Albin Kurti bëri mirë.
Albin Kurti bëri mirë që nuk e përzjeu qeverisjen me ata që populli i Kosovës i la në opozitë.
Do të ishte si tradhëti ndaj votbesimit të Sovranit.
Prej shkurtit e deri sot ka patur boll kohë që LDK të dëshmonte patriotizëm apo principe për hir të Republikës së Kosovës.
E pra, kush hedh një vështrim retrospektiv, do të shohë se dy partitë kryesore të opozitës aktuale LDK e PDK, kanë bashkëqeverisur e bashkëllogaritur sipas qejfit të tyre,
edhe kur LDK i premtonte elektoratit Rugovian të kundërtën,
prandaj e humbi atë elektorat, sepse e humbi besimin e tij,
pasi pushtetin e kanë biznes dhe jo si mjet për forcimin e shtetbërjes e demokracisë.
Albin Kurti bëri mirë që nuk u përzje me ata që pushtetin e shohin vetëm si mjet me rrëzu Albin Kurtin, Donika Gërvallën e Vjosa Osmanin,
Kurti, Gërvalla e Osmani karierën e tyre e kanë ndërtuar këto dekada përpara syve tanë, duke bërë atë që kanë thënë, duke vepruar ashtu sikur kanë premtuar,
duke kontribuar në forcimin e shtetit të Kosovës me duar të pastra, ndërgjegje të pastër e largpamësi,
Asnjëherë nuk kanë llogaritur pushtetin e tyre përpara interesit kombëtar të Kosovës,
asnjëherë nuk kanë zhgënjyer idealet e sakrificat e gjithë atyre që e ëndërruan Kosovën Republikë,
gjithmonë duke u përulur e respektuar vullnetin e Sovranit,
për shtet të së drejtës
duke e mbrojtur si kauzë të përherëshme
ruajtjen si sytë e ballit të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.
Bëri mirë Albini që nuk u përzje me ata
që populli I Kosovës i la në opozitë
deri sa t’i nxjerrë me votë krejt jashtë skenës politike se nuk i vyjnë kujt.