me portretin e politikanit favorit – kjo thuase do jetë, ndoshta dhe është, forma më e butë e alter-egos së tyre.

S’e mohoj, isha fort kureshtar lidhur me këtë ves të shqiptarëve. Vallë pse do e hapte dikush një faqe “fals” në Fb?! Faqe e “dyfytyrësisë”, pa identitet të vetin, në emër të dikuj tjetër?! Vallë si i menaxhojnë njerëzit nga disa “identitete”, 2, 3, 4, 5… e më shumë sosh!? Madje s’më dukej as e “mençur” kjo punë! Pse do mblidhte dikush miq a mikesha nën emrin e huaj?! Sidomos pse mikeshat… pse do ta çonte dikush ujin në jazin e mullixhiut, nëse misrat e vet shkrumb?!

Po çuditesha, si është e mundur, pse kjo faqe fals e Doktorit (e Sali Berishes)! Shihej se fals, i mungonte ajo vërtetësia e “kaltër”, ajo figurina e vockël skaj emrit, gjoja identitet i verifikuar nga Fb?! Po e vrisja mendjen, e kisha seriozisht, pikëpyetjet e pikëçuditëset më vërtiteshin. Mirëpo kot, s’e gjeja dot, isha lodhur, tashmë sikur po e kërkoja atë “butonin” për ta fikur kureshtjen.

Sepse as vramendja nuk është e lavdërueshme. Madje e dëmshme, aspak e levërdishme, shpenzon shumë energji. Jo se më dhimbsej diç, apo se na qenkam i varfër… s’jam i varfër, por thjesht çështje e racionalitetit. E dhimbshme ta shpenzosh energjinë kot. Dihet se truri për ta mbajtur gjallë gjenialitetin e vet ashtu-kështu i kullufit rreth 20% të volumit energjitik.

Psh. Shqipëria madje dhe hidrocentralet i kursen racionalisht. Vit për vit blen energji, o prej Serbisë o prej Greqisë, energjinë e vet e kursen strategjikisht. Nuk përjashtohet as opsioni i shitjes së hidrocentraleve, as dhënia e tyre me qera, gjoja me interesa të mirëllogaritura. Racionaliteti është flori, u ndihmon dhe shteteve madje, ka lloj-lloj politikash rreth përdorimit, çështje strategjike. Herë ndihmon të shlyhen borxhet e vjetra, herë ndërtohen hidrocentralet e reja etj. etj.

Dija pra hallin vetes, bëhu kursimtar, fiki dritat, mos e shpenzo energjinë kot, ashtu-kështu 20% t’i ha gjenialiteti “statik”, pa hedhur gjë në dritë… pikë : )

[ Guri më i rëndë i dhimbjes “alter-sizifiane” (humoreskë) – Senad Guraziu – Ars Poetica, Shtator 2018 – grafika ngjitur: neuro-transmetuesit, adrenalina dhe noradrenalina ]

Ngutu, jam duke i pirë yjet… – Nga S. Guraziu

 

 

…thuhet të ketë thënë kështu, “ngutu, jam duke i pirë yjet”, shpikësi Perignon derisa po e testonte shpikjen e vet, shampanjën, në v. 1670 – ndërsa sot de Bijenkorf e Holandës thoshte 2295 € për 1 shishe 3-litershe (Armand de Brignac Champagne – Ace of Spades)…

…dhe atë vetëm “online”, dmth. duhet porositur via dyqanit virtual, përndryshe s’ke si ndryshe – vetë, natyrisht, e di se gjërat e mira janë shtrenjtë, sa për shampanjat e shtrenjta dilte në krye të ofertave, i bie t’jetë më e shtrenjta që ofruaka de Bijenkorf, apo dhe cilado t’jetë ia vlen, champagne is champ… e qartë se Perignon ia pati qëlluar pikës, ishte “duke i pirë yjet” : )

…de Bijenkorf e Holandës shet gjithçka, ofron ndoshta dhe artikuj të padëgjuar, marka të padëgjuara, nëse jo ardhur nga Marsi.. atëherë patjetër se janë artikuj me çmime madhështore, me paketime ekstravagante, me tiketa të famshme, me logo luksoze, sytë jua magjepsin vizëllimat nga lloj-lloj “brandings”, sa për luksozitete e specialitete e keni garancinë 100%, madje mund t’ju “garantoj” dhe unë vetë, pa qenë fare tregtar : )

…nëse eventualisht “shopping” ju ofron kënaqësi, mos kërkoni tutje, e keni shansin të shpenzoni astronomikisht – e sidomos femrat, garant se mrekullohen me gjithçka, apo nëse jo me gjithçka… nëse kjo duket e tepruar, atëherë sëpaku me shumçka, sepse panumër markash të botës i ke grumbull në një vend, secila më e shtrenjtë se tjetra, secila markë më “interesante” se shoqja, pothuaj secila sosh aso origjinale, s’ka “vjedhur” gjë nga simotra e vet, larg qoftë, ruana zooot, s’ka huazuar detaje nga origjinaliteti i asnjë marke tjetër… etj etj plot këso detajesh të ububushme : )

…dmth. mrekullia vetë, s’ka si mohohet mrekullia e konsumerizmit, është diç si fatlumësi e shoqërisë moderne konsumeriste, s’ka si më bukur t’i kesh me qindra e me mijëra marka grumbull në një vend, është pothuaj njësoj si ai dyqani favorit i frutave poshtë pallatit (psh. në lagjet e Tiranës), e keni parasysh, e pamundur t’mos lumturohesh kur i ke të gjitha frutat dhe perimet e botës në një vend, në 1 dyqan të vetëm të lagjes, duket i vogël diç si mini-dyqan, nga jashtë pothuaj mezi hetohet por brenda i ke të gjitha…

…mini-dyqan magjik pikërisht në lagjen tuaj, imagjino sa sorollatjet e sa mundin jua kursejnë, kurrë s’është nevoja ta vizitoni një dyqan tjetër, qoftë dhe vetëm disa hapa tutje në lagjen tjetër, ose dhe mund të shkoni (1 herë të vetme, sa për ta shuar kureshtjen) por do i gjeni të njëjtat oferta, të njëjtat çmime, të njëjtat “lirime”, të njëjtat joshje etj etj plot këso detaje tregtarësh : )

 

Posteri solidarizues i yjeve shqiptare – për paqen ukrainase- Nga S. Guraziu

…kuptohet “jozyrtarisht”, poster kreativ, aty-këtu nganjëherë më pëlqen merrem me grafikat – mirëpo, meqë gjërat postohen dhe bëhen publike (në blog-faqen personale), meqë fjala është për diç reale, si luftë e tmerrshme e realitetit, dhe meqë gjithçka e kësaj natyre vetiu “lidhet” me aspektin e POLITIKAVE, më takon të sqaroj – s’është se i kam pyetur asnjërën për t’i përdorur imazhet dhe as emrat e tyre, mbase e mirëkuptojnë, padyshim edhe Rita Ora, Ava Max, edhe Bebe Rexha e përkrahin PAQEN (me “info-simbolikat” e posterit, të trija i prezantojnë trojet etnike shqiptare, njëra shqiptarët e Maqedonisë, tjetra ata të Shqipërisë, dhe e treta ata të Kosovës), NUK i kam pyetur por thjesht duke parallogaritur në mirëkuptimin, pra uroj kaq t’jetë e mjaftueshme si sqarim, as Rita Ora, as Ava Max, as Bebe Rexha (si yje me famë botërore) s’kanë lidhje me posterin zyrtarisht…
.
…ato madje s’e kanë idenë që i kam mbështjellur kështu si “mumie” (pakashumë gjoja si uniformë e rebelëve të Star Wars, sadopak për t’i ngjarë asaj kryeheroinës Rey, asaj vajzës me atë “shpatën… vzzzz vzz vzzzzz apo si quhet ajo me rreze laserike”, anise ç’është e drejta, kostumet e “mia” ua kalojnë atyre leckave të Star Wars, sorry JJ Abrams por e vërtetë, merre shtruar të vërtetën, mos u prek… no hard feelings : )
(s. guraziu, ap, shk 24)

Dua Lipa – “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”!

…video simpatike – shprehjet e shqipes “sa për sy e faqe”, “rrush e kumbulla”, “një dërrasë mangët”, “hip se të vrava, zbrit se të vrava”, këngëtarja kosovare-britanike me famë botërore Dua Lipa ia paska “sqaruar” amerikanit Jimmy Kimmel në emisionin e vet, Dua paska qene e ftuar – edhe ajo, edhe ai fort simpatikë, duke qeshur tërë kohën, mua m’u duk mjaft argetuese zotësia e Jimmy Kimmel rreth leximit të shqipes, e lavderoi madje dhe Dua : )
( video qenka e X, ish-Twitter, postuar nga @xhemajl_rexha i cili qenka gazetar “Journalist, Chairperson of the Association of Journalists of Kosovo” – uroj të shfaqet ketu, adresa e videos: https://twitter.com/i/status/1755866511686734226 ) S. Guraziu

Leksionet e Historisë (History has Taught Us) – Albin Kurti, 8 Shkurt 2024 – Nga S. Guraziu

[ Nga fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – 8 Shkurt 2024 ]

“Ka një ironi të thellë dhe të pakëndshme – dhe, sinqerisht, një ndjenjë distopike – në përgjigjen ndaj akuzave të rreme për abuzime të të drejtave të njeriut, akuza nga një vend i njohur se ka kryer gjenocidin e fundit të shek. XX, dhe nga një qeveri që aktualisht është një nga kërcënimet më të mëdha autoritare për paqen dhe sigurinë rajonale”.
|…|
“Ky mosndëshkim është dhe i papranueshëm por dhe i rrezikshëm. Siç pati thënë Presidenti Biden në Tetor të vitit të kaluar, ‘historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë çmim për terrorin e tyre, kur diktatorët nuk paguajnë çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe më shumë shkatërrim. Ata vazhdojnë dhe nuk ndalen.’ Këto janë fjalë të mençura, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për terrorin dhe agresionin e saj, përndryshe do të vazhdojë (me t’njëjtën papërgjegjësi)”.

[ ngjitur: foto e vjetër, 2013, Liqeni i Batllavës – Rep. e Kosovës ]

– – –

[ From the speech of the Prime Minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti, at the session of the UN Security Council – Feb 8, 2024]
“There’s a deep and uncomfortable irony – and, frankly, a dystopian feeling – in responding to false allegations of human rights abuses made by a country known to have committed the last genocide of the 20th century, and a government that is currently one of the biggest authoritarian threats to regional peace and security.”
|…|
“This impunity is both unacceptable and dangerous. As President Biden stated in October of last year, ‘history has taught us that when terrorists don’t pay a price for their terror, when dictators don’t pay a price for their aggression, they cause more chaos and death and more destruction. They keep going.’ These are wise words. Serbia must be held to account for its terror and aggression. Otherwise, it will keep going.”

[ attached: Old photo, 2013, Batllava Lake – Rep. of Kosovo ]

Mburrja e Tekno-gjigantëve rreth “Supremacisë Kuantike”!- Nga SENAD GURAZIU

[ ngjitur: një kriostat-kompjuter kuantik i “Qendrës Kompjuterike Leibniz” (në Garching, Bavari, Gjermani), qendra Leibniz e festonte 60-vjetorin e vet në v. 2022 – dhe djathtas, Presidenti Joe Biden duke e shikuar një kompjuter kuantik gjatë vizitës së objektit të IBM në Nju Jork, 2022 – IBM pati njoftuar për një investim prej 20 miliardë $ në Informatikën Kuantike ]
Në v. 2019 Google pati thënë se më në fund e kanë arritur “supremacinë kuantike” [ pata shkruar për këtë një koment, mund të lexohet në blog-faqen: https://letrat.eu/?p=4794 ]
Google qe mburrur duke thënë se, derisa kuantum-kompjuterit të tyre i janë nevojitur 200 sekonda, për ta kryer operacionin e njëjtë super-kompjuterit të IBM do i duheshin rreth 10.000 vjet. Atëbotë IBM e kishte kompjuterin “klasik” më të fuqishëm, quhej “Summit” (tani nuk di kush është kampion, mund t’jenë dhe kinezët).
Lidhur me pohimin e Google ekspertëve të IBM u pati ardhur fort inat. Sakaq qenë përgjigjur me publikimin e një “letre” shkencore duke thënë se super-kompjuterit të tyre në fakt do i nevojiteshin vetëm 2.5 ditë. IBM pati thënë që kuantistët e Google flasin me superlativa jorealistikë, nuk është e vërtetë, nuk e kanë arritur “supremacinë kuantike”.
Për ta kuptuar (apo dhe moskuptuar) mosmarrëveshjen e tyre, sikur varet nga vetë termi “supremaci kuantike” – pata shkruar. Ç’do të thotë termi ekzaktësisht, kjo po ashtu sikur është diç “relative” dhe varet kujt i drejtohemi. Termin “supremaci…” apo epërsi kuantike e pati kalitur fizikanti John Preskill në v. 2012 (Instituti i Teknologjisë, Kaliforni). Atij i qe nevojitur për ta përshkruar momentin kur një kuantum-kompjuter më në fund e tejkalon kompjuterin më të fuqishëm klasik.
Në Qershor të 2023 (pra vitin e kaluar), pati ndodhur i “njëjti skenar” i mburravecllëkut kuantik, kësaj radhe nuk qe mburrur Google por ata të IBM.
Ekipi i informatikës kuantike pranë IBM e pati përdorur një prototip të kompjuterit kuantik për ta zgjidhur një problem të ndërlikuar të fizikës (lidhur me sjelljen e materialeve magnetike). IBM e pati krahasuar eksperimentin kuantik me një simulim klasik (në një superkompjuter klasik). Këtij të fundit do t’i nevojitej shumë më shumë kohë për ta arritur të njëjtin rezultat (të homologut kuantik), e po ashtu procesi shkonte duke u bërë gjithnjë e më i pasaktë, pasi ata vazhdonin me rritjen e kompleksitetit të problemit. Dhe siç patën konkluduar ekipi i IBM, kompjuteri klasik nuk do t’ishte në gjendje ta vazhdonte “garën” me kuantikat.
Mirëpo pretendimi i IBM nuk do zgjaste shumë, vetëm 2 javë më vonë, një ekip i pavarur e pati demonstruar një simulim klasik, madje në një kompjuter portativ (laptop). Sëshpejti do pasonin dhe 6 simulime tjera klasike, duke përdorur teknika të ndryshme. Pra as që bëhej fjalë për “supremaci kuantike”, i bie se IBM mburrej kot. Google qe mburrur në v. 2019, ata të IBM u patën thënë “s’keni pse ekzagjeroni”. Pak vite më vonë, në v. 2023 vetë IBM pandeh arritjen e “supremacisë kuantike”, por s’u zgjati as 2 javë, rishtas doli t’jetë e pavërtetë : )
E çuditshme, se përse ndodhë kjo garë e mburravecllëkut mes tekno-gjigantëve mund vetëm të hamendësojmë. Sot, 5 Shkurt 2024, eksperti i stafit të shkencave kompjuterike pranë revistës “Quanta M”, Ben Brubaker, e paska publikuar një artikull rreth temës pse kompjuterët kuantikë ende nuk i kanë tejkaluar bindshëm “homologët” e tyre klasikë. Sapo e lexova shkrimin e tij, në rregull autori Brubaker ia mbante pakëz më rrotull, por dhe ai sikur buzëqeshte me mburravecllëkun rreth kuantikave.
[ artikulli i tij, mbase hapet, meqë ka ardhur via email: https://mailchi.mp/simonsfoundation/why-classical-computers-can-still-win-quantum-contests ]

Robotikat e agrokulturës, dhe grevat e fermerëve të Evropës- Nga S. GURAZIU

Fermerët e Evropës duke protestuar dhe skenat duke e qëlluar me vezë BE-në (jo BE-në, kuptohet, por objektin e tyre) i panë e gjithë bota, mirëpo si duket BE-ja është mësuar me grevat (nuk është hera e parë, “problemi” i fermerëve nuk është nga dje por ka me vite), thuase BE-ja s’i ka dhe aq “problem” as vezët as grevistët, tekefundit grevistët janë njerëz, janë fermerë që i përdorin vezët për të drejtat e tyre – ndërsa dihet, para 5-6 viteve komiteti i çështjeve ligjore të BE-së rekomandonte të sqarohej statusi ligjor i ROBOTËVE, sugjeronte se robotoidëve mund t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore”…

Fermerët janë largpamës, mendojnë mjaft “larg”, por ndoshta BE-ja mendon akoma më “larg”, ndoshta shumë më larg – në Mars të 2023 me t’njëjtën keqardhje e mirëkuptim pata komentuar rreth protestës së francezëve, atëbotë lidhur me grevën franceze “mbeturinat e Parisit” qenë grumbulluar, ia patën zënë frymën atij Parisit bukurosh, i pata postuar ca foto të “mbeturinave parisiene” dhe 1 foto të “verdhë” me plot punëtorë robotoidë, asnjë njeri, asnjë humanoid… pata bërë shaka, protestat janë “ok” por nëse punëtorët gjithmonë në grevë Parisi ngelet pa atë bukurinë e vet, sepse thjesht mbulohet nga mbeturinat…

Me foton e robotëve të “verdhë” po aludoja që nesër s’kemi as “si protestojmë” (ngelemi fare pa punë, nesër do ketë dhe robotë mbeturinash, sot veglat e bujqësisë duken “traktorë” por në fakt që tani janë diç si “traktorë të robotizuar”, nesër do jenë 100% vegla autonome, robotë të avancuar), dihet se robotizimi industrial e bën të veten, psh. fabrikat e veturave që tani s’kanë nevojë për “punëtorë klasikë”, nëse tani e mundur pa punëtorë (pa njerëz), vallë si do jetë pra pas 50, 100, 150 vitesh ! – padyshim Henri Fordi do ishte “mrekulluar” me fotot e robotikave, fabrikat si Tesla, Renault, Toyota (të gjitha fabrikat njësoj… aneskaj globit) kanë nevojë për robotë, jo për grevistë, nëse s’gabohem ai e pati “aplikuar” i pari prodhimin serik, apo si duhet thënë, e pati përkryer linjën e prodhimit masiv…

Se pse e kam përshtypjen, si një industrialist i madh Fordi do pajtohej me sugjerimet e BE-së, edhe ai do impenjohej për të “drejtat e robotëve”, do ishte në akord me BE-në që robotëve t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore” – pa le që hekurishtet kanë më pak telashe ligjore (sesa ato “sindikatat klasike të proletariatit”), ky aspekt ashtu-kështu është një strategji e leverdishmme e futurizmit, dihet kjo : )

Thjeshtësia e Dizajnit – Ideja kyç rreth artefakteve luksoze- Nga Senad Guraziu

(AP, T 23, pak humor)

Pata shkruar për “gozhdat” e Cartier që nuk ndryshken, “juste un clou” (thjesht një gozhdë). Ta lakosh një gozhdë dhe ta quash unazë… apo byzylyk, epo ashtu vetëm francezët do kujtoheshin, askush tjetër – kështu i pata lavdëruar vitin e kaluar : )

Askush s’ankohet për thjeshtësinë, për simplistikat në dizajn, dihet kjo. Një unazë mund t’jetë dhe diç si “rreth… gozhdë e lakuar”. Ose, në rregull, ankohemi pakëz vetëm sepse shpesh dinë t’jenë artificialitete aq të shtrenjta, kaq.

Pse jo, gozhdë e florinjtë, nëse i teket dizajnerit gozhda vishet dhe me diamante. Le t’jetë e shtrenjtë (psh. rrethore, byzylyk 12.800 €, apo 17. 760 € etj) – francezët e pëlqejnë thjeshtësinë e dizajnit me kusht që t’jetë ndonjë artefakt i shtrenjtë, sa më i shtrenjtë.

Gjërat unikale duhet ta kenë shtrenjtësinë, autenticitetin e vet, përndryshe s’do ishin “unikale”. Pa le që nazet e aristokracisë dhe të pasanikëve janë aq komplekse, qejfet e tyre maten me “flori”…

Ideja kyç rreth artefakteve luksoze është që masat e varfëra dhe ato ordinere s’duhet të kenë qasje aq lehtë. Përndryshe… what’s the point – përveç nëse fjala t’jetë për ndonjë hajn-spiderman parisien, mirëpo kjo është tjetër “këngë”. Psh. ai hajni i Parisit, ai kroato-boshnjaku i famshëm, Tomic, i cili i plaçkiste vetëm pasanikët e kateve të larta të Parisit. Vetëm ai guxonte të endej kulmeve si një spiderman, askush tjetër…

Apo dhe thjesht për pikë të qejfit, jo vetëm për hir të shtrenjtësisë, francezët e pëlqejnë thjeshtësinë e dizajnit sepse… sepse tekefundit (siç pati sugjeruar dikur Platoni i mençur) “bukuria e stilit, e elegancës dhe e harmonisë varet nga thjeshtësia, jo nga kompleksiteti”. Sidoqoftë, s’duhet ngutur me gjykimet, ec e merre vesh “filozofinë” franceze, s’janë as ata aq “statikë”, sa ia bëjnë kështu, sa ashtu. Shpesh u teket dhe “ndryshe”, s’është se na qenkan të “gozhduar”, s’e ndjekin ata vetëm një shkollë të dizajnit : )

Më bëri përshtypje “thjeshtësia” e Hermes, njësoj siç më pati bërë përshtypje ajo e Cartier (edhe Hermes edhe Cartier, të dyja janë markash franceze, sapo e pashë foton e çantës së tyre, shitej në një dyqan virtual, dhe m’u kujtua).
Edhe këta të Hermes për çantën “Veau Doblis Verrou, 2018” e patën ujdisur një bravë të florinjtë, të ngjashme me “bravën” e dikurshme të portës sonë të oborrit.

Isha i vogël por e mbaj mend fort mirë, porta jonë fare të njëjtë e kishte, identike. Dallimi i vetëm ndoshta, shkëlqimin e kishte aso “metalik”, ishte diç si mekanizëm i çeliktë, blerë nga gjyshi në “pazar”, jo shkëlqim i florinjtë : )

“Vetmia” dhe “Misteri i Qetësisë” (Poezi Vizuale, E. E. Cummings)- Nga SENAD GURAZIU

(grafikat ngjitur, si dhe Koment nga Senad Guraziu – Ars Poetica, J 2024)

E. E. Cummings – “Vetmia” (Loneliness) – Poezi Vizuale
…sipas Cummings, një gjeth i vetmuar thjesht bie, “këputet” dhe ia mësyen tokës, zor ta përballojë ‘gravitetin’ e vetmisë… gjoja duke mos u mërzitur asfare : )

– – –

E. E. Cummings – “Misteri i Qetësisë” (Mystery of Stillness) – Poezi Vizuale
(s. guraziu – ars poetica, j 24 – koment)
…asgjë s’mund ta tejkalojë misterin e qetësisë – kuptohet, jo patjetër Cummings fjalën duhej ta kishte rreth “qetësisë fizike” (mbase më parë për atë “shpirtërore”, poetike, metafizike), gjithsesi sipas Cummings, asgjë s’mund ta tejkalojë misterin e qetësisë, me fjalë paksa më ndryshe s’ka asgjë më të mistershme se qetësia, e po ashtu ndoshta asgjë më intriguese se qetësia, diç ngjashëm psh. siç është dhe qetësia absolute kozmike (e hapësirës, e universit)…

…mega-eventet e fotosferës dhe të kronosferës diellore (si vese yjore), “muzikat” e tmerrshme pas shpërthimeve plazmatike a la krono-solaris… për fat të mirë nuk i dëgjojmë, andaj as që duhet përmendur, unë i përmenda thjesht si “respekt” ndaj qetësisë absolute kozmike, si respekt ndaj këtij “filtri” kozmik, sepse përndryshe s’do ishte e mundur as jeta këtu në tokë, zhurma e paimagjinueshme e eventeve diellore do i kishte çmendur dhe dinosaurët dikur, para sa e sa miliona viteve, pa le neve, gjallesave kaq të ndieshme të së sotmes – pra me kaq do e lëmë, e përmendëm “filtrin sonik” si respekt, mjafton respekti ynë…

…mirëpo qetësia kozmike e ka dhe anën tjetër, bie fjala atje lart rreth e rrotull ISS (stacionit kozmik ndërkombëtar) njeriu natyrshëm s’dëgjon gjë, pa ndihmën teknologjike do ta kishte shurdhësinë absolute, s’do kishte si merret vesh, as me Tokën poshtë, por dhe për komunikimin atje lart do ishte mjaft problematike, anëtarët e ekuipazhit mes vete mbase do duhej të komunikonin me gjuhën e shenjave, me gjuhët “ndihmëse”, ku ta dimë tani… me gishtat, me luhatje koke, me morze-sinjalet, me leximin e buzëve, me tabelat, me shenjat e shkruara, me figurinat “hieroglifike” të Facebook etj (e pata me gjithë mend, emotikonet moderne janë hieroglife serioze, figurinat e Fb janë mjaft të avancuara, s’keni pse buzëqeshni : )

…sepse hapësira vakumore nuk është vetëm boshe, dhe siç dihet jashtëzakonisht “armiqësore” ndaj jetës si akullësi e zbrazët, s’ka as oksigjen as frymë për frymorët (për njeriun – meqë eventualisht ndonjë organizëm anaerobik alienik dhe do mundej pa oksigjen, pasi ec e dije… do insistonin “idetë e fanta-shencave, idetë sci-fi”, njësoj siç mikrobet anaerobe të thellësive oqeanike, dmth. mikrobet munden dhe pa oksigjen, mund t’ketë dhe alienë që s’u duhet oksigjeni, s’e kemi idenë ç’lloj formash “jetësore” mund t’ketë shpikur universi), pra përveç akullsisë hapësira është e pllakosur dhe nga qetësia absolute, totalisht e “shurdhët, e heshtur”, meqë përhapja e valëve sonike në vakum nuk “konvertohet” në zëra, në tinguj, në asgjë të “tingëllueshme” sepse pikësëpari s’ka as përhapje…

…në hapësirë, pa atomet dhe pa molekulat për t’i bartur valët zanore (sonike) thjesht “zëri” nuk ekziston, as zëri as jehu (kjo dhe logjike pakashumë, pa zë s’ka si t’ketë as jehonë), shkencat tokësore “thonë” se tingulli udhëton përmes dridhjeve të atomeve, përmes vibracioneve molekulare në një mjedis ku atomet dhe molekulat janë prezente, psh. siç janë ajri ynë, uji, dhe meqë në hapësirë “s’ka ajër” kjo do t’thotë s’ka asgjë, asnjë mjet, asnjë “kovë sonare”, asnjë karrocë apollonike për ta bartur zërin, kështu që “nuk lëviz, nuk udhëton” fare, i gjithë ai kozmos si zezonë e paskajshme… thjesht i pllakosur nga qetësia e akullsisë, si dhe e kundërta (nëse eventualisht t’na duhej poetikisht) nga “akullsia e qetësisë” – Cummings s’e ka përmendur, por ja e përmenda unë, përveç të mistershmes së jotejkalueshme, padyshim qetësia mund ta ketë dhe “akullsinë” : )


Send this to a friend