Në vitet e largëta të rinisë,
ti ende udhëton në mendjen time.
Sa fjalë, në heshtje, mbetën pa zë,
pezull, të bukura si në vegime.
Mes hapash shokësh të pandarë,
bulevardit rinor ecëm për dore;
dhe ëndrrat sërish i lamë të flinin,
si dy zogj të humbur në mes të dëborës.
Sa u deshëm, askush nuk e di,
as vetë s’guxuam ta zgjonim atë ëndërr.
Mos vallë e trembëm ne dashurinë,
apo frika na mbajti peng në një zhgjëndërr…!?
Mes pengut të zhgjëndërrt u nise pa kthim,
drejt një udhe të panjohur më parë.
Ishte vjeshta më e bukur për dashurinë,
për të qeshur, por edhe për të qarë.
E di, në mendje ende më ke,
ashtu të ndrojtur, riosh – vetmitar.
Por kohët, si lumi, kanë rrjedhë,
dhe ndoshta kam mbetur njësoj si më parë.
Edhe sot si dikur, unë dhe ti,
sjellim në mendje rininë tonë të parë.
Sa fjalë në heshtje i lamë pa zë,
pezull, pezull, me brengën sa një mal!
Tiranë, 18 dhjetor, 2025