VOAL

VOAL

‘Marrëveshja e Detit’- Meta tregon bisedën me Ramën: Kreu veprime që ngrenë dyshime serioze

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për marrëveshjen e detit me Gerqinë. 

Në një intervistë për Fax News, Meta thotë se ka qenë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta deklaroi se i ka thënë kryeministrit Edi Rama kur ishte edhe ministër i jashtëm të kërkojë një autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike.

“Është një çështje e ezauruar shumë qartë nga Institucioni i Presidencës. Presidenti ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat.

Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata janë të mandatuar pikërisht për të zbatuar ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe për të negociuar në raport me ligjin.

Në këtë situatë unë i kam thënë zotit Rama, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm, që nëse dëshiron ta zgjidhësh në këtë mënyrë, hajde kërko autorizimin dhe ta marrësh përsipër, sepse negociatorët nuk mund të bëjnë veprime të paligjshme.

Së dyti, ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe të drejtës tonë. Sepse në fund, ti je udhëheqësi i maxhorancës, ajo që do të negociohet do të shkoj në Parlament që të votohet. Por nesër mund të shkoj përsëri edhe në Gjykatë Kushtetuese, nëse dikush ankohet”, – tha Meta.

Megjithatë Meta deklaroi se Rama nuk kërkoi asnjëherë autrorizim edhe pse theksoi se ka kryer veprime që dalin në pah nga intervistat që ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet në raport me interesat e Shqipërisë.

“Dhe padyshim duhet ta marr përsipër Qeveria që ta mbroj këtë gjë. Ai asnjëherë nuk kërkoi një autorizim, kur është e qartë që ka bërë veprime, ato që marrim vesh më shumë nga pala greke nga intervistat që jepen, të paautorizuara, të cilat ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet e kësaj sjellje në raport me interesat e Shqipërisë.

Unë kam qenë dhe jam për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”, – tha Meta.

Berisha: Nuk do të votojnë më shqiptarët pa votuar emigrantët atje ku janë

Kreu i PD Sali Berisha, në takimin e zhvilluar me shoqërinë civile u shpreh se një problem i cili duhet të marrë përgjigje është problemi i diasporës dhe emigracionit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do t’u krijohet mundësia edhe emigrantëve të votojnë, për partinë e tyre për deputetin e qytetit të tyre atje ku janë.

“ Një problem madhor që duhet të marrë përgjigje ndaj diasporës dhe emigracionit. Në vitin 2005 vetëm 1% e punonjësve të administratë ishin të arsimuar jashtë, sot janë me mijëra doktor shkencash që janë shkolluar në shkollat më të mira, por asnjëri prej tyre nuk punon do gjykatës. Studiojnë në shkollat më të mira të kriminalistikës dhe nuk kanë vlerë në vendin e tyre. Nuk do votojmë më shqiptarët pa votuar dhe emigrantët atje ku janë. Ju them se fronti është i përbashkët dhe mendoj se këtu kishte një ujdi të plotë se krijimi i fronti për shpëtimin e vendit është domosdoshmëri ndaj ta institucionalizojmë këtë front duke e zgjeruar me përmasa më të mëdha”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Shqipëria nuk është ajo që ishte dikur, nuk është ajo Shqipëri rezervat njerëzor në fshat. Ju siguroj që vendosja e pronës në themel të kësaj shoqëria është një nga shtyllat kryesore të PD. Profesor Kume dhe oratorë të tjerë kanë shtruar me të drejtë një ndryshim tërësor kushtetues dhe ligjeve të vendit. Është domosdoshmëri. Sistemi ku jetojmë sot është monist dhe ky duhet të bjerë me angazhimin tonë. Nuk ka rrugë tjetër përveç sistemit demokratik. Në mënyrë që këto që ndodhen të mos përsëriten më dhe kjo është jetike. Keni shtruar probleme për protestën. E kam thënë që protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. PD do bëjë gjithçka t’i jetësojë këto parime. Ky regjim nuk meriton të ekzistojë, por është edhe jo pa mbështetje. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Ramës, por ne duhet të marrim përgjegjësi para shqiptarëve. Ne besojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të besosh se Rama po lufton korrupsionin do të thotë të tallesh me shqiptarët. Në një kohë kur në çdo firmë ka vetëm vjedhje. Janë lëshuar mbi pasurinë publike në mënyrë të paimagjinueshme, janë grisur tregonte shefi i Kadastrës 1 000 regjistra. Pra kjo është situata, dhe kur i numëron këto i shohim në mënyrë që të krijojmë vetëdijen tek qytetarët sa e rëndësishme është të ngrihemi. Protesta do të jenë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie është jetik. Ne duhet të funksionojmë si një front.

Anulohet tenderi 7.2 mln $ për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”: Ofertat nuk plotësuan kriteret!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e tenderit për satelitet “Albania 1″ dhe “Albania 2”, pasi asnjë kompani nuk ka plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD.
“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”,

Në tetor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do te dërgonte dy satelite ne orbitën e tokës.
Kryeministri vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ne datën 7 prill të këtij viti firmosi një tender për dërgimin e satelitëve ne orbite, Por disa javë pas hapjes së këtyre procedurave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes ka njoftuar se tenderi është anuluar. bw

PD përkujton vizitën e Baker, Këlliçi: 31 vite më vonë ‘liria funksionon’ vetëm për Rama&Co

Partia Demokratike me anë të deputetit Belind Këlliçi ka përkujtuar 31 vjetorin e vizitës historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker.

Gjatë deklaratës, Këlliçi u shpreh se, 31 vite pas kësaj vizite historike, liria funksionon vetëm për Edi Ramën dhe miqtë e tij.

Deklaratë e PD-së, Deputeti Belind Këlliçi:

31 vite më parë, Sekretari amerikan, James Baker, bëhej i pari zyrtar i lartë amerikan që shkelte në Shqipëri.

Vizita e tij mbetet e papërsëritshme, por mesazhi i saj jehon ende: Liria funksionon!

Liria që frymëzon Amerika, dhe theksoi sekretari, funksionoi për Shqipërinë, që njohu, në vetëm katër vjet, integrim shembullor në strukturat euroatlantike.

Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit në vitin 2006.

U anëtarësua në NATO në vitin 2009.

Mori liberalizimin e vizave në vitin 2010.

Këta hapa gjigantë drejt integrimit, të hedhur gjatë katër viteve intensivë, ndodhën për faktin se liria funksionoi.

Por liria nuk punon dot e vetme.

Këta 10 vjet të qeverisjes së Ramës, dëshmojnë se liria duhet shoqëruar me vullnet politik dhe me dashuri për Shqipërinë dhe kombin.

Janë 10 vite të qindra ekskursioneve dhe gallatave qeveritare nëpër botë, pa asnjë rezultat.

E dëshmon edhe ky 22 qershor, 31 vite pas vizitës së sekretarit Baker.

Edhe sot, në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë, që shenjon përvjetorin e asaj vizite, Rama e refuzon integrimin. 

Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel, thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte gati, edhe pse nuk do të shkonte.

31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët. Por, fatkeqësisht, është liria e ikjes nga vendi. Amerika, ju që e donit këtu iu mohohet prej 10 vitesh. 

Për shkak se Rama me 10 vetë, në kurriz të shqiptarëve, jetojnë ‘Eldoradon’e tyre.

Liria duhet të funksionojë për të gjithë.

syri.net

Berisha: Qëllimi i Ballkanit të Hapur është asgjësimi i Kosovës. Jemi para rrezikut ekzistencial

Në promovimin e librit ‘Kurrë mos harro’ për gjenocidin serb në Kosovë, kryetari i PD, Sali Berisha tha se qëllimi i Ballkanit të Hapur është asgjësimi i shtetit kosovar.

“Nëse ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitiv, është qëndrimi ndaj genocidit. Nuk ka asgjë më themelore. Atëherë më thoni ju mua, nga ndryshon udhëheqësi në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? Kjo është e vërteta.

Por nëse në vitin 45, projekti ishte siç i shkruan Enver Hoxha, Stalinit, se Kosovën e lamë se është më e sigurt me Jugosllavinë dhe tani edhe ne do shkojmë drejt saj, çfarë po ndodh tani? Çfarë është Ballkani i Hapur? Është asgjësimi i shtetit të Kosovës. Diktatorët nuk shesin asgjë. Të shiturit thonë atë që u thonë padronët e tyre. Lexoni fjalimin e Vladimit Putinit në Davos. Problemi ishte se të tjerët nuk i besuan.

A po i fsheh Vuçiçi qëllimet e tij? Absolutisht jo! A deklaroi ai në Kosovë se Serbia do bëhet më e madhe. Do merrte Kosovën. A patëm reagim nga plebenjtë e politikës shqiptare?,” tha Berisha.

Sipas tij, shqiptarët janë sërish para një rreziku ekzistencial.

“Koha i fton shqiptarët se ndodhen para një rreziku shumë të madh. Para një rreziku ekzistencial. Para një rreziku të devijimit të nordit të tyre drejt Bashkimit Europian dhe gllabërimit nga Rusia e vogël dhe ajo e madhe.

Prandaj thirrja ime është për çdo shqiptar kudo që është, që të ngrihemi në lartësinë, t’u përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë në mënyrë që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse. Asnjë lloj kompleksi nga askush.

Ne duhet të zgjidhim probleme tona, se me klika në pushtet si Edi Rama, me vasalë të Beogradit, shqiptarët do i kenë kohërat shumë të vështira.

Megjithatë, unë jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur i serbëve ndaj shqiptarëve, do të dështojë,” tha Berisha.

syri.net

Divorci bën kërdinë në Shqipëri, 1 në 4 çifte ndahet

Sipas statistikave të INSTAT në 100 martesa 24.4 çifte e kanë finalizuar me divorc marrëdhënien. Nëse do e krahasojmë me 5 vite më parë, rreth janë martuar mbi 5000 çifte më shumë ndërsa numri i divorceve është i njëjtë.

Një faktor është edhe pandemia e Covid, e cila paralizoi çdo aktivitet në vend, por sociologët japin të tjera arsye

Arjana Muça sociologe dhe pedagoge thotë se çifteve u duhet më shumë kohë për t’u martuar. Kushtet e vështira ekonomike por edhe vendosja e karrierës përpara familjes, është një prej faktorëve kryesorë. Kjo dukuri vihet re më tepër tek femrat.

Sociologët thonë se numri i divorceve është çdo vit më i lartë, dhe kjo faktohet edhe nga çështjet e shumta në dyert e gjykatave. Statistikat për vitin 2021 nuk janë bërë publike por trendi duket të jetë në rritje.

Berisha: Gazetari i njohur Alfred Lela do të drejtojë zyrën e shtypit në PD

Kryetari demokrat, Sali Berisha, prezantoi sot gazetarin e njohur Alfred Lela si drejtorin e zyrës së shtypit të PD-së.

“Së pari, kam kënaqësinë të paraqes para jush, drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin, polemistin e mirënjohur, zotin Alfred Lela.

Alfredi, siç e dini ju, ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë.

Pas përfundimit të studimeve, ai ka bërë një vit kualifikimi në Boston, SHBA. Ka kompletuar doktoratën me një libër më interesantin e jetës së tij, e dini vetë ju. Do shkruajë edhe libra të tjerë, por si ai nuk mund të shkruajë një të dytë.

Do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës, profesionalizmit të komunikimit të PD-së,” tha Berisha.

“Faleminderit zoti Berisha edhe për ftesën, edhe për fjalët e mira,” tha Lela.

“Ne që bëjmë analizën politike, kemi folur deri në monotoni për hapjen, por tani është momentin që jo vetëm të flasim për hapjen, por edhe të jetojmë atë,” tha Lela.

“Unë kam dashur të dal përtej kësaj hipokrizie që vetëm flasim për hapjen, por nuk bëhemi pjesë,” theksoi Lela.

syri.net

E punësuar nga Xhaçka, dorëhiqet motra e Nuredin Dumani: Jam në rrezik, më kanë publikuar foton

Motra e Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, e cila ishte punësuar në ministrinë e Jashtme ka dhënë dorëheqjen.

Sipas burimeve për mediat, lajmi vjen pak orë pasi Ministria e Jashtme reagoi me një sqarim pas raportimeve se motra e Dumanit, ishte punësuar në këtë dikaster dhe ishte pajisur me certifikatë sigurie.

Në dorëheqjen e saj ajo sqaron se po i rrezikohet jeta me ekspozimin e vendit të saj të punës apo dhe fotove.

Në një njoftim për mediat, MEPJ sqaroi se shtetasja me iniciale Xh.D. ishte përzgjedhur fillimisht për të kryer praktikën 3-mujore në ministri.

Pas përfundimit të praktikës, me motrën e Nuredin Dumanit është lidhur një kontratë 1-vjeçare pune.

“Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës. Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ. Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ” – thuhej në sqarimin e ministrisë.

syri.net

Vrasja e Pjerin Xhuvanit- Zgjerohet “laku” i të përfshirëve, Gazment Bardhi pritet të thirret në Prokurori!

Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet. Sikurse raporton Abcnews, dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhuvanit. gsh

Mehmeti sulmon Ramën: Vuçiçi ka dalë nga kapota e Millosheviçit

Publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka folur me tone të ashpra dhe kritike ndaj klasës politike shqiptare. Në foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku u zhvillua një aktivitet në kuadër të Javës Çame, Mehmeti u shpreh se ndihet keq kur dëgjon që në këtë foltore shpërndahen mesazhe grindjeje dhe jo bashkimi.

Sipas tij është e turpshme që të ulesh në një tryezë me Presidentin e Serbisë dhe të mos i thuash që nuk kam asnjë projekt me ty, derisa të kërkosh falje.

Po ashtu Mehmeti u shpreh se Serbia po bën tregti me viktimat shqiptare, duke theksuar se ata e dinë ku ndodhet varret e shqiptareve të Kosovës, por nuk i tregojnë.

“Të heshtësh për gjenocidin çam, atë të Kosovës apo të Srebrenicës, tregon se çfarë njeriu je. Nuk i lejohet këtij tempulli, i lejohet një kafeneje. Si mund të lodhësh duke i numëruar varret e shqiptarëve. Duhet t’i numërojmë deri në fund. Të tjerët vijnë i mbledhin eshtrat e ushtarëve të vet.

Serbia nuk i tregon ku janë varret masive. Ajo bën tregti me viktimat shqiptare. Prandaj them nuk është shqiptare, apo pak shqiptare. Është e turpshme. Të jesh burrështetas shqiptar dhe mos guxosh kolegut tënd grek t’i thuash që pa çuar deri në fund çështjen çame, nuk mund të shkojmë me tej.

Është e turpshme të ulesh me Presidentin serb dhe mos t’i thuash derisa të kërkosh falje, unë nuk kam asnjë projekt me ty. Kur e di që ai është i dalë nga kapota e Millosheviçit”, the Mehmeti.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një aktivitetit të organizuar nga Kuvendi me rastin e Javës Çame.

syri.net

Skandali me motrën e Dumanit- MEPJ pranon lajmin: Erdhi nga Ministria e Arsimit, të tjerët e nxorën të pastër

Motra e Nuredin Dumanit, personit të arrestuar për dhjetëra vrasje me pagesë në vend ditët e fundit, Xhuljana Dumani rezulton se është pajisur edhe me certifikatë sigurie pasi punon në zyrën e marrëdhënieve me NATO-n në dikasterin e diplomacisë. Pas lajmit të bërë publik dje, vjen reagimi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sipas MEPJ, motra e Dumanit ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Sa i përket dëshmisë së penalitetit për motrën e Dumanit, MEPJ thotë se ajo ka rezultuar e pastër.

DEKLARATË PËR SHTYP MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombëtar i Praktikave të Punes, te Ministrisë se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike” e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

syri.net

‘Me certifikatë sigurie të NATO-s’/ Pse ministrja Xhaçka punësoi motrën e Dumanit në zyrën e sekreteve?

Të tjera detaje janë bërë publike me skandalin për Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit, e cila ka qenë pjesë e kabinetit të Olta Xhaçkës, gjatë kohës që ka qenë e deleguar e PS në Dibër.

Pasi Nuredin Dumani është arrestuar me 29 mars 2022 dhe pas rreth një muaji që ai ka nisur rrëfimin për dhjetra vrasje mafioze, Xhuljana Dumanin e kanë lëvizur nga pozicioni i saj në Ministrinë e Jashtme, për të fshehur gjurmët.

Ndërkohë pas kësaj lëvizjeje të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, Xhuljana Agim Dumanin e kanë pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.

Pavarësisht se problemi nuk është vetë Xhuljana Dumani, por e njëjta sot nuk duhej të ishte pjesë e zyrës ku kalonjnë të gjitha sekretet e Ministrisë së Jashtme, informacionet nga NATO, Abasadat etj.m

Nga Vettingu janë shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë vetëm se kanë pirë kafe me një person të inkriminuar dhe e njëjta linjë duhej të ishte ndjekur edhe për Xhuljana Dumanin, mund të mos hiqej nga puna, por jo në një strukturë të tillë.

Thelbi është i qartë, motra e një vrasësi me pagesë, ka në duar sekrete që lidhen me sigurinë ndërkombëtare të NATO-s dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Motra një vrasësi me pagesë ka qenë pjesë e kabinetit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka e cila duket se ka bërë një “qokë” kriminale.

Në kohën kur vëllai i saj Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndojnë 17 akuza ka qenë në kërkim, Xhuljana Dumani punonte në Ministrinë e Jashtme tek zyra kryesore e informacioneve të sigurisë.

Nuredin Dumani, i akuzuar për vrasjes me pagesë është emri më i lakuar sot për sot,  pasi ka zbardhur në SPAK, dhjetra vrasje mafioze.

Ndërkohë e motra, në kulmin e rrëfimeve të të vëllait për krimet makabër, është pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s nga DSIK. Në skandal janë përfshirë she disa institucione të tjera të shtetit.

Mbi ministren Olta Xhaçka ngrihen dyshime se ka punësuar motrën e Dumanit, për mbështetje politike në qarkun e Dibrës ku ajo ishte e deleguar./ cna/

Qyno: Dumani ka përmendur 100 emra, zyrtarë dhe kriminelë! Pritet një valë e dytë arrestimesh

Gazetari Elton Qyno komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv kërcënimin e SPAK ndaj gazetarëve me 5 vite burg nëse publikojnë dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Qyno tha se në dëshmitë e Dumanit përmenden rreth 100 emra, që janë emra periferikë, që kanë një pozicion lokal, në pushtetin lokal dhe emra të njohur të botës së krimit.

“Kemi të bëjmë me një dëshmi me 100 emra të përmendur, janë emra të njohur të botës së krimit, emra periferikë, që kanë një pozicion në pushtetin lokal. Pritet një valë e dytë arrestimesh. “-tha Qyno.

SPAK kërcënoi gazetarët, avokati Matlija: Të hetohen ata që administrojnë dosjet

Avokati Dorian Matlija komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv kërcënimin e SPAK ndaj gazetarëve me 5 vite burg nëse publikojnë dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Matlija tha se problemi nuk janë mediat dhe gazetarët por duhet të nisin hetimet mbi prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësorë që administrojnë dosjen.

“Gazetari s’ka shans ta dijë çfarë ka ndodhur në një dosje nëse ata persona që kujdesen për dosjen nuk do ishin treguar më të kujdesshëm. Hetimet duhet të orientohen drejt të gjitha burimeve të tjera e vetëm në rrethana të posaçme të shkojnë tek gazetari.

Duhet t’i ruajnë ata dosjet. SPAK ka tentuar të paralajmërojë gazetarët për të plotësuar kushtin ligjor që nesër t’i mbajë në përgjegjësi penale.

Problemi kryesor nuk janë gazetarët por rrjedhja e informacionit nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, aty duhet të fillojë hetimi.“-tha Matlija.

‘Burg për gazetarët’- Berisha dënon vendimin e SPAK: Rama dhe qeveritarët e tij qindra orë telefonata me Dumanin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SPAK për dënimin me burg të gazetarëve që publikojnë dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

Berisha shprehet në një postim në rrjetet sociale se vendimi është antikushtetues, ndërsa akuzon Edi Ramën se “me SKAP-in e partisë, po rikthen ligjin komunist të Agjitacion Propagandës”.  

Kryedemokrati u bën thirrje gazetarëve që të mos zbatojnë vendimin antikushtetues të SPAK-ut, por të rezistojnë në funksion të lirisë së medias.

Gjithashtu, Berisha kërkon nga institucionet ndërkombëtare të dënojnë këtë akt.

Reagimi

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

Te dashur miq, 

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt  antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise. 

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.
Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

Deputeti Sula: Në kafen e Kuvendit pihet hashash

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Sula hodhi dyshime të forta se në kafenë e Kuvendit pihet dhe hashash.

“Këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash.

Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë.

Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike.”-tha Dashnor Sula.

Pas fjalës së deputetit Sula, ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e cilësoi si fyerje deklaratën në fjalë dhe tha se ai duhet të kërkojë falje.

“Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.”-tha Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Sula tha se “nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.”

syri.net

Lea Ypi: Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i papunë !

Filozofja e shkrimtarja shqiptaro-britanike, Lea Ypi për DW mbi lirinë në shoqëri, mungesën e besimit të shqiptarëve tek vetja, mbi pajtimin kombëtar pas të shkuarës diktatoriale dhe zbulimin e një vajze të vogël.

Deutsche Welle: Ju e keni titulluar librin “Të lirë” – të rritesh në fund të historisë – A janë vërtet shqiptarët sot të lirë dhe “të rritur”, se në fund të historisë – këtë nuk mund ta thuash më sot pas luftës në Ukrainë…

Lea Ypi: Shqiptarët kanë kaluar nga një fazë kur problemet e Shqipërisë ishin vetëm problemet e Shqipërisë në një fazë kur problemet e Shqipërisë reflektojnë edhe problemet e botës. Pra krizat që janë kriza globale ndjehen edhe në Shqipëri, ndoshta veçanërisht në Shqipëri, e vende të tjera me histori të ngjashme, ku procesi i ndërtimit të shtetit është ende i papërfunduar. Mendoj që liria mbetet ideal kudo në botë. Ne kemi kaluar nga forma shtypjeje të drejtpërdrejta nga partia, nga shteti, nga kulti i individit, në forma shtypjeje anonime, nga tregjet, nga globalizimi, nga kriza, për të cilat është shumë e vështirë të përcaktosh përgjegjësi individuale, por që gjithsesi i kufizojnë liritë e të gjithëve. Premtimi i një shoqërie të lirë tingëllon disi i zbrazët, nëse nuk përmbushet për të gjithë. Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i papunë.

Deutsche Welle:  Pse ishte e rëndësishme për ju të shkruanit një libër autobiografik-filozofik, një “nonfiction”?

Lea Ypi:Ishte një lloj autobiografie intelektuale dhe një mënyrë për të kuptuar më mirë nga vija unë si profil filozofik. Libri filloi me një përpjekje për të analizuar idetë e lirisë në traditat liberale dhe socialiste të mendimit politik dhe gradualisht u kthye në rrëfim autobiografik. Për mua ishte interesant zbulimi pothuajse psikoanalitik se çdo gjë që unë besoja nga ana filozofike i kishte rrënjët në përvojat e një vajze të vogël të rritur në Shqipërinë e viteve 80-90-të, që nisi të zgjohej dalëngadalë në faqet e librit.

Buch Cover Lea Ypi Te Lire

Libri “Të lirë – të rritesh në fund të historisë” u botua nga Shtëpia Botuese “Dudaj” në Tiranë

Deutsche Welle:  Ajo vajzë e vogël është maturuar, por a ka arritur në fund të zbulimit?

Lea Ypi: Kërkimi i vetvetes është një proces që nuk besoj se njeriu arrin ta përmbyllë asnjëherë, ai na shoqëron në çdo fazë të jetës. Ne ballafaqohemi vazhdimisht me të shkuarën, por nga ana tjetër edhe perceptimi i të shkuarës ndryshon në varësi të eksperiencave që bëjmë në të tashmen dhe mënyrës si e shohim veten në të ardhmen.

Deutsche Welle:  Një përmbysje e tillë kaq e madhe pas rrëzimit të diktaturës sjell me vete edhe një krizë identiteti. Sa e vështirë është sot gjetja e identitetit për ata që u rritën në komunizëm, për një brez që ishte në moshë të re, e ku të gjitha përfytyrimet, jo vetëm ato për lirinë për lirinë u shkërmoqën brenda natës?

Lea Ypi: Për brezin tonë ka qenë veçanërisht e vështirë për arsye se ai është bërë mbartës i të gjitha idealeve që prindërit e tyre nuk i realizuan dot, por duke përjetuar në të njëjtën kohë edhe zhgënjimet tona specifike. Fëmijët që janë rritur „në fund të historisë” kanë vetëm kujtime fëmijërie nga periudha komuniste dhe fëmijëria është një fazë e jetës që shihet gjithnjë me një lloj nostalgjie, sidomos nëse fëmijët janë rritur në një mjedis familjar të rrethuar me dashuri. Për brezin tonë realiteti tragjik i Shqipërisë në periudhën komuniste ka qenë i filtruar nga prindërit dhe zbulimi i të vërtetës ka ardhur jo si pasojë e rrugëtimit individual por si pasojë e çarjes historike të shkaktuar nga ndryshimi i sistemit. Për këtë arsye ky brez ka patur një përballim me të tashmen që ishte shumë i ngarkuar nga përvojat e prindërve dhe sidomos nga fakti që të gjitha pamundësitë, të gjitha pengesat, gjithë shtypja e brezit të prindërve të gjyshërve u bë barrë dhe përgjegjësi për brezin e ri që të realizonte atë që paraardhësit nuk e kishin realizuar dot. Kjo sigurisht ishte një mundësi e jashtëzakonshme, por edhe një peshë e padiskutueshme.

Deutsche Welle:  Lea, libri juaj është pritur me entuziazëm jashtë, në Shqipëri ka pasur edhe kritika duke e konsideruar librin si një falje për komunizmin – mendoni se ka qenë një keqkuptim?

Lea Ypi: Njerëz të ndryshëm kanë pasur kritika të ndryshme, por nuk besoj se mund t’i quajmë të gjitha keqkuptime. Shumë kritika burojnë nga bindje të ndryshme filozofike, metodologjike ose nga një analizë e historisë në këndvështrim tjetër. Në përgjithësi kritikat e publikut shqiptar janë përqëndruar sidomos tek pjesa e parë e librit, që në fakt përbën më pak se gjysmën e tij ndërkohë që tematika kryesore që ai trajton është ajo e tranzicionit, konceptimit të lirisë dhe dallimit të saj nga propaganda apo ideologjia. Nuk besoj se libri ka ndonjë qasje shfajësuese ndaj komunizmit në Shqipëri, ai është kritik si ndaj periudhës socialiste, ashtu edhe ndaj periudhës që e ka pasuar atë. Disa nga kritikat në Shqipëri janë të kuptueshme, pasi një libër që bën shumë jehonë në botë, duket sikur rrezikon të bëhet përfaqësues i një populli të tërë, por në fakt asnjë libër nuk mund ta përfaqësojë një popull. Çdo autor ka eksperiencat e tij dhe çdo eksperiencë përcillet në mënyrë të ndryshme. Me siguri po të kishte më shumë autorë, më shumë letërsi shqiptare të përkthyer, dhe sikur historia e vendit tonë të njihej më mirë jashtë tij atëherë barra e përfaqësimit nuk do të binte thjesht mbi një apo dy autorë dhe kritikat do të merrnin formë tjetër.

Deutsche Welle:  Shqipëria kaloi një nga diktaturat më të egra lindore, e megjithatë përballja me të shkuarën ishte shumë më e vështirë se të gjitha vendet lindore, hapja e dosjeve u shty me vite, viktimat ndjehen ende sot të denigruar, kurse shumë nga ata që ishin përgjegjës të asaj kohe jo vetëm nuk reflektuan, por justifikoheshin me fjalët, ashtu ishte koha…mendoni se Shqipëria sot është një vend që e ka bërë përballjen me të shkuarën e rëndë?

Lea Ypi: Përballja me të shkuarën është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar dhe askush nuk e ka monopolin se si kryhet ajo më mirë. Kërkimi i të vërtetës nga ana e viktimave është po aq i rëndësishëm sa pajtimi kombëtar, por ndërsa e vërteta është individuale, pajtimi kryhet bashkarisht. Ky është një proces në të cilin të gjitha familjet shqiptare kontribuojnë me historitë e tyre, me përvojat e tyre dhe nga kërkimi i të vërtetave, nga koha që kalon, nga debati që ndizet nëpërmjet këtyre përvojave të ndryshme ndoshta arrihet përballja me pasojat e diktaturës. Por nuk është bardhë e zi, nuk bëhet thjesht për të thënë që u bë, dhe nuk janë hapa që mund të pritet të hidhen nxitimthi nga e sotmja në të nesërmen.

Deutsche Welle: Ju nuk jeni vetëm shkrimtare, por edhe profesore e teorisë politike, e zhvillimet në Shqipëri i shikoni nga fokusi i studiueses, parë nga kjo anë, si e shikoni Shqipërinë sot…një vend ku klasa politike nuk del dot ngërçi polemizues e bllokues, kurse njerëzit e thjeshtë duan të largohen…

Lea Ypi: Mendoj se politika e Shqipërisë duhet të kthehet tek një politikë e idealeve, një politikë e vizioneve, politikë e platformave të partive që ballafaqohen me programe shoqërore të ndryshme, dhe që shpjegojnë se si dhe pse secili nga këto programe çon në vendimet e duhura dhe realizon vlerat që duhet të kemi si shoqëri. Politika sot kudo është politikë e interesave individuale dhe personalizimit të pushtetit, trampolinë për t’u fuqizuar në kurriz të të tjerëve dhe jo urë lidhëse mes qytetarëve me bindje të ndryshme. Pushteti ekonomik kushtëzon atë politik në mënyrë jashtëzakonisht problematike. Në Shqipëri politika duhet të shkojë përtej akuzave individuale e t’u japë mundësi qytetarëve të orientohen me programet e partive të ndryshme dhe të gjejnë në to bindjet e tyre. Përndryshe demokracia do të mbetet thjesht një parullë e zbrazët.

Deutsche Welle: Si e shpjegon sot dëshirën e pashuar të shqiptarëve për largim nga vendi, sidomos të rinjve edhe të atyre që kanë pak a shumë një jetesë të mirë…Pse nuk e ofron Shqipëria sot dot këtë strehë, që njerëzit të duan të qëndrojnë, a lidhet kjo edhe me një krizë identiteti të shoqërisë shqiptare që e lidh shpëtimin vetëm me largimin drejt perëndimit?

Lea Ypi: Them se ka të bëjë me traumën historike që ne kemi kapërcyer, ku populli e ka parë veten gjithnjë si viktimë, viktimë e fuqive të mëdha, viktimë e diktaturës dhe ku kjo e kaluar shtypjeje na ka bërë të humbim besimin tek vetja dhe të dyshojmë se mund t’ia dalim të ndërtojmë institucionet tona, shtetin tonë. Trishtohem shumë kur kthehem në Shqipëri, dhe dëgjoj shprehje të natyrës se shqiptarët nuk e bëjnë dot këtë, ose ne shqiptarët jemi të tmerrshëm, ose ne jemi shumë të këqinj për njëri-tjetrin, sepse është një formë esencializmi dhe mosbesimi tek aftësitë tona të përbashkëta që nuk i shërben të ardhmes.

Deutsche Welle: Krizë identiteti?

Lea Ypi: E gjithë bota është në krizë në këtë periudhë. Nuk mendoj se Shqipëria është në ndonjë krizë më të thellë se sa vende të tjera. Natyrisht kriza në Shqipëria ka veçoritë e saj historike që reflektohen në institucionet që kemi trashëguar dhe mënyrën se si kërkojmë zgjidhje. Por mendoj se ka ardhur koha ta shohim Shqipërinë nga pikëpamja globale dhe jo botën nga pikëpamja e Shqipërisë. Kjo ndoshta i mungon shoqërisë shqiptare, çdo problem shihet nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda. Sikur të zgjerojmë këndvështrimin e rolit të Shqipërisë në Europë përtej analizave të tipit na pranojnë apo nuk na pranojnë në BE, do të kuptojmë më mirë edhe kontributin që Shqipëria mund të japë në Ballkan e më gjerë në zgjidhjen e krizave. Atëherë ndoshta do t’i shohim vështirësitë që kemi kapërcyer jo thjesht si arsye për ta konsideruar veten si humbës të historisë por si një mundësi për të kontribuar në një politikë globale të zgjidhjes së krizave që arrin ta kthejë eksperiencën traumatike në mësim edhe për të tjerët…

Deutsche Welle: A është kjo karakteristikë e vendeve të vogla, që merren më shumë veten dhe nuk e shohin veten në kontekstin global?

Lea Ypi: Është një problem i historisë, një histori që është përcaktuar gjithmonë nga fuqitë e mëdha. Kur një shtet është formuar dhe ekziston thjesht si pasojë e vullnetit të fuqive të mëdha është shumë e vështirë për qytetarët e atij shteti që të kenë besim se vërtet mund të arrijnë autonominë e premtuar. Kjo reflektohet më tej edhe në dinamikat e marrëdhënieve me botën e jashtme. Ka shumë rëndësi që Shqipëria të bashkëveprojë me vendet jashtë Shqipërisë, me Ballkanin, me BE, me SHBA duke treguar në radhë të parë respekt për veten, për vendimet e saj, eksperiencat e saj, dhe personalitetin e saj si shtet. Shqiptarët duhet të dëshmojnë se e vlerësojnë veten para se të kërkojnë aprovimin e të tjerëve.

Deutsche Welle: Diçka personale…mendon, se për një femër, shqiptare, me barrën e një vendi të panjohur për Europën është shumë më e vështirë të mbërrijë aty ku keni mbërritur ju, apo ecja përpara është njësoj e vështirë si për këdo tjetër…

Lea Ypi: Po, mendoj se të gjithë autorët apo akademikët që vijnë nga vende të vogla e kanë këtë problem përfaqësimi, për të cilin fola më parë pasi interesi si politik dhe mediatik ndaj vendeve të vogla kur nuk kapërcejnë luftëra apo tragjedi të ngjashme është shumë i kufizuar. Sigurisht që është më e vështirë të përfaqësohesh jashtë nëse vjen nga një vend i vogël. Por ka edhe dinamika të tjera, dinamika të ndarjeve etnike, gjinore apo klasore, që përjetohen njësoj kudo.

Deutsche Welle: A do të vijë një libër tjetër pas librit “Të lirë”?

Lea Ypi: Po punoj për një roman me karakter historik-filozofik që do të ketë si bosht jetën e gjyshes sime, e cila është edhe personazh në librin “Të lirë”. Ai ambientohet në Shqipërinë e viteve 20-të 30-të, pra në vitet e para të formimit të shtetit shqiptar dhe shtron pyetjen se çfarë do të thotë të kesh dinjitet – si individ dhe si komb.

Lea Ypi (lindur 1979) është shkrimtare dhe filozofe shqiptaro-britanike, profesore e teorisë politike në London School of Economics. Libri i saj “Të lirë – të rritesh në fund të historisë” ka gjetur jehonë të madhe si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani. Biseda me Lea Ypin u zhvillua në kuadër të prezantimit të saj në Festivalin e Filozofisë, phil.cologne në Köln, ku ajo foli për atë që e mban të bashkuar një shoqëri të hapur në kohë krizash.

Me Lea Ypin bisedoi Lindita Arapi

Salianji: Kriminelët s’po i arrestoni dot, po ju kapin ata

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë Rama në lidhje me OFL-ë, ndërsa pyeti se pse zëdhënësja e kësaj force nuk del më në publik të bëjë publike operacionet.

Salianji nga foltorja e Kuvendit pyeti ministrin Cuçi nëse; a ka fuqi ligji përballë njerëzve me mbrojtjeje nga PS?.

 

“Ka një evolim në qeveri. Ministri Çuçi e pranon me qetësi dëshmi dhe me nëntekst dhe nuk e thotë. Jemi këtu që të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme të të votojmë ligje të rëndësishëm. Për të votuar dhe ligje kundër krimit dhe korrupsionit.

Por ju thoni se çfarë mund të bëhet më mirë. Që të ndihmojmë së pari, duhet që të pranoni që keni dështuar. Ju me nëntekst e keni pranuar që keni dështuar. Prej vitesh paguhen dy struktura. Ligji në polici bëhen dhe për të kërcënuar policinë, pasi Rama tha; hiqni kapelat dhe bëni fushatë për PS. Keni bërë një ligj, keni bërë dhjetra aktivitete dhe keni bërë sikur po bëni namin dhe keni bërë vetëm 52 vendime për përjashtim. Keni kërcënuar drejtuesit e shtetit dhe keni marrë vendimmarrje vetëm për 52 punonjës gjithsej. Këto janë shkresat tuaja. Kriminelët nuk po i kapni dot, por po ju kapin ata. Po mundohemi që ti mbuloni. Paskërka apo mund të ketë një sekret. Unë po pres që të më jepni emra. Ku është kjo goca me syze që dilte para 25 prillit. Pse nuk del më pas 25 prillit? Ku janë ata që dilnin si nëpër filma aksion në Shqipëri sikur po bënin namin dhe po kapnin krimin në rrugë. Të kuptojmë dhe ne a ka pasur apo jo sekletivitet. Minimalisht 350 e kusur persona i ka kapur rrjeta e vettinguit. A ka fuqi ligji përballë njerëzve me mbrojtje të PS? Ka apo jo. Jam më i pritur që të besoj Policinë e Shtetit se sa ju. Policia më thotë; në zbatim të aktit normativ OFL ka përfunduar verifikimin për 515 praktika kontrolli. Ju thoni 229. Na jepni emrat!”, tha Salianji. bw

Në krah të Abazoviç dhe Spiropalit, Rama ndan videon nga takimi me Zelensky në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook video nga momenti i takimit me Presidentin e Ukrainës Volodomir Zelensky, në Kiev.

Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev. Ata kanë udhëtuar drejt Ukrainës për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë vizitës në vendin që prej rreth katër muajsh është nën agresionin rus, ata kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ku dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse. bw

Rama për Politico- “Nuk do ketë çelje negociatash në qershor, Serbia në rrugën e duhur”

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk pret që një samit i BE-së javën e ardhshme t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësimit dhe fajësoi Bullgarinë.

 

 

Të gjitha qeveritë e BE-së ranë dakord që në mars 2020 t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Por negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbënguli se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëveshjet dypalëshe që prekin gjuhën, historinë dhe identitetin. Megjithëse bllokada e Sofjes vlen vetëm për Maqedoninë e Veriut, BE-ja ka favorizuar trajtimin e ofertave të anëtarësimit së bashku për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut– kështu që edhe Shqipëria është në fakt e bllokuar.

Gjendja e vështirë e kombeve të Ballkanit Perëndimor është një paralajmërim në lidhje me telashet e pranimit në BE për Ukrainën, e cila po kërkon në mes të luftës së Rusisë, të bëhet një kandidat për anëtarësim në BE në samitin e javës së ardhshme. BE-ja ia dha atë status Maqedonisë së Veriut në 2005 dhe Shqipërisë në 2014, megjithatë nuk ka arritur as të fillojë bisedimet me asnjërin vend.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Bullgarinë javën e kaluar në një përpjekje për të kapërcyer bllokadën e Sofjes përpara samitit të ardhshëm në Bruksel. Por, në një intervistë për POLITICO, Rama e bëri të qartë se ishte pesimist.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për të pasur anëtarësim”, tha ai, i ulur në një kolltuk lëkure kafe në zyrën e tij në Tiranë.

I pyetur nëse ndonjë lider i BE-së kishte sinjalizuar se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj:

“Çfarë sinjalesh mund të japin? Nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë, dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria.”

 

Rama, 57 vjeç, një ish-basketbollist dhe një piktor – i cili ka mbuluar muret e zyrës së tij me veprat e tij shumëngjyrëshe – tha se nuk priste që udhëheqësit bullgarë të ndryshonin pozicionin e tyre, pasi ata e kishin bërë mosmarrëveshjen në një çështje kaq të madhe sa ishte shumë e vështirë të tërhiqesh.

“Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh”, deklaroi Rama, i cili do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bruksel përpara samitit.

Zyrtarët bullgarë kanë mbrojtur qëndrimin e tyre, duke këmbëngulur se ata thjesht po i kërkojnë Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahet angazhimeve të mëparshme dhe të kërkojë të mbrojë të drejtat e bullgarëve në vend.
Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, ka deklaruar se po bën përpjekje me mirëbesim për t’u angazhuar me Sofjen dhe theksoi se një mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të pengojë fillimin e bisedimeve midis BE-së dhe një anëtari të mundshëm.

Rama konfirmoi se nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e Shqipërisë për anëtarësim të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut – një hap që BE deri tani ka hezituar ta ndërmarrë, me zyrtarët që argumentojnë se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

“Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, ne do të kërkojmë të ndahemi nga ky çift i humbur në përkthim”, tha Rama.

“Kam besim se kjo është ajo që duhet të bëjmë, atëherë nëse [udhëheqësit e BE-së] do të pajtohen apo jo, do të shohim.”

Mbështetje për Macron

 

Udhëheqësi shqiptar tha gjithashtu se ai mbështet idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për jo anëtarët e BE-së.

“Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare”, tha Rama, ndërsa nuk pranoi të hynte në detaje për formën që duhet të marrë komuniteti.

“Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik i cili organizohet në mënyra të ndryshme … është shumë e rëndësishme dhe është përtej Bashkimit Evropian që kemi sot … i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha ai.

Macron e përcaktoi planin e tij pjesërisht si një përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, duke sugjeruar se komuniteti i propozuar do të ishte një mënyrë më e shpejtë për Kievin për t’u integruar në strukturat politike evropiane sesa procesi i gjatë i pranimit në BE.

Lufta e Rusisë ka nxjerrë në pah gjithashtu ndarjet në Ballkanin Perëndimor. Disa vende – si Shqipëria – e kanë ndjekur BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët – si Serbia – jo.

Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje gjatë dekadave, Rama u lut për mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë,” tha ai.

Ai tha se besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por ishte kundër presionit ndaj Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji.

“T’u kërkosh që të shkojnë atje, tani, është praktikisht e pamundur … Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” tha ai.

Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” tha ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund na pëlqen ne, ose që mund të dëshirojmë ne. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për rajonin”, tha Rama./ Politico përshtati Gazeta Shqiptare

Mjekja kirurge, Lida Shosha: Te spitali ku punoj, brenda 1 jave ikën jashtë vendit 70 infermierë

Mjekja kirurge, Lida Shosha, ngriti alarmin për largimin e bluzave të bardha, jo vetëm mjekët, por gjithnjë e më shumë edhe infermierët. 

Në tryezën e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me profesionistët e shëndetësisë, Shosha tregoi se nga spitali ku ajo punon aktualisht brenda 1 jave janë larguar nga Shqipëria 70 infermierë.

Sipas saj, ky është një moment dramatik dhe kambanë alarmi për të ardhmen e sistemit shëndetësor në vend.

“Jam kirurge e përgjithshme. Prej më shumn se çerekshekulli kam shërbyer në spitalin e Traumës dhe së fundmi jam në një spital privat. Prej vitesh kemi parë se si sistemi shëndetësor dhe se si armata e shquar e mjekëve është përpjekurt me mish dhe shpirt t’;i gjendet popullit në ditët e tij më të vështira, t’i gjendet qytetarit në sfidat e mëdha që ka kaluar ky tranzicion i zgjatur. 

Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë, por mendoj që armata mjekësore ka qenë stoike. Ku jemi sot? Sot jemi përballë sfidave të jashtëzakonzhme të cilat do të kenë një kosto drastike në shëndetin e popullatës dhe kjo ka të bëjë me situatën aktuale të sistemit shëndetësor dhe largimin masiv të bluzave të bardha dhe jo vetëm të mjekëve, por edhe të infermierëve, teknicienëve, kanë ikur edhe staf të administratës nga spitalet. 

Brenda 1 jave, nga spitali ku unë punoj u larguan 70 infermierë brenda një jave. Kjo është dramë. Megjithatë, shpeshherë e kam ngritur zërin dhe kam folur për problematikat e sistemit shëndetësor. As e ka vënë kush ujin në zjarr. Jemi baltosur, kanë hedhur topa balte ndaj nesh“, tha mjekja Shosha.

Greva: Bllokohen gjykatat, nuk zhvillohen 600 gjyqe

Nisi sot greva katërditore e avokatëve në vend, të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë. Më shumë se 600 seanca gjyqësore nuk u zhvilluan këtë të martë, ndërsa me mijëra procese pritet të dështojnë në ditët në vijim për shkak të grevës. Avokatët e cilësojnë hartën e re gjyqësore si anti-kushtetuese, pasi largon drejtësinë nga qytetarët. Ata thonë se me hartën e re gjyqësore, qeveria po kap sistemin, ndërsa shtojnë se kjo nismë konfirmon dështimin e reformës në drejtësi

SYRI TV

Më shumë se 600 seanca gjyqësore të parashikuara për t`u zhvilluar këtë të martë në të gjitha hallkat e sistemit të Drejtësisë, nuk u mbajtën. Avokatët në të gjithë vendin nisën grevën katër ditore, duke futur në kolaps të gjitha gjykatat në vend.

Dhoma e Avokatisë, me të gjitha degët e saj në rrethe, kundërshton miratimin e hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që parashikon përgjysmimin e numrit të gjykatave në vend, ku nga 22 rrethe gjyqësore parashikohen të mbeten vetëm 13 të tillë.

Kreu i dhomës së avokatisë Korçë, Arben Lena duke e cilësuar antikushtetues vendimin e KLGJ, kërkon rishikim të tijin, ndërsa avokati Ervis Goxhaj në Fier propozon krijimin e tre gjykatave të apelit.

Për Elton Laskën, që drejton Dhomën e Avokatisë në Lezhë, harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ është shpërfillje për qytetarët. Ndërkohë, Albens Tabaku në Korçë, tregon se harata e re gjyqësore do të largojë drejtësinë nga qytetarët.

Në këtë linjë, avokati Albens Tabaku thotë se drejtësia, do të përfundojë në vetëgjyqësi.

Arsyet se pse nuk duhet të shkrihen disa gjykata apeli, i tregon Kreu i dhomës së avokatisë Durrës, Lorval Petani.

Avokati Arenc Berati, e sheh këtë hartë si dështim të vettingut dhe kapjes së drejtësisë nga qeveria.

Greva e avokatëve në të gjithë vendin do të zgjasë deri ditën e premte. Në rast se Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ nuk do të tërhiqen nga harta e re gjyqësore, ata paralajmërojnë  përshkallëzim të protestave, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të reagojnë.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria rindërton skenën e krimit

Prokuroria e Elbasanit i është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bëhet me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Syri TV, prokurorët janë duke kryer veprime pikërisht në vendin e ngjarjes, të cilin e kanë rrethuar me shirita.

Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe, si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39-vjeçar, Pavlo Vuksani 50-vjeçar, Eltjon Bodinaku 32-vjeçar, dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti dhe efektivja e policisë Xhensila Sota, 27-vjeçare.

Për ngjarjen mbetet në burg si autor i dyshuar ish-efektivi i RENEA-s, shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbën Paplekaj.

syri.net

Harta e re gjyqësore, reagon Berisha: Vendim antiligjor! Ja kush janë dy qëllimet kryesore të Ramës

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar për vendimin për hartën e re gjyqësore.

Berisha thekson se ky vendin është antikushtetuese dhe dhunon parimet e procesit te rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptar.

Reagimi i kreut te PD, Sali Berisha per Hartën Gjyqësore.

Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:

Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.
Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb

Shqipëri, harta e re gjyqësore, avokatët në grevë për 4 ditë

Maksim Haxhia, kreu i Dhomës së Avokatisë

VOA

Në Shqipëri, Dhoma e Avokatisë njoftoi se nga sot, për katër ditë me radhë, do të bojkotohen seancat gjyqësore në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia, deklaroi se me hartën e re cënohet rëndë qasja në drejtësi e individëve dhe personave juridikë si dhe rriten kostot dhe shpenzimet.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë. Këshilli i Lartë deklaron nga ana e tij se “propozimi mbi “Hartën e Re Gjyqësore” është hartuar duke u bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare” dhe se “riorganizimi i rretheve gjyqësore krijon një qasje novatore që rrit efiçencën e sistemit gjyqësor për qytetarët, realizon shpërndarjen e drejtë të ngarkesës së punës midis gjykatave dhe gjyqtarëve dhe nxit specializimin, me pasojë reduktimin e kohës së nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje e dhënies së një drejtësie më cilësore”.

Reduktimi i fortë i numrit të gjykatave duket se lidhet ngushtë me largimet e ndjeshme të gjyqtarëve nga sistemi për shkak të procesit të vettingut. Afro gjysma e tyre tanimë janë shkarkuar.

Harta e re ju nënshtrua një procesi të gjatë konsultimi. Por zoti Haxhia tha sot se pas vendimit të KLGJ-së, këto konsultime sipas tij duket të kënë qenë false, “pasi sugjerimet e tona nuk janë marrë në konsideratë”.

Ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, u shpreh se sipas tij, harta e re e gjyqsorit është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Propozimi i Këshillit të Lartë gjyqësor do të duhet të marrë dhe mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Financave, përpara se t’i përcillet për vendim qeverisë.

Zmbrapset Rama- AP: Do duhen vite që Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Pas tetë vitesh, kryeministri Edi Rama duket sikur është zmbrapsur në lidhje me lumin e Vjosës.

Qeveria e tij nënshkroi nj ditë më parë një marrëveshje me organizatën amerikane Patagonia për të hartuar një draft, ku Vjosa do të shpallet Park Kombëtar.

Por sipas Associated Press, do të duhen vite derisa Vjosa të shpallet park.

Aktualisht Vjosa është një zonë e mbrojtur.

As qeveritarët dhe as organizatat joqeveritare nuk ishin në gjendje që të deklarojnë se sa i madh do jetë parku i ri.

Deri tani dihet se Rama ka thënë se do jetë parku më i madh në Shqipëri. Sa për krahasim, parku i Valbonës është rreth 8 mijë hektarë.

Mbrojtja e Vjosës, i cilësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë, ka aktivizuar shumë emra të njohur në vend dhe jashtë.

Mes tyre edhe aktori i famshëm, Leo DiCaprio.

syri.net

SHBA dhe BE i kërkojnë Shqipërisë të luftojë korrupsionin

VOA/Ilirian Agolli

SHBA dhe BE nxitën sërish sot autoritetet shqiptare të luftojnë korrupsionin me masa më energjike, ndërkohë që vendi po përgatitet të përparojë në procesin e integrimit europian.

Përfaqësues të Uashingtonit dhe Brukselit i bënë këto komente në një konferencë kombëtare kundër korrupsionit, organizuar nga qeveria shqiptare.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Juri Kim, theksoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe në dyert e BE-së për anëtarësim, dhe se i duhet të marrë vendime të vështira për të ecur përpara, por nuk mund ta bëjë këtë, nëse korrupsioni shihet si i zakonshëm dhe i pranueshëm.

“Jeni në një çast kritik të historisë suaj, duhet të vendosni se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do ta zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normal të Shqipërisë. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike” – theksoi ambasadorja Kim.

Ajo tha se korrupsioni është çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-të, sepse ne duam që aleatët tanë, që Shqipëria të jetë e fortë, e pavarur, e pasur, një partner i plotë.

“Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më shumë një partner dhe jo një problem, por ky problem, nuk zgjidhet pa ju, dhe këtë luftë duhet ta bëni ju. Ne do të jemi me ju në çdo hap kësaj rruge” – tha ambasadorja Kim.

Ajo theksoi se 3 dekada më parë Shqipëria fitoi lirinë nga diktatura komuniste dhe korrupsioni i atij regjimi, ndërsa sot është koha që në formë të përhershme ligji të bëhet i zbatueshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Ky vend ka energji të madhe për të arritur shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Kësaj duhet t’i jepet fund. SHBA dhe Shqipëria duhet të bashkojnë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft më me korrupsionin, se duhet të mbrojmë demokracinë” – tha ambasadorja Kim.

Ndërsa zyrtarja e Komisionit Europian, Michela Matuella, në fjalën e saj në një lidhje virtuale në konferencën kundër korrupsionit se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë që problemet nuk ekzistojnë më.

“Shqipëria duhet të konsolidojë rezultatet dhe të përshpejtojë më tej punën e saj. Reformat nuk duhet të reshtin, por të përshpejtohen. Gjithçka do të bëhet më e shpejtë kur të nisin negociatat” – tha zonja Matuella.

Ajo theksoi se është bërë shumë punë me reformën në drejtësi për të vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve, që janë gati të ndërmarrin reforma kurajoze për një sistem të mirë ligjor dhe institucione të shëndetshme.

“Reforma në drejtësi është historike, sepse nisur një ndryshim thelbësor, e kjo do të thotë që askush nuk mund të gëzojë më mosndëshkimin. Kjo është një vlerë e rëndësishme e BE-së dhe ne jemi partnerë të fuqishëm të Shqipërisë” – tha zonja Matuella.

Ajo shtoi se priten rezultate sistematike në ndjekjen penale të vazhdueshme ndaj sjelljeve kriminale që kanë nxjerrë në hap organet e vettingut, dhe se kjo përpjekje paralele po sjell më shumë integritet në institucionet shqiptare.

“Ne do të mbështesim punën e organeve të vettingut nga sulmet dhe nga frikësimet, që vijnë prej atyre personave që nuk i dëshirojnë që do të vazhdojë të japë reforma në drejtësi” – tha zonja Matuella.

Zyrtarja e Komisionit Europian tha se ende ka sfida dhe shumë punë për t’u bërë me sekuestrimin e aseteve kriminale dhe me ndjekjen penale të dyshuarve nga SPAK, ndërsa vlerësoi operacionet e përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së.

Të përndjekurit politikë kundër rrëzimit të Ndregjonit në Kuvend: U mbajt ‘peng’ prej 4 vjetësh

Të përndjekurit politikë akuzojnë maxhorancën për urrejtje ndaj kandidaturës së propozuar prej tyre për anëtar të autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Kandidati Besim Ndregjoni nuk mori votat e nevojshme në Kuvend për të qenë anëtar i autoritetit te dosjeve. Teksa renditën arsyen që sipas tyre e bëjnë të përshtatshme kandidaturën e Ndregjonit, ish-të përndjekurit akuzuan mazhorancën për ricakim të patronazhistëve socialistë

“Rama-Balla e mbajtën peng në parlament për 4 vite rresht kandidaturën e shumicës së të përndjekurve politikë.  Dhe fatkeqësisht as opozita nuk e denoncoi urrejtjen dhe mbajtën peng kandidaturën tonë. Ne të burgosurit dhe të përndjekurit politike të Shqipërisë bëjmë me dije opinionit publik shqiptar, trupin diplomatik për maskaradën që zhvilloi parlamenti shqiptar për ricklimin për anëtar të AIDSSH patronazhistët socialistë si Genta Sula, Altin Hoxha etj”, shprehet Ardian Elezi, përfaqësues i të përndjekurve politik.

Gjithashtu të përndjekurit politikë kundërshtojnë rizgjedhjen e Genta Sulës në krye të autoritetit të dosjeve, pasi sipas tyre në mandatin e saj ë parë, ajo  ktheu institucionin në shërbim të maxhorancës socialiste. Ata parashtruan edhe disa pyetje për anëtarët e opozitës që e mbeshtetën rizgjedhjen e saj.

“Po opozita pse u rreshtua përkrah kandidates së Edi Ramës dhe Taulant Ballës? A ka më turp deputetë të opozitës që kanë shkuar në parlament me votat e të përndjekurve politikë dhe votojnë nën komandën e Ramës-Ballës kandidaten e pushtetit dhe nuk votojnë kandidatin e të përndjekurve politk.105 vota mazhorancë opozitë për Genta Sulën shërbyesen e pushtetit socialist”, deklaroi Ardian Elezi.

Ish-të përndjekurit u bëjnë thirrje deputetëve që kanë statusin e të përndjekurve politikë që të çojnë në gjykatn kushtetuese votimin e 9 qershorit në parlament, për shkelje ligji, pasi kanë votuar kandidatura të rrëzuara nga komisioni i ligjeve. bw

Berisha boton dokumentin me firmën e Nanos: Si u ndryshua emri nga PPSH në PS

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një dokument në Facebook, ku sipas tij kemi të bëjmë vetëm me ndërrim të emrit nga PPSH në PS, 31 vjet më parë dhe jo rithemelim.

“Ja dokumenti! Per fallsifikatoret e historise qe paraqesin nderrimin e emerit si rithemelim!”, shkruan Berisha.

Dokumenti i cili mban firmën e Fatos Nanos është i 3 korrikut 1991.

Kajmaku trafikonte kokainë në Itali, gruaja e tij fitonte tendera nga Rama

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur nga Edi Rama në Vorë, Agim Kajmaku, u arrestua së fundmi në Itali me 20 kilogramë kokainë.

Ndërsa bënte trafik kokaine, gruaja e tij mësohet se ka fituar më së paku edhe 2.2 miliardë lekë të vjetra nga tenderat e zhvilluar prej institucioneve të drejtuar nga kolegët e tij të Partisë Socialiste.

Prej vitit 2015 e deri në maj të këtij viti, kompania ‘A.M.E 2020’ ka arkëtuar rreth 170 fatura për blerje lulesh dhe fidanësh.

Shoqëria ‘A.M.E 2020’ është zyrtarisht në pronësi Merita Kajmakut, bashkëshorte e Agim Kajmakut.

Kompania është krijuar në vitin 2008, me emrin ‘Kajmaku’ shpk, në pronësi të ish-kryebashkiakut të Vorës.

Pasi ai fitoi votimet mono-partiake të Qershorit 2019, Kajmaku ia dhuroi të gjithë aksionet e kompanisë bashkëshortes së tij.

Pasi Agim Kajmaku u shpall në kërkim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, shoqëria ndryshoi emrin, duke u quajtur ‘AME 2020’.

Ky ndryshim emërtimi e ndihmoi familjen Kajmaku që të vijonte të fitonte tendera publikë, megjithëse pronari i saj real ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Në 30 dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që Agim Kajmaku i fshihej policisë, kompania private e familjes së tij fitoi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra për lulishtet e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, në maj të vitit 2020, kur Kajmaku ishte ende në kërkim, shoqëria ‘AME 2020’ fitoi rreth 70 milionë lekë të tjera nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

syri.net

Kurti për Ditën e Çlirimit: Jemi ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë aktivitetit “Eksodi në liri”, që u mbajt në Bllacë të Hanit të Elezit, tha se sot bëhen 23 vjet nga çlirimi i vendit, shkruan Express.

Ai tha se në kohën kur është dashur të dëgjohet ‘zëri ynë historik, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht’.

“Kjo datë na kërkonte një shpejtësi të re, një organizim të ri, kur duhet të nguteshim dhe të përcaktonim qëllimet tona në mënyrë të qartë, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht pa menduar fort ne vetë. Për të bërë luftën, ne e morëm vetë vendimin, për të bërë paqen dhe për të ndërtuar shtetin, ne prisnim këshilla e udhëzime e urdhëra nga të tjerët dhe nuk dëgjonin se çka na thoshte zëri ynë i brendshëm historik. Prandaj, sot duhet kujtuar të gjitha, që jemi të lirë por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite”, ka shkruar ai.

Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë kryebashkiaku i Ramës

Policia italiane ka arrestuar një ish-zyrtar shqiptar për trafik droge. 

Mësohet se i arrrestuari është Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës, shkruan Report Tv, media pranë kryeministrit Edi Rama.

Personi i arrestuar nga policia italiane është  ditëlindjes 6 korrik 1971, të dhënat të cilat korrespondojnë me ato të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës.

Kajmaku është arrestuar në 27 maj 2022 me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto.

Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe bashkëpunimin e Policisë Shqiptare.

Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Vorës që mori në 30 qershor 2019, pasi nuk deklaroi një procedim penal në Greqi.

Njësia e dekriminalizimit në Prokurori, ngriti ndaj Kajmakut akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit si dhe për kryerjen e funksionit pasi i kishte përfunduar mandati.

Agim Kajmaku kishte mashtruar me formularin e dekriminalizimit, duke fshehur identitetin Jorgo Toto, me të cilin ishte ndjekur penalisht në Greqi. Pasi u provuan akuzat, KQZ i hoqi mandatin Kajmakut, por pikërisht në atë dy ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë, që u cilësua si i paligjshëm nga gjykata dhe rëndoi akuzën ndaj tij.

Agim Kajmaku u arrestua në korrik 2020, disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim, në një spital privat në Tiranë ku po trajtohej për probleme shëndetësore.

Por dy ditë pas ndalimit, Kajmaku u la i lirë më 8 korrik 2020, kur Gjykata e Apelit ndryshoi masën e shkallës së parë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Nga sekretarët funksionalë te anëtarësia- PD miraton udhëzimet për riorganizimin e degëve

Partia Demokratike ka miratuar këtë të shtunë edhe dy udhëzime me për plotësimin e strukturës organizative të degës, si dhe saktësimin e listave të anëtarësisë. Në udhëzime bëhet me dije se procesi për saktësimin e anëtarësisë duhet të përfundojë brenda datës 10 korrik 2022.

SYRI TV

Në mbledhjen me krerët e degëve, Partia Demokratike ka miratuar edhe dy udhëzime, me qëllim plotësimin e strukturës organizative të degës, si dhe saktësimin e listave të anëtarësisë.

Në udhëzimi bëhet me dije se në çdo degë të PDSH –së, krahas zgjedhjes së sekretarit Politik të Degës do të zgjidhen edhe sekretarët funksional, të cilët janë strukturë ndihmëse në degë dhe përgjigjen pranë sekretariatëve përkatëse në qendër.

Sipas udhëzimit sekretarët funksional në momëntin që zgjidhen, dorëhiqen nga të qënurit anëtar kryesie i votuar, dhe në kryesinë e degës hyjë anëtarët më të votuar sipas radhës.

Sa i takon saktësimit të listës së anëtarësisë në udhëzim theksohet do të konsiderohen anëtarë të degës të PD-së të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal, për të cilët kryesia e degës merr masa për plotësimin e formularit menjëherë pas mbarimit të sezonit.

Si dhe do të konsiderohen anëtarë të degës të gjithë ata të cilët rezultojnë me vendbanim fizik në territorin e degës, pavarsisht në se gjendja e tyre civile ndodhet në një tjetër territor të ndryshëm nga ai I degës.

Sipas udhëzimit ky process duhet të përfundojë brenda datës 10 korrik 2022.

Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.

Në kongresin zgjedhor të EPP Women, të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar denjësisht Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.

“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.”- u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes si zëvendëspresidente e EPP Women.

“E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëbdimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”.-tha ajo.

Kjo është hera e parë që një përfaqësuese ë Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

Në kongresin e Dublinit, EPP Women vendosi për ndryshimin e lidershipit. Znj. Doris Pack, një nga mbështetëset më të forta të Shqipërisë dhe PD u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën: 
1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

Ballkani i Hapur- Berisha: Akti më i lartë i tradhtisë, shqiptarët i detyrohen Kurtit për mbrojtjen

Berisha: Bashizmi induktoi apatinë! Ish-kreu i Mallakastrës mori 97 tendera nga Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në takimin me krerët e degëve, se Lulzim Basha dhe ndjekësit e tij imponuan një apati të rrezikshme në PD.

“Apatia u induktua në tetë vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj dhe të pazareve të pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund t’ju jap sot vetëm një shembull. Aktualisht një nga mbështetësit kryesorë të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës, është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore.

Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë problemet e tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.

Ky është një problem shumë serioz për ne, sepse përgjegjësia jonë është që të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë që këtë gjendje e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori gjer më sot, që bënë një mrekulli absolutisht të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën, ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare.

E ngritën në këmbë përballë presionit, terrorit dhe trysnive të shumëllojta dhe të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani. Ata presin një drejtim nga ne,” tha Berisha.

Berisha: Revolta ndaj regjimit po zien! Duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në takimin me krerët e degëve të PD se revolta po zien, ndaj duhet përgatitur sa më shpejt fronti opozitar.

“Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por edhe të një përqindje të madhe të individëve pa parti, por edhe qoftë të PS dhe partive të tjera.

Për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. E them këtë për detyrimet tona që kemi. Sot nuk mund të ketë mësues të kënaqur, kur prej tetë vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij personale, të gjendjes familjare të fëmijëve që mëson, të prindërve që takon. Shikon vetëm rënie. Shikon vetëm mospërfillje. Po kaq e vërtetë është kjo edhe me mjekët, që po ikin pasivisht për shkak të shpërfilljes së plotë nga ky regjim. Kështu me të gjithë profesionistët e tjerë. Është e vërtetë me qytetarët, është e vërtetë me të rinjtë.

Pra, orbita e pakënaqësisë dhe revoltës është shumë e madhe. Detyra jonë është t’i aktivizojmë, t’i tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë, çdo grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin.

Ne duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë sesa në vitin 1991. Po pse ua them unë këtë? Në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist. Por ai ishte një rrokullisje botërore. Komunizmi nuk ra në Shqipëri fillimisht. Ai u rrokullis në Europë.

Ishte monist, i kishte të gjitha pushtet, por prapë nuk mbijetonte sot. Kurse sot kemi regjim monist si në vitin 1991. Pa asnjë dallim. Përkundrazi, edhe më monist se në vitin 1991. Sot të gjitha pushtetet janë në duart e Edi Ramës, në duart e një njeri, në duart e një partie. Sot është realitet më i hidhur i Shqipërisë, partia-shtet.

Nga ana tjetër, askush nuk do të angazhohet për rrëzimin e këtij pushteti përveç nesh. Nëse ne presim se do na vijnë ndihma, ne mashtrojmë dhe gënjejmë veten tonë. Para syve tanë, u instalua çdo vit dhe çdo muaj pushteti total monist i PS-së,” tha Berisha.

Berisha: Kemi 44 mijë luftëtarë që mund të udhëheqin një lëvizje shpëtimtare për vendin

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se qytetarët presin që PD të ngjallë besimin për të udhëhequr protestat dhe ndryshimin.

“Pra, kjo është gjendja. Po ku jemi ne? Më të fortë se kurrë. Kemi 44 mijë luftëtarë, që na u përgjigjën në çdo kohë. Kjo është një pakicë që mund të udhëheq një lëvizje të fuqishme, shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë kërkojnë në radhë të parë të mobilizohen, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin.

Kemi të bëjmë me një parti shtet. Ajo përmbyset me një front opozitar dhe kjo është jetike për ne. Ne duhet ta krijojmë atë në të gjitha nivelet e vendit.

Përballë kemi një armik më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës. A do pranojmë ne monizmin? A do pranojmë të vazhdojmë si zakonisht me këtë qeveri dhe me këtë regjim? Kurrën e kurrës.

…Nuk është punë krize, por është punë vjedhje dhe shfrytëzimi të krizës për të vjedhur dhe varfëruar më shumë shqiptarët. Cili shqiptar e pranon këtë? Askush nuk e pranon. Por problemi është se ne duhet të ngjallim besimin se me lëvizjen tonë do i japim përgjigjen e duhur këtyre praktikave çnjerëzore.

…Ne kemi një terren të jashtëzakonshëm, një terren që pret vetëm veprimin tonë. Ajo që ndodh sot me shqiptarët, nuk ndodh me asnjë komb tjetër,” tha Berisha.

Ballkani i Hapur/ Berisha: Akti më i lartë i tradhtisë, shqiptarët i detyrohen Kurtit për mbrojtjen

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në takimin me krerët e degëve edhe te çështja e Ballkanit të Hapur.

“Le të ndalem edhe njëherë te Ballkani i Hapur. Është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptarët.

Shqiptarët sot kudo janë, i detyrohen Albin Kurtit mbrojtjen ndaj një projekti që vendos hegjemoninë e pastër serbe.

Nga një projekt, që në vend të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, nga Beogradi i vogël, që është Tirana, me qëllimin më antishqiptar, për ta paraqitur Kosovën si sherrin e Beogradit. Ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi.

Revista ‘Economist’ thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur përfiton vetëm Serbia. Të jeni të sigurt se ajo është jashtëzakonisht e paanshme.

Por kjo seri gënjeshtarësh, apatridësh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre që të citojnë një nen të këtij traktati. Sepse nuk është publikuar kurrë. A nuk deklaroi Vuçiç në Beograd se traktati është 740 faqe. Kush e ka parë këtë? Kush e ka lexuar? Çfarë ka në faqet e këtij traktati të këtij gangsteri? Askush nuk e di. Megjithatë nuk mungojnë gazetarët apatridë, injorantë. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë për të mbështetur Ballkanin e Hapur.

Çdo fermeri duhet t’i shkojmë në shtëpi dhe t’i themi se çfarë mynxyre është Ballkani i Hapur. Se si mund të matet ai me fermerin serb, që merr 80 euro subvencion për hektar, kurse ky këtu nuk merr as dy euro për hektar.

Këta xhahilë që bëjnë avokatinë e këtij projekti dhe flasin për tregtinë e lirë, këta nuk dinë absolutisht se çfarë është tregtia e lirë. Këta dinë vetëm çfarë është Beogradi dhe Sorosi.

Në rrafshin politik, Ballkani i Hapur është kundërvënie flagrante ndaj Procesit të Berlinit. Kjo sepse është projekt rus. Është thënë disa herë dhe u vulos nga Sergei Lavrov. Hegjemoni serbe do të thotë influencë ruse. Për këtë po punon Edi Rama. Mund ta përgënjeshtrojnë dot Lavrovin? Asnjë njeri nuk e përgënjeshtron dot.

Në këtë kontekst, PD është në një mision të madh, jo vetëm në mbrojtjen e interesit kombëtar, por edhe në mbrojtjen e çdo prodhuesi në vend,” tha Berisha.

Berisha: Duhet të përballemi me një armik të egër të interesit të shqiptarëve, ai është Sorosi

Duke folur sërish për Ballkanin e Hapur, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se shqiptarët duhet të përballen me një armik të egër.

“Ne përballemi sot me një armik tjetër të egër. Ky është George Soros. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Duhet t’u themi shqiptarëve të vrtetën. Ai është një armik i interesit të shqiptarëve.

A nuk ishte ai promotor i ndarjes dhe copëtimit të Kosovës? Për llogari të kujt e bënte ai këtë? Shqiptarëve ua ka njohur ato kufij gjykata ndërkombëtare. Për kë punonte Sorosi? Kundër shqitparëve dhe për Beogradin.

Pasi dështoi me çështjen e kufijve, nxori projektin tjetër. Ai është promotor kryesor i projektit të Ballkanit të Hapur.

Tani që këtë projekt e mbështeti Lavrov, a e fsheh Soros që po punon me rusët për destabilizimin e Ballkanit? Nuk e fsheh dot. Çdo projekt i mbështetur prej tyre destabilizon Ballkanin.

Ne nuk mund të pranojmë kurrë që interesat tona kombëtare të shqelmohen nga kushdo qoftë.

Dy ishin personazhet kryesore në Ohër. Lavrov nga Kremlini dhe Aleks Soros që i vë në rresht kryeministrat sikur të ishte shefi i tyre. Dhe me çfarë? Me një projekt që Shqipërinë dhe shqiptarët i dëmton me mënyrën më thelbësore.

Do thoni ju si t’ia bëjmë se ai është njeri i fuqishëm. Më të fuqishëm se njerëzit që vendosin të luftojnë për fatin e tyre, nuk ka,” tha Berisha.

syri.net

Berisha: Provat për Taulant Dumanin i ka prokuroria. Revolja u vendos pasi….

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se do të vazhdojë të akuzojë Taulant Ballën e PS për lidhjet me Nuredin Dumanin.

“Do ia them në parlament. Nuk ka nevojë që t’ia jap unë prokurorisë se ajo i ka në dosje. Mund të thuash se përse po i fsheh prokuroria? Ato që do ia them në parlament, prokuroria i ka në dosje. Është normale që unë t’ia them në parlament, sy më sy. Më komode është kur e ke përballë,” tha Berisha.

“Balla ka probleme me drejtësinë dhe do të ketë të tjera probleme. Unë i bëj publike gjërat kur e gjykoj unë se duhen bërë publike. Ai ka shumë probleme dhe gradualisht do të shkojë aty ku e meriton”.

“Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles… Ata tregojnë që po, e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e  tij elektorale dhe i kanë thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë… Për revolen e fshehur, pesë vetë janë në burg për këtë.  Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao s’e ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai.
Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme”

Protestat/ Berisha: Qytetarët nuk e presin shtatorin! Alibeaj e Bardhi i shërbejnë Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha paralajmëroi se protestat qytetare do të jenë gjatë verës pasi sipas tij “qytetarët nuk mund të presin shtatorin”.

“Shpresoj edhe më parë. Qytetarët e kanë të vështirë të presin deri në shtator,” tha ai.

Ditën e shtunë, Berisha ka thirrur mbledhje me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Për këtë takim, Berisha tha se një temë e rëndësishme do jetë edhe diskutimi për organizimin e këtyre protestave.

“Kjo është mbledhja e parë e kësaj natyre, në të cilën ata do marrin detyrat për drejtimet e punës së PD në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist e vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”.

Berisha ashpërsoi tonet edhe ndaj Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.

“Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Ramës. Siç bënë lojën e neveritshme të presidentit në funksion të imazhit të tij dhe Ramës, marrin përsipër që të keqshfrytëzohen për komisione te reformave të Ramës. Ne do të bashkohemi me ata të cilët janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist, i bazuar në krimin, drogën,” tha Berisha.

“Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh i qartë se nuk do të marrë pjesë të asnjë farsë të organizuar nga kryeministri Edi Rama.

“Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuar nga Edi Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij opozitarë”, tha ai.

syri.net

 

Berisha: Sistemi monist u vendos me mbështetjen e fuqishme të Sorosit

“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”.

Këtë deklaroi kryetari demokrat, Sali Berisha në deklaratën e përjavshme për mediat.

Sipas kreut të PD-së për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.

Sipas Berishës kjo u arrit përmes krimit drogës, varfërisë dhe mbështetjes së Soros.

“Edi Rama pati mbështetjen e fuqishme të George Soros dhe fondacionit të tij në Tiranë për të kapur çdo pushtet.

Falë tij ai vuri nën kontroll drejtësinë. Soros, përmes deklaratave të njerëzve të tij, përligji vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri por të larguar nga skena politike Sali Berishën, me objektivin e vetëm që të ndihmojë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi komunist i Edi Ramës, i mbështetur nga Soros,” tha Berisha.

Berisha: Është vendosur monizmi i plotë, jetik krijimi i frontit opozitar dhe ngritja e qytetarëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha e nisi konferencën e tij të përjavshme duke lexuar një deklaratë ne emër të PD.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD-së.

Në Shqipëri, vendoset monizimi i plotë.

PD deklaron se pas zgjedhjes më 6 qershor me votën vetëm të PS të Presidentit të Republikës, Edi Rama vendosi nën pushtetin e tij edhe institucionin e fundit që i kishte mbetur jashtë kontrollit.

Në vend u vendos sistemi monist i plotë dhe u varros sistemi demokratik bazuar te ndarja dhe balanca e pushteteve.

Për herë të parë pas 31 vitesh, të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetëm dhe të një partie. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe në çdo institucion tjetër të pavarur.

Sot, si asnjëherë më parë, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues i vetëm një force politike, asaj të PS-së.

Sot, si njëlloj në të shkuarën moniste të Shqipërisë, të gjithë institucionet e larta shtetërore, të cilësuara si të pavarura apo autonome si Presidenti i Republikës, kreu i KLSH, kreu i SHISH, kreu i SHIU, ILDKP, drejtuesit e bordeve, janë të emëruar, votuar apo zgjedhur vetëm nga PS.

Sot, në këtë shtet monist, si kurrë më parë, të gjithë drejtuesit e institucioneve më të larta të drejtësisë, janë të përzgjedhur dhe të emëruar nga mazhoranca moniste.

Kurrë ndonjëherë që nga diktatura moniste e Hoxhës, një kontroll i tillë partiak mbi drejtësinë nuk ka ekzistuar.

Sot në Shqipëri, të gjithë drejtuesit e komisioneve parlamentare, delegacioneve parlamentare, janë deputetë të PS-së në tërësi, dhe në raste të veçanta, të veglave të saj basho-opozitare.

Sot në Shqipëri, për shkak të bojkotit të opozitës në vitin 2019, i gjithë pushteti vendor është i PS-së.

Sot në Shqipërinë moniste, të gjithë organizatat joqeveritare, kontrollohen totalisht nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizuara dhe të lidhura me George Soros.

Të gjitha mediat e mëdha, me përjashtime tepër të rralla, kontrollohen nga qeverisja censuruese e Edi Ramës. Këto media përhapin me zell të veçantë propagandën e qeverisë dhe i shërbejnë dezinformimit të qytetarëve për interesat e qeveritarëve.

Sektorët më madhorë jetikë të ekonomisë së vendit, zotërohen nga oligarkë të lidhur ngushtësisht me qeverinë dhe monopolet. Në Shqipëri, 4-5 oligarkë zotërojnë mbi 35 përqind të ekonomisë shqiptare si në asnjë vend në botë.

Data 4 qershor e vitit 2022, zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Republikës, shënon zhdukjen e elementit të fundit të kontrollit të balancës së pushteteve.

PD rikujton se kjo kapje e të gjitha pushteteve nuk erdhi brenda një dite apo një viti. Monizimi, marrja e të gjithë pushteteve, erdhi si rezultat i modelit të partisë shtet që ai trashëgoi nga etërit e tij.

Rivendosja e monizmit total u arrit përmes përdorimit të frikës, terrorit, dhunës shtetërore, bandave, krimit, drogës, por edhe varfërisë me të cilën ai bleu dhe rrëmbeu votat si dhe largoi nga vendi mbi gjysmë milion shqiptare.

Edi Rama arriti me dosje gjyqësore të blejë apo të marrë peng drejtuesit e opozitës.

Edi Rama pati mbështetjen e fuqishme të George Soros dhe fondacionit të tij në Tiranë për të kapur çdo pushtet. Falë tij ai vuri nën kontroll drejtësinë. Soros, përmes deklaratave të njerëzve të tij, përligji vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri por të larguar nga skena politike Sali Berishën, me objektivin e vetëm që të ndihmojë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi komunist i Edi Rams, i mbështetur nga Soros.

Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë, të atyre që e duan këtë vend. Shembja e sistemit të kalbur monist arrihet me guxim dhe vendosmëri dhe krijimin e një fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, PD e konsideron jetik krijimin e një fronti opozitar për Shqipërinë, të përbërë nga forcat politike opozitare, shoqëria civile, intelektualë, akademikë.

PD u bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, në diasporë apo emigracion, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin nga shteti i kriminalizuar dhe monist i Edi Ramës.

Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se Shqipëria është republika moniste e Edi Ramës,” tha Berisha.

syri.net

Berisha: Do krijojmë bordet kombëtare me personalitete të shquara brenda dhe jashtë vendit

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se PD do të realizojë hapjen dhe do ngrejë një front të madh opozitar.

“Hapja nënkupton afrimin në PD të individëve me vlera, të njerëzve me ideale që duan t’i afrohen kësaj partie. Isha në Elbasan, një grup pedagogësh, mjekësh, mësues, shpallën anëtarësimin e tyre në PD. Kjo është një gjë e madhe.

Përveç kësaj, në kuadrin e hapjes, tani do të ngrihen bordet kombëtare, në të cilat ne, sipas fushave, do përpiqemi që të tërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura, të atyre fushave, brenda dhe jashtë vendit,” tha Berisha.

“Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen”, tha Berisha.

I pyetur se kur do mbahen protestat, Berisha tha: “Unë jam shumë i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Revoltat po zien anekënd vendit. E kam thënë njëherë dhe po e përsëris prapë. Lëvizjet janë shumë interesante, ndonjëherë i udhëheq ti, ndonjëherë të udhëheqin ato.

Kërkesa për protestë është universale. PD është e vonuar. Ne do jemi në lartësinë e detyrimeve”.

Meta: E kisha paralajmëruar z. Berisha disa muaj para se të shpallej non-grata, pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Basha

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot në “Open” se e kishte paralajmëruar Sali Berishën disa muaj përpara, para se të shpallej non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai u pyet nëse do bashkëpunojë me Berishën edhe pse është shpallur non-grata dhe nëse i qëndron deklaratës së tij se ky vendim ishte një fletë rrufe, teksa deklaroi se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.

“Nuk dua të hyj në çështje të tilla për arsye se ajo që më shqetëson është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Shqiptarët janë më pro amerikanë se amerikanët.

Tani mund t’ju them dhe diçka tjetër, unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte më kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi nga ana e besueshmërisë.

Unë i kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur dhe nuk besoj se kjo është çështje kaq e rëndësishme sa bëhet, pasi z. Berisha në çdo rast është një politikan që ka një kontribut të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-të.

Jam i bindur që problemi kryesor i Shqipërisë është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Jam i bindur se ky bashkëpunim është i thellë, shumë vite më parë”, deklaroi Meta.

Ju besoi Berisha?
Nuk kam pasur komunikim direkt me Berishën që do shpallje non-grata, përmes një kolegu tuaj ia kam transmetuar… bw


Send this to a friend