VOAL

VOAL

Debati i plotë Balla- Spaho

Një debat ka ndodhur ditë e sotme në Kuvend, mes deputeti Edmond Spaho dhe Kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla ka kërkuar largimin nga seanca të zotit Spaho, ose një kërkim falje nga ana e tij pasi i quajti anëtarët e mazhorancës “bastardë”.

 

Edmond Spaho: Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë.

 

Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Një sekondë këtu ti del jashtë dhe nuk vjen, fjala e fundit bastardë zotëria nuk mund të rrijë më në sallë, të ndërpritet seanca të thirret komisioni përkatës, o bëhet njeri shembull ose… një njeri pas konsumimit të shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin zoti Noka kam respekt por zotëria në fund tha një fjalë të rëndë. Ose merr fjalën e kërkon ndjesë, ose zotëria sipas përcaktimeve të Kodit të Etikës dhe rregullores do të veprohet.
Ato ose ti mbajë për familjen e vet, sepse askush prej nesh nuk mund të tolerojë të shkojë në darkë tek fëmijët e tij dhe ta pyesin se çfarë tha. Mendoj se e tha pa dashje. Nëse e tha me dashje pastaj është puna e tij.

 

Edmond Spaho: Më jep fjalën

 

Ermonela Valikaj: Teknika ju lutem mikrofonin.

 

Edmond Spaho: Zonja drejtuese e seancës nuk keni moral ju të më kërkoni… Kur të më kërkojë kryeministri…

 

Drejtuesja e seancës i ndërpret fjalën zotit Spaho dhe njofton mbledhjen e sekretariatit.

Balla kërkon largimin e tij, Spaho në Parlament: Bastardë, do t’ju rrëzojmë me protesta

Debate të forta ka pasur pasditen e së enjtes në Parlament. Taulant Balla ka kërkuar largimin e Edmond Spahos pas deklaratave të forta të këtij të fundit.

Spaho deklaroi se rritja e çmimeve nga qeveria zgjidhet vetëm me protesta pasi Rama po grabit qytetarët. Spaho i qujti zyrtarët e qeverisë bastardë ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen ndaj padrejtësive.

Kjo ka zgjidhje, vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë.

Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.”-deklaroi Spaho.

syri.net

FOTOLAJM- Lana del nga shtrati dhe përmbyt Tiranën, rrugët të pakalueshme

Rrebeshi i shiut që zgjati disa minuta ka përmbytur Tiranën.

Siç duket edhe nga fotot që sjell Syri.net, stuhia ka bërë që lumi Lana të dalë nga shtrati në zonën ndërmjet kompleksit Delijorgji dhe Pallatit me Shigjeta.

Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në të dy anët e ‘Unazës së Vogël’ për shkak se lartësia e ujit është e konsiderueshme.

Stuhia e shiut që përfshiu kryeqytetin këtë pasdite solli probleme në disa rrugë.

Uji vërshoi si pasojë e bllokimit të pusetave të kanalizimeve duke sjellë përmbytje.

Probleme raportohen në disa lagje të Tiranës ku rrugët janë të pakalueshme.

Ka mjaftuar pak minuta shi vere për të nxjerrë në pah cilësinë skandaloze të punimeve në infrastrukturë nga ana e bashkisë së Tiranës.

VIDEO- Ambasadorja e SHBA takon ministrat e Jashtëm të Shqipërisë nga 1991, ja mesazhi i saj

Buzëqeshje e shtrëngime duarsh, trokitje gotash e biseda miqësore. Kjo është ajo që shihet nga pritja e ngrohtë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë për ministrat e jashtëm të pluralizmit. Paskal Milo, Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Aldo Bumçi, Ditmir Bushati, Lulzim Basha, Arta Dade, Tritan Shehu, Kasriot Islami etj kanë biseduar me ambasadoren e SHBA-ve për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka pasur të ftuar të gjithë ministrat e Jashtëm shqiptarë, që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Si pjesë e festimeve tona për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t’i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj”, thuhet në mesazhin e ambasadës..

 

‘Butrinti’- Ina Zhupa: S’ka vend në botë që jep me koncesion pasuritë kulturore

Në seancën e sotme plenare, deputetja demokrate Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me Ministren e Kulturës, Elva Margariti për çështjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në fjalën e saj, deputetja ngriti pyetjen sesi ka mundësi që shteti shqiptar ka hequr dorë nga mbrojtja e një vepre me vlera të paçmueshme siç është Butrinti dhe “t’ia dorëzojë atë privatit.”

Ndërsa solli në vëmendje faktin se është thënë se menaxhimi i Butrintit ka dështuar nga administrata politike dhe e paaftë, Zhupa ngriti pyetjen se përse nuk vendosen kritere dhe ndryshohen procedurat, për të vendosur profesionistë për menaxhimin e parkut.

“Për këtë koncesion, që realisht nuk keni guximin t’i thoni emrin e vërtetë sepse e kuptoni që në asnjë vend në botë, nuk ndodh që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore në koncesion dhe t’ia dorëzojë privati. Nuk ekziston, sepse ky ligj është antikushtetues dhe besoj do të kthehet nga presidenti”, tha Zhupa.

“Pse nuk vendosen kritere dhe nuk ndryshojnë procedurat duke vendosur profesionistë në krye të administratës, që mund të ofrojnë një administrim cilësor për Butrintin. Sa për administratë politike dhe të paaftë, atëherë të japim me koncesion Ministrinë e Kulturës dhe të na e administrojë fondacioni shqiptaro-amerikan. Që mesa duket është më i aftë se vetë shteti për të administruar perlën e trashëgimisë kulturore”.

Po ashtu deputetja demokrate theksoi se Këshillit Kombëtar të Kulturës Materiale i janë hequr kompetencat dhe ato i “kanë kaluar fondacionit privat.”

Kurse Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se në Butrint nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë. Gjithashtu  u shpreh se rreth 1.5 km larg Butrintit parashikohet ngritja e një qendre pritjeje dinjitoze për vizitorët.

“Është për ndezur llampushke për një diskutim shterpë. Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donatorë të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF-ve shqiptare. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint. Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hotele, i them që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji, do të parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze larg rreth 1.5 km, që të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si në shumë vende të botës. Do të sigurohet transport ekologjik. Çdo investim në Butrint i mbetet Butrintit, parashikojmë të kemi rreth 110 punonjës dhe shteti nuk do të shpenzojë më para për pagat e punonjësve. Arka e Butrinti do të fillojë të kontribuojë në kujdesin e Trashëgimisë Kulturore për t’i ardhur në ndihmë edhe siteve të tjerë”, tha Margariti.

syri.net

U përplasën nga “G Class-i” teksa kalonin vijat e bardha, dalin nga spitali Arjan dhe Vilma Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” kanë lënë spitalin, fiks një muaj nga ngjarja.

Burime nga Spitali i “Traumës” bënë me dije për gazetarin e News24 Marjus Merhori se gjendja e tyre është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se autor i aksidentit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani. Ai u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private.

Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogel, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti. Gjithashtu, në momentin që ndodhi përplasja bashkë me çiftin ishte dhe vajza e tyre 3-muajshe. Për fat të mirë vogëlushja shpëtoi mrekullisht pa lendime.bw

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Do vijojmë takimet! Ligjin do e godasim në ‘Kushtetuese’

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit organizoi ditën e sotme tryezën e radhës në Durrës, ku morën pjesë ekspertë të arkeologjisë, ambjentalistë dhe aktivistë, te cilët kundërshtuan me argumenta ligjin për koncensionin e Butrintit të votuar nga mazhoranca socialiste në Kuvend. 

Një ndër argumentat kryesore kundër këtij ligji është dhënia me koncension e një Parku Natyror ndaj një fondacioni privat të huaj, gjë e cila bie ndesh me ligjet e vendit.

Gjithashtu në fjalën e tyre ekspertët theksuan se sipas planeve të cilat nuk janë bërë publike, brenda Parkut të Butrintit do ndërtohen disko e kazino, si dhe resorte me vila, gjë e cila është kategorikisht e ndaluar.

Duke u mbështetur te argumentat ligjore dhe kushtetuese, nismëtarët e aleancës njoftuan se ligjin do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Anetarët e aleancës njoftuan që kjo lëvizje nuk do ndalet dhe do zhvillohet edhe në qytete të tjera.

syri.net

Paloka: Çfarë do Soros në çdo takim të Ballkanit të Hapur? Pse vjen çdo muaj në Shqipëri?!

Edhe këtë herë në Ohër, njësoj si në takimet e tjera të Ballkanit të Hapur, i pranishëm ishte djali i Sorosit, Aleksi.

Bie në sy se atij i rezervohen vendet e nderit në këto takime, ndërsa asnjëherë nuk është sqaruar se me çfarë kërkon ai në këto takime dhe çfarë përfaqëson.

Edi Paloka në një postim në FB, thotë se ky është një tregues se Soros i ‘fut hundët’ në politikat e vendeve të Ballkanit.

“Edhe një herë për ata që thonë gjoja me naivitet se akuzat ndaj Sorosit për ndërhyrje në politikat e vendeve ballkanike “janë fantazi dhe teori konspirative”.

A mund të përgjigjeni se çfarë do Aleks Soros në çdo takim të “Open Balkan” ku rreshton kryeministra e presidentë të Ballkanit si shërbëtorë?!

Po në Shqipëri për çfarë vjen një herë në muaj, apo nuk ka ku shkon tjetër?!” shkruan ai.

syri.net

Kryemadhi uron ‘live’ Begajn dhe i drejtohet kreut të PD: Shko në Gjykatën Kushtetuese për dekretin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli në një intervistë për News24 lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj.

Duke u ndalur te përplasja mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk është juriste, që të diskutojë dekretet e Presidentit.

Sipas Kryemadhit, Berisha mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të qartësuar situatën, kreu i PD e akuzon Presidentin Meta për dekretin që firmosi nga Turqia për lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt.

“Për hir të së vërtetës nuk jam juriste konstitucionaliste, që të diskutoj dekretet e Presidentit nga ana kushtetuese. Mendoj që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila do ta bënte cdo gjë më të qartë. Duke iu drejtuar asaj, marrin përgjigje dhe deklaratat e Berishës. Nuk kam asgjë personale me Begajn, madje i uroj suksese në postin e tij të ri, por theksoj se të qenit President kërkon integritet, pavarësi veprimi e mendimi, si dhe atdhedashuri. Nuk e di nëse kjo do të jetë e mundshme për të, duke pasur parasysh një qeveri autokrate.
I gjithë procesi ishte jokonsensual, përjashtues. Kushtetuta thotë që nuk duhen përjashtuar palët, por duhen përfshirë në debat. Për mua mund të ishte President një gazetar, një analist që kishte pavarësi politike dhe integritet. Ajo që të bën përshtypje është verdikti i votës së mazhorancës, që i ka dhënë të drejtë të zgjidhet President pa konsensus”, tha Kryemadhi. bw

Foto e ditës – Të rrish me Lorenc Vangjelin dhe Carlo Bolinon qenkeshe ‘president normal’?!!!

VOAL- Në këtë foto është presidenti i zgjedhur Bajram Begaj. Edi Rama me socialistë thonë se është ‘president normal’. Pra, nëse rri me Lorenc Vangjelin dhe me Carlo Bolinon qenkeshe ‘president normal”?!!!

Këta dy të fundit ka 5 vjet që qëndrojnë në Shqipëri. Sipas Kushtetutës mund të zgjidheshin presidentë fare mirë. Po si nuk i shkoi mendja Edkës dhe u lodh të zgjedhë shokun e tyre?!!!

Në luftë me vdekjen prej 1 muaji në spital, vjen lajmi i mirë për kompozitorin Dizdari

Kompozitori i njohur Limos Dizdari ia ka dalë. Prej 1 muaji në spital, Dizdari ka arritur të fitojë betejën duke iu gëzuar jetës. Ka qenë vajza e tij Alda, e cila ka dhënë lajmin e mirë me një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar dhe fotot nga spitali “Shefqet Ndroqi” të babait të saj, i buzëqeshur mes mjekëve.

Alda Dizdari tregon se e kishte prerë biletën dhe ishte përgatitur për një funeral, por se mjekët, që i quan heronj dhe shpirti i pamposhtur i të atit bënë mrekullinë.

 

Postimi i Alda Dizdarit
Nuk kam fjalë të falënderoj mjekët dhe gjithë stafin në Reanimacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi) të cilët si heronj të vërtetë luftuan dhe sollën në jetë babin tone Limos Dizdari.

Ai ishte i intubuar që nga data 2 Maj dhe shumë shpejt u pa se kishte jo vetëm mushkërite pa funksion po edhe një zemër që kishte bërë infarkt akut të përgjithshëm.

U vendos me shumë shpejtësi që zemrës t’i viheshin katër unaza për të bërë të mundur funksionimin e saj dhe në date 13 Maj ne familjarët nënshkruam lejen që ai të futej në operacion i intubuar. Unë bleva biletën dhe u përgatita për një funeral.

Por mjekët bënë mrekulli atë dite, mjekët por edhe shpirti i pamposhtur i tim ati. Ata e përmbushën me sukses operacionin dhe ai jetoi. Një staf i tërë iu dedikua për javë të tëra.

Me shumë dashuri, entuziazëm, bënë çdo gjë, bile edhe e mbushën sallën e reanimacionit me muzikën e tij, që t’i ngrinin humorin.

Një ndër njerëzit më të spikatur, që sa herë hynte në sallë përçonte dritë, forcë dhe shprese ishte doktoreshe Alma Cami, e papërkulur, asnjëherë e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.

Ajo i dha forcë atij, stafit të saj dhe gjithë neve. Ishin shumë njerëz që takova ato ditë, nga doktoresha e zemrës Nevila Caushi, Doktor Agroni, doktoreshe Marjeta, kryeinfermieria Klementina, Infermieret Ana, Mira, Eneida, Sametin, fizioterapistët Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.

Të gjithë dhanë çdo gjë, punuan natë e ditë dhe pacienti i tyre reagoi, ai filloi të përmirësohet.

Dhe unë, e përgatitur për një funeral, pashe me sytë e mi si babin e ngritën dhe shëruan këta heronj të heshtur, për të cilët nuk para duam të mendojmë, se na kujtojnë momente të vështira. Por për mua ata do të mbeten përherë në mendjen dhe zemrën time!

Ju faleminderit pa fund të gjithëve! Një dite do të vij dhe do të luaj një koncert vetëm për ju dhe të shpreh mirënjohjen time mr të vetmen mënyrë që di, me muzikë!

Meta firmosi në Stamboll dekretin për dorëheqjen e Begajt, ja sqarimi nga Presidenca

Në përgjigje të interesimit të mediave Presidenca ka sqaruar procedurën e hartimit të dekretit për lirmin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Bajram Begaj.

Sqarim i Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

5 qershor 2022

Në përgjigje të interesimit të mediave BalkanWeb, News 24, Ora News, ABC, Syri TV, Panorama Online, Euronews Albania, Klan News, gazeta Standard, si dhe në sqarim të opinionit publik, bëjmë me dije se:

Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.

Pasi është arritur në përfundimin se, propozimi i Kryeministrit dhe dorëheqja e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm duhej pranuar, pa vonesë dhe në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, praktika administrative dhe Dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.

Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryemimistrit dhe Ministrit të Mbrojtjes).

Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt.

Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj, janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku kryhet sipas ligjit dhe përcjellja zyrtare e aktit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit për zbatim tek autoritetet përgjegjëse apo kërkuese.

Kushtetuta në nenin 93 parashikon vetëm se, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.

Për çdo të interesuar që dëshiron të njihet me përmbajtjen e dekretit e gjen atë të publikuar si gjithmonë në faqen e institucionit në linkun e mëposhtëm:

Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.

Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.

Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike.

Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidentin e ri të Republikës.

Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin ti mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri”!

Kushtetuta e para!

Ferdinand Dervishi: Presidenti Bajram Begaj ka ‘shpërduar detyrën’ si Shef Shtabi! Në ‘hetim paraprak’ nga SPAK! Rezulton në të paktën 3 dokumenta

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon ka folur për zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Task Force – Dervishi: Begaj ka ‘shpërduar detyrën’ si Shef Shtabi! Nuk ndoqi zbatimin e urdhrit të tij për pronën në Shëngjin

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Ferdinand Dervishi ka sqaruar momentin kur ish-Shefi i Shtabit Bajram Begaj ka shpërdoruar detyrën gjatë ushtrimit të detyrës së tij ushtarake.

Dervishi ka sjellë një rast konkret në Shëngjin, kur Begaj kishte dhënë urdhër për të bllokuar një pronë të ushtrisë por që aty ishte ndërtuar me shpejtësi nga privati duke mos e zbatuar vendimin e Shefit të Shtabit, Bajram Begaj.

Sipas gazetarit, ky e mori vesh që nuk është zbatuar urdhri i tij dhe këtu është shpërdorimi i detyrës me mos veprim. Çfarë bërë ti me vartësit e tu kur nuk zbatojnë urdhrin e tij.

Dervishi: Ku implikohet konkretisht zoti Begaj në historinë e pronave të Forcës Detare dhe ku është bërë momenti kyç i padisë.

Në Shëngjin meqë u bë ndarja e 2016 e pronave, pronat brenda planit të përhapjes dhe jashtë planit të përhapjes, në një nga pronat që ishte jashtë planit të përhapjes, një qytetar duke marrë dokumenta të rregullta për këtë pronë jashtë planit të përhapjes, dhe fillon një ndërtim, por kjo ishte akoma pronë e ushtrisë pasi nuk kishte firmosur presidenti. Del kjo si histori dhe në momentin që është hedhur themeli ky zotëri Bajram Begaj ka bërë një urdhër që kjo pronë të merret në kontroll nga forcat e armatosura.  

Me shkresa është në rregull por në këtë moment kjo ndërtesë ndërton edhe katër kate të tjera. Në momentin që urdhi nga Bajram Begaj si Shef Shtabi, erdhi që të mos lejohet ndërtimi ajo bëhet edhe katër kate me shpejtësi të rrufeshme. Kur iku Xhaçka erdhi Peleshi e bllokoi këtë histori. Ndërkohë që ndërtohej katër kate media vlonte dhe Facebook gjithashtu, ushtarakët komentonin. Pra ky e mori vesh që nuk është zbatuar urdhri i tij. Dhe këtu është shpërdorimi i detyrës me mos veprim. Çfarë bërë ti me vartësit e tu kur nuk zbatojnë urdhrin e tij.

Dervishi ka theksuar se Begaj është i përfshirë në aferën e pronave në bregdet dhe se emri i tij rezulton në të paktën tre dokumenta.

Dervishi: Rama thotë se duhet një president normal për ta vendosur përballë Metës si jo normal dhe jo bashkëpunues etj. por kjo nuk qëndron. Personi që kemi sot presienetin tonë ka një dosje në atë që quhen pronat e bregdetit. I janë vërsulur pronave të bregdetit. Prodhojnë miliarda euro dhe këto prona janë në mbrojte të ushtrisë.

Begaj vjen nga i njëjti grup që është përfshirë në këtë aferë. 

Dosja e pronave është një histori e madhe që përfshinë edhe pronat e bregdetit. Kjo histori është e 2016 kur ngrihet një komision nga MM për të nxjerrë nga ushtria bazat detare. Me këtë studim i lihet më pak se 30% e këtyre pronave dhe 70% e tyre janë nxjerrë. Por që kjo të vazhdojë duhet të firmoset nga presidenti por as Nishani as Meta nuk e kanë firmosur.

Këshilli i Ministrave i sheh këto prona si pasuri dhe i ka nxjerrë me anë të një truku.

Të gjithë e dinë që kjo nuk është e ligjshme pasi është një truk, e di dhe ky person që sot është presidenti. Në këtë dosje është edhe Bajaram Begaj që është denoncuar nga Artur Meçollari dhe emri i tij del në të paktën tre dokumenta.

Bajram Bagaj dhe një tjetër janë në hetim paraprak sipas kreut të SPAK Kraja.

Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i vendit me 78 vota, merr një votë edhe nga opozita

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i vendit. Pas përfundimit të procesit të numërimit, ka rezultuar që 78 deputetë kanë votuar pro, vetëm katër deputetë kanë votuar kundër Begajt në krye të shtetit, ndërsa 1 deputet ka abstenuar. Mazhoranca ka 77 deputetë, çka do të thotë se një nga deputetët e opozitës të cilët morën pjesë në procesin e votimit, ka votuar pro kandidaturës së Begajt.

18:53

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

18:52

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Deputetët kanë votuar në lidhje me zgjedhjen e kandidatit Bajram Begaj si pasardhës i Ilir Metës. 83 deputetë kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Tani pritet të nisë procesi i numërimit.

18:23

Nis procesi i votimit për presidentin e ri në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët po i drejtohen kutisë së votimit, për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Ndërkohë, Sali Berisha dhe deputetët e PD janë larguar nga salla duke mos marrë pjesë në votim.

18:19

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është larguar nga salla e Kuvendit. Ai po mban fjalën për gazetarët në ambientin jashtë Kuvendit.

18:17

Kryetari i PD Sali Berisha ka kërkuar për herë të dytë fjalën , gjë që është mohuar nga Kryeparlamentarja Nikolla, e cila tha se një gjë e tillë nuk është e mundur në një seancë të tillë, referuar Rregullores së Kuvendit.

18:08

Ka nisur seanca për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Seanca ka nisur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila ka lexuar raportin e vlerësimit të bërë nga ky komision mbi figurën e Begajt, ku tha se nga verifikimet ka rezultuar se Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur President i Republikës.

(BalkanWeb)

Berisha: Begaj ka firmën mbi dokumentat për plaçkitjen e bazave detare në Gjirin e Palit dhe Sarandë

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur për mediat pasi grupi parlamentar ka braktisur sallën e Kuvendit ku do të votohet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Berisha ka shpjeguar arsyet e largimit nga salla, ku sipas tij kandidatura e Bajram Begajt për President të Republikës është anti-kushtetuese dhe se mbi të ka një sërë akuzash nga media dhe politikanë, se firma e tij gjendet mbi dokumentat për plaçkitjen e bazave detare në Gjirin e Palit dhe në Sarandë.

Ish-kryeministri është ndalur edhe te dekreti i presidentit Meta, ku tha se ai dekret nuk ka asnjë vlerë pasi është bërë jashtë territorit të vendit, duke iu referuar të drejtës kushtetuese europiane.

Pyetje: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë pse do të pritej ky kandidat në Pentagon kur do të ishte kaq i korruptuar?

Berisha: Nuk u prit Saimir Tahiri në Shtëpinë e Bardhë? Këto nuk janë argumenta. Saja u ul përballë dhe ishte zyrtar më i rëndësishëm se ky për të thënë të drejtën, kjo nuk përbën asnjë lloj pasaporte apo dëshmie. Fakti është se burime plotësisht të besueshem të mediave dhe politikanave kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentat për plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë. Kushtetuta është një njërën anë dhe këto anë të tjera, por SKAPI i partisë deklaroi se nuk ka asnjë hetim për zotin Begaj. SKAPi nuk guxon të hapë hetime për nivel më të larta, si psh. hetim për zotin Ahmetaj apo Veliaj dhe hapë çështje të tilla. Mer ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha këtë punë.  

Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot.

Vimë te dekreti i presidentit Meta. Presidenti humbet fuqinë e dekreteve kur është jashtë territorit. Jashtë territorit nuk ka dekret. Mund ti referohesh edhe të drejtave kushtetuese por sipas të drejtës kushtetuese europiane nuk lëshon dekret jashtë vendit pasi kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit është kryetari i parlamentit.

Sigurisht që do e bojkotojmë pasi nuk e imagjinonim të kishte një shkelje të tillë flagrante të kushtetutës së vendit. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të kushtetutës së vendit. Donim ta bënim në parlament këtë qëndrim por kryetarja e parlamentit e ka bërë me çels dhe kështu.

Kjo ndodh vetëm në parlamentin shqiptar ku zonja Lindita e përdor si dyqanin e vetë. Nuk ka sallë asambleje në botë që kur kërkon për çështje procedure nuk të jepet fjala.

Tani kam kushtetutën para dhe po shkelmohet kushtetuta në mënyrën më flagrante.

Pyetje: A do ta ankimoni në Gjykatë Kushtetuese për procedurë?        

Berisha: Me këtë kontroll absolutr që ka ekzekutivi mbi drejtësinë, çpo ndodh me Gjykatën Kushtetuese. Pasi mban disa muaj çështjen në fund thotë që nuk legjitimohet procesi dhe kjo çështje.

Pyetje: A jeni të kënaqur me qëndrimin e grupit parlamentar në sallën e Kuvendit?

Berisha: Mania e gazetarëve për të klonuar lajmet e mia është në mënyrë të jashtëzakonshme, ju lutem mos ma prishni lajmin.

syri.net

Kryemadhi: LSI, votë kundër Bajram Begajt! Rama po instalon diktaturën!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon Edi Ramën se po instalon diktaturën në Shqipëri.

Kryemadhi tha se LSI do të votojë kundër kandidaturës së Bajram Begajt për president të Republikës.

“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.

syri.net

Reagimi – ‘Votimi në Kuvend’/ Ervin Salianji: Nuk do të votoj për zgjedhjen e Presidentit

Sipas Salianjit, opozita nuk përfitoi asgjë, pasi Rama nuk lëshon asgjë dhe se presidentin e nxori nga zarfi.

Salianji: Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është padiskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces.

Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxorri Presidentin nga zarfat e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim. 

Si neni 167 i Kushtetutës e pengon kandidimin e Begajt për President

Socialistët do të shkojnë sot pasdite në Kuvend për të votuar kandidatin e zgjedhur prej tyre për President, z. Bajram Begaj, në raundin e katër të procesit.

Bajram Begaj është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, një ushtarak në shërbim aktiv. Por, sipas Kushtetutës, Begaj nuk mund të ngjitet në postin më të lartë të shtetit, sepse neni 167 i Kushtetutës thotë shprehimisht:

1 Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

2. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Kësisoj, para se të paraqitej sot zyrtarisht për votim nga Kuvendi, Gjeneralmajor Bajram Begaj duhej të ishte liruar paraprakisht nga detyra me dekret të Presidentit Ilir Meta.

syri.net

Gazetari Klodian Tomorri e parashikoi skenarin e Edi Ramës: Çfarë rastësie! Firmosi dorëzimin e pronave të ushtrisë, bëhet President!

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar në rrjetet sociale pasi Edi Rama zyrtarizoi emrin e kandidatit për president, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj. 

Tomorri akuzon Begajn se ka firmosur dorëzimin e pronave të ushtrisë.

“Çfarë rastësie, çfarë rastësie! Shefi i Shtabit që ka firmosur për dorëzimin e pronave të ushtrisë, tani bëhet President”, shkruan gazetari Klodian Tomorri, i njohur për denoncimet e tij ndaj vendimeve të padrejta dhe abuzive të qeverisë.

Ishte pikërisht gazetari Klodian Tomorri që dy ditë më parë parashikoi skenarin e Edi Ramës me presidentin e ri, një emër ndryshe nga Ilir Meta, që të firmoste letrat e zhvatjes së pronave të ushtrisë në bregdet.

‘Presidenti i ri’ i kallëzuar në SPAK

SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.

Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet, shkruan Euronews.al.

Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.

syri.net

Sekretarët e rinj të PD që u zgjodhën me votë (LISTA E PLOTË E FITUESVE)

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë me dije pas numërimit të votave emrat e rinj të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Vokshi bëri me dije se Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD me 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Arben Ristani. Nënkryetar të PD janë zgjedhur Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi që mori 107 vota.

Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota.

Sekretar i Pëgjithshëm – Flamur Noka 157 vota

Nënkryetarë të PD – Luçiano Boçi 123 vota dhe Oerd Bylykbashi 107 vota

Sekretariatet
Organizatat Partnere – Megi Balliu 103 vota

Transport, luftë kundër Korrupsionit dhe pronat – Lediana Mandia 101 vota

Të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj 127 vota

Organizata për Burimet njerëzore – Ervin Minarolli 149 vota

Integrimi Europian – Edmond Spaho 127 vota

Marrëdhëniet me publikun – Jola Hysaj 111 vota

Të përndjekurit politikë – Lorenc Luka 112 vota

Emigracioni dhe Diaspora – Indrit Hoxha 104 vota

Pushteti vendor – Ylli Asllani 113 vota

Ligjet dhe Çështjet zgjedhore – Ivi Kaso 144 vota

Kryetar të gjykatës së partisë – Adriana Kalaja 126 vota

Anëtar të Gjykatës së Apelit –  Elton Bano 144 vota

syri.net

Flamur Noka zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm! Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi nënkryetarë të PD

Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët e Partisë Demokratike. 

Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm me 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Arben Ristani.

Nënkryetar të PD janë zgjedhur Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi që mori 107 vota.

Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota.

Për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të PD votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

syri.net

Edi Paloka: PD do të votojë kundër kandidatit të Ramës për president

Partia Demokratike do të votojë kundër kandidatit të Edi Ramës për president të Republikës, Gjeneral Major Bajram Bega. 

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë së PD, teksa po numëroheshin votat për zgjedhjen e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se deputetët e grupit parlamentar demokrat, do të jenë në Kuvend të shtunën.

“Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, u shpreh Paloka.

Më herët gjatë të premtes, kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita do të votojë kundër emrit të zgjedhur nga Rama.

Berisha paralajmëroi se Rama do të dërgojë në Presidencë ‘kukullën’ e tij, ndërsa shtoi gjithashtu se ky institucion është i fundit që bie në duart e kryeministrit, i cili ka 100% të pushtetit nën kontroll.

syri.net

Pollo: Bajram Begaj s’mund të jetë President! Ka përgjegjësi penale për zhvatjen e bazave detare të ushtrisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Genc Pollo, ka reaguar pasi Edi Rama propozoi si kandidat për president, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. 

Pollo shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se Begaj nuk mund të jetë President i Republikës pasi ka përgjegjësi morale dhe penale, për zhvatjen e bazave detare të ushtrisë.

Postimi
B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura!

Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!!
As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!

syri.net

Bujar Nishani shpallet ‘Kryetar Nderi’ i Këshillit Kombëtar të PD

Ish-presidenti Bujar Nishani nderohet nga Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

Pasi u mbajt një minutë heshtje në kujtim të tij, kryetari i KK, Edi Paloka i propozoi anëtarëve shpalljen e Nishanit ‘Kryetar Nderi’ i Këshillit Kombëtar të PD, propozim i cili u miratua me unanimitet.

Nishani ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2019 deri më 2021.

Ish-deputeti, ministri i PD dhe presidenti i vendit më 2012-2017, ndërroi jetë në 28 maj në një spital në Berlin, pas komplikacioneve në organizëm të shkaktuara nga koronavirusi.

syri.net

Berisha: U rikonfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë! Do përgjigjemi ‘dhëmbë për dhëmbë’ deri në triumf

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherazi kryetar i PD-së ka vlerësuar angazhimin e më shumë se 44 mijë anëtarëve demokratë të cilët iu përgjigjën çdo thirrje.

Në fjalën e tij, Berisha thekson se situata është më alarmante se kurrë dhe se demokratët nuk do pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Situata është më alarmante se kurrë, është emergjente. Unë e kuptoj se partia ka shpenzuar dhe konsumuar energji të mëdha në procesin e saj të brendshëm, por një gjë, në këtë proces, pavarësisht nga të gjitha presionet, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet u konfirmuam dhe u rikonfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë, të cilët iu përgjigjën çdo thirrje, çdo thirrje të Partisë Demokratike.

E kam thënë dhe e them, kjo është një shifër shumë e madhe dhe në proporcion është ndër më të mëdhatë për një Parti Demokratike.

Ndaj sot votojmë këtu dhe nesër ftoj drejtuesit, apo kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë seksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur me këto çështje. Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Unë kam besim të madh, tek anëtarët e partisë, tek simpatizantët tanë, se nuk do pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk do pranojnë kurrë këtë shkelmim përpara botës së qytetëruar, të interesave të shqiptarëve.

Ata që mohojnë gjenocidet, janë kriminelë. Ndaj dhe ne, duhet të ngrihemi sa më shpejt, dhëmbë për dhëmbë deri në triumfin e interesit tonë kombëtar dhe vlerave demokratike. Nëse do vazhdojmë kështu, do rikthehet Druzhe Sandri, si dikur Druzhe Tito.

Sandri është një kriminel, që vendin e ka në Hagë. Dhe jo promotor i projekteve ruse dhe serbomadhisë në Ballkan.

E mbyll këtë fjalë timen, duke shprehur besimin më të madh tek ju, tek mbarë anëtarët e PD-së se në këto rrethana, do i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga shpirti zemra e çdo shqiptari që e do këtë vend.

syri.net

Berisha: Të mblidhen me urgjencë kryesitë dhe grupseksionet e PD! Nesër Rama zgjedh kukullën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të nisin mbledhjet e kryesive të degëve lokale dhe grupseksionet, për të diskutuar situatën në të cilën ndodhet vendi. 

Gjithashtu, Berisha foli edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, institucion i cili nga dita e shtunë do të jetë nën kontrollin e Edi Ramës.

Përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se Rama do të zgjedhë nesër kukullën e tij, duke shtuar se kryeministri ka shtënë në dorë 100% të pushtetit.

“U bëj thirrje kryetarëve të degëve të PD të mbledhin me urgjencë kryesitë, grupseksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur politik me to.

Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, me pjekuri të madhe politike, me përgjegjësi të madhe politike, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide. 

Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij. Pra, zhvillimet janë dramatike. Por qëndrimi ynë duhet të jetë gjithashtu më i vendosuri, më i fuqishmi që kemi treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, autokratik, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend, siç është regjimi i Edi Ramës.

Unë kam besim të madh tek anëtarët dhe simpatizantët tanë se s’do pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë, s’do pranojnë kurrë këtë shkelmim para botës së qytetëruar të interesave jetike kombëtare të shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet janë kriminelë, ata shkelin ligje kombëtare dhe ndëkrombëtare, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi sa më shpejt, dhemb për dhëmb deri në triumfin e interesit tonë kombëtare, të vlerave demokratike. 

Në këto rrethana do t’i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga shpirti, zemra e çdo shqiptari atdhetar që e do këtë vend”, u shpreh Berisha.

syri.net

Ja emrat që kandidojnë për sekretariatin e PD

Zbardhet lista e propozimeve nga kreu i PD-së, Sali Berisha për sekretarët e rinj të partisë.

Në garë për pozicionet e rëndësishme në PD, janë personalitete të partisë që kanë kontribuuar ndër vite.

Risi është futja e Gjykatës së Partisë.

Emrat janë miratuar nga kryesia dhe do të votohen në Këshillin Kombëtar që mblidhet në oren 17:00 të dites së sotme.

Më poshtë, lista e plotë

Sekretar për Integrimin

Edmond Spaho

Lediana Fratari

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun:

Jola Hysaj

Sara Bodo

Sekretar për të Përndjekurit:

Lorenc Luka

Bedri Blloshmi

Për Diasporën dhe Organet e Partisë Jashtë Shqipërisë

Tritan Shehu

Indrit Hoxha

Pushteti Vendor:

Ylli Asllani

Dasho Aliko

Për Çështjet Elektorale:

Ivi Kaso

Çlirim Gjata

Sekretari Organizativ:

Ervin Minarolli

Aurel Bylykbashi

Gjykatëse e Partisë:

Endira Bushati

Adriana Kalaja

Organizatat Partnere

Ilirjana Kuçana

Megi Balliu

Për Transparencën dhe Luftën ndaj Korrupsionit:

Ledina Mandia

Andia Pustina

Sekretar për të Drejtat e Njeriut:

Elda Hoti

Bislim Ahmetaj

Ja 4 kandidaturat për nënkryetarë të PD

Prej orës 14:00 ka nisur në selinë e Partisë Demokratike mbledhja e Kryesisë. Në këtë mbledhje do të miratohen kandidaturat e Sali Berishës për tre poste të rëndësishme në parti.

Pak më parë u bënë publikë emrat e Flamur Nokës dhe Arbën Ristanit që kandidojnë për Sekretar të Përgjithshëm.

Ndërkohë që mësohet se për nënkryetar të PD do të kandidojnë Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj.

Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar për kandidaturat.

syri.net

Ervin Salianji: Berisha ka shumicën e PD! Basha pakicë!

Ervin Salianji shprehet se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shumicën e mbështetjes nga anëtarësia. 

Një copëz e vogël, tha ai, mbështet Lulzim Bashën.

Salianji ngre shqetësimin se PD mund të shkojë drejt ndarjes, ndërsa inkurajon bashkimin e të gjithë deputetëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se PD duhet të bashkohet dhe se është absurde që deputetët demokratë nuk ulen me njëri tjetrin, por disa prej tyre janë të gatshëm të ulen me Ramën dhe Ballën.

“Përpjekje mund të ketë patur por në fund ka rëndësi rezultati. Për degët dhe Këshillin Kombëtar, duhet të kishte zgjerim dhe përfshirje, për të thënë deputetët do të jenë pjesë e procesit, për të patur zgjedhje të pranueshmë nga të gjithë palët.

Kjo u kërkua për t’i dhënë mundësi bashkimit. Nuk është kurrë vonë.

Nuk e kuptoj si mund të kërkosh të ulesh me Ramën dhe Ballën dhe mos ulemi dot ne deputetë të PD, është një përpjekje për të krijuar dy parti. Një parti pak më e madhe, te Berisha dhë një shumë më e vogël, që nuk do ta lëshojë Lulzim Basha”, tha Salianji.

‘Rama mohon genocidin serb në Kosovë’- Berisha: Akt antikombëtar dhe krim i shëmtuar për shkak të Open Balkan

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denuar refuzimin e votimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga Edi Rama dhe mazhoranca socialiste.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur Ramën vasal të Vuçiçit, i cili nuk e votoi rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë për shkak të projektit serb Ballkanit të Hapur.

‘Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Rama mohon genocidin serb ne Kosove!

Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb

syri.net

Shëngjin, afganët ngrihen në protestë: 8 muaj, nuk dimë çdo bëhet me ne

Rreth 350 qytetarë afganë të strehuar në hotelet në Shëngjin janë ngritur sot në protestë, pasi janë lënë në harresë nga OJF dhe qeveria shqiptare që mori përsipër operacionin për nxjerrjen e tyre nga Afganistani. Afganët e ngritur në protestë, ndihen të diskriminuar se nuk po i jepet një zgjidhje për destinacionin e tyre përfundimtar siç u ishte premtuar. Një pjesë e afganëve janë transferuar në SHBA apo Kanada, ndërsa një pjesë tjetër kanë mbetur ende në Shqipëri. Ndërkohë hoteli ku ata janë akomoduar nuk është paguar që prej muajit Janar.

Nga SYRI TV

Refugjatët afganë të strehuar në një nga hotelet e Shëngjinit, u ngritën në protestë këtë të mërkurë, për shkak se sipas tyre janë lënë në harresë nga qeveria shqiptare dhe një OJF amerikane, që mori përsipër operacionin për nxjerrjen e tyre nga Afganistani.

Afganët e ngritur në protestë, ndihen të diskriminuar se nuk po i jepet një zgjidhje për destinacionin e tyre përfundimtar siç u ishte premtuar. Një pjesë e afganëve janë transferuar në SHBA apo Kanada, ndërsa një pjesë tjetër kanë mbetur ende në Shqipëri.

‘Ne nuk po protestojmë vetëm për hotelin, por për të ardhmen tonë. Ne duhet të ikim në Kanada ose në SHBA. Njerëzit po qajnë çdo ditë dhe kërkojnë një shtëpi. Këtu nuk ka të ardhme. Ne jemi të lumtur që na mirëpritën në Shqipëri, vlerësojmë qeverinë shqiptare, por këtu nuk ka mundësi për punësim dhe për asgjë për refugjatët afganë.

Në fillim organizatat na paguan për 3 muaj. Tashmë hotelet kërkojnë të na largojnë prej këtu. Ka shumë familje këtu, që nuk kanë para të mjaftueshme’, janë shprehur qytetarët afganë të ngritur në protesta.

Ndërkohë, menaxheri i hotelit ku qëndrojnë refugjatët afganë, Bledar Shima deklaroi se pagesat për qëndrimin e tyre nuk kryhen prej muajit janar. Megjithatë, sipas Shimës, refugjatët nuk do të nxirren nga hoteli.

Syri Tv ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Jashtme për të marrë më shumë informacione mbi situatën e shtetasve afgan që janë strehuar në vendin tonë. Zyrtarisht bëhet me dije se pagesat për qëndrimin e afganëve bëhen nga OJF-të ndërkombëtare që kanë menaxhuar dhe financuar këtë operacion që në ditët e para dhe jo qeveria shqiptare.

Roli i qeverisë është të kujdeset për elementët bazë si akomodimi, policia, shëndeti dhe mbarëvajtja e tyre dhe qeveria as nuk financon dhe as nuk ka marrë fonde për financimin e refugjatëve, pasi ky është ekskluzivitet i këtyre organizatave, thanë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme.

PS kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, Ermonela Felaj: Bie ndesh me ‘Open Balkan’

Pasi rrëzuan rezolutën që dënonte gjenocidin e Srebrenicës, mazhoranca rrezikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me rezolutën për masakrat serbe në Kosovë. 

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherazi deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh mbrëmjen e sotme në një studio televizive se rezolutat dhe kërkesat për mocion me debat në  Kuvendin e Shqipërisë, janë hipokrizi.

Ajo tha gjithashtu se rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë bie ndesh me ‘Open Balkan’.

“I takon kryetares së Kuvendit, që t’i bëjë pjesë të Konferencës së Kryetarëve, të dyja ose njërën, rezolutat për gjenocidin serb në Kosovë, të dorëzuara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj. Është kryetarja e Kuvendit, që do të vendosë në raport me këto dy rezoluta. Është hipokrite kjo sjellje, që është bërë në modë për të kërkuar debat me mocion.

Që prej vitit 2014 e deri më tani, mazhoranca po intensifikon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur para vitit 2009. Kjo shpreh vullnetin tonë për të qenë në mbështetje të plotë të Kosovës. Rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan’.

Ne e kemi dënuar gjenocidin. Dhe më e rëndësishme është që tashmë kjo është në Gjykatën e Hagës. Nuk ka asnjë lloj morali, që mbështetet nga “non grata” e disa të tjerë, kur Sali Berisha e ka mbështetur politikën e Millosheviçit. 

Kjo është një kërkesë vetëm e një personi, që e ka emrin “non grata”. Sali Berisha do të pastrojë veten, do të rikonfirmojë veten, por kjo histori ka marrë fund“, u shpreh Felaj.

syri.net

Berisha: Betimi konfliktual dhe luftënxitës i Vuçiçit ka si qëllim pushtimin e shteti të pavarur të Kosovës

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u betua se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e tij për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj.

‘Nga ky betim del qartë se ky luftënxitës ka si qëllim pushtimin dhe aneksimin e shtetit të pavarur të Kosovës ndonëse e di se kjo do të thotë konflikt i hapur me NATO-n që është përgjegjëse për sigurinë dhe integritetin teritorial të Kosovës’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Betim konfliktual dhe luftenxites!

Te dashur miq,

Presidenti serbomadh i Serbise Aleksander Vuçiç deshmon me qendrimet e tij ndaj Rusise fakton se sot Serbia me shume se kurre eshte nje Rusi e Vogel, kurse ai vete eshte nje Putin i vogel ne rajonin tone.

Perveç kesaj, padroni i Edi Rames ne betimin e tij si president republike nuk nguroi te betohet si nje fanatik serbomadh duke u shprehur me dore ne bibel se: “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj,”

Nga ky betim del qarte se ky luftenxites ka si qellim pushtimin dhe aneksimin e shtetit te pavarur te Kosoves ndonse e di se kjo do te thote konflikt i hapur me NATO-n qe eshte pergjegjese per sigurine dhe integritetin teritorial te Kosoves.

Denoj me ashpersine me te madhe kete klithme luftenxitese te serbomadhit,  Aleksander Vuçiç dhe heshtjen ndaj ketij kercenimi te vasalit te tij ne Tirane, Edi Rames.

Gjithashtu, paralajmeroj Putinin e Vogel Vuçiç se ne cdo rast shqiptaret do reagojne si komb i vetem dhe se çdo aventure tjeter e tij do te ndeshkohet ne menyre shembullore.

syri.net

Anija luftarake amerikane në brigjet e Durrësit: Ky ishte qëllimi i vizitës

Një anije luftarake e marinës amerikane e llojit “USS Jason Dunham, an Arleigh Burke class destroyer”, gjatë wikendit ka qëndruar në brigjet e Durrësit në Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Sic ka thënë oficeri kryesor, Michael Kiser “qëllimi i kësaj vizite ka qenë demonstrimi i përkushtimit të NATO-së dhe mbrojtja kolektive”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Një grup gazetarësh shqiptarë vizituan anijen gjatë vizitës. Anija mori emrin e nëntetarit të marinës amerikane Jason Dunham, i cili u nderua me Medaljen e Nderit për shërbimin e tij në Luftën e Irakut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Akuza për armëmbajtje pa leje, lirohet “supertifozi” i kombëtares, Ballist Morina

Lirohet nga burgu “supertifozi” i kombëtares Kuq e Zi, Ballist Morina. Tifozi u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit.

Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

 

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu. Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës.

 

“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika. bw

Nga 1 qershori Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike

RFE/RL

Nga dita e nesërme, më 1 qershor, do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët.

Pavarësisht afatit të vendosur, ligji u dërgua me vonesë në Kuvend për t’u miratuar dhe data 1 tetor e vitit 2020 u vendos si afati i ri për të zbatimin e nismës, e cila sërish nuk u përmbush.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se nga data 1 qershor do të nisë një epokë e re për vendin.

Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.

Edhe ministrja e mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.

“Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra.Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit”. – shprehet Kumbaro.

Në Shqipëri çdo ditë prodhohen 198 ton mbetje plastike. Edhe sipas të dhënave të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 nga Komisioni Evropian dhe Qeveria shqiptare, në Shqipëri prodhohen 198 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 ton në ditë mbetje plastike me densitet të lartë.

Greva në Albcontrol, zbulohen shkeljet e Këshillit Mbikëqyrës

Greva e kontrollorëve të Albcontrol është shkaktuar nga vendimet e gabuara të drejtuesve. KLSH ka audituar këtë institucion ku rezulton se drejtuesit e tij kanë vazhduar të shpërblehen me paga të majme, ndërsa për punonjësit u vendos ulja e pagës dhe përdorja e forcës policore ndaj çdokujt që kundërshtonte

SYRI TV

Kriza e kontrollorëve të trafikut ajror në prill të vitit 2021 është shkaktuar nga një vendim i gabuar i Këshillit Mbikëqyrës të Autoritetit shtetëror të Transportit Ajror.

Drejtuesit e shoqërisë Albcontrol vendosën reduktimin e pagave të punonjësve për shkak të Covid-19, në kundërshtim me kontratën kolektive dhe pa u mbështetur në aktet që rregullojnë veprimtarinë e institucionit.

Këto konkluzione ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të publikuar së fundmi për aktivitetin e tre viteve të fundit të shoqërisë Albcontrol.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi për uljen e pagave për një periudhë të pacaktuar është përtej këtij afati dhe si rrjedhojë i pambështetur në përcaktimet dhe klauzolat e kontratës kolektive

Por, ndërkohë që ka pasur reduktim pagash për punonjësit, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk janë treguar aq të ngurtë për rrogat e tyre.

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar se anëtarët e Bordit drejtues, megjithëse mund të mos kenë marrë pjesë në mbledhje të Këshillit ose kanë marrë pjesë në një numër të kufizuar mbledhjesh, ata janë paguar me rroga mujore rregullisht.

Fondi i pagave për 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Albcontrol” vetëm për 4 mbledhje në vit përllogaritet në mbi 60 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës në shkelje të kontratës shkaktoi grevën e kontrollorëve ajrorë, e cila u mbyll nga qeveria “Rama” me forcën policore dhe arrestimin e disa punonjësve.

PD depoziton rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë: 15 janari të shpallet ditë përkujtimore

Deputetët e Partise Demokratike, kryesuar nga lideri i tyre, Sali Berisha kanë firmosur rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosove dhe e kanë depozituar në Kuvend të martën e 30 majit.

Rezoluta, e cila ishte paralajmëruar më 10 maj nga deputeti Tritan Shehu, pritet te diskutohet në Kuvend. Ajo kërkon nga qeveria shqiptare që të shpallë 15 janarin ditën e përkujtimit të Masakrës së Reçakut.

Kujtojmë që kjo është rezoluta e dytë që paraqet opozita mbi gjenocidin serb. Por mazhoranca e rrëzoi rezolutën e parë, duke shkaktuar mjaft zemërim në opinionin publik në Shqipëri dhe jashtë saj.

REZOLUTË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR GENOCIDIN SERB NË KOSOVË

KUVENDI I SHQIPËRISË
Miraton këtë:
REZOLUTË PËR GENOCIDIN SERB NË KOSOVË

1. Dënon fuqishëm genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut;

2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-Jugosllave, si dhe luftës së përgjakshme, gjatë periudhës 1998-1999, forcat serbe kryen në Kosovë genocid;

3. Dënon ashpër çdo tendencë për të mohuar genocidin në Kosovë, me qëllim fshehjen e këtyre krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, që tmerruan botën, ndaj popullatës pafajshme të Kosovës;

4. Fton institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të nderojnë viktimat e genocidit në Kosovë;

5. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e genocidit në Kosovë për faktin se nuk mund të ketë paqe pa vendosur drejtësi;

6. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, për të paraqitur dhe mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.

Duke marrë shkas nga:

1. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për genocidin serb në Kosovë, të datës 16 maj 2019, si dhe raportet e besueshme të organizatave ndërkombëtare mbi fakte që përbëjnë Genocidin në Kosovë, përfshirë: qindra masakra kolektive të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë;
2. Pranimin si genocid të masakrës në Srebrenicë më 15 korrik 1995 në Bosnje Hercegovinë, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, në Aktgjykimin e Apelit, Çështja Nr.: IT-99-33, më 19 prill 2004, në çështjen kundër Gjeneralit të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjes (URS), Radislav Krstic;
3. Vendimin e apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të genocidit të kryera nga të ashtuquajtur ushtarët e URS-së dhe se këto akte duhet të quhen me emrin e vërtetë Genocid.

Duke iu referuar fakteve të Gjenocidit në Kosovë:
Ku u shkatërruan dhe u kthyen në gërmadhë, vendbanime dhe shtëpi, u vranë në mënyrë barbare fëmijë, gra dhe të moshuar, shpesh herë duke i djegur të gjallë në prani të tjerëve, madje edhe në fabrika, furrnalta apo duke i groposur në puse.
Krimet e kryera nga forcat e armatosura serbe të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), gjatë fushatës së programuar, të planifikuar dhe të institucionalizuar shtetërore, kishin si qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrime etnike për ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike të Kosovës, duke dëbuar rreth 1 milionë njerëz nga trojet e tyre etnike, duke vrarë rreth 12 mijë civilë të pambrojtur, kryesisht shqiptarë, prej të cilëve u vranë mizorisht 1392 fëmijë, mbi 800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare dhe 1739 gra.
Forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe po ashtu ushtruan dhunë seksuale ndaj rreth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, por jo vetëm.
Nga këto krime mizore serbe në Kosovë, në veçanti por jo vetëm, shënohen masakrat në:
Likoshan, 28 Shkurt – mars 1998, 24 viktima civile;
Qirez 28 Shkurt – 1 mars 1998, 24 viktima civile;
Prekaz 5 – 7 mars 1998, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari;
Lubeniq, masakra e parë 25 maj 1998, 10 viktima civile;
Fortesë (ish Belacerkë) Rahovec, 18 korrik 1998, 12 viktima civile;
Rancë (Shtime), 26 gusht 1998, 11 viktima civile;
Kleçkë, 27 gusht 1998, 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civile;
Shalë e Bajgorës, 17 shtator 1998, 12 viktima civile;
Çiçavicë, 22-24 shtator 1998, 24 vktima civile, 6 të mbytur me çekan në kokë;
Gullboc (Malishevë), 26 shtator 1998, 14 viktima civile;
Arbëri e Epërme, 26 shtator 1998, 24 viktima civile të familjes Delijaj;
Lubeniq, masakra e dytë 1 – 7 prill 1999, 100 viktima civile, mes tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë prej moshës 2 vjeç;
Reçak, 15 Janar 1999, 43 viktima civile të vrara dhe të hedhura masivisht në kanal;
Ura e Rakovinës, 24 janar 1999, 4 viktima civile;
Leshan i Suharekës, 2 mars 1999, 29 viktima civile;
Reznik (Vushtri), 6 mars 1999, 9 viktima civile të cilat u dogjën;
Mitrovicë 13 mars 1999, 6 viktima civile;
Tërnavë (Podujevë), 20 mars 1999, 4 të vrarë dhe 12 të plagosur;
Skënderaj, 20 mars 1999, 29 viktima civile;
Kotlind (Kaçanik), 24 Mars 1999, 26 viktima civile;
Podujevë, 24 e 25 mars 1999, 36 viktima civile;
Celinë, 25 mars 1999, 82 viktima civile;
Fortes (ish Bellacerk), 25 mars 1999, 46 viktima civile;
Goden, 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Randobravë, 25 mars 1999, 8 viktima civile nga familja Pajaziti;
Krushë e Vogël, 26 mars 1999, 113 viktima civile;
Krushë e Madhe, 25 – 27 mars 1999, 241 viktima civile;
Tërnje (Suharekë), 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Suharekë, 26 mars 1999, 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha;
Padalishtë, 26 Mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj;
Landovicë, 26 mars 1999, 23 viktima civile;
Mamushë, 27 mars 1999, 18 viktima civile;
Dardhisht (Obiliq), 27 mars 1999, 11 viktima civile nga familja Rama;
Gjakovë, 27 mars 1999, 6 viktima civile nga familja Çerkezi;
lzbicë, 28 mars 1999, 114 viktima civile;
Matiçan (Prishtinë), 28 mars 1999, 21 viktima civile;
Podujevë, 28 mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi;
Beleg (Deçan), 28-29 mars 1999, 11 të vrarë dhe 46 civilë të zhdukur;
Dumnicë e Epërme, 29 mars dhe 11 prill 1999, 6 viktima civile nga sulmi me granata;
Mitrovicë, 29 mars 1999, 4 viktima civile;
Llashticë e Gjilanit, 30 mars 1999, 22 viktima civile, disa të djegur për së gjalli;
Burim (Bellanicë-Malishevë), 31 mars 1999, 34 viktima civile;
Pastasel (Drenoc), 3 mars 1999, 106 viktima civile;
Lubeniq (Pejë), 1 prill 1999, 60 viktima civile;
Cercë, 1 prill 1999, 6 viktima civile nga familja Rexha;
Gjakovë, 2 prill 1999, 6 viktima civile, nëna me 5 fëmije të moshës së mitur nga familja Vejsa;
Nagac (Rahovec), 2 prill 1999, 31 viktima civile;
Sopi, 2 prill 1999, 35 viktima civile;
Kralan, 2 – 4 prill 1999, 100 viktima civile;
Prishtinë (Lagjia Arbëri) 3 prill 1999, 7 viktima civile;
Çupevë e Epërme, 4 prill 1999, 45 viktima civile;
Popovë (Podujevë), 4 prill 1999, një numër i madh viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm;
Rezallë, 5 prill 1999, 41 viktima civile;
Kokaj (Gijilan), 5 prill 1999, 6 viktima civile;
Proi i Rakocit, dhe Lagja e Re në Kaçanik, 9 prill 1999, 58 viktima civile;
Lubizhdë e Hasit, 12 prill 1999, 18 viktima civile;
Fshati i Vjetër (Ferizaj), 13 prill 1999, 7 viktima civile;
Mitrovicë, 14 prill 1999, 26 viktima civile;
SIlovë dhe Lipjan, 15 e 16 prill 1999, 41 viktima civile;
Skënderaj, 16 prill 1999, 13 viktima civile;
Mitrovicë, 16 prill 1999, 9 viktima civile;
Çikatovë e Vjetër, 17 prill 1999, 128 viktima civile, nga foshnje gjashtë muajshe deri në burra 75 vjeçar;
Paklek i Vjetër, 17 prill 1999, 41 viktima civile;
Hade (Obiliq), 17-18 prill 1999, 10 viktima civile, disa i kanë djegur të gjallë;
Ribari i Vogël, 18 prill 1999, 25 viktima civile;
Devë (Gjakovë), 18 prill 1999, 7 viktima civile, nga familja Bobi;
Bërnicë e Epërme, 18 prill 1999, 6 viktima civile;
Hallaq i Vogël, 19 prill 1999, 20 viktima civile;
Makoc, 20 prill 1999, 42 viktima civile;
Grashticë, 21 prill 1999, 60 viktima civile;
Nakaradë e Fushë Kosovës, 21 Prill 1999, 16 viktima civile, antarë të familjes Mirena;
Dragaçinë (Suharekë), 21 prill 1999, 11 viktima civile,burra pleq të moshuar u hodhën në pus të gjallë;
Koliq, 22 Prill 1999, 21 viktima civile;
Mejë, 27 Prill 1999, 500 viktima civile meshkuj të moshave nga 10- 80 vjec, të ndarë nga kolona që depërtohej në Shqipëri;
Guskë, 27 prill 1999, 25 viktima civile;
Dobrosh, 27 prill 1999, 38 viktima civile;
Korenicë, 27 prill 1999, 65 viktima civile;
Nabërxhan, 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999, 30 viktima civile:
Studime, 2 maj 1999, 116 viktima civile;
Bukosh, 3 maj 1999, 35 viktima civile;
Pejë, 12 maj 1999, 7 viktima civile nga familja Bala;
Korishë, 13 maj 1999, 71 viktima civile;
Gjithashtu si rezultat i përdorimit të popullsisë civile nga forcat serbe, si mburojë ndaj bombardimit të trupave të NATO-s, u vranë:
❖ më 27 mars 1999, në lagjen  Dardania I dhe II në Pejë, u vranë 46 viktima civile,
❖ më 17 prill 1999, në fshatin Pokleku i ri, u vranë 53 viktima civile;
❖ më 30 prill 1999, në Verbovë dhe Shtuticë, u vranë 275 viktima civile;
❖ më 14 maj 1999 në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq (Pejë), 77 viktima civile;
❖ më 17 maj 1999 në Carallukë 1999, 23 viktima civile, anëtarë të dy familjeve Krasniqi;
❖ më 21 dhe 22 maj 1999, u ekzekutuan dhe u masakruan 978 të burgosur nga ushtria serbe në Burgun e Dubravës;
❖ më 22 maj 1999, në Vushtri u vranë 68 viktima civile;
❖ më 24 maj 1999, në Vushtri, u vranë 8 vajza të mitura;
❖ më 26 maj 1999 në Lagjen Tusuz (Prizren), u vranë 27 viktima civile dhe u dogjën 247 shtëpi;
❖ më 31 maj 1999, nga Familja Gërxhali u vranë 12 viktima civile;
❖ më 8 qershor 1999, në Mitrovicë, rezultojnë 9 viktima civile të zhdukura, disa të djegura;
❖ më 12 qershor 1999, nga Familja Bala në Pejë, u vranë 7 viktima civile, mes tyre edhe fëmijë të mitur;

Ka edhe shumë masakra të tjera të cilat ende kanë mbetur të pazbardhura, prandaj kjo listë nuk eshtë shteruese. Vihet re se, numri viktimave është disa herë më i madh se shifrat e pasqyruara në këtë tekst.

1) Në funksion të fshehjes së krimit dhe të shmangies nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë në kryerjen e genocidit, institucionet shtetërore të Republikës Federale Jugosllave RFJ (Serbia dhe Mali i Zi), veçanërisht trupat ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë, zhvendosën me forcë në territorin e Serbisë, mijëra civilë shqiptarë të të gjitha moshave, të gjallë dhe të vrarë;
2) Mijëra kufoma civilësh shqiptarë, të masakruar, të varrosur, të zhvarrosur dhe të rivarrosur, për të humbur giurmët e krimit, janë gjetur në varreza masive anembanë Serbisë;
3) Një numër i caktuar civilësh të marrë me forcë në burgjet e Serbisë, u kthyen të gjallë pas përfundimit të luftës, pasi kishin përjetuar trajtime çnjerëzore në këto burgje;
4) Edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti Serb vazhdon të fshehë të vërtetën për fatin e mbi 1600 personave, të cilët vazhdojnë të mbeten të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosove;
5) Duke ndjekur parimin e “tokës së djegur”, me qëllim të shkatërrimit të bazës ekonomike, zhdukjes sẽ kujteses historike, zhdukjes së bazës njerëzore për ekzistencë dhe siguri, repartet ushtarake dhe paraushtarake serbe, shkatërruan:
✓ 100 389 objekte banimi,
✓ 88 101 objekte përcjellëse,
✓ 900 ndërtesa shkollore të shkatërruara tërësisht apo pjesërisht,
✓ 215 objekte fetare (xhami, tyrbe, teqe dhe kisha katolike),
✓ 123 objekte shëndetësore,
✓ mbi 190 shtëpi kulture, biblioteka dhe ndërtesa administrative.

6) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ushtruan dhunë seksuale ndaj reth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, të cilët kanë përjetuar vuajtje të mëdha, trauma të rëndë mendore dhe shpirtërore si dhe plagë të pashlyera psikologjike;
7) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe, dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion persona civilë të të giitha etnive, kryesisht shqiptarë, në të shumtën e rasteve duke konfiskuar çdo dokument identifikimi personal, dokumente të automjeteve dhe cdo dokument tjetěr, me qëllim të shkatërrimit të dëshmive për identitetin e tyre dhe përkatësinë kombëtare.

Duke pasur parasysh:

1. Kartën e Kombeve të Bashkuara, 24 tetor 1945;
2. Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), më 10 dhjetor 1948;
3. Deklaratën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rezolutën 96, më 11 dhjetor 1946, e cila e kualifikon genocidin, krim, sipas të drejtës ndërkombëtare, dhe si i tillë është në kundershtim me frymën dhe qëllimin e Kombeve të Bashkuara dhe i dënueshëm nga bota e qytetëruar;
4. Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, më 9 dhjetor 1948;
5. Konventat e Gjenevës të vitit 1949, në veçanti Konventën nr.IV për mbrojtjen e Personave Civil në kohë Lufte, si dhe Protokollet Shtesë I dhe lI të vitit 1977;
6. Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, më 16 dhjetor 1966;
7. Statutin e Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, më 17 korrik 1998, për dënimin e krimit të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;
8. Konventën e OKB-së për Moszbatimin e Kufizimeve Ligjore për Krimet e Luftës dhe Krimet kundër Njerëzimit, më 26 nëntor 1968, pa marrë parasysh kohën e kryerjes së tyre për të gjitha krimet e luftës;
9. Krimet kundër njerëzimit të kryera në kohë lufte apo paqeje, të përcaktuara në Kartën e Gjykatës Ushtarake të Nurenbergut, më datë 8 gusht 1945, të konfimuara me Rezolutat nr.3 të datës 13 shkurt 1946 dhe nr.95 të datës 1 dhjetor 1946 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së;
10. “Shkeljet e rënda” të listuara në Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, për mbrojtjen e viktimave të luftës, dëbimin me sulme të armatosura apo pushtimin, si dhe aktet çnjerëzore si pasojë e politikës së apartheidit (ndarjes etnike dhe racore) dhe krimin e genocidit të përcaktuar sipas Konventës së vitit 1948 pěr Parandalimin dhe Dënimeve të Krimit të Genocidit Përgjithshme të OKB, sidomos “shkeljet e rënda” të listuara në Konventat e Gjenevës, të Kombeve të Bashkuara madje edhe nëse aktet e tilla nuk përbējnë shkelje të së drejtës së vendit në të cilin ato janë kryer.
11. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, AHRCRES/37/26, më 23 mars 2018; A/HRC/RES/7/25, më 28 mars 2008; AHRC/RES/2222, më 22 mars 2013; AHRC/RES/28/34, më 27 mars 2015, për parandalimin e krimit të genocidit, që kërkojnë intensifikimin e përpjekjeve institucionale shtetërore, sidomos në sistemin e drejtësisë, për identifikimin, ndjekjen dhe gjykimin e veprimeve që mund të çojnë drejt krimit të genocidit.

Duke ju referuar në veçanti:

1. Raportit të Raportuesit të Posaçëm të OKB-së A/S3/322, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 11 shtator 1998, për vrasjet dhe ekzekutimet arbitrare të banorëve shqiptar në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve, shkatërrimit të vendbanimeve shqiptare nga artileria ushtarake serbe e Republikës Federale të Jugosllavise (RFJ – Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendbanime të djegura e shkatërruara nga operacionet post-ushtarake, të qëllimshme;
2. Raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, AS3/556, të datës 30 tetor 1998; S/1998/912, të datës 3 tetor 1998; S/1999/293, të datës 17 mars 1999, për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, kryesisht femijë, gra dhe të moshuar, për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, prej të cilëve mbi 800,000 të shpërngulur në vendet fqinje; me mbi 100,000 shtëpi dhe objekte, nga to mbi 900 shkolla tërësisht të shkatërruara, të dëmtuara apo të djegura: “Me një shkallë të shkatërrimit që dëshmon qartazi për një përdorim të forcës jo-diskriminuese dhe jo-proporcionale kundër popullatës civile”, me qëllim që të çrrënjosin grupe të kosovarëve duke bllokuar çdo përpjekje për ndihma”; si dhe thirrjen për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për mbledhjen dhe sigurimin e burimeve për ndihmë humanitare si përgiigje në kërkesën për ndihmë humanitare të Axhensisë të Konsoliduar të OKB-së për krizën në Kosovë;
3. Deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Sesionin e 53-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR, më 9 korrik 1999, për fundshekullin e 20-të i cili flet për: “nën retë e zeza të genocidit” me “shpërthime të dhunës jo-diskriminuese dhe vrasje të organizuara masive”, e që karakterizohet edhe me “fushatën e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe në Kosovë, që duket se ka vetëm një qellim: të debojë nga Kosova ose të vrasë sa më shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar një populli të drejtat themelore për jetën, lirinë dhe sigurinë…”;
4. Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB: Rezoluta nr.1160 më 31 mars 1998; Rezoluta nr.1168, më 21 maj 1998; Rezoluta nr.1199, më 23 shtator 1998; Rezoluta nr.1203, më 24 tetor 1998; Rezoluta nr. 1239, më 14 maj 1999; dhe Rezoluta 1244 më 10 qershor 1999;
5. Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, S/RES/1820 më 19 qershor 2008, që thekson se “përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale mund të përbëjnë krim të luftës, krim kundër njerëzimit, apo dhe akt konstituiv të genocidit”, si dhe kërkon përjashtimin e dhunës seksuale nga dispozitat për amnisti në kontekstin e proçeseve për zgjidhjen e konflikteve;
6. Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së SRES2467 (2019), më 23 prill 2019, për përgjegjësinë e shteteve për ti dhënë fund mosndëshkimit dhe përndjekjes penale, përgjegjësve për krime të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, të kryera kundër civilëve, duke theksuar shqetësimin se vetëm një numër shumë i kufizuar i autorëve të dhunës seksuale sillen para drejtësisë;
7. Rezolutës 47/121 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 18 dhjetor 1992, në të cilën theksohet qartë se dëbimi masiv nga shtëpitë e veta të civilëve të pambrojtur dhe zbatimi i politikěs së spastrimit etnik është një formë genocidi;
8. Deklaratës dhe Planit Veprues të Konferencës Botërore të të Drejtave të Njeriut të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, më 25 qershor 1993, sidomos paragrafi 28, që thekson se praktika e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në format e genocidit, ‘spastrimit etnik’ dhe përdhunimit sistematik të grave në situata lufte, si dhe eksodi masiv i njerëzve nga vendbanimet dhe vendi i tyre, janë krime të pafalshme dhe të dënueshme në çdo kohë;
9. Rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës 1403 (1999), më 28 prill 1999, si dhe Rezolutën 1182 më 30 mars 1999, për krizën e refugjatëve brenda në Kosovë dhe nga Kosova në vendet fqinje Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi, si dhe për rrezikun e rrefugjatëve të rrezikuar nga vrasjet dhe vdekja;
10. Përfundimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën, e ngritur në 8 nëntor 1994 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e cila i cilësoi krimet e dhunës seksuale gjatë luftës, si krime kundër njerëzimit. Veçanërisht, çështja Akayesu e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Krimet në Ruandë, Çështja Nr. ICTR-96-41, Gjykimi, Fq. 598 (2 shtator 1998), vendosi për herë të parë, se nëse ky krim realizohet për arsye të shkatërrimit të një grupi etnik, dhunimet seksuale ndëretnike përbëjnë akte genocidi, për shkak të faktit se dhunimi paraqet cënim të rëndë të integritetit fizik dhe mendor të viktimës;
11. Nenin lIl paragrafi (b) të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, konventë e vitit 1948, e cila, cilëson si formë të genocidit edhe cënimin e rëndë të integritetit fizik ose mendor. “Krimi i genocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, si krime tejet të rënda që godasin tërë komunitetin ndërkombëtar, nuk vjetërsohen kurrë dhe si të tilla nuk mund të mbesin të pandëshkuara. Është obligim i çdo shteti që të sjellë para drejtësisë të gjithë kriminelet dhe përgjegjësit e krimeve ndërkombëtare”;

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë konstaton se:

1. se vrasjet e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe personave civilë në përgjithësi, kryesisht shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, përbëjnë krim të genocidit në kuptimin e përkufizimit të genocidit në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
2. dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës përbën krim të genocidit dhe shkelje të rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
3. zhdukja me dhunë e civilëve shqiptarë përbën krim kundër njerëzimit dhe shkelje të rëndë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Personave nga Zhdukja me Dhunë;
4. dhuna seksuale në konfliktet e armatosura, përbën krim të genocidit në kuptimin si përkufizohet genocidi në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
5. pas përfundimit të luftës në Kosovë, Republika e Serbisë, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Republikës Federale të Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka bërë asnjë dënim politik të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimit të genocidit të kryer nga regjimi serb në Kosovë;
6. pas përfundimit të luftës në Kosovë, Republika e Serbisë, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Republikës Federale të Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka bërë ende të mundur zbardhjen e fatit të mbi 1600 civilëve të zhdukur ende nga lufta në Kosovë;
7. institucionet politike dhe të drejtësisë në Serbi vazhdojnë të mohojnë krimin e genocidit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, refuzojnë dëmshpërblimin fizik, shpirtëror dhe financiar të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë;
8. krimet sistematike të kryera nga regjimi serb në Kosovë janë bërë me qëllim të shfarosjes së popullit shqiptar në Kosovë, prandaj përbëjnë krim të genocidit dhe si i tillë pranimi i krimit të genocidit kundër shqiptarëve në Kosovë përbën një akt thellësisht humanitar, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e genocidit, nderon kujtimin e viktimave të genocidit,  dhe i hap rrugë paqes në rajon;
9. Republika e Serbisë nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për njohjen e shtetit të ri të Kosovës, Republikën e Kosovës në kufijtë e tij territorial.
Duke rikujtuar:

✓ më 15 janar 1999 forcat serbe kryen aktin genocidal në Reçak, të Kosovës, gjatë të cilit u masakruan 42 civilë shqiptar;
✓ ky akt monstruoz mobilizoi komunitetin ndërkombëtar për ti dhënë fund politikës së genocidit në Kosovë dhe për këtë qëllim bashkësia ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje;
✓ faktin që regjimi serb refuzoi zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës dhe vazhdoi politikën e genocidit kundër shqiptarëve në Kosovë;
✓ ndërhyrjen ushtarake të trupave të NATO-s në Kosovë për ti đhënë fund krimit të genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për të ndaluar krizën e madhe humanitare të shkaktuar nga forcat ushtarake serbe të RFJ -së (Serbia dhe Mali i Zi);
Dhe kërkon nga Republika e Serbisë:

1. të pranojë faktin se Serbia në kundërshtim të plotë me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, të datës 9 dhjetor 1948 dhe duke shkelur Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe të Protokolleve shtesë të këtyre konventave, ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe genocid në Kosovë në periudhën 1998-1999, por jo vetëm;
2. të ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë civilëve që ende konsiderohen të zhdukur dhe të pagjetur, të rrëmbyer dhunshëm nga forcat ushtarake dhe para-ushtarake serbe të RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi), giatë luftës në Kosovë 1998-1999 dhe jo vetëm;
3. të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimit të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosově 1998-1999;
4. të shprehë vendosmërinë që përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të sigurohet ndëshkimi i atyre që kanë planifikuar, kanë kryer apo kanë nxitur krimet e genocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosově 1998-1999;
5. të paguajë dëmshpërblim, duke bërë kompensimin e të gjitha shkatërrimeve dhe dëmeve në infrastrukturën materiale në Kosovë;
6. të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, Republikën e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpall 15 Janarin, ditën në përkujtim të masakrës së Reçakut, ditë të përkujtimit të Genocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë
Kjo rezolutë miratohet me rastin e 23 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 12 qershor 1999, pas marrëveshjes që u nënshkrua në Kumanovë në 11 qershor 1999, me propozim të deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miraton këtë rezolutë për njohjen e genocidit serb në Kosovë.
Kuvendi i Shqipërisë,


Send this to a friend