Bilbordet e fotos ilustruese të Shasime Osmanit i takojnë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 29 marsit 2026 për Këshillin e Madh, ku tashmë ajo është deputete
HYRJE
Në nëntor të vitit 2024, Shasime Osmani, studentja e drejtësisë në Universitetin e Bernës, do të ishte asambleistja e parë shqiptare në parlamentin e kryeqytetit të Zvicrës, që njihet si Këshilli i Qytetit, ndërsa në fund të këtij marsi, në zgjedhjet për parlamentin kantonal të Bernës, që njihet si Këshilli i Madh, Shasimja do të jetë deputetja e parë shqiptare e këtij parlamenti. Suksesi i Shasime Osmanit bëhet edhe më konkret kur kemi parasysh se emigracioni shqiptar i ngulitur si në rang Zvicre, ashtu edhe në Bernë, është në çerek shekullin e tretë. Mediat zvicerane shprehen me shumë simpati për Shasimen. E shohin si një “meteor në ngjitje”, si një “një zë për ata që nuk kanë zë”. Kauzat e Shasime Osmanit janë barazia dhe shanset e barabarta në arsimim. Shasime Osmani vjen nga një familje shqiptare tipike emigrantësh, me prejardhje nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut. Gjyshi i Shasimes u vendos në Zvicër në fund të viteve ’70 si “gastarbeiter”. Në vitin 1993 do të shpërngulej në Zvicër babai dhe më 1999 nëna bashkë me Shasimen bebe. Familja, që do të shtohej edhe me dy fëmijë të tjerë, jeton në Bümplitz-Bethlehem, një nga lagjet e populluara me shumicë nga emigrantët e që përballen edhe me vështirësitë e jetës, megjithëse Zvicra është një nga shtetet më sociale të Europës. Shasimja, prej kur ishte 17 vjeçare, është angazhuar në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës, me një aktivizëm të pandalshëm, shumë energjik dhe impresionues. Si deputete e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani do të startojë në qershor. I uroj shumë suksese. Më poshtë po ju përcjell intervistën me Shasime Osmanin.

Shasime Osmani, një vajzë e re si gjithë vajzat e reja të moshës së saj, drejt realizimit të ëndrrave
INTERVISTA
E.B.: Në qershor mbaron studimet për bachelor në drejtësi, pak histori për rrugën e studimeve?
Shasime Osmani:Pas përfundimit të praktikës sime si Kauffrau EFZ në Zyrën Federale të Policisë, kam vazhduar me maturën. Që nga viti 2022 studioj drejtësi me synimin për t’u bërë avokate.
E.B.: Ëndrra jote e fëmijërisë ishte të bëheshe gjyqtare, kur gjyshi, që sot krenohet aq shumë me ty, e nisi jetën në Zvicër si “gastarbeiter”, po ashtu edhe prindërit iu përveshën punës plot sakrifica që t’ju rrisnin ju tre fëmijëve, ku i mbështete ëndrrat e tua?
Shasime Osmani: Që herët kam kuptuar se kisha më pak shanse se fëmijët e tjerë. Dhe këtë nuk mund ta pranoja. Unë thjesht kam qenë që fëmijë me natyrë shumë luftarake. Kam bërë shumë përpjekje në shkollë dhe kam punuar pesë herë më shumë se të tjerët. Shumë fëmijë me prejardhje emigrante e përjetojnë këtë.
E.B.: Mediat zvicerane ju vlerësuan si një meteor në ngjitje dhe si “një zë për ata që s’kanë zë” dhe ju vetë thoni dhe e argumentoni me një logjikë që nuk mund të kundërshtohet, që e garanton ligji dhe shteti social në Zvicër “se do të mbroni fuqinë punëtore, ata që punojnë 100%, që paguajnë taksat, por prapë nuk fitojnë mjaftueshëm”, a mund ta shtjelloni pak?
Shasime Osmani: Zvicra është një vend i pasur dhe i disiplinuar. Por jo të gjitha sektorët kanë paga të mira dhe jo të gjithë njerëzit kanë në praktikë të njëjtat mundësi. Ka njerëz, veçanërisht shumë persona me prejardhje emigrante, që punojnë vetëm për të mbijetuar.
E.B.: Qëllimi yt para zgjedhjes në Këshillin e Madh apo Parlamentin e Bernës ishte të përfundoje një stazh në Gjykatën Rajonale, po sot?
Shasime Osmani: Praktikën duhet ta kryej pas përfundimit të studimeve të mia Master. Kjo do të ndodhë përafërsisht pas 2.5 vitesh. Si anëtare e Këshillit të Madh lindin disa probleme për shkak të ndarjes së pushteteve. Aktualisht po kërkoj një zgjidhje.
E.B.: Jeni anëtarja e parë femër me origjinë shqiptare në Këshillin e Madh, ka anëtarë meshkuj me origjinë shqiptare Parlamenti i Bernës?
Shasime Osmani: Aktualisht jam e vetmja në Këshillin e Madh me prejardhje shqiptare. Edhe në Këshillin e Qytetit të Bernës kam qenë personi i parë dhe i vetëm me prejardhje shqiptare.
E.B.: Në nëntor 2024, vetëm 26 vjeçe, u zgjodhët këshilltarja e parë e Këshillit Bashkiak e qytetit të Bernës, si arritët deri aty?
Shasime Osmani: Kjo ishte një surprizë. Në atë kohë partia ime fitoi pesë mandate dhe një prej atyre mandateve e mora unë. Dhe kështu u bëra personi i parë me prejardhje shqiptare në Këshillin e Qytetit të Bernës.
E.B.: Jeni Anëtare e PS prej moshës 17 vjeçare, kush ju motivoi të futeshit kaq shpejt në politikë?
Shasime Osmani: Gjithmonë kam qenë e interesuar për politikën. Matthias Aebischer*, atëherë këshilltar kombëtar dhe president i “Kidswest”, më tha se shihte potencial tek unë dhe kështu u bëra anëtare.
E.B.: Keni fituar 9641 vota që ju dhanë shansin të startoni mandatin në Parlamentin e Bernës në qershorin që vjen, në cilën zonë ke kandiduar, cilët ju kanë votuar kryesisht?
Shasime Osmani: Kam kandiduar në njësinë zgjedhore të qytetit të Bernës dhe kam pasur një mbështetje të gjerë nga e majta, por edhe nga partitë e qendrës. Komuniteti shqiptar më ka mbështetur shumë.
E.B.: Si do da përshkruaje Bümpliz-Bethlehem, Zonën e VI apo distriktin e VI të Bernës perëndimore?
Shasime Osmani: Në Bümpliz-Bethlehem jetojnë shumë persona me prejardhje emigrante. Pabarazia sociale është një temë e rëndësishme: njerëz me paga të ulëta dhe fëmijët e tyre që kanë më pak mundësi për arsimim të lartë. Në të njëjtën kohë, aty mund të përjetosh shumë gjëra: projekte të shumta kulturore, qendra tregtare dhe takime me njerëz të ndryshëm.
E.B.: Në një kat përdhes të shumkatësheve prej betoni në Bümpliz-Bethlehem gjendet “Kidswest” një Atelie arti rekreativ falas që frekuentohet me shumicë nga fëmijët e të rinj nga mosha 6 deri në 16 vjeç me prejardhje emigrantësh, të cilën e vizitonit edhe ju fëmijë apo jo?
Shasime Osmani: Po, dhe “Kidswest” e ka formësuar shumë fëmijërinë time.
E.B.: Krijuese e Ateliesë së Artit ishte artistja Meris Schüpbach, e cila iu kushtua shumë fëmijëve dhe të rinjve nga prindër emigrantë që e vizitonin këtë shoqatë. Sot ajo nuk jeton më dhe e meriton një eulogji për krijesën e saj “Kidwest” – Fëmijët e Lagjes në Perëndim të Bernës. – Më bëri përshtypje një kredo e saj ku thosh “Më lejohet të jem ai/ajo që jam këtu dhe tani, me gjithçka që kam përjetuar, gjithçka që mendoj dhe gjithçka që dua, me gjithçka që më bën ajo që jam” – definicion i një mentoreje për të frymëzuar të qënit njeri i lirë në një botë pa paragjykime. Por edhe shoqëritë në sistemin demokratik nuk i shpëtojnë paragjykimeve, sidomos, kur flitet për qytetarët me prejardhje emigrantësh, a e keni njohur znj Meris, sot ju jeni kaq e re presidente e “Kidwest”e trashëgoni një thesar të krijuar prej saj, a mund të na e tregoni këtë rrugëtim?
Shasime Osmani: Meris Schüpbach ka qenë një nga figurat më përcaktuese në jetën time. Kur Kidswest u themelua në vitin 2006, unë kam qenë një nga fëmijët e parë që u bë pjesë e këtij projekti. Në vitin 2019 u bëra presidente e shoqatës dhe në vitin 2022 Meris Schüpbach, për fat të keq, ndërroi jetë. Gjurmët dhe vepra e saj janë edhe sot pjesë e Kidswest-it.
E.B.: Vazhdoni ta keni si maskotë-simbol të shoqatës «korbin»**. Përse? A ju kujtohet ndonjë ngjarje që lidhet me të?
Shasime Osmani: Në vitin 2009, SVP zhvilloi një fushatë të ashpër me korba. Kur e pashë këtë në rrugën time për në Kidswest, nga njëra anë u ndjeva e çuditur, sepse ata po përdornin maskotën tonë, dhe nga ana tjetër shpendi paraqitej sikur, si i huaj, po e “hante” Zvicrën. Kjo më tronditi dhe ishte një pikë kthese për interesimin tim në politikë. Zemërimi im frymëzoi çiftin artistik “Haus am Gern” për një fotografi të Këshillit Federal me fëmijë me prejardhje emigrante. Projekti më pas u bë i njohur në të gjithë Zvicrën dhe disa Këshilltarë Federalë na ftuan në Këshillin Federal ***.
E.B.: Ju përfaqësoni brezin e dytë apo të tretë të emigrantëve, që njihen si Sekondos, si e keni përjetuar të qënit me prejardhje të huaj dhe si mendoni t’i bashkangjisni kauzën tuaj “të drejta të barabarta në arsim”, një realiteti “se arritjet në arsim dhe statusi socialekonomik janë të drejta të trashëguara”?
Shasime Osmani: Në Bümpliz-Bethlehem, vetëm 1 në 11 fëmijë shkon në gjimnaz. Në lagje të tjera janë 5 në 10 fëmijë që shkojnë. Fëmijët e punëtorëve kanë më pak shanse, edhe kur kanë saktësisht të njëjtin sukses dhe performancë. Nga familjet akademike, rreth 75% vazhdojnë studimet. Nga familjet punëtore, vetëm rreth 25%.
E.B.: Duke marrë info për intervistën konstatova që keni një aktivizëm shembullor, pra, nëse shtypi bernez me simpati e përshkruan ngjitjen tuaj në Parlamentin e Bernës meteorike, a mendoni se kjo ngjitje i dedikohet vrapit tuaj të palodhur duke u përfshirë që adoleshente në politikë, në sindikatën studentore etj., a mund të na tregoni pak më tepër?
Shasime Osmani: Politika është përfaqësim. Unë punoj pa u lodhur për një Zvicër për të gjithë. Angazhimi im është vlerësuar nga populli. Kjo ka të bëjë padyshim me përkushtimin tim, por edhe me profilin tim politik dhe përfaqësimin e fortë që ofroj.
E.B.: Duke iu kthyer arsimimit, kauzës suaj të preferuar, me këtë rast po kujtoj Naim Frashërin, Rilindasi jonë që thosh se “vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë” dhe ndërkohë po sjell si fakt se gjuhën amtare në shkollat shqip e ndjekin në rang Konfederate vetëm 3% e fëmijëve. Ju vetë a keni patur mundësi ta ndiqni? A mendon se është shqetësim, se përmes gjuhës, brezat e së ardhmes mësojnë jo vetëm gjuhën, por edhe historinë e rrënjëve të tyre?
Shasime Osmani: Unë vetë nuk kam ndjekur kurrë shkollën shqipe. Në Zvicër njeriu është i angazhuar me gjermanishten dhe frëngjishten. Por nuk e shoh vërtet si problem. Të gjithë që unë njoh flasin shumë mirë shqip dhe janë gjithashtu shumë mirë të informuar për kulturën shqiptare.
E.B.: Cili do të jetë mesazhi që do t’i drejtoni rinisë me prejardhje shqiptare në Zvicër?
Shasime Osmani: Unë e di që nuk është e lehtë. Por dorëzimi nuk është opsion. Ndiqni atë që ju pëlqen dhe qëndroni besnikë vetes suaj. Diku gjithmonë hapet një derë.
E.B.: Rezultatet e 29 marsit, në Këshillin e Madh të Bernës që ka 160 anëtarë, kanë forcuar si maxhorancë krahun konservator SPD që nga 44 ka sot 51 vende, ashtu edhe Partia juaj Socialdemokrate ka rritje, a mendoni se do t’i arrini kauzat tuaja sipas premtimeve?
Shasime Osmani: Kjo do të jetë shumë e vështirë. Por jam e sigurt që do të gjejmë kompromise dhe jam e gatshme të flas me të gjithë, për t’i çuar përpara këto çështje.
E.B.: Meqë po flasim për premtime, unë jam dakord me vlerësimet që ju bën shtypi bernez si një meteor në ngjitje, por jeni me këmbët në tokë, sepse tek suksesi nuk u katapultuat, por e arritët me aktivizmin tuaj, a më premtoni se, kur një ditë do të zgjidheni deputete në Parlamentin e Konfederatës Helvetike, intervistën e parë do të ma jepni mua, që e kam parashikuar e para?
Shasime Osmani: Këtë parashikim e dëgjoj nga shumë njerëz në rrethin tim. Të shohim si do të vazhdojë karriera ime politike. Dhe po, ta premtoj që do të të jap intervistën e parë, nëse më kontakton shumë shpejt.
—-
*Matthias Aebischer është një politikan zviceran i SP, ish-gazetar televiziv, ish president “Kidswest”. Ka qenë deputet në Parlamentin e Zvicrës prej 2011-2025. Në fund të vitit 2024, ai u zgjodh në Këshillin e Qytetit të Bernës dhe mori detyrën në janar 2025. Ai dha dorëheqjen si deputet i Paramentit në mars 2025 për të marrë këtë pozicion, në krye të Drejtorisë për Inxhinierinë Civile, Transportin dhe Hapësirat e Gjelbra Urbane (TVS).
**Në vitin 2008 «korbi» u përdor nga SVP si një figurë simbolike për iniciativën mbi lëvizjen e lirë të personave. Ndërkohë «korbi» ishte simbol heraldik i ateljesë artistike Kidwest që frekuentohej shumë edhe nga fëmijë e të rinj me prejardhje emigrantësh. Më 2009 lindi një projekt bashkëpunimi midis fëmijëve e të rinjve të Kidwest me dyshen artistike të Haus am Gern (Rudolf Steiner dhe Barbara Meyer Cesta). Në këtë projekt që mori shumë hapësirë mediatike fëmijët e Kidswest rikrijuan foton zyrtare të Këshillit Federal (“Këshilli Federal i Kidswest”) për të nxjerrë në pah tema të tilla si pjesëmarrja dhe përfaqësimi. Haus am Gern dhe tetë fëmijë të Kidswest – përkatësisht Alberta, 8 vjeç (Kosovë), Shasime, 10 vjeç (Maqedoni), Bimi, 11 vjeç (Kosovë), Sheila, 12 vjeç (Shqipëri-Itali), Selina, 12 vjeç (Kili), Marigona, 13 vjeç (Kosovë), Ihab, 13 vjeç (Eritre), Sumudu, 9 vjeç (Zvicër-Sri Lanka) dhe Fjolla, 11 vjeç (Kosovë), e cila mori pjesë si zëvendësuese – u ftuan në Këshillin Federal të Konfederatës Helvetike.
***Këshilli Federal është Parlamenti i Konfederatës së Zvicrës

Fëmijët e Kidwest, e dyta majtas Shasime Osmani viti 2009



Parlamenti i Zvicrës me shtatë Këshilltarët Federalë dhe me kancelieren më 2009





Mos u bej islamofobe pa arsye.nese ke pak dije sdo te thot qe din gjithqka informohu pak me shum rreth fese islame dhe qfar mesojn femijet ne xhami.mos shit brockulla.e din ti se me qindra vite ka njerez si puna jote qe mundohen te ndalojn islamin por kurr sja kan arrit as kurr skan per tja arrit.vetem qa ka per tu shtu
Ti mor i mjeredhe pa dinjitet.
Ti spo kupton fare cfare ajo po thote. Ti mos u bej sherbetorri i maskarrenjeve hoxhallare qe sjane gje tjeter armiq te popullit tonwe armiq te gjuhes tone dhe kulturres tone . Keta maskarrenje duhen zhdukur nga faqja e dheut.
Ata qe u mesojne femijve tane arabisht dhe jo shqip jane tradhetarre.
Duhen eleminuar.
RRofte Shqiperria dhe gjuha jone e lavdishme .
Qenke arabe shqipfolse.
Islam (arab.) = skllavërimi, nënshtrim, gjunjëzim, dorzim.
Hapni fjalorët ose pyetni këdo arab ta përkthejë.
E nderuar Zonja Buçpapaj,
Ju falenderoj per temen shume delikate qe trajtoni me profesionalizem dhe me shume dinjitet e pa asnje lloj perbuzje. Eshte deshpruese perhapja e erresires islame tek shqiptaret e Zvicres, dhe jo vetem. Une isha perpara nje viti per vizite ne qytetin e Shkodres dhe krejt papritur, ne mes te dites, filloi dikush te ulerinte ne arabisht ne mes te qytetit.
Per nje moment, mu duk sikur me bene veshet, sepse kurrë nuk e kisha menduar qe ne djepin e kultures shqiptare te predikohej ne arabisht nje fe per shqiptaret. Ne fillojme e shajme nese nje prift ortodoks predikon ne nje gjuhe jo-shqipe. Pse heshtim kur predikohet ne arabisht. Sa per dijeni une vij nga nje familje me origjine muslimane, por per fat i besoj vetes, nderit, familjes dhe dijes, ashtu siç respektoj çdo fe e besim qe predikon dijen, kulturen dhe perparimin.
Elide e dashur, sikur te humbiste gjithe ai gjenialitetit i kostumeve popullore shqiptare,gjithe ai art i madh,cfare do te kishim ne?Per ke do t’i shkruaje ti ato poezi te mrekullueshme te jetes kontemporane si shqiptare dhe qytetare e te gjithe botes.
Jemi katandisur, jemi bërë për të n’a e qarrë hallin!
Ku shkon kështu ky kombi jonë që 3 dekadat e fundit të bën të mendohesh a mund të ndjehesh lirisht krenar i të qenurit shqiptar, apo të mbartim mbi vetë edhe drojtjen!!! N’a turpëruan, kulmi i botës për ne mendjehapurit shqiptarë të dikurshëm! Gjithë bota qytetërohet në kalimet e viteve, ne të paktën më mirë të kishim ngelur ku ishim(në vendnumëro), por mjerrisht bëjmë hapa pas!!
Më dhemb shpirti për popullin tonë aq të përvuajtur, liridashës, atdhetar, me vyrtyte të veçanta krahasuar me popujt tjerë.. por ashtu sikur edhe ju arsimtare e thatë, edhe po të mundohemi, fatkeqisisht s’kemi fuqi të ndikojmë më, atyre i j’u është shpërlarrë truri, janë mbërthyer në kthetrrat e verbimit të orienralizmit!
Ne nuk i takojmë asaj bote, atij mentaliteti të mbrapshtë, përveç fesë, marrim traditat orientale, ne shqiptarët, në Zotërit e dikurshëm të tokës!!
Të lumtë e nderuara gazetare !
Ne shqiptarët jemi shumë në rrezik, prej vetëshqipfolësve ! Unë mendoj që këto shtëpi kulti islame janë të panevojshme për fëmijët tanë shqiptarë. Aty kurgjë nuk mësojnë, ama hiq kurgjë, asnjë nuk ka ndonjë program të dijës veç mblidhen aty mbjellin urrejtje ndërshqiptare. Fëmijët nuk duhet të i kthejmë prapa me kulturë të huaja por duhet të edukojmë vet ne prindërit, ata duhet të rriten si shqiptarë e jo me i mësu të ju themi më parë jemi musliman e pastaj shqiptarë.
Act now!
Mohoje fene qe na e ngjiten me dhune .
Osmanet na pushtuan ne emer te fese se dhunes.
Mohoje islamin e shpates se sulltan Muratëve.
Siç beri Gjergj Kastrioti , heroi ynë.
Act now!
Feja shqiptarit është SHQIPTARIA!!!
Ata që dojnë xhami lë të shkojnë në Turqi dhe në Arabi , eje është djepi i tyre dhe lë të na lanë rehatë. çfarë faj kanë fëmijët vajza me i ba tebdil ashtu me ia imponu zakone të huaja duke ua lidh kokën palidhje. Turp ju qoftë antishqiptarëve!
gjej aresyen e vertete pse mbushen xhamite se atje ne zvicer nuk vene per lek ne xhami me gjithese s duhet te vene as ne xhami as ne per pabe e locale stripi po te vene ne biloteke e parqe sporti
On January 5th, 2009 at 2:01 pmkylie says… http://llviabest.com certified online pharmacy viagra
A miscarriage is sometimes termed a ‘spontaneous abortion’.
https://siviagmen.com safe viagra online
Recent posts have covered social media for authors,
how to know if your research would appeal to press outlets, presenting your
work at meetings, understanding the different
citation metrics, taking advantage of multimedia to promote your work, and maximizing the visibility
of your book. https://genqpviag.com
100mg generic viagra reviews
Grüße, nur professionelle Schlosser mit Erfahrung werden Sie auffordern und Ihnen alle Details mitteilen. Sie finden solche Schlosser unter schlusseldienst-kreuzlingen.ch. Es gibt viele zuverlässige Schlosser, die verstehen, wie man solche Probleme behebt. Sie können sie jederzeit anrufen.