VOAL

VOAL

Duma: Ndërkombëtarët e dinë peshën që ka Sali Berisha, ka kthyer frymën në PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar protestën e zhvilluar këtë të enjte. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se në sytë e demokratëve pa një emocion dhe një frymë besimi.

Duma tha Berisha ka rikthyer frymën në Partinë Demokratike. Sipas deputetes demokrate, peshën e Berishës e dinë dhe ndërkombëtarët.

Duma: Gjëja që më shqetëson më shumë është se njerëzit kanë humbur shpresën që përmes votës do ndryshojnë qeverisjen. Të gjitha qëndrimet e mia për një PD më të madhe, me ndërkombëtare dhe SHBA-në, qëndrojnë po të njëjtat.Ky nuk momenti që të diskutohet sot. Unë pashë tek demokratët emocionin që të na shihnin sërish bashkë. Përmes demokratëve do mund të ngrihemi. Sot ajo që pashë është një frymë e mirë besimi dhe shprese. Unë pjesë e protestave kam qenë. Ka një frymë besimi më të madhe.

Vasili: Do shkoni në mbledhjet e grupit parlamentar.

Duma: Nuk kam shkuar në asnjë mbledhje të grupit parlamentar. Nga asnjëri nuk kam shkuar, as Berisha as Alibeaj. Kjo gjuhë ku nuk gjendet bashkëpunimi, duhet të mbarojë. Duhet të gjejmë pikëtakimet. Një gjë është e vërtetë, ne duhet të na bashkojë nevoja për të pasur demokratët. Kjo nevojë do prevalojë tek ne. Padiskutim që fryma po e kthen PD-në. E ka ngritur në një nivel të caktuar besimin që këtu gjërat duhen bërë me forcë.

Vasili: A fiton opozita me Sali Berishën në krye?

Duma: Është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë. Edhe Berisha e di, por duhet parë në vijim. Vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet lokale. Ky vit do vlejë për të parë frymën, pa i hyrë diskutimit për kryetarin. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë. PD nuk është pa elitën e vetë.

Ndërkombëtarët nuk e vendosin në dyshim peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia, ata e dinë peshën që kanë tek demokratët dhe tek Shqipëria. Ne flasim për rikthime, por pesha e tij, beteja e tij për dinjitet është e vërtetuar që në 6 mars, ku përfaqësoi PD-në me frymë, pavarësisht se nuk kishte logo.

syri.net

I dha fund jetës duke u hedhur nga pallati- Gazetari Kastriot Myftaraj prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij, me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Mesohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60-vjeçari.

Së fundmi, shpjegojnë burimet, viktima ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.

syri.net

‘Shqipëria në rrezik’ – Berisha: Protesta do jetë epike! Kjo qeveri nuk e meriton të jetë në pushtet as një ditë të vetme

‘Shqipëria në rrezik’ – Berisha: Protesta do jetë epike! Kjo qeveri nuk e meriton të jetë në pushtet as një ditë të vetme

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli në konferencën e organizuar për promovimin e librit ‘Shqipëria në rrezik’ nga shoqëria civile.

“Ky libër është një homazh për kauzat dhe aktivistët e shoqërisë civile, i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza.

Por nga ana tjetër, është edhe një mesazh-thirrje për të gjithë shqiptarët, të bashkohen me këto kauza të drejta.

Kauza, të cilat kanë një emërues të përbashkët, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve.

Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike, do thosha unë, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha.

Megaskandali i inceneratorëve/ Berisha: Mafia qeveritare përdori të moshuarit për të vjedhur 60 mln euro

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në fjalën e tij gjatë promovimit të librit ‘Shqipëria në rrezik’ edhe te megaskandali i inceneratorëve.

“Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën më të paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit, duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e identitetit, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje, por kanë vetëm një fat, mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdorur ata për të vjedhur 60 milionë euro.

Ndërkohë qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve, nuk u kompensohet një qindarkë e vetme. E pamë në parlament që qindra milionë euro të fituara nga rritja e çmimeve, të marra nga xhepat e qytetarëve, nuk iu kthyen atyre, por u ndanë me oligarkët.

Shohim që në këtë periudhë krize të madhe, Edi Rama nuk njeh kufi në vjedhjet e tij. Çon te Zoto-Mërtiri, te ushtarët e vet të hajnisë, në aferën e djegësave, çdo ditë nga 80 mijë euro, për të treguar karakterin qesharak të hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere.

Kemi të bëjmë me një person, për të cilin qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për t’u vjedhur dhe mashtruar.

Këto përgjigje do i japë protesta nesër dhe në vazhdim,” tha Berisha.

Berisha: Protesta duhet të jetë magnet për shoqërinë e heshtur, Rama nuk njeh kufi në vjedhje

Kryetari demokrat, tha në promovimin e librit ‘Shqipëria në rrezik’ se protesta e 7 korrikut duhet të jetë një magnet për shoqërinë e heshtur.

“Entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme. Le të bëjmë gjithçka për të protestuar protestën tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare.

Për atë shoqëri që ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë dhe të heqë dorë nga pasiviteti.

Duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara,” tha Berisha.

“Ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk e meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”.

Berisha: Objektivi i protestës së 7 korrikut dhe protestave të tjera do jetë largimi i Edi Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në fund të promovimit të librit ‘Shqipëria në rrezik’, se protesta ka objektiv largimin e Edi Ramës.

“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë kauza të drejta, të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij.

Natyrisht, largimi i kësaj qeverie është hapi i parë, jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve.

Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupit apo përmasave të grupit që është prekur prej saj.

Konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues, antiligjor në përputhje me këtë do mbajmë qëndrimet tona.

Por unë mendoj se protesta është rruga, është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive.

Të gjithë viktimat e arbitraritetit dhe të korrupsionit, duhet të bashkohen nesër me ne në protestë.

Nesër është një ditë e veçantë, shumë e veçantë. E thatë qartë që kauzat janë të shumta, janë të dhimbshme. Janë ulëritëse.

Por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre. Ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave, e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Edi Ramës është objektivi kryesor, është qëllimi më i madh i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar,” tha Berisha.

Protesta/ Zbulohet fletëpalosja e PD: 7×7 arsye bëjnë 49 dhe jo 42! Boll më me kauza të shitura!

Një ditë para protestës së thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zbuluar edhe fletëpalosja e PD.

Siç mund ta shihni, fletëpalosja e PD nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”

Ndërkohë, siç shihet në fletë, ironizohet edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha, teksa shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!”.

Protesta/ Berisha fton qytetarët dhe paralajmëron: Mos provokoni! Rama të mendojë dorëheqjen

Kryetari demokrat, Sali Berisha, dha një prononcim për mediat pas përfundimit të promovimit të librit ‘Shqipëria në rrezik’.

“Sot u promovua ky libër, si manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave të cilat janë një thirrje për ccdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti.

Situata është jashtëzakonisht e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin.

Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe.

Mos të harrojmë se një kauzë të drejtë, asgjë nuk mund ta mposhtë.

Ndaj shfrytëzoj këtë rast, për të ftuar ccdo qytetar të këtij vendi, të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës.

Paralajmëroj, paralajmëroj të gjithë llojet e policive se ccdo presion, ccdo qëndrim, ccdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do marrë ndëshkim personal të merituar ligjor.

Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi.

Nesër pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi. Një ditë beteje e vërtetë.

Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë,” tha Berisha.

Berisha u përgjigjet pyetjeve: Skenari i protestës është i qartë! Përshëndes Renis Gjokën dhe Big Bastën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me protestën e nesërme. Pas promovimit të librit ‘Shqipëria në rrezik’, Berisha dha një prononcim për mediat:

Pyetje: Z.Berisha, në lidhje me agjendën, do të niseni nga selia blu? Dhe nëse keni biseduar me kryetarët e degëve, sa do të jetë numri i protestuesve nesër?

Sali Berisha: Më lejoni të përshëndes para jush autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjokën dhe Big Bastën. Të cilët me një pasion dhe me kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.

Pyetje: Cilët do të jenë skenarët e protestës së nesërme? Do tentohet hyrja në Kryeministri? Sa do të jenë numri i pjesëmarrësve?

Sali Berisha: Pjesëmarrësit kam një numër që do të jetë një protestë gjigante, masive, por që të më kërkoni numër të saktë mua, mos gaboni, se dy gjëra nuk merrni kurrë nga unë, përqindje, parashikime në përqindje dhe numër.

Pyetje: Cili do të jetë skenari i protestës?

Sali Berisha: Skenari i protestës është i qartë, betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.

Pyetje: Zoti Berisha, në këtë protestë ju do të udhëhiqni, apo do të udhëhiqeni?

Sali Berisha: Të gjitha opsionet janë të mundshme, plotësisht, edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.

Pyetje: Të nesërmen e protestës…?

Sali Berisha: Beteja vazhdon. Nuk ka të ndalur!

syri.net

 

 

Çfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim? – Nga IRENA BEQIRAJ

Tek dëgjon kryeministrin holandez, i cili në 2020, në Samitin e Sofjes, ishte kacafytur deri fizikisht me Liderin Ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor, pyetja lind – çfarë ndryshimi rrënjësor ka ndodhur në Shqipëri që Holanda ndryshoi qëndrim?

Reformat?

A është ulur krimi ndër shqiptarë në Holandë?

A mos ndoshta historia e vajzës holandeze që la Holandën për të jetuar në Shqipëri plot diell e zbuti kryeministrin holandez, i cili duhet thenë, e shikonte gjithë adhurim Reformatorin?!

Apo zbulimi i Shell i cili është financues 100% në bllokun 4 në Shpirag, sjell përfitime për Holandën? (Shell është kompania më  rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri).

Pyetje e veshtirë?

Aspak!

Mjafton t’i hedhim një sy historisë!

Historia mizorisht na kujton që Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studimet e huaja tregojnë se në  këmbim të kësaj pjesëmarrje, qeveria dha në vazhdim me koncension:

1) tek  D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co,  33,642 hektarë për shfrytëzim ne zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.

2) 47,213 hektarë për shfrytëzim iu dhanë komapanisë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat.

3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte një ndër kompanitë që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun  për ndihmën italiane të vitit 1925.

(4)  Ferrovie dello Stato po ashtu kishte perfituar 116.825 hektare për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë.

(5) Nuk mungoi prania franceze përmes (Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.

Deri në vitin 1932, qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtese. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe ne vitin 1933 numri i koncesioneve u trefishua për “përkrahësit në arenën ndërkombëtare”, në 15.

Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, deri në atë kohë).

Interesant është fakti që në vitin 1936 Italia llogariste si import të saj (pra si produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936, 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte rreth 470,000 ton.

E pra, historia na qesëndis! Uaaaaa po ne paskërkemi 100 vjet që drejtohemi nga lidera që me plot gojën mund të konsiderohen brand-e ndërkombëtare! Po, po strategë, që përkrahjen politike ndërkombëtare, të cilën e shesin si arritje të tyre e kanë blerë shtrenjtë, duke e shkëmbyer në tavolinat e bisedimeve pasurinë e shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët, në varfëri vrasin vëllai vëllanë për gardhin.

Fundja, drekë falas nuk ka!

Si themi ne në këto raste? Faleminderit kryeministrit holandez për mbështetjen. Jemi të lumtur që ke mbetur i kënaqur me marrëveshjen i ndërsa këtij tonit “Marrsh nga ditët tona”!

Le t’ja marrim një kënge që ju këndoftë zemra!

Vetëm ju lutem jo më polifonike, se na e nxorrët polifoninë nga qejfi krejt! Si thoni për një me lahutë apo serenatë korcare? Edhe një jare shkodrane për holandezin nuk do ishte keq!

Nesër më 6 korrik Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë tek Tirana International Hotel në orën 11:00

Nesër më 6 korrik Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë tek Tirana International Hotel në orën 11:00

 

Rama: Në Shqipëri është zbuluar naftë dhe gaz natyror

Gresa Kraja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të martën që një kompani ndërkombëtare ka zbuluar rishtas në territorin e Shqipërisë sasi të mëdha nafte dhe gazi natyror, gjetje që ai ka pretenduar do të ndryshojnë ekonominë shqiptare dhe të ardhmen energjetike të Evropës.

Gjatë një vizite në Holandë ku po takon investitorë holandezë, Rama ka thënë se kompania multinacionale Shell, që është njëra nga kompanitë më të mëdha naftësjellëse globale e që po hulumton burimet potenciale të këtyre resurseve natyrore përgjatë bregdetit shqiptar, ka bërë “një zbulim shumë të rëndësishëm” në Shqipëri.

Rama ka deklaruar se kompania e përfshirë në hulumtim nuk ka dhënë shifra për publikun dhe Shell nuk është prononcuar për gjetjet e pretenduara në Shqipëri.

“Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, u shpreh ai.

Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në krizë çmimesh pas lëkundjeve në treg për shkak të vështirësive me furnizim me naftë dhe gaz si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë dhe sanksioneve të vëna nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj Rusisë.

Që nga fillimi i luftës në fund të muajit shkurt, Shqipëria i është bashkangjitur sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndonëse shteti nuk ka varësi të drejtpërdrejtë nga gazi dhe nafta ruse, Shqipëria aktualisht nuk i përmbushë nevojat e saj energjetike, duke u detyruar që një sasi të konsiderueshme të energjisë ta importojë me çmime të larta nga bursat ndërkombëtare.

Kjo gjendje ka rënduar koston e jetesës në Shqipëri, një ndër shtetet me bruto prodhimin më të vogël në Evropë.

Sipas Bordit të Transparencës, çmimi i naftës në Shqipëri të martën është ngritur sërish në 252 lekë (2.14 €) për litër të naftës nga 243 lekë (2.07€) dhe 241 lekë (2.05 €) për litër të benzinës nga 235 lekë (2.00 €).

Rritja e vazhdueshme e kostos së jetës në Shqipëri, ku rroga mesatare është 490 euro dhe niveli i varfërisë sipas Bankës Botërore arrin në rreth 30 për qind të popullsisë, ka nxitur protesta në mbarë Shqipërinë.

Kryemadhi paralajmëron të tjera fakte për aferën e Inceneratorëve: SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën

TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat një ditë pasi nxori emrat e 24 kompanive fiktive që kanë përfituar para nga buxheti i shtetit me aferën e inceneratorëve, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një krim financiar pasi janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit.

“Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 mln lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja”, tha kryetarja e LSI-së.

Ajo mohoi që SPAK të ketë thirrur dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi për të dëshmuar, por tha se SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kryeministrin Edi Rama.

“Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje. Bëhet për të shfokusuar vëmendjen. Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dalin që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit dhe janë kryer veprime të tjera. Megjithatë kjo është në dorë të SPAK-ut”, tha Kryemadhi. bw

 

Voal.ch: Kush ndihet shqiptar të jetë në shesh më 7/7/7 fizikisht ose me shpirt e me zemër!

Është publikuar spoti zyrtar i protestës së 7 korrikut me apelitivin : “Zgjohu shqiptar” –  Mos thuaj “ç’më duhet mua!”

Nga ana e tyre botuesit e Voal.ch i bëjnë thirrje çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike që të jetë në protestë më 7 korrik!

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

sepse e gjithë elita politike na ka mashtruar për tri dekada,

por secili prej nesh duhet të jetë i ndërgjegjësuar, qoftë demokrat apo socialist se ky kryeministër rrezikon ekzistencën e Atdheut tonë, Shqipërisë!

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me shtetin e së drejtës dhe valorizimin e votës së lirë, meritokracisë dhe kontributeve;

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me emrin e fëmijëve tanë dhe të së ardhmes së Shqipërisë!

Prandaj Voal.ch iu fton të mos t’i ndalim protestat deri sa vota e lirë të shprangosë sistemin nga deputetë skllavër të kryeministrit, nga ekonomia e zezë, mafia dhe antiligji  –

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me restaurimin e sistemit demokratik me shanse të barabarta për të gjithë,

që nuk privilegjon bijtë, trashëgimtarët, klientët apo dashnoret e politikanëve

por që i gjendet pranë dhe i jep dorën duke treguar solidaritet të plotë

shtresave më të dobta, sikur janë fëmijët pa përkrahje dhe pensionistët!

William Faulkner thosh: “Kurrë mos kini frikë të ngrini zërin tuaj… Nëse njerëzit në mbarë rruzullin… do ta bënin këtë, do të ndryshonin botën.” 

Elie Wiesel thosh: “Ne gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin.”

Legjenda Bob Marley me hitin e tij madhështor simbol i protestës Get Up Stand Up, ngrinte në këmbë me miliona e miliona kur bënte apel: “Get up, stand up, Stand up for your rights. Get up, stand up, Don’t give up the fight.” ““Çohuni, ngrihuni, ngrihuni për të drejtat tuaja. Ngrihu, ngrihu, mos hiq dorë nga protesta.”

Voal.ch iu fton si vëllezër e motra, të një gjaku e të një gjuhe, që të ndjejmë dhimbje për Shqipërinë tonë, por sidomos për brezin e ri që është duke vuajtur një “spastrim etnik” modern!

“Kush ndihet shqiptar të jetë në shesh më 7 korrik në orën 7, fizikisht ose me shpirt e me zemër!

Dhe protesta të mos ndalet deri kur shqiptarët të jenë Sovranë të fatit të tyre dhe elita e re politike e zgjedhur me votë të lirë free and fair, jo me lista nga Njëshi, shërbëtore e Sovranit!

 

Botuesit e voal.ch

Elida Buçpapaj  Skënder Buçpapaj

 

 

7 korriku/ Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!

Inceneratorët/ Berisha: Rama të dalë para drejtësisë! Të përfshirë Agaçi, Veliaj e Ahmetaj

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Berisha deklaroi se kjo është skandaloze dhe i përfshirë me Ramën është Ahmetaj, Veliaj dhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

“Kjo ndodh vetëm e vetëm kur kryeministri vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Kjo nuk është një aferë në Kukës, Gjirokastër apo Korçë, kjo është një aferë në establishmentin kryesor të shtetit, ky janë kryeministri, ministri i financave, dhe kryebashkiaku.

Paratë e shtetit, thesari përfundoi në fruta ekzotike, shkruhet për çdo gjë tjetër e jo për ato për të cilat jepen paratë. Kjo të çon te ministri i financave Ahmetaj, Veliaj dhe Edi Rama.

Tek pensionistja ne azil, që s’ka asnjë lidhje, e vërteta është se gjithçka ka një krye dhe ky është Edi Rama, Engjell Agaçi, Veliaj dhe Arben Ahmetaj.”-tha Berisha.

Berisha: Rama, tellall i Beogradit që po destabilizon rajonin! Do e rrëzoj nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ teksa komentoi aferën korruptive të inceneratorëve, tha se do bëjë gjithçka që Rama të mos ‘mbijetojë’ më në krye të qeverisë.

Kreu i selisë blu u shpreh se Rama synon vetëm vjedhjen dhe pasurimin e zyrtarëve të tij duke varfëruar kështu qytetarët shqiptarë.

Nga një seri zhvillimesh dramatike, të cilat de fakto kanë rrëzuar Kushtetutën e vendit, kanë rikthyer monizmin e plotë i cili është i papajtueshëm me demokracinë dhe demokracia në kushte monizmi nuk ekziston, i cili në çdo vendim që merr vjedh pasuritë publike, buxhetin e shtetit, pasuron nomeklaturën e tij dhe varfëron qytetarët shqiptar.

Rama është bërë tellall kryesor i Beogradit në Europë, është bërë faktor destabiliteti në rajon me Ballkanin e Hapur, është vetëm Ballkan i Hapur për krimin, drogën, hegjemoninë serbe. Ka mbështetjen e Lavrov dhe George Soros.”-tha Berisha.

7 korriku/ Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!

Çfarë pret Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut?

Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live, u shpreh se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të ndodhë, pasi keqqeverisja e tij ka tejkaluar çdo limit.

“Sali Berisha dhe të gjithë demokratët dhe populli opozitar, shoqëria civile inaugurojnë fillimin e ndryshimit të madh. Inaugurojnë një stinë të nxehtë e cila mbyllet me fitoren e tyre. Rezultati do të jetë absolut, largimi i Edi Ramës nga pushteti, kjo nuk ka asnjë diskutim. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë pak më i ngadaltë, por largimi është i sigurt dhe i pashmangshëm. Edi Rama do të marrë fatin që meriton. Edi Rama ka tejkaluar në abuzimet e tij çdo lloj kufiri dhe limiti”, u shpreh Berisha.

Berisha: Rama shpenzon 300 mijë € për një udhëtim me avion! Vjedh qytetarët, jeton me oligarkët

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaroi se kryeministri Edi Rama s’ka asnjë grimcë dhembshurie ndaj njerëzve.

Kreu i selisë blu theksoi se Rama nuk mendon për bukën e gojës për të cilën vuajnë qytetarët, por bën udhëtime private me avion dhe kostot shkojnë deri në 300 mijë euro.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se Edi Rama jeton me një grup oligarkësh e qeveritarësh që vjedhin së bashku paratë e qytetarëve.

E ka të zakonshme të thotë se në Shqipëri nuk vuan kush për kafshatën. I transformuar nga pushteti në një qenie, para 9 vitesh vraponte nga dyqani në dyqan dhe tregonte listat e ushqimeve në media.

Sot janë të trefishuara dhe sot thotë se në Shqipëri nuk ekziston problemi i kafshatës. Ky njeri i cili udhëton vetë me avion në dispozicion duke shpenzuar për një rrugë 300 mijë euro, në varësi nga distanca deklaron se ktu s’ka mungesa ilaçesh e ushqimesh.

Rama është i verbuar, jeton me një grup oligarkësh, grup qeveritarësh që vjedhin gjithë ditën së bashku.“-tha Berisha.

Berisha: Të gjithë deputetët e kanë derën e PD të hapur, t’i bashkohen 7 korrikut

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv tha se dera e PD është e hapur për të gjithë deputetët ndërsa i bëri thirrje atyre t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Teksa bëri një krahasim me Lulzim Bashën, Berisha tha se tani PD është opozita e vërtetë, një front për shpëtimin e Shqipërisë.

Sa i përket 7 korrikut, Berisha tha se do të jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në vend.

Ndryshim si nata me ditën me Lulzim Bashën. Kjo protestë e 7 korrikut thirret nga një opozitë e vërtetë e cila ka vetëm një agjendë, lirinë e shqiptarëve.

Nuk i tërhiqemi agjendës. Së dyti, cila do jetë vazhdimësia, ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do përcaktojë agjendën por protesta e 7 korrikut është protesta e parë prej shumë e shumë vitesh e një opozite të vërtetë në Tiranë.

S’ka nevojë të tregoj se kush jam. Sa i përket deputetëve, protesta është e PD. Kush e ndjen veten deputet i PD, e ka të hapur derën, s’është protesta e Berishës.

Berisha është bashkuar me forca politike opozitare, shoqërinë civile, eksponentë të shoqërisë protestuese me një zë, front është ky.

Gabim nëse s’i lexojë gjërat siç i them, ka deklaruar se do krijoj një front, ndaj cilido që e merr ndryshe gabon.”-tha Berisha.

Njerëz pranë Bashës përfituan nga inceneratorët’! Berisha: Të ndëshkohen! Nga viti 2014…

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live në Syri Tv akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët. 

Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.

Lideri i opozitës kujtoi pengesat që io shkaktonte PD-ja, Abi Malltezit në denoncimin e aferës që sot e kësaj dite ka dalë në dritën e diellit.

Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës…

Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt.

Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar…

Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua.

Berisha: PD do mbetet pro amerikane! Kryetarin e kësaj partie e zgjodhën demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro amerikane.

Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, pasi këtë e bëjnë vetëm demokratët.

“PD do të mbetet forcë politike pro amerikane. Askush s’mund të caktojë kryetarin e PD-së, dhe deputetët e saj.

Ky nuk është standardi i SHBA-së por i një grupi të caktuar që mori përgjigjen e merituar nga demokratët shqiptarë.”-tha Berisha.

syri.net

Berisha: Më 7 korrik zbres në shesh, qëllimi i vetëm për të rrëzuar monizmin e Ramës

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Kreu i selsië blu tha se më 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi.

“Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik.

Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë.

Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive.”-tha Berisha.

Belind Këlliçi: Më 7 korrik para Kryeministrisë, rinia do tregojë që është gjallë dhe më e fortë se kurrë!

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi në takimin e të rinjve me kryedemokratin Sali Berisha, se të rinjtë do të jenë në protestën e 7 korrikut. 

Këlliçi tha se shpopullimi dhe afera e inceneratorëve po rrëmbejnë të ardhmen e shqiptarëve.

Kreu i FRPD tha se të rinjtë në datën 7 korrik do të japin mesazhin e fortë se rinia e këtij vendi është gjallë dhe më e fortë se kurrë.

Na keni mbështetur në 6 vite e gjysmë në çdo kauzë opozitare, në çdo protestë. Jam i bindur se sikundër keni shkëlqyer në çdo aktivitet, në çdo protestë, në çdo fushatë elektorale, ku keni qenë të parët për të bërë punën dhe të fundit për kërkesa, sërish edhe në 7 korrik, në orën 7 para Kryeministrisë do të jepni një mesazh se rinia e këtij vendi është gjallë, është më e fortë se kurrë dhe se Shqipërinë po, do ta bëjmë ne, do ta bëjmë si Europa, do ta bëjmë së bashku me Partinë Demokratike. Ju ftoj të protestojmë për një nga kauzat më madhore, për dëmin më të madh që po i ndodh vendit, shpopullimin. Por mbi të gjitha të protestojmë edhe kundër çdo afere korruptive që na ka rrëmbyer të ardhmen. Vetëm pak orë më parë, një rast skandaloz, dy të moshuar 94 dhe 95 vjeçar zotëronin një kompani prej 35 mln dollarësh ku pastroheshin paratë e inceneratorëve. Një aferë korruptive që rëndon xhepat e qytetarëve për 35 vitet e ardhshme”, u shpreh Këlliçi.

Berisha: PD ka në fokus të rinjtë, zëri juaj do dëgjohet! Ju mund ta bëni Shqipërinë

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Berisha garantoi të rinjtë se me programin e PD, zëri i tyre do të dëgjohet dhe do të lejohen të japin kontributin e tyre në çdo fushë.

“Në çdo fushë, të rinjtë do kenë zërin e tyre, përfaqësinë e tyre, do japin kontributin e tyre. Programi ynë do jetë ai program që synon që rinia shqiptare të kthejë të bëjë Shqipërinë. Ju garantoj për këtë.“-tha Berisha.

‘Nuk mbushi sheshet kur u vra Klodjan Rasha’/ Berisha: Opozita shuante revoltat. S’do ndodhë kurrë më!

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me FRPD, se dy ishin faktorët që shuanin revoltat qytetare. 

Berisha fajëson opozitën se nuk mbushi sheshin as kur u vra i riu Klodjan Rasha, nga plumbat e policisë.

Kreu demokrat bëri përgjegjëse opozitën për dështimin e protestës së Astirit dhe Teatrit Kombëtar.

Berisha përmendi edhe një faktor të tretë, atë të grupeve të shoqërisë civile që nuk donin të politizonin kauzat për të cilat protestonin.

Ai tha se opozita do të protestojë gjithnjë, ndërsa grupet shoqërore dhe organizatat e ndryshme, janë të ftuara të marrin pjesë.

Dy faktorë u bënë zjarrfikës të revoltave qytetare. Faktori i parë ishte opozita, të themi të vërtetën. Nuk harroj kurrë qëndrimin e opozitës ndaj ekzekutimit në derë të shtëpisë së të riut Rasha. Në derë të shtëpisë, pas shpine, duken hyrë në shtëpinë e tij. Nuk mund të kishte forcë që të pengonte opozitën të mbushte sheshet. Janë një seri rastesh të tjera. Këto nuk do të përsëriten kurrë më. Edhe Astiri, një qëndresë qytetare heroike, 420 ditë. Mbështetje e kufizuar, e dorëzuar, e lokalizuar.

Teatri, histori turpi për opozitën, histori nderi për artistët dhe qytetarët që bënë qëndresën më të vendosur, dhe opoziota nuk gjente motive për të mbrojtur një simbol kombëtar siç ishte Teatri. I them këto se s’do përsëriten kurrë më. 

Ka patur edhe një faktor tjetër. Në disa raste ka patur grupe dhe të tjerë që nuk duan të na politizojnë. Ne nuk pyesim më për asgjë, ajo që është e drejtë… Jam këtu para jush për t’ju thënë të gjithë grupeve, organizatave e të tjera me radhë, se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon. Ju jeni të mirëpritur të na bashkoheni, nuk doni? Ne do të dalim gjithnjë“, u shpreh Berisha.

syri.net

Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës off shore! Rama truri i skemës korruptive, ja hapat si ka vepruar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv skandalin me aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se prej 9 muajsh kemi të bëjmë me një evazion fiskal.

Sipas saj, me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, hapeshin kompanitë, merreshin paratë dhe më pas këto kompani mbylleshin.

Për inceneratorin e Tiranë Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës është offshore, ndërsa si trurin e skemës korruptive dhe fshejes së gjurmëve, akuzon kryeministrin Edi Rama.

“Korrupsioni i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, hapeshin kompani, merreshin paratë, tërhiqeshin nga bankat e nivelit të dytë, mbylleshin kompanitë. Flagrante.

Sa i përket kësaj skeme, shumë më e vështirë, janë parë qindra miëjra fatura që janë analizuar. Inceneratori i Tiranës, është off shore.

Duket që pas inceneratorit të Elbasanit e Fierit, Rama është bërë truri i skemës financiare, për të menaxhuar e fshehur gjurmët e këtij operacioni financiar për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

Unë jam e sigurt që koka e truri financiar i kësaj skeme, jo vetëm të evazionit fiskal dhe përdorimit të fondeve publike të buxhetit të shtetit, por është edhe truri i pastrimit të parave të drogës që përmes kompanive fiktive, kanë futur para të pisëta jashtë Shqipërisë.”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës off shore! Rama truri i skemës korruptive, ja hapat si ka vepruar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv skandalin me aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se prej 9 muajsh kemi të bëjmë me një evazion fiskal.

Sipas saj, me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, hapeshin kompanitë, merreshin paratë dhe më pas këto kompani mbylleshin.

Për inceneratorin e Tiranë Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës është offshore, ndërsa si trurin e skemës korruptive dhe fshejes së gjurmëve, akuzon kryeministrin Edi Rama.

“Korrupsioni i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, hapeshin kompani, merreshin paratë, tërhiqeshin nga bankat e nivelit të dytë, mbylleshin kompanitë. Flagrante.

Sa i përket kësaj skeme, shumë më e vështirë, janë parë qindra miëjra fatura që janë analizuar. Inceneratori i Tiranës, është off shore.

Duket që pas inceneratorit të Elbasanit e Fierit, Rama është bërë truri i skemës financiare, për të menaxhuar e fshehur gjurmët e këtij operacioni financiar për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

Unë jam e sigurt që koka e truri financiar i kësaj skeme, jo vetëm të evazionit fiskal dhe përdorimit të fondeve publike të buxhetit të shtetit, por është edhe truri i pastrimit të parave të drogës që përmes kompanive fiktive, kanë futur para të pisëta jashtë Shqipërisë.”-tha Kryemadhi.

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi: Ja skema si Rama po përdor të moshuarit për të nënshkruar kontratat

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se kartat e identitetit të pensionistëve përdoren për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë jetojnë në azil, pra të moshuarit përdoren.

Kryemadhi komentoi edhe rastin që denoncoi me 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 mln dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 mln euro si punë e paguar nga inceneratorët.

Sipas Kryemadhit, Rama përdor të moshuarit përmes këtyre skemave ndërsa shtoi se SPAK është nën presionin e kryeministrit.

“Merren njerëz, u faturohen miliona euro. Problemi fillon te Ministria e Financave. Ose drejtësi e kapur, e pranoj që SPAK-u është nën presionin e Ramës e Veliajt.

Nëse bie Veliaj bie Edi Rama, asnjëri nuk e mban njëri-tjetrin. Skema e evazionit fiskal janë para të buxhetit të shtetit, për të pastruar paratë e drogës.

Rama merr 90-vjeçaren e bën pronare të 30 mln eurove e cila është pa shtëpi.”-tha Kryemadhi.

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë: 49 arsye që më 7 korrik të jesh me ne

Ky është materiali përfundimtar i mesazhit që prodhoi Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë

Ky është drafti përfundimtar i mesazhit të kësaj proteste duke përfshirë të gjithë kauzat dhe kontributin e luftëtarëve për Liri e Atdhe të Nervit të gjallë të Rezistencës Kombëtare

SHQIPËRIA NË RREZIK! #7Korrik

Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!

7 X 7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!

49 ARSYE (në 49 postera) që ke ti në #7Korrik të jesh me ne

në Sheshin e patriotëve për Shpëtim të Shqipërisë nga Shpopullimi.

‘Deri në #7Korrik Populli kishte Frikë Qeverinë!

Në 7 Korrik është Qeveria që do ketë Frikë Popullin!’

1. Askush nuk është më i rëndësishëm se Shqipëria!

2. Pa ik Rama dhe Veliaj, nuk shpëton Shqipëria! Duam Qeveri Teknike!

3. Sot po vrasim Frikën, që të rikthejmë Shpresën!

4. Hiqni taksat e naftës, hiqni bordet komuniste!

5. Na ktheni tregun e lirë, jo më monopole oligarkësh!

6. Ndalni PPPtë, Ndalni investimet korruptive! Hiqni taksat e ushqimeve dhe naftës!

7. Ndalni urinë, rrisni rrogat dhe pensionet!

8. Ma rikthe Kushtetutën! E dua me Referendum, jo me arna deputetësh!

9. Prona është e shenjtë! Duam pronat tona!

10. Millosheviç Kasapi i Ballkanit, Rama Kasapi i Shqipërisë

11. Më mirë të ikin banda e Sorosit, se sa të ikim ne!

12. Stop Axhendës Soros të Rrënimit, Falimentimit dhe Shpopullimit të Shqipërisë

13. Thuaj jo Jugosllavisë së Re, Jo Ballkanit të Hapur, Po Integrimit Europian!

14. Ma kthe Teatrin, Butrintin, më kthe Historinë, më kthe Shqipërinë!

15. Ndal Hartës Gjyqësore të Shpopullimit të Shqipërisë!

16. Jo Reformës Soros në Drejtësi!

17. Soros = Çubrilloviç! Të ndalojmë Spastrimin Etnik!

18. Jo Skavicës, Jo Shpopullimit të Dibrës!

19. Jepini naftëtarëve rrogat dhe pensionet e grabitura!

20. Mos shkatërroni profesionet e lira! Jo rritjes së taksave!

21. Thuaj PO votës së emigrantëve!

22. Të ndalim falimentimim e fermerëve! Thuaj jo shpopullimit të fshatit!

23. Jo vaksinim me detyrim! Trupi im, zgjedhja ime!

24. Thuaj JO shitjes së Detit Jon! Shqipëria as shitet, as copëtohet, as tjetërsohet!

25. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve dhe zagarëve të Soros!

26. Shqipëria është e jona! Jo pronë (e grabitur) e juaja!

27. Ju jeni Armiku më i egër i shqiptarëve: Qeveri Kuislinge!

28. Hajdutit i thuhet IK, jo më vidh më pak. Nëse nuk ikën do e përzëmë!

29. Boll emigruam, ka ardh koha për të protestuar.

30. Ik Edvin mos bëj naze! Boll na vodhe, Boll na zbraze!

31. As serbi në Kosovë nuk ka shembur kaq shtëpi sa në Shqipëri!

32. Kur padrejtesia bëhet ligj, rezistenca është detyrë!

33. Ja do Vdesim Ja do Rrojmë, Shqipërinë nuk e Lëshojmë

34. Boll më me ‘Ç’më duhet mua’! Halli yt sot, halli im nesër!

35. SPAK = Kapak i Krimit!

36. Yes Albania! No Soros!

37. Ne jemi Shumë, nuk kanë pranga për të Gjithë!

38. Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria!

39. Nëse JO tani, po KUR?! A do mbetet më kush këtu?

40. Kundër babëzisë dhe vjedhjes!!! Për Drejtësi, Pronë dhe Dinjitet!!!

41. Aty ku e Vërteta nuk është e Lirë, Liria nuk është e Vërtetë!

42. Shqipëria nuk është e sorrave por e Shqipeve!

43. Boll ua nxitë jetën fëmijëve, mos ua sabotoni më testet, provimet, arsimin!

44. Socialistë dhe Patronazhistë! Pasi të na përzënë ne, do t’ju vijë radha ju!

45. Shqipëria e shqiptarëve, jo ardhjes së skllevërve nga Larg!

46. Hiqni trarët që pengojnë Bashkimin Kombëtar!

47. Të shpëtojmë Shqipërinë nga kanceri Soros

48. ‘Dhe Zoti vet e tha me gojë, Shumë kombe shuhen përmbi dhe, Shqipëria do të rrojë, Për të luftojmë ne.’

49. Këtu shkruaj mesazhin tënd nëse nuk mjaftuan ato më lart!

syri.net

Flutura Açka: Duke i “riedukuar gazetarët” kryeministri është kthyer në harbutin e mediave

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim gazetarin Klevi Muka, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.

Deputetja Açka thekson se Edi Rama dikur ishte njeriu që është rrahur për fjalën e lirë, ndërkohë që sot sipas saj është kthyer në harbutin e mediave.

Shkrimtarja thekson se fjala riedukim është marrë nga diktatura, ndërkohë që shton se duhet hapur një shkollë për të “riedukuar Kryeministrat e Demokraturës”.

“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidariteit me gazetarët!

Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.

Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.

Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, thekson Açka.

 

Skandali – Tërbohet prapë Rama: ‘Ndëshkohet’ edhe një tjetër gazetar me 3 muaj edukim, pas Ambrozia Metës edhe Klevi Muka

Kryeministri Edi Rama ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, Klevi Muka, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju, në 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Zbatimi i Kodit Etik për çfarë është bërë? Kodi Etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muajsh, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje.

Berisha poston foton: Ftesë miqësore për protestën kombëtare më 7/7/7

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi fundjavën duke postuar një foto nga tubimet para kryeministrisë.

Berisha shkruan se kjo është një ftesë miqësore për të marrë pjesë në protestën kombëtare.

Kujtojmë se më 7 korrik në ora 7 pasdite, opozita dhe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë kanë ftuar qytetarët në një protestë masive.

“Miq, përshëndetje të përzemërt dhe ftesë miqësore me këtë foto për t’u mbledhur të gjithë në protestën kombëtare më 7/7/7 para kryeministrisë! Fundjavë të mbarë!” shkruan Berisha.

syri.net

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip i cili do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim u theksua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë për Forcat e Armatosura. “Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti“, – u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

 

Duke theksuar vendimet tejet të rëndësishme që u morën në Samitin e NATO-s në Madrid si dhe miratimin e Konceptit të ri Strategjik të Aleancës, ministri Peleshi garantoi forcimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah aleatëve të saj ushtarakë. “Shqipëra, jo vetëm që do të vijojë të jetë pjesë e trupave në krahun lindor të Aleancës me prezencën tonë në Letoni, por do të shtojë kontributin edhe në Bullgari, në kuadër të grup-batalioneve të reja, që do të krijohen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës. Ne do të vijojmë të përmbushim me seriozitet dhe profesionlizëm detyrimet në Aleancë dhe detyra juaj, të nderuar ushtarakë, është të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet për të rritur dhe më tej standardet operacionale në mënyrë që të jeni të ndërveprueshëm me homologët tuaj“, – theksoi ministri Peleshi.

 

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. “Është e rëndësishme që ju të përmbushni të gjitha objektivat tuaja që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme. Nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingjit forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, po për sigurinë rajonale dhe globale. Ndërveprueshmëria e alatëve të NATO-s është vendimtare”, – vlerësoi ambasadorja Kim.

 

Në ceremoni morë pjesë edhe zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu dhe komandanti i Forcës Tokësore Arben Kingji.

Aktivizimi i ekipit të Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në Shqipëri vjen pas aktivizimit në vendin tonë edhe të Shtabit të Përparuar të Forcave Speciale amerikane në Evropë.

Vendimi u mbajt sekret- Qeveria nuk ndalet, jep me koncesion tek privati deri në 40 vjet edhe kompleksin e Pallatit të Brigadave

Qeveria, pasi e miratoi që në janar projektin e restuarimit të Pallatit të Brigadave, për muaj me radhë mbajti sekret draftin e hartuar prej saj.

Të plotë vendimin për Planin e Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit Presidencial e botoi vetëm dje në Fletoren Zyrtare. Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli.

 

Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Një gjë e tillë nënkupton që fondacioni, i cili e ka marrë me koncesion restaurimin e Pallatit Presidencial dhe që mbahet sekret, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, çka do të thotë për 40 vite.

Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë. Parku Kombëtar i Butrintit, një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare do të mbushet në të ardhmen e afërt me lokale, restorante e hotele. Edhe në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për restaurimin e Pallatit Presidencial në kapitullin “Turizmi dhe Infrastruktura”, bëhet e qartë se lejohen kafenetë dhe baret. “AHPB-ja zhvillon hapësirën natyrore që ka, Parkun e AHPB-së dhe në varësi të interesit të partnerëve të ndryshëm, mund të ofrojë shërbime për vizitorët aty (kafene apo brasserie me impakt minimal në mjedis)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, shkaktoi polemika të forta mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe të arkeologëve, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga procesi i konsultimeve. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Pasi e miratoi qeveria në Kuvend, Presidenti Ilir Meta e kthye për rishqyrtim ligjin për projektin e Butrintit, i kundërshtuar fort nga opozita.

 

PLATFORMA
LIGJI Nr. 27/2018 PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË Neni 186

 

KONTRATA E RIJETËZIMIT

 

1. Kontrata e rijetëzimit nuk mund të ndryshojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës kulturore të paluajtshme që është objekt i saj, siç është përcaktuar në përputhje me këtë ligj.

 

2. Kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të kontratës së rijetëzimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Në rast se subjekti kërkues do të ndërtojë infrastrukturën përkatëse, ndërtesa dhe instalime ndihmëse në zonat e lira të zbulimeve arkeologjike brenda zonës së mbështetur, kontrata duhet të përcaktojë kushtet teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture.

4. Përpara nënshkrimit të kontratës, subjekti fitues duhet të garantojë zbatimin e saj, nëpërmjet depozitimit, në favor të autoritetit të procedurës, të garancisë bankare të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, në vlerën prej 5 për qind të projektit.

5. Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

6. Funksionet e ruajtjes, të mbrojtjes, kontrollit teknik, inspektimit dhe mbikëqyrjes së pasurive të dhëna në rijetëzim ushtrohen në përputhje me këtë ligj.

AFATI
20 vit është koha e dhënies së koncesionit të restaurimit të Pallatit të Brigadave. Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimit lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. /Gazeta Panorama/

Harta e re gjyqësore “paralizon” sistemin gjyqësor në Shqipëri, Dhoma e Avokatisë merr vendimin final: Bojkot pa afat seancave

Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

Në vendimin e sotëm, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat e proceseve gjyqësore të masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e listave të avokatëve të caktuar për mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara për vitin 2022.

 

Kujtojmë se bojkoti ka nisur prej ditësh dhe do të vazhdojë pa afat, për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që parashikon shkrirjen e disa gjykatave në rrethe. bw

Protesta e thirrur nga Berisha bashkon PD-në, 39 deputetë do dalin në shesh më 7 korrik

Protesta e shtatë korrikut do të bëjë bashkë në shesh deputetët e Partisë Demokratike, për herë të parë që pas 9 shtatorit, ditë kur me një vendim të shpallur nga ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.

39 deputetë të Partisë Demokratike kanë konfirmuar për Neës24 pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, duke u shprehur se do të jenë në shesh krah qytetarëve dhe përballë regjimit të Edi Ramës. Jane 22 deputete demokratë, të cilët edhe pse nuk kanë qenë pjesë e proceseve të ndërmarra nga Sali Berisha, mbështesin protesten e thirrur nga ish-kryeministri.

Dy deputetet e PD, Dhurata Cupi dhe Dashnor Sula, shprehen për Neës 24 se do të jenë në shesh në protesten e 7 korrikut, kundër qeverisë Rama. Sipas tyre, situate e rëndë ekonomike, i vendos ata në krah të qytetarëve.

Dashnor Sula: Të jeni të sigurtë se çfarëdo lloj proteste të ketë që është kundër politikave ekonomike apo kundër qeverisë do të jem në krah të qytetarëve. Nuk më intereson fare se kush është organizatori i protestës.

Dhurata Çupi: Do të jem në protestë sepse jam deputete e opozitës. Kam që nga viti 2013 që marr pjesë në çdo protestë, edhe të shoqërisë civile. Ka pafund arsye për të protestuar kundër arrogancës, kundër pushtetit dhe autokracisë së kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Cupi dhe Sula deklarojnë se janë të shumta arsyet që duhet të ngrenë shqiptarët në protestë, pasi ata theksojne se qeveria Rama, cdo ditë e më shumë po rëndon barrën ekonomike mbi qytetaret dhe nuk merr asnjë masë për t’i ndihmuar ata.

Çupi: Jam deputete e opozitës e qarkut më të varfër të vendit, jam deputete e Dibrës dhe për një Dibër të varfër e të papunë, ku rinia po ikën jashtë vendit, për minatorët e Bulqizës që janë në varfëri ekstreme, unë duhet të jem në krah të atyre qytetarëve në protestë.

Sula: Do jem pjesëmarrës me njerëz që kam komunikim. Do ti ftoj të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit sepse është një qark me problematikë jashtëzakonisht të madhe. Për mua 7 korriku është një protestë legjtime ekonomike. Kjo është protesta e parë në 30 vite me kërkesa vetëm ekonomike. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

A është protesta e 7 korrikut, një protestë nga e cila mund të lindë bashkimi i shumicës së grupit parlamentar të PD-së?

Çupi: i përkes listës së atyre deputetëve që në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për bashkim. Ne nuk duhet të bashkohemi vetëm për protesta, por duhet të bashkohemi për një PD të madhe, për një PD që në zgjedhjet e ardhshme tu japim shumicën e bashkive demokratëve.

Sula: Nëse, duke filluar nga Berisha dhe gjithë të tjerët, nuk i thërrasin logjikës se çfarë i shërben shqiptarëve, jo vetëm demokratëve, kjo do të thotë pastaj që ta çosh ujin te mulliri i Ramës dhe ai të rrijë e të mbretërojë, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë të jetë e nënshtruar.

Por 2 deputetë, konkretisht Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj kanë deklaruar se s’do të jenë pjesë e kësaj proteste. Ndërsa pyetjes së Neës24 nese do të jenë në protestë, deputeti Agron Gjekmarkaj, iu pergjigj, se do te jetë surprisë. 4 deputete të tjerë, Enkelejd Alibeaj, Alfred Rushaj, Kastriot Piroli dhe Gazment Bardhi, nuk u përgjigjën nëse do të jenë në shesh apo jo. Nga ana tjetër janë edhe 3 deputetë, Andia Ulliri, Kreshnik Collaku, Eralda Bano të cilët shprehen se nuk e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë, sikunder janë. Sa i perket deputetit Arbi Agalliu, në këtë datë ai do të jetë në Berlin, me një ftesë nga KAS. bw

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjendet skulptura e Artemisës në bronz

Një zbulim i ri arkeologjik është bërë në Durrës, në sajë të gërmimeve arkeologjike shqiptaro-franceze në Durrës që po realizohen në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçias.

 

Në përfundim të punimeve është zbuluar nga gërmimet te Forumi Bizantin një skulpturë e Artemisës rreth 12 cm e gjatë dhe skulptura është në bronz.

Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake.

“U arrit të gërmohet një banesë e shek. 2 e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e zjarrit banorët janë larguar me shpejtësi, duke mundur të marrin vetëm objektet më të rëndësishme. Për rrjedhojë, shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme. Këtë vit u arrit të gjenden objekte të ndryshme, mes të cilave bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje”, shkruan Akademia Albanologjike në rrjetin social “Facebook”.

Akademia Albanologjike vijon më tej se “duke qenë se objekti ka nevojë të pastrohet e konservohet nga specialistët për momentin nuk mund të identifikohet me saktësi. Mund të themi se kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (Artemis? Lar/Lares?), pjesë e faltores së banesës së shek. 2 e.s. Po në këtë nivel në vitin 2019 u zbulua një skulpturëz mermeri e një fëmije”.

Objekti u gjet në një banesë të datuar si e shekullit të dytë pas Lindjes së Krishtit, që sikurse një tjetër e një shekulli më vonë po në zonën e Forumit Bizantin i bëjnë arkeologët të dyshojnë se Durrësi u dogj gjatë periudhës Romake.

Akademia e Studimeve Albanologjike vijon më tej se qëllimi i kësaj fushate gërmimesh mbi topografinë e Epidamne-Dyrrahionit, mbetet zbulimi i fazave më të hershme të përdorimit të territorit në këto dy pika të rëndësishme të qytetit si Forumi Bizantin dhe Kisha Katolike e Shën Luçias.

Forumi Bizantin ka qenë qendra romake bizantine e qytetit të vjetër, i cili quhej Dyrrah. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine dhe i përket shekujve të V-të dhe të VI-të pas Krishtit. Në qendër të Forumit Bizantin ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë. I zbukuruar me kolona e me pllaka të mëdha prej mermeri, paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një sheshi që kryente kryesisht funksionin e një tregu. Forumi është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi Bizantin, ka hyrë thuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë. gsh

“Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit!

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

 

Më tej, gazetarja Lala sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, që ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit.

 

Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende”, raporton gazetarja Lala.

“Dhanë fakte të ndryshme, por u ballafaquan me pamjet”! Si u “fundosën” dy ish-zvdrejtorët e Policisë Elbasan

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se dy ish.zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë kryer disa shkelje të rënda, ku përveçse nuk kanë ndërhyrë në momentin e vrasjes, kanë dhënë dhe dëshmi të rreme.

Siç raporton gazetarja Lala, referuar dosjes së Prokurorisë, dy ish.zv-drejtorët kanë dhënë fakte të ndryshme, por janë ballafaquar me pamjet filmike nga vendngjarja.

“Nuk evituan konfrontimin fizik, por as përdorimin e armëve. Ata nuk kanë ndërhyrë dhe kjo është një shkelje e rëndë. Në një situatë të tillë, thekson prokuroria, ata mund të reagonin dhe të përdornin armët e zjarrit, jo vetëm për të mbrojtur jetën, por edhe për strukturën e tyre.

Një tjetër moment i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me faktin që ata kanë lejuar përdorimin e armëve të zjarrit nga personat që ndodheshin aty dhe nuk kanë ndërhyrë. Këto janë shkelje të rënda dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata kanë dhënë fakte të ndryshme, pasi janë ballafaquar me pamjet filmike.

Ata jo vetëm nuk kanë ndërhyrë, por, pasi ka përfunduar ngjarja, policia është mjaftuar vetëm me shoqërimin e katër personave, që e kishin të pamundur të largoheshin nga vendngjarja, për shkak se nuk e njihnin territorin. E paqartë mbetet se përse Prokuroria e Elbasanit veproi pikërisht tani, kur ka kaluar mbi një vit nga ngjarja”, tha gazetarja Lala.

Protesta e 7 korrikut bashkon grupin e PD! Deputetët që konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Berisha (LISTA)

Ish-Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”.
Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve.

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PD-së, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre.

Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

 

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjiJorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

 

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

 

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

 

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

/Panorama

VIDEO/ I pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, kush është zvdrejtori i policisë emri i të cilit doli edhe në përgjigjet e “Babales”

Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Nushi është një emër i dëgjuar edhe më parë, pasi dilte në përgjimet e dosjes “Babale”. Në atë kohë Ervin Salianji publikoi një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje ku shprehej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Bëhej fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Kujtojmë se Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronit. bw

Protesta e 7 korrikut- Salianji: Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë. Rama duhet rrëzuar!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do t’i bashkohet protestës së opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në 7 korrik para Kryeministrisë. 

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Salianji tha se në 7 korrik duhet të protestohet fuqishëm për çmimet që janë rritur dhe qytetarët që po varfërohen.

Protestat sipas tij duhet të jenë të fuqishme për të frenuar qeverinë që po kthehet në regjim.

“Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim“, u shpreh Salianji.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se asnjë opozitar nuk mund të refuzojë organizimet apo thirrjet për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Iu përgjigja interesit të gazetarëve për protestën që do të mbahet në 7 korrik! Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë çdo organizim apo thirrje që ka për qëllim rrêzimin e qeverisë! Ka më shumë se 1001 arsye për të protestuar, protesto për arsyet e tua!”, shkruan deputeti demokrat.

syri.net

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohet nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, ekzekutohen masat e sigurisë për 7 zyrtarë të tjerë

Janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, si dhe ish-zëvendësdrejtori i kësaj policie, Nikollaq Palla.

Njoftimi i plotë:

Elbasan – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

– A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

– D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.

bw

Pamjet/ Damian Gjiknuri fton ‘çunat e Londrës’ të legalizojnë paundët në Shqipëri

Te ndodhur para fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka angazhuar strukturat e saj nëpër Europë.

Deputeti Gjiknuri i shoqëruar edhe nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, kanë zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Londër.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje ‘çunave të Londrës’ që të vijnë dhe të legalizojnë paratë e tyre, duke paguar një taksë që do ta vendosë qeveria.

Këtë thirrje Gjiknuri e ka bërë edhe për ata shqiptarë që janë pa letra në Angli, por nuk përjashtohen edhe ‘çunat’ e aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Ndiqni videon e siguruar nga AlbUkTv:

Pamjet/ Gjiknuri fton ‘çunat e Londrës’ të legalizojnë paundët në Shqipëri

Pikërisht pak ditë më parë, qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë nga sirtarët e saj, Amnistinë Fiskale, që u premton të gjithë shqiptarëve që të legalizojnë paratë e tyre, deri në 2 milionë euro, duke paguar vetëm një taksë, e duke mos u kërkuar asnjë llogari se si i kanë bërë këto para.

 

 

BIRN: Rama ia merr dekoratat presidentit, projektligji i ri ia kalon në kompetencë kryeministrit

Qeveria Shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, e cila deri sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidentit të Republikës, duke propozuar një projektligj që parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama.

Projektligji parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë ndërsa dekoratat e dhëna nga presidenti do të miratohen paraprakisht nga një këshill, në të cilin zyra e presidentit do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikisht vartës të kryeministrit.

Projektligji “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u publikua për konsultim publik në faqen e konsultimeve publike.

Relacioni shoqërues i propozimit argumenton se projektligji në fjalë përbën një “rikthim te tradita shtetërore shqiptare e periudhës 1914-1944,” një periudhë gjatë së cilës, në fakt Shqipëria ishte në pjesën më të madhe një monarki absolute dhe në një pjesë jo të vogël, nën pushtimin nazi-fashist.

Sherri me Metën dhe komisioni kryeministror

Maxhoranca socialiste aktuale dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi në lidhje me dekoratat e shpërndara nga presidenti në largim Ilir Meta. Në një rast, vetë Rama deklaroi se “Meta shpërndan dekorata të pavlera” ndërsa deputetët socialistë në hetimin parlamentar që synoi shkarkimin e Metës konsideroi dhënien e dekoratave prej tij si “shkelje ligjore”.

Në fakt Meta firmosi disa qindra dekorata në një numër të lartë ceremonish ndërkohë që funksionet e tij politike si president ishin të kufizuara dhe u kufizuan akoma edhe më shumë gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërsa vëzhguesit vërejtën se si Meta vendosi të përdorë sa më shumë të mundej të vetmin mjet politik në dispozicion të tij me synimin e fitimit të simpatisë nga individë, familje apo grupime shoqërore të ndryshme, Rama duket se ka në plan që të përcaktojë vetë dekoratat që do të jepen.

Sipas projektligjit të propozuar, medaljet, pavarësisht se do të firmosen formalisht nga presidenti, do të kalojnë fillimisht nga një institucion i ri i quajtur Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kancelaria do të drejtohet nga Kancelari, i cili, sipas projektligjit, do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri dhe pranë tij do të funksionojë një “Kolegj i Urdhrave dhe Medaljeve”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të kontrolluara kryesisht nga kryeministri si dhe një përfaqësues i presidencës, i cili do të ketë rolin e nënkryetarit. Projektligji i jep dorë të lirë kryeministrit të emërojë dhe shkarkojë kancelarin sipas dëshirës, “bazuar në kodin e punës”.

Në administratën publike shqiptare, kodi i punës zbatohet për marrëdhëniet e punës së rëndomta dhe nuk i jep mbrojtje zyrtarëve publikë nga pushimet e padrejta nga puna ndërsa Statusi i Nëpunësit Civil është ligji që duhet teorikisht të mbulojë marrëdhëniet e punës së zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë të administratës publike dhe t’i mbrojë këta të fundit nga diskrecioni politik i drejtuesve politikë të institucioneve. Fakti që kryeministri ka zgjedhur kodin e punës për rregullimin e marrëdhënieve të punës së kancelarit, i jep atij mundësi të zgjedhë dhe shkarkojë kancelarë sipas dëshirës.

Pavarësisht kësaj, projektligji sanksionon që kancelari, për shkak të funksionit, të mbajë një titull të lartë. Ai do të quhet: Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Ligji i vitit 2013 që rregullon dekoratat përcakton që dekoratat “jepen kryesisht” nga presidenti i republikës ose me propozim të një numri titullarësh institucionesh. Në rastin e projektligjit të ri, presidentit i lind e drejta të japë vetëm 10% të dekoratave të përcaktuara me kuota vjetore ndërsa pjesa tjetër, pra 90%, duhet të kalojë përmes Kancelarisë dhe Kolegjit. Kolegji, sipas projektligjit, përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të cilët, kancelari, drejtuesi i protokollit të shtetit dhe dy ekspertë, emërohen nga Këshilli i Ministrave, njëri emërohet nga Akademia e Shkencave, ndërsa tre duhet të jenë të moshuar të dekoruar më parë. Presidencës, institucionit që deri më sot jepte dekorata, i lihet një përfaqësues në këtë këshill.

Komandar, por kur je gjallë

Projektligji parashikon njëmbëdhjetë tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori. Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri suprem i Shqiponjës”, e cila zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e Flamurit Kombëtar, e cila ishte dekorata më e lartë e ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: Gjerdani i madh, Ylli i Madh, Oficer i Madh, Komandar, Oficer dhe Kalorës. Presidenti i Republikës për shkak të funksionit shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh” ndërsa mbajtësit e titullit Ylli i Madh do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak. Urdhri i Skënderbeut do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori ndërsa në rang të tretë do të jetë Urdhri i Lisit Akademik, në bazë të së cilit, qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport, do të mund të nderohen me titujt: Ylli i madh, Komandar ose Kalorës. Edhe në këtë rast, presidenti i republikës shpallet kryesisht komandant i urdhrit të lisit akademik pavarësisht nëse është apo jo akademik.

Projektligji parashikon 20 tituj kalorës të shqiponjës dhe 50 kalorës të Skënderbeut pasuar nga 80 kalorës të lisit akademik të dhëna çdo vit. Në vitet pasardhëse, këta kalorës do të kenë mundësinë të ngjisin shkallët e karrierës së titujve duke u bërë Komandarë, Oficerë e të tjerë më sipër, deri sa të bëhen Yll i Madh.

Rama ka ruajtur për vete Medaljen e Meritës Civile, të cilën do të ketë të drejtë t’ia akordojë qytetarëve të ndryshëm. Rama do të ketë të drejtë të pajisë qytetarët me medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë ndërsa ka të drejtë të pajisë të njëjtët njerëz më shumë se një herë.

Projektligji thekson se urdhrat duhet të jepen për njerëzit që janë gjallë “ose menjëherë pas vdekjes” me përjashtime të medaljes Pishtar i Demokracisë, dukshëm ky një reflektim ndaj dilemave të shkaktuara nga dekretet e Metës për të shpërndarë dekorata për figura të ndryshme historike si Pjetër Bogdani.

Medaljet dhe dekoratat nuk mbartin shpërblim financiar por të dekoruarit, sipas projektligjit, do të kenë trajtim prioritar në protokollin e shtetit, pra në rastet kur ka ceremoni publike, ata do të mund të zënë vend në radhë të parë apo të hyjnë të parët./Reporter.al/

Salianji: Nuk kemi avionë për zjarret, ndërsa avioni i Ramës ka deri dhoma gjumi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pyeti ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse është e dobishme mbajtja e charterit për kryeministrin Rama teksa qeveria nuk mund të përballojë mbajtjen e helikopterëve për fikjen e zjarreve.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Sigurisë të pr.ligjit për Policinë Ushtarake, Salianji u shpreh “Përpara komisionit të Sigurisë duhet të flisni si Ministër Mbrotjje dhe jo si edukatore. Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve. Charterat kushtojnë miliona euro në vit. Nëse thoni se heliikopteri ka kosto, edhe minstri ka kosto, pse na duhet? Ju si ministër keni dijeni sa helikopterë kemi sot funksionalë që ngrihen në ajër? Thatë mos u tallni me ushtarët, është tallje me qeverinë. i përdorni ushtarët si punonjës emergjencash me lopata dhe gjethe pemësh. Ju nuk mund të flisni vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Emergjencat Civile. Ju duhet të kërkoni ndihmë. A keni nevojë për më shumë emergjenca civile?”.

Lidhur me charterin e kryeministrit, Ministri Peleshi deklaroi se “Pyetja për charterin është retorike, nuk ka lidhje. I bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishte asnjë person me ndihmë ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti. Helikopterët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”.

syri.net

Vasili: Rama, marionetë e Vuçiçit që do të pengojë integrimin me çdo kusht!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv bllokimin e negociatave dhe retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian.

Petrit Vasili tha se kryeministri Edi Rama shikon vetëm nga lindja ndërsa integrimi është objektivi që ai e urren dhe do ta pengojë me çdo kusht.

“Rama është një marionetë në duart e interesave që shkojnë nga Beogradi në Moskë. Rama është provokator në Bruksel.

Ai është i kapur për fyti, i pacipë, i gatshëm të bëjë pazare në dëm të Kosovës, për kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është i shantazhuar dhe vazhdon të bëjë këtë detyrë në dëm të vendit.”-tha Vasili.

Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Vasili tha se është katërcipërisht e dështuar.

Berisha nxjerr videon: Ja pse të gjithë duhet të protestojmë më 7 korrik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë sërish në vëmendje protestën e 7 korrikut.

Ai ka shpërndarë një foto dhe video në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku iu kujton shqiptarëve se po afron protesta.

“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha. bw

Skandali i ri- Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln € tender pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të Jugut

Skandal me kontratën 11,4 milionë euro të autoritetit rrugor shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor. Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Bullgaria i hapi rrugës heqjes së vetos ndaj RMV, Meta përshëndet vendimin: Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e parlamentit bullgar, që i hapi rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Përmes një reagimi në Facebook kreu i shtetit theksoi se kjo hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.

REAGIMI I METËS
🇦🇱🤝🇧🇬 Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.
Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.

(Video) Agron Shehaj: Resorti 5 milionë euro i bashkëshortit, Shehaj: Olta Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetes

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente para mediave, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi. Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.  Shehaj tha para gazetarëve se denoncimin e tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.

Më 2 mars 2022, qeveria shqiptare, përmes një VKM-je, vendosi t’i jepte përdorimin e detit dhe plazhit në Gjilekë të Himarës, një kompanie pas së cilës fshihet Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Bazuar në dokumente, rezulton se kompania që do të investojë në resortin luksoz në plazhin e Gjilekës është AGTCC Hotel Management. Vitin e kaluar kompleksi me emrin “Dreamades Luxury Suites” mori statusin e investitorit strategjik dhe sipas dokumenteve në QKB, pas kësaj kompanie qëndron një shtetase amerikane e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Mirëpo vihet re se kompania në fjalë nuk ka eksperiencë në ndërtimin e resorteve, pasi është themeluar vjet në datë 25.06.2021.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Gaçi, i cili u shpreh se është investitori strategjik dhe se i takon zona e plazhit përballë hotelit për të vendosur shezlongët. Ai shtoi se mes tij dhe kompanisë “AGTCC Hotel Management” është nënshkruar një kontratë ku njëra palë do të bëjë investimin dhe pala tjetër menaxhimin e resortit.

Unë jam investitori strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët. Për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Kam folur me shumë juristë për këtë”-u shpreh Gaçi.

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të grabitjes së mandatit të tretë dhe regresit të demokracisë

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të grabitjes së mandatit të tretë dhe regresit të demokracisë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se negociatat për Shqipërinë nuk u hapën për shkak të situatës së demokracisë në vend.

“Ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësues i saj.

Ky ishte udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapen negociatat. Nuk e pranojnë për intelokutor dhe se në mënyrë absolute, shkaqet themelore nuk janë te Bullgaria.

Por siç ia dha edhe vetë padroni i tij, Aleksandër Vuçiç, janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kjo sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, përkundrazi Shqipëria në drejtim të lirive, votës së lirë dhe medias, ka shënuar rrokullisje të mëdha.

Pra, nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i demokracisë dhe grabitja e mandatit të tretë. Rrokullisja në lirinë e medias, evidentimi i lidhjeve me bandat dhe krimin të eksponentëve kryesorë politikë të PS, duke nisur nga Edi Rama dhe poshtë. Me asgjë, askush nuk mund t’i mbulojë këto,” tha Berisha.

Berisha: Rama u shfaq në Bruksel si vasal i Vuçiçit! Formati i konferencës ishte skandaloz

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e quajti skandaloze daljen e Edi Ramës dje në Bruksel në prani të Aleksandër Vuçiçit.

“Një shkak tjetër po kaq madhor i refuzimit nga BE dhe mosveçimit nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit, as edhe në historinë e Shqipërisë. Nëse lexoni të gjitha deklaratat para samitit dhe gjatë samitit të Edi Ramës, ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal i Vuçiçit. U soll atje sikur të ishte Milorad Dodik, president i serbëve të Bosnjes dhe jo si kryeministër i Shqipërisë.

Po ju rikujtoj këtu, momentet kur vetëm 2 apo 3 orë pasi padroni i tij në Beograd do mblidhte qeverinë për të marrë vendimin, vasali i tij në Tiranë shpalli menjëherë se nuk do udhëtojë pas konsultimeve me padronin dhe u nis për udhëtim privat, në karshillëk ndaj çdo shqiptari, për Paris. Por sapo padroni i tij ndryshoi qëndrim, dhe ju e kuptoni se qëndrimet e padronit nuk kanë lidhje me veton bullgare sepse Serbia i ka hapur negociatat, vasali ndryshoi qëndrim dhe shkoi në Bruksel.

Në Bruksel ai faktoi se ishte përfaqësues i aleancës së serbomadhit Vuçiç. Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar, jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

Pikërisht në emër të këtij rreshtimi, ai u shfaq në konferencë shtypi me trojkën famëzezë, padronin Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçiç. Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin e Serbisë, përveç faktit se duhej të dëshmonte se mes BE-së dhe Putinit dhe Serbisë, ka bërë zgjedhjen e tij. Brukseli nuk ishte takim trelateral i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Ishte takim mes udhëheqësve të BE me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencë shtypi ishte vetëm trojka e aleancës trelaterale. Nuk u shfaq në atë konferencë as presidentja e Kosovës, as presidenti i Malit të Zi, as përfaqësuesi i Bosnjes. Pra, me paraqitjen në këtë format në konferencë shtypi, Edi Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar.

Mos harroni se ky samit ishte samit historik. Ishte historik sepse BE në kushte që ndonjëherë nuk mund të imagjinoheshin, u ofroi statusin kandidat dy vendeve të kërcënuara dhe sulmuara nga Putini. Vendi i Shqipërisë nuk mund të ishte në një pozicion tjetër përveçse në krahun e BE.

Statusi nuk iu dha Shqipërisë, pasi hokatari i shpifur që kalon nga samiti në samit me atlete të kuqe dhe benevrekë, për të përqeshur protokollet zyrtare, bëri vetëm avokatinë e Serbisë dhe nuk u mor me Shqipërinë. Qortonte liderët e BE-së pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksione ndaj Rusisë, me argumentin e një spekulanti se 80 përqind e serbëve e quajnë Putinin hero.

Por nëse 80 përqind e quajnë kështu, shkaku është se ata qeverisen nga një Putin i vogël. Dhe kjo u dashka marrë në konsideratë nga BE? Që paskan një Putin të vogël në Ballkan dhe të mos i bien në qafë, kur ai është potencialisht i rrezikshëm për vendin e tij dhe rajonin,” tha Berisha.

Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës: Skandal! Ky nuk është qëndrimi i shqiptarëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i kërkoi ndjesë Bullgarisë për sulmet dhe fyerjet skandaloze të kryeministrit Edi Rama.

“Do e quaja një skandal shumë të rëndë sulmin ndaj një vendi mik, Bullgarisë. Dua t’u them shqiptarëve që në mënyrë absolute në 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar në marrëdhëniet bilaterale me qindra e qindra akte dhe vendime miqësore me shqiptarët.

Turpi të mbulojë Edi Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër dhe president i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria u bashkua me NATO në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ajo ka qenë një avokate e Shqipërisë për aq sa ka pasur zërin e saj.

Tani del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin këtij vendi. Në emër të opozitës shqiptare u kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. I garantoj se nuk është ky vendimi i shqiptarëve, por është vendimi i një aventurieri, një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Që nuk di se çfarë është miqësia mes vendeve.

Bullgaria është një vend sllav, por të mos harrojmë se kemi pasur një degë të rilindjes atje, shumë të fuqishme. Nuk mund të ketë kurrë një arsye që kryeministri i vendit, t’u tregojë turpin bullgarëve, përveçse një njeri që turpëron çdo shqiptar me qëndrimet e tij,” tha Berisha.

“Dënoj fyerjen që ai i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten që nga përmbysja e Shirkov deri më sot. Po kaq ai ka fyer edhe vendet e BE që i ka konsideruar si të marra peng nga Bullgaria. Në fund të fundit po ta zhveshë nuk del gjë tjetër veçse një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”.

Berisha: Më 7 korrik i japim përgjigje Ballkanit të Putinit! Protesta nuk ndalet deri në realizimin e qëllimit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e të premtes, se protesta e 7 korrikut nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit.

“Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit.

Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Të dëshmojmë se për shqiptarët, anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta,” tha Berisha.

“Protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Se cila do jetë kjo protestë, do e përcaktojë vetë protesta.

Mos harroni një gjë, një parim: ky është një front. Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Në një lëvizje, suksesi përcaktohet kur pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin.

Vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm që të udhëheq dhe të më udhëheqin,” theksoi lideri demokrat.

7 korriku- Berisha: Deputetët të rreshtohen me shumicën! Vendimet do i marrë fronti i protestës

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se deputetët janë të ftuar të bëhen pjesë e protestës së 7 korrikut.

“Deputetët janë të ftuar të rreshtohen me shumicën. Janë të ftuar të japin kontributin e tyre dhe të rreshtohen me shumicën.

Të shkëputen nga Ali-Basha i cili është varianti bis i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën.

Vetëm një ndryshim mund të ketë se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama, kurse për këta ka ngarkuar Taulant Bego Yaris apo Taulant Sharrën,” tha Berisha.

“Qëllimi i protestës është të ngrejë qytetarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor. Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë. T’i ngremë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart në xhepat e tyre dhe po i varfëron çdo ditë”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët do të kërkojnë të futen te kryeministria ose parlamenti, Berisha tha: “Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Kjo është e vërtetë. Ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit deri në galeritë e Klosit, në asnjë protestë ai nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front në këtë protestë. Vendimet merren nga koalicioni, nga fronti”.

Berisha: Do të protestojmë edhe kundër Sorosit! Mirëpres kontributin e Metës dhe të LSI-së

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se më 7 korrik do të protestohet jo vetëm kundër krizës së rëndë ekonomike dhe projektit Ballkani i Hapur, por edhe kundër miliarderit ultramajtist George Soros.

“E konsideroj atë një armik të stabilitetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Me mbështetjen e projekteve në sinkron me Lavrovin dhe Putin, Soros fakton se është një faktor i rrezikshëm për paqen në Ballkan,” tha Berisha.

Berisha u shpreh edhe njëherë i hapur për një bashkëpunim me presidentin Ilir Meta pasi të lërë mandatin në krye të shtetit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Meta dhe LSI-ja janë të mirëpritura për t’iu bashkuar opozitarizmit kundër Edi Ramës.

“Disa herë jemi takuar në Baku me presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Sipas tij, në krye të protestës do jetë një front i gjerë. Ai ftoi qytetarët, intelektualët dhe këdo që të bëhet pjesë e saj.

“Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shquar është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë”.

syri.net

Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua! Keni marrë peng dy vende të NATO-s

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të bënte kujdes me gjuhën e fyerjeve.

Rama thotë se ai e ka një problem me Bullgarinë, pasi kanë marrë peng dy vende.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë paska një problem me mënyrën se si flas unë! Mjaft e drejtë.

Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të marrë peng dy vende të NATO-s”.

Miq, është e lehtë: Hiqni veton ose duroni me mua”, shkruan Rama.

syri.net

Burimi: Rama sot në Bruksel si përpëlitja e një rosaku pa kokë! Po thellon disfatën e popullit shqiptar

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari i Radio Franc Genc Burimi ka folur për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë në Samitin e BE-së të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.

Burimi ka bërë një analizë të situatës gjeopolitike në rajon, ku sipas tij Rama sot në Bruksel i ka ngjarë me një rosak pa kokë, i cili jo vetëm nuk po nxjerr mësime nga gabimet por po e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Burimi: Sot janë shkelur shumë vija të kuqe. Sot Rama më ngjan me përpëlitjen e një rosaku pa kokë. Jo vetëm që nuk nxjerr mësime nga gabimet por e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Sot kemi dy vende, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të cilat e kanë të bllokuar rrugën në BE. Ky është fakt bruto. Maqedonia e Veriut për shkak të Bullgarinë pasi kanë një konflikt mes dy palëve ashtu siç e kemi ne me Greqinë për ujërat detare dhe ne s’mund të ndërhyjmë sot te bullgarët dhe ti themi jeni ‘trapa’, jeni gabim dhe kur e bën Rama këtë është një cenim diplomatik dhe një çmenduri politike. Edhe Serbia e ka rrugën e bllokuar në BE për shkak të kahjes së saj pro ruse që po merr.  

Shqipëria të shërbente si shembull për popullin serb që uleni kokën dhe punoni që të jeni nesër në BE. Dhe këtë fakt sot Rama e hedh në erë dhe e shkel me këmbë duke u bashkuar me dy dështakë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Është një miopi e pashoq.

Zaimi: Deklarata e Ramës tregon se kanë negociuar me Rusinë! Në Bruksel si zëdhënës i ‘Open Balkan’

Analisti Arbër Zaimi komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv vizitën dhe deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit. Zaimi tha se Rama ka marrë përsipër të jetë zëdhënës i vendeve që janë pjesë e ‘Balkanit të Hapur’.

“Rama është ai të cilit i është lënë kjo detyrë. Zëdhënës i frustrimit dhe i vendeve të tjera.

Nuk e di a do jetë fitimprurëse për shqiptarët.”-deklaroi Zaimi.

Më tej ai u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ nuk ndikon tek Kosova ndërsa shtoi se po bëhet presion ndaj këtij shteti nga ‘Open Balkan’.

“Kjo nismë pengon vetë ato vende që janë pjesë, sa i përket marrëdhënieve me BE.

Ka forca në BE dhe vende të tjera që mund të jenë pro Ballkanit të Hapur.

Sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor, flet përmes ‘Procesit të Berlinit’.”-deklaroi Zaimi.

Për deklaratën e Ramës se paqja në rajon vjen vetëm përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’, Zaimi tha se Ballkani është në paqe dhe të vetmit që sjellin luftë janë rusët.

Sipas tij, teksa Rama thotë se ‘Ballkani i Hapur’ është formula që Rusia të mos sjellë luftë në Ballkan, tregon për një formulë të negociuar paraprakisht me Rusinë.

“Nëse Rama po na thotë se ‘Ballkani i Hapur’ është formula që Rusia mos të sjellë luftë në Ballkan, i bie që kjo është një formulë e negociuar paraprakisht me Rusinë. E pamundur të shprehesh kështu kur nuk ka luftë në Ballkan.”-tha Zaimi.

Erl Murati: Rama injoroi në mars ftesën e kryeministrit të Bullgarisë! S’i ktheu as përgjigje

Gazetari Erl Murati teksa komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv vizitën dhe deklaratën e Ramës në Bruksel, tregoi se kryeministri ka refuzuar ftesën e kryeministrit bullgar për një takim në Sofie në muajin mars në lidhje me integrimin në BE.

Sipas Muratit, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk ka shkuar për takimin në Sofie, por e ka injoruar totalisht duke mos i kthyer përgjigje homologut të tij.

“I bëri ftesë zyrtare për në Sofie, kryeministri ynë jo vetëm që nuk ka shkuar atje por nuk denjoi protokolli t’i kthejë përgjigje zyrtare ftesës që ne pranojmë ose jo.

Kjo ftesë është lënë pa përgjigje. Një muaj më vonë, në prill shkoi Meta, e ftoi Presidenti i Bullgarisë.

Nuk ka prishje marrëdhëniesh, por arrogancë, raporti ynë me vendet e BE, duhet të jetë i denjë për një vend që do të hapë negociatat me BE. S’kemi luksin t’i bëjmë Presion BE-së nëse s’na hapni negociatat.”-tha Murati.


Send this to a friend