VOAL

VOAL

Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS

E rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, telashet e Olta Xhaçkës me drejtësinë, nuk janë mbyllur ende plotësisht, pasi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

 

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash.

Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste. Goro u akuzua nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e dy sipërfaqeve tokë-shtet në Himarë në pronësi të privatëve dhe në finale u kalua në favor të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste.

Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.

Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit, e tashmë në Gjykatën e Lartë.

Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të bërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete. Panorama

PD u bashkohet nderimeve për Charlie Kirk, Berisha: Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës, luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar momente nga përkujtimorja e Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA, i cili u vra më 10 shtator në Utah.

Berisha shkruan se Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga “Institute for Liberty and Heritage”, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm.

“Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm”, shkruan Berisha në Facebook. bw

Tensionet në sallën e Kuvendit, reagon zyra e BE në Tiranë: Situatë për të ardhur keq! Publiku u privua nga debati për programin

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar mbi situatën e tensionuar në Parlament një ditë më parë, ku mes tensioneve dhe pa debat u miratua programi i qeverisë dhe kabineti.

Në reagim për Panorama Online e delegacionit te BE nënvizon se Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika publike dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar një kulturë të mirëfilltë dialogu demokratik.

Sipas BE-së debati mbi programin e Qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte qenë një mundësi e rëndësishme për të trajtuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme, veçanërisht lidhur me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që konsiderohet një ambicie e përbashkët ndërpartiake në Shqipëri.

“Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Reagimi:

Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.

Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.

Radikalizim aksioni, grevë urie dhe pakënaqësi për hyrjen në Kuvend, detaje nga diskutimi i deputetëve në mbledhjen e Grupit të PD (E PLOTË)

Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur për BalkanWeb detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike një ditë më parë në selinë blu. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.

Aksioni për radikalizimin e veprimeve, përfshirë grevën e urisë dhe ngujimin në Kuvend, u mbështet nga shumë deputetë, që kërkuan reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit. Në këtë mbledhje, pati kritika ndaj presidentit Bajram Begaj, për rolin e tij në mbështetje të veprimeve të Ramës, si dhe kërkesa për shkarkimin e disa funksionarëve të lartë, përfshirë Niko Peleshin.

Deputetët theksuan nevojën për të ndërtuar një aksion të koordinuar politik dhe për të përfshirë edhe diasporën në protesta. Kreu i PD Sali Berisha mbështeti kërkesat për përsëritjen e seancës dhe intensifikimin e protestave.

Diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD-së.

Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brënda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përballjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët. Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuj duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda.

Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë.

Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët. Me ta duhet të diskurojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten).

Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rrimë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për shoën e Ramës.

Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.

Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise.

Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partise dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnje hapesire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen.  Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytezojme hapesirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancen, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin pergatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojme idese qe po degjoj ketu se meqenese Rama na pamundesoi seancen me te rendesishme, ne tani te vazhdojme me skenarin qe pamundesojme seancat, apo te pershkallezojme situaten, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit.  Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.

Ramadan Lika: Doktor, Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.

Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.

Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e proçedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.

Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.

Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.

Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndêrkombëtarët as me ambasadat.

Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera.

Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Kryetarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.

Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano. bw

Zjarr i madh në Poro të Vlorës

Duket se situata me zjarret vijojnë të mbetet problematike, edhe pse jemi në muajin shtator.

Një zjarr i konsiderueshëm ka rënë në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë të Vlorës.

Kujtojmë se situata nga zjarret ka qenë tepër problematike gjatë verës. bw

1 vit pa Gerti Bogdanin- Mesazhi i bashkëshortes, Edlira Çepani: Çdo ditë që mungon duket si një përjetësi, vazhdojmë misionin tënd!

Janë bërë më 18 shtator, plot një vit nga ndarja nga jeta në mënyrë të beftë e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, për shkak të një arresti kardiak.

Aktivistja Edlira Çepani ka përkujtuar të shoqin me anë të një postimi në rrjetet sociale tek shkruan se ky vit i është dukur një përjetësi.

“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi”, shkruan Çepani.

Më tej Edlira shkruan se ajo, fëmijët, familjarë dhe miq, do të vazhdojnë misionin e tij.

Postimi i plotë i Edlira Çepanit:

1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.

Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë! ëe love you daddy! You’ll always be our rock! we will always be the “fantastic four” and we know you still smile to us from heaven! ❤️❤️❤️❤️

“Ishe gjithmonë prezent kur duhej”! 1 vit pa Gerti Bogdanin, mesazhi prekës i Fatmir Mediut: Asnjëherë nuk u tërhoqe në qoshen tënde të rehatisë

Në 1-vjetorin e largimit nga jeta të Gert Bogdanit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, përmes një mesazhi prekës në Instagram vlerëson figurën e mikut të tij demokrat që ka lënë boshllëk të madh jo vetëm tek familja por dhe miqtë e tij.

“Mungon qetësia, urtësia dhe mirësia jote, në tymin e cigares tënde ishin mendime pa fund se cfarë duhej bërë më mirë.

Asnjëherë nuk u tërhoqe në qoshen tënde të rehatisë, por ishe gjithmonë prezent kur duhej dhe si duhej.

Ajo që më ka ngelë në mëndje është thënia jote gjatë një emisjoni televiziv se”Kam zgjedhur të jem BABA”, shkruan Mediu.

Më tej, ai thotë se shumë miq në të gjithë botën e kujtojnë me mall dhe respekt.

“Shumë janë lutur për ty në SHBA, Europë dhe Britani, ruajnë kujtimin tënd dhe kujdesin për Edlirën dhe fëmijët. Asnjë nuk mund të zër vendin tënd, por duke të kujtuar ty dhe duke folur me Edlirën dhe familjen, më shumë se të ngushëllojmë ata, ngushëllojmë vehten tonë për humbjen e mikut të mirë Gertit Bogadani”, përfundon mesazhi i kryetarit të PR, deputetit Fatmir Mediu. bw

Dita e Kushtetutës së SHBA- E ngarkuara me Punë, VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në Ditën e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një pritje të veçantë, ku merrnin pjesë politkanë, krerë të drejëtsisë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile, ndër të cilët edhe gazetarja e News24 Klodiana Lala.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e parimeve demokratike që qëndrojnë në themel të çdo kushtetute. Ajo vuri në dukje se të drejtat individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit janë më shumë se ideale – janë bazat e besimit mes shtetit dhe qytetarëve.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në pritjen në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara: “Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale: mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit. Këto parime nuk janë thjesht ideale abstrakte; ato janë themeli i besimit midis qeverive dhe popujve të tyre.”

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë VanHorn në pritjen me rastin e Ditës së Kushtetutës

Të nderuar të ftuar, është një privilegj të qëndroj para jush sot ndërsa përkujtojmë Ditën e Kushtetutës – një ditë që na kujton fuqinë e qëndrueshme të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e cila mbron të drejtat e individëve dhe udhëheq kombin tonë drejt drejtësisë dhe begatisë.

Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale: mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit.

Këto parime nuk janë thjesht ideale abstrakte; ato janë themeli i besimit midis qeverive dhe popujve të tyre. Ato sigurojnë që drejtësia të zbatohet në mënyrë të drejtë, që pushteti të jetë i balancuar dhe të drejtat e çdo individi të respektohen.

Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile dhe një shtyp i lirë janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre.

Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë. Ndërsa vazhdoni punën tuaj jetike, mos harroni se një kushtetutë është më shumë se një dokument ligjor. Është një premtim i gjallë për të mbrojtur të drejtat, për të mbështetur drejtësinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në këtë Ditë të Kushtetutës, ne nderojmë guximin e atyre që erdhën para nesh duke u angazhuar për këto parime.

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj këtij misioni dhe shpresojmë që të gjithë të gjejmë guximin për të mbështetur idealet që e bëjnë të mundur demokracinë. bw

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich në Tiranë, Ambasada e SHBA: Takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit për bashkëpunim rajonal dhe mbrojtje

Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkeëich, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-së dhe njëkohësisht Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), zhvilloi këtë javë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit dhe udhëheqësit e fushës së mbrojtjes.

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë thekson se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Gjenerali Grynkeëich u prit nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të lartë të strukturave të mbrojtjes shqiptare.

“Këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkeëich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025. Në konferencën me udhëheqësit ushtarakë të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe në takimet e tij dypalëshe, Gjenerali Grynkeëich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit”. gsh

Vetëm 25 minuta seancë e tensionuar, reagon Bardhi: Mazhoranca do opozitë pa gojë e pa zë. “Diella”, fantazi propagandistike

Vetëm 25 minuta zgjati seanca e tensionuar në Kuvend, e shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi ashpër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë pa zë dhe pa fuqi për të denoncuar korrupsionin.

Ai e cilësoi ministren “Diella” si një fantazi propagandistike dhe jo një zgjidhje reale ndaj problemeve të vendit.

Bardhi u shpreh se Rama ka ndërtuar një sistem autoritar ku qytetarët udhëhiqen nga padrejtësia dhe arroganca. Ai paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet së denoncuari të vërtetën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi.

Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.

Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar.

Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën.

E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet.

Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.

Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.

Sot kam një mesazh për partnerët e shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë demokracisë.

Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.

Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën  e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri. bw

Moslejimi i gazetarëve në lozhat dhe oborrin e Kuvendit, Ina Zhupa: Masë represive! Vjen në vazhdën e sulmeve ndaj News24 dhe mediave të tjera

Ina Zhupa, në fjalën e saj për mediat para nisjes së seancës plenare, ka deklaruar se vendimi që gazetarët të mos lejohen më në lozhat e Kuvendit apo në oborrin e Parlamentit, është një vend represiv që synon të pengojë punën e gazetarëve.

Zhupa u shpreh se kjo vjen në vazhdën e sulmeve ndaj mediave, duke u ndalur në sulmin e bërë ndaj News24 dhe gazetarëve të mediave të tjera.

 

“Kuvendi është një organ publik që bën ligje dhe paguhet nga shqiptarët.
Fakti që kërkohet të mos lejohen në lozha dhe në oborrin e Kuvendit gazetarët, është një masë represive që shënon regres. Në Parlamentin Europian janë të hapur për gazetarët. Kjo urrejtje dhe intimidim ndaj gazetarëve është sepse duan të instalojnë censurën.
Kuvendi nuk bën ligje për të zgjerua të drejta por merr vendime që ju ndalon të bëni detyrën.

Është në vazhdën e aksioneve ndaj gazetarëve, sulmi ndaj News24, ndaj gazetarëve të tjerë të gazetarëve investigativë, kjo duhet ndalur dhe duhet bërë çdo avokati për të drejtat e gazetarëve dhe qytetarëve për t’u informuar”, tha ai. bw

Projekti për Muzeun e Artit dhe Trashëgimisë Islame te “Sarajet”, Rama: Pasuri e çmuar që i shtohet kryeqytetit! Tirana po plotësohet me stacione historike

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në një aktivitet të Institutit Konak, ku u paraqit plani për kthimin e ndërtesës së “Sarajeve” në qendër të Tiranës në një muze të Artit dhe Trashëgimisë Islame.



Rama në fjalën e tij vlerësoi artin islam si një pjesë integrale të kulturës sonë, rajonit por edhe Evropës.

Më tej renditi disa nga projektet e qeverisë për muzetë historikë në Tiranë dhe në Shqipëri, të cilat po kthehen në stacione të artit dhe trashëgimisë.

Muzeu për Artin dhe Trashëgiminë Islamike është një hapësirë e munguar sipas Ramës në kryeqytetin tonë, e cila i shtohet Teatrit të ri ende në ndërtim dhe Muzeut Historik Kombëtar në ndërtim e sipër dhe ai.

Fjala e kryeministrit Rama:

Kam bindjen që është krijuar sinergjia e duhur. Janë të gjitha forcat e nevojshme për të ndërtuar një hapësirë të munguar në Tiranë të artit dhe kulturës islame. Një hapësirë e munguar edhe për atë arsye, që kultura dhe arti islami janë pjesë integrale e kulturës së mesdheut Evropës, dhe pavarësisht se ky muze në përmasën e vet është modest krahasuar me shembuj që i patë të muzeve pompozë.

Besoj që është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që për shumë kënd është një dëshmi e munguar dhe madje edhe është një dëshmi e pamundur. Në mendjen dhe në idenë e shumëkujt kultura dhe arti islami nuk kanë lidhje me Evropën dhe madje këtë pasuri kaq të çmuar dhe traditës sonë shumëkush e sheh si një trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe dhe dëshmia me një muze të tillë është një nevojë domosdoshmëri. Jemi me fat që janë bashkuar këto forca dhe na jepet mundësia ta materializojmë në këtë godinë si bërthamë e muzeut të ri, që siç e shtroi arkitekti që përbëhet nga kjo godinë dhe një tjetër bashkëkohore.

Jemi me fat, jo vetëm do kthejmë në identitetin e plotë godinën e Sarajeve. Do e kemi këtë muze mu në zemër të Tiranës. I shtohet një gjerdani që po shkon dhe po zgjatet me Teatrin e ri, Muzeun, Muzeun Besa që do i bëjë jehojë historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Shqiptarët morën në mbrojtje një popull tjetër me një besim tjetër. Edhe lidhja e kësaj pjese me pjesën ku kemi Piramidën dhe muzeun tjetër unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione arti, kulturë, historie të cilat do shkojnë duke u shtuar.

Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytetit, kryeqytetit të Shqipërisë, besoj se talenti i arkitektit që është autori i një tjetër muzeu tjetër shumë të bukur ai i Fotografisë Marubi në Shkodër dhe projektuesi i muzeut të ri kombëtar, është një garanci. Më vjen mirë që paralelisht që Hernandezi po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të klerit katolik. Plotësojmë një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri që do ketë vendin e vet në Muzeun e Historisë Kombëtar.

gsh

Grupi Parlamentar i PD miraton emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve që do të drejtojë mazhoranca

Partia Demokratike caktoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca e Partisë Socialiste



Nënkryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nenkryetar Eno Bozo.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nenkryetar Oerd Bylykbashi.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nenkryetar Klevis Balliu.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nenkryetar Bledi Himci.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nenkryetar Xhelal Mziu.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, nënkryetar Albana Vokshi.

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nenkryetar Ivi Kaso.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Luciano Boçi.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa.

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia.

******

Ndarja e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e ri u prezantuan nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS më 11 shator.

Do të jenë në total 11 komisione, nga të cilat 7 mazhoranca dhe 4 opozita.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca:

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut -Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani

Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi

Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi

Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi

Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj

Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Kryetar i komisioni Nisama Qytetare – Fatmir Xhafaj

gsh

PD emëron kryetarët për komisionet e drejtuara nga opozita

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë caktuar kryetarët e katër komisioneve të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës.

Në përputhje me strukturën parlamentare, PD ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luciano Boçi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia bw

“Uji është jeta”- BIRN: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

Një projekt për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve për furnizmin e një HEC-i ka ngritur sërish në këmbë banorët e Martaneshit, të cilët kërkojnë që uji të mos preket.

Banorët e njësisë administrative të Martaneshit në Bulqizë protestuan të dielën kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”. Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten edhe disa HEC-e që shfrytëzojnë rrjedhën aktuale.

Protestuesit e krahasuan devijimin e ujit me këputjen e damarëve jetësorë të trupit.

“Këtu bëhet fjalë për një trup që i janë prerë damarët e gjakut. Pa ujë nuk ka jetë, nuk ka prodhim, nuk ka të ardhme,” tha Petrit Osmani, banor i zonës, duke shtuar se protestat do të vijojnë deri në ndalimin e projektit.

Një tjetër banor, Zybër Plloçi që ka punuar për dekada në pyje, e përshkroi situatën si katastrofike: “Uji është jeta. Ajo që po ndodh këtu e kalon çdo përmasë katastrofe. Qeveria e di shumë mirë këtë problem, por nuk ka marrë asnjë masë,” tha ai.

Projekti që ata kundërshtojnë parashikon ndërtimin e një tuneli nëntokësor për të devijuar ujërat e Liqenit të Sopeve drejt Liqenit të Zi të Valikardhës, për t’u shfrytëzuar nga HEC-i në pronësi të kompanisë “Teodori 2003”. Kompania nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ky nuk është reagimi i parë i banorëve të Martaneshit kundër ndërhyrjes në Liqenin e Sopeve. Në vitin 2015 ata dolën sërish në protestë për të kundërshtuar devijimin e ujërave drejt Drinit të Zi. Edhe atëherë, argumenti kryesor ishte se liqeni përbën burim jetik për ujin e pijshëm dhe vaditës për katër fshatra të zonës, dhe se çdo ndryshim në rrjedhën natyrore do të sillte pasoja të rënda ekologjike e shoqërore.

Protestat e banorëve të zonave rurale për marrjen dhe shfrytëzimin e burimeve ujore, me të cilat ata kanë lidhur jetën, pa i dëgjuar  vijon prej mbi dy dekadash. Protesta aktualisht ka në Kurdari po në Qarkun Dibër, në zonë e Mirditës, në Tragjas dhe në Kuç në Vlorë dhe zona të tjera.

Ndërkohë, në protestën e së dielës morën pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes BASHKË, mes tyre deputeti Redi Muçi dhe kryetari Arlind Qori. Ata shprehën mbështetje për kauzën e banorëve, duke e cilësuar projektin e devijimit të ujërave të liqenit si një “krim mjedisor” që rrezikon të lërë pa vaditje katër fshatra. Përfaqësuesit e Lëvizjes, si vunë në dukje se në një situatë të ngjashme ishin banorët në disa zonë të vendit u bënë thirrje qytetarëve që protestat të vijojnë deri në Tiranë, përpara kryeministrisë, në mënyrë që – siç thanë – “t’i jepet fund grabitjes së burimeve natyrore nga oligarkët me bekimin e qeverisë”.

Banorët ankohen se ngjashëm si në projekte të kësaj natyre nuk zbatohet legjislacioni. Muharrem Rova, i cili ngriti këtë shqetësim vuri në dukje se uji që i përket pellgut ujëmbledhës të lumit Mat, por transferohej në Drin. “Ka ligje kombëtare e ndërkombëtare për këto basene. Nuk mund të shkatërrohet një sistem i tërë natyror vetëm për interes privat”, tha Rova.

Banorë të tjerë paralajmëruan pasoja të pariparueshme mjedisore dhe sociale. “Nga fusha e luleve e kanë kthyer në fushën e greminave,” tha Dilaver Koxherri, duke u bërë thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të ndërhyjnë menjëherë./BIRN

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës (AXHENDA)

Shqipëria do të hapë sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku me ftesë të Danimarkës mbahet Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Takimi në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.

Fillimisht pritet që paklët të nisin me miratimine axhendës, duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti.

Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4.

Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht. bw

Lista e plotë- Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, ja kur do të përmbyllet procedura e emërimit të kabinetit të ri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra të qeverisë së re.

Këto dekrete i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca.

Sakaq, procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit të ministrave të rinj do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Njoftimi:

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Opozita u përjashtua nga procesi i integrimit”, Grupi Parlamentar i PD-së letër ambasadave në Tiranë: Ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë rrugën evropiane të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara nga Edi Rama në Rregulloren e Parlamentit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së në 11 shtator.

“Në 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se një grup pune, i përbërë vetëm nga anëtarë të Partisë Socialiste, ka punuar mbi disa ndryshime që duhet të bëhen në emërtimin, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare. Asnjë deputet opozitar nuk ishte pjesë e këtij grupi pune, dhe as nuk u ftua që të bëhej pjesë. Propozimet e njëanshme të bëra nga kryeministri Rama përfshinin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, si dhe shkrirjen e komisionit për integrimin evropian me komisionin për punët e jashtme. Komisioni i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga mazhoranca socialiste, një devijim nga tradita e gjatë parlamentare dhe praktika demokratike.”

Sipas Bardhit, heqja e drejtimit të Komisionit për Integrimin Evropian përfaqësuesve të opozitës dëmton procesin e integrimit dhe përjashton opozitën nga ky proces.

“Përvec faktit se këto propozime nuk u paraqitën nëpërmjet procedurës së rregullt parlamentare, por gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ato injorojnë tërësisht modelet e vendeve të Balkanit Perëndimor, në të cilat cdo parlament ka një komision të dedikuar për integrimin evropian, i udhëhequr nga opozita (Kosova, Mali i Zi dhe Serbia). Qëllimi kryesor i këtyre komisioneve është të garantojë shqyrtimin e duhur të cdo projektligji lidhur me integrimin evropian, ashtu si edhe të sigurojë një rol domëthënës të opozitës në procesin e integrimit.”

Kreu i Grupit të PD-së thekson se miratimi i ndryshimeve të Rregullores në mënyrë të njëanshme, vecanërisht ndryshimeve që prekin integrimin evropian, dëmton frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

“Rregullorja e Parlamentit garanton bashkëjetesën demokratike të partive politike dhe cdo amendament duhet të bëhet nëpërmjet dialogut, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. Cdo propozim duhet të shqyrtohet nga Këshilli Parlamentar i Rregullores, Mandateve dhe Etikës, i cili përbëhet nga 10 deputetë, në barazi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ky konfigurim ka për qëllim që cdo amendament të mos miratohet nëse nuk ekziston një marrëveshje ndërpartiake. Ndërkohë që ky parim është i rëndësishëm për të gjitha ndryshimet, ai është vecanërisht i rëndësishëm për ato ndryshime që ndikojnë integrimin evropian, i cili është dhe duhet të mbetet një cështje e dakordësisë kombëtare në vend të kontrollit partiak.”

Bardhi, në emër të Grupit të PD-së kërkon ndërhyrjen e ambasadave për ndalimin e miratimit në mënyrë të njëanshme të këtyre ndryshimeve nga mazhoranca socialiste, duke u ulur paraprakisht në tryezën e dialogut me përfaqësuesit e opozitës.

“Për këto arsye, me mirësjellje nxisim shkëlqesitë tuaja që të merrni parasysh këto zhvillime dhe në cilësitë tuaj si partnerë dhe miq të cmuar të vendit tonë, të inkurajoni rivendosjen e gjithëpërfshirjes dhe konsensusit në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ruajtja e traditave demokratike nuk është vetëm një cështje me rëndësi të brendshme, por një kërkesë e domosdoshme për rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë”.

Këto qëndrime kreu i Grupit të demokratëve i bëri të ditura edhe pas mbledhjes së parë të Konferencës së Kryetarëve. bw

Rama i sulet Valbonës! Çon policinë dhe fadromat për të prishur bujtinat prej druri! Nxjerr jashtë turistët

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin në zonën turistike të Valbonës për prishjen e disa bujtinave të pretenduara pa leje.

Fadromat kanë mbërritur në Valbonë paraditen e sotme me një numër të madh policësh për të nisur aksionin e prishjes.  Ndërsa turistët janë nxjerrë jashtë.

Banorët akuzojnë se po kryhen shembje selektive. Duke prishur bujtime me materiale druri dhe jo ato me beton e hekur nuk po preken.

Një çift të moshuarish nuk i mbajnë dot lotët pasi ajo që kanë ndërtuar janë vetëm 3 dhoma të vogla, prej druri të cilat u sillnin të ardhurat për të jetuar. I kanë ndërtuar në tokën e tyre, në shtëpinë e tyre.

“Në tokë tënde, në shtëpinë tënde. Eshtë gjynah. Na dogji serbi, e tani po na djeg shqiptari. Ka biznese të tjera. Ne ishim të fundit’, thonë ata. 

Objekte në total për tu prishur janë 22 objekte. Nga IKMT janë prishur 3 objekte, vullnetarisht janë në proces çmontimi 16 objekte. Ndërsa 3 janë për tu prishur.

Syri sjell pamje të aksionit të shembjes së ndërtesave të ndërtuara vitet e fundit, me lejen e zyrtarëve lokalë të bashkisë Tropojë, dhe deklaratave të Ramës për të investuar në turizëm. Banorët thonë se shteti është ai që i ka lejuar të ndërtohen e sot tani po i shemb.

Gazetari i Syri tv thotë se bujtinat ishin me turistë të cilët u detyruan të prishin pushimet.    sn

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë vetë, niveli më i lartë i shënuar në mbi dy dekada, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare.

Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734, me një rritje vjetore prej 2400 vetësh, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2002. Ndërsa nëse merret parasysh se numri i popullsisë banuese këtë vit ka rënë në 2.36 milionë, të punësuarit në shtet në raport me popullsinë ka gjasa është sot më i lartë nga sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit.

Të 186 mijë të punësuarit në vitin 2002 përballë popullsisë prej saktësisht 3.069 milionë banorësh, përbënin 1 të punësuar në shtet për çdo 16 banorë, ndërsa në nivelin e sotëm kemi 1 të punësuar në shtet në çdo 12 banorë.

Shtimi i të punësuarve në sektorin publik ka ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e demokracisë në vend, për shkak se gjerësisht pranohet se këto punësime bëhen në shkëmbim të votave të të punësuarve dhe të familjarëve të tyre.

Capture
Capture

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”.

Shtimi i të punësuarve në shtet duket se është reflektuar edhe në nivelin e shpenzimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e pagave të sektorit publik u rrit me 20% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një kohë kur të ardhurat buxhetore u rritën me vetëm 6.7%./BIRN

Sot përvjetori i 27-të i ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij

Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Në nderim të kësaj dite, eksponentë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha, si dhe deputetë të tjerë nga radhët e opozitës, kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.

 

Pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur një moment heshtjeje në kujtim të tij, duke e cilësuar Hajdarin si simbol të rezistencës ndaj diktaturës dhe një figurë kyçe në rrugën drejt demokracisë në Shqipëri.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në një atentat pranë selisë së Partisë Demokratike. Ai mbahet mend si një prej figurave më të zëshme të tranzicionit politik dhe mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e re të vendit. bw

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI, konstituohet qeveria e re

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës.

Në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.

Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi. Një tjetër mjek do ulet në krye Parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit.

Ai është mjeku Vasil Lajo, një prurje e re në grupit parlamentar socialist. 67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike refuzuan ta bëjnë këtë. Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën inauguruese të ditës së premte. 140 deputetët e legjislaturës së 11 do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar. Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve.

Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike. Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite. Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar. Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili gjithsesi do të jetë mësuar një ditë më parë, kur kryesocialisti Edi Rama ta shpallë në mbledhjen e partisë. Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një.

Komisioni do të shpallë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit dhe në këtë moment, Llajo do t’i lirojë vendin drejtuesit të vërtetë të Parlamentit, i cili do të mbajë fjalën zyrtare. Në të gjitha këto pjesë të seancës plenare të së premtes nuk lejohet debat me opozitën. Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, Kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës. Vetëm pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë “Rama 4” do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali theksoi dje se Kuvendi është gati për të mirëpritur 140 deputetët e Legjislaturës XI. Spiropali ndau një video me disa detaje nga Kuvendi që pritet të nisë më 12 shtator. “Një kapitull i ri veprimtarisë parlamentare do të nisë me Legjislaturën e 11-të të Kuvendit, ku 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse, thuhet në video. Prioritet kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat Shqipëria Bëhet dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.

Përfaqësimi në Kuvend gjatë kësaj legjislature pasqyron diversitetin e shoqërisë shqiptare.

Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.

Për një fillim sa më efikas të sesionit të ri, administrata e Kuvendit ka përgatitur materiale orientuese dhe sesione informuese. Zyra pritëse e deputetëve ofron asistencë për njohjen e institucionit dhe detyrave të parlamentarit.

Sulmi ndaj News24- 10 eurodeputetë letër kryediplomates së BE, Kaja Kallas dhe komisioneres Marta Kos: Policia rrethoi televizionin dhe pengoi gazetarët. Goditje ndaj pavarësisë së medias!

Dhjetë deputetë të Parlamentit Evropian kanë dërguar një letër të plotë zyrtare drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe Komisoneve për Siguri, Demokraci dhe Zgjerim, duke protestuar kundër ndërhyrjes së Policisë Shqiptare tek ambientet e News24 dhe institucioneve të medias, e lidhur me mosrespektimin e lirisë së medias dhe kërcënimin ndaj pavarësisë së saj.

Sipas letrës së drejtuar zyrtarëve të lartë evropianë policia shqiptare rrethoi ndërtesën ku operojnë mediat News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, ndërsa u ndërpre energjia elektrike dhe punonjësit nuk u lejuan të hyjnë në ambientet e punës.

Kjo veprimtari konsiderohet si sulm ndaj pavarësisë së medias dhe një shkelje serioze e të drejtave themelore, veçanërisht për një vend që aspiron anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga të dhënat në letër rezulton se incidenti lidhet me një kontest pronësie mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Focus Media Group. Autoritetet pretendojnë se kontrata e qirasë për ndërtesën ka përfunduar në vitin 2022, ndërsa Gjykata Administrative Apelore dha vendim për lirimin e menjëhershëm të objektit në korrik 2025.

Eurodeputetët theksojnë se ndërhyrja ndodhi pa një vendim të publikuar gjyqësor që lejonte ndërprerje tingëllimi ose ndërhyrjen e ekipeve të sigurisë në mënyrë që të mos pengohet puna gazetareske.

Në letrën e tyre eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë me kujdes situatën dhe të dërgojë mesazh të qartë se shkeljet e lirisë së medias dhe të drejtave themelore nuk mund të tolerohen.

Ata vendosën në dukje se ky veprim i dyshimtë nga qeveria e Shqipërisë duket se rrezikon largimin e vendit nga standardet evropiane për sundimin e ligjit, pluralizmin mediatik dhe transparencën.

Letra e plotë:

Më 9 gusht 2025, Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën në Tiranë ku ndodhen disa media, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe duke penguar gazetarët dhe stafin të hynin në ambientet e punës. Kjo veprimtari e paprecedentë, e raportuar si e lidhur me një mosmarrëveshje pronësie mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe grupit Focus Media, është dënuar gjerësisht nga organizatat që mbrojnë lirinë e shtypit si një sulm ndaj pavarësisë së medias. Bllokada ndaloi në mënyrë efektive transmetimin e News24 dhe pengoi rreth 230 punonjës të ushtronin detyrat e tyre profesionale, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës në një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Si anëtarë të Parlamentit Evropian, nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë këtij sulmi të fundit të Qeverisë shqiptare ndaj lirisë së medias. Sipas deklaratës së Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Shqipërinë – Zgjedhjet Parlamentare, 11 maj 2025: mjedisi mediatik në Shqipëri mbetet shumë i kufizuar, me pavarësinë, diversitetin dhe integritetin e përmbajtjes së lajmeve të minuar nga financimi jo-transparent, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrjet në autonominë redaksionale dhe ndikimi politik.

Ngjarja e fundit konfirmon të gjitha referencat e përmendura në Deklaratën Paraprake të Gjetjeve dhe Përfundimeve lidhur me lirinë e medias, dhe është një tjetër dëshmi thellësisht shqetësuese për sa larg ndodhet ende Shqipëria nga garantimi i të drejtave që janë të panegociueshme në çdo demokraci. Liria e shtypit nuk është luks – ajo është gur themeli i jetës demokratike.

Veprime të tilla, veçanërisht nga një vend që synon anëtarësimin, nuk mund të tolerohen. Kjo vendimmarrje nga administrata e Kryeministrit Rama shton një tjetër element në listën në rritje të masave që e largojnë Shqipërinë nga parimet e shtetit të së drejtës, acquis communautaire të BE-së dhe Aktit Evropian për Lirinë e Medias.

Rruga drejt anëtarësimit në familjen evropiane si një shtet anëtar kërkon respekt të plotë për të drejtat e njeriut, ndarjen e pushteteve dhe lirinë e shprehjes. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian të shqyrtojë me kujdes këtë situatë dhe të dërgojë një mesazh të qartë se shkeljet e këtyre vlerave themelore nuk mund të pranohen.

Michael Gahler (EPP)

Tomáš Zdechovský (EPP)

Antonio Lopez-Isturiz White (EPP)

Alexandra Mehnert (EPP)

Geadis Geadi (ECR)

Sebastian Tynkkynen (ECR)

Lucia Yar (Renew)

Virginijus Sinkevičius (Greens/EFA)

Per Clausen (The Left)

Fredis Beleris (EPP) 

Screenshot 17
bw

“PS do qeverisë deri në vitin 2050” – Pas mbi 2 orësh fjalim, Rama mbyll punimet e Asamblesë: Na priftë e mbara të gjithëve!

Pas mbi 2 orësh fjalim, Edi Rama mbylli punimet e Asamblesë së PS me fjalët: “Na priftë e mbara të gjithëve”!

Kreu i qeverisë prezantoi sot emrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndërsa deklaroi se socialistët do të jenë në drejtimin e vendit për një kohë të gjatë.

“PS duhet të udhëheqë edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet, lëruani atyre që tregojnë përralla. Është detyrim që ta shohim PS në krye edhe në 2030, 2040, edhe 2050 në krye. Ne ta shohim, domethënë ju ta shihni”, u shpreh Rama.

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:

NIKO PELESHI, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

KLODIANA SPAHIU, Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë

TAULANT BALLA, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

BELINDA BALLUKU, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

ALBANA KOÇIU, Ministër i Punëve të Brendshme

ELISA SPIROPALI, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

PETRIT MALAJ, Ministër i Financave

BLENDI GONXHJA, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit

SOFIAN JAUPAJ, Ministër i Mjedisit

MIRELA KUMBARO, Ministër i Arsimit

EVIS SALA, Ministër i Shëndetësisë

DELINA IBRAHIMAJ, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin

BESFORT LAMALLARI, Ministër i Drejtësisë

PIRRO VENGU, Ministër i Mbrojtjes

ANDIS SALLA, Ministër i Bujqësisë

MAJLINDA DHUKA, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE

ERVIN DEMO, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

TONI GOGU, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

SHBA identifikon Shqipërinë si vend të sunduar nga droga e krimi- VanHorn: Lufta ndaj organizatave kriminale, prioritet i Trumpit!

Teksa tanimë SHBA e identifikojnë Shqipërinë, si një vend të sunduar nga droga e krimi, e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, teksa foli në konferencën rajonale të OSBE-së për trafikimin e lëndëve narkotike, tha se: “Lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës, është ndër prioritetet më të larta për Shtetet e Bashkuara, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve , duke paraqitur një kërcënim për stabilitetin në mbarë botën.”

Sipas diplomates amerikane, grupet kriminale të Ballkanit janë në gjendje ndryshimi të përhershme dhe të adaptueshme; duke përdorur komunikime të koduara, financa të paligjshme dhe lidhje korruptive.

VanHorn, ndër të tjera, theksoi se shtrirja e këtyre grupeve kriminale shkon përtej Ballkanit; madje edhe pranë Amerikës, pasi janë gjithnjë e më të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut.

‘Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut – grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën me droga të paligjshme. Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara’, u shpreh VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn

Konferencën e OSBE “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme: Prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”

Mirëmëngjes, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Dumani, Drejtor Nallabati, Ambasadorë Tarran dhe Kamitsi, miq dhe të ftuar. Faleminderit OSBE-së, Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Ligjzbatimit (INL) të Departamentit Amerikan të Shtetit për organizimin e kësaj konference. Jam e nderuar që jam këtu me ju sot.

Temat e kësaj konference – lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës – janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën.

Zbatimi i ligjit është një nga thirrjet më të larta të një shoqërie, dhe si oficerë policie, prokurorë dhe hetues me përvojë, ju e dini sa vendimtare dhe e vështirë është lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës Ju falënderoj që rrezikoni jetën tuaj për të sjellë kriminelët para drejtësisë dhe që keni marrë kohë nga puna juaj e rëndësishme për të ndarë praktikat më të mira këtu sot.

Grupet kriminale të Ballkanit janë në gjendje ndryshimi të përhershme dhe të adaptueshme; ato përdorin komunikime të koduara, financa të paligjshme dhe lidhje korruptive.

Ashtu si grupe të ngjashëm në të gjithë botën, janë të dhunshëm, luftojnë për tregje dhe territore, rrezikojnë qytetarët dhe gërryejnë besimin në institucionet publike.

Shtrirja e këtyre grupeve shkon përtej Ballkanit; ato janë në fakt ndërmarrje globale. Grupet kriminale ballkanike janë madje edhe pranë Amerikës, pasi janë gjithnjë e më të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut. Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut – grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën me droga të paligjshme.

Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio.

Programet tona të ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës – duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”. Por, “Amerika e Para” nuk është “Amerika e vetme”. Nëse do të mund të luftonim të vetëm krimin e organizuar dhe narkotikët, nuk do të ishim këtu sot, duke punuar për një zgjidhje rajonale.

Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit efektiv. Përmes këtij partneriteti, SPAK shënjestron kriminelët këtu dhe në Amerikën e Jugut. Një hetim i muajit korrik çoi në kallëzimin penal të 16 të dyshuarve dhe sekuestrimin e gjashtë tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Muajin e kaluar, SPAK-u shkatërroi grupe që trafikonin mbi 32 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen reale ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë. Ato na ndihmojnë të luftojmë edhe kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së.

Ju falënderoj sërish për guximin dhe përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

sn

Berisha: Muajt në vijim do ngrihet një Komision Hetimor ndërkombëtar për Shqipërinë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi gjatë fjalës së tij para Kryesisë së partisë ditën e sotme, se ndërkombëtarët do të nisin në pak muaj një Komision Hetimor për Shqipërinë, duke përfshirë edhe farsën elektorale të 11 majit, por edhe për situatën e krimit, korrupsionit dhe skandaleve të tjera.

 

“I falënderoj ndërkombëtarët për rezolutën e votuar. Vetëm një orë pas raportit ndërkombëtar qeveria nisi presionet. Ministri i Jashtëm me akt paturpësia flagrant i shkruan letër vëzhguesve, Edi Rama tentoi gjithashtu me vëzhguesit, por nuk ia doli. Përpjekjet tona në KE, KiE, OSBE, në sintoni me raportin e ndërkombëtarëve, u vlerëuan dhe sot janë disa institucione që do të nisin në muajt që vijnë edhe Komisionet Hetimore në Shqipëri (Finding Mission). Një punë e rëndësishme është bërë, por që duhet të thellohet. Por, tani secili nga ne ka në dorë dokumente ndërkombëtare. Në Komisionin e Këshillit të Evropës asnjë nga të dërguarat e Ramës nuk e çelën gojën, çfarë të thoshin, demokratë e socialistë dënuan qëndrimin ndaj mediave”, tha ai.

Ndërsa foli edhe për punën që bëri grupi i ngritur i PD-së për të grumbulluar provat e manipulimeve të zgjedhjeve të 11 majit, ai kujtoi numrin e madh të videove të zbuluara, apo edhe rastin e zhdukjes së 350 kutive të votimit para ditës së zgjedhjeve.

“U angazhuam për të mbledhur të gjithë dokumentacionin zyrtar për të denoncuar të gjitha aspektet e kësaj farse elektorale. Ky ishte detyrimi më madhor i joni, detyrimi ndaj demokratëve dhe shqiptarëve që besojnë se vota e lirë duhet të jetë procesi i tyre. Ishte detyrim edhe ndaj atyre miqve në rajon dhe botë, që vlerësuan denoncimin e këtyre zgjedhjeve. I denoncuam edhe me prova, me video, një gjë e veçantë analiza e videove, edhe pse Policia Politike e qeverisë veproi. Nuk u la përpjekje pa u bërë që të kontrollohen qytetarët dhe vota e tyre, ku pati votime edhe nga 2-3 herë. S’kishte ndodhur ndonjëherë, por u dokumentua fal punës tonë. Grupi i punës ka bërë një punë shumë të mirë”, u shpreh Berisha.

Dhe më pas tregoi rastin e zhdukjes së kutive:

“Janë ndërruar kuti votimi, u zhdukën 350 kuti votimi më 14 prill pa asnjë dokument. Dhe të gjitha këto shkuan në pallatin e Pilo Kerrit, famozit Pilo Kerri, që u ndoqën nga qytetari kurajoz. U gjetën kuti të firmosura vetëm nga komisionerë socialistë, të ndërruara, me diskordanca, të ardhura nga diaspora me rezultate 93% për Partinë e Punës. Deri në forma të tilla groteske shkoi manipulimi. Faktet janë aq të zeza, sa nuk mund të mbulohen me asgjë”.

Berisha nuk la pa denoncuar edhe grupet kriminale apo kartelet e drogës, për të cilat tha se i kanë denoncuar me fakte në Strasburg, Bruksel dhe më gjerë, ku ndërkombëtarët tashmë janë të informuar. Berisha vlerësoi edhe qëndrimin nga SHBA-të së fundmi, që mbështet gjetjet e PD-së.

“Një analizë që nuk mund ta bësh të plotë me kartelet e drogës, se ato i njeh qeveria, por ne i kemi mbledhur veprimtaritë e tyre dhe i kemi denoncuar dhe do i denoncojmë. Nuk janë emrat e zinj të një lagje në Elbasan, por janë emra të zinj në Strasburg, në BE dhe në të gjithë rajonin e botën. Qëndrim i drejtë dhe e falënderoj atë të SHBA-ve dhe Departamentit të Shtetit për qëndrimin e mbajtur”, tha kreu i selisë blu, duke falënderuar edhe grupin e punës për mbledhjen e fakteve dhe denoncimet. gsh

SPAK zbardh vizitën e Dumanit në SHBA: Takime me drejtuesit e FBI dhe DEA-s. Fokus lufta kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave!

Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.

Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

“Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu, drejtuesi i SPAK mori pjesë edhe në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht.

Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.

Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të  Bashkuara, Pamela J. Bondi.

Gjatë konferencës, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. BW

‘Non-Grata është kot’- Mediu: Berisha mund të aplikojë për vizën në SHBA

Kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit ‘non-grata’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Mediu theksoi se deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje ishin politike dhe jo juridike, duke shtuar se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediu: Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.

Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA. sn

Dosja “McGonigal”, Klodiana Lala: Ja cila është aktakuza më e fortë që rëndon mbi kryeministrin!

Gazetarja Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi një nga detajet më të rëndësishme të dosjes “McGonigal”, të cilën e cilëson si një njollë të zezë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetarja u ndal veçanërisht te një fragment i aktakuzës, të cilin e cilësoi si elementin më të rëndë që implikon politikisht Kryeministrin Edi Rama.

“Në faqen 7 të aktakuzës, përmendet një episod i datës 9 shtator 2017, kur McGonigal i dërgon një foto të tij me Ramën një miku të tij dhe i shkruan një tjetër miku se ‘Rama po reformon drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofron shumë mundësi’. Ky është për mua akuza më e rëndë morale dhe politike që i bëhet Ramës,” tha ajo.

Lala pranoi mundësinë që Rama mund të mos përballet kurrë me ndonjë ndëshkim ligjor, të paktën në këtë fazë, por thekson se pasojat morale dhe politike të kësaj dosjeje do të mbeten gjatë në historikun e tij.

Klodiana Lala: McGonial, dosje që është një njollë e zezë në marrëdhëniet e vendit tojë me SHBA. Kjo dosje duhej hetuar dhe të tregonte integritetin e institucioneve shqiptare.

Ka një hetim të çelur për takimet me Ramën, janë pyetur dhe persona që përmendin në aktakuzë si Agron Nezha, Dorian Ducka, por ajo që më bëri përshtypje ishte që në faqen 7 në aktakuzë ishte një detaj që flitej për reformën në drejtësi.

Aty thuhet se më 9 shtator 2017 McGonigal i dërgoi një foto të tij dhe Ramës një mikut të tij dhe i shkroi një tjetër miku se Rama po reformonte drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofronte shumë mundësi. Kjo aktakuza më e rëndë që i bëhet për mendimin tim Ramës si kryeministër i vendit. Njeriu që duhet të hetonte, korruptohet.

Amerikanët nuk e falin kurrë faktin që një kryeministër të shkojë deri aty sa të shkojë e të ketë lidhje okulte me njeriun e tyre. Rama mbase kurrë nuk do të penalizohet ligjërisht por moralisht kjo është çështja që do ta rëndojë më shumë në jetën e tij politike apo jo. bw

Ina Zhupa reagon për Kodin e ri Penal: Burg dhe presion për gazetarët, asnjë ndryshim në nenet problematike! Insistim djallëzor dhe larg standardeve evropiane

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal, në seancën e dytë dëgjimore.

Ligjvënësja demokrate shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet europiane.

“Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë, vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete”, shprehet Zhupa mes të tjerash në reagimin e saj në rrjetin social Facebook.

Deputetja e PD liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias  (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Zhupa paralajmëroi se:

“Me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, do e ndjekë me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues, për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet europiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias”.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës në Facebook:

“Gazetarët do ndjehen të fyer po nuk i futem në burg; Gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal; Gazetarët duhet të kenë frikë kur publikojnë lajme për qeverinë dhe për gjykatat; këto ishin disa nga postulatet e kodit të ri penal të Edi Ramës kundër lirisë së medias dhe gazetarëve.

Metodë represive dhe insistim djallëzor për të heshtur dhe kontrolluar gazetarët nëpërmjet kodit të ri penal, totalisht të papranueshëm me standartet europiane.

Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias.

Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur.

Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike dhe përdoret si mjet kërcënimi i drejtëpërdrejtë për gazetarët.

Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv.

Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën.

Neni 517 (Dhënia e Informacioneve) ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.

Për të gjitha këto kishte zero reflektim, përkundrazi një mbrojtje sharlatane për ti lënë të pandryshuara pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias  (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ndërkohë që do duhet të kemi një kod penal që e trajton cështjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.

Me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet europiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias”.

gsh

“Treçereku i Tiranës pa ujë!”- Deputeti i opozitës publikon videon: Shikoni me sytë tuaj se si ka mashtruar Edi Rama se do të sillte ujë 24 orë

Vasili shprehet se sot se treçereku i Tiranës është pa ujë dhe nëpër lagje, autoboti është mundësia e vetme.

“Shikoni me sytë tuaj se si ka mashtruar Edi Rama pa ju dridhur qerpiku se do të sillte ujë 24 orë në ditë, që vite më parë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Treçereku i Tiranes pa uje!

Ne lagje te tera uji autobotet me uje jane mundesia e vetme per te marre ndonje bidon me uje

Edhe lagjet ne zemer te Tiranes torturohen per uje.

Shikoni me syte tuaj se si ka mashtruar Edi Rama pa ju dridhur qerpiku se do te sillte uje 24 ore ne dite, që vite me pare.

A votohet më një mashtrues ordiner si ky qe i ben sherbim pisllekut te cdo forme? gsh

“Belinda Ballukut nuk ia vënë prangat për 2 anijet nga Bangladeshi”- Lisandër Hoxha: 75 milionë dollarë qira për 2 vite, para të vjedhura nga shqiptarët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interviste në News24.

Hoxha ka vënë në pikëpyetje mungesën e hetimit nga SPAK për çështjen e dy anijeve të marra me qira nga qeveria shqiptare, të cilat sipas tij, janë një skandal financiar i rëndë që ka kaluar në heshtje.

Lisandër Hoxha: Cili njeri pa parti pranon të paguajë një incinerator që nuk ekziston?

Cili njeri me parti e pa parti, pranon që 2 anijet e Belinda Ballukut për të cilat nuk ka guxim SPAK nuk ka këllqe ta hetojë, se është portofoli i stabilokracisë, i qirasë, nuk shkojnë t’i vënë prangat për dy anijet e Bangladeshit që i ka marrë kompania mëmë me 15 milionë dollar në Bangladesh. Ja ka dhënë shtetit shqiptar me 75 milionë dollar qira për 2 vite të cilat nuk janë ndezur kurrë dhe paguajnë kontrata, konsultime dhe paguajnë 600-700 mijë dollarë në vit. Këto janë të gjitha para të vjedhura.

Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, 1 shtator 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me rregulloren e punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë.

Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur.

Mbledhja e Kryesisë u thirr nga Basha – i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive pa nënkryetarin serb – për t’u konsultuar rreth vazhdimit të punës së institucionit.

“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për mosgjedhjen e një nënkryetari”, përsëriti Basha të hënën.

Në tri vazhdime të seancës konstituive, kandidatët e komunitetit serb nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet se Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

Katër nënkryetarë – tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe – u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.

Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.

Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur.

Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të Qeverisë së re.

Megjithatë, partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese.

Disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se situata mund ta çojë vendin drejt një krize të re kushtetuese.

Basha tha të hënës se është takuar me presidenten Vjosa Osmani në një takim konsultativ dhe njoftues, por nuk dha shumë detaje.

Kuvendi i Republikës së Kosovës publikoi një njoftim, ku thuhej se Basha e ka informuar presidenten për përfundimin e seancës konstituive, por e tërhoqi pak minuta më vonë.

Basha tha se stafi ka bërë gabim dhe ka shkruar një komunikatë pa miratimin e tij.

“Presidentja nuk ka dhënë mendim. Ajo vetëm se ka dëgjuar arsyetimin tim [pë seancën konstituive]”, tha Basha për gazetarët.

Presidentja Osmani, cila, sipas ligjit, duhet të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, nuk e ka komentuar vendimin e Bashës për mbylljen e seancës konstituive.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi ekipin e saj për të pyetur mbi hapat e mundshëm, por nuk mori përgjigje.

Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.

Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator.

“Armik i egër i lirisë së kombit amerikan”, Berisha citon deklaratën e Trumpit: Sorosi kreu i organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare. Ka tentakulat e veta edhe në Shqipëri

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump shpalli George Soros kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare.

Berisha u shpreh se Soros, si kreu i një organizate kriminale, ka tentakulat e veta dhe në Shqipëri. “Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha përpara SPAK:

Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.

Prisni tani…

Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu. bw

Stuhia në Tiranë, 20 qytetarë përfundojnë me lëndime te spitali i Traumës

Moti i keq që ka përfshirë Tiranën dhe disa qarqe të tjera të vendit ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe pasojë në shëndetin e qytetarëve.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 persona me dëmtime të ndryshme, si pasojë e stuhisë që goditi kryeqytetin në disa minuta.

Ndërkohë, 10 prej tyre janë ende nën kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtim të specializuar, ndërsa pjesa tjetër është larguar për në shtëpitë e tyre, pasi kanë marrë shërbim mjekësor. gsh

Përdhosja e monumentit të Skënderbeut nga turistët, Auron Tare i ashpër me autoritetet: S’mund të ndëshkoni ata që mbrojtën nderin e Shqipërisë

Më 28 gusht një ngjarje e turpshme është regjistruar në qendër të Tiranës, ku disa turistë janë filmuar duke bërë veprime fyese dhe të papërshtatshme me monumentin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kjo skenë u zhvillua në mes të sheshit, para syve të kalimtarëve të shumtë, por fatkeqësisht askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar këtë sjellje fyese ndaj një prej simboleve më të shenjta të historisë dhe identitetit shqiptar.

Rtghdjghdj

Studiuesi Auron Tare ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Sheshin “Skënderbej”, ku disa tifozë polakë kryen veprime ofenduese ndaj monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në një postim në rrjetet sociale, Tare ka kritikuar ashpër trajtimin nga ana e autoriteteve shqiptare të atyre që kundërvepruan.

Sipas Tares, tifozët shqiptarë që reaguan për të mbrojtur nderin e Shqipërisë, duhen liruar menjëherë dhe falënderuar për qëndrimin e tyre të guximshëm. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një akt të turpshëm dhe thekson se, nëse do të kishte ndodhur në një vend tjetër të Evropës, nuk do të kalonte ashtu si në Shqipëri.

Tare ka kritikuar gjithashtu indiferencën e shoqërisë shqiptare ndaj këtij incidenti dhe ka theksuar se për këtë ngjarje askush nuk flet, ndërsa shoqëria ka më shumë interes për thashethemet dhe telenovelat. Ai ka shprehur mendimin se qëndrimi i autoriteteve shqiptare, të cilat ndaluan tifozët shqiptarë dhe i mbajti ata në burg, është i papranueshëm.

Tare ka përfunduar me një mesazh kritik ndaj dyfishtë: ndaj atyre që nuk reaguan për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe ndaj institucioneve që, sipas tij, po shfaqin një hipokrizi të theksuar, duke përdorur imazhin e Gjergj Kastrioti për përfitime politike pa pasur një respekt të vërtetë për të.

Jfjfj
Jfjfj

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të Natos në Kuçovë.

Zjarri, që u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, rrezikoi edhe banesat e vilat përreth Aviacionit.

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës. Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër,zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta. bw

Ekrem Spahiu- LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Sa më shpejt të votohet edhe Qeveria e re e Kosovës, me bazë të një koalicioni sa më të gjerë

Tiranë, më 29.08.2025

Bashkëkryetari i “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar” Ekrem Spahiu ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera ka theksuar: “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh mendimin e saj se, me gjeopolitiken e trazuar në rajon e më gjërë, do të ishte mirë që sa më shpejt të votohet edhe Qeveria e re e Kosovës, me bazë të një koalicioni sa më të gjerë, për të përballuar së bashku të gjithë sfidat e reja por edhe për të shpejtuar proceset zhvillimore dhe integruese të Kosoves në dobi të qytetarëve dhe në perputhje me aspiratat euroatlantike të vendit.
Deklarata e plotë për mediat

Po lejmë pas një stinë shumë të nxehte nga temperaturat e veres dhe të politikes dhe gjasat janë që në shtator “zjarret” të zhvendosen nga pyjet te politika.
Gjatë këtyre 3-4 ditëve të fundit kemi dy zhvillime pozitive që lidhen me zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri dhe zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë, më në fund, pas më shumë se 3 muaj e gjysëm (109 ditë) nëpërmjet Komisionit Rregullator, ka çertifikuar dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Tashmë është e ditur se, këto zgjedhje janë kontestuar nga i gjithë faktori opozitar dhe nuk i njohin ato, ndërkohë që vezhguesit e OSBE/ODIHR-it kanë shprehur në Raportin paraprak problematika të mëdha për zgjedhjet.

Të gjithë, me sy e veshë janë te Partia Demokratike si partia kryesore e opozites, duke pritur se çfar do të bëje në shtator e në vazhdim!!??

Përballë këtij realiteti politik por edhe për zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë e Tiranës dhe në tre të tjera, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” rikonfirmon qëndrimin e saj se është domosdoshmëri kombëtare bashkëpunimi politik në një front të përbashkët i të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, duke përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat demokratike, për të rikthyer besimin e shqiptarëve te demokracia dhe fitorja nëpërmjet votës së lirë.

Mendojmë se aksioni radikal opozitar duhet të jetë, krijimi i një qeverie kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
⦁ Ndryshimet kushtetuese
⦁ Rishikimin e reformës territoriale
⦁ Reformën zgjedhore
⦁ Zgjedhjet e parakohshme

***

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, çështjen kombëtare e ka në ADN e programit të saj dhe në këtë kontekst i ndjekim me shumë vemëndje zhvillimet në Kosovë.

Deputetët e Kosoves, dalë nga zgjedhjet e 9 shkurt 2025 pas një procedure të zgjatur, në përpjekjen e 58-të të tyre, më 26 gusht votuan kryetarin e Kuvendit të Kosoves. Me këtë rast “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i uron Kryetarit të zgjedhur, zotni Dimal Basha, suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë.

Pikërisht në këtë datë më 26 gusht, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon. Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë për: “… përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh mendimin e saj se, me gjeopolitiken e trazuar në rajon e më gjërë, do të ishte mirë që sa më shpejt të votohet edhe Qeveria e re e Kosovës, me bazë të një koalicioni sa më të gjerë, për të përballuar së bashku të gjithë sfidat e reja por edhe për të shpejtuar proceset zhvillimore dhe integruese të Kosoves në dobi të qytetarëve dhe në perputhje me aspiratat euroatlantike të vendit.

Donald Trumpi kërkoi burgosjen e George Sorosit, reagon Sali Berisha: Akt historik! Ka përdorur politikën monetar kundër demokracisë në Shqipëri

Kreu i PD-së, Sali Berisha e konsideron si një akt historik, vendimin e presidentit të SHBA, Donald Trump për të dënuar George Soros.

 

Duke iu referuar përfshirjes së Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, Berisha theksoi se prej vitesh ka kërkuar ndërprerjen e aktivitetit të tij jashtë SHBA-së dhe e ka cilësuar atë si “armik të egër të demokracisë shqiptare”.

Berisha akuzoi gjithashtu Sorosin se ka mbështetur, sipas tij, një “organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama” në Shqipëri, përmes politikave financiare dhe lobimeve të tij.

“Pas Nju Jorkut, kryeqyteti i dytë më i rëndësishëm për Soros ishte Tirana,” theksoi Berisha, duke shtuar se “me investime të pakufizuara dhe lobime kriminale” janë realizuar ndryshime në rendin demokratik dhe kushtetutën e vendit.

Sali Berisha: Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA.

Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë.

Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit.

I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA.

Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian.

Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare.

E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata.

Gjatë këtyre viteve ai përdori të gjithë fuqinë e tij politike, monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Por rikujtoj shqiptarët se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën.

Në Tiranëm, ata, me investimet e tyre të pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, ata arritën të transformojnë rendin demokratik dhe Kushtetutën e vendit.

Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.

Ata ndikuan shumë në administratën e Xho Bajden, por ndikuan edhe në kancelari të tjera.

Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021.

Ata u bënë mburojë e kanabizimit të plotë të vendit dhe më vonë hapjes së karteleve të drogës, më të fuqishme në Europë.

Shtoj këtu se ai dyshim i madh që ekziston për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, 140 udhëtime në 2 vite, për të cilat ka indicie se janë transportuar para dhe drogë me valixhe diplomatike, dyshime shumë serioze ngrihen mbi vizitat 2-3 javore të viteve të fundit në Shqipëri të Aleksandër Sorosit.

Se cili ka qenë motivi i tyre, por këto vizita me avion në dispozicion dhe fluturime, kanë pa asnjë diskutim dyshime të mëdha.

Panorama


Send this to a friend