Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Diçka tjetër për t’u shënuar është se kur kjo mazhorancë ka treguar pozicion kundërshtues ose nxitës ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si në rastet e dorëzimit të imunitetit për deputetët në radhët e saj apo edhe të kundërshtarëve, sikurse edhe ka pezulluar dhe ka ngrirë në tej zgjatje kohe vendime në të tjera raste, sot ca më shumë kreu i GPS ka guximin të dalë hapur për të treguar se askush nuk mund të reagojë dhe të mund t’i pengojë (“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!” ). Ky është një provokim që duhet të marrë përgjigje.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
Balla është propozues dhe ndjekës i zbatimit të projekteve të “smart-city” dhe justifikimi se nuk e paska hiç mendjen tek respektimi i rregullave elementare të qarkullimit rrugor duket se nuk shkon.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Projektet milionëshe që supozonin efektshmëri parandaluese ngaqë akset rrugore veç pajisjes me sinjalistikë monitorohen me dronë, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike që për çdo rast shkeljeje/kundërvajtje ta dorëzojnë biletën me postë, kanë pasur ideator dhe mbështetës si deputeti Balla.
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
Ky është standardi.
Në qoftë se Balla nuk e zbaton jo se i dhimbsen deri në 150 mijë lekët, as se “i bie hunda”, por vazhdon me hipokrizinë atij mund t’i tregohet si fakt video-postimi (i datës 18 Prill, 2026 në ATSH).
Për rastin në fjalë deputeti Taulant Balla në ulësen e pasagjerit qartësisht nuk e ka të vendosur rripin e sigurisë. Ai vë në rrezik jetën e tij përderisa automjeti lëviz, sikurse edhe komprometon disiplinën e vozitësit që e ka për detyrim ta këshillojë pasagjerin që ta vendosë rripin dhe të sigurohet. që ta vendosë.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























Turp eshte per tere shpqerine demokratike,qe nje njeri me dashje apo pa dashje apo me urdher,ka ndihmuar ne ekzekutimin e nje poeti vetem per poezite e tij , qe ky njeri te lihet te beje emer,kariere,perfitime ,pa kerkuar me pare falje publike,familjes dhe shoqerise per pjesemarrjen e saj ne nje pushkatim.
Turp per te e per kedo qe perpiqet ti mbroje e perkrah,kur duhet ta ndihmonte te shfaqesh publikisht ne nje pendese.
Agron Tufa te lumte
Respekte Agron Tufa
Shkrimi brilant I gazetarit Agron Tufa eshte nje mesim per gjeneratat qe dote vijne se nuk e dine se cfare ka hequr ky popull nga spiunet dhe perversat komuniste apo vullnetare te parties se punes . Njera nga keto eshte Diana Culi te gjithe ish sigurimsat dhe spiunet e partiese qe ikalonin ne site te gjithe njerezit e ndershem te ditur dhe te shkolluar artiste,shkrimtare ekonimiste,inginere, doktore dhe nga profesione te ndryshme jane denuar pushkatuar dhe internuar nga tipa si Diana Culi ku urrejtja per njerezit e ditur ishte e madhe kur partia per ta ishte mbi gjithcka ,kur familja ishte partia dhe jo pjesetaret e saj ku feja nuk ekzistonte kur lirija e fjales mungonte ku u kendohej vetem parties dhe udheheqesit te saj te lavdishem qofte largut etjer. Keta persona duhet te demaskohen dhe duhet te happen te gjitha dosjet qe gjenerat e reja ta mesojne se kush jane tradhetaret dhe persekutoret e pupollit dhe kush jane viktimat
Kur qe saliu ne pushtet,cfare beri per te perndjekurit,ne emer te te cileve mori pushtetin,per te pasuruar familjen e tij.Kur pushtetin ia dha piktorit,ben gam gam.
Respekt per z. Tufa
Agron Tufa eshte shpifes ordiner. Organizoi marrjen e strehimit politik dhe tani ben si interesant.
Te dy forcat Jane njelloj kete e di gjithe populli ipangopuri nuk ngopen pranda e djathta e vertete duet te bashkoet dhe te ndimojme ate shtrese te persekutuarish ………
Poeti e shkrimtari Agron Tufa, Profesor i fjales Shqype, prej ma’ se dy dekadash e gjyse, pishtar i lirise e demokracise per ardhmeni te lire pro Europjane e mbarebotnore, tan jeten e Tije, prej feminijet, ( te coptueme me gjithe familjare prej bishave shpirtzeza komuniste) e ka mbrojte me shpyrt te pamposhtun e fjalen e zgjedhun mentare e artin e Tij mrekullues si rralle’kush e zotnon, votren Arbnore e nderin e shejte te dheut te shqyponjes dykrenore.. sa per Debatin e denoncimit e denimit te krimeve e lakejve te komunizmit (ku krahas D.Çulit radhiten dhe emna te tjere lakejsh e shpirtligjesh te zi’ te errsines kriminale) Agron Tufa, ka sjelle ballas ne syte e atyne qe duen te verteten, me kurajo e dituni trimnore, fakte te shkrueme e dokumenta si qartsojne dekadat ma te errta te jetes Shqyptare te gjakosuna prej zaptimit ogurzi te kulshedres se kuqe komuniste, e sorollopit shpyrt’dreq te saj, qi edhe sod’e ksaj dite po lodhen tuj’ja marr frymen e skamnue Shqyptarine e Atdheun e lavdise se Gjergj Kastriotit, Skanderbeut.